BULETIN INFORMATIV
Nr. 3, Janar - Qershor 2020
Kuadri rregullator i miratuar nga 93 përqind e këshillave bashkiake
Bashkitë e përzgjedhura përfshijnë Pjesëmarrjen Elektronike të qytetarëve në miratimin e raporteve të performancës të vitit 2019, përmes anketimit në internet dhe Pyetjeve & Përgjigjeve
Modeli i kostimit për shërbimet e dezinfektimit për pandeminë e Covid-19
Arsimi parashkollor
Bashki të Forta është një projekt i inicuar dhe i nancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, dhe zbatohet nga Helvetas Albania.
Kuadri rregullator i miratuar nga 93 përqind e këshillave bashkiake
Gjatë vitit 2020 u dëshmua se këshillat bashkiake të Shqipërisë ndërmorën një hap shumë të rëndësishëm përpara në lidhje me pajisjen e këtij organi legjislativ me një kuadër rregullues të përditësuar dhe të rëndësishëm. Deri në fund të qershorit, numri i këshillave bashkiake që miratuan Rregulloren e Brendshme ishte 56, nga 61 këshilla bashkiake gjithsej. Ky dokument vepron si një rregullore ombrellë për funksionimin e këshillit bashkiak duke parashikuar qartë aspektet e Ligjit organik Nr. 139/2015 "Për vetëqeverisjen vendore" dhe duke lejuar rregullore të tjera të brendshme të ankorohen lehtësisht me të. Situata aktuale shënoi një përmirësim të dukshëm ndaj të njëjtës periudhë të vitit të kaluar, kur vetëm një pjesë e vogël e këshillave bashkiake përdornin rregullore bazë që nuk pasqyronin ndryshimet e bëra me Ligjin për Vetëqeverisjen Vendore. Projekti “Bashki të Forta” (BtF) ka gjetur terren shumë pjellor në të cilin do të zbatojë ndihmën e tij, me shumë rregulla të tjera që janë miratuar në vitin 2020, madje edhe gjatë periudhës së pandemisë Covid-19. Si rezultat i asistencës teknike të drejtpërdrejtë për këshillat bashkiake dhe bashkëpunimit të ngushtë me Agjencinë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, deri tani janë miratuar, nga 61 NJVQV-të, 48 Rregullore për Konsultime në Komunitet, 49 Kode Etike dhe Kon iktin e Interesit, 28 Rregullore për Trajtimin e Peticioneve dhe Nismave Qytetare dhe 11 Rregullore për Strukturat e Komunitetit. Projekti gjithashtu po piloton miratimin dhe përdorimin e regjistrave elektronikë, me Roskovecin si këshilli i parë që miratoi një të tillë për konsultimet publike në prill të këtij viti. BtF synon të vazhdojë të ndihmojë të 61 këshillat bashkiake në pjesën e dytë të vitit 2020 në përdorimin e rregulloreve për të ushtruar në mënyrë të efektshme vendimmarrjen e tyre me një rol mbikëqyrës për një demokraci vendore më funksionale.
KËSHILLAT BASHKIAKE
Nr. 3, Janar - Qershor 2020
Asistenca teknike e projektit “Bashki të Forta” është thelbësore për realizimin e vendimmarrjes gjatë pandemisë Institucionet e Shqipërisë u mbyllën vetëm disa ditë pasi rastet e para të Covid-19 u kon rmuan më 9 Mars 2020. Për të luftuar pengesat e krijuara nga kjo emergjencë, qeveria shqiptare nxori një akt normativ (nr. 3, datë 15 Mars 2020) duke lejuar organet kolegjiale si këshillat bashkiake të merrnin vendimet e tyre në largësi përmes mjeteve elektronike. Ndonëse ky akt i hapi rrugën marrjes së vendimeve në largësi, shumica e këshilltarëve bashkiakë në të gjithë vendin ishin të papërgatitur ose nuk kishin njohuri për përdorimin e platformave të konferencave në internet si “Zoom” ose “Skype”, “Facebook Messenger” apo “Whatsapp”, për të lehtësuar mbajtjen e mbledhjeve në largësi. Projekti ka vepruar shpejt përmes pikave të tij fokale rajonale dhe llimisht ka ndihmuar në hartimin dhe shpërndarjen në të gjitha bashkitë të një udhëzuesi se si të zhvillohen mbledhjet digjitale. Më e rëndësishmja, projekti ndihmoi me mbështetje teknike të drejtpërdrejtë më shumë se 90 përqind të të gjithë këshilltarëve bashkiakë për hyrjen në platforma të ndryshme në mënyrë që marrja e vendimeve të mos ndikohej negativisht. Si rezultat, vetëm një këshill bashkiak, për shkak të aksesit të ku zuar në internet, nuk ishte në gjendje të përdorë mjete elektronike për të marrë vendime. Ku zimet e mbylljes rezultuan të ishin një katalizator i shkëlqyer për transparencën në nivelin vendor. Projekti “Bashki të Forta” lehtësoi transmetimet e të gjitha mbledhjeve në “Zoom” dhe “Skype” me kërkesë të bashkive të interesuara. Një numër mbresëlënës prej 34 mbledhjesh online u shfaqën drejtpërdrejt në “Facebook”, me më shumë se 100.000 ndjekës, ndërsa gjashtë stacione televizive vendore dhe më shumë se 20 media vendore digjitale i transmetuan mbledhjet drejtpërdrejt, me më shumë se 200 komente të bëra gjatë periudhës mars-qershor. Projekti ka marrë përsipër të vazhdojë të mbështesë në gjysmën e dytë të vitit 2020 të gjitha këshillat bashkiake të interesuara për të transmetuar drejtpërdrejt konsultimet e tyre publike ose plani kimin e tyre për buxhetin e vitit 2021.
KËSHILLAT BASHKIAKE
Bashkitë e përzgjedhura përfshijnë Pjesëmarrjen Elektronike të qytetarëve në miratimin e raporteve të performancës të vitit 2019, përmes anketimit në internet dhe Pyetjeve & Përgjigjeve Në të gjithë Shqipërinë, 31 bashki kanë përgatitur dhe botuar një raport performance miqësor me qytetarët dhe këshillin bashkiak për vitin 2019. Në pjesën e parë të vitit, anëtarët e këtyre administratave bashkiake e validuan raportin, i cili u kalua në këshill bashkiak për miratim në një seancë plenare në tremujorin e dytë të vitit. Njëzet e tetë nga këto bashki e publikuan raportin në faqen e tyre të internetit, me 16 bashki që gjithashtu e ndajnë atë në faqen e tyre në “Facebook”. Kjo shënon një lëvizje të qartë drejt më shumë transparence, duke iu treguar këshilltarëve bashkiakë, shoqërisë civile, mediave dhe qytetarëve në një gjuhë të lehtë për t'u kuptuar, se si janë shpenzuar paratë e tyre publike. Në vitin 2019, vetëm 16 bashki nga 31 që u ndihmuan për të hartuar një raport bënë përpjekje për ta bërë atë publik, ndërsa në vitin 2020, të gjitha 31 bashkitë e publikuan raportin. Njëmbëdhjetë nga këto bashki shkuan një hap më tej, duke transmetuar drejtpërdrejt mbledhjen e këshillit bashkiak ku u diskutua gjerë e gjatë në lidhje me zbatimin dhe treguesit e buxhetit. Përveç transmetimit të drejtpërdrejtë, këto bashki lançuan një studim për të marrë informacion mbi mënyrën e shpenzimit të parave, një fushë në të cilën bashkitë duhet të përqendrohen gjatë fazës së plani kimit. Projekti ishte i interesuar të mësonte se më shumë se gjysma e të gjithë të anketuarve, duke përfshirë edhe bashkitë më të varfra, u pajtuan me një rritje të taksave nëse do të ofroheshin shërbime më të mira.
PERFORMANCA
Nr. 3, Janar - Qershor 2020
Ndikimi i Covid-19 në nancat bashkiake i ndjekur nga afër nga projekti “Bashki të Forta” Kriza e Covid-19 po ndikon në mënyrë të pamëshirshme në nancat bashkiake. Projekti “Bashki të Forta” i ka monitoruar disa nga këto ndikime përmes analizave dhe dhënies së ndihmës së drejtpërdrejtë. Analiza u përqendrua në rishpërndarjet (rialokimet) e buxhetit. Në 21 bashki rishpërndarjet u vëzhguan nga afër nga pikëpamja e asaj që po rishpërndahej dhe ku po rishpërndahej, nëse rishpërndarja u zbatua në programin e duhur, nëse shuma e rishpërndarë ishte e lidhur me rezultatet duke përdorur elementët e performancës dhe nëse kjo ishte duke u përdorur në vendimet e këshillit bashkiak. Si rezultat, një model i vendimeve të këshillit bashkiak, dhe raportimi në këshill bashkiak në rastin e rishpërndarjeve, u është dhënë bashkive të interesuara për ndihmë të drejtpërdrejtë në këtë fushë. Katërmbëdhjetë NJVQV-të përfshinë Bulqizën, Cërrikun, Elbasanin, Krujën, Kukësin, Libohovën, Maliqin, Mallakastrën, Matin, Memaliajn, Roskovecin, Shijakun dhe Tepelenën. Materialet për rishpërndarje u rishikuan dhe u dha feedback sipas kërkesës. Është bërë gjithashtu një analizë për të kuptuar ndikimin e rishikimit të paketave skale. Njëzet e një bashki u vëzhguan për të kuptuar se cilat taksa dhe tarifa u goditën më shumë, së bashku me implikimet nanciare. 22 bashki gjithsej shprehën interes për të marrë ndihmë për rishikimin e buxhetit që do të dalë si rezultat i krizës Covid-19.
PERFORMANCA
Modeli i kostimit për shërbimet e dezinfektimit për pandeminë e Covid-19 Një model për kostimin e shërbimeve të dezinfektimit të propozuara nga projekti “Bashki të Forta” u është paraqitur të gjitha bashkive me një letër zyrtare të dërguar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Gjashtëmbëdhjetë nga 61 bashkitë zbatuan rekomandimet e BtF. Dezinfektimi i sipërfaqeve dhe hapësirave publike është një nga masat që janë ndërmarrë nga bashkitë në përgjigje të krizës së shkaktuar nga pandemia e Covid-19. Bashkitë angazhuan burimet e tyre nanciare dhe njerëzore në dezinfektimin e rrugëve, trotuareve, tregjeve, shesheve dhe objekteve të tilla si shkolla, kopshte dhe çerdhe, si dhe hapësira të tjera të përbashkëta publike. S dat e raportuara nga NJVQV-të në mungesë të përvojës së mëparshme për dezinfektimin e hapësirave publike përfshinë përllogaritjen e kostove, ndjekjen e procedurave të prokurimit dhe organizimin e procesit të dezinfektimit. Projekti “Bashki të Forta” u përgjigj duke vënë në dispozicion të bashkive të interesuara një model për përllogaritjen e kostove dhe të gjitha rekomandimet teknike përkatëse për procesin e prokurimit. Paketa mbështetëse u mbështet në përvojat kolektive pozitive të bashkive që realizuan dezinfektimin menjëherë pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme dhe aktit normativ të Këshillit të Ministrave “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së infeksionit të shkaktuar nga Covid-19”. Modeli u përgatit në bashkëpunim mes ekipit të BtF dhe bashkive, me sigurimin e të dhënave për normat e ofrimit të shërbimeve, në bashkëpunim të ngushtë me Institutin Shqiptar të Shëndetit Publik në lidhje me standardet në përdorimin e kimikateve. Modeli ofron rekomandime se si të organizohet shërbimi, speci kimet teknike dhe udhëzimet e procedurave të prokurimit, si dhe një mjet përllogaritjeje për detyrën e dezinfektimit të hapësirave publike për shkak të Covid-19. Modeli u shërben të gjitha bashkive sipas opsioneve që ato përzgjodhën dhe mundëson një përllogaritje të shpejtë dhe të hollësishme të kostove për njësi, si dhe të kostove gjithsej. Modeli është i lehtë për t'u kuptuar dhe i lehtë për t'u përdorur. Modeli iu paraqit Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit e cili më pas ia dërgoi bashkive duke e shoqëruar me një shkresë zyrtare. Në përgjithësi, 16 bashki i zbatuan rekomandimet e projektit “Bashki të Forta”, të cilat janë të përshtatshme jo vetëm gjatë periudhës së pandeminë, por edhe në të ardhmen për bashkitë që kanë pak ose aspak përvojë në përllogaritjen e kostos së shërbimeve të dezinfektimit.
MENAXHIMI I MBETJEVE
Nr. 3, Janar - Qershor 2020
Bashkitë janë ngërthyer me nevojën për të menaxhuar funksionin e arsimit parashkollor, pasi iu transferua plotësisht atyre në 1 janar 2019. Projekti “Bashki të Forta” ka luajtur një rol kryesor në diagnostikimin dhe hartimin e dokumenteve kryesore të menaxhimit për të gjitha bashkitë. Në shkurt, projekti ndihmoi ministritë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të Financave dhe Ekonomisë, dhe të Brendshme, si dhe Agjencinë për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin Parauniversitar, për organizimin e një konference kombëtare mbi arsimin parashkollor. Takimi u transmetua drejtpërdrejt në mediat sociale përmes të cilave pjesëmarrësit mundën të ndërvepronin dhe votonin. Konferenca lloi me prezantimin e një udhëzuesi për praktikuesit e arsimit parashkollor. Pastaj u bë prezantimi i listës përfundimtare të praktikave më të mira, i cili u pasua nga një diskutim i hapur midis profesionistëve që përmbylli edhe konferencën. Progres i prekshëm u bë nga dhjetë bashki në zbatimin e aspekteve të udhëzuesit kur u shfaq kriza e Covid-19. Fokusi u zhvendos shpejt në ofrimin e shërbimeve për fëmijët 3-6 vjeç të cilët ishin të izoluar, me ofrimin e shërbimit kryesor të mbështetjes psikologjike. Me pikëpamjen se mbyllja mund të shkaktonte vështirësi afatgjata për fëmijët, me pasoja në mirëqenien dhe zhvillimin e tyre emocional, projekti u përshtat me këtë nevojë. "Unë të dëgjoj" u lançua në prill. Kjo nismë kishte për qëllim ofrimin e mbështetjes psiko-sociale për fëmijët e moshës 3-6 vjeç përmes ofrimit të këshillimit nga psikologët dhe angazhimit të mësuesve dhe drejtuesve të arsimit parashkollor, prindërve dhe institucioneve bashkiake, me detyra të paracaktuara për të gjithë aktorët e përfshirë. Gjatë kësaj periudhe projekti “Bashki të Forta” ka drejtuar një analizë të shërbimit psiko-shoqëror bazuar në instrumentet e prodhuara në kuadër të arsimit parashkollor, me 1) një udhëzues, 2) një raport për dhjetë standardet kryesore për arsimin parashkollor, dhe 3) raporte në terren për shërbimin e ofruar nga Pika Fokale Rajonale gjatë pandemisë Covid-19. Projekti ka vlerësuar modele të ngjashme, p.sh. modeli i shërbimit në internet i Kosovës për fëmijë të moshës 0–6 vjeç, ndërsa u konsultuan ekspertë e kësaj teme dhe këshillat e tyre u përdorën për të identi kuar problemet dhe formësuar ndërhyrjen. Projekti “Bashki të Forta” synon të forcojë institucionet shtetërore në ofrimin e shërbimeve psiko-sociale në sistem gjatë periudhave të mbylljes nga Covid-19. Nisma “Unë të dëgjoj” është një ndërhyrje afatshkurtër e formësuar për t'iu përgjigjur pandemisë dhe do të ofrojë shërbimin psiko-social deri në fund të korrikut 2020, vetëm një pjesë e ndërhyrjes afatgjatë në stabilizimin e këtij shërbimi.
ARSIMI PARASHKOLLOR
“Bashki të Forta” është një projekt i Swiss Development Cooperation, që zbatohet nga Helvetas Swiss Intercooperation duke përfshirë 61 bashkitë e vendit. Faza e parë e këtij projekti do të vijojë deri në vitin 2022. Ky projekt synon që njerëzit në Shqipëri të për tojnë në nivel vendor nga bashkitë e orientuara drejt qytetarëve dhe nga përmirësimimi i menaxhimit të mbetjeve dhe shërbimeve në sistemin parashkollor.
Objektivat speci ke të projektit: • Të vendoset një sistem i qëndrueshëm i menaxhimit urban të mbetjeve në nivel vendor, në përputhje me standartet kombëtare. • Të sigurohen praktika të mira për menaxhimin e shërbimeve në edukimin parashkollor. • T’iu japë bashkive mundësinë për të krijuar lidhje të politikave të tyre publike me buxhetet përkatëse. • Këshillat bashkiakë luajnë një rol kyç në pjesëmarrjen e qytetarëve, pasi ata mbajnë fuqi të lartë mbi administraten e bashkisë dhe zgjidhen nga qytetarët.