
1 minute read
Nënshkruhet kontrata për rikonstruksionin e ndërtesës së AIDSSH
Nënshkruhet kontrata për rikonstruksionin e ndërtesës së AIDSSH
Më 23 tetor 2020, u nënshkrua kontrata për rikonstruksionin e ndërtesës së AIDSSH. Afati i parashikuar i punimeve për rikonstruksionin e ndërtesës është 90 ditë, plan pune i marrë përsipër nga fituesit (joint-venture mes OB CONSTRUKSION shpk dhe ED KONSTRUKSION SHPK) që nënshkruan kontratën me Sekretarin e Përgjithshëm të AIDSSH, z. Skënder Vrioni. Fituesi u përzgjodh pas një procesi verifikues të 20 subjekteve aplikuese, punë voluminoze e kryer nga komisioni përkatës i AIDSSH, dhe do të realizojë rikonstruksionin e ndërtesës, në vijim të punimeve të deritanishme në arkiv. AIDSSH ka përfituar një grant nga Qeveria Suedeze për krijimin e kushteve dhe standardeve bashkëkohore të punës, përfshirë shërbimet e integruara TIK. Marrëveshja ndërmjet dy palëve SIDA (Ambasada Suedeze) dhe AIDSSH u nënshkrua në gusht të 2019 dhe deri në këtë pikë janë ndjekur të gjitha procedurat ligjore e financiare për implementimin e fondeve sipas projektit të rikonstruksionit të ndërtesës, të dakordësuar me donatorin.
Advertisement


124
Fillon rikonstruksioni i ndërtesës së institucionit
Më 26 tetor 2020 AIDSSH u dorëzi kantierin e punimeve kompanive fituese (joint-venture e OB CONSTRUKSION shpk dhe ED KONSTRUKSION SHPK) të cilat, sipas afatit të parashikuar të punimeve do të rikonstruktojnë ndërtesën e institucionit. Proceset e punës do të ndiqen në vijim, për të mundësuar kushte të përshtatshme për arkivin, stafin, individët dhe studiuesit e interesuar. Punimet mundësohen nga granti i përfituar nga Qeveria Suedeze, për krijimin e kushteve dhe standardeve bashkëkohore të punës, përfshirë shërbimet e integruara TIK.



125