Goditja e fundit

Page 1

POEZI NGA VALENTINA LLAPRI

Ecejake nëpër kohë. Brezat nëpër vite , sa shumë kanë luftuar, me ide dhe koncepte , apo diku ndoshta gabuar. Me këmbëngulje e vullnet, edhe ligjet jane ndryshuar! janë fituar shumë beteja, dhe malet s’janë tjetërsuar. As fushat , as kodrat , as bilbilat nëpër pemë, dallëndyshet lartë në qiell ,

PLAKU.


aty thellë e bëjnë folenë. Njëllojë kanë qenë , e ashtu sërish vazhdojne të jenë, dhe dielli s'ka ndryshuar as qielli bashkë me retë. I vetmi ndryshim eshte veç tek njeriu, është bërë kaq i ftohtë , si më i ftohti robot. Në plan të parë , është fryma individualiste, të marrësh e të grumbullosh, e asnji trashëgimni të mos gëzosh. Të etur për para, për famë edhe pushtet, piedestale pafund ,


e kaq zhurmë në fshat a qytet, Njerëz të këputur , mezi qëndrojne në këmbë, nuk kanë se ç'të hanë , të tjerë, dot s'po nxenë. Po ndjenjat valle ku shkuan!! kush i vodhi vallë! pse njerezit u tjetërsuan, pse veten lartësuan! Ku shkoi dinjiteti, ku vate sinqeriteti, gëzon edhe qesh , fodulli dhe i pabesi. Dhe malet hijerënda , që dinë, ohhhh sa shumë dinë, nuk flasin e nuk mburren,


por veç të heshtura rrinë. Dhe fushat plote me lule, të dëlira e të mira, ato janë himn i jetes, ato janë mbrekullira. Por rrinë edhe nuk flasin , si njerëzit nuk bërtasin, të qetë edhe te mira, të ëmbëla e të dëlira. Dhe qielli hijerendi , si një mama e mirë, shikon gjithçka nga lartë, shpërndan arome të dëlirë, Ai është më i larti , ai është qelibari, diamant që veç shkëlqen


i bukur si kristali. Brezat e atëhershëm , brezat e tanishëm , ato që do të vijnë , mendojnë veç për lavdinë… Valentinë. ************************************ * Edhe pse heshtur , zemra të ther. Ti ike large , në dhe te huajë, Ishe i ri, me plotë fuqi, kaptove malet i hutuar, me a’t avion në kaltërsi. Dhe qielli i kaltër si shok i mirë,


të shoqeroi gjer në të gëdhirë, valixhja jote e zezë e nxirë, sa shume kujtime, sa pak hapsirë. Një bllok kujtimesh , a një ditar , një stilolaps edhe shumë mall, lotët e nënës margaritar, ne a’t valixhe mbushur rradhë- rradhë. Avioni humbi në retë pafund, dhe ti në heshtjen që zuri vend, pak mall e fjalë shikon gjithkund, edhe pse heshtur, zemra të ther. Valentina mars 2014 kuçovë ************************************ **********


Goditja e fundit. Një kërcitje në oqeanin e madh, në gjumë qenë udhëtarët e klasit te parë, pas një feste mondane, nëpër të bukurat shkallë, as në mend su shkonte, se ç'kish ndodhur vallë. Kapiteni i Titanikut, i habitur po vështronte , ç'qe kjo kërcitje!- motori pse mirë s'po punonte?? doli dhe vështroi , difektin shumë shpejtë konstatoi, në fytyrë u nxi, rrebeshi shumë shpejtë mbretëroi. Projektuesi i më të madhes histori, i shastisur , ngeli edhe ai.


Në mes të shkallëve mondane , me ngjyrë floriri, shkrinte pikë -pikë, në tavolinat qiriri. Dhe vështrimi humbi thelle ne errësirë, kjo gjë s'ishte e mundur , aspak jo kurrsesi, nuk duhej e nuk dihej , po ç'fare vallë kishte ndodhur, anija e goditur , gjigandja shpejtë qe lodhur. E madhe gjer në re, e fortë si një kështjellë, të pasur e të varfër, në gji seç kishte mbledhë, punëtore e kamariere, të vegjël e te mëdhenjë zëri i kapitenit: shpejte varkat të rrëmbejmë. Dhe njerëzit kur u zgjuan ,sa shumë që u hutuan, para disa çastesh vec qeshën dhe gëzuan,


bënë edhe shaka , hëngrën e pinë verë, u puthën romantikët, mes natës plote me erë. Eh, në të vërtetë frynte ca , era me tërbim vështrimin mjegulloi, shpejtësinë motorit ja dyfishoi dhe oh, papritur goditja triumfoi. Gjithë ai ajsberg , si nje shkëmb i thellë, bëri ate që deshi, e prishi gjiganden , e bëri me cen, dhe njerëzit të hutuar, të qeshur a dashuruar, silleshin vërrdallë , kokën për të shpëtuar. Fëmijë edhe te rinj, kërkonin një shpëtim, kush mundi të shpëtonte, që ne do t’na tregonte. Ishte natë e thellë , qe gjithë kjo errësirë,


në mes të oqeanit, ikën plotë njerëz të mirë… Valentina mars 2014 ************************************ ******** Habitem. Habitem gjithnji , me pavendosmërinë e disa njerëzve, që të shushatur në mes të një rruge qëndrojnë. Aty rrinë tërë kohën , mes zhurmës dhe smogut, me vështrim hutuar,


nuk dinë ku të shkojnë. ************************************ ** Kam plotë. Unë kam shok diellin, dhe shoqja ime është pranvera. tjetër shok kam detin , atë të thellin, pastaj të tjera shoqe kam lëndinat me luleshqerra. Unë kam shoke aq shumë, yjet në qiell të pafundëm,


dhe hënën e bukur , me të flas çdo natë, dhe qenin aty pranë, dhe pse e kam frikë pak… Unë hapem dhe flas me ta shumë buzëqesh, me hënën e bukur dhe qiellin krejtë pa re. Këta jane shokët e mi, të mirët të çiltërtit, të thjeshtët, të mençurit, të pastertit , të dëlirët.. Pastaj ç’mu kujtua!!


dhe zogjte çamarrokë, oh sa shumë kënaqem i kam të tërë shok. Rrugën e mëngjesit, kur unë shkojë në punë, ata afër meje, këndojnë gjithnji e më shumë. Oh çfare sysh qe kanë, të pastër, të mirë, vetëm u shkëlqejnë , zogjtë janë ëmbëlsirë. Valentinë 15 Janar 2014


*********************************** Kur dy zemra. Kur dy zemra bashkohen, edhe qielli lumturohet, kur mes tyre ka dashuri, është vërtetë nje mbrekulli. Kur dy njerez mirë-kuptohen, kanë arsye , dhe llogjikë, hapin udhë dhe tolerohen, nuk ka natë por vetem ditë. Kur dy zemra lumturohen , edhe bota ëmbëlsohet, dashuria është veç mbret. Vlerë e saj do t’rrojë përjetë. Valentinë gusht 2014


************************************ *********** Lëre njeriun të qetë . Hej , ti djallë i keq , largohu nga njeriu i shkretë. Lëre ,të gjorin në hall të vetë, ik, dhe rrokullisu në greminë përjetë. Lëre njeriun, të jetojë jetën e tij të mirë, shpirtin, gjithsecili ta ketë me virtyt të dëlirë, mos e josh me lek , me poste apo e pushtet, ik mor djalle me bri , lëre njeriun të qetë. Valentinë mars 2014 ************************************ ******************** Më pëlqen jeta ne fshat.


Më pëlqen kaq shume jeta në fshat, me ajrin më të pastër, e me tokën më të begatë, traktori nëpër fushë, dhe bari shume jeshil, dhe pulat edhe zogjtë, të qeshura mbi lëndinë. E dua aromën e fshatit , se eshte krejtë e vecantë, qetësinë dhe hijeshinë , aromën dhe pastërtinë, ujin te burimi , ja aty pranë tij, dhe njerezit bujarë , të qeshur e zemërmirë.


************************************ ************************** Moj toka ime e mirë Është e bukur kjo Shqipëria, Seç ka një aromë , më të mirën në botë, balta, dhe ajo vjen një erë që se shpjegoje dot, erë malli, per ata që dikur kanë fluturuar si shqiponja mali. Seç ka nje vezullim vendi im, në netët e errëta e të pandricuara mirë, toka arom-plota hijeshi pafund, zogjtë që këndojnë, e fluturat seç vallezojnë. Eshtë kaq i bukur ky vendi im, dhe pse me baltë,


apo tek tuk ndonjë shkrepëtim apo gjëmim.. Moj tokë e virgjër , e mençur ashtu pambarim, o toke e lartësuar, o mbrekulli e bekuar. Valentinë ************************************ ************************** Moj tokë e ngrohtë. Të dua ty moj toka ime, e do të dua gjer sa të vdes, këtu kalova fëmijërinë time, kujtim i ëmbël aty do t’mbesë. Të dua shumë folezë e ëmbël, je fllad i lehtë, aromë e mirë,


me ty unë shpesh e hapa zemrën, këndova këngën , më të dëlirë. O toka ime, folezë e ngrohtë, je shkëmb i ëmbël , je gji i ngrohtë, je erë e mirë , në kaltërsi, shqiponjë e mençur , plotë hijeshi. Të dua shumë moj toka ime, se më ke rritur me aq mundime, një nënë e mirë ke qënë çdo kohë, O shpirt i mirë, moj tokë e ngrohtë. Valentinë mars 2014 ************************************ ************************* Në udhëtim.


Udhëtimi përmes shiut pambarim, nga xhami , arrijë të dallojë kërcimin e piklave mbi asfalt, pemët dhe krejtë rruga ,qe veshur me një shkëlqim, një vezullim ngjyrash ,qe dukej ja atje më largë.. ************************************ ************************* Një mall i tretur. Një mall i fikur , një mall i shuar,


ngadalë - ngadalë , si dritë e zbehtë, në tokë të largët , në dhe të huaj, ky mall i fjetur , këtu do t’mbesë. Anijet ikin dhe sërish vijnë, me valë përrballen , dhe me det gri, me diell me shi e pak stuhi, ky mall i tretur, këtu do t’rrijë. Valentinë mars 2014 kuçovë ************************************ ***************** Sot është e dielë.


Sot është e dielë, me diellë, parku i qytetit qenka mbushur plotë, voglushë edhe flutra , seç vallzojnë tok. zogjtë lartë në pemë , mirëmëngjes po thonë. Sot është e dielë, oh sa ditë plotë diellë, lulet paskan çelur, se është dhe pranverë, kjo pranverë plotë diellë, e ëmbël erëmirë, stina që gëzon, fëminë dhe pleqërinë. Sot është e dielë, ky mëngjes plotë diellë. Valentinë

FUND


************************************ *************************


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.