4 minute read
Z. Brian J. Williams Koordinator i Përhershëm i OKB-së
20
Z. Brian J. Williams
Advertisement
Koordinator i Përhershëm i OKB-së
Nëse do të kisha një mesazh të vetëm për të përcjellë sot, ai është se Kombet e Bashkuara besojnë plotësisht se eksplorimi i vërtetë i së kaluarës ka rëndësi të drejtpërdrejtë për përpjekjet e sotme për ndërtimin e demokracisë.
Kombet e Bashkuara janë një organizatë e paqes që u ndërtua mbi tmerret e luftës dhe konfliktit të armatosur. Pas luftërave, OKB-ja filloi menjëherë diskutimin e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, duke njohur lidhjen e pandashme midis respektimit të të drejtave të njeriut dhe paqes së qëndrueshme.
Në të njëjtën kohë me miratimin e Deklaratës, OKB-ja gjithashtu filloi të diskutojë një traktat detyrues për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Ndërtimi i institucioneve që mbrojnë të drejtat e njeriut dhe kufizojnë fuqitë e qeverive nuk ishte një punë e lehtë.
Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut u nënshkrua në vitin 1948 dhe u desh deri në 1954 që të formulohej drafti i parë i Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike (ICCPR) që iu paraqit Asamblesë së Përgjithshme dhe akoma 12 vite të tjera (1966) që të bihej dakord për tekstin e më tej 10 vite të tjera para se të hynte në fuqi ky traktat ndërkombëtar.
ICCPR është me rëndësi për konferencën tuaj sot. Ajo përfshin të drejtën e lëvizjes së lirë, të largimit dhe kthimit nga një
shtet. Po ashtu përfshin lirinë e besimit politik, të drejtën për një gjykim të drejtë, parandalimin e torturave. Këto janë të gjitha të drejtat që u mohuan në mënyrë të papranueshme nën regjimin e Hoxhës.
Dhe Shqipëria u bë pjesë e ICCPR-së vetëm në vitin 1991.
Kuadri global i sotëm për zhvillim, Agjenda 2030, apo Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ) gjithashtu njohin këtë lidhje midis paqes, demokracisë dhe të drejtave të njeriut.
OZHQ 16 ka të bëjë me paqen, institucionet e përgjegjshme dhe drejtësinë.
Çfarë duhet të bëjë Shqipëria për të arritur OZHQ 16?
Duhet të ndërtojë një sistem gjyqësor efikas dhe të pavarur, diçka që tashmë është duke u kryer në një shkallë të jashtëzakonshme.
Por për të arritur OZHQ 16 institucionet e Shqipërisë gjithashtu duhet të jenë të përgjegjshme, dhe kjo përfshin të përgjigjen për krimet e kryera nën regjimin e Hoxhës.
Në vitin 2016, grupi i pavarur i punës nën Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut dhe Zhdukjet me Forcë vizitoi Shqipërinë. Sinqerisht ata u befasuan kur zbuluan se nuk po bëhej më shumë për të gjetur dhe për të dhënë një përgjigje për 6.000 persona të zhdukur. Ata vunë në dukje se nuk është ndërmarrë asnjë ndjekje penale e vetme për këto raste të zhdukjeve. Dhe ata bënë thirrje për një proces të gjerë, gjithëpërfshirës të kërkimit të së vërtetës në Shqipëri (dhe këtu dua të nënvizoj dhe të aprovoj gjithçka që kolegu im nga OSBE tha për rëndësinë e trajtimit të së kaluarës dhe drejtësisë së tranzicionit).
22
Citoj nga raporti: “Në përgjithësi, Grupi i Punës vuri në dukje një ngurrim të vazhdueshëm të Shqipërisë për të adresuar të kaluarën e saj të shkeljeve serioze të të drejtave të njeriut dhe mungesën e një debati kombëtar gjatë periudhës së diktaturës.” Historia e Shqipërisë është me rëndësi absolute për situatën e sotme. Si mund t’u kërkohet qytetarëve të kenë besim tek institucionet qeveritare nëse ato institucione nuk mund as të ndriçojnë dhe të pranojnë gabimet e tyre të së kaluarës? Të pranosh nuk është një shenjë gabimi, nuk është një veprim dobësie, është një veprim kurajoz. Të qenët i përgjegjshëm për drejtësinë tranzicionale është një kusht i domosdoshëm për të krijuar institucione të përgjegjshme dhe demokratike në Shqipëri. Kombet e Bashkuara në shumë forma e kanë inkurajuar këtë ide që eksplorimi i së kaluarës dhe e vërteta është e nevojshme për të arritur pajtim. Në vitin 2005, Këshilli i të Drejtave të Njeriut në përpjekje për të luftuar pandëshkueshmërinë krijoi një parim të quajtur:
E DREJTA E PATJETËRSUESHME E MËSIMIT TË SË VËRTETËS.
Unë dua të uroj këtu Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit dhe Qeverinë për themelimin e tij. Autoriteti po bën pikërisht atë që këto parime thërrasin, që të orientojnë shoqërinë drejt një debati për të ndriçuar historisë e Shqipërisë. OKB-ja ka qenë një përkrahëse
krenare e Autoritetit që nga themelimi i tij. UNDP-ja ka mbështetur Autoritetin për të dokumentuar krimet e komunizmit, për kryerjen e hulumtimeve mbi konceptin e punës së detyruar në kampe internimi gjatë regjimit komunist, mbledhjen e dëshmive verbale midis të mbijetuarve dhe organizimit të eventeve publike.
Si OKB në të gjithë Ballkanin Perëndimor jemi duke u përpjekur të sigurojmë më shumë mbështetje financiare nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Ndërtimin e Paqes për të punuar në pajtimin në të gjithë rajonin dhe shpresojmë të punojmë më shumë me Autoritetin këtu.
Kështu që konferenca juaj ka shumë rëndësi jo vetëm për interesin historik, por edhe për të sotmen, dhe uroj një debat të thellë dhe të plotë.