LITERATURA SUEDEZE PËR FËMIJË
Aty ku fëmijët rriten
© Ingrid Vang Nyman / Saltkråkan
Aty ku fëmijët rriten „Literatura e mirë i jep fëmijës një vend në botë, kurse botës i jep një vend te fëmija“, thotë Astrid Lindgreni. Me ekspozitën me titull „Aty ku fëmijët rriten“, Instituti Suedez në bashkëpunim me Institutin Suedez të Librave për Fëmijë ka për qëllim të hap një dialog për rolin dhe shpërndarjen ndërkombëtare të literaturës për fëmijë. Këmbimi ndërkombëtar, aktivitetet për përkthimin e librave dhe mbajtjen e përkujdesjes që ato të arrijnë te lexuesit në pjesët e ndryshme të botës është me qëllim të përhapet vetëdija jonë për të tjerët dhe kuptimin reciprok. Literatura për fëmijë është me rëndësi të veçantë në Suedi. Çmimin memorial të Astrid Lindgrenit për literaturën e fëmijëve dhe të rinjve e ndan Këshilli i Arteve të Suedisë. Gjithashtu, literatura për lexuesit e rinj në masë të madhe hulumtohet në Suedi. Instituti Suedez i Librave për Fëmijë, që paraqet q endër shtetërore për literaturën e fëmijëve dhe të rinjve, ofron mbështetjen dhe ndihmën për hulumtuesit dhe për opinionin e interesuar. Në mënyrë plotësuese, ekziston Qendra për Studimin e Kulturës së Fëmijëve në Universitetin e Stokholmit, që organizon kurse, simpoziume dhe ditë të hulumtimit dhe boton një varg esesh shkencore të cilat fokusohen në kulturën e fëmijëve. Njëra ndër sfidat është të zhvillohet qasja në literaturën në të cilën të gjithë fëmijët mund të konsiderohen pjesëmarrës. Gjithashtu, me rëndësi është fëmijët dhe të rinjtë të ndihen të m otivuar për lexim. Siç thekson Konventa për të Drejtat e Fëmijëve, fëmijët kanë të drejtë të informatave dhe të drejtë të marrin pjesë në jetën publike dhe në jetën kulturore. Duam ta theksojmë rëndësinë e leximit dhe kreativitetit dhe të sugjerojmë në kënaqësinë dhe dobitë e literaturës. Shkrimtarët, ilustruesit, përkthyesit, botuesit, punëtorët arsimorë, bibliotekat dhe bashkësia e hulumtimit, të gjithë këta luajnë një rol të rëndësishëm në këtë lidhje. Në faqet në vijim do t’i paraqesim autorët dhe ilustruesit që janë të përfshirë në ekspozitën „Aty ku fëmijët rriten“ dhe të sigurojmë hollësi të kontaktit për botuesit, si dhe informata plotësuese për Institutin Suedez të Librave për Fëmijë dhe për „ALMA“ (ALMA).
3
Ad Boge, Ema
U lind në vitin 1982. Ilustruese dhe autore. U trajnua në shkollën „Hofors“ për strip-artistë. Ema Ad Boge e bëri paraqitjen e saj në moshën 19-vjeçare, dhe prej atëherë ka të përkthyer mbi 20 libra dhe ka të ilustruara vepra të autorëve tjerë. Librat e saj të ilustruara janë të mbushura me hollësitë e përditshmërisë dhe emocionet e fuqishme të fëmijërisë. Leni është një vajzë e vogël me një nevojë të thellë të tregojë se ajo nuk varet nga bota, veçanërisht jo prej babait të saj. Lenis Olle (Lenis Ole) e fitoiç mimin „Elsa Beskov“, çmimin e ilustrimeve në vitin 2013. Botuesit: Agjencia „Raben dhe Sjogren“ (Rabén & Sjögren) (Leni)
Bergstrom, Gunila
U lind në vitin 1942. Është autore dhe ilustruese, është gazetare e trajnuar. Librat për Alfi Atkins vazhdimisht ribotohen dhe arrijnë në duart e lexuesve të rinj. Prej botimit të librit të parë, God natt, Alfons Åberg (Natën e mirë Alfi Atkins), në vitin 1972, pesë milionë libra për Alfin janë botuar në Suedi. Këtu përfshihen edhe të gjitha përkthimet, në afër 30 gjuhë. Alfi është lënda e tezës për historinë e artit, emri i tij qëndron edhe në çmimin për kulturën e fëmijëve dhe është personazhi kryesor në filmat vizatimorë dhe në disa shfaqje. Gunila Bergstrom fitoi më tepër çmime, prej të cilave edhe çmimin Astrid Lindgren dhe Medaljen e Artë prej Qeverisë së Suedisë. Botuesit: Agjencia „Raben dhe Sjogren“ (Rabén & Sjögren) (Alfi Atkins)
4
Digman, Kristina
mellan buskarna, och det var verkligen inga vanliga små smultron. Det var de största, de rödaste, de läckraste smultron som Zackarina någonsin hade sett. De var så blanka och glänsande att det lyste om dem. Och hon kände doften, kunde nästan känna smaken. Åh, vilka smultron!
U lind në vitin 1959. Ilustruese dhe autore. Ka studiuar në Mbretërinë e Danimarkës në Akademinë e Arteve Figurative në Kopenhagë. Kristina Digman së pari është paraqitur si artiste në librin për fëmijë Vår hemliga trädgård (Kopshti ynë i fshehtë) të shkruar nga Sana Toringe. Ajo, gjithashtu, e ka ilustruar përrallën Peter och Petra (Petar dhe Petra) të Astrid Lindgrenit në formën e librit të ilustruar. Libri i saj i parë, Floras kulle (Kodra e Florës), është shpërblyer me çmim prej Sindikatës Suedeze të Shkrimtarëve për paraqitjen më të mirë në librin për fëmijë në vitin 2008. Në librat për Zakarinën dhe Ujkun prej dheu të Osa Lindit, vizatimet e saj të vogla të bëra me bojë shkrimi këtyre përrallave filozofike u japin dimension plotësues. Botuesit: Agjencia „Raben dhe Sjogren“ (Rabén & Sjögren) (Zakarina)
Erikson, Eva
U lind në vitin 1949. Ilustruese dhe autore. Ka studiuar në „Konstfak“ në Stokholm, mësimdhënëse e diplomuar e artit. Eva Erikson ka ilustruar një varg personazhesh klasikë modernë, siç janë: Maks, Foshnja e vrazhdë dhe Motra e vogël lepur. Ajo, gjithashtu, ka shkruar edhe libra të saj të ilustruara. Ajo vizaton në stilin humoristik dhe emotiv me të cilin saktë pasqyrohen tekstet e a utorëve me të cilët bashkëpunon. Ajo ka fituar disa çmime, prej të cilave edhe çmimin „Elsa Beskov“ dhe çmimin letrar „Hefakllump“, dhe ka tri nominime për çmimin prestigjioz Gushti. Botuesit: Agjencia „Raben dhe Sjogren“ (Rabén & Sjögren) (Maks)
5
Forslind, An
U lind në vitin 1953. Ilustruese dhe autore. Ligjëruese e lartë për ilustrime në „Konstfak“. An Forslind ka ilustruar tekste prej librave të ilustruara të autorëve tjerë dhe ka botuar libra të veta të ilustruara. Në krijimin e saj janë librat për fëmijët shumë të vegjël, librat e ilustruara për fëmijët e moshës parashkollore dhe tri libra të s pecializuara për kromatikë dhe ikonografinë e fëmijëve dhe adoleshentëve. Librat e saj për fëmijë shumë të vegjël janë me temën e p ërditshmërisë - nga pikëpamja e foshnjës së sapolindur. An Forslind vazhdimisht i bazon tekstet dhe fotografitë e saj të rëndomta në mendimet dhe ndjenjat e fëmijës së vogël. Ajo e ka fituar çmimin „Elsa Beskov“ për ilustruese në vitin 2001. Botuesit: „Alfabeta Bokforllag“ (Alfabeta bokförlag) (Foshnja)
Gustavson, Per
U lind në vitin 1962. Ilustrues dhe autor. Studioi në Shkollën e Dizajnit dhe Zejtarisë në Goteborg. Per Gustavson për herë të parë u paraqit si a utor në vitin 1995 me librin e ilustruar Stoppa bollen (Ndale topin). Libri i parë prej vargut të librave për Princeshën, Så gör prinsessor (Kështu bëjnë princeshat), është botuar në vitin 2003. Me krijimin e princeshës së tillë energjike dhe me vetëdëshirë, Per Gustavson deshi t’i kontestojë rolet tradicionale të gjinive në mënyrë lozonjare. Deri më tani janë botuar nëntë libra për princeshat, kurse disa libra morën edhe princa, me tituj, si När prinsar stannar hemma (Kur princat mbesin në shtëpi). Per Gustavson e fitoi çmimin „Elsa Beskov“ për ilustrues në vitin 2014. Botuesit: „Natur dhe kultur“ (Natur & Kultur) (Princat dhe princeshat)
6
Landstrom, Lena
U lind në vitin 1943. Ilustruese dhe autore. Ka studiuar në Kolegjin e Dizajnit „Beksman Lena Landstrom ka shkruar shumë libra në bashkëpunim me bashkëshortin e saj, Ollof Landstrom. Së bashku këta kanë krijuar personazhe shumë të njohura të librave të ilustruara, siç janë: Vil dhe Bu dhe Baa. Librat e tyre për Pomin dhe Pimin janë të dedikuara për më të rinjtë. Me ndihmën e fjalëve të pakta, Lena Landstrom me kujdes i shqyrtoi mendimet dhe ndjenjat e fëmijëve të vegjël. Çifti bashkëshortor së bashku e kanë fituar çmimin „Astrid Lindgren“ dhe çmimin letrar „Hefakllump“. Lena Landstrom ka ilustruar tekstet e veta për librat dhe veprat e autorëve tjerë. Botuesit: „Lila pirat forllaget“ (Lilla piratförlaget) (Pom dhe Pim)
Vilken otur. Nu är ballongen trasig.
I_Pom_och_Pim.indd 24
2012-05-22 08:44
Landstrom, Ollof
U lind në vitin 1943. Autor dhe ilustrues. Studioi për reklamim dhe grafikë në „Konstfak“. Ollof Landstrom ka bashkëpunuar me shumë autorë, veçanërisht me bashkëshorten e tij, Lena Landstrom. Përvoja e tij e gjatë me filmat e animuar shihet në shumë libra të tij. Librat për Pom dhe Pim për fëmijët e vegjël paraqesin skena me strukturën që i ngjan filmit. Në fotografi nuk ka shumë hollësi, elementet kryesore janë gjuha e trupit e Pomit, si dhe shprehjet e tij në fytyrë, në të cilat qartë janë paraqitur emocionet e ndryshme të personazhit. Çifti bashkëshortor Landstrom së bashku e kanë fituar çmimin „Astrid Lindgren“ dhe çmimin letrar „Hefakllump“. Botuesit: „Lila pirat forllaget“ (Lilla piratförlaget) (Pom dhe Pim)
7
Lind, Osa
U lind në vitin 1958. Autore. Arsimin e mbaroi në „Nikelviksskolan“ dhe Shkollën e Stokholmit për Gazetari. Osa Lind ka shkruar më tepër se 200 përralla për fëmijë për në radio para se ta botojë veprën e parë autoriale në vitin 1995. Ajo prej atëherë ka shkruar më tepër se 20 libra për lexuesit e rinj. Ajo më shumë njihet për shkak të librave të saj për lexim me zë të cilat përmbajnë përralla filozofike dhe poetike për një vajzë inventive me emrin Zakarina dhe mikun e saj - ujkun. Libri i parë i serialit e fitoi çmimin „Nills Holgerson“ kur u botua në vitin 2003, kurse vazhdimi i tij Mera Sandvargen (Përralla të reja për Ujkun prej Dheu) është nominuar për çmimin prestigjioz Gushti. Librat e saj janë përkthyer në 15 gjuhë. Botuesit: Agjencia „Raben dhe Sjogren“ (Rabén & Sjögren Agency) (Zakarina)
Lindenbaum, Pia
U lind në vitin 1955. Ilustruese dhe autore. Ka diplomuar në „Konstfak“. Pia Lindenbaum disa vite ka ilustruar libra të autorëve tjerë, para se ta botojë librin e saj Else-Marie och småpapporna (Else - Mari dhe shtatë baballarët e saj të vegjël). Librat e saj janë të mbushura me humor që është specifike për të dhe shpeshherë personazhet kryesore janë vajzat e pavarura. Një personazh i tillë është Brixheti, e cila është e sigurt në vetvete, por edhe frikacake. Gittan och gråvargarna (Brixheti dhe ujqit e murrmë) e fitoi çmimin Gushti në vitin 2000. Librat e saj për të rinjtë si Mike dhe Mane fokusohen në ngjarjet e vogla të përditshmërisë. Krahas çmimeve të shumta letrare suedeze, Pia Lindenbaum e fitoi çmimin gjerman Deutscher Jugendliteraturpreis. Librat e saj janë përkthyer në gjuhë shumë.
8
Botuesit: Agjencia „Raben dhe Sjogren“ (Rabén & Sjögren Agency) (Brixhet), „Bonier Karlsen“ (Bonnier Carlsen) (Mike dhe Mane)
Lindgren, Astrid
1907–2002. Autore dhe redaktore në shtëpi botuese. Ajo, ka dyshim, është autorja më e njohur dhe më e përkthyer suedeze. Librat e saj janë përkthyer në gjithsej 90 gjuhë. „Pipi çorapegjata“ (Pippi Långstrump) është libri i saj i dytë që e shënoi edhe famën e saj. Astrid Lindgren ka shkruar shumë përralla realiste dhe romane - fantastike, për lexuesit e moshave të ndryshme. Ajo tërë jetën e saj ka luftuar për të drejtat e fëmijëve dhe ka fituar çmime të shumta dhe disa doktorate nderi. Shumë çmime e mbajnë emrin e saj, më e njohura prej tyre është çmimi memorial „Astrid Lindgren“, me iniciativë të Qeverisë së Suedisë pas vdekjes së saj në vitin 2002. Botuesit: Agjencia „Raben dhe Sjogren“ (Rabén & Sjögren Agency) (Pipi çorapegjata)
Lindgren, Barbro
U lind në vitin 1937. Autore. Ka studiuar artin komercial në Konstfak dhe ka nxënë arsim plotësues në Mbretërinë e Suedisë në Akademinë e Arteve Figurative. Barbro Lindgren ka shkruar më tepër se 100 libra, kryesisht për fëmijë. Librat e saj të parë i ka ilustruar vetë, por prej viteve të ‘80-ta ajo bashkëpunon me shumë ilustrues. Në librat për Maksin, Eva Erikson është ilustruese në tekstin shumë të shkurtër. Ajo shkruan në stilin humoristik me elemente të absurdit dhe nuk frikohet të angazhohet me tema të rënda, siç janë vdekja dhe vetmia. Ajo ka aftësi mbresëlënëse që ta shikojë botën përmes syve të fëmijës. Barbro Lindgren ka fituar një numër të madh çmimesh dhe çmimesh nderi. Ajo është autorja e parë suedeze që e fitoi çmimin memorial „Astrid Lindgren“ në vitin 2014. Botuesit: Agjencia „Raben dhe Sjogren“ (Rabén & Sjögren Agency) (Maks) 9
Lundberg, Sara
U lind në vitin 1971. Ilustruese. Arsimin e mbaroi në SHBA dhe në Suedi. Pasi ilustroi disa libra të autorëve të ndryshëm, Sara Lundberg, e botoi librin e saj të parë Vita streck (Vijat e bardha). Fotografitë e saj të fuqishme emotive me kombinime të guximshme në ngjyrë janë në kontrast të qartë me narrativin poetik. Vazhdimi i tij, Vita streck och Öjvind (Vijat e bardha dhe Vindsori), është nominuar me çmimin Gushti dhe me çmimin e Këshillit Nordik të Letërsisë për Fëmijë dhe të Rinj. Me librin e tretë, Öjvind och världens ände (Vindsori dhe fundi i botës) e fitoi çmimin letrar „Hefakllump“ në vitin 2013. Sara Lundberg, gjithashtu, e ilustroi librin frymëzues Skriv om och om igen (Shkruaj përsëri dhe përsëri), që e fitoi çmimin Gushti në vitin 2009. Botuesit: „Alfabeta Bokforllag“ (Alfabeta bokförlag) (Vita dhe Vindsor)
Sven, Nordkvist
U lind në vitin 1946. Ilustrues dhe autor. Arkitekt i diplomuar. Sven Nordkvist ka punuar si artist i reklamave dhe ilustrues i librave shkollorë para se të fitojë në garën në librat e ilustruara në vitin 1983, me Agaton Öman och alfabetet (Agaton Oman dhe alfabeti), libër i cili e paraqet alfabetin e lexuesve të rinj. Ai u bë i njohur në vitin 1984 me Pannkakstårtan (Petullat me sheqer për Findusin), libri i parë për plakun Petson dhe maçokun e tij Findus. Ilustrimet janë të mbushura me hollësi argëtuese që në përgjithësi nuk janë përmendur në tekst. Figurat e vogla që autori i quan „maklls“ të vizatuara në skajet e fotografive sajojnë shaka të ndryshme. Në vitin 2007, ai e fitoi çmimin Gushti për Var är min syster? (Ku është motra ime?). Botuesit: „Opal“ (Opal) (Findus)
10
Niman, Ingrid Vang
1916–1959. Ilustruese. Studioi në Mbretërinë e Danimarkës në Akademinë e Arteve Figurative në Kopenhagë. Ingrid Vang Niman më së miri njihet për ilustrimet e saj në librat e Pipi çorapegjata. Ajo, gjithashtu, ka ilustruar shumë libra tjerë të Astrid Lindgrenit, si dhe libra të saj personalë. Ingrid Vang Niman ka qenë artiste inovative prej Danimarkës e cila e ka prezantuar modernizimin në botën e literaturës për fëmijë. Shumë ilustrues modernë e përmendin si burim frymëzimi. F otografia e saj për Pipin fortë kalitet në mendjet e lexuesve suedezë. Shumë përkthime janë ilustruar prej kolegëve të huaj. Botuesit: Agjencia „Raben dhe Sjogren“ (Rabén & Sjögren Agency) (Pipi çorapegjata)
© Ingrid Vang Nyman / Saltkråkan
Stark, Ulf
U lind në vitin 1944. Autor. Ulf Stark ka shkruar libra për fëmijë dhe adoleshentë, libra të ilustruara dhe skenarë filmash. Ai ka aftësi të veçantë të kombinojë elemente komike dhe serioze në përrallat e tij. Vdekja dhe pikëllimi janë temat të cilat përsëriten, madje edhe në librat e tij për fëmijët e vegjël, si dhe miqësia. Në En stjärna vid namn Alex (Ylli me emrin Aleks) dhe Systern från havet (Motra prej deti), për ilustrimet përgjegjëse është Stina Virsen. Të dyja librat janë për pikëllimin dhe miqësinë. Ulf Stark e fitoi çmimin Gushti në vitin 1996 për Min syster är en ängel (Motra ime është engjëll). Në mesin e çmimeve tjera letrare që i fitoi janë Hefakllump, çmimi „Nills Holgerson“ dhe Deutscher Jugendliteraturpreis. Botuesit: „Bonier Karlsen“ (Bonnier Carlsen) (Johan dhe Ajaks, Sirka dhe Margareta)
11
Vidmark, Martin
U lind në vitin 1961. Autor. Mësimdhënës i diplomuar për mësim klasor. Më tepër se 20 libra të Martin Vidmarkut për Agjencinë e Detektivit „Kush është fajtor“ janë të parat në listën e librave të huazuara në Bibliotekën Suedeze, vjet për vjet. Këto janë të përkthyera në më tepër se 30 gjuhë. Seriali i librave për agjentin e mrekullive. Neli Rap, gjithashtu, janë mjaft të popullarizuara. Martin Vidmarku çdoherë dëshiron ta rrit dëshirën për librin te fëmijët dhe ky e përsosi artin e të shkruarit të përrallave që në të njëjtën kohë janë të lehta për lexim dhe befasuese. Së bashku me Junibaken, Muzeu i Letërsisë për Fëmijë dhe Fantastikë në Stokholm, kanë filluar një projekt në vitin 2012 me titull „Ora e leximit“. Në vitin 2014, ai e fitoi Medaljen e Artë nga Qeveria e Suedisë për „punën e shkëlqyeshme të shkrimtarit dhe punën frymëzuese për promovimin e leximit te fëmijët dhe te të rinjtë“. Botuesit: „Bonier Karlsen“ (Bonnier Carlsen) (XheriMaja)
Vilis, Helena
U lind në vitin 1964. Ilustruese dhe autore. Ka studiuar në „Nikelviks Skolan“ në Stokholm dhe në Kolegjin e Dizajnit „Bekmans“. Helena Vilis i ka ilustruar librat e Martin Vidmarkut për Agjencinë e Detektivit Xheri dhe Maja. Vizatimet e saj janë në secilën faqe dhe kontribuojnë në k arakterin e veçantë të librit. Helena Vilis, gjithashtu, ka shkruar libra të veta të ilustruara në rrethim që ngjan në Perëndimin e Egër, me një kauboje kureshtare me emrin Olga dhe kali i saj që flet. Olga kastar lasso (Olga hedh lakun) e fitoi çmimin e dytë në garën në vitin 2007 të organizuar nga Shoqata e Ilustruesve dhe Dizajnuesve Suedezë. Ilustrimet në stilin jocilësor dhe komik përmbajnë shumë hollësi të vogla të lidhura me fantazinë.
– Men hur gick det till? frågar Lasse. Vi har väl inte tänt några tändstickor?
Botuesit: „Bonier Karlsen“ (Bonnier Carlsen) (XheriMaja)
20
I_Brandkårsmysteriet.indd 20
12
2014-11-21 14:05
Virsen, Stina
Hon ger Sirkka en kram. När tanten med armbindeln säger att de måste gå, vänder mamma sig bort ett ögonblick. Så ger hon Sirkka sin näsduk. Den är fuktig. – Om du behöver snyta dej, säger hon. Kom ihåg att vara snäll och prata deras språk. Mamma ser efter hennes röda rosett.
U lind në vitin 1968. Ilustruese dhe autore. Studioi në „Nikelviksskolan“ dhe „Konstfak“ në Stokholm.
Stina Virsen ka punuar si artiste redaktuese e vizatimeve para se plotësisht t’i përkushtohet ilustrimit dhe të shkruarit të librave. Ajo ka botuar disa seriale të librave për fëmijët e vegjël, si librat „Kush“ dhe librat për Brokigën, njëkohësisht edhe ka ilustruar libra të shkrimtarëve tjerë. Së bashku me Ulf Starkun e kanë krijuar En stjärna vid namn Ajax (Ylli me emrin Ajaks) dhe Systern från havet (Motra prej deti), dy libra të fuqishme emotive me karakter të ndryshëm për pikëllimin dhe miqësinë. Vizatimet e saj në bojë shkrimi dhe ngjyra të ujit, librit „Motra prej deti“ i japin një ndjenjë konkrete, kurse libri „Ylli me emrin Ajaks“ është ilustruar në mënyrën poetike. Stina Virsen është fituese e çmimit „Elsa Beskov“ për ilustruese dhe çmimit letrar „Hefakllump“. I_Systern_fran_havet.indd 15
2014-11-11 16:23
Botuesit: „Bonier Karlsen“ (Bonnier Carlsen) (Johan dhe Ajaks, Sirka dhe Margarita)
13
Gjenerata e re Gjenerata e re e krijuesve filloi të etablohet në letërsinë suedeze për fëmijë. Këta janë shkrimtarë dhe ilustrues – ndonjëherë ai është personaliteti i njëjtë – dhe janë inovativë në zgjedhjen e temës, por më me rëndësi në artin e tyre.
Snöret, fågeln och jag (Snoreti, zogu dhe unë), Elen Karlson dhe Eva Lindstrom.
Dom som är kvar (Ata të cilët kanë mbetur), Karin Saler dheSiri Ahmed Backstrom.
Brevet till månen (LLetër për Hënën), Ema Virke.
Blixtslukaren (Lakmitari që han rrufe), Jonatan Branstrom dheJoana Helgren.
14
Shumë prej tyre kanë arsim solid për dizajn grafike dhe ilustrim. Këta janë artistë me arsim të mirë për librat e ilustruara të cilët ilustrojnë tekste personale apo tekste të huaja. Karakteristikë në punën e tyre është gjuha përshkruese, vizuale, inventive dhe e vetëdijshme dhe integrimi ekstensiv i fjalëve dhe fotografive. Këta synojnë inkluzivitetin në nivelin e të shpjeguarit të përrallave dhe të paraqesin llojllojshmëri kulturore që është karakteristikë sipas së cilës dallohet shoqëria moderne suedeze. Krahas asaj që shumë libra i botojnë shoqëritë e vogla, këta tërheqin vëmendjen dhe fitojnë çmime. Ekziston numër i madh i shkrimtarëve dhe ilustruesve interesant të cilët punojnë sot, kurse ne zgjodhëm të prezantojnë një pjesë prej tyre. Modeli dhe burimi i frymëzimit për shumë artistë të rinj për librat e ilustruara është Eva Lindstrom, e cila ka shkruar shumë vepra jokonvencionale të papërsëritshme. Së bashku me autoren Elen Karlson, për të cilën kjo është vepra e parë, ka fituar njërën ndër çmimet më të rëndësishme për letërsi në Suedi, çmimin Gushti në vitin 2013 për librin që lexohet me zë Snöret, fågeln och jag, Hippo Bokförlag (Snoreti, zogu dhe unë). Vdekja dhe pikëllimi janë temat e librit të ilustruar të Siri Ahmed Bakstromit dhe Karin Salerit me titull Dom som är kvar, Urax förlag (Ata të cilët kanë mbetur). Libri i ilustruar i Ema Virkesë Brevet till månen, Alvina förlag & produktion AB (Letër për Hënën) është për vajzën e vogël, Moa, e cila është e brengosur për shkak që Hëna duket shumë e vetmuar. Fantazia e lirë, gjithashtu, është me rëndësi në Blixtslukaren, Natur & Kultur (Lakmitari që han rrufe), të shkruar prej Jonatan Branstrom, me ilustrimet e Joana Helgrenit.
Instituti Suedez i Librave për Fëmijë
është qendër informative nacionale për secilin që është i interesuar në literaturën për fëmijë dhe adoleshentë. Disa prej qëllimeve të institutit janë avancimi i studimit dhe h ulumtimit të letërsisë për fëmijë në të gjitha nivelet dhe plotësimi i njohurisë dhe kuptimit të letërsisë për fëmijë tek ata që punojnë me këtë grup moshe. Biblioteka publike për hulumtimin e Institutit grumbullon dhe mundëson qasje në tërë letërsinë për f ëmijë dhe adoleshentë të botuar në Suedi, si dhe literaturën teorike ndërkombëtare dhe suedeze. Instituti, gjithashtu, e botoi zhurnalin e vetëm akademik të Suedisë të letërsisë për fëmijë, „Barnboken“ – zhurnali për hulumtimet e letërsisë për fëmijë, i themeluar nga Këshilli Suedez i Hulumtimit. „Barnboken“ u botua si zhurnal elektronik, i hapur për qasje (www.barnboken.net). Në një varg të veçantë të publikimeve, Instituti, gjithashtu, boton hulumtime të reja suedeze. Në këtë moment, Instituti është në procesin e redaktimit të h istorisë së zgjeruar të letërsisë suedeze për fëmijë. Instituti Suedez i Librave për Fëmijë është themeluar në vitin 1965 dhe është financuar nga Ministria e Arsimit dhe Qyteti i Stokholmit. www.sbi.kb.se
Çmimi memorial „Astrid Lindgren“ (ALMA) është çmimi më prestigjioz i letërsisë për fëmijë dhe adoleshentë. Çmimi ndahet në vit, njërit apo më tepër laureatëve. Autorët, ilustruesit, përrallëtarët dhe promoterët të cilët lexojnë mund të kualifikohen për çmimin, i cili dedikohet për rritjen e interesit për letërsinë për fëmijë dhe adoleshentë. Konventa e KB-së për të D rejtat e Fëmijëve është baza për punën tonë. Juria e ekspertëve e / i zgjedh laureatin / laureatët prej kandidatëve që janë nominuar nga institucionet dhe organizatat nga e gjithë bota. Çmimi memorial „Astrid Lindgren“ është themeluar nga Qeveria e Suedisë në vitin 2002, kurse e ndan Këshilli Suedez i Arteve. Të gjitha vendet ftohen t’i dërgojnë nominimet që ta promovojnë literaturën e tyre për lexuesit e rinj dhe ta stimulojnë promovimin e leximit. Trupat e nominuara mund të jenë organizata ndërkombëtare, nacionale apo rajonale, siç janë institutet e hulumtimeve, institutet e librave për fëmijë, organizatat e autorëve dhe ilustruesve, seksionet për fëmijë dhe qendrat letrare në bibliotekat shtetërore. Zyra për çmime me kënaqësi pranon propozime të reja për nominues të kualifikuar. www.alma.se/en
15
Botuesit e librave – lista e kontakteve
„Alfabeta bokforllag“ (Alfabeta Bokförlag) | www.alfabeta.se Të drejtat e huaja: AnaKaisa Danielson Tel: +46 8 714 36 32 | E-postë: annakaisa@alfabeta.se „Alvinaforllag dhe produktion“ (Alvina förlag & produktion) www.alvinaforlag.se Tel: +46 70 228 19 03 | E-postë: info@alvinaforlag.se „Bonier Karlsen“ (Bonnier Carlsen) | www.bonniercarlsen.se Të drejtat e huaja: Të drejtat e Bonierit www.bonnierrights.se Tel: +46 8 696 89 10 | E-postë: info@bonnierrights.se „Hipo bokforllag“ (Hippo Bokförlag) | www.hippobokforlag.se Tel: +46 8 684 395 50 | E-postë: marianne.lindfors@hippobokforlag.se maria.skymne@hippobokforlag.se „Lila piratforllaget“ (Lilla Piratförlaget) | www.lillapiratforlaget.se Tel: +46 8 545 678 54 | E-postë: info@lillapiratforlaget.se „Natur dhe kultur“ (Natur & Kultur) | www.nok.se Të drejtat e huaja: Katarina Lanc Tel: +46 8 453 86 94 | E-postë: catharina.lantz@nok.se „Opal“ (Opal) | www.opal.se Të drejtat e huaja: Katrin Kristel Tel: +46 8 28 21 53 | E-postë: catrine@opal.se Agjencia „Raben dhe Sjogren“ (Rabén & Sjögren Agency) www.rabensjogren.se/agency Tel: +46 10 744 23 00 E-postë: lillevi.cederin@rabensjogren.se | kerstin.oberg@rabensjogren.se „Uraks forllag“ (Urax förlag) | www.uraxforlag.se Të drejtat e huaja: Eba Bilengren Tel: +46 70 993 49 74 | E-postë: ebba.billengren@uraxforlag.se
Swedish Institute / Instituti Suedez Slottsbacken 10, SE-103 91 Stockholm, Sweden T +46 (0)8 453 78 00 | www.si.se | www.sweden.se