Business Mag Albania No. #18 - November 2018

Page 1

18

Nr.

U bënë vite tashmë në drejtimin e grupit “Agna”. Ecuria e kompanisë është një rritje e qëndrueshme.

Cilat kanë qenë apo janë ende, sfidat më të mëdha në biznes?

nga Vasil Naçi

RRUGA DREJT

SUKSESIT

Nr. 18 · Nëntor 2018 | businessmag.al/revista/nentor-2018/


“Ti mund

ta bësh

botën të

rrotullohet”


Numri #18 i Business Mag Vjen me Risi,

#KohaPërNdryshim Tashmë janë mbushur pothuaj 4 vite që nga numri i parë i hedhur online i Business Magazine Albania – Revista e parë Online dedikuar Sipërmarrjes në Shqip. Duke funksionuar si një startup, ne kryejmë ndryshime të vazhdueshme për të përmirësuar përmbajtjen me artikuj mbi sipërmarrjen shqiptare duke promovuar modelet pozitive të realitetit tonë. Njëkohësisht menduam se kishte ardhur koha për të ndryshuar paksa dizajnin dhe paraqitjen e revistës. Ndaj, që në këtë numër vijmë me një format ndryshe nga ai që kemi pasur por që ofron të njëjtën thjeshtësi në lexim nga të gjitha pajisjet e mundshme.

#PorositVersioninPrint Këtë ndryshim e realizuam edhe pas kërkesave të shumta nga lexuesit tanë për të marrë kopjen e tyre të printuar. Që sot cilido që do të dojë ta ketë në bibliotekën e tij, numrin e #18 të revistës, si edhe ato në vazhdim do të mund ta porosisë atë Online dhe ta marrë në dorë në zyrën apo shtëpinë e tij!

#ÇfarëPërmbanKyNumër Që nga Shtatori kemi pasur një sezon të jashtëzakonshëm me evente të dedikuara ndaj biznesit, sipërmarrjes startup dhe teknologjisë. Ne si Business Mag jemi gjithmonë aty, për ti ndjekur dhe mbështetur aktivitetet të cilat nxisin ide të reja, dëshirë për ndryshime dhe inovacion. Besojmë se gërshetimi i tyre me pasqyrimin e modeleve pozitive të suksesit, së bashku me përmbajtje edukuese dhe këshilla të vlefshme nga personazhe që jetojnë me suksesin përbën kollonat bazë të zhvillimit të njerëzimit. Ne e dimë se zhvillimi ndodh çdo ditë dhe lexuesi ynë, pra #TI, nuk do të jesh thjesht një soditës i mahnitur se si ndodhin gjërat dhe si bota rrotullohet, por #TiMundTaBësh botën të rrotullohet, #TiMundesh ti bësh ngjarjet të ndodhin.

#NeBesojmë se Sipërmarrja është motorri që vë në lëvizje njerëzit, të cilët bëjnë të mundur ndryshimet, të cilat ndikojnë për të pasur një botë më të mirë për të jetuar! Po ju si mendoni? Gerti Boshnjaku Editor in Chief @BusinessMag Albania

është revista e parë dixhitale në Shqipëri e cila do të publikohet online periodikisht dhe do të ofrohet për lexuesit në format e mëposhtme: Për shkarkim tek linku www.businessmag.al/revista/nentor2018/ Në rrjetet sociale: www.facebook.com/BusinessMagAlb ania www.linkedin.com/company/busines s-magazine-albania Një falenderim i përzemërt shkon për stafin realizues të këtij numri: • Gerti Boshnjaku • Albana Muçaj • Fiorela Jaupi • Neada Muçaj • Renato Civili • Anerola Torollari • Pëllumb Metaj • Leart Zajmi – design & layout Business Magazine albania është produkt i New Media Communications, kompani marketingu që operon në Shqipëri prej vitit 2009. Materialet në këtë revistë janë të realizuara me përkushtim nga stafi i Business Magazine Albania. Të gjitha intervistat janë ekskluzive vetëm për revistën. Nuk lejohet ri-publikimi i tyre pa lejen përkatëse.

Kontakt:

Adresa: Kompleksi Usluga, Tirana Email: info@businessmag.al / marketing@newmedia.al Mobile: 067 20 11 531 Web: www.businessmag.al / www.newmedia.al

No. 18 · Nëntor 2018 03


Përmbajtja

18

Festivali i Inovacionit, bizneset drejt të ardhmes

24

Flamur Hoxha, sipërmarrësi që bleu “pronarin” e tij

04 No. 18 · Nëntor 2018

20

9 Idetë kryesore nga Konferenca e Marketingut Dixhital ALLWEB Albania 2018

27

Si mund të shisni me çmime të larta?


Përmbajtja

Përmbajtja Mon Chéri, një markë tashmë ndërkombëtare. 32 Jeni ulur në kafenenë në cep të pallatit?

Apo ju ka ndodhur të zbrisni nga autobuzi dhe të mund të futeni direkt në ambientin me aromën e këndshme të kafes por edhe një snack-u. Mund t’ju vijë në mendje Mon Chéri, rrjeti i parë i dyqaneve të kafes, coffee shop ...

Zhvillim Personal

06 Doni të rriteni?! Ja çfarë

mund të mësoni nga Michael e Brian Tracy Zhvillim Personal

08 Ndrysho zakonet dhe ji më produktiv Ja 10 ide për këtë.

Këshilla nga Njerëz të Suksesshëm

12 Si të ktheni një hobi në një biznes të ardhurash me vetëm 4 hapa?

Këshilla nga Njerëz të Suksesshëm

14 Punë, disiplinë e këmbëngulje Këshillat e sipërmarrësit Vasil Naçi, për sukses

Teknologji

29 Emoji, një trend në rritje

Marketing

34 Shumë PR, pak komunikim

Personazh

36 Ersi Druga, nxënësja e ekselencës që punoi kamariere në verë

Startup

38 Anxhela me artin e saj të quajtur “Ajkuna”

Shqiptarë të Suksesshëm në botë

40 Ekspertet e IT. Ja tri vajzat shqiptare që po shtrojnë rrugën drejt suksesit në botë

Studim

42 Sondazh: Kompanitë shqiptare përmirësojnë pasqyrat e tyre financiare

No. 18 · Nëntor 2018 05


Zhvillim Personal

RENATO CIVILI

Editor @Business Mag Albania

Doni të rriteni?! Ja çfarë mund të mësoni nga Michael e Brian Tracy

Në një ditë të plotë trajnimi u fol për shumë ide, strategji biznesi dhe mendime frymëzuese nga eksperienca mbi 40-vjeçare e Brian Tracy dhe djalit të tij Michael Tracy në fushën e zhvillimit personal dhe të biznesit. Ide të tilla mendimi të bëjnë të reflektosh dhe ne shpresojmë të jenë me vlerë edhe për ju. Ja disa mesazhe që u përçuan gjatë prezantimit, të cilat duam t’i ndajmë me ju.

të ndihemi më të lirë e të fortë brenda vetes. Me këtë ndjesi, vendos të bëhesh versioni më i mirë i vetes tënde.

1. Syno të bëhesh versioni më i mirë i vetes tënde.

2. Jeta fillon të bëhet më e mirë, vetëm kur ne bëhemi më të mirë.

Imagjino veten tënde pas 10 vitesh në versionin tënd më të mirë, më të realizuar dhe të suksesshëm. Imagjino sikur ta takoje e të bisedoje me të. Çfarë mendon se do të të këshillonte? Mendon se do të të sugjeronte të bëje të njëjtat gjëra? Apo të veprosh me më shumë guxim për gjërat që dëshiron e të luftosh për ëndrrat e tua? Kur ne fillojmë të veprojmë me guxim, të ndjekim ëndrrat dhe të mos kemi më frikë nga mendimi i të tjerëve, fillojmë 06 No. 18 · Nëntor 2018

Nëse ne nuk synojmë të përmirësohemi e të ndryshojmë vazhdimisht, me kalimin e kohës do hasim pengesa e vështirësi që do të na detyrojnë të ndryshojmë objektivat tona. Do t’i ulim e zvogëlojmë ato, në nivelin tonë të botëkuptimit dhe aftësive. E me kalimin e kohës, do krijohet një rreth vicioz nga i cili është vështirë të dalim: Duke zvogëluar objektivat, zvogëlojmë edhe intensitetin e dëshirës për t’i arritur ato, e më pas nuk përpiqemi të

kërkojmë më zgjedhje të reja, të ndryshojmë e të përmirësohemi. Liria jonë është në raport të drejtëpërdrejtë me zgjedhjet e mundësitë që ne i ofrojmë vetes.

3. Nuk mjafton vetëm zhvillimi i inteligjencës (IQ). Duhet të zhvillojmë edhe inteligjencën emocionale për ta kthyer vizionin në realitet. Është e habitshme, por thuhet se mbi 80% e limiteve tona, janë limite që ne ia vendosim vetes. Vetëm 20% janë limite për arsye të jashtme. Edhe pse shumica e njerëzve e dinë se çfarë duan, kanë vizion të qartë nga ana intelektuale, përsëri nuk e realizojnë. Sepse të realizosh çdo gjë me vlerë,


Zhvillim Personal

duhet forcë karakteri, vullnet e disiplinë. Intensiteti i dëshirës, përkushtimit, qëndrueshmërisë dhe forca për të qenë optimist edhe pas çdo vështirësie, janë cilësitë kryesore që bëjnë diferencën. Ato i japin jetë ideve dhe i bëjnë realitet.

mentor i tyre në fushën tënde të ekspertizës. Imagjino sikur të kesh 100 mentorë rreth vetes, të fushave që të interesojnë, të flisnin për gjërat që ata dinë më mirë. Të gjithë ne do të mësonim më shpejt e më mirë, nëse do të mësonim së bashku.

4. Si mendojnë njerëzit që arrijnë performancë të lartë.

6. Gjej mentorë që mund të të ndihmojnë të arrish atë që dëshiron.

Ata mendojnë shumicën e kohës rreth: Asaj që duan të arrijnë dhe për mënyrat se si t’i realizojnë ato. Ndryshe nga ata, performuesit e dobët, mendojnë e bëjnë gjëra të tjera që nuk kanë lidhje me objektivat kryesore, si për shembull: flasin për gjërat që i shqetësojnë e ankohen për to, harxhojnë kohën me aktivitete që nuk sjellin vlerë për rritjen e performancës. Ata ndihen të pa fuqishëm, sepse harxhojnë energjitë dhe kohën e tyre rreth gjërave ose ngjarjeve që nuk i kanë në dorë për t’i ndryshuar.

5. Çdo gjë që duam/duhet të bëjmë, meriton ta nisim, edhe pse jemi dobët në hapat e parë. Duhet të kuptojmë se nuk e arrijmë dot suksesin duke qëndruar në zonën tonë të rehatisë. Ji mendjehapur të mësosh e provosh eksperienca të reja. Mëso, bëhu i mirë në atë fushë, e më pas mëso edhe të tjerët duke u bërë

Jeta nuk është një sport individual, por një lojë skuadre. Duhet të krijojmë një skuadër e rrjet njohjesh për të mësuar nga të tjerët, për t’u fuqizuar më shumë, për të shtuar më shumë vlerë e për të rritur mundësitë për të fituar. Vetëm, edhe lojtari më i mirë, (mendo Cristiano Ronaldon ose Lionel Messin) nuk mund të fitojë dot, edhe nëse luan kundër skuadrës së lagjes time (dhe skuadrës tënde :).

7. Marrëdhënia jonë me të tjerët përcakton lumturinë tonë. Ato gjëra që janë më të rëndësishme për lumturinë tonë, nuk janë materiale. Asnjë nga ne nuk do të mendojë në ditën e fundit të jetës, se sa të bukur e ka shtëpinë, makinën apo celularin. Lumturia vjen nga marrëdhëniet e mira me njerëzit. Cilësia e marrëdhënies me familjen, me miqtë dhe me kolegët, kanë impakt të drejtpërdrejtë në lumturinë dhe mirëqenien tonë.

Konkluzione Duke krijuar më shumë mundësi për veten, ne bëhemi më të lirë. Ndaj, duhet t’u japim më shumë rëndësi zgjedhjeve që bëjmë çdo ditë. Duhet të kërkojmë sfida edhe më të mëdha e të veprojmë me guxim, sepse jeta fillon të bëhet më e mirë vetëm kur ne bëhemi më të mirë. Dhe së fundi, ashtu si idetë, edhe lumturia jonë personale merr më shumë kuptim kur ne e shprehim dhe e ndajmë me të tjerët. Duhet ta shprehim jo vetëm sepse ajo është ngjitëse, por edhe sepse nuk ka dhuratë që mund të bësh, më të bukur se ajo. Businessmag ka përgatitur gjithashtu një intervistë me Michael Tracy, gjatë trajnimit të zhvilluar në Milano. Kliko për Intervistën e plotë: www.youtube.com/watch?v=N550ClnVCkA

No. 18 · Nëntor 2018 07


Zhvillim Personal

Njerëzit më të suksesshëm që njihni sot e shfrytëzojnë çdo sekond. Dëshironi disa ide se si mund të shtyni veten në një nivel më lart?! Ja se si shumë drejtues e bëjnë këtë. Businessmag do t’ju sjellë në vijim të tjera ide si mund të ndryshoni zakonet dhe të rrisni produktivitetin.

1. Stop multi-tasking. "Duke pastruar rrëmujën në kohë reale (kjo përfshin edhe email-et) ju lironi hapësirë të vlefshme mendore dhe mund të hiqni dorë nga detyra të cilat nuk janë të rëndësishme ose duhet të trajtohen nga dikush tjetër. Ndoshta më e rëndësishmja, vendosni një vijë mes punës dhe jetës, në vend të multitasking 24/7. Zgjidhni kohën për punë dhe kohën për aktivitete të tjera që pasurojnë jetën tuaj. Kur është koha për punë, punoni me efikasitet dhe intensitet. Kur është koha për jetën tuaj, jepuni vëmendje miqve tuaj, familjes dhe aktiviteteve të tjera”. Këtë e thotë Dr. Shu Li, kryetar i laboratorit të Mjekësisë së Avancuar, i cili ka fituar gjashtë patenta amerikane dhe ndërkombëtare për shpikje të ndryshme terapeutike dhe bashkëautor i tre librave mbi mjekësinë rigjeneruese.

2. Organizimi dhe delegimi. “Të organizosh një startup në Zonën e Gjirit të Kalifornisë duke u kujdesur për 2 fëmijë të vegjël, është ndoshta puna më sfiduese në planet. Të dyja janë prioritet në jetën time dhe janë: organizimi dhe delegimi dy konceptet që më lejojnë të shkëlqej në të dyja. Shumica e themeluesve fillestarë nuk e kuptojnë se sa të rëndësishme mund të jenë këto koncepte të thjeshta, sidomos kur bëhen siç duhet. Nuk është e natyrshme, vëçanërisht në klimën e startup-eve t’u besosh të tjerëve prioritetet tuaja, por të lësh skuadrën të marrë një detyrë specifike, mund të lehtësojë trurin tuaj për t’u fokusuar në gjëra më të rëndësishme”. Këtë e thotë, Aman Sareen, bashkëthemelues dhe CEO i ZypMe08 No. 18 · Nëntor 2018

Ndrysho zakonet dhe ji më produktiv Ja 10 ide për këtë.

dia, që vepron në 230 tregje amerikane dhe u mundëson 2,900 shitësve që të ofrojnë zgjidhje reklamimi për publikun në tregun e reklamave lokale. Një treg me xhiro vjetore 150 miliardë dollarësh.

3. Mbyllni emailin. "Shumë drejtues harrojnë se nuk ka gjë më të keqe se puna shumëfishe, e cila pengon produktivitetin e tyre. Kur bëni një punë 'multitasking', truri thjesht hyn nga detyra në detyrë me një ritëm që mund të ndihet si multitasking, por nuk është. Mjeti kryesor që ndan vëmendjen dhe zvogëlon produktivitetin e udhëheqësit është email-i. “Unë e mbyll email për të paktën dy orë çdo ditë, nganjëherë më shumë kur kam shumë vendime të mëdha për të marrë dhe që kërkojnë të mendoj thellë për një gjë.

NEADA MUÇAJ

Editor @Business Mag Albania

Përgjigjia e email-it na jep një nxitim të shpejtë të dopaminës në tru, por na


Zhvillim Personal

takuar që nga shefat ndërkombëtarë që udhëtojnë nëpër Silicon Valley, të cilët donin të shihnin fillimin nga brenda, tek nxënësit e shkollave të mesme që kërkonin të gjenin rrugën e tyre. Nuk e dini kurrë se cilat burime dhe kontakte ju nevojiten në të ardhmen, kështu që zgjeroni rrjetin tuaj dhe argëtohuni duke njohur njerëz të interesuar për profesionin tuaj", thotë Assaf Wand, bashkëthemelues dhe CEO i kompanisë “Hippo” të Insurtech që aktualisht ofron sigurime për pronarët e shtëpive në 10 shtete dhe do të jetë në dispozicion për më shumë se 60 % të pronarëve të shtëpive të SHBA deri në fund të vitit 2018.

5. Mbani kontaktet. "Ne të gjithë kemi takuar mijëra njerëz në jetën tonë dhe sigurisht dhjetë nga këta individë kanë pasur një ndikim domethënës tek ne.

pengon të futemi në mendime të thella dhe të arrijmë atë që psikologët e quajnë 'rrjedha', gjendja e brendshme e kënaqësisë që vjen nga përqëndrimi intensivisht për një periudhë të gjatë kohore. Mbyllja e email-it me ndërprerje jo vetëm që më siguron një zgjidhje më efektive të problemit, por gjithashtu e bën punën time më të këndshme". Këtë thotë, Scott Cramer, president i Go Solar Group, një kompani diellore me shumë treg në Shtetet e Bashkuara perëndimore, e cila ka shfrytëzuar entitetin jofitimprurës të kompanisë së tij për të siguruar më shumë se 4 milionë orë energji, duke ndriçuar leximin për kaq orë të fëmijëve në fshatrat në Ugandë nëpërmjet zgjidhjeve solare të mikrofinancuara.

4. Gjithmonë zhvilloni takime ballë për ballë. "Për shumë vite, kam bërë telefonata dhe takime me pothuajse të gjithë ata që më kërkuan për një kafe. Kam

Ne tentojmë të nënvlerësojmë ndjeshëm vlerën e këtyre marrëdhënieve dhe mundësitë e humbura të mosmbajtjes së kontakteve, qoftë duke i telefouar ata në ditëlindjet e tyre, ose duke u përpjekur të bashkohemi kur udhëtojmë në vendet e tyre të lindjes, ose kur futet një person tjetër në botën tonë, që është mik i përbashkët.... Linja midis miqësive profesionale dhe personale është e hollë, ose dhe e padallueshme ... ". - Jonathan Kempner, president i “TIGER 21”, një organizatë e anëtarësimit të bashkëmoshatarëve. Organizata ka mbi 600 anëtarë në 50 Grupe në Amerikën e Veriut dhe Europë.

6. Luaj shumë për të punuar më shumë. Lini kohë për t’u shkëputur nga çështjet e punës, duke çliruar konkurrentin tuaj të brendshëm dhe duke u përballur me një sfidë argëtuese. Për mua, kjo është ligë e ftohtë e fantazisë së familjes sonë, ku nipërit e mi dhe unë kemi një garë miqësore që më lejon të përqëndrohem përkohësisht

për diçka jashtë mureve të zyrës. Kur kthehem në punë, mendja ime është e qartë dhe mendoj më shumë në mënyrë strategjike", Kështu thotë, Richard Brand, CFO i Laboratorit për Mjekësi të Avancuar. Kohët e fundit, ai komercializoi një test gjaku të pacientit për zbulimin dhe monitorimin e hershëm të kancerit, duke përdorur Inteligjencën Artificiale dhe të mësuarit në makinë bazuar në studimin e mëshumë se 40,000 mostrave të pacientëve.

7. Bëhu autentik dhe gjithmonë vendos pritshmëri të qarta. -

"Më pëlqen të qëndroj besnik ndaj dikujt, sikur je në një bord”. Kjo jo vetëm që ju bën të ndershëm, transparentë dhe të besueshëm, por lejon që dikush t'ju njohë në një nivel më të thellë përtej numrave në një letër. Përfundimisht, gjithnjë mos harroni të vendosni pritshmëri të qarta. Ne të gjithë punojmë si një ekip për të lëvizur përpara biznesin, por ka raste që departamente të caktuara mund të ndjehen të mbyllur në lidhje me kompaninë e përgjithshme Është e mrekullueshme të ndajmë vizionin e kompanisë me të gjithë ekipin, në mënyrë që të gjithë të kuptojnë se përpjekjet e tyre kolektive mund të japin rezultate të pabesueshme ". Këtë e thotë Adrian Dubler, drejtori ekzekutiv i “Foap”, një platformë vizuale përmbajtjeje që lidh markat dhe marketerët me bashkësinë e saj globale me gati 3 milionë krijues të përmbajtjes për të gjeneruar përmbajtje ekskluzive dhe autentike vizuale, për të rritur angazhimin e fushatës. -

8. Merrni vendime bazuar në mënyrën se si do të evoluojë familja juaj. "Babai im bëri një bisedë me mua kur isha në adoleshencë të hershme që më ka ushqyer motivimin dhe ambicien gjatë tërë karrierës sime. Ai më tha:" E vetmja gjë që ka rëndësi është evolucioni i familjes. Nëse t’i do të jesh i aftë t’u japësh fëmijëve të tu më shumë mundësi se të janë dhënë ty atëherë ti je i suksesshëm. “Kjo bisedë nuk më ka ndjekur vetëm mua, por ka ndikuar pothuajse çdo vendim që unë

No. 18 · Nëntor 2018 09


bëj. E pyes veten çdo ditë, se si kjo apo ajo gjë do të ndihmojë të lëvizë familjen time dhe familjet e atyre që punojnë në [kompaninë tonë] përpara. Ky është mesazh i Andre Swanston, bashkëthemelues dhe CEO i “Tru Optik”, një platformë për inteligjencën e audiencës dhe menaxhimin e të dhënave në të gjithë OTT dhe televizionin me kabllo (CTV) me një OTT Data Marketplace të mapuar në mbi 75 milionë shtëpi në SHBA.

9. Beni tetë orë gjumë në natë. "Sa më shumë që dëshirojmë të mburremi për sakrificat e natës, duke siguruar një rezultat nesër, ky ritëm thjesht nuk është i qëndrueshëm. Puna që bëhet kur jeni pa gjumë zakonisht ka shumë gabime që duhet të riparohen më vonë. Në rastet më të këqija,

10 No. 18 · Nëntor 2018

vendimet e këqija të biznesit që nuk mund të zhbëhen ato bëhen kur truri juaj nuk funksionon si duhet. Mbaj mend kur aksidentalisht kam shkatërruar të gjithë bazën tonë të të dhënave të përdoruesit përsëri në ditët tona të nisjes së hershme, sepse isha pa gjumë dhe kam kaluar dy ditët e ardhshme duke rindërtuar dhe ndrequr bazën tonë të të dhënave, ndërsa shtoheshin ankesat e konsumatorëve. Kur udhëtoj, bëj çmos për të shmangur syrin e kuq. Unë do të punoja më mirë në aeroplan, thotë Derek Ting, Drejtori i Përgjithshëm i “TextNow”, kompani që ofron një shërbim falas duke përdorur teknologjinë cloud dhe u shërben miliona përdoruesve.

10. Mësoni si të harroni shpejt. "Çdo ditë apo rrethanë do të punojë në favorin tuaj, por mënyra se si

vendosni të merreni me të bën të gjithë ndryshimin. Vendosja e theksit në ndonjë veprim negativ do të ndalojë momentet pozitive që mund të fitoni për realizimin e qëllimeve tuaja. Në vend të kësaj, përpiquni të kanalizoni atletin tuaj të brendshëm të madh duke mos lejuar që qëllimi i fundit i humbur apo loja e keqe të përcaktojë pjesën tjetër të lojës. Po ashtu, produktiviteti juaj nuk kujdeset për suksesin tuaj më të fundit. Vetëdisiplina do të ndihmojë në gjenerimin e energjisë më të qëndrueshme për t'ju bërë më të shpejtë e më të shpejtë në udhëtimin tuaj". Ky është mesazhi i Dustin Ray. Ai drejton zhvillimin e biznesit dhe iniciativat e rritjes në “Incfile”, një kompani kombëtare e shërbimit të inkorporimit që ka ndihmuar në formimin e më shumë se 150,000 korporatave dhe SHPK-ve që nga viti 2004.

Marrë nga Inc.com

Zhvillim Personal


KËSHILLA NGA NJERËZ TË SUKSESSHËM


Këshilla nga Njerëz të Suksesshëm

ANEROLA TOROLLARI

Editor @Business Mag Albania

Si të ktheni një hobi në një biznes të ardhurash me vetëm 4 hapa? Thelbi i sipërmarrjes është dëshira për ta dashur punën tonë.

12 No. 18 · Nëntor 2018


Këshilla nga Njerëz të Suksesshëm

Sa prej nesh janë të pakënaqur me punët tona të përditshme? Ne ëndërrojmë për të lënë orarin 9 me 5 dhe të rendim pas ëndrrave tona; drejt një jete ku paguhemi për të bërë atë që vërtetë dëshirojmë të bëjmë. Ky është thelbi i sipërmarrjes. Dëshira për të dashur punën tonë. Por, si ta bëjmë këtë? Si mund të kthejmë një hobi, si ai i kopshtarisë apo fotografisë në një biznes që nxjerr të ardhura? Për shumicën prej nesh, përgjigjia nuk është aq e thjeshtë sa të heqësh dorë nga puna dhe të shkojmë ta bëjmë atë. Në vend të kësaj, ka hapa vendimtarë që mund të ndjekim për të realizuar këtë ëndërr.

1. Kërkoni për feedback të sinqertë Ju nuk jeni gjykuesi më i mirë i punës tuaj, as familja apo miqtë tuaj. Ju keni nevojë për një mentor - një përvojë profesionale - dhe feedback të ndershëm. Para se të fitoni para, puna juaj duhet të jetë e realizuar në mënyrë të mrekullueshme. Çdokush ka një aparat fotografik, por jo të gjithë e kuptojnë ndriçimin dhe inkuadrimin. Edhe disa fotografë profesionistë jo gjithmonë kapin çastin kulminant. Sigurisht, askush nuk ëndërron të jetë mediokër. Kjo nuk është ajo rreth të cilës ëndrrat kanë të bëjnë. Ju duhet të dini se ideja juaj është mjaft e mirë për të pasur sukses dhe aftësitë tuaja janë në nivelin e duhur. Nëse është e mundur, duhet të gjeni një komunitet ekspertësh të gatshëm për të ndarë njohuritë dhe për të shqyrtuar punën tuaj me një sy më kritik. Ju gjithashtu duhet të konsideroni një mjedis ku mund të gjeni mësues ekspertë dhe studentë të tjerë për të diskutuar pikat më të mprehta të dijeve tuaja. Një mundësi është që të gjeni një shkollë online që ju ndihmon të ktheni pasionet tuaja në biznes fitimprurës nën kujdesin e mësuesve dhe ekspertëve.

Ky opsion është lloji më i përsosur: Ju merrni instruksione individuale dhe një kritikë të punës suaj, plus një grup të fokusuar të integruar dhe me njohuri. Një opsion i dytë është Mogul, një platformë mbarëbotërore që arrin 18 milionë femra në javë dhe siguron mentorim të personalizuar në formën e një hotline të këshillimit dixhital 24/7. Një opsion tjetër është LinkedIn, një platformë që është ndoshta vendi më i mirë për të kërkuar mentorë dhe ekspertë. LinkedIn njihet si një vend për të ndihmuar përdoruesit të krijojnë një rrjet aleatësh të besuar.

2. Përdorni si strategji “proof of concept” "Proof of concept" është një term biznesi i përdorur nga sipërmarrësit që kërkojnë fonde. Edhe nëse nuk keni nevojë për fonde për të filluar, sigurimi i "Proof of concept" nuk është një ide e keqe. Kjo ju ndihmon të zbuloni nëse njerëzit do të blejnë produktin apo shërbimin tuaj. Një metodë e shpejtë e vlerësimit të tregtueshmërisë tuaj është një fushatë për crowdfunding. Kickstarter, GoFundMe dhe Indiegogo janë më të njohurat, por ka edhe site të specializuara për crowdfunding si Barnraiser për ushqime artizanale, Slated për projekte filmike dhe Fig për videolojëra. Disa kompani të reja shqiptare kanë bërë fushata të tilla, ndonëse nuk kanë arritur të kenë rezultatet e pritshme. Çelësi për të shitur idenë tuaj është prezantimi. Mijëra projekte nisin çdo ditë. Sfida është që të dilni nga turma. Dhe një pitch për crowd-fundging është një mënyrë e shpejtë për të kuptuar nëse njerëzit do të paguajnë për punën tuaj. Nëse kjo funksionon, përgëzime! Ju do të keni para për të nisur biznesin tuaj dhe një bazë klientësh të interesuar.

ekonominë gig mund të jetë një mënyrë e qëndrueshme për ju që të plotësoni të ardhurat tuaja. Kompanitë e teknologjisë si Lyft, Doordash dhe Airbnb kanë hapur rrugën që shumë njerëz të fitojnë para shtesë, si dhe të ardhura pasive. Shumë prej tyre madje kanë raportuar se fitojnë më shumë nga ekonomia gig se sa nga puna e tyre e përditshme. Kur e mbushni kalendarin tuaj për një muaj ose më shumë ose merrni porosi për produktin mjaftueshëm për të zëvendësuar pagën e një muaji, mund të jeni të sigurtë se është koha e duhur për të menduar që ta bëni këtë me orar të plotë.

4. Krijoni një plan biznesi Nëse do të fillonit një biznes, do të bënit një plan.

Pse nuk do të bëni të njëjtën gjë për të nisur karrierën tuaj në lidhje me hobin që keni? Me këtë hap, ju keni çuar aftësitë tuaja në nivel profesional, keni verifikuar produktin ose idenë tuaj të biznesit dhe keni filluar të bëni disa shitje. Do t’ju duhet një sistem për menaxhimin e marrëdhënieve me klientët (CRM) për të mbajtur kontakt me klientët tuaj, një prani e mediave sociale dhe një plan marketingu i fortë.

3. Gjeni një aset dytësor që funksionon për ju Kjo lidhet me çdo gjë që ju bëni për të fituar para. Nëse punoni me kohë të plotë për të paguar faturat, mund të punoni në biznesin tuaj gjatë fundjavave. Përveç kësaj, të bërit pjesë në

Nuk ka të ngjarë të keni sukses nëse ëndrra juaj nuk është realiste. Disa hobi janë të destinuara të mbeten hobi. Pra, shkoni gjeni mentorin tuaj dhe filloni që sot. No. 18 · Nëntor 2018 13


Këshilla nga Njerëz të Suksesshëm

ALBANA MUÇAJ

Lead Editor @Business Mag Albania

Punë, disiplinë e këmbëngulje Këshillat e sipërmarrësit Vasil Naçi, për sukses U bënë vite tashmë në drejtimin e grupit “Agna”. Ecuria e kompanisë është një rritje e qëndrueshme. Cilat kanë qenë apo janë ende, sfidat më të mëdha në biznes? Agna Group u themelua në vitin 1991 dhe është rritur gradualisht ndër vite. Kemi ndeshur plot sfida. Biznesi ka sfida të vazhdueshme. Ato nuk mbarojnë kurrë. Sfidat do t’i shikoja në dy nivele: të brendshme dhe të jashtme. Së brendshmi, është sfida jonë e vazhdueshme për të forcuar kulturën tonë të korporatës, sistemet, të cilat na ndihmojnë të punojmë më mirë dhe më zgjuar, si dhe të gjejmë staf të përgatitur që t’u paraprijë nevojave të kohës, jo thjesht t’u përgjigjet atyre. Kjo e fundit lidhet edhe me çfarë ofron tregu i punës. Së jashtmi, sfidë mbetet fakti se Shqipëria është një vend i vogël në përmasa, por edhe me një ekonomi të brishtë, ndonëse ka patur rritje gjatë viteve të fundit. Në fakt, të dyja këto aspekte lidhen dhe ndikojnë sfidën tonë të madhe: arritjen e objektivit tonë vizionar, (të kemi një brand shqiptar të njohur në të gjithë botën) i cili është busulla që udhëheq të gjitha përpjekjet, veprimet, projektet që ne bëjmë. Sfidat tona janë sfidat e një biznesi në rritje, që e di ku do të shkojë, por që çdo ditë duhet të punojë fort, në drejtimin e duhur, duke forcuar kulturën e korporatës, çka është e vetmja mënyrë organike për të patur një organizatë të fuqizuar, të motivuar dhe vizionare.

14 No. 18 · Nëntor 2018

Kushtet ekonomike dhe të bërit biznes kanë ndryshuar shumë krahasuar me fillimin e aktivitetit ekonomik në Shqipëri. Si mund ta përshkruani gjithë këtë rrugëtim? Çfarë do të bënit ndryshe nëse kthehemi mbrapa në kohë dhe keni njohuritë e përvojën e sotme? Padyshim që çdo gjë ka ndryshuar. Edhe ne, si shumë sipërmarrje të viteve ‘90, nisëm biznesin thjeshtë, pa ndonjë objektiv të madh, me pak njohuri dhe mjete, por me shumë dëshirë për të siguruar një jetë të mirë për familjen. Tashmë bizneset në Shqipëri janë më të konsoliduara, në njerëz, mendësi, projekte e kapitale. Kur kthej kokën pas, ajo që mendoj se me ka munguar më shumë dhe që do të bënte diferencën nëse do ta kisha më herët në rrugëtimin e biznesit, është njohuria mbi biznesin, mbi zhvillimin e një organizate. Ajo njohuri do të më bënte më të lehtë rrugëtimin, si mua, ashtu edhe Agna Group. Por asnjëherë nuk është vonë për të mësuar, për t’u


Këshilla nga Njerëz të Suksesshëm

No. 18 · Nëntor 2018 15


Këshilla nga Njerëz të Suksesshëm

gjigandin brenda vetes” të Tonny Robbins, dhe “Parimet e suksesit” nga Jack Canfield.

Tashmë, riktheheni me trajnimin masiv publik të radhës, “Rruga drejt Suksesit”. Çfarë përçoni kësaj radhe tek audienca? Cili është misioni juaj? “Rruga Drejt Suksesit” është një event-trajnim që i dedikohet zhvillimit dhe rritjes në aspektin personal dhe profesional.

rritur, për t’u përmirësuar. Mund të presësh më të mirën nga njerëzit, kur iu ofron më të mirën dhe e kam fjalën për mënyrën si i trajton, si i rrit, si kujdesesh për ta, si i afron pranë vizionit e kështu me radhë.

Cilat janë tri aftësitë kryesore që mendoni se kanë kontribuar më shumë në suksesin tuaj personal dhe në biznes? Do të thoja puna e palodhur, disiplina për të bërë atë që duhet dhe këmbëngulja pa kufi. Por gjithashtu më ka ndihmuar mentaliti për të qenë i hapur dhe për të mësuar nga çdokush; dashuria dhe kujdesja e sinqertë për punonjësit dhe partnerët, të cilët i kam konsideruar gjithmonë si bashkëudhëtarë në rrugëtimin sfidues të biznesit; mirënjohja për këdo që më ka ndihmuar me shembullin e vet pozitiv apo negativ, me kritika apo këshilla.

Cilat janë këshillat që jepni më shpesh për njerëzit që duan të nisin një biznes? Të besojnë tek vetja, të kenë ëndrra dhe të punojnë fort për t’i bërë realitet. Kur ke pasion, kur ke zjarr në zemër për ato që do të arrish, i gjen gjithmonë mjetet që të duhen për t’ia dalë mbanë; duket sikur gjërat ndodhin si me magji, por në fakt dëshira e fortë të 16 No. 18 · Nëntor 2018

ndihmon të kanalizosh energjinë dhe potencialin në drejtimin e duhur. Ju them të rinjve ta shikojnë veten jo thjesht si qytetarë të një vendi të vogël si Shqipëria, por si qytetarë të kësaj bote të madhe që ndryshon çdo ditë. Ju them ta duan jetën, të kujdesen për çdo aspekt të saj, të kultivojnë frymën e mirënjohjes dhe kontributit, pasi kur jep, gjithmonë të kthehet dhe kur je mirënjohës për çdo gjë që ke dhe për çdo njeri, arrin të krijosh lidhje të forta me ta, të cilat herët a vonë do të të kthehen në vlerë. Është bekim nëse realizon të kesh mençuri në mendje, dashuri në zemër dhe shëndet të mirë në trup. Kështu krijohen balance të forta që ndihmojnë të përballosh me sukses çdo sfidë.

Misioni im është të ndaj me njerëzit mesimet dhe eksperiencat e përfituara gjatë 27 viteve në biznes, njohuritë e përftuara përmes trajnimeve me ekspertë botërorë të biznesit dhe rritjes personale, pasi besoj se të gjithë duhet të kontribuojmë me çdo gjë të mirë që kemi, për të bërë më të mirë komunitetin ku jetojmë.

“Rruga Drejt Suksesit” ndihmon në krijimin e një komuniteti, apo network-u me njerëz që besojnë tek rritja dhe zhvillimi, që e duan suksesin dhe punojnë fort për ta arritur atë. Kjo është një vlerë e bukur për shoqërinë, madje edhe për rajonin, pasi në këtë event marrin pjesë edhe njerëz nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia e Greqia.

“Rruga Drejt Suksesit” ka në fokus një formulë të thjeshtë dhe të provuar suksesi, e cila do të përcillet në një mënyrë argëtuese dhe angazhuese tek pjesëmarrësit në këtë event-trajnim.

Cili është libri i preferuar që keni lexuar së fundi? Pse ju ka pëlqyer ai? Libri i fundit që kam lexuar është “Mendësia” nga Carol Dweck, por unë do të doja të përmendja edhe 5 libra që kanë lënë gjurmë tek unë dhe mbeten ndër librat më të mirë në rritjen dhe zhvillimin personal. “7 zakonet e njerëzve të suksesshëm” të Steven Covey, “Si të sillemi me njerëzit” të Dale Carnegie, “Mendo dhe bëhu i pasur” të Napoleon Hill, “Zgjo

Përgjatë dy ditëve, pjesëmarrësit do të mund të reflektojnë mbi rritjen dhe zhvillimin e tyre, të marrin vendime për ato që duan të bëjnë menjëherë në jetën e tyre për të sjellë ndryshimin e dëshiruar, në një klimë inspiruese dhe plot energji pozitive.


EVENTE BIZNESI


Evente Biznesi

Festivali i Inovacionit, bizneset drejt të ardhmes Sipërmarrës ndërkombëtarë apo vendas, të cilët kanë bërë emër ishin pjesë e Festivalit të Inovacionit zhvilluar në Tiranë në muajin Shtator. Një platformë, ku kompanitë e mëdha “ushqehen” me idetë e reja të bizneseve startup, e ndërkohë këto të fundit mund të gjejnë tranpolinën, për t’u dhënë jetë ideve të tyre, e pse jo për të dalë në tregje ndërkombëtare. Në tre ditë festival morën pjesë mbi 300 sipërmarrës e mentorë në zhvillimin e biznesit dhe zhvillimin personal, nga i gjithë rajoni i Ballkanit e më gjerë. Ata prezantuan praktikat e tyre më të mira, idetë dhe projektet inovative.

18 No. 18 · Nëntor 2018

Festivali vjen për herë të pare, i organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës. Sipas Kryetar i Dhomës së Tregtisë Tiranë Nikolin Jaka, “e ardhmja e ekonomisë së vendit janë sipërmarrjet inovative, ndaj mbështesim startup-et dhe idetë e reja në këtë drejtim”. Të bindur se risitë përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëvë, përfaqësues të pushtetit lokal e qëndror ftuan bizneset të prezantojnë ide dhe zgjidhje inovative që lidhen kryesisht me logjistikën urbane, me sektorin e turizmit dhe bujqësisë.

ALBANA MUÇAJ

Lead Editor @Business Mag Albania

“Sfida më e madhe në Tiranë, është ndryshimi i projekteve logjistike. Aplikacioni që përdoret në qytet dhe denoncon shkeljet e qytetarëve kursen angazhimin e 1000 inspektorëve në qytet”, tha kryebashkiaku Veliaj. Përfaqësues të kompanive të telefonisë në vend, kishin ardhur me risitë e tyre në shërbime, por edhe me mundësinë për të mbështetur sipërmarrjet e reja, me interes për kompanisë. Pas mbështjetjes që T Mobile i ka dhënë startup-it Dentem, Aleksandër Kariqi, përfaqësues i T Mobile tha se po vlerëson dy-tre ide të reja me


Evente Biznesi

interes, të cilat mund të mbështeten nga kompania. Kliko videon: (https://www.youtube.com/watch?v=DImDOAFnp7E

Julian Kanini, tha se në këtë festival, kemi sjellë platformën që ka nisur të përdoret për monitorim dhe gjurmimin e kushteve të ruajtjes dhe transportit të produkteve sensitive, si ushqime e produkte farmaceutike.

Risia e kompanisë Digicom në këtë festival ishte mundësia e shërbimit të internetit 1 Gigabit me fibër optike për familje. Kliko videon: (https://www.youtube.com/watch?v=wB5g4QZpUcs)

Kliko videon: https://www.youtube.com/watch?v=SHF4_qheA2E

Ndërkohë, Vodafone Albania, një nga mbështetësit e Festivalit prezantoi risinë e kompanisë në nivel global.

Një tjetër risi vjen nga R&T Group. CEO i kompanisë Renis Tërshana tregoi për Businessmag.al se në bashkëpunim me një kompani italiane po aplikohet teknologjia në matjen e sigurisë së digave, urave, shtyllave elektrike, në një kohë më të shkurtër dhe me kosto më të ulëta.

mundësi të gjurmojë ku ndodhet produkti nga nisja në fabrikë deri në mbërritjen në destinacion. Kliko videon: (https://www.youtube.com/watch?v=a6WtFVhKjNA)

që u kujdes për imazhin e Festivalit të Inovacionit ishte kompania TOK. Xhemi Xhelilaj, tha se kompania ka bërë Tok-së bashku një grup ekspertësh në fushën e dizajnit dhe marketingut. Kliko Videon: (https://www.youtube.com/watch?v=tusembRHKQQ

Kliko videon: https://www.youtube.com/watch?v=vf5ZR-6_ujA

Të gjitha kompanitë kanë nevojë për marketing, e PR. Një prej kompanive

Interesant ishte fakti se edhe një kompani si ajo e prodhimit dhe përpunimit të qumështit po sjell risi në treg. Përmes një aplikacioni që kompania po përdor, produkti shpërndahet në destinacionin e kërkuar nga klienti, dhe ky i fundit ka No. 18 · Nëntor 2018 19


Evente Biznesi

9 Idetë kryesore nga Konferenca e Marketingut Dixhital ALLWEB Albania 2018 E ardhmja është dixhitale, e duket sikur jemi një hap më pranë saj pas eksperiencës në konferencën më të madhe të marketingut dixhital Allweb Albania 2018. Ishte një event fantastik, me ide inovative nga 13 folës, liderë të nivelit ndërkombëtar të fushës së marketingut dixhital, të cilët prezantuan strategjitë dhe praktikat më të mira të marketingut. Këto strategji kanë transformuar mënyrën e të bërit biznes, komunikimin dhe marrëdhënien me klientët.

Ja cilat ishin 9 idetë kryesore të AllWeb Albania 2018

Kur hyjmë në botën e marketingun dixhital, nuk duhet të ndryshojmë vetëm mjetet, por edhe mënyrën e të menduarit.

Duhet të njohim më mirë klientët se si kërkojnë ata online, me çfarë fjalësh kërkojnë dhe në cilat kanale ata përdorin për të gjetur produktet e shërbimet tona. Synimi duhet të jetë që të pozicionohemi që në fillim të 20 No. 18 · Nëntor 2018

Të gjithë folësit dhe të ftuarit në panel shpalosën para audiencës prej mbi 250 sipërmarrësish dhe ekspertë në fushën e marketingut, sekretet për të drejtuar biznese të suksesshme përmes marketingut dixhital. Mes strategjive, mënyrave dhe zgjedhjeve, kryefjalë është “përmbatja/content”.

RENATO CIVILI

Editor @Business Mag Albania

apo shërbime. Me pak fjalë, një story në Instagram duhet ta merrni me shumë seriozisht  Kliko për Intervistën e plotë: www.youtube.com/watch?v=L_LTQlK4GsU

Kjo vlen në të dy rastet, përmbajtje që i serviret klientit dhe informacion që kompania zotëron për tregun. Marjola Xhelili, përfaqësuese e Vodafone Albania, tha në prezantimin e saj se, “të dhënat janë mbreti, janë si vaji. Me to mund të përpunosh e të gatuash një produkt të mirë. Sa më shumë të dhëna të kemi, aq më të fuqishëm bëhemi.”

Kliko: www.youtube.com/watch?v=WfQaKv9rvD0

Pasi u dëgjuan dy djemtë e Instagramit, dy folës të rinj, por me përvojë e histori suksesi në këtë drejtim, sigurisht që kush nuk kishte një llogari në Instagram e ka hapur. Përmes Story, Instagram është një “vitrinë” shumë e mirë për të shitur produkte

udhëtimit të tyre online, t’i edukojmë me arsye pse duhet të na zgjedhin ne, e t’u ofrojmë eksperiencën më të mirë online për ta bërë procesin sa më të Kliko për Intervistën e plotë: www.youtube.com/watch?v=KLYClDvwPEQ

lehtë për klientin për të realizuar blerjen.

Në botën dixhitale, eksperienca që i ofrohet klientit është më e rëndësishme se produkti apo çmimi. Tashmë nuk janë të rëndësishme vetëm produktet dhe çmimet – fokusi po kalon tek eksperienca që i falet klientit online dhe offline. Sa “user-friendly” është platforma juaj dhe shërbimi do përcaktojë nivelin e


Evente Biznesi

kënaqësisë dhe besnikërinë e klientit. Kompanitë, të cilat po fokusohen si të përmirësojnë në mënyrë të vazhdueshme jo vetëm produktet e çmimet në treg, por edhe eksperiencën e shërbimin ndaj klientit po fitojnë avantazhe konkuruese dhe më shumë klientë në treg. Kliko për Intervistën e plotë: www.youtube.com/watch?v=qErqKMjhvxI

Si të krijoni content (përmbajtje) që tërheq vëmendjen e klientit? Provokojini pozitivisht lexuesit me artikujt tuaj. Lidhuni emocionalisht me ta. Jini origjinal dhe surprizues. Jini argëtues. Shtoni vlerë dhe përshkruani një botë më të mirë duke e parë atë me sytë e klientit. Ja disa pyetje që do t’ju ndihmojnë si të krijoni një stil unik dhe efektiv për një strategji të sukseshme të komunikimit dhe përmbajtjes: A keni një këndvështrim origjinal dhe a jeni të guximshëm me atë që thoni? A po thoni të vërtetën, me një stil unik dhe tërheqës? A është praktik për lexuesin? A i frymëzon ata të veprojnë dhe të ndërveprojnë me ju në mënyrë pozitive? A ndërton ai një imazh pozitiv dhe tërheqës për brandin e kompanisë? A e pëlqejnë lexuesit dhe a rrit ndërveprimin me ta? A i lidh lexuesit emocionalisht dhe a i shtyn ata të besojnë tek ju? A është një mesazh mbresëlënës për lexuesit, që do mbahet mend edhe pas një jave, një muaji apo një viti? Është i fokusuar tek ju, apo u shton vlerë lexuesve, duke u fokusuar vetëm tek ata dhe botëkuptimi i tyre?

Zbuloni botëkuptimin e tyre, mënyrat se si kërkojnë online, kanalet e komunikimit që përdorin, cilat janë problemet e tij, kërkesat dhe benefitet që ai kërkon nga produktet që ju shisni. Dhe më pas, krijoni një strategji marketingu me content-in e personalizuar për të zgjidhur nevojat dhe problemet e tyre, si dhe për ta pozicionuar brandin dhe produktet tuaja në plan të parë që në fillim të kërkimit të tyre online me SEO.

Fillo tani. Fillo me hapa të thjeshta. Kjo ishte një nga shprehjet e Dan Ram, folësi që hapi konferencën plotë energji e që frymëzoi audiencën me prezantimin e tij. Nuk duhet të presim derisa të ndërtojmë një platformë perfekte, apo të presim kushtet ideale për të filluar – sepse ato nuk do të jenë kurrë. Duhet të fillojmë me çka kemi tani, në mënyrë që të zhvillohemi për t’u bërë më të mirë nesër. Nëse kemi nje produkt apo ide biznesi në mendje, Kliko për Intervistën e plotë: https://www.youtube.com/watch?v=FDnHK01-dCw

Filloni strategjinë e marketingut duke u nisur nga këndvështrimi i klientit. No. 18 · Nëntor 2018 21


Evente Biznesi

duhet ta nxjerrim atë në treg, apo t’ja komunikojmë disa njerëzve për të marrë feedback-un për të zbuluar realisht çfarë duhet përmirësuar për ta bërë konkuruese dhe fitimprurëse.

Ju duhet të poziciononi brandin tuaj në mendjen e klientit që në hapat e parë të udhëtimit të tij online. Si mund ta përmirësojmë rankimin në Google për t’u pozicionuar në plan të

22 No. 18 · Nëntor 2018

parë? Përveç fushatave qe mund të realizoni me shërbimet e Google, ju mund të fokusoheni edhe tek nje strategji efektive tjetër. Krijoni përmbajtje për t’u përgjigjur të gjitha pyetjeve qe kanë klientët tuaj online. Duke zbuluar se çfarë ata kërkojnë më shpesh dhe me keyword-et përkatëse, ju mund të krijoni përmbajtje, artikuj dhe përgjigje FAQ e t’i publikoni në website-n tuaj.

ju do të jeni pozicionuar më mirë se konkurentët dhe do ta edukoni klientin me përmbajtjen tuaj. Duke ofruar të gjithë përgjigjet për pyetjet që kanë, ata do të fillojnë të pëlqejnë e të besojnë më shumë brandin tuaj, pasi pozicionoheni si autoritet në mendjen e tyre.

Në këtë mënyrë, kur klientët kërkojnë,

A jeni duke u ofruar klientëve

Fokusohuni tek nevojat e klientit, jo tek teknologjia që përdorni.


Evente Biznesi

zgjidhjen më të mirë për ta, pavarësisht teknologjisë që përdorni? Në mënyrë që të krijojmë zgjidhjet më të mira, ne duhet të njohim shumë mirë teknologjinë dhe kanalet tona. Për këtë, pyetja e duhur nuk duhet të jetë:- Si ta bëjmë diçka? Por duhet të fillojmë duke pyetur:- “Pse është e rëndësishme ta bëjmë atë për klientin? Dhe me pas, në bazë të përgjigjes, duhet të fillojmë të zbulojmë zgjidhjen më të mirë për klientët tanë. Kliko për Intervistën e plotë: www.youtube.com/watch?v=N550ClnVCkA

Mendoni ndryshe për t’i parë gjërat ndryshe. Futuni në mendjen e klientit e filloni të mendoni si ata. Çfarë mund t’i bëjë ata të rrisin vëmendjen tek brandi dhe produktet tuaja? Si mund të krijoni histori apo eksperienca unike për t’i bërë ata t’ju pëlqejnë, të kenë më shumë besim tek ju, tek produktet/shërbimet dhe tek brandi juaj? Për ta bërë edhe me të lehtë këtë

proçes, pyesni klientët tuaj, bëni një studim dhe vëzhgoni reagimet e tyre në mënyrën e sjelljes së tyre konsumatore. Kuptoni frikërat, problemet, dëshirat, dhe kërkesat e tyre të pa shprehura se si mund të përmirësoni edhe më shumë produktet, shërbimet dhe eksperiencën që i ofroni atyre online dhe offline.

Pyesni shpesh se, cila mund të jetë mënyra më e lehtë për t’i automatizuar veprimet tuaja. Me ndihmëm e teknologjisë dhe

aplikacioneve, ne jo vetëm mund të delegojmë më shumë, por mund t’i bëjmë veprimet edhe më efektive dhe inteligjente. Gjatë eventit, u prezantua edhe një rast i suksesshëm marketingu nga një kompani që shiste bluza me logo të kompanive. U prezantua hap pas hapi mënyra se si u krijua strategjia e marketingut me email, si u automatizua me sukses, dhe si u dërgua e personalizuar tek mijëra drejtues të kompanive. Arriti të kishte një impakt mjaft të lartë, pasi ishte jo vetëm me emrin e marrësit, por kishte logon e kompanisë së tij brenda në bluzën me imazh në tekstin e emailit, e cila krijonte një impresion të bukur tek ata që lexonin emailin. Kliko për të pare Videon: www.youtube.com/watch?v=4BmvL1rlqHU&feature=yout u.be

AllWeb Albania 2018, ishte edicioni i 3-të i konferencës së pare dhe të vetme të Marketingut në Shqipëri, e organizuar nga New Media Communications. No. 18 · Nëntor 2018 23


Sipërmarrje

Flamur Hoxha, sipërmarrësi që bleu “pronarin” e tij

ALBANA MUÇAJ

Lead Editor @Business Mag Albania

Nëse do të donit të rriteni shëndetshëm në sipërmarrje apo karrierë, një model ideal për ju është Flamur Hoxha. Sipërmarrës prej 25 vitesh, me një rritje të qëndrueshme në biznes duke nisur nga viti 1998. Ditën kur na pret për intervistë, e gjejmë në kantierin e kompleksit që po ndërtohet pranë Zogut të zi. Një kantier, që edhe pse ende i hapur, të përcjell idenë e një pune të sistemuar, të gjithë punëtorët me kokore dhe zyrat e para tashmë janë të administratës.

Në fund të intervistës Flamuri na zbulon se gjyshërit i kishte tregtarë dhe kjo spjegon shumë për të tashmen dhe të shkuarën e tij. Ai trashëgoi nga të parët e tij tregtinë dhe të bërit biznes, por edhe antikonformizmin kur flitet për pushtet apo përfitime. Këto vlera që e dallojnë janë shoqëruar gjithashtu edhe me pasojat e persekutimit nga regjimi i kaluar. Regjimi komunist, penalizonte ata që nuk bëheshin palë me pushtetin dhe nuk bindeshin për dorëzimin e pronës private. Kjo ndodhi pikërisht në vitet 1975, kur 24 No. 18 · Nëntor 2018

Flamurit do t’i duhej të studionte. Edhe pse me rezultate të shkëlqyera në shkollë, atij iu mohua e drejta e studimeve universiare. “Gjysma e jetës sime ka kaluar në kushtet kur nuk të jepen shanset për të qenë si të tjerët. Pasiguria, pamundësia për t’u shprehur, kur të jepet mundësia… të shkon mendja tek ato mangësi, pa dije, pa shoqëri, i veçuar. Kjo të bën të jesh dhe social, të kuptosh vuajtjet e njerëzve”, thotë Hoxha. Por, kjo e bëri më të fortë drejt zgjedhjeve të tjera, ndërsa studimet i zhvilloi me ardhjen e demokracisë.

Pse Flamur Hoxha është një model frymëzimi Pas 23 vitesh punë në prodhimin e veshjeve Flamuri ka blerë kompaninë e pronarit të tij në Itali. Themi pronar, pasi ishte pikërisht kompania italiane që për vite të tëra i siguroi kompanisë së veshjeve “Kler” 60% të punës. Flamuri thotë për Businessmag se, “para dy vitesh një nga partnerët tanë, që praktikisht na ka “mbajtur” për 20 vite dhe kishim një raport shumë të mirë (60% të produktetit e bënim për të), pati probleme financiare. Në momentin kur ai pati këto luhatje, i ofrova mundësinë e blerjes së paketës së furnitorëve, pra blerjes së pjesës së


Sipërmarrje

shëndoshë të ndërmarrjes”. Flamuri dhe sipërmarrësi italian ranë dakord, dhe “Kler” blen paketën e kompanisë në Bari të Italisë (klientë, furnitorë, agjentë) duke u vënë përballë të gjithë partnerëve dhe klientëve të huaj. Kështu u krijua “Kler Italia”, e cila shpejt arriti të fitojë besimin e klientëve të huaj. Viti i parë do të ishte vendimtar për kompaninë e re. Biznesi duhej të tregonte korrektësi në realizimin e porosive, në pagesa. Flamuri ia doli falë fokusit e profesionalizmit të kultivuar ndër vite. “Që vitin e parë shitëm 300 mijë këmisha dhe faturuam 5 milionë euro”, thotë ai.

në Itali dhe 8 agjentë në Francë, Gjermani, Belgjikë, etj dhe së fundi edhe në Rusi. Edhe pse vetëm dy vite, Flamuri tregon se ka arritur të shtrihet në tregjet e Japonisë dhe Amerikës. Kler Italia ka marrë pjesë katër herë në panairin më të madh ndërkombëtar të veshjeve dhe modës në Firence, me stendë, koleksione, stilistë dhe agjentët e saj të shitjes.

Si ka qenë rrugëtimi i Flamurit në biznes Pas një përvoje dy vjeçare në Itali në vitet ’91-’93, u kthye në Shqipëri duke punuar në ortakëri me një sipërmarrës italian. Shumë shpejt kupton se ishte më shumë punëtor se ortak në biznes (dhe pse me barrën më të madhe të punëve). Por, për shkak të korrektësisë që e karakterizon zgjedh të

respektojë ortakërinë e kontratën deri vonë. Ndërkohë, shumë të rinj, djem e vajza të zotë i njeh me investitorë italianë po të interesuar në këtë fushë. “Ndërmarrja kishte 150 punonjës. Mentaliteti i punës ishte ndryshe. Ne shiheshim si shqiptarë për t’u shfrytëzuar. Ndërsa isha në Itali e kisha përjetuar ndjesinë e të qënin i huaj. Në 4-5 vite punova shumë. Në vitet ‘96-‘97 duke mos patur rezultatet financiare të mia, ndërsa duhej të shpërblehesha 10 herë më shumë për punën që po bëja, ndërpreva marrëdhënien dhe dola më vete. Në vitet ‘92-‘98 sakrifica ishte e madhe. Dilema ishte të vazhdoja këtu, apo të ikja jashtë me familjen”, tregon ai. Pikërisht në këtë periudhë shfaqet një sipërmarrës që ofron bashkëpunim me biznese të ndara.

E gjithë kjo ndodhi, ndërsa sipërmarrësi italian u mbajt brenda kompanisë si i punësuar, për të kontribuar aty me njohuritë e tij. “Kler Italia” ka sot 12 të punësuar, që merren kryesisht me menaxhim, financat, dhe agjentët e shitjeve. Kompania ka 800 klientë në Itali, nga dyqane të vogla dhe deri tek qendrat tregtare”. 25 agjentë të saj gjenden në

No. 18 · Nëntor 2018 25


Sipërmarrje

Ai në Itali dhe Flamuri në Shqipëri. “Aty guxova. Përvojën e kisha. E nisëm me dyzet punonjës dhe që në muajin e parë shkuam në 150. Dëshira ishte të investonim, të kishim një ndërmarrje tonën, të ishim më afër portit dhe në një ambient ku të ketë hapësira e mundësi zhvillimi. Me bashkëshorten, Mirën nga njëra anë rritëm fëmijët, nga ana tjetër rritëm biznesin. Investuam duke blerë tokën dhe ngitëm ndërmarrjen në Autostradën Tiranë-Durrës”, thotë Flamuri. Ai tregon se, ka ruajtur trendin e rritjes që nga viti ’98 deri më sot. Ecuria ka qenë minimalisht 8% rritje vjetore, të ardhurat, investimet, numri i punonjëse, performaca dhe tregu. Flamuri ka qenë për 5 vite president i Dhomës së Fasonistëve, ndërsa në zgjedhjet e fundit të përgjitshme kandidoi si deputet.

Çfarë mesazhi do t’u jepni të rinjve sot? Flamuri: Do të doja të diktoja disa rregulla: Vendos shpejt çfarë do të bësh. Çdo ditë e humbur kot, të çon 10 ditë prapa. Ndiq gjurmët e prindërve. Çdo i ri, duhet të bëjë të pamundurën të ndjekë gjurmët e prindërve. Pavarësisht zhvillimeve, thelbi i parimeve familare duhet të trashëgohet nga brezi në brez. Ji shumë punëtorë e asnjëherë mos u dorëzo. Selekto një rrugë për të ndjekur. Jo pak këtu, pak atje. Fokusi është i rëndësishëm. Mendo të jesh aksioner në sipërmarrje, ta shohësh veten ndryshe. Kjo bën diferencën. Shumë kompani, të punësuarit e shohin si pjesë e shoqërisë. Sot idetë bëjnë punën. Mos ji xheloz. Tregu është shumë i madh, ka hapësira të mëdha. Ne nuk duhet të jemi të ngushtë dhe xhelozë. 26 No. 18 · Nëntor 2018

Doni të bëheni sipërmarrës të suksesshëm?! Ja disa kritere nga Flamur Hoxha Puno ndershëm. Të jesh korrekt dhe të mos bësh biznes për t’ia hedhur tjetrit. Impenjohu. Duhet punë dhe angazhim. Ji shumëdimensional. Aftësia për të ditur të jesh i tillë qoftë në komunikim, në administrim, etj. Ji largpamës për zhvillimin e vendit tënd në të ardhme. Të ndjekësh si model pritshmëritë e zhillimit të vendit. Ai e ka parë Shqipërinë si potencial zhvillimi. “Kur kam blerë tokën afër QTU-së sot, shumë më kritikonin dhe thonin “çfarë po bën, punëtorët nuk do të vijnë të punojnë atje”, por sot fabrika është atje. Zhvendosja e fabrikës erdhi në një kohë rekord, sa ne nuk rrezikuam dërgesat e porosive në kohë”. Ji punëtor dhe profesionist. Ka pasur njerëz me mundësi financiare. Por shumë punë nuk duan para. Duan punë dhe organizim thotë, ai. Normat e fitimit në fason janë shumë të ulëta, por është biznes që mund të rrish në treg kur je eficient dhe ka vazhdueshmëri. Ky është një sektor që importon nga jashtë dhe importon njohuritë, duke fituar zhvillim. Kemi parë ndërmarrjet si t’i organizojnë ata, gjuhët e huaja etj. Sot shohim që është bërë rrokadë. Janë Italianët që po vijnë të punojnë këtu. Zgjidh partnerin e duhur. Në rastin tonë në Shqipëri përzgjidhemi si partner. Unë jam zgjedhur nga partnerë cilësorë, pasi ka pasur interes për të bashkëpunuar me mua.


Intervista

Si mund të shisni me çmime të larta?

Trajneri i biznesit me eksperiencë ndërkombëtare Scott Sorrell vjen në një intervistë për Businessmag.al. Shitjet, influenca në biznes dhe Real Estate, janë tema që ai preku në intervistën e zhvilluar pas dy trajnimeve që mbajti në hotel Plaza.

Kush është Scott Sorrell? E quajnë ndryshe "Z. Rrit çmimet" (Mr. Charge Higher Prices). Ai ka identifikuar mbi 80 teknika, metoda dhe strategji të ndryshme për t'i bërë klientët të paguajnë më shumë se sa mendonin, e megjithatë të mbeten të lumtur që e bënë këtë.

Ai trajnon ekipet e shitjes në SHBA dhe zhvillon trajnime ndërkombëtare. Ka punuar me shumë nga kompanitë më të mira të botës, duke përfshirë Cisco Systems, MetLife, BMW, Rawlings, 3M dhe shumë të tjerë. Kliko dhe shiko Intervisten Video: https://youtu.be/FVjbbBnND_Q

Tek të dy trajnimet e tij me temë “Shitjet, Influenca në biznes dhe Real Estate” që u organizuan më datat 16 dhe 17 Tetor në hotel Plaza, kishte mbi 400 pjesëmarrës dhe përfaqësues biznesi të interesuar për të dëgjuar idetë e tij.

Ja disa nga pyetjet, të cilave Scott Sorrel u dha përgjigje gjatë intervistës së zhvilluar për Businessmag.al: Cilat janë aftësitë kryesore të shitësve të suksesshëm dhe si mund t’i zhvillojmë këto aftësi? Gjatë trajnimeve Scott Sorrell ndau me audiencën ide inovative, teknika dhe strategji të reja shitjesh që ndihmojnë shitësit dhe drejtuesit e bizneseve si të kenë më shumë influencë tek klientët, të gjenerojnë më shumë shitje në mënyrë të vazhdueshme dhe të rrisin çmimet – dhe përsëri klientët të blejnë e të mbeten të kënaqur.

Cilat janë disa nga teknikat si mund t’i rrisim çmimet dhe përsëri t’i influencojmë klientët të mbeten të kënaqur për blerjet e tyre? Si mund të gjenerojmë më shumë klientë të cilët të pëlqejnë, besojnë dhe të blejnë produktet/shërbimet tona? Si mund të prezantojmë shërbimet tona në mënyrën më efektive për të rritur shitjet?

No. 18 · Nëntor 2018 27



Teknologji

Emoji, një trend në rritje

Këtë mëngjes i dashuri im më dërgoi: Dhe unë ia ktheva:

Ai më tha, “Mirëmëngjes! Është një ditë e bukur. Të dua!” Dhe unë i shkruajta, “Mirëmëngjes! Të dua edhe unë.” Personi që më ka shkruar dhe unë jemi të afërt. Ne e njohim njëri-tjetrin, kështu që biseda jonë vetëm me emoji ka kuptim për ne. Mesazhi është mjaft i qartë saqë edhe një vëzhgues i jashtëm mund ta ketë interpretuar në mënyrë të ngjashme. Por ky nuk është gjithmonë rasti kur bëhet fjalë për emoji. Megjithëse njohja dhe konteksti e bën këtë shkëmbim të vogël të suksesshëm, hulumtimet tregojnë se interpretimi i emoji ndryshon, veçanërisht nëpër kultura të ndryshme. komunikimin mes kulturave, por paraqitja e emojit jo vetëm që varion nga pajisjet, por mënyra se si i interpretojmë ato varion gjithashtu nga vendi ku rritemi. Ka shembuj të tjerë të emojit frymëzues të kulturës japoneze që shumica e perëndimorëve nuk i kuptojnë, ose të paktën tentojnë t’i përdorin në një kontekst tjetër. E njihni djalin e vogël që duket sikur po derdh një lot?

ANEROLA TOROLLARI

Editor @Business Mag Albania

Si kultura të ndryshme nënkuptojnë gjëra të ndryshme? Ju do të mendonit se fotot janë një koncept universal. Fotot veçanërisht të thjeshta kanë për qëllim të përcjellin një ide ose emocion. Por pyesni çdo artist vizual dhe ata do t'ju tregojnë se ka kaq shumë mënyra për të interpretuar një pjesë të artit vizual, sa ka dhe njerëz që i nënkuptojnë ato ndryshe. Merrni për shembull pikturën e famshme të artistit norvegjez, Edvard Munch, The Scream.

Ajo ka inspiruar këtë emoji: Emoji synon të përcjellë frikë. Ata që e njohin pikturën Munch mund ta shohin me lehtësi këtë emoji si përcjell pikërisht këtë gjë. Por ka të tjerë që e shohin atë si një shprehje shoku ose habie e jo frike. Emojit duhet ta bëjnë më të lehtë

Është në fakt një emoji i quajtur Face Sleepy. Dhe ky nuk është lot; është një flluskë. Efekti simpatik vjen nga anime japoneze, ku flluska e çarë është përdorur shpesh për të pikturuar një pamje komike të një karakteri të përgjumur. Ja një emoji tjetër shpesh i keqinterpretuar. Nëse jetoni në një kulturë perëndimore, mund ta shihni këtë si një shprehje zemërimi, veçanërisht nëse keni parë mjaft karikatura ku karakteri

No. 18 · Nëntor 2018 29


Teknologji

i inatosur nxjerr avull nga hunda e tij. Por ky emoji quhet Face With Look of Triumph. Ka për qëllim të përcjellë pamjen ironike që mund të jepni ndërsa jeni #Duke fituar.

Fakte rreth Emoji • Francezët përdorin katër herë më shumë emoji me zemra sesa folësit e gjuhëve të tjera dhe është e vetmja gjuhë për të cilën një "smiley" nuk është numri 1 • Folësit arabë përdorin emojit me lule dhe bimë katër herë më shumë se mesatarja. • Folësit rusë janë romantikët më të mëdhenj, duke përdorur tre herë më shumë emoji romantikë se mesatarja. • Australia është vendi i veseve dhe kënaqësisë sipas të dhënave të emoji, duke përdorur dyfishin e mesatares të emoji me temë alkoolike, 65% më shumë emoji të drogës sesa mesatarja duke u ndjekur nga ushqimet junk dhe emoji që nënkuptojnë pushime. • Amerikanët përdorin emoji të LGBT-ve më shumë se të tjerët. • Amerikanët gjithashtu udhëheqin për një shumëllojshmëri emoji-sh dhe

30 No. 18 · Nëntor 2018

Por a janë këto figura një gjuhë më vete? kategorish, duke përfshirë kafkat, torta ditëlindjesh, zjarr, teknologji, mish dhe emoji me femra.

A janë emojit një gjuhë e veçantë? Emojit u projektuan të ishin hapi i ardhshëm evolucionar nga emoticons me bazë teksti. Shigetaka Kurita, atëherë një punonjës në ofruesin më të madh të telefonisë celulare në Japoni, i krijoi ato në fillim të vitit 1999. Ai po punonte në një mënyrë që klientët të komunikonin përmes ikonave. Rezultati ishte një grup prej 176 ikonash që ai i quajti emoji. Ato kanë për qëllim të sigurojnë një sistem imazhesh për të shprehur ide abstrakte ose emocione (si gëzim, trishtim, konfuzion ose sarkazëm) me një karakter të vetëm. Në fakt, fjala "emoji" kombinon dy fjalë japoneze: "e" (foto) dhe "moji" (karakter). Kurita thotë se ai u frymëzua për emojis e tij nga manga, karaktere kineze.

Sipas Johanna Nichols, ish profesor i gjuhësisë në UC Berkeley, standardi i artë për dallimin e gjuhëve është "kuptueshmëria reciproke". Me fjalë të tjera, nëse një folës i një gjuhe dhe një folës i një tjetre përpiqen të bisedojnë, a do ta kuptojnë njëri-tjetrin? Nëse përgjigja është "po", folësi i dytë po përdor një lloj dialekti. Nëse përgjigjja është "jo", ai person ka krijuar ose miratuar një gjuhë të re.

Edhe pse e ardhmja e emojis është duke u zhvilluar, shumica e ekspertëve aktualisht i shohin ato më shumë si një zgjerim gjuhësor sesa një gjuhë më vete. Efekti i tyre është plotësues. Por, duhet thënë që mund të zhvillohet një bisedë me emoji, duke nënkuptuar atë që thuhet. Më poshtë është një shembull i tillë.


Teknologji

Emoticons e parë u shfaqën në një revistë Puck, gjatë vitit 1881. Revista botoi katër "fytyra", duke shprehur gëzimin, melankolinë, indiferencën dhe habinë - dhe i quajti ato "art tipografik".

Këto emoji janë mjaft të qarta. Ja se çfarë supozohet të nënkuptojë. Rezultoi se çdo gjë ishte pothuajse shumë pranë asaj që emojit nënkuptonin! Pra tashmë Gjuha e Emoji është kthyer në një mënyrë jetese dhe çdokush i përdor ato në bisedat me miqtë, të afërmit dhe të dashurit e tyre. Emoji me siguri ka bërë shumë përparime vitet e fundit, me paraqitjet më të këndshme dhe të shumllojshme, por a e dini historinë se kur u krijua emoji i parë? Trendi i Emoji-eve erdhi rreth vitit 2012, kur Apple lançoi iOS 6 dhe zotëruesit e iPhone zbuluan tastierën emoji dhe të gjitha imazhet magjike. Me popullaritetin që morën nuk u desh

shumë kohë para se ato të bënin bujën e tyre në Instagram, Facebook, Twitter etj. Në të vërtetë, ekziston edhe një version i Moby Dick i shkruar tërësisht në emoji, i quajtur Emoji Dick. Popullariteti i emoji çoi në përfshirjen e saj në Fjalorin e Oxford English në vitin 2013; dhe deri në vitin 2015, ajo ishte në Merriam-Webster. Në të vërtetë, industria e emoji është e madhe, që përfshin faqet e internetit, mediat sociale, ushqimin, pajisjet mobile, modën, tatuazhet dhe më shumë. Dhe duket se nuk ka fund. Fillimi i emoji, megjithatë, ishte shumë më i përulur. Në fakt, e gjitha filloi me diçka të thjeshtë dhe dukshëm të mërzitshme për disa: Shenjat e pikësimit.

Ata u përdorën për herë të parë si një mënyrë për të komunikuar emocionet në internet në vitin 1982. Kur u bë e vështirë për njerëzit që të tregonin dallimin mes shakave dhe postimeve serioze në një bord të mesazhit dixhital të Universitetit Carnegie Mellon, anëtarja e fakultetit Scott Fahlman doli me një zgjidhje: simbol :-) për të shënuar postet me humor, dhe shtoi simbolin :-( në ato serioze.

Konfigurimi i emoji për të gjithë Gjërat ishin pak të çrregullta në fillim, sepse nëse i dërgonit një emoji dikujt duke përdorur një pajisje tjetër, nuk kishte asnjë garanci se ai do ta shihte atë.

Mon

Fillimi i Ikonave Emoji

E gjitha filloi me emoticons - shprehjet e fytyrës të bëra nga shenjat e pikësimit - e cila bëri paraqitjen e saj të parë në një revistë në vitin 1881. Emoticons janë mjaft të vjetra. Ishte rreth 100 vjet më vonë (1982, për të qenë më të saktë) ku emoticons u përfshinë së pari në gjuhën kompjuterike dhe u bënë më të zakonshme në mijëvjeçarin që jemi tani.

Vite më parë, kishte telefona ku nuk mund të shiheshin emojit dhe njerëzit shpeshherë habiteshin kur miqtë e tyre u dërgonin kuti të zbrazëta. Fatmirësisht, Google filloi të përdorte pika kodi, duke siguruar që në të gjitha pajisjet e ndryshme, të gjithë do të merrnim të njëjtin emoji. Këto kohë, Unicode Consortium është përgjegjës për pikat e kodit dhe shumë më tepër në përgjithësi duke na sjellë emoji që ne e njohim dhe e përdorim sot. Tani, ekzistojnë më shumë se 1.800 emojis.

No. 18 · Nëntor 2018 31


Brande Shqiptare

RENATO CIVILI

Editor @Business Mag Albania

Mon Chéri, një markë tashmë ndërkombëtare Jeni ulur në kafenenë në cep të pallatit? Apo ju ka ndodhur të zbrisni nga autobuzi dhe të mund të futeni direkt në ambientin me aromën e këndshme të kafes por edhe një snack-u. Mund t’ju vijë në mendje Mon Chéri, rrjeti i parë i dyqaneve të kafes, coffee shop, që kush ka jetuar jashtë mbi dhjetë vite me parë, sigurisht që ka thënë, “ok, më në fund edhe në Shqipëri”.

Juxhin Balliu, është CEO dhe Administratori i Mon Chéri - Coffee Shop. Në një intervistë për ne, ai thotë se, edhe pse imazh i stiluar francez, ai është një biznes autokton shqiptar. Rrjeti gjithnjë në zgjerim ka 11 vite që operon në treg. “Është ngritur gradualisht dhe është kuruar në mënyrë të vazhdueshme duke u dhënë zgjidhje problemeve. Çdo ditë vijojmë të zgjidhim probleme duke ndjekur ëndrrën e fillimit”, thotë Juxhini. Rritja nuk është rastësore. Ai tregon se,“Që në fillim të krijimit të biznesit, u thelluam në analizën se si funksionon tregu”. Një treg i ndikuar nga konsumi i kafes turke, por i ndikuar edhe nga vendet fqinje si Italia dhe Greqia me një kulturë unike të të pirit të kafes. Ajo çfarë Juxhini kuptoi si vlerë unike ishte miksimi i kulturës të pirjes së kafes në Shqipëri, ndërthurja përmes kulturave lindore dhe perëndimore.

Chéri Trendi sot po ndryshon e po kanalizohet edhe për shkak të ndikimit të rrjeteve të tilla si Mon Chéri. Juxhini pret që, “tregu i kafes të shkojë drejt vetëshërbimit, drejt mobilitetit”. Në pikat e Mon Chéri gjeni vajza që shërbejnë. Një trend i futur nga ky rrjet. “E kemi pasur të vështirë në

32 No. 18 · Nëntor 2018


Brande Shqiptare

fillim të krijonim kulturën e të shërbyerit nga femrat, por shpejt klientët u mësuan dhe filluan ta vlerësonin pozitivisht shërbimin e tyre. Edhe nga vetë punonjëset, u krijua një kulturë pozitive dhe dashamirëse dhe filluan t’u shërbenin klientëve lehtësisht me mirësjellje dhe buzëqeshje. Gjithashtu, edhe me futjen e kulturës së vetëshërbimit, klienti ka më pak shanse të mërzitet me shërbimin pasi e kryen vetë atë”. Bizneset lulëzojnë mes një zhvillimi (por jo aq të madh). E njëjta gjë po ndodh me kafenetë, ashtu si edhe studio e arkitektëve, apo çfarëdo shembulli të marrim. Starbucks, nga e cila Juxhini mund të frymëzohet, është një formulë tipike amerikane. Por kjo markë, “në tregun vendas është e pamundur të hyjë edhe për dhjetë vite, për shkak të kushteve ekonomike të vendit”. Kjo është një mundësi për bizneset lokale, ndonëse e përkohshme. Po të shihni me kujdes, edhe pse teknologjia mbërrin më të njëjtin hap si në botë, shumë zhvillime të tjera kanë ritme më të ngadalta. Tregjet e kapitaleve tek ne janë ende të pazhvilluara dhe Juxhini kujton se shumë gjëra tek ne ndodhin me vonesë. Por çfarë po bën rrjeti që tashmë ka krijuar emër në vend? Pa një vizion nuk mund të shkosh larg dhe në themelimin e këtij rrjeti ka “gurë të fortë”. Drejtuesit e kompanisë po negociojnë tashmë në vendet e rajonit për të hapur pikat e tjera të shitjes ndërsa është ngritur Mon Chéri i parë në Bashkimin Europian.

i

Juxhini thotë se, “tregjet si Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia, janë tregje që po i ndjekim dhe për të cilët punojmë nga Shqipëria. Jemi në fazë bisedimesh dhe në Prishtinë kemi mbyllur një marrëveshje”. Ndërsa në Ballkan zgjerimi është i sigurt, tregu europian është një destinacion, ku Mon Chéri e ka vendosur tashmë flamurin e parë. “Budapesti është zgjedhur si një flamur për të hyrë në Europë. Me pikën e tretë që do të hapim atje do të kalojmë Franchise”, thotë CEO i kompanisë.

Nëse do të shihni me interes një bashkëpunim me kompaninë, duhet të dini kushtet e themeluesve.

rrjeteve, ai u është mirënjohës dhe falenderon për mbështetjen e vazhdueshme babain Gazmendin dhe vëllain Julianin.

Së pari, ata këshillojnë të njihni sektorin. Këshilla e Juxhinit për zhvillimin e franchise është: duhen partnerë që e njohin dhe e duan sektorin.

Juxhini e sheh rrjetin të shpërndarë plotësisht në rajon pas 10-15 vitesh. Tregjet më të përshtatshme janë Hungaria, Çekia, Bullgaria, pra Lindja e Europës, tregje kulturalisht dhe ekonomikisht më të afërta me ne, e në të njëjtën kohë me më pak interes për brande ndërkombëtare.

Kjo lloj sipërmarrje është nga ato që po zgjerohet horizontalisht dhe vertikalisht në të njëjtën kohë. Përmes një nisme të re, kompania po punon për brandin e dytë. Papa's Bakery & Sweets, është rrjeti i dytë i pikave të shërbimit e tregtimit që po zhvillohet. Me përvojë tashmë në përzgjedhjen e vendeve dhe punonjësve, në mënyrën e logjistikës dhe shërbimit, vijnë me risinë në botën e ushqimeve. Për të siguruar ushqimet në pikat e Mon Chéri, Juxhini tregon se iu desh të ngrinin një fabrikë. Ajo po shfrytëzohet sot edhe për siguruar prodhime të tjera, të cilat tregohen në pikat e shitjes që janë bashkim furrë buke, pasticeri dhe pak produkte të marketit. “Në dy vende pritet që Mon Chéri dhe Papa's Bakery & Sweets të operojnë së bashku me hapësira të përbashkëta komunikimi”. Sigurisht, për të gjithë ecurinë e

Për kë do të bëjë biznes, Juxhini paralajmëron se gjithmonë e më shumë kushtet e të bërit biznes do të vështirësohen. “Sot ka konkurrencë të pandershme etj., por gjithnjë e më shumë loja vështirësohet. Akoma është thjeshtë. Unë jam arkitekt me profesion. Është shumë më e thjeshtë të hap një studio e të punoj këtu në këtë profesion se në Vjenë p.sh. Akoma kemi hapësira, mundësi dhe kosto të lira”.

Po çfarë do t’u sugjeronte Juxhini të rinjve?! Për të gjithë ata që duan të ikin, ai këshillon të ikin me punë e jo fizikisht. Këtë e bën të mundur bota e internetit dhe të gjitha shërbimet e nevojshme në sektorin e teknologjisë IT.

No. 18 · Nëntor 2018 33


Marketing

ALBANA MUÇAJ

Lead Editor @Business Mag Albania

Shumë PR, pak komunikim Në fillim të shtatorit u përballëm me një panoramë që gati do të na kujtonte fillimet e viteve ‘90. Këtë herë nuk flitej për radhë për blerjen e bukës apo qumështit, por radhë në blerje dekoderash. Vendimi i Autoritetit të Mediave Audivizuale (AMA) për të mbyllur transmetimet analoge tashmë kishte hyrë në fuqi dhe kush nuk ishte pajisur me dekoder në rastin më të mirë shikon vetëm pak kanale TV. Ndërsa pa se qytetarët nuk ishin përgatitur ende, AMA u tërhoq duke e shtyrë me disa muaj transmetimin analog. Një rast i ngjashëm, ishte edhe protesta në ditën e parë të vendosjes së traut pranë tunelit të Rrugës së Kombit, që njoftonte nisjen reale të kalimit me pagesë.

34 No. 18 · Nëntor 2018

Në të dy rastet, e në shumë të tjerë, vendimi nuk është marrë brenda ditës nga ana e qeverisë apo institucioneve përgjegjëse. Për Rrugën e Kombit me pagesë flitej e hartoheshin drafte në zyrat e ministrive prej mëse tre vitesh. Në rastin e mbylljes së transmetimit analog, prej një viti pati një fushatë të financuar qëllimisht në ndërgjegjësimin e konsumatorit. Ndërsa ndërmerren shumë nisma me ndikim direkt në jetën tonë sociale dhe ekonomike, duket se shqiptarët janë të pa informuar siç duhet për atë çfarë ndodh, duke bërë që vendimet t’i gjejnë pa përgatur e rrjedhimisht të jenë të dhimbshme. Njerëz me përvojë në fushën e komunikimit mendojnë se problemi është mungesa e komunikimit efektiv të institucioneve. Si ish-këshilltare për mediat, pranë disa ministrave, Eva Kushova, sot bashkëthemeluese e një


Marketing

kompanie PR, tregon se, “sa herë kam mundur, kam këmbëngulur që çështjet e paqarta për publikun të sqarohen. Në qeveritë tona një këshilltar për mediat më shumë urdhërohet se çfarë të bëjë, sesa të dëgjohet. Ndërsa ai është personi që duhet të sjellë dhe zërin e publikut dhe shqetësimet e mediave në qeveri, pra duhet të dëgjohet”. Ajo shkon më tej, kur thotë se, kemi shumë Public Relations, por drejtuesit shumë pak e kuptojnë këtë si profesion. Më shumë kuptohet si një mision për të mbyllur gojët, sesa si një mision për të sqaruar publikun. Eva gjykon se sa më i hapur të jesh me publikun aq më shumë rritet kredibiliteti dhe popullariteti si ministër apo si qeveri. Mungesa e komunikimit të duhur është absurd sipas saj, për dy arsye: së pari, jemi në kohën e bumit

teknologjik të komunikimit dhe së dyti, në qeveri ka një “ushtri” me PR dhe njerëz shumë të artikuluar për të bërë fushata efektive sensibilizimi, para se gjërat të ndodhin. Kur ato ndodhin, është shumë e vështirë të sqarohen. Kështu dhe besueshmëria e publikut firon pak nga pak. Në shumë vende të zhvilluara të botës pjesëmarrja e komuniteteve lokale në vendimarrje, është bërë praktikë. Edhe në rastin e Shqipërisë, komuniteti është promovuar, madje nga vetë kryeministri. Disa platforma janë ngritur për të vendosur komunikim direkt mes komunitetit dhe drejtuesve të institucioneve. Por, e gjithë kjo nuk po rezulton efektive, për sa kohë nuk njihen e kuptohen vendime të rëndësishme për njerëzit. Kryeministri aktual Edi Rama pati thënë kur erdhi në pushtet “Detyra

është e imja, pushteti është i juaji”. Për profesorë në fushën e komunikimit, e gjitha kjo është një retorikë. Nëse drejtuesit e institucioneve komunikojnë vetëm arritjet, pa i dëgjuar qytetarët, nuk afrohen me qytetarët dhe vetëm humbasin besimin e tyre. Shpesh komunikimi transparent mund të jetë problem nga institucionet, kur një grup apo kompani do të jetë e preferuar për shërbimin që po tenderohet, për ndryshimin që do të ndodhë pikërisht tek qytetarët. Kjo shpjegon mungesën e komunikimit efektiv, kur resurset janë në dispozicion. Ekspertë në fushën e komunikimit mendojnë se nga një komunikim jo transparent institucion-qytetar, nuk humbet vetëm ky i fundit.

Edhe pse drejtuesit mund të fitojnë fillimisht duke favorizuar një kompani apo një grupim në kurriz të qytetarit e tregut, në fund ai humbet besimin e çdo individi, duke humbur kështu mundësinë për pushtet.

No. 18 · Nëntor 2018 35


Personazh

Ersi Druga, nxënësja e ekselencës që punoi kamariere në verë

36 No. 18 · Nëntor 2018


Personazh

nga qendra e rekrutimit për bursa studimi në akademinë ushtarake mjekësore GATA në Ankara, Turqi. Kriteret paraprake për të marrë pjesë në garë ishin të shumëllojshme. ALBANA MUÇAJ

Lead Editor @Business Mag Albania

Ersi Druga është një nxënëse ekselente në Tiranë. Ajo punoi gjatë verës si kamariere në një prej lokaleve të njohura në qytet, ndërsa priste nisjen e studimeve në Turqi për mjekësi ushtarake. Për shkak të rezultateve shumë të mira dhe një konkursi “ushtarak”, Ersi do të mbështetet për studimet nga Qeveria Shqiptare. Ersi është 18 vjeç dhe ka lindur në qytetin e Kuçovës. Aty jetoi deri në moshën 6-vjeçare për t’u shpërngulur më pas në Berat për shkak të punës së prindërve. Në fund të vitit 2010 Ersi u zhvendos në Tiranë, duke nisur klasën e V-të në shkollën “Vasil Shanto”. Kjo u bë shkolla e tretë që ndërronte. “Deri në përfundim të shkollës 9 vjeçare kam patur rezulatate maksimale, kështu që zgjodha të vazhdoj të mesmen në gjimnazin më të mirë të Tiranës, gjimnazi “Sami Frashëri”. Rezulatet në shkollë pothuaj nuk ndryshuan që nga 9-vjeçarja dhe dëshira ime gjithnjë ka qenë të vazhdoj mjekësinë e përgjithshme”, thotë Ersi. Pasi kishte vendosur të konkurronte në shtet, rastësisht lexon në website-n e ministrisë së Mbrojtjes një lajmërim

Kërkohej gjatësia mbi 165 cm, asnjë shenjë e dukshme në trup (as nga operacionet), asnjë tatuazh etj. Pas verifikimit të këtyre kritereve dhe dokumentacionit të nevojshëm si diploma, certifikata e notave, çdo konkurrent duhej t’u nënshtrohej 4 testeve. Ersi tregon në një intervistë për ne, ecurinë e aplikimit për të studiuar jashtë me fonde të qeverisë shqiptare. “Në ditën e parë zhvillohej testi fizik dhe psikologjik. Testi fizik ndahej në 5 disiplina: kërcim së gjati, palosje barku, qëndrim në hekur, hedhja e topit të basketbollit dhe vrapim 800 m. Normat ishin të përcaktuara dhe të ndryshme për vajzat dhe djemtë dhe në varësi të paraqitjes vlerësoheshim me pikë, nga 10-100. Unë u vlerësova me 270 pikë në total dhe u rendita e treta midis 40 konkurrentëve, ku dy të parët ishin djem”, thotë ajo. Testi psikologjik ishte më tepër një intervistë me komisionin që përbëhej nga personeli i ministrisë së Mbrojtjes, qendrës së rekrutimit dhe atasheut turk. Dita e dytë e konkurimit nisi me testin e inteligjencës, i cili bëhej elektronikisht. “Në përfundim të testit të shfaqeshin pikët nga të cilat duhej të merrje mbi 92/155 për të kaluar në fazën tjetër. Unë arrita të marr 136 pikë dhe përsëri u rendita e treta nga tashmë 24 konkurrentë”, thotë ajo. Testimi i rradhës ishte në anglisht. “Gjithsej ishin 100 pyetje, nga të cilat 66 me dëgjim dhe 34 të tjerat me lexim. Në testin e anglishtes u vlerësova me 90 pikë dhe u rendita e dyta”. Nga rezultatet e tre testimeve ajo u rendit e para, edhe pse nuk kryesoi në ndonjë garë. Arsyeja ishte se në çdo garë ishte në 3 vendet e para, ndërsa konkurrentët e tjerë mund të ishin të parët në njerën garë, por shumë poshtë në tjetrën. Ditën e tretë, të gjithë konkurrentët e

fazës së fundit iu nënshtruan analizave komplet në Spitalin Ushtarak sipas kërkesave të shtetit turk. Shkolla e gjuhës ka nisur në fillim të tetorit, por studentët ndërkombëtarë janë atje një javë më parë për t’u përshtatur më mirë. Pas një viti mësim të gjuhës turke nis shkolla e mjekësisë, e cila zgjat 6 vjet pa specializim. Specializimi mund të variojë nga 2 deri në 4 vjet. Ersi tregon se, “në përfundim të fakultetit do të kthehem në Shqipëri dhe me titullin mjeke ushtarake / oficere aktive do të shërbej për të paktën 6 vite. Dëshira ime është të vazhdoj të jetoj e të punoj në Shqipëri dhe të ndikoj sadopak për mirë në fushën e shëndetësisë”. Për sa i përket punës së saj si kamariere, thotë se, vendosi të punojë sepse në vitet e mëparshme vera nuk ka qenë aspak productive për të. Si një 18 vjeçare ajo e di që cilësohet e rritur. “Nuk më duket normale të vazhdoj të financohem nga prinderit, kur kam çdo mundësi për të nisur një punë. Sa më parë të mësohem me disiplinën e punës, kërkesat, paraqitjen në orar, ankesat etj., aq më të thjeshtë do ta kem në të ardhmen. Një eksperiencë më shumë nuk të bën asnjë dëm”. No. 18 · Nëntor 2018 37


Startup

Anxhela me artin e saj të quajtur “Ajkuna” Anxhela Çikopano është diplomuar në regji teatri dhe është doktorante në antropologji kulturore dhe me një specializim master në edukim. Themeluese e biznesit “Ajkuna” ajo e di se asnjëra s’ka lidhje me biznesin, por çdo hallkë e ka ndihmuar të mësojë diçka më shumë për njerëzit, marrëdhëniet, tregun, tendencat. Përvoja e saj në menaxhim produksion, marketing dhe përkthime e kanë plotësuar atë në krijimin e biznesit.

Anxhela Çikopano është diplomuar në regji teatri dhe është doktorante në antropologji kulturore dhe me një specializim master në edukim. Themeluese e biznesit “Ajkuna” ajo e di se asnjëra s’ka lidhje me biznesin, por çdo hallkë e ka ndihmuar të mësojë diçka më shumë për njerëzit, marrëdhëniet, tregun, tendencat. Përvoja e saj në menaxhim produksion, marketing dhe përkthime e kanë plotësuar atë në krijimin e biznesit. Mësoi si të shesë, kujt t’i shesë çfarë, si të ruajë etikën, çfarë u pëlqen njerëzve, si ndërthuret kultura me tregun, si krijohen dhe mbahen rrjetet njerëzore dhe si shfrytëzohen më së miri të gjitha burimet. Por, themelore për sipërmarrjen e saj të re është doza e madhe e pavarësisë dhe dëshira për të guxuar. 38 No. 18 · Nëntor 2018

Mësoi si të shesë, kujt t’i shesë çfarë, si të ruajë etikën, çfarë u pëlqen njerëzve, si ndërthuret kultura me tregun, si krijohen dhe mbahen rrjetet njerëzore dhe si shfrytëzohen më së miri të gjitha burimet. Por, themelore për sipërmarrjen e saj të re është doza e madhe e pavarësisë

dhe dëshira për të guxuar. Ajkuna është prej dy vitesh në treg, në një fazë embrionale nën një tjetër emër.

NEADA MUÇAJ

Editor @Business Mag Albania

“Në ato dy vite unë dhe bashkëshorti im krijuam nga hiçi një produkt cilësor që quhej NJAM NJAM, i cili shitej vetëm online me dërgesa falas dhe për habinë tonë rezultoi shumë i suksesshëm. Brenda vitit të parë u dhjetëfishua. Vitin e dytë ishte e pamundur ta mbanim brenda mureve të shtëpisë. Morëm rreth një vit kohë, gjetëm një partner dhe u rikthyem me të njëjtin produkt e cilësi, por tani me një emër krejt tjetër”, thotë ajo për Businessmag.


Startup

“Produktet tona do të jenë gjithmonë dhe vetëm artizanale, pa u cënuar as edhe një çast cilësia dhe shija për hir të fitimit. Ne duam të ngremë një markë familjare që rron 100 vjet, nuk duam të fitojmë para shpejt e të humbim atë që na bën të veçantë”, thotë Anxhela. Prodhimet më të shumta të Ajkunës janë reçelërat klasikë si qershi, kumbull, fik, etj.; glikotë e patëllxhanit, të shalqirit, të ftoit, të portokallit, etj.; shurupe thane, dardhe, etj.; por edhe produkte që nuk gjenden në tregun masiv, si reçel kungulli, pjepri, karrote etj. “Sivjet gamën e kemi të kufizuar, pasi në kohën e disa prej frutave, ne po hapnim dyqanin-punishte dhe disa frutave u kaloi koha, por në të ardhmen do të ketë plot produkte që kërkohen shumë, si glikoja e arrës, e fikut të egër, e qershisë, e luleshtrydhes, e trëndafilit, etj.”, thotë Anxhela.

Gjatë fazës embrionale të biznesit, ajo mësoi se produktet, veç shqiptarëve preferoheshin shumë edhe nga të huajt, ndaj donte të zgjidhte diçka që u rrinte për shtat si shqiptarëve dhe të huajve. Ndaj zgjodhi Ajkunën, si një përfaqësuese e denjë e grave shqiptare në Eposin e Kreshnikëve. “Unë jam feministe nga ato me vepra, jo me fjalë boshe, ndaj nuk mund të kishte pasur zgjedhje më të mirë se Ajkuna për produktet tona: një grua e fortë, që përçon vlerat shqiptare nga brezi në brez, një aspekt që ngjan shumë edhe më përçimin e recetave e shijeve shqiptare nga nënat tek bijat e tyre”. I nisur si një biznes familjar, ajo dhe bashkëshorti përgatisnin reçelërat dhe glikotë, ndërsa fëmijët ndihmonin sa mundnin në paketim. Aktualisht Ajkuna ka një partner që është Aroma Catering, por në thelb biznesi vazhdon të ketë po këtë ekip.

Shpërndarja e Ajkunës në Tiranë është pa pagesë. Edhe përvoja e blerjes në dyqan është ndryshe. Klientët mund të provojnë falas ndërsa marrin informacion rreth produktit.

shumti me kosto të ulët dhe me grupe të targetuara qartë. Nuk e kemi ende fuqinë të dalim me fushata të mëdha. Për sa u përket planeve në të ardhmen, sipërmarrësit e Ajkunës nuk mund të fluturojnë, të paktën jo tani. “Produktet tona do të jenë gjithmonë dhe vetëm artizanale, pa u cënuar as edhe një çast cilësia dhe shija për hir të fitimit. Ne duam të ngremë një markë familjare që rron 100 vjet, nuk duam të fitojmë para shpejt e të humbim atë që na bën të veçantë”, thotë Anxhela.

Gjatë shitjes së produktit të huajve është i pashmangshëm shkëmbimi kulturor. Anxhela thotë se reçelët e saj kanë përbërje 70% fruta. Kanë sasi më të vogël sheqeri nga zakonisht dhe tërësisht artizanalë, të punuar me sasi të vogla. Informacioni është në shqip e në anglisht, çka i bën produktet mjaft të lakmuara si dhurata për të huaj. “Produktet tek ne janë të kufizuara: nëse një produkt mbaron... mbaron. Duhet të presësh deri vitin tjetër”, thotë Anxhela. Ky startup i ri është ngritur falë rrjeteve sociale dhe Facebook. Anxhela tregon se, “kjo pjesë na funksiononte kaq mirë, sa njerëzit besonin se ne ishim dyqan fizik”. Tani i kemi shtuar edhe Instagram; faqja web nuk do të jetë më e-commerce, por një faqe e thjeshtë prezantuese për produktet dhe filozofinë tonë. Natyrisht do të punojmë edhe në kanale të tjera marketingu, më së No. 18 · Nëntor 2018 39


Shqiptarë të Suksesshëm në botë

Ekspertet e IT. Ja tri vajzat shqiptare që po shtrojnë rrugën drejt suksesit në botë Çfarë ju vjen në mendje nëse ju flasim për një vajzë programuese? Në fakt asgjë nuk duhet të mendoni. Kodimi, po zbulohet si një pasion për djem e vajza dhe duket një rrugë shumë e mirë për sukses. Është pikërisht ajo fushë ku një i ri shqiptar mund të studiojë njësoj si një i huaj, të vërë pasionin dhe orët e nevojshme për të siguruar sukses.

Vetëm disa javë më parë, një nga vajzat shqiptare Rina Binxhiu u shfaq për një ditë të tërë në Times Square (bashkë më kaçurrelat e saj), si një vajzë model në fushën e inxhinierisë informatike. Rina Binxhiu, tregon për Businessmag se sapo ka nisur karrierën e saj. Ky është vetëm fillimi thotë ajo. “Do të vazhdoj të shkollohem dhe të punoj, të jem pjesë e botës së shkencës dhe teknologjisë”. Rina shpreson që në një të ardhme të afërt, të ketë mundësi të flasë me nxënësit e shkollave të mesme dhe t'i drejtojë në rrugën e shkencës dhe ndikimin që ata mund të bëjnë në të ardhmen e teknologjisë. “Do të doja të punoja me kompanitë në Kosovë-Shqipëri për t’i avancuar të rinjtë shqiptar me pasion për teknologjinë”. Rina është rritur në një periudhë të vështirë në Kosovë. Por, prindërit arritën të ruanin prioritetin e shkollimit të vajzave. Amerika iu premtua nga prindërit me kusht të siguronte sukses në shkollën në Gjakovë. Në Amerikë vazhdoi studimet në Univeristetin e Illinois në Chicago në degën Inxhinieri kompjuterike (Electrical and Computer Engineering). E diplomuar në Maj të këtij viti, Rina 40 No. 18 · Nëntor 2018

punon sot në kompaninë “Dell”, si Inxhiniere sistemesh. Paraqitja e Rinës në Times Square ishte si përfaqësim i femrave inxhiniere në industri. “Më ftuan të jem një shembull për vajzat që dyshojnë se mund të kenë sukses në një industri të dominuar nga meshkujt”, thotë ajo. Ajo vetë është e bindur se shumë vajza kanë kanë potencial në këtë drejtim.


Shqiptarë të Suksesshëm në botë

Artiona Bogo, punon në Berlin tek

skuadra Blockchain e kompanisë SAP. Ajo është njëkohësisht në kontakt të vazhdueshëm me klientë të mëdhenj (zakonisht kompani Fortune 500, Fortune100, Fortune 50) dhe për këtë arsye i duhet shpeshherë të udhëtojë.

“Puna shkon shkëlqyer”, thotë ajo për Businessmag.al. Artiona tregon se, së fundi përfaqësoi kompaninë në Konferencën e Teknologjisë për Gratë “Grace Hopper” në Houston, TX konferenca më e madhe për gratë në teknologji. Por mendja e këtyre vajzave “fluturon” lehtësisht drejt Shqipërisë. Ne lidhje me Shqipërinë e rajonin, Artiona tregon se, në Prill ishte në Summit-in e parë dixhital për vendet e Ballkanit dhe, “online jam aktive përmes shkëmbimit të mendimeve dhe sugjerimeve në grupin e

Brigite Peposhi, aktualisht punon si programuese për një nga kompanitë më të fuqishme në Gjermani e në tregje ndërkombëtare. Kompania operon në fushën e RPA (Robotic Automation Process) dhe AI. “Eksperienca këtu është shumë e vlefshme për mua pasi po më ndihmon shumë në formimin profesional dhe jo vetëm”, thotë Brigite. Duke konsideruar gjithashtu se RPA dhe AI janë e ardhmja e teknologjisë, e konsideroj shumë të rëndësishëm zhvillimin dhe fokusin tim në këtë drejtim, thotë ajo.

Brigite e di që profesioni në vetvete është sfidues ashtu si edhe teknologjia e re. Ndaj i ka kushtuar më shumë kohë dhe energji punës. Ajo zbulon për Businessmag se po punon për një projekt, i cili do të vijë së shpejti në formën e një blogu. “Do të prezantohet në formën e postimeve dhe tutorialeve për të inkurajuar vajzat e vogla, të cilat kanë pasion shkencat dhe teknologjinë, ta ndjekin atë si zgjedhje për karrierën e tyre”. Materialet synojnë të jenë të përshtatshme për moshën e tyre, orientuese dhe ndihmuese. “Është një projekt që e kam nisur që në Shqipëri

krijuar "Blockchain Western Balkans". Artiona kohën e lirë e shpenzon për pak sport. Por, një vajzë programuese, është e rezervuar dhe nuk jep shumë detale për kohën e saj të lirë. Ndërkohë janë rrjetet sociale të tyre që flasin pak më shumë e tregojnë sa dinë të argëtohen vajzat e IT.

dhe qëllimi është ngushtimi i hendekut gjinor që ekziston në këtë lloj profesioni; gjë që evidentohet shumë dhe këtu në Gjermani”, thotë ajo. Çfarë bën Brigite në kohën e lirë?! “Së fundmi kohën e lirë e kam kaluar duke studiuar dhe lexuar libra lidhur me profesionin, por gjithashtu jam përpjekur të balancoj qëndrimin ulur me aktivitete sportive, ecje apo frekuentimin e ambienteve sportive”. Ka shumë objektiva për të ardhmen në aspektin profesional. Brigite punon gjithnjë me objektiva me afat kohor të ndryshëm. “Kthimi në atdhe në një periudhë jo shumë të largët dhe investimi i njohurive dhe energjive të mia në Shqipëri është një nga objektivat më të rëndësishëm që i kam vënë vetes”, thotë ajo. Padyshim ka plot të rinj shqiptarë mjaft të suksesshëm në këtë profesion e të tjera profesione. “Ju uroj të gjithëve suksese dhe shpresoj që dhe ata, ashtu si unë ta konsiderojnë dhe dëshirojnë kthimin në atdhe, duke e parë dhe si një mision për të ndihmuar sadopak në zhvillimin e vendit. Kontributi i tyre me përvojë e njohuritë që marrin jashtë do të vlejë për një Shqipëri më të mirë për ne dhe brezat që do të vijnë”, thotë Brigite.

No. 18 · Nëntor 2018 41


Studim

Bilancet reale të kompanive dhe raportimi financiar i tyre sigurisht që ende kanë mangësi në Shqipëri.

Sondazh: Kompanitë shqiptare përmirësojnë pasqyrat e tyre financiare

Sipas dy vrojtimeve kombëtare të zhvilluara nga Deloitte Albania, ka një rritje të interesit të bizneseve për të njohur “shëndetin” e financave të kompanive. Pasqyrat e sakta financiare, përveç të mirave të tjera, do të rrisnin mundësinë e shitblerjes së biznesit me vlera më të larta.

42 No. 18 · Nëntor 2018

Megjithatë, vitet e fundit, disa hapa janë bërë. Bankat nuk marrin më në konsideratë bilance jozyrtare, e po ashtu edhe institucionet. Në një takim të realizuar nga Deloitte Albania në bashkëpunim me New Media Communications, u prezantuan gjetjet e sondazhit kombëtar mbi “Rëndësinë e Raportimit Financiar në Shqipëri”. Në kuadër të projektit “Përmirësimi i Cilësisë së Raportimit Financiar”, Deloitte Albania bëri të ditur gjetjet e dy vrojtimeve të realizuara lidhur me përdoruesit dhe përgatitësit e raportimit financiar në vend. Nga anketa e përdoruesve, rezulton se është shtuar interesi për informacion edhe më të detajuar nga ana e kompanive. “44% e përdoruesve raportojnë se mungesa e shënimeve shpjeguese dhe të riskut është ndër mangësitë e raportimit financiar”.


Studim

kompanive kur flitet për financim, apo transaksione të ndryshme. Ai ftoi edhe institucionet e tatim-taksave të përdorin të njëjtin standard në këtë drejtim. Kliko: https://www.youtube.com/watch?v=XQO2StQMoqs

Ekspertët kontabël mendojnë se ky është një tregues pozitiv, pasi drejtuesit e bizneseve kanë uri për një raportim cilësor financiar. Kjo krijon premisat për përfshirjen e detajeve dhe nxit përmirësimin e vazhdueshëm të raportimit financiar. Jolta Kacani, përfaqësuese e Deloitte Albania, prezantoi disa nga gjetjet e raportit. Kliko Videon: https://www.youtube.com/watch?v=CnpPVZQnqQU

Si pjesë e përmirësimeve të vazhdueshme dhe zhvillimeve në profesionin e kontabilistit gjatë takimit u identifikuan sfidat me të cilat përballen kontabilistët dhe shoqëritë në Shqipëri. Maksim Caslli, drejtues i Deloitte për Shqipërinë dhe Kosovën theksoi se, “ndarja e menaxhimit nga pronësia në shoqëri do të ndihmojë në rritjen e cilësisë së pasqyrave financiare.

Standardet në vend vlerësohet të jenë në përputhje me madhësitë e kompanive, ndërsa vlerësohet të ketë ende nevojë të përmirësohet implementimi i këtyre standardeve. Zëvendsministri i Financave dhe Ekonomisë, Z. Elton Harxhi tha se, reforma në raportimin financiar është një parakusht për rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe krijimin e një ambienti konkurrues të të bërit biznes. Kliko: https://www.youtube.com/watch?v=m4mppmA9fFw

Fakti që në Shqipëri ka më shumë transaksione vitet e fundit, do të thotë se janë përmirësuar pasqyrat financiare të shoqërive”.

Me përvojë në tregun e transaksioneve dhe shitjblerjes së kompanive, Mark Crawford, President i Dhomës Amerikane të Tregtisë, tha se pasqyrat financiare janë të rëndësishme për sipërmarrësit dhe aksionerët e shoqërive. “Nëse nuk ka qartësi në pasqyrat financiare, blerësi do të paguajë më pak për shoqërinë”. Për informimin dhe rritjen e ndërgjegjësimit publik në këtë drejtim është angazhuar edhe New Media Communications. Një plan i ndërtuar deri në fund të vitit të ardhshëm, parashikon të rrisë informimin e përdoruesve dhe përfituesve për rëndësinë e standardeve të larta të pasqyrave financiare.

Kliko: https://www.youtube.com/watch?v=rObEDnl13vU

Përfaqësues të Bankës Botërore dhe Ambasadës së Zvicrës, konfirmuan bashkëpunimin në të ardhmen për të mbështetur kompanitë në përmirësimin e mëtejshëm të këtyre standardeve.

Strategjia e komunikimit në këtë drejtim do të jetë kryesisht online përmes platformave dixhitale si http://finrep.al/ dhe rrjeteve sociale. Kliko për videon e eventit: https://www.youtube.com/watch?v=weuNd1WyaCg

Deniz Deralla, Drejtor i Mbikëqyrjes pranë Bankës së Shqipërisë, tha se bankat tregtare tashmë po punojnë vetëm me bilancet zyrtare të No. 18 · Nëntor 2018 43


Na ndiqni në:

businessmag.al/revista/

Për të shkarkuar dhe tu regjistruar në businessmag.al!


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.