Hijeshine e qiellit tim

Page 1


ZOT I MADH. Zot i madh i tere qiejve, mbret mbi mbreter, himn mbi himne, shpirtemire ne jete te jeteve, gjalleri e jetes time. Ti na mbush, na frymezon, rruge te drejta na ndricon, ti je drite , ushqim i ri, je i paster si flori, Ti je mjalte , po mjalte e rralle,


je i paster si Kristal, je nga me te rrallet margaritar, je i delire si me i vecanti koral. Mendjet tona i pastron, edhe rrugen na drejton, here ne prove dhe here ne bese, shpirti tek e mira do t’mbese. Zot i madh i tere hapsires, kaperzimi drejte se mires, ti je yll qe na ndricon, ti je embelsia jone,


Ti je cdo gje per ne, ti je me e mira re, ti je qiell drite dhe shpirt, je kuptim i mencurise. Ti je vlere nje vlere e rralle, fjale e vepra prane e prane, ti i meriton “LAVDITE” TI JE MBRET I MIRESISE. Shpirti vetem do kendoje,


ne cdo kohe e cdo moment, bija jote forte te do, ti je me i miri referent. Zhdukur idhujt dhe levdatat, porsi era jane shamatat, piedestalet gjer ne re, ndotur shpirtrat si hale. Zot i mencur, shpirt i mire, na rri prane dhe na jep drite, rrugen tone perhere ndricoje, edhe shpirtin frymezoje.


Ti je himn , ti je LAVDI, ti je jete je perjetsi, large urrejtjes dhe tradhetive, prane buzeqeshjes dhe miresive. Drita jote na gezon, drejte te mirave na con, vlere e madhe qenke ti, zot i mencur, urtesi. Do te dua, gjer sa t’jem, shpirte-paster do ngel cdo here, do punoje per miresine,


edhe kurre sdo kerkoje lavdine. Zot i mencur i tere qiejve, ti je vlere ne perjetsi, ti je diell i tere diejve, ti je vetem embelsi. ******************** UNE KEMBENGULE Shume kembengul , tek parimet dhe vlerat, Tek e ardhmja me e mire,, tek synimi me I dlire. Ere ciltersie , dua te ndieje perhere:


E rrethuar mes lulesh te blerta, e ngrohur nga dielli I mire cdo here. Kembengule tek dashuria e paster, Ajo qe s’te njollos as shpirtin dhe as trupin, Kembengule tek miresia pambarim, Qe eshte nje oqean vlerash plote kuptim. ***************** UNE BESOJE Une besoje se Perendia eksiston. Por nuk besoje tek ata qe emrin e tij shfrytezojne,


Nen maska te pafundme , vrasin edhe presin, Lahen edhe lyhen , krihen , pastaj qeshin. Perendia yne , eshte vec dashuri, Na do shume na do , dhe sdo pabarezi, Ai eshte vec nje , mbret ne qiell te ri, Ai do mbretroje, ai eshte nur e lavdi. Une besoje tek Perendia, Por nuk besoje tek mashtruesit e erresires se fjetur, Une besoje tek dashuria,


Shume e dua erresiren te shkrije si gjalp I tretur, E dua kaq shume paqen te pushtoje gjithe boten, Te mos vdesin femije, te shkelqeje cdo kombesi, Sepse duhet te dominoje ndjenja e dashurise, Ajo eshte themeli me I paster , qe lulezon thelle rrenjet e ciltersise, sepse Toka jone eshte kaq e madhe ,


ka natyren e shkelqyer, ka lendinat si sorkadhe, ka dhe diellin , burim-shumin, zanafillen e vete jetes, ai del ne cdo mengjes, dhe shkelqen mbi bar e ves. Po jo vetem kaq; burimet dhe perfitimet prej tij Jane vertet gjigande , dhe skane aspak shpenzim, Vetem duhet vemendje, dhe shume dashuri,


Dijet qe ne marrim, ti veme ne sherbim te ri‌ Une besoje vec tek e mira,

U MBREKULLOVA I thashe detit , te ruaje gjithmone pastertine, I thashe qiellit te sjelle tek ne cdo cast ciltersine,


I thashe eres, te shperndaje aromat me te mira qe eksistojne, I thashe natyres, te kujdeset per zogjte qe vec kendojne. E mora pastertine e atij deti te sinqerte, E futa ne shpirt aty te qendroje perjete, E mora ciltersine e qiellit zemer-mire, U ndjeva si nje flutur kraheshkruar ne hapsire. I mblodha aromat me te mira qe eksistojne,


Si ruajta vec per vete, po I shperndava ngado, E putha natyren , qe na fal vec bukuri, U mbrekullova me diellin, me te lartin himn-lavdi. ********************** TI JE CDO GJE Zot i shtrenjte dhe kaq i mencur, Ti je himn , ti je lavdi, Ti je shpirti me i dhemshur,


Ti je nur , je krenari.

Zot i madh dhe kaq i bukur, Here je zog dhe here je flutur, Fjale te mira transmeton, Ti je fron qe mbreteron.

Si fuqi a si ndjesi, me i larti je gjithmone,


ne te shohim dhe te ndiejme, permes veprash ty te gjejme.

Kaq i mire dhe kaq i embel, Ti je nur edhe lavdi, Ke nje shpirt aq shume te dhembsur, Je vec drite dhe drejtesi.

Ti je fryma e krijimit,


Ti je drita e njerzimit, Je kuptim qe nuk shteron, Ti je engjell qe gezon.

Fryma jote shpirti yt, Na jep njohje na jep drite, I gezon ti bijte e tu, I do forte dhe u hap syte.


Zot I shtrenjte dhe kaq i mencur, Ti je himn ti je lavdi, Ti je shpirti me i dhemshur, Ti je nur , je krenari. ********************* THEMEL I SHENDOSHE Era e mire oh sa te larteson, Aroma e saj e delire , shpirtin gjithmone e frymezon,


udhen qe ne bejme ajo vec e pastron, kjo era e thellsive e paster ngel gjithmone. Era e shtrengates, Shpirtin ta ngacmon, Te ligun e acaron, Andej kendej e con, I drejti dhe I miri Ne themele te forta Gjithmone qendron.


*********************** TE GJITHA PER NJERIUN Turrfullon toka nga inatet e njeriut, Nga munges e dashurise, Dhe nga shtimi I babzise, Dielli qe atje tej u lodh Se shperndari rreze-cudiberese Qe njeriu te afrohet Qe njeriu te tjetrsohet


Dashuria si themel jete Te lartesohet, U lodhen yjet bashke me henen Te gjitha vec per njeriun Qe te kuptoje rendesine E me te pastertes dashuri. ************************ TE GJITHA BASHKE. Më e ëmbla, është pranvera , plotë lëndinat si përhera. Lulet çelin në çdo anë, oh ç’te mirë aromë që kanë.


Më e ëmbël toka ime, ku kam ngrënë ato thërrime. Ku kam hedhur hapin e parë, k'tu kam qeshur dhe kam qarë. Qelibarë dhe shume i rrallë, dashuri e prindërve tanë, që na deshën me gjithë shpirt, që punuan natë e ditë. Mjaltë përralle fjalë e gjyshes, që tërë natën thurrte triko,


kurrë su lodh e su ankua, trimëreshë e lartësuar. Sa e ëmbël është familja, kur s’ka hile a djallzira, kur të gjithë mendojnë për mirë, është qëllimi më i arrirë. Sa i lartë ky Zoti ynë, që na do , dhe na mëson, fjalë e tij, porsi kristal, mendje-shpirtin na ndriçon.


Sa e ëmbël qenka jeta, kur ti do dhe fal gëzim, mbrekulli është e verteta, çiltërsi në qiell të mirë. STOP I THEM MERZISE Të kap, më kap, na kap. Dhe fap ...ikën prapë me vrap. Ndodh që s'do të iki, do që t’na mërziti, qesh që ne rrimë ngrysur, me vështrimin humbur,


pa shkak , apo me shkak, kjo s’është e drejtë aspak. Stop i them mërzisë, qëndro ti largë njerzisë ******************** SHPETONI PLANETIN Ka kohe qe po na thote, Me zerin e tij te forte, Ne cdo menyre te plote: “A me shpetoni dot!!” Ne njerezit pa kuptuar,


Akoma se kemi kuptuar, Mendojme per veten tone, Planetin se degjojme. ************************ SHPESH NDIEJE DHIMBJE Shpesh-herë, ndjejë frikë dhe ankth, për gjëra të kota, për gjëra pa vlerë. Për një të lehur qeni, apo... për një të trokitur nate në derë. Shumë herë , ndjejë neveri, për sahan-lëpirësit me fytyrat si lubi, për njerëzit pa karakter, që përqafojnë furtunën


plotë erë, dhe stuhi. Shpesh herë, ndjejë keqardhje për pleqërinë e braktisur, shpirti më coptohet, zemra me lëndohet. Ndjeje dhimbje në kraharor, për vendin tim që s'po mëkëmbet, për varfërinë shpirtërore, për katastrofën natyrore. Ndjejë dhimbje për fëmijët e braktisur, për gjyshen e menduar, mbi dritaren e vjetëruar, për prindërit kur i humbasim, e më si shohim dot,


dhimbje ndjejë në shpirt, e sytë më bëhen lot. *********************** SHPESH HERE. Shpesh here rri edhe mendoje, Shpirtin koha ma ngacmon, I hedh syte dhe shoh verrdalle, Njerez te etur, lamkimtare. Qe nuk shohin se c’po bejne, Neper gracka paskan rene, Ngritur ndoshta edhe vete, Gracka per te ber vec keq. S’paskan pasur fare shpirt, Kaq te etur!! Kaq te ligj,


Jane kudo dhe zemer s’kane, Vec trillim ne mendje kane. Shpesh here rri edhe mendoje, Shpirtin koha ma ngacmon, Eshte kjo kohe kaq e pakohte, Turrbullire kudo ne toke. Nje ilac per njerezine, Qe te shtoje shume dashurine, Te punoje me perkushtim , Dhe te beje cdo gje te mire. ************************ SHPEJTO Te turbullta keto kohe,


Erresira duket se po dominon, Dhe ne fakt ajo koke-gjate, Shpirte-zeze dhe ze-rosak, Po troket ashtu trak-trak, Mbi cdo qoshe apo sokak, Ajo s’ngopet , do hapsire, Ajo vjen era kellire, Ndaj me koken si llambe e fikur, Ngeli vec duke trokitur, Kur ndesh driten ajo stepet, Syte I vriten , dora I ngelet,


Nuk troket as nuk bertet, Para drites , ajo vec hesht. Te turbullta ne fakt keto kohe, Dhe vitet qe do te vijne Me shume do turbullohen, Se po iken dashuria, Njerezit po behen te ftohte, Kerkojne perhere te xhvasin Dhe sillen si robote, Jane shtuar imoralet, Te pistet , dhe tinzaret,


Se duan pastertine , Kenaqen me ndyrsine, Ndaj ka kto kohe plote vujatje, Vrasje dhe aspak paqe, Por Zoti I shikon Ne zemer gjithcka shenon, Ai si projektuesi me I madh I Universit, Nuk eshte se si vjen keq , Nuk eshte se nuk na do, Te miren e pelqen, Dhe rrugen ja ndricon,


Packa se erresira ne fakt duket se po dominon. Te trubullta keto kohe, Te lutem Zot!- shpejto. SHOH NJE DIELLE. Shoh nje dielle , e shoh nje drite, Mbi te gjitha lartesite, Eshte I mire dhe kaq I drejte, Diell I mencur I sinqerte. Cdo here del edhe buzqeshe,


Me I larti eshte plote vlere. ************************* SHITES AMBULANT Tre pako , nje mije leke , Urdheroni caj, Degjohet rituali , Ne cdo cep dhe skaj, Shites ambulant, Enden dite dhe nate,


Mbledhin edhe shesin Gedhihen ngrysen prape. SA KRENARE QENDROJNE MALET E LARTA. Malet e krijuara shume kohe e dite me rradhe, Uji I kulluar, burim qe nga qielli, Nisi qe te binte si margaritar, Sa bukur jane renditur, vitet e ketyre maleve, Grimca nostalgjie , koha ka shenuar,


Rrebeshe , flake dhe uje, mbi to shpesh here kaluar, Rremuje apo furtune, shpesh here dhe turrbulluar. Ajri me I paster qe nga malet vjen, Pastaj zbret lehte lehte , mbi fusha apo qytet, gurgullojne ujrat, te pastra , te rralla, mbushen shpirtrat plote , me ndjesi te bardha. Kto male te larta, burim pastertie,


Jane aty pa fjale, me nuance magjie, Krenare kane qendruar, Ne shekuj dhe ne vite, Shqiponjat kane fluturuar, Shtepine aty kane ngritur. Sa te mire keto malet e larta Mjalte dhe qumesht nga to dalin burimet e arta. *************************** QAU DHE QESHI


Ai iku, e mori fatin e tij neper duar, E rrotulloi ashtu si ai deshi, Neteve te trishta , shpirt perdelluar, Ai iku , qau dhe qeshi. ********************* PSE S'ZHDUKEN NDONJEHERE! Te gjitha luftrat behen per te pasur Sa me shume pushtet , territor


Te jete nje pale me dominuese Te lartesohet me nje fuqi “ mashtruese” Te gjitha luftrat nje turi kane, Une si jystifikoje, them qe te demshme ato jane, Sepse vriten njerez dhe jeta eshte e shtrenjte, Kto luftrat e mallkuara : pse s’zhduken ndonjehere!!! ************************ PRAPE JETOJNE


Se di pse dimri , ka pak trishtim, gjysëm- zymtësi, gjysëm- nostalgji. Dita zvogëlohet , zogjtë fshihen në pemë, rrugët e asfaltuara, nga ngjyrat e shiut rrëzëllejnë. Se di pse dimri ndonjëherë është aq i ftohtë, bubullimat edhe të trembin , duket sikur toka rënkon, njerëzit që nga perdet , dimrin rrinë vështrojnë, Por prapë , ata jetojnë , jetojnë jetojnë jetojnë. **********************


PO SHUHEN...JANE SHTUAR Mes paktesh te fshehura, Te erreta si nata e zese, Mes ideve te xhveshura, Si erresimi I kote I ferexhese‌ Po zgjohen faraonet , Po ngjallen ish diktatoret, Toka serish do tronditet, Dhe qielli po prape do merzitet, Mes paktesh te fshehura,


Po zgjohen prostitutat, Te veshura te xhveshura, I zune qoshkat dhe skutat, Po zgjohen , jane zgjuar, Po shuhen , jane shtuar.. ************************ PO DEGJOJE Po degjoje kengen e zogjve, Ciu-ciu- neper peme, Here ne kor , here vec e vec, Shpirti u kendon cdo here.


Po shijoje nje lumturi, Kaq te madhe , kaq te thelle, Me e bukura ndjesi, I jep jetes vetem vlere. Po degjoje vec ciltersi, Ne menyren me te mire, Mes natyres embelsire, Edhe diellit me te d'lire. ************************* PER HIR TE ZOTIT. Per hir te Zotit, veproni me maturi,


Mos thurrni komplote , mos shkoni drejte tymit te zi, Ju gjykates , hetues e prokurore, Mbani drejtesine, gjykoni drejte ne cdo kohe apo ore.. Ju o mjeke , vellezerit tane jeni, Shkrini gjithe aftesite tuaja, me te miren tuaj jepni, Se jemi te gjithe vellezer shqipetare, Apo ndoshta e kini harruar qe nga kjo toke kemi dale!!! Perse pini alkol kur kryeni nje operacion!!!!! Pse spo e kuptoni , se kjo rruge asgjekundi ste con!!!


Dem I beni vetes , dem dhe shoqerise, Njerezit ikin, vdesin ‌. Dhe prape nuk kthehen serish‌ Lerjani kte pune Zotit, ju jepni me te miren, Mos rripni e mos xhvasni, por beni mire detyren. Per hir te Zotit po ju them: Shtoni dashurine dhe jo pasurine. ************************** PASTERTI Gurrgullojne ujrat nga malet,


Bore te bardhe , aq qelibare, Bashke me Zanat si sorkadhet, Duken si nje mjalte I rralle. Hijeshi ka kjo natyra, Me e mira me e delira, Mbushur plote me cicerima, Melodite me te arrira. ********************* PARAJSA NE DUART TONA. Parajsa ne duart tona,


Eshte aty , shihet me sy, Ndihet me shpirt, Eshte si freski, Mjafte qe te shtojme Vec dashurine, Te shuhen lufterat Mani e kote, Te kete vec paqe, Kudo ne bote, Parajse e mire, Eshte pra ketu,


Toka e shenjte Eshte vec per ju, ******************* Paqe & harmoni. Zoti e krijoi token , per njeriun Te gjitha mbrekullite qe jane siper e poshte saj Bashke me ata zogj qe fluturojne ne cdo skaj, U krijuan dhe I sherbejne njeriut, Ishte si te thuash nje harmoni e paster,


Ishte si nje qiell I kalter , pa re te zeza Pa synime te erreta , pa egoizem dhe dinakeri, Duhej te jetonim te gjithe ne paqe dhe dashuri. Kur ngreme koken larte dhe shohim pafundsine, Qiellin bashke me diellin shperndajne arome te mire, Dhe pse njeriu sot eshte bere porsi robot Ndjenjat , dashurine po I flake pertoke,


Po meson po ecen vrapon drejte egoizmit, Lavdite dhe njohurite , si ve ne sherbim te njerezimit, Te vrapojme pas eres , por se kapim dot, Ajo eshte e shpejte dhe shume fjale nuk thote, Era e mirsise , eshte gjithmone prane nesh, Flladi me I paster, ndjesi me t’embla sjelle. Zoti na krijoi , dhe ne si mbrekulli,


Te duam te jetojme ne paqe e harmoni. *********************** Nuk mbaroka bota. Nuk mbaroka bota , se mbarove ti, nuk ka veç trishtim , po ka dhe diell dhe shi. Gjethet e hardhive , prapë do te çelin, fshatarët në fusha do korrin, do mbjellin. Nuk ka fund trishtimi, inati , zemerimi,


zogjte gjithnji këndojnë, ëmbëlsi lëshojnë. Flutrat në lëndina, përherë do vallzojnë, shpirtrat e pangopur nxijnë nga irritimi. Përbindshat lartësohen, si një pemë pa kokrra, mbushet në brendësi me thesare toka… të fshehur e të pagjindur, si një mjaltë i rrallë, kokrra të paprekura , të ëmbël dhe qelibarë.


Nuk mbaroka bota se mbarove ti, do të ketë dhe diell , edhe netë me shi. Hëna do të dali, bashkë me yjet prapë, stuhitë dhe përbindëshat ;vdesin , ngjallen prapë… ******************** Nenat tona. Nenat tona , zemer arta, Jane thesar por shume i rralle, Mjalte dhe qumesht ato jane, Dashurine Brenda e kane. Nenat tona aq te mira,


Na dhane jeten , na dhane frymen, kane misionin me te bukur, ndaj shpesh ndihen porsi flutur, Kane perkrahjen e ndricimit, dhe fuqine e me te merit, jane te embla porsi mjalta nenat tona duararta. Te palodhura gjithmone, Fjale te embla vec leshojne, Jane burimi i se mires, Mencuri e zanafilles,


********************* Ne. Ne presim qe dicka te ndryshoje, Hapim syte dhe perpiqemi vec te kuptojme, Nuk flasim , vec heshtim , intrigen se pranojme, Hajdutet edhe vrasesit, vec qeshin dhe flirtojne. Ne presim qe perpara te shkojme,


Te gjithe vec me maska , vetveten spo kuptojme, Dinake dhe te pashpirte, kerkojme e vec kerkojme, Dhe dielli atje larte, I dhembsuri shikon… Ne duam , .. s’dime se cduam, Kerkojme dhe s’dime se c’fare Perqarke shpesh te hutuar, Te tjere porsi gomare, Pellasin papushim, su lodhen ata kurre,


Te tjere rradhe rradhe , vec dijne te ngrene flamure. Dashuria më e fortë. Dashuria është thesari me i çmuar, dashuri e pastër, ajo dashuri e praruar, dashuria s’mban inate, nuk thurr intriga, nuk të fut në qorrsokake,të tregon veç rrugë të mira. Dashuria ndryshon njerzit, i jep shkëlqim dhe hijeshi, dashuria e sinqertë,


kur në kallo nuk shkel njeri. Dashuria për perëndinë, më të lartin , më të hijshmin, ajo na jep kaltërsi, na mbush me gëzim të ri. Ajo kurrë nuk të braktis, me thesare të stolisë, zemrën , shpirtin hijeshon, dritë në zemër të dërgon. Dashuria për njerinë, jo për himnet apo lavdinë, është thesari me i çmuar, është një dritë e lartësuar. Dashuria për natyrën , më të ëmblën, më të dlirën,


lulet , pemët fushat plotë, veç ti duam te gjithë tok. Dashuria ,dhe për kafshët, Dhe ato e bëjnë një punë, janë të mençura, janë të brishta, tokës tonë i japin nur. Dashuria më e fortë, Që troket porsi një zog, është ajo për më hyjnorin, çiltërsinë , atë diellorin. Zotin tonë që na do shumë. Ndjenjë-plotin dhe gas-shumë, Që mendon vetëm për mirë, si themel ka dashurinë.


Drejtë së ndershmes. Nga pislliku nuk ke ç'farë mëson, po hyre në mes tij, errësira do të mbulojë, do bëhesh si tapet , ku do kalojnë të tërë, do iki erë e mirë, do shkrihesh do bëhesh rërë.. Nga marrveshjet e këqija, do të të iki përgjithmonë qetësia, dhe do ngelesh krejt i vetëm, s'do ta gjesh kurrë të vërtetën. Mos syno ti errësirën,


thellë në tokë ajo të con, mendje-shpirtin edhe zemrën, asnjiherë s'do ta gëzojë. Era blozë dhe era tym, ka në gji të saj çdo herë, pse nuk rend pas të vërtetës!, ajo është veç jetë dhe vlerë. Drita është gëzim dhe shpresë, është shkëlqim, është edhe vesë, është një diell që s'mbaron, është një frymë që veç ngulmon. Drejtë së mirës , drejtë se ëmblës, drejtë së ndershmes , dhe drejtë këngës.


E shtrenjtë kjo tokë. E heshtur kjo botë, shumë e çmuar kjo tokë, më e ëmbël se vetë mjalti, erë-mirë porsi zambaku. Se di pse e heshtur qenka prapë kjo botë!, ca zhurma vijnë e ikin, ca tinguj kaq të kotë.


Kërkojnë të transmetojnë, kërkojnë të imponojnë, kjo botë, qenkemi ne, kjo botë , ku dhe ti je. Një botë mes kaq shumë botësh, shumë zhurmë mes ca robotësh, Lëvizjet aq njëllojë, dhe fjalësh gjithfarsojë. Kjo tokë është kaq e ëmbël, e ndjejë , dhe shumë e dua,


kjo tokë është si një ëndërr, kjo tokë kaq e praruar. Me diell, në cdo kohë, me stinët aq të mira, me lule dhe zambakë, me fushat si ëmbëlsira. E heshtur dhe kjo botë, e shtrenjtë perjetë kjo tokë. Vlera jote =thesar i vërtetë


Nënë , unë dua të të them dy fjalë: Ti je më e bukura, ti je më e ëmbëla ti je margaritarë po aq shumë i rrallë, ti je dritë, që na ndriçon, ti je dhembsuri që nuk shteron, ti je natë pa gjumë, ti je kuptim, që çdo ditë ndrin aq shumë. Nënë e shtrenjtë , e mirë përjetë, vlera jote , = thesar i vërtetë. Valentina korrik 2014



Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.