Revista Qyteti IM

Page 1

Botimi i Bashkisë Korçë. Speciale Verë 2011

Qyteti i Festave

tud isi S V o Fot io

FALAs


KORÇA

Një hap përpara

Qytetarët korçarë rizgjedhin Niko Peleshin në krye të Bashkisë Korçë edhe për katër vitet në vazhdim

Në zgjedhjet lokale të 8 majit është rikonfirmuar në krye të Bashkisë së Korçës, kryebashkiaku Niko Peleshi.

Kandidati i koalicionit “Aleanca për të Ardhmen” Niko Peleshi në këto zgjedhje mori 16385 vota nga qytetarët korçarë. Kryebashkiaku Niko Peleshi u shpreh menjeherë pas konfirmimit të fitores të tij se do të vazhdojë punën e nisur për zhvillimin e qytetit me ide dhe energji të reja, për ta çuar Korçën një hap përpara. "Fitoren dua ta ndaj me të gjithë qytetarët, sepse është një fitore e vlerave”, është shprehur kryebashkiaku Niko Peleshi.

Kryebashkiaku Niko Peleshi bën betimin para Këshillit Bashkiak Në datën 29 qershor 2011 është mandatuar Këshilli i ri Bashkiak Korcë dalë nga Zgjedhjet Lokale të 8 majit. Me votim të fshehtë, 35 antarët e këtij këshilli, pas verifikimit të mandateve të tyre nga ana e komisionit të mandateve kanë zgjedhur me 19 vota, përkundrejt 15 votave të marra nga kandidati i Aleancës për Qytetarin dhe një votë abstenim, z. Ilir Pendavinji në pozicionin e kryetarit të Këshillit Bashkiak Korcë dhe znj. Rajmonda Nase zv.kryetare të këtij këshilli. Kryebashkiaku Niko Peleshi ka bërë me pas betimin para këshillit të mandatuar. 2


“Përpara të gjitha ngjyrimeve politike, qëndron qyteti, e ardhmja e fëmijeve dhe brezave që do të vijnë pas nesh” Niko Peleshi

Nga fjala e kryebashkiakut Niko Peleshi në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak “Dua të falenderoj së pari të gjithë qytetarët e Korçës, që edhe kësaj here përmbyllën me sukeses dhe qytetari, si një shoqëri e emancipuar këtë proces zgjedhor për Bashkinë e Korçës dhe Këshillin Bashkiak. Dua tu uroj të gjithë këshilltarëve punë të mbarë dhe i ftoj të bashkëpunojmë për zhvillimin e qytetit tonë të dashur. Padyshim që Korça ka nevojë për mendimin ndryshe, për opozitën, për betejat politike pse jo, por unë mendoj se sot pas një periudhe tranzicioni 20-vjeçar ka ardhur koha e konsensusit. Tani më shumë se kurrë na duhet të ndërtojmë një aleancë mbipartiake, një aleancë qytetare, për problemet të cilat nuk kanë pse të kenë lidhje me politiken tonë te përditshme lokale apo qëndrore. Sot ka ardhur koha që qyteti të rimarrë shpejtësinë e duhur dhe të dalë përpara shumë qyteteve të tjera, për shkak jo vetëm të historisë dhe traditave të veta, por edhe për shkak të potencialit të madh intelektual dhe shumë resurseve të tjera që Korça jonë mbart. Unë mendoj se përpara të gjitha ngjyrimeve politike, qëndron qyteti, e ardhmja e fëmijeve dhe brezave që do të vijnë pas nesh. ”

Niko Peleshi

Anëtarët e Këshillit Bashkiak Korçë

Ilirian Pendavinji Vasilika Petri Ahmet Hoxhallari Rajmonda Nase Olsi Ekonomi Lorenc Glozheni Agim Kaçani Raqi Themeli Irena Nikaj Irena Kallço Artur Adili Nikollaq Pandeli Erjon Nexhipi Ana Verushi Thanas Tona Ilia Jatagani Petraq Premti Ermal Shirka

Aleko Papakozma Gjergji Mero Jonela Spaho Bledi Shkëmbi Pëllumb Beqiri Vlefta Bejko Agron Azisllari Arjana Pupa Albert Nika Thanas Kote Vangjush Dishnica Enjti Pazaj Ilir Bajlos Shkëlqim Kajmaku Jorida Rëmaçka Gurie Gollobërda Arben Ilia

3


INVESTIMET

investime

PUNA VAZHDON NË QENDËR DHE PERIFERI TË QYTETIT

Drejt përfundimit kalldrëmet në lagjet tradicionale

4

pas përfundimit të shtrimit me kalldrëm të lagjeve 1 dhe 11 të qyetit, puna po vazhdon me intensitet për përfundimin e shtrimit të kalldrëmit në lagjet 2, 3 dhe 12. pas shtrimit të rrjetit të kanalizimeve, kalldrëmi cilësor i shtruar në rrugët e këtyre lagjeve jo vetëm përmirëson ndjeshëm infrastrukturën e këtyre lagjeve qëndrore të qytetit por përbën nje vlerë të shtuar për qytetin e Korçës.


NGA PUNA PËR RIKONSTRUKSIONIN E RRUGËVE NË QYTETIN E KORÇËS Bashkia Korçë po zbaton në qendër të qytetit projektin e miratuar nga KRRT për sistemimin e vazhdimit të Bulevardit “Republika” deri tek kryqëzimi i Poliklinikës së qytetit. Këto punime do të disiplinojnë qarkullimn e automjeteve në qendër të qytetit të Korçës dhe do të krijojnë vendparkimet e nevojshme për to.

dItA NdëRKoMBëtARe e MjedIsIt Në ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, Bashkia Korçë zhvilloi një fushatë sensibilizuese nën moton Në mënyrë simbolike stafi i Bashkisë Korçë, përfaqesues të Qendrës për Zhvillimin e shoqërisë Civile, nxënës të shkollave të mesme dhe studentë të Universitetit “Fan s. Noli”, zhvilluan një aksion pastrimi në disa lagje te qytetit si dhe në zonat përreth universitetit dhe Parkut “Rinia”. Kësaj nisme të Bashkisë Korçë iu bashkuan dhe të rinjtë e Institutit “Anton grami” tiranë me mbështetjen e AMC, të cilët me bashkëmoshatarët e tyre korçarë iu përcollën qytetarëve mesazhin se çdo ditë të gjithë duhet të kujdesemi për “Një Qytet më të Pastër”.

QYTETARË! Mbani pastër mjedisin! Qyteti është shtëpia jonë e përbashkët! të kujdesemi të gjithë për të!

BAshKiA Korçë

5


tashmë është bërë traditë që Bashkia Korçë organizon festa të shumta gjatë sezonit veror, të cilat jo vetëm gjallërojnë jetën në qytet por tërheqin vëmendjen e një numri të madh vizitorësh vendas dhe të huaj. Kalendari festiv i kësaj vere është çelur me Festivalin Ndërkombëtar të Karnavaleve, i cili si çdo vit ka hapur sezonin turistik dhe ka kulmuar me Festën e Birrës, këtë vit në përvjetorin e saj të pestë. shqiptarë dhe të huaj që kanë vizituar Korçën këtë verë janë shprehur të entuziazmuar për bukuritë dhe traditat e spikatura të këtij qyteti të cilat janë ruajtur dhe përbëjnë një potencial të fuqishëm turistik.sipas të dhënëve nga operatorët turistikë lokalë numri i vizitorëve këtë sezon veror ka pësuar rritje. gjetja e veçantë e bashkisë për zhvillimin e turizmit të eventeve, ka shenuar edhe këtë verë suksesin e rradhës, duke e konfirmuar këtë si një rrugë të sigurt për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë lokale.

Festa e lakrorit Për të disatin vit rradhazi, qytetarë të shumtë të Korçës u bënë pjesë e festës më të veçantë të Sezonit Turistik Veror “Festa e Lakrorit”

6

Lakrori me saç, dhalla, gatimet tradicionale të amvisave korçare, shoqëruar me muzikë të bukur live, kanë bërë që këtë ditë qytetarë të shumtë si dhe të huaj të interesuar për të parë nga afër këtë festë të veçantë, të mbushnin Parkun “Rinia”. Falë këtyre festave të spikatura me anë të të cilave ruhen traditat e vyera korçare, Bashkia Korçë edhe një herë ju përcjell qytetarëve të saj por dhe vizitorëve mesazhin se Korça është qyteti që ruan dhe zhvillon traditat e saj më të mira duke i kthyer ato në potenciale turistike.

Festa e Lakrorit në Korçë Dita u hap si një lakror gjigand, (Une e di, porosi e kujt ishte!) Dielli nga sipër si të ishte saç, Gjithnjë me frikën se mos digjte! Korçaret me fjongo të bardha në flokë, Gazmore në parkun ku benin lakrorët! E gjithë kjo ndodh vetëm në Korçë, Në këtë festim nga më njerëzorët! Me diej të vegjël parku u mbush, Me vajza si në një ënderr të rrallë! Po kush do të ish më e shpejta? Kush do dhuronte lakrorin e parë!? Eh, ata nuk janë thjesht ca lakrorë, Është Korça me kapriçiot e saj, më tepër! Ju lutem, merrni ku të doni nga një copëz Dhe do të kërkoni të vini edhe vitin tjetër.


Karnavalet e Korçës Festivali Ndërkombëtar i Karnavaleve ka çelur në muajin qershor sezonin turistik të qytetit të Korçës

Që nga viti 2008, karnavalet i paraprijnë festave të shumta që organizohen nga bashkia gjatë sezonit veror. Kjo festë popullore mirëpritet nga banorët e qytetit dhe tërheq vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj, duke rifituar statusin e festës simbol të qytetit të Korçës. edhe këtë vit, karnavalet sollën paradën muzikore, figurat groteske, gazin dhe harenë e maskave si dhe koloritin e kostumeve të shumta. çdo grup pjesëmarrës është paraqitur me fabulën e vet të shoqëruar me koreografi dhe skenar të veçantë. Krahas grupeve nga Korça dhe qytete të tjera të vendit, festivali i përmasave ndërkombëtare ka sjellë edhe karnavalet nga trevat e Ballkanit. Karnavalet kanë filluar të festohen në Korçë para viteve ‘40, periudhë në të cilën jeta kulturore në qytetin e Korçës ka qenë mjaft e larmishme.

7


Festa e Birrës

Për të pestin vit rradhazi Festa e Birrës shënoi kulmin e sezonit turistik për qytetin e Korçës. Mijëra qytetarë nga Korça, të ardhur nga qytetet e tjera të shqipërisë dhe shumë turistë nga vende të ndryshme të botës kanë kaluar katër netë të mbushura me argëtim dhe emocione të veçanta.

KORÇA TËRHEQ VËMENDJEN E MIJËRA VIZITORËVE VENDAS DHE TË HUAJ

Rreth 80 mijë vetë u bënë për katër netë pjesë e festës më të madhe verore në shqipëri. sipas të dhënave të kompanive që tregëtuan birrën në katër netë u konsumuan rreth 200 mije gota birre.

8

Veç birrës dhe produkteve tradicionale festa u shoqërua si çdo vit edhe me një shoë muzikor ku performuan këngëtarë dhe grupe të njohura të muzikës shqiptare si edhe te ftuar nga Kosova, Maqedonia, hollanda etj.

Përfaqësues të lartë të trupit diplomatik të akredituar në shqipëri si Ambasadori i Prezencës së osCe, Ambasadorja gjermane, Ambasadori hollandez, sekretari i Parë i Ambasadës Amerikane, Ambasadori Kinez etj, shijuan birrën, muzikën e zgjedhur dhe produktet tradicionale. Festa e Birrës në Korçë, tashmë, një festë e njohur në gjithë shqipërinë në vitin 2010 është nderuar me çmimin shqiptar të turizmit, akorduar nga Ministria e turizmit Rinisë dhe sporteve si dhe shoqata e turizmit shqiptar, si një gjetje e veçantë për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë lokale.


4 netë

Festë dhe sPeKtAKëL

20 mije vetë çdo NAtë

200 mije gota BIRRë

Aktorja e mirënjohur e hollivudit eliza dushku, me misionin e promovimit të vlerave turistike të shqipërisë nëpër botë ka zgjedhur të vizitojë Korçën, qytetin e saj të origjinës në ditët e Festës së Birrës, duke e cilësuar festën si një vlerë që i shtohet potencialeve të shumta turistike që ka Korça. Për promovimin e vlerave të qytetit të Korçës ajo është vlerësuar nga kryebashkiaku Niko Peleshi me titullin e lartë “Qytetare Nderi” .

“Korça qyteti që mund të mburremi me të huajt dhe veten. Perspektivë e madhe. Po avancon Parisi vogël, vizitoheni dhe gjykoni.” Alket Islami (Pas realizimit të fotove ajrore dhe vizitës në qytet në ditët e Festës së Birrës 2011)

9


skulptura e parkut

Foto BILLI

KoRçA

32

SKULPTURA MODERNE NË GUR Koleksioni i skulpturave të Parkut unikal në shqipëri dhe me gjerë Për të katërtin vit rradhazi Bashkia e qytetit të Korçës ka mirëpritur 8 skulptorë nga vende të ndryshme të botës, të cilët morrën pjesë në Simpoziumin Ndërkombëtar “Skulptura e Parkut Korça 2011”. skulptorët e ardhur nga turqia, Franca, Rumania, Portugalia, spanja, Zelanda e re dhe shqipëria i shtuan 8 skulptura të reja koleksionit unikal të skulpturave të parkut në gur, të cilat prej disa vitesh zbukurojnë Parkun “Rinia” të qytetit të Korçës. Për dy javë skulptorët kanë punuar në ambientet e hapura të parkut të qytetit duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve të shumtë.

Foto BILLI

organizimi i simpoziumeve të ngjashme është një traditë e njohur në shumë vende të botës.

Korça është qyteti i parë në shqipëri që ka mirëpritur çdo vit skulptorë nga e gjithë bota që realizojnë veprat e tyre, duke i shtuar qytetit të Korçës një vlerë të spikatur që lidhet edhe me traditën e hershme të punimit të gurit në këtë qytet.

10


Foto BILLI

Foto BILLI

CAN KÜCÜKtePePINAR-tURQI

geRMANo FRIAs-PoRtUgALI

Foto BILLI

ChIFU PANAIte- RUMANI

Foto BILLI

NesRIN KARACAN- tURQI

Foto BILLI

NICoLAe FLeIssIg- FRANCë

Foto BILLI

ReNAte VeRBRUgge- ZeLANdA e Re

Foto BILLI

MIgUeL IsLA-sPANjë

Foto BILLI

VANgjUsh çeKReZI- shQIPëRI

11


VeNdoset Në Qytet

ORA E PARË PUBLIKE

AtRAKsIoNe te RejA

ora e të Rinjve është ora e parë publike në qytetin e Korcës. Vendosja e orëve publike në pjesë të ndryshme të qytetit është një iniciativë e Bashkisë Korcë e cila synon midis të tjerash edhe kthimin e orëve publike në një atraksion turistik.

12

ora e parë e krijuar nga disa të rinj të Punësimit sezonal 2010 pranë Bashkisë Korcë është vendosur përballë Universitetit “Fan s. Noli” dhe do të qëndrojë gjithmonë atje për t’u shërbyer studentëve dhe për t’i dhënë qytetit më tepër hijeshi. Projekti i ideuar prej tyre gjeti mbështetjen e bashkisë dhe falë financimit të kompanisë celulare AMC, sot edhe Korca ka orën e parë publike.

Parku i Shtëpive të Drurit

Projekti i orëve të qytetit Kolonia e Pikturave Murale

Guida e bicikletave


sjeLL Në KoRçë FotogRAFë të RINj NgA e gjIthë BotA Në muajin qershor, në galerinë e Arteve “guri Madhi” në Korçë u çel ekspozita me punët e realizuara nga fotografë të rinj nga e gjithë bota, pjesëmarrës në edicionin e katërt të Konkursit Ndërkombëtar për Fotografët e rinj “sotiri 2011”. ekspozita e këtij viti u organizua në bazë të konceptit të fotografes franceze Anouck durand me titull “Propaganda intime: Albumi i familjes”. Këtë vit u bënë pjesë e konkursit të organizuar në Korçë 15 artistë nga 11 shtete të botës, të cilët me veprat e tyre sollën tendencat e ndryshme, që shënojnë ecjen e fotografisë bashkëkohore sot në botë. tematikat dhe tendencat e larmishme si: fotografia dokumentare, fotografia dokumentare e një realiteti të krijuar, fotografia onirike, fotografia konceptuale dhe fotografia e ndërthurur me videon e bëjnë çmimin “sotiri” gjithnjë e më të rëndësishëm, për prurjen e risive në fotografi dhe artet pamore në shqipëri. juria e konkursit, e përbërë nga artistë shqiptarë dhe të huaj vlerësoi me çmimin “sotiri 2011”, (çmim që akordohet ng Bashkia Korçë) artisten Alicja dobrucka nga Polonia me serinë “ti më pëlqen, më pëlqen shumë”, për konceptin dhe ndjeshmërinë e lartë që mbartin fotografitë e saj. gjatë ditëve të qëndrimit të artistëve të rinj të fotografisë në Korçë, Anouck durand organizoi një konferencë mbi fotografinë e familjes në shqipëri gjatë periudhës 1948 - 1988 në një nga sallat e bibliotekës së qytetit. Aktiviteti u mbështet nga Bashkia Korçë, Ambasada Franceze në tiranë, Aleanca Franceze Korçë dhe Qendra Kulturore Lindart në tiranë.

Artistët pjesëmarrës në Konkursin Ndërkombëtar të Fotografisë “sotiri 2011” Alicja Dobrucka, Angli Arjana dhe Klodiani , Shqipëri. Asaf Gram Hcohen, Izrael. Ayumi Tanaka, SHBA. Brilanta Kadillari, Shqipëri. Sabrina Damiani , Kroaci. Geneviève Thauvette, Kanada. Hemya Moran, Izrael. Lucía Luna, Argjentinë. Maria Joao Dos Reis, Portugali. Maria Kapajeva, Estoni. Marta Gut, Poloni. Martje Zandboer, Hollandë. Orli Perel Nir, Izrael. Alketa Ramaj, Shqipëri.

Muzeu “Gjon Mili” Një atraksion i ri kulturor në Korçë Fotografi amerikan me origjinë shqiptare Gjon Mili, tani ka një kënd muzeal në qytetin e origjinës së tij, Korçë. gjoN MILI Foto

15 foto të realizuara nga fotografi me famë botërore janë ekspozuar në ambientet e brendshme të Qendrës Kulturore “Vangjush Mio” në një sallë të veçantë. gjon Mili njihet si fotografi që përdori për herë të parë flashin elektronik dhe fotografimin e lëvizjes. gjon Mili u lind më 24 nëntor 1904 në Korçë. Në moshën 5 vjeçare familja e tij emigroi në Rumani. Atje Mili kreu shkollën e mesme dhe në moshën 19vjecare u nis drejt Amerikës. U diplomua në Institutin e teknologjisë së Masaçusetit inxhinier ndriçimi. gjatë kësaj kohe u mor me artin fotografik. Punoi gazetar dhe fotoreporter për revistën “Life” të Nju jorkut. Mili ka fotografuar personalitete të shquara të artit e kulturës botërore si Pikaso, Hiçkok, Matis, De Kiriko. Ai ka lëvruar me sukses portretin, peizazhin, reklamën, foton dokumentare, politike. Mili vdiq më 1984, në moshën 79-vjeçare.

13


AMBAsAdoRI I osBe- së Në shQIPëRI

Ambasadorët

EUGEN WOLLFARTH, VIZITON BASHKINË E KORÇËS

“ Korça një nga qytetet më të bukura dhe më të pastra në shqipëri” Ambasadori i prezencës të osBe- së në shqipëri eugen Wollfarth, ka vizituar për herë të parë qytetin e Korçës.Në pritjen që i është rezervuar në Bashkinë e qytetit ai i ka përcjellë kryebashkiakut Niko Peleshi urimet për fitoren e mandatit të tij të dytë në krye të Bashkisë të qytetit si edhe ka shprehur përshtypjet e tij mjaft pozitive për Korçën duke e cilësuar si një nga qytetet më të bukura dhe më të pastra në shqipëri. Nga ana e tij Kryebashkiaku Niko Peleshi pasi i ka uruar mirëseardhjen në qytetin e Korçës Ambasadorit Wollfarth, i ka prezantuar atij vlerat më të spikatura të kulturës dhe traditës të qytetit si edhe projektet më të rëndësishme që kanë filluar të zbatohen në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës të qytetit dhe zhvillimit të tij perspektiv. Ambasadori i OSBE–së ka shijuar gjatë qëndrimit të tij në Korçë edhe Festën e Birrës si edhe ka vizituar një sërë atraksionesh të qytetit.

AMBAsAdoRjA gjeRMANe Në muajin gusht ambasadorja gjermane Carola Myler holtkemper ka vizituar qytetin e Korçës. gjatë qëndrimit ët saj ajo është pritur në një takim zyrtar nga kryetari i Bashkisë Korçë Niko Peleshi. Në këtë takim kryebashkiaku i ka përcjellë ambasadores falenderimet e qytetarëve korçarë për kontributin e çmuar të qeverisë gjermane në qytetin e Korçës. Nga ana e saj ambasadorja është shprehur se Korça është një nga qytetet më të mira që ajo ka vizituar në shqipëri dhe si e tillë meriton të ketë vëmendje dhe mbështetje të vazhdueshme. Ambasadorja gjermane ka qënë e pranishme edhe në çeljen e Festës të Birrës, ku në mënyrë simbolike ka trokitur gotën e parë të birrës me krybashkiakun Niko Peleshi. 14


PERSONALITETE NË FESTËN E BIRRËS 2011

AMBAsAdoRjA gjeRMANe

AMBAsAdoRI I osBe dhe eLIZA dUshKU

AMBAsAdoRI KINeZ

15


Panairi i punës

PANAIRI I PUNËS… OFrOjMë MUNDëSI “Panairi i punës” mbështetur nga Bashkia Korçë, është një aktivitet i përvitshëm që që synon rritjen e mundësive për punësim për të gjithë të rinjtë korçarë që mbarojnë studimet e larta brenda apo jashtë shqipërisë. dhjetra të rinj të qytetit kanë patur mundësinë për tu intervistuar dhe përzgjedhur nga bizneset dhe institucionet publike pjesëmarrëse në panairin e këtij viti për vendet e lira të punës që ata ofrojnë.

pUNëSIMI seZoNAL 50 studentë punësohen në Bashkinë e Korçës në "Punësimin Sezonal" 16

Për të pestin vit rradhazi Bashkia Korçë u ka dhënë mundësinë rreth 50 studentëve nga fusha të ndryshme për të promovuar ide të reja dhe për të ushtruar njohuritë e tyre falë projektit për të rinjtë e qytetit “Punësimi sezonal 2011”. Këta studentë janë punësouar për 1 muaj në zyra të ndryshme të këtij institucioni dhe në fund të sezonit të punësimit atyre ju është dhënë një çertifikatë nga Bashkia Korçë. studentët pjesmarrës kanë shfaqur një interes të veçantë si dhe kanë shprehur dëshirën e mirë për të bashkëpunuar me bashkinë për ide dhe projekte të reja për të rinjtë, të cilat do të shërbejnë për të pasur të gjithë një qytet më të mirë.


KAMPI VeRoR “MIQëSIa” FëMIjët e QytetIt ARgëtoheN NëN KUjdesIN e MësUesVe PRoFesIoNIstë

Kampi veror “Miqësia” u çel edhe këtë vit nga Bashkia Korçë me qëllim krijimin e mundësive për argëtimin dhe edukimin e fëmijëve të qytetit gjatë pushimeve verore. Ky kamp menaxhohet nga “Njësia e mbrojtjes së fëmijëve” pranë bashkisë së qytetit. Mbi 300 fëmijë korçarë frekuantuan këtë vit kampin veror, mes të cilëve edhe fëmijë nga grupet në nevojë si komuniteti egjiptian, komuniteti rom, fëmijë jetimë si dhe fëmijë me aftësi të kufizuara. objektivi parësor i kampit veror ka qënë organizimi i aktiviteteve gjithepërfshirëse për fëmijët. Bashkia Korçë ka vënë në dispozicion ambjentin tek lodrat pranë Parkut “Rinia” për të zhvilluar aktivitetet e ndryshme edukuese si dhe lojra sportive. Fëmijëve frekuentues të kampit ju është krijuar mundësia për eskursione jashtë qytetit, shfaqje në teatrin e Kukullave si dhe një vakt ushqimor ditor. Kampi Veror organizohet çdo vit nga Bashkia Korçë, me mbështetjen financiare të organizatave “Save the children” dhe “Terres des hommes”.

17


Kulturë

seZoNI VeRoR I teAtRIt “ a. Z. ÇajUpI” Vera për teatrin “A.Z.Çajupi”, nuk është një përiudhë pushimesh por një një sezon i pasur me shfaqje të ndryshme, i cili garanton sukses të vazhdueshëm edhe falë një publiku artdashës siç është publiku korçar.

gjatë sezonit Veror 2011, në skenën e teatrit “A.Z. çajupi”, Korçë u shfaq premiera “hiqe ministrin nga priza”, e shkruar nga autori anglez eric Idle. Interpretuan në rolet kryesore aktorët e mirënjohur: Zamira Kita, genci Fuga, olta daku, orjana Cama, Marku Bitraku, Albano Prodani, etj. Premiera, e cila u vu në skenë për 8 netë me rradhë, ngjalli interesin e publikut. Për vogëlushët gjatë sezonit veror në skenën e teatrit u shfaq pjesa teatrale me kukulla “Erdhën xhagajdurët”, pjesë e cila u ndoq nga qindra fëmijë si edhe nga frekuentuesit e Kampit Veror.

Gjatë muajit shtator dhe në vazhdim teatri “A.Z. Çajupi” do të shfaqë premierën me temë aktuale “Beqarët”, e cila mes situatash plot humor sjell problemet aktuale të shoqërisë shqiptare.

Sezoni artistik i këtij viti për teatrin “A.Z. Çajupi”, do të përmbyllet me varietenë “Gëzuar” me humor, këngë dhe dhurata me pjesëmarrjen e aktorëve dhe këngëtarëve të njohur të skenës.

Netët korçare të poezisë në Edicionin e 14 -të e veçanta e netëve të këtij viti ishte pjesëmarrja e bashkëshortes të rilindasit të fundit shqiptar thoma Kacorri, e cila ka promovuar një vëllim poetik të bashkëshkëshortit të saj, një penë e ndjerë e letrave shqipe. Krijuesit më të mirë pjesëmarrës 18 janë vlerësuar si çdo vit me çmime.

Poetë nga shqipëria, Kosova, Maqedonia, greqia, turqia, Bullgaria e Rumania janë mbledhur përsëri në Korçë në edicionin e 14-të të Netëve Korçare të Poezizë. Aktiviteti organizuar nga bashkia e qytetit dhe Biblioteka “thimi Mitko” ka për iniciator lirikun e shquar të poezisë bashkëkohore shqipe skënder Rusi dhe ngjall çdo vit interesin e qarqeve letrare në shqipëri e më gjerë. Në tre ditët e aktivitetit poetët pjesëmarrës kanë sjellë krijimet e tyre poetike dhe kanë ballafaquar në debate idetë për problematikën dhe perspektivën e artit poetik.


MErITOjNë FaLENDErIMIN TONë:

OUr DEEpEST GraTITUDE TO:

• Qytetarët e Korçës që me votën e tyre na besuan drejtimin e qytetit edhe për katër vitet e ardhshme.

• Korca citizens for their vote and trust in our leading skills for the four coming years.

• Përfaqësuesit e trupit diplomatik të akredituar në shqipëri dhe personalitetet e tjera, që me pjesëmarrjen e tyre në ditët e Festës së Birrës, e vendosën qytetin e Korçës në vëmendjen e opinionit mbarëkombëtar dhe më gjerë. • Vizitorët e shumtë nga brenda dhe jashtë shqipërisë që vizituan këtë verë Korçën dhe u bënë pjesë e festimeve tona verore. • skulptorët pjesëmarrës në simpoziumin Ndërkombëtar “ skulptura e Parkut Korça 2011”, të cilët i shtuan 8 skulptura të reja në gur Parkut “Rinia” të qytetit. • Fotografët e rinj nga e gjithë bota që morën pjesë në Konkursin Ndërkombëtar të Fotografisë “sotiri 2011”. • të rinjtë e Punësimit sezonal pranë bashkisë të cilët projektuan orën e parë publike për qytetin e Korçës.

• Numerous visitors inside and outside Albania, for becoming part of our summer celebration events. • the 8 sculptors who participated in the “Park sculpture 2011” International symposium, and for their works of art that were donated to the city. • the young photographs from all the world who participated in “sotiri 2011” International Competition Photography. • the students who during their summer practice in Korca Municipality, projected , under the care of the municipality staff , the first public clock of the city. • Businesses for their financial support of our events. Fa la s

• Bizneset që na mbështetën financiarisht në realizimin e festave tona të mëdha.

• the representatives of the diplomatic corps accredited in Albania, for their participation during Beer Fest.

Qyteti i Fes ta

ve

• •

isë Korçë

Revistën “Qyteti im” mund ta gjeni në pikat e tregëtimit të shtypit?

Botimi i Bashk

. Speciale

Verë 2011

“QYTETI IM” Në dUARt tUAjA

Revistën “Qyteti im” mund ta gjeni në faqen zyrtare të Bashkisë Korcë? www.bashkiakorce.gov.al

Dërgoni e-mail në adresën tonë: info@bashkiakorce.gov.al

19


“Ndërtuam rrugë çdo ditë dhe rifituam kohën e humbur të 20 viteve. Menduam për qytetarët dhe hodhëm themelet e një qyteti social. Me aktivitete ndërkombëtare dhe festa të mëdha rizgjuam traditën dhe i rikthyem buzëqeshjen qytetit. Sepse unë besoj se Korça është e të gjithëve dhe e ardhmja e fëmijëve tanë duhet të na bashkojë. Le të ecim të sigurt së bashku në rrugën e ndryshimit me ide dhe energji të reja. Jam i bindur se Korça 2015 do të jetë qyeti me infrastrukturën më moderne në Shqipëri, një model social dhe qëndër e rëndësishme e ekonomisë, kulturës dhe turizmit shqiptar.” Niko Peleshi Përgatitën: drejtoria e Marëdhënieve me Publikun drejtoria e Marketingut të Qytetit Ndihmuan: stafi i Bashkisë Korçë Pallati i Kulturës “V.Mio” Ndërmarrja e shërbimeve Publike teatri “A.Z.çajupi” Klubi shumësportësh Fotot nga: Foto ”Billi” studio “Xhimi” studio ”Visi” design

Për më tepër informacion tel: 082 (24 57 55) e-mail: bashkiakorce@gmail.com www.bashkiakorce.gov.al


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.