5 minute read
Prof. asoc. dr. Pranvera Teli (Dibra
82
Prof. asoc. dr. Pranvera Teli (Dibra)
Advertisement
Pranvera Teli (Dibra), ka lindur në qytetin e Shkodrës në vitin 1972. Arsimin fillor e të mesëm e ka kryer në qytetin e lindjes. Studimet Universitare në Degën e Historisë i ka ndjekur në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji, 1990-1994. Më pas ka vazhduar studimet pasuniversitare 1-vjeçare në programin Master në Histori pranë Central European University, Kolegji i Budapestit. Në shtator të vitit 1995 ka filluar punën si pedagoge e lëndës së “Historisë Bashkëkohore të Evropës dhe SHBA”, pranë Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Fakulteti i Shkencave Shoqërore, Departamenti i Historisë. Në shkurt të vitit 2001 fitoi gradën shkencore “Doktor i Shkencave” në Histori, në UT, Fakulteti Histori-Filologji, Departamenti i Historisë. Në vitin 2007 mori titullin shkencor “Profesor i Asociuar” po në Histori. Nga maji i viti 2001 e në vazhdim drejton Drejtorinë e Arkivit Historik pranë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Megjithatë nuk i ka ndërprerë asnjëherë angazhimet e saj në mësimdhënien si lektore e jashtme pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti HistoriFilologji, dhe në kërkimin shkencor. Ajo është pjesëmarrëse në disa konferenca shkencore dhe botuese e disa punimeve shkencore, monografi, artikuj e kumtesa në fushën e historisë së politikës së jashtme shqiptare gjatë shekullit XX.
EPILOGU I NJË DIKTATURE. NGA “TERRORIST” NË “TË PADËNUESHËM” I NDANTE VETËM NJË DET. RRËMBIMI I PESHKAREXHËS “DUKATI” PËR ARRATISJE NË ITALI, 6 JANAR 1989
Radhët e emigracionit shqiptar jashtë vendit, kategorisë që kishin lënë Shqipërinë pas vendosjes së regjimit komunist në vend, shtoheshin vazhdimisht nga njerëz të guximshëm që nuk pranuan më, as zinxhirët politikë në Shqipëri dhe as jetesën e rënduar ekonomike për ta dhe familjet e tyre. Pavarësisht nga arsyet që i detyruan të linin vendin e tyre të lindjes dhe familjet, ata etiketoheshin nga regjimi si “reaksionarë”, “tradhtarë”, e në gjysmën e dytë të viteve
84
’80-të edhe si “terroristë”. Çdo kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror konsiderohej vepër penale e parashikuar në nenin 13 e 127 të Kodit Penal të RPSSH.1
Ngjarja e analizuar në punim është një arratisje e ndodhur në janarin e vitit 1989, vetëm një vit e gjysmë para se shqiptarët të kapërcenin kangjellat e ambasadave të huaja në Tiranë, për të kërkuar largimin e tyre nga Shqipëria, ngjarje që simbolizoi shembjen e “Murit të Berlinit” shqiptar. Nga ana tjetër, kjo ngjarje ndodhi po ashtu pas tre vitesh diskutimi e marrëdhëniesh të tensionuara midis Tiranës e Romës zyrtare, për trajtimin e çështjes së gjashtë Popajve dhe hyrjes së tyre në ambasadën italiane në dhjetor 1985, pak muaj pas vdekjes së diktatorit. Ky incident kishte bllokuar marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve, duke frenuar në këtë mënyrë shumë procese bashkëpunimi të nisura më parë. Nga ana tjetër kjo ngjarje e kishte bërë shumë të ndjeshëm opinionin publik e mediatik italian, duke detyruar parlamentin italian të merrej me trajtimin e të drejtave të njeriut në Shqipëri dhe duke i kërkuar qeverisë italiane të qëndronte fort në respektimin e të drejtave të Popajve, që kishin kërkuar azil politik në territorin e ambasadës italiane. Media italiane transmetonte të plota zhvillimet politike në Itali rreth kësaj çështjeje. Kanalet televizive italiane ndiqeshin fshehurazi nga shqiptarët, dhe shpesh shërbyen si burim informacioni e nxitjeje për të kërkuar një jetë më të mirë për familjet e tyre.
Ndërkohë kushtet e vetë izolimit ekstrem në Shqipëri kishin sjellë si pasojë direkte një krizë të rëndë ekonomike në vend dhe pa stabilitet e pakënaqësi për situatën politike në vend. Në këto kushte udhëheqja politike shqiptare e
1 Arkivi i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme (më tej AMEPJ), fondi i MPJ, viti 1989, d. 494, fl. 93, Korrespondencë midis Hetuesisë së Përgjithshme dhe MPJ, 13 janar 1989.
detyruar filloi një lloj hapjeje të kontrolluar drejt Perëndimit, por pa prekur parimet e saj “ ideologjike. Në kuadër të Italia duke qenë vendi këtyre përpjekjeve u vendosën më i afërt dhe me lidhje marrëdhëniet diplomatike historike me Shqipërinë me Gjermaninë në vitin 1987, dhe shqiptarët, do të Shqipëria mori pjesë për herë ishte edhe dëshmitare të parë në takimin e ministrave e braktisjeve të para të të jashtëm të Ballkanit, shkurt vendit dhe kërkesave për 1988. Njëkohësisht Tirana strehim politik në Itali, zyrtare filloi të interesohet nga shumë shqiptarë për rregullat e pranimit në që guxuan të bënin një Tregun e Përbashkët Evropian, meqenëse ishin kufizuar shumë importet e eksportet me vendet anëtare të këtij blloku, për sa hap të tillë. Kjo dukuri jo vetëm do të tensiononte marrëdhëniet ndërmjet kohë Shqipëria nuk e njihte dy vendeve me regjime këtë organizatë. Por, rruga drejt krejt të ndryshme politike, Tregut të Përbashkët Evropian por edhe do të trajtohej ishte e vështirë. Aq më e vështirë në dy këndvështrime të bëhej kur tek qeveria shqiptare ndryshme nga të dyja nuk kishte vullnet politik për palët. të bërë ndryshimet e duhura politike, rrugë të cilën po ndiqte e gjithë Evropa Lindore. ”
Italia duke qenë vendi më i afërt dhe me lidhje historike me Shqipërinë dhe shqiptarët, do të ishte edhe dëshmitare e braktisjeve të para të vendit dhe kërkesave për strehim politik në Itali, nga shumë shqiptarë që guxuan të bënin një hap të tillë. Kjo dukuri jo vetëm do të tensiononte marrëdhëniet ndërmjet dy
86
vendeve me regjime krejt të ndryshme politike, por edhe do të trajtohej në dy këndvështrime të ndryshme nga të dyja palët. Mjaft domethënës është edhe qëndrimi ndaj një ngjarjeje, që nga njëra anë tronditi jo pak marrëdhëniet shqiptaro-italiane, dhe nga ana tjetër do të rriste presionin e Italisë për respektimin e të drejtave të njeriut në Shqipëri. Më 6 janar 1989, rreth orës 22:00, anija e peshkimit “Dukati”, pronë e Ndërmarrjes së Peshkimit të qytetit të Durrësit, gjatë kohës së peshkimit në detin Adriatik, devijoi kursin e saj dhe mbërriti në afërsi të portit të Brindisit në Itali.
Kjo ishte vepër e kapitenit të saj Enver Meta, 30 vjeç i martuar me një fëmijë, dhe e marinarit Bardhyl Vogli 22 vjeç. Të dy kishin izoluar dhe vënë nën presion 7 anëtarë të tjerë të ekuipazhit, ndërkohë që në anije ata kishin strehuar edhe 7 persona të tjerë, shokë e familjarë që donin të largoheshin nga Shqipëria. Në të zbardhur të datës 7 janar anija e peshkimit “Dukati” mbërriti në Brindisi.
Mete, Vogli, dhe 7 personat e tjerë të fshehur në anije kërkuan strehim politik në Itali, ndërsa pjesa tjetër e izoluar e ekuipazhit kërkoi kthim në atdhe bashkë me anijen. Veprimet e Tiranës zyrtare ishin të shpejta. Me t’u vënë në dijeni, në mëngjes herët të 7 janarit 1989, Ministria e Punëve të Jashtme urdhëroi diplomatët e ambasadës shqiptare në Romë të niseshin urgjentisht në Brindisi për të takuar autoritetet italiane. Njëkohësisht, u njoftua ministri i Jashtëm Reis Malile, që ndodhej në Paris për vizitë pune. Po atë ditë, pa bërë asnjë analizë të shkaqeve të kësaj ngjarjeje, në Ministrinë e Punëve të Jashtme u thirr ambasadori italian dhe iu dorëzua një notë verbale, ku kërkohej që nën frymën e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, të ndërhyhej pranë autoriteteve përkatëse, për kthimin në Shqipëri të anijes së peshkimit “Dukati”, së bashku me 7 anëtarët e ekuipazhin e