
1 minute read
AIDSSH, takim në Institutin e Mjekësisë Ligjore për të zhdukurit në diktaturë
AIDSSH, takim në Institutin e Mjekësisë Ligjore për të zhdukurit në diktaturë
Më 7 tetor 2020, në Institutin e Mjekësisë Ligjore u diskutua me drejtorin, z. Bledar Xhemali, mbi hapat e ardhshëm dhe protokollet përkatëse për kërkimin, identifikimin, gërmimin dhe zhvarrimin e të zhdukurve në diktaturë, me asistencën e ekspertëve të fushës dhe përdorimin e pajisjeve të duhura, nga identifikimi deri në verifikimin e viktimës përmes mostrës së ADN-së. Autoriteti per Informimin mbi Dokumentet e ishSigurimit të Shtetit vijoi takimet koordinuese në zbatim në ligjit 45/2015 i ndryshuar, neni 22/1, “Bashkëpunimi për identifikimin dhe rikuperimin e trupave të të zhdukurve dhe të të ekzekutuarve, si dhe masat për ruajtjen e vendvarrimeve” dhe urdhrit nr. 150, datë 11.11.2019 të Kryeministrit, “Për ngritjen e Grupit ndërinstitucional të punës për hartimin dhe zbatimin e masave për kërkimin, identifikimin dhe kthimin në atdhe të eshtrave të shtetasit Italian Giuseppe Terrusi”.
Advertisement
119

