Fshatrat e Jugut të Shqipërisë janë unike. Zona në fokus e këtij udhëzuesi përfshin katërmbëdhjetë fshatra të rajonit bregdetar të Himarës, përkatësisht: Palasë, Dhërmi, Ilias, Vuno, Himarë fshat, Pilur, Kudhës, Qeparo i vjetër, Borsh, Piqeras, Sasaj, Lukovë, Shën Vasil dhe Nivicë. Qëllimi i këtij udhëzuesi është jo vetëm të shpjegojë kontekstin dhe karakterin e këtyre fshatrave, por edhe të japë këshilla dhe të orientojë të gjithë ata që merren me zhvillimin, rinovimin ose rikonstruksionin e ndërtesave të fshatit. Ky udhëzues është i vlefshëm si për banorët, pronarët apo qiramarrësit e ndërtesave, edhe për institucionet, administratorët, kompanitë
ndërtuese, mjeshtërit e ndërtimit dhe artizanët.
Ky udhëzues është hartuar në kuadër të Programit:
“Zhvillimi i Integruar dhe i Qëndrueshëm i Rajonit Bregdetar Jugor"
Zbatuar nga GIZ - Shqipëri
www.giz.de/en/worldwide/39273.html