Emigracioni politik shqiptar në vitet 1944-1990

Page 82

82

Prof. asoc. dr. Pranvera Teli (Dibra) Pranvera Teli (Dibra), ka lindur në qytetin e Shkodrës në vitin 1972. Arsimin fillor e të mesëm e ka kryer në qytetin e lindjes. Studimet Universitare në Degën e Historisë i ka ndjekur në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji, 1990-1994. Më pas ka vazhduar studimet pasuniversitare 1-vjeçare në programin Master në Histori pranë Central European University, Kolegji i Budapestit. Në shtator të vitit 1995 ka filluar punën si pedagoge e lëndës së “Historisë Bashkëkohore të Evropës dhe SHBA”, pranë Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Fakulteti i Shkencave Shoqërore, Departamenti i Historisë. Në shkurt të vitit 2001 fitoi gradën shkencore “Doktor i Shkencave” në Histori, në UT, Fakulteti Histori-Filologji, Departamenti i Historisë. Në vitin 2007 mori titullin shkencor “Profesor i Asociuar” po në Histori. Nga maji i viti 2001 e në vazhdim drejton Drejtorinë e Arkivit Historik pranë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Megjithatë nuk i ka ndërprerë asnjëherë angazhimet e saj në mësimdhënien si lektore e jashtme pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti HistoriFilologji, dhe në kërkimin shkencor. Ajo është pjesëmarrëse në disa konferenca shkencore dhe botuese e disa punimeve shkencore, monografi, artikuj e kumtesa në fushën e historisë së politikës së jashtme shqiptare gjatë shekullit XX.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.