4 minute read
15 sekonda famë - Si TikTok po ndryshon internetin
Në ditët e sotme, ju ose jeni një tifoz i TikTok, ose një kritik ose i hutuar nga zhurma. TikTok është aplikacioni më i popullarizuar në planet tani. Klipet e shkurtra prej 15 deri 60 sekondash mund t’ju kthejnë në një sensacion në internet në vetëm një natë. Videot e sinkronizimit të buzëve, rutinat e vallëzimit me një veprim, recetat dhe sfidat 1 minutëshe. Le të përpiqemi të kuptojmë këtë fenomen mediatik të fundit.
Pra, TikTok është një aplikacion për të bërë dhe shpërndarë video të shkurtra. Aplikacioni filloi si një “musical.ly” më pak i njohur në 2014 por në 2016 ai ndryshoi emrin e tij në TikTok. Tani në pronësi të ByteDance, një kompani teknologjie interneti me bazë në Pekin, aplikacioni ka arritur mbi 2.6 miliardë shkarkime. Sidomos gjatë izolimit të parë Covid-19 në Mars 2020 platforma fitoi popullaritet të jashtëzakonshëm. Njerëzit në të gjithë botën papritmas kishin nevojë për një mënyrë për t’u argëtuar dhe për t’u lidhur me të tjerët.
Advertisement
Si TikTok përshtatet me interesat tuaja
Kryesisht do të shihni video që lidhen me interesat tuaja. Sapo hapni aplikacionin për herë të parë, ata ju testojnë duke mbushur feedin* tuaj me të gjitha llojet e klipeve. Nëse ju pëlqeni, komentoni ose ndani një video, algoritmi e mban mend atë dhe ju tregon video të ngjashme. Pjesa më e madhe e tyre konsumohet në feed-in kryesor "Për Ju” (For You) - një vend ku TikTok ju sugjeron klipe bazuar në interesat tuaja individuale.
“Një pjesë e magjisë së TikTok është se nuk ka asnjë feed të vetëm Për Ju”, thotë faqja kryesore e medias sociale. “Megjithësë njerëz të ndryshëm mund të përballen me disa nga të njëjtat video të dallueshme, feed-i i secilit person është unik dhe i përshtatur për atë individ specifik”.
Megjithatë ka kritika që faqja "Për Ju" krijon një flluskë. Ju ballafaqoheni vetëm me tema dhe pikëpamje me të cilat jeni dakord. Feed-i mund të mos jetë krijuar për të inkurajuar të menduarit kritik.
Duke harxhuar kohë
Meqenëse videot janë kaq të shkurtra, ju harroni lehtë sa kohë po shpenzoni. Sipas Business of Apps, përdoruesit kalojnë 52 minuta në ditë në platformë, duke hapur aplikacionin 8 herë në ditë.
Pse është kaq e lehtë të fitosh ndjekës
Shumë krijues preferojnë platformën në vend të YouTube sepse është më lehtë të fitosh ndjekës atje. Fytyrës kryesore të YouTube, PewDiPie iu deshën mbi 9 vjet për të kaluar 100 milion ndjekës. Krijuesja më e suksesshme e TikTok Charli D’Amelio arriti 100 milion ndjekës 18 muaj pasi iu bashkua platformës. Në të njëjtën kohë krijimi i klipeve të shkurtra kërkon shumë më pak kohë sesa ngarkimi i videove në YouTube. Fitimi i popullaritetit në YouTube kërkon video me cilësi të lartë, të paktën në ton, kamera dhe redaktim. Sidoqoftë, gjithçka që ju nevojitet për një llogari në TikTok është një smartphone. Atje keni muzikën dhe filtrat. Nuk ka një standard cilësie të lartë për argëtimin e shpejtë dhe të lehtë.
Fytyra më e famshme e TikTok
Adoleshentja amerikane Charlie D’Amelio është vetëm 17 vjeç, por tashmë krijuesja më e ndjekur. Vajza e re nga Connecticut, e cila ishte një valltare konkurruese për mbi 10 vjet, e fiton jetesën e saj me klipe të shkurtër vallëzimi. Kohët e fundit ajo filloi një shfaqje televizive me Hulu. Ajo u bë një emër i njohur për adoleshentët brenda natës - para se të ngarkonte klipet e saj të shkurtër të vallëzimit për argëtim, ajo ishte një studente normale e shkollës së mesme. Ajo ka shprehur konfuzion në lidhje me rritjen e saj të popullaritetit. Në një intervistë për Variety, ajo tha,
Platforma e preferuar e Gen Z
Ndërsa TikTok po tërheq çdo grupmoshë, Gen Z është padyshim grupi më i dominant në platformë. Sipas Wallaroo Media, 60% e përdoruesve i përkasin Gen Z - një grup i cili kurrë nuk e dinte jetën para vetëdixhitalizimit të plotë. Gen Z (Gjenerata Z) e cila ka lindur midis 1997 dhe 2015 e konsideron platformën si një vend për t’u shprehur në mënyrë autentike. Platforma u bë një mënyrë thelbësore që ata të shprehin etosin, estetikën dhe qëndrimet e veta. Është gjithashtu një vend i aktivizmit ku brezi i ri ka ngritur zërin për racizmin, seksizmin, homofobinë dhe ndryshimin e klimës. Pandemia Covid-19 ishte esenciale për ngritjen e platformës. Për shumë të rinj, jeta e “lëmuar” e ndikuesve në Instagram është më pak tërheqëse gjatë një pandemie.
Në aplikacion, njerëzit ndajnë këshilla për marrëdhënie, përvoja me sëmundje mendore dhe po, madje edhe traumat e tyre. “Ne ndihemi aq rehat në flluskën tonë saqë harrojmë që të gjithë kanë akses në profilin tonë dhe historitë tona personale”, sugjeron një klip viral TikTok.
E ardhmja e mediave sociale
Edhe pse kritikët e pakësojnë aplikacionin në një trend jetëshkurtër, është duke u bërë e qartë se TikTok po ndryshon mënyrën se si ne konsumojmë media. Ne po kërkojmë më shumë vërtetësi dhe duam të lëmë mediat sociale duke u ndjerë më mirë se më parë. TikTok e pa atë nevojë. Kush tjetër do ta shohë?
Clarissa Leute Përkthyes: Ejona Limanaj
Burimet: How TikTok is rewriting the world - New York Times Charli D’Amelio is TikTok’s biggest star. She has no idea why - The Washington Post What The Rise Of TikTok Says About Generation Z - Forbes TikTok Finally Explains How the ‘For You’ Algorithm Works - Wired