www.aab.al
SISTEMI BANKAR
Hezitimi i bashkëpunimit me bankën dhe informaliteti Pengesa serioze në rritjen e përdorimit të kartave dhe POS-eve Vihet re hezitim dhe pasiguri nga ana e bizneseve, që në hapat e parë, për të bërë regjistrimin në bankë dhe çeljes se llogarisë së biznesit, e më tej ky hezitim vihet re pas pajisjes me terminal POS, ku terminali mbahet i fikur, fshihet dhe klientëve nuk i ofrohet mundësia e pagesës me kartë.
Erion MAXHARI
Kryetar i Komitetit të Kartave SHOQATA SHQIPTARE E BANKAVE, AAB
S
ikurse është vendosur në pah edhe nga Këshilli i Investimeve, në sektorin e turizmit ekzistojnë problematika me peshë, të cilat kanë shkaqe kryesisht edhe nga vet bizneset. Lidhur me zgjerimin e rrjetit të pikave POS, nuk mendoj që problemi kryesor është sezonaliteti, ose elementë të tjerë të lidhur me biznesin e infrastrukturën, por mendoj që një domosdoshmëri është eliminimi dhe luftimi i frymës
së informalitetit të krijuar pikërisht në këto zona. Nga prespektiva infrastrukturore, ne si Komitet i Kartave nuk besojmë se ka ndonjë pengesë, pavarisisht kostove që zgjerimi i këtyre terminaleve kërkon, si: kosto investimi në pajisje, kosto ndërlidhje, mirëmbajtje por edhe trajnimi. Bankat në Shqipëri u kanë ofruar bizneseve kryesisht shërbimin e pranimit të kartave në POS pa komisione fikse mirëmbajte, por vetëm me tarifim për transaksion, ky i fundit i domosdoshëm për shkak edhe të kostove të ndërveprimit me rrjetet e kartave VISA, MasterCard, AmericanExpress, etj. Bankat shqiptare kanë ofruar edhe shërbime ekstra: sikurse POS në monedhën Euro, një përparësi, si për klientin ashtu edhe për biznesin, duke mos pasur humbje nga konvertimi, por edhe një zgjerim të terminaleve ATM në këto zona. Ndërkohë, Komiteti i Kartave vë re se, pavarësisht zbutjes së kostove nga ana e bankave, shikohet në tërësi hezitim nga një masë e gjerë e bizneseve për t’u pajisur
me shërbimin e terminaleve POS. Kjo, për shkak të problematikave të specifikuara edhe nga studimi i kryer i Këshilli i Investimeve, si: largësia nga degët/rrjeti i bankave, sezonaliteti, probleme në infrastrukturë, edukim, por jo vetëm. Sipas këndvështrimit tonë vihet re hezitim dhe pasiguri nga ana e bizneseve, që në hapat e parë, për të bërë regjistrimin në bankë dhe çeljes se llogarisë së biznesit, e më tej ky hezitim vihet re pas pajisjes me terminal POS, ku terminali mbahet i fikur, fshihet dhe klientëve nuk i ofrohet mundësia e pagesës me kartë. Për më tepër, është i rëndësishëm fakti që, kryesisht bizneset hezitojnë bashkëpunimin në tërësi me bankën, duke mos vënë sinjalistikën e duhur në mjediset e biznesit, duke fshehur POS-et, si dhe duke pranuar pagesë me karta në mënyrë selektive. Pavarësisht se një pjesë e bizneseve bëjnë këto veprime për shkak të mostrajnimit të duhur të tyre, ose të punonjësve, shkaku kryesor mbetet informaliteti i lartë, në shumicën e rasteve, sidomos në zonat turistike dhe bizneseve të vegjël.
Janar 2020
Bankieri
29