Organizimi i mbrojtjes shëndetsore Kujdesi parësor shëndetësor
Sistemi shëndetsor si një makrosistem i hapur dhe i ndërlikuar me rëndësi të madhe shoqërore, kombëtare dhe ndërkombëtare përbëhet nga një numër i madh i nënsistemeve të tij ose mikrosistemeve. Rrjeti i institucioneve shëndetësore dhe kuadri janë dy nënsisteme me rëndësi të veçantë dhe ndikim në shëndetin e popullatës e cila është në qendër të vëmendjes si shfrytëzues i shërbimeve shëndetsore për shkak se: * Krijon mjete materiale * Me pjesëmarrjen e vet mundëson realizimin e tërë procesit të mbrojtjes shëndetsore * Është më kritike në kuptim të shfrytëzimit dhe shpenzimeve në mbrojtjen shëndetsore.
Ekzistojnë aq sisteme të mbrojtjes shëndetësore sa ekzistojnë edhe shtete, dhe mundësia që të gjejmë dy sisteme shëndetësore identike është shumë e vogël. Shumë faktorë, qofshin ata nacional, lokal, historik, kulturorë, ideologjik, gjeografik, socialo-ekonomik, apo të tjerë, ndikojnë në sistemin e mbrojtjes dhe sigurimin shëndetësor të një vendi. Organizimi i shërbimeve shëndetësore qoftë publike apo private kushtëzohet nga karakteristikat kulturore, politike dhe organizative të një vendi.
Në Angli sistemi shëndetsor nacional përfshin shërbimet preventive, të komunitetit dhe ato klinike. Në SHBA kemi edukimin shëndetësor dhe të mjedisit dhe mbrojtjen mjekësore të të varfërve, kurse shërbimet klinike për shumicën e pacientëve janë private. Pas luftës së II botërore shumë shtete morën përsipër të kujdesen për shëndetin e popullsisë së vet. Por, duke u rrit shpenzimet e teknologjisë medicinale, u lajmëruan vështirësi për të paguar provizionin, kështu raporti mjek-pacient u zgjerua në raportin pacienti - shërbimi mjekësor - sigurimi social - shteti.
Mbrojtja shëndetsore shëndetsore.
realizohet
në
institucionet
Institucionet shëndetsore ndahen në dy grupe të mëdha: - ambulantoro-poliklinike dhe - spitalore (stacionare). Institucionet shëndetsore kryejnë detyra preventive dhe kurative.
Institucionet shëndetsore sipas nivelit të mbrojtjes shëndetsore që e ofrojnë institucionet shëndetsore ndahen në: mbrojtjen primare shëndetsore mbrojtjen sekondare shëndetsore dhe mbrojtjen terciare shëndetsore.
Mbrojtja primare shëndetsore është kontakti i parë dhe më i shpeshtë i popullatës me shërbimin shëndetësor. Në Konferencën e mbajtur në Alma-Atta në vitin 1978 është sjellur deklarata për qëllimet e shëndetit sipas të cilës mbrojtjes primare shëndetësore i është dhënë rëndësia dhe pesha kryesore për realizimin e këtyre qëllimeve.
Rëndësi të posaçme kanë: Metoda dispanzerike e punës (përveç mjekimit ofron edhe aktivitete preventive) Puna në tim (ekip) dhe grupore: Ekipi është bashkësi e njerëzve që në mënyrë të varur mundëson realizimin e qëllimit të caktuar Puna në grup është një bashkësi e njohur me ligj e profesionistëve që në mënyrë të pavarur realizojnë me përgjegjësi mbrojtjen kontinuele shëndetësore.
Kujdesi parësor shëndetsor (KPSH) si gurthemel i kujdesit shëndetsor përbëhet nga Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare, me Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe Ambulancat e Mjekësisë Familjare ose punktet duke i dhënë prioritet shërbimeve preventive, dhe duke zgjidhur 80-90% të problemeve që paraqiten në atë pjesë ku vepron. Përcjellja e gjendjes shëndetsore të popullatës, sidomos diagnostikimi dhe tretmani edhe në shtëpi
Mbrojtja primare shëndetsore realizohet në institucionet e KPSH qoftë publike apo private; por varësisht nga veprimtaria kushtuar specifikave të grupacioneve të popullatës edhe në Institutet e shëndetësisë publike. (Shërbimet e lindjes –në spitalet e përgjithshme, sistemi Transportues i Emergjencës, shëndeti oral esencial, shërbimet e shëndetit mental, shkollor, patronazhit, sistemi i furnizimit me barna, sistemi referues)
Barnatoret janë institucionet e para shëndetësore që janë përmendur në historinë mjekësore. Barnatorja është një institucion shëndetësor e cila furnizon, përpunon dhe kontrollon barërat dhe mjetet për mjekim dhe mbrojtjen e shëndetit. Ato mund të jenë të tipit të hapur dhe të tipit të mbyllur (kur punojnë në kuadër të ndonjë institucioni tjetër shëndetësor). Barnatoret mund të jenë të pavarura ose në kuadër të shtëpisë së shëndetit, qendrës medicinale ose spitalit/klinikës.
Detyrat e barnatores: • Furnizon, përgaditë, kontrollon dhe jep barna dhe preparate për mbrojtjen e shëndetit të popullatës • Përcjell dhe propozon masa për shpenzimin racional të barnave • Njohton mjekët, stomatologët dhe institucionet shëndetësore me barna të reja dhe mënyrën e përdorimit të tyre • Ushtron veprimtari edukativo shëndetësore • Kryen kontrollime biokimike dhe laboratorike • Furnizon dhe prodhon mjete për higjienën personale
Resurset humane Punëtorët shëndetsor paraqesin resursin rëndësishëm human të një sistemi shëndetsor. Profilet e punëtorëve shëndetsor janë: - me përgaditje të mesme shkollore - me përgaditje të lartë shkollore dhe - me përgaditje superiore.
më
të
Shkolla e parë mjekësore u hap në vitin 1240 në Salermo të Italisë. Florence Nightingale fillon historinë e re (moderne) të ushtrimit të veprimtarisë së infermierisë mjekësore. Shkollimi pasdiplomik Në nivelin profesional- specializimi dhe subspecializimi, pas dhjetë vitesh përvoje specialisti- primariusNë nivelin hulumtues- magjistratura dhe doktoratura Në nivelin arsimor e edukativ- ligjeruesit, profesorët dhe pjesëmarrësit në procesin mësimor.
Në veprimtarinë shëndetsore përveq punëtorëve shëndetsor punojnë edhe punëtorë tjerë jo medicinal që kryejnë: shërbime paramedicinale, kujdesen për pacientin, në labotarorët diagnostikues, transfuzion, terapi fizikale, radioterapi, terapi të të folurit, në mirëmbajtjen e teknologjisë, përgaditjen e ushqimit, pastrimin, etj. Pastaj kemi punëtorët e administratës, kontabilitetit, etj.