20
Z. Brian J. Williams Koordinator i Përhershëm i OKB-së
Nëse do të kisha një mesazh të vetëm për të përcjellë sot, ai është se Kombet e Bashkuara besojnë plotësisht se eksplorimi i vërtetë i së kaluarës ka rëndësi të drejtpërdrejtë për përpjekjet e sotme për ndërtimin e demokracisë. Kombet e Bashkuara janë një organizatë e paqes që u ndërtua mbi tmerret e luftës dhe konfliktit të armatosur. Pas luftërave, OKB-ja filloi menjëherë diskutimin e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, duke njohur lidhjen e pandashme midis respektimit të të drejtave të njeriut dhe paqes së qëndrueshme. Në të njëjtën kohë me miratimin e Deklaratës, OKB-ja gjithashtu filloi të diskutojë një traktat detyrues për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Ndërtimi i institucioneve që mbrojnë të drejtat e njeriut dhe kufizojnë fuqitë e qeverive nuk ishte një punë e lehtë. Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut u nënshkrua në vitin 1948 dhe u desh deri në 1954 që të formulohej drafti i parë i Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike (ICCPR) që iu paraqit Asamblesë së Përgjithshme dhe akoma 12 vite të tjera (1966) që të bihej dakord për tekstin e më tej 10 vite të tjera para se të hynte në fuqi ky traktat ndërkombëtar. ICCPR është me rëndësi për konferencën tuaj sot. Ajo përfshin të drejtën e lëvizjes së lirë, të largimit dhe kthimit nga një