Albanian

Page 1

Në emër të Zotit, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit Përshëndetje të përzemërta për ju besimtarë të nderuar që iu përgjigjët thirrjes kur’anore dhe nxituat të merrni pjesë në gostinë e Shtëpisë së Zotit. Së pari, duhet ta vlerësoni këtë mirësi të madhe dhe duke u përshtatur me aspektet personale, sociale, shpirtërore dhe ndërkombëtare të kësaj ceremonie të pashoqe, të përpiqeni për afrimin me qëllimet e saj dhe në këtë rrugë kërkoni ndihmën e Mikpritësit të Mëshirshëm e të Fuqishëm. Unë si një besimtar i thjeshtë dhe si vëllai juaj, i lutem Zotit Bujar i cili ju dha mirësinë e madhe të udhëtimit në Haxh, t’ju japë mirësinë e plotësimit të riteve të Haxhit dhe inshallah të ktheheni duarplot dhe me shëndet në shtëpitë tuaja. Në një rast të tillë të çmuar dhe shumë të rëndësishëm siç është ceremonia madhështore dhe plot kuptim e Haxhit, përveç pasurimit të vlerave fetare dhe shpirtërore që janë arritjet më të mëdha të ceremonisë së Haxhit, haxhinjtë kanë si detyrë të rëndësishme edhe përkushtimin ndaj çështjeve më të rëndësishme të Botës islame dhe të krijojnë një vizion të qartë dhe gjithëpërfshirës mbi çështjet prioritare që kanë të bëjnë më Ummetin islam. Sot, një nga çështjet më primare dhe më të rëndësishme është çështja e unitetit mes muslimanëve dhe zgjidhja e çështjeve që krijojnë distanca mes pjesëve të Ummetit islam. Haxhi është manifestim i unitetit dhe bashkimit, qendër e vëllazërimit dhe solidaritetit. Në Haxh të gjithë duhet të përqendrohen tek gjërat e përbashkëta dhe të eliminojnë mosmarrëveshjet. Duart e pista të politikave kolonialiste, që prej kohëve të vjetra kanë shfrytëzuar përcarjen si një mjet për zbatimin e planeve të tyre të errëta e grabitqare, por sot kur në sajë të zgjimit islamik, popujt muslimanë e kanë njohur saktë dhe drejtë armiqësinë e frontit të arrogancës dhe sionizmit, janë intensifikuar politikat për përçarjen e muslimanëve. Armiku mizor synon që duke ndezur zjarrin e luftërave mes muslimanëve, të devijojë motivacionet e rezistencës dhe qëndresës së popujve muslimanë dhe të lihen në harresë regjimi sionist dhe fuqitë arrogante që janë armiqtë e vërtetë të Islamit dhe muslimanëve. Krijimi i grupeve terroriste takfiriste në vendet e rajonit të Azisë perëndimore është pasojë e kësaj politike djallëzore. Ky është një paralajmërim dhe këmbanë alarmi për të gjithë ne, prandaj duhet që çështjen e unitetit mes muslimanëve t’a konsiderojmë si prioritet të obligimeve tona kombëtare dhe ndërkombëtare. Një tjetër çështje e rëndësishme është çështja e Palestinës. Me kalimin e 65 viteve nga krijimi i regjimit okupator dhe të paligjshëm sionist dhe me ngjarjet e ndryshme e të dhimbshme të këtyre viteve të gjata të pushtimit e sidomos më zhvillimet e përgjakshme të viteve të fundit, dy të vërteta u bënë të qarta për të gjithë: Së pari, regjimi sionist dhe përkrahësit e tij kriminelë nuk njohin asnjë masë dhe kufi në shkeljen e të gjitha normave morale dhe njerëzore. Krimet, masakrat, gjenocidi, shkatërrimi, vrasja e burrave, grave dhe fëmijëve të pafajshëm dhe çdo krim tjetër monstruoz, konsiderohen të lejueshme për ata dhe ata krenohen me këto vepra të ulëta. Pamjet e trishtueshme të luftës 50 ditore që u zhvillua kohët e fundit në Gaza, janë shembulli i fundit i këtyre veprimeve makabre dhe çnjerëzore, të cilat janë përsëritur vazhdimit gjatë 50 viteve të fundit. E vërteta e dytë është se këto krime dhe masakra të tmerrshme nuk kanë mundur të realizojnë objektivat e sionistëve dhe përkrahësve të regjimit të paligjshëm sionist. Ndryshe nga dëshirat idiote të politikanëve bastardë të regjimit sionist të cilët ëndërrojnë për fuqi, dominim dhe ekspansionizëm, regjimi sionist çdo ditë e më shumë po i afrohet shpërbërjes dhe zhdukjes. Qëndresa 50 ditore e Gazës së rrethuar e të pambrojtur përballë të gjithë potencialit ushtarak të regjimit sionist dhe më në fund disfata dhe tërheqja e këtij regjimi dhe dorëzimi i tij përball kushteve të rezistencës, ishte demonstrim i qartë i dobësisë dhe pafuqishmërisë së regjimit sionist. Kjo do të thotë se populli palestinez duhet të jetë më optimist se kurrë, luftëtarët e Xhihadit dhe Hamasit duhet të shtojnë përpjekjet, vendosmërinë dhe vullnetin e tyre, Bregu perëndimor të ndjekë me krenari dhe forcë rrugën e rezistencës, popujt myslimanë të kërkojnë nga qeveritë e tyre përkrahje serioze e të vërtetë për Palestinën dhe qeveritë myslimane të hedhin hapa të sinqerta në këtë rrugë. Çështja e tretë më e rëndësishme dhe primare është vështrimi inteligjentë dhe i mprehtë që duhet të kenë aktivistët e angazhuar të botës islame mbi ndryshimet mes Islamit origjinal muhamedian dhe Islamit amerikan dhe ata duhet të mbrojnë veten e tyre dhe të tjerët nga gabimet mes këtyre dy modeleve të Islamit. Për herë të parë Imam Khomeini (ra) nxori në pah ndryshimet mes këtyre dy teorive, duke i trajtuar ato në fushën e politikës së botës islame. Islami origjinal, Islami i besimit dhe spiritualitetit, Islami i vetëpërmbajtjes dhe i demokracisë, është Islami që thotë “Të jeni ashpër ndaj jobesimtarëve dhe të butë me njëri-tjetrin”. Islami amerikan është veshja e rrobës së Islamit mbi nënshtrimin dhe poshtërimin dhe armiqësia ndaj ummetit islam. Islami që ndez zjarrin përçarës mes myslimanëve, në


vend të besimit tek premtimet hyjnore, u shërben armiqve të Zotit, në vend të luftës kundër sionizmit dhe arrogancës, lufton kundër vëllezërve myslimanë, bashkohet me Amerikën imperialiste kundër popullit të tij dhe popujve të tjerë, nuk është Islam, por një armik i rrezikshëm dhe desktruktiv, ndaj të cilit duhet të luftojnë myslimanët e sinqertë. Një vështrim inteligjent dhe largpamës sqaron këto fakte dhe çështje të rëndësishme të realitetit të botës islame për çdo kërkues të së vërtetës dhe përcakton qartë dhe pa asnjë dyshim detyrat dhe obligimet. Haxhi dhe ritualet domethënëse të tij janë një rast i volitshëm për arritjen e kësaj largpamësie dhe shpresohet se ju haxhinj të nderuar do të përfitoni plotësisht nga kjo mirësi dhe dhuratë hyjnore. Zoti ju mbroftë dhe pranoftë përpjekjet tuaja. weselamu alejkum we rahmetullah Sejed Ali Khamenei 5 Dhilhaxhe, 1435 h.k. / 8 Mehr 1393 h.sh.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.