libertals

Page 1

LIBERTALS 2012

MARS

Anila Kati

Interviste Ekslusive “Pata rastin te takohem me shume te persekutuar qe vizituan Ekspoziten ne Muzeun Kombetar .. fytyrat e tyre ishin te lodhura .. ne sy kishin nje lutje kerkonin nje shprese te re .. ndjehej nje shqetesim dhe konfuzitet .. persekutoret e mi ishin me te lumtur se kurre .. "

LIBERTALS

PUSHKATIMI I FUNDIT

TRIFON XHAGJIKA

Libertals, fillon nga sot si nje gazete-reviste javore ne on line. Libertals do te jete e hapur per cdo opinionanalize, per debate te hapura mo moton “We agree to disagree”

Atyy në sallën mjerane të Kandit të Kuq para bashkëfshatarëve të tij, Ai, i thjeshti Dom Mikel Beltoja, u ngrit me tanë madhështinë e tij dhe tha: “Këtu, në bankën e të akuzuemëve duhej të ishte Enver Hoxha, jo unë!”

Driten ta shuajne ne terr e diten ta ndezin; buken ta shtrojne ne sofer e duart tíi presin; ne burim te cojne e gojen ta mbyllin.

[1]


‘ LIBERTALS MARS 2012

Lista e Artikujve

interviste Eksluzive me Anila Katin

Numri i pare Publisher: Libertals Editor. Ilir Demalia Drejtor Ardian Preci

3

5

flet per here te pare per krimet e kumunizmit mbi te dhe familjen e saj

Pushkatimi i Fundit - Dom Mikel Beltoja

Pa varr, si sa e sa Martirë të tjerë. Vetëm pse kishte thanë “Këtu, në bankën e të akuzuemëve duhej të ishte Enver Hoxha, jo unë!” Nga Daniel Gazulli

8

LIbertals Gazeta Javore ne Online Editorial nga Ilir Demalia

A ka pasur ndonjehere diktature tek ne

Nga Pellumb Kulla

Presidenti qe na duhet dhe Presidenti i politikes

9 13

Nga Fatos Lubonja

Imzot Nikolle Kacorri strategu i harruem i pamvarsise Nga Ardian Preci

Poeti i Pushkatuar Trifon Xhagjika

14

Profil nga Ilir Demalia

15

Turizem apo Sharlatanizem?

16

Nga Ardian Preci

[2]


ANILA KATI- INTERVISTE EKSLUZIVE PER LIBERTALS. INTERVISTOI ILIR DEMALIA I.D.

Anila Kati, a mund te na tregoni dicka per jeten tuaj dhe familjen tuaj, ne vitin 75′ xhaxhai juaj Vasil Kati ish minister i tregetise, u arrestua… cʼndodhi me pas me ju dhe familjen tuaj ? A.K. Sʼeshte kollaj te flasesh shkurt per histori te gjata .. aq me teper kur permblidhen aty dhe histori te familjes dhe te ngjarjeve te atyre viteve si viti 75 ..nje dare e hekurt kish filluar me pare qe pas Festivalit te Kenges ne Tv. Arti dhe Kultura .. jo rastesisht ish ajo qe u godit fillimisht , sepse perfaqesonte mendimin e hapur e te lire .. me nje shikim drejt Kultures Europiane .. Viti 1975 ish nje vit qe i takoi familjes time dhe mua personalisht .. Ate vit isha dipllomuar per Pikture ne Liceun Artistik ʻJ.Misja” e dhashe konkurs per te hyre ne Akademine e Artit .. Kisha studiuar e punuar me pasion ne Lice .. per te patur resultat isha e sigurte ne pasionin tim.. megjithese si kisha mbushur 18 vjec .. Arrestimi i xhaxhait V. Kati i dha fund endrres time dhe jo vetem kaq .. pasuan ndarje ..internime .. arrestime .. vdekje .. nga 76 – 83 ..me radhe humba pjesetaret me te dashur te familjes time .. do ish teper e gjate te tregoj tmerrin e atyre viteve deri ne 1990 .. I.D. Mbas vitit 90′ ju u larguat nga Shqiperia , ku dhe si rrodhi jeta juaj ne emigrim ? A.K. Kisha humbur shume .. Vellai i vetem dy here i denuar .. nuk mendon dy here dhe futet ne Ambasaden italjane .. une mbrita ne itali ne gusht te 91 e vendosur per te realizuar endrren time me te dashur ..Artin .. Pa liri mendimi e veprimi ..sʼmund te kete Art te mirefillte .. nuk e pata te lehte .. por duhej ti provoja vetes aftesine e pasionin tim .. ndoqa disa kurse per Restauro ne Firenze ku vendosa te jetoj e punoj.. ne vitin 96, marr pjese ne konkursin Internacional per te hyre ne Akademine e Arteve te Bukura e fitova . 96 – 02 kane qene vite pune e studimi derisa u dipllomova me maksimumin e votave .. mora pjese aktive ne Ekspozita Personale e Kolektive .. fola ne Tv e ne gazeta Italjane .. kisha rifituar besimin tek vetja .. I.D. Si e shihni Shqiperine sot, si njeri i artit, si piktore dhe poete ? A.K. Megjithe sukseset e mija ne Art ..kam qene e vemendeshme me cfare po ndodhte ne vendin tim .. mbas nje shkeputje te gjate qe prej vitit te dipllomimit ..02 kam qene e tentuar te kthehem per gati cdo vit ne Tirane .. Ne 2005 solla nje pjese te mire te pikturave te mija .. ekspozova ne Muzeun Kombetar me artiste te tjere te persekutuar .. si Ali Oseku., Arben Theodhosi etj .. Ne kontaktet e mija me ambientin mbeta e deluduar ..pata pershtypjen qe asgje sʼkish ndryshuar ne mentalitetin shqiptar .. Ajo qe kish ndryshuar isha une .. pra vendosa te ndjek rrugen time te artit , kesaj radhe drejt Anglise ..ku zbulova dimensione te reja mendimi .. te gjuhes dhe kultures anglo- saksone.

[3]


I.D. Kane kaluar 21 vjet dhe kurre nuk e keni vene si pasaporte persekutimin tuaj . nuk keni folur per kete , i dini persekutoret tuaj cʼmendoni per ata sot dhe te persekutuarit ne pergjithesi . A.K. Po eshte e vertete kjo ..pervecse shkarazi eshte permendur ne disa gazeta shqiptare .. Sic thashe me lart .. pata rastin te takohem me shume te persekutuar qe vizituan Ekspoziten ne Muzeun Kombetar .. fytyrat e tyre ishin te lodhura .. ne sy kishin nje lutje kerkonin nje shprese te re .. ndjehej nje shqetesim dhe konfuzitet .. persekutoret e mi ishin me te lumtur se kurre ..

fatkeqesisht nuk ekziston sot per sot .. pra do te thoja qe ne Shqiperi nuk ka as te majte e as te djathte por vetem nje lloj tifozerie partiake .. sipas interesave vetjake . I.D. A mund te na thoni dicka per pikturen dhe poezine tuaj? E dime qe para 75 keni qene ne Lice per pikture, por shume nuk e dine qe jeni dhe poete … ju dha piktura poezine, shpirti juaj poetik shprehet ne pikture nepermjet poezise ?

ARTI I SAJ

A.K. piktura dhe poezia jane pjese perberese tek une ..ushqejne njera tjetren .. krijojne vizionin tim mbi jeten .. bashkejetojne ..

I.D. Kur flitni per te kaluaren komuniste, nuk e I.D. Perse te persekutuarit nuk arriten te behen trajtoni nga pozitat e asaj se cju ka ndodhur por faktor ne politiken dhe jeten shqiptare, por ne te e merrni si analize, nuk keni mllefe, kundert shume prej tyre bashkepunojne me ish mbaruat Akademine e Arteve ne Firenze, merreni me pikture dhe poezi, ku qendron forca persekutoret e djeshem, paaftesi, mungese juaj kur keni kaluar aq jete te rende ne kurajo, te lodhur ? Po femijte e tyre, kane kaluar 21 vjet perse akoma nuk jane ne gjendje Shqiperine e para 90′ per te pasur nje qetesi dhe krijimtari te tille ? te ngrihen te denoncojne persekutoret e tyre , A.K. Do shprehem shume thjesht .. Forca ime te kerkojne me vendosmeri krimet e qendron tek Dashuria per jeten dhe artin .. une komunismit, por jane bere shume pjese e lojes kam vuajtur atehere kur nuk munda ti jepja politike te Partise Demokratike ? A perfaqeson vlerat e dashurise vendit tim ..me ndaluan ..deri kjo Parti me te vertete te djathten e shtresat e ne gati azgjesim fizik ..por perseri une e dua te persekutuarve ? vendin e popullin tim .. gjuhen time ..origjinen A.K. Per te pastruar vetedijen shqiptare nga nje time .. e kaluar diktatoriale nuk eshte e lehte per shume arsye .. thashe qe mbizoteron akoma nje lloj konfuziteti ..ku ish te persekutuar e persekutore jane perzier .. kjo vjen edhe nga nevoja e bukes se perditeshme me formulen ” une po te fal ..ti me ler te jetoj ” dhe kjo ka krijuar amoralitet dhe korrupsion ne te gjitha fushat .. lufta per ekzistence .. Per te denoncuar krimet e te kaluares ..me pare duhet vetedije dhe distancim moral .. gje qe

Anila Kati ka studiuar ne Itali per pikture dhe arte. Ka hapur disa ekspozita ne Itali ne Shqiperi dhe se fundmi ne Angli ku dhe jeton ne MAnchester.

[4]


PUSHKATIMI I FUNDIT Dom Mikel Beltoja Martir i Atdheut dhe i Fesë (17 Prill 1935 – 10 Shkurt 1974) Viti 1966, Kongresi V famëkeq i PPSH, do të shënonte një ndër periudhat ma të zeza të jetës politike e shoqnore të Shqipnisë, thuejse si në vitet e përgjakëshme 1944-1949. Mbas tij erdhën si fortunë shkatrrimtare lufta kundër fesë, shkatrrimi barbar i Kishave e i Xhamive dhe kthimi i tyne në depo armatimesh apo prodhimesh bujqësore; kundër kulturës e artit ma të mirë kombtar e ndërkombtar; denigrimi i çdo tradite të shëndoshë shqiptare; militarizimi politik i shkollës; kthimi i grues në një robot sfilitës nëpër aksione (punë pa pagesë), stërvitje ushtarake e shpërfytyrime të tjera në emën të të ashtuquejtunit emancipim; tjetërsimi i rinisë; kallja e frikës tek të gjithë nëpërmjet riakutizimit të luftës së klasave, e sa e sa shëmtimeve të tjera. Nuk kanë qenë të shumtë ata që mundën t’i banin ballë një presioni të tillë politik, social, ekonomik, psikologjik, e deri thjeshtë policesk. Ata që i rrezistuen pa u lëkundë një çast në udhën e një jete kalvar, ishin thjeshtë heroj. Mjaft të kujtojmë dy prej tyne: Të madhin At Pjetër Mëshkalla dhe stoikun Dom Mikel Beltoja. Për njenin prej tyne, për të thjeshtin, por madhështorin, të paharrueshmin Dom Mikel Beltoja do të përpiqem të them dy fjalë. Me pushkatimin e legjendarit Dom Dedë Malajt e të Dom Ejëll Kovaçit, sidhe dënimin me 20 vjet burg të At Kondrad Gjolajt, si të thuesh, ishte mbyllë cikli edhe i eliminmit fizik të Klerit Katolik Shqiptar. Tashma kundërshtari ma i vendosun e i nivelit ma të naltë të komunizmit ishte eliminue thuejse krejtësisht. Terrori psikologjik ndërkohë kishte ba punën e vet: Ata të paktë meshtarë që kishin ngelë ende gjallë, dhe ende “të lirë”, duhej të mësoheshin të heshtnin. Në këto rrethana, e mbas izolimit të plotë nga bota perëndimore, veçanarisht nga Va t i k a n i , I m z o t Ç o b a u p ë r p o q t ë zëvendësonte numurin e reduktuem të meshtarëve pothuejse në zero tue hapë pranë Arqipeshkvisë në Shkodër një kurs teologjik e filozofik të drejtuem prej atij vetë, që të mund të përgatiste edhe ndonjë meshtar të ri. Në atë kurs morën pjesë kryesisht ish studentë të Seminarit Papnor të Shkodrës, mbyllë në vitin 1946. Përjashtim bante vetëm një djalë i thjeshtë nga Beltoja, Hilë Gjergji, i njohun ma vonë me emnin Dom Mikel Beltoja. Ata që ndiqnin atë kurs ishin të vetëdijshëm çfarë mund t’i priste: si paraardhësit e tyne – burgjet, pushkatimet, persekutimi i gjithëfarëllojshëm.

Por ndërsa të tjerët, në fund të fundit, e kishin pasë me kohë vokacionin drejt meshtarisë, ishin pra të përgatitun edhe shpirtnisht e psikologjikisht me përballë çfarëdo rreziku, çfarë e kishte shty atë djaloshin fshatar nga Beltoja me marrë në sy ashtu rrezikun? Daniel Gazulli Hilë Gjergji kishte le me 17 prill 1935 në një familje të thjeshtë fshatare, por të devotëshme Krishtit e mos me lanë të krishtenët pa ndaj fesë. U rrit në një mjedis ku bari, ishte ba realitet. thjeshtësia e një jete gati biblike dhe Ata që e njohën nga afër do të atdhetarizmi kishin rrajë të lashta: në ato treva kujtojnë se Dom Mikel Beltoja nuk dallohej historia shqiptare ishte shkrue me shkronja të për ndonjë gja të veçantë: Nuk ishte erudit si arta, ashtu siedhe ruente në kujtesën e vet paraardhësit e tij; nuk shfaqte ndonjë historike tradita të shqueme të katoliçizmit. mprehtësi të jashtëzakonëshme as në Një ndikim të veçantë në edukimin e shtjellimin e predikimeve; nuk ishte ndonjë djaloshit të ri pat edhe ishseminaristi Pjeter orator i shquem si përmendeshin At Anton Gjoka, një prej studentëve të fundit të Harapi, Dom Ndre Zadeja, Dom Kolec Seminarit Papnor të Shkodrës, i cili ishte Prennushi etj.; por në vendosmëni e dënue me 10 vjet burg në gjyqin famëkeq përkushtim ai nuk i lëshonte radhë askujt. kundër At Gjon Shllakut, At Giovanni Faustit, Po në fund të fundit edhe ato vite të At Daniel Dajanit e themeluesit të së parës pakta meshtarie, pse më 1967 u mbyllen organizatë demokratike dhe antrikomuniste në Kishat, nuk asht që lanë ndonjë gjurmë të Shqipni, semianristit Mark Çuni, të katërt të veçantë ndër besimtarë gjatë shërbimit të tij në dënuem me vdekje. Dajç të Bregut të Bunës, Shllak e Barbullush. Vitet e para të jetës së Hilës së vogël Kur famëkeqi revolucion kulturor nuk kanë asgja të veçantë për t’u shënue. Ai çoi në mbylljen e Kishave, Dom Mikeli u kreu shkollen e detyrueshme, 7-vjeçaren, si i tërhoq në Beltojë pranë familjes. Kishte fillue thonin atëherë, punoi në kooperativë bujqësore arrestimi në masë i atyne pak meshtarëve që ndër punët ma të randa për moshën e tij të ishin ende në shërbim (shumica e të cilëve e njomë, kreu shërbimin e detyrueshëm kishin provue burgun të paktën edhe një herë ushtarak. ma parë). Dom Mikeli u tërhoq në Beltojë, por Asgja për t’u shënue në jetën e tij të nuk u tërhoq për anjë çast nga shërbimet fetare përvuejtë, por me një devotshmëni që ia kërkonin besimtarët. Ndërsa meshtarët shembullore ndaj fesë. tjerë, ende “të lirë”, ishin strukë të tmerruem Paraqitja e Hilë Gjergjit në në ndonjë barakë apo pranë ndonjë të afërmi, Arqipeshkvi për t’u regjistrue në kursin e ai shkonte kudo e thërriste detyra: prej meshtarisë ishte befasuese për të gjithë: për Barbullushit deri në Shllak, atje ku njerëzit bashkfshatarët, që pyesnin, “po ky, a e di se kishin nevojë ma shumë të besonin se ky nuk çfarë do ta gjejë”; për vetë Imzot Çobën, i mund të ishte fundi. Ai vinte kunora martese vetëdijshëm për nivelin e ultë arsimor të (tinëz, natyrisht), pagëzonte e krezmonte djaloshit, por i befasuem për kthjelltësinë dhe fëmijë, pa pyetë se cilat do të ishin rrjedhojat. vendosmëninë e tij për të marrë rrugën e meshtarisë. Sa fillonte pyetjen Imzot Çoba për ta paralajmrue se çka mund ta priste e nëse ai ishte i përgatitun me i përballue vështirësitë, Hila i ri i përgjigjej pa mbarue: “Po, e di. Edhe Jezusi e dinte se do të shkonte në Kryq. Çka jam unë para Tij?!” Mbas tre vjetësh përgatitje intensive, ditë e natë mbi libra të shejta, Hilë Gjergji u shugurue meshtar me datë 08/12/1961. Andërra e tij me u ba shërbëtor i fesë së

[5]


Prifti fshatar, i heshtun, por edhe i ambël, i thjeshtë deri aty, por edhe trim deri aty, nuk desht t’ia dinte si e ndiqte rrjeta e merimangës së zezë, Sigurimit të Shtetit. Kur ndokush e paralajmronte se çka po i përgatiste vetes, ai i përgjegjej buzëgaz: “Mirë, kështu thanka partia? Po ligji? A asht kund e ndalueme me ligj me pagëzue fëmijtë?” Prangat e zeza, të trashëgueme pa numur qysh kur punët me Jugosllavinë ishin grunë, e “dhurue” me zemërgjansi për duer të shqipatrëve, ranë edhe mbi duert e ndershme të priftit fshatar. Ishte data 19 prill 1973. Motivi? Agjitacion e propagandë kundër partisë. Ia dëshmuen dhe ai e pranoi se kishte thanë: “Dashnia e Zotit asht e përjetëshme, drejtësia (padrejtësia) e njerëzve asht e përkohëshme... Bashkë me bukën e përditëshme duhet t’u jepni fëmijëve edhe virtytin. Atdheu forcohet nga virtyti i bijëve tuej. Dëvotshmënia ndaj Zotit asht dëvotshmëni ndaj Kombit.” Ja, pra, “agjitacioni e propaganda”, për të cilat dënohej deri në 10 vjet burg: “Atdheu forcohet nga virtyti i bijëve tuej. Dëvotshmënia ndaj Zotit asht dëvotshmëni ndaj Kombit.” Prokurori kërkoi shtatë vjet burg e poaq i dha edhe trupi gjykues. Por pikërisht atëherë, në fjalën e tij të fundit, aty në sallën mjerane të Kandit të Kuq (si quheshin atëherë disa godina gjoja për “edukim e argëtim”), para bashkëfshatarëve të tij, Ai, i thjeshti Dom Mikel Beltoja, u ngrit me tanë madhështinë e tij dhe tha: “Këtu, në bankën e të akuzuemëve duhej të ishte Enver Hoxha, jo unë!” A mund të parafytyrohet sot si iu hodhën bishat sipër, si ia shpunë trupin me biza, aty në sallë, para trupit gjykues e bashkëfshatarëve, a mund të parafytyroni se si gjaku i të pafajshmit Dom Mikel Beltoja shndriti mbi rrobat e tij e deri mbi dyshemenë e pistë të sallës, ndërsa Ai, kafshonte dhimbjet dhe lutej: “Fali o Zot, vëllaznit e mi, se nuk dinë çka bajnë!”. Kanë kalue vetëm shumë vjet nga ajo ditë. Janë ende gjallë mjaft ata që u gjenden të pranishëm para atij masakrimi. Gjykata vetë (jo Prokuroria) iu drejtue Gjykatës së Naltë të ”lejonte” zhvillimin e një gjyqi tjetër “plotësues”. Bashkë me kërkesën e saj, Aranit Çelës i arrinte edhe një relacion i Degës së Punëve të Mbrendëshme të Shkodres nga kryetari i saj Tomas Beqari dhe një shënim nga katili Feqor Shehu, ku kerkohej ndryshimi i denimit "për ta pushkatuar". Aranit Çela, që kishte firmosë pushkatimin e sa e sa klerikëve, nuk kishte si të mos e pranonte këte kërkesë.

Nuk vonoi edhe gjyqi i dytë. Me datë 04 shtator 1973 Dom Mikel Beltoja dënohet me vdekje me pushkatim. Ç’fakte të reja u sollën në gjyq, që të përligjte ndryshimin nga shtatë vjet burg në pushkatim? Asnjë. Nëse “e re” nuk do të konsiderohej fjala e tij e fundit në gjyqin e parë: “Këtu, në bankën e të akuzuemëve duhej të ishte Enver Hoxha, jo unë!” E Ai nuk pranoi as të bante ankesë, as kerkese për falje jete dhe as të shprehte pendim. Për çfarë pendim? Po, “jam i penduem se nuk kam mundë ma ba gja nga ajo qe duhej me ba po, jo se kam krye ndonjë vepër”. Në pritje të “miratimit” të pushkatimit, Dom Mikeli provoi një ndër kalvaret ma ngjethëse në burgun e Degës së Mbrendëshme në Shkodër. Ato ditë ishte arrestue edhe gjashtëmbëdhjetëvjeçarja shkodrane Laura Keçi, që do të ishte fqinje qelie me Dom Mikelin e që ka shkrue në një letër të Saj këte dëshmi . Ja disa fragmente nga kujtimet e saj: “Kur isha ende pa u arrestue, kisha ndigjue se një prift i ri predikonte pa frikë për Jezu Krishtin dhe bante shërbime fetare .................. prandej edhe e dënuan me vdekje. Populli i Shkodrës u trondit shumë nga ky vëndim kundrejt një njeriu të pafajshëm, që me qëndrimin e tij burrnor, ringjalli në opinionin publik edhë njëherë kujtimin e Martirëve të Fesë. Isha 16 vjeç kur u arrëstova dhe shprehja e parë që ndigjova porsa më futën në hetuesi, ishte: “Ç’ti bësh, po të ishte pak më e madhe në moshë, do ta pushkatoja pa mëshirë me priftin që sonte...” - dhe, më futën në një birucë aty afër tij. Dua të tregoj si e torturonin njeriun e Zotit: Komandanti Basri Temja nga Lushnja i sillte gjellën Don Mikelit, që ishte i lidhun kambësh e duersh me zingjir në birucën e tij tue pritë vëndimin e Tiranës për pushkatim. Gjella si dukët ishte shumë e ngrohët, mbasi nga djegëja e saj ndigjohej britma e Priftit, që nuk mund ta kapërdinte. Kur mbyllte gojën, dëgjohej krisma e tasit të aluminit, që rrokullisej nëpër çimento, mbasi ia hidhte fëtyrës “supën” përvluese. Kjo ishte një torturë që përsëritej gati çdo ditë, ose edhe dy herë në ditë. Një polic i birucave me emnin Shefik, vinte me çizmët e tija të randa, hapte birucën e Don Mikelit, e veç kur ndigjohej krisma e kockave të kupave të gjunjëve nga shqelmat që i binte të shkretit Prift. Goditjet ishin aq të forta, sa që, betohem, se kam ndigjue me veshët e mi kockat e Don Mikelit tue u thye... Një ditë, përsonaliteti dhe vëndosmënia e tij e friksoi antikatolikun Shyqyri Qoku, i cili shfreu dufin e tij patologjik prej sadisti tue e torturue aq shumë

[6]

fizikisht Don Mikelin, sa, kur më mori mue fillë mbas tij në zyrën e hetuesisë, u tmerova dhe gati nxora zorrë e mushkni nga goja kur pashë një bluzë të bardhë me të cilën na mbështillnin gjatë torturës, të lame me gjakun e pastër të Martirit dhe me njolla ngjyrë jeshile të bame nga vjelljet, prej shqelmave të tyne... E mbajta vedin, u kapërdiva dy-tre herë për mos me kënaqë xhelatin e përbashkët tonin dhe komandantin që ishte aty me te. Kur i pashë fëtyrat e tyne të zverdhuna, si fëtyra të vdekunish, që zbulonte ndërgjegjën e tyne të randueme me krime, që shpesh edhe i kalonte në bisha të pavetëdijshme, m’u duk sikur po analizonin pafajsinë e Don Mikelit dhe peshën e randë të “fajeve” të mija, që nuk isha aspak ma shumë se 16 vjeçare... mora zemër nga qëndrimi i mpimë i këtyne dy kafshëve të tërbueme, e u thashë: Shihni vehtën në pasqyrë!... Shihni si jeni ba!... Moralisht jeni të dy të mposhtun nga Don Mikeli ...... Ai ka fitue mbi ju, edhe pse fizikisht ndoshta Ai asht i shkatrruem, ju jeni të shpartalluem në ndërgjegjën tuej, mbasi nuk dini se për çka e torturoni. Kjo asht dishmia ma e kjartë e fitorës së Jezu Krishtit, përmes dyshepullit të tij Don Mikelit ............ Përgjigja e tyne kje vetëm kjo: “Prandej asht tue ju ndihmue...” Kur pashë gjunjëzimin e tyne, mora edhe njëherë zemër dhe u thashë: “Pse, ndihmë e vogël ju dukët ju lutja e tij, ju e torturoni dhe Ai lutët për shpirtin tuej ....... Pse, a ndihmë e vogël ju duket ju, që unë një vajzë e re nuk frigohëm aspak para jush?... Veç një virrëm qeni ndigjova: “Dil jashtë!... Jashtë!...” Aq shumë ishte torollosë, sa kishte harrue se unë nuk kisha si me lëvizë, se isha e lidhun për karrige. Kur u kujtue komandanti, më zgjidhi, urdhnoi policin që ishte mbas dere me më çue në birucë. U shtrina përtokë si zakonisht, por e kënaqun ... fjeta ... Mbas pak kohe më doli gjumi nga zani i fuqishëm i predikuesit të Ungjillit. Dom Mikeli ishte zgjue para meje dhe po bante lutjen e përditëshme për shpëtimin e shpirtit të torturuesve të tij: “Mos torturoni vëllaun tuej... Jam tue u lutë për shpëtimin tuej edhe pse ju më torturoni mue, kërkoni falje Jezusit, se, Ai asht aq i mëshirëshëm, sa ka me i falë mëkatet tueja........... Tregoni edhe Hoxhës e Shehut, se ndëshkimi i Zotit asht aq i madh për krimet që kanë ba, sa fundi i shekujve nuk ka me i shpëtue ....... Tregoni atyne që me krimet që kanë ba, kanë shkretnue familjet shqiptare dhe kanë vorfnue kombin tonë... Hiqni dorë nga vrasjet e djelmëve, vëllazënve tuej, mos vishni në zi nanat, motrat e gratë shqiptare, që tash sa vjet nuk i kanë hjekë rrobat e zisë.............


AT ANTON HARAPI Piktori Pjerin Sheldija

Pa varr, si sa e sa Martirë të tjerë. Vetëm pse kishte thanë “Këtu, në bankën e të akuzuemëve duhej të ishte Enver Hoxha, jo unë!” Pa varr. Por në Pavdeksi.

Ndigjova se u hap biruca numur 3, ku ishin dy përsona për çështje ordinere dhe u futën në birucën ku ishte tue predikue Don Mikeli. Filluan me i ra me shqelma, mbasi torturat që i banin ata Priftit, ishin mjet lehtësues për vuejtjen e tyne .................... ............................. Kishin kalue disa muej që Ai vuante pandërpremje e bashkë me të edhe unë, që ndigjojsha me veshë dhe shpesh, nga një vrimë e vogël e derës e shihja tue e marrë rrëshqanë për me e çue në tortura, ose tue e këthye nga zyrat e tmerëshme të hetuesisë, ku vuejtjet ishin ma të mëdha se ata të fundit të ferrit. Asnjëherë nuk e pashë atë njeri tue u këthye me kambët e veta në birucë...por gjithmone zharg... .............................. Jam kenë interesue se çka u ba me Don Mikelin mbasi e morën atë natë, nga një roje që ndryshonte pak nga të tjerët me emnin Ndue. Ai më pat tregue se janë nisë për Tiranë, dhe rrugës i kanë ba një inxheksion dhe ka vdekë. E kanë çue të vdekun në Ministrinë e Mbrendshme dhe prej aty e kanë futë në një kasetë frigoriferike me nr. 7 (shtatë). Mendonte se ai asht coptue nga mjekët e besueshëm qeveritarë për studim, nga studentët e fakultetit të mjeksisë së Universitetit të Tiranës. ......................................... Gjithmonë kam besue se Don Mikeli asht Shenjt i pashpallun në Mbretninë e Qiellit! Ai asht i përjetëshëm në kujtimet dhe lutjet e mija! Shkodër, 15 shtator 2000 Bashkëvuejtësja e Tij, Laura Keçi d.v.

Dosja e Dom Mikel Beltojës, edhe pse ishim në vitin 1974, asht ndër ma të paplotat. Duket se fashikuj të tanë janë heqë prej saj. Asgja nuk shënohet për rrethanat e pushkatimit të tij, nuk thuhet cili ishte prokurori që mori pjesë (nëse u pushkatue, apo u shkye gjymtyrësh, apo u vra gjatë rrugës për në Tiranë, ku ua kishin kërkue trupin e tij për studentët e mjeksisë). Mjeku S. Rr. deklaron: “Na shumicën e herës as e dinim i kujt ishte trupi … Na thonin që ishte i një të pushkatuemi …. E mbaj mend mirë atë trup të gjymtuem para se të na e sillnin ne …. Por nuk e dinim i kujt ishte”. Ku përfundoi trupi i masakruem i Martirit Dom Mikel Beltoja? Ku?! Pa varr, si sa e sa Martirë të tjerë. Vetëm pse kishte thanë “Këtu, në bankën e të akuzuemëve duhej të ishte Enver Hoxha, jo unë!” Pa varr. Por në Pavdeksi.

[7]


LIBERTALS Gazeta e re javore Online Libertals, fillon nga sot si nje gazetereviste javore ne on line. Libertals do te

dhe varferine e nje populli qe i mbeshtet.

jete e hapur per cdo opinion-analize, per debate te hapura mo moton “We agree to Ne qofte se duam Shqiperine, sidomos per Gazeta nuk do merret me lajmet e ata qe jetojne jashte perditeshme te Shqiperise, pasi ato, kush Shqiperise kaq vite, ne eshte i interesuar mund ti lexoj ne mediat perendim dhe Amerike, Ilir Demalia Shqiptare ne Shqiperi. duhet te japin nje fryme tjeter. Duke qene se kane jetuar per vite jashte Shqiperise, pjesa e mvaren as financiarisht, as nuk Qellimi yne eshte per te krijuar nje fryme emigracionit duhet te kene perballen me administraten otomane tip tjeter, larg asaj te agresivitetit qe eshte ne mesuar si funksionojne demokraciteDUM BABEN te Tiranes, nuk kane pergjithsi ne median shqipetare, si media liberale, shteti i se drejtes, shoqeria civile, mesuar kulturen e te biseduarit , debatit, pushtetesh qe perdoren si tribuna baltosje kurajo qytetare, detyrimet dhe te drejtat qe nuk eshte RIGHT or RONG but per scalionet partiake, por per te futur nje qe te jep ligji, kultura e te jetuarit ne different, kur identifikojne Shqiperine me fryme civile ne shoqerine shqipetare, e komunitet dhe e drejta per te mbrojtur Saliun a Edin, se po fitoj njeri apo tjetri, cila ka aq shume nevoje për këtë frymë. komunititein,kurajo civile per to shprehur Shqiperia do behet “baçe me lule” ashtu hapur dhe deri dhe ne protesta per ate qe sic benin dje me E.Hoxhen, ndjehesh keq i takon komunitetit. dhe pyet veten, amund te krijohet nje fryme e re …? Amund te krijohet nje Ne faqet e kultures, historise, do te zene kulture e re politike? A mund te krijohet vend, pikerisht ata njerz dhe ngjarje qe nje grupim i ri politik qe te marre ne dore me jeten dhe vepren e tyre dhane Eshte e dhimbeshme dhe trishtueshme fatet e atij vendi qe e kemi cuar deri ne shkendija iluminimi, shprese, kurajo, vlere kur sheh sot se dhe pjesa derrmuese e cʼberje si moralisht, si politikisht, dhe deri atdhetare e letrare, gjuhesore, morale, emigracionit sillen dhe mendojne po natyren te masakruar?! A ka ky vend nje dhe te vedosur per mos u bere pjese e njesoj si ata ne Shqiperi, po njesoj si grupim qe te vijne ne pilitike per te bere krimit komunist dhe zedhenes te ketij militantet rose dhe blu , tifozllekun per PS dhe jo per te marre dhe xhvatur ate vend krimi të real-socializmit. Libertals, do te apo per PD, per Kryetarin Blu a per si ne mall te babes? A do te kuptojne denoncoj imoralitetin letrar-politik te kryetarin Rozë dhe frymen e debatit qe si Shqipetaret me ne fund se Shqiperia periudhes komuniste, me shume , jo per len gje mangut militanteve rose e blu, ne eshte vendi tyre ku do te jetojne, dhe jo ate qe ben dje, se per ate qe po bejne sot. kafet e Tiranes, ne parlamentin shqipetar nje placke lufte te xhvase kush munde? Pra ata te djeshmit, ne vend qe te benin dhe ne studiot televizive . Pyes veten kur Kur sheh se cʼndodh dhe ku po ecim te nje akt pendese dhe te hapnin rrugen keta qe kane kaq vite ne perendim, kap nje trishtim i madh sa frymes se lire, zhvillimit te demokracise Amerike, nuk kane mesuar kulturen e thua……!!!!!!!!!!!! institucionale, shtetit te se drejtes,ata komunikimit, dhe behen galloshe te dy duke qene se kane per detyre te partive dhe liderve te tyre gjate ketyre 20 vazhdojne “Kongresin e Vazhdimsise”, vjeteve, te cilet jane pergjegjesit kryesor kane bllokuar demokracine, sillen si per gjendjen qe eshte Shqiperia, kur keta Kthehesh. Le tʼja fillojmë!!!!!!!!!!!!!! pashallare te shqiperise blu dhe te kuqe, shqipetare ne Perendim dhe Amerike, nuk duke perdorur deri ne sadizem injorancen disagree”

‘ LIBERTALS [8]


A KA PASUR NDONJEHERE DIKTATURE TEK NE? detyruar t’i jepte ashtu, pasiqë e tillë ishte koha dhe ai ish i merakosur se popullit do t’i bënte dëm e vërteta lakuriq. Dhe nuk na tregon, a ka ardhur koha tani, a jemi pjekur ne, që e vërteta e tij të mos na dëmtojë më. Nëntorin e shkuar, lexova një intervistë të Pellumb Kulla Hekuran Isait, përfaqësuesit më domethënës të acarit komunist, Ministrit të burgjeve, të kampeve të internimit dhe shfarosjes, gazetar riosh, e pyesnin Aranitin kryekreut të Sigurimit të Shtetit. famëmadh për mëkatet që i kanë varur në Duke folur për internimet dhe qafë. Çela i flaku tej një e nga një të gjitha zhvendosjet masive të qindramijë shqiptarëve torbat e përgjegjësive. Për fatin e mirë të të të pafajshëm - gazetari e pyeste: “a mund të na ftuarit, drejtuesi i emisionit, për dëshmitarë, thoni mendimin tuaj në lidhje me atë fenomen nuk thërriste dot aty asnjë nga priftërinjtë 1.Nyrenbergu shqiptar të çuditshëm… nëse kanë qenë internimet katolikë të varrosur në ato gropat e ashtu siç pretendohet nga mbarë opinioni”? përbashkëta, pas proceseve gjykatore të Çelës. Aty nga fundi i vitit 1990, lexoja ato . Nga një shtrimi i tillë i pyetjes u binda Gazetari nuk merrte dot në studjo asnjë nga që shkruheshin gjatë natës nëpër muret e që për Nyrenbergun e Isait paskesh qenë ministrat e brendshëm të Hoxhës të dërguar Kavajës e Tiranës dhe drithëroja nga zgjedhur tamam njeriu i përshtatshëm! Aty rregullisht në botën tjetër me verdiktet e brohorimat e turmave, që më në fund dukej se Hekurani, në pikturim e sipër të Hekuranit, për Aranitit. Djaloshi nuk sillte dot aty Feçor do kalonin pa u ndëshkuar, edhepse shfaqnin versionin historik që parapëlqen të ketë, ka Shehun e torturuar, (kam parasysh filmimin urrejtje për Hoxhën, duke e krahasuar atë me kënaqësinë të bëjë edhe shaka! bardhezi të gjyqit që kryesonte Aranit Çela me Hitlerin. E më pat shkuar disa here në mend - Për cilat familje po flet, për ato që theksin e tij lab). Që të na fliste përAranitin, gjyqi për krimet naziste që u zhvillua pas i kemi marrë… dhe i kemi sjellë në Myzeqe? gazetari pat ftuar vetë Aranitin. Në një çast luftës, në Nyrenberg të Gjermanisë. Ata … tani janë bërë pronarë tokash dhe unë, djaloshi i Pasnëntëdhjetës e pyet: “Zoti Çela, Isha i bindur se për diktaturën në të vërtetë, kam pritur të më falenderojnë. po ju nuk keni asnjë brrejtje ndërgjegjeje?” Ish enveriane, për rënimin shpirtëror të një populli Qerrata ministër! Mjaft i prirur drejt kryetari i Gjykates së Lartë i përgjigjet: të tërë, për prapambetjen e llahtarshme humorit! “Aspak. Unë zbatoja ligjet e asaj kohe” ekonomike, do të kishim edhe ne një Ish pikërisht ky Hekuran, që Gani Ligjet e asaj kohe!.. Mbështetur mbi Nyrenberg tonin. Dikush do të dilte para këtij Kodra, oficer i lartë i Ministrisë së cilët ligje, mbi cilat prova i shpuri Aranit Çela gjyqi, të jepte llogari e të merrte ndëshkim. Brendëshme para skuadrës së pushkatimit Beqir Ballukun, Tani shoh ideologët dhe zbatuesit e ka shkruar se ndodhej gjithmonë i pranishëm Feçor Shehun dhe të tjerët? Mbi cilat dëshmi? zellshëm të nazizmit tonë tek dalin në në torturimin e Kadri Azbiut me shokë! Mbi dëshmitë e Paranoiakut të Madh? Krimi i Nyrenbergun mediatik. Jo në kinema “17 - Ju thoni se ka qenë e ndaluar Çelës bëhet më i rëndë kur të gjithë e Nëntori”, as në atë të “Brigatave”, ku bëheshin tortura? – e pyet gazetari ish kuptojnë, se edhe ai kish të njëjtin opinion me më parë gjyqet me peshë politike, por në ca Ministrin e ne, atë që akuzat ndaj shokëve të tij të maleve studjo televizive dhe gjyqin ua bëjnë zakonisht Brendshëm. partizane nuk kishin si të qendronin në këmbë! ca gazetarë që të japin përshtypjen se kanë - Po të të them që ishte e ndaluar me Pale ato të katolikëve të shquar që nuk kishin lindur të tërë më 21 shkurt 1991, një ditë pasi ligj, nuk do të më besosh, por kjo është një e këmbë fare! u zvarrit Shtatorja e Madhe. vërtetë që duhet të pranohet. Ka pasur raste që Ligjet e asaj kohe!.. Është një nga Dalin shend e verë para kamerave, lejohej, për ekzemplarë të veçantë të shfajësimet më tipike të dëgjuara në gjyqin e Ramiz Alia, byroistë të tjerë, ministra, ndaluarish, për ata që përbënin rrezik Nyrenbergut nga goja e kriminelve nazistë gjykatës, hetues dhe deri gardianë burgjesh. shoqëror. Në këto raste miratohej veprimi i gjermanë: “Zbatoja ligjet! Zbatoja urdhërat!” Gazetarët fytyrë ëmbël, që i presin në rolin e torturës mbi ta. Alia, Çela dhe Isai fshihen pas ligjeve dhe përzjerë të avokatit, gjykatësit dhe prokurorit, - Ju, zoti Hekuran, … nuk keni asnjë askush nuk u kërkon llogari për pjesën e parë duket që kanë vrapuar deri poshtë për t’u faj? – pyet me frikën se mos e lëndojë të tragjedisë, atë të bërjes së ligjeve! Ata ishin hapur dyert e veturave. Në vend të prangave gazetari. deputetë të Kuvendit Popullor, (asaj ata kanë nxituar t’i çlirojnë të akuzuarit nga - Fajet e mia i gjejnë të tjerët…. duke kovaçhanës që farkëtonte ligjet), që nga dita e palltot e rënda dhe pasi i udhëheqin përballë filluar që nga Ramiz Alia që pranoi të parë e Kuvendit në dhjetor 1945 e deri ditët e kamerave, në vend të aktakuzave, u shtyjnë futesha në burg për shtatë palë qejfe, fundit - në dhjetor 1990. Ata ishin anëtarë të përpara mbi tavolinë, filxhanët avullues të (Hekurani qesh me lot). (Pyetjet dhe Komitetit Qendror që kur u shpik e deri kur u ekspresëve. përgjigjet, duke perfshirë edhe ”qeshjen me fik ai komitet! E këta kryekrerë të regjimit i Pastaj Ramizi me të tijtë, rrëmbejnë lot” i kam shkëputur nga Panorama dt.13 trajtojnë tani ligjet sikur ato t’i paskesh sjellë penelët dhe bëjnë portretet e veta, në qetësi të nëntor 2005.) nga qielli një mesagjer i Zotit! plotë, pa bezditë e të vuajturve, pa dëshmitarë Në një kanal televiziv qe ftuar për të përzishëm a të gjymtuar. Në stilin e tij Nyrenbergun e tij mediatik, ish-Kryetari i paskomunist, delfini i Enver Hoxhës sqaron se Gjykatës së Lartë, Aranit Çela. Në atë shumë gënjeshtra të thëna në kohë, ka qenë i intervistim televiziv që e udhëhiqte dhe aty një Këshilli Europës qënka kujtuar të bëjë një rezolutë për krimet e komunizmit. Përfaqësuesit tanë atje e paskan votuar me mirëdashje dhe ia kanë sjellë parlamentit shqiptar për një rifreskim të së kaluarës dhe për një dënim të krimeve të gjysmë shekullit nën diktaturë. Europa, mbase ka përfytyrime e veta për gjendjen në Shqipëri, por tek ne 15 vjet pas largimit të komunizmit ajo do të shohë një klimë tjetër. Është një mori gazetash dhe kanalesh televizive, ku një tabor studjuesish faqepadirsur, merren me historinë e shtetit komunist duke iu lutur byroistëve të thinjur nga hallet, të na i tregojnë se si ka qenë ajo. U luten sigurimsave fisnikë, hetuesve zemërdhemshur, policëve të devotshëm, dhe gjykatësve të drejtë e parimorë…

[9]


Le të buzëqeshim duke sjellë ndërmend frikën e tyre të ndëshkimit, e cila pati kulme dhe rënie, por ama vazhdoi mbi 40 vjet dhe u davarit vetëm kur hyri shekulli i ri. Ramiz Alia është mburur me dhjetra herë duke kërkuar Çmimin e Madh për ndërrimin e sistemeve dhe vendosjen e pluralizmit pa gjak. Por çdo me thënë “pa gjak”? Përse duhej që ndërrimi i sistemeve të kryhej me gjak?! Nuk e pat thënë njeri që duhej derdhur gjak për këtë. Mos vallë shoku Ramiz ka në këtë frazë një vlerësim të sinqertë për dënimin që meritonte ai dhe shokët e tij? Se nuk ka shpjegim tjetër. Vetverdikti i Aranitit ishte gjaku. Pra kishin plotësisht të drejtë të trembeshin dhe ne duhet t’i urojmë ata për shpëtimin e gjakut të tyre, pavarësisht se gjaku i shqiptarëve vazhdon e po shkon, ende, rrëke! Unë thjesht i përbuz këta njerëz për amoralitetin e tyre në shmangjen e përgjegjësive. Por tani, pasi e shmangën Gjyqin e Madh, çfarë dreqin duan që janë hedhur në fushatën mjerane të pikturimit të pejzazheve të gënjeshtërt edhe në bërjen e autoportreteve plot gaz e dritë?! Ç’është kjo ndërmarrje masive ku të gjithë përshkruajnë veten, shokët, eprorët? Përse gjellbërës, peshkatarë, karrocierë e shoferë na tregojnë Byronë Politike dhe Komitetin Qendror, rreshtojnë virtutet e ca kriminelëve si Feçor e Mehmet Shehu, cilësitë e vyera të Petrit Dumes e Beqir Ballukut, e publikojnë ditarë që bien erë bojë të freskët, të patharë? Ç’janë këto media të mbushura me piktura dhe kujtime të përpunuara, perverse dhe amorale? Janë ngaqë i do tregu? Shumë redaktorë gazetash shfajësohen kështu. Po vallë tregu qënka kaqë i gjithpushtetshëm? Ka kode morale në median tonë, apo ne nuk duhet të kemi më asnjë iluzion? Po të jetë se mediat tona udhëhiqen nga tregu, mua më lejohet të pyes: cili treg? Ai treg ku shkojnë e blejnë ushqimin e tyre përtypës nostalgjikët? Ka plot mallra të tjera që tregu i rinisë, e cila përbën shumicën, do t’i gllabëronte. Ka prodhime të pornografisë që në krahasim me kujtimet e stisura të diktaturës janë njëqindfish më të moralshme! Pornot mund të jenë keqedukuese, por njëqindfish më i dëmshëm është amoraliteti i kujtesës së shfytyruar të gjysmëshekullit më të turpshëm të historisë së shqiptarëve, të cilët të hutuar, të sulmuar nga e tërë kjo breshëri artilerish të propagandës, po pyesin: atëhere ku është diktatura? Ku u tret ajo?

fakt sistemi kapitalist nuk është i tillë, por menaxherët e kombinatit ia dolën që ta imponojnë teorinë dhe ta aplikojnë dhe praktikën e tij në Shqipëri Këtu, sot dhuna e më të fortit bëhet më e egër dhe më mizore, pasi mekanizmat e mbrojtjes janë të pafuqishëm, për të mos thënë nuk gjenden fare. Le të mos e përfillim për një çast rezultatin konkret të varfërimit të skajshëm të shqiptarëve dhe pasurimin përrallor të të fortëve. Le të shohim pasojat që do të lërë ethja e arit në këto vite që kaluam. Sa kohë do të duhet vallë që kodet morale të rivendosen edhe të rinisin të ndikojnë siç duhet në marrëdhëniet njerëzore? Dhjetra vjet? Ndoshta më shumë se aq. Të fortët sot janë bërë edhe të admirueshëm, edhe pse veprimet e tyre kanë emra të ndotur si grabitje, vrasje, rrahje, mashtrim, falsifikim, pengmarrje, rryshfet e turrlilloj gjëmash. Është kjo kastë, që pasi të ngjeshë armët e kamjes, do të udhëheqë jetën shoqërore dhe do të jetë më afër pushtetit, i cili do të ndërmarrë (në mos e lëntë në atë katandi) kurimin e sëmundjeve shpirtërore të këtij tranzicioni. Pasojat e tanipërtanishme janë katastrofike. Legjislaturë pas legjislature, po shohim gjithnjë e më shumë intelektualë të shquar t’i largohen jetës politike dhe gjithnjë e më shumë badigardë, shefa policie dhe doganierë që zgjidhen deputetë, vijnë të bëjnë ligjin në sallën e Kuvendit Popullor! Është një situatë e paramenduar, fryt i zbatimit të kujdesshëm të strategjive të përpunuara në kupolën e shefave komunistë. Zbatimi mbi masat popullore u doli me rezultate të shkëlqyera. Zbatimi mbi të ashtuquajturën shtresë të persekutuarve dha rezultate edhe më të shkëlqyera akoma. Atëhere nuk ka pse të mos brohorasin. Nevojat elektorale, thonë ata, e kërkojnë që opiumi i luftës klasore, skema e vjetër e ndarjes klasore të vazhdojë: të varfërit tanë që kanë qënë me ne, nuk ka përse të ulin kokën! Ata duhet të ndihen më të lumtur se të varfërit e tjerë, ata të rriturit fushave të internimit!.. Luftë e klasave ka qënë një emërtim i ndyrë burracakësh. Si luftë, ajo qe një luftë e fituar që në nisje, pasi armiqtë në të ishin irrealë dhe të paqenë. Ata nuk të kthenin asnjë goditje. Me ç’pafytyrësi mund ta quash luftë, atë bombardim të njëanshëm, natë e ditë muaj e vite pa fund, përmbi njerëz të paarmatosur, përmbi fëmijë të pambrojtur, përmbi qënie të brishta e të pafuqishme?! Për mua jeta ka qenë një jetë e ngjeshur me përjetime komplekse. Fëmijëria ime përbën një film horror me të arrestuar në mes të natës, me të afërm të pushkatuar, të vrarë në hetuesi, të varur, të arratisur, të intenuar. Në këmbët e mia janë ende ndjesitë e rraskapitjeve pas ecjeve me torbat me ushqime 2. Racizëm sui generis mbi shpinë, nëpër kampet e punës të të burgosurve të Orman Pojanit, Maliqit, Këmbëngulja ime në kërkim të diktaturës është temë e rëndësishme e çështjes Thumanës, Zejmenit e plot vendeve të rrethuar shqiptare. Një pjesë e madhe e dështimeve në me tela prapa të cilave uniforma bojëkafe e të burgosurve gërryente dhe grryen brazdat e ndërtimin e sistemit të vlerave demokratike kujtesës sime. Jeta ime në rrugën që zura, ca vjen ngaqë gjeneratorët e trashëguar të nga që desh fati e ca si shpërblim i përpjekjeve padrejtësive nuk e kanë rreshtur ende prodhimin. Kapitalizmi, ekonomia e tregut në vetjake, më shpuri në disa vende të zgjedhur, në shoqëri njerzish të pushtetshëm, në mjedise vendin tonë është ai sistem i egër, i pamëshirshëm, e i pashpirt, tamam siç na e pat të propagandës, të spektaklit dhe televizionit. përshkruar kombinati i propagandës të KQ. Në Qe një jetë publike disi vezulluese, ku nuk mund ta përfytyronte veten asnjëri nga fisi im

[10]

i stërgjërë. Koha dhe rasti më solli në shesh të vëmendjes, mua, një hibrid jo tipik, një lloj qënie shoqërore të cilën e përdornin si shëmbull të dy palët. Ato e përdornin këtë hibrid publik, si për të ilustruar persekutimin, ashtu edhe lëshimet e zemërgjerësinë e kupolës komuniste. Unë u përkisja nga pak të dy skajeve, pa përfaqësuar dot asnjërin, duke gëzuar herë dashurinë dhe herë përbuzjen e të dy palëve. E hap perden mbi këtë qoshe private nga që dua të kërkoj besimin e plotë në rrëfimin, se kurrë nuk kam menduar se do vijë një ditë që të “kërkoj gjakun”, siç u trembej të nënshtruarve të tij, diktatori Alia. As unë dhe asnjë nga fisi im. Dhe është e dhimbshme të nënkuptohet, se ishte risku përpara kësaj ndërmarrje të vështirë që na pengonte. Në se quhet marrje gjaku, kjo që po bëj sot duke vënë në ballë pyetjen e madhe se ku u tret e humbi diktatura, atëhere po, e pranoj, kjo është marrja e gjakut! Sa për gjakun e mirëfilltë, nuk e kam menduar asnjëherë. Gjyshi im u pushkatua e ky ishte rezultati i parë i njohjes së armiqve të tij. Kjo ishte jeta e tij, rezultati i zgjidhjeve që bëri ai në një kohë, kur unë nuk kisha lindur ende. Ne kemi qenë gjithnjë të mendimit se atë e vranë pa faj, vite më vonë shteti postkomunist i dha pafajësinë e askush nga ne nuk merret me gjakun e tij. Unë nuk shihja nevojën e hakmarrjes as atëhere kur në një dhomë të vogël, rrëzë kodrës së ShënThanasit në Korçë, ku jetonim të dy me xhaxhain tim, ai kthehej i dehur dhe më shihte mua duke bërë detyrat e klasës së pestë të shtatëvjeçares. Nën efektin e alkolit ai niste të qante e i përlotur, më pyeste: – A e mban mend kur na e vranë babanë?” – Po – ia ktheja unë, si në një seancë mësimi, – më 2 tetor 1945! – A e di ku na e vranë? – Po. Në të djathtë sapo del nga Korça, në rrugën për Bilisht! – A e di emrin e atij që na e vrau? – Po – përgjigjesha unë, për të njëqindën herë. – Nevzat Haznedari! – A premton se do ta mbash mend? – Tërë jetën! As atëhere nuk e shihja nevojën e hakmarrjes. Isha thjesht një fëmijë 11 vjeçar i hutuar. Tani në skajin tjetër të fillit të jetës, shoh me dhimbje hendekun që nuk po mbushet më. Dhe këtij hendeku i shërben manipulimi i historisë, gazetat, librat dhe mali i botimeve me kujtime të stisura. Një racizëm allasoj e pengon mbushjen. Ajo luftë klasash groteske shfaqet me të gjitha ngjyrat në librin memoralistik të Todi Lubonjës “Nën peshën e dhunës”, kur ai në burgun e Burrelit gjen vetëm shokët e tij të luftës, gjeneralë të shquar, ish anëtarë të Komitetit Qendror, të ndryrë në burgun famëkeq. Nuk gjeti zoti Lubonja në burg asnjë nacionalist, asnjë klerik katolik, asnjë intelektual nga “Bota e Re” asnjë nga përfaqësuesit e borgjezisë korçare! Mbase intelektualë të shquar antikomunistë, si fjala vjen, Kudret Kokoshi, Engjëll Çoba apo At Mëshkalla, nuk kishin nevojë për shoqërinë e Todi Lubonjës, por ky i fundit nuk i pa që nuk i pa në ndonjë nga qelitë, a kthinat e oborreve të burgut! Racizëm i llojit të vet!


Shaban Sinani, drejtor i arkivave, nis të gërmojë pasuritë arkivale të cilat ia patën lënë në dorë t’i administronte dhe vihet të gjejë persekutimin e …Kadaresë! Punë e çmuar, por nuk themi dot që nuk e ka tërhequr krrabën nga vetja nën shtytjen “hajde se në është për t’i treguar botës persekutime, le të mos ia japim kënaqësinë armiqve të klasës! Më vete më për mbarë të nxjerr në dritë vuajtjet e Ismailit!” Këtë e ve re dhe publicisti Agim Shehu që shkruan që nga Gjeneva: “Nese kjo dëshmi-libër, e para në llojin e vet, del për të dëshmuar persekutimet, apo ligësitë që i bëri diktatura shkrimtarit më të shquar, le të dilte ky libër i pari! Por nëse do të donim, (dhe mendoj, kjo do qe më e rëndësishme) që të dëshmohej fytyra e vërtetë çnjerëzore gjer në rrënjët më kriminale të diktaturës mbi tërë artet shqiptare, atëhere radhën për Dosjen-«K» do ta kishte Dosja K-Kuteli, Dosja K- Kokoshi, Dosja K-Kokalari…” Vetë Kadareja, me penën e tij të artë, kur i kthehet ferrit enverian, mendja i rri tek një natë dhjetori e ’81, kur u gjend i vrarë në shtrat numuri dy i pushtetit, komandanti legjendar i Brigadës së Parë dhe Kryeministër i vendit. Dhe tek përpiqet që ta zgjerojë klubin e viktimave të persekutimit, Ismaili shkruan nje libërth me të vërtetë tronditës për kalvarin e Liri Belishoves dhe vuajtjet e bijës së saj të përbuzur nga të gjithë. E kështu me radhë… Në vitrinat e librarive, në kioskat e gazetave, në ofertat e botimeve, e gjen historinë. Dhe historia do jetë ajo që tregojnë librat më të shpeshtë, gazetat më autoritare, penat më të fuqishme. Ato do të tregojnë për historinë e shqiptarëve të gjysmës së dytë të shekullit që shkoi, për të cilën ca thonë se jetuan në një diktaturë çnjerëzore e ca të tjerë tregojnë se jeta ish e vështirë, për një numër të gjërë komunistësh idealistë, të cilët u munduan të ngrenë një sistem shoqëror të paparë ndonjëherë, atë të barazisë së plotë të njerëzve. Dhe në këtë luftë pat gabime, njerëz të përkushtuar ndaj socializmit edhe u persekutuan. Ama, ish thjesht një persekutim brenda llojit. Pa sa për diktaturë, bah, as që bëhet fjalë! 3. Në vend të diktaturës, na qënka përmbysur parajsa Zoti Vangjush Gambeta po boton kujtimet. Vendin kryesor në to e zë angazhimi i tij i gjatë në gazetën “Zëri i Popullit”. Përgjatë shkrimit ai tregon se në tërë periudhën që punoi tek “Zëri i Popullit”, në drejtim të gazetës u ndërruan pesë kryeredaktorë, që nga Paçrami e deri te Xhelil Gjoni. Gambeta flet me respekt e simpati për të gjithë ata, duke nënvizuar tiparet e veçanta karakteriale e duke mbajtur të përgjithshëm, profesionalizmin, kujdesin atëror për gazetarët e rinj, besnikërinë e fjalës së dhënë e tjera. - Lexuesi, - shkruan Gambeta, mund të më pyesë: ku do të dalësh me këto

“grimca kujtimesh”. Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje po mendoj gjatë, i frymëzuar nga libri i prof. Hamit Beqës “Edhe engjëlli, edhe djalli është brenda tek i gjalli”. Engjëllin na i ka dhënë Zoti që kur u lindëm, djallin na i futi në trup diktatura…. Por megjithatë, nga sa lexojmë prej zotit Gambeta, kuadrot drejtuese të gazetës më mashtruese e më të mërzitëshme në historinë e këtij rruzulli, nuk kishin asnjë tipar nga ata që ta shpien mendjen te diktatura. Një diplomat i viteve 1980 reagoi njëherë ndaj një shkrimit tim, ku flisja për dallimet e detyrave të sotme me ato të djeshmet, që kanë qënë para diplomatëve shqiptarë. Ai m’u kundërvu duke derdhur një lumë konsideratash me kurrikulumet e pasura e të ndritura të njerzve të caktuar nga Hoxha në shërbimin diplomatik. Zotëria nuk përmendëte ndonjë gjë të veçantë dhe bile nuk qe ndalur fare në detyrat që kryenin ata në shërbim të asaj politike ultraizolacioniste, e cila e kish vendosur Shqipërinë kundër ShBAve, Japonisë, Kanadasë, Gjermanisë, Francës, BRSS-së, Kinës, Australisë, Italisë e shumë të tjerëve, edhe ndërpres listen, pasi nuk kam vend të rreshtoj mbi 150 e ca shtete! Ai i quan kolegët e tij të atëhershëm, diplomatë të përsosur. Askush nuk e kupton se çfarë përsosmërie duhej pasur që të zbatoje detyrën parësore të diplomatëve enverianë, atë të mbajtjes gjallë të armiqësisë me tërë botën dhe shpërndarjes së veprave të të ndjerit komandant! Me të tillë tone flet për kolegët e tij policë edhe i madhi i policëve të kryeqytetit në një libër, ku përshkruan gremisjen e rendit komunist dhe një nga tronditjet më spektakulare, atë të pushtimit të ambasadave nga shqiptarët që u pat vajtur sharra në kockë. Edhe pas kaq viteve ai nuk e ka ndërruar gjuhën dhe për profesionalizmin dhe devotshmërinë e forcave të rendit, ai ve notat më të larta. Sipas Dilaver Bengasit, hetuesit, sampistët dhe policët i kishin plotësisht të qarta detyrat në marrëdhënie me keqbërësit. E vetmja gjë e paqartë ishin keqbërësit vetë: ishin ata të mbyllurit në ambasada, apo ata të mbyllurit në Bllok?! Diktatura që po kërkoj unë me fener në dorë, në ushtri është akoma më e vagullt. Për një ide mbi kuadrot e ushtrisë të atëhershme ndihmojnë me kujtimet e tyre të botuara Veli Llakaj dhe Hito Çako. Në shkrimet e tyre do të gjeni gjeneralë parimorë, të guximshëm, mikpritës bujarë, strategë të shkëlqyer dhe atdhetarë të përgatitur për të mbrojtur lirinë deri në sakrificën sublime. Edhe kur rrufetë, gjatë purgave staliniane të viteve 1974-76, u kthyen përmbi kokat e këtyre ushtarakëve të lartë, ata shfaqën trimëri të rrallë dhe shqiptuan me zë të rëndë fraza me shtat historik. Kundër kujt u thanë ato fraza, nga shkruesit e kujtimeve nuk del në dritë! Ditë të shkuara, në Tiranë, u shfaq një film kushtuar Fadil Paçramit dhe u ekspozuan libra të shkruar enkas për të! Nuk kam asgjë personale me zotin Paçrami. E prek në këto shenime pasi më vjen turp të hesht e të pajtohem me ata që e njohin si unë dhe nuk e kuptoj se ç’interesa u janë pleksur e i detyrojnë të ndalen e të thërrasin projektorët mbi jetën e një njeriu të

[11]

zakonshëm, që meriton megjithatë keqardhje për vuajtjet, por që nuk të ve në lëvizje fantazinë, edhe pse ka qenë luftëtar antifashist, udhëheqës i rinisë në vitet e pas çlirimit, dramaturg, Ministër i Kulturës dhe deri kandidat i Byrosë Politike. . Dhe askujt nuk i vjen zor që në filmat e librat që kanë bërë për të, nuk arrijnë të nënvizojnë dot njëzë akt heroik! Akt heroik, jo e jo, por as edhe një episod përplasjeje! Nuk veçojnë dot asnjë tezë të tij, e cila të ishte disi jashtë binarëve të kohës. Nuk munden dot t’i atribuojnë atij, as shkëndija dissidence, as novatorizma në shtypin që ka drejtuar, apo të dramave të shumta, të cilat përmenden si korpus, si tituj, por nuk botohen nuk rivihen në skenë dhe lihen mënjanë. Dhe është e logjikshme që lihen mënjanë pasi është më mirë që ato të numërohen, se të shfletohen. Askush nuk thotë dot, se cila dramë, cili personazh, meriton të veçohet për dëmin që i solli autorit Paçrami! Subjektet e tij ishin tipikë për realizmin socialist. Hymnizohej revolucioni, (“Në tufan”, “19 ditët”), bëhej thirrje për luftë klasash, dënohej socialdemokracia e Musine Kokalarit (“Mbi Gërmadhat”), shprehej vendosmeria për të udhëhequr revolucionin botëror nga një vend i vogël (“Viti ‘61”). Figurshmëria letrare ishte inekzistente, gjuha ishte ajo e gazetës “Zëri i Popullit” që ai e pat drejtuar vite me radhë. Pavarësisht se sa nderohen e përkujtohen sot, tërë këta individë, gjeneralë si Balluku e Dumja, figura qëndrore si Lubonja, Paçrami dhe Ziçishtët, nuk duhet harruar se ata u vranë e u burgosën, ngaqë kuçedra Hoxha iu vërsul atyre dhe jo ngaqë ata i dolën ndonjëherë përballë kuçedrës! Anëtarët e plenumeve të Komitetit Qendror të Partisë së tyre, i dënuan këta shokë të vjetër, duke tjerë e stërtjerë akuzat e shpifura dhe bajate të Kryezotit e duke mos përfillur hiç autokritikat, që ata i bënin në mënyrë të natyrshme për t’i shpëtuar dënimit. Askush nuk ua vuri veshin kur ata përgjëroheshin, se ishin besnikë të partisë dhe tërë jetën kishin ecur pas mesimeve të shokut Enver. Kjo ishte drama tipike që luhej në plenume, ku të vetmit që nuk gënjenin ishin ata që po shkonin drejt pushkatimit. Këtë dramë Fadil Paçrami nuk e shkroi kurrë. Z. Mark Dodani na ngatërron edhe më shumë në kërkimin e gjurmëve të diktaturës, kur në kujtimet e tij, na flet për misionet heroike të Sigurimit, mes diversantëve malsorë, që hidheshin me parashutë, apo braktisnin fshatrat e qytetet e jetonin dhe organizoheshin maleve, për të përmbysur regjimin e Hoxhës me shokë. Po t’u besosh shënimeve të Dodanit, duhet që nëpër malet e veriut numuri i statujave për Kadri Hazbiun dhe Mehmet Shehun t’ia kalojë numërit të shkëmbinjve!


Në “Tirana Observer”, të 3 shkurtit 2006, Dodani përsërit gërmë për gërmë fjalimin patriotik të diversantit Hamit Matjani të lëshuar me parashutë mbi territorin tonë nga zbulimet amerikane. Ja fjalët e Matjanit: “Nuk e dija! Ju lumtë! Paska vërtet djem Shqipëria! Ju nuk po luani vetëm me mua, ju po luani me CIA-n amerikane dhe në këtë rast, me të mirënjohurin, kolonelin Xhon. Ia kisha thënë atij, se akoma nuk i kishte njohur mirë shqiptarët, i kisha thënë se, sa herë kaloja kufirin shqiptar, mbi mua binin breshëri plumbash. Kur t’i vijë koha do ta kuptojë edhe Xhoni, që mua mu vërtetuan fjalët që i pata thënë. Edhe unë, në vena, gjak shqiptari kam” Dhe më tej Dodani shkruan, për operacionin e zënies së Hamit Matjanit, i cili u përdor në lojën kundër CIA-s (që atëhere nuk ishte me ne - shënimi im). “Në udhëzimin e posaçëm të Kadri Hazbiut”, - nënvizon Dodani, - “grupi special kishte përcaktuar që nuk duhej të vriste kurrsesi, jo vetëm Hamit Matjanin, por asnjërin syresh, sepse me ta, “si shqiptari shqiptarin mund të merremi vesh për të kundërvepruar me mjeshtëri kundër armiqve të përbashkët të Shqipërisë. Madje ata mund të integrohen të rehabilituar në strukturat tona” – parashikonte Hazbiu. A nuk duken të shkëlqyera, si deklarata kalorësish fisnikë, si faqe nga eposi i Veriut! Kemi një burrë që arratiset para dy vjetësh, kthehet me parashutë dhe ve re për herë të parë, se, pas dy vjetësh, “paska djem Shqipëria”!!! Pastaj kemi një ministër të Brendshëm, nga burrat më të lartë që ka patur ky vend, që jep udhëzim që ta trajtojnë Hamitin “si shqiptari shqiptarin” dhe urdhëron të mos e vrasin se …..u duhet ta varin! (Hamit Matjani është varur në fushën sportive të Lushnjës në prag të festave të nëntorit 1953, pa u integruar e pa u rehabilituar hiç nga Hazbiu! – Dhe këtë herë, ky shënim nuk është i Dodanit, por imi!) Por nuk është metoda letrare ajo që më shqetëson mua. Unë dua të di në se duhet t’i vlerësoj Dodanin dhe Mëlyshin si heronj që mbronin lirinë, teksa Matjanin, Leshanakun dhe malsorët e Mirditës dhe Mbishkodrës t’i quaj të pabesët, që u shërbenin angloamerikanëve në dëm të kombit të vet? Apo këta që zbrisnin nga qielli të lëshuar nga CIA, (që tani është me ne!), ishin në të vërtetë heronj të përkushtuar për të përmbysur diktaturën e egër enveriane, teksa Dodani me Mëlyshin ishin shërbëtorë të verbër të asaj?! Kam frikë se në gjëndjen ku e ka futur politika shoqërinë shqiptare, askush nuk ma jep dot një përgjigje të saktë dhe mua më dhimbsen librat e historisë! Më dhimbsen sidomos fëmijët, që do t’i hapin ato tekste duke u përpjekur të njohin vendin e tyre dhe njerëzit që u rritën në këta troje. Shumë vetë janë të mendimit, se përgjigja për mua nuk është përcaktuar dot qartë, pasi dy partitë që heqin vallen nuk janë në një mendje. Kurse unë ngul këmbë, se kjo

nuk ka marrë zgjidhje të plotë, nga që të dyja këto parti janë tmerrësisht në një mendje!... Një nuse me buzagazin e saj fotozhenik vete më larg akoma, kur në faqet e gazetave, gati për ditë, ngre në qiell virtutet e Enver Hoxhës, duke arritur suksese në ndërmarrjen që ka filluar para tre vjetësh. U bënë tre vjet që Enver Hoxha, nga shkrimet e nuses së djalit, po njihet me tërë hiret e tij, me tërë madhështinë, si prind, si burrë shteti dhe si njeri vazhdimisht i mashtruar dhe i tradhëtuar nga bashkëpuntorët dhe …njerëz të familjes! Kjo Liliana Hoxha po e kryen më së miri detyrën e saj, ama është një detyrë e vështirë dhe ka kosto të kripur, pasiqë të lartësohet Enveri, duhet të paguajnë harxhe figurat e Nexhmies dhe të Ramizit. Nusja e Hoxhatëve i njeh mirë ballancat. Ajo i njeh mirë dhe legjendat e ndërtimeve të mëdha: vetëm një therrori e madhe i bën të patundur themelet e piedestalit të monumentit! Dhe tani të nderuar lexues a nuk e vini re se gjurmët e diktaturës nuk shihen gjëkundi? E ç’mut kërkon rezoluta e Këshillit të Europës mbi krimet e komunizmit ne Shqipëri?! Më lejoni, kështu të revoltuar të shtroj një pyetje tjetër: në këtë fazë foshnjore të demokracisë, 15 vjet pas përmbysjes së Statujës së Enverit dhe heqjes së saj zvarrë në atë ditë të 20 shkurtit 1991: përse duhej hequr zvarrë ajo dhe përse ka ende disa segmente zyrtarë që e përkujtojnë atë datë?! Dhe kush mund të bëhet pengesë që ATË ta risjellim përsëri në shesh? Aty vendi është bosh! Mjekun personal të Enver Hoxhës, zotin Isuf Kalo, kryeministri vajti e caktoi këto ditë, drejtor të një qendre të rëndësishme mjekësore në Tiranë, bile i pari i qeverisë mori pjesë në kurrorëzimin e Kalos, si i pari i qendrës. Reagimi i opinionit publik ishte zero! Unë nuk do të habitesha tani, që si Komandant të Shërbimit Informativ Shtetëror, (atë që dikur e quanin Sigurim të Shtetit), të emrohej i mirënjohuri Sulo Gradeci, i cili ka përvojë të shkëlqyer dhe jam i bindur katercipërisht, që as nga Opozita e as nga partitë satelite në pushtet, nuk do të kundërshtohet. Përse të kundështohet?! Njëmijë e një kundërshtime bëri Opozita për kandidaturat e ambasadorëve. U gërmua në të kaluarën e zonjës Harxhi, që vajzë e re, në një gjëndje të trazuar emocionale pat cituar hamendje, (vetëm cituar!), në lidhje me ndikimin e Perëndimit në rrebelimin e 1997ës. Nuk u morën parasysh as shpjegimet e saj dhe as mundësia e pjekurisë që sjell koha. Ama, nuk u ndoq i njëjti kriter për Mehmet Elezin. Nuk i hodhi asnjeri sytë nga e kaluara e Elezit, e të vetmit prej ambasadorëve të emëruar nga 1991 e këtej, - absolutisht i vetmi (!), që ka qenë antar i Komitetit Qendror të një partie komuniste, nga figurat më kyçe të sektorit të propagandës enveriane. Dhe dihet bukur fort se sa urrejtje ka shfryrë dhe ç’ka përrallisur ai për ShBA-të dhe borgjezinë perëndimore! Jo, jo, tani nuk ka kufizim emërimesh për gardën e vjetër të hierarkisë ramizo-enveriste. Tani zoti Berisha nuk ka më droje. Ai e shkundi pudrën antikomuniste të viteve të para. Në qeverinë dhe institucionet e tij nuk gjen më, të burgosur dhe martirë që i

[12]

nevojiteshin aq shumë për mitingjet e fillimit. Atij nuk i lypsen më ata shoqëruesit aq të çmuar për udhëtimet e para në Strasburgëra dhe Uashingtonëra. E mos prisni më, që ai në ndonjë prag votimesh të shpallë dënimin me vdekje të Aranit Çelës e Zylyftar Ramizit, siç bëri më 24 maj 1996! Me shumë mençuri, ai tani po synon që t’ua heqë rivalëve socialistë nga thonjtë elektoratin e majtë, atë elektorat që mban akoma nëpër mure fotografitë e komandantit legjendar. Për t’ju bindur për këtë po shkëput dhe shënimin e fundit që kam marrë nga gazeta "Tema", e datës 22 dhjetor 2005: Shkëpus nga gazeta: Kryeministri Berisha tha se ndihej i gëzuar që ndodhej në Mosul (Irak), mes ushtarëve shqiptarë, pjesë e koalicionit ndërkombëtar antiterror. Më vjen mirë, tha Berisha, që dëgjoj fjalë të mira për punën tuaj këtu. Ne, theksoi kryeministri, do te qëndrojmë në Irak për të vazhduar detyrën tonë. “Ata popuj, që kanë kaluar një diktaturë i kuptojnë më mirë irakenët se kushdo tjetër. Sadami, ashtu si Millosheviçi është një diktator, por fatmirësisht ata tashmë i janë nënshtruar gjykimit për krimet e bëra”, tha z.Berisha… Këtu mbaron lajmi i “Temës” Diktatorët e dy popujve, Sadami dhe Millosheviçi!!! Në kontigjentin e ushtarëve shqiptarë nuk ndodhej, për fat, asnjë kosovar! Zoti Berisha po u fliste ca ushtarëve të lindur në Vlorë, Skarapar e Burrel. Ai gërmoi me kujdes për diktatorë në thellësinë e historisë së shqiptarëve që kish para vetes dhe gjeti vetëm Millosheviçin!!! Ku shkoi, pra, diktatura? Ajo nuk ka ekzistuar thonë me vendosmëri disa. Ose ajo nuk ka ikur gjëkundi, thonë ca të tjerë, është ende aty, nën forma të reja, të pashfaqura më parë në historitë e popujve. Ku dihet?! E kujtoni atëhere? Edhe atëhere ne nuk thoshim që ishim nën diktaturë. Ai që ne, ca pak dhe gabimisht, në këto kohëra i themi me gjysëm zëri diktator, tani, i riderdhur në bronx, mund të kthehet në sheshin qendror të Tiranës. E kjo pritet të ndodhë në ndonjë nga 20 shkurtat këtyre viteve që po na vijnë!...


PRESIDENTI QE NA DUHET DHE PRESIDENTI I POLITIKES Edhe qytetari më i paregjur me politikën

President. Kështu, si kandidat i PS-

shqiptare, i pyetur për Presidentin që na duhet, e

së, Nano do të kishte përballë

di se si ta formulojë përgjigjen. Ne na duhet një

kandidatin e PD-së dhe

President i paanshëm, që të qëndrojë përmbi palët,

maxhoranca s’mund të votojë për

moralisht i respektuar prej tyre, që të jetë aktiv në

Nanon kur ka kandidatin e vet.

ngjarjet e rëndësishme, pa qenë invadent në

Në këto kushte, disa thonë se

pushtetet e tjera, por edhe pa qenë indiferent. Ne

opozitës nuk i ka mbetur rrugë

na duhet një President konsensual, që të paqtojë

tjetër veçse ta pranojë

konfliktualitetin shkatërrues që ka përfshirë

arrogancën e maxhorancës,

politikën, i cili do t’i dedikohej kryesisht punës

d.m.th. që Berisha të zgjedhë

për forcimin e pavarësisë së Prokurorisë e

Presidentin që do ai, të zgjedhë

Drejtësisë. Sepse treni ynë i demokracisë ka

edhe prokurorin që do ai, me

ndalur në vend për shkak të grindjes se kush do të

shpresën se pastaj do t’i tregojë popullit

marrë timonin, ndërkohë që treni normalisht duhet

fytyrën autoritare të Berishës, dhe ky të reagojë

Presidentit që na duhet, siç e përshkrova në fillim

të ketë jo vetëm shofer, por edhe kontrollor. Rolin

nëpërmjet zgjedhjeve. Mirëpo, për mendimin tim,

e që do të zgjidhte një prokuror të paanshëm,

e kontrollorit e kanë luajtur sot për sot, mirë a

ky është një qëndrim i gabuar. E para, është e

është themelor në këtë drejtim. Për këtë opozita

keq, ndërkombëtarët. Ne na duhet një President,

gabuar moralisht, sepse kjo do të thotë ta futësh

mendoj se ka mbështetjen jo vetëm të opinionit të

pra, që të fillojë të hedhë themelet e transferimit të

vendin në një rrezik të madh vetëm duke

pamilitantizuar, por edhe të ndërkombëtarëve – që

këtij pushteti prej kontrollori të ndërkombëtarëve

kalkuluar përfitimet e tua. E dyta, një fuqizimi

Berisha s’mund t’i anashkalojë lehtë. Sepse fakti

tek institucionet shqiptare e të ndihmojë ecjen e

tillë i Berishës do ta bënte edhe më të vështirë

që Shqipëria është në Europë dhe në NATO nuk

trenit.

votën e lirë të shqiptarëve jo thjesht sepse ai

mund t’i bëjë ata indiferentë ndaj vendosjes së një

Mirëpo, kur vjen puna për Presidentin që i duhet

kështu do të kontrollojë akoma më mirë edhe

putinizmi në Shqipëri. Dhe e vërteta është se i

politikës, përgjigjja vjen e komplikohet. E para

Komisionin Zgjedhor, por edhe për shkak se

duam, nuk i duam ndërkombëtarët, ndjehemi apo

gjë që të vjen të thuash është se të dyja palëve u

kontrolli i të gjitha institucioneve jep mundësi

nuk ndjehemi të poshtëruar nga pushteti i trojkës

duhet një President që ta përdorin në luftën e vet

shumë më të mëdha për të kontrolluar e kapur

Arvizu – Sekui – Vollfart, ata janë të rëndësishëm

kundër tjetrit. Dhe që këtu del papajtueshmëria e

gjithçka. Më shumë gjasa ka që në këto kushte të

për pengimin e shkarjes së vendit në një regjim.

thellë midis asaj për të cilën kemi nevojë

arrijmë në finalizimin e putinizmi, që do të thotë

Pra Berishës i duhet ta ketë të qartë se në kushtet

(vullnetit për bashkëpunim që treni të ecë) dhe

një maxhorancë e fuqishme përballë një opozite

ku gjendet Shqipëria, një kandidat i tij i

asaj që na ofrohet (lufta pa kompromis që treni të

gjithmonë ekzistuese si fasadë e demokracisë, por

paaprovuar nga opozita do të ishte një vajtje

ngecë), në atë pikë sa të vjen të mendosh se

e pafuqishme për të ardhur në pushtet. Edhe

shumë larg, e papranueshme. Por, edhe Rama

Presidenti që na duhet, po të jetë vërtet i tillë, nuk

Turqia e Erdoganit thuhet se është pak a shumë në

duhet ta ketë të qartë se nuk duhet të punojë për

mund të pranojë të jetë kandidat për President i

këto ujëra. Shtoi kësaj edhe faktin se në vendin

një President që nesër, kur ndoshta mund të fitojë

propozuar nga këto dy palë, sepse do të jetë i

tonë është ndërtuar një marrëdhënie e qytetarit me

zgjedhjet, ta ketë nën hyqmin e vet. Pra, tek e

shtrënguar të bëjë të kundërtën e asaj që na duhet.

ligjin plot shkelje ligjore, klientelizma, korrupsion

fundit, duhet të ekzistojë ose vullneti politik për të

Tashmë është bërë e qartë se Berishës i duhet një

e më the të thashë, çka e bën shumë të lehtë

paqtuar situatën, ose shtrëngimi ndërkombëtar që

President me anë të të cilit të mund të kapë tërë

shantazhimin e kujtdo që do të guxojë nesër të

do ta bënte, si të thuash, të detyrueshme një gjë të

institucionet që i kanë mbetur pa i kapur. Dhe për

ngrejë kokën më shumë se ç’e lejon putinizmi.

tillë.

këtë, për fat të keq, ka mbështetjen edhe të ligjit

Ajo çka po i ndodh Kreshnik Spahiut, është edhe

Fakti që kjo ka pak gjasa të ndodhë, fakti që

kushtetues të aprovuar nga të dyja palët, në një

paralajmërim i kësaj.

Presidenti që i duhet vendit është i papajtueshëm

kohë kur Rama mendonte se mund t’i kapte ai të

Gjykoj se në këto kushte, opozita do të duhej të

me Presidentin që i duhet politikës, pasi klima

gjitha. Dhe për të arritur këtë, Berishës i leverdis

zgjidhte një tjetër rrugë, më të dobishme për veten

konfliktuale që kanë krijuar të dyja palët nuk

më shumë se çdo gjë ajo që nuk na leverdis ne;

dhe për vendin, sesa lufta për ta ruajtur

mund të lejojë të mbijetojë një President mbi palët

polarizimi dhe konfliktualiteti i ndezur me

konfliktualitetin e polarizimin të fortë e të ndezur,

dhe as një Prokurori e Drejtësi mbi palët, nuk

opozitën. Në këto kushte, ai ka të drejtë të thotë:

duke synuar të kalojë në anën e vet të gjithë ata që

duhet të na bëjë të heqim dorë nga kjo kërkesë

ata të nxjerrin kandidatët e tyre, ne nxjerrim tanët

nuk janë me Berishën. Opozita duhet të luftojë

dhe të presim me fatalitet çfarë do të ndodhë.

dhe ligji me votë përcakton se cili do të jetë

duke na paraqitur projekte të qarta, për të na

Secili duhet të bëjë çka mundet për një President

fituesi. Edhe rasti i kandidimit të mundshëm të

bindur se kërkon të ndërtojë institucione të

që edhe pse nuk do të jetë ai që na duhet ne, por i

Nanos është interesant në këtë aspekt. Pse Berisha

pavarura; se kërkon arbitër midis palëve, se

politikës, të jetë sa më i pranueshëm nga të gjithë.

thotë që Nanon duhet ta paraqesë PS-ja si

kërkon ta transferojë pushtetin nga individët

kandidat? Sepse Berisha nuk e do Nanon

Berisha Rama, që as dorën nuk i japin njëri-tjetrit,

[13]

FATOS LUBONJA

duke krijuar një klimë anormale e të sëmurë në vend tek institucionet. Institucioni i


IMZOT NIKOLLE KACORRI Strategu i harruem i pamvarsise Shqiptare Në nji skaj t’Shqipnise s’Eperme apo ma mirë me thanë Shqipnise së harrueme, lind nji djalë, prej nji babe katolik e nji nane myslymane, nji shenj tjeter i respektit nderfetar apo ma mirë me thanë nderfisnor. Askujt nuk i shkonte n’mend se Nikolla i vogel, jo vetem q’i do t’merrte pjesë n’punët ma t’mdha t’kombit Shqiptar por do t’ishte strategu i shpalljes pamvarsise dhe nankryetari i qeverise t’pare Shqiptare. Mbasi kreu studimet n’Shkoder e jashtë vendit Dom Nikolla kthehet n’atdhe e fillon misionin e tij famulllitar. Veprimtaria e tij politike dhe letrare asht e permasave monumentale. Ai punoi shumë per formimin e nji Shqipnie Europiane. Muer pjesë n’kongresin e alfabetit Shqip ku ishte nji nder figurat vendimtare q’i ndikuen n’zyrtarizimin e germavet Latine. Ishte pjesë dhe ndihmoi n’kryengritjet e njipasnjishme per pamvarsi, koordinoj ardhjen e Ismail Qemailt në Durrës per me ngritun flamurin, e mbasi e pa se kishte rrezik, realizoi rrugtimin drejt Vlores. U emnue Nankryetar i qeverisë së parë Shqiptare. Mbas ramjes’ qeverise t’parë e mbas djegies’ shpisë e biblotekes ku kishte nji arkiv t’pasun, prej forcave t’Haxhi Qamilit q’i po e kerkonin me e vra u largue per n’Vienë t’Austrisë ku diq mbas pak vitesh. U la n’harresë prej rregjimit komunist edhe prej 20 vjet qeverisjeje pluraliste. Ky burrë shteti, njeri i letrave e i historisë Shqiptare, nji gur nder ma t’randsishmit t’themelimit te Shtetit Shqiptar lihet n’harresë e perbuzet edhe n’demokraci. Imzot Dom Nikoll Kaçorri ishte me fat t’jashtzakonshem q’i diq n’Vienë e në ktë mnyrë atij nuk i’a prishen vorrin e nuk i’a hodhen eshtnat n’lum sikurse Fishtes. Ai u preh hijshem per dekada n’ato vorre t’Austrise alpine e dukej sikur prej s’largut dhimbshem vrojton fatin e vendit t’vet q’i punoi aq fort per t’a afrue drejt Europes, se si po shkonte n’rruge t’gabueme. Me dhembshuni do t’ketë vrojtue ardhjen e komunizmit, burgosjen e vrasjen e klerikevet katolike, shembjen e kishava, prishjen e vorreve, e zhveshjen e sakatimin prej identitetit Shqiptar, çashtje per t’cillen ai punoi gjithe jeten, e kishte mision primar t’jetës tij. N’historinë e realizmit socialist, n’asnji liber nuk u shkrue emni i Dom Nikolles e nxansit nuk dinin se kush ishte nankryetari i qeverisët’pare Shqiptare. Propaganda e harreses ne t’cillen s’bashkut me figura tjera kombtare t’perpunueme mjerisht – mjeshtrisht, punoi me aq “sukses”, saqë nuk asht çudi q’i shumica e Shqiptarvet as q’i i kanë ndigjue emnin Dom Nikollë Kaçorrit. Kontributi i tij per liri te kombit, shtetformimin e emancipimin, poashtu dhe kontributi I tij ne letrat shqipe, jo vetem u

perjashtue por u shkatrrue. Sa komod do t’ketë kenun Dom Nikolla t’u vrojtue Kazmen e Komunizmit n’punen e tij per Kombin? “Fali Zot, se s’dinë se c’ka bajnë” do t’ketë kenun lutja e tij e perditshme. Por ma n’fund erdh ora q’i nji grup atdhetaresh i’a Ardian Preci sollen eshtnat n’vend t’vet Dom Nikolles (e shume mire vepruen). Por nji habi e madhe! Asnji dikaster shtetnor, perfshi Ministrine e Kultures e krejt spektri politik n’Tirane nuk u lodhen me i ba nji pritje n’aeroport strategut t’shpalljes’ pamvarsisë Shqiptare. E per me e perfundue; Dom Nikolla erdh aty Por perkundrazi, eshtnat në nje valixhe i’a ku duhet t’ishte prej shumë kohesh e hypen nji karrocë e mbas kalimit të doganes, pergjithmonë… privatisht arriten ne ceremonine e kishes se Ai si nji njeri me permasa monumentale nuk Shen Luçies. dridhet prej pickimeve t’mendjeve t’vogla Dikush shkruajti per kte menefregizem te n’Shqipni. Ai djali i vogel i Shqipnise turpshem t’autoriteve Shqiptare, dikush bani s’Eperme q’i shpenzoj krejt jeten per me deklarata politike n’kishe; por shtetit s’i ra ndertue Shqipnine e lire e Europiane, n’mend per ceremoni zyrtare – dikush tjeter fatkeqsisht u la n’harrese bashke me privatisht tha kush ka kohe me u marr me Shqipnine e Eperme per rreth gati nji shekull. Dom Nikollen se kena protesta e anti protesta, Me nji shprese q’i Haxhi Qamilat modern nuk e jane zgjedhjet locale, q’i po na i bien deres do t’i prishin vorrin e ri Dom Nikolles, me grushta. ndoshta shekulli i dyte i shtetit Shqiptar do t’i E harruen kto zoja e zotni (i’u thanshin) se pa ktheje syte kah naltsimi i figuravet si ajo e at’ Dom Nikollen e do si puna e tij nuk do Imzot Nikoll Kaçorrit apo vendlindjes tyne t’kishte qane e çuditshme mos me pasun aspak Shqipnise s’Eperme q’i mos t’mbetet ma – Shqipni sot e ju s’do t’kishit sheshe ku me u Shqipni e harrueme…! ba pshesh me njani-tjetrin. A mos u zuni frika se mos po u ban ndoj vrejtje, apo ndoj mallkim per politiken antikombtare e jo-Europiane q’i po lueni?! Mos u merzitni se nuk u ban vrejtje, se ai nuk ishte njeriu q’i bante vrejtje, e nuk mallkonte – ai vetem punonte; ai dinte edhe t’epte dorheqje kur principet e tij demokratike, perplaseshin me konjuktura t’vogla n’mendjet oreintaliste t’kohes se at’hershme q’i janë trashigue deri n’ditët tona. Dom Nikollen pasardhesit e Haxhi Qamilit u munduen t’a plagosin per s’dekunit, t’u e vnue nji karroce n’aeroport, por nuk i’a arriten qellimit sepse njerezit si Dom NIkolla nuk plagosen, ato nuk vdesin, e sado q’i t’mundohen per t’i vra ato vetem se shndrisn ma s’shumtit e ngjiten ma nalt në piedestalin e nderurem t’kombit tonë. Por politika Shqiptare duhet me diftue rrespekt per figurat e fshime t’kombit tonë gjatë komunizmit, ka ardhun koha q’i ç’do gja me shkue n’vend t’vet. E mos kini frike se ato nuk çohen prej vorrit me u nxan vendin!

[14]


POETI TRIFON XHAGJIKA Ne nje kohe qe faqet e shtypit ne Shqiperi, mbushen me foto e shkrime per ish nomenklaturen komuniste, ne nje kohe qe mediat e shkruara dhe vizive mbushen me ata qe isherbyen kesaj diktature si poratavoce te rregjimit per vlerat e veprave te tyre ne diktature, dhe qe na i shesin si vepra lirie sot, lehen ne harrese ATA, (jo pa qellim) qe krijuan poezi dhe letersi, me vendosmerine e kurajon qe ta jep vetem nje shpirt i lire. Morali i ka kaluar kufijte e turpit. Ata te cilet moren te gjitha privilegjet dje me vepren e tyre, duan te marrin sot dhe lirine me heshtjen qe bejne, ne drejtim te gjithe atyre, qe nuk u mposhten e u thyen, por klithen me sa fuqi me shpirtin e tyre te lire, per “Atdheun Lakuriq” dje, dhe sot. Ate qe dje i vrane, sot mundohen ti mbajne te varrosur me heshtjen. Trifon Xhagjika eshte nje nga klithmadhimbjet e Atdheut. Jo vetem antikomunisti, jo vetem kalores i LIRISE, por dhe nje gjigand i poezise Shqiptare . 43 vjet pas pushkatimit, POETI eshte ende pa varr. Persekutoret dhe ata qe i dhane “colpo di grazia” jane gjalle. Kerkojme te hapim krimet e komunizmit kur kriminelet i kemi gjalle?! Poetet qe i kenduan LIRISE,ATDHEUT, I BENE THIRRJE NDERGJEGJES SE KOMBIT, S’KANE NEVOJE PER VARR. ATA jane kudo, ne plaget e atdheut, ne modelin e kurajos qytetare, ne vetmohimin per drejtesi, liri, prosperitet shoqeror. Ata jane kembana qe akoma nuk i ndegjojne te shurdhuarit RAHJA, jane kembane qe i bejne te mbyllin veshet, kriminelet qe i vrane, por nuk vrane dot shpirtin e tyre te LIRE qe, me vargjet qe na lane vazhdojne akoma si MARATHONOMAK me pishtarin e LIRISE, NDERGJEGJES,KURAJOS, dhimbjes per “ATDHEUN LAKURIQ”. Kur prokuri i dha fjalen e fundit, AI filloi me keto fjale,- “Me jepni nje top te shemb sistemin tuaj…. – donte te vazhdonte, policet e ulen me force dhe i mbullen gojen…. Me nje vendeim te paramarre trupi gjykues u terhoq per tu rikthyer ne salle duke dhene denimin me vdekje. Ne kohen qe po e nxirrnin nga salla, i vellai Ylli ju drejtua, ” Mbaje koken lart si i takon Xhagjikeve!” Donte te kendonte dhe njehere poeti duke ju pergjigjur te vellait….. Policet perseri i mbyllen gojen duke

e futur ne autoburg. U arrestua dhe Ylli per ate qe tha. Jane pikerisht keto veprime, qe tregojne nje kurajo qytetare deri ne vetmohim, nje shpirt te lire qe nuk pajtahot asesi me dhunen qe po i behet profil nga Atdheut,duke u vetmohuar Ilri Demalia me jeten e tij dhe ne momentin e fundit nuk kerkon meshire per jeten, por TOPIN PER TE RREZUAR SISTEMIN. Portavocet dhe lakejte e rregjimit dje dhe sot,duan ta vrasin me heshtje…. Kembanat e XHAGJIKEVE do tju ndjekin deri ne frymen e fundit, O pacavure rregjimesh. Akoma vazhdojne pa nje akt pendese sot, îmjeshtritî e socrealismit te hiqen si Zeuse te letersise moderne shqiptare. Trifon Xhagjika (1932-1963) u lind ne nje fshat te Zagorise(Gjirokaster) ne nje familje te thjeshte qe shquhej per ndershmeri e patriotizem. Pasi kreu studimet e larta, sherbeu ne ushtri. Me 1963 u arrestua bashke me nje grup te rinjsh e u denuan me pushkatim. Poezia ishte pasioni i tij. Per rrethanat qe iu krijuan, ai botoi pak. Vargjet e tij shquhen per thellesi, ndjenje e sinqeritet. Mjaft nga poezite e pabotuara kane humbur. Nje pjese e tyre eshte botuar ne vellimin “Atdheu eshte lakuriq”(1994). Gjate hetusise AI shkruajti keto vargje: Ndihmomeni

te qesh Nuk mundem, nuk mundem, nuk mundem. E pashe Atdheun lakuriq, (vetem pa miq e shoke) mundohej te kepuse nje dege dafine nga lavdia e shekujve. Atdheun e dija te urritur! Por sa i vogel qenka! As nje dege nuke e kepuste dot. E mora per dore ta rrit ne zemren time… VellezerPo e kerkuat Atdheun, e kam une. Ndihmomeni te qesh. Ndihmomeni te gezoj. Atdheu eshte lakuriq!

[15]


Poezi Nga Trifon XHAGJIKA Kenga e verber E shkreta ti, o Republike u blatohesh te zoterve pa e ditur cjane. Driten ta shuajne ne terr e diten ta ndezin; buken ta shtrojne ne sofer e duart tíi presin; ne burim te cojne e gojen ta mbyllin.

Turp, Atdhe! Sdue di kush je! Tek ty jam I lire pa liri, I gjalle i pajetuar, I vdekur i pavarrosur.

Prill 1962

O vendi im O Republike! Ne crruge po ecen tani me duar te gjakosura, Ata te kthyen ne metelike! me sy te cuditshem? Vete jeta cudine ta zmadhon E shkreta ti, o Republike, e te ardhmen ta shuan. e cmendura ti, o Republike, E pikelluar genjeshtarja ti, o Republike, mashtrimi i buzeqesh. Shko! kusarja ti, o Republike! Me emrin tend, te vjedhin jeten. Shko, o Republike! Mua mÎ duhet tÎ eci nÎ rrugÎn Sa do te doja time. qe ballin e ftohte Nga nata ilegale me driten e rrufeshme te ma ku ndrydhen qÎllimet, perkedhelje, te dal ne ditet e te ardhmes, endrrat e ngrira te me zgjoje. te ngre flamurin e besimit tim. Me tmerrin duke shkuar Aty do te kuptoja dashurine e jetes, te shkruar ekam biografine, kur je ne gji te nenes. te paster e pa njolla. O njerez te thjeshte, Dhe, ti,o Republike, ju dua! e gjora republike, Mund tíju sherbej do te jesh perseri me mua. si ushtare, si sherbetor besnik. Po tani, Vec me mua ejani, te te peshtyj une dua, tju rrefeje te verteten se ti nuk pate turp qe ndrit. te mbytesh historine. Te dine udheheqesit lart Me kete kenge te verber dhe e larta Republike te ngre ne gjyq, se nuk jemi ne gjyqin e te heshturve. as te verber as te shurdher ne politike.

O Republike e pabese! Tu fala si kristiani Krishtit, po cme dhe? Dhe diellin do te ma zesh.

Vrame po te duash. Ne netet e tua te gjakosura do te degjosh zerin tim: Te urrej o Republike, lavire e zoterve gjakprishur!

ste te kendoj me? Trishtimi po me mbyt. Lodhja doren ma pershkon. Por terbimin nuk e ndal dot. Jo! Nuk mundem te te fal. Gjuha mu zgjidh.

[16]


TURIZEM APO SHARLATANIZEM? Me 30 gusht mbyllet sezoni turistik sipas konceptimit Shqiptar. Ne 20 vjet demokraci mund te thuhet bindshem qe ka ndryshime te medha. Hotele lluksoze, resorte te vogla e shume restorante jane hapur si kerpurdha mbas shiut. Debati i madh eshte rreth infrastructures dhe planimetrise, por sot si turist kalon nje kohe shume me te kendshme se para 20 vjetesh. Per c’do vere hapen debatet e turizmit neper studio televizive, gazeta dhe forume ne internet. Lexon dhe degjon nder frazat nga me te ndryshme rreth kesaj teme; qe nga matja e emigranteve si turiste, mikpritja e bujaria Shqiptare dhe deri tek vendi me perrallor ne bote me dete lumenj e male, a thua qe e gjithe bota eshte nje shkretetire e pafund me te vetmin oaz Shqiperine. Qe nga kjo qasje del ne pah mos-pervoja e Shqiptarve ne fushen e turizmit. Dy gjenerata te ngujuara ne komunizem dhe me nje tradite shume te varfer edhe para komunizmit. Shqiptaret nuk kane shume faj qe s’dine shume rreth turizmit. Edhe idete e mesiperme jane ne te njejten rrjedhe me kohen e proletariatit ku rrihnim gjoksin si populli me trim, me vendin me te mire dhe bujarine me te vyer ne bote. Duhet theksuar qe ne krye te radhes se turizmit nuk eshte mikpritja, as bujaria. Turizmi eshte industri qe kerkon profesionalizem, se po te jete bujari, restorantet dhe hotelet do te ishin falas. Pra ideja e bujarise nuk ka vend ne turizem profesional. Megjithekete problemi kryesor i turzmit nuk qendron tek ndertimet luksoze me mermer por tek strategjia e turizmit dhe cilesia e sherbimeve. Shqiperia eshte nje vend me nje potencial po aq te larte turistik sa vendet e tjera te rajonit por ama me nje pervoje shume me te varfer se ato. Shqiperia mundet te kete turizem gjate gjithe vitit, normalisht me fluks me te madh gjate veres. Kalate, malet, liqenet, llixhat, burgjet e komunizmit, e shume komponente te tjera mund te perfshihen ne fondin turistik per te zgjeruar larmine e ofertes turistike. Sinkronizimi i te siperpermendurave qe turisti te kenaqet jo vetem me plazh eshte i rendesishem, gjithashtu lidhja e nderthurur me vendet e tjera te rajonit qe turistet ta kene te lehte te levizin nga Shqiperia ne vendet e tjera dhe anasjelltas, do t’i sillte me shume turiste se sa do t’i merrte vendit tone. Me tej krijimi i guidava turistike te shumellojshme dhe lidhja me agjensite e medha turistike ne Europe si Thomas Cook, apo Thomson Holidays, eshte jetike per zhvillimin dhe thithjen

e turizmit. Duke mos harruar reklamimin direkt nga shteti neper metro, autobuza, e gazeta te Londres, Berlinit, Oslos e vendeve te tjera. Te gjitha keto te ndjekura me nje sherbim cilesor dhe me nje ushqim qe eshte brenda kushteve te higjenes do te rrisnin numrin real te turisteve ne vend. Si Ardian Preci rezultat Shqiperia nuk do e bazoje bilancin vetem ne turizmin patriotik te Shqiptareve te Kosoves dhe te Maqedonise, apo emigranteve, por do te zgjeroje fluksin turistik nga Europa Perendimore. te uleta se Greqia e Qipro, Turqia ka nje bum Por kjo nuk ndryshohet pa ndryshuar mentalitetin amatoresk dhe qasjen e shtetit dhe turistik. Por qe hotelieret Shqiptar duhet t’a ndajne mendjen a do zhvillojne turizem me sektorit privat per zhvillimin e turizmit. Se pari shteti promovon notin e Kryeministrit nje vizion afatgjate te stilit perendimor me ne Dhermi sikur kjo do na promovoje koncepte dhe cmime transparente apo me nje turizmin. Me tej ne te gjithe bregdetin stil Shqiptar s’ka banjo publike pervec atyre drite-shkurter t’ja hedhim kujt te mundim tubave qe sivjet se sot nje vit si dihet se c’behet. derdhen ne det. Edhe ato pak kosha plehrash E per ta mbyllur nese shteti Shqiptar nuk e qe jane nuk pastrohen dhe i gjithe vendi merr serizisht promovimin e turizmit me nje eshte i mbushur me mbeturina, sic thone strategji afatgjate ku piketohet se ke kategori Shqiparet e Kosoves “Turizem n’mes turistesh duam te terheqim ne Shqiperi, t’berllogut c’do gje ngelet ne meshire te fatit. Sa per me u knaq”. Qeveria lokale dhe qendrore me turiste ka me milliona per t’u perkedhelur, pra fajet e tyre sikur bajne sehir mbeturinave nuk eshte problem. Sektori privat duhet te kete dhe ndotjeve. Se dyti kemi nje sektor privat te pa kualifikuar nje koordinim dhe bashkepunim me te perkushtuar midis njeri tijetrit per te rritur per t’i sherbyer klientit ne menyre cilesore. Pikerisht ketu eshte epiqendra e sharlatanizmit oferten dhe cilesine e sherbimeve turistike dhe mbi te gjitha cilesine e sherbimit te klientit te turizmit Shqiptar. Pervec ndertimeve me mermere te hoteleve qe pas nje muaji qe hapen dhe kooperimit nder- rajonal. Perndryshe vendi mbushen plot me miza, deri tek kamarieri yne do ngelet ne turizem Sharlatan, dhe qe ka raste qe te ze frika se edhe te godet. turistat patriotik te Kosoves, Maqedonise dhe Rastet e pakenaqesise ndaj sherbimit dhe emigrantet do merziten dhe sektori i Turizmit ofendimeve qe marrin klientet jane te do te ngele shume prapa fqinjeve tane. E panumerta ne Shqiperine tone mikpritese, e atehere do te fillojme kengen e trimerise, bujare. Shqiptaret duhet ta dine se nje sherbim cilesor eshte me i vlefshem se nje shkalle hoteli me mermer. Se treti dhe shume e rendesishme eshte levizja me cmimet, neper hotele, e restorante me slloganin e fshehte “ per te huaj apo Shqiptar” ka dhe rastet “A je Shqiptar a Kosovar”, sikurse Kosovaret nuk jane Shqiptare. Kjo metode aq e demshme per zhvillimin e turizmit eshte shume e perhapur vecanerisht ne Turqi. Turqit jane te famshm per perdorimin e dy menuve per te huaj apo per Turq. Megjithe kete nga promovimi i madh dhe experienca e gjate ne turizem dhe cmimet relatevisht me

[17]


[18]


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.