Studimi im

Page 1


Valentina Llapri STUDIMI IM.

Studimi im, rreth botës njerëzore, është dhe ka për me ngel, gjithmonë vetëm nji!. Ka njerëz, me qëllime e plane djallëzore, ka njerëz ,


që duan të vdesin në pastërti. Kam hulumtuar mes grimcave të pafundme jo të dukshme, se ç’kërkojnë që vërrdallisen, rreth reales në vazhdimsi!, ato ndihen dhe nuk shihen, ato janë herë ajër,


dhe herë njeri!. Kam kërkuar që ta njoh, thellësinë e pastërtisë, dhe zbulova që ajo s’gabon, erë trendafili mban gjithnji. Kam zbuluar më në fund!, se ç’forcë ka lutja shpirtërore, se zemër e pastër, dhe malet i shkund,


s’mjaftohet , veç me pastërtinë sipërfaqsore, ajo asnjiherë, s’pajtohet me planet djallëzore. Kam arritur të kuptojë, nga gjithe kjo jetë që po jetojë, se dashuria


është ndjenja dhe kuptimi i jetës, sinqeriteti brenda saj, është aroma e së vërtetës. Dhe kam akoma për të jetuar, dhe jetës si trembem , jo kurrsesi, le të ketë dhe dhimbje dhe trishtime,


zemra ime , i përballon gjithsesi, Se kam një forcë aty në shpirt, se kam një udhë që është gjithë dritë, dhe le të dridhet dhe luani, dhe le të plasi edhe tufani, se kam fuqinë e Perëndisë, aty në shpirt , që më bën dritë,


ajo e di qëllimin tim, ndaj me përkrahë, me gjithë dëshirë!. Unë jam e lumtur, kur më në fund, grimca miresish i shoh kudo, Vërtetë! për besë e mira i shkund, vërtetë ajo do mbretërojë.


Lidhja e fortë me Perëndinë, që kam çdo çast e çdo moment, me jep vërtetë gjithë k’të frymzim, ajo më mbush me gaz dhe jetë. Pa të unë kurrë nuk do buzqeshja, do isha dru njeri pa ndjenja, e them shumë haptas,


s’kam pse ta fsheh, Perëndia ohhh …ajo na njeh. Se ajo na krijoi, si shpirt dhe si frymë, na nisi në Tokë, me nga një mision, që të kuptojmë, që të mësojmë, Në udhën e dritës ,


mirsira të shenojmë. Dhe djalli i frikshëm, tulatet i gjori! Po si vallë su ngop!, me gjithë k’to ligsi!, për besë këtë botë, për momentin e mori!, dhe plotë “cativerie”, shënoi në gji të tij. Njerëzit e vërtetë ,


jetojnë jetën e vërtetë, atë dinjitozen, atë ar dhe argjend, se shpirtin kanë veç ar e dritë, po ar ama të kulluar, që mbush gjithë lartësitë, se janë përherë të ëmbël, me vepra a me këngët.


Studimi im për jetën k’tu në tokë, ka erë të pastër, mirsinë ka veç shok, se drejtësia është dashuri, se dashuria, është jetgjatësi. Çdo popull , çdo komb, Të mirën të ketë shok, politikanë e deputet, ta njohin k’të të vërtetë,


të shpërndajnë çdo gjë, me zë apo pa zë, vërtetë më besoni, në shpirt trokitjen më të mirë do dëgjoni. Shpërndani mirësi dhe jeta merr kuptim të ri, çdo popull e çdo komb, k’të gjë mirë të kuptojnë,


ka ikur kohë e luftës, tjeter kohë ëndërrojmë. Mjaftë me “ cativerie”, e mira fortë do t’jehojë. E di, shpesh e kam ditur, që udha më e mirë, është dhe e mundimshme, dhe jo nga të gjithë e arrirë. Përpiqu o njeri,


kudo që mund të jesh, të kesh veç dashuri, përpiqu që ta shpreshë. Të duash nënë e babë, se ikin e s’vijne prapë, të duash motër , vlla ti duash pa hesap. Të shprehësh fjalën e mirë, se është ilaç e shërim, ajo e zbut dhe tigrin,


ajo përmirson më t’mirin. Një jetë me dinjitet është jeta e vërtetë, e them me gojën plotë, për besë, e për at Zot. Fuqi e Perëndisë, na ngrohë shpirtin e njomë, fanar i gjithësisë, më e ëmbla jehonë. Si dritë edhe si valë,


përhapet me shpejtsi, në shpirtrat anembanë, në k’ët shekull te ri. Do t’bashkohen këngët, kudo anembanë, do të mbushen zemrat, me dashuri t’pa-anë, Do t’shpërrthejë e mira, çdo komb do buzëqeshë, do t’lulzojë e dlira,


e pastërta do t’mbesë. Se nga dallaveret, e nga poshtërsia, vijnë erërat e liga, zë fill dinakëria. Unë e dua shpresën, ate kam në gji, toka që më lindi, është pikë edhe flori. Ju lutem shume o njerëz,


qendroni largë urrejtjes, pastroni zemrat tuaja, e ndizni dritën e shpresës. Si them k’to për tu dukur!, aspak me siguri, i them sot këto fjalë, me zemër plotë dashuri. Se s’mund të sillem ndryshe, se s’mundem kurrsesi,


e tillë kam për të vdekur, në timen pastërti. Unë e dua jetën, të pastër , dhe të mençur, une i dua njerëzit, dhe s’dua që t’jenë të trembur. Ju dua pastërtisht, ju male dhe lumenjë, jua them sinqerisht,


në shpirt ju kam përherë. Natyra plotë me mbush, me më t’ëmblën ndjesi, më bën herë si një zog, dhe herë si një fëmijë. E dua thellë natyrën, ashtu dhe krejtë hapsirën, e dua drejtësinë, e dua njerinë e mirë. Jeta e secilit,


qenka një studim, shpesh-herë, kam pyetur veten!, po ç’ndodhka vallë kështu!. Jetojmë në kohë “të qeta”, të turrbullta gjithsesi, ju them që e vërteta, po vjen me maturi. Ajo është fjalë e mirë ajo nuk mban inate,


ajo është dlirësi, ajo nuk është idhnake. Në kini sy ta shihni, Ja, aty pranë e kini, shikoni e mësoni, në pastërti jetoni. Dhe shpirti lumturohet, kur ndjen veç drejtësi, kur gjërat përmirsohen, në sensin më të mirë.


O popuj më dëgjoni!, largë etjes për lavdi, përpiquni të jetoni, në tuajën ndershmëri. Qëndroni në dheun tuaj, bekime paçi cdo herë, Izraelitë, Gjermanë e Amerikanë, Të duheni ,si asnji tjetër herë.


Çdo komb edhe çdo shtet, të rrije në dhe të vet, të duheni pakufijë, me t’ëmblën dashuri. E shoh që s’kane mbarim, k’to fjalët e shpirtit tim, e ndërsa rri e shkruajë, drithërima , shpirtin e përshkuajnë,


Se thellë, shumë thellë i ndjejë, të gjitha ato që them, dhe zemra jep vetveten, ajo jo kurrë s’gënjen. Studimi im, rreth botës njerëzore! është dhe ka për me ngel gjithmonë vetëm nji!. Të duhemi në mënyrën më të plotë, e jo sipërfaqsore,


ta jetojmë jeten, veç me pastërti.

Valentina Llapri.




Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.