KAM KUPTUAR Kam kuptuar;) qe ne k’te bote jemi thjeshte kalimtare, jemi qenie njerezore, qe enderrojme nje bote parajsore, e ne fakt, c’po bejme?? Ne per ta pasur ate bote?? Po rendim pas jetes se shfrenuar, po kthehemi ne ca robot!!
Ku fjalet e perseritura si telekomanda te ngujuara, Fillojne e kurre nuk mbarojne, e ne vesh te shurrdher shkojne!! Ne jemi te perkohshem, mandej diku do shkojme, Do shkrihemi, s’do humbim, energjine ne hapsire do perqafojme, Dhe shpirt I ngazellyer, si dielle si re e mire, Me besoni une e ndieje , do punoje dhe ne hapsire, Aty ku mjaltezohet, e mira me te super-miren, Do jemi aq te gjindshem, ne gjirin e hapsires…. Dhee, thjeshte ketu jemi te perkoheshem, Ne nje kohe te gjindshme, me ere te pakthyeshme, Dhe natyra meme, kerkon te thote dicka , Me gjeste a me shenja, e mira qendron ketu Brenda, Ruajeni pasurine , thesarin qe s’vdes kurre, Ai te mbushe plote drite, ai te jep vec nur…
Valentine shtator 2014 Kucove
E dua. E dua buzëqeshjen e çiltër, të gjetheve lozonjare. E dua atë erën aq të pastër , me një fytyrë qelibare, e dua kaq shumë diellin, magjinë e shpirtit tonë , dua që fytyrat e fëmijëve, të shkelqejnë porsi diell gjithmonë. I dua perherë , ata njerëz aq të drejtë, që punojnë me djersën e ballit, dhe jetojnë me dinjitet, i dua retë e pastërta, dhe qiellin të jetë mbret, dua paqen mbarë-botërore , në çdo fshat apo qytet.
E dua dinamikën e gjallë njerëzore, forcën , energjinë, ndjenjën dhe mirësinë, ecjen perpara , zhvillimin apo teknologjinë, por ama; duke qenë në përpjestim të super drejtë, me miresinë. Sa dua që njeriu të ngelet vec njeri, me gjakun ndër deje , dhe shumë largpamësi, të dojë fortë natyrën , hapsirën përreth saj, të bëjë më të mirën, dhe kurrë mos t'bjerë në faj. E dua botën të ndryshojë veç për mirë, zënkat dhe shamatat, të humbin në errësirë, të punojmë shumë , e të fjalosim pak, dijet që ne marrim, ti mbjellim rreth e qark. Valentina gusht 2014 Kuçovë
PERHERE DO TE DUA. Te dua toke, o toka ime, Je kaq e embel, plote me bekime, Ere miresie, une shoh ngado, Mjafte qe te prekesh, mjafte pak te t’shoh.
Aroma jote, ere dliresie, Dhe syte e ty, shkelqim femije, Floket e gjate porsi ujvare, Shpirti I thelle, zemer-kristal. Te dua shume , e shtrenjta ime, Ndaj jam ketu ,te toka ime, Ktu ku jane prehur, te paret tane, Gjysher, stergjysher, ndricimin na lane‌
Perhere do te dua, me shume se me pare, Nga ty kurre sdo ndahem, o shpirt qelibare. (Kete krijim ja kushtoje dashurise per vendin tone te shtrenjte, per token tone qe na ra per pjese, te lindim , te hedhim hapat e
para , dhe te krijojme familje e te jetojme denjesishte dhe miresishte ne harmoni te plote me miresine, Mesazhi im eshte: Duajeni vendin ku u lindet, jeni krenare per token qe ju rriti , ngado qe te shkoni mos e mohoni atdheun tuaj te mbrekullueshem, mos e humbni dashurine ndaj tokes meme, te mos duash token dhe atdheun tend eshte njesoje sikur te mos duash prinderit qe te kane bere koken).
Valentina gusht 2014 kucove
NE ZEMER DO TE KEM.
Ne zemer te kam moj natyre, Je e mbrekullueshme , je drite dhe pasqyre, Je vete ciltersia, je mis bukuria, Kur syte te shkelqejne, buzqesh gjithe hapsira. E bukur vertete je, nuk kam pse ta fsheh, Lulet arom-mira, fluturat e delira, Gjethet e hardhise, te mirat e kajsise, Lule margaritat,apo karajfili i saksise, Ne zemer te kam moj embelsire, Kenaqem me shpirt kur te shoh kaq te mire, Buzqeshja jote zemren ma gezon, Harmonia jote shume me lumturon. E lidhur jam me ty , kam qene e do te jem, Se shpirti kenaqsine aty tek ty e gjen, Aromat aq te mira , te pasterta te delira, Dhe tingujt perreth tyre, shperrthejne neper hapsira. Valentina gusht 2014 Kucove
Me mirë t’mos kishe lerë… Emigrantët iken prapë, aq largë, erdhën këtu , veç për pak, mall kishin , e shume mall lanë, ikën emigrantët , ikën oh prapë largë. Ç 'mallen , vijnë , takohen, me miq apo të afërm, fytyra u tjetërsohet, nga kjo mungesë e largët. Qajne si femijë, ç'mallen pafundësishtë, kujtojnë me shoqerinë, vitet e fëmijrisë. Dhe nënës apo motrës , u mbushet shpirti plotë, gëzojnë me të afërmit, aq shumë gëzojnë ato.
Dhe ikja , ah kjo ikje, mërzitet nënë e gjorë, me gaz percjellë të birin, me dhimbje në kraharor. Se s'do që ta shqetsojë, ndaj qesh kur e percjellë, Ah ! - “Ndarje e uruar”, më mirë t’mos kishe lerë.. Valentina shkurt 2014 kucovë.
Ti je këngë, edhe jehonë. Unë jam bijë, prej Shqipërie, edhe emrin e dua shumë, tokën mëmë, që më lindi, oh!, vërtetë, e vlersojë shumë.
Hapa sytë në këtë tokë, në k'të mjaltë , margaritarë, këtu jam vërtetë aq ngrohtë, këtu ndihem , kaq rehat. Unë jam bijë e kësaj toke, dhe k'tij vendi i përkas, unë jam grimcë e kësaj bote, shpirtin mbushur plotë me gas.
Tokë e shtrenjtë , o toka ime, je thesar që nuk mbaron, je pasqyre mirësie,
ti je këngë , edhe jehon. Valentina shtator 2014 kuçovë
Ti moj vashez , moj sy-shkruar. Ti moj vashez, porsi flutur, Bele-holle , dhe sy-bukur, Ti moj lule e lendines, Arom-mire e trendelines. Dil moj dil , shpernda pranvere, Sillna gaz pra ne cdo dere, Lule je!! Apo je flutur!! Sdi kush qenka me e bukur. Eja pra dhe na kendo, Ate kengen qe ti do, Ti moj vashez moj sy-shkruar, Moj bel-holla flokeshuar.
Valentina gusht 2014 kucove
DITE ME TE MIRA DO TE VIJNE. Dite me te mira do te vijne, Te kristalta , mbushur plote arome-mire, Me e mencur do t’jete shoqeria, Dhe asnjihere s’do t’rrije vetem pleqeria. Do shkelqejne te gjitha shtepite, Diellin , mik do ta kene te gjithe, Ai do ulet gju me gju ne cdo ode a sokak, Dhe me besoni, sa harmonishem do t’jene ata malet e larte. Dite me te mira do t’vijne, do largohet pergjithnje ajo e keqe erresire, S’do kete me zemerim, as genjeshter as mashtrim, Mendjet do jene mbushur me me te mirin ndricim. Madje as etje per para s’do kete me , me besoni, Do thyhen te keqijat, ndaj sot vertete gezoni: Do qesh perhere natyra, e embela , e mira, Rete do heqin valle, aty ne kaltersira. Do degjohet vec ai tingull aq I mire, Mbushur me me te miren optimizem te arrire, Syte do te shkelqejne , te gjitheve aq shume, Zemrat do gezojne, harmonia do te rrjedhe si lum.
Falna miresi. Diell I mire ne lartesi, Falna vetem miresi, Sill nje ere qe ti e di, Une e shoh , e ke ne gji. Thyeje cdo heshtje , permendore, Mbush cdo shesh dhe shetitore, Me te mira shpirterore, Dhe me drita pastertore. Bej te mundur , diell i mire, Sill vec gaz e begati, Rrenjos vlerat anembane, Beje token si kohe me pare‌ Sill te lutem , sa me pare, Ekuiliber , paqe te rralle, Beje boten “Bote te re,â€? Ku miresia te beje fole.
Dashuria te jete mbret, Ate beje sa me shpejte, Bote pa luftra e pa arme, Bote e paqme Pa parane. Diell I mire ne lartesi, Falna pra vec miresi. (Kemi nevoje me shume se kurre per me shume humanizem, paqe si te brendeshme ashtu dhe te jashtme, siguri , dhe mbi te gjitha dashuri. Nje bote e re e mire eshte ajo ku ska as luftra , as etje per kolltuk, para dhe pushtet, por vetem per dashuri te paster e te sinqerte, per te ecur ne frymen positive pa hile , pa djallezira pa intriga apo tradhetira. Te synojme, te shpresojme, te lutemi shume per te bere te mundur, piksynimin e qellimit me te mire, atij te te qenurit njeri me gjak brenda ne deje, dhe jo ngrice dhe kallkan, reflektoni ju o njerez, ndiqni rrugen e mire, pasi ajo dihet se ku te con, cdo gje e ka nje zgjidhje , me shprese besim dhe shpirt te mire gjithcka arrihet, shpresojme qe te rregullohet bota e turbullt sa me pare , enderrojme pikerishte ate bote te paqme , ku cdo cep I tokes ne te gjithe boten te jete e mbjelle me dashuri njerezore, ku mos te kete dallime raciale , ku paraja te zhduket nga funksionimi fare, )
Valentina gusht 2014 kucove