Libertals.com

Page 1

MARS 2012/04

Demokracia Autentike

LIBERTALS

Interviste me Sociologun Dr. Gezim Alpion Blinishtet e Mirdites ne historine Mesjetare Shqiptare Heshtja jonë ndaj çnjerëzimit SHQIPERIA, DHJETOR' 90- JANAR' 91 Leximi dhe interpretimi i letersise se At Anton Harapit

INFLACIONI I INTELEKTUALITETIT SHQIPTAR

[1]


Legjenda Inflacioni i Intelektualitetit Shqiptar Ardian Preci

Interviste me Dr. Gezim Alpion

Publisher Libertals Media

Editors Ardian Preci Ilir Demaila Assistant Editor Gerta Gjata

intervistuar nga Albanian News Itali

Demokracia Autentike Gjon Keka

Kronike e vetpromovimit finok te genjeshtarit Craig Jurisevic Uk Lushi

Heshtja jone ndaj C’njerzimit Fahri Xharra

Nen petkun e kultures rurale Ylber Vokshi

Leximi dhe interpretimi i letersise se At Anton Harapit

Contributers

Ardian Preci Gjon Keka Uk Lushi Fahri Xharra Ylber Vokshi Ndue Ukaj Daniel Gazulli Nikolle Loka Teodor Keko www.libertals.com www.facebook.com/libertals www.twitter.com/libertals

Ndue Ukaj

Kane gri Dom Ndrene Daniel Gazulli

Libertals

Blinishtet e Mirdites ne Historine Mesjetare Shqiptare Nikolle Loka

Godo Vjen-Poezi Ndue Ukaj

SHQIPERIA, DHJETOR’ 90- JANAR’ 91 Teodor Keko

Andrrat e Parnasit- Poezi Gjergj Fishta

[2]


INFLACIONI I INTELEKTUALITETIT Ne intelektualet duhet te jemi te kujdesshem kur shprehemi per ceshtje publike. Kjo ishte cfare thoshte nje nate ne nje debat publik nje Intelektual i sojit Shqiptar. Me beri pershtypje sa fillova te kerkoj ne memorien e trurit frazat Ne Intelektualet, Une si Intelektual qe jam” Ne Elita” etj.

servilizmi dhe thurja e lavdeve per udheheqjen e lavdishme. E me radhe ne te gjitha qarqet e intelektualeve te rinj ndodhi e njejta ARDIAN PRECI gje. Si do te kishte intelektuale Shqiperia ku cdo gje Aq shume i kisha degjuar keto Intelektual nuk behesh censurohet deri tek fraza, si brenda dhe jashte sepse ke mbaruar nje shkolle te gjuha. Siq thoshte At Zef Pllumi vendit ne rrethe Shqiptaresh larte dhe ke mesuar si te besh “ Me te vra kepuca nuk te saqe u habita. Ne te njejten punon truni mire, jo ma me ta llogarite e nje kompanie. kohe nuk e kisha degjuar Intelektuali influencon, dhe lidh gjuhen e me ta kufizu asnjehere ne anglisht, nga krijon rryme per ndryshim, dhe mendimin” dhe me kete fryme Profesore, PHDs, Politikane jo rryme per mbrojtjen e titullit te servile dhe pa konkurrence ku karriere, apo Filozofe. Askush dhene vetes. zakonisht eshte menyra si ne boten perendimore nuk i Intelektualizmi zhvillohet erdhem referohet vetes si intelektual. ne inflacionin e rradhes te viteve Shpresoj qe ajo pjese e te pluralizmit. Ne trevat Shqiptare aq shume intelektualeve Shqiptare qe nuk i perdoret fjala Intelektual dhe bien borise per vete per dite, por Njeriu i ri Intelektual e qytetar i Akademik -ne Kosove, lene punen e tyre te flase, nuk vetshpallur jo vetem qe kishte ndonjehere te duket sikur eshte krijuar rrjetin e mykur gjoja Elitar do ofendohen nga ky shkrim. Ne emer i pervetshem i dikujt. Une por kishte krijuar nje perbuzje te njejten kohe brezi i rinise se jam akademik filani, “me vjen tʼju per pjesen tjeter te popullsise. edukuar brenda vendit por them emrin e gjyshit te pasken Edhe ne kete rast pjesa e tjeter sidomos ajo ne perendim duhet vu? Ashtu e kishte gjyshi emrin e shtypur gjate komunizmit nuk te demaskoje pseudoAkademik apo UKE. intelektualet ne menyre qe ju benin balle grupit Elitar. Ne shkalla e inflacionit te ulet sa ne mungese te konkurrences, me Kur krejt pjesa e edukuar ne vendet perendimore per ku e kostume e kollare te reja u shkollat perendimore u riinstaluan neper institucionet e kemi nisur udhen. pushkatua dhe u internua me pluralizmit. E duke pas shume dhune vendi ngeli ne vakum, jo hapesire mediatike i vershuan pse sʼkishte edhe perpara te me me shume vrull vetveteshpallur por kur krijohet nje reklamimit si intelektuale dhe vakum total atehere vendin e elite shqiptare. zene karrocieret dhe ashtu ndodhi. Nje turme e caktuar u veteshpallen Elite Intelektuale Fatkeqsisht aq shume inflacion dhe Qytetare dhe keshtu njeriu i eshte krijuar nga perdorimi i libertals.com ri u lind. rendomte i fjales Intelektual, sa Pergjate gjithe kesaj perjudhe njerezit e rinj nuk paten asnje nevoje per te punuar qe te beheshin intelektuale. E vetmja aftesi qe u nevojitej ishte

edhe ato qe sa kane mbaruar shkollat e mesme e quajne veten intelektual. Te krijohet ideja se keto gjoja intelektuale nuk e dine as kuptimin jo me peshen e fjales Intelektual. [3]

facebook.com/libertals twitter.com/libertals


Intervista

DR Gezim Alpion Sociolog Birmingham University BOTUAR NE ALBANIAN NEWS ITALI

Zgjedhja e Presitentit ne nje Vend pa Udheheqje Momenti i përzgjedhjes së Presidentit të Republikës po afron dhe parada e emrave dhe e supozimeve është deri më tani trishtuese. Moçali politik shqiptar duket i paaftë të dëshmojë edhe këte herë pendimin më të vogël për atë shfaqje të shëmtuar tashmë 20 vjeçare që i ofrohet jo vetëm opinionit ndërkombëtar, por mbi të gjitha vetë shqiptarëve. Nga diaspora po shtohen ndërkohë zërat e kualifikuar të intelektualëve, të cilët ofrojnë kontributin e tyre në zgjidhjen e problemeve të rënda socio-politike në shtetin amë. Duket se largësia nga ambienti politik shqiptar i ndihmon në kthjelltësine e mendimit e të vështrimit mbi gjendjen e tanishme dhe mbi atë çfare duhet bërë. Njëri prej tyre është edhe Gëzim Alpion, pedagog në Departamentin e Shkencave Politike dhe Studimeve Ndërkombëtare, në Universitetin e Birmingamit, Angli dhe njëkohesisht autor i disa studimeve të rëndësishme në anglisht. Tepër kritik mbi klasën e sotme politike shqiptare, pedagog i Universitetit të Birmingamit, duket se ka mprehur vështrimin në gjetjen e kontakteve akoma të shëndetshme në radhët e atyre që janë angazhuar në zhvillimet politike shqiptare."Topi është tashmë në fushën e politikanëve shqiptarë" – thotë ai ndërsa jep këndvështrimin e tij në zgjidhjen e problemit. Më poshtë ndiqni te plotë intervistën eskluzive dhënë Redaksisë sonë. Dr. Gëzim Alpion. Sociolog, Universiteti i Birmingamit Pas pak muajsh do të zgjidhet Presidenti i Republikës. Ky eveniment vjen në një kohë kur politika shqiptare ndodhet në një fazë shumë të tensionuar. Mendoni se ka ndonjë mënyrë që ky tension të mos ndikojë në këtë zgjedhje? Fatkeqësisht, jo. Politika shqiptare tani për tani nuk është në gjendje dhe, me sa duket, disa elementë nuk janë të interesuar të çpolitizojnë zgjedhjet presidenciale. Tashmë forcat politike kanë nisur llotarinë e emrave. Pa i hequr parlamentit të drejtën që i jep kushtetuta për zgjedhjen e presidentit, çfarë kontributi mund të japë shoqëria civile në këtë rast? Në Shqipëri nuk ka shoqëri civile të efektshme që të ketë ndikim të ndjeshëm në procesin e zgjedhjeve presidenciale. Në demokracinë shqiptare populli (demos-i) është i skajshëm deri i papërfillshëm dhe fuqia (kratos-i) është monopolizuar nga një kleptokraci arrogante që përdor një ligjërim hipokrit demokratik vetëm kur klanet në klubin e ‘përzgjedhur’ të politikës cënojnë interesat e ngushta të njëri tjetrit.

Parlamenti i Shqipërisë ka kohë që nuk funksionon normalisht dhe për pasojë nuk ‘përfaqëson’ vullnetin e popullit por pasqyron gjëndjen mjerane të demokracisë shqiptare. Reputacioni i ulët i Parlamentit është tregues i shkallës së lartë të erozionit të legjitimitetit të këtij institucioni kryesisht si pasojë e zgjedhjeve anormale. Në dy dekadat e fundit, ashtu siç ndodhte në monizëm, rezultati i zgjedhjeve në të shumtën e rasteve duket se është përcaktuar para se të hidhen apo numërohen votat. Më së fundi kjo situatë anormale është bërë ‘normë’. Në këto kushte, çdo kandidat presidencial si nga ana e qeverisë apo e opozitës do të shikohet me të drejtë nga populli dhe komuniteti ndërkombëtar si zëdhënës partiak dhe për pasojë jo i aftë apo i denjë për postin e presidentit. Në artikullin tuaj “Monarkizimi i politikës në shtetin njëshekullor”, publikuar për herë të parë në AlbaniaNews me 6 Janar 2012, nënkuptohet një ngjashmëri mes politikanëve tanë dhe atyre drejtuesve që, sipas Max Weber, u mungon ‘ndjenja e përgjegjësisë dhe integriteti intelektual’. Gjithashtu ju pohoni se ‘do të ishte në të mirën e shtetit që për këtë post të lartë të mos kandidojnë asnjë nga figurat që në çerekshekullin e fundit kanë dominuar dhe asfiksuar politikën shqiptare, pothuajse sipas rutinës së Putini dhe Medvedevit’. Ku t’i gjejmë të tjerët? Ndërgjegja se do të ndeshen me të njejtën politikë mund të bëhet penguese për ata që u propozohet posti. Në një situatë politike normale nuk përjashtohet mundësia që presidenti të zgjidhet nga rradhët e politikanëve. Por aktualisht ‘normaliteti’ nuk është tipar dallues i politikës shqiptare. Kjo nuk do të thotë që në Shqipëi nuk ka politikanë të ndershëm. Siç e theksova në intervistën që i dhashë vjet në Janar rrjetit televiziv Al Jazeera, është absurde të thuash se në Shqipëri dhe Ballkan të gjithë politikanët janë të korruptuar. Megjithatë, tani për tani këta politikanë të ndershëm nuk kanë mundur të dëshmojnë me prova se janë në gjendje të ushtrojnë ndonjë influencë pozitive të ndjeshme tek bosët e tyre partiak. Për më tepër, fakti që pas ngjarjeve të 1997-tës, Gërdecit, dhe me së fundi vrasjes së katër personave më 21 Janar vitin që kaloi asnjë drejtues shtetëror apo partiak nuk ka dhënë dorëheqje dhe nuk është përballur me ligjin, e bën zgjedhjen e presidentit nga rradhët e klasës politike një

[4]

shaka të hidhur, një akt sadist, që do të rezultoj në thellimin e mëtejshme të hendekut të madh që aktualisht ekziston midis popullit dhe shtetit. Sikur të zbresim tek përgjegjësitë personale, u vini dot emra përgjegjësve të kësaj gjendjeje politike? Për mua përgjegjësit janë drejtuesit kryesorë të shtetit dhe të partive politike. Kryeministri dhe Kryetari i Opozitës ka kohë që sillen me njëri tjetrin më shumë si dy kunata inatçesha sesa si drejtues serioz preokupimi i vetëm i të cilëve duhet të jetë jo se kush bën më shumë deklarata më të mençura në kurriz të njëri tjetrit (politika shqiptare ka kohë që i ngjan një parade mode ku mungon fantazia dhe origjinaliteti) por si të drejtojnë vendin më së miri dhe si të ofrojnë opozitë konstruktive dhe besnike. Ndonjëherë harrojmë se Partia Socialiste ka patur më shumë dinamizëm në politikë, gjë që është parë në ndyshimin e shpeshtë të kryeministrave dhe më në fund edhe të kryetarit të partisë. A mendoni se është e drejtë që Rama të paguajë edhe për të kaluarën? Gëzim Alpion: Dinamizmi i Partisë Socialiste ishte i paevitueshëm pas dështimit të monizmit në Shqipëri. Megjthatë, është një gjë pozitive që duhet të kihet parasysh veçanërisht nga partitë e krijuara gjatë dy dekadave të fundit në mënyre që të mos përsëritet praktika e Partisë së Punës ku fjalën e fundit për gjithçka e kishte Enver Hoxha që ushronte diktatin e tij nëpërmjet një tufë plebejsh të zgjedhur qëllimisht nga hiçi pasi i garantonin besnikëri të verbër. Duket se çdo drejtues partie në Shqiperi tani ka krijuar rreth tij një grup sejmenësh të aftë vetëm të vegjetojnë. Si Z. Berisha ashtu edhe Z. Rama, dhe për pasojë të gjithë drejtuesit kryesor të qeverisë dhe politikës shqiptare që kanë përreth duhet ta kuptojnë se askush nuk është i pazëvëndesueshëm. Politikanët shqiptarë duhet të mësojnë të japin dorëheqje kur ka dështime në funksionimin e shtetit apo kur partitë nuk kanë sukses në zgjedhje. Po ashtu, kur një drejtues partie emërohet si kryeministër apo president ai duhet të heqë dorë menjëherë nga posti i kryetarit të partisë. Në një realitet të tillë politik me të cilin ballafaqohet Shqipëria, cili është mendimi juaj për procesin e zgjedhjes së presidentit?


Në një realitet të tillë politik me të cilin ballafaqohet Shqipëria, cili është mendimi juaj për procesin e zgjedhjes së presidentit? Meqë përballemi me një realitet të tillë të zymtë politik, unë do të sugjeroja që dy-tre partitë me numrin më të madh të deputetëve në Parlament të propozojnë për postin e presidentit personalitete të shquara nga fusha të ndryshme të artit, shkencës dhe kulturës si në Shqipëri dhe në diaspora (që zotërojnë gjuhën shqipe, dhe mundësisht letraren) të cilët kanë dëshmuar se janë parimor, kanë qëndruar vazhdimisht jashtë influencës së partive politike, dhe gëzojnë reputacion ndërkombëtar në profesionin e tyre.

Përse mendoni se zgjedhja e presidentit është e një rëndësie kaq të madhe?

Shqipëria ka një imazh tepër negativ në botë që vjen kryesisht nga sjellja dhe veprimet e papërgjegjshme të klasës politike shqiptare. Me këtë imazh përballet dhe skuqet çdo ditë çdo bashkëatdhetar jashtë Shqipërisë por veçanërisht elita intelektuale shqiptare që po jep kontributin e saj për tʼi treguar botës me fakte se jemi një komb me kulturë, kontribut që vazhdon të injorohet nga establishmenti në Shqipëri.

Zgjedhja në postin e presidentit të një figure publike të pastër është fillimi i një ndërmarrje serioze për të filluar përmirësimin e këtij imazhi. Ky do të jetë një proces i gjatë dhe i vështirë dhe nuk do të zgjidhet thjesht duke bërë foto me ndonjë person të spërkatur disi nga pluhuri magjik i hollivudit. Asnjë politikan shqiptar nuk duhet tʼa gënjejë veten se gëzon reputacion ndërkombëtar. Edhe drejtuesit më të ʻdëgjuarʼ që kanë ʻmbijetuarʼ në politikën shqiptare në dy dekadat e fundit shëndrohen në njerëz anonime sapo ngjiten në avion në Rinas.

Në një konventë akademike para disa vitesh në Washington u shpreha se perëndimi nuk duhet tʼa ketë të vështirë që të ekspozojë drejtuesit e korruptuar të politikës shqiptare. Në lidhje më këtë çështje, një studiues i huaj u shpreh se në arkiva sekrete disponohen dokumenta për drejtues të korruptuar.

A mendoni se britanikët (dhe të huajt e tjerë) në dy dekadat e fundit kanë mbështetur në Shqipëri gjithonë ʻmë të mirinʼ? A përkon kjo mbështetje me interesat e Shqipërisë apo interesat e tyre, apo kemi të bëjmë me koinçidim interesash të përbashkëta?

Kohët e fundit në një pritje diplomatike në Londër në bisedë me figura politike dhe punonjës të administratës britanike pyeta se si spjegohet që, në disa momente, përceptimi mund të ketë qenë, ndonëse i gabuar, se Britania e Madhe, ka përkrahur në ndonjë rast figura apo ente politike shqiptare rekordi demokratik i të cilëve është i dyshimtë. Përgjigja që mora ishte: Britania nuk vendos se kush e drejton Shqipërinë dhe se ajo gjithmonë ka përkrahur me të mirin ndër të këqinjtë që ka ofruar politika shqiptare.

Falë pozitës gjeografike, Shqipërisë nuk i kanë munguar kurrë aleatët, veçanërisht kohët e fundit si pasojë e disa faktorëve favorizues për ne. Se sa të aftë janë treguar politikanët shqiptarë për tʻi përdorur këto konjuktura interesash në shërbim të vendit është çështje tjetër, dhe jo objekti i kësaj interviste.

Në politikë nuk ka miq por partner interesash që janë të një natyre strategjike (afatgjata) dhe taktike (afatshkurtëra). Ndodh që disa drejtues të politikës shqiptare ose nga naiviteti ose nga egoja e sëmurë e interpretojnë përkrahjen që marrin nga jashtë si mbështetje që u jepet vetëm atyre si individë ose partive të tyre dhe qeverive që drejtojnë. Kjo nuk është për tu çuditur në një vend si Shqipëria ku qeveria dhe opozita nuk e konsiderojnë njëri tjerit si kundërshtarë politikë, ashtu siç ndosh në botën demokratike, por si armiq të betuar.

Mbështetja e jashtme nuk është kurrë e pakushtëzuar. Kjo është aryseja që kur ndonjë udhëheqës apo qeveri shqiptare gjatë dy dekadave të fudit janë sjellur në kundërshtim me normat demokratike, aleatët e huaj, megjithëse jo gjithmonë, dhe jo kur dhe sa duhet, e kanë bërë të qartë, dhe me të drejtë, se kjo nuk është e pranueshme.Deputetët shqiptarë duhet ta shikojnë në një seancë të veçantë të Kuvedit intervistën qe ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Z. John L. Withers II, i dha me 18 Janar të këtij viti Zërit të Amerikës. Parlamentarët shqiptarë duhet të nxjerrin konkluzionet e duhura nga pengu i Z. Withers për mosrealizmin e premtimit që i kishte dhënë nënës së një viktime të Gërdecit.Ka pasur raste kur mungesa e etikës profesionale, që është bërë normë mes deputetëve shqiptare, është reflektuar edhe në reagimet e turpshme të disa drejtuesve të shtetit kur marrin kritika të principta nga aleatët.

Klasa politike shqiptare po qe se vërtet ka vullnetin e mirë për të përmirësuar situatën e rëndë politike në vend dhe imazhin e vendit në botë, duhet tʼi konsiderojë zgjedhjet

[5]

presidenciale si një rast shumë të mirë për tʼi treguar opinionit ndërkombëtar me fakte se edhe ne jemi në gjendje të bëjmë zgjedhje të ndershme dhe të pakontestueshme.

Në një klimë të tillë politike, si mund të përfshihen masat më shumë në zgjedhjen e presidentit dhe në të njëjtën kohë të mos ndryshojmë formën e republikës?

Pjesëmarrja më e gjërë e masave në zgjedhjen e presidentit është e mundshme dhe, për mendimin tim, e domosdoshme, edhe pse Shqipëria nuk është dhe sʼka përse të jetë republikë presidenciale. Siç përmenda më parë, kandidatët për president duhet të propozohen nga partitë politike. Serioziteti i kandidatëve do të dëshmojë seriozitetin e enteve përkatëse politike.

Edhe pse rekomandohen nga partitë politike, kandidatët janë në thelb të pavaruar. Këtyre kandidatëve duhet tʼu akordohet një fond i njëjtë për fushatën e zgjedhjeve, dhe detajet e këtij fondi, që duhet të vijë vetëm nga shteti, duhet të bëhen publike.

Është e rëndësishme që në kushtet që po kalon Shqipëria ku, si gjithçka tjetër, edhe bizensi është i politizuar, tani për tani në zgjedhjet presidenciale nuk duhet të ketë kandidatë të vetë-financuar apo që mund të sigurojnë sponsorizim privat.

Kandidatët presidencialë duhet ta organzojnë fushatën e tyre në bazë të rregullave që janë të njëjta për të gjithë. Kjo fushatë do të kurorëzohet me tre debate televizive, të organizuara në tre qytete të vendit – në jug, veri, dhe Tiranë – të cilët do tʼu japin kandidatëve mundësinë të paraqesin programin e tyre para popullit para se ky të votojë direkt për ta.

Kjo intervistë nuk ështe vendi për të diskutuar me imtësi se si mund te realizohet ky skenar zgjedhjesh. Po qe se drejtuesit e politikës shqiptare si në qeveri ashtu dhe në opozitë janë të interesuar, unë do tʼa diskutoja këtë propozim me ta në detaje. Sigurisht, që ky proces kërkon angazhimin e kolegëve nga shkencat politike dhe sociale në Shqiperi dhe disaporë të cilët nuk i kanë mbajtur ison asnjë politikani në Shqipëri. Në këtë proces nuk ka vend, po të huazojmë një shprehje të Edward Said, për ʻlakej intelektualʼ, të cilët me qëndrimet e tyre të paprincipta kanë përbaltur integritetin akademik. Intelektuali i vërtetë është gjithmonë në ʻopozitëʼ.


Distanca kohore e mbetur deri në zgjedhje është e vogël (e limituar) Mendoni se mund të arrihet një ndryshim i tillë në kaq pak kohë?

Po. Nuk po flasim për një proces të ndërlikuar apo për zgjedhje maratone të tipit amerikan, por për një fushatë të shkurtër dhe transparente në mënyre që populli ta shikojë me fakte së është i përfshirë në zgjedhjen e figurës më përfaqësuese të shtetit. Koha e presidentëve anonime, emrat e të cilëve i mësojmë vetëm kur ʻemërohenʼ, ka ikur.

Propozimi që bëj unë mundëson angazhimin e partive politike në një proces demokratik, transparent, dhe nuk krijon premisa për krijimin e partive të reja politike të cilat janë me shumicë. Numri i këtyre enteve politike është mirë që të reduktohet duke krijuar aleanca me parti me të cilat kanë anë të përbashkëta.

Po qe se klasa politike në Tiranë është vërtet e interesuar që të përfitojë nga eksperienca pozitive e intelektualëve shqiptarë dhe është serioze kur flet për ʻbrain gainʼ, propozimi im është një hap konkret për bashkëpunim. Topi është në fushën e politikanëve shqiptarë.

Pas zgjedhjes së presidentit vijnë zgjedhjet politike. Që nga zgjedhjet e vitit 1996 të konsideruara nga OHDIR si hap prapa, jemi të përndjekur nga vesi i vjedhjes së votës. Çfarë mund të bëj presidenti në këtë pikë? Sepse siç e dimë veprimtaria e presidentit është e kufizuar.

Tani për tani, jo shumë. Efekti nuk do të jetë i menjëhershëm. Por të paktën shqiptarët do të jenë të vetëdijshëm që në postin e presidentit është një njeri i ndershëm që do të pezulloj karrierën personale për tʼi shërbyer vendit me dinjitet, përkushtim dhe transparencë, nocione që me sa duket akoma nuk aplikohen si dhe sa duhet në politikën shqiptare.

Si mund të zgjidhet problemi i grupimeve të fuqishme mafioze që tashmë kanë fuqi të konsiderueshme financiare dhe politike për të ndikuar e për të kompromentuar çdo zhvillim të ardhshëm?

Siç thashë më lart, bota, dhe populli deri diku, e di se kush janë drejtuesit politik të korruptuar në Shqipëri. Po qe se ju thoni se grupe mafioze drejtojnë apo kanë ndikim të drejtëpërdrejt në politikën shqiptare, atëherë

ne jemi në nje gjendje akoma me të vajtueshme se çmendojmë.

Përgjegjësi kryesor i atyre zgjedhjeve gjendet akoma në pushtet. Nganjëherë ndodh si me hajdutin i cili është kapur njëherë dhe i ngelet gjithmonë damka. A mund tʼi shpëtojmë ndonjëherë këtij paragjykimi?

Si vend ne ka kohë që vuajmë një ndëshkim kolektiv jo të drejtë për sjelljen dhe aktivitetin e paprinciptë të disa drejtuesve kryesore të politikës shqiptare. Po qe se nuk e vemë shtëpinë tonë në rregull ne do te jemi gjithmonë të stigmatizuar. Dhe problemet tona nuk duhet të presim të na i zgjedhin të tjerët. Po ashtu, vetëm ne shqitarët mund të përmirësojmë imazhin negativ që kemi.

A mendoni se ndryshimet nga lart janë të mjaftueshme për të hyrë në rrugën e normalitetit? Nëse jo, kush është përgjegjës për ndërgjegjësimin e masave?

Jo. Por ndryshimet nga lart janë shumë të rëndësishme sepse drejtuesit e shtetit të cilët e konsiderojnë veten dhe veprojnë si shërbëtorë të popullit paraprijnë me shembullin personal dhe frymëzojnë popullin, dhe veçanërisht brezin e ri që është shpresa kryesore për ndërtimin e një shoqërie civile aktive kaq të domosdoshme për konsolidimin e demokracisë. Sistemi arsimor i të gjitha hallkave si dhe mediat e pavarura luajnë nje rol parësor në ndërgjegjësimin e masave për tʼu kërkuar llogari politikanëve dhe për tʼa vënë atë para përgjegjësisë.

Duke u rikthyer tek zgjedhjet e presidentit, keni në mendje ndonjë emër, apo emra të veçantë?

Jo, por njerëz cilësore dhe të përkushtuar për çështjen kombëtare që mund tʼi shërbejnë vendit në mënyrë shembullore ka si në Shqipëri dhe diasporë. Ata që janë në krye të politikës shqiptare, nga të cilët, me sa duket, disa ka kohë që e konsiderojnë vendin si çifligun e tyre, le tʼi gjejnë këta persona në mënyrë që duke bashkëpunuar me ta të mësojnë nga integriteti i tyre dhe të fitojnë me prova kredibilitetin që e kanë humbur prej kohësh.

A mund të jenë Fatos Nano dhe Jozefina Topalli presidentë të mirë?

Po qe se Z. Nano dhe Znj. Topalli propozohen krahas kandidatëve të tjerë në mënyrë transparente nga partitë politike për të konkuruar në mënyre të principtë dhe të barabartë për postin e presidentit dhe nuk serviren si konkuruesit e vetëm, si çdo shtetas, edhe ata kanë të drejtën të marrin pjesë në zgjedhje. Kandidatët le tʼi mbushin mendjen popullit gjatë zgjedhjeve presidenciale se përse ata e meritojnë ta përfaqësojnë vendin në një post kaq të lartë.

A ka kuptim tʼi ofrohet ky post nje personazhi si Ismail Kadare?

Për Z. Kadare kam konsideratë të veçantë por posti i presidentit nuk ka kuptim tʼi ʻofrohetʼ askujt. Për këtë post duhet të bëhen propozime nga entet politike dhe po qe se Z. Kadare është njëri prej kandidatëve të përzgjedhur në mënyre transparente, bashkë me kandidatët e tjerët duhet të ballafaqohen me popullin në bazë të skenarit që përmenda më parë, skenar që trajton të gjithë pjesëmarrësit në mënyrë të barabartë.

Mundet një figurë deri tani anonime dhe e panjohur për publikun dhe i paangazhuar në jetën shoqërore dhe politike shqiptare të jetë një zgjidhje për presidentin?

Kush nuk ka kurajo të përballet me popullin për tʼi fituar besimin nuk është kurrë në gjendje të realizoj ndryshime pozitive.

Nëse e djathta dhe e majta janë njësoj të paafta për të ndryshuar gjëndjen në Shqipëri, cilët janë forcat e reja politike/ shoqërore që mund të ndryshojne atë?

Ka ardhur koha që drejtimin e partive politike të majta dhe të djathta tʼa marrin në dorë një brez i ri politikanësh që nuk janë përlyer në korrupsion. Shqipërisë nuk i duhen parti të reja por një mendësi e re politike. Politikanët shqiptarë nuk duhet të themelojnë parti politike sa herë që zihen me drejtuesit partiak ose thjesht sepse duan të jenë vetë ali vetë kadi. Në Shqipëri pluralizmi partiak është kuptuar dhe aplikuar si amulli partiake ku çdo kush dëshiron me çdo kusht të bëhet dhe të ngelet i pari deri në fund. Në këtë drejtim nuk e marr vesh se si dallojnë drejtuesit e politikës shqiptare të dy dekadave të fundit nga Zogu dhe Hoxha të cilët i akorduan vetes për jetë tapinë e pushtetit. Se çndodh kur qeverisesh nga njerëz me nje mendësi të tillë dihet.

BOTUAR ME LEJE TE DR GEZIM ALPION

[6]


DEMOKRACIA AUTENTIKE Shtetet janë gjithnjë organizma të ndryshëm edhe pse kanë të përbashkët fatin e njëjtë të sistemit demokratik institucional ,juridik e kushtetues ,kjo jo se ata nuk kanë prejardhje nga rrënjët e demokracisë autentike ,por se ata nuk kanë të njëjtën histori krijimi dhe të njëjtën histori politike e kombëtare të zhvillimit të tyre në të gjitha fushat.

subjekt i sistemit të së drejtës ndërkombëtare të kombeve dhe popujve është të jetë një kontributor i rëndësishëm i

Gjon Keka Ndërtimi dhe historia e një shteti mbi parimet e lirisë ,respektivisht të demokracisë autentike nuk është një punë e ndërtimit të një “shtëpie kartoni”,qëllimi i një shoqërie të mbështetur në parimet e demokracisë autentike nënkupton mbështetjen në vullnetin e saj ,në kohën e saj ,në historinë e saj,në liriën e brendshme të saj si dhe në rrënjët identitare e kombëtare të saj. Asnjë shtet nuk do të mund të qëndronte në këmbët e tij po nuk qe mbështetur apo poqese nuk i ka vënë themelet në rrënjët e identitetit,kulturës rrënjësore dhe parimeve të demokracisë autentike ,poashtu në këtë kontekst asnjë shtet nuk do të njihte vetveten po nuk qe shtet i lindur nga vullneti i lirë politik i shoqërisë dhe demokracisë burimore, si dhe poqese nuk ka ardhë lindja e tij si rezultat i kontratës në mes vullnetit të popullit dhe bazës së përbashkët të vendimëmarrjes së akterëve politik. Vetëm atëherë kur shteti ka lind si burim i vullnetit historik të popullit dhe kontratës së përbashkët të vednimëmarrjes politike për të ndërtuar një shoqëri të lirë dhe demokratike,ne jo vetëm se do të kuptojm esencën e tij ,por edhe do të arrijm të zhvillojm shtetin mbi këto parime ,si dhe do të kuptojm fatin dhe të ardhmen e tij të natyrshme historike.Një shtet demokratik që ka lind si burim i vullnetit të popullit dhe kontratës politike do të përjashtoj automatikisht lojërat e fushës politike për rreth tij ,si dhe do të detyroj çdo gjë dhe të gjithë të respektojnë parimet dhe rregullat e asaj shoqërie te lirë, të ndërtuar mbi parimet e demokracisë autentike dhe kështu ne do të mund të shohim qytetarin të barbartë dhe që rrespekton vetveten(në kuptimin e të qenit faktor me anë të përfaqësimit politik të tij) dhe tjetërin si dhe shtetin e dal po nga vullneti i tij politik e historik. Në demokraciën e moderuar shtetet si faktor dhe subjekt ndërkombëtar hyn në fushën e lojës politike ,por në asnjë kohë ,në asnjë lojë ,në asnjë marrëveshje ,nuk i dëmtojn interesat vitale kombëtare të shtetit të tij,e vetmja gjë që një shtet me demokracië autentike dhe i moderuar që mund të bëjë si pjesë dhe

zhvillimit,demokracisë,stabilitetit ,paqes,ekonomisë dhe i ecjes së përbashkët të popujve drejtë të ardhmes së mirë dhe të sigurtë në një botë me çarje të mëdha ideologjike dhe interesash politikostrategjike. Megjithatë duhet potencuar një gjë tepër të rëndësishme këtu se në një shtet të vërtetë ,demokratik e kushtetues vizioni dhe urtësia janë të vetmet armë ne politik respektivisht qeverisje që një lidership apo pushtetar mund të drejtoj fatin e një kombi në rrugën e sigurtë drejtë të ardhmes. Dhe këto madje duhet të jenë edhe një normë në jetën politike e qeverisëse të një shtetit demokratik e i moderuar.Një lidership i shëndosh dhe vizionar e i urtë duhet të jetë një edukator, ai duhet të kapërcej hendekun në mes të përvojës së një populli dhe vizionit të tij.Poashtu në këtë kuptim synimi i nje “politikani” apo lidershipi te vetedijshem dhe mendjempreht eshte te racionalizoj politiken,ta bej politiken sherbetore te kombit dhe interesave vitale te shtetit te tij,nga kjo sigurisht qe edhe morali do ngritet ne politik madje do t'i qendronte mbi koke asaj,ndersa njerezishmeria(humanizmi) do te nxirret keshtu njeriun social i cili ka para vetes pasqyre e pergjithshme te kombit dhe te ardhmes se tij. Poashtu nëse nje lider politik-shteteror qe nuk arrin te dalloj shenjat e kohes ne politike ,tregon se ai jo vetem qe nuk ka vizion,por edhe nuk mund te behet kurre nje burrshtetas i madhe i kombit te tij.Çdo herë dhe në çdo kohë paaftësia politike e lidershipit e zbulon veten në mosbesnikerin ndaj fuqise morale dhe interesave vitalekombetare te shtetit te tij. Do të ishte tmerrësisht çmenduri që në një shtet politika të behet streh e te paafteve,te paidentitetëve,parazitëve politik ,te intriganteve etj ,etj ,atehere edhe shteti ne trupin e tij do të permbante keto defekte si dhe mungesen e parimeve te verteta politike dhe morale. [7]

Politikanet apo pushtetaret e pergjegjshem jane vleresuar gjithmone ne baze te korrektesise politike dhe pergjegjesi qe kane pas ndaj shtetit dhe kombit te tyre. Nga tërë kjo që u tha më lartë duhet thënë se Kosova përsëri do të ngritet në një pozitë me ndikim dhe në një politikë të pavarur efektive ,por pa humbur shpresën se pa rinovimin e ardhshëm të politikës së saj ajo nuk mund te ngritet ne kete pozite. Ndërkaq në anën tjetër duhet nënvizuar edhe këtë se shqiptaret nuk po nxjerrin nga i njejti burim uje,prandaj kjo e dëmtom shumë rrugëtimin e kombit tonë europian drejt fatit të tij të natyrshëm, duhet thënë troç me lidhje sulltaniste nuk mund të rikthehet në familjen eruopiane kombi shqiptar në përgjithësi,por vetëm me vlerat e tij,identitetin e tij,kulturën e tij europiane rrënjësore ai mund të rikthehet krenar tek familja e tij e lashtë ,e braktisur me shekuj. Poashtu edhe një gjë duhet nënvizuar tepër këtu se atdheu duhet dashur pa llomotitje,pa retorik absurde,pa e futur ate ne interesa egosite politiko-ideologjike ,me fjale te paketa e me pune te medha qe burojn nga vlerat e perjetshme te kombit.Secili individ pa marre parasysh nivelit social, politik ,intelektual ,akademik jep ne menyren e vete ate qe ka si te dobishme per te miren e atdheut dhe te ardhmes se mire e te sigurte te tij. Me fjalë të tjera ështe koha qe kombi shqiptar te beje nje hap te ri te kercimit nga erresira ideologjike sulltaniste ne driten e se ardhmes se tij te transoformimit rrenjesor,te ringjalljes dhe zhvillimit te gjithmbarshem.Pa u vetndricuar nga brendesia e tij, kombi yne nuk mund te shoh rrugen dhe veteven se eshte i lire,i pavarur me identitet te tij te vertete europian ,i sigurt dhe krenar. Prandaj ne duam te jemi te lire ashtu si deshen eterit tanë ,të lirë,të barbart me vlerat dhe kulturën rrënjësore europiane.


KRONIKE E VETPROMOVIMIT FINOK TE GENJESHTARIT CRAIG JURISEVIC

“Blood On My Hands: A Surgeon At War” është libër me kujtime nga lufta e Kosovës i Craig Jurisevic, një kirurg australian me prejardhje sllovene, siç deklarohet dendur ai kur flet për mediat shqiptare. Memoaret e Jurisevicit janë botuar për herë të parë në anglisht nga Wild Dingo Press diku kah mesi i vitit 2010 në Melbourne të Australisë, ndërsa në janar të këtij viti ato janë nxjerrë në shitje nën titullin “Gjak në duart e mia” edhe në shqip nga shtëpia botuese e Prishtinës KOHA.Narratorin dhe personazhin e librit “Blood On My Hands“, Craig Jurisevic, për herë të parë e kam takuar në maj të vitit 1999 në Helshan. Ky takim ka ngjarë përafërsisht një javë para fillimit të ofensivës “Shigjeta” në Bjeshkët e Pashtrikut. Nga kjo kohë e parafrontit unë mbaj mend një Jurisevic të frikësuar jashtë mase. Bashkë me vullnetarët tjerë të UÇK-së disa herë e kemi vënë në lojë australianin delikat për drojën e tepruar duke e përkujtuar që ai si mjek nuk do të ishte në vijën e parë të zjarrit dhe nuk bënte mirë që lemerisej aq hapur, ngase kjo mund të shkaktonte panik të panevojshëm ndër ushtarët e rinj. Prej ndeshjes së parë në maj e deri kah midisi i qershorit 1999, kur edhe mbaroi lufta e Kosovës, me Jurisevicin na janë kryqëzuar udhët disa herë, nga të cilat vetëm dy në vijën e parë të frontit, sepse ai si doktor qëndronte në prapavijë të dytë, te Stanet nën Varrin e Pashtrikut, ose në prapavijën e thellë të UÇKsë, në Cahan dhe Krumë. Këto dy hera, ndërsa Jurisevici ka vizituar pozicionet ku kam qenë unë në front, nuk ka pasur luftime. Është e vërtetë që Jurisevici ka mbajtur një kallashnikov me vete, mirëpo për të gjithë ata që dinë gjërat elementare për luftën, çdo anëtar i skuadrave mjekësore afër frontit mban armë, kryesisht për vetëmbrojtje në rast të ndonjë inkursioni të armikut. Jurisevici në librin e tij dëfton të ketë vrarë civilë shqiptarë (shih përshkrimin prej faqes 273 deri në faqen 277) dhe ushtarë serbë (shih rrëfimin nga faqja 297 deri në faqen 300), por unë personalisht nuk e kam parë asnjëherë të vetme duke përdorur automatikun apo ndonjë armë tjetër.Me 10 qershor 1999 lufta fatmirësisht përfundoi, shqiptarët e Kosovës hoqën qafe zgjedhën serbe, dhe, si pas çdo luftimi, ushtarët dhe kontribuuesit e lirisë u shpërndanë secili në kërkim të shtegut të jetës individuale. Në ndërkohë, për mbi një dekadë, unë nuk e sillja ndër mend Craig Jurisevicin aq shpesh, derisa papandehur në shkurt të vitit 2010, mësova që ai kishte shkruar një libër dhe njëkohësisht ishte në kërkim të producentëve për realizimin e një filmi në Hollywood, i cili do të bazohej në botimin e kujtimeve e tij nga koha e luftës në Shqipëri dhe Kosovë.U gëzova që kirurgu australian do t’i tregonte botës për vuajtjet e popullit shqiptar dhe katrahurën e luftës. Pasi e gjeta adresën e tij elektronike nisëm të shkëmbejmë e-maile dhe që në fillim të dërgim-pranimit të mesazheve tona Jurisevici e bëri të qartë se kishte shkruar dhe do të publikonte një libër kritik. Vendosmëria e tij që të ishte i sinqertë dhe i ndershëm më bëri të ndjehem mirënjohës. Si popull në lulëzim e sipër, ne shqiptarët, vetëm sa përfitojmë nga venerimi shqyrtues dhe nga analizimi dhe vlerësimi objektiv i gabimeve dhe dështimeve në çdo përpjekje tonën, e aq më tepër në projekte gjigante siç ka qenë çlirimi i Kosovës.Duke supozuar se ai ishte i zënë me projektin e librit dhe filmit u ndala së komunikuari dhe preokupuari më me Jurisevicin, përveç se kur habitesha ndërsa aty-këtu lexoja shkrime superledhatuese dhe reklamuese për librin dhe protagonistin e tij australiano-slloven në mediat shqiptare dhe shihja që gazetarët i jepnin falënderime me përvuajtjen më të thellë njerëzore edhe për librin edhe për filmin, pa çka që nuk e kishin lexuar librin, i cili as nuk kishte dalë në publik, e as e kuptonin se si funksionon biznesi i bërjes së filmave në Hollywood.Nuk më pëlqente ky lloj informimi joprofesional dhe naiv, mirëpo isha i bindur që,

pavarësisht se do t’na kritikonte, Jurisevici do të ishte besnik në prezantimin e fakteve dhe realitetit përreth tij. Për të ditur më shumë për projektin e tij, i cili po bënte bujë të paparë në mediat shqiptare, në njërin nga e-malet, unë e pyeta: “Mediat shqiptare e kanë paraqitur librin tënd si libër për UÇK-në dhe filmin si film mbi UÇK-në. A mendon që ato janë duke informuar gabim apo të kanë keqkuptuar?” Jurisevic Uk Lushi ma ktheu: “Është film për mua kur kam qenë në Shqipëri dhe Kosovë“. Përkundër përgjigjes arrogante dhe egoiste, megjithatë nuk e humba besimin në Jurisevicin duke menduar që ai mbase do të zbukuronte dhe zmadhonte veprimet e tij dhe rëndësinë e tyre, por për zhvillimet tjera do të tregonte të vërtetën dhe vetëm të vërtetën.Mëdyshjet e para serioze mbi kirurgun nga Australia dhe besnikërinë e tij ndaj të vërtetës m’i ndezi një veteran i UÇK-së, që kishte blerë dhe lexuar librin. Një grimë më shumë se një vit pasi kishte dalë libri, ish-bashkëluftëtari më tregoi që Jurisevici në kujtimet e tij kishte paraqitur veten si një superhero, ndërsa palët në luftë, shqiptarët dhe serbët, si dy popuj liliputë, të prapambetur dhe të rrumbullt me armiqësi për njëri-tjetrin. I premtova ish-bashkëushtarit që do ta lexoja librin sa të gjeja rastin e parë.Zotimin e realizova tek në shtator të 2011-tës dhe sapo e përfundova leximin e “kujtimeve jurisiciane” u telefonova shumë ish-bashkëluftëtarëve të “Atlantikut” që munda t’i arrij dhe që kishim qenë në luftimet kundër ushtrisë serbo-jugosllave në Malet e Pashtrikut në kohën për të cilën shkruante Jurisevici. U tregova shkurtazi mbi disa nga gënjeshtrat më të trasha të Craig Jurisevicit dhe i luta të lexonin xhevahiret e tij. Tronditja dhe zhgënjimi im me deformimin, gjymtimin dhe keqinterpretimin e ngjarjeve në të cilat kemi qenë dëshmitarë me qindra ushtarë të UÇK-së, ishin aq të rënda, sa që, një ditë pasi që lexova librin me vëmendje, duke ia pas zbuluar fytyrën e vërtetë, i shkrova krejt pa dorëza Jurisevicit: “Craig, më në fund e lexova librin tënd. Gënjeshtrat, hiperbolat, ekzagjerimet, gjysmë të vërtetat, mania e jote e sëmurë dhe mjerane për madhështi si dhe racizmi yt janë tmerruese. Ti je një rrenacak patologjik dhe një racist i ndyrë ”. Jurisevici nuk reagoi kurrë ndaj e-mailit tim.Dy-tri javë më vonë, pasi librin e përfunduan edhe disa pjesëtarë tjerë të “Atlantikut,” kontaktuam dy zyra të avokatëve në New York City për të shqyrtuar mundësinë e hedhjes së Jurisevicit në gjyq për shpifje dhe përgojim. Kaluan vetëm katër ditë dhe avokatët na kumtuan që Jurisevic kishte përgatitur grepin për këdo që eventualisht do ta padiste, sepse në hyrje të librit ai dhe botuesi kishin vënë një shkarkesë nga përgjegjësia legale në të cilën mes tjerash shkruanin: “…Kemi pasur kujdes të verifikojmë emrat, datat dhe detajet në tërë librin, po përderisa shumë gjëra varen nga kujtesa, disa gabime të paqëllimta mund të kenë ndodhur…Botuesi nuk merr përsipër asnjë detyrim apo përgjegjësi legale për pasaktësitë…“Shkurt dhe trup: nëse do të ballafaqoheshim në gjykatë me Jurisevicin, ne mund të detyronim atë të bënte ndryshime aty ku ishin anashkaluar faktet dhe të cilat mund t’i vërtetonim pa asnjë problem, por ai do ta kthente rastin në platformë për publicitet. Pra, në vend se të ndalonte maskaradën, padia kundër Jurisevicit do të ndihmonte qëllimin e tij për promovimin e personit dhe librit të tij.Prej mesit të shkurtit të këtij viti, pakëz javë pasi libri doli në shitje në Prishtinë, fillova të marr me dhjetëra mesazhe elektronike dhe telefonike në të cilat shprehet habi, hidhërim dhe trazim. “A e thotë të vërtetën Jurisevici? A është e vërtetë që Jurisevici ka

[8]

qenë një superkomando siç mëton ta paraqesë veten në libër?”- janë dy nga pyetjet që të njohurit dhe të panjohurit më kanë drejtuar më së shpeshti. Ndërsa i lexoja këto letra dhe vazhdoja të pranoja të reja, megjithatë nuk reshtja së besuari që njerëzit, të cilët janë marrë nëpër gojë dhe disa nga të cilët Jurisevici i ngarkon me akuza të rënda në librin e tij, do të kundërshtonin dhe provonin që pohimet dhe pandehmat e mjekut nga Australia janë fjalë për hava dhe pasqyrim i epshit dhe deliriumit të tij për nam dhe vanitet.Shpresat e mia i kisha varur sidomos në njerëzit që e kanë për detyrë të reagojnë ndaj njollosjes së UÇK-së dhe shteteve të Shqipërisë dhe Kosovës, si fjala vjen shoqatat e veteranëve të Luftës Çlirimtare apo agjencitë shtetërore përkatëse. Isha i sigurt që aludimet e Jurisevicit do të mohoheshin dhe përgënjeshtroheshin Por deri më sot kjo nuk ka ndodhur dhe siç thotë një proverb kinez- në vend se të shash errësirën, më mirë është që së pakut të ndezësh një qiri.Nuk kam asgjë personale me Craig Jurisevicin, bile e them botërisht që i jam falënderues, pa marrë parasysh cilat ishin dhe po dalin të jenë qëllimet e tij, që ju bashkëngjit UÇK-së në ditë të vështira. Porse si njeri me ndërgjegje, si pjesëtar i UÇK-së, si dëshmitar dhe si pjesëmarrës në shumicën e ndodhive nga periudha maj-qershor 1999, të cilat rrëfehen në libër, e kam obligim moral dhe historik të njoftoj publikun për pasaktësitë, fabrikimet, sajimet dhe kualifikimet raciste që i kam hasur në librin e kirurgut nga Adelaide e Australisë.Pasaktësia e parë e Jurisevicit të përplaset për turiri që në kapak, akoma pa e hapur librin, ku si autor është vënë vetëm emri i tij, pa u shënuar afër apo përfundi edhe emri i autorit hije- Robert Hillman, ndërkaq që Hillman është artizani i stilit dhe, siç e pranon vetë Jurisevici në parahyrje, zhvilluesi i narratives së librit. Ende pa u shkruar asnjë germë e vetme, ashtu si u përmend më herët, në fletët e para të librit vendoset me dinakëri një shkarkesë legale, e cila u nevojitet Jurisevicit dhe botuesit si mburojë juridike dhe shfajësim ligjor, në rast se njerëzit në dijeni të fakteve apo të apostrofuar në libër do të reagojnë dhe do t’u kërkojnë gjykatave që të vlerësojnë nëse ajo që transmetojnë memoaret e Jurisevicit është e rrejshme. Bazuar veçse në këtë veprim preventiv, lexuesit me dy palë mend në kokë do të duhej ta kuptonin që Jurisevici ka përgatitur terrenin për histori dhe rrëfenja të cilat nuk janë në përputhje me të vërtetën.Klishetë dhe skematizmi të bombardojnë prej kapitujve të parë dhe deri në faqen e fundit të librit. Lexuesit e edukuar do ta hedhin librin në koshin e plehrave vetëm për të metat e stilit, ritmit dhe gjuhës së shkrimit, e lëre më për gënjeshtrat dhe mashtrimet e Jurisevicit. Lloji i tekstit që përdoret është një sforcim dramatik hileqar, i cili aplikohet në literaturën e verdhë kur autori do të përshkruajë një ambient stereotipik për interesin e lexuesve të etur për ekzotizmin, varfërinë dhe paditurinë moderne të botës së pazhvilluar


.. Kjo është arsyeja kryesore pse p.sh. aeroporti i Tiranës portretizohet si një dështim i pashmangshëm gjenetik i shqiptarëve për rregull (edhe pse Jurisevici e di që aeroporti më i madh i Shqipërisë atëbotë ishte nën kontrollin e trupave të NATO-s dhe ata duhej të ishin përgjegjës për çorganizimin) apo pse Shqipëria paraqitet si një vend i mallkuar i mbushur dëng me taralleqë, drogaxhinjë, psikopatë dhe vrasës. Lexuesit duhet të shokohen dhe mbahen nën tensionin e një skenografie të rrezikshme, përndryshe shablloni i këtij lloj shkrimi nuk funksionon.Para se të nisë aventurat e tij Jurisevici gjen një përkthyes prej shqipes në anglisht dhe anasjelltas. Ai është Milaimi, një djalosh hajvan dhe vetëurrejtës, për të cilin si për shumicën e personazheve të librit nuk ka mbiemër e as informacion prej nga vjen. Ky Milaimi, në faqen 28, i thotë Jurisevicit: “Shqiptarët, shumica prej tyre, mendojnë që kosovarëve është duke u ndodhur ajo çfarë kanë merituar. Kjo është marrëzi, por ja që është kështu. Refugjatët që vijnë [në Shqipëri] trajtohen si qentë“.Fjalët e teveqelit Milaim mund të jenë të shpikura apo të vërteta, por si t’i interpretohet Jurisevicit shënimi i tyre në libër, kur Jurisevici e dinte atëherë sikur e di edhe sot që Republika e Shqipërisë, prej fillimit të luftës së Kosovës dhe deri në maj të vitit 1999, kur gjoja Milaimi kuvendon me doktorin, kishte strehuar dhe po ushqente mbi gjysmë milioni të ndjekur shqiptarë nga Kosova, e të mos flasim për lejimin e bazave të UÇK-së në tërë territorin e saj londinez. Jurisevici nuk ndalet me kaq në yshtjen e shqiptarëve kundër shqiptarëve, por mundohet të vë zjarr mes shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë edhe në disa vende tjera. Arsyet pse e bën këtë mund t’i dijë ekskluzivisht Jurisevici.Paragjykimet dhe keqinterpretimet mbufaten e pëlcasin paturpësisht dhe pandërprerë nëpër tërë fabulën e memoareve. Sa për ilustrim, ja një fjali në faqen 57: “Strategjia serbe është të ndjekë të gjithë myslimanët kosovarë në Shqipëri“. A nevojit koment një fjali e këtillë?! A e di Jurisevici që në Australi nuk thuhet mysliman australian apo hebre australian apo katolik australian apo ateist australian, por thuhet vetëm australian, e çështja e besimit është mesele private e individit? A e di Jurisevici që shqiptarët e Kosovës dhe shqiptarët në përgjithësi kanë fe të ndryshme, gjegjësisht janë myslimanë, por janë edhe katolikë, edhe ortodoksë dhe- për korrektesë- janë edhe ateistë? A e di Jurisevici që shqiptarët jemi shembull në mbarë botën për harmoni fetare mu pse nuk e lejojmë besimin të veçojë njerëzit? Unë e di që Jurisevici i di këto sepse ai kur na ka takuar neve- ushtarëve shqiptaro-amerikanë të “Atlantikut”- ka takuar edhe ushtarë katolikë dhe ateistë, përpos ushtarëve myslimanë. Pse Jurisevici e përdor përcaktimin fetar për shqiptarët si myslimanë përgjatë gati çdo kapitulli kur vetë në faqen 133 shkruan: “Ky përdorim periodik i referimit të kosovarëve si myslimanë (në vend se kosovarët shqiptarë) ka qenë një mjet efektiv propagandues i regjimit të Miloševićit“? A nuk e bën Jurisevici pikërisht atë për çfarë e akuzon Miloševićin? Jurisevici nuk ka të ndalur në pallavrat e tij. Kështu, pasi ka etiketuar shqiptarët në aspektin fetar, ai, vetëm tetë faqe më vonë, lëshon një rrenë absurde, që as regjimi serb vetë nuk ishte kujtuar ta bëjë. Në faqe 65 ai shkruan: “Po, serbët janë duke u shkaktuar shqiptarëve të Kosovës tmerre të papërshkruara, por ata janë duke vepruar kështu me urrejtje në zemër për tmerre të ngjashme të shkaktuara mbi ta për shekuj. Së fundmi, serbët iu nënshtruan gjenocidit dhe dëbimit nga Kosova gjatë Luftës së Dytë Botërore nën okupimin e Fuqive të Boshtit“.Kush ua paska shkaktuar serbëve tmerret? Shqiptarët? Kur paskan bërë shqiptarët gjenocid kundër serbëve ndërkaq që Kosova ishte nën okupimin serb prej vitit 1912 kur ishte shkëputur nga trungu i shtetit shqiptar që shpalli pavarësinë me 28 nëntor të po atij viti? Dhe nëse gjenocidin nuk e shkaktuan shqiptarët, pse u dashka shqiptarët të bien pre e urrejtjes serbe? Jurisevici nuk do ta shprehë të vërtetën singulare që shqiptarët dhe UÇK-ja ishim duke luftuar pushtimin disa dekadash serb dhe regjimin e kasapit Slobodan Milošević, jo popullin serb. Kuazihumanisti Jurisevic nuk do ta dijë që përgjatë historisë shqiptarët dhe serbët kemi edhe periudha kur nuk jemi përgjakur me njëri-tjetrin, por përkundrazi, disa herë kemi luftuar kundër armiqve të përbashkët.

Jo nuk do, dhe për më turpshëm ai e fsheh këtë, sepse për lexuesit e painformuar dhe për ata që nuk kanë njohuri për gadishullin tonë, paraqitja e dy popujve ballkanas si dy grupe njerëzish primitivë dhe të cilët luftojnë dhe kanë neveri të përjetshme me njëritjetrin ad infinitum, e bën Jurisevicin të duket si hero shpëtimtar dhe ilimunist. Ai në faqen 73 e zbulon paditurinë e tij cipridon cullak ndërsa shkruan me padjallëzi: “Krejt çfarë di për shtetet e Ballkanit është abstrakte dhe teorike…”. Ama, nëse jo para lufte, atëherë pas lufte, a nuk kishte Jurisevici një dhjetëvjeçar të mësonte për raportin shqiptaro-serb para se të shkruante librin e tij apo- më drejt thënëmanifestin e tij vetëpromovues?

Nuk e vlen të ndalem më tepër në pjesën a parë të memoareve, pjesë e cila është e mbushur me faqe të katranosura me hidhësi sulmuese dhe në të cilat Jurisevici akuzon drejtuesit e spitalit të Kukësit, pjesëtarët e UNHCR-së dhe shumë njerëz që ndërveprojnë me spitalin për krime, prej atyre ordinere si vjedhja e medikamenteve, pajisjeve dhe veglave mjekësore, e deri te ato më çnjerëzore si vrasja e refugjatëve pacientë. Këtë nuk do ta bëj sepse nuk kam qenë në Kukës kur Jurisevici ka qenë atje. Porse njerëzit e cituar dhe të ndërlidhur me akuzat përreth spitalit të Kukësit duhet ta kuptojnë që janë bërë me gisht dhe nëse nuk reagojnë ndaj pohimeve të Jurisevicit heshtja e tyre do të duhej të zgjonte dyshime të mjaftueshme për të mobilizuar organet e hetuesisë së Shqipërisë dhe Kosovës. Në të njëjtën kohë, nëse pohimet e Jurisevicit vërtetohen të jenë false dhe shpifarake, të dy shtetet, edhe Shqipëria edhe Kosova, duhet të procedojnë dhe ndjekin Jurisevicin për akuza të rrejshme dhe përfolje në bazë të ligjeve penale dhe civile si vendore ashtu edhe ndërkombëtare. Nuk është liri e shprehjes kur i quan njerëzit vrasës pa pasur evidencë dhe vetëm pse shpreson që do llokoçisësh publikun duke bërë deklarata bombastike dhe pompoze.Duke pas qenë në skenën e tragjedisë së luftës ato ditë të zeza për gjithë Ballkanin jam në dijeni të plotë të situatës së kaosit, rrëmujës, dobësive dhe papërgjegjësisë së shtetit shqiptar dhe UÇK-së dhe nuk druhem aspak të deklaroj që janë bërë lëshime dhe shkelje të rënda, e me gjasë edhe krime. Mirëpo të gjithë ata që dinë dhe kanë të dhëna për kundërvajtje dhe krime, përfshirë Jurisevicin, është dashur dhe duhet të procedojnë akuzat e tyre në prokurori dhe gjykata. Nëse Craig Jurisevici ka qenë dëshmitar i vrasjes së të ndjekurve nga Kosova, aktiviteteve të mafies, korrupsionit lokal dhe atij ndërkombëtar, dhe, nëse ka dyshuar dhe dyshon në drejtësinë e Shqipërisë dhe Kosovës, ai ka mundur dhe mundet të deponojë dëshmitë dhe provat fizike në gjykata ndërkombëtare dhe australiane. Madje Kombet e Bashkuara Jurisevici ka mundur dhe mundet tʼi shtrëngoj tʼi përgjigjen drejtësisë në qytetet ku gjenden selitë e OKB-së, në New York dhe Geneva. Jurisevici nuk e ka bërë këtë. Athua mos ngase i nevojitet sfondi sa më i errët, ashtu që drita shkëlqyese e protagonistit Jurisevic të mund të kontrastohet dhe duket sa më epike dhe atraktive për makinerinë e Hollywood-it, e cila gjithmonë është në kërkim të të pabesueshmes dhe asaj që tejkalon edhe kufirin e fantazisë? Përpara se të dal te ngjarjet në front ku kam qenë prezent fizikisht është me rëndësi tʼi parashtrohet publikut për inspektim logjik edhe një gjë e çuditshme nga pretendimet e Jurisevicit: frika për jetën e tij, pasi që ka denoncuar drejtuesit e spitalit të Kukësit, autoritetet lokale dhe qeverinë shqiptare për vdekjet e refugjatëve që nuk kishin para të paguanin për shërbime të domosdoshme

[9]

shëndetësore. Fjala është për artikullin në faqet 103-106, “Refugee Death Trap” (Kurthi i vdekjes për refugjatët), botuar me 24 maj 1999 në The Stars and Stripes, gazetë e cila operon përbrenda Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së, por që ka pavarësi redaktoriale nga ushtria amerikane. Në shkrim nuk theksohet shkoqur nëse Jurisevici apo doktori kanadez Roger Lake denoncojnë vdekjen e tre refugjatëve pacientë sepse nuk kanë mundësi të paguajnë. Mirëpo është shumë thelbësore të merret parasysh që Jurisevic nuk është personi i vetëm që flet për akuzat morbide sepse në libër arsyen pse ai futet në UÇK e justifikon me frikën nga hakmarrja për shkak të guximit të tij të ekspozojë aktivitetet kriminale në spitalin e Kukësit. Pyetjet që nuk mund të mos shtrohen këtu janë: si quheshin personat e vdekur; pse Jurisevici nuk i shkruan në një copë letër emrat e të vdekurve; çʼndodh me Dr. Roger Lake sepse edhe ai duhej të ishte i kërcënuar dhe cak i revanshit; pse nuk u arratis dhe pse nuk ju bashkua UÇK-së edhe mjeku kanadez Lake si Jurisevici- ata të dy janë bashkë në denoncim dhe bile bashkërisht edhe vjedhin të gjitha furnizimet dhe materialet medicinale nga magazina e International Medical Corps (IMC) në Kukës siç shkruan vetë Jurisevici në faqen 120; dhe natyrisht pyetja e paevitueshme- pse Jurisevici nuk u kthye për Australi në qoftë se jeta e tij ishte në rrezik? Apo mos ndoshta, po të largohej pa i vënë vetes aureolën e ushtarit të UÇK-së dhe pa bërë ca foto të rralla nga zonat e luftës, doktor Jurisevici nuk do të mund ta bindte botën e botuesve të memoareve dhe Hollywoodit, që jeta e tij ishte e jashtëzakonshme dhe e pashembullt dhe kështu nuk do të “meritonte” të ekranizohet në film?Ndonëse të torturuar dhe të llomitur, pasi kalojnë barazhin e akuzave më bizare, lexuesit do të arrijnë në kapitullin e 12. Jurisevici vesh uniformën e UÇK-së në Helshan dhe jeta e tij nuk është më nën kërcënim. Këtu ai pohon që takon dy persona përgjegjës për rekrutim, emrat e të cilëve i shkruan si Hosnje Hoxha dhe Ajvet Misini. Kam qenë në Helshan pikërisht kur doktor Jurisevici flet për këto takime, por unë nuk mbaj mend dhe e sfidoj mjekun nga Australia dhe këdo të më gjejë dy persona me këta emra që Jurisevici thotë se kanë qenë komandantë të UÇK-së dhe përgjegjës për rekrutët. Në po këtë kapitull, në faqe 136, Jurisevici thotë se ky Misini i drejtohet atij me këto fjalë: “Kemi dhe batalionin e tretë, doktor. Më i vogli. Ata bëjnë shumë zhurmë. Ne i thërrasim Batalioni Atlantik. Djem nga Amerika, kosovarë dhe shqiptarë. Kanë ardhur të luftojnë për vendin e tyre. Disa të lindur në Amerikë. Ata janë nga New Yorku dhe shteti që ata e thërrasin Massachusetts. E di këtë vend, Massachusetts”? E them me siguri absolute që asnjë ushtar i vetëm nga Batalioni “Atlantiku” nuk ka qenë nga shteti Massachussets.Kapitulli 13 është i pari i pjesës së dytë të librit, pjesë në të cilën gënjeshtrat dhe interpretimet e realitetit nga Jurisevici shtrembërohen deri në shkallën që të bëjnë edhe të qeshësh edhe të qash. Në këtë pjesë të kujtimeve apetiti i Craig Jurisevicit për protagonizëm është aq i pangopshëm sa që ngrit dyshime se ai ndofta vuan nga ndonjë çrregullim delirant. Në këtë kapitull Jurisevici shkruan që takohet me ne- ushtarët e “Atlantikut”, të cilëve në faqen 143 na përshkruan kështu: “Ushtarët e Batalionit “Atlantiku”, për shembull, janë djem të mirë, shumë të dedikuar, pasionantë për kauzën, por në përgjithësi, tmerrshëm të pastërvitur. Ata i përdorin armët e tyre sikur fëmijët që luajnë me lodra; ata nuk dinë gati asgjë për luftimet dhe janë plotësisht naivë lidhur me aftësinë e


tmerrshme të armikut të tyre“. Në çka i mbështet Jurisevici këto konstatime? Në asgjë! Jurisevici sapo ka kaluar disa orë me ushtarët e “Atlantikut” dhe nuk e di se kush na ka përgatitur dhe sa gjatë jemi stërvitur dhe nuk e di që 44 për qind e shqiptaro-amerikanëve të “Atlantikut” kanë shërbyer në Armatën Popullore të Jugosllavisë (APJ), Ushtrinë Shqiptare dhe në Ushtrinë Amerikane. Jurisevic lapërdhari nuk e di apo nuk do ta dijë që tre komandantët kryesorë të Batalionit “Atlantiku” ishin me përvojë luftarake nga lufta dhe dy prej tyre ishin të plagosur në luftime të mëhershme me serbët.

Sajimi i ardhëm vjen një faqe më tutje, në atë 144, ku ai na quan luftëtarëve të “Atlantikut” rekrutë ndërsa ne të gjithë ishim vullnetarë dhe për më turpshëm po aty ai fyen të gjithë shqiptarët e Amerikës kur shkruan se ne vinim nga Brooklyn-i dhe Bronx-i, ku shqiptarët etnikë jetojnë në geto. Me lehtësinë më të madhe vërtetohet që 10 për qind e ushtarëve të “Atlantikut” kanë qenë milionerë kur jemi nisur për luftë dhe si ata si pjesa tjetër e ushtarëve kishim lënë prapa punë dhe biznese që kanë paguar dhe gjeneruar mijëra e mijëra dollarë në javë të ardhura. Çʼështë më me rëndësi të përmendet është që deklarimet e këtilla të Jurisevicit reflektojnë tërë racizmin dhe terrin paragjykues të karakterit të tij sepse shqiptarët e Amerikës, shumica absolute e jona, në SHBA kemi arritur sukses të jashtëzakonshëm financiar dhe edukativ dhe vetëm sa për sqarim ilustrues në tre-shtetëshin- New York, New Jersey dhe Connecticut- ka mjekë shqiptarë gati sa ka në krejt Tiranën.

Por pse i paraqet Jurisevici shqiptarët e “Atlantikut” dhe Amerikës me ngjyra të errëta? Pse nuk tregon Jurisevici që ne kishim hedhur prapa tërë luksin e jetës amerikane dhe pse nuk tregon Jurisevici për milionat dhe forcën lobuese të shqiptarëve të Amerikës prej Kongresit, Senatit e deri te Shtëpia e Bardhë? Sepse ai e di që në gjininë e shkrimit sensacional, sa më ulët të tjerët, aq më lartë legjenda e Jurisevicit.

Kapitullin e 14 Jurisevici e mbush me historinë për heroizmat dhe sensin e humanizmit të gjyshit të tij! Mozaikut të vetëpromovimit dhe historisë madhështore i nevojitet edhe një copëz

lavdie familjare. Jurisevici dhe autori i tij hije janë në dijeni të komponentëve për të cilat Hollywood-i vdes, kur merr vendim të bëjë jetëshkrimin e dikujt film për kinematë e botës. Një nga to është vija zig-zag e vuajtjeve dhe triumfeve përgjatë disa gjeneratave të familjes. Jurisevici i bën krejt hapat e duhur që të bëjë historinë e tij të duket sa më dramatike dhe sa më e jashtëzakonshme.

Kur njeriu fillon të mendojë që imagjinata juriseviciane do të arrijë limitin, në kapitullin e 15 ndodh diçka e padëgjuar: kirurgu (vetë)ngjitet në hierarki dhe fillon të stërvitë ushtarët e UÇK-së për betejat që i presin. A mund ta merrni me mend se cila është përgatitja ushtarake e Jurisevicit? E thotë ai vetë në faqen 164: “Me vitet e eksperiencës sime si qitës dhe gjuetar, dhe si tërheqës i të plagosurve në Gaza, e ndjej obligim moral tʼi trajnoj këta burra dhe këto gra“.

Çfarë ushtaraku i forcave speciale ky gjahtari dhe gjuajtësi i poligoneve, apo jo? Më ka mbetur peng në zemër që Jurisevici nuk na tregon në është gjahtar patash apo rosash. Doni më për Jurisevic komandon? Mirë, ja edhe një broçkull nga faqja 166, që, sipas Jurisevicit, e rrezaton tërë madhështinë e tij: “I afrohem rekrutit të parë, një çun adoleshent. Ai më buzëqesh si një këlysh i vogël. Nëse do të kishte bisht, sigurisht do ta tundte”. Vendosni personalisht si të ndiheni me kualifikime të tilla për një të ri që ofron të bëjë theror jetën e tij për lirinë njerëzore!

Margaritarët e marrëzisë janë aq të shumtë në librin e Jurisevicit sa që është vështirë të zgjedhësh cilët të kapish më përpara, mirëpo një në kapitullin 16 është vërtetë unik. Tingëllon e pabesueshme që Jurisevici me shkollim akademik sipëror mund të bëjë gafa të tilla, megjithatë ai e bën këtë në faqen 176 ndërsa shkruan këtë fjali: “CIA, stafi konsullor i SHBA-së në New York, Romë dhe Tiranë, si dhe operativët e Forcave Speciale të SHBAsë në Shqipëri aranzhojnë transportin [e armëve] prej pikës së blerjes në bazën e Helshanit“.

Nuk është e rëndësishme të diskutohet në këtë shkrim mënyra e bartjes së [10]

armëve të UÇK-së, sepse, si ish-ushtar i UÇK-së nga Amerika, ia lë historisë dhe arkivave të zbulojnë disa sekrete kur tʼu vijë koha, por ju lutem, a mund ta besoni që Jurisevici të mos e dijë që SHBA nuk mund të ketë konsullatë në territorin e SHBA-së?! A është e mundur që një doktor të mos ketë njohuri që stafi konsullor përbëhet nga zyrtarë të emëruar nga një qeveri të banojnë dhe punojnë në një shtet të huaj për të përfaqësuar interesat komerciale të asaj qeverie dhe për tʼu ndihmuar qytetarëve të tyre në atë vend të huaj me dokumente dhe nevoja tjera? Asnjë shtet nuk ka konsullatë brenda territorit të vet; si mundet SHBA të ketë konsullatë në New York? Nëse doni përgjigjen në këto pyetje lexojeni fjalinë e Jurisevicit edhe njëherë. A mund tʼi besohet një njeriu të këtillë çfarëdo qoftë? Një njeriu që nuk di gjëra kaq elementare dhe që do të njollosë edhe Amerikën për transportim klandestin armësh!

Ka aq shumë për të kontestuar në librin “Blood On My Hands“, mirëpo për respekt të kohës që do të merrte kjo si për mua si për lexuesit e durueshëm dhe të interesuar për të vërtetën, unë do të përmend vetëm edhe pesë të pavërteta që i thotë Jurisevici për Atlantikasit.

Së pari, ai në libër deklaron që ka trajnuar rekrutë me Arbër Muriqin. Zoti Muriqi, ushtar shembullor i Batalionit “Atlantiku” në mënyrë kategorike mohon që ai ndonjëherë të ketë trajnuar ushtarë së bashku me Craig Jurisevicin. Bile Arbërit nuk i kujtohet as të ketë folur më shumë se vetëm një herë me Jurisevicin.

libertals.com facebook.com/libertals twitter.com/libertals


HESHTJA JONE NDAJ C’NJERZIMIT “Shqipja e vjetër, si të parandiente një gjëmë të ardhshme, për përdhunimin e femrës e krijoi fjalën dyfish të rëndë çnjerëzimi” (Kadare “Mbi krimin në Ballkan”). Dramën e grave të Kosovës, në luftën e fundit, nuk ka kohë që mund ta shlyejë. Nuk ka kohë që mund ta heqë nga kujtesa e botës së civilizuar, që këto mizori të njohura prej shekujsh e mijëvjeçarësh, që u kthye në mjet lufte, me qëllim të caktuar: thyerjen e moralit të një populli.

Qëllimi i caktuar: thyerja e moralit të grave e burrave, por më së keqi goditjes së moralit jo vetëm të brezit që e përjetonte por edhe brezave të ardhshëm.Kishim të bënim me një popull që kur e sheh fëmijën e vet duke fjetur thotë: “Po fle si i prerë në fyt” (Spava kao zaklan), ndaj një populli që për fëmijët në përgjithësi thotë se “po fle si qengj”.Çka është çnjerëzimi? Më i rëndë se çnderimi, më i rëndë se dhunimi.Çnjerëzimi është kur: “Ai ishte i pari dhe pastaj i dha urdhër të tjerëve. Ishin nëntë, duke më keqpërdorur si të donin”, “Bile edhe sot dhimbja është e pranishme në mua, një dhimbje që na krijoi probleme familjare dhe që më largoi nga martesa”.Edhe pse s`ishte e lehtë të merren informata bindëse për çnjerëzimin e një kombi, por ato dalin vështirë, na sillen në krye, na përcjellin dhe një ditë “shpërthejnë si vullkani i fashitur”. Historia jonë e njeh shumë mirë çnjerëzimin, e njeh shumë mirë se si mbrohet mu si ato skena tragjike të hedhjes së grave suljote nga shkëmbi në humnerë për të mos rënë gjallë në duar të kriminelëve.Shtazërimet e kryera ndaj femrës sonë nga serbët, kanë rënë në heshtje. Ato shtazërime kanë kaluar në harresë. Ato shtazërime në mbi 20 mijë femra të Kosovës e që është një trishtim i madh, për të cilat një pjesë e politikanëve e harruan krejtësisht se çka ndodhi dhe se çka ua besoi e ardhmja jonë: ”nxjerrja nga mjerimi e nga tronditja psiqike të një populli që kishte vuajtur shumë…” (“Mbi krimin në Ballkan”). Prijësit e mendimit dhe ata të veprimit na dhanë shenja të shumta të një krenarie dhe vetëkënaqësia kombëtarisht

vetëvrasëse. Përdhunimet, çnderimet dhe çnjerëzimet, u lanë pa fije turpi anash dhe u margjinalizuan.

Çnjerëzimi është një armë e luftës, e cila të poshtëron, por nëse heshtet, viktima bëhet dhunues.

Fahri Xharra

Golgota (kalvari) i vërtetë i çnjerëzimeve, në luftën e armatosur në vitet 1998-1999, sipas shënimeve ishin ngjarjet që më së shumti në botë u mbuluan nga shtypi, radiot dhe TV-të ndërkombëtare.Por, e rëndë është heshtja jonë. Nëniformatat e të mos thuhet harresa, e cila e përthekoi praktikën e çnjerëzimit, përpara imazhit që shoqëria e jonë duhej ta potenconte vazhdimisht para opinionit të bashkësisë ndërkombëtare, e bëri shumë të lehtë shfaqjen e karladelponteve dhe dikmartive, duke e bërë që të mos i dhimbsemi më askujt. Nuk i dhimbsemi më askujt.Çnjerëzimi është ky: “Më kanë lidhur, janë ulur mbi këmbët e mia e mbi bark dhe më detyruan të pija diçka, e cila ma humbi vetëdijen. Pastaj e ndjeva një dhimbje të madhe në bark e mandej të nesërmen më detyruan të abortoj”.Çnjerëzimi është edhe ky: “E kisha fëmijën në ngryk, polici me të zeza më pyeti nëse është vajzë apo djalë dhe kisha mjaft qumësht për ta ushqyer…”. I porsalinduri iu mor nga duart, u gjuajt dhe u përplas në tokë, dhe gruas iu shqyen rrobat dhe iu këputën gjinjtë. E ne, për këtë flisnim vetëm gjatë kohës së deportimeve, e mendësitë tona po heshtin me vite, po heshtin deri në amshim.Çnjerëzim ishin edhe këto: “Fëmijëve iu prenë kokat, bebet u ngufatën; dhe OSBE-ja atë kohë raportonte: në mesin e aspekteve më të dhimbshme të luftës ishin vrasjet e paramenduara të fëmijëve nga forcat e armatosura serbe”.

[11]

Të dhënat nuk mungojnë, por përderisa krimi është i dënuar në emër të moralit, instancat e drejtësisë bëhen kuadër fizik nëpër të cilën viktimat duhet të kalojnë, për të kërkuar drejtësi. Jo pse në këtë drejtim dënimi moral nuk është një përfundim në vete dhe i parëndësishëm, por situata ende është e patolerueshme përderisa ky dënim nuk shkon drejt sanksioneve konkrete. Ishte ajo kohë që ne e heshtëm dhe e harruam, koha kur tërë bota u vu në dijeni për krimin jugosllav, shtetit të përkëdhelur nga të gjithë.Pasi një popull u shtyp dhe u masakrua vite me radhë, pasi u mbytën me thikë mbi 800 fëmijë të moshës nën 5 vjeç (Miroslav Filipoviq, “Le Mond”), pasi u përdhunuan mijëra gra e vajza, pasi u deportuan barbarisht rreth një milion njerëz, heshtja jonë bën që provokimi ende të vazhdojë. Për arsye të njohura, ne ende heshtim për atë që ne ishim hebrenjtë e fundit në kampet çnjerëzuese të Milosheviqit.Duke na falënderuar neve, prijësve tanë, mendësve tanë, mohuesve tanë, bota e filloi heshtjen. Dhe, bota vazhdon të jetë përsëri e verbër. Ky është një shans më tepër që çnjerëzuesit të bëhen “viktima”.E thënë nga goja e një çnjerëzuesi: “Mos më thoni kurrë që nuk e njohim shijen e femrave shqiptare”.


NEN PETKUN E KULTURES RURALE Shumë kush është ndier i nënçmuar,që me anën e ekspertëve vendor dhe ndërkombëtar,menjëherë pas luftës të punohet në drejtimin e partneritetit urbanrural. Pikërisht mos zhvillimi hapësinor i fshatit dhe trajtimi i tij nga ana e pushteteve pas vitit 1999,është thelbi i detyrimit të fshatarëve të migrojnë pa dëshirën e tyre në qytete,ku sipas realitetit janë të tepërt. Mu zhvillimi dhe trajtimi adekuat të banorëve të zonave rurale,të bazuara në një partneritet kërkon trajtim serioz,të cilin nuk ka dashur ta bëjë asnjëra Qeveri e pas luftës. Kjo në ditët e sodit, pas trembëdhjetë (13) viteve po vërehet dhe po përjetohet,pasi zhvillimet hapësinore dhe urbane në Kosovë janë kaotike,e për ketë fajtorët kryesor jemi vet në me veprimet tona në hapësirë.

Kjo problematikë është treguar si domosdoshmëri për të stabilizuar hapësirat e shteteve anëtare dhe pretendente për tu anëtarësuar në BE. Është dëshpëruese se si kjo problematikë nuk është trajtuar në Kosovën e pas luftës. Pik së pari kjo do të obligonte të gjithë,që në dokumentet hapësinore dhe urbane të zbatojnë parimet evropiane lidhur me raportet në mes qytetit dhe fshatit,që duhet të kenë një vend të rëndësishëm në politikat hapësinore dhe perspektivën Evropiane të Kosovës (ESDPEuropian Spatial Development Perspective), si dhe zbatimin e këtyre politikave me mjetet në dispozicion (ESPON).Në Kosovë,migrimet tipike ekonomike në mënyrë drastike i ka ndryshuar lufta e vitit 1999, si dhe ndryshimi i sistemit politik dhe socio-ekonomik në të njëjtën kohë. Posaçërisht pas luftës kemi lëvizje të pa kontrolluara të popullsisë nëpër qytetet kryesore,ku kultura rurale paraqitet në format më të vrazhda,me bindje se këto lëvizje për një kohë të gjatë do të përcjellin shoqërinë kosovare.Edhe prezenca e faktorit ndërkombëtar,duke koncentruar pushtetin ne qendrat regjionale, me pushtetin qendror në Prishtinë, në mënyrë habitore,negativisht ka ndikuar në lëvizjet e popullsisë për të kërkuar kushte më të mira të jetës. Çuditërisht kjo mënyrë e organizimit hapësinor të Kosovës është pranuar nga ne edhe pas pavarësisë së Kosovës. Në anën tjetër, ky veprim ka rezultuar me probleme shumë serioze për funksionimin e një shoqërie bashkëkohore në tërësi. Kjo është e pa pranueshme kur tërë bota po e preferon procesin e decentralizimit dhe zhvillimet POLICENTRIKE hapësinore.Prezentë është dukuria e rritjes së popullsisë në qytete të cilat janë bërë jofunksionale,si rezultat kemi shkatërrimin e kulturës rurale si dhe të asaj urbane paralelisht,ku të gjithë jemi humbës. Kemi fituar qytetin e çintegruar urbanistik me elemente te modifikuara të kulturës rurale.

Nga aspekti ekonomik u vërtetuan tendencat e mos punimit të tokës, pasi një punë e tillë nuk paguhet. Qytetet në përgjithësi pësuan transformime nga situata e krijuar,befason indiferencën e qytetarëve pasi tiparet e tyre në tërësi janë neglizhuar. Të gjitha këto çështje po ndikojnë direkt dhe indirekt te banorët e Kosovës,dhe çudit indiferenca e tyre si duket patologjike.

Ymer Vokshi

Mendimi i përgjithshëm është se imponimi i lëvizjes të popullsisë si nga faktorët ekonomike,sociale,diktatoriale apo të dhunshme (lufta 1999),rezulton me kufizime në tendencat e reformave pozitive të pritura në shoqëri,si dhe ndryshimin e qytetit si qendër e aktiviteteve shoqërore. Në këtë aspekt vërejmë se shoqëria tradicionale zakonisht e vendosur në zonat rurale,pas migrimit të dhunshëm është ballafaquar me rrethana të reja në qytet,si alternativ ofron kulturën rurale të modifikuar nën petkun e kulturës urbane.Si pasoj e lëvizjes së imponuar të popullsisë,subjektet pjesëmarrëse kanë pasur mundësi të ruajnë dhe imponojnë kulturën tradicionale duke e transformuar në forma urbane, por pasi kanë vështirësi të marrin pjesë në format urbane të jetës ndihen në pozitë pasive-inferiore, me një fjalë janë bërë të tepërta në qytet. Në anën tjetër në fshatra ka mbetur popullsia pasive të vjetrit, dhe sipas trendëve një kohë të gjatë fshati do te mbetet pa pjesën vitale te popullsisë, e cila në të njëjtën kohë në qytete është e tepërt. Këta njerëz të parët janë viktima të papunësisë,punësimit periodik apo ilegal me mundësi reale të eksploatimit të egër të fuqisë punëtore. Ardhja e pa kontrolluar mundëson krijimin e zonave të varfra të qytetit.Në rastin e Kosovës , Prishtina si kryeqytet nga të gjitha shihet si shansi kryesor për prosperitet, çka rezulton me rritjen e shpenzimeve të jetës,rënien e fuqisë blerëse, si dhe vështirësitë e tyre evidente për inkuadrimin në jetën urbane. Duke pasur parasysh infrastrukturën jo adekuate si dhe “mobiliarin” e mangët urban, vështirë është për të absorbuar një numër kaq te madh të popullsisë. Funksionimi i qytetit si tërësi ka arritur në fazën kritike të degradimit total urban apo vdekjes graduale urbane.

Çka duhet ndërmarrë që ky problem të zbutet?

[12]

Sfida kryesore e shoqërisë kosovare do të jetë kthimi i jetës në zonat rurale, e cila në të njëjtën kohë do të bënte shkarkimin e zonave urbane nga ngufatja e pakontrolluar,apo nga vdekja urbane e kjo mund të arrihet:Duke krijuar kushtet për të joshur njerëzit me programe të ndryshme atraktive ekonomike,ku ata do të gjenin interesin e tyre e kurrsesi me forcë, pasi nga e kaluara është konstatuar se ato janë zgjidhje të përkohshme. Në parim, duhet menduar në zgjidhje të qëndrueshme (stimulimi dhe zhvillmi i bujqësisë,prodhimi i ushqimit,rekreacioni,turizmi,etj),duke plotësuar kërkesat dhe nevojat e dyanshme, duke bërë fshatin ekonomikisht joshës dhe atraktiv.Vetëm stimulimi ekonomik, natyrisht së bashku me ndërtimin e infrastrukturës tekniko-sociale të domosdoshme e ndërlidhur me interesat individuale,do të kthente njerëzit në fshatra.Këto raporte fshat-qytet do të tejkalohet shumë më lehtë sikur të kishim qasje reale dhe profesionale ndaj kësaj problematike duke analizuar shkaqet dhe pasojat, si dhe duke propozuar metodat realizuese për implementimin.Rekreacioni ditor është një shans i mirë i turizmit kontinental që është i domosdoshëm në dinamikën e jetës së sodit,të cilat kanë filluar të shfrytëzohen nga vizitorët e stresuar të qendrave urbane,pasi për ketë ka kërkesa të mëdha.

Tendencat e mija të para shumë viteve (2003) për të aktualizuar këtë problematik,si njërin nga problemet kryesore hapësinore në Kosovën e pas luftës, ashtu si i shifsha unë,si dhe obligimet e dokumenteve ndërkombëtare, për fat të keq u neglizhuan nga vendimmarrësit e atëhershëm. Është koha e fundit për të ndërmarrë hapa konkret pasi tani të gjithë e kemi të qartë se në këtë proces të gjithë (fshati dhe qyteti) jemi humbës të mëdhenj.


LEXIMI DHE INTERPRETIMI I LETERSISE SE AT ANTON HARAPIT “Andrra e Pretashit” dhe “Valë mbi valë”

“Libri është shkruar me një gjuhë të nivelit të lartë teorik e kritikë, me stabilitet termash e domethëniesh semantike, diçka e rrallë në kritikën shqipe. Mbarështimi i materies dhe trajtimi i fenomeneve të brendshme dhe të jashtme të prozës së Harapit, gjithherë për të qenë relevante, i nënshtrohen një liri të leximit.”

Studiuesi dhe shkrimtari i mirënjohur nga Tuzi, Anton Gojcaj në librin ”Fakticiteti në letërsi-proza letrare e Anton Harapit” (Buzuku 2007), ka bërë një përpjekje serioze por të studiuar letërsinë e shkrimtarit dhe dijetarit të mirënjohur Atë Anton Harapit. Libri është konceptuar sipas një logjike të ekuilibruar, ndërsa autori i librit sikundër le të kuptojmë se “roli i interpretimit është të korrigjojë ose të arsyetojë një lexim” (Ian Meclean). Metaligjërimin i Gojcajt realizohet me përkushtim e dije empirike letrare, madje, do të thoshim, edhe për të sprovuar një tendencë qëllimmire, për të kthyer rendin e munguar në aporinë e studimeve letrare tek ne, veçanërisht ndaj korpusit letrar të autorëve e veprave të ekskomunikuara për dekada të tëra në kritikën letrare shqipe, pjesë e së cilit korpus të gjerë, është vepra e viganit të letërsisë dhe mendimtarit shqiptar, françeskani Atë Anton Harapi. Kjo intencë kërkon të korrigjojë leximit që i janë bërë këtij autori të madh. Përmes këtij libri, studiuesi Gojcaj përveç se shpjegon si është konstituar dhe si funksionon proza e Harapit, në anën tjetër arsyeton një mënyrë specifike leximi që kërkon të ndërtoj metaligjërimin kritik mbi doktrina e ide letrare, për të bërë të mundshme, në të njëjtën kohe e vendosjen e kuptimeve të veçanta letrare në një kontekst të paqartë

e kundërshtues, në një kontekst me dilema specifike për natyrën e shkrimeve të Harapit. Anton Gojcaj i rrahur në letërsi, i pajisur me dije universale, parakonceptimet për letërsinë i ka të ndërtuara në përvojën e gjerë empirike, andaj sikundër insiston se “vepra letrare nuk është një objekt që duhet përkufizuar, por një efekt Ndue Ukaj që përjetohet” (Wolfgang Iser). Nga këndej, proza e Harapit nga Gojcaj lexohet dhe interpretohet me status të pastër letrar.Letërsia shqiptare në zhvillimin e saj ka patur fatin tragjik të popullit të saj. Ajo sʼarriti të zhvillohej sipas ritmeve normale, ngase ndërhyrjet e ideologjisë e kanë shkrimit edhe në rrafshin universal të cunguar, penguar dhe sabotuar. Ajo u letërsisë, e edhe në atë nacional, arrin vlerësua gjithqysh, por më së paku sipas gjithashtu të dëshmoj nivelin e lartë estetik parimeve estetike e letrare. Madje, për të që ngërthen proza e Harapit, gjegjësisht komplikuar punën, letërsia shqipe nuk u dy veprave fundamentale “Andrra e studiua në relacion me dije teorike letrare, Pretashit” dhe “Valë mbi valë”. Së nga të cilat duhej të nxiteshin premisat për këndejmi edhe vendin që zë ajo e autori i konstatime të qëndrueshme e logjike saj në kuadër të letërsisë shqiptare letrare. Këndej pari edhe shumë autorë u përgjithësisht. Anton Gojcaj nuk ka dilemë janë nënshtruar regjimeve që kanë lidhur me aspektin esencial të këtyre prodhuar ideologjitë, si dhe skemave të teksteve: ato janë tekste me status të plotë tyre që janë manifestuar në mënyrën më letrar dhe si të tilla duhet lexohen e të vrazhdë në art e letërsi, sidomos gjatë interpretohen. Në këtë sens, autori me dekadave kur Shqipëria u gjend nën argumente polemizon me elemente të diktaturë. Këtë fat e ka përjetuar, në caktuara në mendimin letrar shqiptar, të mënyrën më tragjike edhe shkrimtari e cilat kanë tentuar shpëlarjen e historisë së dijetari i madh, autori i shkollës së madhe letërsisë, sipas apetiteve ideologjike, apo letrare të Shkodrës dhe kodit të fuqishëm edhe leximeve të mbrapshta e françeskan, Atë Anton Harapi, i pushkatuar tendencioze. Madje, edhe ndaj atyre që nga diktatura e Enver Hoxhës, i ndaluar të marrin guxim të shkruajnë pa e lexuar fare lexohet, ribotohet dhe studiohet për Harapin. Gojcaj eksploron elementet dekada të tëra, deri në fundin e shekullit të qenësore të prozës letrare të Harapit, në kaluar, me motivet më të ulëtat e më kategoritë e brendshme dhe të jashtme të primitivet e mundshme. Duke njohur ketë saj. Pastaj jep kualifikime të vlefshme kontekst të rënd, studiuesi Anton Gojcaj i letrare për tipologjinë e kësaj prozë, për qaset këtij fenomeni letrar për të kodet dhe toposet letrare, për kategorinë e funksionalizuar letërsinë e Harapit në zhanrit dhe nivelet e narracionit, për kohën kuadër të historisë letrare shqipe dhe si përbërës i rendësishëm narrativ, për historisë së ideve letrare, në një kontekst pozicionet e rrëfimit, gjithnjë në suaza të të ri leximi e interpretimi. Studiuesi me një sinteze, e cila synon të asimiloj dije e guxim e përgatitje të duhur profesionale i formacione empirike letrare, në funksion të përqaset prozës letrare të Harapit, duke statusit letrar që merr teksti i Harapit. Dijet bërë analizë sintetizuese dhe sistematike, dhe empiria letrare, studiuesit i duhen për jo vetëm për të argumentuar dhe tʼi kontekstualizaur karshi letërsisë së dëshmuar ”fakticitetin” në letërsinë dhe shkrimtarit në fjalë, respektivisht dy prozën e tij, që është intencë e studimit në veprave të cilat i merr si objekt studimi fjalë. Po ashtu, ky studim ka objektivë të “Andrra e Pretashit” dhe “Valë mbi qartësoj dilemën e shumë studiuesve të valë”. Nga këndej, argumentet që nxjerr veprës së Harapit: nëse është ajo letërsi e janë bindëse, sepse shoqërohen me pastër a jo. Këtë intencë e eksploron me shembuj relevant të letërsisë dhe bëhen shembuj të fuqishëm letrar. Studiuesi duke me përkushtim, analiza të thukta e dëshmuar relacionet mes fakticitetit dhe gjithëpërfshirëse. fiksionit, raportet dhe ndërkomunikimet e natyrshme mes këtyre dy kategorive të

[13]


Gojcaj mendon më të drejtë se Harapi, ka vlera të jashtëzakonshme në kulturën e shkrimit shqip në shumë aspekte, duke përmendur atributet e tij si një apologjet i besimit dhe tolerancës ndërfetare shqiptare, si një promotor i rryer për emancipim dhe kulturë të njëmend shqiptare, si polemizues i shkathtë, madje edhe për probleme globale, siç ishte ideologjia komuniste, me të cilën polemizon; si moralist i madh e erudit i pashembullt. Mbi të gjitha, studiuesi mendon se Harapi spikatet për prozën e tij të veçantë, e cila “endet” mes fakticitetit dhe fiksionit dhe pikërisht ky dimension e bënë atë sui generis, ndërsa Harapi mbetet personaliteti më i madh i kulturës shqiptare pas Fishtës, Nolit dhe Konicës, siç thotë dijetari i letërsisë Aurel Plasari. Duke diskutuar statusin letrar të këtyre teksteve, çështje kjo që ka zgjuar interesim edhe tek studiues tjerë të veprës së Harapit, shumë prej të cilëve mendojnë se veprat kanë vlerë dokumentare për bazamentin historik, si dëshmi e të dhëna, përmes kujtimesh dhe lenë mënjana statusin e tyre letrar, Gojcaj polemizon me këto ide, me pedanteri dhe vë në pah se të dhënat historike nuk cenojnë statusin e tekstit letrar, madje shkruan se: “fiksionalieti nuk është i rezervuar ekskluzivisht për letërsinë dhe artin, kurse semantika e letërsisë nuk mund të ngushtohet në njëfarë sinonimi të fiksionit…Tolstoj në “Lufta dhe paqja” ka përfshirë po ashtu personazhe, fytyra historike, ndër të tjerë edhe vetë Napoleon Buonapartën, por për këtë gjë askush nuk e konteston faktin se vepra në fjalë është një roman, pra një vepër letrare”. Kjo referencë e përmendur në kontekstin e prozës së Harapit i jep argument e peshë idesë së fakticiteti jo që nuk cenon statusin letrar të teksteve të Harapit, por në të kundërtën, e bën atë më të veçantë. Andaj Gojcaj, mendon se shumëçka që është e lidhur me perceptimet për një vepër apo dukuri letrare, ka ndërlidhje logjike me faktorin lexues, sepse vepra letrare është një fakt që përjetohet. I bindur në idetë tij, studiuesi thekson se “Andrra e Pretashit” paraplotëson gjitha kriteret letrare për tʼu quajtur roman, përkundër shumë mendimeve tjera të mëparshme që këtë vepër e kanë

kualifikuar si prozë dokumentare, kujtime etj. Gojcaj nuk ka asnjë hamendje, ky tekst letrar është roman dhe në këtë rrugë sjell argumentet e brendshme të tekstit letrar, sikundër në planin ligjërimore, njashtu edhe në atë narrativ, veçanërisht në analizën e kronotipeve letrare, elemente këto që janë krejt të reja në mendimin letrar tek lidhur me prozën e Harapit. Përkundër bindjes së fuqishme për prozën “Andrra e Pretashit”, kur përcaktuan kategorinë e zhanrit, për tekstin tjetër letrar “Valë mbi valë” ka disa hamendësime, edhe pse nuk ngurron tʼi thotë novelë filozofike. Edhe ky përkufizim del i ri. Edhe pse Gojcaj këto dy proza i sheh në suaza të dy kategorive zhanrore, ai prapëseprapë gjen pika të nyjëtimit të përbashkëta. Një element i përbashkët është narratori-shkruan Gojcaj, ndërsa tjetër tipar karakterizues është hapësira e madhe që zënë dialogjet. Një vëmendje të posaçme në këtë studim zë edhe hulumtimi i kohës si përbërës i dy prozave.

Në aspektin intertekstual, autori sheh ndërlidhje funksionale mes prozës së Harapit dhe diskurseve orale, sidomos me fjalët e urta si njësi të shfaqjes së intertesktualitetit. Ndërsa anë planin tjetër ligjërimor, sheh një ndërlidhje funksionale me diskursin biblik dhe librin e shenjtë Bibla.

Libri është i mbarështuar me një kulturë të lartë letrare, studiuesi Gojcaj letërsinë e lexon me vëmendje, ai i hulumton me përkushtim, gjitha idetë dhe diskutimet për tʼi mbështet me referenca relevante që e ndihmojnë dhe e kompletojnë këtë studim, i cili duhet të tumiret me vlera të veçanta në kontekstin tonë letrar. Kështu ky studim kontribuon dukshëm në hapjen e mëtejme të studimeve letrare, si dhe krijon pamje tjetër për autorin e madh Anton Harapi. Duk lexuar nga një kënd e veçantë empirik, i çliruar nga mitizimet e gulfimet e panevojshme, Gojcaj sikundër le të kuptohet se letërsia ka forma të ndryshme të leximit dhe secila e pasuron botën e madhe të letërsisë.

[14]

Libri është shkruar me një gjuhë të nivelit të lartë teorik e kritikë, me stabilitet termash e domethëniesh semantike, diçka e rrallë në kritikën shqipe. Mbarështimi i materies dhe trajtimi i fenomeneve të brendshme dhe të jashtme të prozës së Harapit, gjithherë për të qenë relevante, i nënshtrohen një liri të leximit (Umberto Eco). Por kjo liri nuk cenon objektivitetin e nevojshëm, sepse letërsia lexohet në relacion, në interkomunikim. Gjitha idetë letrare shoqërohen me referenca relevante edhe në planin letrar, fiksional, edhe në atë teorik-kritik. Ky aspekt, e bën këtë studim të veçantë dhe të rëndësishëm për kulturën letrare shqipe.


KANE GRI DOM NDRENE I“Kanë grì Dom Ndrenë”! … Kanë grì Dom Ndrenë”! …” – kalonte gojë më gojë e vesh më vesh fjala kobzezë. “Kanë grì Dom Ndrenë”!

”Shqipni, moj mizore, çka të baj ma shumë për

Ishte mëngjezi i 25 Marsit 1945.Shkodra ishte tronditë nga themelet.“Kanë grì Dom Ndrenë! … Kanë sharrue legjendën e kufijve Prekë Calin! … Kanë grì katërmbëdhjetë burra te Muri i Gjakut në Rrëmaji”.Shqiptarët po faronin shqiptarët, ata ma të mirtë. Po, shqiptarë ishin edhe ata që tërhiqnin çarkun e marrshinkave, po mbas tyne kishte qenë ma parë e gjithmonë një dorë serbi që kishte drejtue gishtin: “Të arrestohet … ! Të pushkatohet …!” Gjithmonë një dorë serbi dhe një verbënì komuniste, që mbasi kishte përgjakë Jugun gjatë luftës tue vra bijtë e tij ma të mirë, tashti, të pangopun me gjak, ishin lëshue si bishat mbi Veriun: Ishin Brigadat e ndjekjes, komandantat katila, por mbi të gjitha ishin urdhnat që vinin nga Tirana, apo drejtpërdrejt nga Beogradi. I kanë lanë vetë dëshmitë në proçeset gjyqësore që i banë njeni tjetrit ndër vite, kur u hanin kryet shokëve, si hijenat.Ja çfarë deklaron Koçi Xoxe në gjyq: “Kur ishim në Shkodër, në janar të vitit 1945, shokët Mehmet Shehu, Zoi Themeli, Vaskë Koleci, Lefter Lakrori, Muço Saliu, etj., ishin në dijeni që për vrasjet pa gjyq e me gjyq, kam qenë këshilluar dhe janë bërë me urdhër të shokut komandant. …” (Arkivi M. Mbrendëshme, dosja nr. 1623).Kanë grì Dom Ndre Zadenë që, para skuadrës së pushkatimit, u kishte thanë: “Shqipni, moj mizore, çka të baj ma shumë për ty?!”.Ajo piskamë e përshpëritun me za të lehtë gojë më gojë e vesh më vesh, “Kanë grì Dom Ndrenë!”, më duket se vjen e mnershme edhe sot e kësaj dite kur Tirana postkomuniste ban gjithçka me i lanë në harresë ata, Martirët e Kombit.Tragjedia e Poetit të Ambëlsisë, kishte fillue ndoshta qysh me 16 gusht 1944 gjatë meshës në Kishën e Shirokës, ditën e Shën Rrokut, kur iu drejtue besimtarëve:“Dy fjalë i kam sot me ju, sidomos me ju, o të rij. Një re e zezë me një ideologji të kuqe po vjen mbi kokat tueja. Ajo ka ndërmend të shprazet mbi ju, por atëherë sʼkeni për të pasë shka me i ba, veç me bajtë e me i sprovue të këqijat, se përveç të zezave të tjera që ka, ajo mohon edhe Zotin.“Nuk do tʼia harronin këto fjalë “komunistët klandestinë” që,

qysh gjatë luftës, futeshin kudo lëshohej kushtrimi për tragjedinë që po e priste një popull mbarë.Me të drejtë historianët vërejnë se nuk asht e lehtë të gjesh një figurë që të jetë vetëm bardh apo vetëm zi. Jam rrekë ndër vite me gjetë për Dom Ndreun: a kishte Ai ndonjë DANIEL GÀZULLI njollë? E sot, mbas shumë vite kërkimesh, mund të themeloi e drejtoi bandën përsëris pa frikë se gaboj: muzikore “Bogdani”, botoi artikuj Atdhetar i panjollë! Ai që, si me vlerë në fushë të pedagogjisë, pak kush, kishte plotësisht të ashtu edhe poezi nga ma të bukurat, sa drejtë të thonte para plutonit të qysh atëherë u quejt “poeti i ambëlsisë”. pushkatimit: ”Shqipni, moj mizore, çka të baj ma shumë për ty?!”

II

Dom Ndre Zadeja leu në Shkodër me 03 Nandor 1891. Klasat e para i kreu pranë një shkolle që mbahej nga Austro – Hungaria. Nga klasa e katërt e deri sa mbaroi gjimnazin studjoi në Kolegjën Saveriane. Në periudhën 1913-1916 studioi në Universitetin e Innsbruck-ut, ku ishin edhe Sirdani, Gàzulli e shumë meshtarë të ardhëshëm, që u dhanë me kohë posaçërisht mbas gjuhësisë, ashtu si do të studjonte atje ma vonë, po për gjuhësi, edhe i madhi Çabej.Shugurohet meshtar me datë 26 Prill 1916. Ceremonia e rastit u mbajt në Kishën simbol të Shkodrës, aty në kambë të Rozafës së lashtë. Kisha e Zojës së Këshillit të Mirë, e njohun nga populli ma thjeshtë, Zoja e Shkodrës.Jo se Ai nuk la gjurmë në fushë të meshtarisë; përkundrazi. Ai ishte një ndër oratorët ma të mirë të kohës, e pikërisht oratorisë së tij, që mbahej në gojë prej të gjithëve, do tʼi shihte sherrin me 16 Gusht 1944. Përktheu e shkroi edhe verpa origjinale ekleziastike. Prej viteve ʼ20 e këndej, sot e kësaj dite, besimtarët katolikë luten në vargje të mrekullueshme, të thjeshta e të ambla: pak kush e di se ato lutje-poetike janë të Dom Ndreut.Por Ai do të hynte në botën kulturore të Shkodrës e të Shqipnisë mbarë veçanarisht si autor i melodramave të para shqiptare, veprave skenike të muzikueme po prej Tij, a në bashkpunim me e Dom Mikel Koliqin, tash së voni, Kardinal Koliqi. Ishte sekretar i Arqipeshkvit Imzot J. Serreqi, po përveç detryrës së përditëshme, Ai shpërtheu me një energji të paimagjineushme në shumë fusha, pse përveç veprave skenike,

[15]

Veprat e Tij kishin taban thellësisht kombtar e në shërbim të nevojave jetike të Atdheut në ata vite. Melodrama “Ora e Shqipnisë” (1919 – vu në skenë në 1920), përveç se mbetet vepra e parë skenike e muzikueme, në kushtet e pushtimit të vendit nga fuqi të ndryshme, por sidomos të pushtimit të Vlonës, u kthye në një himn atdhetaria e proteste. Kur u vu në skenë për herë të parë në Sallonin e shfaqjeve të Kolegjit Saverian, e protagonsitët këndonin:“Adrijes mʼthuej krenare, Vlona asht tokë Shqiptare” –pektatorët shpërthyen në duartrokitje të stuhishme: “Rroftë Vlona Shqiptare! Rroftë Vlona jonë!”Suksesi i melodramës, jo vetëm në Shkodër e Tiranë, po veçanarisht në Vlonë, ndezi edhe ma shumë shpirtnat e trazuem të shqiptarëve, që nuk po gjenin paqë as mbas përfundimit të Luftës së Madhe.Ndërsa jeta e Tij ishte pothuej e heshtun, meshtar diku në një trevë gati të harrueme, në Mal të Jushit, në Bogën e largët, në Shkrel e së fundi në Sheldi, ajo njëherësh ishte e mbushun me prodhimtari artistike kryekëput në shërbim të kombit. Vihen në skenë me radhë melodramat “Ora e Shqypnisë”, “Hijet e zeza”, “Rrethimi i Shkodrës“, “Ruba e kuqe”, “Rozafa” kurse “Shpella e Bogdanit” mbet dorëshkrim. Veç poezive aq të ndjeme e një pasunije të tanë në fushën e lutjeve, që na ka lanë, botohen ndër fletore të kohës studime në lamë të edukimit, të folklorit, të psikologjisë e traditave veçanarisht ndër zona pak të prekuna nga kultura orientale, si ishin Alpet tona, ashtu edhe disa polemika aty edhe me korifejt e kohës.


Asht thanë, e me të drejtë, se Dom Ndreu i ndej larg jetës politike. Kjo vlen vetëm sa i përket vështrimit praktik të saj, por gjithë vepra e Tij rrihte pikërisht në shëndetësimin kombtar në konflikt të mbrendshëm me rrymat postosmane, që fatkeqësisht “lulëzonin” në trojet tona tue gjetë humus të përshtatshëm tek një qeverisje me mendësi shpesh herë edhe ma regresive se “lidhjet e tyne shpirtnore”, Turqia e Ataturkut, që me guxim po shkëputej nga errësina mesjetare.Edhe marëdhanjet e Tij shoqnore ishin të kufizueme. Kishte ruejtë një rreth të ngushtë miqësh qysh të kohës së studimeve në Austri, si Dom Aleksandër Sirdani, Dom Nikollë Gàzulli, Dom Lazer Shantoja e pak të tjerë.Kështu, i afrohej messhekullit të jetës, deri sa një ditë … III

Ishte 8 prilli i vitit 1939. Besimtarët në Sheldi kishin mbushë Kishën si kurrë ndonjëherë.Një ditë ma parë Italia fashite kishte pushtue Atdheun tonë.Kishin mbushë Kishën sepse Ai po, diçka do të thonte. Ishte e pamundun që Ai të mos thonte diçka në një ditë të zezë si ajo për të gjithë ata që e quenin veten Shqiptarë.Zani ishte kumbues, edhe pse dukej sikur fliste me vete, ma shumë se me besimtarët vetullkapërthyem.“E shoh se jeni të pikëlluem. Sot asht ditë zije për ne Shqiptarët. Italia fashiste e pushtoi Atdheun tonë, Shqipninë!” Besimtarët prisnin që Ai të vazhdonte, të vazhdonte, të vazhdonte, e të shfrente zemrën e plagueme, si të plagueme ishin gjithë zemrat e tyne.Por jo, Dom Ndreu kishte ulë kryet, dhe një heshtje që dridhëte zemrat, kishte ra në gjithë Kishën.Mbas pak u dëgjue frymëmarrja e Tij e thellë, një ofshamë, që sikur vinte prej thellësive të shekujve; Ai ngriti kryet ngadalë dhe besimtarët panë tʼi rridhnin dy pila lot.Një fjalë ma shumë do të kishte qenë e tepërt!

guxoi e përfoli ligsht Kombin tonë. Ai, që për 35 vjet kishte njohë e himnizue mikpritjen shqiptare, kur ia desht puna, sa për interesa të politikës së kohës, pushtuesëve fashistë, aq edhe të fqinjëve tanë të pangopun, sllavëve, pse e dëshmoi haptas tendencën e tij prosllave, pat paturpsinë e volli vner kundër historisë e bujarisë sonë.Natyrisht, durimi “i tepruem”, si e quen Zadeja, kishte kapërcye çdo kufi:Dishmitare ty tʼthrras o e tepruemja durésʼ shqiptare, ti qi vuen pa zâ, e brén pa u ndî, e kjân pa ankim, ….. Pse nuk kishte si të durohej “përjargja” e Cordignano-s, që donte me “zhigatë fytyren” tonë iliro shiptare:Perjârgë a pênda e jote, Cordignano! Me dângʼ të zezʼ ti ja zhigate ftyrën vedit e né. Por nuk janʼ dokrrat tua qi e bâjnʼ paçavër rracash Shqiptarin! Sepse:Harrohet e sʼharrohet çdo dhûnʼ mbi tokʼ, por ndéri për komb asht shêjt, si shêjt asht gjaku i dêrdhun për Atmë e Fé.Letra-poemë drejtue meshtarit italian, simbas disa studjuesëve, asht një ndër dy-tri letrat ma të famëshme polemike, nëse mund të quhet polemikë mbrojtja e nderit të Atdheut. Ajo asht një poemë e mirëfilltë historike e filozofike, estetikisht ndër ma të bukurat në gjuhën shqipe, që në llojin e saj konsiderohet një perlë edhe në letërsinë botnore, e që do të trandtte mjediset kulturore e politike të kohës: Nuk tërhiqej jo, Dom Ndre Zadeja, kur fjala ishte me mbrojtë nderin e Shqiptarisë!

1937, kolonjari i mirë u kthye në besimin katolik, edhe pse do të martohej me një vajzë vendase, prej Sheldije. Me atë rast mori emnin Kolë e mbiemnin Sheldija.

Mbas tri ditësh i bahet gjyqi. Vendimi: Dënim me vdekje. Motivi: Kishte strehue Dom Lazër Shantojën.

O Zot! Si mund të pushkatohet njeriu i mirë Nuri Kolonjari – Kolë Sheldija pse kishte strehue në shtëpi bamirësin e tij?!

Po tragjedia e tij nuk mbaron këtu.

E pushkatojnë me 02 shkurt 1945. Kryetari i Gjykatës Ushtarake në Shkodër, Esat Ndreu, njofton Kryesinë e Gjykatës Ushtarake në Tiranë, me datën 26 shkurt 1945 (nr. prot. 6/100): “…I dënuari Kol Sheldija u ekzekutua në këtë qytet me datën 2 shkurt 1945”.

Gjykata e Naltë Ushtarake në Tiranë, me shkresë nr. 22, njofton Gjykatën Ushtarake të Shkodrës, se kishte marrë në shqyrtim aktet e të pandehunit Kolë Sheldija, i cili ishte dënue me akt nr.14, dt. 31 janar 1945, dhe “vendosi dënimin me vdekje, me pushkatim”, Tiranë 28 shkurt 1945. Pushkatimi i tij miratohet 26 ditë mbas egzekutimit!Jo, ka çaste kur nuk mundesh me thanë “Zot, fali, se nuk dijnë V çka bajnë”!Në paqë tʼu preftë shpirti, Kolë a Nuri qofsh, ty kolonjar i mirë, që të moren jetën pse ishe NJERI!Po me 2 Reja e zezë me ideologji të kuqe, që Dom shkurt 1945, atë ditë që kishin pushkatue Ndre Zadeja kishte paralajmrue me 16 Kolën e shkretë, në Sheldi aksioni i gusht 1944, u zbraz gjamshëm mbi grumbullimit të armëve fillon me shqiptarë. Veçanarisht ajo u zbraz me pushkatimin e fshatarit “të pabindur” Tomë gjithë egërsinë e shëmtimin e saj mbi Marku. Ndërsa Dom Ndre Zadeja, i thirrun klerin katolik, tue fillue qysh në mes të edhe Ai në atë mbledhje, afrohet tʼi bajë janarit 1945 me arrestimin e At Dioniz shartet e fundit viktimës, forcat e ndjekjes IV Makës e të At Gegë Lumës.Pak ditë ma i venë hekurat në duer.Kalvari i Tij kujtohej vonë, me 26 janar 1945, do të arrestohej kështu nga Kardinal Koliqi, që kishte qenë në Sheldi Dom Lazër Shantoja, që ishte në burg me Të në ato pak ditë para pushkatimit: “Nuk besoj të ketë provue E kujtojnë bashkëkohësit e dëshmojnë se strehue tek Kolë Sheldija, një mik i veti, që u arrestue edhe ai, bashkë me kush torturat që i banë Dom Ndre Ai dinte me falë si pakkush. E predikonte Zadejës”. Po torturat do të ishin të faljen kudo nëpër shqiptarë, për fat të keq, Shantojën.Të ndalemi pak, për një homazh të merituem, tek ky martir pothuej pakursyeme për 30 vjet e ma rresht, aq jo rrallë në mëni e deri të gatshëm për sa, vetë prokurori Bedri Spahiu, në gjyqin gjakmarrje barbare.Por kishte edhe Ai një i harruem prej të gjithëve.Kolë Sheldija e kishte pasë emnin Nuri, një jetim kolonjar. kundër Koçi Xoxes, shprehet: “Arti i pikë “të dobët”, nëse mund të quhet I vetëm, i mbetun në mëshirë të fatit ma vërtetë i torturimeve ia kalonte atyre të kështu. Jo, tʼi prekje Atdheun, Kombin, barbar, endej nga një cep i Shqipnisë në nazifashistëve”. Dom Ndre Zadeja nuk ngurronte “të tjetrin, qysh fëmijë, në kërkim të një xhvishte shpatën” e të hynte në dyluftim kafshate bukë. E strehoi Dom Lazër me fyesin. Një betejë që do të mbetët në Shantoja, me të cilin jetoi histori asht ajo me priftin italian, shtatëmbëdhjetë vjet. Ma vonë, në vitin bukëshkalin At Fulvio Cordignano, që

[16]


VI Ka një vendim të Gjykatës Ushtarake të Korpusit të Armatës III me qendër në Shkodër sikur me datë 16.02.1945 të jetë mbajtë edhe gjyqi i Dom Ndre Zadejës, por shumëkush asht i mendimit se ai asht falls, i hartuem ma vonë, ashtu si edhe vendimi i Gjykatës së Naltë Ushtarake Tiranë datë 28.02.1945, që dënojnë Dom Ndre Zadejën me vdekje, me pushkatim. Bashkëkohës e studjues janë të mendimi se atij nuk iu zhvillue kurrë një gjyq, deri sa …Mëngjezin e 25 marsit 1945, ende natë, një kamion i zhurmshëm dilte prej Burgut të Madh e përshkonte mes për mes qytetin drejt Murit të Gjakut, mbas Vorrezave të Rrëmajit.Në atë kamion, atë prag agimi të kobshëm, ishin 14 burra: e në mes tyne Dom Ndre Zadeja, kreshniku i maleve Prek Cali, sidhe Luigj Kastrati, Ndok Bardhoku, Ndrekë Loka, Arif Hyseni, Dedë Lulash Smajli, Gjok Nikaj, Dul Bajrami, Mark Luc Gjoni, Tomë Daka, Maliq Bajrami, Gjokë Voci, Pjetër Gjedashi.Le tʼiu kujtojmë emnat të gjithëve me nderim.Vrasësit u treguen “të mëshirshëm”. Mbasi i pushkatuen të katërmbëdhjetë atdhetarët aty mbështetë tek Muri i Gjakut, lejuen që tʼia merrnini trupin vetëm Don Ndreut e ta varrosnin mbranda Vorreve të Rrëmajit. Dom Tomë

Lacaj, që ishte thirrë për shërbesat e fundit, e mori në sup, e krejtësisht i përgjakun edhe ai, e çoi mbrenda Vorrezave, ku e prisnin punëtori i vorrezave dhe seminaristi Mark Çuni, ky pionier i demokracisë, që do të pushkatohej po aty në nandor 1946. Si e vendosën në një arkivol të përgatitun me shpejtësi prej marangozit Tomë Pici, Mark Çuni nxori prej krahnorit Flamurin Kombtar dhe ia vuni përspër. Vorrimin e shoqnuen krisma marrshinkash që vazhdonin të “këndonin” për fitoren mbi “armiqtë”, sa zgjuen të shokuem popullin e Shkodrës mbarë.Terrori sa kishte fillue.Kështu u sos një jetë e panjollë, ajo e Bilbilit të Shkodrës, Dom Ndre Zadeja, që, tue perifrazue At Fishtën, i drejtohemi:Tʼjanë sosë fjalët e ambla e plot urtì,E ai za tʼasht këputë, i cili binte nʼzemërSi kumbë lire e tingllueshme, që prej sʼlarguNdihet tue ra, kur dora e prekë e mësueme”Po Dom Ndreu do të vazhdojë tʼi ligjërojë Kombit të tij.

ʼ40-70, kam ndeshë shpesh cilësorin “i pafajshëm”.Po Dom Ndre Zadeja, a ishte i pafajshëm?Jo, Ai ishte fajtor! Fajtor, se e desht Shqipninë deri në flijim, e me dashtë ashtu Atdheun, pat thanë Fishta në vdekje të Fatosit të Kombit Avni Rrustemi: “Fatzeza, moj Shqipni! Po ishte faj me të dashtë ty!”Fajtor, pse nuk u pajtue kurrë me xhahilët që mbajtën nën zap Shqipninë kur ajo kishte aq shumë nevojë për liri të vërtetë e përparim!Fajtor, sepse qau e shau kur fashizmi shkeli tokën arbnore!Fajtor, sepse nuk dijti me falë ata që i fyen kombin!Fajtor, se paralajmroi ardhjen e kolerës së kuqe sllavo-komuniste qysh në verë 1942 e të gjitha rrjedhojat e tij tragjike!Fajtor, se të deshti ty si pak kush, Flamur Kuq e Zi!Ai ishte fajtor e fajtor mbet: Kush kujtohet për Martirët në këtë Vend?!Po do të vijë, po, do të vijë një ditë e Ai do të marrë pafajsinë e shejtë të ATDHETARIT e të MESHTARIT që i ban nder flijimi!

VII

Në shkrime e studime për martirët, që u mbytën nën mëninë komuniste në vitet

ADVERTISE HERE info@libertals.com

[17]


LIBERTALS SKOLASTIK

Blinishtet e Mirdites ne Historine Mesjetare Shqiptare Pas pushtimit romak dhe më vonë atij bizantin, klasa sunduese ilire ishte kozmopolite dhe sundoi në territore më të gjera se trojet tona etnike. Vetëm në fillim të shekullit XI e në vazhdim, krahas krijimit të identitetit etnik arbër fillon e shquhen familjet fisnike arbëreshe, të cilat u fuqizuan deri në atë shkallë sa krijuan principatat e tyre. Kulmi arriti me formimin e Mbretërisë së Arbërisë. Rëndësia kryesore që kjo Mbretëri pati për trojet shqiptare është statusi që forcat politike vendore fituan nga kjo shpallje Mbretërie, një status mbretërie mesjetare, i cili nuk mund të ishte i përkohshëm, por i gjithhershëm, pavarësisht nga jetëgjatësia e Anzhuinëve në territoret shqiptare dhe pavarësisht nëse kishte gjithmonë një mbret apo jo.Dhe ndër familjet princërore më të shquara arbëreshe të asaj kohe përmendet ajo e Blinishtëve. Blinishtët u shfaqën në histori dhe dolën prej saj në harkun kohor të pesëdhjetë vjetëve. Historia u ka rezervuar atyre vetëm vitet 1272-1319, të cilët studiues të ndryshëm e çojnë deri në vitin 1330, dhe pastaj nuk përmenden më. Por mjaftoi edhe aq pak kohë që ata të hyjnë në historinë e Shqipërisë dhe vazhdojnë të na intrigojnë me mënyrën si hynë dhe si mbetën në histori, aq sa ne vazhdojmë akoma të pyesim: kush ishin në të vërtetë fisnikët Blinishtas? Cila është trashëgimia e tyre historike?Në gjurmë të familjes Blinishti Blinishtët e kanë marrë emrin nga emri i një fshati që gjendet edhe sot në Mirditë, rreth dy kilometra larg qytezës së Repsit. Sipas gojëdhënave Blinishti e ka marrë emrin nga blini, që rritej shumë në këtë hapësirë. Pra vendi i blinave është quajtur Blinisht.Në dokumente Blinishti gjendet i shkruar në format Bleuisi, Bleuisti, Blevisci. Krahas Blinishtit të Mirditës, kemi në Veriun e Shqipërisë edhe dy fshatra të tjerë me këtë emër: Blinishti i Zadrimës në rrethin e Lezhës dhe ai i Kabashit në rrethin e Pukës. Për praninë e fshatrave me të njejtin emër në treva të ndryshme të vendit tonë flet edhe Armao: ” Pjesa më e madhe e fshtrave me emër të njejtë banoheshin nga të njejtët banorë në mënyrë të ndërsjelltë në verë dhe në dimër”.Ky përngjasim nuk kishte si të mos binte në sy, por sidoqoftë për të përcaktuar prejardhjen kërkoheshin shumë të dhëna. Sipas Karl Gurakuqit, po ti pyesish blinishtasit e Zadrimës për prejardhjen të thonë se janë me origjinë nga Mirdita.Në fakt, ka disa gjëra të përbashkëta midis të tre fshatrave me të njejtin emër. Marrrim përkujtimin e festive fetare, që shërbejnë edhe sot si fakte me vlerë për të shpjeguar prejardhjen. Siç lutet festa e Shën Shtjefnit në Blinisht të Mirditës, ashtu lutet edhe në Blinisht të Zadrimës. Po ashtu, siç lutet festa e Shën Palit në Pëshqesh të Mirditës,(fshati ngjitur me Blinishtin), lutet edhe në Blinishtin e Kabashit të Pukës. Blinishti i Mirditës ka patur dy kisha: të Shën Shtjefnit dhe të Shën Palit. Po një kishë e Shën Shtjefnit gjendet edhe në Blinisht të Zadrimës, sikurse një kishë e Shën Palit gjendet në Blinisht të Kabashit të Pukës. Studiuesi Gaspër Gurakuqi ka vënë në dukje lidhjen midis të tre Blinishtave, ku siç duket, Blinishti i Kabashit ka shërbyer si stacion i ndërmjetëm për kalimin nga Blinishti i Mirditës në Zadrimë. Dhe, megjithëse ndalet në lidhjen midis të tre Blinishtave, Gurakuqi krijon lidhje të drejtpërdrejta Mirditë-Zadrimë. Kështu, kur flet për karakterin e blinishtasve të Zadrimës, shprehet se “blinishtasit edhe në qofshin thikë e pikë me shoqi-shojnë, janë të gjithë tok me qindrue kundër msymësit. Nji farë malcorësh të egër si blinishtasit e Mirditës.Dhe diku tjetër vazhdon: “Kjo prirje e përjetshme e lidhjes me vendin e origjinës është

Publicist, Shkrimtar, Studius

Nikolle Loka

manifestuar edhe në përkujdesin që kapidanat e Mirditës kanë treguar ndaj këtij fshati. Sikur blinishtasit me fjalë thonë se janë prej Mirdite, ashtu shpija e Kapidanit e ka mbajt gjithherë këtë kishë në mbrojtje të vet, prandaj Bibë Doda sa qe gjallë pat qit do gëlqere me godit kishën dhe kjo gëlqere gjendet qyshë atëhere në tre gropa”.Ndryshe nga Gaspër Gurakuqi, studiuesit e tjerë, kryesisht ata mirditorë dhe lezhianë (zadrimorë) janë marrë kryesisht vetëm me lidhjet midis Blinishtit të Mirditës dhe atij të Zadrimës. Gjon Bazhella përdor si argument të lidhjeve, emërtimin e njëjtë të disa fiseve. Shihet se Blinishti i Zadrimës ka disa fise që paraqiten me të njejtët emra edhe në Blinishtin e Mirditës si: Bardhaj,Gjinaj, Lalaj.Nga ana tjetër, studiuesit lezhianë (zadrimorë) në përpjekjet për të dëshmuar autoktoni, qytetërim dhe periudhë të artë të fshatit të tyre, nuk e mohojnë lidhjet me Mirditën, por theksojnë se popullsia ka lëvizur nga Blinishti i Zadrimës në Blinishtin e Mirditës dhe jo anasjelltas, prandaj sipas tyre “në Blinishtin e Zadrimës e ka patur selinë e vet familja e shquar princërore e Blinishtëve”.Ndryshe është shprehur mediovalisti i shquar Milan Shuflaj, i cili e sheh Blinishtin e Mirditës si qendër politike të familjes së madhe Blinishti. Duke folur për kryengritjen antiserbe, Shuflaj përmend familjet e para të fuqishme: Blinishti në Mirditën e mëvonëshme, Matranga ndërmjet Shkumbinit e Devollit, Muzakët dhe Arianitët ndërmjet Devollit dhe Vjosës. Të gjithë këta deklaruan se pranonin urdhërat e Papës e si burra katolikë do të përfitonin prej rastit që të hiqnin zgjedhën e shizmatikut, armikut të fesë së krishterë,mbretin serb të Rashkës.Mendimi i Shuflajt mbështetet nga toponimet që mbetet fakte me rëndësi të dorës së pare dhe që duhen marrë në konsiderate. Në Gëziq, fshatin më të afërt me Blinishtin gjendet lagjja Kalanjan (Kalojan), që lidhet drejtpërdrejt me emrin e Kontit Kalojan Blinishti. Po në këtë lagje gjenden edhe toponimet “Varri i Princit”, “Kroj i Kalanjanit” dhe “Ura e Kalanjanit”.Siç dihet, pushteti politik dhe ai shpirtëror kishin marrëdhënie të ngushta në Mesjetë, prandaj pranë qendrës së pushtetit politik ngrihej edhe një qendër e rëndësishme shpirtërore. Shuflaj citon një dokument bizantin të

[18]

vitit 878, në të cilin thuhet se “Drishti dhe Shënpali ishin dy qendrat më të rëndësishme shpirtërore të kohës Përmendet abacia e Shën Palit pranë Blinishtit (San Paulus Palatensis) dhe manastiri benediktin i Shënpalit, ndër më të rëndësishmit e Arbërisë së Mesjetës.Pra princët Blinishtas ose do ta zgjidhnin selinë e tyre në një qendër të njohur kishtare, që siç duket ishte Blinishti(Shënpali është vetëm një lagje e tij), ose do ta ngrinin nga fillimi këtë qendër. Madje zhvillimet politike në Mesjetë ishin të lidhura shumë me zhvillimet fetare, prandaj zotëruesit feudalë janë angazhuar shumë në mbështetjen e njërit prej riteve të krishterimit: katolicizmit ose ortodoksisë. Në periudhën e sundimit të princëve Blinishtas, shumë afër Blinishtit të Mirditës gjendeshin edhe qendra të tjera të rëndësishme të katolicizmit. Arbëria e Mesme, ku ndodheshin zotërimet e princëve Blinishtë, ishte strumbullar i katolicizmit arbër, i cili qendrën e vet në shekullin e katërmbëdhjetë, kur sundonin ata, nuk e kishin dhe aq në portin qytet të Durrësit, që ishte i përzier në çështje besimi, por në mjedisin e pastër etnik arbëresh të Malësisë me kuvendet e veta të vjetra benediktine, kuvendin e Shën Mërisë së Trafandenës, Shën Shëlbumit të Arbërisë, Shën Aleksandrit në Orosh dhe Shën Venerandës së Kurbinit.Të njejtin qëndrim mban edhe historian i njohur Kasem Biçoku që shkruan:”… burimet mesjetare përmendin këto manastire: Shën Aleksandrin e Bregut të Matit (Sanctus Alexander de Collematia), manastirin e Shelbuemit në Rubik (Sanctus Salvator), Shën Mërinë në Gëziq (Sancta Maria di Trafandina), Shën Palin (Sanctus Paulus) në Shënpal dhe manastirin e Shën Llezhdrit në Orosh apo në Malin e Shenjtë (Sanctus Alexander de Monte, Sanctus Alexander Maior), që ka qenë qendra shpirtërore, politike dhe ekonomike e krahinës. Përveç këtyre manastireve, gjatë mesjetës ka pasur në këtë trevë edhe shumë kisha.Pra siç shihet, Blinishti gjendet pranë disa prej institucioneve katolike më të rëndësishme të territoreve të arbrit mesjetar, të cilat jo rastësisht duhet të jenë vendosur aq pranë njera tjetrës. Këtu duken qartë gjurmët e princëve Blinishtas dhe roli i tyre në përhapjen e katolicizmit në principatën e tyre, pasi një pjesë e abacive, manastireve dhe kishave janë ndërtuar në periudhën e sundimit të tyre.


LIBERTALS SKOLASTIK

Formimi i Mbretërisë së Arbërisë

Interesimi i Karli I Anzhu për territoret arbëre fillon që në vitin 1267, kur ai emëroi si mëkëmbës të tij në Shqipëri Gaco Kinardin, një i afërm i Filipit, mëkëmbësit të vrarë të Manfredit. Por as kështjellari i Korfuzit, as ai i Vlorës, i Butrintit e i Sopotit dhe as kapiten Vrana e qytetarët e Durrësit nuk dëgjuan të kalojnë nën sovranitetin anzhuin. Gjithsesi, anzhuinët nuk ndërmorën ndonjë fushatë të armatosur. Mbreti Karli I u përpoq të tërhiqte me anë premtimesh krerët shqiptarë dhe në vitin 1271 vendosi dialog me aristokracinë e Arbrit si edhe me bashkësinë qytetare të Durrësit. Gjatë atij viti dy priftërinj katolikë shqiptarë, Gjoni nga Durrësi dhe Nikolla nga Arbri si të besuar të mbretit Karl dhe të aleatit të tij të madh, Papës Gregori X, bënë disa udhëtime midis Napolit e Durrësit, duke përcjellur mesazhet e Mbretit te krerët shqiptarë.Në fillim të shkurtit 1272 mbërriti në oborrin anzhuin në Napoli një përfaqësi e fisnikërisë së Arbrit dhe e bashkësisë qytetare të Durrësit. Në përfundim të tratativave me Karlin I Anzhu u shpall bashkimi i “Mbretërisë së Arbrit” (Regnum Albaniae) me mbretërinë e Siçilisë nën sovranitetin e mbretit Karl (Carolus I, dei gratia rex Siciliae et Albaniae). Në dy diploma të dala nga kancelaria e Karli I Anzhu më 20 e 21 shkurt 1272, Karli u premtonte princave shqiptarë mbrojtjen e tij (protectionem suam) dhe njohjen e të gjitha privilegjeve, normave e dokeve “të mira” të mëparshme. Teksti i tyre tregon qartë që njohja e sovranitetit anzhuin nga krerët arbër nuk qe një “dorëzim” pa kushte, por një ujdi e arritur, siç shprehej vetë Mbreti, “pa dhune e shtrëngim” (absque aliqua violentia seu cohactione). Anzhuinët kënaqnin në thelb dy kërkesat themelore të arbërve: një angazhim të anzhuinëve në marrëdhëniet e ndera me fuqitë e tjera, kryesisht Bizantin e Serbinë, si dhe kërkesën për njohjen e autonomisë politikoadministrative të fisnikëve vendas brenda kuadrit të Regnum Albaniae (Mbretërisë së Arbrit). Një dekret mbretëror i njihte princat arbëreshë si Baronë dhe Kontë, duke u dhëne tituj nderi “inter quos barones sabatus Paulus Brana, Sevastus Petrus Leti, sevastus Petrus Messia” dhe u jepte atyre pushtet në zotërimet e tyre dhe menjëhere me ndihmat e mbretit Anzhuin filluan forcimet e kështjellave mbrojtese. Në dokumentet Anzhuinë njihemi edhe me familjet e mëdha: Muzaka, Blinishti, Aranitasi, Skura, Zenebishti etj, për të cilët flet edhe Duselje.Regnum Albaniae shtrihej nga malet e Himarës në jug deri në grykderdhjen e lumit Drin në veri me kufij

të papërcaktuar në brendësi.Mbretëria e Shqipërisë ishte e dallueshem nga Mbretëria e Napolit, dhe kishte jo vetëm statusin e Mbretërisë, por edhe strukturën e vet dhe organet e qeverisjes. Pothuajse i gjithë aparati i qeverisjes ishte i vendosur kryesisht në kryeqytetin, Durrës. Zyra më e rëndësishme ishte e Kapitenit të Përgjithshëm, që ishte Guvernator (Mëkëmbës i Mbretit).Konfirmimi i privilegjeve të vjetra kishte rëndësi për konsolidimin e pushtetit të fisnikëve lokalë si zotër në pronat e tyre. Sipas të drejtës byzantine pronoia, që jepej vetëm për periudhën kur ishte në jetë përfituesi dhe nuk mund të tjetërsohej, nuk mund të trashëgohej përderi sa zotëruesi i saj nuk kishte lidhje personale me Perandorin Bizantin. Ndërsa sipas të drejtës feudale perëndimore, që Anzhu solli me vete, zotërimet ishin të trashëgueshme automatikisht dhe zotërinjtë feudalë ishin të lirë të sundonin të territoret e tyre si të dëshironin. Pra fisnilkët lokalë që njohën Regnum Albaniae dhe u bënë pjesë e saj fituan statusin e feudalëve perëndimorë dhe mund tʼua kalonin zotërimet e tyre pasardhësve. Kështu ata ishin më të motivuar për të forcuar sundimin e tyre dhe për të fituar zotërime të reja. Në fakt, ky u bë synimi kryesor i fisnikërisë arbëreshe në shekullin e katërmbëdhjetë.Fisnikët shqiptarë, që njohin për kryezot Karlin I Anzhu e që u përfshinë në “Mbretërinë e Arbërisë”, u organizuan prej anzhuinëve në një lloj “Këshilli Regjence”. Karli I u vinte atyre kufirin e të drejtave e detyrave, kur i këshillonte se “duhej tʼi bindeshin Mëkëmbësit të Përgjithshëm të Mbretërisë së Arbrit dhe ta ndihmonin atë me të gjitha forcat e për çdo punë, qoftë me këshilla, qoftë me mjetet e nevojshme”. Dokumentet anzhuine lënë të kuptohet qartë se ku konsistonte ndihma e krerëve arbër për kryezotin anzhuin. Në radhë të parë ata duhet të shoqëronin trupat anzhuine në fushatat ushtarake. Ky shërbim i tyre përputhej me thelbin e regjimit anzhuin për “Mbretërinë e Arbrit”, që anzhuinët e projektuan dhe e ndërtuan si një bërthamë të një perandorie të tërë ballkanike.

Blinishtasit njëra ndër familjet më të mëdha fisnike në territoret arbëre

Zhvillimi ekonomiko-shoqëror në trevat arbëreshe gjatë Mesjetës çoi në mënyrë të natyrëshme në lindjen e shtresës së feudalëve vendës, të cilët hynë në marrëdhënje me Bizantin, Mbretërinë Serbe dhe Perëndimin, dhe duke kryer shërbime ndaj tyre arritën të fitonin tituj

[19]

fisnikërie. Ligjshmërinë e ushtrimit të pushtetit fisnikët shqiptarë e shprehnin përmes titujve bizantinë, perëndimorë dhe serbë që mbanin.

Territoret e ndryshme kishin nevojë për mbrojtje. Por edhe sunduesit e ndryshëm kishin nevojë për marrëveshje me zotërinjtë më të vegjël, duke hyrë në marrëdhënje me ta. Këtë detyrë të vështirë e merrte përsipër ajo familje që ishte më e fuqishme dhe që kishte lidhjet më të gjëra farefisnore. Në luftë e sipër, sipas meritave, familje të tilla merrnin tituj e shpërblime të ndryshme, duke u rritur në rangun shoqëror të tyre, deri sa bëheshin princër me tituj “Kont”, “Dukë”, “Despot”, e tjerë. Princët ngritën shpurat e tyre të pasuesve, bërthamën e të cilëve e përbënte fisi më i ngushtë. Shpura e pasuesve për shërbimet e veta merrte shpërblim në formë të hollash, ose tokë. Pagesa bëhej nga të hollat që Princi nxirrte nga tregëtia, doganat, apo shpërblimet për shërbimet ushtarake ndaj ndonjë shteti të huaj.Blinishtët, si dhe familjet e tjera princore arbëreshe mbanin një oborr në të cilin shkonin dhe vinin të mëdhenjtë e kryetarët, si dhe bujarët; kishin ministrat e financave dhe kancelarët. Ata e rregullonin administrimin me anë të qefalive dhe të vojvodëve. Në shkresat e tyre përdoreshin tre gjuhët e shkruara evropiane të kohës: latinisht, greqisht dhe sllavisht. Oborri i princëve Blinishtë duhet të kenë pasur në oborrin e vet, jo vetëm nëpunës laikë, por edhe ndihmën dhe shërbimet e klerit katolik të atjeshëm, që dinte shkrim dhe këndim, përkthente në bisedime me zyrtarë të huaj, dhe me tregëtarë. Në Arbërinë e Mesme, ku bënte pjesë Principata e Blinishtëve këtë rol e morën abatët benediktinë dhe ipeshkëvi i Albanumit.Familja e Blinishtëve fillimisht zotëronte territore të ngushta midis Gjadrit në Perëndim dhe Malit të Shejtë në Lindje, Arrësit në veri dhe Ndërfanës në jug.Ndërsa me shtimin e fuqisë këto territore zgjerohen. Në hartën e Shuflajt territoret e Blinishtëve shtriheshin nga Mirdita e deri në Ulqin dhe Danjë.Kur erdhën Anzhuinët në Arbëri, Blinishtët ishin familje e fuqishme feudale, madje njëra ndër familjet më të mëdha të vendit tone që gëzonte privilegje speciale.Studiuesit mesjetarë i kanë quajtur Blinishtët fisnikë të fuqishëm të Mbretërisë së Arbërisë dhe natyrisht ky vlerësim kishte të bënte me madhësinë e territoreve, forcat ushtarake në dispozicion,titujt dhe ofiçet që mbanin, si dhe funksionet që ushtronin në kuadër të krejt Regnum Albaniae.


POEZI rojeve të kohës Godo Nuk Vjen Që bëjnë zhurmën e jetës në ëndrrën e pritjes. Është furtunë, rruga nga Irlanda është e

Dhe kultivon shpresën se Godo megjithatë do të

pakalueshme

vjen.

Deti nuk kapërcehet me hapa të vegjël, netëve me Jo, Godo nuk vjen, jo...! shi

Ndue Ukaj

Ti qanë, qanë furishëm sa lotët të çelin një Kur vetmia t’ përpinë si toka e plasaritur nga përrua

....e as ardhjes së tij.

tërmeti Mes mollëzave tua dhe rrjedhës së tyre pa cak.

Me dushkun e pemës thur kurorën e fitores. Sa

Ku tiktaket e zemrës ndjehen sikur hapat e të

gëzim.

Godo nuk vjen, është vonë...pritja e ka molepsur

panjohurit

E me shpresa të reduktuara deri në mosbesim, tret

Në gjumë të rehatshëm, përkund ëndrrat e mija

Në natën e zezë si futa kur troket hidhërimi

shikimin

dhe tuat.

Në të cilën edhe Godo do të merrte në thua dhe

Dhe kalon nëpër lumin e rrëmbyeshëm pa u

Ai nuk vjen, as nën Pemën e Jetës as në teatrin e

përplasej keq.

vërejtun.

Kur dhembja s’ka kohë as deshifrime shkencore.

çudirave Bënë gjumin e pritjes që se kupton koha jote... koha jonë.

Papritur kthen rrugën në gjysmë.

Godo Vjen

Ulesh me mërrola zjarrndriçuese afër e më afër

Mos qajë furishëm, Godo vjen

Pemës

Furtuna ka pushuar, e rruga nga Irlanda është e

Ku dritat e bardha ta thithin shikimin e përmalluar.

kalueshme

Ku ruan nostalgjinë e pritjes.

Ti e pret, si nusja dhëndrin në shtratin e braktisur, Ai ka zbutur shikimin e trazuar dhe zemërimin E ëndërron krahëhapur tek të sjell thesin e

...hapin e zemrës. akilian

mbështjell me ëndrra

Nëpër gishtërinjtë e lodhur numëron teatrin Edhe dhembja e gjoksit i ka pushuar.

Ku ti fut duart butësisht, si nëpër flokët e

absurdeve Ai vjen nën Pemën e Jetës.

dashura... prehesh aty

Me aktor të lakuriqësuar pranë t’cilëve Ku e ke krijua folenë e pritjes

Dhe lyp ëndrrën tënde, që ngatërrohet nëpër

Spektatorët janë shpërndarë në meridianët e Me një kënetë dëshirash t’lidhuna lak.

gishtërinjtë e gjatë.

vdekjes. Duke e pritur Godonë.

Papritur një pickim ta shtang turpin, dora fluturon Godo vjen me muzikën e detit plot heshtje

Dhe frikën nga gjarpri nëpër trupin e pemës së

Pritja jote e ka trimëruar,

kalbun,

Ai vjen me thesin plot enigma,

Që frushkullon pa nda.

nga thesi. Ti fshin ballin dhe kupton se Godo s’erdh, as shikimi i tij enigmatik. Pranë Pemës që është kalbur Prapëseprapë s’ bindesh se ëndrra jote u fut në

Eh pra, Godo vjen, pritja jote e ka trimëruar. Ku ti pret me i fut duart e dridhuna

thes.

Pranë Pemës së Jetës Që t’i kafshoi ironia e pritjes se pafundme.

U lidh nyje e përjetshme si ardhja e Godosë.

Me trupën e aktorëve me ndërtua teatrin e Dhe fjalët që ndërronin trajtë çdo mëngjes. shpëtimit për ty.

Si vetëtima kalon përtej lumit të fjalëve që ec

Dhe kohën e pritjes që zgjat sa ardhja e tij.

furishëm Sythi yt i blertë si beson kohës, as pritjes, Si hapat e tu nëpër ëndrra plotë çudira drejtë

[20]


POEZI

Permasat-i shtrire me lule ne gjoks

SHQIPERIA, DHJETOR’ 90- JANAR’ 91

Ngadale shkojme hije ke shtepiza e kuqe

Ne vend te lindnim femije,

ARKIVOL.

Ne lindem cmendurisht perendite.

Vdekja i ben apelin jetes,

Teodor Keko Tani ata duan buke

Shkollare te bindur ulurasim “Ketu!”

Dhe buke per to jane flite.

Puthemi me te padyshuar kurre

Nga shirat nuk deshem te lagemi,

Na thirri zeri i saj, apo i tjeter kuj….

Strehe gjetem ne arkivol.

Vdekja e zeze, varret e bardhe,

Po ikim ne, kokerene mbi gjoks,

S’permendim me klasike e beme te Skenderbeut. Shpetuam nga griprat kalimtare,

Ne mes qiparise.

Packa se vdekjen e beme shok.

Shterpe toka e lashte, Mbi varr na gdhendni epitafin meritues:

Pegasi yne nje kal mitik

Ne qiell trandefile.

Si kale cigani na vjen pas,

Njerezit ecin porsi drure,

Mbi te ngarkuar skamja jone;

Zgavrave shtegtojme syte,

Nje grusht me halle, zhgenjim nje mal.

Kthehen korba,

Si indokinasit dje

Hajne yjte.

As une nuk kam libreze kursimi.

Nga policet tremben hajdutet,

Atyre bankat ua, rrenoi lufta,

Prej anotomo – patologeve zverdhen kirurget,

Mua- trishtimi.

Nga dashuria friken impotentet,

Ka ardhur dhe po shkon,

Prej ringjalljes tmerrohen monumentet.

Ne shohim enderren me luftera te reja.

Nje vic i vogel po luan me diellin,

Absurde lufte do te isht kjo

Lodhet, te zotin lepin ne qafe.

Mes njerezish pa gjak ne vena.

Ai puth dhe mreh thiken

Po shkon nje njeri i rrenuar ne rruge,

OKB do te kete lufte prap!

Vdekjen lyp dhe ik Kuturu.

Ku shkon ky popull kete dimer

S’vret dot veten; S’ka gjak ne vena,

Kokthyer pas e kembe zvarre

Zemer ne gjoks e ne kafke tru.

Ogur i keq; holle vishen njerzit

Shqiperia jone me derrasa te pagdhendura,

Dhe monumentet tmerrsisht trashe.

[21]

“KETU PREHEN VARROSESIT E ATDHEUT!”


Ti me gjasë, Nakdo Monici (1) , S’din si hecë n’ketë jetë “cicmici”. Qysh se ty mund t’a hajë palla Se po kape m’breg me prralla: 5 Due me thanë, tue vu mbi letra, Se ç’ka, ndodhë nder kohë të vjetra, Kinse t’njohë fara e Shqyptarvet Si pat kenë besa e të Parvet! Eh! zotni, t’ngjatët Zoti jetën! 10 Pa shikjoe’i herë kuletën, E ajo ty ka me t’kallxue Se shka t’zit ti kë fitue Me njatë t’bukren Histori, Qi ke shkrue përmbi Shqypni: 15 Asë, idhnim pa fe nevoje, E ndo’i borxh edhë n’shtypshkroje?… Sod n’Shqypni, more lum miku, Histori asht metelikuj Pse per tjeter, per ketë besë, 20 Veç se i qet ti zavall kresë, Veç se i lan ti kryet gomarit, Tu u mundue per fis t’Shqyptarit, Paj Shqyptarët, si jem’tue pa, Sod me sod s’janë tue pasë nga 25 Me u hutue rne shkrime t’ona, T’cillat s’pjellin napoljona, As nuk bahen, besa, shkallë Per me u njitë ku bahet pallë: Punë qi lypën sod nder në, 30 Per me u rrekun per atdhë, Ktu, zotni, t’ngjatët Zoti jetën! Per pa e luejtë pak gja kuleten, S’çilet shtek as bahet kangë, Pse e kanë xanë Shqyptarët atë kangë: 35 Haja qenit — pija qenit, Edhe bjer karaduzenit!… Prandej sod letrarët e shkretë Poshtë — n’fund t’unve — i lanë pështetë, Me’i grusht miza në kuletë, 40 E, hae i keq, kurrkush s’i pvetë

As per osh! — as per balosh! Kush pat kenun si Allighieri? E pra n’shekull, thonë, i mjeri

Si me thanë nji

POEZI

E pat punën rrokopujë, 45 Tu’u rropatun nper dhë t’hujë Me Divinen Komedi Si Per Curri npër Mal t’Zi:

Gjergj FISHTA

Jo ma na qi i shkojm per nget Sa prej Vraket der n’Shkorret!… 50 E ma teper jem’Shqyptarë, Qi, per t’ urtë e per letrarë, Kurr n’Shqypni s’mund t’çojm kandarë. Po e sheh vetë, Zotni, se kokrra Nuk mund t’lidhim veç me dokrra (2) ; 55 Se me shkrie — e sterhollime S’mund t’i a mbushim menden kujë, Veç kot qesim petlla n’ujë… Po, a thue e din, mor t’u ngjatët jeta! Persë libra edhe gazeta, 60 E pse istore — e kangë arbnore Sod me sod nder zogj t’Shqyptarit S’janë tue pasun kurrfarë zarit? N’mos e dijsh, due me t’kallxue, Per n’paç ngae ti me m’ndigjue. 65 Zoti i lum per njerzit mbarë, Tue xanë fill m’baben e parë E der m’t’mbramin — rend e rend, Veç treqind derhema mend Se ma teper s’u pat da. 70 Me kaq mend, tash, more vlla, A mund t’mbushen sa e sa koka Qi per randë, ndoshta, i ka toka? Besa, jo; pse edh’asht ndo’i koke S’cillës s’t’i dalin as gjashtë okë, 75 Jo se ma treqind derhëm Qi janë dhanë per njerzit xhem (3) , Shka po u del nji pjesë e vogel, Qi s’mbaston me mbushë nji gogell!… Prandej gjindja edhe si t’plaken 80 Disi golle e kanë rradaken, Si me thanë, po e thom’per gjasë,

[22]

kungull hasë. Per ketë punë, po e sheh ti vetë, Se, sa njerz jemi n’ketë jetë, 85 N’hatlla t’truvet te kaptina Ka’i drrasë mëngut t’gjith e kina: Due me thanë, kem’zi urtije, Pse e kem’t’gjith ka’i rrem marrije. Por ktu vetë s’po due me u djerrë, 90 Hollë e gjatë tue dashtë m’e tjerrë Sa marri qi ban gjithkush; Veç seicilli t’vejë m’rabush Punët e veta, e ka me pa Se, perzët, fort i a kam gja. 95 Paj me kenë na bash mirë n’krye, S’kjem tue pa seri me sye Ke na shkojn punët kambë e krye… Bre, e’ma zi kjen punët tue shkue, Pse kto mend vijn tu’u pakue, 100 Kah vijn krenat tuj u shtue; Por Njaj i lum, qi prej Empirit Sheh e njeh tanë punët e nierit, Aj mend-lehtit t’bijt e Adamit Me i ndihmue desht n’ketë rod skamit, 105 Prande’i thotë nji ditë Shen Nkollitt: “Tue kundrue un prej ktij trollit Si hecë puna e rruzullimit Po baj; seri prej njerzimit Ke s’u bini nji herë n’kokë 110 Se ata vllazen janë mbi toke, E se s’asht fort punë e lmut Shoqi shoqit m’i a xjerrë trut, Un kujtoj, s’asht tjeter send Qi s’u xehet vendi vend,


Veç pse u dava vetë pak mend.

150 Veç m’e lanë atë mall n’Shqypni,

Prandej ulu tash mbi dhe,

Ka me t’mbetë nen bark samari; 185 Pse nder në kjo kohë ka ardhë,

U a la shkarpat veresi E me mend ngarko’i gale:

Qi nji e zezë me u thirrë e bardhë: Per me dajtë por ma bujar,

Del tue shitë kush t’duen me ble.

N’emen t’vet sendet s’duen qujtë S’desht atë ditë me u dhanë pazar,

Por ketë fjalë po t’tham ma t’mbramen: 120 Kë me shitë sa i biri t’amën,

Per n’don qyqja mos me t’mujtë As s’desht vade me ju da, 155 Veç se u tha se kisht me u la

Pse bajn mendt — ma shum se dhent.”

E me t’fry era n’kuletë, 190 Por me t’shkue tymi përpjetë

Gja — ç’do gja, kushdi se kur I Shën Nkolli, kjoftë levdue!

Edhë fyellit me i ra pshtetë. Tue lanë mbrapa ka’i kusur.

S’ndej atbotë tuj u hutue;

Po, por shka, letrarve t’ngratë Kshtu u tha Djalit, e atje ma vonë,

Por ngarkoi nji barkë me mend, 125 Edhë duel aj per gjith vend,

U a ka lanë lija zanatë Mbathne shkarpat babat t’onë. 160 E s’banë keq, jo, per Tynzonë;

Per gjith vend e per gjith fise.

Me i thirrë sendet t’gjitha me emen, 195 Mashkllin, mashkull — femnën, femën:

Pse pat thanë nji plak pa dhambë: Tue shitë mend e tue shitë shise,

E prandej kanë shatin n’ujë Kush s’ka mend do t’ketë kambë,

Shiti i lumi mend sa shiti,

E u shkon puna rrokopujë. A e din tash, o lum zotnija,

N’e mbramt udha n’Sh’Njin e qiti. 130 Por sa i uli n’det spirancet,

Por, pse vetë due t’mirën, t’ande, Pse s’kanë zari kangët e mija 165 Me sa t’ka ty Historija?

Qe’i barkë tjeter vjen prej Francet:

E ma tepër pse m’a kande 200 Qi t’t’nderojë Roma e Stamolla,

Paj Shqyptarët, t’thaçë, kanë ba be Kisht’dalë Djalli me’i gale

Po t’i çoj do kshille. t’holla Mend e shise mos me ble…

Me shitë shkarpa neper dhe.

Qi Tartufi (5) i ka pasë shkrue, Pra, zotni, a e din shka ban?

U dha zani n’Shqyptari 135 Se dy barkë n’atë Sh’Njin kanë hi:

Per me dijtë si me jetue, Hidhi librat mbi tavan, 170 Edhe rri mandej pështetë

Njana mbushë me shkarpa t’vjetra,

Per me dijtë si me vozitë 205 Nper tallaze t’shekllit t’ndritë,

Me duer kryq, me sy përpjetë, Me mend t’holla mbushun tjetra.

Per n’do shndosh me dalun n’va Tue njehë miza — përmbi Ipiza;

Ran Shqyptarët, at-herë, n’kuvend,

E n’do n’mjaltë spata me t’ra. Pse m’a thotë porsi shum kujë,

E tue folun rend-e-rend (4) , 140 E pleqnuen se per ketë vend

Ka me t’hecë kunglli mbi ujë, 175 Ka me t’vu ty barku peta,

Duhen shkarpa e jo mend. Kanë me t’ba t’gjith t’u ngjatët jeta! E prandej kta bane toben, E ti, i lmuet si nji mermer, E ma tepër vune gjoben Tuj u shkarrafendë m’minder, Per me u la me desh e qe, 145 Mend Shen Nkollit mos me i ble.

— Kurr me punë, gjithmonë pa nga — 180 Gjyqin shokve ke m’u a da.

Mandej çuen n’Sh’Njin ke djalli: Sa me istore e Skanderbeg., Per m’e pvete sa i bate malli. Per ketë besë, s’ke me u kapë m’breg, Edhe Djalli — dreq i vjetër, As kurr ty s’ka me t’hecë zari: Qi tue dashtë nuk ishte tjeter

[23]


[24]


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.