3 minute read

Minjtë rock-ojnë!

Next Article
Rats rock!

Rats rock!

Ka disa këngë që na bëjnë të ndiejmë një dëshirë të pakontrollueshme për të kërcyer - ose të paktën për të goditur fshehurazi këmbën sipas ritmit. Ky fenomen mendohej se ndodhte vetëm te njerëzit derisa një studim i ri nga Universiteti i Tokios u publikua së fundmi. Ata ishin në gjendje të vëzhgonin të njëjtën sjellje tek minjtë.

Për të hetuar “sinkronizimin spontan të ritmit tek minjtë”, me fjalë të tjera se si ata instinktivisht lëvizin kundrejt muzikës, studimi lidhi njëzet pjesëmarrësit e tyre njerëz dhe dhjetë minj Wistar me akselerometra në miniaturë, të cilët u përdorën për të matur edhe lëvizjet më të vogla të kokës. Për vullnetarët njerëz, akselerometrat ishin të lidhur me kufje, minjve duhet t’i vendosnin kirurgjikisht një mbajtës të veçantë në kafkën e tyre. Sipas Science Advances, i cili publikoi rezultatet në detaje, eksperimenti u krye "në përputhje të plotë me Parimet Udhëzuese për Kujdesin dhe Përdorimin e Kafshëve në Fushën e Shkencave Fiziologjike" dhe protokolli eksperimental u miratua nga Komiteti për Etikën e Eksperimenteve të Kafshëve në Universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë së Informacionit, Universiteti i Tokios.

Advertisement

Përveç akselerometrave, shkencëtarët përdorën videokamera për të dokumentuar reagimet e minjve dhe njerëzve ndaj ekspozimit të pjesëve të ndryshme muzikore ndaj të cilave u ekspozuan gjatë tre ditëve. Në pjesën e parë të eksperimentit, pjesë të shkurtra të Sonatës së Mozartit për dy piano në D Maxhor u luajtën me katër shpejtësi të ndryshme (75%, 100%, 200% dhe 400% e shpejtësisë origjinale).

Për eksperimentin tjetër, pesë pjesë të ndryshme muzikore u luajtën dy here, secila pa ndonjë rend të caktuar. Pjesët e zgjedhura K.448 nga Mozart, “Born This Way” nga Lady Gaga, “Another One Bites the Dust” nga Queen, “Beat it” nga Michael Jackson dhe “Sugar” nga Maroon 5.

Para kryerjes së eksperimenteve, hipoteza ishte se minjtë do të preferonin muzikë më të shpejtë pasi ata janë mjaft të vegjël dhe kanë një rrahje zemre më të shpejtë se ne. Çuditërisht ne duket se ndajmë të njëjtat preferenca për ritmin me minjtë, pasi ata qartazi preferonin muzikën midis 120-140 BPM. Përveç kësaj, intensiteti i lëvizjes së kokës zvogëlohej aq më e shpejtë bëhej muzika si te minjtë ashtu edhe te njerëzit.

“Rezultatet tona sugjerojnë se ritmi optimal për sinkronizimin e ritmit varet nga konstantja kohore në tru,” tha Dr Hirokazu Takahashi nga Universiteti i Tokios, që do të thotë se mund të ketë një preferencë të përbashkët në një shumëllojshmëri speciesh në lidhje me ritmet e muzikës.

Teksa ky eksperiment mund të tingëllojë si burim për një fakt të ri argëtues, rëndësia e këtij zbulimi nuk duhet nënvlerësuar. Ekipi që ishte përgjegjës për studimin dëshiron të shkojë edhe më tej tashmë duke eksploruar se si elementë të tjerë muzikorë si melodia dhe harmonia ndikojnë në dinamikën e trurit. Me këtë njohuri, gjërat si terapia muzikore mund të shkojnë në një nivel tjetër. “Gjithashtu, si inxhinier, jam i interesuar për përdorimin e muzikës për një jetë të lumtur”, tha Takahashi.

Angelina Berndt

Përkthyese: Ejona Limanaj

This article is from: