LIQENI I SHASIT
I vendosur në prapavijën e bukur të rivierës së Ulqinit, Liqeni i Shasit me rrethinën e tij është një oazë e vërtetë e paqes dhe qetësisë, një margaritar i vërtetë i natyrës. Liqeni i Shasit është i dyti për nga madhësia në Mal të Zi. Thellësinë më të madhe (8 m) liqeni e ka pranë bregut jugor, tek vendi i quajtur Syri i Begu. Aty gjendet burimi nënujor i cili këtë liqe verës e furnizon me ujë të kripur dhe të ftohtë. I fshehur nga zhurma e përditshme e jetesës urbane dhe nga turmat e qendrave turistike verore, ky vend tejet i bukur ju ofron magjinë e vetë – bukuritë natyrore të panumërta, thesarin e historisë, traditës, legjendave dhe natyrisht peshkun e shijshëm të liqenit.
ŠASKO JEZERO
Ušuškano u neposrednom zaleđu ulcinjske rivijere, Šasko jezero je jedinstvena prirodna znamenitost ulcinjske opštine, oaza mira i spokoja. Zahvata površinu od oko 5,5 kvadratnih kilometara. Drugo je po veličini u Crnoj Gori, sa najvećom dubinom od devet metara. Na tom mjestu, poznatom kao Begovo oko (Syri i Begut), nalazi se podvodni izvor, koji Šasko jezero ljeti snabdijeva slanom vodom, zbog čega se u njemu mogu naći i neke morske riblje vrste. Skriveno od svakodnevne buke urbanog života i sezonske vreve, ovo izuzetno lijepo mjesto nudi vam svoju čaroliju - nebrojene prirodne ljepote, riznicu istorije, tradicije, legendi i, naravno, ukusne ribe.
Në pjesën verilindore të Ulqinit në një rrafshnaltë mbi Liqenin e Shasit ndodhet qyteti mesjetar i Shasit. Tani është lokalitet i pabanuar me njerëz, por si i tillë konsiderohet ndër qytetet më atraktive “të vdekura” në bregdetin Adriatik.
QYTETI ANTIK I SHASIT
Qyteti i vjetër i Shasit ka qenë qendër e Peshkopatës se dikurshme me të njëjtin emër. Sipas legjendës ky qytet ka pasur aq kisha sa ditë ka viti, por sot në këto rrënoja mund të dallohen dy më të mëdhatë: Kisha e Shën Gjonit, e ndërtuar me stil gotik dhe Kisha e françeskanëve të Shën Mërisë, të lashta rreth 1300 vite. Qyteti i lashtë i Shasit është monument i mbrojtur i kulturës i kategorisë së parë.
Šas (Svač) je najatraktivniji mrtvi grad na jadranskoj obali, neiscrpno vrelo za arheologe i istoričare, svjedok milenijumskog kontinuiteta života i velikih civilizacija na ovom području. Uz predivno Šasko jezero, čini prekrasan spoj kulture i prirode. U srednjem vijeku imao je, po legendi, crkava koliko u godini dana, svoj novac (sovacii civitas), grbove i skriptorije. Danas se mogu vidjeti ostaci 15 crkava, među kojima je najpoznatija katedrala Sv. Marije, u donjem dijelu grada.
STARI GRAD ŠAS
Stari grad Šas uživa posebnu zaštitu države kao kulturni spomenik prve kategorije.
URA E KLLEZNËS
Kjo urë është ndërtuar prej guri mbi përroin e Megjyreçit, në vitin 1696, në fshatin Kllezna e sipërme (në Anë të Malit). Për ndërtimin e kësaj ure ekziston një rrëfim interesant që u përcoll brez pas brezi deri në ditët tona. Thuhet se mjeshtri i cili e ka ndërtuar këtë urë ka qenë nga Dibra. Kjo punë atij i është ofruar nga banorët vendas, të cilët sipas porosisë së tij, gëlqeren që do të përdorej për ndërtimin e urës e mbajtën në gropë për 15 vite. Mjeshtri që ndërtoi urën u vra nga ndihmësi i tij dhe u varros në afërsi të xhamisë së fshatit ku edhe sot gjendet ky varr. Me shekuj kjo urë iu ka shërbyer banorëve të këtyre trevave dhe udhëtarëve që kanë kaluar nëpër këto zona. Me rastin e ndërtimit të rrugës magjistrale Ulqin-Krythë, kjo urë e lashtë e humbi rëndësinë e qarkullimit, por jo edhe bukurinë e vetë arkitektonike.
Jedan od najljepših arhitektonskih objekata u ulcinjskoj opštini je kameni most u selu Klezna, na rječici Međureč. Podignut je 1696. godine, a njegovi graditelji su bili nasljednici čuvenog Mimara Sinana. Dugo vremena je ova monumentalna građevina imala prvenstveno vojni, ali i važan saobraćajni značaj.
STARI MOST U KLEZNI
Danas most u Klezni svjedoči o remek-djelima islamske arhitekture na ovom prostoru.
DELTA E ADËS – BUNA
“Ada e Bunës” është ishull lumor në grykën e lumit Buna, në cepin juglindor të Malit të Zi, përgjatë kufirit me Shqipërinë. Ishulli Ada është në formë trekëndore. Dy anët e tij lagen nga lumi Buna dhe njëra anë nga deti. Shtrihet në një sipërfaqe prej 4.9 km. Dega e djathtë e lumit Buna e ndan ishullin me Plazhin e Madh të Ulqinit, të gjatë 13 km. Për shkak të dualitetit të tij, lumi Buna është një mrekulli e vërtetë e natyrës. Në shtratin e vet ka edhe kripë deti dhe ujë të freskët lumi, kjo e bën këtë lumë një fenomen të jashtëzakonshëm natyror, veçanërisht duke pasur parasysh rrjedhën e tij të madhe. Deltën e Bunës e zbukurojnë bimët subtropikale dhe mesdhetare, madje edhe disa nga speciet që janë unike në Evropë.
DELTA BOJANE
Naučnici se slažu da je delta Bojane najvažnija prirodna ili poluprirodna močvara na istočnom Mediteranu. Odlikuje se neobično raznolikim kompleksom jedinstvenih i ugroženih prirodnih i kulturnih pejzaža, staništa i vrsta, te različitih vegetacijskih zajednica. Upravo gusta i bujna vegetacija daje ovom prostoru čar Amazonije i zajedno s neobičnim životinjskim svijetom pretvara je u pravi raj. Na samom ušću rijeke Bojane u more nalazi se ostrvo Ada, oaza za naturiste. Dvije strane ovog trouglastog ostrva zapljuskuje Bojana, a južni dio, dužine 2,9 kilometara, je predivna pjeskovita plaža na obali Jadranskog mora.
KRIPORJA E ULQINIT
Me një sipërfaqe prej rreth 1500 hektarë, kriporja e Ulqinit është një nga më të mëdhatë në Mesdhe. Që kur u ndal puna në fabrikën e kripës, ky vend është bërë i preferuar për mijëra zogj shtegtarë që këtu dimërojnë dhe ngrenë fole. Mbi 250 lloje zogjsh të regjistruar vijnë këtu çdo vit e mes tyre edhe pelikanët dhe flamengot e famshëm. Kriporja e Ulqinit ka statusin e parkut natyror dhe është përfshirë listën “Ramsar” të ligatinave me rëndësi ndërkombëtare. Në Kripore ka një “Shteg Edukimi” 3.9 km të gjatë dhe për ta parë duhen të paktën tri orë por mund të vizitohet edhe me biçikletë. Turi në këmbë fillon me një vizitë në Muzeun e Kripores. Vetë shtegu fillon në dyqanin e suvenireve në hyrje dhe kalon pranë pishinës së kristalizimit, ku ka një pishinë demonstruese të përshtatur në mënyrë që vizitorët të mund të shohin se si tradicionalisht nxirret kripa e pastër. Zona e Kripores ka kushte të shkëlqyera për t’u angazhuar me aktivitete në një mjedis unik natyror.
Po ukupnoj površini koju zahvata (14,5 kilometara kvadratnih) Ulcinjska solana spada među najveće na Mediteranu. Počela je sa radom 1934. godine i jedan je od simbola Ulcinja, Park prirode i prepoznata ekoturistička destinacija u planetarnim okvirima.
SOLANA
Solana je omiljeno mjesto za hiljade ptica selica koje ovdje zimuju i gnijezde se. Riječ je o preko 250 vrsta ptica, uključujući čuvene pelikane i flamingose. Zbog svog značaja Solana je uvrštena i na Ramsarsku listu močvara od međunarodnog značaja.
VALDANOSI
Valdanosi është një ëndërr për peshkatarët, zhytësit dhe eksploruesit e thellësive të detit. Sipërfaqja plazhit të Valdanosit është me gurë të vegjël, por ka edhe gurë të mëdhenj dhe disa tarraca betoni. Ullishtat në Valdanos janë ndër më të mëdhatë dhe më produktivet të Malit të Zi, duke përfshirë më shumë se 400 mijë metra katrorë dhe rreth 18 mijë rrënjë ullinj. Deti është i pastër dhe jeshil i errët. Valdanosi arrihet si nga deti ashtu edhe nga toka. Të dyja rrugët janë interesante dhe të bukura dhe në varësi të cilës zgjidhet, bukuria e gjirit do të përjetohet në mënyra të ndryshme.
VALDANOS
Uvala mira, ljepote i maslina. Tako su putopisci stoljećima opisivali prelijepu uvalu Valdanos u kojoj se nalazi oko 18.000 stoljetnih stabala maslina. Valdanos je mjesto gdje Ulcinjani, njihovi turisti i posjetioci odlaze da bi se kupali, šetali, udisali čist vazduh i divili se ljepotama prirode, ili pak lovili ribu. Jer, i podmorje Valdanosa je prekrasno, sa morskim livadama (posidonia oceanica), koje potvrđuju da je voda u ovoj uvali kristalno čista i da u njoj ima mnogo kvalitetne ribe. Na ulazu u tu uvalu, na poluostrvu Mendra, je najstariji svjetionik u Crnoj Gori i jedan od posljednjih svjetionika na Jadranu na kome je zadržana ljudska posada.
ULLISHTA
Përgatituni për një udhëtim në histori mijëra vjeçare, shije dhe produkte që do t’ju tregojnë shumë më tepër sesa keni mësuar deri tani për Mesdheun, Malin e Zi dhe Ulqinin. Lugina e Valdanosit ka ullinjtë më të vjetër, të cilët për shekuj kanë mbajtur jetën e banorëve të vyeshëm të këtij qyteti. Plantacioni i ullirit të Ulqinit (Ullishta) me 74 mijë rrënjë, për nga madhësia është i dyti në bregdetin e Adriatikut pas atij në Tivar. Mosha mesatare e ullinjve është mbi 600 vjeçare dhe disa prej tyre datojnë dhe nga kohët e Greqisë së Lashtë.
MASLINADA
Maslina i Ulcinj su neraskidivo povezani. Nigdje na Jadranu ne postoji maslinjak sa preko 85 hiljada stabala ove blagoslovljene biljke prosječne starosti oko 600 godina. Ulcinjani su veoma ponosni na svoje masline i tradiciju koja je sa njima povezana. Postoje brojni mlinovi u kojima se cijedi ulje najboljeg kvaliteta (ekstradjevičansko). Ono se dobija upravo od najstarijih stabala. U ovoj predivnoj ambijentalnoj cjelini nalazi se dvadesetak izvora vode, od kojih su neki kulturni spomenici.
MALI I SUMËS
Vendi ku ndërthuren mitologjia dhe historia, paganizmi dhe monoteizmi, periudha ilire dhe mesjeta, e vërteta dhe iluzioni. Panorama qe ofron kjo pike, shtrihet në të gjithë bregdetin, që nga Kepi i Rodonit e deri në Ulqin. Misteret që lidhen me Malin e Sumës janë të shumta, por rrëfimet rreth princit Gjon Vladimirit dhe luftës se tij me ushtrinë bullgare të Samuilit, zënë vendin qendror. Nga ky mal mund te shihen konturat e mbetura të fortesës së Princ Vladimirit, mund të vizitohen burimet e shumta me ujë të ftoftë që gjenden rreth e qark malit dhe të sodiset pamja madhështore që shtrihet prej majës së malit në hapësirën e Liqenit të Shasit, Bunës dhe fshatrave përreth.
BRDO SUMA
Mjesto gdje se prepliću mitologija i istorija, paganstvo i monoteizam, ilirski i srednjovjekovni period, istina i iluzija, je brdo Suma (Oblik). Zbog svog piramidalnog oblika ona je krajem 10. vijeka predstavljala sigurno utočište knezu Vladimiru i njegovoj vojsci u ratu sa silnom armadom bugarskog cara Samuila. Ostaci crkvice sv. Vladimira i nakon jednog milenijuma još se mogu vidjeti na vrhu Sume (487 metara), sa kojeg se pruža prekrasan pogled na jadransku obalu, Deltu Bojane i Šasko jezero.
QYTETI I VJETËR - KALAJA
I vendosur në gadishull me mure të larta deri në 60 metra mbi nivelin e detit, Qyteti i Vjetër i Ulqinit paraqet një atraksion turistik për të gjithë ata që zgjedhin Malin e Zi si destinacion turistik. Kalaja e Ulqinit është një nga kështjellat më të vjetra në të gjithë Detin Adriatik me një histori mbi 2.500 vjeçare. Ky qytet mbart gjurmë të shumë qytetërimeve që kanë jetuar në këtë zonë. Ilirët, Romakët, Grekët, Turqit, Venedikasit kanë lenë shumë gjurmë të periudhës së tyre në Kalanë e Ulqinit. Në ditët e sotme Qyteti i Vjetër i Ulqinit përfaqëson një qendër të turizmit kulturor dhe historik të këtij qyteti. Brenda mureve të kësaj kalaje, gjatë sezonit verorë mund të ndiqni festivalin “Skena verore e Ulqinit”.
STARI GRAD ULCINJ
Ulcinjski Stari grad je jedna od najstarijih urbanih aglomeracija na Jadranu, mjesto u kojem život buja već 25 vjekova, prostor u kojem su se stoljećima plodonosno miješale velike kulture, civilizacije, religije, narodi i jezici, grad gusara i pomoraca, ljepote i mističnosti. Uske i živopisne ulice Starog grada okružuju vjekovima stare građevine sa elementima antičkog, baroknog i renesansnog stila. Kula i Dvori Balšića, Palata Venecija, Pijaca robova, muzeji, kao i mnogi sakralni objekti, samo su dio onoga što ovdje vrijedi posjetiti.
QYTETI I VJETËR – KRRUÇI
Parku Natyror I Ulqinit të vjetër është zona e tretë e mbrojtur detare që përfshin një pjesë të bregdetit në pjesën e Komunës së Tivarit dhe Komunës së Ulqinit. Zona e Parkut Natyror e qytetit të vjetër të Ulqinit shtrihet nga ana jugore e Kepit të Karastanit në veri, deri në skajin verior të plazhit të Valdanosit në jug. Ishulli është shkëmbor, ka një sipërfaqe prej vetëm 1.7 hektarësh, i larguar 150 metra nga bregu dhe është i pabanuar. Turistët në ishull mund të vizitojnë mbetjet e Ulqinit të Vjetër - qyteti Dolcigno, i cili u përmbyt pas tërmetit. Kërkimet arkeologjike na lejojnë të themi se aty ishte një kullë veneciane - një kala, e cila ishte ndërtuar posaçërisht në periferi të Ulqinit me qëllim që të paralajmëronte njerëzit për rreziqet e afërta. Ishulli mund të arrihet me varkë.
UVALA KRUCE SA OSTRVOM STARI ULCINJ
Vlada Crne Gore je nedavno proglasila širi akvatorij uvale Kruče sa ostrvom Stari Ulcinj za zaštićeno morsko područje. Radi se o prekrasnom lokalitetu bogatom ribom, okruženom stoljetnim maslinjacima, koje je zbog obilja mediteranskog rastinja i izvora vode, izuzetno blagotvorno po ljudski organizam. U Kručama je poznata „villa rustica“, seoski ljetnjikovac iz 6. vijeka, u kojem su pronađeni ostaci mozaika, keramike i novca iz vremena vizantijskih careva Anastasija, Justina I i Justinijana I.
Kjo broshurë publikohet në kuadër të projektit “Rrugët e zhvillimit të karrierës: Përgatitja e të rinjve në Shqipëri dhe Mal të Zi për mundësitë e karrierës në sektorin e turizmit” i cili realizohet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian: Programi IPA II për Bashkëpunim Ndërkufitar Mal i Zi – Shqipëri 2014-2020, i cili zbatohet nga World Vision Albania në partneritet me OJQ Horizonti i Ri, si dhe shkollat e mesme “Vëllazërim Bashkim” nga Ulqini dhe “Hamdi Bushati” nga Shkodra. Projekti bashkëfinancohet nga Ministria e Administratës Publike, Shoqërisë Digjitale dhe Medias. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e vetme e autorit dhe nuk pasqyron detyrimisht pikëpamjet e donatorëve.
Ova publikacija je izrađena u okviru projekta „Putevi razvoja karijere: Priprema mladih iz Albanije i Crne Gore za mogućnosti razvoja karijere u sektoru turizma“ koji se realizuje uz finansijsku podršku Evropske unije u sklopu IPA II Programa prekogranične saradnje Crna Gora – Albanija 2014-2020, kojim upravlja Ministarstvo finansija i socijalnog staranja. Projekat sprovodi organizacija World Vision Albania u partnerstvu sa NVO „Novi Horizont“ kao i srednjim školama “Bratstvo-jedinstvo” iz Ulcinja i “Hamdi Bushati” iz Skadra. Projekat kofinansira Ministarstvo javne uprave, digitalnog društva i medija Crne Gore. Sadržaj ove publikacije isključiva je odgovornost autora i ne odražava nužne stavove donatora.