1 minute read
Bukuria është brenda të gjithëve
Nëse pasqyra do të tregonte se çfarë është brenda jush, a do të ishit ende të bukur?
Në kohën e mediave sociale, njerëzit fillojnë të fokusohen në pamjen e tyre. Blini grimin që do të mbulojë rrathët poshtë syve, vendosni një filter në çdo foto dhe vishni rrobat më të shtrenjta dhe me stil.
Advertisement
Të njëjtat gjëra që bëni dhe blini për t’u bërë më të bukur janë gjërat që bëni dhe blini për të mbuluar gënjeshtrat që ju janë thënë. Se nuk jeni mjaftueshëm të bukur pa to dhe nuk vleni sa duhet.
Por çfarë është bukuria e vërtetë?
Sipas fjalorit të Google, përkufizimi i bukurisë është “cilësia që dikush ose diçka është e bukur” dhe “një grua që është e bukur”.
Është e qartë të shihet se Bukuria përshkruhet me mbiemrin përkatës “e bukur”. Nuk ka asnjë udhëzim, asnjë kufizim, asnjë mbiemër tjetër që jep disa ide ose aludime për bukurinë e vërtetë.
Sepse është një nga ato gjëra të rralla ku nuk mund të gjendet apo të krijohet asnjë përkufizim. E rëndësishme është se çfarë është brenda jush, dhe kjo është diçka që nuk mund ta shihni kur shikoni në një pasqyrë. Shkëlqeni ndryshe kur buzëqeshja nuk është vetëm në buzët tuaja, por edhe në shpirtin tuaj.
Ato momentet ku ke këtë pritje të këndshme, mënyra se si shikon dikë që do me këtë shkëlqim të thellë në sytë e tu, momenti kur shikon perëndimin e diellit dhe ëndërron për të ardhmen tënde, mënyra se si lotët të bien nga sytë kur je lënduar dhe zemërthyer. Mënyra se si kërcen dhe këndon ndërsa askush nuk po ju shikon. Kur mund të jeni plotësisht vetvetja pa menduar sesi pamja juaj ndikon te njerëzit e tjerë. Zemra juaj do të tregojë gjithmonë të vërtetën ndërsa bukuria e jashtme do të ndryshojë dhe do të zbehet.
Bukuria është brenda të gjithëve. Ajo është e ankoruar brenda zemrës.
Antonia Barth Përkthyes: Ejona Limanaj