![](https://assets.isu.pub/document-structure/210225103228-eea5408022a7083fa686d5aa5f833219/v1/7a6d75af885e3ca2be1d900b86a83e61.jpg?width=720&quality=85%2C50)
1 minute read
AIDSSH takim me FES në kuadër të projektit të përbashkët Mendimi politik i së majtës
AIDSSH, takim me FES në kuadër të projektit të përbashkët “Mendimi politik i së majtës”
Më 17 shtator 2020 Kryetarja e AIDSSH znj. Gentiana Sula, priti në takim përfaqësues të FES në Shqipëri, znj. Stine Klapper dhe znj. Jonida Smaja, në kuadër të projektit të përbashkët “#Mendimi_politik_i_së_majtës” .
Advertisement
![](https://assets.isu.pub/document-structure/210225103228-eea5408022a7083fa686d5aa5f833219/v1/1a848a2b458def6bed3ff76d57d14823.jpg?width=720&quality=85%2C50)
![](https://assets.isu.pub/document-structure/210225103228-eea5408022a7083fa686d5aa5f833219/v1/d32561e0b63b457c8202ca67aa8aaf80.jpg?width=720&quality=85%2C50)
![](https://assets.isu.pub/document-structure/210225103228-eea5408022a7083fa686d5aa5f833219/v1/282d0b3fc0a33b734291c0d5393d0bf6.jpg?width=720&quality=85%2C50)
115
AIDSSH në takimin rajonal "Drejt paqes pozitive: Kundër gjuhës së urrejtjes"
Më 21 shtator 2020, në Ditën Ndërkombëtare të Paqes, u zhvillua takimi rajonal “Drejt paqes pozitive: Kundër gjuhës së urrejtjes" bashkëpunim i shoqatës "Udhëtimi i Lirë", dhe organizatës "Youth for Peace" . Kryetarja e AIDSSH znj. Gentiana Sula, mbajti fjalën në takim, mbi gjuhën e urrejtjes dhe përpjekjet aktive për paqe duke theksuar se intoleranca, dhuna dhe urrejtja nuk janë mjetet e duhura për ndryshime pozitive.
Znj. Sula theksoi se urrejtja, e shfaqur në forma të ndryshme si: propagandë, censurë, përndjekje, terror, izolim gjithmonë i ka përçarë njerëzit dhe është bërë ‘motor’ inkurajimi për krimet politike përmes së cilit synohej kontrolli total i shoqërisë. Ndaj, politikat e miratuara për njohjen me padrejtësitë e së kaluarës që sollën izolimin e mendimit dhe shoqërisë, do të sjellin rezultate pozitive dhe një shoqëri të qetë e pa dhunë.
Në vijim kryetarja Sula iu referua situatës në rajon, duke vlerësuar si veprim të domosdoshëm hapjen e dokumenteve sekrete të ish-Jugosllavisë, pasi ky veprim do të nxisë debat konstruktiv dhe do të zbusë gjuhën e urrejtjes mes vendeve të ndryshme të Ballkanit, duke bërë të mundur bashkëpunimin dhe krijimin e dialogut pozitiv mes tyre.
Në përfundim, të gjitha politikat e ndryshme, dialogu dhe çdo përpjekje tjetër për të shmangur gjuhën e urrejtjes, nuk janë gjë tjetër, veçse pohim i shprehjes së Gandit se "paqja nuk është destinacioni, por e gjithë rruga që ne bëjmë për të arritur deri atje" .
![](https://assets.isu.pub/document-structure/210225103228-eea5408022a7083fa686d5aa5f833219/v1/c21399fbea112d18e5a253b3381ac55e.jpg?width=720&quality=85%2C50)
116