Poezi lirike ; Ora Poetike 21 Mars 2017
Ti s’do të kthehesh Të lutem , eja!
Ky qiell i marsit pa ty është i zymtë Ndjenja e egër s’dua të më ndalë Ti s’je me ne, më nuk merr frymë Mungesën tënde s’mund të ta fal.
Në mallin tënd ky trishtim i huaj, Ndez dritën dhe errësirën shpon Mirë sot, po nesër si do t’ia dal?! E di, ti s’do të kthehesh!
Ashtu dëshirova unë Se di si do t’ia fal vetes Pse s’të desha pak më shumë. Malli për ty s’më shuhet dot!
Por, ti kthehu Edhe pse jam e sigurt se Ti s’do të kthehesh. TË LUTEM EJA! 08.03.2017
Shkruar nga : Verona Misini ©