Poezi nga: Valentina Llapri Plaku. Çdo herë. Çdo herë që lexoje Kadarenë, mendimi humbet , atje largë dhe thellë. Një shqiponjë nën pranga, kërkon të fluturojë, ca hije zinxhirësh, të lidhur e shtrëngojnë…
Si vargonjë të zinjë, k’ta zinxhirë të mjerë, shtrënguar pas vetes ,e mbajtën përherë. Edhe tash shikojë, shqipja porsi zog, do të fluturojë po prapë s’fluturon dot… Valentina Llapri shkurt 2014
Dielli, ai i ëmbëli. Sa fortë po shkëlqen dielli, i miri, i ëmbëli , i thelli. Ka dale aq i bukur në k’të mëngjes, njerzve që kalojnë, u thotë mirmëngjes. Sa hijeshi ka dhe sot natyra, dhe pse pak e xhveshur,
në k’të stinë të ftohtë, po dielli aq i ëmbël, i bukuri ndër hapsira, mundohet ti ngrohë të gjithë me rrezen e tij të ngrohtë.
Dikur. Dikur, seç ndodhi një shpërrthim i madh, Qielli seç u nxi, e ndërsa toka u hap, prej saj shpërrthyen tym edhe baltë. Copëza kristali, si mjaltë i rrallë, nuk ranë nga qielli , por dolën nga toka, në thellësi ku s’kish fare dritë,
qëndronin të heshtura , natë edhe ditë. Dikur.. Valentine 18 janar 2014
Distancohem. Distancohem nga idetë e turrbullta, dua të qëndrojë në mëngjeset e skuqura, nga dielli i mirë, ai që kurre s’të djegë, nga zogjtë këngëtarë që ëmbël më zgjojnë çdo mëngjes. Valentinë një shkurt 2014
Duaj, natë e ditë Mos e shkel në besë njeriun që të dha bukë, atë natë dimri, ku ti ecje kuturu. Mos kërko pasuri: po mirësi në shpirt, duajë o njeri, ti duajë natë e ditë.
E pastër Unë s’bëj pakt me djallin, asnjiherë, gjer sa të vdesë,
do jem e pastër porsi kristali, ashtu do të ngelem, vërtetë, për besë.
U bëra mëngjes. I mblodha mëngjeset të gjitha së bashku, dhe me to vrapova në rrezet e diellit, u bëra dhe unë mëngjes, mëngjes i lehtë, dhe ndjeva mbi faqe, më të ëmblëm vesë.
PO Ti mos prit që nga ajo ferr të dalë një trëndafil. Leqë, edhe po të ndodhë,
do ta kĂŤpusin ende , pa lulzuar mirĂŤ..