Bankieri 34 Shqip

Page 24

www.aab.al

SISTEMI BANKAR

Kur ndryshimet ligjore kalojnë pa proces konsultimi Dispozitat e ligjit të ri “Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat” dëmtojnë interesin e përgjithshëm të të gjithë kreditorëve dhe debitorëve dhe krijojnë një konflikt të pastër interesi me funksionin parësor të përmbaruesit e, në terma të përgjithshëm, shkon kundër të drejtës kushtetuese të lirisë në krijimin e një veprimtarie ekonomike.

Brunilda KOSTARE

Këshilltare ligjore SHOQATA SHQIPTARE E BANKAVE

N

ë datën 8 maj 2019 Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miratoi ligjin 26/2019: “Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat”. Sektori bankar, si palë e interesuar, u përfshi, midis palëve të tjera të interesuara, në diskutimin e projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10031, datë 11.12.2008: “Për shërbimin e përmbarimit privat”, me Komisionin Parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Propozimet për ndryshime të diskutuara jo vetëm që nuk u morën në konsideratë, por pa ndonjë diskutim/konsultim paraprak, në mungesë të plotë të transparencës, në seancën parlamentare të 8 majit 2019 u paraqit për votim një projektligj i ri, që përmbante dispozita të rëndësishme, që nuk u prezantuan

24

Bankieri

Janar 2020

kurrë me projektligjin që do të ndryshonte ligjin aktual në fuqi në atë kohë, e për këtë arsye, dispozita të tilla nuk u diskutuan kurrë me grupet e interesuara, madje as në komisionet parlamentare. Me gjithë përmirësimet që mund të ketë sjellë ligji 26/2019, në organizimin, funksionimin dhe kontrollin e shërbimit përmbarimor gjyqësor privat, dispozitat që parashikojnë, që përmbaruesi gjyqësor privat të ushtrojë si veprimtari dytësore “njoftimin e debitorëve dhe mbledhjen e detyrimit financiar me mirëkuptim të ndërsjellë”, është një element plotësisht i ri, i cili nuk u prezantua kurrë më parë në asnjë projektligj, ose gjatë ndonjë diskutimi me ndonjë nga grupet e interesuara. Të diskutuara gjerësisht brenda sektorit bankar, argumentohet se këto parashikime do te kenë një ndikim negativ në veprimtarinë bankare dhe jo vetëm. Mbledhja e detyrimit financiar “me mirëkuptim të ndërsjellë” është një proces ligjërisht dhe proceduralisht i ndryshëm nga mbledhja e detyrimit financiar “përmes ekzekutimit të detyrueshëm”. Mbledhja e detyrimit financiar “me mirëkuptim të ndërsjellë” nënkupton procesin e negociatave, ndërmjet debitorit dhe kreditorit, ose një palë e tretë e autorizuar të veprojë në emër të kreditorit, për asnjë tarifë shtesë që do t'i ngarkohet debitorit. Nga ana tjetër, mbledhja e borxheve “përmes ekzekutimit të detyrueshëm” është një proces që fillon proceduralisht vetëm pas lëshimit nga gjykata të urdhrit ekzekutiv dhe sipas një procedure

ligjore specifike, të rregulluar me një ligj themelor, siç është Kodi i Procedurës Civile, shoqëruar me një tarifë që do t'i ngarkohet debitorit. Ky ligj vendos një kufizim abuziv dhe monopolist në tregun e lirë me efekte të mundshme prishëse të tregut. Ligji përcakton gjithashtu një kufizim abuziv, duke përcaktuar veprimtarinë dytësore “për njoftimin e debitorëve dhe për mbledhjen e detyrimit financiar me mirëkuptim të ndërsjellë”, si një veprimtari që duhet të kryhet vetëm nga përmbaruesit gjyqësor privat, duke monopolizuar një veprimtari, e cila nuk është thelbësisht unike dhe nuk kërkon aftësi specifike. Për më tepër, veprimtari të tilla përputhen me funksionimin e bankave dhe institucioneve financiare jo-banka, sipas ligjit: “Për bankat në Republikën e Shqipërisë” dhe me rolin e ndërmjetësit, siç përcaktohet me ligjin: “Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”, apo dhe sa parashikohet në Kodin Civil për ndërmjetësimin dhe ndërmjetësin. Ligji i ri parashikon që përmbaruesi gjyqësor të veprojë në emër të kreditorit gjatë kryerjes së veprimtarisë dytësore (konflikt interesi), duke pasur parasysh se pas këtij procesi (nëse nuk rezulton i suksesshëm) kreditori, si hap të radhës, ka ekzekutimin e detyrueshëm nëpërmjet shërbimit përmbarimor gjyqësor privat. Parë nga këndvështrimi i sektorit bankar, kjo dispozitë nuk ndihmon aspak për të zvogëluar detyrimet financiare të papaguara, përfshirë huat bankare; përkundrazi dëmton sistemin bankar


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.