
Share Public Profile
Albert Spahiu
I lindun në mesin e vjeshtës së dytë të motit 1985. Qysh si i vogël, jo që unë e mbaj mend, por m’kan tregu që si carrok jam kon shumë i urt, sa që edhe me m’pas rreh dikush s’kam guxu me iu kthy. Kur jam hy n’klasë të parë, e kam pas ni qant vija-vija, u pata g’zu shumë sa që prej g’zimit se kam dijt çfarë fletore me marr, a asi me vija t’gjona a asi me vija t’ngushta. Nëjse. Fillova me u rrit, vitet shkojshin, herë n’shkollë e herë n’sokak tu lujt me shok, ma shumë lujshim hujdi dhe kajnaka. Fantazia ma e mirë e jona u kon me lujt pushkas dhe me e lujt rrolin e Power Rangers (seria ma e mirë, n’qat kohën tonë). Erdh lufta, u nisem për Shqipni, n’fillim se dijsha se qysh doket Shqipnia, por si hyjm n’kufi, gji me pa m’erdh vetja që jam tu e lujt naj rrol në filmin e Harry Poter, qat’herë s’ka lujt qeky film ama qetash kur e kom pa, e kam kuptu se qysh u dok. U knaqa, si për pushime verore. Se kam dijt se gji do me thon me pas gajle, se jam