Business Mag Albania No. #18 - November 2018

Page 14

Këshilla nga Njerëz të Suksesshëm

ALBANA MUÇAJ

Lead Editor @Business Mag Albania

Punë, disiplinë e këmbëngulje Këshillat e sipërmarrësit Vasil Naçi, për sukses U bënë vite tashmë në drejtimin e grupit “Agna”. Ecuria e kompanisë është një rritje e qëndrueshme. Cilat kanë qenë apo janë ende, sfidat më të mëdha në biznes? Agna Group u themelua në vitin 1991 dhe është rritur gradualisht ndër vite. Kemi ndeshur plot sfida. Biznesi ka sfida të vazhdueshme. Ato nuk mbarojnë kurrë. Sfidat do t’i shikoja në dy nivele: të brendshme dhe të jashtme. Së brendshmi, është sfida jonë e vazhdueshme për të forcuar kulturën tonë të korporatës, sistemet, të cilat na ndihmojnë të punojmë më mirë dhe më zgjuar, si dhe të gjejmë staf të përgatitur që t’u paraprijë nevojave të kohës, jo thjesht t’u përgjigjet atyre. Kjo e fundit lidhet edhe me çfarë ofron tregu i punës. Së jashtmi, sfidë mbetet fakti se Shqipëria është një vend i vogël në përmasa, por edhe me një ekonomi të brishtë, ndonëse ka patur rritje gjatë viteve të fundit. Në fakt, të dyja këto aspekte lidhen dhe ndikojnë sfidën tonë të madhe: arritjen e objektivit tonë vizionar, (të kemi një brand shqiptar të njohur në të gjithë botën) i cili është busulla që udhëheq të gjitha përpjekjet, veprimet, projektet që ne bëjmë. Sfidat tona janë sfidat e një biznesi në rritje, që e di ku do të shkojë, por që çdo ditë duhet të punojë fort, në drejtimin e duhur, duke forcuar kulturën e korporatës, çka është e vetmja mënyrë organike për të patur një organizatë të fuqizuar, të motivuar dhe vizionare.

14 No. 18 · Nëntor 2018

Kushtet ekonomike dhe të bërit biznes kanë ndryshuar shumë krahasuar me fillimin e aktivitetit ekonomik në Shqipëri. Si mund ta përshkruani gjithë këtë rrugëtim? Çfarë do të bënit ndryshe nëse kthehemi mbrapa në kohë dhe keni njohuritë e përvojën e sotme? Padyshim që çdo gjë ka ndryshuar. Edhe ne, si shumë sipërmarrje të viteve ‘90, nisëm biznesin thjeshtë, pa ndonjë objektiv të madh, me pak njohuri dhe mjete, por me shumë dëshirë për të siguruar një jetë të mirë për familjen. Tashmë bizneset në Shqipëri janë më të konsoliduara, në njerëz, mendësi, projekte e kapitale. Kur kthej kokën pas, ajo që mendoj se me ka munguar më shumë dhe që do të bënte diferencën nëse do ta kisha më herët në rrugëtimin e biznesit, është njohuria mbi biznesin, mbi zhvillimin e një organizate. Ajo njohuri do të më bënte më të lehtë rrugëtimin, si mua, ashtu edhe Agna Group. Por asnjëherë nuk është vonë për të mësuar, për t’u


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.