BESIMI Poezi nga Valentina Llapri
********************************
Besimi nuk vdes kurrë, zemra e pastër ,nuk ngre flamurë, shpirti që ndotet, s’lahet nga asnjë lum, dashuri e fortë, është dritë edhe pasqyrë. Edhe shkëmbi thërrmohet nga një zemërim i kotë, po edhe lumenjtë shterohen, besimi do t’rrojë nga motë
Dashuro gjithçka..bëje me beso
Dashuro gjithçka , dhe do të ndjesh trokitjen më të ëmbël të pranverës. Do të duash fortë lulet e natyrës dhe shijen e manaferrës. Shikoji me syrin e mirësisë, pemët , lulet ,fushat ,zogjtë, mos akumulo urrejtje në shpirt, se pastaj më… se heq dot. Puno me mendje edhe me shpirt,
ti duash njerëzit natë edhe ditë, dashurinë për vendin, rrenjose thellë në shpirt. Ec në udhë të drejtë , Qëndro në ndershmëri, Se s’ka më të çmuar nga drejtesia e kulluar, mos u josh nga djalli, që në lukse gjithnji ka qëndruar… Njerëzve që vuajnë , qëndroju pranë gjithmonë, falu veç buzqeshje, mirësi nga zemra do burojnë, bej mirë nëse ke mundësi,
bëje se e ndjen, dhe jo per fame, apo rënie në sy. Zemra e njerzimit, fortë le të jehojë, dashurinë e pastër, atë të përqafojmë. Dashurinë për vendin, ruaje si thesar, prindërit ti duash, se janë margaritarë. Dashuro gjithçka, bëje më beso..
Dikur.. tani… Toka u hap… U turrën t’gjithë me vrap, doli tym e flakë, ca humben ca ikën me vrap… Më pas, ata që ngelen, thesarret grumbulluan, të gjithë bashkë me erën, a’t vend e rregulluan.. Pastaj pangopësia!, si frut i gjësë së ligë, sa shpejtë kishte arritur,
aty kish bërë një prite. Dhe njerëzit të hutuar, nisën e grumbulluan, u bënë lakmimtarë, u bënë ziliqare… Po toka prapë s’do hapet, dhe qielli më s’do çahet, shkreptimat do humbasin, e liga do bërtasi. Kjo tokë do ketë bekime, dhe do kullojë veç mjaltë, do mbushet krejtë natyra, prodhime do ketë ne masë.
Do qeshin zogjtë e malit, do çeli lule e majit, do iki turrbullira, do vijë veç qetësia. Dhe jo veç për një komb, për një apo dy tri, e mira do t’jetë tok, do ketë shumë mirësi. Dikur , toka u hap, po…paqja do t’vije prapë. Tigri dhe luani, do luajnë me njerinë, askush s’do ketë urrejtje,
ligsia do marrë arratinë.. ************************************
DHIMBJA. E more në grusht zemërimin tënd!, sytë seç tu skuqën, përzier me ca lot, qielli atë natë , heshtur në t’tijin vend, mbi supet e pemëve, qante i gjori zog.
Ngushëllimi yt , ajo pemë përrballë,
yjet atje lartë, iknin vinin prapë, qielli pikoi lotë, qau shumë i gjori, një pjesë të dhimbjes tënde, ai në gji e mblodhi… ************************************
Gjer në përjetësi. Dashurisë njerëzore, do ti k’ndojë gjithnji. Me forcën e shpirtit, me zënë e tij të ri.
Do ti thur vargje, grimcave të saj, aroma e tyre, le t’shpërndahet pastaj.
Do ti dua njerëzit, me fuqinë e shpirtit, se nga dashuria lind veç pastërtia.
Gërshetim i mençur gërshetim i ri, le të mbesë kështu gjer në përjetësi. ****************************
I shtrenjti njeri. I dashur njeri!,
Hapi syte e mendjes, ç’farë sheh me to ti!. Më lejo të ti them dy fjalë!. Duajë gjithçka, me a’t dashuri të pa-anë, se s’ka më mire, se kjo lloj dashurie, ajo i reziston çdo tufani apo stuhie, ajo të bën më të mençur dhe më të fortë, ajo të çon në një dimension aq të plotë. Shih me sy mirësie çdo gjë që të rrethon, bekuar qofsh nga ajo lloj Perëndie, që veç të mira për ne përçon.
************************************
Jeto Mos e merr inat botën, kur në mërzitjen tënde, je zhytyr ndonje çast, kujto ditët me gëzim, dhe thith aromën më të mirë.
************************************
Mengjes i ri. Yll mengjesi je! Drite shprese dhe gezimi, Ti je hapesire pa re, Ti je paqja dhe blerimi. Mirsevjen o dite e re! Mbushur me ajer te ri, Zbukurohu pak per ne, Ne kte shekull kaq te ri..
************************************
Ndjeje. Kete krijim e bera sot ne daten 18 maj 2015.(frymezim i castit ) Ndjeje nje fllad , e ndjeje nje shprese, here si vale dhe here si det. Per nje bote me te mire,
Plote me paqe dhe gezim. Ndjeje ket fllad Si ere e lehte, Dominues ne cdo qytet Male fusha po festojne, Kete fllad forte perqafojne. Ndjeje nje fllad, si ere e lehte, Brenda saj ka drite t’sinqerte, ***********************************
Ne‌
Nuk ka gjë pa zgjidhje, dhe ajo më e vështira, zgjidhet veç me qetësi, bashkpunim dhe dashuri. Asgjë në jetë, nuk na mposht dot, madje as vdekja, që shpesh herë kërkon t’na gllabërojë në të mistershmen erë. Po… , as ajo nuk na mposht dot, ne vdesim dhe rrojmë përjetsishtë.
***********************************
Paqartesi, vorrbull , mjergull Nuk besoje me tek njeriu!! Vertete. Ne cdo centimeter toke, Sheh rrenimin e cdo moshe, Cdo grimce materie, e erret Po shperndahet me shpejtesi, Brenda tyre ka kaos, ego, Dhe paqartesi‌
Une sbesoje me tek njeriu, Thelle ne shpirte ndjeje kte ndjesi.. Dora njerezore (jo e gjitha) Po e shkaterron kte gjithesi.. Se eshte ajo etja e madhe Per pushtet, fame e lavdi, Ajo sjelle rrenimin e shpirtit, Ajo te zhyt ne nje erresire pakufije. Sado te jesh i mire, Shpirtin flori ta kesh, Ne egon e pangopesive Aty ne telash veten do te ndjesh, Gjithsesi,
Ndaj i lutem beresit te qiejve, Te mbrekullive natyrore, Ai eshte Zot i te medhenjve, Ai eshte parajsa e vertete hyjnore. Ngadale e me durim, Ta beje boten me tmire, Po le te shkoje ne djalle paraja, Me zhurmat , dhe salltanetet e medhaja, Te fundoset hipokrizia, E le te zhduket tej poshtersia, Tamaqaret kurre mos tngopen, Por..ah..dielli jo kurre tmos soset. Se ai eshte jete e mire,
Se ai eshte lindje dhe gezim Se ai eshte dashuri, Se ai eshte nene e mire. Ndaj shpesh si sot Revoltohem, Kur shoh kte katrahure verrdalle, Se here shfaqet dhe here fshihet, Te kap ne gracke e ndihesh Si ne faj, Se je pjese e nje hapsire te perbashket Me mijra grimca kerkojne pak shpetim, Aty ne hapsiren e pafundme te kalter,
Shoh ushtaret e vjeter qe ngrihen pambarim‌ Pastaj si neper mjergull, Grimcat ngadale humbin, Gjurmet ne mes njerzish shperndajne pa hezitim... Furtunat e ererave i tundin e i shkundin, Dhe bien te lodhura ne kte vendin tim‌ Kjo etja per para, pushtet apo dhe fame, i zbehu ndjenjat fare E zhbehu tere dynjane, Robote valle apo njerez!! Perpiqem te kuptoje,
Zemrat u zvendesuan, Me hekur brenda dhe boje, Fabrikat vdekjeprurese, Me helmet gjithandej, Dhe uji i helmuar, Ngadale shetit si mbret, Pastaj hidhen e thone, Ka faj ngrohja globale, Dhe nate e dite punojne, Si tfusin tjetrin ne valle, Sbesoje me tek njeriu, Te gjithe te pangopur! Kjo dora njerezore,
Kjo qenka ca e ndotur, besoje tek Zot i mire, Ai qe thelle na ndjen Ai qe na ngohe shpirtin, Ai qe kurre sgenjen Ndaj cdo dite qe kalon, E ndjeje kaq thelle ne gji, Ai eshte fjale e paster, Ai eshte himn e lavdi, Ai na do te gjitheve Me fjale e me durim, Perpiqet te na mesoje, Me mund e perkushtim,
Oh Zot!, ndreqe kte bote, Te jemi te gjithe tok, Popuj e cdo komb, Dhe kurre te mos kete lot. Te humbi kjo paraja, Te zhytet atje large, Te behet nje bote e embel, me ndjenja edhe me gjak..
(e momentit), shpesh ndodh qe te kap nje revolte kur sheh qe nuk pajtohesh me dicka,
dhe eshte pikerisht ky moment qe me frymezoi per te shkruajtur kete krijim. ************************************
Vec diellit. U lodha me fjalet, i mora dhe diku i mblodha‌ U lodha me kujtimet, i mblodha dhe i fshiva nga mendja ime, U merzita me njerezit kaq shume fjale, kaq shume kujtime..
vec diellit kurre nuk ju merzita, ai thelle ka hyre ne zemren time.