1 minute read

Intervista Ekskluzive me Z. Vasil Naçi

Cilat janë këshillat që jepni më shpesh për njerëzit që duan të nisin një biznes?

Të besojnë tek vetja, të kenë ëndrra dhe të punojnë fort për t’i bërë realitet. Kur ke pasion, kur ke zjarr në zemër për ato që do të arrish, i gjen gjithmonë mjetet që të duhen për t’ia dalë mbanë; duket sikur gjërat ndodhin si me magji, por në fakt dëshira e fortë të

Advertisement

ndihmon të kanalizosh energjinë dhe potencialin në drejtimin e duhur.

Ju them të rinjve ta shikojnë veten jo thjesht si qytetarë të një vendi të vogël si Shqipëria, por si qytetarë të kësaj bote të madhe që ndryshon çdo ditë.

Ju them ta duan jetën, të kujdesen për çdo aspekt të saj, të kultivojnë frymën e mirënjohjes dhe kontributit, pasi kur jep, gjithmonë të kthehet dhe kur je mirënjohës për çdo gjë që ke dhe për çdo njeri, arrin të krijosh lidhje të forta me ta, të cilat herët a vonë do të të kthehen në vlerë.

Është bekim nëse realizon të kesh mençuri në mendje, dashuri në zemër dhe shëndet të mirë në trup. Kështu krijohen balance të forta që ndihmojnë të përballosh me sukses çdo sfidë.

This article is from: