Ky publikim përmban fotografi dhe histori të shkurtra të djemve dhe vajzave të talentuar, pjesëmarrës në konkurset kombëtare të fotografisë dhe të historive të shkurtra me temë nga trafikimi i qenieve njerëzore të titulluara "Histori të Pathëna", në kuadër të programit "Transformimi i Përgjigjes Kombëtare ndaj Trafikimit të Qenieve Njerëzore në dhe nga Shqipëria", udhëhequr nga UNICEF Shqipëri dhe mbështetur nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.