VLERAT THEMELORE TË YWAM-IT
Parathënie:
Një hëre e një kohë, në vitin 1956, një njeri i ri pa një vizion, një vizion që e bëri të pyeste, “A je me të vërtet ti Zot”?. Duke u bazuar në këtë vizion, YWAM-i erdhi në jetë në vitin 1960.
Ky njeri i mblodhi disa miq të tij, dhe kështu filloi aventura e tyre në të panjohurën. Ata paketuan gjërat e tyre, gati për të njohur Përendinë dhe për ta bërë Atë të njohur.
Gjatë rrugëtimit të tyre, ata takuan njerëz që e dëgjonin atë teksa po ndante pasionin e tij – dhe disa prej tyre dëshironin që t’i bashkangjiteshin.
Disa njerëz prej atyre që i takuan, erdhën në besim, vendosën të ndryshojnë jetrat e tyre dhe t’i bashkangjiteshin misionit që të dishepullizonin të tjerët.
Ende më shumë njerëz iu bashkuan, dhe së bashku ata shërbyen. Grupet ndiqnin shembullin e Jezusit, duke treguar dhembshuri për të thyerit dhe për ata në nevojë, dhe ata ndanin Ungjillin kudo që shkonin. Përgjatë këtij udhëtimi, ata përcaktuan vlerat e tyre nëpërmjet gjërave që kishin mësuar. Këto u bënë vlerat themelore të YWAM-it. Disa prej këtyre vlerave kanë qenë qysh nga fillimi, ndërsa disa të tjera u shtuan me kalimin e kohës. Të udhëhequr nga këto vlera dhe nga besimi i tyre në Zotin i cili drejton, lëvizja e YWAM-it vazhdon të zhvillohet edhe më tutje. Vlerat themolere të të rinjeve me një mission
Vlerat Themelore të
Rinjët Me Një Mision Të Rinjët Me Një Mision ( YWAM) konsideron Biblën si Fjalën autoritative të Perëndisë, e inspiruar nga Fryma e Shenjtë , vendi i përkryer ku një person mund të drejtohet për çdo aspekt të jetës dhe shërbesës. Bazuar në Fjalën e Perëndisë, kush Perëndia është dhe iniciativa e Tij për shpëtim tonë, përgjigjet vijuese janë tejet të theksuara në YWAM. Adhurimi: Ne jemi të thirrur për ta lavdëruar dhe adhuruar vetëm Perëndinë. Shenjtëria: Ne jemi të thirrur të jetojmë jetë të shenjta dhe të drejta që janë shembulli i natyrës dhe karakterit të Perëndisë. Dëshmitar: Ne jemi të thirrur të ndajmë ungjillin e Jezus Krishtit me ata të cilët nuk e njohin Atë. Lutja: Ne jemi të thirrur të qëndrojmë në lutje ndërmjetësuese për njerëzit dhe për synimet që janë në zemrën e Zotit duke përfshirë edhe qëndrimin tonë kundër çdo gjëje të ligë. Bashkësia: Ne jemi të thirrur të përkushtohemi në Kishë në aspektin e saj rritës dhe në moblizimin për shumimin e saj.
Vlerat themelore e ‘‘Të Rinjtë Me Një Mission’’ janë paraqitja e gjërave themelore në të cilat ne besojmë, shoqëruar me udhëzimet e veçanta të dhëna nga Perëndia që nga fillimi i YWAM-it në vitin 1960. Ato janë të shënuara këtu në mënyrë që t’u kalohen brezave të ardhme, gjë mbi të cilën Perëndia na ka vënë theksin më së shumti. Këto besime dhe vlera të përbashkëta janë parimet udhëzuese për rritjen e mëparshme dhe atë të ardhme të misionit tonë. Disa nga këto parime janë të zakonshme për të gjithë të krishterët kudo që janë, ndërsa të tjerat janë të veçanta vetëm për Të Rinjtë Me Një Mision. Kombinimi i besimeve dhe vlerave tona i formojnë karakteristikat unike të familjes të YWAM-it, që është edhe ADN-ja jonë. Ato janë vlerat që ne i konsiderojmë si të rëndësishme sepse ato përcaktojnë se kush ne jemi, si jetojmë dhe se si i marrim vendimet.
Vlerat Themelore të YWAM-it
1
Ta njoh Zotin YWAM-i është i përkushtuar ta njohë Zotin, natyrën e Tij, karakterin e Tij dhe rrugët e Tij. Ne kërkojmë të reflektojmë mbi atë se kush është Ai në çdo aspekt të jetës dhe shërbesës sonë. Dëshira për të ndarë Perëndinë me të tjerët është një pasojë rrjedhëse që vjen automatikisht nga njohja e Perëndisë dhe shoqërimi me Të.
2
Ta bëjë të njohur Zotin YWAM-i është i thirrur ta bëj Zotin të njohur në mbarë botën dhe në çdo sferë të shoqërisë përmes ungjillizimit, trajnimeve dhe shërbesave bamirëse. Ne besojmë se shpëtimi i shpirtrave duhet të jetë rezultat i transformimit të shoqërisë, duke iu bindur urdhërit të Jezusit që të bëhen dishepujtë në mbarë kombet.
Vlerat Themelore të YWAM-it
3 4
Të dëgjojë zërin e Zotit YWAM-i është i përkushtuar që të krijojë gjëra së bashku me Zotin duke dëgjuar zërin e Tij, duke i thënë lutjet e Tij dhe duke iu bindur urdhërimeve të Tij në gjëra të vogla ose të mëdha. Si individ, apo në kontekst të ekipeve, ose edhe në mbledhjet e përbashkëta, ne jemi të varur nga dëgjimi i zërit të Zotit. Kjo është pjesë përbërëse e procesit për vendim-marrjet tona.
Të praktikojë adhurimin dhe lutjen ndërmjetësuese YWAM-i është i dedikuar të adhurojë Jezusin dhe të qëndrojë në lutje ndërmjetsuese si një aspekt përbërës i jetës së përditshme. Ne gjithashtu e dimë qëllimin e Satanit i cili ka për synim të shkatërrojë punën e Zotit dhe ne thërrasim në forcën e Zotit dhe të Shpirtit të Shenjtë që të mposhtë strategjitë e Satanit mbi jetën e individëve dhe mbi punët e kombeve.
Vlerat Themelore tĂŤ YWAM-it
5
Të jetë vizionar YWAM-i është i thirrur të jetë vizionar, vazhdimisht të pranojë rritjen në Zotin dhe të shpërndajë vizion të freskët prej Zotit. Ne e mbështesim nismën e shërbesave dhe metodave të reja, gjithmonë të gatshëm të jemi radikal në mënyrë që të jemi sa më të përshtatshëm për çdo brez, grup njerëzish dhe çdo sferë të shoqërisë. Ne besojmë se thirrja apostolike e YWAM-it kërkon përfshirjen e pleqësisë shpirtërore, liri në Frymë dhe në marrëdhënie me Zotin, duke qëndruar gjithmonë të përqendruar në Fjalën e Perëndisë.
6
Të përkrahë të rinjët YWAM-i është i thirrur të përkrahë të rinjët. Ne besojmë se Zoti u ka dhënë dhunti dhe i ka thirrur të rinjët të udhëheqin në çështjen e vizionit dhe në shërbesa. Ne jemi të përkushtuar t’i çmojmë ata, t’u besojmë atyre, t’i mësojmë, t’i mbështesim, t’ju japim hapsirë dhe t’i dërgojmë. Të rinjët nuk janë vetëm e ardhmja e Kishës; ata janë Kisha e sotme. Ne jemi të përkushtuar që t’i ndjekim ata kudo që na udhëheqin, në vullnetin e Zotit.
Vlerat Themelore të YWAM-it
7 8
Të kemi një strukturë të gjerë dhe decentralizuar YWAM-i ka një strukturë të gjerë dhe të llojllojshme, por prap të integruar. Ne jemi një familje globale e shërbesave të bashkuara nëpërmjet qëllimit dhe vizionit të përbashkët dhe vlerave dhe marrdhënieve të njejta. Ne bësojmë që strukturat duhet t’u shëbejnë njerëzve dhe qëllimit të Zotit. Çdo shërbesë në çdo nivel ka privilegjin dhe përgjegjësinë e të dhënit llogari një grupi të pleqësisë, gjithashtu në zgjerimin ndërkombëtar, duke i dhënë llogari Forumit të Udhëheqësisë Globale të YWAM-it.
Të jetë ndërkombëtar dhe ndër-denominacional YWAM-i është ndërkombëtar dhe ndër-denominacional në shtrirjen e saj globale si dhe në zona të zgjedhura lokale. Ne besojmë që ndryshimet etnike, gjuhësore, denominacionale, së bashku me aspektet e shpenguara të kulturës janë faktorë pozitivë që kontribojnë në shëndetin dhe rritjen e misionit.
9
Të ketë botëkuptim Biblik YWAM-i është i thirrur të ketë botëkuptim Biblik. Ne besojmë që Bibla e bënë të qartë dallimin mes të mirës dhe të keqës; të drejtës dhe të gabuarës. Përmasat praktike të jetës nuk janë më pak shpirtërore se paraqitjet e shërbesës. Çdo gjë e bërë në bindje ndaj Zotit është shpirtërore. Ne kërkojmë ta nderojmë Zotin me çdo gjë që bëjmë, duke i pajisur dhe përgatitur burra dhe gra të Zotit që të marrin rolin e shërbyesit dhe ndikuesit në çdo sferë të shoqërisë.
Vlerat Themelore tĂŤ YWAM-it
10
Të funksionojë nëpër ekipe YWAM-i është i thirrur të funksionojë nëpër ekipe në të gjithë aspektet e shërbesave dhe të udhëheqësisë. Ne besojmë që kombinimi i dhuntive të ndryshme, thirrjeve, pikëpamjeve, shërbesave dhe gjeneratave që punojnë së bashku në unitet në të gjitha nivelet e misionit tonë, ofrojnë njohuri dhe siguri.Të kërkuarit e vullnetit të Zotit dhe marrja e vendimeve në kontekstin grupor mundëson llogari-dhënien dhe kontribuon në një marrdhënje më të fuqishme me Zotin, në motivim, në përgjegjësi-marrje dhe në zotërimin e një vizioni.
Vlerat Themelore të YWAM-it
11
Të shfaq udhëheqësi shërbyese YWAM-i është i thirrur ta ketë udhëheqësinë shërbyese pjesë të stilit të jetës, dhe jo të praktikojë udhëheqësinë hierarkike. Një udhëheqës që shërben është një person i cili nderon dhuntitë dhe thirrjet e atyre të cilët janë nën kujdesin e tij/saj dhe mbron të drejtat dhe privilegjet e tyre. Në mënyrë të ngjashme me Jezusin i cili u shërbeu dishepujve të Tij, ne e theksojmë rëndësinë e atyre me përgjegjësi udhëheqësie, që t’u shërbejnë atyre njerëzve që i udhëheqin.
12
Të bëjë së pari, pastaj t’u mësojë YWAM-i është i përkushtuar të bëjë së pari, pastaj t’u mësojë. Ne besojmë se në rradhë të parë është eksperienca ajo që i jep autoritet fjalëve tona. Karakteri i perëndishëm dhe thirrja nga Zoti janë më të rëndësishme se dhuntitë individuale, aftësitë dhe njohuritë.
Vlerat Themelore të YWAM-it
13
Të jetë i përqëndruar në marrëdhënie YWAM-i është i përkushtuar të jetë i përqëndruar në marrdhëniet me të tjerët në jetën tonë dhe në punën që e bëjmë. Ne dëshirojmë të jemi në unitet përmes të jetuarit në shenjtëri, duke pasur mbështetje të ndërsjelltë të njëri-tjetrit, transparencë, përulësi, dhe komunikim të hapur, në vend që të jemi të varur ndaj stukturave dhe rregullave.
14
Të çmojë individin YWAM-i është i thirrur të çmojë çdo individ. Ne besojmë në mundësinë për barazi dhe drejtësi për të gjithë. Të krijuar në shëmbëlltyrën e Zotit, njerëzit e çdo kombësie, moshe dhe funksioni kanë kontributet dhe thirrjet e tyre të veçanta. Ne jemi të përkushtuar të nderojmë dhuntitë e dhëna nga Perëndia për udhëheqësi dhe shërbesa tek të dy palët burrë dhe grua.
Vlerat Themelore të YWAM-it
15
Të çmojë familjet YWAM-i vlerëson rëndësinë e familjeve duke i shërbyer Zotit sëbashku në mision, jo vetëm babai dhe/ose nëna. Ne inkurajojmë zhvillimin e grupeve të familjeve të forta dhe të shëndosha, që përfshijnë çdo antarë të familjes që kanë thirrje të përbashkëta për mision, duke kontribuar me dhuntitë e tyre në mënyra unike dhe të llojllojshme dhe në këtë mënyrë duke plotësuar nevojat e njëri-tjetrit.
Vlerat Themelore të YWAM-it
16 17
Të jetë i mbështetur në Zotin për financat YWAM-i është i thirrur të praktikojë një jetë që është e mbështetur në Zotin për nevojat financiare. Për individët dhe për YWAM-in në përgjithësi, kjo mbështetje vjen kryesisht nga njerëzit e Zotit. Ashtu si Zoti dhe njerëzit e tjerë të cilët kanë qenë besnik dhe zemërgjerë ndaj nesh, ashtu edhe ne dëshirojmë të jemi besnik dhe zemërgjerë ndaj të tjerëve.YWAM-erët në mënyrë vullnetare, ia japin kohën dhe dhuntitë e tyre Zotit përmes misionit pa asnjë pritje për shpërblim.
Të praktikojë mikpritjen YWAM-i vlerëson shërbesën e mikpritjes si shprehjen e karakterit të Zotit dhe vlerës së njerëzve.Ne e besojmë që është e rëndësishme që të hapim zemrat, shtëpitë dhe kampuset tona për të nderuar dhe për t’i shërbyer njëri tjetrit, mysafirëve tanë, të varfërëve dhe atyre në nevojë, jo si një vepër sociale për t’u dokumentuar, por si një sjellje bujarie.
18 Të komunikojë me ndershmëri YWAM-i beson që çdo gjë ekziston sepse Zoti ka folur. Andaj YWAM-i është i përkushtuar ndaj një komunikimi të sinqertë, të saktë, në kohën e duhur dhe në mënyrën e përshtatshme. Ne besojmë që komunikimi i mirë është tejet i nevojshëm për të mbajtur marrëdhënie të forta, familje dhe komunitete të shëndosha dhe shërbesa efektive.
SHËNIM: Katër dokumentet e Të Rinjëve Me Një Mision janë Vlerat Themelore të Të Rinjëve Me Një Mision, Pakti Manila, Magna Carta Krishtere dhe Besëlidhja Nanning. (Vlerat Themelorë të YWAM janë aprovuar nga Grupi i Udhëheqësisë Globale në Gusht 2003; lëshuar Shkurt 2004. Rifreskuar nga Forumi i Udhëheqësisë Globale në Dhjetor 2011).
Besorja e YWAM-it Të Rinjët Me Një Mision (YWAM) është një lëvizje ndërkombëtare e të Krishterëve nga shumë denominacione, të përkushtuar që t’ia prezantojnë personalitetin e Jezusit kësaj gjenerate, të mobilizojnë sa më shumë njerëz që është e mundur për këtë qëllim, për t’i mësuar dhe pajisur për të kryer punën e tyre në përmbushjen e Urdhërimit të Madh. Si antarë të Mbretërisë së Perëndisë, ne jemi të thirrur ta duam, adhurojmë, dhe t’i bindemi Perëndisë tonë, ta duam dhe t’i shërbejmë Trupit të Tij, Kishës, dhe ta paraqesim ungjillin e plotë tek të gjithë njerëzit në të gjithë botën. Ne, Të Rinjët Me Një Mision besojmë se Bibla është Fjala autoritative e Perëndisë, e inspiruar nga Zoti, e cila tregon që Jezus Krishti është biri i Zotit; që njerëzit janë të krijuar sipas shëmbëlltyrës së Zotit; që Ai na ka krijuar të kemi jetën e përjetshme nëpërmjet Jezus Krishtit; që edhe pse të gjithë njerëzit kanë mëkatuar dhe kanë rënë nga lavdia e Zotit, Zoti e ka bërë shpëtimin të mundur përmes vdekjes në kryq dhe ringjalljes së Jezus Krishtit; që pendimi, besimi, dashuria dhe bindja janë përgjigjja jonë ndaj iniciativës dhe hirit të Perëndisë ndaj nesh; që është dëshira e Zotit që të gjithë njerëzit të shpëtohen dhe të kuptojnë të vërtetën; dhe me forcën e Frymës së Shenjtë që shfaqet tek ne, në mënyrë që nëpërmjet neve të përmbushet urdhërimi i fundit i Krishtit,”… Shkoni në mbarë botën dhe predikoni Ungjillin tek çdo krijesë.” (Marku 16:15)
Dhe tregimi vazhdon … Djali me xhaketë te kaltër: Iulian - Romania Djali me xhaketë të kaltër: Jan Lewi - Norway Vajza me xhaketë të kaltër: Greta - Lithuania Mysafir: Francisca - Chile/Basque country Familja: Ricardo, Lillian dhe Marcus - Brazil/Norway Photo & Design: Jan Erik Solberg Johansen Assistent: Francisca N. Acuña Prodhuar nga:YWAM Norway´s information team, www.ywam.no YWAM vlerat themelore nga 2003 Përkthyer nga:YWAM Kosovo www.ywamkosova.com / email: office@ywamkosova.com More info about YWAM: www.ywam.org