4 minute read
Çdo qen meriton një jetë të mirë
Përgjatë gjithë kohërave, qentë kanë qenë miqtë më të mirë të njerëzve. Njerëzit dhe qentë kanë jetuar së bashku për 15,000 vjet. Qentë janë anëtarë besnikë të familjeve dhe luajnë një rol të rëndësishëm në sferën e punës, ku ata mund të shërbejnë si qen udhërrëfyes ose qen droge. Përveç kësaj, çdo vit qentë shpëtojnë disa jetë. Hulumtimet tregojnë se qentë kanë një efekt pozitiv në shëndetin e njeriut. Por çfarë ka ndodhur që qentë kanë dalë në rrugë? Pse ata nuk jetojnë më në shtëpinë tonë si anëtarë të familjes, por vetëm në rrugë?
Advertisement
-Aktori amerikan Joaquin Phoenix
Ishte një ditë e zakonshme pune kur një nga vullnetarët e Daisy vëren një qen të shtrirë në një stacion autobusi në dritare. Punëtori kishte shumë takime atë ditë, ndaj nuk heziton të shohë nëse qeni është në rregull. Qeni nuk lëvizte dhe qëndroi në të njëjtin pozicion për 4 orë. Shumë njerëz kaluan pranë, disa zbritën nga autobusi, disa hipën në autobus, por askush nuk shkoi për të parë nëse gjithçka ishte në rregull me qenin. Kur mbaruan të gjitha takimet, punëtorja mori ujin dhe ushqimin me vete dhe nxitoi të kontrollonte qenin, duke shpresuar se gjithçka ishte mirë me të. Me të mbërritur, qeni nuk donte ujë e as ushqim, dhe kur punëtorja më në fund e lëvizi qenin, ajo vuri re se ai kishte një plagë të hapur të përgjakshme nën bark dhe disa pjesë të trupit e tij ishin ekspozuar jashtë. Natyrisht, ai u dërgua menjëherë te veterineri, ku qëndroi derisa u shërua plotësisht.
Të gjithë njerëzit e injoruan atë ditë, por tani ai është adoptuar i lumtur në Gjermani dhe po shijon jetën.
Një vullnetar i Daisy Family Rescue tregoi historinë e mëparshme. “Kam filluar të punoj vullnetar në Daisy’s më shumë se një vit. Para se të më mirëpritnin në ekip, pata rastin të takoj disa nga themeluesit dhe të dëgjoj më shumë për punën e tyre, çfarë bëjnë dhe si arrijnë të ndihmojnë qentë endacakë në Maqedoni.” thotë një vullnetar i Daisy. Daisy Family Rescue është një organizatë jofitimprurëse që është themeluar nga fundi i vitit 2016 (jozyrtarisht), por e regjistruar zyrtarisht në Maqedoni në vitin 2019. Daisy Family Rescue po ndihmon qentë e rrugës në Maqedoni. Historia filloi nga një qen i quajtur Daisy, i cili ishte qeni i parë i shpëtuar. Organizata gjithashtu operon në Gjermani, ku është e regjistruar si një organizatë jofitimprurëse “Tierschutzverein”. Organizata shpëton qen nga Maqedonia në Gjermani, ku adoptohen qentë. Aktualisht ka 201 qen të adoptuar.
Vlerësohet se vetëm në Shkup numri i qenve endacak është deri në 7000, pra në tërë territorin ky numër është edhe më i madh, por nuk ka rezultate zyrtare për këtë temë. një problem serioz. Gjithashtu, qeveria nuk po bën sa duhet për problemin e qenve të rrugës. Në Maqedoni ka disa organizata që ndihmojnë qentë, por problemi është shumë më i madh. Problematika kryesore është se shumë nga kafshët endacake nuk janë sterilizuar/kastruar.
Një problem tjetër është se shumë pronarë i lejojnë qentë të enden jashtë (duke mos i shëtitur siç duhet me zinxhir). Këta qen më pas shumohen me endacakë që nuk janë sterilizuar/kastruar. Veprime të tilla të papërgjegjshme nga pronarët e shtojnë edhe më tej numrin e qenve endacakë.
Shumë pronarë qensh kanë qen femra që nuk sterilizohen dhe vendosin t’i çiftojnë qentë e tyre, por pas lindjes së këlyshëve, shohin që ose nuk mund të kujdesen për ta ose u gjejnë shtëpi të reja, ndaj vendosin ti lënë rrugëve. Pra, çfarë bëjnë vullnetarët në Daisy Family Rescue? Tani Daisy ka nëntë vullnetarë në Maqedoni dhe Gjermani. Në Maqedoni, vullnetarët i çojnë qentë te veterineri dhe sigurojnë që të bëhen analizat e nevojshme. Vullnetarët gjithashtu vizitojnë qentë në lukuni dhe sigurohen që gjithçka është në rregull. Ata gjithashtu dalin jashtë me qenin për të shëtitur me ta.
Vullnetarët gjithashtu mund të përgatisin qentë për udhëtimin e tyre dhe të sigurojnë që i gjithë dokumentacioni të jetë gati për të udhëtuar në mënyrë të sigurt. Në Gjermani, vullnetarët mirëpresin qentë që mbërrijnë dhe i prezantojnë ata me adoptuesit/birësuesit e tyre të rinj. Vullnetarët gjithashtu bëjnë kontrolle në shtëpi dhe janë në komunikim të vazhdueshëm me adoptuesit/ birësuesit për t’u siguruar që gjithçka është në rregull gjatë periudhës së përshtatjes së qenve.
Si mund të ndihmojë një person i zakonshëm? “Çdokush mund të ndihmojë një kafshë endacake nëse është i gatshëm të ndihmojë.” thotë një vullnetar nga Daisy. Ushqyerja e qenve, krijimi i strehimoreve për ta gjatë dimrit ose dhënia e ilaçeve nëse është e nevojshme. Asnjëherë mos lini vetëm një kafshë të lënduar, mos prisni që organizatat të ndihmojnë sepse çdo minutë ka rëndësi, gjithmonë ekzsiton mundësia për ta dërguar kafshën te veterineri në mënyrë që të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.
• Duke dhuruar për mbështetjen mujore të Daisy: www.patreon.com/ join/daisyfamilyrescue • Llogari maqedonase për donacione: 270-0733927501-14,
DEJZI FAMILY, Shkup HALKBANK,
PayPal:(daisyfamilyrescue@gmail. com) • Duke u bërë volunterë • Duke folur dhe shkruar për qentë e rrugës. • Duke ndjekur Daisy në rrjetet sociale
Niina Koivula
Përkthyes: Dora Arifi
Burimet: www.daisyfamilyrescue.de
Rover: Dogs called-mans best friend