HAPAT E PARË NË FINANCË digital

Page 1

H A PAT E PA R Ë NË FINANCË

G U N NA R BA L DVI NS S O N



Botimi shqip

Gunnar Baldvinsson

Framtidarsyn 2022


Ky libër është mundësuar me mbështetjen financiare të Departamentit për Zhvillim të Fondit Evropian për Evropën Juglindore - The EFSE Development Facility Faleminderit EFSE DF nga AAB

© Framtidarsyn hf., 2022. Gunnar Baldvinsson

Kapaku: Janus Sigurjonsson Dizajni dhe grafika: Janus Sigurjonsson Grafikët dhe Tabelat: Andres Magnusson / Magnus Ingvar Torfason Përkthimi dhe redaktimi: Prof.Asoc.Dr. Elvin Meka, Artur Papajani ISBN 978-9928-4703-0-0


Përmbajtja Të Ardhurat dhe Shpenzimet........................................................................................... 9 Pagat dhe të ardhurat e disponueshme................................................................. 10 Të fillosh punën...........................................................................................................12 Konsumi dhe kosto e jetesës.....................................................................................14 Tatimet dhe kontributet e sigurimeve shoqërore................................................16 Kursimet për pension.................................................................................................18 Paraja – kartëmonedhat, kartat dhe mjetet e tjera elektronike.......................20 Aktivet dhe detyrimet...................................................................................................... 23 Normat e interesit......................................................................................................24 Si llogaritet interesi?.................................................................................................. 26 Fuqia e ri-kapitalizimit............................................................................................. 28 Kursimi......................................................................................................................... 30 Mundësitë për investime dhe klasat e aktiveve................................................... 32 Huat............................................................................................................................... 34 Kosto e huave.............................................................................................................. 36 Huat dhe shlyerja e tyre............................................................................................48 Këshilla financiare........................................................................................................... 41 Bëhu i pavarur.............................................................................................................42 Kurse më mirë se të marrësh hua...........................................................................44 Kategorizo kursimet e tua sipas qëllimit..............................................................46 Ki parasysh inflacionin.............................................................................................48 Përgatitu për ngjarje të papritura...........................................................................50 Mos humb mundësitë................................................................................................ 52 Pyetje dhe shembuj........................................................................................................... 54


Parathënie Kur mendoj se si ka qenë fëmijëria e brezave të ndryshëm me atë të fëmijëve të mi dhe tuajt sot, pa dyshim, krahasimet nuk bëhen dot. Nëse lodra më e pëlqyer për shumë breza ka qenë topi i llastikut, sot smartfoni është mjeti më popullor në duart e brezit të ri. Një kapërcim kolosal teknologjik. Ky kapërcim është shoqëruar me ndryshime në mentalitet, në sjellje, në motivim, në kërkesa për edukim, në trysni të shtuar ndaj institucioneve për përgjigjen në kohë të kërkesave të gjeneratave më të reja. Koha ka ndryshuar ritmin e ndryshimit në çdo aspekt të jetës. Dijet tona janë më intensive, burimet e informacionit janë zgjeruar shumë, mundësitë për një edukim arsimor të shëndetshëm dhe afatgjatë janë shumë konkurruese. Ëndrra për t’u bërë dikush është një motiv edhe më i fortë, tashmë e ndërkombëtarizuar. Ne që merremi me paranë, përdorimin dhe menaxhimin e saj, jemi dëshmitarët më të fortë të nevojës së njohjes së saj, të përdorimit dhe administrimit të saj të kujdesshëm, të menaxhimit për fitim duke pranuar shkallë të ndryshme të riskut. Në ekonominë dhe botën ku jetojmë, ku çdo marrëdhënie shoqërohet me vlerë monetare, ku shërbimet po bëhen gjithnjë e me digjitale dhe pagesat janë po ashtu digjitale, mungesa e njohurive bazë financiare do të ishte një boshllëk që do të kishte pasoja në ecurinë e ardhshme të fëmijëve tanë kur të dalin në jetë. Ne kemi përgjegjësinë të kontribuojmë që ky rrezik i mundshëm të zvogëlohet duke i krijuar mundësi brezit të ri sot të edukohet për paranë dhe financat, siç edukohet e arsimohet për matematikën, gjuhën, historinë, etj. Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) e ka një nga shtyllat e veprimtarisë së saj edukimin financiar. Në objektiv janë grup mosha të ndryshme. Ajo që na ka mësuar puna deri tani, është fakti se është më vështirë të ndikosh në moshat mbi 50 vjeç dhe sfidë më vetë edhe për moshat 35 – 50 vjeç. Atë që


nuk e mëson dot në shkollë, do duhen përpjekje shtesë në jetë për ta mësuar. Prandaj ne insistojmë që të fokusojmë përpjekjet tona në bankat e shkollës, atëherë kur, bashkë me njohuri të tjera, të domosdoshme për t’u orientuar në jetë, edhe njohuritë financiare mund të përvetësohen më lehtë. Përveç shumë videove informative, fushatave informuese dhe materialeve të tjera publicitare, këtë herë përpjekjet tona janë më të veçanta, në përgjigje edhe të organizimit të konkursit kombëtar të përvitshëm “Konkursi Evropian i Parasë” (European Money Quiz), i cili zhvillohet edhe ndërkombëtarisht me fituesit e çdo vendi në rang evropian. Libri “Hapat e Para në Financë” është përkthim i një libri të vlerësuar ndërkombëtarisht për nevojat e fëmijëve, mësuesve dhe të rriturve për të fituar njohuri fillestare mbi financat. Në mënyrë të veçantë, libri është një mjet praktik i vlefshëm për mësuesit; ai nuk aspiron të përcaktojë një kurrikul të re arsimore, por duhet të shihet si një udhëzues funksional, që mbështet mësuesit që duan të thellojnë edukimin financiar në klasat e tyre. Ne duam që ky libër të përdoret edhe si një material, literaturë bazë për të gjithë ata nxënës të klasave të nënta që çdo vit do të marrin pjesë në veprimtarinë “Konkursi i Parasë”. Duke qenë një botim elektronik, në formë digjitale, libri do të jetë shoqëruesi juaj kudo. Atë mund ta hapni lehtësisht në celularin, tabletin apo kompjuterin tuaj kudo që të ndodheni. Mund ta lexoni me kërshëri dhe dëshirë në kohë të lirë, në udhëtim, në pushime, në çdo mjedis. Si paraja në xhepin tuaj, ky libër do të jetë në dorën tuaj. Një libër nuk mund të bëjë përmbysje apo të sjellë rezultatin e menjëhershëm, por askush nuk mund të thotë se një libër nuk është një përpjekje e çmuar në rrugën e edukimit, kësaj here, financiar. Ne këtë po bëjmë. Po vëmë një gur në këtë ndërtesë me shumë vlerë. Me shpresën se do të kemi plotësuar një mangësi në nevojat dhe punën tuaj. Bledar Shella Kryetar i Bordit Mbikëqyrës të AAB & Drejtor i Përgjithshëm i OTP Bank Albania


H A PAT E PA R Ë N Ë F I N A N C Ë

8


i . T ë A r d h u r at d h e S h p e n z i m e t

Përmbajtja

1

ǜǜ ǜǜ ǜǜ ǜǜ ǜǜ ǜǜ

2 3

Pagat dhe të ardhurat e disponueshme Të fillosh punën Konsumi dhe kosto e jetesës Tatimet dhe kontributet e sigurimeve shoqërore Kursimet për pension Paraja – kartëmonedhat, kartat dhe mjetet e tjera elektronike

Njerëzit që punojnë sigurojnë të ardhura mujore, që përdoren për të financuar (paguar) nevojat dhe konsumin e tyre personal. Burimi kryesor i të ardhurave është paga, e cila përfitohet përmes punës. Shpenzimet mujore përfshijnë ushqimet dhe nevojat e tjera, strehimin dhe tatimet, si dhe shpenzimet për argëtim dhe pasione të tjera.

Shpenzimet

Diferencat

Cili është burimi i parave?

Të ardhurat

Si i shpenzojmë paratë? Çfarë ndodh me pagat tona?

Çfarë ndodh nëse të ardhurat janë më të mëdha, ose më të vogla se sa shpenzimet?

ǜǜParatë e xhepit, dhuratat ǜǜPaga (rrogat) ǜǜPensioni ǜǜTë ardhurat nga pensionet ǜǜTrashëgimia

ǜǜUshqimet dhe nevojat parësore ǜǜStrehimi ǜǜTatimet ǜǜTransporti ǜǜArgëtimi, pasionet

ǜǜDiferenca pozitive: Kursime, rritje e aktiveve ǜǜDiferenca negative: Hua (borxhe), ulje e aktiveve

Individët zakonisht i fitojnë paratë nga pagat, që i marrin nëpërmjet punës. Personat me aftësi ndryshe mund të përfitojnë pagesa, ndërsa ata që janë në pension marrin pension, si dhe tërheqin kursimet e tyre personale. Ndonjëherë njerëzit mund të trashëgojnë pasuri pas vdekjes së një të afërmi. Ata që zotërojnë aktive, përfitojnë të ardhura kapitale, siç janë: interesi nga depozitat bankare, pagesat e dividendëve nga aksionet, të ardhurat nga shitja e aktiveve, të ardhurat e qirasë nga pronat e dhëna me qira, etj. Nëse gjatë një periudhë kohe, të ardhurat ose pagat tejkalojnë shpenzimet, diferenca kursehet dhe i shtohet pasurisë tuaj. Nëse shpenzimet tejkalojnë pagat, individi do të duhet ose të zvogëlojë pasuritë e tij/saj, ose të marrë hua për diferencën. 9

I. Të Ardhurat dhe Shpenzimet

F

inancat janë pjesë e jetës sonë të përditshme. Ato kanë të bëjnë me të ardhurat, shpenzimet dhe ruajtjen e vlerës së parave dhe aktiveve të tjera. Të njëjtat këshilla zbatohen për çdo grup-moshë, me qëllim ruajtjen e vlerës dhe shmangien e shpenzimeve të tepërta.


H A PAT E PA R Ë N Ë F I N A N C Ë

Pagat dhe të ardhurat e disponueshme Mëso mbi:

»»Pagat bruto dhe pagat neto »»Zbritjet nga paga, të ardhurat neto, »»Si përcaktohen pagat? »»Pagat fikse dhe orët jashtë orarit »»Pushimet e paguara, kartela e pagës

Këshilla

Kontrolloni kartelën e pagës dhe sigurohuni që e kuptoni atë. Kërkoni nga punëdhënësi juaj që t’ua shpjegojë atë, ose kërkoni ndihmë nga prindërit ose sindikata, nëse keni nevojë për sqarime.

Pagat

Individët në tregun e punës marrin paga, si kompensim monetar për punën e kryer. Para se të paguhen pagat për një punonjës, zbriten tatimi mbi të ardhurat dhe sigurimet shoqërore dhe, aty ku është e zbatueshme, zbriten edhe kursimet për pension, si dhe kuotat për sindikatën.

Zbritjet para tatimeve

Sigurimet shoqërore janë një sistem kontributesh për financimin e përfitimeve në rastin e pakësimit të të ardhurave si pasojë e pleqërisë, invaliditetit, paaftësisë së përkohshme shkaktuar nga sëmundja apo aksidenti në punë, e barrëlindjes, papunësisë, humbjes së mbajtësit të familjes.. Kursimet shtesë për pension janë kontribute vullnetare, me qëllim sigurimin e të ardhurave shtesë mbi pensionin shtetëror. Nëse individët zgjedhin të marrin pjesë në skemë, atëherë kontributet vullnetare zbriten nga pagat, para se të paguhen tatimet.

Tatimet

Tatimi mbi të ardhurat personale është një taksë e vendosur mbi të ardhurat e individëve, i cili zbritet nga paga apo të ardhura të tjera bruto. Të gjithë individët rezidentë në Shqipëri i nënshtrohen tatimit mbi të ardhurat me burim në Shqipëri e jashtë saj.

Zbritjet pas tatimeve

Të tjera. Përgjithësisht, punonjësit mbrohen nga punëdhënësit që të bëjnë zbritje të paautorizuara nga pagat e tyre. Punëdhënësit lejohen të bëjnë një zbritje në situata të caktuara dhe sipas kushteve të kontratës së punës. Zbritjet e tjera, p.sh.: kuotat për sindikatat, këstet e shlyerjes së huave, etj., bëhen nga pagat pas zbritjes së tatimit.

Të ardhurat neto të disponueshme

Diferenca midis pagave bruto dhe zbritjeve quhet të ardhura neto të disponueshme. Kjo është shuma që një individ mund të shpenzojë për nevojat dhe kërkesa të tjera të tij/saj. 10


i . T ë A r d h u r at d h e S h p e n z i m e t

Pagat janë të negociueshme, midis punëmarrësve dhe punëdhënësve. Shpesh, pagat përcaktohen me kontratë kolektive nga sindikatat me shoqatat e punëdhënësve. Marrëveshja për pagën është një kontratë lidhur me pagat minimale, që përcakton nivelin më të ulët të shpërblimit, që punëdhënësit duhet t’i paguajnë ligjërisht punonjësve të tyre. Disa punonjës, p.sh.: ekspertët dhe drejtuesit, mund t’i negociojnë pagat veçmas me punëdhënësit e tyre.

Si përcaktohen pagat?

Në shumë raste, pagat fikse negociohen për një numër të caktuar orësh pune, për shembull gjatë një jave ose një muaji. Nëse një punonjës duhet të punojë më shumë se orët e dakordësuara, ai/ajo paguhet veçmas për ato orë shtesë, e këto quhen orë jashtë orarit. Sipas Kodit të Punës në Shqipëri, numri standard i orëve të punës në javë është jo më shumë se 40. Orët shtesë të punës në javë paguhen si orë jashtë orarit.

Pagat fikse dhe orët jashtë orarit

Shumica e punonjësve (me kohë të plotë dhe të pjesshme) kanë ligjërisht të drejtë për pushime vjetore dhe pagesën e lidhur me to. Kohëzgjatja minimale e pushimeve, për një punë me kohë të plotë, përcaktohet në kontratën e punës, por nuk mund të jetë më pak se 28 ditë kalendarike. Nëse periudha e punës është më pak se një vit, ditët e pushimit të paguar janë në përpjesëtim me periudhën e punës, d.m.th. nëse punonjësi ka qenë në punë nëntë muaj, ditët e pushimit të paguar do të jenë 9/12 x 28 = 21 ditë. Në shumicën e rasteve pagesa për pushimet kryhet kur punonjësi merr pushimet e tij/saj. Kur një individ lë punën, ai ka të drejtë të përfitojë gjithë kohën e pushimeve të papërdorura.

Pushimet dhe e drejta e pagesës së pushimeve

Të gjithë punonjësve duhet t’u jepet kartela mujore e pagës, që quhet dhe fletëpagesa mujore e pagës. Ato mund të jepen në mënyrë elektronike, ose në kopje fizike.

Kartela e pagës

Paga bruto, zbritjet dhe të ardhurat neto të disponueshme Paga bruto

Lek 70,000

Sigurimet shoqërore (9.5% e pagës)

-6,650

Sigurimet shëndetësore (1.7% e pagës)

-1,190

Tatimi mbi të ardhurat (13% e pagës > 30,000 Lek)

-5,200

Paga neto pas tatimeve

56,960

Kuota për sindikatën

-700

Të ardhurat neto të disponueshme

56,260

11

Çdo punonjësi duhet t’i jepet fletëpagesa e tij/saj e detajuar, që përmban të gjithë informacionin lidhur me pagën dhe pagesën neto në fund.


H A PAT E PA R Ë N Ë F I N A N C Ë

Kur fillon punën Mëso mbi:

»»Rregullat kryesore lidhur me orët e punës »»Rregullat kryesore për punonjësit e rinj »»Mosha madhore »»Kontrata e punës »»Kushtet e punësimit

Këshilla

Çdo punë ka rëndësinë e saj. Gjithmonë përpiquni të bëni më të mirën tuaj, si gjatë studimeve, ashtu dhe gjatë punës. Askush nuk kërkon më shumë, por ajo gjithmonë shpërblehet.

Orët e punës

Kodi i Punës përcakton që koha normale ditore e punës nuk mund të jetë më shumë se tetë orë për të rriturit dhe jo më shumë se gjashtë orë për punonjësit nën moshën 18 vjeç. Koha javore e punës rregullohet me kontratë kolektive, ose individuale, megjithatë me ligj nuk mund të jetë më shumë se 40 orë. Ligji përcakton moshën minimale të punësimit në 16 vjeç dhe rregullon sasinë dhe llojin e punës që mund të kryejnë fëmijët nën moshën 18 vjeç.

Punoni, që të fitoni përvojë dhe para’

Të rinjtë shpesh kërkojnë të punojnë gjatë pushimeve të shkollës, gjatë fundjavave, ose pas shkollës. Edhe pse studimi është gjëja më e rëndësishme për të rinjtë, të mësosh se si të bësh punë të vërtetë dhe të fitosh pará në të njëjtën kohë, vlerësohet si një përvojë shumë e mirë.

Mosha e punës

Arsimi fillor është i detyrueshëm nga klasa 1 – 9, ose nga mosha 6 deri në 15 vjeç dhe shumica e nxënësve vazhdojnë studimet, të paktën deri në shkollë të mesme. Marrja në punë e fëmijëve nën moshën 16 vjeç është e ndaluar. Fëmijët nga mosha 15 deri në 16 vjeç mund të punësohen gjatë pushimeve shkollore vetëm në punë të lehta. Fëmijët nën moshën 15 vjeç, mund të punësohen për qëllime të veprimtarive kulturore ose të ngjashme me to. Fëmijët nga mosha 16 deri në 18 vjeç mund të punësohen në punë të lehta. Personat mbi 18 vjeç mund të punësohen në punë të vështira. Ndalohet të punojnë në punën e natës personat nën moshën 18 vjeç Rregullat për moshën dhe orët e punës Kufizimet

Të rinjtë mund të fillojnë të kryejnë punë të lehta që në moshën 14 vjeç.

Mosha

Mosha minimale për punësim Punë e lehtë që kryhet gjatë pushimeve të shkollës Punë e vështirë Orari ditor i punës për punonjësit nën 18 vjeç 12

16 vjeç 15-16 vjeç 18 vjeç 6 orë


i . T ë A r d h u r at d h e S h p e n z i m e t

Mosha madhore është mosha në të cilën një fëmijë kalon në moshë të rritur dhe fiton zotësinë e plotë juridike. Kjo nënkupton që një person mund të angazhohet në veprimtari ligjore dhe është përgjegjës për çdo detyrim kontraktual. Në Shqipëri, mosha madhore është 18 vjeç dhe ky përkon me momentin kur adoleshentët marrin përgjegjësi ligjore për veten, veprimet dhe vendimet e tyre, duke i dhënë fund kështu kontrollit dhe përgjegjësive ligjore të prindërve, ose kujdestarit të tyre mbi ta.

Mosha madhore

Në Shqipëri, të gjitha kontratat e punës duhet të jenë me shkrim dhe në përputhje me Modelin e Kontratës së Punës, të përcaktuar nga Kodi i Punës. Kjo përfshin klauzola, të tilla si: identiteti i palëve, të drejtat dhe detyrimet, periudha e kohëzgjatjes së punësimit, orët e punës, informacioni mbi pagën dhe të tjerë elementë (shih më poshtë).

Kushtet e punësimit

Çdo punonjës duhet ta lexojë dhe shqyrtojë atë me kujdes. Këtu është e rëndësishme të kuptohet se çfarë kërkohet nga një punonjës, e për këtë arsye, duhen kërkuar shpjegime për çdo çështje dhe aspekt të paqartë. Kontrata e punës duhet të dorëzohet në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve, së bashku me vërtetimin që konfirmon se punëdhënësi është i gatshëm të paguajë sigurime shoqërore dhe shëndetësore, si dhe deklarata tatimore në emër të punonjësit. Kontrata e punës /kushtet e punës – informacione të nevojshme Palët Vendi i punës

· Punëdhënësi dhe punëmarrësi. · Adresa dhe juridiksioni i punëdhënësit. · Nëse nuk ka një vend pune fiks, duhet theksuar se punonjësi do të punojë në vende të ndryshme.

Titulli dhe përshkrimi i punës

· Titulli, grada, kategoria e punës, ose përshkrimi i punës/specifikimi i shkurtër i detyrave.

Kohëzgjatja

· Data e fillimit. · Kohëzgjatja e pritshme e punës, nëse kontrata është e përkohshme. · Kohëzgjatja e ditës normale të punës (orët e punës).

Pushimet

· Numri i ditëve të pushimeve vjetore të paguara.

Përfundimi i kontratës

· Afati kohor i njoftimit të detyrueshëm paraprak, nga ana e punëdhënësit për punëmarrësin, për përfundimin e kontratës

Pagat, rroga

· Paga bazë fillestare, shpeshtësia e pagesës, si dhe çdo element tjetër i shpërblimit.

Të tjera

· Skema/fondi i pensionit dhe pagesa për sindikatën. · Rregullat lidhur me ndonjë kontratë kolektive që rregullojnë kushtet e punës së punonjësit, nëse është e aplikueshme. · Referenca lidhur me marrëveshjet dhe bazën ligjore që rregullon kontratën kolektive.

Konfirmimi

· Nënshkrimi i punëdhënësit dhe punonjësit (për punësimin e fëmijëve nën moshën 18 vjeç kërkohet pëlqimi i prindërve/kujdestarëve). 13


H A PAT E PA R Ë N Ë F I N A N C Ë

Konsumi dhe kostoja e jetesës Mëso mbi:

»»Si i shpenzojnë pagat individët? »»Shpenzimet kryesore për adoleshentët »»Shpenzimet kryesore për ata që jetojnë më vete »»Si të kurseni? »»Si të monitoroni të ardhurat dhe shpenzimet tuaja?

Këshilla

Shpenzimet

Përcaktoni si objektiv personal që të shpenzoni më pak se të ardhurat tuaja të disponueshme. Mënyra më e mirë për këtë është të bëni një plan, ose buxhet për shpenzimet dhe t’i përmbaheni atij.

Individët përdorin pagat që marrin për të paguar për nevojat, produktet dhe shërbimet që marrin. Adoleshentët dhe të rinjtë që jetojnë me prindërit e tyre i përdorin pagat për të kursyer për të ardhmen e tyre dhe për të blerë veshje, libra shkollorë, aksesorë, për argëtim dhe pasione. Individët e rinj që jetojnë më vete i përdorin të ardhurat e tyre për të paguar ushqimet dhe nevojat e tjera, strehim, transport dhe për të kursyer për të ardhmen.

Shpenzimet kryesore

Jetesa me prindërit Pasionet, sportet, argëtimi, veshjet, aksesorët e shkollës, etj. Jetesa më vete, me një person tjetër, ose me familjen Konsumi Ushqime, produkte pastrimi dhe veshje.

Diferenca

Shërbimet Transporti

Kujdes shëndetësor, telefon, dhe internet. Përdorimi dhe mirëmbajtja e veturës, transporti publik (metro, autobus).

Strehimi

Energji elektrike, ngrohje, mirëmbajtje, taksa, pagesa qiraje, ose këste kredie.

Diferenca midis pagave dhe shpenzimeve përbëjnë kursimet, që do të përdoren për të blerë aktive. Ndonjëherë kursimet ndahen veç që fillim të muajit, zakonisht si një shumë fikse. Në raste të tjera, kursimet realizohen pasi paguhen shpenzimet e nevojshme. 14


i . T ë A r d h u r at d h e S h p e n z i m e t

Një gjë është e sigurt: Për të blerë prona dhe pasuri të tjera, duhet të fitoni më shumë sesa shpenzoni dhe të kurseni diferencën. Më tej do flasim më gjatë rreth kursimeve... Buxheti mujor është një mënyrë efikase për të pasur një pasqyrë të qartë të financave tuaja. Projekti fillon duke vlerësuar të ardhurat tuaja dhe kohëzgjatjen e tyre. Një nxënës/e, që punon vetëm gjatë pushimeve, ose pas shkollës, duhet të sigurohet që të ardhurat e tij/saj të zgjasin gjatë gjithë periudhës së dimrit. Një individ që jeton më vete, vetëm ose me familje, duhet të planifikojë që pagat e tij/saj duhet të zgjasin deri në muajin tjetër, ose pagesën tjetër.

Buxheti mujor

Hapi tjetër është hartimi i një plani, ose buxheti shpenzimesh. Ajo që është më e rëndësishme është të siguroheni që të shpenzoni më pak se të ardhurat tuaja. Sigurisht, kjo varet nga rrethanat dhe kushtet e gjithsecilit, por në përgjithësi është më mirë të synoni që të ardhurat tuaja të tejkalojnë gjithmonë shpenzimet. Nëse ndodh kjo, diferenca mund të ruhet, ose të përdoret si fond rezervë, nëse është e nevojshme. Hartoni një buxhet mujor

+

Vlerësoni të ardhurat

• Për sa kohë do ju mjaftojnë? • Është më mirë që të ardhurat të ndahen në periudha më të shkurtra, p.sh.: javë ose ditë.

Bëni një buxhet • Shpenzimet nuk duhet të tejkalojnë të ardhurat në çdo periudhë • Shpenzimet varen, ndër të tjera, edhe nga mënyra se si dhe ku jeton dikush (me prindërit ose më vete)

Diferenca Është mirë të jetë pozitive, që të mund të kurseni.

– =

Hartimi i buxhetit nuk mjafton; duhet t’u kushtohet vëmendje edhe të ardhurave dhe shpenzimeve reale. Këtu rekomandohet skicimi i një buxheti në një tabelë, ku të hidhni numra realë, kohë pas kohe. Shpesh, është e lehtë të monitoroni shpenzimet përmes shërbimeve bankare në internet. Disa banka madje ofrojnë edhe qasje në raportimin e shpenzimeve, me një listë transaksionesh nga të gjitha kartat dhe llogaritë. Duke monitoruar numrat realë, e duke i krahasuar ato me buxhetin, merret një panoramë më e qartë, që ndihmon në hartimin më të saktë të buxheteve të ardhshme. Kjo është një mënyrë e mirë dhe e thjeshtë për individët që të menaxhojnë mënyrën se si e shpenzojnë pagën e tyre. 15

Është e rëndësishme që të t’i kushtoni vëmendje dhe kohë vlerësimit të të ardhurave dhe planifikimit të shpenzimeve. Kjo ju jep një panoramë të asaj se sa mund të shpenzoni çdo muaj.

Ku shkojnë paratë?


H A PAT E PA R Ë N Ë F I N A N C Ë

Tatimet dhe kontributet e sigurimeve shoqërore Mëso mbi:

»»Çfarë janë tatimet? Tatimet e drejtpërdrejta dhe të tërthorta »»Tatimi mbi të ardhurat personale »»Kontributet e sigurimeve shoqërore »»Tatimi mbi vlerën e shtuar »»Tatimi në burim dhe deklarata tatimore

Këshilla

Kontrolloni se çfarë tatimesh paguani mbi pagat dhe të ardhurat e tjera. Pyesni punëdhënësin tuaj, prindërit ose kërkoni informacion në faqen e internetit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Çfarë janë tatimet dhe taksat?

Tatimet janë tarifa të detyrueshme që individët dhe personat juridikë i paguajnë qeverisë qëndrore dhe asaj vendore, për të financuar shërbimet publike, si: rrugët, shërbimet shëndetësore, shkollat, zbatimi i ligjit, etj. Mospagimi i tatimeve dënohet me ligj. Tatimet janë të drejtpërdrejta (direkte) ose të tërthorta (indirekte). Tatimi i drejtpërdrejtë paguhet drejtpërdrejt nga një individ, ose një organizatë ndaj qeverisë që e cakton atë. Tatimi i tërthortë i kalon konsumatorit, si pjesë e çmimit të blerjes së një malli, ose shërbimi.

Tatimi mbi individët

Tatimet kryesore janë: tatimi mbi të ardhurat personale, kontributet e sigurimeve shoqërore dhe tatimi mbi vlerën e shtuar mbi konsumin.

Tatimi mbi të ardhurat personale

Tatimi mbi të ardhurat personale është një tatim që individët e paguajnë mbi të ardhurat e tyre nga punësimi (pagat), vetëpunësimi, interesat, dividendët, të ardhurat nga qiraja dhe të ardhura të tjera të tatueshme. Tatimi mbi të ardhurat personale llogaritet si produkt i normës tatimore me të ardhurat e tatueshme, ku normat janë progresive, dhe varen nga të ardhurat mujore bruto dhe të disponueshme. Të ardhurat bruto Të ardhurat e disponueshme Normat tatimore 2022

Tatimi mbi të ardhurat personale aplikohet mbi pagat dhe të ardhurat e tjera

0-40,000 lekë

n

40,001-50,000

n n

Mbi 50,001

0-40,000 lekë

0%

0-30,000 30,001-50,000

0% 6,5% të të ardhurave > 30,000

0-30,000 30,001-200,000 n Mbi 200,000

0% 13% të të ardhurave > 30,000 22,100 lek + 23% të të ardhurave > 200,000 lekë

n n

Tatimi mbi të ardhurat personale paguhet mbi të ardhurat e tjera, si: dividendët, interesat, patentat, të ardhurat nga qiraja, fitimi kapital, etj. Fitimet kapitale nga shitja e aksioneve dhe pasurive të paluajtshme , në 2022-shin, tatohen në masën 15%, ku baza tatimore është diferenca midis çmimit të shitjes dhe blerjes. Dividendët tatohen në masën 8%. 16


i . T ë A r d h u r at d h e S h p e n z i m e t

Kontributet e sigurimeve shoqërore paguhen si nga punëdhënësit ashtu dhe nga punonjësit, si tatime që i japin të drejtën punonjësit të përfitojë një të ardhur sociale (potenciale) në të ardhmen. Kontributet paguhen për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Sigurimet shoqërore mbulojnë paaftësinë e përkohshme në punë, barrë-lindjen, pensionin e pleqërisë, invaliditetin, pensionin e jetimit dhe papunësinë. Sigurimi shëndetësor është një skemë që mbulon të gjithë qytetarët me qëndrim të përhershëm në Shqipëri. Kontributet e sigurimeve shoqërore aplikohen mbi të ardhurat nga punësimi dhe mbahen e paguhen nga punëdhënësi. Përqindjet e kontributeve në 2022-shin janë si më poshtë. Kontributi

Kontributet për sigurime shoqërore Kontributet e sigurimeve shoqërore janë pagesa të detyrueshme, për të financuar përfitimet sociale

% e pagës bruto

Punëdhënësi

Punonjësi

Totali

Sigurimet shoqërore Sigurimet shëndetësore

15,0 1,7

9,5 1,7

24,5 3,4

Totali

16,7

11,2

27,9

Pagat minimale dhe mujore rishikohen nga qeveria, bazuar në ecurinë e përgjithshme të pagave

Pagat mujore minimale dhe maksimale për qëllime të sigurimeve shoqërore janë përkatësisht 30,000 lek dhe 132,312 lek.

Individët e vetëpunësuar kanë detyrimin të paguajnë kontribut për sigurimet shoqërore jo më pak se 23% të pagës minimale mujore prej 30,000 lekësh dhe kontribut për sigurimet shëndetësore prej 3.4%, për sigurimet shëndetësore, të llogaritur mbi dyfishin e pagës bazë minimale, domethënë 60,000 lekë. Tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) është një taksë konsumi që vendoset për mallra dhe shërbime. Tatimi i shtohet çmimit të shitjes së një produkti, ose shërbimi, që do të thotë se sa më shumë njerëz blejnë, aq më shumë tatim paguajnë. Norma standarde e TVSH-së, në 2022-shin, është 20%. Një normë e reduktuar prej 10% zbatohet për barnat, një normë prej 6% zbatohet për shërbimet e akomodimit, agroturizmit, reklamat audio-vizuale dhe librat. Eksportet e mallrave dhe shërbimeve përjashtohen nga TVSH -ja, sikundër dhe shërbimet financiare, shërbimi postar, kujdesi spitalor e mjekësor, etj.

Tatimi mbi konsumin

Punëdhënësit duhet që1, tatimin mbi të ardhurat personale dhe sigurimet shoqërore, ta mbajnë nga pagat e punonjësve dhe t’ia paguajnë atë Drejtorisë së Tatimeve. Për qëllime deklarimi, deklarata tatimore dorëzohet nga punëdhënësit pranë autoriteteve tatimore, e cila përfshin një përmbledhje të të gjitha tatimeve individuale që i mbahen secilit punonjës. Përgjithësisht, individët që gjenerojnë të ardhura vjetore të tatueshme bruto (të të gjitha llojeve) nën 2 milionë lekë përjashtohen nga dorëzimi i deklaratës vjetore të të ardhurave, përveç kur janë të punësuar nga më shumë se një punëdhënës, ose nëse të ardhurat e tyre janë 1.05 milionë lekë ose më pak dhe duan të përfitojnë nga shpenzimet e zbritshme.

Tatimi në burim dhe deklarimi tatimor

Tatimet kryesore për bizneset janë: tatimi mbi fitimin (15% në 2021-shin), TVSH -ja, tatimi mbi pasuritë e paluajtshme, detyrimet doganore, akcizat dhe kontributet shoqërore dhe shëndetësore.

Tatimi mbi bizneset

17

TVSH-ja shtohet mbi çmimin e shitjes së mallrave dhe shërbimeve

Deklarata tatimore duhet të plotësohet dhe dorëzohet jo më vonë se data 30 prill e çdo viti.


H A PAT E PA R Ë N Ë F I N A N C Ë

Kursimet për pension Mëso mbi:

»»Pse janë të nevojshme sistemet e pensioneve? »»Sistemet e pensioneve me tre shtylla »»Pensionet sociale të pleqërisë »»Kursime vullnetare suplementare »»Tatimi i kontributeve dhe pagesave për pensionet

Këshilla

Sistemet e pensioneve

Të ardhurat nga pensioni varen nga sasia e parave, që një individ kursen gjatë viteve të punës. Meqenëse nevojitet një sasi e madhe parash, është e rëndësishme të filloni të kurseni që herët.

Një nga detyrimet e shoqërisë është strukturimi i një sistemi të tillë që qytetarët e moshuar të marrin një pension minimal, kur të dalin në pension. Ekzistojnë lloje të shumta sistemesh të të ardhurave nga pensioni, por më i zakonshmi është i ashtuquajturi sistemi me tre shtylla. Shtylla e parë. Sigurimet shoqërore. Sistem publik menaxhimi me një pjesëmarrje të detyrueshme, ku qëllimi është ulja e varfërisë së të moshurave (shtylla e parë). Shtylla e dytë. Skemë kursimi e detyrueshme/vullnetare, zakonisht e financuar me kontribute, si nga punëdhënësi dhe nga punëmarrësi (punonjësi). Shtylla e tretë. Plan kursimi vullnetar nga individët, ndonjëherë edhe me kontribute nga punëdhënësi. Sistemi i pensioneve në Shqipëri përbëhet kryesisht nga dy shtylla, shtylla e parë dhe e treta. Shtylla e parë është sistemi i sigurimeve shoqërore, që paguan pjesën më të madhe të pensionit të pleqërisë në vend. Shtylla e tretë është vullnetare dhe përbëhet nga fonde të menaxhuara privatisht, që njerëzit mund t’i përdorin për të kryer kontribute të patatueshme.

Kursimi për pension është i rëndësishëm

Të rinjtë duhet të jenë të vetëdijshëm se kursimi për pension është i rëndësishëm, paçka se plakja dhe dalja në pension mund të duket si diçka e largët në të ardhmen. Kursimet për pension janë të nevojshme dhe sa më gjatë të kurseni, aq më shumë kurseni, ndërkohë që mund t’ia dilni duke kursyer një pjesë të vogël nga pagat tuaja. 18


i . T ë A r d h u r at d h e S h p e n z i m e t

Burimi i të ardhurave dhe konsumi gjatë jetës Jetëgjatësia

Fëmijëria

Vitet e punës

Pensioni

Mosha (përafërsisht)

Nga lindja deri në moshën 20/25 vjeç

Nga 20/25 vjeç deri në 65/70 vjeç

65/70 vjeç, deri në vdekje

Burimi i të ardhurave dhe konsumi

Prindërit ose kujdestarët e tjerë sigurojnë ushqime dhe gjërat e nevojshme

Të ardhurat nga puna financojnë konsumin dhe kursimet

Njerëzit jetojnë me pensione, si dhe duke pakësuar pasuritë (aktivet)

Të ardhurat nga pensioni varen nga ajo që kursejnë njerëzit gjatë viteve të tyre të punës

Pensionet në Shqipëri financohen përmes kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe skemat vullnetare të kursimeve për pensione.

Të ardhurat nga pensioni

Sigurimet shoqërore janë një sistem kontributesh të detyrueshme, për financimin e përfitimeve shtetërore, përfshirë dhe pensionet e pleqërisë. Në vitin 2021 kontributi i përgjithshëm për shumicën e individëve ishte 21.6% e pagës, nga të cilat 12.8% paguhen nga punëdhënësi dhe 8.8% nga punonjësi. Për të vetpunësuarit kontributi është 23% e pagës minimale mujore (30,000 lekë). Një person duhet të kontribuojë për të paktën 15 vjet dhe të jetë 61 (gra), 65 (burra) vjeç për të përfituar të ardhurat nga pensioni, të cilat përjashtohen nga tatimi. Pensionet përcaktohen nga një formulë specifike që merr si variabla numrin e viteve të punës, pagat dhe kontributet. Shuma mesatare e pensionit, bazuar në të ardhurat kontribuese, ishte rreth 41% në 2018, që do të thotë se punonjësi mesatar përballet me një ulje të të ardhurave deri në 60%, nëse nuk ka kursime të tjera në moshën e pensionit.

Sigurimet shoqërore

Punonjësit kanë mundësinë të kursejnë vet për pension, përmes fondeve private të pensioneve, ose sigurimit afatgjatë të jetës me produkt investimi, që kombinon si mbrojtjen ashtu dhe kursimet. Kontributet mund të paguhen si nga punonjësit, ashtu dhe nga punëdhënësit, por kufiri maksimal për kontributet vjetore është 200,000 lekë për personat nën 50 vjeç, dhe 250,000 lekë për personat mbi 50 vjeç. Gjatë periudhës së kursimit, tatimi mbi të ardhurat nuk paguhet mbi interesat dhe të ardhurat, çka e bën këtë formë kursimi tatimor efikase në krahasim me kursimet e tjera, ku paguhet tatimi mbi të ardhurat. Kontributet (kursimet) zbriten nga pagat para tatimit, që do të thotë se individët mund të investojnë për pension me të ardhura të patatuara. Sidoqoftë, njerëzit paguajnë tatim mbi pagesat e pensionit, ose kur tërheqin kursimet e tyre. Ideja kryesore e shtyrjes së tatimit mbi të ardhurat nga kursimet për pension është stimulimi i skemës së sigurimit vullnetar duke siguruar të ardhura shtesë.

Kursimet vullnetare suplementare

Përfitimet e pensionit nga skemat e sigurimeve shoqërore nuk tatohen.

Kontributet në skemat e pensioneve nuk janë të tatueshme, por pagesat e pensioneve tatohen si pagat

Sa duhet të kursejmë? Norma e financimit dhe kursimit për të përfituar 60% të pagës më të fundit

Objektivi i pensionit

Fondi i nevojshëm i pensionit

Shkalla e kursimit

60%

9.1 X

12%–16%

e të ardhurave më të fundit në punë

pagat vjetore

19

e pagës mujore

Për të përfituar 60% të pagës më të fundit si të ardhura gjatë pensionit, duhet të kurseni 12% - 16% të pagës për 40 vjet (19% -23% për 30 vjet) duke supozuar një normë kthimi prej 3% në vit


H A PAT E PA R Ë N Ë F I N A N C Ë

Paraja – bankënotat, kartat dhe mjetet e tjera elektronike Mëso mbi:

»»Çfarë është paraja? »»Valutat dhe roli i bankave qendrore »»Transfertat e parave dhe ato elektronike »»Kartat/telefonat inteligjentë, si mjet pagese »»Kur duhet të fillojë përdorimi i kartave nga një individ?

Këshilla

Është mirë të hapësh një llogari bankare dhe të zotërosh një kartë debiti, kur mbush moshën dhe sipas rrethanave. Mos harroni të jeni të vëmendshëm ndaj veprimeve me karta dhe si të mbani në kontroll shpenzimet dhe gjendjen e llogarisë.

Paraja

Sipas Fjalorit Merriam Webster, paraja është diçka e pranuar gjerësisht si mjet këmbimi, masë vlere ose mjet pagese, në formën e monedhës metalike, ose kartëmonedhës me kurs ligjor.

Valuta (Monedha)

Shumica e vendeve kanë valutën (monedhën) e tyre, ose janë anëtare të një bashkimi monetar. SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe Danimarka janë kombe që kanë monedhat e tyre - përkatësisht dollarin, sterlinën dhe koronën daneze. Kur një komb ka monedhën e vet, është banka qendrore kombëtare ajo që kontrollon sasinë e parave në qarkullim. Greqia, Gjermania, Franca dhe kombet e tjera në Bashkimin Evropian përdorin Euron, e cila është monedha zyrtare e shumë vendeve anëtare. Banka Qendrore Evropiane (BQE) zbaton politikën monetare të Eurozonës.

Leku (ALL)

Leku (ALL) është monedha (valuta) zyrtare e Shqipërisë, por në të lejohen edhe pagesa në monedha të tjera (kryesisht në euro), për mallra dhe investime të caktuara, si: vetura dhe shtëpi/apartamente. Banka e Shqipërisë është banka qendrore e Shqipërisë dhe emetuesi i vetëm i kartëmonedhave dhe monedhave shqiptare. Objektivi kryesor i bankës është stabiliteti financiar dhe i çmimeve.

Shqipëria është kandidate për anëtarësim në BE dhe mendohet të kalojë në monedhën Euro, pas pranimit në të.

Paraja, kartat, ose pajisjet inteligjente

Paraja është një mjet pagese dhe përdoret kur individët, kompanitë, ose organizatat e tjera shkëmbejnë vlera mes tyre. Sot, kartëmonedhat dhe monedhat metalike përdoren rrallë, pasi paratë shkëmbehen kryesisht në mënyrë elektronike midis palëve, përmes transfertave të drejtpërdrejta bankare, ose duke përdorur pajisje inteligjente, karta debiti ose krediti. Nëse një person përdor një kartë debiti ose një pajisje inteligjente, shuma e transaksionit transferohet direkt nga llogaria e tij/saj bankare. Sidoqoftë, nëse një person paguan me kartë krediti, atëherë lëshuesi i saj paguan shitësin, bazuar në premtimin e kartëmbajtësit, për ta shlyer në të ardhmen këtë shumë ndaj kompanisë së kartës së kreditit. 20


i . T ë A r d h u r at d h e S h p e n z i m e t

Paraja, kartat, ose telefonat inteligjentë Krahasimi

Paraja fizike

Karta

Telefoni/ora inteligjente

Norma e interestit Pa interes

Minimal

Minimal

Mjeti i pagesës

Paraja fizike pranohet gjithmonë si mjet pagese

Karta mund të përdoret vetëm në terminalet POS

Pajisja mund të përdoret vetëm përmes një terminali POS

Madhësia

Zë vend në portofol

Karta zë pak vend në portofol

Telefoni inteligjent mund të zëvendësojë portofolin

Nëse humbisni portofolin

Kush e gjen mund t’i përdorë paratë

Karta nuk përdoret dot pa numrin PIN. Ajo mund të mbyllet menjëherë

Telefoni/ora inteligjente mund të përdoren vetëm nga mbajtësi i tyre, ose dikush që di fjalëkalimin

ATM

Jo

Mund të tërhiqen para’ fizike

Mund të tërhiqen para’ fizike nga ATM-të pa kartë.

Transaksioni Online

Jo

Mund të kryhen pagesa me kartë

Mund të kryhen pagesa me kartë, që i shtohet pajisjes.

Përdorimi jashtë vendit

Shkëmbehet me valutën e vendit ku shkon

Mund të përdoret në dyqane, ose për të tërhequr pará’ fizike në ATM

Mund të përdoret në dyqane, ose për të tërhequr pará’ fizike në ATM-të pa kartë.

Dallimi midis përdorimit të parasë fizike, kartave, ose pajisjeve inteligjente

Kartat dhe telefonat inteligjentë janë një mënyrë moderne dhe e përshtatshme, për të paguar për produkte dhe shërbime. Gjithashtu ato mendohet se janë më të sigurta se cash-i. Nëse cash-i humbet, personi që e gjen atë mund ta përdorë atë menjëherë, por karta nuk mund të përdoret pa e ditur kodin e saj PIN, i cili është numri që një person përdor për të konfirmuar pagesën me kartë. Siguria është edhe më e madhe me telefonat inteligjentë, ku përdoruesit konfirmojnë pagesa mbi shuma të caktuara përmes një lexuesi të shenjave të gishtave, ose njohjes së fytyrës.

Krahasimi

Zakonisht adoleshentët (fëmijët) mund të fillojnë të përdorin karta debiti që nga mosha 11 ose 12 vjeç. Në përgjithësi, individët paguajnë tarifa vjetore ose mujore për kartat, por është e zakonshme që llogaritë e fëmijëve të ofrohen pa kosto. Për fëmijët që kanë kartat e tyre të debitit është e rëndësishme të kenë kujdes me kartën e tyre dhe të mos i tregojnë askujt, ose të japin informacion lidhur me kodin PIN të kartës së tyre.

Kur duhet filluar përdorimi i kartës së debitit?

Fëmijët që nuk kanë mbushur moshën madhore nuk mund të nënshkruajnë një marrëveshje huaje. Kështu, një person nën moshën 18 vjeç nuk mund të marrë kartë krediti, nëse nuk është e parapaguar, por atëherë mbajtësi i kartës duhet të ketë një bilanc pozitiv, që të jetë në gjendje ta përdorë atë. Karta e parapaguar e kreditit mund të jetë një mundësi e mirë për të udhëtuar, për shkak të sigurimit në udhëtim që shpesh përfshihet, për ta përdorur kartën për të paguar shpenzimet jashtë vendit dhe për shërbimet e urgjencës.

Apo një kartë krediti?

21


H A PAT E PA R Ë N Ë F I N A N C Ë

22


2 . A k t i ve t d h e de t y r i me t ( b o r x h e t )

Kapitulli

1

ǜǜ ǜǜ ǜǜ ǜǜ ǜǜ ǜǜ ǜǜ ǜǜ

2 3

Normat e interesit Si llogaritet interesi? Fuqia e ri-kapitalizimit Kursimi Mundësitë për investime dhe klasat e aktiveve Huat/Borxhet Kosto e huave Huat dhe shlyerja e tyre

Të ardhurat – shpenzimet > 0 => Rritje e pasurisë neto Të ardhurat – shpenzimet < 0 => Ulje e pasurisë neto, në këtë rast individët marrin hua për të mbyllur diferencën. Në përgjithësi, individi duhet të kursejë për ca kohë, nga disa muaj në disa vite, që të blejë një aktiv. Kushdo që dëshiron të blejë një celular mund ta bëjë këtë duke kursyer për një periudhë të shkurtër kohe. Sidoqoftë, një individ, ose një çift që duan të blejnë një apartament, duhet të kursejnë për një kohë të gjatë, për pagesën paraprake, ose për dekada, që të arrijnë ta paguajnë atë plotësisht. Shumica e njerëzve marrin hua gjatë jetës së tyre. Individët marrin hua për të blerë një veturë, shtëpi, ose sende të tjera, studentët marrin hua studentore për të financuar studimet e tyre, etj. Në përgjithësi është më e shtrenjtë të blini aktive përmes huamarrjes, sesa të kurseni për to dhe të paguani me para’ në dorë, por ndonjëherë përfitimet e blerjes së një aktivi më herët sesa më vonë janë më të mëdha se kostoja e huamarrjes. Marrja e një huaje është pjesë e financave personale dhe një hua e arsyeshme mund të rrisë cilësinë e jetës. Nga ana tjetër, huamarrja e tepërt mund të bëhet problem, nëse huamarrësi has vështirësi në pagesa, të cilat mund të çojnë në shqetësime, stres dhe zhgënjim. Ata që marrin hua duhet të kenë parasysh se duke vepruar kështu ai/ajo është i/e detyruar ta shlyejë huan me kushte që mund të jenë të kushtueshme. 23

2. Aktivet dhe detyrimet (borxhet)

G

jatë jetës, shumica e individëve grumbullojnë aktive. Shumë njerëz blejnë një shtëpi për të jetuar dhe zakonisht ajo është pasuria, ose prona e tyre më e madhe. Pothuaj të gjithë blejnë mobilje, vetura, kompjuterë dhe shumë gjëra të tjera. Ndonjëherë aktivet trashëgohen mes brezave, zakonisht nga prindërit te fëmijët. Të rinjtë ndonjëherë marrin dhurata parash, të cilat i kursejnë dhe i përdorin më vonë për të blerë një shtëpi. Zakonisht, njerëzit kursejnë për aktivet, pra realizojnë një diferencë pozitive midis të ardhurave dhe shpenzimeve.


H A PAT E PA R Ë N Ë F I N A N C Ë

Normat e interesit Mëso mbi:

»»Normat e interesit »»Normat e depozitave, normat e huave, diferencën e normave të interesit »»Depozitat me afat dhe normat e interesit »»Si përcaktohen normat e interesit? »»Normat bazë e interesit nga banka qendrore

Këshilla

Është e këshillueshme që të keni një ide se për sa kohë mund t’i depozitoni paratë tuaja. Thënë kjo, ju mund të zgjidhni atë llogari bankare që paguan interesin më të lartë.

Çfarë janë normat e interesit?

Kushdo që kursen dhe ruan para’ për t’i përdorur më vonë mund t’i depozitojë ato në një llogari bankare dhe t’i tërheqë më vonë, me një interes që i shtohet shumës së kursyer. Interesi është një përqindje, që banka ose huamarrësi i paguan personit, për përdorimin e parave. Normat e interesit zakonisht shprehen si përqindje me bazë vjetore (p.a.).

Normat e interesit për depozita dhe huadhënie

Një person që depoziton para’ në një llogari bankare merr interes (norma e depozitës) në gjendjen e tij. Banka më pas i jep paratë hua te individët, kompanitë, ose institucionet dhe merr interes (norma e huas) për huan. Normat e huadhënies janë përgjithësisht më të larta se normat e depozitave, që do nënkupton të ardhura neto për bankën. Diferenca quhet diferenciali i normës së interesit.

Depozitat me afat, norma të ndryshme interesi

Individët mund të zgjedhin midis llogarive të ndryshme bankare, në varësi të qëllimit, ose për sa kohë mund t’i mbajnë paratë në llogari. Në përgjithësi, normat më të larta të interesit merren për periudha më të gjata kursimi. Në fund të periudhës së paracaktuar të kursimit, zbatohen kushte të ndryshme, lidhur me normat e interesit, tërheqjen dhe zgjatjen e mundshme të një depozite. Në disa raste, depozituesit kanë qasje të menjëhershme në gjendjen e llogarisë, por shpërblehen nëse nuk e prekin llogarinë për një kohë të caktuar. Informacioni lidhur me llogaritë e depozitave me afat gjendet në kushtet e llogarive individuale, që mund të konsultohen në faqet e internetit të bankave, ose në degën më të afërt. Shembull i llogarive bankare dhe kushteve të interesit

Zakonisht mund të përfitoni norma më të larta depozitimi, për periudha më të gjata kursimi

Llogaria Llogari rrjedhëse Llogari kursimi Llogari kursimi Llogari kursimi

Kufizimi në akses (qasje) Jo * jo 5 vjet 5 deri 7 vjet

Kosto mujore 150 Lek Asnjë Asnjë Asnjë

* * minimumi i nevojshëm i balancës: 1,000 Lek 24

Normat e interesit 0,00% 0,20% 2,50% rogresive, deri në 7%

Kartë Debiti Po Jo Jo Jo


2 . A k t i ve t d h e de t y r i me t ( b o r x h e t )

Normat e interesit në llogaritë bankare janë zakonisht të ndryshueshme, që do të thotë se banka mund të ndryshojë kushtet, gjatë periudhës së kursimit. Informacioni mbi normat e interesit zakonisht paraqitet në të ashtuquajturat tabela të normave të interesit, që përmbajnë informacion mbi normat e depozitave dhe të huave dhe afateve kohore respektive.

Tabelat e normave të interesit

Sa më të larta të jenë normat, ose sa më e gjatë të jetë periudha e kursimit, aq më i madh është ndikimi i normave të interesit në kursime. Grafiku i mëposhtëm tregon se si shtohen 1.000 lekë nëse interesi është 0.5%, 1.0% ose 1.5% p.sh. Pas 10 vitesh, gjendja do të jetë 1,051 lekë me interes 0.5% por 1,161 lekë nëse interesi është 1.5%. Pas 20 vitesh, gjendja do të jetë 1,105 lekë me interes 0.5%, por 1,347 lekë, nëse interesi është 1.5%.

Norma më të larta, periudhë më e gjatë = rritje më e madhe

Normat e interesit dhe periudha e kursimit 1,400 1.5%

1,350

Normat e interesit (p.a).

1,300 1,250

Grafiku tregon ecurinë e kursimit të një shume të vetme, nëse interesi është 0.5%, 1.0% ose 1.5%, për një periudhë kursimi deri në 20 vjet

1.0%

1,200 1,150 0.5%

1,100 1,050 1,000

0

1

2

3 4 5 6

7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 Periudha e kursimit në vite

Normat e interesit varen nga gjendja ekonomike në një moment të caktuar. Kur prodhimi dhe investimet në vend rriten, kjo zakonisht çon në një rritje të kërkesës për hua, e cila mund të çojë në një rritje të normave të interesit dhe anasjelltas, nëse ekonomia tkurret.

Si përcaktohen normat e interesit?

Banka qendrore menaxhon normat e interesit, pjesërisht duke përcaktuar të ashtuquajturat norma bazë, për të ndikuar në normat e interesit të tregut, e cila është dhe norma që bankat tregtare përfitojnë për depozitat pranë bankës qendrore. Bankat tregtare marrin parasysh normën bazë kur përcaktojnë normat e interesit për depozitat dhe huat. Banka qendrore e përcakton normën bazë, në mbështetje të synimit që ta mbajë inflacionin pranë objektivit afatgjatë të saj. Normat penalizuese janë interesa ndëshkuese, që huadhënësi i ngarkon huamarrësit, nëse pagesat nga ky i fundit nuk bëhen sipas kushteve të kontratës së huas, ose të shitjes. Në disa vende zbatohen ligje të veçanta lidhur me normat penalizuese të interesit dhe ekziston një nivel maksimal, që nuk mund të tejkalohet. 25

Normat penalizuese të interesit


H A PAT E PA R Ë N Ë F I N A N C Ë

Si llogariten interesat? Mëso mbi:

»»Si llogaritet interesi? »»Ditët e interesit »»Norma fikse dhe e ndryshueshme e interesit »»Interesi i thjeshtë »»Interesi i ri-kapitalizuar

Këshilla

Llogaritja e interesit:

Është mirë që të llogarisni interesin për kursimet ose huat që merrni dhe të kontrolloni nëse po përfitoni apo paguani interesa në madhësinë e duhur. Kërkoni ndihmë nëse nuk dini të bëni llogaritje. Interesi llogaritet në përqindje të kryegjësë (shuma e kursyer ose e huazuar) në vit. Formula është si më poshtë: Interesi = kryegjëja * interesin (%) * ditët / vitin Llogaritja e interesit në përgjithësi është për 360 ditë në vit, jo për 365. Nëse norma e interesit në një llogari bankare është 0.75% dhe nëse pronari depoziton 100, ai do të marrë 100,75 pas një viti (100 * 0.75/100 * 360/360).

Ditët e interesit

Normat e interesit zakonisht shprehen si norma vjetore të interesit (me bazë vjetore). Shuma përfundimtare e interesit përcaktohet nga periudha e kursimit ose huamarrjes, dhe interesi duhet të llogaritet mbi bazën e numrit të ditëve të depozitimit të një shume, ose të marrjes së huas. Në praktikë, është e zakonshme të numërohen 30 ditë interes në muaj dhe 360 ditë në vit. Në Shkurt, dita e 28-të llogaritet si tre ditë interesi, përveç kur është vit i brishtë; atëherë 29 Shkurti llogaritet si dy ditë interesi. Në muajt me 31 ditë, dita e 30-të dhe 31-të janë e njëjta ditë interesi.

Normat fikse dhe të ndryshueshme të interesit

Normat e interesit janë fikse, ose të ndryshueshme. Nëse normat e interesit janë fikse, atëherë përqindja e normës së interesit nuk ndryshon gjatë gjithë periudhës. Nëse normat e interesit janë të ndryshueshme, atëherë llogaritet norma e peshuar e interesit përgjatë periudhës, ku secila përqindje e normës së interesit peshohet me kohëzgjatjen e saj. Normat e ndryshueshme të interesit = (r1 * r1/t + r2 * r2/t+ .... + rn * tn/t) ku r1 është norma e interesit në periudhën 1, t1 është numri i ditëve në periudhën 1, t është numri total i ditëve, r2 është norma e interesit në periudhën 2, t2 është numri i ditëve në periudhën 2, etj. 26


2 . A k t i ve t d h e de t y r i me t ( b o r x h e t )

Shembull. Nëse normat e interesit janë 0.3% për 10 ditë, 0.4% për 40 ditë dhe 0.5% for 40 ditë, atëherë normat e ndryshueshme të interesit për këtë periudhë janë 0.43% (0.3%*10/90 + 0.4%*40/90+0.5%*40/90). Interesi mund të llogaritet në dy mënyra, si: interes i thjeshtë ose interes i ri-kapitalizuar.

Dy mënyra llogaritje

Quhet interes i thjeshtë në rastin kur interesi llogaritet vetëm mbi kryegjënë dhe jo mbi interesin e fituar gjatë periudhës së mëparshme. Interesi i thjeshtë rritet proporcionalisht me kohën, duke pasur parasysh që kryegjëja dhe normat e interesit nuk ndryshojnë.

Interesi i thjeshtë

Interesi i ri-kapitalizuar llogaritet mbi kryegjënë dhe interesin nga periudhat e mëparshme, e kjo quhet edhe si “interes mbi interesin”. Në këtë rast, interesi i shtohet kryegjësë gjatë një periudhe të paracaktuar, zakonisht çdo vit. Periudhën tjetër, kur llogaritet interesi, ai do të jetë më i lartë se gjatë periudhës së mëparshme, pasi interesi llogaritet mbi një kryegjë të akumuluar (shtuar).

Interesi i ri-kapitalizuar

Me kalimin e kohës, interesi i ri-kapitalizuar rritet në mënyrë eksponenciale, pasi interesi, për çdo periudhë, llogaritet me një kryegjë më të madhe, sepse shtohet interesi nga periudhat e mëparshme. Krahasimi i interesit të thjeshtë me atë të kapitalizuar 250 Interesi i një shume të vetme kursimi prej 100 200

Interesi i ri-kapitalizuar

Interesat ndryshojnë shumë, në varësi të faktit nëse llogariten si të thjeshtë ose si të rikapitalizuar.

150 100

Interesi i thjeshtë

50 0

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 Vitet

Interesi i thjeshtë përdoret në rastin kur interesi i një huaje llogaritet vetëm mbi shumën e dhënë. Kjo përdoret zakonisht për huat afatshkurtra, ose kur këstet e shlyerjes së huas janë vjetore, ose në periudha më të shkurtra. Interesi për llogaritë bankare shpesh i shtohet çdo vit kryegjësë dhe rikapitalizohet. Interesi zakonisht i shtohet kryegjësë në fund të vitit, ose çdo 12 muaj. Pasi interesi i shtohet kryegjësë, interesi i ardhshëm do të llogaritet mbi një balancë të re, që përfshin dhe interesin e kaluar. 27

Kur aplikohet interesi, do të jetë interes i thjeshtë apo i ri-kapitalizuar?


H A PAT E PA R Ë N Ë F I N A N C Ë

Fuqia e ri-kapitalizimit Mëso mbi:

»»Çfarë është ri-kapitalizimi? »»Si rritet interesi nëpërmjet ri-kapitalizimit? »»Kush e përcakton efektin e ri-kapitalizimit? »»Pse një shumë e caktuar parash vlen më shumë sot sesa në të ardhmen?

Këshilla

Efekti ortek

Filloni të kurseni sa më herët që të mundeni, për të maksimizuar përfitimet nga ri-kapitalizimi i interesit dhe rritja eksponenciale e tij.

Përgjithësisht ri-kapitalizimi nënkupton rritjen e vazhdueshme të vlerës së një kursimi, për shkak të interesave ose të ardhurave, si nga kryegjëja ashtu dhe nga interesat e akumuluar. Interesi fitohet jo vetëm nga investimi fillestar, por dhe nga çdo interes, dividend apo fitim kapital që akumulohet - kështu që kursimi do të rritet gjithnjë e më shpejt, me kalimin e viteve. Interesi i rikapitalizuar është si një top dëbore i vogël, që rrokulliset tëposhtë. Duke zbritur, ai mbledh dëborë vazhdimisht dhe rritet ndërkohë që zbret poshtë. Kontributi i një shume të vetme dhe interesi që shtohet çdo vit

Interesi i thjeshtë mbi një shumë të vetme kursimi është konstant, por interesi i ri-kapitalizuar rritet me kalimin e kohës

1,100 1,050 1,000 950

Interesi mbi interesin (interesi i ri-kapitalizuar) rritet me kalimin e kohës Interesi vjetor mbi shumën fikse të kontributit, nëse normat janë fikse Shuma e vetme në fillim

Vitet 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 Kursimet e akumuluara Në varësi të normave dhe periudhave të kursimit, interesi mund të zërë një pjesë të madhe të kursimeve të akumuluara

2,500 2,000

Interesi mbi interesin

Interesi

Shuma e vetme e kursyer

1,500 1,000 500 0 Vitet 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 28


2 . A k t i ve t d h e de t y r i me t ( b o r x h e t )

Dy janë faktorët që përcaktojnë efektin e ri-kapitalizimit mbi në kursimet tuaja. Kthimi nga aktivet. Madhësia e ri-kapitalizimit varet nga norma e interesit që paguhet për kursimet (depozitat, obligacionet, etj.), ose kthimi i aksioneve (dividendët, fitimet kapitale) dhe klasave të tjera të aktiveve. Kursimet akumulohen më shpejt kur ekziston një kthim më i lartë për kursimet dhe investimet. Koha. Sa më gjatë të kursehen paratë, aq më shumë do të shtohen ato me interesin e ri-kapitalizuar. Tabela më poshtë tregon koeficientët që përdoren për llogaritjen e vlerës së një shume të vetme kursimi, për norma interesi dhe periudha kursimi të ndryshme. Një person që kursen 100.000 lekë për 10 vjet, me interes 1.5% do të ketë 116.100 lekë në fund të periudhës (100.000 x 1.161). Gjithashtu, tabela mund të përdoret për të gjetur se çfarë sasie duhet të kursehet, për të përfituar një shumë të caktuar. Nëse një person mund të përfitojë 2.0% interes për 5 vjet, ai/ajo duhet të kursejë 90.580 lekë, për të pasur 100 mijë lekë (100,000/1.104) në fund të periudhës.

Koeficientët e normave të interesit

Tabela e normave të interesit (kursimet me një shumë të vetme) Periudha e kursimit

Normat e interesit në vit 0.5%

1.0%

1.5%

2.0%

2.5%

1 Vitet

1,005

1,010

1,015

1,020

1,025

2 Vitet

1,010

1,020

1,030

1,040

1,051

3 Vitet

1,015

1,030

1,046

1,061

1,077

4 Vitet

1,020

1,041

1,061

1,082

1,104

5 Vitet

1,025

1,051

1,077

1,104

1,131

6 Vitet

1,030

1,062

1,093

1,126

1,160

7 Vitet

1,036

1,072

1,110

1,149

1,189

8 Vitet

1,041

1,083

1,126

1,172

1,218

9 Vitet

1,046

1,094

1,143

1,195

1,249

10 Vitet

1,051

1,105

1,161

1,219

1,280

15 Vitet

1,078

1,161

1,250

1,346

1,448

20 Vitet

1,105

1,220

1,347

1,486

1,639

30 Vitet

1,161

1,348

1,563

1,811

2,098

40 Vitet

1,221

1,489

1,814

2,208

2,685

Koncepti i interesit të ri-kapitalizuar është baza e konceptit të vlerës në kohë të parasë, që thotë se paraja sot vlen më shumë sesa e njëjta shumë në të ardhmen, për faktin se ato mund të investohen sot për të gjeneruar fitime. Nëse mund të depozitoni 100 lekë në një llogari bankare me 1% interes, do të keni 101 lekë pas 1 viti, pra 100 lekë sot vlejnë më shumë se 100 lekë pas një viti. 29

Tabela paraqet koeficientët që shumëzojnë një shumë të kursyer me norma interesi dhe/ose periudha kursimi të ndryshme.

Vlera në kohë e parasë


H A PAT E PA R Ë N Ë F I N A N C Ë

Kursimi Mëso mbi:

»»Kursimet e rregullta »»Cilat janë përfitimet kryesore nga kursimi i rregullt? »»Sa duhet të kurseni, që të filloni kursimet e rregullta? »»Pse është më mirë të filloni kursimin sa më herët? »»Pesë hapa për të kursyer për diçka që dëshironi

Këshilla

Personat që fillojnë të jetojnë më vete duhet të ndajnë një shumë fikse çdo muaj, si kursim për pasuritë (akrtivet) e tyre, ndonjë fond rezervë për urgjenca, pajisje shtëpiake dhe argëtim e pasione.

Kurseni rregullisht

Njerëzit duhet të kursejnë, që të mund të blejnë dhe të grumbullojnë pasuri. Mënyra më efikase për të kursyer është duke ndarë veç një shumë fikse rregullisht, mundësisht çdo muaj. Kur një person kursen rregullisht është e sigurt që i shton kursimeve të tij një kontribut të për çdo periudhë. Shuma e parave që kursehen rregullisht nuk ka pse të jetë e lartë, ajo që është e rëndësishme është të kurseni rregullisht. Gradualisht, grumbullohet një fond i konsiderueshëm, pasi kursimeve tuaja i shtohen më shumë kontribute, interesa dhe interes i ri-kapitalizuar.

Kursime të automatizuara, një gjë më pak për t’u bërë

Rekomandohet që kursimet e rregullta të automatizohen, ose që kontributet e rregullta të tërhiqen nga një llogari bankare dhe të transferohen në një llogari kursimi, ose fond investimi. Duke automatizuar kursimin, një individ nuk do të harrojë kurrë të kontribuojë, e më tej të përshtasë shpenzimet e tij/saj sipas të ardhurave neto të disponueshme, pas kursimit. E mira është që kursimi i rregullt të fillojë sa më shpejt të jetë e mundur, pasi interesi i ri-kapitalizuar rritet, me kalimin e kohës. Sa më e gjatë të jetë periudha e kursimit, aq më të mëdha do të jenë kontributet dhe, falë interesit të ri-kapitalizuar, fondi i kursimeve rritet më shpejt.

Kursimi i synuar, kontributet e akumuluara dhe interesi në fund të çdo periudhe. Me kalimin e kohës, interesi do të ndikojë gjithnjë e më shumë mbi kursimet e akumuluara.

Si funksionon kursimi i rregullt Kursimet

Interesi i thjeshtë

Interesi i ri-kapitalizuar

Objektivi i kursimit

0

1

2

3

4

5 6 Periudhat 30

7

8

9

10


2 . A k t i ve t d h e de t y r i me t ( b o r x h e t )

Pesë hapa për të kursyer për një pasuri (aktiv

1 2 3 4 5

Qëllimi/objektivi

Vendosni një objektiv/qëllim kursimi. Si do kurseni dhe sa do të kushtojë?

Vlerësimi

Vlerësoni situatën para se të filloni. Sa para’ zotëroni dhe cili është afati juaj kohor? Kur ju nevojitet aktivi?

Plani

Llogarisni sa duhet të kurseni rregullisht, që të arrimi qëllimin tuaj të kursimit dhe bëni një plan kursimi.

Kursimi

Filloni të kurseni sipas planit.

Monitorimi

Mbani evidenca të ecurisë së gjithçkaje. A keni nevojë të rrisni ose ulni kursimet, për të përmbushur qëllimin tuaj?

Sa duhet të kursejë dikush, për një kompjuter që kushton 60,000 lekë, një veturë që kushton 500,000 lekë, ose për një pagesë paraprake prej 2,000,000 lekësh për një apartament? Tabela jep një shembull për një individ që zotëron tashmë 462,000 lekë. Atij do t’u duhet të kursejë një vit për kompjuterin, pesë vjet për makinën dhe 10 vjet për pagesën paraprake. Tabela tregon se sa duhet të kursejë në muaj dhe në vit, për të arritur qëllimin e tij të kursimit, nëse fiton 1.5% interes në vit nga kursimet e tij.

Nëse dëshironi të blini diçka, këshillohet që t’i vini vetes një qëllim kursimi dhe një plan për ta arritur atë

Shembull: Kompjuter, veturë ose apartament

Sa duhet të kurseni? 1. Qëllimi

2. Vlerësimi

Amount ALL

Kursimet aktuale

Fondet që mungojnë

Kompjuter 60,000 Veturë 500,000 Pagesa paraprake 2,000,000

12,000 50,000 400.000

48,000 450,000 1,600,000

Objektivi

3. Plani Koha 1 Viti 5 vitet 10 vitet

Kursimi i nevojshëm muaj vit 3,973 7,229 12,373

Është e rëndësishme të vlerësoni se sa duhet të kurseni

46,673 86,745 148,477

Kursimi i rregullt është mënyra më e mirë dhe më efikase për të kursyer për të blerë aktive (pasuri). Pak nga pak, shumë kontribute të vogla formojnë një fond që është më i madh se shuma e kontributeve.

Sa më shpejt, aq më mirë

Kontributet mujore për të kursyer për 1,600,000 lekë 30,000 Njësi në muaj 25,000 20,000

Kursimet

Koha më e gjatë e kursimit

Interesi

=

25,702

15,000

kontribute më të ulëta mujore

16,814

10,000

12,373

+

5,000 0

më shumë interes

7.5

5

31

10

Vitet


H A PAT E PA R Ë N Ë F I N A N C Ë

Mundësitë për investime dhe klasat e aktiveve Mëso mbi:

»»Llogaritë bankare (llogari rrjedhëse dhe kursimi) »»Pasuritë e paluajtshme »»Letrat me vlerë (obligacione, aksione, fondet) »»Rreziku dhe kthimi me forma të ndryshme kursimesh »»Rreziku i investimit

Këshilla

Gjithmonë merrni parasysh, ose vlerësoni se kur planifikoni t’i përdorni kursimet tuaja. Pastaj, zgjidhni një investim që i përshtatet intervalit tuaj kohor dhe tolerancës ndaj rrezikut.

Mundësitë për investime

Individët kanë shumë mundësi investimi për kursimet e tyre. Paratë mund t’i depozitoni në një bankë, të blini pasuri të patundshme, ose letra me vlerë (obligacione dhe aksione).

Llogaritë bankare

Llogaritë bankare janë forma më e zakonshme e kursimeve dhe mund të ndahen në llogari rrjedhëse dhe llogari kursimi. Llogaritë rrjedhëse janë për kursime afatshkurtra dhe për të paguar për mallra dhe shërbime, zakonisht me një kartë debiti. Llogaritë e kursimit janë për kursime afatgjata dhe ndonjëherë kanë një datë të caktuar maturimi, ose paguajnë më shumë interes, nëse fondet lihen të paprekur për një periudhë të gjatë.

Pasuritë e paluajtshme

Shumë persona blejnë një shtëpi, ose një apartament për banim. Çmimet e pasurive të paluajtshme varen nga oferta dhe kërkesa në një moment të caktuar dhe mund të rriten dhe të bien.

Letrat me vlerë

Letrat me vlerë janë të përshtatshme për kursime afatgjata. Letrat me vlerë janë obligacione ose aksione (kapital). Obligacioni është një detyrim borxhi, ku debitori premton ta shlyejë kryegjënë dhe interesat, në një kohë të paracaktuar, të specifikuar në vet marrëveshjen obligacionare. Aksioni (kapital, aksion i zakonshëm) është një letër me vlerë që përfaqëson pronësi në një korporatë, si dhe një pretendim mbi një pjesë të aktiveve dhe fitimeve të korporatës. Kjo i jep të drejtë aksionarit të marrë pjesën e tij/saj të fitimeve të kompanisë, të ardhurat nga likuidimi i aktiveve (pas shlyerjes së të gjitha detyrimeve të rangut të lartë, si: borxhi i siguruar dhe i pasiguruar), ose të drejtë vote. Individët mund të investojnë në letra me vlerë përmes fondeve reciproke, fondeve me njësi pjesëmarrje, fondeve të investimeve 32


2 . A k t i ve t d h e de t y r i me t ( b o r x h e t )

dhe fondeve private të pensioneve. Fondet janë një opsion i mirë për individët, pasi përmes tyre individët në përgjithësi mund të zotërojnë aktive më të mëdha dhe një diversifikim më të mirë të rrezikut, sesa po të investojnë individualisht. Zgjedhja e një investimi ose klase aktivesh është një vendim i rëndësishëm, lidhur me kursimin. Qëllimi është që të siguroni një kthim të mirë, duke sipërmarrë rrezikun në përputhje me tolerancën ndaj tij, ose me shkallën e ndryshueshmërisë së kthimeve nga investimet, që një investues është i gatshëm të tolerojë.

Vendimi i rëndësishëm

Rreziku dhe kthimi për klasa të ndryshme aktivesh Kthimi Aksionet

Të përshtatshme për investime afatgjata. Japin kthimin më të mirë historik, por me luhatshmëri të lartë Shumë persona blejnë një shtëpi për banim. Çmimi/kthimi varet nga kërkesa dhe oferta

Pasuritë e paluajtshme Obligacionet qeveritare

Obligacionet afatgjata dhe afatshkurtra janë një mundësi investimi. Kthimi dhe luhatja varen nga kohëzgjatja

Investimet që sigurojnë historikisht kthime më të larta afatgjata janë përgjithësisht më të luhatshme se ato që sigurojnë kthime më të ulëta

Llogaritë rrjedhëse dhe të kursimit. Në përgjithësi, interesi varet nga periudha e kursimit

Llogaritë bankare Rreziku

Në përgjithësi, kur zgjidhet një investim, ai varet nga koha se kur një person mendon t’i përdorë kursimet e tij/saj. Për objektivat afatshkurtra, mund të konsiderohet transferimi pjesor, ose tërësor i kursimeve tuaja në investime likuide dhe me luhatshmëri më të ulët, siç janë: obligacionet afatshkurtra, ose llogaritë bankare. Për objektivat afatgjata, aksionet kanë potencialin për të siguruar kthime më të larta. Historikisht, investimet në tregun e aksioneve kanë siguruar kthimet më të mëdha. Në planin afatgjatë, aksionet kanë pasur ecuri më mirë se të gjitha klasat e tjera aktiveve, por kanë prirjen të luhaten më shumë se të tjerat, gjë që mund të çojë në kthime më të ulëta, apo edhe humbje në disa periudha. Nëse individët zgjedhin të investojnë kursimet e ty re në aksione, është e rëndësishme që ata të investojnë në shumë kompani, ose në fonde, për të diversifikuar rrezikun.

Koha përbën një element themelor

Të gjitha investimet përmbajnë rrezik, i cili mund të jetë i dy llojeve. Rreziku i tregut është rreziku i humbjes së parave për shkak të luhatjeve të çmimeve të aktiveve dhe letrave me vlerë. Rreziku i palëve të treta është rreziku që aktivet të humbasin plotësisht, ose pjesërisht, për shkak të falimentimit të një emetuesi. Individët mund të zvogëlojnë rrezikun e tregut duke investuar në shumë klasa aktivesh dhe duke zvogëluar peshën e investimeve me kthim të luhatshëm më të lartë se të tjerat. Individët mund të zvogëlojnë rrezikun e palëve të treta, duke diversifikuar aktivet midis formave të ndryshme të kursimeve dhe emetuesve të shumtë.

Rreziku

33


H A PAT E PA R Ë N Ë F I N A N C Ë

Huat Mëso mbi:

»»Marrëveshja e huas, përkufizimi »»Huat afatshkurtra »»Huat afatgjata »»Rregullat e mbrojtjes së konsumatorit »»Llojet e huave

Këshilla

Marrëveshja e huas

Huamarrja nënkupton zotimin për të shlyer paratë, plus interesin. Çdokush që mendon të marrë një hua duhet të vlerësojë përfitimet prej saj dhe nëse është ajo është e nevojshme.

Marrëveshja e huas është një kontratë midis dy palëve, ku huadhënësi i jep huamarrësit një shumë të caktuar parash kundrejt një premtimi nga huamarrësi për të shlyer shumën me interes, në përputhje me kushtet e përcaktuara në kontratën e huas. Hua e siguruar është ajo për të cilën huamarrësi vendos disa aktive (p.sh.: një veturë ose shtëpi) si kolateral. Huat e pasiguruara janë hua për të cilat nuk vendoset kolateral asnjë aktiv, apo pasuri e huamarrësit.

Afate maturimi të ndryshme për qëllime të ndryshme

Huat afatshkurtra synojnë financimin e të gjitha llojeve të konsumit, blerjeve të vogla dhe shpenzimeve. Afati i maturimit zakonisht shkon nga disa ditë deri në disa vjet. Huat afatshkurtra janë shpesh me një normë të lartë interesi, pasi ato jepen përgjithësisht pa kolateral, ose me kolaterale që zhvlerësohen shpejt, për shkak të kohës së shkurtër të përdorimit, ose jetës së tyre. Huat afatgjata jepen për financimin e investimeve të mëdha që duhet të shlyhen për një kohë të gjatë. Afatet e maturimit të huave afatgjata ndryshon dhe mund të shtrihet nga 25 - 40 vjet. Huamarrësit zakonisht duhet të vendosin një kolateral për shlyerjen e një huaje afatgjatë, p.sh.: apartament, për një hua hipotekare, ose hua për strehim.

Rregullat e mbrojtjes së konsumatorit

Në shumë vende miratohen rregulla për mbrojtjen e konsumatorit, me qëllim që konsumatorët të kenë informacion minimal, për të marrë vendime të mirë menduara, lidhur me marrëveshjet e huas. Sipas këtyre rregullave, konsumatorët kanë deri në 14 ditë kohë që të tërhiqen nga marrëveshja huas, si dhe mundësinë për të kryer shlyerje të parakohshme të pjesshme, ose të plota të huave. Po kështu, huadhënësit kanë përgjegjësi ndaj huamarrësve dhe duhet t’u japin atyre informacion të standardizuar para-kontraktual për t’i ndihmuar ata të kuptojnë detajet e huas së tyre dhe ta krahasojnë atë me huat e tjera. Huadhënësit, gjithashtu, duhet të kryejnë një kontroll të plotë mbi besueshmërinë e huamarrësit, para se të miratohet huaja. 34


2 . A k t i ve t d h e de t y r i me t ( b o r x h e t )

Para se një person të marrë një hua, ai/ajo duhet gjithmonë të pyesë veten nëse ai/ajo ka vërtet nevojë për të dhe nëse ai/ajo mund ta përballojë atë. Nëse përgjigja është po, këshillohet që të informoheni për huan nga më shumë se një huadhënës dhe të lexoni plotësisht marrëveshjen e huas, para se ta nënshkruani atë.

Vlerësoni dhe krahasoni me kujdes

Shembull i huave dhe disa këshilla Huat afatshkurtra

Huat afatgjata

Kufi i kartës së kreditit Huat personale Kredi ekspres Huat studentore Hua kufi (overdraft) Huat hipotekare

Alternativë e vlefshme, përgatituni mirë Përdoreni me kujdes, mund të jetë e shtrenjtë Shmangeni, huat janë të shtrenjta

Huat personale Hua për vetura

Llojet e zakonshme të huave për individët

Kreditë ndryshojnë sipas kohëzgjatjes së tyre, pavarësisht nëse janë të siguruara apo jo, sipas mënyrës së llogaritjes së normave të interesit, kur pagesat janë të pagueshme dhe disa ndryshore të tjera.

Lexo me kujdes

Llojet e huave

Kufiri i kartës së kreditit është sasia maksimale që një individ autorizohet të shpenzojë nga karta e tij/saj e kreditit. Ajo mund të përdoret për hua afatshkurtra, ose si rrjetë sigurie.

Shumë afatshkurtër, Pa kosto huamarrje

Huaja ekspres është një hua shumë afatshkurtër, që aprovohet brenda një kohe shumë të shkurtër, nganjëherë nëpërmjet internetit, ose përmes një SMS-je drejtuar një huadhënësi.

Shumë afatshkurtër, shumë e shtrenjtë

Me Huan kufi (overdraft) banka e lejon klientin të shpenzojë më shumë para’ sesa ai/ajo ka në llogarinë e tij. Në shumicën e rasteve banka duhet të bjerë dakord për një kufi shpenzimi. Mund të përdoret për hua afatshkurtra, ose si një rrjetë sigurie.

Shumë afatshkurtër, e shtrenjtë

Huaja personale jepet nga një bankë për qëllime të ndryshme, p.sh.: për konsolidim detyrimesh, blerje të pajisjeve shtëpiake, pagesa për pushime, rinovim të shtëpisë, etj. Afati i maturimit ndryshon dhe normat e interesit varen nga kolaterali, kohëzgjatja dhe shuma.

Afatshkurtër, ose afatmesme, me kushte të ndryshueshme

Huaja për vetura është hua që merret për të paguar plotësisht, ose pjesërisht blerjen e një veture. Huat për vetura janë të siguruara, ku zakonisht si kolateral vendoset vetura.

Afatmesme, ose afatgjatë, me kushte të ndryshueshme

Huat studentore u ofrohen studentëve, për t’i ndihmuar ata të mbulojnë koston e arsimit në universitet. Ndonjëherë, huat studentore jepen me ndërmjetësimin e qeverisë dhe ofrojnë norma të ulëta interesi dhe afate shlyerje fleksibël.

Afatmesme, ose afatgjatë, shpesh me kushte të favorshme

Huaja hipotekare është një hua e kolateralizuar nga një shtëpi, ose apartament. Njerëzit përdorin hipotekat për të blerë shtëpi dhe koha e shlyerjes është përgjithësisht e gjatë, nga 25 - 40 vjet. Meqenëse huat hipotekare përdorin si kolateral pasuritë e paluajtshme, ato zakonisht ofrojnë norma interesi relativisht të ulëta.

Afatgjatë, me kushte të favorshme

35


H A PAT E PA R Ë N Ë F I N A N C Ë

Kosto e huave Mëso mbi:

»»Tarifat paraprake »»Kostoja gjatë kohëzgjatjes së huas »»Penalitetet »»Norma e Përqindjes Vjetore (APR) »»Tarifa e Normës Vjetore të Interesit (APRC)

Këshilla

Huamarrësi duhet të jetë gjithmonë të dijeni të kostos së huamarrjes dhe të krahasojë alternativat e mundshme që ekzistojnë për huan. Gjithashtu, duhet të informoheni rreth kostos që do paguani gjatë gjithë kohëzgjatjes së huas dhe shlyerjen e saj.

Kostoja e huamarrjes

Kostoja e huamarrjes nënkupton interesin e paguar që nga data e akordimit e deri në maturim, si dhe tarifa të tjera të paguara nga huamarrësi, rregullisht ose një herë.

Tarifat paraprake

Në shumë raste huamarrësit duhet të paguajnë tarifa paraprake për huan. Kjo ndryshon sipas vendeve, organizatave dhe llojeve të huave dhe varet, ndër të tjera, nga kërkesa dhe oferta. Tarifat paraprake duhet të përllogariten kur vendoset të merret një hua, ose kur zgjidhet mes llojeve të ndryshme të huave ose huadhënësve. Shembuj të tarifave paraprake janë: tarifa për kërkesën për hua, tarifa e origjinimit, tarifa e vlerësimit, tarifa e administrimit, etj. Tarifat paraprake mund të ngarkohen si përqindje e shumës së huas, ose si shumë fikse. Ajo që është e rëndësishme për një huamarrës është që ai/ajo të marrë informacion paraprak për të gjitha tarifat.

Kostoja gjatë kohëzgjatjes së huas

Gjatë kohëzgjatjes së huas, huamarrësit i paguajnë huadhënësve interesin e dakordësuar, si një qira për huan e dhënë. Norma e interesit mund të jetë fikse, ose e ndryshueshme. Ndonjëherë huamarrësi paguan një tarifë shërbimi ose transaksion për çdo pagesë dhe për mbajtjen e një regjistri pagesash dhe arkëtimin e tyre. Tarifat e transaksionit zvogëlohen në disa raste nëse huamarrësi pranon debitim automatik nga llogaria e tij bankare për pagesat e huas. Tarifa e shlyerjes së parakohshme është tarifa që huamarrësi paguan nëse ai/ajo zgjedh ta shlyejë huan më herët sesa është përcaktuar në marrëveshjen e huas.

Penalitetet

Huamarrësit që nuk paguajnë në kohë, duhet të paguajnë më shumë. Për pagesat e vonuara llogariten interesa penalizuese dhe huamarrësit i nënshtrohen gjithashtu edhe gjobave për pagesat e prapambetura. Në rastin më të keq, ngarkohet edhe një tarifë ligjore, nëse huadhënësi i kërkon një juristi grumbullimin e pagesave të vonuara. 36


2 . A k t i ve t d h e de t y r i me t ( b o r x h e t )

Norma e Përqindjes Vjetore (APR) është kostoja totale për huamarrjen, e shprehur si përqindje vjetore gjatë gjithë kohëzgjatjes së huas. Norma e interesit i referohet vetëm interesit që paguhet për huan dhe nuk merr parasysh shpenzimet, ose tarifat e tjera. Bankat dhe huadhënësit e tjerë duhet të japin informacion lidhur me APR-në e huave që ato akordojnë. Në shumë raste ata mundësojnë një makinë llogaritëse online, ku huamarrësit mund të bëjnë llogaritjet e duhura, për të kuptuar koston e huamarrjes.

Norma e Përqindjes Vjetore (APR) APR = (Tarifat+Totali i interesit) Shuma e huas

APR-ja mund të përdoret për të krahasuar huat nga huadhënës të ndryshëm, pasi të gjithë duhet ta llogarisin atë në të njëjtën mënyrë. Ajo është e dobishme, pasi merr parasysh të gjitha kostot dhe tarifat, të cilat shpesh e rëndojnë shumë kosto ne huave afatshkurtra. Nga ana tjetër, tarifat që paguhen vetëm një herë kanë pak efekt në APR-në e huave afatgjata.

* 360 Totali i ditëve

Në vitin 2016, BE-ja miratoi Direktivën e Huas Hipotekare (MCD), për të siguruar transparencë, lidhur me kostot aktuale të huave hipotekare. Para kësaj direktive, shumë huadhënës e marketonin APR-në me një normë fillestare interesi, që zbatohej vetëm për një kohë të shkurtër, shpesh dy vjet. Direktiva u kërkon huadhënësve të publikojnë APRC-në, që përfaqëson Tarifa e Normës Vjetore të Interesit, që tregon normën mesatare të interesit dhe tarifat dhe komisionet përkatëse, me baza vjetore, për të gjithë kohëzgjatjen e një huaje. Si APR-ja edhe APRC-ja i informojnë konsumatorët se sa interes do të paguajnë kur marrin një hua. APR-ja përdoret për huat personale, kartat e kreditit dhe marrëveshjet e tjera të huas afatshkurtër. APRC përdoret për huat hipotekare dhe huat e siguruara për strehim.

Tarifa e Normës Vjetore të Interesit (APRC)

* 100

Për huat hipotekare, APRC merr parasysh normën fillestare të interesit, të gjitha tarifat, komisionet dhe normën e interesit në vijim.

Norma e Përqindjes Vjetore, APR, për hua të ndryshme 25% APR

20%

Huat afatshkurtra janë zakonisht më të shtrenjta se ato afatgjata

19.1%

15%

10% 6.0%

5.5%

Hua personale 13-24 muaj

Hua për makinë për 5 vjet

5%

0%

Hua me kartë krediti 0-12 muaj

Burimi: Banka e Shqipërisë, korrik 2021 37

4.8%

Hua hipotekë 30-vjeçare


H A PAT E PA R Ë N Ë F I N A N C Ë

Huat dhe shlyerjet e tyre Mëso mbi:

»»Çfarë duhet të keni parasysh përpara se të vendosni për të marrë një hua? »»Çfarë duhet kontrolluar kur përgatiteni për të marrë një hua? »»Kualifikimi për huan »»Vlerësim i pagesës »»Çfarë duhet të keni parasysh kur shlyeni një hua?

Këshilla

Procesi nga vendimi deri në shlyerjen e huas Vendimi

Është e këshillueshme ta mendoni mirë nëse është e dobishme marrja e një huaje dhe pastaj të përgatiteni me kujdes për huamarrjen. Përgatitja e dobët është një recetë për katastrofë financiare. Marrja e një huaje është një proces që duhet kryer me kujdes, derisa huaja të shlyhet plotësisht. Procesi fillon me një vendim, i cili ndiqet nga përgatitja, e që përfundon me nënshkrimin e një marrëveshje huaje. Që nga ky moment, huaja duhet të paguhet sipas kushteve të caktuara. Konsideroni ǜǜ ǜǜ ǜǜ ǜǜ

Cili është qëllimi i huas? A mund ta përballojë huamarrësi? A është huaja e siguruar? A mund të ofrojë huamarrësi kolateral për të siguruar huan?

Marrja e një huaje është një vendim i madh. Pasi huamarrësi nënshkruan marrëveshjen e huas, ai/ajo është i detyruar ta paguajë atë në data të paracaktuara. Nëse huamarrësi nuk kryen pagesat në kohë, detyrimit i shtohen dhe interesat penalizues, si dhe kostot e mbledhjes së huas. Pasojat mund të jetë edhe më rënduese, nëse pagesat vonohen edhe më tej. Huamarrësi mund të shohë që besueshmëria e tij/saj të përkeqësohet, gjë që mund ta bëjë të vështirë marrjen e një huaje më vonë, ndoshta kur është më urgjente për të. Njerëzit që konsiderojnë marrjen e një huaje duhet që gjithmonë ta fillojnë me qëllimin e huas dhe se si do të përfitojnë prej saj. Një shembull i përfitimit nga një hua është huaja studentore, që do të rezultojë në shtim të dijeve, si dhe huaja hipotekare, që do të rezultojë në një kosto më të ulët strehimi, e ndoshta edhe në një banesë më të mirë. Shembuj të huave që krijojnë pak ose aspak vlerë, janë huat afatshkurtra financimin e shpenzimeve dhe argëtimit të panevojshëm. Nëse individët janë të bindur se huaja është e nevojshme, atëherë ata duhet të vlerësojnë aftësitë e tyre për ta shlyer atë. Kjo bëhet duke llogaritur një 38


2 . A k t i ve t d h e de t y r i me t ( b o r x h e t )

plan pagese, i cili duhet të vlerësohet, edhe me supozime të ndryshme. Së fundi, individët duhet të pyesin veten nëse kanë nevojë të vendosin kolateral dhe të jenë të sigurt se mund ta ofrojnë atë. Konsideroni ǜǜ ǜǜ ǜǜ ǜǜ ǜǜ

Përgatitja

Normat dhe kushtet nga më shumë se një huadhënës Sa është kostoja e huamarrjes? A lejohet shlyerje e parakohshme? Nëse po, a ka ndonjë tarifë të veçantë për të? A mund të kualifikoheni për akordimin e huas dhe keni aftësi paguese? Lexoni kushtet para nënshkrimit

Hapi tjetër është të shqyrtohen se çfarë huash ofrohen dhe me çfarë kushtesh. Edhe pse një person mund të dëshirojë të marrë hua, nuk është e sigurt që ai/ajo do të jetë në gjendje ta marri atë. Para akordimit të huas, huadhënësi duhet të kontrollojë nëse huamarrësi kualifikohet për huan, si dhe të bëjë vlerësimin e aftësisë paguese. Kualifikimi për huan është një vlerësim i mundësisë që një huamarrës të jetë në gjendje ta paguajë huan. Vlerësimi i aftësisë paguese personale është një llogaritje e aftësisë së huamarrësit për të shlyer huan, bazuar në pasurinë, detyrimet, të ardhurat dhe shpenzimet e tij/saj. Procesi i huamarrjes përfundon kur huamarrësi nënshkruan marrëveshjen e huas dhe huadhënësi disburson shumën e huas. Huamarrësit këshillohen fort që, para nënshkrimit, të lexojnë me kujdes kushtet e marrëveshjes së huas. Konsideroni ǜǜ Shlyerjen çdo muaj, ose kursimin çdo muaj, nëse pagesat janë më pak të shpeshta ǜǜ Shlyerjet ekstra ose ri-pagesën e plotë të huas, nëse keni mundësi ǜǜ Sigurimin e një ri-financimi të mundshëm për huat afatgjata ǜǜ Kontaktoni menjëherë huadhënësin, nëse huamarrësi po has vështirësi me pagesat

Pasi merret huaja, është koha për të filluar shlyerjen e saj. Këtu është e rëndësishme që shlyerja të jetë sa më e përshtatshme, p.sh.: duke paguar çdo muaj, ose duke kursyer çdo muaj nëse afatet e pagesës janë më pak të shpeshta. Nëse një individ mund ta paguajë huan më shpejt, ose madje ta shlyejë atë herët, ky mund të jetë një investim i mirë, sepse normat e huadhënies janë përgjithësisht më të larta se normat e depozitave. Ndonjëherë, mund të ofrohen kushte më të favorshme huaje, e me këtë rast, ri-financimi i huave të mëparshme dhe më të shtrenjta, mund të jetë një zgjedhje e mirë. Nëse dikush përjeton vështirësi pagese, ai/ajo duhet të kontaktojë menjëherë huadhënësin dhe të kërkojë të ndryshojë kushtet e shlyerjes, për të shmangur më shumë vështirësi dhe norma penalizuese. 39

Ripagimi i huas


H A PAT E PA R Ë N Ë F I N A N C Ë

40


3. Këshilla financiare

Kapitulli

1

ǜǜ ǜǜ ǜǜ ǜǜ ǜǜ ǜǜ

2 3

Bëhuni të pavarur Kurseni në vend që të merrni hua Tregohuni të kujdesshëm ndaj inflacionit Kategorizoni kursimet tuaja sipas qëllimit Përgatituni për ngjarje të papritura Mos humbisni mundësitë

Këtu është e rëndësishme të sigurohet një panoramë dhe plan shpenzimesh për të ardhurat neto të disponueshme. Kjo rrit gjasat që njerëzit t’i përdorin të ardhurat e tyre për gjëra që kanë rëndësi dhe u mundëson atyre të kursejnë për pasuritë dhe shpenzimet e tjera. Gjithashtu, është e rëndësishme të kursehet dhe grumbullohen para’ për pasuritë dhe shpenzimet e ardhshme. Ka shumë rëndësi të kursehet rregullisht dhe të përshtaten shpenzimet me të ardhurat e disponueshme, pas kursimeve. Gradualisht, do të grumbullohet një fond i rëndësishëm parash. Është e rëndësishme t’i bëni vetes dhe të tjerëve pyetjet e duhura. Për shembull, secili duhet të pyesë veten nëse mund ta blejë një produkt, shërbim ose të bëjë një investim. Nëse individët janë të pasigurt për ndonjë çështje që ka të bëjë me një vendim të rëndësishëm financiar, ata duhet të kenë guximin të pyesin të tjerët, e të kërkojnë këshilla. Është e rëndësishme të vendosen qëllime realiste dhe të bëhen plane për t’i arritur ato. Kështu, individët e dinë se çfarë duan dhe mund të planifikojnë përmbushjen e qëllimeve të tyre. Në këtë kapitull lexuesit do të gjejnë këshilla të rëndësishme financiare, që mund t’i ndihmojnë ata të shëndoshin financat personale.

41

3. Këshilla financiare

N

jerëzit duhet të jenë shumë të kujdesshëm, lidhur me financat e tyre personale. Kjo realizohet duke mbledhur informacion, analiza dhe vlerësime të kujdesshme, përpara se të merren vendime të mirë menduara, lidhur me çështjet financiare. Në këtë mënyrë individët do të përdorin të ardhurat e tyre më me zgjuarsi dhe do të jenë në gjendje të shpenzojnë më shumë para’ për pasuri, ose sende të tjera, që ata parapëlqejnë.


H A PAT E PA R Ë N Ë F I N A N C Ë

Bëhuni të pavarur Mëso mbi:

»»Pavarësinë financiare »»Edukimin financiar »»Këshillën e parë dhe më të rëndësishme në financë »»Bankingu online, një instrument efikas »»Rëndësia e ruajtjes së parave të gatshme dhe dokumenteve

Këshilla

Gjithkush duhet të përpiqet të menaxhojë financat e tij/saj personale. Punoni fort që të arrini këtë objektiv, bëni pyetje, fitoni njohuri dhe përpiquni t’i bëni gjërat vet.

Pavarësia financiare

Të jesh i pavarur financiarisht do të thotë të kontrollosh financat e tua, të kesh pasuri dhe të shpenzosh të ardhurat e tua për nevojat dhe kursimet e tua. Të gjithë duan të jenë financiarisht të pavarur dhe qëllimi i këtij libri është të ndihmojë lexuesin ta arrijë këtë qëllim. Rekomandohet që gjithkush të marrë kontrollin e plotë të punëve të tij/saj dhe të përpiqet të zgjidhë çështjet financiare duke grumbulluar dhe analizuar informacione, përpara se të marrë vendime të mirë menduara.

Pyesni, kërkoni dhe pyesni

Financa, konceptet, rregullat dhe praktikat më të mira kërkojnë kohë që të mësohen. Gjithkush që ka filluar të kontrollojë financat e tij/saj, duhet të pyesin lidhur me çështjet që nuk i dinë, ose nuk i kupton. Pyesni prindërit, miqtë, punëdhënësin tuaj, etj. Kjo rrit gradualisht dijet dhe njohuritë.

Mos shpenzoni përtej mundësive tuaja

Vendimet financiare zënë një pjesë e madhe të jetës sonë. Për rrjedhojë, rekomandohet që nxënësit të ndjekin kurse të edukimit financiar, nëse u ofrohen. Gjithashtu, individët duhet të jenë të vëmendshëm për të ndjekur kurse të shkurtra trajnuese, lidhur me çështjet financiare, që ofrohen nga shkollat, sindikatat, etj. Gjithashtu, me vlerë janë dhe ndjekja e emisioneve rreth financave personale në media dhe në internet. Këshilla e parë dhe më e rëndësishme në financa është se nuk duhet të shpenzoni kurrë përtej mundësive tuaja. Mënyra më e mirë për t’u siguruar që nuk bëni shpenzime të tepërta është të hartoni një buxhet dhe të përpiqeni fort ta zbatoni atë.

Beje vet

Për të pasur një pasqyrë të mirë të financave personale është e rëndësishme që t’i bëni vet llogaritë tuaja. »» Bëni buxhetin tuaj ose planifikoni shpenzimet. »» Bëni dhe dorëzoni vetë raportin tuaj tatimor nëse keni nevojë të paraqisni informacion financiar tek autoritetet tatimore. 42


3. Këshilla financiare

»» Nëse nuk keni nevojë të paraqisni një raport tatimor, atëherë është një praktikë e mirë të kaloni çdo vit mbi gjendjen tuaj financiare duke mbledhur informacion në lidhje me pasuritë dhe borxhet.

Shërbimet bankare online (internet banking) janë një mjet shumë i dobishëm për kontrolluar gjendjet e llogarive, paguar faturat, për të filluar kursimet e rregullta, etj. Rekomandohet që kushdo, që fillon të menaxhojë financat e veta, duhet të kontaktojë bankën e tij dhe të përdorë e-banking.

Hapni dhe përdorni llogari e-banking

Hapat për t'u bërë të pavarur financiarisht

Ruani dhe organizoni dokumentet

Pyesni, kërkoni dhe pyesni

Bëhuni të pavarur Kujdesuni për paratë tuaja

Mos shpenzoni përtej mundësive

Këshilla për ata që duan të menaxhojnë financat e tyre personale

Beje vet Përdorni e-banking

Paratë e gatshme duhet të ruhen gjithmonë në një vend të sigurt. Asnjëherë nuk duhet të keni me vete shumë para të gatshme, përkundrazi mbajini në bankë, ose në kasafortë.

Kujdesuni për paratë tuaja

Menaxhimi i mirë i dokumenteve - ruajtja e dokumenteve të rëndësishme dhe lehtësia e përdorimit të tyre - është pjesë e pavarësisë financiare. Gjithkush duhet të ruajë dokumentet e rëndësishme në mënyrë të organizuar. Dokumentet që kanë një vlerë ligjore, siç janë: marrëveshjet e blerjes, duhet të ruhen në vend shumë të sigurt kundër zjarrit, p.sh.: në një kasetë sigurie bankare.

Ruani dhe organizoni dokumentet me vlerë

Gjithnjë e më shumë njerëz zgjedhin t’i ruajnë dokumentet në mënyrë elektronike, duke i skanuar, ose thjesht duke i bërë atyre fotografi. Nëse zgjidhni të ruani dokumentet si të dhëna digjitale, sigurohuni që të bëni rregullisht kopje kompjuterike rezervë dhe të mbani një kopje të të dhënave tuaja në një vend të sigurt, mundësisht jo në të njëjtën ndërtesë me kompjuterin. Nëse të dhënat ruhen në Cloud (iCloud, OneDrive, Google drive, etj.), duhet të lexoni me kujdes marrëveshjet e shërbimit, për t’u njohur me nivelin e shërbimit, sigurinë e të dhënave dhe kostot, para se të zgjidhni një ofrues cloud. 43


H A PAT E PA R Ë N Ë F I N A N C Ë

Kurseni në vend që të merrni hua Mëso mbi:

»»Pse është më efikase të blini pasuri/aktive duke kursyer dhe jo duke marrë hua? »»Rreziku i huamarrjes »»Kur mund të fillojë një individ të përdorë një pasuri që blihet me (a) huamarrje ose (b) duke kursyer? Individët duhet të kursejnë rregullisht me objektiv blerjen e aktiveve më të vogla, si: pajisjet shtëpiake dhe elektroshtëpiake, etj., duke kursyer dhe jo duke marrë hua.

Këshilla

Interesat e depozitave kundrejt atyre të huadhënies

Praktikisht është më efikase të blihen pasuri dhe aktive duke kursyer, në vend që të blihen me hua. Nëse njerëzit mund të presin për një produkt, atëherë ata do të fitojnë interes (depozite) nëpërmjet kursimit. Nga ana tjetër, nëse nuk mund të prisni, atëherë do të paguani interes (huadhënie). Diferenca mund të jetë thelbësore.

Detyrimi dhe rreziku

Huamarrja mund të shoqërohet me rreziqe. Nëse rrethanat ndryshojnë dhe bie aftësia paguese, atëherë mund të jetë e vështirë përmbushja e të detyrimit të shlyerjes së huas. Sigurisht, ekziston mundësia e shitjes së pasurive, por kjo mund të jetë e kushtueshme, pasi mbi të gjitha, pasurisë mund t’i ketë rënë vlera, si rezultat i amortizimit, ose luhatjeve të tregut.

Shembull

Imagjinoni një individ që dëshiron të blejë një kompjuter, ose të bëjë një pagesë paraprake për të blerë një veturë. Në korrik 2021 mund të fitoni 0.2% nga një llogari kursimi pa asnjë kufizim kohor, ose 2.5% nga një depozitë pesëvjeçare. Ai/ajo mund të marrë një hua personale për kompjuterin me APR 5,95% dhe një hua për veturë me APR 5,51%. Diferenca e normës së interesit është përkatësisht 6,2% dhe 8,0%. Krahasimi i normave të kursimit të huamarrjes Blerja e një kompjuteri

Normat e interesit të kursimit (interesat e depozitave) tregohen me plus, kurse normat e huamarrjes me minus (APR)

Blerja e një veture

z

2.5%

0.2%

8.0% 6.2% -5.5%

-6.0% Normat e depozitave

Hua personale mbi 2 vjet

Diferenca e normave

44

Normat e depozitave

Hua për Diferenca e veturë për normave 5 vjet


3. Këshilla financiare

Shembulli tregon se ekziston një ndryshim thelbësor midis blerjes së një kompjuteri për 60,000 lekë, ose një veture për 500,000 lekë përmes kursimit, kundrejt huamarrjes. Nëse një kompjuter blihet duke marrë një hua personale deri në 24 muaj, kostoja totale është 63,719 lekë, por nëse blihet duke kursyer, shpenzimet totale janë 59,761 lekë. Diferenca është 3,958 lekë ose 7% të çmimit të blerjes. Diferenca për blerjen e një veture, duke kursyer kundrejt huamarrjes, është 128,159 lekë, ose sa 26% e çmimit të blerjes. Krahasimi midis kursimit dhe huamarrjes Shumat në % të çmimit të blerjes

120 % e çmimit të blerjes

Hua Kursim Diferenca

100

Përgjithësisht, është më lirë të kursesh për një produkt, sesa të marrësh hua.

80 60 40 26% 20 7% 0

Kompjuter, 2 vjet

Veturë 5 vjet

Kur një produkt/send blihet duke marrë hua, ai mund të përdoret menjëherë. Kur ai blihet duke kursyer për të, pronari i ardhshëm duhet të presë derisa të ketë kursyer mjaftueshëm. Në disa raste, njerëzit nuk kanë kohë të presin dhe duhet të marrin hua për të blerë produktin, sa më shpejt të jetë e mundur. Natyrisht, kjo është çështje gjykimi, por mund të ketë raste kur është e vështirë, ose e pamundur të presësh. Në raste të tilla, mund të jetë e vlefshme të marrësh hua, për të blerë produktin menjëherë. Për një student në një program arsimor ambicioz, mund të jetë e pamundur të presësh një kompjuter për dy vjet.

Praktika e përgjithshme duhet të jetë kursimi…

Aspekti më i rëndësishëm për t’u kuptuar këtu është se, përgjithësisht, është më efikase të kursehet për një produkt, sesa të merret hua. Kjo duhet të jetë praktika bazë, edhe pse në raste të jashtëzakonshme mund të jetë e dobishme që produkti të blihet duke marrë hua. Disa aktive/pasuri janë aq të shtrenjta sa që ka pak ose aspak kohë për të kursyer për to. Si shembull mund të jetë një pronë që zakonisht kërkon shumë vite ose dhjetëvjeçarë të tërë kursime. Askush nuk mund të jetojë pa shtëpi dhe, duke pasur parasysh që një person, ose një çift kanë mundësi ta shlyejnë huan, atëherë mund të jetë e dobishme të financohet blerja e saj me një hua hipotekare. 45

… por nuk mund të jesh gjithmonë i durueshëm


H A PAT E PA R Ë N Ë F I N A N C Ë

Kategorizo kursimet e tua sipas qëllimit Mëso mbi:

Ítarefni

»»Kursimet afatshkurtra »»Kursimet afatgjata »»Kursimet për pension »»Kur duhet filluar të kursehet? »»Sa kursime rekomandohen për çdo kategori kursimi?

Këshilla

Është shumë e rëndësishme t’i kategorizoni kursimet sipas qëllimit dhe t’i mbani të ndara aktivet që zotëroni, në llogari të ndryshme bankare, ose investimesh.

Arsye të ndryshme për të kursyer

Ekzistojnë një sërë arsyesh për të kursyer dhe individë të ndryshëm kursejnë për arsye të ndryshme. Njerëzit kursejnë për strehim, pension, arsimimin e fëmijëve të tyre, pajisje shtëpiake dhe elektroshtëpiake, shtëpi verore, udhëtime, pasione, etj. Është shumë e rëndësishme t’i kategorizoni kursimet sipas qëllimit, për të pasur një panoramë më të qartë dhe për të menaxhuar kontributet dhe tërheqjet.

Kursimet afatshkurtra

Kursimet afatshkurtra kërkojnë pak kohë që të krijohen dhe duhet të jenë në dispozicion shpejt, ose kurdo që pronari i tyre ka nevojë për to. Kursimet afatshkurtra mund të ndahen në dy kategori: fondi i emergjencës dhe një fondi i shpenzimeve. Fondi i emergjencës duhet të jetë i disponueshëm në raste të problemeve financiare dhe mundësisht të mbulojë shpenzimet nga tri deri në nëntë muaj. Qëllimi i fondit të shpenzimeve është mbulimi i shpenzimeve më të mëdha të konsumit, si: pajisjet elektroshtëpiake, pasionet, shpenzimet e udhëtimit dhe pushimeve, etj.

Kursimet afatgjata

Qëllimi i kursimeve afatgjata është krijimi i një fondi për aktive/pasuri të kushtueshme, që mund të zotërohen vetëm duke kursyer për një kohë të gjatë. Si shembull është: apartamenti, vetura, ose një shtëpi verore.

Kursimet për pension

Kursimi për pension është një nga objektivat më të rëndësishme të kursimit për individët. Synimi është të grumbullohen aktive/pasuri dhe përfitime pensioni, që do të sigurojnë pension të mjaftueshëm, pasi një person del në pension pleqërie. Kursimet për pension mund të jenë të detyrueshme ose opsionale. Nëse janë të detyrueshme, ato mund të jenë në formën e tatimeve, për të financuar pensionet shtetërore, ose si kontribut në një fond pensioni, ose skemë pensioni me pjesëmarrjen e punëdhënësit. Kursimi për pension pa shpenzime nënkupton kontributin në një skemë private pensioni suplementar, ndonjëherë edhe me një kontribut nga punëdhënësi. 46


3. Këshilla financiare

Kategoritë e kursimeve dhe arsyet e ndryshme për të kursyer Kursimet afatshkurtra

Kursimet afatgjata

Kursimet për pension

Fondi i emergjencës

Aktivet afatgjata

Kursimet e detyrueshme

Të disponueshme në rast emergjence

Fondi i kursimit për aktivet dhe produktet që mund të blihen vetëm duke kursyer për një kohë të gjatë, si: shtëpi, fond për arsimimin e fëmijëve, veturë, etj.

Kursimet për të financuar një pension pleqërie

Fondi i shpenzimeve Fondi i pagesave për shpenzime më të mëdha konsumi, si: pajisjet shtëpiake, pasionet, etj.

Është më e lehtë që kursimet të organizohen duke i ndarë ato sipas qëllimit

Kursime pa shpenzime Kursime për të rritur të ardhurat e pensionit

Zakonisht një individ fillon të kursejë kur ai/ajo përparon në moshë dhe e vazhdon këtë gjatë jetës aktive në punë, deri sa del në pension. Sidoqoftë, kursimi ndryshon në periudha të ndryshme të jetës dhe varet nga të ardhurat dhe shpenzimet në secilën periudhë. Përgjithësisht, pranohet se, sa më herët të fillojë kursimi, aq më e lehtë është të akumulohet pasuri/ aktive. Sa më e gjatë të jetë periudha, aq më të vogla do jenë kontributet dhe ri-kapitalizimi rritet. Për këtë arsye, është thelbësore të fillohet të kursehet herët për strehimin, i cili shpesh është investimi më i madh në jetë për shumë njerëz. E njëjta vlen edhe për kursimet për pension, ku të ardhurat dhe siguria financiare gjatë periudhës së pensionit varen kryesisht nga sasia e parave të kursyera në vitet e para të punësimit.

Kur?

Kursimi është pjesë e financave personale. Raporti total i kursimit varet nga rrethanat e secilit person, si dhe struktura e kultura e vendit të tij/saj. Kursimi për pension shpesh shkon mesatarisht nga 10% - 20% e pagës bruto. Kursimi afatgjatë varet nga preferencat dhe aftësia për kursim. Nëse një person blen një apartament, ose shtëpi, atëherë ai/ajo duhet të kursejë përgjithësisht nga 15% - 25% të pagës. Së fundi, këshillohet që të kursehet midis 5% dhe 10% e pagës, si kursim afatshkurtër, por në vetvete nuk ekziston një minimum, ose tavan.

Sa duhet kursyer?

Normat e mësipërme të kursimit janë shembuj për t’u marrë parasysh nga lexuesi. Së fundi, norma ideale e kursimit për secilin individ varet nga preferencat e tij/saj dhe nga aftësia për të kursyer. Sa duhet të kursejmë? % e pagës 0

5

10

Kursimi afatshkurtër

15

20 Minimumi Maksimumi

Kursimi afatgjatë Kursimi për pension 47

25

Raportet e kursimit për kategori të ndryshme kursimi


H A PAT E PA R Ë N Ë F I N A N C Ë

Tregohuni të kujdesshëm ndaj inflacionit Mëso mbi:

»»Inflacioni »»Indeksi i Çmimeve të Konsumit (CPI-IÇK) »»Shkaqet dhe pasojat »»Produktet për të cilat duhet vëmendje ndaj inflacionit »»Deflacioni

Këshilla

Inflacioni

Bëni kujdes nga inflacioni dhe ndikimi i tij mbi fuqinë blerëse të parasë dhe pagave. Inflacioni nënkupton rritjen e çmimeve, përgjatë një periudhe kohe. Ai përkufizohet si rritja e vazhdueshme e nivelit të përgjithshëm të çmimeve të mallrave dhe shërbimeve në ekonomi. Inflacioni matet duke ndjekur ecurinë e çmimeve për mallrat dhe shërbimet e një shporte, që pasqyron shpenzimet e një konsumatori tipik. Artikujt në shportë zgjidhen bazuar në vrojtimet e konsumatorëve, që kryhen rregullisht. Inflacioni paraqitet me një indeks, i cili është një seri kohore që përdoret për të matur ndryshimin nga një periudhë në tjetrën. Indeksi më i zakonshëm që përdoret për inflacionin është Indeksi i Çmimeve të Konsumit (IÇK), i cili mat ecurinë e çmimeve të mallrave dhe shërbimeve të konsumit.

Shkaqet e inflacionit

Shkaqet kryesore të inflacionit janë kërkesa e tepërt agregate (kërkesa totale për të gjitha mallrat dhe shërbimet) në një ekonomi, ose faktorët rritës të kostove. Nëse kërkesa agregate rritet më shpejt se oferta agregate, ajo krijon një hendek midis kërkesës dhe ofertës, që në përgjithësi rezulton në çmime më të larta dhe inflacion. Inflacioni i nxitur nga kosto është rezultat i rritjes së kostove të prodhimit, p.sh.: një rritje në koston e punës, ose të lëndëve të para. Inflacioni në Shqipëri dhe BE 1996-2020

Inflacioni në Shqipëri ka qenë shumë i lartë në fund të shekullit të 20të, por që atëherë ka qenë relativisht i qëndrueshëm

35 % e inflacionit në vit 30 25

Vitet Shqipëria

BE-ja

20 15 10

1996–2020 2001–2020 2006–2020 2011–2020 2016–2020

Shqipëria 4,1 2,1 1,7 1,9 1,3

BE-ja 2,1 1,9 1,7 1,3 1,1

5 0 -5

Burimi: Banka Botërore 1996 1998 2000 2002 2004 2006 2008 2010 2012 2014 2016 2018 2020 48


3. Këshilla financiare

Inflacioni i lartë dhe i paqëndrueshëm në përgjithësi konsiderohet i dëmshëm për ekonominë. Për shkak të inflacionit, fuqia blerëse e parave, ose e një monedhe bie, e për këtë arsye, për secilën njësi të monedhës vendase, mund të blihen një sasi më e vogël e mallrave dhe shërbimeve. Luhatjet e inflacionit e bëjnë të vështirë dallimin midis ndryshimeve në çmimet relative të produkteve të veçanta dhe inflacionit.

Rënia e fuqisë blerëse

Inflacioni për 20 ,15 ,10 ,5 dhe 25 vitet e fundit Inflacioni mesatar në vit

Fuqia blerëse e 100 njësive në fund të periudhës

2016–2020

1.3

94%

6%

2011–2020

1.9

83%

17%

2006–2020

1.7

78%

22%

2001–2020

2.1

66%

34%

1996–2020

4.1

36%

64%

Njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm ndaj inflacionin dhe sesi ai ndikon mbi pagat, shpenzimet dhe kursimet. Pagat. Fuqia blerëse e pagave do të bjerë nëse norma e inflacionit është më e madhe se rritja e pagave. »» Ndiqni pagën tuaj reale (të axhustuar me inflacionin).

Edhe pse vitet e fundit inflacioni ka qenë relativisht i ulët, fuqia blerëse ka rënë me 17% -34% gjatë 10-20 vitet e fundit

Tregohuni të vëmendshëm ndaj inflacionit

»» Në afat të gjatë, pagat duhet të rriten më shumë sesa inflacioni. Shpenzimet. Kosto e jetesës rritet me inflacionin. »» Duhet të rishikoni buxhetin tuaj mujor dhe të shpenzoni më pak, ose të zvogëloni kursimet. »» Bëni plane afatgjata dhe mos lejoni që inflacioni t’ju pengojë të kurseni për të ardhmen. Kursimet. Vlera reale e kursimit do të bjerë, nëse inflacioni është më i madh se interesi, ose kthimi nga kursimet tuaja. »» Gjithmonë mendoni për inflacionin kur investoni. Inflacioni kapërcehet kur përzgjidhni klasa aktivesh me një kthim më të lartë se norma e inflacionit. »» Obligacionet dhe llogaritë bankare me interesa të ndryshueshme mund të jenë një mbrojtje e mirë ndaj inflacionit në planin afatshkurtër. »» Aksionet dhe pasuritë e paluajtshme në përgjithësi priren të tejkalojnë inflacionin, në planin afatgjatë. Deflacioni është e kundërta e inflacionit dhe nënkupton një rënie në nivelin e përgjithshëm të çmimeve të mallrave dhe shërbimeve. Kjo ndodh kur norma e inflacionit bie nën 0%. Pasojat e deflacionit bëjnë që fuqia blerëse e një monedhe dhe vlera reale e aktiveve të rritet. 49

Deflacioni


H A PAT E PA R Ë N Ë F I N A N C Ë

Përgatituni për ngjarje të papritura Mëso mbi:

»»Rrezikun financiar »»Rreziqet personale »»Rreziqet ekonomike »»Rrugët e zvogëlimit të humbjeve financiare, për arsye të rreziqeve personale »»Rrugët e zvogëlimit të humbjeve financiare, për arsye të rreziqeve ekonomike

Këshilla

Askush nuk i shpëton dot

Këshillohet që të rivlerësohen rregullisht rreziqet kryesore financiare që lidhen me shtëpinë, të vlerësohet ndikimi i tyre, si dhe të vendoset nëse dhe si të zvogëlohen pasojat e tyre financiare. Askush nuk e kalon jetën pa përjetuar vështirësi. Nuk është e papërshtatshme të thuhet se të gjithë do vuajnë, si personalisht ashtu dhe financiarisht, në një fazë të caktuar jetës, në përmasa të ndryshme. Tashmë u theksua se njerëzit që menaxhojnë financat e tyre duhet të jenë realistë dhe të sigurohen që të mos shpenzojnë më shumë sesa mundësitë që kanë. Për më tepër, të gjithë duhet të jenë të përgatitur gjithashtu për problematika të ndryshme financiare. Kur individët bëhen financiarisht të pavarur, d.m.th. kur fitojnë dhe i përdorin pagat e tyre për mbuluar nevojat dhe kanë detyrime financiare, është e këshillueshme që të merren masa për të minimizuar efektet negative të një të papriture, apo problemi të mundshëm. Rreziku financiar për individët mund të ndahet në dy kategori: rreziqe personale dhe ekonomike.

Rreziqet personale

Rreziqet personale lidhen me aftësinë e një individi për të fituar të ardhura, që të paguajë për konsum dhe investime. Pra, ekziston rreziku i ndryshimit të aftësisë së dikujt për të punuar dhe përfituar të ardhura, p.sh. mund të ulen të ardhurat nga pagat, dikush mund të humbasë vendin e punës, ose të bëhet i paaftë për punë, për shkak të një sëmundje, ose aksidenti. Gjithashtu, duhet të merret parasysh se çfarë ndodh me familjen nëse dikush vdes papritur, e kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse dikush ka një familje të madhe dhe detyrime financiare të mëdha.

Rreziqet ekonomike

Rreziqet ekonomike lidhen me pasuritë dhe borxhet e individëve dhe familjeve. Për pasuritë rreziku është që çmimi ose vlera e tyre mund të bjerë, për shkak të luhatjeve të çmimeve, ose dëmtimeve që mund të pësojnë. Për borxhet, rreziku është që detyrimet dhe pagesat e mbetura të rriten, si rezultat i mospagesave, të shkaktuara nga ulja e të ardhurave, ose inflacioni i paparashikuar. 50


3. Këshilla financiare

Rreziqet financiare dhe pasojat e mundshme Rreziqet personale

Pasojat e mundshme

Ndryshimet në punësim dhe paga Paaftësia për punë (sëmundje ose aksident) Vdekja

Pagat bien, papunësia Mungesë të ardhurash, apo pagash Shpenzimet konsumatore për jetimët, shlyerjet e huave

Rreziqet ekonomike

Pasojat e mundshme

Shtëpia apo banesa Pajisjet shtëpiake dhe pajisjet ndihmëse Vetura Kursimet Borxhet

Luhatjet e çmimeve, dëmet Dëmet Dëmet Luhatjet e çmimeve, humbja Luhatjet në pagesa

Rekomandohet që individët të krijojnë një fond emergjence, që mund të përdoret në rast të ndryshimeve në punësim dhe në paga. Gjithashtu, është e rëndësishme të krijohet një tolerancë për shlyerjet e huave, në të njëjtat rrethana. Ata që për fat të keq do të bëhen invalidë, shpesh do të marrin përfitime për aftësi të kufizuar nga sigurimet shoqërore ose nga fondi i tyre i pensionit, ose kompania e sigurimeve. Gjithkush duhet të informohet rreth përfitimeve të tyre për aftësinë e kufizuar dhe të vlerësojnë nëse ato janë të mjaftueshme për të mbuluar nevojat dhe huat. Nëse jo, këshillohet blerja e një sigurimi shëndetësor. Ata që kanë një familje për të mbajtur dhe hua për të paguar, duhet të marrin parasysh nëse është më e zgjuar të blesh një sigurim jete, për të garantuar sigurinë financiare të familjes së tyre. Mënyra më e mirë për të minimizuar rrezikun, për shkak të luhatjeve të çmimeve të një pasurie, është mbajtja e një raporti pozitiv të kapitalit të vet, mundësisht 20% - 30%. Ky raport mund të jetë më i ulët nëse një vend ka një historik luhatjesh të ulëta për çmimet e pasurive. Ata që zotërojnë një pasuri duhet të blejnë një sigurim prone, që siguron mbrojtje kundër shumë prej rreziqeve të prekin një pasuri, si: zjarri, vjedhja dhe moti. Rekomandohet që kursimet të investohen në klasa të ndryshme aktivesh nga shumë emetues, për të zvogëluar rrezikun e tregut dhe të palëve të treta.

Rreziqet kryesore dhe si mund të ndikojnë ato negativisht në financat personale

Identifikoni rreziqet ...

... dhe minimizoni pasojat financiare

Rrugët e minimizimit të humbjeve financiare Rreziqet personale

Mbrojtje e mundshme

Ndryshimet në punësim dhe paga Paaftësia për punë (sëmundje ose aksident) Vdekja

Fondi i emergjencës, raport i ulët borxhi Sigurimi për paaftësi në punë Sigurim jete

Rreziqet ekonomike

Mbrojtje e mundshme

Shtëpi apo banesë Pajisje shtëpiake dhe pajisje ndihmëse Vetura Kursimet Borxhet

Raporti i lartë i kapitalit të vet, sigurimi i pronës Sigurimi i pajisjeve shtëpiake Sigurimi motorik kasko Diversifikimi i aktiveve Raport i moderuar i borxhit ndaj kapitalit të vet 51

Rreziqet kryesore dhe rrugët e mundshme të minimizimit të humbjeve financiare


H A PAT E PA R Ë N Ë F I N A N C Ë

Mos humbisni mundësitë Mëso mbi:

»»Financat e zgjuara »»Kursimet e rregullta »»Ristrukturimin e borxhit »»Kursimet vullnetare për pension dhe përfitimet tatimore »»Zbritjet dhe ofertat e arta

Këshilla

Mundësi të vlefshme

Qëndroni gjithmonë të vëmendshëm ndaj mundësive të mira, veçanërisht nëse ato përfshijnë nxitësa tatimorë, ose përfitime nga punëdhënësi juaj. Kur menaxhojnë financat personale, individët duhet të jenë vizionarë dhe të shfrytëzojnë mundësitë që mund t’i ndihmojnë ata të përfitojnë sa më shumë prej parave të tyre. Herë pas here, dalin e krijohen mundësi të vlefshme për individët. Mundësitë që mund të shfrytëzohen

Shembuj të mundësive që mund të jenë me vlerë për individët

Mundësitë

Përfitimet e mundshme

Kursimet e rregullta

Mënyrë efektive për të akumuluar kursime

Ristrukturimi i borxhit

Parapagimet, rifinancimi

Kursime vullnetare për pension

Nuk ka tatim mbi të ardhurat Shtyrje e tatimeve, që mund të rezultojë me një normë më të ulët tatimore kur tërhiqen

Oferta Speciale

Zbritje

Kursimet e rregullta

Mos e humbisni mundësinë për të kursyer rregullisht. Duke kontribuar me një shumë fikse mujore në një llogari kursimi, gradualisht akumulohet një fond që mund të përdoret si rezervë, ose për të blerë pajisje, apo pasuri. Kjo është mënyra më e mirë dhe më efektive për të kursyer dhe grumbulluar pasuri. Shuma që kursen rregullisht nuk ka pse të jetë e madhe, por kursimet, natyrisht do të akumulohen më shpejt, sa më shumë njerëzit të kursejnë çdo muaj. Një rregull praktik është që së pari të paguani veten, duke depozituar kursimet çdo fillim muaji. Kjo krijon kursime çdo muaj dhe më pas duhet të përshtaten shpenzimet me të ardhurat të disponueshme, pasi zbriten kursimet.

Ristrukturimi i borxhit

Ristrukturimi i borxhit mund të jetë një mundësi e mirë. Ndonjëherë mund të kursehen para’ duke shlyer borxhet më herët, ose duke bërë pagesë paraprake. Kjo është veçanërisht e dobishme nëse huaja ka normë të lartë interesi. Për rrjedhojë, do të paguhet më pak interes, si dhe një shërbim më i ulët borxhi në të ardhmen. 52


3. Këshilla financiare

Një tjetër kursim është ri-financimi i huas së mëparshme, ose shlyerja përmes marrjes së një huaje të re. Zakonisht për huamarrësin është fitimprurëse ri-financimi i huave të mëparshme me një hua të re, me kushte më të mira, ose me norma më të ulëta interesi. Ata që përfitojnë nga kjo mundësi duhet të përpiqen të mbajnë afatin e huas së re të pandryshuar, ose më të shkurtër se sa e mëparshmja. Kursimet vullnetare për pension janë të rëndësishme për promovimin e sigurisë financiare, pas daljes në pension. Kursimi vullnetar gjatë kohës së punës është një mundësi e mirë, pasi një pjesë relativisht e vogël e pagës mund të investohet me fitim, në të njëjtën kohë. Kursimet për pension gëzojnë dhe përfitime tatimore, pasi nuk ngarkohet tatim mbi të ardhurat për interesat, ose fitimet nga kapitali. Përfitimet tatimore mund të jenë më të mëdha në disa raste. Kursimet vullnetare për pension zbriten para se të tatohen pagat. Kursimet për pension investohen dhe akumulohen, për t’u tatuar në momentin kur personi del në pension. Nëse dikush është në të njëjtën interval tatimor kur del në pension, atëherë personi as nuk fiton dhe as nuk humbet nga shtyrja e taksave. Sidoqoftë, nëse ai/ajo bie në një interval më të ulët tatimor, gjë që ndodh shpesh, atëherë shtyrja e tatimeve është e dobishme, pasi paguhet më pak tatim mbi të ardhurat, krahasuar me kohën e kursimit.

Kursimet vullnetare për pension Në Shqipëri individët mund të kontribuojnë vullnetarisht nga 200,000 lekë (deri në 50 vjeç) deri në 250,000 lekë (mbi 50 vjeç) në vit, në skemat e pensioneve.

Avantazhet tatimore të kursimeve për pension Diferenca në aktivet neto pas tatimit për kontributin në (1) një skemë pensioni ose (2) kursime personale (të realizuara nga të ardhurat neto të disponueshme)

54%

43% 37% 32% 26% 22%

Kursimet për pension janë më efikase nga aspekti tatimor, sesa kursimet e tjera personale, që realizohen nga të ardhurat neto të disponueshme

17% 8% 10 vjet

20 vjet

30 vjet

40 vjet

Avantazhi, nuk paguhet tatim mbi të ardhurat nga kapitali Avantazhi, nuk paguhet tatim mbi të ardhurat nga kapitali dhe një normë më të ulët tatimore për pensionet

Jeta ofron plot mundësi. Herë pas here, individëve u ofrohet mundësia që të blerë mallra ose shërbime me një çmim të caktuar, ose me një ulje të favorshme, ndonjëherë të paraqitura edhe si një mundësi e veçantë. Disa oferta mund të jenë të parezistueshme, por në raste të tjera ato mund të çojnë në shpenzime të panevojshme. I takon gjithkujt që të vlerësojë nëse do t’i shfrytëzojë mundësitë në çdo rast që ato paraqiten. 53

Për t’u vlerësuar


H A PAT E PA R Ë N Ë F I N A N C Ë

Pyetje dhe shembuj I. Të ardhurat dhe shpenzimet Pyetje 1. Cili është ndryshimi midis pagës bruto dhe të ardhurave neto të disponueshme? Çfarë zbriten zakonisht nga paga bruto? 2. Si përcaktohen pagat? 3. Sa është kohëzgjatja minimale e pushimeve vjetore në Shqipëri për një punë me kohë të plotë? 4. Cili është rregulli i përgjithshëm lidhur me punësimin e fëmijëve dhe adoleshentëve nën moshën 18 vjeç? 5. Çfarë nënkupton termi “Moshë madhore”? 6. Përmendni të paktën pesë zëra (pika) të një kontrate pune. 7. Çfarë janë tatimet? Shpjegoni ndryshimin midis tatimeve të drejtpërdrejta dhe atyre të tërthorta. 8. Çfarë tatimesh zbriten nga pagat? 9. Çfarë është sistemi i pensioneve me tre shtylla? 10. Kush është siguruesi kryesor i pensioneve në Shqipëri? 11. Çfarë është karta për pagesa? Cili është dallimi midis kartave të debitit dhe të kreditit?

Kërkoni 1. Si llogaritet tatimi mbi të ardhurat në Shqipëri? A ka ndonjë normë, apo interval tatimor? 2. Kërkoni dhe gjeni informacione lidhur me një skemë pensioni vullnetar në Shqipëri. Si investohen kursimet? Çfarë rregullash zbatohen lidhur me tërheqjen e pensionit? 3. Shikoni kartelën e fundit të pagës që keni marrë. Sigurohuni që i kuptoni numrat në të. 4. Sa shpenzoni në muaj? Hartoni një buxhet për shpenzimet mujore. Sa mund të shpenzoni në javë ose në ditë?

II. Aktivet dhe detyrimet (borxhet) Pyetje 1. Çfarë janë normat e interesit? 2. Cili është ndryshimi midis normave të depozitave dhe huave? 3. Sa ditë interesi ka një vit? 4. Çfarë është norma penalizuese e interesit? 5. Cili është ndryshimi midis interesit të thjeshtë dhe atij të ri-kapitalizuar? 6. Tregoni katër klasa të zakonshme të aktiveve për të investuar. Çfarë mund të thuhet për rrezikun dhe kthimet nga këto investime? 54


3. Këshilla financiare

7. Çfarë është marrëveshja e huas? 8. Tregoni pesë lloje huash afatshkurtra. 9. Tregoni dy lloje huash afatgjata 10. Çfarë është APR-ja dhe APRC-ja? Cili është ndryshimi midis tyre?

Kërkoni 1. Hapni faqen e internetit të bankës tuaj. Nxirrni informacione për pesë llogari depozitash. Cilat janë normat e interesit dhe klauzolat përkatëse, lidhur me tërheqjen e tyre? 2. Gjeni informacion lidhur me kursimet e rregullta dhe çfarë duhet të bëni për të filluar të kurseni rregullisht. 3. Në të njëjtën faqe interneti kërkoni informacione për huat që jepen. Nxirrni informacione për dy lloje huash, një hua afatshkurtër dhe një hipotekare. Çfarë është respektivisht APR dhe ARPC? Llogaritje 1. Llogarit interesin 3% mbi 50,000 lekë për tre muaj, gjysmë viti, 1 vit dhe tre vjet. 2. Llogarisni normat e ndryshueshme të interesit gjatë periudhës nga 1.1. deri më 31.12., ku normat janë 3.25% nga 1.1. në 31.3., 3.0% nga 1.4. në 30.6., 2.8% nga 1.7. deri në 30.9 dhe 2.75% nga 1.10. deri më 31.12.

III. Këshilla financiare Pyetje 1. Çfarë duhet të përmbushin individët, që të bëhen të pavarur financiarisht? 2. Pse është më efikase të blini pasuri/aktive, duke kursyer dhe jo duke marrë hua? 3. Cilat janë kategoritë kryesore të kursimeve dhe cili është qëllimi i secilës prej tyre? 4. Çfarë është inflacioni? Si ndikon ai në fuqinë blerëse të parasë? 5. Çfarë është fondi i emergjencës? Sa rekomandohet madhësia e këtij fondi? 6. Çfarë mund të bëjnë individët për të minimizuar pasojat financiare të rreziqeve personale?

Kërkoni 1. Gjeni se sa ka qenë norma e inflacionit në Shqipëri dhe në Eurozonë, gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit. 2. Shfletoni në internet dhe gjeni një kompjuter që mund të doni të blini. Pastaj hapni faqen e internetit të bankës tuaj dhe gjeni një llogaritës kursimesh të rregullta. Përdoreni atë për të llogaritur sa ju nevojitet të kurseni në muaj për 2 vjet, me një normë interesi 1%. Pastaj shikoni se sa do t’ju kushtonte për të blerë kompjuterin me një hua nga banka për 24 muaj. 3. Zbuloni nëse qeveria në vendin tuaj mbështet blerësit e shtëpive për herë të parë. Nëse po, shkruani se si dhe nëse mendoni se kjo është një mundësi e mirë për blerësit e shtëpive për herë të parë. 55


Mirënjohje dhe falënderime nga autori. Autori dëshiron të falënderojë personat e mëposhtëm për kontributin e tyre në këtë libër.

Spiro Brumbulli për mbështetjen dhe bashkëpunimin. Junida Katroshi për mbështetjen dhe bashkëpunimin. Prof.Asoc. Dr. Elvin Meka dhe Artur Papajani, për përkthimin dhe redaktimin. Janus Sigurjonsson për dizenjimin grafik. Andres Magnusson dhe Magnus Ingvar Torfason për grafikët dhe tabelat. Petur Arni Jonsson, botues, për mbështetjen dhe këshillat e vyera. Bjorg Sigurdardottir për mbështetjen, leximin dhe sugjerimet e duhura.

Shpresoj që ky libër do të ndihmojë të rinjtë në Shqipëri të menaxhojnë me sukses financat e tyre dhe të bëhen të pavarur financiarisht. Mos harroni që të pyesni, eksploroni dhe kërkoni më shumë, përpara se të merrni vendime të mëdha financiare. Paçi fat dhe urimet më të mira.

Rejkjavik, Islandë, janar 2022, Gunnar Baldvinsson


Rreth autorit Gunnar Baldvinsson ka qenë Administrator i Fondit të Pensioneve “Almenni” në Islandë, që nga viti 1990. Ai ka qenë gjithashtu dhe anëtar i bordit të Shoqatës së Fondeve Islandeze të Pensioneve, nga 2006 deri në 2015 dhe si Kryetar, nga 2012 deri në 2015. Gunnar ka shkruar gjashtë libra mbi financat personale dhe është diplomuar për ekonomi nga Universiteti i Islandës, si dhe është MBA nga University of Rochester.


Deklaratë për mospranimin e përgjegjësisë për saktësinë e informacionit Fondi Evropian për Evropën Juglindore (EFSE) dhe as Finance in Motion, apo ndonjë prej aksionarëve, drejtorëve, zyrtarëve, punonjësve, ofruesve të shërbimeve, këshilltarëve ose agjentëve të saj nuk përfaqëson, nuk garanton dhe nuk merr përgjegjësi të çfarëdo lloji qoftë, për kohën, përshtatshmërinë, korrektësinë dhe plotësinë e informacionit të dhënë në këtë dokument ose merr përsipër për të plotësuar ndonjë informacion të tillë kur informatat shtesë bëhen të disponueshme apo në rast të ndryshimit të rrethanave. Përmbajtja e këtij informacioni mund të ndryshojë pa njoftim paraprak. Ky dokument nuk adreson domosdoshmërisht çdo temë të rëndësishme apo të mbulojë çdo aspekt të temave që i trajton. Informacioni në këtë dokument nuk përbën investim, ligj, tatim apo ndonjë këshillë tjetër të këtij lloji. Ky dokument është përgatitur pa marrë parasysh rrethanat individuale financiare apo rrethanat tjera të audiencës së synuar. Çdo pikëpamje e shprehur në këtë dokument pasqyron pikëpamjet aktuale të autorit(ëve) dhe jo domosdoshmërisht korrespondojnë me pikëpamjet e Fondit, aksionarëve të tij dhe/ose ofruesve të shërbimeve të tij. Pikëpamjet e shprehura në këtë dokument mund të ndryshojnë pa paralajmërim dhe mund të ndryshojnë nga pikëpamjet e përcaktuara në dokumente të tjera, përfshirë kërkime të tjera të publikuara prej tyre. © Fondi Evropian për Evropën Juglindore 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.



Ç’dimë ne për paranë? Atë mjet pagese që na shoqëron gjithë jetën? Si të sillemi me të? Ju ftoj të lexoni me kënaqësi këtë libër të shkruar aq thjesht, qartë dhe përmbledhur sa me siguri do t’ju shtohet dëshira për lexime të tjera edhe më të thelluara. Një libër në duart tuaja për të nisur me financat personale. Rrugëtim të mbarë! Spiro Brumbulli Sekretar i Përgjithshëm, AAB

Unë besoj fort se aftësitë financiare duhet të mësohen në çdo shkollë, nga fëmijët e të gjitha moshave, në gjithë Evropën. Hapat e Parë në Financë është një mjet i shkëlqyer për ta realizuar! Urime Shoqatës Shqiptare të Bankave me këtë projekt në përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të promovuar njohuritë financiare! Wim Mijs Drejtor Ekzekutiv Federata Evropiane e Bankave

Framtidarsyn

Financa është pjesë e jetës sonë të përditshme. “Hapat e Parë në Financë” trajton bazat e financave personale dhe u drejtohet të rinjve që po hedhin hapat e tyre të parë drejt pavarësisë financiare.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.