Bashki të Forta (BtF), Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe zbatuar nga Helvetas Swiss Intercooperation ka identifikuar disa prej aksioneve që institucionet vendore dhe rajonale në bashkëpunim me komunitetet dhe qeverinë shqiptare, kanë ndërmarrë në përgjigje të sfidave të COVID 19. Bashki të Forta falenderon 12 Koordinatorët Rajonalë që kanë ndërvepruar me 14 Bashki gjatë kësaj periudhe: Kamëz, Fier, Gramsh, Durrës, Vlorë, Përmet, Kukës, Malësi e Madhe, Kurbin, Korçë, Berat, Bulqizë, Durrës, Shkodër si dhe Shoqatat e Vendorëve, Prefekturat dhe Agjencinë për Mbështetjen e Pushtetit Vendor. Qëllimi i këtij raporti javor (fillimisht i ndërmarrë në mbulim të një grupi bashkish) dhe në javët në vijim është të ndajë qasjet inovative me Bashkitë, në funksion të një përgjigjeje efikase në kushtet e krijuara.
Komuniko me Koordinatorin Tënd Rajonal: Kliko këtu
Aksioni
Problemi
Modalitete e zgjidhjes
Ku ka ndodhur sukseshëm?
Funksionimi i Këshillit Bashkiak (Vendimmarrja)
Në kushtet e “distancimit social” mbledhjet e këshillit kanë hasur vështirësi për tu zhvilluar. Veçanërisht në ato bashki ku nuk është aprovuar ende rregullorja (tip).
Apliko Aktin Administrativ të Qeverisë të datës 15.03.2020 dhe Rregulloren (tip) të Keshillit për votimin elektronik në kushtet e emergjencës (email, whatsapp, skype, telefon)
Këshilli Bashkiak (KB) Mat ka mbajtur mbledhje me SKYPE KLIKO për më shumë https://youtu.be/tClobVvReXI
Rrezik potencial për shëndetin përdorimi i vendimit qarkullues dhe mbledhjes së firmave derë më derë.
Fotografo, regjistro dhe protokollo materialin. Dërgo për aprovim në prefekturë. Publiko aktet dhe vendimet në web-in e bashkisë. Nxit aprovimin e Rregullores tip të Keshillit.
Funksionimi i Këshillit Bashkiak (Mbikqyrja) Ngritja e grupeve të vullnetarëve/patronazhit për të asistuar familjet në nevojë.
KB Lushnje, Ura Vajgurore (email & whatsapp) KB Kurbin është asistuar me anë të tutorialeve web dhe ndihmës direkte nga larg për të hapur adresat Skype. (21.03.2020) KB Kolonje & KB Maliq kanë mbajtur mbledhje të KB. Bazuar në rregulloren e re të KB. Votimi është bërë me e mail. KB Patos ka miratuar fondin e emergjencës nëpërmjet përdorimit të emailit.
Ngritja e një task force të këshillit për monitorimin e aksioneve të bashkisë, në terren, për nevojat e njerzve në nevojë
Gramsh
Mungesa e mjeteve mbrojtëse
Kërko bashkëpunim me biznese brenda territorit te bashkisë (një fasoneri ka filluar prodhimin e maskave mbrojtëse).
Cërrik
Mungesa e trajnimit
Këshillo/trajno vullnetarët/grupet e patronazhit duke bashkëpunuar me Universitet, që kanë degë të shëndetit publik apo organizata të specializuara në territor.
Vlorë
Mungesë e vullnetarëvë
Adresim i shoqërisë civile dhe anëtarëve të këshillit për t’u bërë pjesë e grupeve.
Lezhë, Dibër
Aksesi tek ndihma e njerëzve më në nevojë
Transparencë dhe ndërveprim i sigurtë me komunitetin në situatën e një lufte që duhet fituar
Komunikim personal me telefon i kryetarit të Bashkisë me një listë të njerëzish të vetmuar për t’i siguruar për mbështetje psiko-emocionale.
Përmet
Ngritja e LINJAVE JESHILE (13 poste), ku bashkia komunikon me telefon me njerëzit në nevoje për ditur nevojat e tyre
Fier
Mungon informacioni sistematik dhe i përditësuar
Raport ditor i bashkisë i publikuar në web dhe adresim i komunitetit përmes kanaleve të ndryshme për të respektuar rregullat.
Shkodër.
Mundësi alternative për edukimin e fëmijëve në moshën para-shkollore
Ndërsa Ministria e Arsimit ka ngritur platforma (përmes RTV etj.) për vijimin e procesit mësimor, fëmijëve që frekuentojnë kopshtet nuk u është ofruar kjo mundësi
Bashkëpunim mes Bashkisë dhe TV Lokal për krijimin e një hapësire televizive për vijimin e mësimit në nivelin paras-shkollor
Berat
Menaxhimi buxhetit vendor
Kalendari buxhetit do ketë vështirësi të respektohet
Koordino me Shoqatat e Bashkive
AMM
Nevoja për rialokim buxhetore
Programet buxhetore më sensitive ndaj COVID 19
(Zgjidh programet buxhetore më sensitive ndaj COVID ku mund te besh rialokim*)
Shmangie e grumbullimit të njerëzve në qendra shërbimi komunitar (psh: biblotekë)
Ofrimi i librave pesionistëve që frekuentojnë me rregull biblotekën në shtëpi
Kukës
Shërbime socialkulturore
Për arsye të izolimit dhe distancimit social grupet më vunerabël janë më të ekspozuarit
*P.32 Kujdesi social për të sëmurë dhe PAK; P.33 Sigurimi shoqëror (azilet e pleqve); P.24.Furnizimi me ujë të pijshëm; P.17 Menaxhimi I mbetjeve; P.26 Shërbimet e kujdesit parësor; P.29Arsimi bazë dhe parashkollor ; P.Planifikimi dhe Administrimi