SREP L - 5
Ligjerues
Prof. R.D. Belegu mars 2008 ** *
Ovulacioni me implantim
• Java e parë e zhvillimit • Cikli ovarial
Objektivat mësimore • Fertilizimi dhe implantimi Studentët do të jenë në gjendje të: • Lidhur me fertilizimin ; • Kuptojnë sekuencat molekulare të proceseve që mundësojnë paraqitjen e fertilizimit. • Kuptojnë si të evitohet polispermija • Kuptojnë se në cilën pjesë të mitrës mund të ndodh fertilizimi.
• Lidhur me implantim ; • Të kuptojnë si zhvillohet blastocista • Kuptojnë si blastocista implantohet në endometrium – ndryshimet strukturore dhe molekulare të të trofoblastit dhe endometriumit.
Vezorja (Ovariumi)
•
Vezorja është e vendosur në fossa ovarica, ajo ka funksion të dyfishtë, ekzokrin dhe endokrin.
•
Funksioni ekzokrin konsiston në atë se në vezore kryhet ovogjeneza ndersa funksioni endokrin në prodhimin e hormoneve estrogjene dhe progesteronit.
•
Forma dhe madhesia:
•
Vezorja ka formen dhe madhesinë e bajames me peshë 3 – 10 gr,
• • •
gjatësi 2.5 -5cm, gjerësi 3cm dhe trashësi 0.6-1.5cm
Cikli ovarial
(java e parë e zhvillimit )
•
Në kohën e pubertetit femra fillon të pësojë cikle mujore të rregullta. Këto njihen si cikle seksuale dhe kontrollohen nga hipotalami.hormoni që çliron gonadotropinën (GnRH) prodhohet nga hipotalami dhe vepron mbi qelizat e adenohipofizës, të cilat nga ana e tyre sekretojnë gonadotropinat. Këto hormone, FSH dhe HL stimulojnë dhe kontrollojnë ndryshimet ciklike në ovar .
•
Në fillim të çdo cikli ovarial, një numër folikulash primordial,që variojnë nga 5-13 fillojnë të rriten nën influencën e FSH ( fig. 2-1 ). Në kushte normale vetëm një nga këto folikula arrin të piqet dhe vetëm një OVOCIT çlirohet, ndërsa të tjerët degjenerojnë dhe bëhen atretike .
•
Në ciklin pasardhës, grupi tjetër i folikulave fillon të rritet dhe përsëri vetëm një arrin të maturohet.për pasojë pjesa ma e madhe e folikulave degjenerojnë pa arritur maturimin. Kur një folikul bëhet atretik ovociti dhe qelizat folikulare degjenerojnë dhe zëvendësohen me ind lidhor,kështu që formojnë një trup atretik ( corpus atreticum).
•
Skematizimi i ndryshimeve që ndodhin në folikulin primordial gjatë gjysmës së parë të ciklit ovarial, nën influencë e FSH folikuli primordial A , maturohet në folikulin grafian C. Ovociti mbetet nji ovocit primordial në stadin e diplotenit deri pak përpara ovulacionit. Gjatë pak ditëve të fundit të periudhës rritëse estrogjenet e prodhuar nga qelizat e tekes stimulojnë formimin e LH në hipofizë. FIG 2-1.
Folikulat primordial – këta folikula janë të vendosur në pjesën sipërfaqësore të korteksit, direkt nën tunica albuginea. Janë folikulat më të vegjël për nga madhësia kurse për nga numri janë të shumët. Histologjikisht folikuli primordial ndertohet prej oocitit primar në qender të folikulit me një diameter rreth 25-30 um dhe një numer qelizash epiteliale të sheshta përreth qelizës vezë.
Folikuli primar njështresor - përbëhet nga qeliza vezë e madhe (oociti primar) me madhësi 50-80 mikron të cilen e mbështjellin disa qeliza të sheshta folikulare, të cilat bëhen kubike të renditura në një shtresë. Ndërmjet oocitit dhe qelizave folikulare formohet zona pellucida, si një cipë e trashë e ndërtuar prej glikoproteineve.
Në zonën pelucida penetrojnë zgjatimet e qelizave folikulare ( filopodet) dhe mikrovilet e oocitit, të cilat duke kontaktuar ndërmjet vete formojnë lidhje të veçanta ( në këtë mënyrë bëhet këmbimi i materjeve ushqyese( kanë rol nutritiv).
Folikuli primar shumështresor - paraqet fazën tjetër të folikulit primar. Numri i shtresave të qelizave folikulare te folikuli primar shumështresor shtohet si rezultat i ndarjes mitotike të qelizave folikulare të folikulit primar njështresor. Qelizat folikulare ndryshe quhen shtresa granulare.
Folikuli sekondar- te ky folikul pos rritjes së qelizës vezë si dhe rritjes në madhësi dhe shtimit të numrit të qelizave folikulare paraqitet edhe antrumi folikular dhe lëngu folikular.
• • • • •
VAZHDIM Gjatë rritjes së folikulit formohen një numër i madh i folikulave dhe i qelizave tekale. Duke bashkëvepruar këto qeliza prodhojnë estrogjen, të cilët : a) ndikojnë në mukozën e mitrës, duke e futur atë në fazën folikulare apo proliferative dhe b) stimulojnë adenohipofizën për të sekretuar HL . Rritja e këtij konsiderohet i nevojshëm për stadin final të maturimit të folikulit si dhe nxisin daljen e ovocitit, dukuri e njohur si ovulacion.
OVULACIONI
•
Pak ditë para ovulacionit ,folikuli i Grafit rritet shpejt në përmasa nën influencën e FHS dhe HL dhe arrin një diametër 15 mm.Ovociti primar që ka mbetur në stadin e diplotenit, përfundon ndarjen e parë mejotike.ndërkohë , sipërfaqja e ovarit fillon të fryhet lokalisht dhe në majën e saj çfaqet nji njollë jo vaskular që quhet STIGMA.
•
Si pasojë e nji hollimi lokal dhe degjenerimi të sipërfaqës së vezorës lëngu folikular del nëpërmjet stigmës e cila gradualisht hapet, kur lëngu largohet, tensioni në folikul ulet dhe ovociti së bashku me cumulus oophorus shkëputet i lirë dhe del jashtë nga vezorja ( fig. 2-2 dhe 23 ).
Fig.2-2 A. Folikuli i Grafit në prag të çarjës. B.) Ovulacioni. Ovociti që fillon ndarjen e dytë mejotike, largohet nga vezorja së bashku me një numër të madh të qelizave të cumulus oophorus. Qelizat folikulare që mbeten në folikulin e zbrazur diferencohen në qeliza luteale. C) Trupi i verdhë me përmasa të mëdha si pasojë e hipertrofisë dhe grumbullimi i lipideve në qelizat kokrizore dhe në ato të tekës së brendëshme. Kaviteti i folikulit të mëparshëm mbushet me fibrinë.
OVULACIONI - ne diten e 13 - 14 të ciklit menstrual, pëlcët folikuli i pjekur i de Graffit dhe bëhet lirimi i oocitit. Ky proces i lirimit të qelizes vezë quhet ovulacion.
vazhdim
• Disa nga qelizat e cumulus oophorus rivendosen përreth zonës pelucida dhe formojnë corona radiata ( FIG. 2-5). Në momentin që ovociti me qelizat e cumulus oophorus del nga vezorja ndodh ovulacioni , ovociti nga ana e tij mbaron ndarjen e parë mejotike dhe ovociti sekondar i porsaformuar futet në ndarjen e dytë mejotike dhe startohet në këtë fazë. ( fig. 2- 20)
• Korelacioni klinik • Në disa gra , ovulacioni shoqërohet me dhimbje të lehta, të njohura si dhimbje të mesit të ciklit për shkak se kjo ndodh afër mesit të ciklit menstrual. • Ovulacioni shoqërohet gjithashtu edhe me rritje të temperaturës bazale, evidentimi i të cilës mund të ndihmoj në përcaktimin e kohës së ovulacionit. Te disa gra ovulacioni dështon për shkak të koncentrimit të ulët të gonadotropineve. Në këtë rast ipen substanca që stimulojnë lirimin e gonadotropineve dhe kështu ovulacioni ndodh.
Fig.2-3. A ) Mikrogafi me skener të dukurisë së ovulacionit , ku sipërfaqja e ovocitit e mbuluar me zonën pelucida, ndërsa cumulus oophorus përbëhet nga qeliza kokrizore.
B ) . Mikrografi me skener elektronik i ovocitit te një miu 1 ½ orë pas ovulacionit. Ovociti i rrethuar nga qeliza kokrizore dhe i vendosur në sipërfaqe të vezorës. Duket vendi i ovulacionit.
Corpus luteum • Qelizat kokrrizore që mbeten në murin e folikulit të çarë së bashku me qelizat e tekës së brendshme vaskularizohen nga vazat përreth dhe bëhen poliedrike. • Nën influencën e HL këto qelizat përpunojnë një pigment të verdhë dhe shndërrohen në qeliza luteale të cilat formojnë trupin e verdhë (corpus luteum ) dhe sekretojnë progesteron. • Ky hormon së bashku me hormonet estrogjenike bëjnë që mukoza uterine të hujë në fazën sekretore ose progestative e cila përgatitet për implantimin e embrionit ( fig. 2-12).
TRUPI I VERDHË pas ovulacionit me largimin e oocitit, folikuli i qarë transformohet dhe riorganizohet në një strukturë glandulare e cila quhet corpus luteum. a ) Corpus luteum mestruacionis b) corpus luteum graviditatis
Corpus luteum graviditas.
Corpus luteum menstracionem.
Corpus albicans.
Fig.2-12.Paraqitje skemike e ndryshimeve që ndodhin në mukozën e uterusit në raport me ato të ovarit. Shihet që implantimi i blastokistit ka shkaktuar zhvillimin e një trupi të verdhë të barrës. Aktiviteti sekretor i endometrit rritet gradualisht si rrjedhojë e sasisë së madhe të progesteronit të prodhuar nga trupi i verdhë i barrës.
Transporti i ovocitit • Pak përpara ovulacionit, fimbriet e tubit të mirës ( oviduktit) fillojnë të mbulojnë sipërfaqën e vezorës dhe gypi fillon të kontraktohet në mënyrë ritmike. Besohet që ovociti së bashku me disa qeliza kokrrizore të cumulusit (fig.2-3) të lëvizë në gyp nëpërmjet fimbrieve si dhe lëvizjes së cilieve të epitelit kufizues. • Në gyp, qelizat e cumulusit humbin kontatin me ovocitin nëpërmjet të zgjatimeve të tyre citoplazmatike nga zona pelucide. • Kur ovociti është në gypin e mitrës, ai drejtohet për në lumenin e mitrës nëpërmjet tkurjeve të muskulaturës. • Shpejtësija e lëvizjës mund të ndryshojë në vartësi të statusit endokrin gjatë dhe pas ovulacionit. Te njeriu ovociti i fertilizuar arrin lumenin e uterusit për 3-4 ditë ( fig. 2-11).
Paraqitje skematike e dukurive që kryhen gjatë javës së partë zhvillimit embrio.
Tupi i bardhë ( corpus albicans ) •
•
•
•
Kur fertilizimi nuk ndodh për rreth 9 dite pas ovulacionit corpus luteum arrin maksimumin e zhvillimit. Ai të dallohet lehtë si një projektim i verdhë në sipërfaqën e vezorës. Më pas ai zvogëlohet në përmasa: qelizat luteale degjenerojnë dhe kështu formohet një masë indit fibrotik, i njohur si trup i bardhë ( corpus albicans) njëkohsisht ulet prodhimi i progesteronit dhe fillon hemoragjija menstruale ( fig . 2-13 ). Kur ovociti fertilizohet , trupi i verdhë nuk degjeneron. Ai ruhet nga Hogonadotropina korionike ( HGL) që sekretohet nga qelizat e trofoblastit. Trupi i verdhë vazhdon të ritet dhe formon trupin e verdhë të barrës ( corpus luteum graviditas). Në fund të muajit të tretë kjo strukturë është sa 1/3 ose gjysma e vezorës. Qelizat luteale të verdha vazhdojnë të sekretojnë progesteron deri në fundin e muajit të katërt, më pas ato regresojnë gradualisht m.q.se fillon sekretimi i progeseronit nga kompetentet trofoblastik të placentës,i cili është i mjaftueshëm për rruajtjen e barrës. Ndalimi i trupit të verdhë të barrës përpara muajit të katërt zakonisht çon në abort.
Fig.2-13 paraqitje skematike e ndryshimeve që ndodhin në mukozën e mitrës ( endometri gjatë një cikli menstrual të rregullt në mungesë të fertilizimit). Dallohen ndryshimet korresponduese në vezore.
Korelacioni klinik • Është tani mjaft e qartë që ovulacioni mund të frenohet nga trajtimi me përbërës të progesteronit. Kur merren nga goja nga dita e 5 deri në ditën e 20-25 të ciklit menstrual progestinat veprojnë si kontraceptive dhe frenojnë ovulacionin në pothuajse 100% të rasteve. . • shumica e preparateve antiovulatore të përdorur tani përmbajnë sasi të vogla estrogjenësh të shoqëruara me një nga përbërsit në nivelin e hipofizës. • observimet paraprake tregojnë që maturimi i folikulave është plotësisht i frenuar.
Fertilizimi Fertilizimi, proces nëpërmjet të cilit gametet femërore dhe mashkullore fuzionojnë, ndodh në regjionin ampular të tubit uterin. Ky përfaqëson pjesën e gjërë të gypit që gjendet pranë vezoreve (fig.2-4 ). Spermatozoidi qëndron i gjallë në rrugët gjenitale të femrës përreth 24 orë, ndërsa ovociti sekondar mendohet se vdes 12 deri 24 orë pas ovulacionit, nëse ai nuk fertilizohet. • Spermatozoidi kalon shpejt nga vagina për në mitër dhe pastaj në gypat e mitrës Kjo ngjitje shkaktohet më sa duket nga kontraksionet e muskulaturës së mitrës dhe gypit. • Spermatozoidet •
mund të pësojnë ;
aftësimin -- capacition dhe reaksionin e akrozomës.
• •
Aftësimi (capacition) * është një periudhë që kushtëzohet nga trakti riprodhues femëror dhe tek njeriu përfundon përreth 7 orëve.gjatë kësaj kohe, një veshje glikoproteine dhe proteinat e plazmës seminale shkëputen nga membrana plazmale që mbulon regjionin e akrozomës të spermatozoidit. Kompletimi i aftësimit lejon kryerjen e reaksionit të akrozomës.
•
Reaksioni i akrozomës, * ndodh në afërsi të ngushtë me ovocitin nën influencën e supstancave që lirohen nga e corona radiata dhe ovocitit.
•
Nga ana morfologjike formohen pika të shumta fuzionimi ndërmjet membranës plazmale dhe cipës së jashtme të akrozomës duke lejuar çlirimin e përbërësve akrozomale ( fig 2-5 ), të nevojshëm për të penetruar coronën dhe zonën pelucida .
•
Gjatë reaksionit të akrozomës çlirohen substancat e mëposhtme:
• •
a) hiluronidaza e nevojshme për të penetruar barrierën e corona radiata ; b) substanca te ngjashme me tripsinën të nevojshme për digjestionin e zonës pellucida dhe c) akrozina, e vendosur në sipërfaqën e brendshme të membranës akrozomale, e cila ndihmon spermatozoidin të kalojë zonën pelucida.
•
FIG. 2-5. Mikroskopia elektronike tipit skaning. Shifen spermatozoidet të lidhur për zonën pelucida.
Fazat e fertilizimit – ( penetrimi i corona radiata ) •
•
Faza e 1: nga 200 - 300 milion spermatozoide të depozituar në traktin gjenital femëror, vetëm 300-500 arrijnë vendin e fertilizimit. Vetëm një nga ta është i nevojshëm për fertilizim dhe mendohet që të tjerët ndihmojnë spermatozoidet që do të fertilizojnë të penetrojë barrierën e parë që e mbron gametën femërore - coronën radiata fig 2-5. Mendohet se qelizat e coronës disperzohen nga veprimi kombinuar i enzimeve të spermës me enzimet e mukozës së tubit ( gypit). Faza e 2: Penetrimi i zonës pellucida : Kjo barrierë e dytë që mbron gametën femërore depërtohet nga spermatozoidi me ndihmën e enzimeve që çlirohen nga membrana e brendëshme e akrozomës. Fig 2-5.
•
Kur spermatozoidi prek zonën pellucida, ajo hollohet dhe ai depërton shpejtë. Përshkueshmëria e zonës pellucida ndryshon kur koka e spermatozoidit bie në kontakt me sipërfaqën e ovocitit. Kjo gjë shpie në çlirimin e enzimave , që shkaktojnë një alteracion të vetive të zonës pellucida ( zona e reaksionit) dhe inaktivizojnë vendet receptor specifike të spermatozoidit.
•
Në fakt spermatozoide të tjera janë gjetur të zhytur në zonën pellucida, por vetëm nji duket të jetë i aftë të penetrojë brenda ovocitit fig 2-6 , Në raste të ralla mund të ndodhë që depërtojnë dy spermatozoide në gametën femërore njëkohësisht, atëherë është përshkruar embrioni me 69 kromozome.
Fig. 2-5. Paraqitja skematike e tri fazave të penetrimit të ovocitit. Në fazën e parë spermatozoidi depërton barrierën e korona radiata. Në fazën e 2 një nga shumë spermatozoidet penetron në zonën pellucida ; në fazë e 3 një spermatozoid depërton membranën e ovocitit duke humbur membranën e tij plazmatike.
FIG.2-6 A – ovociti menjëherë pas ovulacionit,që tregon boshtin e ndarjes së dytë mejotike.B.- një spermatozoid e ka depërtuar ovocitin, i cili mbaron ndarjen e dytë mejotike.kromozomet e ovocitit janë vendosur në nji bërthamëve vezikulare , pronukleusi femëror .kokat e disa spermatozoideve janë zhytur në zonën pelucida.
•
Faza 3: Fuzionimi i cipave të ovocitit dhe spermatozoidit .
•
Kur spermatozoidi takon cipën e ovocitit, të dy cipat fuzionojnë. Meqenëse membrana që mbulon kapuçin e kokës së akrozomit zhduket gjatë reaksionit të akrozomës, atëherë kryhet fuzioni midis membranës së ovocitit dhe membranës që mbulon regjionin e pasëm posterior të kokës së spermatozoidit. Te njeriu koka dhe trupi i spematozoidit hyjnë në citolazmën e ovocitit, ndërsa cipa mbetet në sipërfaqe te ovocitit.
•
•
Kur spermatozoidi futet në ovocit, veza
•
1) Reaksioni kortikal dhe ai zonal, si rezultat i çlirimit të kokrrizave të ovocitit kortikal të cilat përmbajnë enzima lizozomale;
•
a) membrana e ovocitit bëhet e papërshkueshme për spermatozoidet e tjera dhe
•
b) zona pellucida prish strukturën dhe përbërjen e saj, më sa duket nëpërmjet çvendosjes ( ndryshimit) të vendeve receptore specifike për spermatozoidin. Kështu parandalohet polispermia.
•
përgjigjet në tri mënyra :
•
2) Përfundimi i ndarjes së dytë mejotike, ovociti përfundon ndarjen e dytë mejotike menjëhere pasi që hyn spermatozoidi. Një nga qelizat bija ruan shumë pak citoplazme dhe njihet si trupi i dytë polar ( sekondar)
•
Ndërsa qeliza tjetër bijë është ovociti përfundimtar (definitiv). Kromozomet e tij (22+ x) vendosen në një bërthamë me pamje vezikulare që njihet si pronukleus femëror fig 2-6 B.
•
3 ) Aktiviteti metabolik i vezës. Mendohet që spermatozoidi të mbartë një faktor aktivizues për vezën. Pas fuzionimit aktivizimi i vezës mund të krahasohet me fenomenet fillestare qelizore dhe molekulare që shoqërojnë embriogjenezën e hershme.
•
Ndërkohë spermatozoidi, lëvizë deri sa arrin të afrohet shumë pronukleusit femëror, ndërsa trupi shkëputet dhe degjeneron. Bërthama e tij fryhet dhe formon pronukleusin mashkullor. Nga ana morfologjike të dy pronukleuset nuk dallohen njeri nga tjetri FIG 2-6 C ; gradualisht ata do të bien në kontakt dhe do të humbin cipat e bërthamave të tyre FIG. 2-7 A.
•
Gjatë rritjes së pronukleusave, secili prej tyre mund të duplikojë ADN e tij .Në q. se nuk ndodh replikimi atëherë secila qelizë e zigotës në stadin e dy qelizave do të ketë gjysmën e sasisë normale të ADN.
Vazhdimi i procesit
Fig. 2-6 C – Stadi i pronukleuseve mashkullore dhe femërore. D - dhe E, Kromozomet e vendosur në bosht pësojnë nji ndarje gjatësore dhe lëvizin për në polet e kundërt. F - stadi i dy qelizave.
• Menjëherë pas sintezës së ADN, kromozomet organizohen si dhe formohet boshti për ndarjen mitotike normale. 23 kromozomet e nënës dhe 23 të babait pësojnë nji ndarje gjatësore në centromer dhe kromatidet motra lëvizin për në polet e kundërta, gjë që siguron që çdo qelizë e zigotës të ketë numër diplloid normal të kromozomeve dhe nji sasi normale të (ADN 2n ) Fig 2-6 D. E .F. • Ndërsa kromatidet largohen për në polet e kundërta fillon të çfaqet një ngushtim i thellë në citoplazmën që ndan gradualisht citoplazmën në dy pjesë fig 2-6 F dhe 2-7 B.
• Rezultatet kryesore të fertilizimit janë: • a) stabilizimi i numrit diploid të kromozomeve, gjysma nga baba dhe gjysma nga nana, kështu që zigota përmban nji kombinim të ri të kromozomeve të ndryshëm nga të dy prindërit; • b) përcaktimi i seksit të individit të ri. Spermatozoidi me kromozom X do të shpinte në lindjen e embrionit femëror (XX), ndërsa spermatozoidi me kromozom Y embrion mashkull (XY). Pra seksi kromozomik i embrionit përcaktohet në fertilizim : • c) fillimi i segmentimit. Pa fertilizim ovociti zakonisht degjeneron 24 orë pas ovulacionit.
A-qeliza vezë e mbështjellur me corona radiata ; B- fertilizimi C-F formimi i zigotës dhe segmentimi i parë
• •
•
• •
FERTILIZIMI IN VITRO Fertilizimi in vitro i vezës së njeriut është nji praktikë e shpeshtë e udhëhequr nga puna në laborator. Rritja e folikulit stimulohet në vezore nëpërmjet të përdorimit të gonadotropineve. Ovocitet nxiren me aspirator nga vezorja tamam përpara ovulacionit, kur ovociti është në stadet e fundit të ndarjes së parë mejotike.Veza vendoset në nji kulturë të thjeshtë, ku i shtohet menjiherë spermatozoidi. Veza mbahet në kulturë deri në fazën e 8 qelizave, pastaj implantohet në mitër ku zhvillohet deri në fund . Kjo metodë përdoret me sukses në rastet e gypave të mbyllur, mospajtushmëri ndaj spermatozoidit etj, apo në rastin e aberacioneve kromozomike. Meqenëse fatmirësisht preimplantimi i embrionit është shumë rezistent ndaj veprimeve teratogjenike, reziku i lindjes së individeve të malformuar prej procedurave in vitro është shumë i ulur. Në disavantazh i shenueshëm i teknikës është suksesi jo i madh i procedurës m. q.se vetëm 20% e vezës së fekonduar implantohet dhe zhvillohet deri në fund. Në këtë logjikë, për të rritur shanset e nji barre të suksesshme grumbullohen 4-5 vezë, fertilizohen dhe vendosen në mitër. Kjo mund të çojë në lindje të shumta, të cilët edhe kanë ndodhur.
Si të evitohet polispermia • Evitimi i polispermisë zhvillohet në dy faza ; • 1) faza e shpejtuar • 2) faza e ngadalsuar •
1) Në fazën e shpejtuar plazmalema e qelizës vezë ose e ovocitit depolarizohet në moment. Në këtë mënyrë mundëson qelizën vezë që me mekanizma të ngadalsuar dhe të përbërë, realizoj pengimin e plotë të polispermisë.
• Ndrushimet të involvuara në fazën e shpejtuar mundësojnë fillimin e fazës së dytë. Së pari nga depot e qelizës vezë lirohet ca++ dhe atë në regjionin ku vjen deri te bashkimi i spermatozoidit dhe qelizës vezë . • Nga ky vend lirimi i ca++ zgjërohet nëpërmjet citoplazmës së ovocitit duke filluar reakcionin kortikal, egzocitozën e granulave të korteksit të ovocitit dhe lirimin e përmbajtjes së tyre në hapsirën perreth qelizës vezë.
Si të evitohet polispermia • Këto granula përbëjnë enzime , proteina strukturale dhe glikozaminoglikane. • Enzimet e liruara ndryshojnë zonën pellucida dhe shkaktojnë largimin dhe vdekjen e spermatozoideve të puthitura në zonën pellucida. • Së bashku me lirimin e perbërjes së granulave , njëkohësisht vjen deri te rritja e sipërfaqës së ovocitit , sepse membrana e granulave rindërtohet ( ribashkohet) me plazmalemën e ovocitit. • Kimikisht e ndryshuar zona pellucida ngel perreth zigotës deri sa qelizat e koronës radiata ndahen prej tij.
Fertilizimi dhe pengimi i polispermisĂŤ
SEGMENTIMI • Kur zigota ka arritur stadin e dy qelizave, ajo pëson një seri ndarjesh mitotike që rezultojnë me nji rritje të shpejtë të numrit të qelizave. Këto qeliza të cilat zvoglohen në çdo segmentim njihen si blastomere fig 2-8 , • Pas tri katër ndarje zigota merr pamjen e nji manafere dhe quhet morulë. Ky stad arrihet rreth 3 ditë pas fertilizimit dhe kur embrioni është duke u futur në mitër. fig 2 -11 • Në këtë kohë stadi i ( 12 -16 qeliza ) morula përbëhet nga nji grup qelizash të vendosura në qendër, masa e qelizave të brendëshme dhe një shresë e jashtme, masa e qelizave të jashtme. • Qelizat e brendëshme do të japin indet e embrionit , ndërsa masa e qelizave të jashtrme formojnë trofoblastin, i cili më pas do të kontribojnë për formimin e placentës.
Fig 2-8.paraqitje skematike e zhvillimit të zigotës nga stadi i dy qelizave tek ai i morules.Stadi i dy qelizave arrihet afërsisht në orën e 30 pas fertilizimit, stadi 4 qelizor afërsisht pas 40 orësh, stadi 12 qelizor afërsisht në ditën e 3 ; dhe stadi i morulës afërsisht në ditën e 4; . Gjatë kësaj periudhe blastomeret janë të rrethuar nga zona pellucida që zhduket në fund të ditës së 4.
Segmentimi i zigotës A deri te formimi i morulës E. Fotografit janë të bëra nga Dr.Jorgos Nikas në laboratorin embriologjik të tij, në spitalin Hamer Smit në Londër.
FERTILIZIMI - ( FEKONDIMI ) - zigota • Zhvillimi i embrionit fillon menjëherë pas fekondimit, gjatë kësaj kohe qelizat gjiniore shkrihen në një qelizë të vetme që quhet zigotë. • Zigota ka nji veprimtari të theksuar biologjike dhe nji trashigimi të dyfisht. Pas fekondimit qelizat gjiniore e humbin individualitetin e tyre. • Fekondimi ka rëndësi të madhe biologjike për vetë faktin se në te shfaqet uniteti dhe lufta e të kundërtave. • Qelizat që marrin pjesë në fekondim janë të ndryshme nga ana cilësore. • Për këtë arsye në zigotë zhvillohen kontradikta të brendëshme midis materialit gjenetik të sjellë nga baba dhe nëna. • Kjo bëhet forcë lëvizëse fillestare pë zhvillimin e mëtejshëm të zigotës.
Faza e kompaktësimit • Faza kritike gjatë zhvillimit është kompaktësimi ( lidhjet ndërqelizore ) i qelizave . • Gjatë kësaj faze blastomeret ndryshojnë formën, sheshtohen dhe lidhen ngusht ndërmjet veti, kështu që me MO nuk shifen si qeliza të veçuara. • Lidhjet ndërqelizore, okludente dhe neksuse në stadin e kompaktësimit kanë rol të dyfisht. • Lidhjet okludente pengojnë shkëmbimin e lirë të lëngut ndërmjet mjedisit të jashtëm dhe të brendshëm të paraembrionit, duke mundësuar akumulimin e lëngut me përbërje specifike në brendinë e saj. • Neksuset bëjnë lidhjet ndërmjet blastomereve në nji tërsi kompakte dhe mundësojnë shkëmbimin e joneve dhe molekulave të vogla ndërmjet tyre.
Deri ketu ishte java e pare e zhvillimit embrional • Javën e parë të zhvillimit embrional e karakterizojnë : • Segmentimi dhe kalimimi i zigotës nëpër gypat e mitres ( tuba uterina) • Formimi i morulës dhe i blastulës ( blastocela) ku tani dallohen embrioblasti dhe trofoblasti. • Fillimi i inplantimit blastulës në endometrin e mitrës. •
Kriteriumi citologjisë diagnostike te fertilizimi
• Prania e dy ose ma shumë trupave polar në hapsirën periviteline • Prania e dy pronukleuseve në qelizën vezë • Prezenca e materialit i cili ngel nga flagjeli i spermatozoidit në citoplazmën e qelizës vezë.
Fig.2-11. Paraqitje skemike e dukurive që kryhen gjatë javës së 1 të zhvillimit embrional. 1. ovociti pas ovulacionit ; 2. fertilizimi afërsisht 12-24 orë pas ovulacionit. 3. stadi i pronukleusit femëror dhe mashkullor 4. boshti i ndarjes së parë mejotike ; 5. stadi i dy qelizave(rreth 30 orë jete); 6 morulla që përmbanë12-16 blastomere (moshë 3 d); 7. morulla në stad avancuar ( në lumen moshë 4 dtësh); 8. stadi blastocisi i hershëm(4 ½ d) zona pelucida është zhdukur; 9 . faza e hershme e inplantimit ( blastokisti me moshë afërsisht 6 dite).Vezorja tregon stadet shëndrimit të folikulit primar në Grafit si dhe trupin e verdhë . Endometri është vizatuar në fazën progestative.
Parqitje skemike të segmentimit të zigotës . Pas fekondimit në ampula tube uterina zigota lëvizë në drejtim të hapsirës së mitrës duke kaluar stadin dy qelizor, katër qelizor, stadin e morulës dhe të blastokistit.
Formimi i blastocistit
•
Në kohën që morula hynë në kavitetin uterin fluidi fillon të penetrojë nëpërmjet zonës pellucida në hapsirat ndërqelizore të qelizave të masës së brendëshme. Gradualisht hapsirat ndërqelizore bashkohen në një kavitet të vetme duke formuar kështu blastocelën fig 2-9B. Në këtë kohë embrioni njihet si blastocist ( stadi i blastulës)
•
Qelizat e masës së brendëshme tashmë quhen embrioblast dhe vendosen në nji pol, ndërsa ato të masës së jashtme ose trofoblasti, sheshtohen dhe formojnë murin epitelial jashtëme blastokistit fig 210 A. Zona pelucida tashmë zhduket dhe kështu formacioni përgatitet për implantim. Te njeriu rreth ditës së gjashtë qelizat e trofoblastit mbi polin e embrioblastit fillojnë të penetrojnë midis qelizave epiteliale të mukozës uterine fig 2-10 B. Mundet që penetrimi, dhe për pasojë erozionimi i qelizave epiteliale të mukozës të kryhet nga enzimet proteolitike që prodhohen nga trofoblasti.
•
•
Mukoza e uterusit nga ana e saj nxit veprimin proteolitik të blastocistit kështu që implantimi, është rezultat i veprimit mutual të aktivitetit trofoblastik dhe endometrial. 2-10. Në fundin e javës së parë të zhvillimit, zigota e njeriut ka kaluar nëpërmjet stadeve të morulës dhe blastocistit dhe është gati për të filluar implantimin në mukozën e mitrës.
Fig-25 Paraqitja skematike blastokistit në ditën e 6 të zhvillimit: Në te shifet embrioblasti ( prej së cilës zëjnë fill fletat embrionale, (d.m.th. zhvillohen indet dhe organet të embrionit), trofoblasti dhe kaviteti i blastokistit.
A - blastokisti B –Blastokisti ku shifet masa qelizore e brendshme ( embrioblasti me ngjyrë të kaltërt ),dhe masa qelizore e jashtme trofoblasti.
C- Seksioni i blastokistit te njeriu të mbuluar nga kaviteti uterin aty rreth ditës 4 ½.
c.Paraqitja e seksionit të blastokistit të trofoblastit vendosur në polin embrional , dita e 9, qelizat fillojnë te penetrojnë mukozën e mitrës aty rreth ditës së 5-6.
Zigotat jo normale • •
Te njeriu si dhe te gjitarë te tjerë janë përshkruar në mënyrë fregvente zigota jo normale.kërkimet kanë treguar se nga 8 zigotat në stadin e preimplantimit, 4 ishin normale ndërsa 4 të tjerat jo normale. Zigotat jo normale me moshë nga 4-5 ditë tregojnë blastomere me shumë bërthama si dhe shkallë të ndryshme të degjenerimit qelizor. Megjithëse dyshohet që ndonjë prej këtyre zigotave mund të jetë e aftë të implantohet.
•
Simbas autorit 16% e të gjithë ovociteve që bien në kontakt me spermatozoidin nuk segmentohen sepse ato nuk janë të afta të penetrohen nga spermatozoidi ose sepse mekanizmi mitoik nuk funkcionon.
•
Rreth 15% e këtyre ovociteve humbin gjatë javës së parë në stadet e segmentit ose në stadi e blastulës. Meqenëse shumë zigota jonormale humbasin gjatë stadeve të hershme të zhvillimit, ky proçes shpesh konsiderihet si auto- pastrim ,ndërsa në nji masë të konsideruashme embrionet jonormale eliminohen nëpërmjet të abortit spontan.
Uterusi në kohën e implantimit ( fiksimit) • Muri i uterusit përbëhet nga tri shtresa: a) endometriumi ose mukoza që kufizon murin e brendëshëm b) myometriumi ,një shtresë e trashë e muskulaturës së lëmuar dhe c) perimetriumi ,peritoneumi që mbulon murin e jashtëm fig. 2-11. • Nga puberteti (11-13 vjeç) deri në menopauzë ( 4050), endometri pëson ndryshime ciklike, të cilat ndodhin afërsisht çdo 28 ditë, këto ndryshime janë nën kontrollin hormonal të vezorës. • Gjatë ciklit menstrual endometri uterin kalon nëpër tri stade, të cilët përbëhen nga faza folikulare ose proliferative, faza sekretore dhe faza menstruale fig. 2-11,12,13, .
•
Faza proliferative fillon me fundin e fazës menstruale, është nën ndikimin e estrogjeneve dhe shkon paralel me rritjen e folikulave të vezorës. • Faza sekretore fillon rreth dy – tri ditë pas ovulacionit, në përgjigje të progesteronit të prodhuar nga trupi i verdhë. Kur fertilizimi nuk ndodh atëherë ndodhë shkëputja e endometrit ( shtresa kompakte dhe spongioze ), duke shenuar fillimin e fazës menstruale. •
Kur ndodh fertilizimi atëherë endometri merr pjesë në implantim dhe kontribon në formimin e placentës.
•
Në kohën e implantimit mukoza e uterusit është në fazën sekretore ose progestative fig. 2-11 , 2-12,. Në këtë kohë gjëndrat e uterusit dhe arteriet përdridhen dhe indi bëhet edematoz.
Fig.2-12. Paraqitje e ndryshimeve që ndodhin në mukozë e uterusit në raport me ato të ovarit. Shihet që implantimi i blastokistit ka shkaktuar zhvillimin e një trupi të verdhë të barrës. Aktiviteti sekretor i endometrit rritet gradualisht si rrjedhojë e sasisë së madhe të progesteronit të prodhuar nga trupi i verdhë.
•
. Si
•
Endometri paraqitet në stadin progestativ. Normalisht blastokisti i njeriut implantohet në endometrin e murit posterior apo anterior të trupit të mitrës , ku ai zhytet midis gjëndrave.
•
Nëse ovociti nuk fekondohet, venulat dhe hapsirat sinusoidale mbushin progresivisht në inde qelizat e gjakut dhe një diapedezë ekstenzive e gjakut vihet re.
•
Kur fillon faza menstruale, gjaku largohet nga arteriet superficiale dhe pjesë të vogla të stromës si dhe gjëndrat shkëputen. Gjatë 3-4 ditëve pasuese, shtresat kompakte dhe spongioze shkëputen, bien nga uterusi ndërsa shtresa bazale është e vetmja pjesë e endometrit që ruhet fig. 2-13 . Kjo shtresë ushqehet nga arteriet bazale dhe funksionon si nji shtresë regjerative në rindërtimin e gjëndrave dhe arterieve në fazën proliferative.
•
rezultat dallohen në endometer 3 shtresa të veçuara mirë : një shtresë kompakte sipërfaqësore, një shtresë spongioze e ndërmjetme dhe një shtresë e hollë bazale fig. 2-12 , si dhe trupi i verdhë.
Java e dytë e zhvillimit embrional Java e dytë e zhvillimit embrional karakterizohet • me : • • • • • • • • • •
Formimi i diskut embrional bilamelar prej embrioblasti të blastocistës të cilët e formojnë endodermën primitive ( hipoblast) dhe ektodermën primitive ( epiblast). Polarizimi dhe vendosja e boshtit të embrionit. Ektoderma primitive (epiblast) formon kavitetin amniotik. Endoderma primitive ( hipoblast) formon sakun vitelin primar. Paraqitja e mezodermës ekstraembrionale dhe celomës ekstraembrionale. Kolabimi i sakut vitelin primar dhe formimi i sakut vitelin sekondar. Fillimi i formimit të korionit. Përfundimi i implantimit. Fillimi i qarkullimit utero-placentar.
DISKU EMBRIONAL BILAMELAR • Java e dytë e zhvillimit : •
Ndryshtimet të mëdha ndodhin në javën e dytë të zhvillimit. Duhet ditur se embrionet me moshë të njejtë nuk zhvillohen njëlloj. Në stadet e hershme të zhvillimit janë gjetur diferenca të ndjeshme në indeksin e rritjes.
• Dita e tetë e zhvillimit : në ditën e tetë të zhvillimit blastokisti
zhytet pjesërisht në stromën e endometrit. Në zonën mbi blastokistin diferencohen dy shtresa:
• •
•
a) nji shresë e brendshme e qelizave me një bërthamë, cytotrofoblasti; dhe b) një e jashtme, zonë me shumë bërthama pa kufij të dallueshëm qelizor, syncytiotrofoblast, ose syncytium fig. 3 - 1, 2. Në citotrofoblast janë gjetur figura mitotike, ndërsa në sincicium kurrë. Pra qelizat e trofoblastit ndahen në citotrofoblast dhe pastaj migrojnë në sinciciotrofoblast ku ato fuzionojnë duke humbur individualitetin e tyre.
Qelizat e masës së brendshme ose embrioblasti, diferencohen në dy shtresa : a) Një shtresë e vogël, qeliza kubike fqinje me kavitetin e blastokistit e njohur si shtresa e hipoblastit , dhe b) Një shtresë me qeliza cilindrike fqinje me kavitetin amniotik, shtresa e epiblastit fig. 3-1, 2.
Fig-26 Paraqitja skematike blastokistit në ditën e 7 të zhvillimit. Shifet blastokisti me polin e saj embrional, ku tani janë të formuara zgjatimet trofoblastike (vilet primarë të placentës së ardhshme të përbëra nga sincicio-dhe citotrofoblasti penetrojnë në endometrium(implantimi); qelizat e embrioblastit janë të diferencuar dhe të organizuar në dy shtresa:epiblast dhe hipoblast.
Fig.3-1 Paraqitje skemike e blastokistit në ditën e 7 ½, i zhytur në stromën e endometrit. Trofoblasti përbëhet nga një shtresë e brendshme me qeliza mononukleare, ( citotrofoblast ) dhe një shtresë e jashtme, pa kufij të qartë qelizor, (sinciciotrofoblast). Embrioblasti formohet nga shtresat embrionale epiblast dhe hipoblast. Kaviteti amniotik duket si hapësirë e vogël.
vazhdim
• Qelizat e secilës shtresë embrionale formojnë një disk të sheshtë dhe të dyja se bashku njihen si disku embrional bilamelar. •
Në të njejtën kohë fillon të duket një kavitet i vogël në epiblast. Ky kavitet zgjërohet dhe bëhet kaviteti amniotik. Qelizat e epiblastit fqinje me citotrofoblastin quhen amnioblaste dhe së bashku me pjesën tjetër të epiblastit ato kufizojnë kavitetin amniotik fig. 3-1 dhe 3-3.
• Stroma e endometrit fqinje me vendin e implantimit të blastokistit është edematoze dhe shumë e vaskularizuar; gjëndrat e gjëra, të përdredhura, sekretojnë glikogjen dhe mukus.
Dita e nëntë e zhvillimit • Blastokisti zhytet gjithnji më thellë në endometër, defekti i penetrimit në epitelin sipërfaqsor mbyllet prej një koaguli fibrine fig. 3-3. • Trofoblasti zhvillohet konsiderueshëm, veçanarisht në polin embrional ku fillojnë të duken vakuola në sincicium. • Kur këto vakuola fuzionojnë, ato formojnë lakuna të mëdha dhe kjo fazë e zhvillimit të trofoblastit njihet si stadi lakunar fig 3-3. • Ndërkohë, në polin embrional, qelizat e sheshta që mund të marrin origjinë nga hipoblasti , formojnë nji membranë të hollë të njohur si membrana egzocelomike, e cila kufizon sipërfaqën e brendëshme të citotrofoblastit. • Kjo membranë së bashku me hypoblastin, kufizojnë kavitetin egzocelomik, ( qeska e verdhë primitive)
Fig.27 Paraqitja skematike në ditën e 9 të zhvillimit. Implantimi ka mbaruar, vendi i penetrimit të blastokistit në endometër është mbyllur me çep të fibrinës së kuagulluar ; Qelizat e pjesës së epiblastit proliferojnë dhe diferencohen në amnioblaste të cilat me qelizat e epiblastit përkufizojnë(hapsirën e re)kavitetin amniotik; Qelizat e pjesës së hipoblastit poashtu proliferojnë dhe mveshin (mbulojnë) kavitetin blastocistik duke formuar membranën e Hojzer-it; Në sinciciotrofoblast formohen hapsiratlakunat trofoblastike.
Enët e gjakut të zgjeruara
Fig.3-3. Diagrama e blastocistit human në ditën e 9.Sinciciotrofoblasti tregon një numër të madh lakunash. Dallohen qelizat e sheshta të cilat formojnë membranën egzocelomike. Disku embrional bilamelar përbëhet nga një shtresë qelizash cilindrike të epiblastit dhe një shtresë qelizash kubike të hipoblastit. Defekti i sipërfaqës është mbyllur me një koagul fibrine.
Fig.28 Paraqitja skematike e blastokistit në ditën e 10-11. Ndërmjet membranës egzocelomike Hojzerit (e cila me qelizat e hipoblastit kufizojnë qeskën e verdhë primitive) dhe citotrofoblastit formohet retikulumi ekstraembrional (ose mezoderma ekstraembrionale); Enët e gjakut dhe gjëndrat të endometriumit vendosin komunikimin me lakunat.
Ditët e 11 dhe 12 të zhvillimit • Nga dita e në të 12 e zhvillimit ,blastokisti është komplet i zhytur në stromën e endometrit dhe epiteli sipërfaqësor mbulon thuajse krejt defektin origjinal në murin uterin (fig. 34,5 ).Blastokisti tani shfaq një fryerje të lehtë në lumenin e uterusit. • Trofoblasti karakterizohet nga hapsira lakunare në sincicium që formon një rrjetë ndërkomunikuese. Kjo është shumë e dukshme në polin embrional: në polin abembrional trofoblasti është akoma i pranishëm dhe kryesisht në formën e qelizave cytotrofoblastike ( fig 3-4,5) Qelizat sinciciale penetrojnë thellë në stromë dhe gërryejnë endometrin që kufizon kapilarët e nënës Këto kapilarë janë të konxhestionuar dhe të dilatuar dhe njihen si sinusoide. Lakunat sinciciale atëherë vazhdojnë me sinusoidet dhe gjaku materin hyn në sistemin lakunar fig.3-4. • Trofoblasti vazhdon të gërryejë dhe me shumë sinusoide ; gjaku materin fillon të derdhet nëpërmjet sistemit trofoblastik, kështu që fillon të krijohrt ( përcaktohet) qarkullimi uteroplacentar .
Fig3-4. Paraqitje skemike e blastokistit human rreth ditës së 12. Lakunat trofoblastike në polin embrional komunikojnë me sinusoidet e nënës në stromën e endometrit. Mezoderma ekstraembrionale proliferon dhe mbush hapsirën midis membranës egzocelomike dhe faqës se brendëshme të
FIG.29 Paraqitja skematike të blastokistit në ditën e 12 rë zhvillimit. Qelizat e pjesës periferike të epiblastit proliferojnë, migrojnë dhe popullojnë retikulumin ekstraembrional duke formuar dy fleta të mezodermës ekstraembrionaleviscerale
somatopleura
splankopleura
Fig.30. Blastokisti në ditën e 12 të zhvillimit : është formuar - fleta parietale mezodermës ekstraembrionale (somatopleura) dhe fleta viscerale mezodermës ekstraembrionale (splankopleura)
• **Në të njejtën kohë, një popullatë e re qelizore shfaqet midis sipërfaqës së brendëshme të citotrofoblastit dhe sipërfaqës së jashtme të kavitetit ekzocelomik. • Këto qeliza rrjedhin nga qelizat e sakusit vitelin dhe formojnë një ind lidhor të shkrifët dhe delikat, mezodermën ekstraembrionale, e cila eventualisht mbush të gjitha hapsirat midis trofoblastit të jashtëm, amnioblastit dhe membranës egzocelomike të brendëshme ( fig.3-4,5). • Shpejt krijohen kavitet të mëdha që bashkohen në një hapsirë të re, duke formuar celomën ekstraembrionale ( kavitet korionik) fig 3-4. Kjo hapsirë rrethon sakusin vitelin primitiv dhe kavitetin amniotik, me përjashtim të vendit ku mezoderma ekstraembrionale do të formojnë lidhjen midis trofoblastit dhe diskut embrional. • Mezoderma embrionale që kufizon citotrofoblastin dhe amnionin quhet mezoderma ekstraembrionale somatopleurale; ndërsa ajo që mbulon sakusin vitelin quhet mezoderma ekstraembrionale splankopleurale fig. 3-4.
Kaviteti korionik
Blastokisti në ditën e 12–13, të zhvillimit. Fleta (membrana) viscerale mezodermës ekstraembrionale proliferon dhe mbulon sakun vitelin primar.
• Rritja e diskut embrional bilamelar është relativisht e ngadalshme në krahasim me ate të trofoblastit dhe për pasojë disku mbetet shumë i vogël ( 0,1-0,2mm). • Ndërkohë qelizat e endometrit bëhen poliedrike, mbushen me glikogjen dhe lipide, hapësirat ndërqelizore mbushen me ekstravazat dhe indi bëhet edematoz. • Këto ndryshime njihen si reaksion decidual dhe fillimisht kufizohen në zonën që rrethon menjëherë vendin e implantimit. • Ndryshimi qelizor shoqërohet me alterime vaskulare dhe gjëndrore në endometër dhe që quhen reaksioni decidual. • Qelizat deciduale derivojnë nga qeliza epiteliale të transformuara të stromës së endometrit ( përgjigje deciduale ndaj implantimit të embrionit). • Qelizat deciduale modelojnë invazionin e qelizave të trofoblastit. • Qelizat deciduale sigurojnë lëndë ushqimore për embrionin. • Qelizat deciduale kanë rol endokrin; prodhojnë prolaktinë deciduale e lidhur me ate pituitare , me efekt trofik që ndikon në korpus luteum. • Qelizat deciduale prodhojnë prostaglandina dhe relaksin • Kanë receptorë për estrogjene dhe progesteron. Sekretojnë proteina lidhëse për IGF ( imuno globulinë faktor) që prevenojnë veprimin proliferativ në qelizat e endometrit.
• •
Dita e 13 e zhvillimit Nga dita e 13 e zhvillimit , defekti në sipëraqe të endometrit pothuajse është zhdukur. Rastësisht në vendin e implantimit mund të ndodh një hemoragji si rezultat i rritjes së fluksit në hapsirat lakunare , meqense kjo hemoragji ndodh afërsisht në ditën e 28 të ciklit menstrual, mund të ngatërohet me nji hemoragji menstruale normale dhe të çorientojë në përcaktimin e datës së lindjes.
• Trofoblasti karakterizohet nga shfaqja e parë e strukturave viloze. Qelizat e trofoblastit proliferojnë në menyrë lokale dhe penetrojnë në sinciciotrofoblast, duke formuar kolona qelizore të rrethuara prej sinciciumit. Kolonat qelizore të mbuluara me sincicium, njihen si vile primare.\, fig 3-6,7 dhe 4-8. • Ndërkohë hipoblasti prodhon qeliza të tjera që migrojnë për në faqën e brendëshme të membranës egzocelomike fig 3-4. Këto qeliza proliferojnë dhe gradualisht formojnë nji kavitet të ri në kavitetin egzocelomik i cili njihet si sakusi vitelin definitiv ose sekondar fig 3-6,7,9.
Qeska e verdh primitive
Fig.3-6.Skematizim i blastokistit 13 ditësh.Tash më janë të pranishme lakunat trofoblastike si në polin embrional ashtu edhe në atë abembrional, qarkullimi uteroplacentar ka filluar. Bie në sy prania e vileve primare dhe celomës ekstraembrionale, apo kavitetit korionik. Sakusi i verdhë dytësor është i lidhur
Fig.32. Blastokisti në ditën e 13 të zhvillimit. Janë të formuara : saku vitelin dytësor, kistet egzocelomike (mbeturinat e sakut vitelin primar) dhe kaviteti korionik ( celoma ekstraembrionale)
Fig.33. Blastokisti në ditën e 14-15 të zhvillimit. Disku dyshtresor embrional është i ndërtuar prej epiblastit dhe hipoblastit;është formuar saku vitelin dytësor kaviteti korionik të cilën e përkufizojnë të dy fletat e mezodermës ekstraembrionale të lidhur me këmbëzën lidhëse mezenkimale ( kordoni umblikal i ardhshëm); janë të formuara vilet korionike sekundare nëpër sinciciotrofoblastin e tyre vendoset qarkullimi i gjakut ndërmjet enëve të gjakut arterial dhe venoz të endometriumit.
• Sakusi vitelin është më i vogël se sakusi egzocelomik origjinal ose sakusi i verdhë primitiv. Gjatë formimit të tij, eliminohen pjesë të rëndësishme të aktivitetit egzocelomik. Këto fragmente prezentohen nga kiste egzocelomike, të cilët shpesh janë gjetur në celomën ekstraembrionale, ose kavitetin korionik fig. 3-6,.
Fig.3-6
Fig.4-8. Paraqitje skemike e zhvillimit të vilit. A ) prerje tërthore e vilit primar ku duken në qendër qelizat e citotrofoblastit të mbuluara me nji shtresë sinciciumi. B) Prerje tërthore e vilit sekondar, ku dallohet mezoderma e vendosur në qendër, që mbulohet nga një shresë qelizash të citotrofoblastit dhe ky i fundit nga ana e tij, mbulohet nga sinciciumi. C) Mezoderma e vilit përmban një numër kapilarësh dhe venulash.
•
Ndërkohë celoma ekstraembrionale zgjërohet dhe formon një kavitet të madh të njohur si kaviteti korionik. Mezoderma ekstraembrionale që vesh nga brenda citotrofoblastin njihet si pllaka korionike. Vendi i vetëm ku mezoderma eksraembrionale përshkon kavitetin korionok është në këmbëzën lidhëse fig. 3-6.
•
Me zhvillimin e enëve të gjakut, në te këmbëza lidhëse do të formojnë kordonin umblikal.
•
Në fundin e javës së dytë disku embrional ka pamjen e dy disqeve qelizor të vendosur përballë njeri –tjetrit : epiblasti, i cili formon tavanin e kavitetit amniotik , i cili vazhdon të rritet dhe hypoblasti i cili formon çatinë e sakusit vitelin sekondar.
•
Në regjionin cefalik disku hypoblastik manifeston një trashje të lehtë të njohur si pllaka prekordiale. Kjo është nji zonë me qeliza cilindrike të cilat janë të lidhura ngushtë me diskun epiblastik që është sipër fig 3-6.
Implantimi në fund të javës së dytë .
Vendet e inplantimit jonormal •
• •
•
•
Blastokisti human zakonisht implantohet gjatë murit të pasëm ose e përparme të trupit të mitrës.Rastësisht blastokisti implantohet ngjitur me oreficiumin intern të mitrës. Në stadet e fundit të zhvillimit placenta bllokon orificiumun ( placenta previa) , dhe shkakton hemoragji të madhe në pjesën e dytë të barrës dhe gjatë lindjes. Jo rrallë implatimi mund të bëhet jashtë mitrës. Në këto raste bëhet fjalë për barrë jashtë mitre ose ektopike. Implantimi mund të kryhet në çdo vend të kavitetit abdominal, në vezore, ose gypin e mitrës. Barra ektopike zakonisht shpie në vdekjen e embrionit dhe në hemoragjinë e bollshme të nënës gjatë muajit të dytë të barrës.në kavitetin abdominal blastokisti më shpesh ngjitet me peritoneumin që vesh kavitetin rekto- uterin (xhepi Duglas) Gjithashtu blastokisti mund të implantohet në peritoneumin që mbulon traktin tretës ose me omentin. Rrallë ndodhë që një embrion të zhvillohet deri në fund. Nganjëherë blastokisti zhvillohet në vezore, duke bërë shkas për barrë vezoriale primare. Më shpesh barra ektopike ndodh në gypin e mitrës ( barra tubare). Në këtë rast gypi rupturohet aty rreth muajit të 2 , duke shkatuar një hemoragji të brendshme të nënës.
Fig.3-8. Skema që tregon vendet e implantimit jonormal te blastokisti. 1, vendi implantimit në kavitetin abdominal. Më shpesh veza implantohet në kavitetin rekto-uterin (xhepi i Duglasit ),por mund të implantohet në çdo vend të mbuluar me peritoneum. 2) në zonë ampullare të gypit; 3) implantimi tubar; 4) impl. Intestinal- në pjesën e ngushtë të gypit të mitrës;5 ) impl. në oreficium uteri, që shpesh rezulton me placenta previa; 6 ) implantim ovarial.
Implantimi në zonën ampulare të tubit .
Ruptura intraperitoneale e tubës.
mitra Aborti spontan tubar
vezorja
Ruptura në ligamentin e gjërë
Fryti i kalçifikuar në tubë
Barra intersticiale
Placenta e zhvilluar në hepar, stomak dhe në zorrë. Barra abdominale
Barrë vezoriale
Fig. 3-9 . Prerje sagitale e fshikës së urinës, mitrës dhe rektumit për të trguar një barrë abdominale në xhepin rkto – uterin.
Blastokistet jonormale • •
•
•
Hertig, Rock dhe Adams kanë përshkruar një seri prej 26 blastokistesh të implantuara, me moshë nga 7 ½ dite deri në ditën e 17. Të gjithë këto blastokiste i takojnë pacientëve me fertilitet normal. Është e habitshme se 9 prej tyre rezultuan jo normal. Disa ishin ndërtuar vetëm nga sinciciumi, ndërsa të tjerë manifestonin shkallë të ndryshme të hipoplazisë trofoblastike. Në të dy raste embrioblasti mungonte në disa tjerë disku embrional mungonte. Rastet me anomali nuk mund të lejojnë zhvillimin e barrës. Kjo duket qartë në zhvillimin e pamjaftueshëm të trofoblastit që në mënyrë të tërthortë flet për mungesë të trupit të verdhë. Këto embrione me sa duket abortohen gjatë ciklit menstrual pasues. Nga egzaminimi i materialeve të embrioneve të marrë nëpërmjet histerektomisë të dhënat flasin për anomalit e riprodhimit.në gratë fertile, tër zhvillimin e barrës,ai ka treguar se 15% e ovociteve nuk fekondoheshin dhe se 10%-15% që implantuan fillonin segmentimin, por nuk arrinin ti realizonin implantimin. Nga 70-75% që inplantuan, vetë 58% do të mbijetonin deri në javën e dytë, ndërsa 16% e këtyre kishin anomali. Në datën e menstuacioneve pasuese,vetëm 42% e vezëve të ekspozuara me spermatozoidin jetonin. Nga këto, në numër i rasteve do të abortohej gjatë javëve që pasuan, ndërsa një numër manifestonte anomali në momentin e lindjes.
• Literatura ; • Sadler T.W: Langmas Medical Embriology, Baltimor, 1995. • Skender Çiço : Embriologjia e Njeriut , Tiranë, 1999. • Larry R. Cochard : Netter’s Atlas of Human Embriology, 2002. • D.Trpinac: Embriologija, Beograd , 2001.