Koncepti i mjekesise familjare

Page 1

Universiteti i Prishtinës Lënda Mjekësi Familjare Ass. Dr. Elfete Kutllovci mr.sci 02/03/2009 MBROJTJA PRIMARE ( Kujdesi Parësor Shëndetësor) Deklarata e Alma Ata-ës si dhe programet pasuese nën ‘Shëndet për të gjithë, 2000’ kanë ngritur çështjen e profilit të mbrojtjes primare në të gjitha shtetet, duke përfshirë edhe ato të zhvilluara. Janë promovuar principet që mbrojtja sekondare duhet ta përkrahë mbrojtjen primare, e jo ta dominojë apo kontrolloje atë. Çka është mbrojtja primare? Një rrjetë e shërbimeve shëndetësore me bazë apo qendër në komunitet, të cilat përfshijnë: 1. Parandalimin e sëmundjeve. 2. Trajtimin e sëmundjeve akute dhe kronike. 3. Rehabilitimin 4. Ndihmën shtëpiake për të paaftë ose për të dobëtit fizikisht 5. Menaxhimin e sëmundjeve që zgjasin shumë. 6. Menaxhimin e kujdesit Paliativ. Kjo rrjetë është e lidhur me një rrjetë tjetër më të gjerë të mbrojtjes sociale. Kjo mundëson që në Britani, 90% të kontakteve me pacientë të zgjidhen jashtë spitaleve, kufizimin e qëndrimit të tyre në spital dhe lëshimin e sigurt të tyre nga spitali. Në NHS ekzistojnë dy shërbime kryesore të mbrojtjes primare, praktika e përgjithshme dhe shërbimet shëndetësore te komunitetit. Praktika e përgjithshme në Britani të Madhe ofron një sërë karakteristikash për kujdesin primar: • Shërbimet ofrohen nga mjekët e përgjithshëm shumë mirë të përgatitur, të cilët mund të ofrojnë kujdes personal dhe të vazhdueshëm për pacientë që njihet me emrin kujdes ‘’biografik’’. • E involvon punën ekipore. Disa ekipe janë specialist me bazë apo qendër në bashkësi (komunitet) si p.sh psikiatrit, pediatret. • Ofron shërbime të kontaktit të parë dhe paraqet segmentin kryesorë të hyrjes në sistemin shëndetësor. • Ofron shërbime të arritshme. Kjo përfshinë afërsinë gjeografike, dispozicionin, gjuhën, kulturën, si dhe qasjen për probleme të vjetra dhe ato të reja. • Ofron shërbime gjithëpërfshirëse të cilat nuk janë të limituara nga sëmundja, mosha apo gjinia. Ato përfshijnë parandalimin e sëmundjeve, avancimin e shëndetit, trajtimin e sëmundjeve akute dhe kronike si dhe rehabilitimin. Dispozicioni 24 orësh i shërbimeve e zvogëlon vetë–udhëzimin joadekuat drejtë shërbimeve tjera.

1


Ofron shërbime të koordinuara. Mjeku i përgjithshëm vepron si mbrojtës dhe informues për pacientin. Kjo përfshinë udhëzimet për shërbime specialistike. • Ka përgjegjësi për popullatë të caktuar. Që nga Prilli i vitit 1999, janë formuar Grupet e Kujdesit Primar, për popullatën prej 75,000 - 150,000, grupe këto të cilat kanë bordin/këshillin udhëheqës në përbërje prej mjekëve, infermierëve dhe punëtorëve social. Secili Grup është përgjegjës për sigurimin e kujdesit primar adekuat për popullatën e tij dhe për ‘’blerjen” (sigurimin) e kujdesit sekondarë për të cilin do të ketë buxhet. Ky këshill gjithashtu do të ketë përgjegjësi për implementimin e planit të Autoriteteve Shëndetësore për përparimin e shëndetit (funksioni shëndetësisë publike ). • Aktivizohet sipas dëshirës së pacientit. Pacientët shumë lehtë mund t’i ndërrojnë mjekët. Shërbimet shëndetësore të komuniteteve (SHSHK) janë të siguruara nga grupet vetëdrejtuese të SHSHK-së dhe përbëhen nga specialistë e fushave të ndryshme dhe mjekë të praktikës së përgjithshme të cilët sigurojnë: 1. Mbështetje të praktikës së përgjithshme si p.sh; të infermiereve, mamive, dhe punëtorëve tjerë shëndetësorë. 2. Specialistë në komunitete si’ psikologë klinik, pediatër, teknik të stomatologjisë. 3. Shërbime për njerëzit me sëmundje kronike ose me paaftësi të ndryshme (duke punuar me organizata vullnetare dhe me autoritetet lokale) 4. Shërbime për popullatën e shëndoshë, shëndeti shkollor, shëndeti fëmijës, planifikimi familjar , këshillimet për HIV, promovimi i shëndetit 5. Beneficione tjera p.sh. huazime të shtëpive dhe të aparaturës. Mundësia për pushim me qëllim të studimit dhe trajnimi në praktikë i motrave medicinale. MJEKËSIA FAMILJARE Mjekësia familjare është bërë një trung i diturisë në të cilin bazohet praktika familjare. Nocionet, Mjek i praktikës së përgjithshme dhe Mjek familjar, shpesh janë përdorur në vend të njëri-tjetrit. Roli i Mjekut të praktikës së përgjithshme është, që të afron kujdes për tërë familjen, por gjithashtu edhe për individ, të jetë mjek i kontaktit të parë dhe kohëve te fundit gjithnjë e më tepër duke bashkëpunuar me profesionistët tjerë shëndetësorë të punojë në ekipet mbrojtjes primare shëndetësore. Por mbi të gjitha Mjeku i praktikës së përgjithshme apo mjeku familjar është klinicist. Kujdesi parësor shëndetësor në shumicën e vendeve të zhvilluara tani ballafaqohet me sëmundje kronike, çrregullimet në zhvillim, çrregullimet e sjelljes, aksidentet, si dhe një numër I madh i sëmundjeve infektive të cilat ndryshojnë nga ato sëmundje fatale të shekullit të kaluar që merrnin shumë viktima në njerëz si p.sh. tifoja, difteria dhe pneumonia lobare. Segmentet më të rëndësishme të shëndetit publik siç janë, uji i pastër, dieta e balancuar dhe kushtet e mira te banimit, janë ende përparësi shumë të rëndësishme dhe ka ende mjaftë hapësirë për tu përmirësuar më tepër me anë të legjislacionit për fusha të tilla siç janë : rreziqet industriale, pirja e duhanit, ndotja e ambientit, aksidentet e komunikacionit etj. Mjeku familjar dhe ekipi i kujdesit primar shëndetësor janë duke e marrë gjithnjë e më tepër përgjegjësin më të madhe për promovimin e shëndetit dhe parandalimin e sëmundjeve përmes planifikimit të familjes, imunizimit, këshillave kundër pirjes së duhanit dhe faktorëve tjerë të stilit personal te jetesës.

2


Mjeku familjar ka rol shumë të rëndësishëm në mbrojtjen shëndetësore për shkak të arsyeve vijuese: 1. Mjeku familjar është mjek me përgatitje profesionale shumë të mirë i cili ofron kujdes individual dhe të vazhdueshëm për pacientë (kujdesi biografik) dhe mundëson që sëmundja të kuptohet në kontekstin e përditshmërisë së jetës së njeriut duke i ndihmuar pacientit që sa më mirë t’i përshtatet ndryshimeve të shkaktuara nga sëmundjet kronike. 2. Mjeku familjar ju përkushtohet personit dhe familjes, më tepër se sa një grupi të sëmundjeve apo teknikave speciale. Kështu që: • Nuk ka kufizime të kushtëzuar nga lloji i problemit shëndetësor të paraqitur. • Nuk ka kufizime në grup mosha ose gjini të pacientëve. • Përkushtimi i tij nuk mbaron me shërimin e sëmundjes ose të trajtimit. • Njohja e pacientit dhe familjes ndihmon në procesin e diagnostikimit dhe atij terapeutik KUJDESI ËSHTË GJITHËPËRFSHIRËS. Është i rëndësishëm fakti se mjeku familjar është në dispozicion të pacientit 24 orë në ditë gjë e cila redukon vetë udhëzimin e panevojshëm në shërbimet tjera mjekësore. 3. Mjeku familjar ofron kujdes të arritshëm (në pikëpamje të afërsisë gjeografike, gjuhës dhe kulturës). 4. Mjeku familjar mundohet që të kuptoj sëmundjen në kontekst të historisë personale, familjare dhe sociale të pacientit. 5. Mjeku familjar e sheh çdo kontakt me pacientin si rast të mirë për preventivën ose edukimin shëndetësor (çdo mjek familjar, e kontrollon (viziton) pacientin e vet, mesatarisht 4 herë në vit). 6. Mjeku familjar punën e vet e sheh jo vetëm në kujdesin ndaj pacienteve individual por edhe në kujdesin e popullatës së rrezikuar. Perspektiva e tillë e popullatës është zhvilluar në Britani të Madhe me zhvillimin e Grupeve të Kujdesit Primarë dhe më vonë Asociacioneve të vetëdrejtuara të Kujdesit Primar, të cilët kanë veçuar rëndësinë, e organizimit të ri të shëndetit publik dhe, të konceptit të partneritetit me shërbimet sociale si dhe organizatat tjera të cilat janë të involvuara në mbrojtjen shëndetësore të shoqërisë. 7. Mjeku familjar ofron kujdes të koordinuar duke vepruar si mbrojtës (avokat) dhe dhënës i informatave për pacientë. Kjo nënkupton edhe referimin (udhëzimin) tek specialisti për të marrë mendimin e tij dhe për trajtim të pacientit. 8. Mjeku familjar punon si pjesë e ekipit dhe si i tillë është pjese i rrjetit të gjerë të organizatave shëndetësore dhe atyre mbështetëse. 9. Mjeku familjar i viziton pacientët në ordinancën e tij, në shtëpitë e tyre dhe në spital. 10. Mjeku familjar bën vështrimin e vet vetës dhe raporteve të tija me kolegët tjerë, është vetëkritik sa i përket diturisë, shkathtësive dhe qëndrimeve si dhe për atë se çfarë efekti kanë këto atribute në praktikën medicinale. 11. Mjeku familjar gjithnjë e më shumë është duke u bërë drejtues (menaxher) i fondeve në Britani të Madhe përmes kontrollimit dhe autorizimit të fondeve dhe tash përmes Grupeve të Kujdesit Primar. Në kuadër të këtij roli mjeku familjarë vepron edhe si “ruajtësi i portës” së shërbimeve sekondare (duke referuar/udhëzuar arsyeshëm dhe

3


penguar vetë udhëzimin, i shkarkon shërbimet sekondare nga ngarkesa e panevojshme) Shkathtësitë e rëndësishme të mjekut familjar 1. SHKATHTËSITË KLINIKE: Mjeku familjar e bënë identifikimin e problemeve (diagnozën) më lehtë, për shkak të raportit të vazhdueshëm të ngushtë me individin dhe familjen në aspekti fizik, psikologjik dhe ai social. 2. Shkathtësitë preventive 3. Shkathtësitë terapeutike. Shfrytëzimi i raportit mjek-pacient për terapi më efektive. Shkathtësia e konsultimit është me rëndësi të posaçme në kontekstin e mjekësisë familjare si për identifikimin e problemit ashtu edhe për zhvillimin e strategjisë së trajtimit dhe sigurimit të bashkëpunimit të pacientit. 4. Udhëheqja (menaxhimi) e resurseve.(shkathtësitë e menaxhimit të praktikës dhe të konsultimit dhe udhëzimit) Sëmundjet e bashkësisë (komunitetit). Mjeku sheh vetëm një pjesë të vogël te problemeve shëndetësore me cilat ballafaqohet komuniteti. 1000 Popullata e rritur e rrezikuar 750

Paraqitja/raportimi i 1 apo më shumë sëmundjeve apo lëndimeve për një muaj tek te rriturit

250

Vizitat e të rriturve-1 ose më tepër në muaj. të rritur të pranuar në spital për 1 muaj të rritur të udhëzuar të mjeku tjetër për 1 muaj të rritur të udhëzuar në shërbimet

9 5 terciare

1 Prevalenca e sëmundjeve dhe shfrytëzimi i shërbimeve mjekësore për 1000 të rritur ne SHBA dhe Britani të Madhe (nga White, Williams dhe Greenberg 1961) Sjellja e sëmundjes, është definuar nga Mechanic-u si ‘mënyrat e ndryshme në të cilat simptomi i caktuar mund të pranohet, vlerësohet dhe sillet, varësisht nga personat e ndryshëm’ (pacientët me simptome të njëjta do të reagojnë në mënyra të ndryshme). Kuptimi i drejtë i sjelljes së sëmundjeve mund ta ndërroj perspektiven e mjekut. Pyetja kryesore mund të jetë “Pse ka ardhur pacienti” dhe gjithashtu “Pse mu në këtë kohë”. Qëllimi i terapisë ndoshta nuk është vetëm për t’i larguar simptomat, por që t’i ndihmoj pacientit që të jetoj me to, sikur edhe shumë të tjerë në popullate të cilat janë mësuar ta bëjnë të njëjtën.

4


Studimet në shumë vende të botës tregojnë së femrat vizitojnë mjekët familjar më tepër se sa meshkujt (vizitat gjatë shtatzënësisë nuk janë llogaritur këtu). Shkaku për këtë diferencë nuk dihet. Mesatarisht 70% - 80% të pacientëve vizitojnë mjekun e vet familjar së paku 1 herë në vit. Numri mesatar i vizitave për një pacient gjatë një viti është 3 – 5. Më poshtë janë të radhitura 25 diagnozat më të shpeshta në Anketën e Dytë Nacionale të Morbiditetit (B.e Madhe 1970-71). 1. Faringjiti dhe tonziliti 2. Koruza 3. Bronkiti akut 4. Këshillat për kontracepcion oral 5. Influenca (gripi) 6. Laceracionet, kontuzionet dhe abrazionet 7. Kujdesi pre-natal 8. Anksioza 9. Neuroza depresive 10. Vjelljet akute dhe/ose diareja 11. Distorzionet dhe distendimet 12. Otitis media 13. Kollitja 14. Ekcema dhe dermatiti 15. Papa Nicollau - testi (dyshimi në Ca të mitrës) 16. Sekrecioni Vaginal 17. Egzaminimet mjëkësore për qellime preventive 18. Dylli ne vesh 19. Hipertensioni 20. Edukimi shëndetësor 21. Laringjiti akut dhe traheiti 22. Konjuktiviti 23. Artriti dhe gjendjet e lidhura me të 24. Cistiti 25. Sëmundjet diareike

5


ZHVILLIMI I MJEKËSISË FAMILJARE NË BRITANI TË MADHE Është zhvilluar nga “ apothecaries” (farmacive). Para “NHS GPs had lists” (lista kryesore e Shërbimeve Shëndetësore Nacionale, të Mjekëve të Përgjithshëm). “Ndërrimi I mjekëve” ishte i zakonshëm. Pas formimit të NHS pas luftës së dytë botërore, njerëzit zakonisht kanë vazhduar të jenë në listën e mjekëve të tyre por më nuk kanë pasur nevojë të bëjnë pagesën qoftë direkte qoftë nëpërmjet sigurimit shëndetësor. Sidoqoftë, praktika e përgjithshme në vitet e 50-ta dhe 60-ta të hershme, ka qenë në fazën e hershme të zhvillimit. Shumë shtete , sidomos SHBA-të, në mënyrë virtuale i kanë humbur sistemet e tyre të kujdesit primar, dhe ngadalë kanë filluar t’i ndërtojnë infrastrukturat e tyre të kujdesit primar. Në vitet e 60-ta, në Britani të Madhe praktika e përgjithshme përjetojë një renesancë (rilindje) me krijim e “ Royal College of General Practioners” (Kolegji Mbretëror i mjekëve të përgjithshëm), trajnimit profesional dhe asaj më të rëndësishmes, statusit të Mjekësisë së Përgjithshme ku paratë ishin në dispozicion për ta bërë pagesën për objekte, pajisjeve dhe personelit. Hulumtimet në kuadër të mjekësisë së përgjithshme (Mjekësisë familjare) bëheshin gjithnjë e më shumë. Departamentet e mjekësisë së përgjithshme krijoheshin nëpër shkollat e mjekësisë. Në vitet 80-ta, mjekësia e përgjithshme u bë zgjedhja më atraktiv për shumë mjekë të rinj, në Britani të Madhe. Në vështrimin e krahasimeve ndërkombëtare të kujdesit primar, paraqiten 6 fusha të rëndësishme: 1. ”Ruajtja e portës” 2. Regjistrimi i pacientëve 3. Kontrolli i distribuimit të mjekëve 4. Metodat e pagimit të mjekëve 5. Zvogëlimi i udhëzimeve për vizita specialistike 6. Shërbimi 24 orësh i popullatës “Ruajtja e portës (hyrjes)” Sigurimi universal i shërbimeve të mjekut të përgjithshëm bashkë me sigurimi e shërbimeve të specialistit por vetëm, apo kryesisht përmes referimit (udhëzimit), kanë qenë karakteristikat kryesore dhe të veçanta të NHS-së (Shërbimet Nacionale Shëndetësore). Këto karakteristika kanë mundësuar përparimin dhe çmuarjen e rolit të mjekut të përgjithshëm. Nëse shikoni tabelën e mëposhtme, do të vëreni se vlerat e ulta tregojnë për shtetet ku “ruajtja e portës “ është gati e plotë. Ekziston një dallim i dukshëm në mes të Austrisë dhe Danimarkës. Sa i përket “ruajtjes së portës”, këto dy shtete perëndimore i takojnë dy grupeve të ndryshme. Gjithashtu aty ku ekziston “ruajtja e portës”, kemi edhe kontrollimin e shpërndarjes gjeografike të mjekëve të përgjithshëm dhe pothuajse gjithnjë regjistrimin e pacientëve. Gjithashtu, vendet në të cilat aplikohen tre faktorët e lartë

6


përmendur e shfrytëzojnë formën e pagesës së mjekëve të ashtuquajtur për kokë të pacientit (kapitacioni). Grupet tjera e shfrytëzojnë formën e pagesës në bazë shërbimeve të ofruara. Shërbimi 24 orë në ditë, është faktorë esencial në “ruajtjen e portës” Mbrojtja Primare Shëndetësore e mirë kërkon kushtet e poshtëshënuara: 1. Një program qeveritar i cili e çmon lartë mbrojtjen primare dhe i cili siguron buxhetin dhe distribuimin adekuat të shërbimeve si dhe një ekuilibër të qartë në mes të kujdesit primar dhe atij sekondar. 2. Pagesa e mjekëve në mbrojtjen primare kryesisht në bazë kapitacionit ose rroga së bashku me stimulime tjera financiare për prioritete të caktuara (p.sh. për aktivitete preventive apo për zhvillimin e punës ekipore). 3. Punë me përgjegjësi gjatë tërë 24 orëve 4. Pagesa e specialisteve në formë të rrogës e jo në bazë të shërbimeve të ofruara. 5. Qasje e kufizuar e pacientëve ndaj specialistëve Organizimin e kujdesit primar në qendra shëndetësore me shfrytëzimin maksimal të motrave dhe anëtareve tjerë të ekipit me qëllim të rritjes së gjithë përfshirjes. Arritshmëria e shërbimeve specialistke ( proporcioni i profesioneve që janë në mënyrë direkte të arritshme) Vendi

Sistemi i kujdesit shëndetësor, në

Shkalla

1 2 3 4 5 6 7 8 9

Gjermani Irlandë (Të ardhurat e larta ) Belgjik Zvicër Finlandë (privat) Suedi Danimarkë (Kopenhaga) Francë Austri

0.82 0.81 0.79 0.78 0.78 0.74 0.68 0.65 0.62

10 11 12 13 14 15 16 17 18 19

Danimarkë (jashtë Kopenhages) Portugali Itali Holandë (privat) Irlandë Holandë (publik) Norvegji Spanjë Finlandë (publik) Britania e Madhe

0.29 0.18 0.15 0.13 0.09 0.09 0.09 0.09 0.03 0.00

7


Në vitin 1990 nën udhëheqjen e zonjës Thatcher, u zhvillua tregu i brendshëm. Mjekët e Përgjithshëm të cilit kishin kontrollin e fondeve u bën blerës dhe arritën që t’i blejnë shërbimet e ndryshme p.sh ato të spitaleve por gjithashtu kishin influencë edhe në kualitetin e shërbimeve. Spitalet gjithnjë e më tepër kalonin në asociacione të cilat kishin bordet /këshillat drejtuese të tyre. Nën drejtimin e Laburistëve tash e kemi “NEW NHS” (Shërbimin Nacional shëndetësorë të ri), prapë me akcent të veçantë në mbrojtjen (kujdesin) primar, duke formuar Grupe të Kujdesit Primar. Këto grupe drejtohen nga këshilli drejtues (bordi) profesional i cili ka kryetarin dhe sekretarin ekzekutiv të cilët kanë përgjegjësi ndaj Autoriteteve Shëndetësore. Implikaciponet për Kosovën Cilat janë problemet shëndetësore në Kosovë? • • •

Shkalla më e lartë në Evropë e mortalitetit infantil. 51.2 në 1000, në vitin1989. Prevalenca e lartë e sëmundjeve renale kronike Shkaktarët kryesor të vdekjes tek mosha më e vogël se 5 vjeçare janë vdekjet perinatale, çrregullimet e traktit respirator, çrregullimet e traktit gastrointestinal dhe anomalitë kongjenitale • Shkaktarët kryesor të vdekjes tek adultë e moshës nën 65-vjeçare janë sëmundjet e zemrës, neoplazmat dhe apopleksia. Mbi 65 vjet, shkaktarët kryesor të vdekjes janë sëmundjet e mushkërive, neoplazmat e traktit respirator dhe sëmundjet iskemike të zemrës. • Incidenca e lartë e tuberkulozës, 60 –70 raste në 100.000 • Sëmundjet nga kontaminimi i ujit dhe ushqimit siç është hepatiti A, janë endemike. Politika shëndetësore e OBSH-së (WHO) për shekullin e 21-të, i ka definuar 21 pikësynime, prej të cilave pesë pikësynime janë prioritare për Kosovën. 1. Fillimi shëndetplotë i jetës – zvogëlimi i mortalitetit dhe morbiditetit neonatal dhe infantil. 2. Përmirësimi i shëndetit të të rinjve – të mbrohet rinia Kosovare nga duhani, droga, alkooli, shtatëzanësia e padëshiruar si dhe SST.(sëmundjet seksualisht transmisive). 3. Përmirësimi i shëndetit mental 4. Mbikëqyrja e cilësisë së kujdesit – primar dhe atij sekondar 5. Zhvillimi kuadrove shëndetësore (burimeve njerëzore) Parimet e organizimit të ri • • •

Një sistem i mbrojtjes shëndetësore primare i cili do të ballafaqohet më 80-90% te problemeve të paraqitura, me një sistem të udhëzimit (referimit) për mbrojtjen sekondare dhe terciare, me përgjegjësi për territore të caktuara. Mbrojtja specilistike do të bëhet përmes udhëzimit (referimit) Praktika private do të lejohet krahas sistemit publik

8


Qendrat e mjekësisë familjare Do të ekzistojnë ekipet e mjekësisë familjare të cilat do të kenë një diapazon të gjerë të njohurive dhe shkathtësive, dhe të cilët do të ofrojnë shërbimet vijuese: • • • • • • • • • • •

Diagnozën iniciale dhe trajtimin Udhëzimin tek specialisti nëse është e domosdoshme Shërbime të shëndetit reproduktiv; kujdesi antenatal dhe postnatal do të jenë në dispozicion në të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare Shërbime shëndetësore për fëmijë Imunizimin (vaksinimin). Promovimin /edukimin shëndetësor në shoqëri Trajtimin e lëndimeve të vogla Vizita shtëpiake, kur është e domosdoshme Identifikimin e grupeve vulnerabile dhe të rrezikuara Dhënie të barnave esenciale dhe të medikamenteve Shërbime 24-orëshe të urgjencës

Do të jenë një mjek dhe dy motra/teknik medicinal për çdo 2000 banor respektivisht 5 mjekë dhe 10 motra, për tu përkujdesur për 10000 banor.

Literatura: “Moduli Orientues” Mjekësi Familjare 2003-2004 programi i specializimit në MF. Ass. Dr. Elfete Kutllovci mr.sci 02/03/2009 Prishtinë

9


Sesioni 2 Konsultimet dhe Shkathtësitë e dëgjimit Objektivat. Në fund të sesionit vijuesit do të: 1. 2. 3. 4. 5.

jenë në gjendje ta bëjnë rradhitjen e fazave të ndryshme të konsultimit jenë në gjendje t’i diskutojnë modelet e ndryshme të konsultimeve. jenë të vetëdieshëm për pikat e tyre të dobëta dhe forta, në relacionin mjek-pacient kuptojnë rëndësinë e komunikimit jo-verbal jenë në gjendje t’i analizojne në mënyrë objektive dhe pozitive, konsultimet e tyre dhe të tjerëve

Metodat: 1. Prezentimi interaktiv (pjesëmarrje aktive), i modeleve të konsultimit, analizës transakcionale (vepruese ,operuese), komunikimet joverbale dhe shkathtësitë efektive të dëgjimit - 30minuta 2. Luajtja e roleve në grupe te vogla ‘Pjesa esenciale e praktikës mjekësore është situata kur në dhomën për konsultime intime apo në dhomën për të sëmurë, një person i sëmurë apo person i cili mendon (beson) se është i sëmurë, merr këshilla nga mjeku të cilit ai i beson. Ky është pra konsultimi dhe gjithçka tjetër në mjekësi rrjedhë nga kjo. Kur ndodhin gabimet mjekësore ato zakonisht janë pasojë e dështimit të ndonjë pjese të konsultimit. Qasja mjekësore e konsultimit Qysh në kohën e renesancës, shkencëtarët mjekësor kanë studiuar strukturat dhe funksionet normale të trupit dhe ndryshimet që mund të paraqiten gjatë sëmundjes. Kjo qasje rigoroze shkencore ka qenë përgjegjëse për shumë te arritura të mjekësisë moderne teknologjike. Modeli mjekësor: përcjellja

Anamneza ► ekzaminimi ► hulumtimi ►diagnoza ► trajtimi ►

Tek shumë sëmundje megjithatë nuk mund të gjindet një shkaktar i vetëm i jashtëm. Për shembull, nuk është gjetur ndonjë shkaktar i vetëm i sëmundjes iskemike të zemrës. Më parë ështe si pasojë e intereakcionit kompleks në mes të faktoreve fizik siç janë presioni i gjakut dhe lipidet e serumit, pastaj faktorit social, mënyra e jetesës si dhe e personalitetit individual.

10


Alternativa ndaj qasjes shkencore është quajtur ‘holistike’. Këtu, çdo problem është definuar në bazë të dimenzioneve, fizike, psikologjike dhe sociale, të tij. Shkaktari i problemit, mënyra e ballafaqimit me të dhe me progresin e tij, janë të determinuara nga mënyra se si pacienti e kupton atë dhe nga reagimi emocional i tij për atë që çka është duke ndodhur. Profesori McWhinney është angazhuar që kjo teori holistike e sëmundjes duhet të pranohet si bazë shkencore e mjekësisë familjare. Pikëpamja holistike pohon se çdo sëmundje është e ndryshme dhe se mjeku paraqet një aspekt të rëndësishëm të procesit të shërimit. Modeli detyrë –orientuar. Ekzistojnë shtatë stade: 1. Definoni arsyet për pjesëmarrjen e pacientëve në dimensionet sociale, psikologjike dhe fisike. Shpjegoni natyrën, historinë, shkaktarët dhe efektet e problemit të paraqitur, duke marë në konsiderat idetë, brengat dhe parashikimet e pacientëve. 2. Konsideroni problemet dhe faktorët tjerë të rrezikut siç është pirja e duhanit. 3. Zgjedhni veprimet apo mosveprimet adekuate për çdo problem. 4. Ndani kuptimin e problemeve me pacientin. 5. Involvoni pacientin në menaxhimin e tij personal dhe inkurajoni atë ta pranojë përgjegjësinë për promovimin e shëndetit personal. 6. Shrytëzoni kohën dhe resurset në menyrë adekuate. 7. Krijoni ose konsolidoni një marrëdhenije të mirë me pacientin. Modeli, zgjidhja e problemit Problemi i deklaruar ► problemi i ekzaminuar ► problemi i definuar ► pajtueshmëria për problemin ►zgjidhjet ekzistuese ► ekzaminimi i zgjidhjeve ► seleksionimi i zgjidhjeve ► pajtueshmëria për zgjidhjet. Modeli, Stott dhe Davis Menaxhimi i Modifikimi i sjelljeve të problemeve ekzistuese kërkimit të ndihmës Menaxhimi problemeve vazhdueshme

i Promovimi të shëndetësor

oportunistik

Në aktivitetet e përditshme individët e caktuar kanë simptoma të ndryshme gjatë pjesës më të madhe të kohës dhe në shumicën e rasteve ballafaqohen më to duke e trajtuar vetvetën. Individët e vizitojnë mjekun për mesatarisht vetëm një nga dhjetë simptome nga të cilat ata vuajnë dhe në momentin kur ata shkojnë për ta vizituar mjekun shumica e

11


simptomeve nuk dmth. të jenë keqësuar. Ndoshta arsyeja pët tu konsultuar me mjekun ka të bëjë më shumë me ndryshimin e rrethanave të tyre sociale se sa me ndryshimin e simptomave të tyre. Të qenurit i sëmuar mund t’i liroj pacientët nga disa përgjegjësi që ata kanë si p.sh puna. Medikalizimi i ‘problemeve të jetës’ mun të shkaktojë tërheqjen e vëmendjes nga problemet reale sociale. Trajtimi me antidepresiv i një personi depresiv mund t’i eliminojë shumë simptome, mirëpo shumë pak mund të ndikoj në papunësi, kushte të vështira të banimit dhe izolimin social, të cilat ndoshta janë shkaktarë të depresionit. Analiza transakcionale (Berne). Në çdo moment mjeku apo pacienti mund t’i shfaqin ndjenjat dhe sjelljet të cilat janë karakteristike për njëren nga keto tri gjendje mendore apo “ego gjendjet”. 1. Prindit, i cili reagon automatikisht pa menduar në sjelljet e veta, si për shembull: urdhërat, direktivat, ndalesat, kontrrollat dhe edukatën e prindërve. 2. Adultit, cili i përpunon informatat dhe vepron logjikisht. 3. Fëmijës, i cili manifeston intuitën, kreativitetin, nxitjen spontane, dhe kënaqesinë. Sipas analizave transakcionale, secili person gjatë bisedave te ndryshme, mund të shfaqë njërën prej gjendjeve të lartëpërmendura, por mund edhe të kalojë prej njerës gjendje në tjetren, ku shkalla e dukshmërisë së ndërrimit të gjendjes mund të jetë e ndryshme. Komunikimi mund zhvillohet në disa transakcione të “tërthorta” p.sh kur mjeku thotë “si dëshironi që unë t’ju ndihmoj juve?” pacienti mund të përgjigjet “nuk e di, mjek, jamë ne duart tuaja ‘’. Mirëpo pacienti mund të ta bëjë një ofertë Adulte, duke pyetur “çfarë mendoni se nuk është në rregull me mua?’’në të cilën pyetje mjeku mund të pergjigjet në mënyrë Prindore duke thënë (urdhëruar) ,,mos u brengosni, ju vetem merrni tabletat. Balint. - Michael Balint shpiku fjalën, “drog- doktor’’duke vënë theksin në rolin e rëndësishëm të ndjenjave, prejudikimeve dhe mendimeve të mjekut, në konsultime. Ballinti ka zbuluar se mjekët janë më shumë pjesëmarrës aktiv se sa pasiv gjatë konsultimeve dhe ka treguar se si ndjenjat e mjekut duhet të identifikohen dhe të përdoren në konsultime. “Teknika e zgjimit ‘’ishte e spjeguar si moment kur mjeku gjatë konsultimeve bëhej i vetëdieshëm për ndjenjat e tij, dhe pastaj i shqyrton ato me pacientin. Për shembull, nëse pacienti e nxitë ndjenjen e hidhërimit te mjeku, ka mundësi që e njejta gjë të ndodhë edhe me të afërmit dhe familjen e pacinetit, kështu që kishte me qenë në rregull nëse e pyesim pacientin për këtë.

12


Shkalla e notimit të konsultimeve Ju lutemi ta vlerësoni konsultimin të cilin sapo e keni bërë, duke e notuar me shkallët e më poshtme. Vendosni njërën notë në secilin rreshtë në mënyrë që të tregoni se sa pajtoheni me secilin deklarim. p.sh. a……..b……..c 1.Natyra dhe historia e

Natyra dhe historia e

problemeve, të definuara në

problemeve, të definuara në

mënyre adekuate ……………………………………………………… mënyrë joadekuate

2.Etiologjia e problemeve e

.Etiologjia e definuar në mënyrë

definuar në mënyrë adekuate …………………………………………jo adekuate 3.Idetë e pacientëve të studiuara në mënyrë adekuate dhe të

Idetë të studiuara në mënyrë jo adekuate

përshtatshme…………………………………………………………dhe jo të përshatshme 4.Brengat e pacientëve të studiuara në mënyrë adekuate dhe

Brengat e pacientëve të studiuara në menyrë joadekuate

të përshtatshme………………………………………………………dhe jo të përshtatshme

5. parashikimet e pacientëve të studiuara në mënyrë adekuate dhe

Parashikimet e pacientëve të studiuara në menyrë joadekuate

të përshtatshme………………………………………………………dhe jo të përshtatshme

6. Efektet e problemeve të studiuara në mënyrë adekuate dhe

Efektet e problemeve të studiuara në menyrë joadekuate

të përshtatshme………………………………………………………dhe jo të përshtatshme

7.Problemet e vazhdueshme

Problemet e vazhdushme

janë konsiderura……………………………………………………..nuk janë konsideruar 8 Faktorët e rrezikut

Faktorët e rrezikut

janë konsideruar………………………………………………………nuk janë konsideruar

9.Është zgjedhur veprimi i përshtatshëm

Është zgjedhur veprimi

për secilin problem……………………………………………………jo i përshtatshëm

13


10.Është bërë ndarja me pacientin e kuptimit të sëmundjes në

Ndarja me pacintin nuk është bërë, apo është bërë në

mënyrë të përshtatshme…………………………………………….mënyrë të pa përshtatshme

11.Pacienti i involvuar në menaxhim në mënyrë adekuate dhe të

Involvimi në menaxhim jo adekuat apo

përshtatshme………………………………………………………..i pa përshtatshëm

12. Shrytëzimi i përshtatshëm i kohës

Shrytëzimi i papërshtatshëm i kohës

dhe i resurseve, në konsultim……………………………………….dhe i resurseve, në konsultim

13.Shrytëzimi i përshtatshëm i kohës dhe i resurseve, në menaxhimin

Shrytëzimi i papërshtatshëm i kohës dhe i resurseve, në menaxhimin

afatgjatë……………………………………………………………..afatgjatë

14.Raporte të dobishme me pacientë

Raporte të padobishme ose vazhdimisht

te krijuara apo të ruajtura ………………………………………….të keqësuara me pacientë

14


KOMUNIKIMI JO-VERBAL NEGATIV

Joverbal

Distanca: shumë afër

HAPSIRA

Dobët

VËMENDJA

POZITIV Përafërsisht, gjatësia e duarve Plotësisht i/e koncentruar

Drejtim të kundërt me të

LËVIZJET

Drejtuar nga ai/ajo

Kërrusur, drejtuar anash

POZITA

E relaksuar por me vëmedësi’ drejtuar përpara

Mungon: i nervozuar

KONTAKTI ME SY

Në nxitim

KOHA

I rregullt Jo në nxitim

Mban zakonishtë në distancë SHPUTAT+KËMBËT

Në pozitë të matur

I përdorë si bariera (pengesa)

ORENDITË

mbanë të afruara

Të shkujdesura, laramane, provokative

RROBAT

Me shije,të rregulluara,të pastërta

E ngrysur, e hutuar

SHPREHJA E FYTYRËS

I përshtatet ndjenjave

Mundohet ta tërheq vëmendjen GJESTIKULACIONET I plotësojnë fjalët dhe t’i bëjë konkurencë fjalëve tuaja të matura, lehta Të dukshme, penguese

SHPREHITË

S’ka apo të matura

Shumë i lartë ose shumë i ultë

ZËRI: VOLUMI

Kjartë i dëgjueshëm

tuaja,

15


NDËGJIMI EFEKTIV 1. Ndërpreje bisedën (pusho së foluri)! Poloniusi (Hamleti) ”Jepi secilit njeri vesh të hollë, por edhe pak zë tuaj” 2. Dëshmoni pacientit se dëshironi ta ndëgjoni 3. Largoni hutimet (pengesat). Mos shkaravitni, beni duq apo shletoni letra 4. Bëhuni i afërt me pacientin 5. Behuni i durueshëm 6. NDERPREJE BISEDEN ( PUSHO SË FOLURI) •

Keni dy vesh dhe një gjuhë. DËGJONI MË SHUMË SE SA FLISNI

Ndëgjimi kerkon dy veshë, një për ndigjim dhe nje për ndijim

Vendimmarrësit të cilët nuk ndëgjojnë, kanë më pak informata për marrje të vendimeve të mira

Literatura: “Moduli Orientues” Mjekësi Familjare 2003-2004 programi i specializimit në MF. 18/03/2009

16


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.