Revista Qyteti Im

Page 1

Qyteti im falas

SPECIALE

Gja

2 s 01 të

1

Botimi i Bashkisë Korçë. Janar 2012

ëb arr ashk itëm u


Gjatë 2011 së bashku arritëm FITOREN Niko Peleshi në krye të Bashkisë Korcë edhe për katër vitet në vazhdim

Përpara të gjitha ngjyrimeve politike, qëndron qyteti, e ardhmja e fëmijeve dhe brezave që do të vijnë pas nesh Nga fjala e kryebashkiakut Niko Peleshi në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak

Në zgjedhjet lokale të 8 majit 2011 kryebashkiaku Niko Peleshi është rikonfirmuar sërish në krye të Bashkisë Korcë Kandidati i koalicionit “Aleanca për të Ardhmen” Niko Peleshi në këto zgjedhje mori 16385 vota nga qytetarët korçarë. Kryebashkiaku Niko Peleshi u shpreh menjeherë pas konfirmimit të fitores të tij se do të vazhdojë punën e nisur për zhvillimin e qytetit me ide dhe energji të reja, për ta çuar Korçën një hap përpara. "Fitoren dua ta ndaj me të gjithë qytetarët, sepse është një fitore e vlerave” , është shprehur kryebashkiaku. 2

“Dua të falenderoj së pari të gjithë qytetarët e Korçës, që edhe kësaj here përmbyllën me sukeses dhe qytetari, si një shoqëri e emancipuar këtë proces zgjedhor për Bashkinë e Korçës dhe Këshillin Bashkiak. Dua t’i uroj të gjithë këshilltarëve punë të mbarë dhe i ftoj të bashkëpunojmë për zhvillimin e qytetit tonë të dashur . Padyshim që Korça ka nevojë për mendimin ndryshe, për opozitën, për betejat politike pse jo, por unë mendoj se sot pas një periudhe tranzicioni 20-vjeçar ka ardhur koha e konsensusit. Tani më shumë se kurrë na duhet të ndërtojmë një aleancë mbipartiake, një aleancë qytetare, për problemet të cilat nuk kanë pse të kenë lidhje me politiken tonë te përditshme lokale apo qëndrore. Sot ka ardhur koha që qyteti të rimarrë shpejtësinë e duhur dhe të dalë përpara shumë qyteteve të tjera, për shkak jo vetëm të historisë dhe traditave të veta, por edhe për shkak të potencialit të madh intelektual dhe shumë resurseve të tjera që Korça jonë mbart. Unë mendoj se përpara të gjitha ngjyrimeve politike, qëndron qyteti, e ardhmja e fëmijeve dhe brezave që do të vijnë pas nesh”.


Vazhdojmë të punojmë më dashuri për

Korçën NJË HAP PËRPARA •Ndërtohet Zona Këmbësore •Rimodelohet Parku Rinia dhe ndërtohen parqe te rinj

Shtyllat kryesore të punës sonë do të jenë

Infrastruktura dhe Mjedisi

•Fusha e mbetjeve kthehet në park ekologjik

Shërbimet sociale për

•Sistem i ri i grumbullimit të mbetjeve në lagjet tradicionale të qytetit

çdo grup në nevojë Zhvillimi Ekonomik

•Restaurimi i Pazarit të Korçës

Gja

201

Kemi

1

KORÇA 2015 do së të jetë qyteti me ar bashk ritë u m infrastrukturën model në Shqipëri •Përfundon sistemi i kanalizimeve në të gjitha lagjet e qytetit

projekte për Korçën

•Rehabilitohen të gjitha rrugët dhe blloqet e banimit

•Kemi VIZIONIN ku do të jetë Korça nesër

•Dyfishohen parqet dhe sipërfaqet e gjelbra

•Kemi IDE dhe PROJEKTE konkrete

•Urbanizohen zonat informale •Suvatohen fasadat e pallateve në bashkëpunim me komunitetin

•Orientohemi nga nevojat e QYTETARËVE •Kemi EKSPERIENCË për t’i realizuar ato •Së bashku do ta çojmë Korçën NJË HAP PËRPARA 3


PUNËN TONË E VLERËSUAN

Bashkia e Korçës duket se po vepron si duhet për t’u bërë tërheqëse për turistët dhe investitorët, sikurse për njerëzit që jetojnë atje. Bashkitë e tjera do të bënin mirë të mesonin nga shëmbulli i Korçës Ambasadori Danez në Shqipëri Karsten Ankjaer Jensen

4


Gja

201 të

1

së b arr ashk itëm u

INVESTIME

Gjatë vitit 2011

Investuam në blloqe banimi Zbatuam me cilësi projekte të standarteve të larta Rikonstuktuam lagje të lëna në harresë prej dhjetra vitesh Rikthyem kalldrëmin në lagjet tradicionale

dhe puna jonë vazhdon ... 5


Gja

2 s 01 të

1

ëb arr ashk itëm u

Shëtitore “Fan S. Noli”

Model investimi

INVESTIME

6

Rikonstruksioni i plotë i Shëtitores “Fan S.Noli” me shtrimin e trotuareve dhe vendosjen e sistemit modern të ndriçimit tokësor dhe ajror, krijimin e rrugëkalimeve të reja dhe rampave ne trotuare, veç përmiresimit estetik ka bërë të mundur edhe disiplinimin e lëvizjes së këmbësorëve në këtë aks shumë të frekuentuar të qytetit, si edhe ka lehtësuar lëvizjen e personave me aftësi të kufizuar.


INVESTIME

Sheshi para Kinemasë Një investim i Bashkisë Korçë i ka ndryshuar tërësisht pamje sheshit para kinemasë së qytetit. Ky shesh i ri jo vetëm që ka disiplinuar qarkullimin dhe parkimin e automjeteteve në këtë pjesë qëndrore të qytetit të Korçës por tashmë është kthyer edhe një hapësirë komode për këmbësorët. Sheshi është shtruar me pllaka cilësore guri, ka ndriçim të veçantë, 3 stola estetikë prej guri si edhe pemë dekorative të mbjella rreth tij.

7


Drejt përfundimit kalldrëmet në lagjet tradicionale Gjatë vitit 2011 përfundoi shtrimi me kalldrëm cilësor guri i të gjitha rrugëve të lagjeve 1,2,11 dhe 12. Drejt përfundimit është shtrimi me kalldrëm i rrugëve të Lagjes 3. Pas shtrimit të rrjetit të kanalizimeve, kalldrëmi cilësor i shtruar në rrugët e këtyre lagjeve jo vetëm përirëson ndjeshëm infrastrukturën e kësaj pjese qëndrore të qytetit por përbën nje vlerë të shtuar për qytetin e Korçës. Gja

2 s 01 të

1

ëb arr ashk itëm u

6


Rruga “Pano Xhamballo” Asfaltimi dhe sistemimi i rruges “Pano Xhamballo” përbri shkollës “Raqi Qirinxhi” përmirësoi ndjeshëm infrastrukturën e një prej akseve më të frekuentuara nga automjetet dhe këmbësorët.

Lagjia 16 Falë investimit të Bashkisë Korçë po përmirësohet nga dita në ditë infrastruktura e lagjes 16 të qytetit

Lagjia 15 Përfundoi rikonstruksioni I plotë I blloqeve të banimit të lagjes 15. Banorët tashmë kanë rrugë dhe trotuare të rikonstruktuara, sipërfaqe të gjelbra, kënd sportive dhe kënde lojërash për fëmijët.

Lagjia 15 - Kënd Sportiv Pas rikonstruksionit të plotë të Lagjes 15 bashkia ka ndërtuar një kënd të ri sportive për banorët e kësaj zone, në kuadër të iniciativës “ Çdo lagje, një kënd lojërash” 9


Këndi sportiv i Shkollës “Mësonjëtorja e Parë Shqipe”

Investim i bashkise për Këndin Sportiv të Shkollës “Mësonjëtorja e parë Shqipe”

Emërtimet e rrugëve

Gjatë vitit 2011 përfundoi vendosja e tabelave të emertimit të rrugëve në të gjithë qytetin Gja

2 s 01 të

1

ëb arr ashk itëm u

Qytetarët e Korçës tani ecin në rrugë dhe trotuare të rikonstruktuara.

Ndryshimi preket çdo ditë, në çdo cep të qytetit.

10


INVESTIME

Shkolla 9 vjeçare “Sotir Gurra” RIKONSTRUKSION I PLOTË

Gjatë vitit 2011 filloi puna për rikonstruksionin e plotë të Shkollës 9 vjeçare "Sotir Gurra" të qytetit të Korçës. Punimet përfshijnë rikonstruksionin e plotë të godinës, suvatimet brenda dhe jashtë, shtrimin e pllakave, ndërtimin e nyjeve të reja sanitare, rikonstruksionin e rrjetit elektrik dhe hidraulik, ndërtimin e kaldajës dhe të sistemit të ri të ngrohjes qëndrore, vendosjen e dritareve dhe dyerve të reja, rinovimin e plotë të palestrës të shkollës sipas standarteve bashkëkohore dhe rikonstruksionin e oborrit të shkollës. Kjo ndërhyrje në një nga shkollat më të rëndësishme të arsimit parauniversitar në qytetin e Korçës, u bë e mundur nga një grant i fituar nga Bashkia Korçë në kuadër të Programit të Mbrojtjes dhe Ndihmës Humanitare të Ambasadës Amerikane. Proçedurat për realizimin e këtij investimi të rëndësishëm, që nga futja në sistem e deri në miratimin, lëvrimin e fondit, shpalljen e tenderit ndërkombëtar dhe shpalljen e firmës fituese (SKE), u realizuan nga Ambasada Amerikane.Kontrata ka hyrë në fuqi në 1 nëntor 2011 dhe kohëzgjatja e punimeve të përcaktuara në të është 300 ditë kalendarike.

Lagjia 15

Vlera 4.111.000 Lek (1900 m2 asfalt)

Lagjia 15/1

Vlera 25.071.000 Lek (8000 m2 asfalt)

Shëtitore “Fan S. Noli”

Vlera 12.376.000 Lek

(Shtrim i trotuarit me beton të stampuar)

Lagjia 4

Vlera 12.930.000 Lek

(5000 m asfalt)

Lagjia 14

Vlera 31.384.000 Lek

Rikonstruksion i shkollës së mesme “Raqi Qirinxhi”

Lagjia 17 (Vazhdimi)

Vlera 4.714.000 (1792 m2 asfalt)

3 Kënde lojrash në lagjet 15, 15/1 dhe në lagjen 16 11


Gjatë vitit 2011: Gja të Dyfishuam sipërfaqet e gjelbra në qytet së U kujdesëm për një Korçë më të pastër bas a 2 rrit hku 5460000 m rrugë dhe sheshe u pastruan periodikisht ëm Çdo ditë u hoqën rreth 80 ton mbeturina urbane

201

1

U mbollën në të gjithë qytetin

1607 pemë nga të cilat

614 shkurre dekorative dhe

993 drurë

12

Në 2011 Qytetit ju shtuan

25.742 m2

sipërfaqe e gjelbër


ditë për lagje Iniciativa për pastrimin intensiv të qytetit në prag të stinës të verës u mirëprit nga qytetarët e Korçës. Për 18 ditë rradhazi sipas një grafiku të përcaktuar, firma e pastrimit të qytetit dhe Ndërmarrja e Shërbimeve Publike pranë bashkisë kanë ndërhyrë për pastrimin e zonave problematike referuar ndotjes në të gjitha lagjet e qytetit.

Në qytet pa makinën time 22 shtatori - Dita Ndërkombëtare pa Makina

Në Ditën Ndërkombëtare pa Makina, Zyra e Mjedisit pranë Bashkisë Korçë zgjodhi disa forma interesante për të përcjellë mesazhin e ndërgjegjësimit të të rinjve dhe komunitetit në përgjithësi në lidhje me rëndësinë jetike të një ajri të pastër. Në bashkëpunim dhe me partnerë të tjerë si DAR, Qëndrën Kulturore të Fëmijëve dhe Institutin e Shëndetit Publik në bulevardin pa automjete nxënësit e shkollave të ndryshme të qytetit të Korçës lëvizën me biçikleta dhe patina, ndërkohë që në trotuarin përgjatë bulevardit u çel një ekspozitë me piktura me këtë temë si dhe u dha një koncert nga nxënësit e Shkollës së Muzikës “ Tefta Tashko Koço” dhe Banda e qytetit. 13


Mbështesim BIZNESIN i sipërmarrësve të rinj Bashkia Korçë dhe Bashkëpunimi Teknik Ndërkombëtar Gjerman (GIZ), kanë ndërmarrë për here të tretë këtë vit projektin YEP - “Inkurajimi i sipërmarrësve të rinj”. Projekti synon nxitjen e iniciativave sipërmarrëse të të rinjve korçarë. Idetë e tyre më të mira të biznesit janë financuar me grand nga bashkia si dhe fituesit kanë përfituar lehtësi fiskale. Gja të Pas fazës së parë të projektit, ku u pranuan aplikimet e të rinjve është së organizuar trajnimi me të gjithë b aplikantët për shkrimin e planeve të arr ashk biznesit, si dhe të gjithëve ju është itëm u dhënë informacion mbi format ligjore të biznesit, taksat dhe tarifat që paguhen pranë bashkisë si dhe mënyrat e kreditimit të bizneseve. Të rinjtë që kanë hartuar biznes planet më të mira janë përzgjedhur nga komisioni vlerësues dhe kanë fituar një grand prej 50 000 lek, tarifë regjistrimi 0 dhe 30 % ulje në taksat vendore gjatë vitit të parë të aktivitetit të tyre.

201

1

Lexo Online “Qyteti im”

www.bashkiakorce.gov.al 14


Shqipëri – Hollandë, mundësi bashkëpunimi mes bizneseve të dy vendeve

Takim me biznesin e vogël

Takim me biznesin e vogël Në kuadrin e bashkëpunimit me Shoqatën e Biznesit të Vogël, është organizuar një takim me përfaqësues të bashkisë dhe përfaqësues të kwsaj shoqate. Në takim janë diskutuar problematikat e biznesit të vogël si dhe një sërë projektesh në ndihmë të zhvillimit të biznesit në qytet. Vazhdimi i luftës ndaj informalitetit ishte një nga pikat e diskutuara në takim. Të dyja palët u angazhuan në koordinimin e veprimeve të përbashkëta për nxitjen e konkurrencës së ndershme në treg.

Ambasada Hollandeze në bashkëpunim me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) si dhe Shërbime Konsulence për Biznesin (BAS), me përkujdesjen e Bashkisë Korcë, ka zhvilluar seminarin “Të bësh biznes me Hollandën”, ku para bizneseve korcare janë prezantuar mundësi bashkëpunimi mes bizneseve të dy vendeve tona. Takimi është pritur me interes nga përfaqësuesit e bizneseve korçare, të cilët kanë shprehur gadishmërinë për të qënë pjesë e programeve të përbashkëta me biznese të Hollandës.

Panairi i biznesit

Bashkia Korçë ka mbështetur organizimin e Panairit tëBiznesit në qytetin e Korçës. Për dy ditë në ambientet e Pallatit të Sportit “Tamara Nikolla” bizneseve që operojnë në qytetin e Korçës ju është krijuar mundësia të prezantojnë punën dhe arritjet e tyre si edhe të krijojnë bashkëpunime. Bashkia Korçë u prezantua në këtë panair me një stendë të veçantë. 15


një qytet t Për fëmijë më i mirë 1 qershori

Festë e gëzuar në parkun e qytetit

Fëmijë dhe prindër kanë gëzuar edhe këtë vit në festën e bukur të 1 qershorit të organizuar nga bashkia e qytetit. Në qendër të Parkut “Rinia” fëmijët u argëtuan me shfaqje të veçanta të përgatitura enkas për ta nga artistët e vegjël korçarë dhe të ftuar. Ata u bënë pjesë e lojërave të shumta, këndit të pikturës, animacionit dukë e bërë këtë ditë festive të paharruar për ta.

Kampi veror “Miqësia” Kënde lojërash

Kampi veror “ Miqësia ” është organizuar për të 5-in vit rradhazi nga Bashkia Korçë, me mbështetjen financiare të organizatave “Save the children” dhe “Terres des hommes”. Objektivi parësor i kampit veror ka qënë organizimi i aktiviteteve gjithë përfshirëse për fëmijët. Kampi veror këtë vit u frekuentua edhe nga fëmijë të komunitetit rom dhe egjiptian si edhe nga fëmijë me aftësi të kufizuar. Bashkia Korçë ka vënë në dispozicion ambjentin tek lodrat në “Parku Rinia” për të zhvilluar aktivitetet e ndryshme edukuese, rekreative si dhe lojra sportive.

për fëmijët

në disa lagje të qytetit

Bashkia ka mundësuar kënde lojërash për fëmijët në disa lagje qëndrore dhe periferike të qytetit të Korcës në kuadër të iniciativës:

Çdo lagje, një kënd lojërash 16

Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, kryetari i bashkisë Niko Peleshi ka qënë mes nxënësve të Shkollës së Muzikës "Tefta Tashko Koço". Ai ka përshëndetur nxënës, mësues dhe të pranishëm duke përcjellë urimet më të mira për këta fëmijë të cilët do të jenë artistët e ardhshëm të qytetit. Nga ana e bashkisë janë dhuruar për nxënësit në këtë ditë edhe disa vegla muzikore.


Bibliotekë

për nxënësit e Shkollës së Re

Bashkia Korçë ka financuar çeljen e një biblioteke moderne për nxënësit e "Shkollës së Re" në qytetin e Korçës. I pranishëm në inagurimin e bibliotekës kryebashkiaku ka theksuar se ky investim modest do të jetë vetëm fillimi i një sërë investimesh që bashkia do të ndërmarrë këtë vit në disa shkolla dhe kopshte të qytetit.

1 1 u 0 k h 2 s jatë

G

a b ë s ritëm ar

Kryebashkiaku Niko Peleshi ka uruar nxënësit dhe mësuesit e Medresesë Korçë me rastin e Festës të Kurban Bajramit. Ai ka qënë i pranishëm në koncertin e Ba organizuar me këtë rast. Viz let ati m

Kryebashkiaku Niko Peleshi shoqëruar nga stafi i tij ka vizituar Kolegjin Preka, një nga shkollat jo publike të qytetit të Korçës. Ai e ka vlerësuar këtë shkollë për rezultatet e larta të nxënësve dhe nivelin e mëimdhënies. Për kontributin e kësaj shkolle në arsimin parauniversitar të qytetit të Korçës, Këshilli Bashkiak ka vlerësuar drejtorin e kësaj shkolle Carmel Camilleri me titullin “Qytetar Nderi”.

Cicërima mbi telajo

Artistët e vegjël Fëmijët e talentuar nga 7-14 vjec, në kurset e celura pranë qendrës “Artistët e vegjël” kanë ushtruar talentet e tyre në kitarë, balet, vizatim, mandolinë, kanto, aktrim etj. Në fund të vitit ata kanë dhënë një shfaqje të bukur për mësuesit dhe prindërit e tyre.

Ekspozita e përvitshme e fundvitit, ku fëmijët e talentuar të kopshteve dhe shkollave ekspozojnë punimet e tyre me tematikë të lirë ka mbyllur edhe këtë vit aktivitetet e Qendrës Kulturore. Rreth 100 punime të fëmijëve janë prezantuar në këtë ekspozitë të celur në datë 31 dhjetor. Bashkia ka shpërndarë B dhurata apër let fëmijët pjesëmarrës.

Viz

ati

m

17


Çfarë bëmë për të rinjtë gjatë 2011

Stimuluam punësimin

Panairi i punës … ofrojmë mundësi “Panairi i Punës” mbështetur nga Bashkia Korcë është një aktivitet i përvitshëm që synon rritjen e mundësive për punësim për të rinjtë korcarë që mbarojnë studimet e larta brenda apo jashtë Shqipërisë. Edhe këtë vit dhjetra të rinj kanë patur mundësinë për tu intervistuar dhe përzgjedhur nga bizneset dhe institucionet publike pjesëmarrëse në panair.

Punësimi Sezonal

Nxitëm sipërmarrjen e të rinjve

Inkurajimi i sipërmarrësve të rinj – YEP Bashkia mbështeti financiarisht edhe këtë vit celjen e bizneseve të reja nga të rinjtë që prezantuan biznesplanet më të mira në kuadër të projektit YEP (inkurajimi i sipermarësve të rinj)

18

50 studentë punësohen në Bashkinë e Korçës në "Punësimin Sezonal" Ështe ky viti i 5-të, në të cilin është çelur "Punësimi Sezonal" në Bashkinë e Korçës.Ky institucion u ka dhënë mundësinë rreth 50 studentëve nga fusha të ndryshme për të promovuar ide të reja dhe për të ushtruar njohuritë e tyre falë projektit më të rrëndësishëm për të rinjtë e qytetit "Punësimi sezonal 2011". Këta studentë janë punësouar për 1 muaj në zyra të ndryshme të këtij institucioni dhe në fund të sezonit të punësimit atyre ju është dhënë një çertifikatë nga Bashkia Korçë.Studentët pjesmarës kanë shfaqur një interes të veçantë si dhe kanë shprehur dëshirën e mirë për të bashkëpunuar me Bashkinë për ide dhe projekte të reja për të rinjtë, të cilat do të shërbejnë për të pasur të gjithë një qytet më të mirë


Vlerësuam më Lehtësi fiskale për të rinjtë

Nëpërmjet Paketës Fiskale 2011 mundësuam tarifë regjistrimi 0 dhe 30% ulje në taksat dhe tarifat vendore për sipërmarrjet e të rinjve.

Vendoset në qytet ora e parë publike dizenjuar nga të rinjtë Ora e të rinjve është ora e parë publike në qytetin e Korcës. Ora është projektuar nga të rinj korcarë studentë të arkitekturës gjatë punësimit të tyre sezonal në bashki dhe është vendosur përballë universitetit “Fan S.Noli”. Vendosja e orëve publike në pjesë të ndryshme të qytetit është iniciativë e Bashkisë Korcë e cila synon ndër të tjera edhe kthimin e orëve publike në atraksion turistik.

të mirët

Bashkia jep bursa për 50 gjimnazistët më të mirë të qytetit Nxënësve më rezultate të shkëlqyera në mësime nga të gjitha gjimnazet e qytetit të Korcës ju është dheënë nga bashkia një bursë vjetore.Ky projekt i zbatuar në kuadër të programit “Qyteti mbështet të rinjtë” ka për qëllim stimulimin e të rinjve nxënës të shkollave të mesme në drejtim të rritjes së rezultateve shkollore..

Evidentuam talentet Rin Show

Nxënësit e shkollave të mesme të qytetit të Korçës shpalosën talentet e tyre në aktrim, këngë, sfilimit dhe prezantimit në maratonën e përvitshme të spektaklit “Rin Show”.

19


SOCIALE Korça, shembull pozitiv në Shqipëri për integrimin e personave me aftësi të kufizuar

Ne synojmë: Kapërximin e pengesave që dalin mes shoqërisë dhe personave me aftësi të kufizuara dhe krijimin e lehtësive infrastrukturore me qëllim integrimin e tyre në shoqëri. Korça ka 1400 persona me aftësi të kufizuar, 430 prej të cilëve janë fëmijë

20

Gja

2 s 01 të

1

ëb arr ashk itëm u


Kryebashkiaku i Korçës Niko Peleshi ka pritur në një takim të veçantë znj.Suela Lalaj (person me aftësi të kufizuar, invalide), e cila ka ndërmarrë një fushatë sensibilizimi dhe bashkepunimi ndërinstitucional në mbrojtje të personave me aftësi të kufizuar. Në takimin me kryebashkiakun Niko Peleshi, znj.Suela Lalaj theksoi se jo pa qëllim Korça është lënë e fundit në vazhdën e takimeve të ngjashme të zhvilluara në 10 qytete të Shqipërisë, pasi përpjekjet e pushtetit lokal dhe aktorëve të tjerë në këtë qytet janë reflektuar me rezultate konkrete.

Kryetari i Bashkisë Korçë Niko Peleshi ka shprehur mbështetjen e tij dhe të institucionit që ai drejton për këtë çështje. Projekti më i afërt që do të zbatojë Bashkia Korçë në këtë drejtim, me mbështetjen e PNUD, është ndërtimi i rampave në të gjitha rrugët e qytetit si dhe në hyrjen e tre institucioneve të rëndësishme publike: në bashkinë e qytetit, në bibliotekën publike dhe në teatër.Gjithashtu në skemën e shpërndarjes të apartamenteve për të pastrehët këtë vit do të përfshihen si përfitues edhe persona me aftësi të kufizuar.Sipas kryebashkiakut, në vazhdim përpjekjet do të intesifikohen edhe në drejtim të mundësive për punësim të personave me aftësi të kufizuar.

Projekti “ Kufij pa ndarje” Në kuadrin e një projekti të financuar nga Komiteti Europian IPA si një bashkëpunim ndërkufitar midis Bashkisë Korçë dhe Bashkisë së Bitolas në Maqedoni është zbatuar në Korçë projekti “Kufi pa ndarje”. Ky projekt synoi shkëmbimin kulturor dhe artistik midis dy qyteteve. Komponentët kryesorë kanë qënë trajnimi i të rinjve dhe artizanëve nga të dy vendet, botimi i një kalendari aktivitetesh për vitin 2012 si dhe një guide filmike për këto dy qytete. Një element i veçantë i këtij projekti ka qënë dhe ekspozita e çelur me punime të veçanta artizanale në Korçë e cila ka ngjallur nje interes tek qytetarët korçarë. 21


Korça, Qyteti i Festave Tashmë është bërë traditë që Bashkia Korçë organizon festa të shumta gjatë sezonit veror, të cilat jo vetëm gjallërojnë jetën në qytet por tërheqin vëmendjen e një numri të madh vizitorësh vendas dhe të huaj. Kalendari festiv i kësaj vere është çelur me Festivalin Ndërkombëtar të Karnavaleve, i cili si çdo vit ka hapur sezonin turistik dhe ka kulmuar me Festën e Birrës, këtë vit në përvjetorin e saj të pestë. Shqiptarë dhe të huaj që kanë vizituar Korçën këtë verë janë shprehur të entuziazmuar për bukuritë dhe traditat e spikatura të këtij qyteti të cilat janë ruajtur dhe përbëjnë një potencial të fuqishëm turistik. Sipas të dhënëve nga operatorët turistikë lokalë numri i vizitorëve këtë sezon veror ka pësuar rritje. Gjetja e veçantë e bashkisë për zhvillimin e turizmit të eventeve, ka shenuar edhe këtë verë suksesin e rradhës, duke e konfirmuar këtë si një rrugë të sigurt për zhvillimin e turizmit dhe ekonimisë lokale.

Shumë festa

Më shumë vizitorë në qytet Më shume klientë dhe të ardhura për bizneset lokale Më shumë gjallëri dhe optimizëm në qytet Gja

2 s 01 të

1

ëb arr ashk itëm u

22

Krenarë për festat tona të mëdha

www.festaebirres.com


në qytetin e festave Korça tërheq vëmendjen e mijëra vizitorëve vendas dhe të huaj Për të pestin vit rradhazi Festa e Birrës shënoi kulmin e sezonit turistik për qytetin e Korçës. Mijëra qytetarë nga Korça, të ardhur nga qytetet e tjera të Shqipërisë dhe shumë turistë nga vende të ndryshme të botës kanë kaluar katër netë të mbushura me argëtim dhe emocione të veçanta.Rreth 80 mijë vetë u bënë për katër netë pjesë e festës më të madhe verore në Shqipëri. Sipas të dhënave të kompanive që tregëtuan birrën në katër netë u konsumuan rreth 200 mije gota birre.Veç birrës dhe produkteve tradicionale festa u shoqërua si çdo vit edhe me një show muzikor ku performuan këngëtarë dhe grupe të njohura të muzikës shqiptare si edhe te ftuar nga Kosova, Maqedonia, Hollanda etj.Përfaqësues të lartë të trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri si Ambasadori i Prezencës së OSCE, Ambasadorja Gjermane, Ambasadori Hollandez, Sekretari i Parë i Ambasadës Amerikane, Ambasadori Kinez etj, shijuan birrën, muzikën e zgjedhur dhe produktet tradicionale. Festa e Birrës në Korçë, tashmë, një festë e njohur në gjithë Shqipërinë në vitin 2010 është nderuar me çmimin shqiptar të turizmit, akorduar nga Ministria e Turizmit Rinisë dhe Sporteve si dhe Shoqata e Turizmit Shqiptar, si një gjetje e veçantë për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë lokale.

Mirësevini në Korçë

4 netë festë dhe spektakël 20 mijë vetë çdo natë 200 mijë gota birre Mbi 100 000 pjesëmarrës nga brenda dhe jashtë vendit Festa më e madhe në Shqipëri Patentë e qytetit

23


Karnavalet e Korçës

Festivali Ndërkombëtar i Karnavaleve ka çelur në muajin qershor sezonin turistik të qytetit të Korçës.Që nga viti 2008 karnavalet i paraprijnë festave të shumta që organizohen nga bashkia gjatë sezonit veror. Kjo festë popullore mirëpritet nga banorët e qytetit dhe tërheq vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj, duke rifituar statusin e festës simbol të qytetit të Korçës. Edhe këtë vit, karnavalet sollën paradën muzikore, figurat groteske, gazin dhe harenë e maskave dhe koloritin e kostumeve të shumta. Çdo grup pjesëmarrës është paraqitur me fabulën e vet të shoqëruar me koreografi dhe skenar të veçantë. Krahas grupeve nga Korça dhe qytete të tjera të vendit, festivali i përmasave ndërkombëtare ka sjellë edhe karnavalet nga trevat e Ballkanit. Karnavalet kanë filluar të festohen në Korçë para viteve ‘40, periudhë në të cilën jeta kulturore në këtë qytet ka qenë e larmishme.

Gja

2 s 01 të

1

ëb arr ashk itëm u

24


Festa e Lakrorit

Panairi i Fundvitit

Festa më e veçantë e sezonit turistik Produkte tradicionale Vizitorë kureshtarë për festën tonë

Për të disatin vit rradhazi, qytetarë të shumtë të Korçës u bënë pjesë e festës më të veçantë të Sezonit Turistik Veror "Festa e Lakrorit". Lakrori me saç, dhalla, gatimet tradicionale të amvisave korçare, shoqëruar me muzikë të bukur live, kanë bërë që këtë ditë qytetarë të shumtë si dhe të huaj të interesuar për të parë nga afër këtë festë të veçantë, të mbushnin Parkun "Rinia". Falë këtyre festave të spikatura me anë të të cilave ruhen traditat e vyera korçare, Bashkia Korçë edhe një herë ju përcjell qytetarëve të saj por dhe vizitorëve mesazhin se Korça është qyteti që ruan dhe zhvillon traditat e saj më të mira duke i kthyer ato në potenciale turistike.

Bashkia i ka falur qytetit për të disatin vit rradhazi një dekor të bukur dhe një panair festiv me rastin e Festave të Fundvitit. Ky organizim i veçantë, është jo vetëm një mundësi e bukur argëtimi për qytetarët e Korçës por dhe një atraksion për vizitorët e shumtë që kalojnë Festat e Fundvitit në qytetin tonë. Festimet e organizuara nga bashkia në qytet do të kulmojnë në datën 30 dhjetor me Paradën e Babagjyshëve që sjell gëzim, surpriza dhe dhurata për qytetarët në bulevardet dhe rrugët e qytetit.

Parada e babagjyshit

Festa e babagjyshëve të vegjël Atmosferë në rrugët e qytetit Dhurata dhe kartolina për qytetarët e Korçës 25


SKULPTURA E PARKUT

32 skulptura moderne në gur Koleksioni i Skulpturave të Parkut unikal në Shqipëri dhe më gjerë Për të katërtin vit rradhazi Bashkia e qytetit të Korçës ka mirëpritur 8 skulptorë nga vende të ndryshme të botës, të cilët morën pjesë në Simpoziumin Ndërkombëtar “Skulptura e Parkut Korça 2011”. Skulptorët e ardhur nga Turqia, Franca, Rumania, Portugalia, Spanja, Zelanda e Re dhe Shqipëria i shtuan 8 skulptura të reja koleksionit unikal të skulpturave të parkut në gur, të cilat prej disa vitesh zbukurojnë Parkun “Rinia” të qytetit të Korçës. Për dy javë skulptorët kanë punuar në ambientet e hapura të parkut të qytetit duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve të shumtë. Organizimi i simpoziumeve të ngjashme është një traditë e njohur në shumë vende të botës. Korça është qyteti i parë në Shqipëri që ka mirëpritur çdo vit skulptorë nga e gjithë bota që realizojnë veprat e tyre, duke i shtuar Korçës një vlerë të spikatur qe lidhet edhe me traditën e hershme të punimit të gurit në këtë qytet. 26

Gja

2 s 01 të

1

ëb arr ashk itëm u


ngjarje të rëndësishme artistike punimet e tyre në pikturë, skulpturë, fotografi, vizatim, grafikë. Kuratore e ekspozitës ishte Suzana Varvarica Kuka dhe vlerësimin e punëve më të mira e bëri një juri e përbërë nga personalitete në fushën e arteve pamore në Shqipëri.

Kolonia Ndërkombëtare e Piktorëve “Ditët e Mios”

Bashkia Korçë, Qendra Kulturore “Vangjush Mio” nën kujdesin e veçantë të kryebashkiakut Niko Peleshi, në bashkëpunim me Shoqatën e Artistëve Figurativë të qytetit të Korçës kanë organizuar në vjeshtë Edicionin e Katërt të Kolonisë Ndërkombëtare të Artistëve Figurativë “Ditët e Mios” Korçë 2011. Aktiviteti që është tashmë një traditë e përvitshme, synon jo vetëm vendosjen e urave të komunikimit mes artistëve pjesëmarrës por sidomos promovimin e vlerave të qytetit të Korçës. Gjatë ditëve të kolonisë piktorët pjesëmarrës kanë realizuar punimet e tyre në qytetin e Korçës dhe rrethinat e tij. Një pjesë e punëve të realizuara nga piktorët pjesëmarrës në koloni i dhurohen Galerisë së Arteve “Guri Madhi” në Korcë duke pasuruar kështu cdo vit fondin e saj.

Konkursi Mbarëkombëtar në Artet Pamore “Guri Madhi”

Për herë të parë

Nën kujdesin e veçantë të kryebashkiakut Niko Peleshi u organizua për herë të parë në qytetin e Korçës konkursi mbarëkombëtar në Artet Figurative “Guri Madhi”. Rreth 60 artistë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia por edhe artistë shqiptarë që jetojnë në vende perëndimore kanë prezantuar në këtë

Çmimi “Sotiri 2011” sjell në Korçë fotografë të rinj nga e gjithë bota Konkursi Ndërkombëtar për fotografët e rinj “Sotiri 2011” këtë vit u organizua në bazë të konceptit të fotografes franceze Anouck Durand me titull “Propaganda intime: Albumi i familjes”.15 artistë nga 11 vende të botës me veprat e tyre sollën tendencat e larmishme bashkëkohore në fushën e fotografisë. Juria e konkursit e përbërë nga artistë shqiptarë e të huaj vlerësoi me çmimin “Sotiri 2011” artisten nga Polonia Alicja Dobrucka me serinë “ Ti më pëlqen, më pëlqen shumë”, për konceptin dhe ndjeshmërinë e lartë që mbartnin fotografitë e saj. Gjatë ditëve të qëndrimit të artistëve të rinj të fotografisë në Korçë, Anouck Durand organizoi nje konferencë mbi fotografinë e familjes në Shqipëri gjatë periudhës 1948 – 1988 në një nga sallat e bibliotekës të qytetit. 27


Gja

2 s 01 të

1

ëb arr ashk itëm u

TEATRI gjatë 2011

Hiqe ministrin nga priza Komedia e shkruar nga autori anglez Eric Igle, u shfaq në verë në skenën e teatrit të Korçës me regji të Guri Koços dhe skenografi nga Kastriot Roshi e Pandi Dishnica. Në këtë shfaqje interpretuan në rolet kryesore aktorët e mirënjohur: Zamira Kita, Genci Fuga, Olta Daku, Orjana Cama, Marku Bitraku, Albano Prodani, etj. Vec lojës së aktorëve publiku artdashës i cili e ndoqi komedinë për 8 netë me rradhë vlerësoi edhe mesazhet e fuqishme që përcolli ajo, nëpërmjet situatatve plot humor të hollë të cilat vinin në dukje mjaft dukuri negative dhe konflikte të realitetit të sotëm shqiptar.

Beqarët Komedia shkruar nga Teodor Laco dhe vënë në skenë nga regjisori Gëzim Kame shënoi suksesin e rradhës të trupës të teatrit të Korçës. Aktorja Mirjana Deti (Laço), ju rikthye bashkëpunimit me kolegët e saj të teatrit të Korçës në një nga rolet kryesore të kësaj komedie. Në rolet e tjera interpretuan aktorët Zamira Kita, Ligoraq Riza, Marko Bitraku, Natasha Andoni, Andrea Pepi, Naum Tërova, Shkëlqim Jaupi dhe Kiço Këri.

Një mbrëmje ndryshe Dy artiste shqiptare me banim në Zvicër Besa Myftiu dhe Elina Duni kanë sjellë në të dy sezonet artistike të vitit në skenën e Teatrit “Andon Z. Çajupi” (në muajt korrik dhe dhjetor) një mbrëmje të veçantë artistike me letërsi dhe muzikë për qytetarët e Korçës. Pjesë letrare të përzgjedhura nga krijimtaria e pasur e shkrimtares Besa Myftiu, interpretuar nga vetë ajo, janë shoqëruar nga zëri i veçantë i vajzës së saj, këngëtares Elina Duni, e njohur si këngëtare e muzikës jazz, me një talent mjaft të vlerësuar në qarqet muzikore ndërkombëtare. 28


Koncert i Korit Lira

Gëzuar 2012

Nje koncert i veçantë dhe elegant, me këngë të zgjedhura qytetare nga repertori i Korit Lira, erdhi si një kartoline urimi për të gjithë qytetarët e Korçës. Ky koncert u inicua nga një grup të rinjsh të qytetit të Korçës me mbështetjen e veçantë të kryebashkiakut Niko Peleshi. Koncerti u organizua nga Teatri "Andon Zako Cajupi" dhe Qendra Kulturore "Vangjush Mio" Korçë. Organizatorët synojnë kthimin e këtij koncerti në një traditë të përvitshme duke u ndjerë krenarë për këtë vlerë unike jo vetëm të Korçës por të të gjithë Shqipërisë. Koncerti u shfaq në datë 30 dhjetor në sallën e Teatrit "Andon Zako Cajupi".

Variete me humor, këngë, urime, balet dhe dhurata e cila u organizua me rastin e Festave të Fundvitit. Kjo variete përcolli për publikun humor dhe muzikë nga aktorë dhe këngëtarë të njohur të skenës.

Teatri i kukullave Për vogëlushët e qytetit të Korçës, nxënës të shkollave dhe jo vetëm, gjatë vitit 2011 trupa e Teatrit të Kukullave shfaqi pjesën “Erdhën xhagajdurët”.

29


KORÇA qendër e rëndësishme e kulturës dhe artit Rreth 100 aktivitete të Qendrës Kulturore ”V. Mio”, Teatrit “Andon Z. Çajupi” dhe Bibliotekës ”Thimi Mitko”

•10 premiera të Teatrit “Andon Zako Çajupi”

•32 aktivitete të Qendrës Kulturore “Vangjush Mio” •19 ekspozita pikture, skulpture dhe fotografie •9 aktivitete kulturore ndërkombëtare në qytet •10 përfaqësime në aktivitetete kombëtare dhe ndërkombëtare •10 promovime librash dhe mbrëmje poetike të Bibliotekës “Thimi Mitko”

Gja

2 s 01 të

1

ëb arr ashk itëm u Gjatë 2011 Qëndra Kulturore ”Vangjush Mio” organizoi: •KONCERTI “ Pasion” •KONCERT I KUARTETIT HARKOR TE RTVSH •CELJA E EKSPOZITES FOTOGRAFIKE “ GJON MILI “ •EKSPOZITA E ARTEVE FIGURATIVE “ PRANVERA 2011 “ •KONKURSI NDERKOMBETAR I FOTOGRAFEVE TE RINJ “ SOTIRI “ •FESTIVALI NDERKOMBETAR I KARNAVALIT ,KORCE 2011. •KONCERT PIANISTIK ME NXENESIT QE FITUAN CMIME NE KONKURSIN –EPTA •TAKIMI I ORKESTRAVE FRYMORE NE SARANDE •KONCERT I ORKESTRES FRYMORE NE BITOLA ( MAQEDONI ) etj.

30


Ekspozohen në Korçë pikturat e Vangjush Mios Është prezantuar para publikut artdashës korçar një pjesë e pikturave të mjështrit të madh të penëelit Vangjush Mio. Pjesa më e madhe e 44 punimeve të ekspozuara u përzgjodhën nga fondi i Galerisë së Arteve në Korçë dhe 7 prej tyre ishin pjesë e koleksionit të familjes Mio, të prezantuara për herë të parë për publikun e gjerë. Pjesa më e madhe e pikturave ishin në gjininë e peizazhit, me tematika të ndryshme duke filluar nga rrugicat me kalldrëm të qytetit të Korçës e deri tek peizazhet me borë. Publiku dhe artistët korçarë kanë shijuar dhe vlerësuar edhe njëherë talentin e madh të Vangjush Mios i cili është vlerësuar jo vetëm si mjeshtër i peizazhit, por edhe si themelues i pikturës moderne shqiptare.

Muzeu “Gjon Mili” Një atraksion i ri kulturor në Korçë Fotografi shqiptar me famë botërore Gjon Mili, tani ka një kënd muzeal në qytetin e tij të origjinës Korçë. Një koleksion prej15 fotosh të relizuara nga fotografi i shquar janë ekspozuar në një sallë të veçantë “black box” në ambientet e brendshme të Qendrës Kulturore “Vangjush Mio” në Korçë. Gjon mili njihet si fotografi që përdori për herë të parë flashin elektronik dhe fotografimin e lëvizjes. Gjon Mili u lind në 24 nëntor 1904 në Korçë. Kur ai ishte 5 vjeç familja e tij emigroi në Rumani. Atje Mili kreu shkollën e mesme dhe në moshën 19 vjeçare u nis drejt Amerikës. U diplomua në Institutin e Teknologjisë të Masacuset inxhinier ndriçimi. Gjatë kësaj kohe është marë me artin fotografik. Mili ka fotografuar personalitete të shquara të artit e kulturës botërore si Pikaso, Hickok, Matis, De Kiriko. Ai ka lëvruar me sukses portretin, peizazhin, reklamën, foton dokumentare e politike. Mili vdiq në vitin 1984 në moshën 79 vjeçare.

Netët korçare të poezisë në Edicionin e 14 – të

FILM Nën kujdesin e Ambasadës të Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Kinemanë e qytetit të Korçës është shfaqur filmi “Sonny boy” ( kandidat për Oscar 2011). Filmi i shfaqur në kuadrin e bashkëpunimit kulturor të Bashkisë të Korçës me Ambasadën e Mbretërisë së Vendeve të Ulta është ndjekur me mjaft interes nga qytetarët korçarë.

Poetë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Greqia, Turqia, Bullgaria e Rumania janë mbledhur edhe këtë vit në Korçë në Edicionin e 14 – të të Netëve Korçare të Poezisë. Aktiviteti është tashmë një traditë e përvitshme organizuar nga bashkia e qytetit, Biblioteka “Thimi Mitko” dhe ka për kurator lirikun e shquar të poezisë bashkëkohore shqipe Skënder Rusi. Ky aktivitet ngjall çdo vit interesin e qarqeve letrare në Shqipëri e më gjerë. Në tre ditët e aktivitetit poetët kanë sjellë krijimet e tyre poetike dhe kanë ballafaquar idetë për problematikën dhe perspektivën e artit poetik. Një nga veçantitë e netëve poetike të këtij viti në Korçë ishte pjesëmarrja e bashkëshortes të rilindasit të fundit Thoma Kacorri, e cila ka promovuar në një nga ditët e aktivitetit një vëllim poetik të bashkëshortit të saj, një penë e ndjerë e letrave shqipe. Krijuesit më të mirë pjesëmarrës janë vlerësuar si çdo vit me çmime.

31


DIPLOMATËT

Gja

2 s 01 të

1

ëb arr ashk itëm u

Ambasadori i OSBE- së në Shqipëri Eugen Wollfarth, viziton qytetin e Korçës

“Korça një nga qytetet më të bukura dhe më të pastra në Shqipëri”

Ambasadori i prezencës të OSBE- së në Shqipëri Eugen Wollfarth, ka vizituar për herë të parë qytetin e Korçës.Në pritjen që i është rezervuar në Bashkinë e qytetit ai i ka përcjellë kryebashkiakut Niko Peleshi urimet për fitoren e mandatit të tij të dytë në krye të Bashkisë të qytetit si edhe ka shprehur përshtypjet e tij mjaft pozitive për Korçën duke e cilësuar si një nga qytetet më të bukura dhe më të pastra në Shqipëri.Nga ana e tij Kryebashkiaku Niko Peleshi pasi i ka uruar mirëseardhjen në qytetin e Korçës Ambasadorit Wollfarth, i ka prezantuar atij vlerat më të spikatura të kulturës dhe traditës të qytetit të Korçës si edhe projektet më të rrëndësishme që kanë filluar të zbatohen në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës të qytetit dhe zhvillimit të tij perspektiv. Ambasadori i OSBE –së ka marrë pjesë gjatë qëndrimit të tij në Korçë edhe në festën e Birrës si edhe ka vizituar një sërë atraksionesh të qytetit.

Ambasadorja gjermane: “Korça është një nga qytetet më të mira që kam vizituar në Shqipëri” Në muajin gusht ambasadorja gjermane Carola Myler Holtkemper ka vizituar qytetin e Korçës. Gjatë qëndrimit të saj ajo është pritur në një takim zyrtar nga kryetari i Bashkisë Korçë Niko Peleshi. Në këtë takim kryebashkiaku i ka përcjellë ambasadores falenderime në emër të qytetarëve korçarë për kontributin e çmuar të qeverisë gjermane në qytetin e Korçës. Nga ana e saj ambasadorja është shprehur se Korça është një nga qytetet më të mira që ajo ka vizituar në Shqipëri dhe si e tillë meriton të ketë vëmendje dhe mbështëtje të vazhdueshme. Ambasadorja gjermane ka qënë e pranishme në ceremoninë e çeljes së Festës së Birrës, ku në mënyrë simbolike ka trokitur gotën e parë të birrës me kryebashkiakun Niko Peleshi. 32


Ambasadori slloven: “Korça, një nga qytetet më me traditë në Shqipëri” Ambasadori Slloven në Shqipëri Bojan Bertoncelj është pritur nga kryebashkiaku Niko Peleshi në një takim ne Bashkinë e Korçës. Ambasadori Bertoncelj ka shprehur konsideratën e tij për Korçën duke e cilësuar si një qytet të bukur, me tradita të spikatura dhe mjaft mkepritës. Për shkak të ngjashmërive të Korçës me Slloveninë ambasadori ka shprehur dëshirën e vendosjes të një bashkëpunimi të vazhdueshëm mes këtyre dy vendeve. "Më vjen mirë", - është shprehur ai, "që bashkëatdhetarët e mi flasim me konsideratë për pushimet e tyre në Shqiperi, por do doja qe ata veç bregdetit të vizitonin dhe zonat e bukura malore një prej të cilave pa dyshim që është Korça. Jam i sigurt se do të mahniteshin nga bukuritë e natyrës që ofron Korça dhe zonat turistike përreth saj".

Ambasadori Amerikan Aleksander Arvizu viziton Korçën “ E rëndësishme të mendojmë të ecim përpara për një të ardhme më të mirë” Në vizitën e tij të parë në qytetin e Korçës, Ambasadori Aleksander Arvizu ka shprehur konsideratën e tij për këtë qytet të bukur si dhe për mikpritjen e jashtëzakonshme që i është rezervuar këtu."Ju përgëzoj për fitoren e mandatit tuaj të dytë dhe për punën e mrekullueshme që po bëni në qytetin tuaj. Të gjithë më kanë folur mirë për punën tuaj dhe ju kanë përshkruar si një të ri dinamik dhe me një vizion ndryshe, që punoni me dashuri për qytetin. Është e rëndësishme të respektojmë të kaluarën por është akoma më e rëndësishme të mendojmë të ecim përpara për një të ardhme më të mirë"- është shprehur ambasadori Arvizu në fjalën e tij. 33


Ambasadorja Franceze Christine Moro

“Korça një vend me kulturë dhe qytetari të spikatur” Në pritjen e rezervuar për diplomaten franceze kryebashkiaku është shprehur i kënaqur për vizitën e saj në një qytet si Korça ku frankofonia ka jo vetëm të shkuar por edhe të tashme të spikatur. Nga ana e saj ambasadorja Moro është shprehur entuziaste për këtë vizitë të cilësuar të rëndësishme prej saj, sepse Korça është një vend me kulturë dhe qytetari të spikatur, me një bukuri të rrallë dhe me një mikpritje të vevantë. "Korça është një qytet për të cilin kam dëgjuar shpesh të flitet, jo vetëm për historinë, traditat dhe turizmin, por edhe për faktin që është një vend në të cilin flitet shumë bukur gjuha frënge" - është shprehur ambasadorja. Pas vizitës në bashki, ambasadorja Moro dhe kryebashkiaku Niko Peleshi kanë vizituar Varrezat e Ushtarëve Francezë për të kryer në shenjë respekti homazhet e rastit në kujtim të tyre.

Hapet rruga e bashkëpunimit mes qytetit të Korçës dhe Republikës të Sllovakisë Në vizitën e tij të parë në qytetin e Korcës ambasadori sllovak Ivan Sveda ka theksuar se Korça, si një nga rajonet më të pasura dhe më me vlera në Shqipëri, i ka të gjitha mundësitë për të vendosur urat e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, turizmit dhe kulturës me Sllovakinë. Kryebashkiaku Niko Peleshi e ka vlerësuar si mjaft të rëndësishme vizitën e ambasadorit sllovak në qytetin e Korçës për të krijuar një lidhje të re dhe të frutshme me një vend mik në të mirë të zhvillimit të qytetit, bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor, si dhe mundësive për bizneset lokale.

Ambasadori danez viziton Korçën Në vizitën e tij në qytetin e Korcës Ambasadori i Mbretërisë së Danimarkës Karsten Ankjaer Jensen, ka shprehur vlerësime pozitive për qytetin e Korçës dhe rrugën e tij të zhvillimit, duke vënë në dukje projekte te cilat kanë përmirësuar cilësinë e jetës të qytetarëve korçarë. Në takim u shkëmbyen mendime për fusha me interes të përbashkët dhe mundësi bashkëpunimi në të mirë të zhvillimit të qytetit.

34


A e dini se? A e dini se “Qyteti im” mund ta gjeni në pikat e tregëtimit të shtypit? Na shkruani e-mail-in tuaj në adresën tonë: qyteti.im@bashkiakorce.gov.al A e dini se “Qyteti im” mund ta gjeni në faqen zyrtare të Bashkisë Korçë?

• Qytetarët e Korçës për frymën bashkëpunuese dhe mbështetëse në realizimin e investimeve tona të mëdha në çdo cep të qytetit. • Institucionet, organizatat, donatoret, dhe individet që na ndihmuan në realizimin e projekteve tona. • Institucionet dhe organizatat që kanë në fokus të punës së tyre kujdesin për personat me aftesi të kufizuar,që bashkëpunojnë me Bashkinë Korçë në zbatimine politikave që synojnë ingranimin dhe lehtësimin e jetës për këtë kategori njerëzish. • Të rinjtë korçarë të cilët prezantuan iniciativat e tyre sipërmarrëse të biznesit, me biznesplane të detajuarasi pjesë e projektit YEP, Inkurajimi i Sipërmarrësvetë rinj. • Të rinjtë e Punësimit Sezonal pranë bashkisë të cilët projektuan orën e parë publike për qytetin e Korçës. Bizneset që na mbështetën financiarisht në realizimin e festave tona të mëdha.

2011

www.bashkiakorce.gov.al

Meritojnë falenderimin tonë:

• Diplomatët nga vende të ndryshme të botës që kanë vizituar qytetin e Korçës me synimin e vendosjes së urave të bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor • Përfaqësuesit e trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri dhe personalitetet e tjera, që me pjesëmarrjen e tyre në ditët e Festës së Birrës, e vendosën qytetin e Korçës në vëmendjen e opinionit mbarëkombëtar dhe më gjerë. • Vizitorët e shumtë nga brenda dhe jashtë Shqipërisë që vizituan këtë verë Korçën dhe u bënë pjesë e festimeve tona verore. • Skulptorët pjesëmarrës në Simpoziumin Ndërkombëtar “ Skulptura e Parkut Korça 2011”, të cilët i shtuan 8 skulptura të reja në gur Parkut “Rinia” të qytetit.

• Piktorët nga vende të ndryshme të botës, pjesëmarrësnë Koloninë Ndërkombëtare të Pikturës “Ditët e Mios” Korçë 2011 • Fotografët e rinj nga e gjithë bota që morën pjesë në Konkursin Ndërkombëtar të Fotografisë “Sotiri 2011”.

• Publikun artdashës të qytetit të Korçës për pjesëmarrjen aktive në jetën e pasur artistike dhe kulturore të qytetit.

35


“Ndërtuam rrugë çdo ditë dhe rifituam kohën e humbur të 20 viteve. Menduam për qytetarët dhe hodhëm themelet e një qyteti social.

Me aktivitete ndërkombëtare dhe festa të mëdha rizgjuam traditën dhe i rikthyem buzëqeshjen qytetit. Sepse unë besoj se Korça është e të gjithëve dhe e ardhmja e fëmijëve tanë duhet të na bashkojë.

Le të ecim të sigurt së bashku në rrugën e ndryshimit me ide dhe energji të reja. Jam i bindur se Korça 2015 do të jetë qyeti me infrastrukturën më moderne në Shqipëri, një model social dhe qëndër e rëndësishme e ekonomisë, kulturës dhe turizmit shqiptar.”

Niko Peleshi

Përgatitën: Drejtoria e Marrëdhënieve me Publikun Drejtoria e Marketingut të Qytetit Ndihmuan: Stafi i Bashkisë Korçë Pallati i Kulturës “V.Mio” Ndërmarrja e Shërbimeve Publike Teatri “A.Z.Çajupi” Klubi Shumësportësh Fotot nga: Foto ”Billi” Studio “Visi” Foto: Daniel Dervishi Gjergji Koki Design

Gja

2 s 01 të

1

ëb arr ashk itëm u

Për më tepër informacion Tel: 082 (24 57 55) E-mail: bashkiakorce@gmail.com www.bashkiakorce.gov.al www.facebook.com/pages/Bashkia-Korce


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.