Me Ankarane apo Brukselin
LIBERTALS PRILL 2012/05
Pse Serbia kaq Serbes A review of the “common denominator of success” Bota Virtuale Drafti i ligjit te ndertimit -Kosove
ANTIKOMUNIZMI KOMUNIST [1]
LIBERTALS.com
PRILL 2012/05
GEZUAR PASHKET TE GJITHE BESIMTAREVE KATOLIKE
[2]
LIBERTALS.com
PRILL 2012/05
SIMBOLET E PASHKEVE Drita Qiri i Pashkëve Pëllumbi simbolizon Ringjalljen. Ky simbol përfaqëson Drita e qirit largon Paqën. muzgun; per këtë, qiri Jezusi, me sakrifikimin asht simbol i Jezusit që e tij në Kryq, na asht drita e njerëzimit: ndihmon të ndërtojmë me vdekejn dhe mbretninë e paqës e të Ringjalljen e Tij ka dashunisë. mundë errsinën e pranishme në zemrat e Kumbonët Ditën e njerëzve. Passhkëve kumbonët e të të gjitha Kishave Lepuri Asht simbol i bien për festë për të na Pashkëve, sepse që në kohët e herëshme të Tradita kristiane asht e kumtue Ringjalljen e Jezusit me tingujt e Krishtnimit ishte marrë pasun me simbole që si simbol i Krishtit kujtojnë Ringjalljen e tyne të gëzueshëm. vetë. Veç kësaj, lepuri, Jezusit. Ullini Përveç se asht me karakteristiken e Simbolet e Pashkëve pushit të tij që ndrron janë: Ullini, pëllumbi, simbol i Paqës, na veza, qingji, kumbonët, kujton hymjen e Jezusit ngjyrë simbas stinëve, në Jeruzalem ndërsa asht konsiderue nga lepuri, drita. turma e pret në mënyrë Shën Ambrozi simbol i festive. Ringjalljes. Veza Asht simboli që përfaqëson lindjen e një jete. Në fakt, për të Krishtenët, Pashkët janë festa e një jete të re, të një rilindjeje.
Qingji Ky simbol i shkon Jezusit, që asht krahasue gjithmonë me qingjin e urtë: ka dhanë jetën për ne. [3]
Të gjitha këto kanë karakter simbolik, jo ekleziastik. Përgatiti: Daniel Gàzulli
LIBERTALS.com
PRILL 2012/05
Legjenda
Publisher Libertals Media
Editors Ardian Preci Ilir Demaila Assistant Editor Gerta Gjata
Antikomunizmi KOMUNIST Ilir Demalia
Contributers
Ardian Preci Ilir Demalia Enver Robelli Fahri Xharra Ylber Vokshi Daniel Gazulli Fatos Lubonja
Me Ankarane apo Brukselin Enver Robelli
Pse Serbia kaq Serbes Fahri Xharra
www.libertals.com www.facebook.com/libertals www.twitter.com/libertals
A review of the “common denominator of success� Ardian Preci
Bota Virtuale
Libertals
Daniel Gazulli
Drafti i ligjit te ndertimit -Kosove Ylber Vokshi
Per te qeshur e per te qare Fatos Lubonja
[4]
LIBERTALS.com
PRILL 2012/05
ANTIKOMUNIZMI KOMUNIST - EDITORIALI
Ilir Demalia Sot, mbas 23 vjetësh nga dita e rrëzimit të sistemit komunist si ideologji e si mekanizëm ekonomik, vërehet një valë e re për " diskretitimin" e komunizmit. Është paradoksale, se si ata që janë në krye të kësaj fushate, jane pikërisht ata ish komunistë, ish bashkëpuntorë, ish shërbetorë të rregjimit, letrarë e kineastë, ata që mbushnin kuadratet e parakalimeve të arritjeve të "Shqipërisë Socialiste", ata që akoma nuk ehapin gojën të thonë qoftë edhe një fjalë, sëpaku të thonë që kanë qënë gabim ! Në të kundërt, jo vetëm që s’e permendin këtë aktivitet në shërbese të rregjimit, por na e shesin si aktivitet antirregjimit. Janë pikërisht këta, që "luftën" kundër komunizmit imagjinar sot mbas 23 vjetësh, nuk e bëjnë për të denuar komunizmin, por për të justifukuar gjithë veprimtarinë dhe aktivitetin e tyre mafiozo-komunist të sundimit demo(n) kratik. Të dyja partitë kryesore të dala nga mitra e P.P.Sh- së, së bashku me satelitet e tyre, krijuan në 90' atë që quhej “pluralizmi shqipëtar”. Lind pyetja: “a mund të quhet vërtetë pluralizëm ky, kur i gjithë
kontigjenti vinte nga e njëjta doktrinë, filozofi shërbese e rregjimit komunist?! “ … Koha na ka vërtetuar se JO !! Mbas 23 vjetësh ne nuk kemi akoma zgjedhje të lira, gjithmonë të kontestuara, nuk funksionojne institucionet ashtu si ç'i takon një vendi demokratik, ku pavarësia e këtyre insitucioneve është e padiskutueshme, por në të kundërt, ato funksionojnë sipas parimit “ parti-shtet-pusht- et”. Nuk kemi ngritur media të lira si pushtet të katërt, megjithëse te pajisura me aparaturat më moderne, jo si profite mediatike, por si kobure klane mafioze pushtetesh. Media është kthyer jo në një dritare për ndërgjegjsimin e shoqërisë, por në një dritare të paralizimit mendor të qytetarëve, nëpërmjet propagandës së klanit të cilit i takon, e aspak për INTERESAT E QYTETARIT dhe VENDIT! Kemi gjithashtu elektoratet që mbështesin keto dy parti. PD –ja drejtohet nga një ish komunist, me një retorikë antikomuniste. Kjo parti, që në fillimet e saja, (edhe kur ka pasur maxhorancën absolute) e deri tani, asnjëherë nuk ka bërë një ndarje me të kaluarën në menyrë institucionale dhe ligjore, por vetëm show. Me këtë lugë bosh, ashtu si ata të 45'-ës, të cilët thonin: " do hani me lugë floriri" janë kënaqur per 23 vjet. Ndërsa ajo pjesë e të persekutuarve, me faktin se kanë një status, i cili i bën të ndjehen "të privilegjuar", mbeten të kënaqur, njëlloj si ata që mburreshin dikur me statusin “familje deshmori”....!! PS-ja si formacion direkt pasardhëse vazhdimore e P.P, megjithëse në “luftë dhëmb për dhëmb" për komunizëmantikomunizmin, pikërisht në projekt e formulim ligjesh, të cilat në të vërtetë duhet ta ndanin të djathten nga e majta, ka rënë gjithmonë dakort, si psh: ligji i pronave me 7501, ligji për shpërblimin e te persekutuarve, të cilët akoma mbas 23 vjetësh nuk janë kompensuar, në një kohë që 3/4 e tyre janë tashmë të vdekur ose në prag vdekje, në një kohe qe "parit" e ketyre dy partive jane bere MULTIMILIONERË dhe me prona. [5]
Si rrjedhojë, lind pyetja: “ Duke u marrë me kadavrën komuniste tashmë, a mos po lemë me një ane krimin e sotëm demo(n)kratik të këtyre 23 vjetëve...??!! Kush i ka penguar dhe pengon shumicën, të ndahen njëherë e mirë me të kaluarën komuniste, duke dënuar me ligj krimet e komunizmit, duke kthyer pronën tek pronari i vërtetë, duke kompensuar të persekutuarit politik (edhe këtu kemi nje manipulim inflacional me persekutimin) ! Kush i ka penguar dhe pengon të borgosurit dhe pronarët ti kapin për gryke këta politikanë për padrejtisinë që i është bërë?!” Këta të fundit paaftësinë e tyre dhe lidhjet për interesa me "parinë politike" na e shesin si tolerancë...! Në një kohë që me kompromentimin e tyre, përçarjen në 100 shoqata, mosbërjen faktor në politikë pas 23 vjetësh, jo vetëm që kanë shkelur mbi vuajtjet e tyre, por kanë treguar edhe një paaftësi në formim, por dhe mungese.....! Gjermania pas luftës dytë bëri një gjygj Nürnberg, u nda me krimin, u ballafaqua me të vërtetën dhe ju futën punës për ndërtimin e vendit. Mbas 25 vjetësh u bene superfuqi ekonomiko-politike e Europës. Mbas 45 vjetësh bashkuan dy Gjermanitë. Sot janë shembulli i një demokracie-liberale, fuqie ekonomike, tolerance racore në botë. Ndërsa ne jemi akoma në 90'-ën, me hapje mbyllje dosjesh, me pronat, me kompensimin e te burgosurve politik. Si gjithmonë të vonuar, ngelemi në vagonin e mallrave skarco të Europës. Le të vazhdojmë të mastrubohemi me retorikë antikomuniste, e cila nuk shfaq gjë tjetër, vetëm se formimin dhe mentalitetin tonë komunist, duke mos menduar per të krijuar një frymë të re për shpëtimin nga kthetrat antikomuniste-komuniste te P.P nga PD-PS, që s’janë gjë tjetër, vetem se: KLANET E DEMAGOGJISË DHE KRIMIT KOMUNIST NË DEMO(N)KRACI !
libertals.com facebook.com/libertals twitter.com/libertals
LIBERTALS.com
PRILL 2012/05
ME ANKARANE APO ME BRUKSELIN ? Historia e shqiptarëve është një oscilim mes Lindjes e Perëndimit. Këtë rrugëtim e përshkruan në librin e tij më të ri historiani Oliver Jens Schmitt. Publikut i ofrohet një doracak me informata themelore dhe interpretime përtej miteve të propaganduara nga nacionalhistorianët shqiptarë nacionalistët shqiptarë disa interpretime e fakte, përfundime dhe zbulime të Schmittit mund të konsiderohen si provokime, por do të ishte fatale që për librin të flasin ata që nuk e kanë lexuar. Kjo ka ndodhur tashmë me biografinë e Skënderbeut të Schmittit, kur autori u sulmua nga nacionalhistorianët dhe nacionalshkrimtarët shqiptarë, ndonëse shumica nuk e kishin lexuar librin. Kështu u zhvillua një “debat alla shqiptarçe”, ku flitej për sedrën nacionale dhe jo për faktet.
Enver Robelli Pas studimit “Shqipëria venedikase” dhe biografisë së parë gjithëpërfshirëse të Skënderbeut historiani Oliver Jens Schmitt para pak muajsh, bashkë me historianin gjerman Konrad Clewing, edituan një libër të vëllimshëm (839 faqe) mbi historinë e Evropës Juglindore. Kjo vepër përmban artikuj shkencorë të historianëve tash për tash më kompetentë nga hapësira gjermanofolëse mbi Evropën Juglindore dhe ka gjasa të bëhet pikë reference për çdokënd që interesohet për historinë e kësaj pjese të kontinentit të vjetër. Por zelli i Oliver Jens Schmittit nuk ka të ndalur. Këto ditë profesori i historisë së Evropës Juglindore në Universitetin e Vjenës vjen para publikut me librin e radhës, i cili nuk është aq i vëllimshëm (i ka “vetëm” 186 faqe). “Shqiptarët – Një histori mes Orientit dhe Oksidentit” quhet vepra më e re e shkencëtarit zviceran, e cila është publikuar nga shtëpia “C.H. Beck” e Mynihut. Libri i drejtohet një publiku të gjerë, për këtë arsye edhe stili i shkrimit është më i lehtë, një publicistikë historike e kuptueshme edhe nga ata që për herë të parë synojnë të marrin informata më thelbësore mbi shqiptarët në Ballkan. 2. Në këtë libër që vjen tamam në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe në katërvjetorin e pavarësimit të pjesshëm të Kosovës Schmitt është përpjekur ta vendosë historinë shqiptare në një kontekst ballkanik dhe jo ta trajtojë ndaras nga zhvillimet në rajon. Për
3. Për një revistë shkencore do të ishte e udhës që libri më i ri i Schmittit të prezantohej në mënyrë kronologjike, duke filluar nga zanafilla e historisë së shqiptarëve deri në ditët e sotme. Por meqë ky tekst i dedikohet një publiku të gjerë, e shoh më të përshtatshme që vështrimi për librin të jetë retrospektiv, domethënë duke filluar nga ditët e sotme deri te shpellat e historisë. Në kapitullin e fundit, i cili është një epilog, Schmitt përmend në mënyrë telegrafike zhvillimet e mëdha që kanë përfshirë viset e banuara me shqiptarë që nga viti 1989 deri më sot. Fjala është për ndryshime epokale (pavarësimi i Kosovës), kthesa historike (anëtarësimi i Shqipërisë në NATO), dëshpërime kolosale (shkatërrimi i shtetit si pasojë e rënies së sistemit mashtrues financiar-piramidal në Shqipëri më 1997). Sipas Schmitt-it të gjitha këto zhvillime viteve të fundit kanë çuar në hapjen e shoqërive shqiptare, të cilat sot mund të quhen shoqëri transnacionale. Revolucioni i internetit e ka lehtësuar komunikimin mes shqiptarëve në Ballkan dhe ka mundësuar një debat shpesh kaotik dhe emocional panshqiptar. Shikuar vetëm pozitivisht shqiptarët, sipas Schmitt, kurrë nuk kanë pasur më shumë pushtet se sot në Ballkan. Përpjekja serbe për spastrimin e Kosovës prodhoi efektin e kundërt: mbi 100 mijë serbë ikën apo u ndoqën nga Kosova. Shqipëria dhe Kosova janë shtete pothuaj homogjene shqiptare; shqiptarët në Maqedoni kanë arritur me armë të fitojnë statusin e popullit të dytë shtetformues. Këtu përfundon vështrimi pozitiv i Schmittit. Në vazhdim ai i përkushtohet deficiteve të shoqërive shqiptare. Kosova mbetet shtet i papërfunduar për shkak se nuk e kontrollon pjesën veriore të saj; atje ekziston një sundim paralel serb. Po ashtu Kosova mbetet e varur politikisht nga SHBAtë dhe kjo nënkupton ndërhyrje të drejtpërdrejta në politikë (shembulli i zgjedhjes së presidentit më 2011) dhe kontrollit të degëve të rëndësishme të ekonomisë. Sa i përket Shqipërisë Schmitt me të drejtë i vë në thonjëza “demokratët” dhe “socialistët”, dy parti që e mbajnë të bllokuara vendin. “Këto nuk përfaqësojnë ide konkurruese politike, por grupe biznesmenësh, të cilat luftojnë për kontroll të resurseve, gjë [6]
që shpjegon në mënyrë thelbësore ashpërsinë e pazakonshme dhe mungesën e gatishmërisë për kompromis në politikën shqiptare si dhe dobësinë e institucioneve shtetërore”, shkruan Schmitt. E përbashkëta e politikanëve të Tiranës dhe Prishtinës është prirja që me retorikë nacionale të gëlqerosin e mbulojnë problemet sociale, ekonomike dhe ekologjike. “Shqipëria dhe Kosova”, sipas Schmitt, “po përjetojnë një periudhe krize të thellë ekonomike dhe shoqërore: deindustrializim, regres i bujqësisë, ekonomi pothuaj e pamekanizuar, monopol fragjil i pushtetit shtetëror (ringjallje rajonale e Kanunit dhe gjakmarrjes), ripatriarkalizëm i raporteve gjinore, ndotje masive dhe shkatërrim i ambientit (prerje pyjesh, ndërtime ilegale në bregdet), ndërtime pa plan dhe rritje e pakontrolluar e dy qendrave të përqendrimit të madh të popullsisë (Tiranë-Durrës, Prishtinë) dhe njëkohësisht shpopullim i fshatit, kriminalitet në rritje dhe shumë sulme të mafies të pasqaruara kurrë. Si në kohërat osmane vetëm familja ofron mbështetje dhe siguri, ndonëse veçanërisht në Shqipëri migrimi masiv e ka dobësuar këtë lidhje”. Tragjedia është se të gjitha këto që Schmitt këtu i përmbledh me saktësinë e shkencëtarit, shqiptarët i dinë dhe i jetojnë për çdo ditë, por nuk po gjejnë ende forcë të bëjnë ndryshime pozitive. Schmitt e sheh burimin e problemeve edhe te diktatura dhe lufta, të cilat i kanë traumatizuar thellë shoqëritë shqiptare, por ato ende nuk po gjejnë gjuhë për t’i emëruar lëndimet. Në Kosovë përkujtohen vetëm heronjtë, por jo edhe viktimat e poshtërimit, dhunë fizike dhe seksuale, arratisjes dhe përndjekjes, në Shqipëri e kaluara diktatoriale nuk është trajtuar ende dhe çdo debat përmbytet në kacafytjet politike. Demokracitë e dobëta në Kosovë dhe Shqipëri gjithnjë e më shumë po joshen nga Turqia derisa vëzhguesit shqiptarë të orientuar nga Perëndimi të shqetësuar e shikojnë strategjinë neoosmane të Ankarasë. Sërish shqiptarët ndodhen mes Evropës dhe Lindjes së Afërt, shkruan Schmitt, aq më tepër që elitat e korruptuara dhe autoritare shqiptare mund të presin më shumë mirëkuptim nga Ankara se sa nga Brukseli. Afërsia me turqit dhe jo me evropianët perëndimorë për shqiptarët është më e lehtë për shkak se shoqëritë shqiptare pas vitit 1912 nuk janë shkëputur kurrë nga trashëgimia orientale. Megjithatë, një fije shpresë ekziston: gjallëria e rinisë shqiptare! Po ashtu, sipas Schmitt, në diasporë është rritur një gjeneratë e arsimuar mirë, e cila për shkak të kundërshtimit të elitave rajonale nuk ka arritur ende ta plasojë dijen dhe socializimin demokratik-pluralist në shoqëritë shqiptare.
LIBERTALS.com
Historianët shqiptarë shpesh janë të prirë të flasin për kombin shqiptar që gjoja ka ekzistuar edhe në kohërat kur s’kishte as komb gjerman, as francez, as italian. Ka edhe skribomanë që albanizojnë gjithçka, përveç Jezu Krishtit. Oliver Jens Schmitt mendon se nocionet “lëvizje kombëtare” dhe “Rilindje”, të përdorura në kontekst të shekullit XIX, në rastin e shqiptarëve janë të pasakta. “Rilindje” nënkupton se kombi si i tillë ka ekzistuar njëherë dhe tani po kthehet triumfalisht në arenën politike. Por para vitit 1912 komb politik shqiptar nuk ka ekzistuar, shkruan Schmitt. Po ashtu nuk ka pasur një lëvizje unike, me zhvillim linear dhe numerikisht e zgjerueshme me qëllime të qarta. Para se të piskasin nacionalromantikët shqiptarë të theksojmë menjëherë se Schmitt e hedh poshtë tezën se shqiptarët janë komb i vonuar. Sipas tij, aktivistët kombëtarë shqiptarë u shfaqën jo shumë vonë pas aktivistëve grekë apo serbë. “Shqiptarët nuk janë komb i vonuar, ata vetëm më vonë krijuan shtetin e tyre, i cili përmes shkollës dhe ushtrisë zhvilloi politikë identitare dhe kështu në brendi krijoi kombin modern”. Deri vonë në shekullin e XIX shumica e shqiptarëve nga administrata osmane konsideroheshin ose “turq” (dmth. myslimanë), ose “grekë” (ortodoksë) dhe “latinë” (katolikë). Shumica, sipas
PRILL 2012/05
Schmitt, edhe ndiheshin të tillë. Jo kombi, por përkatësia fetare ishte primare. Ashtu si sot në Kosovë kur bashkësia ndërkombëtare përpiqet të ndërtojë një komb (“nation-building”) edhe para 120-30 vjetëve diplomatët austriakë dhe hungarezë, por edhe shkencëtarët zhvillonin përpjekje për të krijuar kombin shqiptar. Në Evropën Perëndimore interesi për shqiptarët u shtua me shfaqjen e Ali Pashë Tepelenës; në këtë qark u shkruan edhe fjalorët e parë shqip-greqisht. Një meritë të veçantë për përhapjen e shkrimit shqip e ka sidomos Shoqata Biblike Britanike (protestante), me ndihmën e së cilës në vitin 1827 në Korfuz u botua një përkthim në shqip i Dhjatës së Re. Schmitt shkruan se është domethënëse që një përkthim protestant i Biblës të karakterizojë në mënyrë vendimtare zhvillimin gjuhësor të një populli me shumicë myslimane. Në formësimin e kombit shqiptar ndikuan arbëreshët, të cilët ishin të inspiruar nga Risorgimento (Rilindja) italiane, mendimet e grekëve për kombin dhe kulturën, të ndërmjetësuara nga arvanitasit, idetë kombëtare franceze, të ndërmjetësuara nga shkollat e reformuara osmane dhe akademitë ushtarake. Rezultati i këtyre zhvillimeve nuk ishte një lëvizje kombëtare ekspansioniste, por defensive. Schmitt përqafon mendimin e shkencëtares
franceze Nathalie Clayer se idetë e para për përmbledhjen e të gjithë shqiptarëve në një provincë osmane ishin formuluar nga bektashinjtë dhe ortodoksët e jugut të Shqipërisë. Edhe në Programin e Lidhjes së Prizrenit idetë nacionale u inkorporuan nga aktivistët jugorë, jo nga veriorët, madje këndej Bjeshkëve të Nemuna ideja e një populli shqiptar, sipas Schmitt, nuk gjeti mbështetje të gjerë deri në vitin 1912. Edhe historia e krijimit të alfabetit të gjuhës shqipe nuk është aq idilike, siç paraqitet nganjëherë nga shkencëtarët shqiptarë. Alfabeti me shkronja latine u miratua kundër rezistencës së ashpër të klerit mysliman. Përhapja e ideve kombëtare shqiptare ishte një ndërmarrje tejet e vështirë, madje rreth vitit 1990 Perandoria Osmane ndaloi përdorimin shkrimor të shqipes. Gjuha shqipe, sipas pikëpamjes osmane, mund të dëmtonte besnikërinë e shqiptarëve ndaj Perandorisë. Një pozitë të veçantë në mbështetjen e ideve kombëtare shqiptare, sipas Schmitt, e luajtën albanologët evropianë, e sidomos ata nga hapësira gjermanofolëse
ADVERTISE HERE info@libertals.com
[7]
LIBERTALS.com
PRILL 2012/05
PSE SERBIA KAQ SERBES
Fahri Xharra A duhet gjithëmonë të bëhemi thuajse asgjë nuk na intereson? I shofim çfryerjet (shkordhjet) e epsheve serbe mbi ne? Këto shkordhje vazhdojnë me shekuj ( ky është i dyti), dhe ne prap të tillë si ç`ishim gjatë këtyre dy shekujve. Por ajo(Serbia) e ka nënën gjallë,thoshim në vitët e 80-ta të shekullit të kaluar. Po, na të mjerët ,gjegrafinë nënë e historinë njerkë! Arsyetoheheshim ,dhe i jepnim kohë vehtës që të “pushojmë” deri në sulmet e reja paranoike serbe mbi ne ; sulme nga më të ndryshmet. Prap, jo se ata e kanë nënën gjallë; e për ne historia na u bë njerkë ,sepse na vdiç nëna(gjeografia). Serbia ,vazhdimisht serbes, me kokën lartë ,pa dro dhe lirisht, por... , serbes vetëm ndaj nesh.
Pse Serbia kaq serbes? Çka duhet të bëjmë ne, që asaj t`i ulet pak koka dhe të mos na gjëndet gjithëmonë përpara ; si një pengesë e madhe e cila vazhdimisht na pengon? Ku janë politologët, sociologët, psikolagët ,dhe logët tjerë që të dalin me studime të posaqme ,kryekëput të na udhëzojnë se çka dhe si duhet bër që ne të ndryshojmë dhe t`i vehemi në ballë historisë dhe që edhe na të ecim serbes. Të ecim serbes ,dhe kokën lartë ,pa kurrfarë gishti të dikujt që tregon pas nesh ,që shenjon nga ne; të mos i frigohemi shantazheve . Ne diçka në sjelljet tona duhet të ndryshojmë; duhet të ndryshojmë në mentalitetin tonë,duhet të
ndryshojmë në shkollimin tonë ,në lavdinë tonë ,në gjumin dhe zgjimin tonë ,në këngët tona në krenarinë tonë, në.... Pse Serbia kaq serbes? Mua po me mundon shumë ,besoj që edhe juve. Prap ndëgjohet të thuhet se ata e kanë nënën gjallë? Po ne kend e kemi gjallë? Europë e Amerikë na dalin krah;na përkrahin ,na mbështesin, na financojnë , na shkollojnë ,na udhëzojnë . Na ndërtuan ,na quan në këmbë...por më kryesorja që ishte mrekullija e këtyre shekujve të kaluar ( nja 5 -6 shekuj),na ndihmuan me zemër të plotë të çlirohemi ,dhe përfundimisht të thithim lirëshëm frymën e lirisë. Neve na dual që babën e kemi gjallë. Pse Serbia kaq serbes? E din ajo pse është kaq serbes; sepse e ka Dalilën mbrenda (tradhëtia biblike) ; na e ka sjellur Dalilën që ajo të shikon dhe që në mënyrë e saj të na i prenë flokët ( e Samsonit) dhe që të humbasim çdo gjë që kishte me i dhënë krah fuqisë sonë si komb. Ku e ka Serbia themrën e Akilit? E dijmë ne ate? Apo më mirë të them se ku e kemi ne themrën e Akilit ; (dhe në mënyrë jo aq për tu habitur) ajo e njef pikën tonë të dobët. E kemi ne vetëm një themër si pikën tonë të dobët? Jo . Ne , jo vetëm në njëren por në të dyja këmbët i kemi pikat e dobëta. Pikën e dobët apo më mirë të them që pikat e dobëta i kemi në të gjithë trupin ;dhe ajo ( Serbia) na i njef mirë dhe din se në cilën kohë në cilën pikë të dobët të na sulmojë. Pika e dobët është e fortë deri atëherë kur nuk zbulohet nga armiku; por armiku kur e kupton të lehtë e ka që të na qëllon me shigjetën e tij. Si u bë që ende ne nuk e kuptuam se ku e ka Serbia themrën e saj të Akilit? A kemi studjues ne, a kemi strategë ne? Nëse Serbia e ka nënën gjallë; ne e kemi babën gjallë. Neve na duhet të punojmë në atë drejtim. Pse Serbia ecën kaq serbes? Ajo e din mirë që ne deshtëm të krijonim një komb të ri ,atë Kosovar. Neve deshtem të krijonim një gjuhë të re ,ate kosovarishte. Ajo rrinte duke i fërkuar duart nga gëzimi ;” atë që nuk arrijta unë t`a bëj, shqiptarët po e bëjnë vetë “ E din Serbia mirë boll ,që ne ende nuk dijmë të prodhojmë rrymën elektrike, nuk e kemi grurë të mjaftueshëm për ta ushqyer popullsinë, nuk prodhojmë asgjë ; më shumë kemi prodhuar në kohën e saj ,se sa tani kur jemi pa te. E di ajo fort mirë që tek ne nuk ka shkolla ; as fillore ,as të mesme e as universitare,tek ne blehet apo falet diploma .E din ajo se na i kemi të huajtë mbrenda dhe që ata na vrojtojnë ; dhe se të huajt ribinden vetë me bindjet e tyre që i kanë pasur.
[8]
Nëse te ata është qendra mbarëserbe e vendosjës ,ne atë nuk e kemi. Nëse atyre iu punon SANU-ja (Akademia e shkencave serbe) ; të tonat heshtin. Nëse atyre Kisha Serbe ,sa për sy e faqe iu është fetare ,por më tepër nacinale,nacionaliste dhe me pretendime të mëdha ndaj nesh; ne e kemi fenë e shumicës që apak nuk mëndon për kombin , që në ritet tona fetare ( jo të të gjithë shqiptarëve) tërësisht flitet dhe admirohet e kaluara arabe ,ajo glorifikohet ,ajo bëhët shpirti i të ardhmës ajo nuk lë vend aspak për kombëtarën. E dijmë ne se çka bëjmë? E dijmë në që kisha e tyre në Malin e Zi ,Kosovë ,Serbi dhe në Sllavo-Makedoni na i ka serbizuar qindra e qindra mijëra shqiptarë ortodoks ? E dijmë ne që më mënyrën tonë të predikimit e kemi populluar Turqinë me qindra e qindra mijëra shqiptarë musliman ? Pse nuk iu shkonë në mendje prijësve tanë politik dhe fetar,prijësve tanë të inteligjencës që së paku bile të iu flitet brezave të rinj,për ato që u fol më lartë. “Çka është shnjerëzimi? Më i rëndë se ç`nderimi, më i rëndë se dhunimi. Shnjerëzimi është kur: “Ai ishte i pari dhe pastaj i dha urdhër të tjerëve. Ishin nëntë, duke më keqpërdorur si të donin”. Edhe pse s`ishte e lehtë të merren informata bindëse për çnjerëzimin e një kombi, por ato dalin vështirë, na sillen në krye, na përcjellin dhe një ditë “shpërthejnë si vullkani i fashitur”.” Ajo (Serbia ) është serbes,sepse na e heshtëm këtë kapitull të 1998-1999-tës. Serbia është serbes se çdo ditë e shef se hutia kombëtare vjen nga vetë ne; me sjelljet e politikanëve tanë të korruptuar,me shkrimet e përditëshme të pa rimuara, dhe me qasjen tonë “ komb- fe- ardhmëri.” Jo sepse me sjelljet tona vetëm po serbesohet Serbia por me sjelljet e tona po myket populli ynë, po e harron vetveten ,po katandiset në mendje e në shpirt dhe po na lindin për ditë e më tepër adhuruesit e asaj që po i shkon për shtati Serbisë. Me anë të këtyre mëndimeve po e bëjmë që të tjerët të ndërrojnë mendjen për ne ; bota po mendon që ne s`e kemi mendjen të shkëputemi nga e kaluara,që ne jemi po ata të shekullit të 18 –të, po ata si të shekullit të 19-të, po ata si të fillim shekullit të 20-të . Kur bota e ndërron mendimin për ne dhe i këthehet bindjës së vjetër që e kishte , për të cilën edhe ata menduan që e kishin gabim ,atëherë Serbia serbesohet....dhe vepron....dhe i ka sukses.
Pse na ,të mos jemi krenar ?
LIBERTALS.com
PRILL 2012/05
A review of The Common Denominator of Success - By Albert E. N. Gray
“successful men do what failures don’t like to do” many other failure related habits, when the problem to their solutions is their own self. The key to success is within oneself and not around the corner or in the neighbors' back yard. The Connection that Gray makes between ones own strength and ones purpose is a relevant lesson to all entrepreneurial minded people. Your purpose has to be greater than just about making some money and feed your family. One needs to want to sell their product or service not for the sole reason that it would add an X amount into the bank account. To relate it to the Insurance business, one should not be happy to sell a policy only because selling that policy would add an X commission to the paycheck. The purpose should Reading through this paper makes be to grow a large business and one feel empowered and encouraged insure as many people, while to see the glass half full all the time. educating your prospects about the Gray lays out in the simplest form various benefits of the products. The the everyday questions that one may satisfaction should lie beyond just have about being successful and the paycheck, if it doesn’t than soon achieving top results. When most enough one can fall out of love with expect a highly complex formula to what they are doing. success he lays it out in front of everyone in the rawest form Often one sees successful people, possible. like CEOs, StockBrokers, Sales Professionals in events and most of One can argue that after Gray the time they look similar. Different conducted extensive research he but they have the same habits. They went back and linked it to basic are very focused, they know what instincts and common sense. Many they want, where to look for and people try to look for the simplest how to get it. Again Gray simplifies answers in the most complicated for the ordinary citizen the methods and often ignore the importance of habits to achieve solutions even if it is in front of success. Often we see people with them or within them. The same too many qualifications that are not applies when people blame everyone that successful. A finance teacher else for failure, procrastination, and
Ardian Preci
[9]
that is poor but teaching finances, a business teacher that has never attempted to do business, etc. Its as a result of their bad habits that these people with the necessary knowledge remain in the non moving forward conditions throughout their life. Success you have to not only want, but need to feel it, sleep with it and wake up in the morning still wanting it more than the day before, while as Gray says continuously keeping up the resolution until the habits have embedded within self and you naturally keep your own promise. To Conclude this pamphlet of Gray’s work is philosophical enough to motivate people to pursue their life goals and be successful. Professionally, should serve as a source to turn to when facing difficulties. A great yet simple work and a brilliant non medical antidepressant
libertals.com facebook.com/libertals twitter.com/libertals
LIBERTALS.com
PRILL 2012/05
BOTA VIRTUALE-ESSE Ata andërrojnë Atdheun të lulëzuem. E unë, si t’u them? Edhe pse nuk ua shoh sytë, jo, nuk mundem me i rrejtë.
Daniel Gazulli Marr përditë mesazhe nga vende të ndryshme të Europës, nga Amerika e deri nga Australia. Mesazhe plot, fjalë, fjalë, fjalë, po kur nuk u shoh sytë, edhe fjalët më vinë të shurdhëta. Dal në shëtitje rrugëve të Lezhës, po veshtirë të gjej dike me pi një kafe e me shkëmbye dy fjalë. Shumica e miqëve të vjetër janë përnda nëpër botë. Dikush ka pothuej njëzet vjet që asht largue: ka shkue burrë i fortë e i bukur e tash asht mplakë. Shumë prej tyne, mbasi kanë punue për vite në mërgim, më shkruejnë se janë në pension: dikush ka pësue infarkt, dikush një sëmundje tjetër. Nuk besoj se u ka ardhë e keqja nga puna e randë, po nga shpirti i plasun.
Disa të tjerë ikën ma vonë tek fëmijtë, shpirtplasun këtu, në Atdhe, shpirtplasun atje, në dhé të huej. Mesazhet e tyne janë ma të ngrysuna. Pa punë, pa pension, barrë për fëmijtë mundqarë, prindë të heshtun e të piklluem, si gjithë prindtë që u randën fëmijëve. Këta shkruejnë ma rrallë, shumë rrallë. Këtyne po, ma mirë që nuk ua shoh sytë: kushedi ç’perde e randë do t’ua ketë zanë vështrimin. Komunikojmë. Asht koha e internetit, një botë virtuale. Po sytë më mungojnë. Vështrimet. Vetëm fjalë, fjalë, fjalë … Shkruejnë. Ndonjeni ban edhe pyetje. Kur më bajnë pyetje, gjendem ngusht. Unë e di ç’përgjigje presin ata. Po nuk kam si t’ua ushqej më kot iluzionet. Ata andërrojnë Atdheun të lulëzuem. E unë, si t’u them? Edhe pse nuk ua shoh sytë, jo, nuk mundem me i rrejtë. Ma mirë ata që nuk pyesin. Tashti besoj e morët vesht edhe ju të tjerët: Ju lutem, mos pyesni, më bani të ndjehem ngusht. Nga Norvegjia më thonë se asht ftohtë. E di. Kam ba pak gjeografi. Më thonë se asht ftohtë, sepse nuk duen të më thonë shumëçka tjetër. As pse ka pësue infarkt. As pse ka dit që nuk e shikon të vetmin bashkatdhetar që e ka në të njejtin qytet. Asht ftohtë, më shkruen. Si t’mos e besoj? Nga Australia më shkruejnë se edhe atje shqiptarët zihen mes veti, nuk kanë punë me vendasit. Mes vetit: sherr i madh. [10]
Nga Italia, një mik i vjetër, që ka qenë disa vjet në Burgun e Burrelit, më jap këshilla se si mund të ndërtohet shteti i së drejtës dhe ankohet se nuk ban dot operacion prostatet: kushton shumë shtrejt. E pyes diçka për Berluskonin. Nuk më kthen përgjigje. Tri herë e kam pyetë, po nuk më asht përgjegjë, më shkruen vetëm se çfarë duhet të bajmë që të ndërtojmë shtetin e së drejtës. Ç’hyn Berluskoni këtu?! Një mik tjetër, prej shumë kohe në Amerikë, më këshillon t’i bind shqiptarët se asht ma mirë të mesojsh tjetrin si zihet peshk, se sa t’i falish një peshk. E ka ba kaq për vete kjo thanje e urtë, sa më kanë folë edhe shumë të tjerë se kambëngulë edhe me ata t’i bindin shqiptarët të veprojnë në këte mënyrë: kështu ban Amerikani. E pyeta një herë për luftën në Irak. A do të ketë fund një ditë. Nuk më ktheu përgjigje. Një mjeke në Francë asht e zemrueme me ata që shkruejnë keq për Shqipninë në frëngjisht. E pyes: Shkruejnë ma keq se sa na për vete? Jo jo, më thotë, deri aty jo. Komunikojmë. Po fjala vjen e shurdhë pa vështrim. Më ka marrë malli t’i shoh miqtë në sy
libertals.com facebook.com/libertals twitter.com/libertals
LIBERTALS.com
PRILL 2012/05
DRAFTI I LIGJIT TE NDERTIMIT
Ylber Vokshi Shumë herë në vitet e pas luftës kamë tentuar të jam indiferentë në të gjitha atë se çka po ngjan në shoqërinë Kosovare,posaçërisht në fushën e Planifikimit Hapësinor, Urban,Arkitektonik si dhe në fushën e Ndërtimit,e cila aspak nuk vlerësohet në Kosovë. Më duhet të reagoi dhe ti potencoi disa çështje që nuk kanë lidhje me realitetin tonë. Shkas është kalimi i ligjit të ndërtimit me 08. mars 2012,në Qeverinë e Kosovës dhe procedimi i tij në Kuvendin e Kosovës për aprovim. Një deklaratë publike ne shtypin ditor e Ministrit Dardan Gashi (MMPH-Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor),lidhur ma reagimin e AsAK( Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës),për Ligjin e Ndërtimit më befasoi. Nuk është korrekte të anatemohet një Asociacion profesional me fjalët ”ata gjithnjë kundërshtojnë”,”ky asociacion e ka rutinë që të ankohet, pavarësisht se për çfarë bëhet fjalë”,pa i argumentuar vërejtjet e AsAK-ut lidhur me draft ligjin e ndërtimit. U bombardua opinionin me shabllone politike,nga ana e Ministrit,se si “me ndryshimet substanciale në ligj janë marrë për bazë edhe rekomandimet e Bankës Botërore,dhe si i tillë ligji do të jetë në harmoni me praktikat më të mira ndërkombëtare, duke besuar se do t’i eliminojë barrierat biznesore,t’i ulë shpenzimet e bizneseve dhe në të njëjtën kohë siguron shëndetin dhe sigurinë publike”,duke vazhduar pastaj të thotë se “ligji aktual i ndërtimit, i cili është në fuqi, është treguar joefikas në zbatim,ka kontribuar në përhapjen e ndërtimeve joformale,pra ndërtimeve ilegale dhe ka pasur ndikim negativ në mjedisin afarist në Kosovë”.
Konstatimet e Ministrit realiteti kosovar në fushën e ndërtimit vetvetiu i demanton, Si mundet të jetë ligji i kaluar shkaktar i shume parregullsive në ndërtime,kur gati aspak nuk është zbatuar nga ata të cilët e kanë pasur “detyrë të punës” ta bëjnë,pas aprovimit të tij para 8 (tetë) viteve. Që nga viti 2004 i kamë apostrofuar vërejtjet lidhur me ligjin e ndërtimit të cilin e kishte aprovuar Kuvendi i Kosovës atëherë. Në ato kohëra nuk kishte reagime të profesionistëve të shumtë kosovar (arkitektëve dhe inxhinierëve të ndërtimit). Ata shumë mirë e kishin kuptuar se ma së miri është të punohet pa ligj. Ishte kjo e vështirë,gati e pa mundur,për ata inxhinier që ishin edukuar të punojnë sipas rregullave dhe normave teknike evropiane. E njëjta po ngjet edhe sot, pos Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës,nuk ka reagime të profesionistëve. Këto çështje ishin dhe janë thjesht teknike dhe aspak nuk janë të ndërlidhura me politik-bërjen ditore në Kosovë. Do të tentoi të iu rikujtoi vendimmarrësve Kosovar,e posaçërisht Komisionit parlamentar për Bujqësi,Pylltari dhe Planifikim Hapësinor,dhe Delegatëve të Kuvendit të Kosovës,të cilët do ta aprovojnë ketë ligj,me pasojat që do të rrjedhin nga ky ligj nëse aprovohet,e që do të ndikojnë direkt në ecurit e ardhshme negative në fushën e ndërtimit. Askush nuk është aq i marrë,të kundërshtoi rekomandimet progresive të Bankës Botërore,por ato duhet zbatuar gradualisht duke ia përshtatur kushteve kosovare. Absolutisht pajtohem që procedurat burokratike të marrjes së lejes së ndërtime të shkurtohen dhe të merren në një vend. Ka maltretime të pa imagjinueshme që iu nënshtrohen kërkuesit e lejeve ndërtimore, investitorët potencial që dëshirojnë të investojnë në Kosovë. Parimi “Heshtja është pranim”( Neni 4, Neni 21 alineja 3 ) është tërësisht I pa pranueshëm për kushtet tona,e njëjta vlen edhe për certifikatën e përdorimit (Neni 26 alineja 4).Ky parim ligjërisht do të institucionalizoi të gjitha llojet e ndërtimeve në të ardhmen. Vetëm ata të cilët dëshirojnë parregullsi të tilla,do të përkrahin një parim të tillë. As përafërsisht nuk e kemi infrastrukturën teknike për të zbatuar ketë parim,vetëm do të krijojmë paqartësi edhe ma të madh. Edhe me ligjin aktual të ndërtimit i ke të definuara këto afate,problem është mos zbatimi i tyre. Mbikëqyrja neutrale është e domosdoshme,kush do ti mbikëqyrë ndërtimet kjo çështje fare nuk përmendet ?. Mbikëqyrja inspektuese është çështje krejtësisht tjetër, ajo e ka vendin e vetë në procesin e kontrollit shtetëror të ndërtimeve. Në anën tjetër në nenin 22 alineja 4.2 përmendet se duhet planifikuar mjete për të kryer “mbikëqyrjen e ndërtimit”, duke përfshirë edhe inspektimin.
[11]
KOSOVE Mundet të projektoi kush të donë nuk ka kritere të parapara me ketë ligj. Madje në nenin18 alineja 3 ka të drejt të aprovohen kushtet e ndërtimit të aplikuesit. Askund nuk sanksionohet organi i autorizuar që nuk ka kthye përgjigje në afatin e paraparë ligjor. Kjo është çmenduri,a nuk po e dimë se ku jemi duke jetuar. Me ketë do të krijohet një katrahurë ndërtimi me ligj e mbrojtur nga shteti,këtë nuk do ta lejonte asnjë shoqëri. Distancat në mes objekteve edhe pas tetë viteve nuk janë përpiluar nga ana e Ministrisë,edhe se e kishte obligim ligjor sipas Nenit 9 të ligjit aktual. Pas aprovimit të ligjit të ri a thua edhe sa vite do të iu nevojiten Ministrisë që të aprovoi këto “Udhëzimet Administrative” apo “Akte Nënligjore” edhe se në nenin 38 alineja 4 është i caktuar afati brenda 6 muajve. Duhet rikujtuar se ligji aktual e kishte afatin 18 mujor,kaluan tetë vite e U.A. ende nuk janë përfunduar apo aprovuar,paramendoni me afatin e ri 6 mujor së çka mundet të ndodhë !. Përse nuk caktohet afati për hartimin dhe aprovimin e Kodit Unik,ku dehet definuar dhe precizuara të gjitha normat teknike të ndërtimit aq të domosdoshme në Kosovë, apo kjo do të zgjat me vite !,si në ligjin aktual (Nenit 38 alineja 3). Për cilat standarde ekzistuese të ndërtimit. po mendohet, kur ato në 70% të rasteve as që ekzistojnë apo respektohen (Nenit 38 alineja 5). Ka edhe shumë çështje tjera si leja dhe pëlqimi urbanistik,provimi profesional dhe licencimi,revidimi i projekteve,mbikëqyrja e pavarur etj. Këto çështje duhet diskutuar dhe definuar Komisionet dhe Deputetët para aprovimit të ligjit në Kuvendin e Kosovës. Më duhet të theksoi së ky draft-ligj i ri duhet me iu përshtatur kushteve dhe rrethanave ekzistuese,e jo të katapultohet nga ndonjë eksperiencë e huaj,e ndonjë mentaliteti tërësish të ndryshëm nga ne, Kosova në vitet e para luftës i ka pasur ligjet e Planifikimit dhe Ndërtimit edhe ma progresive se shumë shtete të BE-së. Ketë e kamë vërtetuar në fushën e projektimit dhe mbikëqyrjes ndërtimore duke punuar me normat dhe standardet Evropiane,në vitet e rindërtimit të Kosovës pas vitit 1999. Të nderuar deputet,mos kontribuoni që me aprovimin e një ligji të tillë të ndërtimit,të thelloni edhe ashpërsoni edhe ma shumë situatën e ndërlikuar me ndërtime të reja që do të legalizonin shumë padrejtësi në të ardhmen. Jam i bindur se këtë nuk e dëshiron askush nga ju si të zgjedhurit e popullit në Kuvendin e Kosovës. Në fund përshëndes apelin e Ministrit Dardan Gashi i cili i ka ftuar të gjithë ekspertët e kësaj fushe,që mendojnë se duhet të ndryshohet ky ligj para miratimit në Kuvend mund të inkuadrohen dhe të propozojnë ndryshimet. Besoj që edhe ky shkrim do të kontribuoj në korigjjimin,plotësimin dhe aprovimin e një ligji realist,funksional dhe të aplikueshëm në praktik,që nuk i ka Draft ligji i ndërtimit i propozuar
LIBERTALS.com
PRILL 2012/05
PER TE QARE E PER TE QESHUR
Fatos Lubonja Kam ndjekur me vëmendje reagimet pas lajmit për zhvillimin e paradës gay në Tiranë, jo vetëm nëpërmjet çfarë është thënë e shkruar nëpër media, por edhe nëpërmjet një sërë komunikimesh të tjera, siç janë p.sh. e-mail-et që tashmë na hyjnë nëpër postat tona elektronike si vizitorë të dëshiruar e të padëshiruar, apo komentet e shumta nëpër blogjet tona të mbushur me anonimë, që dikush i ka krahasuar me nevojtoret publike ku njerëzit shkruajnë ndonjë broçkull nëpër muret ndërkohë që dhjesin, e pastaj ikin pa e lënë identitetin e tyre. Komenti i parë që të vjen të bësh është se, në një maxhorancë të frikshme, reagimet flasin për një izolim të thellë kulturor të shoqërisë shqiptare nga bota ku paradoksalisht pretendojmë se duam të bëjmë pjesë. Që ne jemi një shoqëri homofobike, kjo dihet. Që homofobia, po ashtu, nuk është problem vetëm shqiptar, por e gjen edhe në botën e ashtuquajtur demokratike, edhe kjo dihet. Por, megjithatë, mënyrat e reagimit ndaj homoseksualizmit te ne, sa herë bëhet publike ndonjë çështje që ka të bëjë me të, i kalojnë përmasat e një reagimi homofobik, le ta quajmë të kuptueshëm për një shoqëri të mbrujtur gjatë me një kulturë konservatore, patriarkale, maçoiste, misogjene, bigotike, homofobike, raciste, totalitare – karakteristika këto që i konsideroj si hallka të zinxhirit të ADN-së së kulturës që kemi trashëguar. Jo, reagimet tona na nxjerrin çuditërisht në një dimension grotesk, siç ishte ai i para disa kohëve
në Lezhë ndaj një bashkëqytetari që guxoi të deklarojë në televizion që është homoseksual dhe për këtë u organizuan demonstrata me parullat: “Ne jemi një qytet i ndershëm”; “Jashtë nga qyteti ynë homoseksuali!”, e madje u deklarua se ai nuk ishte lezhjan i vërtetë, por e kishte origjinën nga një tjetër qytet. Janë reagime për të qeshur e qarë njëherësh. Për të qeshur sepse i shkojnë shumë asaj thënies së famshme “historia përsëritet një herë në formë tragjedie dhe së dyti në formë farse” pasi, duam s’duam, këto reagime ngjasojmë me një përsëritje, në krejt tjetër kontekst, të një tjetër kohe e tjetër bote. Por pastaj, duke parë se reagime të tilla, në fakt, e bëjnë të vështirë jetën normale në shoqërinë tonë, sepse tregojnë se ajo ka probleme të rënda me të drejtat dhe liritë e njeriut, me pranimin e diversitetit në përgjithësi, pra edhe me humanizmin dhe demokracinë, të vjen edhe për të qarë për realitetin ku rriten fëmijët tanë. Bëri ferk në këtë drejtim deklarata e zv.ministrit të Mbrojtjes dhe kryetarit të Partisë Lëvizja e Legalitetit, Ekrem Spahia. “Do t’i marrim me hu”, tha, duke bërë edhe shpjegimin se “huri” ishte shkopi i gomës që, me sa di unë, është një instrument dhune që e ka në përdorim vetëm shteti, i cili, po me sa di unë, ka edhe ekskluzivitetin e dhunës. Është një deklaratë që në çdo vend tjetër, jo vetëm demokratik, nuk guxojnë ta bëjnë as grupet fashiste, që janë në gjysmë ilegalitet, kurse fakti që në Shqipëri e bën një zv.ministër dhe kryetar partie, është skandal për të qarë, por edhe skandal për të qeshur. Për të qarë, e para, nga pikëpamja humane, sepse vetëm një sadisti mund t’i shkojë ndër mend se mund të marrë shkopin e të rrahë njerëz që s’i kanë bërë asgjë, por pastaj, kur mendon se një njeri i tillë, që nuk di as kuptimin e emrit të partisë që drejton, – sepse “Lëvizja e Legalitetit” nënkupton respektin për të ligjshmen – në poste deri të zv.ministrit dhe kryetarit të partisë, është shenjë e një injorance të frikshme në elitën tonë politike. Është për të qeshur se ne e dimë se kjo është si deklarata e një fëmije që thotë gjëra të tmerrshme pa e ditur se janë të tmerrshme, madje duke menduar se po fiton simpati, dhe se janë të rriturit ata që do t’ia mësojnë se e ka gabim. Dhe vërtet erdhi menjëherë qortimi i të rriturit Sali Berisha, njeriu që, paradoksalisht, akuzohet si autoritar e diktator. Deklarata e tij se “orientimi i ndryshëm seksual është i lashtë sa vetë lashtësia”, e se “asnjë parti nuk ka dajakun në platformë”, duhet përshëndetur si diçka pozitive, ndonëse mendoj se me këtë rast duhet kujtuar që edhe ai s’e ka për gjë të përdorë edhe vetë hallka nga e njëjta ADN kulturore që përdor Spahiu, veçanërisht ato
[12]
të sharjes së tjetrit me familje dhe se me këto ai ka ndikuar jo pak që shoqëria shqiptare të mbesë e izoluar ndaj shumë vlerave që kanë të bëjnë me emancipimin e shoqërisë shqiptare. Nuk do shumë mend për të kuptuar se i rrituri Berisha e dënoi Spahiun më shumë për konsum ndërkombëtar, pasi një deklaratë e tillë e një zv.ministri e nxjerr Shqipërinë në një botë krejt tjetër nga ajo që ai pretendon se po e çon dhe i heq edhe ujin e pakët të “legalitetit” që i ka mbetur qeverisë për të notuar. “Nga vijnë këta njerëz??? Po filloj vërtet të besoj se paskan zbritur në tokë alienë të ardhur nga një tjetër planet”, ishte reagimi i një amerikani në një nga faqet e web-eve, si reagim ndaj lajmit të deklaratës së Spahiut. Ajo që të bën përshtypje është edhe fakti se pakkush veç Berishës guxoi të dalë kundër deklaratës së Spahiut e në mbrojtje të paradës. Duhet thënë shumë mirë që reagoi Avokati i Popullit, por edhe ky të lë të mendosh sikur e ka bërë për detyrë ndërkombëtare e sa kohë e dimë se shumë gjëra thuhen sa për sy e faqe, nuk ngjisin. Thellë-thellë shumëkush ka frikë se mesazhi kërcënues i Spahiut ishte efikas. Kur s’kam pula pse të bëj ysh? – duket sikur thonë disa – t’u dal në mbrojtje homoseksualëve që, edhe po s’hëngra ndonjë shkop gome kurrizit, të ha ndonjë të turpëruar publike. Dhe prapë kjo është jo vetëm për të qarë, por edhe për të qeshur, sepse mjaft të ndërrosh pak kontekstin e sistemit të vlerave dhe i turpëruari, që s’do të dinte se ku të futej, do të ishte Spahiu me partizanët e tij. “Të tilla ndjenja antigey tregojnë se personi ka probleme me seksualitetin e tij. Kjo është thjesht një klithmë që vjen nga thellat më të errëta të botës së fshehtë të një përfaqësuesi të shtresës së ulët të shoqërisë shqiptare”, shkruante një tjetër amerikan në faqen që përmenda. A nuk na bëjnë për të qeshur edhe këto? Doni edhe më? Një tjetër shkruante: “Kjo më kujton një citim nga një libër i vjetër me shënime udhëtimi mbi Shqipërinë […] ku thuhej: ‘Udhëtarë, bëni kujdes, mos u hidhni shikime vajzave të tyre të hijshme sepse vëllezërit e tyre e kanë durimin të shkurtër, kurse baballarët i kanë thikat të gjata dhe të mprehta’”. Hahaha! Të paktën tani në këtë drejtim diçka kemi ndryshuar, besoj. Nuk po i shkruaj të gjitha komentet që lexova (më dolën duke kërkuar në google Ekram Spahiu, sepse nuk dija emrin e saktë të partisë së tij), por, për të ruajtur nderin e Ministrisë së Mbrojtjes, po i them Imamit që, meqë s’ka bythë të deklarojë se s’punon me njerëz si Spahiu, të paktën të mos e dërgojë në Amerikë me ndonjë delegacion. Sepse njëri nga ata komentuesit – gay ishte me siguri – kishte lënë një koment ku thoshte:
LIBERTALS.com
“U sugjeroj gejve shqiptarë t’i futen këtij bigoti me hu se nganjëherë duhet ta tregosh se të jesh gay nuk do të thotë se je pasiv apo viktimë”. Sigurisht, këtu te ne kjo s’mund të ndodhë, se ne jemi shoqëri e shëndoshë e nuk i lëmë gejtë të marrin hurin e të na rrahin, por ka rrezik që në SHBA të ndodhë dhe do ta hajë integrimi i Shqipërisë në BE, sepse deri tani vetëm pak e dinë deklaratën e Spahiut, por po u rrah një zv.ministër shqiptar në Amerikë për këtë punë, do ta marrë ferra uratën. Të më falë lexuesi se më rrëmbeu humori duke fantazuar Ekram Spahiun, që në ‘98-n pushtoi TVSH mbi tanke dhe sot drejton Ministrinë e Mbrojtjes, pra një hero i vërtetë, duke u rrahur në SHBA nga gejtë. Por kjo histori është vërtet për të qarë e për të qeshur. Siç ishte për të qarë e për të qeshur edhe heshtja e opozitës sonë socialiste, që, duke qenë e majtë, do të duhej të ishte në krah të lirive dhe të drejtave të homoseksualëve – siç ndodh në të gjitha vendet demokratike ku ka një dallim midis së majtës dhe së djathtës edhe kulturor, ta hajë dreqi. Mirëpo këta mëngjarashët tanë, që në fakt i kanë detyruar qysh të vegjël, me dhunë, të shkruajnë me dorën e djathtë, kanë hall pastaj se tufa e spahinjve, që Berisha i përdor për politika të brendshme, fillojnë e thonë: “Ja, a nuk e kemi thënë ne se Rama e ka mbushur Partinë Socialiste me dylberët që i solli Erjon Veliaj nga MJAFT-i? A nuk kemi thënë ne që kryetarin e ka homoseksual, që ka dalë lakuriq dhe që ka dashnor mashkull?”. Se këta spahinjtë janë të mëdhenj; kanë për borxh që edhe ylberin, që në Perëndim është simbol i paqes, (si bashkëjetesë e ngjyrave të ndryshme), ta bëjnë simbol të homoseksualëve. I shtojnë një “d” përpara dhe nga ylber e bëjnë dylber. Pastaj edhe sikur të jetë simbol i paqes dhe jo i homoseksualëve, edhe paqja diçka pasive është, si punë lesbikeje. Bile edhe Europa. Pse kot jemi me Amerikën ne, se ajo ka bole. Dhe kështu PS–së do t’i largohen pastaj jo vetëm aleatët demokristianë nokistë, por edhe ishenveristët me nder e me namuz që u hyn tmerri vetëm ta mendojnë se mund të dalin
PRILL 2012/05
në një paradë përkrah gejsh, lesbikesh e transeksualësh. E megjithatë, unë them se PS do të kishte fituar shumë më tepër simpati po të ishte shprehur hapur në mbrojtje të paradës dhe të kishte organizuar një fushatë për të marrë pjesë të gjithë në të. Po nuk është e thënë. Edi Rama është frikacak. Pikë mbaroi. Megjithëse e provoi se kur e nxorën cullak gazetat e Berishës populli ia dha votën më me simpati, ai prapë frikë që frikë ka nga mediat bigote dhe nga spahinjtë në partinë e tij. Edhe këtu u tregua më politikan Berisha. Që të jemi realistë, presioni është i madh vërtet, sidomos kur lexon çfarë shkruajnë disa: ne kemi kulturën tonë, traditat tona, ç’janë këto gjëra, ç’janë këta ambasadorë europianë bythëqirë? Të tjerë i referohen natyrës dhe thonë se homoseksualizmi është kundër natyrës. Disa të tjerë i referohen Biblës dhe Kuranit duke na kujtuar se në ligjet e Moisiut, homoseksualizmi dënohet me vdekje apo duke na treguar se dijetarë islamë na paskan zbuluar se mëkati më i madh pas shirkut (adhurimi i zotave të tjerë, jo i Zotit që është një dhe i vetëm) na qenka homoseksualizmi. (Zot na ruaj nga ata që Zotin nuk e shohin si dashuri, por si mundësi për të vrarë e për të prerë!). Por, ama, të mos harrojmë se shoqëria është e etur për ndryshim, sepse e tejlodhur nga këta maço në pushtet, që pozojnë e sillen si të fortë e si të ndershëm pikërisht për shkak të impotencës së tyre (edhe seksuale përveçse intelektuale) dhe veçanërisht për shkak të pandershmërisë së tyre. Sipas meje, shoqëria nuk është aq e prapambetur sa ç’e pandehin këta dhe aq më tepër shoqëria e di mirë se kërcënimet fashiste të zv.ministrit nuk bien vetëm mbi homoseksualët, por nesër mund të binin mbi të gjithë ata që do të guxonin të mendonin ndryshe nga ky mujshar. Një opozitë e pakompleksuar nga spahijtë, fare mirë mund ta kthente një paradë në mbrojtje të të drejtave të homoseksualëve dhe transeksualëve në një manifestim kundër dhunës e bigotizmit në politikën shqiptare. Nejse, e di se kjo s’do të ndodhë. Siç e di se pas këtij artikulli spahinjtë dhe shkruajtësit e nevojtoreve do të më vërsulen me hu në [13]
dorë, por përsëri po u them se janë për të qeshur dhe për të qarë dhe se, nëse nuk duan t’i shohin si alienë të ardhur nga një planet egërsirash, ta hedhin sadopak vështrimin përtej hundës së injorancës së tyre.
LIBERTALS.com
poezi
PRILL 2012/05
SHKO DALLENDYSHE SHKO DALLENDYSHE
OFSHAME
HAPI KRAHTE ME NGAZLLIM, FLUTURO NE CDO ANE
Veshtroj rrotull,
SHETIT NE CDO KAND
dhe verej qenie te ofshamuara.
NJE LULE DALLENDYSHE
filloj te flas,
MBJELLE N'KOPSHT T'EVROPES
dhe me pergjigjen ofshama njerezish.
PREJ OBORRIT TAND
Marr penen per te krijuar,
ardian preci ©
dhe dora ime, shkruan me te madhe, pseudonimin e rreme te kesaj jete: “ofshame”. Marr syzet, per te paren here, qe te nderroj pamje; Sillem nga ti, dhe ta shoh fytyren te kapluar nga ofshamat. Atehere i zemeruar, hedh syte nga dritarja, zogjte shtegtare, pothuaje cicerojne fjalen ofshame, rrezet e diellit me ofrojne pasqyre, dhe mjerisht-mjeshterisht, reflektojne, imazhin e asaj qe quhet “ofshame”! anton kacubaj ©
[14]
LIBERTALS.com
PRILL 2012/05
GEZUAR PASHKET TE GJITHE BESIMTAREVE KATOLIKE
[15]