reportage
“Ndjenja e gjelbër” Zilia, është shok, apo armik?
“Atëherë mbretëresha u trondit dhe u bë e verdhë dhe e gjelbër nga zilia. Që nga ajo orë, sa herë që shikonte Borëbardhën, zemra i gulçonte në gji, aq shumë e urrente vajzën. Dhe zilia dhe krenaria rriteshin gjithnjë e më shumë në zemrën e saj si një bar i keq, kështu që ajo nuk kishte paqe ditë e natë”
T
ë gjithë me siguri e kujtojmë historinë e Borëbardhës dhe Shtatë xhuxhave nga fëmijëria jonë. Në këtë histori, njerka e keqe bëhet aq ziliqare ndaj bukurisë së Borëbardhës, saqë është gati ta vrasë atë për të qenë përsëri më e bukura e mbretërisë. Në fund të historisë njerka e ligë, ziliqare merr atë që meriton dhe pëson një vdekje të dhimbshme. Por nëse e vështrojmë më nga afër këtë ndjenjë shumë të pakëndshme, zilinë, të gjithë njohim se e kemi ndjerë atë në zemrat tona në raste të jetës sonë. Në kolonën e saj të botuar në Helsingin Sanomat, psikoterapistja Maaret Kallio na lehtëson mendjen duke shpjeguar, “secili prej nesh ndjen zili herë pas here”. “Zilia është thjesht një ndjenjë, ajo vjen dhe shkon, por ne duhet të mbajmë përgjegjësinë për të”, përfundon ajo. Zilia është një emocion i zakonshëm negativ që lind nga përvoja e një individi të cilit i mungon diçka në krahasim me të tjerët. Kur dikush ka diçka që ne nuk e kemi - një gjë materiale, një cilësi, një aftësi ose për shembull një marrëdhënie - ne mund të ndjehemi të mërzitur në mënyrë të pashpjegueshme nga ajo dhe të dëshirojmë humbjen e këtyre gjërave për ta. Kjo ndjenjë e gjelbër thjesht mund të pengojë aftësinë tonë për t’u ndjerë të lumtur për njerëzit e tjerë, por gjithashtu mund të çojë në vepra të këqija ose në sabotimin e suksesit të të tjerëve. Ne priremi ta maskojmë zilinë tonë duke folur keq për shënjestrën e zilisë sonë pas shpine. Përkundër faktit se zilia është një ndjenjë e zakonshme dhe plotësiht njerëzore të cilën të gjithë ne e kemi përballur në një moment të jetës sonë, ajo shpesh mbahet e fshehur. Duke u rritur si anëtarë të shoqërisë dhe komuniteteve tona përreth, ne kemi mësuar të shtypim ndjenjat tona të gjelbra ose të paktën të shmangim të flasim hapur për to. Si fëmijë, prindërit tanë dhe njerëzit e tjerë që merrnin pjesë në edukimin tonë na diskurajonin të ndërmerrnim veprime të shkaktuara nga zilia. Feja dhe pesha e saj në formimin e realitetit tonë shoqëror gjithashtu mund të kenë bërë pjesë në përcaktimin e zilisë si ´të keqe´ pasi është një nga shtatë mëkatet vdekjeprurëse të përcaktuara nga Kisha Katolike.
Pse ndihemi ziliqar? Image: Tom Simpson Flickr | https://www.flickr. com/photos/randar/10785667776/ 16 - VOICES
Sipas profesionistëve, zilia shpesh lind nga vetëvlerësimi i ulët dhe ndjenja e inferioritetit. Njerëzit të cilët ndihen fort ziliqarë çdo ditë mund