Tregim “ Mistreci i pallatit� Valentina
Ai ishte nje njeri i shkurter, pa floke, dhe se di se sa here qe shikoja fytyren e tij me ngjasonte me nje limon te tharrte..Te gjithe ne lagje i trembeshin ketij njeriu. Ai banonte ne katin e pare te pallatit tone, dhe ore e cast e degjoje tek grindej me femijet e lagjes, Pothuajse nuk qeshte asnjihere ai njeri, pas ulerimave qe bente cdo sekonde karshi femijeve qe donin te luanin ai hynte brenda e u verviste nje kove plote me uje..Ishte shume njeri i serte dhe i tharrte tamam si limoni.Mjere ajo grua qe e kishte ne shtepi, qysh e duronte e shkreta!!! Ja qaja hallin te gjores... Dola jashte pasi e kisha lene te shkoja me shoqen time , Luenen ne biblioteken e qytetit. Kishim daten e dorezimit te librave, i bera shkallet dy e
nga dy, te shkalla e fundit u ndesha me Andonin grindavecin dhe mistrecin e pallatit. -Avash moj avash , - me thote Andoni duke shtremberuar edhe me shume fytyren e tij si limon i tharte.JU afrova edhe me afer ne fytyre, dhe pasi e pashe ne kokerr te syrit, dola menjehere jashte pallatit. Andoni ishte vertete shume njeri antipatike, jo vetem ne pallat po dhe ne gjithe lagjen. Vetem zihej me te tere , nuk qeshte kurre, dhe nje me dy porsa degjonte zerat e femijeve qe luanin te sheshi perpara pallatit ai fillonte e u bertiste e me pas u hidhte kovat me uje. Ky Andoni ishte bere vertete nje hall shume i madh jo vetem per femijet po dhe per prinderit e tyre. Pale pale po na ndalonte dhe te kalonim , na numeronte dhe daljet ai limoni i serte.. Nuk i fola fare por vetem e veshtrova me ato vetullat e mbledhura larte si per ti thene: -He , cfare ke ti!!! sta kam fare friken, Luena po me priste e kur me pa me ato vetullat perpjete me thote: po cke moj cke pse merzitesh me te,Varja dhe ti o Dea, -Po jo moj Luana jo cne une te merzitem aspak qe
jo,po me vjen inat me te se me tipin qe ka ai po me duket sikur edhe ajer te marresh duhet ti marrim leje atij me pare.. eshte bere kaq i padurueshem, po si nuk del ndonje burre e tja mbledhi tak fak ketij Andonit fytyre limonit me Luena!! he??!! Sa mire do te ishte , do shpetonim prej britmave e kovave me uje te tij.Sna le as te luajme as te bisedojme as te kendojme, e dashka lagjen ne qetesi ai zoteria, po mjere ajo grua qe e ka ne shtepi , e shkreta kushedi se cheq ajo, _Lere kete muhabet o Dea , dhe luaj kembet te nxitojme se do na mbyllet biblioteka, thote Luena duke shpejtuar hapat, rrugen e beme pothuajse me vrap, sapo mberritem atje thame titujt e librave i morem dhe serish u nisem drejte shtepise. Te kthesa e fundit sapo kaluam dyqanin e ushqimores dhe dolem para pallatit tim , na zuri syri serish burrin mistrec aty para pallatit. -Ika , Luena , po dole mbasdite merr dhe litarin me vete, Luena po shikonte gjithe frike fytyren e serte te Andonit. -He moj Luena , po apo jo??? i them une duke
veshtruar nga Luena e cila spo ja shqiste syte fytyre limonit... -Ndoshta , po i mbarova shpejte mesimet do dal , ma kthen Luena. Mire mos harro litarin , ja kthej duke e pershendetur me dore e me pas nxitoj neper shkallet e pallatit duke i kaperzyer nga dy e nga dy ashtu sic e kisha une zakon. -Do dilni ju heeeeee, degjova zerin acarues te Andonit, -Po ky spiuni ca ka me ne me, - mendova duke tundur koken e duke mos i kthyer pergjigje. Sapo hyra brenda ne shtepi ndjeva eren e mire te supes qe kishte bere gjyshja ime. Aman o gjyshe, sikur ta dija qe kishe bere supen time te preferuar, uuuu cfare arome fantastike, Hjade te te puth nje cike ne faqe , se te kam te mire, i them gjyshes e afrohem ta puth ashtu sic beja cdo here qe kthehesha nga shkolla. -E di si je ti??i them pas disa sekondash -he , thote gjyshja me garuzhden ne dore.. -Hidhe supen te pjata nje here e pastaj ta them:) -Nena qeshi dhe pasi e mbushi pjaten me supen e saj te vecante e te shkelqyer , po priste se cdo ti llomotisja une.. -Ti je nena me e embel e botes, e tere planetit e mbare
universit, je nje gjyshe ideale. Ti je akullore me sheqer i them une nderkohe qe provoj supen e shijshme. Gjyshja largohet duke qeshur e kenaqur e duke tundur koken , Pastaj kthehet prape me nje pjatance shume te madhe me sallaten time te preferuar si dhe nje pjate me molle te kuqe flake. -Po ti , vazhdon gjyshja e di cfare je???he?? -Jo , ja kthej une se di, ma thuaje cik shpejte cfare jam :)deri ne tre, njeeee dyyy tre , thuaje pra, Ne fakt une e dija se cdo te me thoshte gjyshja pasi kete gje e benim cdo dreke ne te dyja. -Ti je karamele zana ,gjyshja me therriste karamele zana, ndoshta sepse une i pelqeja kaq shume ato, sa bliheshin asnji nuk ngelet , ato boshatiseshin direkt sa hap e mbyll syte:)i haja une qe te tera. Me pelqenin shume shume , sidomos kur i mbaje ne goje pa i kafshuar , dhe ngadale ngadale ato shkriheshin dhe ne fund beheshin si cumcakiz. Qesha me gjyshen time te mire e te palodhur asnjihere , dhe pasi mbaruam dreken u futa te dhoma per te bere detyrat. -te ndihmoj per pjatat?? i them gjyshes
-Jo moj cupke , jo se i ben nena keto pune ti vetem meso , U mbylla ne dhomen time dhe hapa librat , para syve me doli fytyra e mesueses se matematikes, kisha nje goxha ushtrim te veshtire per te bere, dhe sa inat spo e beja dot,mbi te gjitha duhej te lexoja dhe librin qe mora ne biblioteke pasi neser kishim lexim jashte-klase e duhej te dija per cfare bente fjale ai liber qe te mos me mbyllej goja asnji cast ne oren e letersise.Ne fakt letersia me pelqente shume shume, ndersa kjo matematika hic fare, dhe ja ku isha tani perpara nje ushtrimi plumb te rende, dhe kjo mesuesja ku i gjente keto problema kaq te veshtira!! -Po sikur tja kepus kot nga mendja nje here , skam cte bej tjeter, Mesuesja e matematikes gjithmone thoshte:Me mire bejini gabim detyrat sesa te me vini me fletoren e bardhe pra pa shkruar asgje prej gjeje , dhe une i rashe pak shkurt , e bera ushtrimin ashtu si e mendova , po e dija qe ishte gabim ne fakt.. Ohuuu do merrem me letersine , dhe me te shpejte mbarova ushtrimin dhe matematika u fut direkt ne cante... Nxora librin jashte-shkollor dhe pasi u mbeshteta te jasteku mire e mire nisa nga leximi, nuk ishte dhe aq i
trashe , dhe po ta lexoja panderpreje mund ta mbaroja shpejte e te krijoja idene kryesore te tij, Degjova disa te bertitura qe vinin nga jashte dritares time, _Ishte zeri i limonit!! -Mosss tani e gjeti ky me , qe mua me duhet goxha perqendrim!!!!!Ai po zihej e po u bertiste disa femijeve te vegjel _ Sa inat!!!!!!! me erdhi, -Po ky!!- spaska pune tjeter per te bere, por tere diten e perendise vetem llafe, -Po boll bertite , se do mesojme neve tani, boll -Ik moj pipiruqke, degjova zerin e cjerre te Andonit. Andon mistreci jo vetem qe po me linte pa mesuar, mua dhe shoqet e mia,pasi nuk perqendroheshim dot kur degjonim zerin e tij si luan,por i frikesoi kaq shume ata femijet e vegjel qe po luanin me top,saqe njeri nga ata kur pa fytyren e idhnosur e te tharrte si te limonit te grindavecit Andon,per pak sa i shpetoi nga frika, Andoni u hodhi tre kova me uje femijeve. Une e pashe kete gje nga dritarja , pasi isha nje kat siper tij dhe me thene te drejten mu ngriten floket perpjete nga inati. -Kush ishte ky fytyre-pastice qe po na fuste friken deri
ne palce?? -Ta shikoje ky tani se cfare do ti bej une, Hyra brenda e mora nje kove te madhe te kuqe plote me uje -uaaa ca ben moj Dea me tere ate kove!! thote gjyshja me habi Rri o nena dhe ti me le rehat Dal ne ballkon dhe ja vervis ne koke te tere koven me uje Andonit limonit Ai u lag i teri dhe nga koka dhe nga trupi, Dukej si rosak i lagur ne shi , -O nenaaa hajde shikoje hahahhahahhahahaha cja bera mire , hahahhahahhahaha Vogelushet poshte pallatit po qeshnin bashke me Dean.Andoni dukej tamam si rosak i lagur. Nena hyri brenda duke ma bere me shenje: -Ca bere moj Dea!! me ate do merremi ne tani, Nena nxitoi drejte deres se jashtme dhe pasi e mbylli mire e mire me celes . Une zgjata koken nga ballkoni e po beja sikur po shikoja natyren, -Pa hajde poshte ti moj shejtanke , pa ta rregulloj une mire qejfin ty , uleriste Andoni i bere uje,-E cdo me besh , ;) - pa ma thuaje nje here, thuama
-Fol pra fol i them une me ze shume te forte , duke mos e prishur fare terezine per fjalet e Andon llafezanit. Hyra brenda dhe pashe gjyshen e cila vertitej sa andej kendej neper kuzhine.. -Po cna bere moj cupe , po sikur te vije ai tani ketu?? me ate do merrem une, pupupu moj cupe pse i hodhe uje dhe ti!!!! -O nenaaaa nuk rrohet me frike , i them une dhe shkoj te hap deren. _ E mire ja bera , mori ate qe meritonte.I hoqa llozin deres se jashtme dhe hyra serish te dhoma ime qe te perqendrohesha per leximin e librit . Nuk vonoi shume dhe te dera e jashtme u degjua nje e trokitur e forte , madje jo nje po tre kater pese, derisa une nxitova per ta hapur deren. Gjyshja ma beri me shenje: mos e hap se eshte aiiiii ohuuuu ja kthej une dhe sa hap deren shikoje fytyren e lagur te mistrecit te pallatit. Andoni qendronte me nje fytyre te eger perpara deres time.Ma kapi veshin e djathte aq forte saqe direkt mu skuq e mu be si molle e kuqe. -Moj mistrecke pse ma hodhe ujin ne koke ti he pse Po me dhimbte aq shume veshi, me doren tjeter munda te shkeputem prej tij, e duke shtrenguar forte
dhembet, e me vetullat e mbledhura larte me njera tjetren i bertas kaq forte saqe tundet i tere pallati, -Ore mistrec pse u hodhe uje femijeve te vegjel ti, me kthe nje here mua pergjigje ti e pastaj te kthej dhe une ty, dhe i afrohem ne fytyre aq shume saqe Andon mistreci u zbraps dy hapa pas... Gjyshja u mat te zbuste pak situaten po une i dola perpara duke i thene: -Lere o nena lere , ky spo na le rehat, kur dalim qe te luajme ky na bertet dhe uleret si i marre,edhe kur mesojme ky na shqeteson, -Ky njeri duhet te mesohet si te sillet dhe pike. -Kuptove!!!- i kthehem me pas Andonit i cili pa e zgjatur iku drejte katit te pare.. -Hyra brenda dhe pashe veshin te pasqyra ne korridor , ai dukej tamam si molle ishte bere flake i kuq, po me dhimbte shume. -Aman dhe ti o Dea, me thote gjyshja pas pak , nuk kishe pse te silleshe ashtu me te, -Ohu o nena , dhe ti, e di qe dhe veprimi im nuk ishte i mire , po te them te drejten u kenaqa kaq shume kur ja vervita koven Andonit e meritonte ai,si ngeli hahahhahahh si pule e lagur ne shi hahahhahhahaha o nena.
Shtepia u mbush me te qeshurat e forta te miat, papritur degjoj zerin e Luenes: O Deaaaa -O Deaaaaa, Dal ne ballkon dhe shikoje shoqen time Luenen , e cila po ma bente me shenje te dilja jashte qe te luanim, Pashe qe para pallatit kishin dale disa vajza qe po luanin te qeta me litar. Cuditerishte zerin e mistrecit spo e degjoja me, -te kishte vene mend thua!!! -O nena ika une se po me therret Luena tani do dal te luaj pak, - Hap syte cupeeee, se mos zihesh me njeri, me porosit nena,duke me percjelle tek dera, _ Po jo me nena jo pastaj une nuk zihem kot:) vetem kur ma bejne borxh hahahhahhahahhahhaha dhe duke qeshur fluturoje drejte shkalleve duke i kaperzyer dy e nga dy ashtu sic beja perhere.. Te shkalla e fundit cuditerishte se pashe fytyren e mistrecit!!! _ Osa mire- mendova _ Me ne fund jemi te lire te luajme sa here qe te duam,