Botimi i Bashkisë Korçë SPECIALE VERË 2012
Verë 2012
Karnavale 2012 KORÇA
NJË HAP PËRPARA
fal as
Bashkia fillon ndërhyrjen për përmirësimin e Sheshi para Katedrales dhe Bulevardi
Kanë filluar punimet për rikonstruksionin e sheshit para Katedrales “Ringjallja e Krishtit” në qendër të qytetit të Korçës. Vlera e këtij investimi të rëndësishëm të Bashkisë Korçë është 68 milion e 760 mijë lek. Punimet konsistojnë në rikonstruksion total të sheshit me sipërfaqe 4735 m2 me pllaka dekorative italiane, vendosjen e shatëvanëve modernë, ndriçim bashkëkohor, shtrimin e dy tubacioneve rezervë për e çdo lloj rrjeti që do të nevojitet në të ardhmen si edhe mbjelljen e 27 pemëve dekorative. Sheshi konturohet nga një trotuar me gjerësi 5 metra ku do të ketë edhe një korsi të veçantë për qarkullimin e biçikletave. Ndarja e sheshit nga trotuari do të bëhet nga shkallë guri të punuar në formë artizanale në segmente të caktuara të të cilave do të ketë edhe shkallë dyshe të trajtuara në formë moderne. 2
infrastrukturës në qendër të qytetit të Korçës Shën Gjergji në rikonstruksion të plotë
Disa javë pas fillimit të punimeve për rikonstruksionin e sheshit para Katedrales, kanë filluar edhe punimet për rikonstruksionin e Bulevardit “Shën Gjergji”. Ky projekt i rëndesishëm me vlerë 90 milion lek mundësohet nga Bashkia Korçë dhe Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit. Afati i dorëzimit të punimeve është 2 muaj. Punimet që po kryhen nga Firma Alb Star fituese e tenderit, konsistojnë në rikonstruksion të plotë të rrugës dhe trotuareve në të gjithë gjatësinë e saj, nga sheshi para Katedrales deri në fillim të sheshit para Teatrit “Andon Zako Çajupi”. Gjithashtu ndërhyrja përfshin rikonstruksionin e pjesshëm të kanalizimeve, rikonstruksion të plotë të ndriçimit publik, shtrimin e katër tubacioneve rezervë për çdo lloj rrjeti që do të nevojitet në të ardhmen si edhe ndërtimin e një pasqyrë ujore pranë Monumentit të Ushtarit të Panjohur. Funksionaliteti i këtij aksi rrugor pas rikonstruksionit është percaktuar sipas një marrevëshjeje të arritur me Shoqatën e Biznesit.
3
Pazari i vjetër i Korçës
Vazhdon rikonstruksioni
Pas përfundimit të shtrirmit të tubacioneve të ujërave të bardha dhe të zeza, rrjetit elektrik, instalimit të internetit dhe vendosjes së telefonisë, projekti i rikonstruksionit te Pazarit të vjetër të Korës ka vijuar me shtrimin e kalldrëmit në sheshin qendror të pazarit dhe rrugicat e tij. Janë 6500 m2 kalldrëm dhe rreth 800 metra linear bordura që po shtrohen si pjesë e kësaj faze të punimeve. Kalldrëmi po shtrohet sipas traditës të Korçës me gurë të zinj lumi mbi një shtresë betoni të fiksuar me llaç për të plotësuar nevojat e kohës për kalimin e automjeteve. Më pas projekti do të vijojë me restaurimin e dyqaneve, haneve dhe banesave karakteristike. Zhvendosja e tregëtarëve, nje hap i domosdoshëm në këtë fazë të punimeve ka përshpejtuar ritmet e punës gjë që bën të mundur mbylljen brenda afateve të punimeve të kësaj faze.
Pazari i Korçës
Pak historik
4
Pazari është objekt me vlera të hershme historike, kulturore dhe monumentale. Karakterizohet nga ndërtesa në përgjithësisht një dhe dy katëshe, rrugica të ngushta e një stil ndërtimi që tërheq vëmendjen e vizitorëve. Në shekujt e kaluar pazari ka qenë vendi i shkëmbimeve të tregtarëve që vinin nga Turqia, Greqia, Trieste dhe Venecia. Ai ka qenë i shquar për hanet e vendosur njëri pas tjetrit ku ia vlen të veçohet Hani i Elbasanit dhe Hani i Manastirit të cilët shërbenin si fjetore për njerëzit që vinin nga jashtë qytetit. Tregu me rreth 1000 dyqane arriti kulmin e tij gjatë fundit të shekullit të XIX dhe fillimit të shekullit të XX. Në strukturën urbanistike të qytetit, pazari krijonte një ansambël më vete. Të dy pjesët e pazarit që ndaheshin nga lumi lidheshin me ura të drunjta, ndërsa rruga kryesore që vinte nga qyteti, e kalonte lumin mbi një urë të gurtë me qemerë, sipër së cilës ngrihen dyqane. Pazari është djegur tre herë por është ndërtuar sërish. Pazari ka një sipërfaqe prej rreth 20 000 m². Sipërfaqja e përgjithshme e 138 shitoreve shkon në 5186 m2. Bujtinat zënë 2154 m². Rrugët dhe të sheshet 12660 m², dyqanet e çarshisë 11000 m². Gjithashtu te pazari gjenden 18 blloqe dyqanesh, të ndara në bazë të artizanatit. Kati i parë i dyqaneve përdorej për të ekspozuar dhe shitur mallra, ndërsa kati i dytë shfrytëzohej ose si depo, ose për zyra. Pazari i Korçës eshte Monument Kulture i kategorisë së parë.
Rikonstruktohet Kulla e Orës Bashkia Korçë ka bërë të mundur rikonstruksionin e Kullës të Orës dhe vendosjen e një ore publike në të dy anët e saj. Kjo ndërhyrje e mbështetur financiarisht nga AMC ka bërë të mundur rivënien në punë të një prej objekteve simbol të qytetit. Kjo është ora e dytë publike e ndërtuar nga bashkia pas asaj të projektuar nga studentë korçarë të arkitekturës e të vendosur një vit më parë në Parkun Rinia para Universitetit “Fan S. Noli”. Bashkia do të vazhdojë punën për vendosjen e orëve publike edhe në pjesë të tjera të qytetit të Korçës duke i kthyer këto orë edhe në një atraksion turistik për qytetin.
Lehtësi për Personat me Aftësi të Kufizuara Ndërtohen rampa në bashki dhe bibliotekë Bashkia Korçë në bashkëpunim me PNUD, ka filluar nje projekt për përshtatshmërinë e institucioneve publike për Personat me Aftësi të Kufizuar. Rampat e para kanë filluar të ndërtohet në hyrje të institucionit të bashkisë së qytetit dhe bibliotekës së qytetit për të lehtësuar hyrjen e këtyre personave në to. Rampa të ngjashme do të ndërtohen edhe në institucione të tjera publike në qytet.
5
PANAIRI I PUNËS – ofrojmë mundësi! Bashkia Korçë me mbështetjen e programit të GIZ “Zhvillimi Ekonomik dhe Mbështetja e Punësimit” dhe disa partnerë të tjerë në rajon organizoi edhe këtë vit Panairin e Punës 2012. 150 studentë të sapodiplomuar janë intervistuar nga biznese lokale, banka dhe institucione të tjera që ofrojnë vende të lira pune me kohë të pjesshme, apo të plotë. Ky panair shënoi vitin e 6- të organizimit dhe ashtu sic do vit, kanë qenë të rinjtë dhe kryesisht të sapodiplomuarit ata që kanë treguar interes më të madh për të hyrë në tregun e punës. Në këtë panair kanë marrë pjesë krahas Bashkisë Korcë edhe 15 firma private me mbi 20 vende të lira punë në sektorë të ndryshëm. Bashkia e qytetit ka intervistuar mbi 60 studëntë, 50 prej të cilëve janë përzgjedhur për t’u punësuar sezonalisht në sektorë të ndryshëm pranë këtij institucioni.
PUNËSIMI SEZONAL 50 të rinj, punësohen gjatë verës në Bashkinë e qytetit 50 të rinj korçarë, të diplomuar, ose në ndjekje të studimeve të larta në universitete të ndryshme brenda apo jashtë vendit u bënë pjesë e projektit “Punësimi Sezonal 2012”. Të përzgjedhur nga “Panairi i punës 2012”, 50 të rinjtë e profileve të ndryshme (studentë të fakultetit juridik, të arkitekturës, të fakultetit ekonomik, shkencave politike, turizëm, menaxhim, sociologji etj) punuan me kohë të pjesshme në drejtoritë e ndryshme pranë Bashkisë Korçë. Studentët e përzgjedhur u angazhuan me projekte të caktuara, duke u bërë për dy muaj pjesë e stafit të institucionit. Ingranimi i të rinjve në punësimin sezonal sjell jo vetëm përfitimin e një eksperience pune nga pjesëmarrësit, por edhe freskimin e vetë institucionit me ide të reja, sugjerime, opinione etj.
6
Festa e 1 Qershorit 1 Qershori edhe këtë vit ju dha mundësinë fëmijëve të vegjël të kopshteve dhe shkollave të qytetit, të argëtohen së bashku. Festa e fëmijëve edhe këtë vit u zhvillua në një atmosferë të gëzueshme me muzikë, këngë, kërcime, animime dhe lojra.Kjo festë u organizua në sajë të bashkëpunimit mes Bashkisë Korçë, Drejtorisë Arsimore Rajonale dhe Qendrës Kulturore të Fëmijëve. Me rastin e 1-Qershorit, Bashkia e qytetit u dhuroi fëmijeve të kopshtit 17 libra dhe disa dhurata simbolike për vogëlushët.
Kampi Veror “Miqësia” Kampi veror “Miqësia” oraganizohet për të pestin vit rradhazi nga Bashkia Korçë me qëllim krijimin e mundësive për argëtimin dhe edukimin e fëmijëve të qytetit gjatë pushimeve verore. Ky kamp menaxhohet nga “Njësia e mbrojtjes së fëmijëve” pranë bashkisë së qytetit. Mbi 100 fëmijë te qytetit frekuantuan edhe këtë vit kampin veror, mes të cilëve edhe fëmijë nga grupet në nevojë te cilet i përkasin komunitetit egjiptian, komunitetit rom, fëmijë jetimë si dhe fëmijë me aftësi të kufizuara. Objektivi parësor i kampit veror ka qënë organizimi i aktiviteteve gjithëpërfshirëse për fëmijët. Bashkia Korçë ka vënë në dispozicion ambjentin tek lodrat pranë Parkut “Rinia” për të zhvilluar aktivitetet e ndryshme edukuese si dhe lojra të ndryshme sportive. Fëmijëve ju është krijuar mundësia për eskursione jashtë qytetit, shfaqje si dhe një vakt ushqimor ditor. Kampi Veror organizohet çdo vit nga Bashkia Korçë, me mbështetjen financiare të organizatave “Save the children”, “Terres des hommes” dhe fondacioni “Dorcas”.
7
SOCIALE
Dhurohen karroca për personat me aftësi të kufizuar Bashkia Korçë në bashkëpunim me Shoqatën e Invalidëve të Punës dega Korçë, falë një projekti i cili rezultoi fitues pranë fondacionit Vodafone Albania, nënshkruan kontratën për dhurimin e 10 karrocave moderne me bateri për të lehtësuar levizjen e personave me aftësi të kufizuar. I pranishëm në takimin e zhvilluar me këtë rast, kryebashkiaku Niko Peleshi theksoi se ky do te jetë vetëm fillimi i një rruge të gjatë që Bashkia Korçë do të ndërmarrë për tu ardhur në ndihmë këtyre personave. Së shpejti ka theksuar ai, do të ndërtohen rampa në institucionet publike ne qytet duke filluar nga bashkia, ndërkohë çdo trotuar i rikonstruktuar apo i ndërtuar rishtazi në qytet do të ketë rampa që lehtësojnë lëvizjen e personave me aftësi të kufizuar.
UNDP dhe BE zgjerojnë mbështetjen e tyre për komunitetit rom dhe egjiptian në Shqipëri
Panairi ndërkulturor i artizanëve në Korçë shënon fillimin e projektit
8
Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri, Programi i Zhvillimit i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta prezantuan një projekt të përbashkët i cili do të mbështesë përfshirjen sociale të komuniteteve rome dhe egjiptiane ne Shqipëri (SSIREC).Projekti i ri synon të kontribuojë në drejtim të fuqizimit social, ekonomik dhe politik të komunitetit rom dhe egjiptian në Shqipëri. Projekti i cili do të zbatohet në rajonet e Beratit, Korçës dhe Vlorës përgjatë një periudhe kohore dy vjeçare, ka si komponentë kryesorë zhvillimin e infrastrukturës, ngritjen e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile dhe mbështetjen për sipërmarrjen. Një panair ndërkulturor artizanal u organizua për të shënuar fillimin e projektit. Artizanë romë dhe egjiptian nga rajoni i Korçës ekspozuan punimet e tyre artizanale në tregun karakteristik të qytetit. Produktet e përgatitura nga artizanët rom dhe egjiptian përfshinin një sërë punimesh artistike të realizuara me dorë me materiale të ndryshme si letër qeramikë, dru, xham, metal, dhe pambuk. Në një kënd të veçantë të Panairit, disa artizanë punonin veprat e tyre dhe mësonin të rinj të talentuar në realizimin e punimeve artizanale me dorë.. Në eventin që u organizua nën kujdesin e Bashkisë Korçë morën pjesë përfaqësues të autoriteteve rajonale dhe vendore të tre rajonet ku do të zbatohet projekti, përfaqësues nga ministritë e linjës, donatorë të huaj, OJF aktive në fushën e përfshirjes sociale, shoqata biznesi, akademike dhe media.
MJEDISI
5 Qershori, Dita Botërore e Mjedisit Në kuadrin e 5 Qershorit, Ditës Botërore te Mjedisit, Bashkia Korçë ka organizuar veprimtari konkrete për pastrimin e disa zonave në qytet si edhe ka percjellë mesazhe sensibilizimi për qytetaret e Korçës për mbajtjen pastër të mjedisit. Pas përfundimit në datë 2 Qershor të aksionit mjedisor “18 ditë në 18 lagje” i cili edhe këtë fillim vere kishte për qëllim pastrimin e zonave problematike referuar ndotjes në të 18 lagjet e qytetit sipas një grafiku të caktuar, në Ditën Botërore të Mjedisit, Ndërmarrja e Shërbimeve Publike pranë Bashkisë Korçë dhe Firma e pastrimit të qytetit Korsel ndërhynë për pastrimin e akseve : Rruga e Kolonjës (nga Ura e Fajancës në drejtim të Antenës) Prapa shkollës “Ismail Qemali” (sipërfaqja e asfaltuar) Pazari i qytetit (pjesae hyrjes për tek magazinat) Zona e tregut të rrobave të përdorura (pranë NPV) Konvikti ( Rruga “Partizani”) Parku pranë Fabrikës së Birrës.Ndërmarrja e Shërbimeve Publike kreu lyerjen e pemëve në akset kryesore të qytetit. U vendosën tabela sensibilizuese për ndalimin e hedhjes të mbeturinave inerte në hapësirat publike të qytetit. Gjithashtu në bashkepunim me DAR nxënësit e të gjitha shkollave të qytetit u angazhuan për pastrimin e territorit rreth shkollave të tyre.
Ora e tokës
Më 31 Mars në orën 20:30 deri në 21:30 i gjithë planeti “u fik” për 1 orë duke filluar nga Australia e deri në Kaliforni. Ky është cilësuar si “aksioni më i madh dhe më masiv mjedisor që historia ka njohur ndonjeherë”. Cdo 1 ndër 3 banorë të Tokës fiken dritat dhe gjithë aparaturat e tepërta elektronike nëpër shtëpitë apo bizneset e tyre. Kjo është “Ora e Tokës - Earth Hour”, ora të cilën ne njerëzit ia kushtojmë shtëpisë sonë të përbashkët, Tokës, në një veprim sa simbolik, sensibilizues, aq dhe efikas e të fortë kundër ndryshimeve klimatike që po ia marrin frymën asaj. Logjika qëndron në lidhjen e drejtpërdrejtë që ekziston midis energjisë që ne përdorim dhe ndryshimeve klimatike që po ndodhin. Konsumi i energjisë është përgjegjës për mbi 60% te emëtimeve të CO2 në atmosferë, e rrjedhimisht kursimi i energjisë është veprim që kontribuon drejtpërdrejt dhe fort në reduktimin e emëtimeve serrë. Secili prej nesh, si cdo qytetar i botës, ka rolin e vet aktiv në përpjekjen globale kundër ndryshimeve klimatike, edhe me veprime të thjeshta si ky i nxitur nga “Ora e Tokës”. “Ora e Tokës” ka lindur si një iniciativë e WWF-it në vitin 2007 në Sidney, dhe cdo vit e ka zgjeruar përkrahjen e saj në botë. Në “Earth Hour 2011” morën pjesë 5.251 qytete në botë, në mbi 135 vende, dhe me mbi 1,8 miliardë përkrahës apo pjesemarrës vullnetarë. Ndërsa në “Ora e Tokës” 2012 në botë do të jenë mbi 2 miliardë përkrahës.
Nga aksioni për pastrimin e qytetit 18 ditë për 18 lagje
9
Bashkia çel sezonin turistik në qytet Karnavalet e Korçës Festivali Ndërkombëtar i Karnavaleve ka çelur edhe këtë vit në muajin qershor sezonin turistik të qytetit të Korçës. Edhe këtë vit, karnavalet sollën paradën muzikore, gazin dhe harenë e maskave si dhe koloritin e kostumeve të shumta. Çdo grup pjesëmarrës është paraqitur me fabulën e vet të shoqëruar me koreografi dhe skenar të veçantë. Krahas grupeve nga Korça dhe qytete të tjera të vendit, festivali i përmasave ndërkombëtare ka sjellë edhe karnavalet nga trevat e Ballkanit. Qytetarët korçarë të veshur me maska dhe kostume ndoqën me interes deri në orët e mbrëmjes paadën e grupeve karnavaleve këtë vit të organizuar në sheshin para Teatrit “Andon Zako Çajupi” Karnavalet i paraprijnë festave të shumta që organizohen nga bashkia gjatë sezonit veror. Kjo festë mirëpritet nga banorët e qytetit dhe tërheq vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj, duke rifituar statusin e festës simbol të qytetit të Korçës. Korça është një ndër qytetet e para që rizgjoi traditën e karnavaleve duke krijuar në vitin 1992 Shoqatën e Karnavalit si pjesë e Shoqatës Kombëtare të Karnavalit Shqiptar. Në 10 Prill të vitit 1994, në Korçë organizohet Festivali i Parë Ndërkombëtar i Karnavalit në Shqipëri. Një vit më pas organizohet Festivali i dytë Ndërkombëtar i Karnavalit me përmasa akoma më të mëdha. Që nga ky vit dhe deri në vitin 2008, grupi i Karnavaleve të Korçës është përfaqësuar në një sërë festivalesh ndërkombëtare të organizuara në vende të ndryshme europiane.
10
Ekspozita Fotografike Wedding Photo 2011 Në ditën e festimit të Karnavaleve, në çeljen e sezonit veror që perkon dhe me fillimin e sezonit te dasmave, në ambjentet e Galerisë te Qëndrës Kulturore “Vangjush Mio” u zhvillua një ekspozitë tepër e vecantë me fotografi dasmash shqiptare. Ekspozita Fotografike Wedding Photo 2011 ka qënë një nismë e fotografit te njohur Ardian Fezollari, nismë kjo e cila gjeti mbështetjn e Bashkisë Korçë. Fotografet pjesmarres në këtë ekspozitë: 1-Ardian FEZOLLARI
2-Leon ÇIKA
3-Arben ÇELI
4-Brilanta KADILLARI
5-Eliano KALEMI
6-Ervis BOSTANXHI
7-Petrit PEMA
8-Felix BILANI
9-Marsel REXHINI
11
Në gusht të gjitha rrugët të çojnë në Korçë Festa e Birrës 15-19 gusht 2012 Festa e Birres shënoi edhe këtë vit kulmin e sezonit Mbi 25 mijë vetë çdo natë
turistik për qytetin e Korçës. Pas suksesit të pesë viteve më parë, kjo festë erdhi këtë vit, në edicionin e gjashtë të saj, e shumëfishuar në të gjitha komponentët.
12
Risi 2012:
- Festa zgjati 5 netë - Pati shtim të sipërfaqes të festës dhe rritje të kapacitetit të tavolinave dhe stolave. - Aktivitete të larmishme shoqëruan Festën e Birrës si: Kampionati Kombëtar i Fluturimeve të Lira, grupi I motorrëvë Harley Davidson, Shkolla Ndërkombëtare Verore e të Rinjve etj. - Performanca live e këngëtarëve dhe grupeve pjesëmarrëse në programin muzikor të festës Slogani i festës “Në gusht, të gjitha rrugët të çojnë në Korçë”, ishte një ftesë për vizitorët e shumtë vendas dhe të huaj për të mos munguar në Korçë, në festën më të madhe verore në Shqipëri. Këndi i fëmijëve ishte edhe këtë vit një mundësi për vogëlushët dhe prindërit e tyre për tu argëtuar gjatë 5 netëve të festës. Orientimi i qytetarëve në ambientet e festës u lehtesua nga një hartë me legjendë e vendosur në hyrje të festës, vend ku ndodhej edhe këndi i fotografisë. Edhe këtë vit kompanitë pjesëmarrëse së bashku me sponsorat kanë siguruar mbështetjen kryesore financiare për realizmin e Festës së Birrës. Kontributi financiar i bashkisë zë më pak se 10% të buxhetit të festës.
BiRRçikleta, një veçanti e Festës së Birrës 2012
Për herë të parë në Shqipëri u prezantua në Festën e Birrës në Korçë Beerbike (Birrçikleta), e cila ju dha mundësinë pjesëmarresve të shumtë në festë të shijonin birrën edhe duke pedaluar. Beerbike, është një mjet i veçantë që qarkullon në rrugët dhe sheshet e qyteteve të botës me traditë të prodhimit dhe shijimit të birrës. Ai u prodhua në mënyre artizanale, për herë të parë në Shqipëri nga korçari i apasionuar Ardit Konomi. Në vazhdim beerbike, do të jetë një atraksion i ri turistik për qytetin e Korçës, i cili do të ofrojë turin turistik të qytetit gjatë gjithë vitit.
Suveniret e festës
Qytetaret e Korçës dhe vizitoret e shumtë patën mundësinë të zgjidhnin mes suvenireve të larmishme të festes një kujtim nga qyteti dhe Festa e Birrës në Korçë.
Të ftuar VIP në çadrën “Kastromania”
Kastro Ziso present në një formë të veçantë në Festën e Birrës Këngëtri shqiptar Kastro Ziso, i njohur për veçantinë e tij, zgjodhi kuzhinën në vend të këngës për të qënë present në Festën e Birrës në Korçë. Të ftuar VIP nga Tirana dhe jo vetëm kanë qënë vizitorët e çadrës të tij intersante ku ofrohej birrë dhe produkte tradicionale.
Pjesëmarresit në Festen e Birres 2012 Birra Korça Birra Peja Birra Veltins dhe Kaiserdom Pije Energjike B52 Sallameri Fiks Kastronomia
Sponsorat e Festës së Birrës 2012
Vodafone Birra Korça Birra Peja Birra Veltins dhe Kaiserdom Sallameri Fiks
Sallameri Tona Pasticeri Dajana Raiffeisen Bank Emporiki Bank UKKO Alpha Bank Mania Card DMO British Council Promo Print Belvedere Summer Club Fondacioni Kenedi 13
FESTA E LAK
Në kuadrin e zhvillimit të një sërë aktivitetesh gjatë sezonit veror , Bashkia Korçë organizoi edhe këtë vit Festen e Lakrorit në ambientet e parkut “Rinia” të qytetit. Për të pestin vit me radhë Festa e Lakrorit me dy petë te pjekur në saç është zhvilluar në Korçë për të ekspozuar traditën e hershme të qytetit . Qytetarë te Korces dhe turistë kanë shijuar këtë festë, jo vetëm me lakrorin e famshëm korçar, por edhe duke shijuar Birra “Korça”. Kjo feste është shndërruar tashmë në një festë popullore tradicionale, jo vetëm për qytetarët e Korçës, por edhe për vizitorë të shumte vendas dhe të huaj.
14
RORIT 2012 Aktiviteti u realizua me mbështetjen financiare të Universitetit “Kristal”, Hotel Dardha, Taverna Antoneta, Taverna Troja, Pasticeri Nefeli, Print Point. Risia për këtë vit ka qene edhe promovimi i Katalogut të Gatimeve Tradicionale Korcare, i cili iu shtua komponentëve të tjerë të organizimit të aktivitetit. Festa e Lakrorit u shoqërua gjithashtu edhe me një program muzikor, që gjallëroi atmosferën festive në qytet deri në orët e vona te mbrëmjes. Kjo festë vjen si një paketë e Bashkisë së Korçës për të promovuar traditen e kuzhines korcare dhe per te gjalleruar jeten ne qytet.
15
Bashkia mbështet botimin e librit “Korça” me autor Vangjush Ziko Në praninë e intelektualeve e fushave të ndryshme, dhe dashamirësve të letrave është promovuar në ambientet e bibliotekës Thimi Mitko, libri “Korça” (Mbresa dhe Kujtime) me autor shkrimtarin e mirënjohur korçar Vangjush Ziko. Duke vlerësuar rëndësinë e këtij libri që sjell një panoramë të plotë të traditës më të mirë korçare në vite,Bashkia Korçë ka mbeshtetur botimin e tij. I pranishëm në ceremoninë e promovimit të librit ,kryebashkiaku Niko Peleshi ka theksuar se evidentimi dhe ruajtja e vlerave më të mira të traditës korçare duhet jo thjesht të na bëjë të jemi krenarë për të shkuarën tonë por duhet të na frymëzojë për ti shtuar këtij qyteti vlera të reja në të tashmen dhe të ardhmen e tij. Diskutantët e tjerë kanë çmuar përmbajtjen e librit për të dhënat e dokumentarëve historike qe ai sjell si edhe për ngarkesën emocionale që buron nga dashuria për vendlindjen që autori sic do korçar ka. Sokakët e Korçës,Sofatet, Cezmat, Serenatat, Karnavalet e deri tek frazeologjia e spikatur korçarë janë disa nga temat e lëvruara nga Vangjush Ziko në faqet e këtij libri. Autori ka botuar rreth tridhjet vepra në poezi,dramë dhe përkthime. Ai është autori i një sërë studimesh, essesh dhe skicash letrare si dhe bashkëautor tekstesh të letërsisë. Vangjush Zikos i është dhënë urdhri “Naim Frashëri” i klasit të parë dhe “Kurora e Krijimtarisë 2006” nga Klubi Letrar “Bota e Re”.
16
Diplomatët
Ambasadori i Bullgarisë Dimitar Arnaudov viziton Bashkinë Korçë
Ambasadori i Bullgarisë Dimitar Arnaudov me ftesë të kryebashkiakut Niko Peleshi vizitoi qytetin e Korçës. Atij ju rezervua një pritje në bashkinë e qytetit nga kryetari i bashkisë dhe stafi i tij. Në mbrëmje ambasadori bullgar dhe stafi që e shoqëron morrën pjese ne Festën e Birrës. Ambasadori i Bullgarisë Dimitar Arnaudov: “Korça është një nga qytetet më të bukura të Shqipërisë. Eshtë shumë e dukshme që qyteti dhe krejt rajoni është nën një ndryshim intensiv dhe zhvillim dinamik”
Ambasadorja e Republikës Çeke viziton Bashkinë Korçë
Kryetari i Bashkisë Niko Peleshi ka pritur në një takim ambasadoren e re të Republikës Çeke në Shqipëri Bronislava Tomasova. Ambasadorja çeke shprehu vleresimin e saj për qytetin e Korçës përsa i përket zhvillimit veçanërisht të sektorit ekonomik dhe turizmit. Kryebashkiaku i bëri ambasadores çeke një prezantim të hollësishëm të qytetit tonë duke nisur nga historiku i tij ,punën e Bashkisë në drejtim të përmirësimit të jetesës së qytetarëve të Korçës në sajë të investimeve . Kreu i bashkise është ndalur në fushën e turizmit duke e njohur ambasadoren me të gjitha eventet që ofron Korça gjatë verës duke e bërë atë një qytet atraktiv për turistet numuri i të cilëve është në rritje nga viti në vit. Peleshi deklaroi se turizmi është një prioritet i Bashkisë Korçë. Nga ana e saj ambasadorja çeke Tomasova ka falenderuar kryebashkiakun Niko Peleshi për pritjen e ngrohtë dhe deklaroi se kishte dëgjuar fjalët më të mira për qytetin e Korçës i cili cilësohet si një qytet që mbart vlera dhe tradita të spikatura. ” Korça”, - u shpreh Tomasova,” është një qytet mjaft i rëndësishëm turistik dhe me resurse të mëdha ekonomike”.
17
SPORT
Ilir Këllëzi, njeriu i rekordeve Rezultatet e Ilir KËLLEZIT për sezonin sportiv 2011
Ai është cilësuar si njeriu i rekordeve falë rezulatateve te arritura të cilat janë një sukses i njëpasnjëshëm. Sezoni sportiv 2009-2010 mund të cilesohet si sezoni i arte për ILir Këllëzin. Në vitin 2009 në maratonën e 7-të ndërkombëtare të Tiranës ai ka fituar Kampionin Kombëtar. Titull të cilin e ka përfituar edhe në kampionatin Kombëtar të krosit zhvilluar në Tiranë viti 2010.Ilir Këllëzit i është dhënë Medalja e Bronxit në Takimin Ndërkombëtar të Krosit, në Junik të Kosovës në 17 shkurt të 2010 dhe një tjetër medalje e Bronxtë i është dhënë në Takimin Ndërkombëtar të Krosit “Pranvera Studentore e Marsit po në Kosovë.Maratona e sukseseve të tij do të vazhdojë duke e pozicionuar në vendin e parë në Nderimi i Figurave “Kastriot Sulce” si dhe pozicionimi ne vendine nëntë nga 85 pjesmarës në Maqedoni tek maratona e 5-të ndërkombëtare e Shkupit.
18
- Kampionati Kombëtar Individual, Tiranë më 26.01.2011 3000m – 9’39”70 Kampion kombëtar - Kampionati Kombëtar i Krosit, Tiranë më 13.02.2011 12 km – 40’25”03 Kampion Kombëtar - Takimi ndërkombëtar i Krosit, Junik/Kosovë 17.02.2011 10 km Medalje e artë - Kampionati i 55-të Ballkanik i Krosit, Kragujevac/Sërbi 12.03.2011 10 km – 37’56” Vendi i 8-të pjesëmarrës 31 - Kampionati Ballkanik i Maratonës Shkup, Maqedoni 08.05.2011 42km 195m – 2h43’28” Medalje e bronxtë - Kampionati 2–të Kombëtar i Vrapimit Malor, Tiranë më 02.06.2011 12 km – 39’40”00 Kampion Kombëtar - Kampionati Kombëtar për të rritur, Tiranë më 07 – 08.06.2011 5000m – 16’05”94 Nënkampion kombëtar 10000m – 34’04”00 Kampion Kombëtar - Kampionati i 3-të Ballkanik i Vrapimit Malor, Dimitrovgrad/Sërbi 12.06.2011 11.4 km – 49’25” Vendi 9–të pjesëmarrës 26 - Kampionati Ballkanik i Atletikës për të Rritur, Sliven/Bullgari 02 - 03.07.2011 5000m – 16’22”53 Vendi 7–të pjesëmarrës 11 - Kampionati i 10-të Europian i Vrapimit Malor, Bursa – Ulugag / Turqi 10.07.2011 12 km – 1h13’18” Vendi 65–të pjesëmarrës 79 - Maratona e 18-të ndërkombëtare Podgoricë/Mal i Zi 30.10.2011 21km97m – 1h14’55” Vendi 6–të pjesëmarrës 141
Rezultatet e Ilir KËLLEZIT për sezonin sportiv 2012 - Kampionati Kombëtar Individual, Tiranë më 26.01.2012 3000m – 9’30”09 Nënkampion kombëtar - Kampionati Kombëtar i Krosit, Tiranë më 05.02.2012 10 km – 34’08”61 Kampion Kombëtar - Gjysmëmaratona e 15-të ndërkombëtare, Agropoli/Itali 31.03.2012 21km97m – 1h12’45” Vendi i 22-të pjesëmarrës 1446 - Kampionati Ballkanik i Maratonës Beograd, Sërbi 22.04.2012 42km 195m – 2h41’30” Vendi i IV-ërt pjesëmarrës 11 - Maratona e 25-të ndërkombëtare Beograd, Sërbi 22.04.2012 42km 195m – 2h41’30” Vendi i 9-të pjesëmarrës 275 - Mitingu ndërkombëtar “Çelja e Sezonit” Ohër/Maqedoni 28.04.2012 1000m – 2’47”24 Medalje e argjentë - Maratona e 6-të ndërkombëtare e Shkupit/Maqedoni 06.05.2012 21km97m – 1h15’20” Vendi i IV-ërt pjesëmarrës 218 - Gjysmëmaratona e 12-të ndërkombëtare, Prishtinë/Kosovë 13.05.2012
Meritojnë falenderimin tonë:
Deserve our gratitude:
• Qytetarët e Korçës për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin që po tregojnë gjatë kohës së punimeve që po kryhen në qendër të qytetit për rikonstruksionin e Sheshit para Katedrales dhe Bulevardit Shën Gjergji.
• The citizens of Korca for understanding and for the cooperation that are showing during the works being carried out in the city center for the reconstruction of the square before the Cathedral and St. George Boulevard.
• Fondi Shqiptaro - Amerikan i Zhvillimit i cili financoi një pjesë të konsiderueshme të rikonstruksionit të Bulevardit Shën Gjergji.
• The Albanian-American Development which funded a significant portion of the reconstruction of St. George Boulevard.
• Kompaninë tëlefonike AMC për kontributin e saj financiar në rikonstruksionin e Kullës së Orës së qytetit.
• AMC telephone company for its contribution in the reconstruction of the city Clock Tower.
• Bizneset lokale që morën pjesë në Panairin e Punës 2012 duke ofruar vende të lira pune për të rinjtë e qytetit të Korçës.
• Local businesses participating in the Fair Labor 2012 offering job vacancies for Korca students.
• Të rinjtë e punësimit sezonal pranë Bashkisë Korçë të cilët më energjinë dhe idetë e tyre kontribuan në punën e bashkisë.
• The students that partecipatd in the seasonal employment in Korca Municipality who on their energy and ideas contributed to the performance of the municipality.
• Firmat pjesëmarrëse dhe sponsorët e Festës së Birrës 2012 që bënë të mundur edhe këtë vit organizimin e festës më të madhe verore në Shqipëri.
• Participating firms sponsor Beer Festival 2012 that made possible this year the organization of the biggest summer holiday in Albania.
• Vizitorët e shumtë nga vendi dhe bota që u bënë pjesë e festave tona të mëdha.
• Numerous Visitors from home and abroad that became part of our big events.
19
Përgatitën: Drejtoria e Marrëdhënieve me Publikun dhe Informimit Qytetar Drejtoria e Marketingut të Qytetit Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Ndihmuan: Stafi i Bashkisë Korçë Qendra Kulturore “Vangjush Mio” Ndërmarrja e Shërbimeve Publike Teatri “A.Z.Çajupi” Klubi Shumësportësh Studio ”Visi”
“Ndërtuam rrugë çdo ditë dhe rifituam kohën e humbur të 20 viteve. Menduam për qytetarët dhe hodhëm themelet e një qyteti social. Me aktivitete ndërkombëtare dhe festa të mëdha rizgjuam traditën dhe i rikthyem buzëqeshjen qytetit. Sepse unë besoj se Korça është e të gjithëve dhe e ardhmja e fëmijëve tanë duhet të na bashkojë. Le të ecim të sigurt së bashku në rrugën e ndryshimit me ide dhe energji të reja. Jam i bindur se Korça 2015 do të jetë qyeti me infrastrukturën më moderne në Shqipëri, një model social dhe qëndër e rëndësishme e ekonomisë, kulturës dhe turizmit shqiptar.”
Niko Peleshi
Design: Viliem Kurtulaj Shtypi:
Mbështesni “Qyteti im”
Për më tepër informacion: Tel: 082 245755 e-mail: qyteti.im@bashkiakorce.gov.al bashkiko@albmail.com www.bashkiakorce.gov.al