Mars 2016 – Mërgim Cahani, Si i arritëm 2.000.000 $ investim

Page 1

E K S K L U Z I V E

n/7 n/9

MËRGIM CAHANI CEO I GJIRAFA.COM

SI I ARRITËM

>> Revista e parë Online, nga Infoalbania.al

© Copyright New Media Communications 2016. All rights reserved.

TRENDING:

#CEO #GJIRAFA #SOCIALBUSINESS #AKSELERATOR #LIDERSHIP #SIPËRMARRËS

PUBLIKUAR: MARS 2016


Miq,

Këtë vit ne pritëm pranverën për të publikuar edicionin e parë për vitin 2016 të Business Magazine Albania. Ishin të shumta arsyet që ndikuan për këtë vendim, por jemi të sigurtë që kemi përmbledhur në revistë, ajkën e materialeve mbi Sipërmarrjen dhe Biznesin në shqip. Besoni ose jo, komuniteti i sipërmarrjes në Shqipëri dhe në trevat mbarëshqiptare po zhvillohet vrrullshëm. Pa u ndikuar nga faktorët e mjedisit të jashtëm, si politika e paqëndrueshme apo ekonomia me rritje qesharake, sipërmarrësit arrijnë të ruajnë optimizmin dhe të vazhdojnë të këmbëngulin.

Dhe shembujt e suksesit kanë filluar të ngjiten në skenë, në podiumet që iu takon. Ky është një sinjal i mirë se do t’ia dalin. Këto muaj, pati shumë aktivitete të rëndësishme dhe lajme shumë të mira të cilat ne kemi pasur kënaqësinë ti ndjekim dhe ti përcjellim tek ju në këtë publikim. Por kësaj here nuk po zgjatem të përshkruaj rubrikat apo personazhet; shumë prej jush i dinë dhe s’kanë kohë për të humbur në shumë rreshta. Ndaj ju ftoj të lexoni njërin nga numrat më frymëzues deri më sot! Besomëni!

Gerti

HYRJE

Hi!


3

PËRMBAJTJA 5 BOLL I KUSHTUAT VËMENDJE

GJËRAVE “JO URGJENTE” NË JETË KËSHILLA NGA NJERËZ TË SUKSESSHËM

7 8 GJËRAT QË NJERËZIT

SIPËRMARRËS BËJNË NDRYSHE KËSHILLA NGA NJERËZ TË SUKSESSHËM

10 VETËM NË KOSOVË

LOGOJA E BIZNESIT TIM DO TË JETË NË VENDIN E DUHUR! SHQIPTARË SIPËRMARRËS NË BOTË

14 NIKE AKTIVIZON “JUST DO IT“ MARKA GLOBALE

17 MAKINAT PA SHOFERË

ÇFARË MUND TË SHKOJË KEQ? TEKNOLOGJI & BIZNES

19 LI-FI, TEKNOLOGJIA QË DO TË

SJELLË INTERNET 100 HERË MË TË SHPEJTË TEKNOLOGJI & BIZNES

22 ÇDO UDHËTIM I GJATË,

FILLON ME HAPA TË VEGJËL! PROFIL MENAXHERI

25 NGA SHQIPËRIA

NJË PROGRAM PËRSHPEJTIMI BIZNESI PËR GJITHË BALLKANIN SPECIALE BIZNES SOCIAL

27 SI E SHNDËRROVA PASIONIN TIM

PËR ARKITEKTURËN NË NJË STARTUP? SPECIALE BIZNES SOCIAL

29 STARTUP-I QË NDËRTHURR

31 NATHAN KOESHALL:

JA PËRSE SIPËRMARRJA NUK KA MOSHË SPECIALE BIZNES SOCIAL

33 DREJTORESHA E YUNUS SOCIAL BUSINESS:

SHQIPËRIA ËSHTË SHNDËRRUAR NË QENDRËN TONË KRYESORE NË BALLKAN SPECIALE BIZNES SOCIAL

36 4 ARSYE

PËR T'IU BASHKUAR NJË PËRSHPEJTUESI BIZNESI SPECIALE BIZNES SOCIAL

38 AMANCIO ORTEGAS

NJERIU QË NDËRTOI PERANDORINË MË TË MADHE TË MODËS, ZARA PERSONAZH

44 10 MËSIME LIDERSHIPI NGA SHEFAT E KËQINJ LIDERSHIP

47 KËSHILLA KURSIMI

NGA MILIARDERË QË TË GJITHË DUHET T’I DINË KËSHILLA NGA NJERËZ TË SUKSESSHËM

50 5 VLERAT QË FACEBOOK KËRKON NGA PUNONJËSIT E VET KËSHILLA NGA NJERËZ TË SUKSESSHËM

53 MËRGIM CAHANI

PËRDERISA DIKUSH VAZHDON DHE NUK NDALET, ATËHERË SUKSESI ËSHTË I PASHMANGSHËM INTERVISTA EKSKLUZIVE

58 FUQIZIMI I BIZNESEVE SHQIPTARE

KURSET WIFI DHE RËNDËSIA E TYRE INTERVISTA EKSKLUZIVE

TRADITËN ME MODERNEN NË BOTËN E MODËS! SPECIALE BIZNES SOCIAL

PËRMBAJTJA


KËSHILLA NGA NJERËZ TË SUKSESSHËM


5

APPLE INC. DEKLARON BLERJEN E EMOTIENT Apple Inc. deklaroi blerjen e startup-it të inteligjencës artificiale Emotient. Emotient ështe një kompani e specializuar në teknologjinë e njohjes së emocioneve të fytyrës kur ne shohim video ose imazhe. Apple ka konfirmuar blerjen e Emotient pa dhënë informacione mbi termat e marrëveshjes. Inteligjenca Artificiale është kthyer në një

Boll i kushtuat vëmendje gjërave

“JO URGJENTE” NË JETË *Matt Mayberry Njerëzit flasin për aftësinë e të bërit të shumë gjërave njëkohësisht (multitasking) dhe ata mendojnë se është talent, por unë mendoj se është jo-produktive në lidhje me suksesin. Kjo do të thotë se po e shpërndani vëmendjen në 1 milionë pjesë. Nëse po flisni në telefon me një klient, por po bëni ndonjë punë shtëpie ose po lexoni një revistë ndërsa flisni, ju nuk po angazhoheni plotësisht me klientin tuaj. Ju nuk jeni në rrjedhën e bisedës.

Klienti juaj meriton më shumë se kaq, a nuk mendoni edhe ju? Në të njëjtën mënyrë, edhe jeta juaj meriton më shumë se kaq. Aftësia për të bërë një detyrë në një kohë të caktuar, për t’i dhënë një gjëje të caktuar vëmendjen tuaj të pandarë, është një nga çelësat e produktivitetit

të vërtetë. Nuk po flas për llojin e produktivitetetit ku ju bëni 20 gjëra nga lista juaj e gjërave për t’u përfunduar, ndërsa bëni 15 milje vrap ose u përgjigjeni 20 emaileve. Sigurisht, ky lloj produktiviteti na pëlqen të gjithëve. Por unë po flas rreth atij produktiviteti ku ju arrini objektivat tuaj, arrini gjëra të

.....

KËSHILLA NGA NJERËZ TË SUKSESSHËM


6

Të konsumohemi nga detyrat e lodhshme dhe punët e ngarkuara është një betejë madhore me të cilën ne përballemi çdo ditë.

rëndësishme dhe afatgjata. Do të thotë të mbaroni projekte madhore në vend që të bëni një milion gjëra të vogla që nuk i shtohen asnjë gjëje të vetme që zgjat. Do të thotë produktivitet cilësie më tepër se sa për produktivitet sasie. Në momentin që mësoni t’i jepni vëmendjen tuaj asaj gjëje, për t’u fokusuar në projektet e rëndësishme, ju do të përfshiheni në rrymën e gjërave. Sepse kjo është mënyra se si realizohen ato. Ju hiqni qafe të gjitha zhurmat e jashtme, të gjitha telefonatat, të gjitha detyrat vartëse, të gjitha ndërprerjet dhe vetëm fokusoheni. Ju jeni të aftë të uleni dhe të fokusoheni gjatë në atë gjë mjafueshëm për ta kompletuar.

Çdo mëngjes kur ngrihemi, gjëja e parë në mendjen tonë është projektet dhe detyrat që do të na japin kthimin më të madh nga energjia (return on energy-ROE). Arsyeja se pse kjo është shumë e vështirë për pjesën më të madhe të njerëzve, është pasi shpeshherë ajo që na jep ROE-n dhe shpërblimin më të madh zakonisht është pjesa më e vështirë dhe më kohëkonsumuese e gjithçkaje që

kemi për të bërë. Dërgimi i emaileve, të folurit në telefon, pastrimi i tavolinës dhe lëvizja e gjërave nga njëri vend në një vend tjetër... duket sikur keni bërë shumë, por ashtu siç e thashë më sipër, ka një diferencë shumë të madhe midis produktivitetit të cilësisë dhe produktivitetit të sasisë. Nëse të gjithë do të merrnim kohën e mjaftueshme të vlerësonim zakonet dhe programet tona aktuale dhe të caktonim se çfarë është ajo gjë që na konsumon më tepër kohën dhe energjinë tonë, do të surprizoheshim se sa kohë dhe përpjekje u japim gjërave jo

urgjente në jetën tonë. Edhe pse multitasking mund t’ju bëjë të ndiheni të plotësuar përkohësisht, nuk është një mënyrë e mirë biznesi dhe për arritjen e objektivave kryesorë. Është gati e pamundur të jeni mjeshtër në aftësinë tuaj dhe të bëheni më i miri absolut nëse fokusoni gjithmonë përpjekjet në 10 drejtime të ndryshme. Spostimi i aftësitë tona drejt detyrave dhe projekteve të mëdha i shton shumë vlerë këtyre të fundit dhe ne fillojmë të ndihemi të arrirë dhe thellësisht të plotësuar. Duke mos u ndier vetëm si “Një person që bën shumë punë”.

KËSHILLA NGA NJERËZ TË SUKSESSHËM


7

Sipërmarrja shkon përtej Elon Musk, Mark Zuckerberg dhe Garrett Camp, dhe përfshin diçka më të madhe se Twitter dhe WhatsApp. Sipërmarrja është një mentalitet, një qëndrim dhe një stil jete, i adoptuar nga njerëz të cilët nuk janë të kënaqur me status quo-n aktuale. Është një përqasje ndaj jetës që favorizon kreativitetin përkundrejt rehatisë dhe veprimin kundrejt pasivitetit. Autori bestseller, investitori dhe sipërmarrësi James Altucher thotë se për të, “Të qënit një ‘sipërmarrës’ nuk do të thotë të krijosh ‘Facebook’-un e radhës, ose të mos nisësh fare biznes. Do të thotë të gjesh sfidat në jetën tënde dhe të përcaktosh mënyra kreative për të kapërcyer këto sfida.” Kështu që, edhe pse sipërmarrja juaj nuk do të ndryshojë botën, mbani parasysh këto aspekte të mentalitetit sipërmarrës që do t’jua pasurojnë punën dhe jetën tuaj.

8 GJËRAT

që njerëzit sipërmarrës bëjnë ndryshe

Ja cilat janë 8 gjërat që bëjnë ndryshe njerëzit sipërmarrës. - Janë të aftë për t’u angazhuar për ëndrrat e tyre Sipërmarrësit zgjedhin të heqin dorë nga siguria dhe familjariteti i një “pune të rregullt” për të jetuar një stil jetese të pasigurt. Duhet shumë guxim për ta bërë këtë, por për ikona si Walt Disney, shpërblimi që vjen më pas, duket se ia vlen.

- Ata mendojnë për klientët më shumë se për veten Sipërmarrësit nuk para kërkojnë famë për veten. Në vend të kësaj, ata janë më të shqetësuar për njerëzit që duan të ndihmojnë ose për problemet që duan të zgjidhin. Kjo i shton detyrës së tyre një shtresë kuptimi që mund të jetë diferenca midis suksesit dhe dështimit kur gjërat vështirësohen. Në librin e tij, sipërmarrësi Guy

Kawasaki shkruan, “Në orët e tua më të errëta, kujtoni vlerën që po përpiqeni t’i shtoni jetës së njerëzve, kënaqësinë që do të ndjeni, ose kauzën që do të çoni më tej.”

KËSHILLA NGA NJERËZ TË SUKSESSHËM


8

- Ata nuk reshtin kurrë së mësuari Derisa ata janë në biznesin e krijimit të produkteve të reja dhe të shpikjes së mënyrave të reja të të bërit të gjërave, shumë nga ato që sipërmarrësit bëjnë nuk mund të mësohet në klasa leksionesh. Ata e dinë se mësimet më të rëndësishme mësohen nga jeta, kështu që gjatë jetës së tyre ata qëndrojnë të hapur dhe kuriozë në mënyrë që të përthithin sa më shumë të jetë e mundur.

Richard Branson, themeluesi i Virgin Group, e nisi me një revistë të vogël studenti, para se të krijonte një varg dyqanesh regjistrimi, një shtëpi muzike, një linjë ajrore dhe tani një kompani hapësinore komerçiale. Ai në vend që të bëhej një ekspert në një fushë të caktuar, vazhdoi të mësonte dhe të adoptohej përgjatë gjithë jetës së tij.

sipërmarrjes. “Kjo është ajo se çfarë do të thotë të jesh një sipërmarrës: të fokusohesh vërtet në atë gjë që nuk ekziston ende dhe të punosh me të derisa ta bësh realitet,” thotë ajo.

- Ata “vdesin” të dështojnë Për pjesën më të madhe prej nesh, frika e dështimit është tërësisht paralizuese, por për sipërmarrësit dështimi është diçka për t’u pranuar. Është një tregues i limiteve dhe i paevitueshëm nëse dikush tenton në mënyrë konstante gjëra të reja.

- Ata i marrin idetë e vjetra dhe i bëjnë shumë herë më të mira Ndërsa dikush mund të mendojë se sipërmarrësit janë të fokusuar kryesisht në ide që nuk janë parë kurrë më parë, ata zakonisht riorganizojnë një model ekzistues ose përditësojnë një produkt të dalë mode. Ndonjëherë, këto ide të ri-shpikura ndryshojnë mënyrën se si ushtrohemi ne, lexojmë ose ushqehemi.

- Ata gjejnë dhe përmbushin një nevojë të botës Sipërmarrësit kërkojnë të bëjnë më shumë se sa të kënaqin interesat vetjake. Ata duan të zgjidhin një problem ose të krijojnë një produkt që kënaq një nevojë. - Ata nuk heqin dorë kurrë Rrallë ndodh, që një shpikës ose sipërmarrës të ketë sukses në përpjekjen e parë. Për të krijuar diçka që zgjat dhe që ia vlen, ajo kërkon vite pune, fokusi dhe dedikimi; një ide është vetëm pika e nisjes. Kelly Zen-Yie Tsai, një poete dhe themeluese e një kompanie prodhimi, beson se ky nivel i këmbënguljes është një element kritik i

“Një mungesë e cila nuk komplikonte thjesht çdo aspekt të jetës së tyre, duke përfshirë gjëra bazike si shkuarja në shkollë, por i ekspozonte ndaj një game të gjërë sëmundjesh,” shkruan ai në Start Something That Matters.

Disa e nisën biznesin për shkak të një stresi me një sistem inefiçient ose me defekt. Disa të tjerë u prekën nga përjetimi i tyre me varfërinë ose mjerimin. Blake Mycoskie, themeluesi i TOMS, e filloi biznesin e tij pas udhëtimit në Argjentinë ku pa fëmijë që nuk kishin këpucë:

- Mbi të gjitha, ata veprojnë. Sipërmarrësit ekzekutojnë ndërsa për shumë të tjerë, një ide thjesht venitet në të shkuarën. Ata janë mjeshtra për ta kthyer abstrakten në konkrete. Ky veprim në dukje i thjeshtë është një nga sfidat më të mëdha të jetës dhe në fund është ajo që përcakton një sipërmarrës.

KËSHILLA NGA NJERËZ TË SUKSESSHËM


SHQIPTARË SIPËRMARRËS NË BOTË


10

BURIM ZEJNULLAHU

Kush është Burim Zejnullahu: Biznesmen i suksesshëm në Liège të Belgjikës dhe pronar i sallonit modern të bukurisë ID´AL Coiffure. Vendlindja: Fshati Banullë, Komuna e Lipjanit -Kosovë. Mosha: 40 vjeç Viti i lagimit nga Kosova: 12 dhjetor 1991 Fusha e ekspertizës: Stilist dhe flokëtar profesional.

VETËM NË KOSOVË logoja e biznesit tim do të jetë në vendin e duhur!

1. Cila mendoni se ishte arsyeja kryesore që u larguat nga Kosova? Arsyeja kryesore që jam larguar nga Kosova ishte mbyllja e shkollave nga policia serbe, dhuna ndaj të rinjve shqiptarë dhe perspektiva për një të ardhme më të mirë.

2. Na tregoni diçka më shumë për përvojat e tua të para si i huaj në Belgjikë dhe çfarë ka ndikuar më shumë te ju në zgjedhjet që keni bërë në jetë? Isha i mitur 16 vjeçar kur jam larguar nga Kosova për të shkuar në Belgjikë, ishte shumë i vështirë integrimi, por falë vëllait tim Ylber Zejnullahut që kishte ardhur 8 muaj para meje e kisha pak më të lehtë.

E vetmja rrugë drejt punës dhe suksesit ishte shkollimi. Kështu që unë fillova menjëherë shkollën për flokëtar. Kam përfunduar 7 vite shkollë dhe jam perfeksionuar në këtë profesion. 3. Cila ishte puna juaj e parë dhe në cilin profesion? Pas përfundimit të shkollës menjëherë jam angazhuar në një sallon të bukurisë ku kam punuar disa vite, pastaj kam punuar edhe në shumë sallone të tjera të njohura për të perfeksionuar profesionin të cilin e doja me zemër. 4. Si ishte rrugëtimi juaj dhe integrimi në shoqërinë belge?

SHQIPTARË SIPËRMARRËS NË BOTË


11

Konkurrenca në këtë profesion është shumë e madhe, por përvoja profesionale, pjesëmarrjet në kampionate evropiane, puna, teknika, dhe konceptet e reja stilistike na bëjnë të dallohemi nga të tjerët. Jam gjithashtu edhe krijuesi i konceptit më të ri në Belgjikë dhe Evropë: “L'Abonnement en coiffure- Abonimi në Floktari", që do të thotë që klientët tanë 40% janë të abonuar te ne për një periudhë 2 vjeçare.

Rrugëtimi im në jetën profesionale në shoqërinë belge ishte i vështirë, por me punë dhe vullnet ishte gjithçka e mundur.

gjithashtu është një frizere dhe grimere me një përvojë shumëvjeçare dhe të shkëlqyeshme nga Kosova.

5. Na flisni pak më shumë mbi klimën e Biznesit në Belgjikë. A ka konkurrencë dhe a ka paragjykime mbi të qënit shqiptar i suksesshëm në Bruksel?

Në sallonin tonë kemi klientë nga të gjitha kombësitë: belgë, italianë, francezë, marokenë, turq, spanjollë, por edhe shumë shqiptarë, gjithashtu kemi edhe disa yje nga bota e sportit: lojtarë nga klubi i futbollit “Standardi” dhe nga televizioni “RTBF”.

Pas një përvoje të gjatë në këtë profesion, vendosa që të hap biznesin tim, edhe atë me emër shqip ID´AL Coiffure që do të thotë: ID =Identitet dhe AL = Albanais, Identitet Shqiptar. Një sallon modern ku punoj me gruan time Ganimeten, e cila

Duke parë këtë sukses po mendojmë që në muajt e ardhshëm të inaugurojmë edhe hapjen e sallonit te dytë ID´AL 2.

6. Çfarë vlerësoni ju te vetja dhe çfarë vlerësojnë të tjerët te ju? Tek vetja vlerësoj guximin, punën, dhe ambiciet për të ardhmen. Të tjerët tek unë vlerësojnë përkushtimin ndaj shërbimit profesional. 7. Çfarë ju ka motivuar më shumë në rrugën tuaj drejt suksesit? Ku gjeni mbështetje në momente të vështira? Ajo çka më ka motivuar më shumë në rrugën drejt suksesit ka qenë Dashuria ndaj këtij profesioni. Kurse sa i përket mbështetjes,

Atmosfera në sallonin tim është e shkëlqyeshme me muzikë shqiptare, franceze dhe angleze. Deviza që kemi në sallonin tonë është: "Floku i Juaj, profesioni ynë".

SHQIPTARË SIPËRMARRËS NË BOTË


48 12

e kam nga bashkëshortja dhe njëkohësisht kolegia ime si edhe edhe nga familja. 8. A njihni sipërmarrës të tjerë shqiptarë të cilët punojnë në Belgjikë? Kanë shqiptarët ndonjë karakteristikë të cilës mund t’i atribuohet suksesi në biznes? Në Belgjikë ka edhe shumë biznesmenë të tjerë shqiptarë në të gjitha fushat: si për shembull në rregullim makinash, restorante, piceri, kafeteri, etj. 9. A jeni anëtar i Unionit të Bznesit Shqiptar në Belgjikë. Nëse, po çfarë pretendoni të arrini me këtë angazhim?

investim. Nëse marr një shembull, energjia elektrike dhe uji janë dy problemet kryesore që në profesionin tonë janë të domosdoshme. Ndërkohë shoh se në Kosovë janë ende problem.

Tani për tani nuk jam anëtar i Unionit të Biznesit Shqiptar në Belgjikë, por kam pasur kontakte me zotin Amet Gjanaj, i cili më ka informuar për këtë, dhe shpresoj të bëhem anëtar shum shumë shpejt.

Dëshira dhe ëndrra ime në të ardhmen është: Hapja e disa salloneve në Kosovë dhe Shqipëri, ku do të doja të sillja të gjithë profesionalizmin tim në vendlindje dhe...

10. Kosova apo Shqipëria, a kanë vëmendjen tuaj si potenciale për investime? A është momenti tani apo ende nuk ka ardhur një moment i duhur për investime? Çfarë mendoni se mungon dhe çfarë mund të përmirësohet? Para dy viteve kam tentuar të investoj në Kosovë në këtë sektor, por kushtet nuk janë ende të mira për

SHQIPTARË SIPËRMARRËS NË BOTË


MARKA GLOBALE


14

Nike aktivizon

JUST DO IT

Kompania sportive, Nike, ka vendosur të përdorë inovacionin dixhital për të shndërruar shprehjen e saj "Just do it " në një shërbim që do u vijë në ndihmë klientëve për të arritur këtë qëllim në jetën reale. Stefan Olander, presidenti i Nike +, diskutoi këtë temë në samitin e mbajtur nga "Këshilli i Marketingut" në Napa, Kaliforni.

MARKA GLOBALE


15

"Pritshmëritë tona rriten çdo ditë," deklaroi Olander. "Nëse përdor aplikacionin Nike është mirë sepse marr informacion, kur të vrapoj më shpejt dhe kur më ngadalë.” "Në fund të ditës, të qenit në pëllëmbë të dorës së shumë njerëzve dhe krijimi i një lidhjeje të drejpërdrejtë me çdo sportist në botë është mjeti më i fuqishëm i marketingut që është në treg." Duke u përshtatur me mentalitetin e një ofruesi shërbimesh,

Formula "Just Do It" ka ndihmuar për të ndërtuar një markë shumë të njohur dhe të suksesshme. Strategjia kryesore për të ndërtuar këtë markë, ka qenë pajisja me atlete profesionale e sportistëve elitarë dhe reklamimi i tyre me video ngacmuese. Kjo fushatë marketingu ka qenë shumë frymëzuese për njerëzit. Ata e kanë ndjerë fuqinë e fjalëve “Just Do It.” Konsumatorët, tashmë po përqafojnë gjithmonë e më shumë një gamë të larmishme të ofertave dixhitale.

prodhuesi i atleteve mund të sjellë "inovacion dhe frymëzim tek çdo sportist në botë," raportoi Olander. "Gjatë gjithë ekzistencës sonë, ne jemi përqëndruar të bëhemi kompania më e mirë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë," shtoi ai. "Është shumë interesante kur mendojmë për veten tonë si një kompani shërbimesh – jo thjesht prodhues – për të ndihmuar njerezit të rrisin rendimentin e tyre në atë që bëjnë."

Për t’ju përgjigjur ketij trendi të kohës, Nike po përpiqet t'i pajisë klientët e saj me një aplikacion që i plotëson kërkesat e tyre më së miri. "Tani njerëzit thonë, unë do ta bëj atë që kam nisur, por puna e NIKE është të na bëjë të mos mjaftohemi vetëm duke thënë "Just Do It", por të na ofrojë një shërbim që ndihmon që ta bëjmë diçka, " tha Stefan Orlander. Me bizneset që po rriten shpejt siç janë Uber dhe Airbnb, konsumatorët po presin që çdo kompani të zhvillojë aplikacionet e veta.

MARKA GLOBALE


TEKNOLOGJI & BIZNES


17

N.q.s do të besojmë entuziastët, makinat elektrike dhe pa shoferë do t’i japin fund vuajtjeve të trafikut. Ne do të jetojmë në qytete pa trafik, rrugët do të jenë të sigurta, parkimi do të jetë i garantuar dhe këmbësorët bashkë me biçikletat do të kenë korsinë e tyre pa pasur frikë nga pakujdesitë e shoferëve. Makinat pa shoferë po promovohen shumë kohët e fundit. Kompanitë teknologjike e adhurojnë këtë koncept të ri. Përgjithësisht, gazetarët dhe analistët kanë qenë të kënaqur nga xhirot me këto makina.

MAKINAT PA SHOFERË

Çfarë mund të shkojë keq? Kush prej nesh nuk do të donte të jetonte në një qytet pa trafik dhe ndotje të shkaktuara nga makina që përdorin lëndë djegëse?

inovacion, së bashku me rreziqet dhe zgjidhjet e këtyre problemeve.

E vërteta është që makinat pa shoferë kanë potencial të madh ta bëjnë qytetin më të sigurtë dhe të qëndrueshëm, n.q.s futen në treg në rrugën e duhur. E zëmë se qytetet tona do të popullohen nga makina elektrike dhe pa shoferë.

1. Sulmet kibernetike Rreziku: Makinat pa shoferë do të mbështeten në një informacion dixhital për të operuar. Eksperienca tregon se këto sisteme janë të rrezikuara të sulmohen nga jashtë. Rrjeti elektrik amerikan është i njohur për pasigurinë e tij.

Pyetja është: Çfarë mund të shkojë keq? Cilat janë pikat e dobëta e kësaj teknologjie? Cilat janë skenarët më të rrezikshëm të makinave pa shoferë? Më poshtë mund të gjeni një listë me 5 faktorë që mund të rrezikojnë këtë

Zgjidhja: Sistemet moderne, teorikisht bëjnë një punë më të mirë për të ndaluar bllokimet e rrjeteve teknologjike dhe siguria nga sulmet kibernetike është e lartë.

TEKNOLOGJI & BIZNES


18

2. Paniku Publik Rreziku: Po sikur një aksident tragjik të zbulojë se shumë pjesë të sistemit nuk funksionojnë siç duhet? A do ta tolerojë këtë dështim publiku? Si për çdo sistem transporti, siguria është themelore. Menjëherë media mund të vendosë në pikëpyetje të ardhmen e kësaj teknologjie. Zgjidhja: Në këtë botë informacioni, lajmet e rreme zbardhen menjëherë. Duke bërë me dije të mirat që sjell ky sistem i ri transporti në krahasim me ditët e sotme, publiku do të mbështesë këtë teknologji të re. 3. Porosi pa fund Rreziku: Çfarë ndodh nëse njerëzit e mbingarkojnë sistemin duke bërë thirrje të shumta në

rrjet për makinat pa shoferë? Ky mbetet një ndër problemet kryesore të zhvilluesve të këtij sistemi. Zgjidhja: Nuk dihet akoma se sa problem i madh mund të jetë ky për të ardhmen. Nëse drejtuesit e këtyre makinava do të kenë më shumë kohë për të menduar, ndoshta ata nuk do të harrojnë të blejnë të gjithë listën e ushqimeve dhe kjo nuk do t’i rikthejë prapë në dyqan. Mirëmbajtja e rrugëve do të jetë më e mire, sepse pagesa

do të bazohet në kilometrat e secilës makinë. 4. Revolta e adhuruesve të makinave të sotme Rreziku: Disa njerëz i adhurojnë makinat. Disa jo. A mundet që entuziastët e makinave, siç i njohim sot mund të bëjnë rezistencë ndaj teknologjisë së re që pritet të përdoret nga makinat? A mundet që këta individë të përdorin Amendamentin e Dytë të Kushtetutës Amerikane dhe të mbrojnë lirinë për lëvizjen me makinat e tyre? Kjo gjë do të kishte një kosto sociale, por gjithsesi është e vështirë të detyrosh njerëzit që të përdorin makina pa shoferë. Zgjidhja: Ky është një rrezik që duhet zgjidhur nga demokracia. Do të jetë detyra e politikbërësve që të mbështesin futjen e kësaj teknologjie të re për makinat. Atyre që adhurojnë makinat siç i njohim sot, duhet t’u krijohet një hapësirë ku mund të shijojnë pasionin e tyre. 5. Bashkërendimi Rreziku: Për shkak se makinat pa shoferë do të kërkojnë një sistem komplet të ri, do të ketë mjaft elementë si: projektimi,

numri i makinave pa shoferë dhe me shoferë, transporti publik dhe të tjerë që duhet të bashkërendohen. N.q.s disa elementë ndryshojnë pak, kjo mund të jetë një goditje për sistemin. Kjo do të thotë që përfitimet si ulja e trafikut dhe ndotjes do të zvogëlohen. Pa këto përfitime do të jetë e vështirë për shoqërinë që të pranojë këtë teknologji. Zgjidhja: Bashkërendimi i të gjithë elementëve të sistemit përbën rrezikun më të madh të këtij projekti. Projektuesit duhet të bëjnë më të mirën për të dalluar përpara kohe pikat e dobëta të sistemit të ri të makinave pa shoferë. Çdo qytet mund të eksperimentojë dhe të ndjekë përvojat e tij për të gjetur zgjidhje sa më të mira. Kjo nuk është një ëndërr, por një arritje e shkencës, progresit dhe ndihmës së politikave që mbështesin inovacionin.

TEKNOLOGJI & BIZNES


19

Kush është e ardhmja e internetit të shpejtë? Përgjigjja: Li-Fi! Të gjithë e mbajmë mend magjinë që solli dalja në treg e teknologjisë Wi-Fi. Tani pyetja qendron: A do të jetë teknologjia Li-Fi konkurrentja e asaj Wi-Fi?

LI-FI

Teknologjia që do të sjellë internet 100 herë më të shpejtë

Internet super i shpejtë Wi-Fi është një lidhje e zakonshme interneti, po kështu Li-Fi. Wi-Fi përdor valët e radios, ndërsa Li-Fi valët e dritës. Ky është ndryshimi kryesor i këtyre dy teknologjive. Duke ju rikthyer fizikës, spektri i valëve të dritës është 10,000 herë më i madh se spektri i valëve të radios. Me rritjen e përdorimit të kanaleve të Wi-Fi, rrjetet fillojnë të tejmbushen dhe shpejtësia e internetit fillon të ulet. Si mundet të ruajmë një efektshmëri të lartë të internetit? Përgjigjja është Li-Fi. Kjo teknologji siguron një linjë interneti super të shpejtë, ka efektshmëri të lartë në konsumin e energjisë dhe ka një spektër të gjerë frekuencash.

Teknologjia LED Li-Fi mbështetet në përdorimin e dritave LED dhe kjo e lejon përdoruesin të rregullojë intensitetin e dritave edhe në shpejtësi të mëdha. Kjo do të lejojë dritat e Li-Fi për të transmetuar të dhëna (që nuk mund të shihen me sy të lirë) tek një marrës i sinjaleve të dritës. Në parim, Li-Fi funksionon në mënyrë të ngjashme me telekomandën tuaj. Gjithsesi telekomanda përdor valët infra të kuqe, kurse Li-Fi do të jetë më i shpejtë dhe përdor një bandë frekuencash shumë më të mëdha. Ka disa fjalë se kjo teknologji mund të përdoret, në kamerat e celularëve. Meqenëse të dhënat transmetohen me shpejtësi të lartë, dritat LED mund të vazhdojnë të përdoren si ndriçues për shtëpinë tuaj. Gjith-

TEKNOLOGJI & BIZNES


20 48

sesi akoma nuk është gjetur zgjidhje se si do punojnë këto drita gjatë mëngjesit, kur ne duam thjesht të përdorim internetin dhe nuk duam të ndriçojmë dhomën. Shpejtësia? Velmenni, një kompani estoneze, së fundi ka bërë një provë në zyrat e saj me teknologjinë Li-Fi. Shpejtësia e arritur është 1Gbps ose 100 herë më shpejt se teknologjia Wi-Fi. Në teori dhe në provat e laboratorëve, shkencëtarët kanë gjetur se shpejtësia e Li-Fi mund të shkojë në 224 Gbps. Siguria? Ju e dini se teknologjia Wi-Fi mund të piratohet nga jashtë. Kjo nuk ndodh me teknologjinë Li-Fi. Meqenëse Li-Fi përdor dritën për të transmetuar informacion, ështe e sigurtë, pasi drita nuk mund të përshkojë muret.

Pse Li-Fi? Disa mendojnë se Wi-Fi, do të thotë "wireless fidelity" ose në shqip "besnikëri pa tela." Kjo nuk është e vërtetë, "Wi-Fi" nuk ka ndonjë kuptim të veçantë. Wi-Fi është një fjalë që përdoret për të përshkruar një rrjet teknologjik që nuk përdor telat për të komunikuar. Ky term është vendosur nga një kompani e quajtur Interbrand. E njëjta histori dhe me termin Li-Fi. Li-Fi nuk do të thotë " Light Fidelity", por është më shumë një fjalë tërheqëse për njerëzit. Kur do të dalë në treg Li-Fi? Velmenni, kompania që qëndron mbrapa idesë dhe produktit Li-Fi, thotë se teknologjia do të jetë në duart e përdoruesve brënda 3-4 vjetësh. Mendja që qendron prapa këtij koncepti është Harald Hass. Le të shpresojmë që kjo teknologji

të jetë sa më shpejt në shtëpitë tona. Mos hiqni dorë nga Wi-Fi Pavarësisht parashikimeve për teknologjinë Li-Fi, shumë pyetje mbi këtë produkt duhen zgjidhur. Këto pyetje përfshijnë: • Si do ta përdorin njerëzit teknologjinë Li-Fi në ambjentet e jashtme me diell apo në dhoma ku ka televizorë apo pajisje të tjera LED aktive? • Siguria e teknologjisë Li-Fi është një avantazh i dukshëm, por a do të ketë internet në të gjithë shtëpinë me Li-Fi? • Si çdo gjë e re, a do të jetë shumë e shtrenjtë pajisja me këtë teknologji? Në mënyrë të dukshme nuk ka ardhur akoma koha të heqim dorë nga teknologjia Wi-Fi. Le të shpresojmë se ditët me një shpejtësi më të madhe të internetit të vijnë sa më shpejt.

TEKNOLOGJI & BIZNES


PROFIL MENAXHERI


22

A mund të na tregoni më shumë për udhëtimin tuaj profesional nga hapat tuaja të para në karrierë deri tani? Unë kam studiuar për Inxhinieri Telekomunikacioni, por pavarësisht se kisha një bagazh të lartë teknik, vendosa të merresha me biznes që në fillim të karrierës sime. Pas disa praktikash pune në kompani të ndryshme, unë u bëra këshillues menaxhimi pranë McKinsey & Co. Unë punova në zyrat e kësaj kompanie në Madrid dhe New York. Gjatë kësaj periudhe bëra një Master në Biznes pranë Universitetit të Kolumbias. Shtatë vjen më vonë, vendosa të bëhesha pjesë e Google në Irlandë, ku kam pasur mundësinë të jem pjesë dhe të drejtoj skuadra nga e gjithë bota për funksione të veçanta. Tani unë drejtoj sektorin e shitjeve për klientët tanë në shtete të ndryshme të Europës Jugore.

Çdo udhëtim i gjatë

FILLON ME HAPA TË VEGJËL! Guillermo Albizuri vjen në një intervistë ekskluzive në Business Magazine.

Ku keni lindur? Unë kam lindur dhe jam rritur në Madrid të Spanjës.

Ai ishte një nga folësit kryesorë të Silicon Valley Open Doors, një nga konferencat më të rëndësishme të sipërmarrjeve të reja në Europë dhe më gjerë. Business Magazine pati rastin të ishte partner mediatik në këtë ngjarje të rëndësishme për botën Startup. Guillermo Albizuri është një nga drejtuesit kryesorë të Google, në zyrat e saj qendrore në Dublin. Në këtë intervistë Guillermo tregon më shumë për eksperiencat e tij në botën e biznesit dhe na jep më shumë kurajo për të vazhduar pasionet dhe ëndrrat tona.

Cili ka qenë vendimi më i rëndësishëm gjatë karrierës suaj? Vendimi më i rëndësishëm për mua ka qenë largimi nga Spanja dhe përvoja ndërkombëtare që kam fituar. Në fillim unë shkova në Paris për një periudhë dy vjeçare. Kjo eksperiencë më hapi një botë të re mundësish. Më pas shkova në New York për 5 vjet dhe tani kam 7 vjet në zyrat qendrore të Google në Irlandë. Unë nuk do të isha këtu ku jam, nëse nuk do të kisha vendosur për t’u larguar nga vendlindja. Ju keni eksperiencë ndërkombëtare në kompani të mëdha në SH.B.A, Europë dhe Universitete elitare siç është ai i Kolumbias. Kush është sekreti juaj i suksesit?

PROFIL MENAXHERI


23

Ka 3 elementë kyçë që kam ndjekur në jetën time profesionale. Së pari, sigurohuni që e doni punën që bëni, besoni në misionin e kompanisë suaj dhe mund të mësoni nga njerëzit që punoni. Nëse nuk është kështu, bëni mirë ta ndryshoni punën tuaj. Së dyti, shtyni veten tuaj drejt sfidave të reja, kur jeni përshtatur me ato ekzistueset. Kjo është mënyra më e mirë për t’u rritur dhe zhvilluar. Së treti, shijoni çdo hap të udhëtimit tuaj profesional në vend që të arrini destinacione të tjera. Shpërblimet duhet të jenë pasoja dhe jo të jenë qëllimi juaj kryesor. Rajoni i Ballkanit ka një popullsi prej më shumë se 60 milion njerëzish dhe së shpejti do të integrohet në Bashkimin Europian. A është ky rajon një treg potencial për kompani të mëdha si Google? Në Shqipëri kemi programe si ai i Startup Grind që mbështetet nga Google. Çfarë nismash të tjera mund të merren në mënyrë që të mbështetet rritja e ekosistemit sipërmarrës? Unë jam i habitur nga rritja kaq e shpejtë e sipërmarrjes në rajonin e Ballkanit. Më shumë se 300 marrëveshje janë bërë 5 vitet e fundit dhe investimet në startup-e janë dyfishur për këtë rajon që nga

viti 2012. Në konferencën Silicon Valley Open Doors që u zhvillua në Dublin gjatë muajit Janar, morën pjesë më shumë se 20 startup-e nga Ballkani. Më bëri përshtypje prezantimi nga startup-i Parking+ që vinte nga Rumania. Unë dëshiroj që dhe startup-et nga Shqipëria të bëhen pjesë e këtyre konferencave. Google është një kompani që është e pranishme në tregjet kryesore. Dua të di nga ju, cili është modeli juaj për t’u futur në tregje të reja. Çfarë studimesh bëni dhe si vendosni për të hyrë në një treg të ri? Ka disa faktorë që ne i marrim parasysh para se të vendosim të hyjmë në një treg të ri. Këtu përfshihen madhësia e tregut, ekosistemi, talentet, partnerët etj. Në rajonin e Ballkanit ne kemi zyra në Kroaci dhe Rumani, por ofrojmë gjithashtu mbështetje të niveleve të ndryshme dhe prezencë online në shtete të tjera të Rajonit. Ne gjithashtu synojme që produktet tona të jenë në sa më shumë gjuhë të huaja të jetë e mundur. Ju keni edhe përvojë të gjatë akademike. Cila është rëndësia e arsimit në botën e biznesit? Sa e rëndësishme është të keni një diplomë mbi sipërmarrjen për t’u bërë një sipërmarrës më i mirë? Unë mendoj që arsimi dhe vazh-

dimi i të mësuarit janë pika kyçe për çdo profesionist që do të ketë sukses në karrierën teknologjike dhe në industrinë dixhitale. Liderët e suksesshëm asnjëherë nuk rreshtin së mësuari. Përsa i përket sipërmarrjes, praktika dhe të bërit e gjërave vetë është shumë më e rëndësishme se teoria. Problemi qendron se shumë profesorë që japin mësim mbi sipërmarrjen, nuk kanë pasur ose menaxhuar një startup në botën reale. Nëse keni një ide dhe jeni i pasionuar pas saj, do të mësoni më shumë duke nisur një biznes tuajin. Do ta shihni sa shumë gjëra do të mësoni rrugës. Duke ju bashkuar një startup-i në komunitetin tuaj, do t’ju lejojë të njihni shumë njerëz të rinj që ndajnë me ju të njëjtin interes dhe

që kanë përvojën që do t’ju ndihmojë në rrugëtimin tuaj. Business Magazine Albania është një revistë që synon të frymëzojë të rinjtë drejt sipërmarrjes. Çfarë do t’i thonit atyre që duan të fillojnë këtë rrugëtim në Shqipëri? Unë dua t’ju them se çdo udhëtim i gjatë, fillon me hapa të vegjël. Mos prisni të keni çdo përgjigje, ndiqni pasionin dhe ju do t’i gjeni përgjigjet rrugës. Gjithashtu mendoni jashtë kornizave dhe mendoni globalisht me idenë e biznesit tuaj. Në ekonominë e sotme dixhitale, është më e lehtë, më e shpejtë dhe më lirë se më parë, të ofroni shërbime dhe produkte ndërkombëtarisht. Ju uroj më të mirën në udhëtimin tuaj nga Shqipëria nëpër Botë!

PROFIL MENAXHERI


SPECIALE BIZNES SOCIAL


25

7 MENTORË QË TASHMË I KENI, POR NUK I DALLONI! Mentorët e mirë mund të përcaktojnë trajektoren e biznesit tuaj njëherë e përgjithmonë. Ata ju bëjnë ti shikoni gjërat ndryshe. Ata ju drejtojnë ju tek pyetjet e duhura dhe ata drejtojnë duke qenë shembull vetvetja dhe duke ndarë me ju historitë e tyre. Ajo çfarë është interesante për mentorët e mëdhenj është se ata nuk kanë nevojë ta dinë se janë duke të “mentoruar” ...

Një program Përshpejtimi Biznesi

NGA SHQIPËRIA për gjithë Ballkanin

Pas organizimit të suksesshëm të akseleratorit të pare të biznesit në vitin 2014, në mbështetjte të ideve të reja sipërmarrëse shqiptare me impakt social, ku startupe në fazën e ideve u formësuan si biznese reale – shembulli i njohur është kompania Dentemm – ambicjet e drejtuesve të Yunus Social Business erdhën duke u rritur. Në planet e tyre, Shqipëria do të shërbente si një nyje (Hub) e rëndësishme nga e cila të

mund të organizohen aktivitetet e Yunus në mbështetje të sipërmarrjeve të gjithë rajonit. Dhe është bukur kur planet marrin jetë.

Albania, në vazhdim të thirrjes edhe eventeve informative që u realizuan në disa vende të Ballkanit, pati prurje idesh biznesi mjaft cilësore.

Më Nëntor 2015 Yunus Social Business Albania filloi Programin të Përshpejtimit të Biznesit 2015, në të cilin u hapën thirrje për aplikime nga i gjithë Balkani për startup-ët e reja me impakt social. Sipas Shkëlzen Markut, Drejtor i Yunus

Prej tyre u përzgjodhën ato që kishin potencial zhvillimi si biznese të qëndrueshme dhe që ofronin një impakt social. Shtrirja gjeografike e startup-eve ishte nga Shqipëria, Bosnia, Serbia, Maqedonia etj.

SPECIALE BIZNES SOCIAL


26

Programi i Përshpejtimit të Biznesit u drejtua nga Emil Lamprecht, Menaxher i ‘Google Launchpadx’, një hyper-akselerator i organizuar nga gjigandi i kërkimit.

Takimi në Tiranë, përveç proçesit trajnues, mblodhi bashkë mentorët e Yunus si edhe mentorë shqiptarë, anëtarë të ekosistemit të sipërmarrjes që po zhvillohet në Shqipëri.

“Historikisht ne shohim inovacion të madh social që buron nga zonat në nevojë në kohëra të vështira, dhe unë besoj që edhe në ditët e sotme, potenciali është aty.” – shprehet ai ndërkohë që e pyesim mbi potencialin e startup-eve me impakt social në Shqipëri dhe Ballkan.

Interesant është fakti se vetë një nga bashkëthemelueset e Yunus Social Business, Zj. Saskia Bruyten, erdhi për të përshëndetur aktivitetin dhe për të ndjekur nga afër fazën vlerësuese të startupe-ve që iu nënshtruan programit.

Muaj Shkurt shënoi fazën përmbyllëse të programit dhe në zyrat e Yunus Social Business Albania, u mblodhën startupet të cilat arritën ta përfundojnë me sukses programin dhe tashmë janë të gatshme që ta çojnë më tej projektidenë e tyre, falë ekspertizës së përftuar dhe horizonteve të hapura falë mentorëve dhe aktiviteteve të ndryshmë të networking. Disa prej tyre janë në fazën kur mund të përthithin investime.

Jam këtu që të takohem me sipërmarrësit socialë që më parë i kemi ndihmuar, për të parë se si kanë ecur dhe çfarë mund të bëjmë për t’i

Çfarë është një Program Përshpejtues Biznesi ose Akselerator? Përshpejtuesi i Biznesit ose ‘Açelerator Program’ është një program intensiv zhvillimi për biznesin, që i jep mundësinë sipërmarrësve të trajnohen në fusha specifike të biznesit, të këshillohen nga mentorë dhe ekspertë të huaj dhe vendas, të testojnë modelin e tyre të biznesit dhe të kenë akses në financim. mbështetur më tej. Gjithashtu po punojmë për një program të përbashkët me USAID, që është një nga mbështetësit më të rëndësishëm këtu në Shqipëri.” – shprehet ajo në një intervistë ekskluzive për Business Magazine Albania. Programe të tilla, që mbledhin kaq shumë aktorë të sipërmarrjes nuk mund të kalojnë pa u mbuluar në formën e kësaj speciale nga Business Magazine Albania.

Synimet e programeve të tilla nga Yunus janë krijimi i vendeve të punës, të nxisë inovacionin, të krijojë liderë biznesesh në Ballkanin Perëndimor dhe rajon, t’u japë edukim mbi biznesin dhe të zhvillojë një rrjet sipërmarrësish.

SPECIALE BIZNES SOCIAL


27

ÇFARË KANË TË PËRBASHKËT AKSELERATORËT E SUKSESSHËM? Përveç se janë disa nga kompanitë më të suksesshme në Amerikë, DropBox, Reddit, Uber dhe Airbnb ndajnë dhe diçka tjetër të përbashkët. Këto kompani kanë qenë pjesë e akseleratorëve startup. Përshpejtuesit startup ndihmojnë kompanitë e reja me strategji dhe mënyra për t’u rritur sa më shpejt. .....

Si e shndërrova

PASIONIN TIM

për arkitekturën në një startup? Emri i projektit: IRGET Drejtues i ekipit: Luka Kasitz Vendi i origjinës: Bosnje-Hercegovinë Luka Kasitz është një i ri nga Sarajeva, që ka vendosur ta shndërrojë pasionin e tij për arkitekturën në një startup. Pjesëmarrës në akseleratorin e Yunus Social Business ai shprehet për Business Magazine mbi projektet dhe ëndrrat që ka për të ardhmen. Qëllimi i tij është ta bëjë Sarajevën një qytet më të bukur për të jetuar.

1. Cila është ideja e biznesit që propozon projekti juaj? Unë jam një arkitekt peisazhi dhe pas 4 vjetësh që jetoj në Sarajevë, vendosa të hap një biznes që lidhet me profesionin tim. Kjo sipërmarrje e re është e lidhur me një organizatë jofitimprurëse që e kam themeluar dy vjet më parë. Modeli i sipërmarrjes sime ka karakterin e një

biznesi social. 2. Çfarë zgjidhje ofron dhe kujt i shërben? Ne jemi një sipërmarrje e vogël që ofron shërbime për rregullime peisazhesh për individë, kompani dhe hapësirat publike. Ne synojmë që të hapim vende të reja pune për shtresat në nevojë dhe të rrisim hapësirat e gjelbra në qytet.

SPECIALE BIZNES SOCIAL


28

3. Hera e parë në një Akselerator? Si arritët deri këtu? Ne e kemi prezantuar idenë tonë më parë në Startup Weekend Sarajevo në vitin 2011. Kjo është hera e parë që jemi pjesë e një akseleratori të njohur siç është Yunus Social Business. 4. Cilat ishin pritshmëritë tuaja nga ky Akselerator? Ky program përshpejtimi ishte një eksperiencë e veçantë për mua pasi morra shumë informacion , njohuri, këshillim nga profesionistë të vërtetë që ishin pjesë e këtij akseleratori. Ne tani jemi më të përgatitur për të zhvilluar biznesin tonë më tej.

njohurive për të rritur dhe drejtuar biznesin tonë. N.q.s na jepet mundësia për të marrë investime, ne do t’i përdorim paratë për të zhvilluar më tej produktin tonë fillestar. 7. Ku e shikoni biznesin tuaj pas 6 muajsh? Pas 1 viti? Synimi ynë kryesor pas 6 muajsh është që të baraz peshojmë shpenzimet me të ardhurat dhe më pas të kemi mundësi të shndërrohemi në një kompani fitimprurëse vitin tjetër. Ne gjithashtu duam të zgjerohemi më tëj në Bosnjë- Hercegovinë duke shtuar numrin e punëtorëve dhe projekteve që do të marrim përsipër për të zhvilluar.

8. Do ja sugjeronit të rinjve të tjerë pjesëmarrjen në akseleratorë të tillë? Për mua kjo ishte një eksperiencë e veçantë, siç e thashë më parë. Është një mundësi shumë e mirë për të marrë njohuri të reja, se si mund ta rrisësh sipërmarrjen tënde. Analizat që bëhen këtu, të ndihmojnë ta njohësh më mirë biznesin me avantazhet dhe pikat e dobëta që mund të ketë. Do i ftoja të gjithë sipërmarrësit e rinj të merrnin pjesë në programe të tilla si Yunus Social Business, për të përshpejtuar proçesin e tyre të rritjes.

5. Si do ta përshkruanit me 1 fjali këtë përvojë?

6. Nëse arrini të merrni investim, keni bërë plane për çfarë do ta përdorni këtë vlerë? Qëllimi ynë kryesor për t’u bërë pjesë e këtij programi nuk ka qenë investimi, por marrja e

SPECIALE BIZNES SOCIAL


29

BAZAT E NDËRTIMIT TË NJË BIZNESI ME “7 SHIFRA” PA PUNONJËS Ka shumë për të thënë për ata të paktët që posedojnë aftësinë për të krijuar kompani të mëdhaja me qindra dhe mijëra punonjës që janë në “ekstazë” se punojnë. Është vërtet shumë e vështirë, po aq sa e dhe impresionuese, arsye kjo sepse përfundojnë në faqen e parë të ndonjë gazete me emër ose reviste. .....

Startup-i që ndërthurr

TRADITËN ME MODERNEN në botën e modës!

Emri i projektit: Udruzene Drejtues i ekipit: Nadira Skaljic Mingason Vendi i origjinës: Bosnjë-Hercegovinë Nadira Skaljic nga Bosnje-Hercegovina vjen me një ide mjaft origjinale në programin Yunus Social Business. Në një intervistë me Business Magazine ajo tregon se si ka mundur të ndërthurë modernen dhe traditën në botën e modës. Nadira ka risjellë përsëri artin thurrjes me dorë për të prodhuar veshje të cilësisë së lartë për tregun ndërkombëtar.

1. Cila është ideja e biznesit që propozon projekti juaj ? Ne tashmë jemi një kompani e specializuar në prodhimin e veshjeve të modës, duke përdorur mënyrën tradicionale, atë të thurjes me dorë. Qëllimi ynë kryesor ka qenë të ndërthurim tradicionalen me modernen dhe deri tani kemi ngelur të kënaqur nga ecuria e

biznesit. Këto produkte shiten në tregun ndërkombëtar të veshjeve të cilësisë së lartë. 2. Çfarë zgjidhje ofron dhe kujt i shërben? Promovimi i traditës së Bosnjë- Hercegovinës dhe transmetimi tek brezi i ri i kësaj kulture mbetet baza e idesë sonë fillestare. Siç e thashë më parë këto produkte

SPECIALE BIZNES SOCIAL


30

shiten në tregun ndërkombëtar dhe qëllimi ynë është punësimi dhe përfitimi i sa më shumë njerëzve nga ky biznes. 3. Hera e parë në një Akselerator? Si arritët deri këtu? Po është hera e parë për mua që marr pjesë në një program të tillë. Unë u njoha me Yunus Social Business nëpërmjet një gazetareje franceze që e takova në Sarajevë. Ajo ishte pjesë e një projekti të quajtur “Citizens”, që merrej me promovimin e sipërmarrjes tek të rinjtë në rajonin e Ballkanit. Ishte një rastësi e këndshme që u njoha me këtë program kaq të vlefshëm. 4. Cilat ishin pritshmëritë tuaja nga ky Akselerator? Unë kam mësuar shumë nga ky program akselerimi i mundësuar nga Yunus Social Business.

Arsyeja që mora pjesë ishte të përmirësoja dhe zhvilloja më tej biznesin që kam ndërmarrë. Bashkëpunimi me Yunus Social Business e ka futur organizatën në një fazë të dytë.

tona. Gjithsesi na duhen investime të reja për të realizuar këto synime.

Kjo fazë mund të konsiderohet si më kryesorja, pasi lidhet me nxjerrjen e një bilanci pozitiv që shpresojmë ta arrijmë.

Kjo është një kohë relativisht e shkurtër.

7. Ku e shikoni biznesin tuaj pas 6 muajsh? Po pas 1 viti?

5. Si do ta përshkruanit me 1 fjali këtë përvojë? Një mundësi mjaft e mirë për t’u zhvilluar dhe gjithçka ka ndodhur në vendin dhe momentin e duhur. 6. Nëse arrini të merrni investim, keni bërë plane për çfarë do ta përdorni këtë vlerë? Plani ynë kryesor është që të rrisim kapacitetet tona të prodhimit. Kjo do të thotë trajnimi i më shumë femrave për të thurur me dorë nga e gjithë Bosnje-Hercegovina. Ka shumë femra të papuna në Bosnjë- Hercegovinë që janë të interesuara për këtë traditë kaq të bukur. Hyrja në tregje të reja, rritja e shitjeve dhe gjetja e më shumë klientëve qëndrojnë në planet

8. Do ja sugjeronit të rinjve të tjerë pjesëmarrjen në akseleratorë të tillë? Sigurisht, ky ishte një program mjaft i vlefshëm për kompaninë tonë. Unë do t’ju thosha të rinjve që të kenë besim në aftësitë e tyre dhe të ndjekin atë çka duan të bëjnë. Gjithashtu do shtoja që mos të kenë frikë nga gabimet dhe të jenë gjithmonë në kërkim të dijeve dhe njohurive të reja.

SPECIALE BIZNES SOCIAL


31

THEMELUESI I NJË STARTUPI 750 MILIONË $ TREGON 3 GJËRAT E PËRBASHKËTA NË ÇDO SIPËRMARRËS Bashkëthemeluesit e Harry’s Andy KatzMayfield dhe Jeff Raider jo vetëm që kanë krijuar një startup të brisqeve për burra duke arritur një milionë konsumatorë dhe kanë arritur një vlerësim prej 750 milionë $ që nga lançimi prej 2013-s, por ata kanë zhvilluar një rrjet me sipërmarrës shumë të suksesshëm prej të cilëve mund të ...

Nathan Koeshall: Ja përse sipërmarrja

NUK KA MOSHË Emri i projektit: Catalyst Balkans Drejtues i ekipit: Nathan Koeshall Vendi i origjinës: Serbi Nathan Koeshall është një amerikan që ka dhënë shumë për zhvillimin e sipërmarrjeve të reja në Ballkan. Këtë herë ai kthehet në një pjesëmarrës të një programi akselerimi për sipërmarrjet e reja. Nathan Koeshall shprehet për Business Magazine se asnjëherë nuk është vonë për të filluar një Startup dhe fton të gjithë ata që kanë dëshirë të zhvillojnë një biznes social të bëhen pjesë e programeve të Yunus Social Business.

1. Cila është ideja e biznesit që propozon projekti juaj? Biznesi im është i specializuar në mbledhjen e të dhënave mbi dhurimet monetare të individëve, kompanive dhe diasporës në rajonin e Ballkanit, këtu nuk përfshihen dhurimet nga shtetet e huaja. Këto të dhëna mund të përdoren më pas nga organizatat jofitimprurëse, për të mësuar se si të rrisin të ardhurat me ndihmën e qytetarëve të tyre dhe jo duke kërkuar para nga investitorë të jashtëm. Një ekonomi e shëndetshme

financohet nga brenda dhe jo nga jashtë. Modeli ynë i biznesit bazohet te vendosja e një tarife për organizatat që duan të përdorin këto të dhëna. 2. Si i mblidhni këto të dhëna? Ne përdorim dy mënyra për të siguruar të dhënat mbi dhurimet monetare që bëhen në shtetet e Ballkanit. Mënyra e parë është ajo nëpërmjet medias, veçanërisht internetit. Ne kërkojmë çdo ditë për artikuj që janë postuar në internet në këto shtete, duke

SPECIALE BIZNES SOCIAL


32

7. Ku e shikoni biznesin tuaj pas 1 viti?

përdorur fjalë kyçe si: filantropi, dhurim, ndihmë financiare, bamirësi, vullnetarizëm etj. Çdo ditë ne arrijmë të gjejmë rreth 300 artikuj në të gjithë shtetet e Ballkanit. Mënyra tjetër me anë të së cilës ne i sigurojmë të dhënat, është ndërveprimi me kompanitë, organizatat dhe institucionet shtetërore si jetimoret dhe spitalet. Në rajonin e Ballkanit një pjesë e mirë e dhurimeve shkojnë tek institucionet publike dhe kjo është diçka interesante që nuk ndodh në shumë vende të tjera të botës. Më pas ne hedhim këtë informacion në një bazë të dhënash dhe botojmë çdo vit një raport vjetor nga ku individët ose organizatat e ndryshme mund të kenë një përqasje të shpejtë ndaj këtyre dhurimeve monetare.

Për një vit mendoj që do të fillojmë të shesim shërbimin tonë me abonim mujor ndaj klientëve të interesuar. Qëllimi ynë për vitin e parë është të kemi 50 klientë që janë të abonuar për shërbimet tona me pagesë mujore dhe të ndërtojmë një komunitet këtu në Ballkan që të ndërveprojë me njëri-tjetrin. Në tre vite qëllimi është të kemi 500 klientë të abonuar. 8. Do ia sugjeronit të rinjve të tjerë pjesëmarrjen në akseleratorë të tillë?

3. Hera e parë në një Akselerator? Si arritët deri këtu? Po është hera e parë për mua që marr pjesë në një akselerator. Unë u njoha me programin Yunus Social Business dy vjet më parë dhe mora pjesë në një konferencë që zhvillohej këtu në Tiranë. Kur u hapën aplikimet për programin e Yunus Social Business në Ballkan, vendosa të aplikoja dhe fatmirësisht u bëra një ndër pjesëmarrësit. 4. Cilat ishin pritshmëritë tuaja nga ky Akseleratori? Unë kam mësuar shumë nga ky program i Yunus Social Business. Këtu kam fituar një mentalitet sipërmarrësi.

Nëse ndërvepron me të tjerët dhe krijon një rrjet miqësor mund të mësosh shumë gjëra të reja.

6. Nëse arrini të merrni investim, keni bërë plane për çfarë do ta përdorni këtë vlerë?

Nëse bën të kundërtën dhe izolohesh nga të tjerët, mundësitë për t’u zhvilluar zvogëlohen. Ky ishte ndër mësimet më me vlerë që mësova gjatë këtij aktiviteti. Në jetë dhe në biznes ne marrim atë që kemi investuar.

Ne nuk planifikojmë për të aplikuar për financime 6 deri në 9 muajt në vazhdim.

5. Si do ta përshkruanit me 1 fjali këtë përvojë? Kjo eksperiencë më mësoi se sa pak njohuri kam për botën.

Ky program më mësoi se ka disa gjëra më të rëndësishme për t’u realizuar se sa aplikimi për financim. Gjithsesi në momentin që mund të marrim investim, plani është që të rrisim shitjet dhe të bëjmë një marketing të mirë, për të gjeneruar fitime dhe mos të kemi nevojë për financime të tjera.

Do t’ia sugjeroj këtë program jo vetëm të rinjve, por çdo individi që dëshiron të jetë sipërmarrës pavarësisht moshës që ka. Këtu mund të mësosh shumë aftësi të reja dhe mund ta shndërrosh idenë tënde në një shërbim apo produkt që ndihmon komunitetin. Ky është qëllimi kryesor i një biznesi social, t’i japësh më shumë vlerë komunitetit ku jeton dhe jo thjesht të bësh biznes. Çdo sipërmarrës që ka dëshirë të zhvillojë një biznes social duhet të bëhet pjesë e këtij akseleratori.

SPECIALE BIZNES SOCIAL


27 33

Drejtoresha e Yunus Social Business: “Shqipëria është shndërruar në qendrën tonë kryesore në Ballkan” Bashkëthemeluesja e Yunus Social Business Saskia Bruysten, vjen në një intervistë eksluzive për Business Magazine. Ajo tregon më shumë për eksperiencën e saj në botën e biznesit social dhe planet e këtij misioni fisnik në mbarë globin. Saskia Bruysten ndan me ne eksperiencat e bashkëpunimit me njerëz të rëndësishëm të botës së sipërmarrjes si Sir Richard Branson dhe Muhammad Yunus.

1. Kush është Saskia Bruysten? Unë jam bashkëthemeluese dhe drejtore ekzekutive e Yunus Social Business që prej 4 vjetësh. Me Muhammad Yunus kam 7 vjet që bashkëpunoj dhe qëllimi ynë është të rrisim numrin e sipërmarrësve që merren me biznes social. Karrierën time e kam filluar si këshilluese biznesi, në një kompani të njohur siç është “Boston Consulting Group”. Jam diplomuar në fushën e ekonomisë dhe biznesit dhe mund ta konsideroj veten si një sipërmarrëse. Momentalisht jam vërtet e kënaqur me punët që Yunus Social Business po zhvillon në rajonin e Ballkanit, për të ndhmuar dhe investuar në sipërmarrësit e rinj social.

Drejtoresha e Yunus Social Business Shqipëria është shndërruar në

QENDRËN TONË

kryesore në Ballkan

2. A është hera e parë që vini në Shqipëri? Çfarë ju solli sot këtu? Jo nuk është hera e parë që e vizitoj Shqipërinë. Hera e parë që kam ardhur këtu ka qenë para 4 ose 5 vjet. Shqipëria tashmë është shndërruar në qendër kryesore të Yunus Social Business në rajonin e Ballkanit, kjo është arsyeja që unë e vizitoj kaq shpesh këtë vend. Kësaj here kam ardhur që të takohem me sipërmarrësit socialë që më parë i kemi ndihmuar, për të parë se si kanë ecur dhe çfarë mund të bëjmë për t’i mbështetur më tej. Gjithashtu po punojmë për një program të përbashkët me USAID, që është një nga mbështetësit më të rëndësishëm këtu në Shqipëri. 3. Muhammad Yunus është një emër i njohur këtu në Shqipëri, sidomos pas

vizitës së tij disa vite më parë. A mund të përshkruani eksperiencën tuaj si bashkëthemeluese e Yunus Social Business? Çfarë iu bashkoi me z. Yunus për të themeluar këtë program? Në fundin e të 20-tave, pasi kisha një eksperiencë në një kompani tipike kapitaliste, e pyeta veten nëse do të vazhdoja të bëja të njëjtën gjë deri sa të dilja në pension. Kisha ndjesinë se duhet të bëja diçka më të madhe në shërbim të shoqërisë. “Gjatë pjesëmarrjes në një konferencë në Londër, ku Muhammad Yunus ishte folës, unë u frymëzova nga idetë e tij dhe menjëherë vendosa të prezantohesha me të. Pasi ia bëra të qartë se doja të përfshihesha në këtë nismë, unë udhëtova për në Bangladesh vetëm pak muaj më vonë dhe u bëra pjesë e skuadrës së Muhammad Yunus.

SPECIALE BIZNES SOCIAL


48 34

Duhet të theksoj se z. Yunus është një sipërmarrës mjaft i zoti, që ka themeluar 30-40 sipërmarrje sociale, që zgjidhin probleme shoqërore të Bangladeshit. Pas kësaj eksperience frymëzuese vendosa që dhe unë të bëhesha sipërmarrëse që ndihmon sipërmarrësit e rinj socialë kudo në botë. 4. Deri tani, në çfarë rajonesh operon programi Yunus Social Business? Kush janë kriteret tuaja për përzgjedhjen e këtyre vendeve? Yunus Social Business operon në disa rajone si Brazili, Kolumbia, Karaibet, Ballkani me qendër Shqipërinë, Afrikën Lindore me bazë në Uganda, Tunizi dhe Indi. Përsa i përket përzgjedhjes së këtyre rajoneve, ne marrim informacion nga organizatat dhe qeveritë nëse njerëzit kanë nevojë për shërbimet tona. Në rastin e Shqipërisë dhe Ballkanit, për ne ky rajon është mjaft strategjik dhe mund të konsiderohet si një portë hyrëse në Europë.

se sipërmarrja dhe biznesi social mund të ndryshojnë gjërat për mirë këtu në Ballkan. 5. A mund të na flisni pak më tepër për rolin e biznesit social në ekosistemin e sipërmarrjes? Mënyra e të bërit biznes deri tani është bazuar tërësisht në modelin Anglo-Sakson, ku qëllimi kryesor është maksimizimi i fitimit personal. Një sipërmarrës tipik është dikush që përpiqet të nxjerrë sa më shumë fitime nga

Këtu në Tiranë gjërat duken mirë dhe mund të shijohet një kafe e këndshme me miqtë, por në pjesën tjetër të Shqipërisë gjërat ndryshojnë dhe problemet shtohen. Vitin e fundit shumë shqiptarë kanë emigruar për në Gjermani, çka tregon se ka akoma mjaft probleme ekonomike dhe shoqërore. Qëllimi ynë si Yunus Social Business është që të provojmë

SPECIALE BIZNES SOCIAL


35

6. Duke u bazuar në eksperiencën tuaj, a besoni se në rajonin e Ballkanit dhe në Shqipëri mund të lindin biznese të mëdha që kanë ndikim shoqëror të lartë? Po është plotësisht e mundur. Unë besoj se në çdo vend të botës mund të lindin biznese të suksesshme. Deri tani ne kemi investuar në ide shumë të mira si në Shqipëri, ashtu dhe në rajonet ku operojmë.

veprimtaria që ka. Kjo na mësohet në sallat e leksioneve të ekonomisë dhe biznesit. Ky është sistemi që jetojmë dhe si shumica prej nesh edhe unë besoj në fuqinë që ka për zgjidhjen e problemeve, tregu i lirë. Misioni ynë si Yunus Social Business është të përdorim fuqinë që ka sipërmarrja për zgjidhjen e problemeve që na rrethojnë, në mënyrë më të efektshme se sa përdorimi i instrumentave të qeverisë apo organizatave jofitimprurëse. Unë jam e frymëzuar shumë nga kjo ide, prandaj vendosa të bashkëpunoja më tej me Muhammad Yunus. Tani sipërmarrësit kanë më

shumë mundësi zgjedhjeje para se të hapin një biznes. Ata mund të zgjedhin mënyrën tradicionale, atë të maksimizimit të fitimit apo të përdorin fuqinë e sipërmarrjes për të zgjidhur problemet shoqërore. Roli i biznesit social në ekosistemin sipërmarrës ka filluar të rritet ndjeshëm. Efektet pozitive të këtij stili të ri biznesi kanë filluar të ndjehen në rajonet ku ne operojmë. Ka shumë sipërmarrës që po motivohen jo vetëm për të siguruar fitime nga biznesi, por duke dashur të ndihmojnë në zgjidhjet e problemeve shoqërore.

Çdo problem madhor që shqetëson një shoqëri mund të shndërrohet në një sipërmarrje sociale. Për shembull, në Shqipëri, problemi i papunësisë është kritik. Ne jemi të hapur të financojmë sipërmarrje sociale , le të themi, që orientojnë të rinjtë apo personat me aftësi të kufizur drejt tregut të punës. Gjithashtu në Shqipëri ka një numër të konsiderueshëm të sipërmarrjeve të reja që janë ndihmuar nga Yunus Social Business, siç është rasti i biznesit të bimëve mjekësore që ka rritur numrin e të punësuarve në këtë sektor. 7. Ju jeni përzgjedhur në grupin e ekspertëve të Komisionit Europian dhe në grupin e Sir Richard Branson të quajtur B-Team të cilat fokusohen tek biznesi social. A po e mbështet Sir Richard Branson biznesin social?

Po, Sir Richard Branson është një nga mbështëtësit tanë më të rëndësishëm. Ai ka investuar në disa nga programet tona sociale në Haiti, i cili është një nga vendet ku jemi aktivë. Ne jemi pjesë e grupit të quajtur B-Team, i cili mbledh liderë globalë të sipërmarrjes për të trajtuar tema rreth problemeve shoqërore dhe mbrojtjes së mjedisit. Synimi kryesor i këtij grupimi është paraqitja e këtyre problemeve që shqetësojnë planetin, ndaj korporatave që më shumë janë të fokusuar tek biznesi i tyre dhe nuk kanë njohuri të thella për këto problematika. Sir Richard Branson është anëtar i bordit tonë të këshillimit. Ai na ndihmon me eksperiencën, pasionin dhe njohuritë e tij për sipërmarrjen, për të qenë sa më efektivë në ekzekutimin e projekteve tona. 8. Ju jeni një folëse e rregullt në konferenca të rëndësishme. Ne si Business Magazine po mendojmë që të organizojmë një event mbi rëndësinë e mentalitetit sipërmarrës, biznesit social dhe angazhimit të shoqërisë në zhvillimin e ideve të reja. A do të pranonit të ishit e ftuar në këtë ngjarje? Sigurisht që po, do të ishte kënaqësi të ndaja eksperiencën time dhe të ndihmoja sadopak ekosistemin sipërmarrës këtu në Shqipëri.

SPECIALE BIZNES SOCIAL


36

shpirt të veçantë sipërmarrjeje. Të jesh i rrethuar nga themeluesë të tjerë sipërmarrësish të rinj, të ndash eksperiencat dhe emocionet para prezantimit, kur je duke punuar për biznesin tënd, është e veçantë. Ju mund të vazhdoni të mbani lidhjet me sipërmarrësit e tjerë të rinj. 3. Paraja Shumica e akeleratorëve ju japin para për të vazhduar rritjen e sipërmarrjes suaj. Këto shuma parash, ju sigurojnë një pavarësi financiare për disa muaj.

4 ARSYE

për t'iu bashkuar një përshpejtuesi biznesi 1. Rrjetëzim Më poshtë mund të gjeni 4 arsye pse ju duhet të bëheni pjesë e një akseleratori ose përshpejtuesi, nëse jeni në hapat e para të një startup-i.

Arsyeja kryesore për t'u bërë pjesë e një programi përshpejtues ose akseleratori është mundësia për t'u bërë pjesë e një rrjeti. Ju mund të bëheni pjesë e programeve të kompanive partnere dhe mund të zgjeroni rrjetin tuaj duke bashkëpunuar me specialistë dhe mentorë në fushën tuaj të veprimit. 2. Mjedisi Sipërmarrës Akseleratorët kanë brenda një

4. Edukim mbi sipërmarrjen Shumica e njerëzve që u bashkohen përshpejtuesëve, janë të rinj që sapo kanë mbaruar diplomimin ose punën e tyre të parë. Pa ndonjë eksperiencë në sipërmarrje, kanë disa baza njohurish që duhen mësuar nga të gjithë. Një përshpejtues ju ndihmon për të mësuar hapat e para të ndërtimit të një kompanie, hartimin e një biznesi plani ose si të punësoni njerëzit e duhur. SPECIALE BIZNES SOCIAL


PERSONAZH


38

AMANCIO ORTEGAS

Njeriu që ndërtoi perandorinë më të madhe të modës, Zara

AMANCIO ORTEGAS

Po kush është Amancio Ortega? Vlera neto e pasurisë së Amancio Ortegas E premtja e 23 Tetorit 2015 shënoi ditën kur për një kohë shumë të shkurtër, Amancio Ortega, njeriu “misterioz” i Zara-s ia kalon edhe Bill Gates, duke u bërë njeriu më i pasur në botë. Pasuria e tij neto arriti 80 miliardë $ kur vlera e aksioneve të kompanisë prind të Zarës, Inditex kapën majat. Por kur vlera e aksioneve ra, Ortega

u bë sërish njeriu i dytë më i pasur në botë, një status që e mori që në Qershor të 2015-ës dhe vazhdon ta ruajë deri në momentet që flasim ku pasuria aktuale arrin 67.6 miliardë $. Kjo nuk është gjë e vogël: Ai është më i pasur se Warren Buffet. Por pavarësisht pasurisë së tij neto impresionuese, shumë njerëz nuk kanë dëgjuar të flitet për të. 79 vjeçari spanjoll e ruan rreptësisht privatësinë e tij dhe jep pak

intervista për shtypin. Ortega themeloi gjigandin e modës Zara me gruan e tij të asokohe në 1975-ën. Sot, kompania e tij e shitjes së veshjeve me pakicë të modës Inditex SA, e cila zotëron Zara-n, Massimo Dutti dhe Pull&Bear, ka mbi 6,600 dyqane në të gjithë botën. Zara në vetvete po e ndryshon përgjithmonë botën e shitjeve me pakicë.

Spanjolli Amancio Ortega Gaona ishte i biri i një punonjësi hekurudhash dhe tani është rishitësi më i pasur në botë. Më i vogli nga katër fëmijët, Ortega u lind në Busdongo de Arbas, Leon, Spanjë. Fëmijërinë e tij e shpenzoi në Leon. Ai e la shkollën dhe u shpërngul në La Coruña në moshën 14 vjeçare, për shkak të punës së babait të tij. Pak kohë pas kësaj, ai gjeti punë në një dyqan veshjesh për një prod-

PERSONAZH


39

hues lokal të quajtur Gala, i cila vazhdon të ekzistojë në të njëjtin lokacion në qendër të La Coruña, ku mësoi të bënte vetë rroba. Ai themeloi Zara në 1975 me të brendshme dhe kostume banjo. Nga mesi i viteve 1980 ai kishte hapur dyqane Zara në të gjithë Spanjën dhe ishte gati për t’u zgjeruar përtej oqeanit. Ndërsa perandoria e tij rritej, Ortega e zuri befasisht industrinë duke limituar reklamimin, duke u shpërndarë agresivisht dhe duke kontrolluar hallka të zinxhirit të tij të furnizizmit. Drejtori i Modës i Louis Vuitton Daniel Piette e ka quajtur njëherë Inditex-in “mundësisht një nga shitësit me pakicë më inovativë dhe ‘shkatërruesë’ në botë.” Ortega u fuqizua gjatë krizës financiare spanjolle, duke fituar personalisht 45 miliardë $ nga viti 2009 deri në 2014 ndërsa aksionet e tij të Inditex shpërfillën tregun spanjoll të aksioneve.

tutje. Dhe ishte pronari i barit i cili i kërkon Ortegas që të ndryshojë emrin e dyqanit, pasi kjo gjë do t’i bënte njerëzit konfuzë nëse do të kishte dy Zorba. Pronari i dyqanit i kishte bërë të gjitha dokumentat e regjistrimit dhe u përpoq të gjente një emërtim tjetër. Dhe kështu lindi Zara. Që i bëri të apasionuarit e saj të pyesnin veten se nga doli “A” shtesë, por është një spekulim se ata kishin më shumë se një set shkronjash. Përveç kësaj, çmimi për gërmat “B” dhe “O” ishte dyfish më i lartë pasi kushtonte më shumë që t’i bëje ato të rrumbullakëta dhe për kohën kjo ishte një kosto domethënëse për kompaninë e re.

Belgjikën dhe Suedinë (1994), etj. derisa arriti prezencën aktuale në 88 vende të botës. Sot Zara është pjesë e Grupit Inditex (Industrias de Diseño Textil Sociedad Anónima), nga i cili Ortega zotëron 59.29 % të aksioneve, dhe 6,600 dyqane që përfshijnë markat Zara, Massimo Dutti, Oysho, Zara Home, Kiddy’s Class, Tempe, Stradivarius, Pull and Bear, Bershka dhe më shumë se 92,000 punonjës.

Dyqani i parë prezantoi produkte me çmime të ulëta të modës popullore dhe asaj të lartë. Doli se pati sukses, dhe Ortega filloi të hapte më shumë dyqane Zara në Spanjë. Gjatë viteve 1980, Ortega filloi të ndryshonte dizajnin, procesin e prodhimit dhe të shpërndarjes për të reduktuar kohën e tyre dhe për të reaguar ndaj trendeve të reja shpejt, në atë që ai e quante “modat e momentit”. Kompania e bazonte përmirësimin e saj në përdorimin e teknologjisë së informacionit dhe duke përdorur grupe dizenjatorësh në vend të individiëve.

Dyqanin i parë i Zarës u hap në 1975-ën në një rrugë kryesore në qendër të qytetit Coruña, Galicia, Spanjë. Ortega e quajti dyqanin e tij Zorba sipas filmit klasik Zorba the Greek.

Në 1988-ën kompania nisi ekspansionin ndërkombëtar nëpërmjet Portos, Portugali. Në 1989-ën hyri në SHBA dhe në 1990-ën në Francë.

Inditex është pionere ndërmjet ayre kompanive me “modë të shpejtë”, e cila në thelb ajo që bën ajo është imitimi i modave më të fundit dhe përshpejtimi i lançuarit të versioneve të veshjeve të saj në dyqane. Çdonjëra prej markave të Inditex, Zara, Zara Home, Bershka, Massimo Dutti, Oysho, Stradivarius, Pull & Bear dhe Uterqüe, ndjek shembullin e Zarës: produkte trendi dhe të bëra denjësisht por jo të shtrenjta dhe të shitura në vitrina të sofistikuara.

Por mesa duket atje kishte edhe një bar që kishte të njëjtin emër me dyqanin, Zorba, 2 blloqe më

Ekspansioni ndërkombëtar u rrit gjatë viteve 1990, me Meksikën (1992), Greqinë (1994),

Çmimet e Zarës përafrojnë me ato të Gap: palltot për 200$, pulovrat 70$, T-shirt 30$.

PERSONAZH


40 14

Stili i veshjeve të Amancios Mbase më e çuditshmja për njeriun, pasuria gjigande e të cilit është ndërtuar mbi veshjet, është se Ortega shfaq pak interes për modën dhe aspak besnikëri për markat e tij. Ai vishet në mënyrë modeste me të njëjtin outfit: një xhaketë blu sportive, këmishë e bardhë dhe pantallona gri, asnjëra prej të cilave është një prodhim Zara.

fotografohet. Duke qenë se ‘kamerat’ nuk e kanë qejf manjatin e modës, në fakt ‘fytyra publike’ e Inditex përfaqësohet nga drejtori i komunikimeve e kësaj të fundit. Për dikë që ka reputacionin e një personi shumë privat, Amancio Ortega është çuditërisht një fytyrë shumë e njohur në qytetin e tij, dhe në zyrat qëndrore të Inditex. Në fakt, në 40 vite që kur Ortega themeloi Inditex, shumë prej jetës së tij ka qëndruar e pandryshuar pavarësisht pasurisë së jashtëzakonshme që ka akumluar gjatë dekadave.

Pavarësisht të qënit njeriu i dytë më i pasur në botë, manjati i modës viziton të njëjtat kafene çdo ditë në La Coruña, qytetin galik në bregdetin e rrahur nga era e Atlantikut të Veriut, ku ai shpenzoi pjesën më të madhe të jetës së tij, dhe ku shpeshherë është parë duke ecur qetësisht përgjatë Plaza Maria Pita. Edhe pse dha dorëheqjen nga drejtimi i Inditex në 2012-ën, Ortega sërish i viziton zyrat qëndrore gati çdo ditë 10 milje larg në Arteixo.

Shefi drekon së bashku me punonjësit e tij në kafeterinë e kompanisë dhe në vend që të ‘zhduket’ në ndonjë zyrë, gjendet duke ndarë një tryezë në kompani së bashku me dizenjuesë, ekspertë të cohërave dhe blerës. Kur në vitin 2000 bëri një dalje publike si pjesë e përgatitjes së ofertës së parë publike të kompanisë së tij për financime në tregun e kapitaleve në 2001-in, ‘ngjarja’ bëri bujë mediatike në mediat financiare spanjolle. Gjithsesi, ai u ka garantuar intervista tre gazetarëve dhe privatësia e tij ka çuar në publikimin e librave si Amancio Ortega: de cero a Zara (From Zero to Zara).

Profili publik i themeluesit të perandorisë Inditex Ortega mban një profil shumë të ulët publik; deri në 1999-ën asnjë fotografi e Ortegas nuk ka qenë më parë e pulikuar dhe është i njohur për preferencat e tij për një stil të thjeshtë jetese. Sipas departementit të tij të komunikimit, Ortega nuk jep kurrë intervista, aq më pak merr pjesë në ceremoni apo festa të ndarjeve të çmimeve. Rrallëherë lejon që të

PERSONAZH


41

Logjistika e Inditex- 10 faktet që s’i dinit

1- Fabrika e parë GOA ende punon

Kampusi i pozicinuar në zonën industriale të Arteixo, pranë La Coruña, konsiston në zyrat qëndrore të të gjithë kompanisë, gjithashtu edhe në zyra qëndrore për Zara dhe Zara Home. Gjithashtu ndodhen edhe fabrika dhe një qendër shpërndarje ku veshjet ngarkohen dhe shpërndahen në të gjithë botën me kamionë. Fabrikat ndodhen fill pas zyrave të korporatës.

Në fillimet e tij Ortega operonte si fabrikues veshjesh nën emrin e Konfeksioneve GOA, ku këpucët dhe kostumet e banjës ishin specialiteti i tij. ‘Embrioni’ i Zarës ndodhet sot ende në zonën industriale të Sabonës (Arteixo) dhe vazhdon të operojë për grupin si një fabrikë.

Dyqanet e Zarës e ndryshojnë inventarin e tyre dy herë në javë dhe porositë mbërrijnë brenda 48 orëve. Çfarë futet brenda dhe çfarë përfundon në ‘kazanët e plehrave’ është përgjegjësi e menaxherëve të dyqanëve, të cilët trajnohen të monitorojnë me kujdes çfarë do të shitet, por gjithashtu edhe ajo që duan konsumatorët për të veshur.

Të gjitha modelet e Inditex janë të dizenjuara në Spanjë. 600 dizenjatorët e gjigandit të tekstilit janë të aftë të prodhojnë një sasi gjigande prej 50,000 modelesh në vit (pa numëruar ngjyrat e ndryshme në të cilat shiten). Në momentin që zhvillohen dhe prodhohen modelet, kompania asgjëson 50

2- 50 % e modeleve hidhen

% të tyre për gabime në pëlhurë, në përbërje, për shkak se modeli mund të konsiderohet i parehatshëm etj. 3- Pak modele dhe shumë hapësirë Edhe pse për shkak të madhësisë së dyqaneve të saj Inditex mund të duket sikur i bën koleksionet e saj në sasi të mëdha për të reduktuar kostot, është gati e kundërta. Një nga çelësat e suksesit të saj është parimi i krijimit të prodhimeve të shkurtra. Në mënyrë që çdokush të blejë në dyqanet e tyre dhe klientët të mos reshtin duke bërë blerje sepse koincidojnë me shumë njerëz të tjerë në dhomat e zhveshjes, Inditex preferon pak modele dhe shumë koleksione. Përveç kësaj, ndërsa klientët e dinë se ka pak masa, nuk hezitojnë ta blejnë në moment

Falë logjistikës shumë të shpejtë, më shumë se gjysma e veshjeve prodhohen në Europë. Idetë e reja shkojnë nga dizajni në dyqanin e veshjeve në vetëm 3 javë, kohë më pak se gjysma e mesatares që kërkojnë zinxhirët e tjerë të mëdhenj të dyqaneve. Në vitet e kaluara shitjet janë rritur me 17% dhe kompania ka hapur 1 milionë metra katrorë sipërfaqe të re dyqanesh. Ndërsa i afrohet të 80-ave, Ortega prapëseprapë nuk shfaq shenja të ‘dorëheqjes’ nga mbretërimi. Inditex planifikon të zgjerojë hapësirat e dyqaneve me 8-10% çdo vit për 3-5 vitet e ardhshme. Ja 10 fakte që nuk i dinit për operacionet në Inditex:

PERSONAZH


42

një artikull. 4- Cikël konstant i rinovimit Duke qenë se një nga pikat e forta të Inditex është dëshira për të rinovuar koleksionet, Inditex nxjerr modele të reja në shitje në të gjitha dyqanet e saj në botë 2 herë në javë. Nëse një koleksion shteron si pasojë e çfarëdolloj rrethane, Inditex nuk e përsërit dizajnin. Kujtoni se në 2011-ën Kate Middleton u shfaq në një koncert me një gravurë në miniaturë të një fustani Zara, rezervat e të cilit u shitën sa hap e mbyll sytë. Klientët të cilët nuk mundën të blinin fustanin iu ‘lutën’ kompanisë të ri-prodhonte dhe ajo që morën si përgjigjie ishte një refuzim i prerë. 5- Nuk ka outlete Me pak modele që prodhohet, është më e thjeshtë për të shitur. Kur një artikull nuk funksionon në një

dyqan, e zhvendosin në një tjetër ose e ruajnë në depo për t’ia ofruar sërish publikut në një moment të dytë. Lefties, që filloi të jetë një outlet i Zarës, është konvertuar në një brand për shkak se xhevahirët në kurorën e Inditex vendosën të eleminonin dyqanet e skontove. Nga firmat e tjera të Inditex, janë shumë të pakta ato që kanë outlete.

të tyre, Inditex krijon deri në 13 masa të së njëjtës veshje. Më të mëdhajat shkojnë për vendet nordike dhe më të voglat për shumë vende aziatike. 8- ‘Të varur’ nga bota

6- Koleksione të ndryshme për çdo hemisferë Dizenjuesit e Arteixo janë të ndarë në 2 divizone të mëdha, të cilat punojnë njëri për hemisferën e veriut dhe tjetri për hemisferën e jugut. Është interesante se si në një sallë të vetme një ekip dizenjon veshje të jashtme (‘të rënda’) dhe tjetri dizenjon veshje më të lehta. 7- Masa për shtetet Për t’iu përshtatur nacionaliteteve të ndryshme të klientëve

Punonjësit e Inditex të zyrave qëndrore janë në kontakt të vazhdueshëm me punonjësit e fabrikave dhe dyqanet në të gjithë botën nëpërmjet videokonferencave të panumërta. Ekrane të tjera më të mëdha informojnë punonjësit rreth website-it Zara.com, se cila seli ndodhet në Arteixo, për numrin e vizitorëve që po vizitojnë faqen e internetit në çdo moment dhe çfarë po

shikojnë. 9- Sa prodhohet në Spanjë? Inditex nuk jep detaje të numrit të saktë të prodhimit që realizohet në Spanjë, por thotë se 55% e totalit është e ndarë ndërmjet shteteve të ashtuquajtura “proximity”. Këto shtete janë: Spanja, Portugalia, Maroku dhe Turqia. Në këto tregje prodhohen veshje që kanë një komponent të lartë të modës, dhe jashtë, për shembull në Azi, ato stampimet bazike për të cilat nuk ka ‘ngut’ për të dalë në dyqane. 10- Të gjitha veshjet kalojnë nëpërmjet Spanjës Si veshjet që prodhohen në vendet “proximity”, edhe ato jashtë këtyre përfundojnë në platforma logjistike në Spanjë. Janë mjetet e transportit që kujdesen për shpërndarjen e tyre në të gjithë botën.

PERSONAZH


LIDERSHIP


44

10 MËSIME

lidershipi nga shefat e këqinj Shefat e ‘tmerrshëm’ gjenden gjithkund. Nuk është ndonjë qejf të punosh për ta, por lidershipi i tyre i ‘keq’ vjen me një shprehje të argjendtë: mësime të çmuara “çfarë nuk duhet bërë” mbi lidershipin efektiv. Këtu janë 10 fushat më të rëndësishme nga të cilat ju mund të mësoni nga shembujt e shefave të këqinj.

1. Mungesa e vendosmërisë Atrofia, entropia dhe letargjia i mbajnë peng njerëzit dhe organizatat. Pavendosmëria, zvarritja, shpërqëndrimi dhe mosangazhimi përkeqësojnë produktivitetin. Liderat efektivë nuk i mbajnë njerëzit duke pritur për një vendim; ata janë të vendosur dhe me vullnet të fortë. 2. Mungesa e vizionit Bosave të tmerrshëm u pëlqen të mendojnë se ata janë të mirë që t’ua “hedhin” të tjerëve. Ata e shpenzojnë kohën në operacionet ditore pa

artikuluar ndonjëherë vizionin e tyre. Liderët efektivë e kuptojnë fuqinë e një vizioni frymëzues, të vendosur në bërjen e punëve të mëdha nga skuadrat e tyre. 3. Mungesa e delegimit Ne të gjithë kemi patur të paktën një herë një shef që e humbiste toruan. Duket se ndodhen gjithkund dhe mikromenaxhimi i tyre ia redukton të gjithë oksigjenin produktivitetit. Delegimi është një art dhe liderët më të mirë janë ata që u japin skuadrave të tyre lirinë për të qenë inovativë dhe strukturën për të punuar bashkë gjatë performancave kulminante.

LIDERSHIP


45

5. Mungesa e përulësisë Shefat e pasigurtë shpeshherë i bëjnë pjesëtarët e skuadrës të ndihen të vegjël në lidhje me fuqitë e tyre, kur gjërat bëhen të vështira, ata u kthehen ofendimeve dhe gjuhës abuzive. Asnjëherë në historinë botërore këto taktika nuk i kanë forcuar njerëzit të bëjnë punë më të mirë. Nëse diçka e tillë ndodh, ato fraksionojnë ekipet dhe shkaktojnë largimin e njerëzve më të mirë. Zhvilloni aftësitë e menaxhimit të stresit nëse ju duhen dhe ndihmoni të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë. Mësoni të gjeni më të mirën te njerëzit.

4. Mungesa e komunikimit Një shef i cili mbyllet në zyrë dhe ka fare pak komunikim me skuadrën harron një nga elementët më të rëndësishëm të lidershipit. Komunikimi është çelësi i të gjitha llojeve të marrëdhënieve. Liderët e mëdhenj marrin kohën për të dëgjuar, për të kuptuar, për të bërë pyetje dhe për të ndarë me njerëzit ato gjëra për të cilat kanë nevojë ata.

6. Mungesa e besueshmërisë Çdokush, shef apo jo, i cili në mënyrë të vazhdueshme dështon në arritjen e angazhimeve dhe premtimeve, humbet besueshmërinë dhe besimin. Lidershipi efektiv do të thotë të mbani fjalën. Është kaq e thjeshtë.

janë një fakt jete dhe e vetmja mënyrë për t’ia dalë është t’i zgjidhësh shpejt dhe drejtë. 8. Mungesa e përgjegjshmërisë Përgjigjja e parë e shefave të këqinj në çfarëdolloj situate të keqe është të fillojnë të mbulojnë gjurmët e tyre dhe t’ua lënë të tjerëve përgjegjësinë.

tjerëve me pozitivitet dhe fuqizim, është mënyra më e mirë për t’u ndjerë më të vlerësuar, produktivë dhe të motivuar.

Liderët efektivë e dinë se duke pranuar gabimet e tyre ata demonstrojnë se telashet janë pjesë e përpjekjeve dhe dështimet pjesë e sukseseve.

10. Mungesa e lidershipit Kohët e fundit, mungesa e lidershipit mund të jetë faktori i zakonshëm te të gjithë shefat e këqinj: Ata që nuk udhëheqin, që nuk japin shembullin, ata veprimet e të cilëve nuk janë konsistente me fjalët e tyre, janë shefa të cilët bëhen joefektivë dhe më pak influencuesë.

9. Humbja e pozitivitietit Është e vështirë të jeni pranë negativitetit gjatë të gjithë ditës dhe të mos prekeni nga ky fenomen. Inkurajimi i të

Liderët efektivë udhëheqin gjithmonë me shembullin e tyre, dhe janë konsistentë në veprimet e tyre edhe kur askush nuk është duke i parë.

7. Mungesa e zgjidhjeve Shefat e tmerrshëm shpeshherë ose kërkojnë konfliktin, ose janë kaq kundërshtarë të konflikteve, saqë “fusin kokën në rërë” dhe shpresojnë se gjërat do të rregullohen vetë. Konfliktet në vendin e punës

LIDERSHIP


KËSHILLA NGA NJERËZ TË SUKSESSHËM


47

Bill Gates Pasuria neto: 79 miliardë $ Mësoni nga mësimet e së shkuarës. Të bëni gabime me paratë është një ngjarje e zakonshme e jetës. Ne të gjithë i bëjmë ato, por ata prej nesh të cilët e arrijnë në fund suksesin financiar në jetë, jo vetëm bëjnë gabime, por edhe mësojnë prej tyre. Bill Gates i mirënjohur si një nga njerëzit më të pasur në botë ka thënë njëherë, “Nuk ka asgjë të keqe të gëzohesh për suksesin, por është më e rëndësishme të kesh parasysh mësimet nga gabimet.

të shkuara ai ka pasur vetëm dy palë këpucë për punë. Ato përbëhen nga lëkurë e zezë dhe mundësojnë komfortin dhe funksionalitetin më të mirë për një miliarder.

Ingvar Kamprad Pasuria Neto : 53 miliardë $ Shmangni shpenzimet e panevojshme. Ingvar Kamprad, themeluesi i IKEA-s, beson se disa shpenzime janë thjesht të panevojshme, edhe pse mund të keni shumë para për to. Ashtu si shumë individë të tjerë super të pasur, ai preferon të fluturojë në klasin ekonomik sesa me një avion privat. Në kujtimin tij, Kamrad shkroi: “Ne nuk kemi nevojë për makina që bien në sy, tituj impresionues, uniforma ose simbole të tjera që tregojnë status. Ne mbështetemi në fuqinë dhe vullnetin tonë!”

Ai e di se ato janë më e mira për të dhe zgjedh të kursejë paratë e tij për gjëra të tjera, sesa të shpenzojë një ‘thes’ me para për këpucë që nuk do t’i veshë kurrë realisht.

Warren Buffett Pasuria Neto: 66.1 miliardë $ Blini një shtëpi sipas nevojave tuaja. Warren është shembulli klasik i këtij rregulli. Ai jeton ende në Omaha, shtëpinë e tij në Nebraska të cilën e

KËSHILLA KURSIMI nga miliarderë që të gjithë duhet t’i dinë Në botën e sotme ka plot miliarderë, por mënyra se si e arritën atë nivel komforti mund t’ju surprizojë. Ata nuk janë shpenzuesit e mëdhenj që shikojmë në shfaqjet speciale hollivudiane. Në fakt, shumë prej tyre ua atribuojnë suksesin, jetesës me kursime. Këtu janë disa nga këshillat më të mira të kursimit nga disa prej njerëzve më të pasur të planetit.

Michael Bloomberg Pasuria Neto: 34.3 miliardë $ Michael Bloomberg është i njohur si një nga kryebashkiakët më kontroversialë të Nju Jorkut dhe aksioneri më i madh i Bloomberg L.P., një kompani informacioni financiare ndërkombëtare. Por një gjë që njerëzit nuk dinë rreth kryebashkiakut Bloomberg është fakti se gjatë 10 viteve

KËSHILLA NGA NJERËZ TË SUKSESSHËM


48

tuaja. Carlos Slim, një biznesmen meksikan, i cili kohët e fundit është spostuar nga Bill Gates si njeriu më i pasur në botë, ofron një nga këshillat më të rëndësishme kur vjen fjala për të shijuar suksesin financiar. Filloni të kurseni fitimet tuaja sa më herët të jetë e mundur. Sa më herët që të filloni të kurseni paratë tuaja dhe t’i menaxhoni ato si duhet, aq më mirë do të gjendeni më pas në jetë, pavarësisht punës që do të jeni duke bërë.

ka blerë që në vitin 1958 për 31,500$. Pavarësisht se ka miliona dollarë në dispozicionin e tij, Buffet-it i duket e pa-arsyeshme të jetojë në një vilë gjigande vetëm sepse mundet ta bëjë. Në vend të kësaj ai gjendet rehat në shtëpinë e tij me 5 dhoma gjumi e cila ndodhet në qendër të shtetit. Oprah Winfrey Pasuria Neto: 2.9 miliardë $ Gjeni pasionin tuaj të vërtetë. Kjo këshillë e thjeshtë i ka kushtuar shumë kohë Oprah-s. Asaj i njihet shprehja, “Ju bëheni ajo që besoni. Ju jeni atje ku jeni sot bazuar në gjithçka që keni besuar.” Të kuptoni se çfarë dashuroni dhe më pas ta ndiqni

atë me gjithçka që keni shpeshherë do të rezultojë me shpërblimet më të mëdha në jetë. Richard Branson Pasuria Neto: 5.1 miliardë $ Vendosni objektiva dhe bëni gjithçka që keni në dorë për t’i arritur. Miliarderi britanik dhe themeluesi i Virgin Group, Richard Branson e nisi me objektiva të thjeshtë. Ato nuk ishin as më realistët, por ai i caktoi ato dhe i ndoqi. Nuk kishte si t’i shkonte mendja se çfarë do të arrinin një ditë ato objektiva të theshtë të vendosur nga ai. Carlos Slim Helú Pasuria Neto: 78.5 miliardë $ Nisni që herët të kurseni paratë

John Caudwell Pasuria Neto: 2.6 miliardë $ Përdorni mënyra alternative të transportit. Ky biznesmen anglez ka vënë pasurinë e tij në industrinë e telefonave mobile, por kjo nuk do të thotë se atij i duket e domosdoshme të udhëtojë në një makinë të shtrenjtë dhe të mburret me pasurinë e tij. Në fakt,

ai ende kënaqet duke ecur, duke ngarë biçikletën dhe madje duke përdorur transportin publik për të shkuar sa andej këtej.

David Cheriton Pasuria Neto: 1.7 miliardë $ Mësoni se çfarë mund të bëni vetë. David Cheriton ishte një nga investitorët e parë në Google dhe kënaqet me një kthim nga investimi i tij fillestar prej 100,000 $ të bërë në 1998-ën. Ai refuzon të shkojë të berberi dhe i pret vetë flokët e tij. Edhe këto kursime të vogla në dukje mund të shtojnë vlerë sidomos nëse i adoptoni në fushat e tjera të jetës. Thjesht mendoni se sa para mund t’u kishit dhënë njerëzve të tjerë për të bërë gjëra që mund t’i bëni vetë në mënyrë perfekte. Mark Zuckerberg Pasuria Neto: 30 miliardë $ Ngisni një makinë modeste. Edhe themeluesi i Facebook jeton duke kursyer në shumë mënyra. Njëra prej tyre është se ai nget një makinë modeste, një Acura 30,000$. Ai mund të kishte çfarëdo tip makine që do dëshironte të ngiste, ose një flotë me to madje, por ai zgjedh këtë automjet të thjeshtë dhe praktik. Jim Walton Pasuria Neto: 34.7 miliardë $ Nuk ju duhet gjithmonë më e fundit dhe më e mira. Walton, djali më i vogël i themeluesit të WalMart, Sam Walton, jeton duke kursyer ashtu siç e ka mësuar gjithmonë i ati. Pavarësisht pasurisë së madhe të Walton, ai vazh-

KËSHILLA NGA NJERËZ TË SUKSESSHËM


49

don të ngasë një kamionçinë mbi 15 vjet. Ai mendon se është më mirë të nxirrni gjithçka që keni nga automjetet tuaja sesa të ngisni më të fundit ose më të shtrenjtat që mundeni. Donald Trump Pasuria Neto: 3.9 miliardë $ Punoni fort. Donald Trump ia atribuon të gjithë suksesin e tij etikës së tij në punë. Shumë të jashtëm e shohin Trump si “fatlumin” e botës financiare, por Trump thotë se fati vjen nga puna e zellshme. “Nëse puna jote shpërblehet, që me shumë gjasa ashtu do të jetë, njerëzit mund të

thonë thjesht se keni qenë me fat. Mbase është kështu, sepse jeni mjaftueshëm me fat që keni trurin që punon shumë!” thotë ai.

risht, duhet të jeni kurajozë dhe të kapni gjithmonë mundësitë që ju dalin në rrugën tuaj, edhe kur të tjerët dyshojnë për aftësitë tuaja.

Robert Kuok Pasuria Neto: 11.5 miliardë $ Kapni shanset kur ju jepet mundësia. Robert Kouk, njeriu më i pasur në Malajzi, jeton thjesht me anë të rregullave të mësuara prej nënës së tij, që të mos jetë kurrë lakmitar, të mos përfitojë kurrë nga të tjerët dhe të ketë gjithmonë dinjitet kur bëhet fjalë për çështje parash. Kouk shpjegon që në mënyrë që të bëheni i suksesshëm financia-

Jack Ma Pasuria Neto: 10 miliardë $ Klienti vjen gjithmonë i pari. Jack Ma, themeluesi i Grupit Alibaba dhe, i cili nuk e ka të trashëguar pasurinë e tij, beson se konsumatorët duhet të jenë gjithmonë prioriteti numër 1. Pas tyre vijnë punonjësit dhe të fundit në radhë duhet të vijnë aksionerët. Ma beson se qëndrimi i një personi në mënyrën se si e

ndërton jetën e tij është më e rëndësishme se sa aftësitë e tij. Howard Schultz Pasuria Neto: 2.2 miliardë $ Kuptoni se paraja nuk është gjithçka. Howard Schultz, President dhe CEO i Starbucks, ka thënë se vlerat e një individi janë shumë më tepër të rëndësishme se sa pasuria e tyre neto. Ai mësohet të ketë thënë, “Unë nuk kam dashur kurrë të jem në ndonjë listë miliarderësh. Nuk e kam përcaktuar kurrë veten nga vlera ime neto. Unë gjithmonë përpiqem ta përcaktoj veten time nga vlerat e mia.”

KËSHILLA NGA NJERËZ TË SUKSESSHËM


50

Facebook, i cili u themelua në 2004-ën, nuk e kalonte shifrën e 1,000 punonjësve deri në 2009-ën, ndërkohë që sot numëron mbi 13,000 punonjës në 65 shtete të botës. Zv. Presidenti i Facebook, Lori Goler tregoi për Business Insider se 5 vlerat bërthamë të kompanisë kanë mbetur të pandryshuara që kur ajo i është bashkuar kompanisë në 2008-ën dhe janë më vitale se kurrë ndërsa kompania rritet. “Ne jemi shumë të qartë në proçesin e rekrutimit rreth asaj se çfarë jemi dhe se si operon kompania,” - thotë Goler. Këto janë tiparet që kërkon Facebook në të gjithë punonjësit e tij:

1. Ata janë të guximshëm Kur CEO dhe themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg nënshkroi për ofertën e parë publike në 2012-ën, ai shkroi shprehjen që i referohet vetë ai dhe punonjësit e tij, “Gjëja më me rrezik është të mos

5 VLERAT

që Facebook kërkon nga punonjësit e vet

Zv. Presidenti i Facebook, Lori Goler

ndërmarrësh rreziqe.” “Ne i inkurajojmë të gjithë të jenë të guximshëm, edhe nëse kjo do të thotë ta kesh gabim ndonjëherë,” shkroi ai. “Kjo është ajo që e bën kompaninë të qëndrojë pararojë e inovacionit” - shpjegon Goler.

2. Ata fokusohen te impakti "Njerëzit të cilët kanë sukses këtu në Facebook, krijojnë gjithmonë gjëra të reja dhe gjejnë mënyra për t’u përmirësuar,” - thotë Drejtoresha Globale e Rekrutimit, Miranda Kalinowski - “Ata kanë kuriozitet të theksuar.”

Punonjësit e Facebook, kanë nevojë për motivimin personal për ta çuar më tej misionin e Facebook, që është ta bëjë botën më të hapur dhe të lidhur. 3. Ata lëvizin shpejt “Lëviz shpejt dhe ji inovativ” ishte

KËSHILLA NGA NJERËZ TË SUKSESSHËM


51

një nga shprehjet e themelimit të Zuckerberg. Ndërsa kompania rritej, ajo nuk e ka humbur vlerën e saj të ecjes me shpejtësi për të qëndruar inovative, e cila nga ana e vet shërben si ‘karburant’ për rritjen. “Ne kemi më pak frikë të bëjmë gabime sesa të humbasim mundësi duke ecur shumë ngadalë. Ne jemi një kulturë e ndërtuesve, fuqia është në dorën tuaj.”

janë të gjitha pjesë e mënyrës se si punojmë së bashku,” - thotë Goler. 5. Ata ndërtojnë vlerë sociale Goler shpjegoi se Facebook është një “organizatë e bazuar tek fuqia.” Termi, i huazuar nga këshilluesi menaxherial dhe autori Marcus Buckingham, i referohet një kompanie që ndërtohet mbi talentet e individëve sesa në përpjekjet për të forcuar pikat e tyre të dobëta.

4. Ata janë të hapur Që nga planet e hapura të dyshemesë deri të feedbacku konstant i kulturës, Facebook vlerëson punonjës që përqafojnë transparencën dhe bashkëpunimin. “Të qënit të hapur dhe transparenca, ndërtimi i komuniteteve, bashkëpunimi,

Kjo i lejon punonjësit të prodhojnë punë që u duket atyre e dobishme. Në Facebook, kjo përqasje vë në zbatim misionin e Zuckerberg për të pajisur qytetarët nga e gjithë bota me mundësinë për të shprehur veten e tyre online.

KËSHILLA NGA NJERËZ TË SUKSESSHËM


INTERVISTA EKSKLUZIVE


53

THEMELUES I GJIRAFA.COM

MËRGIM CAHANI

Përderisa dikush vazhdon dhe nuk ndalet, atëherë suksesi është i pashmangshëm Intervistoi Gerti Boshnjaku

Ishte lajmi më i mirë për startup-et shqiptare, ai që u publikua së pari në portalin e mirënjohur të teknologjisë, Techcrunch. Gjirafa.com, startup-i shqiptar i kërkimit online mori një investim

2 milionë dollarë

për të zhvilluar më tej produktin e saj. Ishte më shumë se kënaqësi të interv-

istonim Mërgim Cahanin themeluesin dhe drejtuesin e kompanisë i cli ndan me ne detaje nga rruga e deritanishme e ‘Gjirafës’. Ai thekson se çfarë kanë arritur deri më tani, nuk është suksesi, por një hap, mjet në rrugëtimin drejt suksesit.

- A jeni startupi i parë shqiptar që arrin të marrë këtë vlerë investimi. Si u arrit kjo?

mia për të lançuar një motor kërkimi në gjuhën shqipe.

Sipas hulumtimeve tona besojmë se jemi startupi i parë shqiptar i cili ka marrë një shumë prej 2 milionë $. Mënyra se si e kemi arritur është pak histori e gjatë dhe nuk ka ndodhur brenda natës.

Më pas, pasi u ktheva në Kosovë dhe kemi punuar shumë, kemi tentuar, jemi lançuar në shkurt të vitit 2013 dhe kam dështuar.

Ka qenë një punë e zellshme që nga viti 2011 kur filloi si koncept në 2011-ën ndërsa isha ende në Nju Jork duke punuar për projektin final për master. Më pas vazhdoi me hapat e parë dhe ku mora një risk të madh duke lënë punën time të mirëpaguar. I lashë të gjitha mbrapa pas 11 viteve në SHBA. Vendosa që të përcjell qëllimet e mia, objektivat e

Sepse kam qenë i vetëm në atë kohë që kam punuar në këtë projekt. Më pas vura re që pa ekip është vështirë të bëhet. Pastaj gjërat ecin një nga një, kështuqë nuk e kam një përgjigjie të shkurtër për këtë, mirëpo nëse duhet të them diçka se si është arritur janë 2 fjalë. Persistence dhe Perseverance, dmth Vendosmëria dhe Këmbëngulja, të cilat janë dashur për të arritur deri këtu.

INTERVISTA EKSKLUZIVE


54

PSE GJIRAFA? Kemi patur shumë probleme me gjetjen e një emri që t’i përmbushte disa kritere. Kriteri i parë dhe kryesor, kriter i cili ka pasur të drejtën e vetos, ka qenë të ishte i lehtë dhe i gatshëm domaini .com dhe .al. Pastaj kritere të tjera ishin, një emër që të përshkruajë atë se çfarë është produkti, ose një emër i cili merr me vete disa tipare apo veçori të cilat e përshkruajnë ADN-në apo kriterin e vetë organizatës dhe bashkëpunëtorëve të tjerë të cilët janë në Gjirafë. Gjirafa.com përfshin kriterin e parë sepse ishte i gatshëm domain .com dhe .al., e dyta nuk e përfshin veprimtarinë e organizatës sonë, por përfshin karakterin e saj, që është e barabartë me karakterin e ekipit të organizatës. Dhe konkretisht ja se si.

Ne kemi dëshirë të mendojmë se i kemi këto tipare dhe punojmë rreth mbajtjes së këtyre tipareve.

I dyti bashkëthemelues është Diogjen Elshani i cili ka studiuar menaxhim në Universitetin e Prishtinës.

- Duke ju dëgjuar i dhatë shumë rëndësi dhe theks fjalës ekip, staf. Dhe fillimisht u shprehët se dështuat në lançimin e parë se ishit i vetëm. Cilët janë anëtarët e ekipit dhe e konsideroni veten me fat që keni gjetur këta anëtarë?

Diogjeni është COO dhe merret me gjërat operacionale ditore, ndërsa Ercani është CTO dhe merret me pjesën algoritmike apo shkencore të teknologjisë që ne kemi.

Unë mendoj jo që jam me fat, por është një nga kriteret kryesorë, së paku për ne, pasi për një startup duhet një ekip i mirëfilltë dhe i diversifikuar. Për ne ka qenë pothuajse vendimtare. Unë jam themeluesi, më pas kam marrë me vete 2 bashkëthemeluesë. Njëri nga ata është Dr. Ercan Canhasi, i cili ka PhD në shkenca kompjuterike.

“Gjirafa është njëra prej kafshëve që historikisht në aspektin e evolucionit, është adaptuar më së miri në ambjentin e saj, domethënë qafën nuk e ka pasur gjithmonë të gjatë.

Gjithashtu ka një theks të veçantë te programuesit tanë. Për ne është me rëndësi që ata të jenë të gatshëm të kuptojnë strukturën e të dhënave dhe algoritmave dhe implementimin e tyre, pastaj vijnë të tjerat. Shumica e programuesve tanë janë shumë të rinj, prej moshës 21-25 vjeçarë dhe nuk e kanë domosdoshmërisht të përfunduar shkollën apo një mire-edukim formal siç e kemi ne, mirëpo janë shumë të aftë. Kanë mësuar së bashku nga unë

Është kafshë që kur lind, brenda 10 minutave mund të ngrihet në këmbë, brenda 10 orëve mund të vrapojë. Domethënë në vete ka disa tipare të evoluimit shumë të veçanta. Gjirafa nuk ka ndonjë predator unik të saj apo nuk është predatore. Kështu që është çështje adaptimi për ne pasi jemi në fushën e teknologjisë. Teknologjia ndërron pothuajse brenda natës, dhe për ekipin tonë është shumë me rëndësi që të adaptohemi në rrethana të reja, në ndryshime të reja, dhe besojmë që ne duhet të kemi aftësi për t’u përshtatur nëse duam të jemi të qëndrueshëm dhe afatgjatë.

INTERVISTA EKSKLUZIVE


55

dhe bashkëthemeluesit dhe sot kanë arritur një nivel që mua që kam 15 vite, pjesa dërrmuese me programim, të më tregojnë se çfarë është më mirë nga aspekti i arkitekturës apo edhe i programimit.

nga fillimi dallohen pothuajse sikurse të kishin përfunduar mastera.

- Përgëzime sepse është pjesa më e vështirë gjetja e programuesve edhe këtu në Shqipëri.

Po në vitin 2009-2010, kur kam punuar në Universitetin e Nju Jorkut si projekt final të masterit. Kam punuar me një profesor Torsten Suel, i cili është një ndër profesorët akademikë më të cituar në botë në drejtim të web search engines, big data dhe në drejtimet të cilat janë të nevojshme për makinat kërkimore. Me të kam punuar për motorrin e kërkimit të Zelandës së Re, ku unë krijova një

Ja si ka funksionuar me 3 programuesit e parë. Duke qenë edhe profesor në Universitetin e Prizrenit, kam pasur rreth 300 studentë në një klasë. Dhe aty e kam cekur se ata që janë studentët më të mirë, do të punoj me ta, do t’i marr me pagesë, por do të punoj me ta jashtë mësimit, do të jenë pjesë e kompanisë, do të kenë aksione.

- Në Amerikë ju lindi ideja për të bërë një Google shqiptar, që qoftë se mund ta quaj kështu?

prototip shumë funksional për Zelandën e Re dhe mendova se mund ta përdorja atë kod për gjuhën shqipe. Por para se të vendosja të punoj në të, m’u nevojit të bëja një business case, a ia vlente apo jo. - Bëtë kërkim për këtë? Po. Në atë moment kur kisha kodin për Zelandën e Re mendova çfarë mund të bëj shqip. Para se të vendosja të bëja atë, ta shohim nëse Google, apo Yahoo-ja dhe të tjerët po e kryejnë punën si duhet. Pashë se ata po punonin shumë mirë, mirëpo kanë një mangësi. Emri shqiptar nuk është emër i avancuar, pra nëse ti kërkon një

analizë të një vepre të Kadaresë dhe nëse askush deri më tani nuk e ka shënuar këtë analizë, pa marrë parasysh nëse është Google, Yahoo apo Bing, nuk mund ta gjeje sepse nuk ekziston. Këtu vura re nëse mundem të identifikoj disa sektorë të informacionit, të cilat nuk ekzistojnë në Shqipëri. Pastaj nëse ne i krijojmë ato informata në një mënyrë apo tjetër, atëherë ne mund t’i kërkojmë ato. Kështu që aty lindi ideja për të krijuar makinën kërkimore duke u munduar që të dixhitalizojmë apo të avancojmë informacionet në gjuhën shqipe që janë në internet, që këto të fundit të mund të gjenden më lehtë.

Në fund të semestrit, 3 nga ata janë dalluar më së shumti, domethënë që e kanë përcjellë lëndën më së miri por asnjëri prej tyre nuk ka programuar më herët. Mirëpo kanë qenë shumë të aftë në matematikë dhe shumë të aftë në kuptimin e gjërave abstrakte, diçka që nevojitet sipas mendimit tim. Dhe e kanë mësuar që nga fillimi mënyrën e saktë. Ne kemi shpenzuar në fillim ndoshta 2-3 javë me leksione, ka qenë gati si shkollë “Gjirafa” në fillim. Mirëpo sot, unë e them me konfidencë të madhe se këta programues që kanë filluar që

INTERVISTA EKSKLUZIVE


56

- Deri tani sa faqe shqiptare keni aktualisht të listuara? 170 milionë faqe, jo domaine. Këto 2-3 muajt e fundit kemi bërë avancime më të mëdha dhe kemi së paku 20-30 mijë domaine. - Këto 2-3 vite që kur jeni krijuar në 2013ën, mund të quhen si 2-3 hapat e parë të Gjirafës së vërtetë e cila ka nisur vrapin e saj. Çfarë ju ka motivuar, pavarësisht shumë vështirësive? Çfarë ju ka shtyrë ju që të vazhdoni përpara? Besimi që mund t’ia arrijmë qëllimit, që mund ta bëjmë, që kemi kapacitet për ta bërë dhe do ta bëjmë. Frika nga dështimi na ka mbajtur që të jemi 100% të fokusuar që të arrijmë atë që kemi vendosur përpara. Vitin e kaluar ne kemi fituar Albanian ICT Awards.

Dhe kjo na dha një besim shumë të fortë, sepse edhe te ekipi ndikoi shumë pozitivisht, por edhe nga jashtë ekipit. Kemi pasur disa “angel investors” që janë të njohur në botë, për shembull Esther Dyson, e cila njihet si femra më e suksesshme në botë nga aspekti i impaktit të saj në teknologji dhe inovacion, e cila pati investuar te ne. Domethënë, një person i atij rangu botëror që ka mbi 50-60 startupe, duke përfshirë Flickr, Facebook, Yandex etj., ajo e vlerësoi idenë me një nivel krejt tjetër. Jo se ne nuk besonim në idenë tonë por kur të vjen nga dikush me atë lloj background, për ne ka qenë diçka e madhe.

ata, kemi pasur diku 10 prej tyre, nuk ka qenë shqiptar. Ne kemi qenë në Këln, në një akselerator Startup Yard dhe pasi shkuam atje, ne kemi marrë “ëngjëj investime” shumë lehtë. Për shembull, njëri prej investitorëve të hershëm prej 15 minutave, gjatë një mëngjesi që e patëm një takim, ai vendosi se do të investojë në Gjirafë si engjëll dhe të nesërmen unë i dërgova dokumentat legale, të pasnesërmen i kemi pasur fondet në bankë. Dhe më pas gjatë qëndrimit në Pragë për 6 muaj morëm diku te 5-6 ëngjëj. - Ju jeni të regjistruar në SHBA?

- Një pyetje përsa i përket pjesës së investitorëve engjëj? E keni pasur të lehtë apo të vështirë për t’iu afruar? Kjo është një bisedë interesante por asnjë nga

Për shkak të investimeve, është gati e pamundur të merren investime për biznese të regjistruara në Kosovë apo Shqipëri pasi e kanë shumë të paqartë aspektin legal dhe imple-

INTERVISTA EKSKLUZIVE


57

mentimin e tyre. Legjislacioni ynë është i mirë por ekzekutimi i tyre dhe puna në gjykata nuk ka nevojë ta komentojmë. - Mendoni se mos-funksionimi ende siç duhet i ekosistemit në Shqipëri dhe Kosovë, është arsyeja sepse asnjë investitor shqiptar nuk ka arritur te ju? Ekosistemi është pak i dobët, opinion personal. Unë mendoj që kemi hyper-ide dhe njerëz të zellshëm për punë dhe që mund t’ia arrijnë. Mirëpo problemi kryesor është qasja në financa. Investitorët shqiptarë edhe pse në parim munden, kanë të holla, ata nuk e kuptojnë industrinë. Ata që e kuptojnë industrinë dhe kanë fonde me siguri janë duke investuar në tregje më të zhvilluara, sepse risku është ndoshta më i vogël.

përdoret për Growth. Seria A ka për qëllim që të ketë edhe break-even. Kështu që sipas parashikimeve tona ky investim është i mjaftueshëm që ne të arrijmë cakun e break-even dhe të jemi me fitim. Në të njëjtën kohë ne do kryejmë edhe investime për të zhvilluar ekosistemin, të cilat ndodhin paralel. Dhe për të zhvilluar ekosistemin 2 milionë $ nuk janë të mjaftueshme. Por 2 milionë $ janë të mjaftueshme të fokusohemi në 2-3 sektorë specifikë të webit shqip. - Dhe një pyetje të fundit. Revista jonë Business Magazine, është media dixhitale

shqip por thellë-thellë misionin e saj ka edukimin e të rinjve drejt sipërmarrjes dhe frymëzimin e tyre me raste suksesi siç është ky i juaji. Çfarë këshille do t’u jepnit të rinjve shqiptarë nisur nga përvoja juaj? Nëse kanë një qëllim, të vazhdojnë atë qëllim me ato 2 fjalë që nisa në fillim: Persistence dhe Perseverance - Këmbëngulje dhe Vendosmëri. Vetëm nëse ekziston Këmbëngulja dhe Vendosmëria për të ecur përpara pa marrë parasysh rrethanat, do të ketë sukses. “Unë mendoj se dështimi ndodh vetëm atëherë kur ndërmarrësi jep dorëheqjen. Përderisa dikush vazhdon dhe nuk ndalet, atëherë suksesi është i pashmangshëm.”

Nuk besoj se tregu ynë nga aspekti i investimeve është ende i zhvilluar si duhet. - Duke u rikthyer pak te shifra, 2 milionë dollarë. Duket shumë, por kemi përshtypjen se ju ia keni gjetur vendin se ku do investoni dhe për çfarë do të shërbejnë. 2 milionë dollarë, nëse e krahasojmë këtë shifër në formë kuantitative me investime të tjera në botën më të zhvilluar, për shembull me SHBA që ka 300 milionë njerëz, ky investim është ekuivalent me 150 milionë dollarë si instrument krahasimi që është një shumë e madhe për SHBA-në. Ndaj mendojmë që kjo shumë është e mjaftueshme për të dalë në hapin tjetër. Dmth ne e kemi quajtur “Series A”, ku Seria A do të

INTERVISTA EKSKLUZIVE


INTERVISTE ME

AJSELA TELI, koordinatore trajnimesh

Fuqizimi i

BIZNESEVE SHQIPTARE

Dhoma e Tregtisë e Tiranës së fundmi në periudhen Dhjetor 2014 rinënshkroi marrëveshjen ndërmjet WKO (Dhomës Austriake të Tregtisë) –WIFI International.

Kurset WIFI dhe Rëndësia e Tyre

Kur ka nisur kjo marrëdhënie?

bashkëpunimit ndërmjet kësaj dhome CCIT dhe Dhomës Ekonomike të Austrisë WKO-WIFI për Trajnimin Profesional të Biznesit shqiptar në Menaxhimin e Sipërmarrjes dhe bashkëpunimit me Bizneset Austriake.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, në të mirë të ngritjes së shkallës së përgatitjes të biznesit shqiptar dhe zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike tregtare, që i shërbejnë interesit të përbashkët të dy palëve Shqipëri –Austri rinënshkroi , edhe një marrëveshje 3 vjeçare të

Kjo marrëdhënie filloi në CCIT dhe WKO që në 2009, me një marrëveshje 6 vjeçare e cila për një pjesë të Biznesit Shqiptar ka rezultuar shumë e suksesshme, si nga krijimi i partneritetit me biznesin austriak, dhe nga ngritja profesionale e nivelit menaxherial, pjesëmarrës në këto Kurse.

Rëndësia e WIFI Instituti për Promovimin Ekonomik WIFI-IKT është institucioni më i madh edukues i Dhomës Austriake Federale të Tregtisë dhe ofruesi më i njohur i Trajnimit Profesional dhe edukimit të avancuar në Austri. WIFI- International Know How Transfer (Transferta Ndërkombëtare e Dijeve, ose WIFI- IKT) është pjesë e Dhomës Austriake të Tregtisë, e themeluar për të asistuar biznesin në ngritjen, forcimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të tij. Qëllimi kryesor i WIFI –IKT është të kontribuojë në mënyrë aktive në zhvillimin ekonomik të vendeve në të cilat ai fokusohet dhe njëkohësisht të vazhdojë të hapë horizonte të reja mbi ekonominë austriake/ndërkombëtare dhe mundësinë e bashkëpunimit të këtyre ekonomive me ato të vendeve në zhvillim.

INTERVISTA EKSKLUZIVE


59

mundësinë e një Vizite 4 ditore në WIEN. Si po punon WIFI Austria në vendin tonë deri tani? A ka patur partneritete?

Si ofrohen keto Kurse WIFI nga CCIT tek Biznesi shqiptar? Kurset WIFI International janë kurse të cilat ofrohen tek niveli menaxherial i Biznesit Shqiptar/ Përfaqësuesit të Biznesit Ato ofrojnë një Trajnim 9 ditorë me Lektorë Austriakë, të çertifikuar ndërkombëtarisht dhe kanë si qëllim kryesor mundësinë e partneritetit me Bizneset Austriake. Kurset WIFI të ofruara nga CCIT janë kurse të subvencionuara nga WIFI International / WKO me qëllim që tu vinë në ndihmë biznesit shqiptar për binjakëzim me bizneset austriake. Qëllimi i WIFI-t është për të nxitur

zhvillimin e njerëzve, bizneseve, institucioneve në vende jashtë Bashkimit Evropian, duke ofruar një program gjithëpërfshirës dhe të përshtatur të Kurseve. Këto trajnime ofrohen në bashkëpunim me Dhomën Austriake të Tregëtisë, me qëllim eksportin e dijeve ndërkombëtare dhe multikulturarizmin nga pala austriake & kontakteve b2b që vjen si ndihmesë dhe asistencë për biznesin shqiptar, duke ndikuar në zhvillimin ekonomik të tij. Pas zhvillimit të Trajnimit në Menaxhimin e Sipërmarrjes pranë CCIT, të gjithë të Trajnuarit kanë

WIFI-IKT ka si qëllim mundësinë e bashkëpunimit, binjakezimit të bizneseve shqiptare me bizneset austriake. Nga këto partneritete deri tani, në kurset e mëparshme, kanë fituar disa biznese shqiptare, të cilat kanë gjetur klientë të rinj në tregun austriak, duke siguruar kontrata investimi, mundësi eksporti, bashkëfinancimi dhe transferimi të dijeve bashkohore austriake, çka i ka ndihmuar të zgjerohen në tregun shqiptar, mbi bazën e përvojës dhe partneritetit austriak. Të gjitha sipërmarrjet shqiptare që kanë zhvilluar takimet B2B në Austri nëpërmjet kurseve WIFI, zotërojnë sot njohuri të thelluara për tregun e këtij vendi të zhvilluar. Për çfarë vlen diploma e WIFI-t? Përse duhet ta synojë atë një sipërmarrës shqiptar, ose i punësuar në kompani shqiptare? Diploma që merret nga WIFI vërteton aftësitë e individëve në bazë të standarteve ndërkombëtare. Ajo njihet në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian. Ajo vërteton aftësitë e individëve, të bazuara në norma ndërkom-

bëtare dhe në Aktin e Akreditimit ACT, në mënyrë të pavarur dhe neutrale. Provimet dhe Diploma janë të bazuara në rregullat e miratuara nga Ministria e Ekonomisë së Austrisë. Çfarë bëjnë në Austri të trajnuarit nga bizneset shqiptare? Gjatë vizitës 4 ditore në Austri, fituesve të provimit u jepen diplomat përkatëse (nga WIFI Austria), të njohura në të gjitha vendet e Bashkimit Europian. Po ashtu, organizohet një takim në Dhomën e Ekonomike të Austrisë dhe zhvillohet një forum biznesi ndërmjet të dy vendeve, ku biznesmenët shqiptarë, që kanë marrë pjesë në trajnim, kanë mundësinë e kontakteve (B2B) me bizneset vendase për shkëmbim përvojë e bashkëpunim. Organizohen takime dy palëshe B2B me bizneset austriake, që jane në fusha relevante për biznesin shqiptar, këto të percaktuara sipas nevojave te biznesit shqiptar. Organizimi i takimeve bëhet nga Dhoma Ekonomike Federale e Austrisë, në bazë të një plani paraprak të hartuar sipas kërkesave të biznesmenëve shqiptarë dhe austriakë. Një përgatitje profesionale e të diplomuarve është thelbësore për të arritur rezultate të mira nga takimet e tyre të biznesit në Austri.

INTERVISTA EKSKLUZIVE


60

Si ndikon marrja e eksperiencës dhe bashkëpunimi me bizneset austriake?

Kush mund trajnime?

Bashkëpunimi me bizneset austriake u mundëson kompanive shqiptare jo vetëm akses në tregun e zhvilluar austriak, por edhe shanse të shumta për të njohur jo vetëm klientë të rinj për produktet dhe shërbimet e tyre, por edhe partnerë të ardhshëm në zhvillim e rinovim, si dhe pjestarë potencialë në investime të përbashkëta, në bashkëveprime me bankat, etj.

Në këto seminare mund të marrin pjesë sipërmarrës të nivelit të mesëm dhe të lartë, si dhe menaxherë që duan të përmirësojnë njohuritë e tyre. Mund të marrin pjesë menaxherë e administratorë të Kompanive, të cilët janë të interesuar për trajnime profesionale dhe për bashkëpunim me bizneset austriake në të gjitha fushat që ato kanë interes.

Suksesi me WIFIN bazohet gjithmonë në njohuri të gjera dhe në avantazhe në know-how.

Cili është aktiviteti juaj i tanishëm me WIFI-n?

Me nëntë organizatat kombëtare të përfaqësuara në të gjitha Federatat Austriake dhe më me shumë se 80 qendra Trajnimi pasarsimore, Institutet e Promovimit të Ekonomisë Austriake (WIFI) janë në Austri partneri kryesor i ekonomisë austriake. Çdo vit 25.000 kurse e seminare të organizuara nga WIFI vizitohen nga 300.000 klientë dhe 12.000 trajnerë kompetentë nga fusha e biznesit janë në shërbim të WIFI-t.

A kanë standarde cilësie të njohura në botë këto trajnime? Kurset e trajnimit dhe provimet janë të zhvilluara sipas një sistemi efektiv të menaxhimit të cilësisë, në përputhje me kërkesat e standardit ndërkombëtar ISO 9001:2008. Në këto seminare mund të marrin pjesë sipërmarrës të nivelit të mesëm dhe të lartë, si dhe menaxherë që duan të përmirësojnë njohuritë e tyre.

Dyer të hapura për bashkëpunim ndërkombëtar dhe Shkëmbim eksperiencash dhe krijim të rrjeteve.

Mund të marrin pjesë dhe menaxherë e administratorë të Kompanive, të cilët janë të interesuar për trajnime profesionale dhe për një shkëmbim eksperience dhe bashkëpunimi me bizneset austriake. Pjesëmarrësit mësojnë rreth apo zgjerojnë njohuritë e tyre në menaxhimin efiçient të kompanive, në metodat më të mira rreth ngritjes së Performancës, në teknikat e reja të menaxhimit dhe mënyrat e përdorimit të tyre.

Përmes moduleve të tyre të trajnimit, pjesëmarrësit mund të transferojnë menjëherë praktikat e tyre të biznesit.

Lektorët Austriakë, janë Prof. Ndërkombëtar, me përvoje të gjatë akademike dhe profesionale në fushën e menaxhimit dhe lidershipit

Punonjësit e WIFI ose të angazhuar nga kjo strukturë, janë ekspertë në kurse trajnimi, seminare dhe konsultime në të gjithë botën. Qëllimet e ekspertizës WIFI janë Edukimi Profesional, Promovimi i marrëdhënieve ekonomike,

marrë

pjesë

këto

Shumë shpejt do të organizojmë trajnimin profesional për Menaxhimin e Sipërmarrjes. Moduli i parë i këtij kursi i fokusuar në “Top Managamet”, zhvillohet në ambientet e trajnimit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë në datat 14-16 Mars 2016 / Business Rhetoric – CRM – Negotiation and argumentation techniques with international clients. Moduli i dytë për “International Managemnt – Innovative Strategies for Marketing, Business Plan for International Activities ” zhvillohet në datat 22-23-24 Mars 2016 ndërsa Moduli i tretë për “EC Fund raising Programmes & International Project Manegement ” zhvillohet në datat 29-30-31 Mars 2016, po në ambientet e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë. Vizita në Vjenë në datat 6-10 Qershor 2016. Të gjithë ata që janë të interesuar mund të drejtohen në kontaktet si vijojnë: Ajsela Teli, Koordinatore Trajnimesh, Rr. Kavajës nr. 6, Tiranë +355 045800934 / +355 696346937 Ju falemnderit !

INTERVISTA EKSKLUZIVE


61

Kalendari i eventeve të biznesit do të jetë një faqe e përhershme e BM, në të cilën do të pasqyrohen eventet e muajit pasardhës. Nëse keni një event, ju ftojmë ta prezantoni atë në numrin tjetër të BM.

kalendar i

EVENTEVE

US GOVERNMENT GLOBAL INNOVATION (GIST)

OSCAL 2016 | OPEN SOURCE CONFERENCE ALBANIA

DATE: MARCH 8 @ 17:00 - 20:00 UTC+0

DATE: 14 - 15 MAY

US Government Global Innovation through Science and Technology (GIST) initiative will organize the next online web-chat on Tuesday March 8 at 17:00 in Protik Innovation Center. The “Guru” is Mr. Anthony Nunez, President and CEO of Infamous Robotics LLC. Mr. Nunez will be sharing his expertise on the topics such as Robotics, Entrepreneurship, Education; Building a Startup, Making a Difference”.

Tiranë

LEXO MË TEPËR

CEED GLOBAL CONFERENCE 2016 CELEBRATING 10 YEARS PASSION FOR ENTREPRENEURS DATE: APRIL 14, 2016, 9:00 AM

Getting ready for the 3rd edition of Open Source Conference Albania. OSCAL is the first annual international conference in Albania organized to promote software freedom, open source software, free culture and open knowledge. OSCAL is organized for the third year by Open Labs Albania, the local community and hackerspace devoted to FLOSS and Open Culture. LEXO MË TEPËR

Sofia Tech Park Dear entrepreneurs, save the date for the largest CEED Global entrepreneur event This year’s CEED Global Annual Conference is taking place on 14 April 2016 in Sofia, Bulgaria. The conference is the largest CEED Global networking and learning gathering of entrepreneurs where you have the opportunity to hear and LEXO MË TEPËR

KALENDAR


kĂŤrkohet

://web developer


63

Infoalbania.al është produkt i New Media Communications, kompani marketingu që operon në Shqipëri prej vitit 2009. Materialet në këtë revistë janë të realizuara me përkushtim nga stafi i Business Magazine Albania. Të gjitha intervistat janë ekskluzive vetëm për revistën. Nuk lejohet ri-publikimi i tyre pa lejen përkatëse.

është revista e parë dixhitale në Shqipëri e cila do të publikohet online periodikisht dhe do të ofrohet për lexuesit në format e mëposhtme:

Për shkarkim tek linku www.businessmag.al/revista/mars-2016/

E FALENDERIM Një falenderim i përzemërt shkon për stafin realizues të New Media Communications:

Në rrjetet sociale: www.facebook.com/BusinessMagAlbania www.linkedin.com/company/business-magazine-albania Në Emailin tuaj pasi të kryeni regjistrimin

Gerti Boshnjaku • Xhulia Vasili • Vasjan Broka • Pëllumb Metaj • Enton Mehmeti • design

Leart Zajmi •

REGJISTROHU

Kontakt: Adresa: Kompleksi Usluga, Tirana • Email: info@businessmag.al / marketing@newmedia.al • Mobile: 067 20 11 531 • Web: www.businessmag.al / www.newmedia.al


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.