Prof. Dr. Takis Alexiou - Forca e Miqësisë

Page 1

Prof. Dr. Takis Alexiou

FORCA E MIQËSISË NGA TIRANIA E TREGUT TEK SHOQËRIA NJERËZORE 4 SEASONS PUBLICATIONS

1


Libri” FORCA E MIQËSISË – Nga Tirania e Tregut tek shoqëria njerëzore e Prof. Dr. Takis Alexious është publikuar si libër online në Mars 2014. Menagjim prodhimi dhe Drejtor Arti: Takis Alexiou. Ballina: Negianta Marku. Përktheu në shqip: Qendresa Bedra. Page Layout: Litsa Maranti. COPYRIGHT: 4 Seasons Publications, Τel:00306944128460, Fax: 0030-210-6011904, e-mail: profalex@otenet.gr 2


PROF. DR. TAKIS ALEXIOU

FORCA E MIQËSISË Nga Tirania e tregut tek Shoqëria Njerëzore

4 SEASONS PUBLICATIONS – ATHINË 2014 3


Demokritus 4


‘Kështu mendojë unë që janë gjërat. Kjo është teoria ime. Përpiqu ta përmirësosh atë’. Thales nga Mileti ‘Lestrigonët dhe Ciklopët / Poseidoni I egër / të cilët nuk do t’i takosh kurrë / nëse nuk I mbart me vete në shpirt / nëse shpirti yt nuk i krijon përpara teje’… Konstantinos P. Kavafis ‘Nuk e di deri në çfarë pike njerëzimi me plot vetëdije do t’i bindet ligjit të Dashurisë. Por, nuk ka arsye për shqetësim. Ligji i dashurisë do të funksionojë gjithmonë, sikurse do të funksionojë edhe ligji i gravitetit, pavarësisht nëse ne jemi dakord apo jo. Mahatma Gandhi ‘Ishe i mendimit që truri yt funksionon siç duhet më vete? Nëse po, jeni mashtruar’. Prof. Gerald Hüther ‘Të njejtat zona të trurit që janë të përfshira në emocionet pozitive janë të lidhura me aftësinë e të menduarit’ Dr. Daniel Goleman ‘Gjasat për një evolucion më të lartë…jane po aq të mundshme sa edhe gjasat për evolimin e njerëzimit në një komunitet molash- insektesh të llojit më të keq’. Dr. Konrad Lorenz ‘Vetëm ai që ndërton të ardhmen ka të drejtë të kritikojë të shkuarën’ Friedrich Nietzsche ‘Bashkëbisedimi kritik mbi të keqen nuk është fundi. Është hapi themelor drejtë ndryshimit’. Prof Mahmoud Helmi ‘Duke mundur çdo dhimbje me shkëlqimin e ftyrës tënde\ momenti që ëndërrat tona dalin përsëri\ si rrufe rreth pemës së jetës’ Karl Marx ‘Asnjë intelektual nuk është keqinterpetuar aq sa është keqinterpretuar Karl Marx.’ Panayiotis Kanellopoulos ‘Shokët e mi janë e gjithë pasuria që kam’. 5

Emily Dickinson


DEDIKUAR Miqësisë, e cila përmes Artit mund ta ndryshojë botën në mënyrë paqësore. Sepse sic thoshte Naguib Mahfouz , ‘Shkenca është gjuha e mendjes.Arti është gjuha e tërë personalitetit njerëzor’. DEDIKUAR Gjithashtu edhe atyre që dëshirojnë një dialog shumë të dobishëm për një shoqëri vërtetë Demokratike dhe Kreative . DEDIKUAR Përfundimisht dhe kryesisht të gjithë nxënsave dhe studentëve që dëshirojnë të marrin një eduktim alternativ dhe para së gjithash eduktim bashkohorë dhe demoktarik.

6


Immanuel Wallerstein 7


K

USHDO QË SHTIRET sikur kjo’ është vetëm një stuti shiu dhe që do të kalojw së shpejti’po gënjen pa turp. Kjo është krizë që nuk ka kthim për asnjë. Natyrisht as edhe për Gjermaninë dhe Francën, as edhe me marrjen e masave më të rrepta… Prandaj, fituesit eventualisht do jenë shtetet që pa vonesë të mëtejshme, do të fillojnë planifikimin dhe gradualisht zbatimin e një sistemi të ri social që do të jetë me ne për 500 vitet e ardhshme , dhe për te parën herë në historinë e njerëzimit do t’i shërbejë nevojave të vërteta të të gjithë qytetarëve dhe jo vetëm lakmisë dhe përfitimeve të disave. Sipas fjalëve të Karl R. Popper ( që na sjell nder mend grekomani historik dhe analisti politik me përmasa internacionale Prof. Pavlos Tzermias): ‘Ajo çfarë Marx po përpiqet të na tregojë është që ka vetëm dy mundësi: vazhdimi i përhershëm në një botë të tmerrshme (e cila po bëhet gjithnjë e më e tmerrshme) apo ardhja e përhershme e një bote më të mirë. Meqenëse nuk ia vlenë t’a marrim seriozisht në konsideratë opsionin e parë, atëherë predikimi i Marxit është plotësisht i justifikuar’. Në mënyrë që ky qëllim të arrihet është e mjaftueshme të kuptojmë që ne kemi më shumë nevojë për një ndërgjegjësim pro-demokratike sesa anti-kapitaliste. Nuk na duhen ushtri për ballafaqim, konflikt dhe luftëra për t’i rrezuar ata që janë në pushtet. Në vend të kësaj na duhet një dialog i sincertë dhe i dobishëm, pa egoizëm dhe armiqësi, që të krijojmë një shoqëri civile me te mire. Tregu Kapitalist ka falimentuar me vetëdijen e të gjitha kombeve në po të njejtën mënyrë që falimentojë edhe Socializmi në ish Bashkimin Sovjetik. Le të mos falimentojmë edhe ne bashkë me ta. Jemi në kohë akoma!!!

T

Ë DASHUR MIQ, Egjipti na dha dy ndër intelektualët më të mëdhenjë, Kavafis nga Aleksandria dhe Mahfouz nga Kairo. Unë e konsiderojë Kavafis një fëmijë Egjipti, sepse gjatë një udhëtimi në Greqi kur unë e pyeta se pse nuk 8


kthehej në vendin e tij meqenëse është grek, ai më tha: ‘Unë nuk jam Grek, unë jam Aleksandrian’. Kështuqë , edhe unë jam Aleksandrian sikurse edhe Kavafis dhe kam pasur rastin ta njoh Egjiptin edhe më mirë përmes punës unike të Naguib Mahfouz-it. Libri që në fakt më bëri ta njoh atë më shumë se’ Mençuria e jetës’ ishte ‘Amman El Arsh’ (Mbretëria e fronit), i cili u publikua për herë të parë në Arabisht më 1983 dhe nuk u përkthye në Greqisht deri më 2011. Po i referohem parimeve dhe vlerave të autorit Nobelist Naguib Mahfouz, në lidhje me lirinë, moralin, politikat dhe padyshim Demokracinë… Në një pikë Osiris i drejtohet Mbretit Mene duke i thënë: ‘Ne kemi mendimet tona se si t’i vlerësojmë njerëzit që drejtojnë shtetin tonë dhe si t’i vlerësojmë veprat e tyre…’ Në një pikë tjetër, Mustafa El Nahas iu drejtua Presidentit Anwar El Sadat duke thënë:’ E dëgjova deklarimin tënd për demokracinë and ngela i shtangur… Pastaj e kuptova që ju dëshironit qeverisje demokratike edhepse pushteti ishte dictatorial’. Ai vazhdon tek Saad Zaghloul: ‘ Demokracia nuk jepet, ajo zbatohet… me unitet dhe pavarësi politike, me punë dhe shkencë, me zgjuarsi dhe literaturë , me një qeveri nga njerëzit për njerëzit, me drejtësi absolute , me kulurë dhe padyshim paqe’. Ne të gjithë e dimë sa largë mund të shkojë vizioni nga realiteti. Ne të gjithë poashtu e dimë sa e dëmtuar është demokracia sot në botën Perëndimore, e cila, në fjalët e Akhenonatonit i është dorëzuar ‘paganizmit të gjërave tokësore’ dhe në fjalët e profesor Josef E. Stinglitz (Nobël në Ekonomi) ‘individualizmit të keqësuar dhe fundamentalizmit të tregut’. Po i referohem tematikës së Demokracisë, e cila ditëve të sotme është më aktuale se kurrë, jo vetëm për Egjiptin dhe botën Arabe, por gjithashtu edhe për Greqinë dhe gjithë botën. Do ta konsideroja kriminale nëse Demokracia e dëmtuar (që të mos them e paegzistueshme) e Perëndimit, e cila ska të bëjë fare me qeverisjen nga njerëzit për njerëzit, është shembulli që po ndjekin arabët. Është 9


koha që tregu (me politikanë perëndimorë si udhëheqës) të ndaloj së besuari që mund ta rikolonizojnë botën në emër të ‘ demoktatizimit’ të njerëzimit… Fryma e shkrimtarit dhe demokratit të mirëfillt Naguib Mahfouz nuk është shuar. E njejta gjë vlenë edhe për karakterin dhe dinjitetin e El Ferdausit dhe shumë egjiptianëve dhe arabëve të tjerë të shquar. Kjo është trashëgimia më e mirë e cila u jep atyre superioritet për një demokraci të vërtetë në Egjipt dhe në gjithë botën arabe…

K

UR 18 VITE MË PARË , u publikua për herë të parë eseja ‘Për një lëvizje dhe politikë gjithëpopullore në Greqi’ (Takis Alexiou, PANIFE Publishing, Athinë 2003), askush nuk e priste krizën shkatërrimtare që të gjithë po e përjetojmë sot. Në fillim kriza ishte përgjithësisht institucionale dhe kulturore, sot është edhe financiare. Në atë kohë pothuajse asnjeri nuk po dëgjonte…Tani, shumë e më shumë po përgjojnë dhe po habiten. Për të 100 tën herë më rikthehen në mëndje fjalët e ‘Zotëri K.’të Bertold Brechit , i cili nuk e ndjeu nevojën të jetojë ne një atdhe të caktuar.’ Unë mund të jem i uritur gjithkund’. Dhe kur si i akuzuar ai u pyet nga gjyqtari nëse ai preferonte të përdorte një betim laik apo fetar, ai u përgjegj: ‘Unë jam i papunë’. Më vien në mëndje poashtu edhe dy fragmente të shkurtëra ku thuhet që:’lëvizja gjithëpopullore është formuar më 1993 në kushte aspak të favorshme dhe në situatën pa rrugëzgjidhje në të cilën qeveria dhe opozita e kanë udhëhequr shtetin në vitet e fundit. Gjithçka është shembur në përmasa të rrezikshme. Nëse nuk nisim menjëherë përpjekjet për të bashkuar individët nga të gjithë partitë politike të shteteve tona përveq te djathëve ekstremist dhe të majtëve ekstremist, atëherë kush do të veprojë? Përç farë po presim? Dhe së fundmi, i rikujtoj fjalët inkurajuese të akademikut të ndjerë Aggelos Aggelopoulos nga botimi i 10


Josef E. Stiglitz 11


dytë i vitit 1995 nga i cili po risjell:’ I nderuar Z. Alexiou, ju faleminderit për letrën tënde të datës 4.6.93 poashtu edhe për botimin ’Të mësuarit aktiv’. Faqja e njerëzimit do të ndryshonte me të vërtetë nesë të gjitha kombet, të gjithë njerëzit do ta vërtetonin kuptimin e universalitetit, për të cilin po synon lëvizja juaj gjithëpopullore. Të përshëndes miqësisht. Agelos Agelopoulos’.

S

HUMË DO TA PYESIN VETËN SE çfarë kuptimi kanë fjalët e një shenjëtori në një epokë të vështirë si kjo që po kalojmë ne:’ Besimi është të besosh në atë që nuk e shef dot akoma dhe shpërblimi i këtij besimi është të shofësh atë në të cilën nuk beson’, Shën Augustine. Dikush mund të vë në dyshim edhe fjalët e një autori transcendentalist, siç është autori Henry David Thoreau:’ Kjo botë është një pikturë e zbrazët për imagjinatën tonë’. Apo edhe fjalët e një autori teatral me çmim Nobel - George Bernard Shaw, i cili thotë:’ Imagjinimi është fillimi i krijimit. Ti imagjinon atë që dëshiron, kërkon atë që imagjinon duke e vënë në punë vullnetin tënd dhe eventualisht krijon atë që kërkon’. E njejta gjë ndodh me Nikos Kazantzakis i cili mbështet pikëpamjen që:’ Ti ke furçat, ti ke ngjyrat, pikturo parajsën dhe futu në të’. Le t’i mënjanojmë liderët e njohur politik si: William Jennings Bryan , i cili tha:’ Fati nuk është çështje shanci, është çështje zgjidhjeje.’ dhe Abraham Lincoln :’ Besimi në gjërat që mund t’i shofësh dhe prekësh nuk është besim. Por, besimi në të padukshmen është një triumf dhe një bekim.’ Por, mos besoni as edhe fizicentin më të mirë, me cmim Nobel, i cili besoj që:’ Logjika do t’ju çojë nga pika A te pika B. Imagjinata do t’ju çoje gjithkund’??? S’ma do mendja! Sepse është koha të hapim krahët e imagjinatës dhe të shkojmë në një shoqëri të vërtetë demokratike, pa njerëz që përpiqen të na ndalojnë… 12


B

AZUAR NË SHKENCËN E PSIKOLOGJISË dhe strukturën tre anësore të trurit të njeriut, seksualizmi korespondon me instinktet dhe mendimet somatike, dashuria erotike me atë emocionale dhe dashuria me logjikën… Miqësia, nëse është prezente, shoqëron funksionet thelbësore të njeriut. Ajo kërkon njohje të vetvetes dhe të çon drejtë pjesëmarrjes, e cili është parakushti më i rëndësishëm për krijimin e një shoqërie më të mirë… Për sa i përket artit,edhe unë mendojë që ‘ kur poezia, si ç’do formë tjetër arti, do të jetë diçka që mund ta bëjnë të gjithë, poeti, si ç’do artist tjetër, do të jetë në gjendje të jetë’ me fjalët e autorit argjentin Caesar Aria,’ njeri, si të gjithë njerëzit e tjerë, ai\ajo do lirohet nga të gjitha mjerimet psikologjike që ne i kemi quajtur talent, stil, qëllim, punë dhe tortura të tjera. Ai\ajo do të lirohet nga trishtimi i lakmisë sonë katastrofike, individualizmit të përkeqësuar dhe egoizmit të adhuruar…

D

OMETHËNIE TË TILLA SI ATO të dashurisë dhe miqësisë që në të kaluarën u krijuan në sfera religjioze dhe kishin përmbajtje metafizike , më vonë u përfshinë në Psikologji- Psikoterapi-Psikiatri, kryesisht për shkak të vlerësimit të rëndësisë së Inteligjencës Emocionale dhe sidomos të emocioneve positive që ato sjellin jo vetëm në shëndetin fizik por edhe në atë të përgjithshëm për zhvillimin e jetës. Më në fund, domethënia e egoizmti të përkeqësuar individual , sjellja më e keqe nga të gjitha, e cila gjindet në anën e kundërt të emocioneve positive iu bashkangjit fjalorit Neurobiologjik, hulumtimeve të trurit të njeriut, Ekonomisë dhe së fundmi edhe atij Politik. Domethëniet e rregulluara shkencërisht të dashurisë dhe miqësisë dhe rëndësitë e tyre për ta kapërcyer këtë situate pa zgjidhje dhe për të krijuar një shoqëri më të mirë, nuk duhet të na armiqësojnë. Ne së paku duhet të kuptojmë që 13


nga eksperiencat traumatike dhe emocionet negative mund të vijë çdo lloj dhune. Sipas fjalëve të Marx:’ Gjëja e vetme që arritën të bëjnë ishte të përfeksionojnë shtetin në vend që ta shpërbëjnë atë.’ Me fjalë të tjera, ata e bënë shtetin akoma më autoritar dhe më jonjerëzorë… Prandaj, unë konsiderojë që një shoqëri më e mirë nuk ngritet nga gërmadhat e një shoqërie të vjetër, por duke e ngritur një të re, në një tokë të re, Paqësisht!!!

D

UHANPIRJA DËMTON SERIOZISHT shëndetin… Por, indiferenca jonë dhe anestezia ndaj gjithkujt dhe gjithëçkaje është ajo që (në opinionin tim) nuk i bënë mirë egoizmit tonë të pafund dhe dëmton më seriozisht shëndetin tonë… Shembujt janë të përditshëm dhe të panumërt: Ne po blejmë’ respektin’ e fëmijëve tanë me dhurata të shtrenjta në vend që t’i dhurojmë atyre karakter dhe edukim intelektual. Ne nuk jemi të përpiktë në takimet tona por sillemi në mënyrë të pasjellshme kur të tjerët nuk na shërbejnë apo shpërblejnë menjëherë. Kafsha shtëpijake që na bënë shoqëri do të ushqehet sa herë që na sulmon ndërsa bima që na zbukuron shtëpinë dhe na pastron ajrin përrreth , e cila nuk miaullin apo lehë dot, mund të pres për javë të tëra për pak ujë dhe vyshket. Ndërsa, për sa i përket njeriut që jeton në derën ngjitur, ai\ajo mungon fare… Dhe e gjithë kjo sepse ne po ngutemi pa e ditur për ku apo për cfarë, në kohën kur, përveq egos dhe lakmisë sonë s’kemi askënd dhe asgjë prapa vetës… P.S. Indiferenca dhe anestezia janë dicka tjetër, ndërsa mëria dhe urrejta janë krejt tjetër gjë. T’ia kthesh shpinën dhimbjes së dikujt është tjetër gjë dhe ta torturosh atë është diçka tjetër. Gjëja më e keqe që shpesh ndodh është’ të kënaqesh’ me dhimbjen e dikujt, të jesh keqdashës dhe sadist… 14


Martin Buber 15


P

ËRPARA, lumturia përfshinte një modul të tërë në studimet e poezisë dhe filozofisë, duke u zgjeruar më vonë edhe në ato të Letërsisë, Sociologjisë, Psikologjisë dhe së fundmi edhe të Medicinës dhe Ekonomisë. Parapëlqimi i termit’ lumturi’ ndaj atij ‘ miqësi’ nuk është rastesisht brenda sistemit të shoqësisë egocentrike të ditëve të sotme. Kjo është për shkak të së vërtetës që lumturia është e lidhur direkt me individualizmin e pafund dhe fundamentalizmin e tregut financiar kurse ‘ miqësia’ i ikën caçeve të ngushta të vetvetës dhe zgjerohet ne ‘Ju’ dhe ‘Ne’. Lumturia është qështje individuale, ndryshe nga miqësia e cila kërkon të paktën dy apo më shumë persona të ndërgjegjshëm… Kur ta kemi kuptuar që struktura e sotme politike i është dorëzuar pa kusht pushtetit të tregut financiar dhe që është jashtëzakonisht përgjegjëse për krizën në të cilën jemi sot, atëherë ne do të jemi në gjendje të ndryshojmë në mënyrë radikale dhe të kthejmë shpresën dhe buzëqeshjen në fytyrat tona. Ne e dimë që gjithë jeta jonë është zgjidhje problemesh(Karl R. Popper), por jo përsëritje dhe përkeqësim i tyre dita ditës, siç po ndodh në këtë vend. Kështuqë ne duhet të përjashtojmë çfarëdo forme dhune, të rivlerësojmë domethënjet e disa gjërave, si p.sh atë të miqësisë, pjesëmarrjes, demokracisë, duke futur në përdorim teknologjinë moderne, sidomos rrjetet sociale në mënyrë që të arrijmë komunikim internacional më të shpejtë dhe efikas…

P

IKËNISJA JONË ËSHTË njohja e faktit që ekonomia fundamentalist e tregut është krijuar mbi individualizmin e pafund (egoizëm) dhe ushqehet nga dhuna qe ne e ofrojmë . Me fjalë të tjera, shoqëria moderne çnjerëzore do të përfundojë si altrofik pa agresivitetin dhe dhunën dhe nuk do të mund të ekzistonte pa egoizëm- individualizëm… Kështuqë, qështja e themelimit të një shoqërie më të mirë është 16


qështje biologjiko- antropologjike dhe jo politico-ekonomike dhe varet direkt nga pregatitja jonë për një miqësi të vërtetë. Sidoçoftë, dikush e quan miqësinë; të vërtetë, të sinqertë, të vjetër, të fortë, të mirë, ekzistuese, të shkëlqyer, unike, serioze, të perzemërt, etj. Miqësia është një marrëdhënje ‘Unë-Ti’ , e cila kërkon një marrëdhënje të rëndësishme’Unë- vetja ime’( njohje të vetvetes) dhe zgjerohet në marrëdhënjen’ UnëNe’(pjesëmarrje) Martin Buber. Në rastin e miqësisë ‘UnëTi’përfaqëson një shpirt në dy trupa. (Aristoteli). Kjo është një marrëdhënje në të cilën shpjegimet janë të panevojshme (Catherine Mansfield) dhe debatet , grindjet dhe rivalitetet( në të cilat na kanë zhytyr të gjithë politikanët) mungojnë tërësisht. Sipas Robert McAfee Brown, njeriu plaket nga Brënda, ashtu si edhe shoqëria, kur ai nuk mban më lidhje miqësore, të cilat në fjalët e Rachel Naomi Remen janë të bazuara në dashurinë e heshtur , e cila shfaqet duke dëgjuar njëri-tjetrin me kujdes. Kështuqë miqësia nuk mund të jetë gjë tjetër , përveçse një obligim i këndshëm , që përmban dashuri, besim , siguri dhe natyrisht lumturi, por asnjëherë një shanc për interesa vetjake (Khalil Gibran). Opinioni I K.S. Lewis që Miqësia dhe Filozofia janë po aq të domosdoshme sa edhe arti, nuk është i vërtetë, sepse në ditët tona edhe Organizata Botërore e Shëndetit ka konstatuar që Lumturia( e cila përfshihet në Miqësi) përmbënë një faktor të rëndësishëm për shëndetin. Pikëpamja e Nicholas A. Christakis and James H. Fowler që ne jemi të lidhur nuk permban ndonje risi. Kjo, është një ndër gjërat që thotë edhe citati I Goethje. Ajo thekson që , nëse i trajton njerëzin ashtu siç duhet, ti do t’i ndihmosh ata që të bëhen ata që duhet të bëhen. Sidoçofte, njeriu do t’i shijojë vlerat e lumturisë së vërtetë vetëm nëse e ndanë atë (Mark Twain), sepse në fjalët e Shakespirit, shpirti dëfrehet me mendimet e shokëve të mirë siç edhe dëfrehet me dashurinë që ne ndjejmë për njëri tjetrin(Thomas Jefferson). Ne s’duhet ta harrojmë kurrë, 17


që një miqësi që u shkatërrua, nuk ishte asnjëherë e vërtetë (St Jeronimo) dhe se miqësia e vërtetë ndërtohet vetëm në themelet e besimit dhe dijenisë(Henry David Thoreau)… Po vazhdojë me konkluzionin e thjeshtë që filozofia dhe filozofi janë gjyqtarë dhe jo përfaqësues të epokës së tyre (Hugo von Hofmannsthal). Ne s’mund të jemi, as edhe minimalisht të interesuar që të lëmë përshtypje. Në fjalët e Schopenhauer, qëllimi ynë nuk është që të joshim, por t’i mësojmë dhe të mësojmë: që të jemi mentalisht të çliruar. Atëherë dhe vetëm atëherë ne do të jemi në gjendje të ndryshojmë botën, duke përdorur gjithmonë një gjuhë të pastër, të thjeshtë dhe direkte përderisa e dinë që ‘ njerëzit e rritur nuk kanë nevojë për udhëheqës’(H.G. Wells),por miq me vetëdije dhe dëshirë për pjesëmarrje, infermiere të gjalla në vend të njerëzve të vdekur dhe kufomave (Friedrich Nietzsche) , te cilët duke thirrur për liri dhe dritë, për vete janë shërbtorë të verbër të egoizmit të pafund individual dhe ndonjëherë pa dashje, mbështetës të një ekonomie dhe politike shkatërruese fundamentaliste!

P

O MUNDOHEM TË SHPREH , sa më thjeshtë dhe sa më shkurt që mundem, se çfarë kuptojë unë në lidhje me krizën e përgjithshme, e cila nuk është vetëm greke apo europiane, por mbarëbotërore dhe e konsiderojë si akt kriminal qëndrimin e të gjithë atyre që dinë të vërtetën e kësaj që po ndodh dhe nuk e tregojnë tërësisht. Ata po e fshehin të vërtetën gjë duke nxjerrë çështje të pakuptimta si ato të kontratave të kredive, referendumit, një tjetër recetë ( për sukses), zgjedhjet dhe gjëra të ngjashme, duke e lënë mënjanë në mënyrë sistematike përgjegjësinë individuale dhe rrezikun e shëndërrimit të njerëzimit në komunitete molash të llojit më të keq…(Lorenz). 18


Nikolai Kontratieff 19


P

ËR CILËN TË VËRTETË PO FLAS? George Irvin thekson:’ Ju mund të mbijetoni në Euro zonë vetëm me zhvillim’, ndërsa Franklin Allen mendon që zgjidhja më e mirë është falimentimi. Genaro Zezzo paraqet dilemën: ndryshime në institucionet europiane apo ‘ shtete-koloni’ dhe udhëheqësi i Socialisteve në parlamentin Europian Martin Schultz thekson që’ paratë janë në dispozicion, por janë shprndar ne menyre t gabuar’… Nga herë e kemi dëgjuar këtë në Greqi??? Më në fund, Marina Fragaki është e bindur që pikësynimi( Brenda strukturës për një alternative politike në ekonominë e Europës) po i shërben nevojave të shoqërive(në vend të kapitalit) me anë të sistemimit dhe kontrollimit të kapitalit financiar. Ka një këndvështrim që e konsideron një alternative politike e financiare të aftë për ta shtyer kapitalizmin të kthehet në më njerezorë…Një kënvështrim që totalisht e injoron parimin bazë që:’ Sistemet lindin, zgjasin një kohë të gjatë dhe në një pikë e gjejnë veten në krize, ato ndahen dhe transformohen në dicka tjetër’. Veç kësaj, ‘koha e transformimit është krejtësisht e pa parashikueshme dhe transformimi përfshinë aktet individuale dhe ato kolektive’ Prof Immanuel Wallerstein.

N

IKOLAI KONTRATIEF ISHTE NJË ndër ekonomistët më të rëndësishëm të Bashkimit Sovjetik dhe reformator original i viteve të 20ta. Ai u dëbua për në Siberi më 1930 nga regjimi Stalinist dhe’ u zhduk’… Në kujtim të këtij njeriu të madh Josef Schubeter ndryshimet e mëdha në ekonomi i quajti ‘ Fazat e Kontratiefit’. Këto faza përmbajnë një A ( ngritje) dhe një B ( rënie) për një kohë mesatare 25deri në 35 vite për secilën. Ne të gjithë e dimë që po përjetojmë fazën e rënies. Ajo çfarë ne, mbase, nuk dimë është se kjo periudhë koinçidon me një cikël tjetër historik që zgjatë 500 20


vite, gjatë të cilit, një system tjetër, i paditur, do të zëvendësojë sistemin kapitalist. Është e sigurtë që do jetë përplasje për jete a vdekje sepse sipas Sociologut të lartëpermendur Amerikan, Wallerstein, bëhet fjalë për ndërtimin e themeleve të një sistemi historik, i cili do të na shoqërojë për 500 vitet në vazhdim…

S

ISTEMI QË TANI ËSHTË NË KRIZË TË MADHE është sistemi i lakmisë, i kapitalizmit financiar, periudha e tranzicionit e cila tashmë ka filluar, pa na bërë të ditur se cili është ky ‘tjetër’ system do ta zëvendësoje atë. Ajo cfare me shume siguri e dimë të githë është se në periudha të tilla krize numri i njerëzve me vetëdije dhe të ndërgjegjshëm rritet, duke na dhënë një rast kreativ dhe mundësi të mendojmë dhe të veprojmë në menyrë të dobishme dhe të gjejmë zgjidhjet për këtë situatë pa rrugëdalje në të cilën gjendemi sot.

V

ULLNETI I MIRË nënkupton thjeshtë pozitën përgjegjëse jetësore që karakterizon sjelljen e individëve të cilët kultivojnë marrëdhënje thelbësore me : a. Vetveten, b. komshinjtë dhe c. shoqërinë, Prof Martin Buber. Vullnet të mirë kanë ata individ të cilët sinçerisht e pranojnë egoizmin dhe individualizimin e tyre të pafund dhe dëshirojnë të marrin pjesë në politikë përmes një marrëdhenje të rëndësishme të miqësisë së vërtetë …e kam fjalën për treshen : VETËDIJE- MIQËSI- PJESËMARRJE. Po flas për nevojën e një transformimi paqësorë të shoqërisë përmes procedurave pjesëmarrëse në vend të atyre nënshtruese të pushtetit…

G

EORGE MONBIOT THEKSON që’ është e pamundur të lexosh historinë e lashtë dhe atë moderne pa përvetësuar ‘njohuri te pakëndshme’ që Homo Sapiens 21


është një qënie me aftësi të jashtëzakonshme dhune dhe shkatërrimi…’ pa përmendur qe Homo Sapiens ka poashtu edhe aftësi për të kundërtën. Gazetari dhe shkrimtari që mori shumë çmime për punën e tij, si shumë të tjerë, mendon që:’ pushteti kurrë nuk dorëzohet me vetdëshirë, nwse e duam, duhet ta rrëmbejmë..(punë kjo) që kërkon pjesëmarrje aktive të rrjeteve të revolucionarëve të cilën duhet të jenë të gatshëm të rrezikojnë çoftë edhe jetërat e tyre për të ndryshuar botën… (duke i bashkërënditur) sulmet e tyre…si pjesëtarë të pandarë në kombësi...teksa marrin në dorë kontrollin e politikës botërore’. Bëhet fjalë për një tjetër rast të një kontradite të plotë dhe marrëzi pa fund që është e interesuar në pushtet dhe jo në ndryshim dhe injoron totalisht faktin që ‘jeta nuk është para së gjithash një kërkim për kënaqësi’, siç besonte Freud apo një’ kërkim për kushtet’ siç mësonte Adler, por një kërkim për domethënie…( e cila i lejon njerëzit) të vazhdojnë të jenë të guximshëm, me dinjitet dhe altruist( në kushtet më të kqija) siç na siguron Viktor E. Frankl, Profesor i Psikologjisë , i cili kaloi vite në kampet e përqëndrimit Nazist.

K

OHËVE TË FUNDIT ËSHTË FOLUR SHUMË PËR ‘ekonominë e vërtetë’, ndonëse ( siç na bëjnë me dije ekspertët) paratë i takojnë sferës së ‘realitetit të vërtetë’ …në çdo rast ajo që mungon është ndërgjegjësimi që ekonomia’e vërtetë’ kapitaliste është ajo që na solli deri deri te kriza. Në anën tjetër kemi deklaratën e Friedrich Nietzsche , e cla thotë:’ bota e vërtetë është shumë më e vogël se ajo imagjinare’. Edhepse na duhen paratë ‘e ngrohta’ për të përmbushur nevojat tona të tanishme, ajo çfarë na duhet më shumë se kurrë është imagjinata, ‘raketa’ e Jul Vernit që të na çojë në realitetin e një botë më të mirë… 22


Arthur Schopenhauer 23


K

UR PARAJA BËHET QËLLIMI OBSOLUT në jetë nuk ka më limite të sjelles së pranushme’(Prof. Prof. Josef E. Stiglitz, Nobel i ekonomisë). Kjo nuk influencon vetëm bankierët dhe politikanët, por kryesisht ne qytetarët, të cilët me egoizimin, individualizmin dhe konsumimin, i cili është ngritur deri në nivelin psikoterapik( terapia e pazarit), e vazhdon këtë sistem financiar mizor të bazuar në tregti. Prandaj unë e konsiderojë këtë temë më shumë financiare sesa politike( sçi pretendojnë disa)apo sociale. Unë pikë së pari e konsiderojë këtë çështje individuale, çështje morali. Heracleitu thoshte:’ Ethos Anthropo Daemon’/’ Karakteri është djalli i burrit’ apo, nëse e dëshironi në terminologjinë moderne, është çështje neurobiologjike sepse’ ne jetojmë në një botë ku jo gjithçka është ashtu sçi duhet të jetë.’ Kjo, gjithsesi , është e vetmja që kemi, se njerëzit si ne e bënë atë siç është dhe ne jemi të vetmit që mund ta ndryshojmë. Në fillim, pa dyshimim, ne duhet të ndryshojmë për vete’ sipas të dhënave të marra nga Gerald Hüther , profesor i shquar i neurobiologjisë në klinikën universitare Gottingen. Ai shtoj që:’ rrjeti i lidhjeve të neuroneve në trurin tonë ndryshon kur njerëzit e përdorin atë në një mënyrë tjetër’…në të njejtën mënyrë sikur njeriu përdor trurin për të menduar dhe produkti i këtij përdorimi varet në mënyrë të drejtëpërdrejtë nga emocionet që ai\ajo ka, në arsyet që e motivojnë atë dhe në qëllimet që e shtyejnë atë…Kur egoja( dhe paraja) bëhen përmbajtja e mendimeve, ndjenjave dhe veprimeve, njeriu degjenerohet dhe poshtërohet në botën e kafshëve(Geerk F.), në botën e barbarizmit financiar në të cilin kemi jetuar kohët e fundit. ‘Diçka tjetër’, një menyrë tjetër që mund ta ndjekim, prap nga fjalët e Hüther, është rruga e Dashurisë dhe Miqësisë…kjo dhënje e thellë emocionale, ky emocion i thellë hamorie mes njerëzve…’Kështuqë, kushdo që dëshiron ta përdori mendjen e tyre zgjuarsisht, patjetër që duhet të mësoje të dashurojë sepse dashuria krijon njdjenja 24


pozitive në mendjen e njeriut . Dashuria dhe Miqësia janë ato që na zgjerojnë jo vetëm përceptimin ndijor dhe mendor, por edhe emocionet tona, ndërgjegjen dhe vetdëshirën , të cilat jane parakushtet e vetme për një ndryshim të vërtetë…

P

RA KAPITALIZMI NUK PËRBËHET vetëm nga bankat, bankierët dhe aksionarët e mëdhenjë. Kapitalizmi nuk është i barabartë me shumën mes industrialistëve, sipërmarrësve dhe tregtarëve të mëdhenjë. Ai nuk është i barabartë as me tregjet financiare dhe përfitimet e disave. Kapitalizmi nuk ka lidhje me investuesit- e të gjitha llojeve dhe agjensitë tatimore…kapitalizmi dhe modelet më të kqija( që ushqejnë llojet e tjera të së njejtës natyrë)jane askush tjetër, por vet egoja dhe individualizmi jonë i pafund, ky monstër , nga i cili Bellerofoni, Shën Gjergji dhe ‘ njerëz të zgjuar’ kanë dështuar në përpjekjet e tyre për ta hequr qafe për ne, që nga lashtësia. Është një monstër i cili nuk po na lejon t’i kushtojmë vëmendje komshinjëve, që t’i ndjejmë ata dhe që sinqerisht të kujdesemi për ta…Rumi, humanisti i madh, filozofi dhe poeti i shekullit të 13të nga Baktria, Azia Qendrore, tha: Dashuro, dashuro, ne s’kemi punë tjetër…’ dhe ky është qëllimi i madh që duhet ta kthjmë nga fjalët në vepra nëse duam të jetojmë ditë më të mira…’ Nuk e di deri në çfarë pike njerëzimi me vetëdije mund të ndjek ligjin e dashurisë. Por, nuk ka arsye për shqetësim. Ligji do të funksionoje në të njejtën mënyrë që do të j i funksionojë edhe ligji i gravitetit, pavaresisht nëse jemi dakord apo jo.’( Gandhi). Çfarë është dashuria? Dashuria është prekshmëri, solidaritet, dashamirësi, sinçeritet, ndershmëri, dinjitet, kënqësi, lumturi, paqe, liri, siguri, ndjeshmëri, dialog dhe respekt… Veç kesaj,edhe emocion pozitiv dhe të menduarit konstruktiv , të cilat nuk janë të vlefshmë vetëm për njerëzit, por shtrihen edhe më gjerësisht në çdo krijesë të gjallë, natyrën dhe gjithë universin… 25


P

ËR SA I PËRKET NJOHJES SË TRAGJEDISË së politikanëve, unë mund t’i referohem vetëm artikullit të mrekullueshëm të filozofit të shquar Arthur Schopenhauer,’ Arti i të pasurit gjithmonë të drejtë’ ku ai i përmend marifetet e politikanëve, si në vazhdim:’ Zemëroje kundërshtarin’,’ndërhyj, ndalo, shmang bisedimet’,’ Formulo një arsyetim të rremë’,’mbaj të fshehtë planin tënd’,’nxjerr konkludime nga vetvetja’,’ ndrysho termat’ dhe’thuaj që ne kemi fituar pavarësisht se na kanë mundur’…

P

ËR HUADHËNËSIT TANË, do ta quaja shumë interesant kapitullin’ Fatkeqësitë e kreditimit’ nga ETHIKA e Plutarch (45-120 AD). Ai theksoi, përveç të tjerash , që’ ata po e kthejnë tregun në tmerr për borxhlinjtë e vegjël. Ata po masakrojnë dhe po i asgjesojnë ata’… Ai arriti në përfundimin që:’ Ke? Mos merr hua nëse nuk të mungojnë . Nuk ke? Mos merr hua, sepse nuk do ta paguash dot borxhin.’ Eventualisht liria jote do të limitohet dhe tabela’ në shitje’ do t’i vihet dinjitetit tënd.

P

ËR BORXHLINJTË , unë besoj që në asnjë mënyrë nuk duhet të na lejojnë të bëjmë të njejtën gjë,sepse kështu ne futemi në borxhe dhe ne bashkë me borxhin tonë po paguajmë edhe për gabimet dhe plaçkat e politikanëve të korruptuar të cilët e quan shtetin tonë në këtë gjendje tragjike. Borxhi i borxhlinjëve( ne qytetarëve të cilët kuptojmë situatën në të cilën gjindemi dhe jemi të gatshëm të veprojmë me përgjegjësi , si individ me vetdëshirë dhe të vetëdijshëm) është që të kontribojmë të gjitha burimet tona në krijimin e një Demokracie pjesëmarrëse , e cila do të mbështëse me kushtetutë nevojat e vërteta të qytetarëve dhe jo vetëm interesat e disave (siç ka ndodhur deri më tani edhe me qeveritë socialiste)… 26


Alain Touraine 27


20

(sikurse edhe 8) SHTETET MË TË’ZHVILLUARA’ dhe konkuruese në botë që duan të vendosin për fatin e planetit, janë ato që bëjnë si mikpritës për miliona njerëz të pashtëpi, të papunë , të uritur dhe njerëz me varfëri të skajshme. Dhe kjo ndodh pavarësisht nga shfrytëzimi ( financiar apo luftarak) që ushtrohet nga këto vende të zhvilluara. ‘Zhvillimi’ dhe ‘ konkurenca’ e famshme nuk kanë të bëjnë fare me shoqërinë civile. Shoqëria civile ka nevojë për bashkëpunim dhe jo konkurencë. Për sa i përket’ zhvillimit’ , ai duhet të ketë për qëllim mirëqenjen e të gjithëve dhe mbrojtjen e ambientit. Në po këtë mënyrë….. vlerësimi i të ardhurav në familje është mënyra më e keqe për matjen dhe vlerësimin e mirëqenjes sociale sepse ajopërjashton kushtet e vështira të jetesës së miliona njerëzve të varfër, punëtorë të paguar pak dhe pensionistë. Poashtu përjashton edhe kategorinë e njerëzve me depresion, të cilët edhepse të paguar mesaratisht ose shumë mirë, ndjehen jetëshkurtër dhe ju mungon kuptimi i plotë në jetë. Kjo vihet në dukje nga rritja e padëgjuar më parë( sidomos në dekadën e fundit) e ilaçeve psikotrope… Profesori i Ekonomisë Richard Layard(i specializuar në temën e lumturisë) na informon se’ njerëzit në thelb nuk janë bërë më te lumtur vitet e fundit. Ata janë bërë më të pasur, punojnë më pak, bëjnë më shumë pushime, udhëtojnë më shumë dhe jetojnë më gjatë…por, nuk janë më të lumtur. Ky realitet shokues duhet të jetë arsye për më shumë kërkime…’ veçanërisht në sektorët e Psikologjisë dhe Neurobiologjinë e Shkencave Sociale dhe Ekonomike… Le të shfrytëzojmë nga rasti t’i rikujtojmë fjalët e Demokritit (460 – 370 BC), i cili thotë: ‘varfëria në demokraci vjen përpara pasurisë në tirani’. Ai besonte që’ varfëria në demokraci është më e mirë se të gjitha pasuritë në aristokraci apo autokraci, sepse liria është më e mirë se robëria’… 28


S

HPESH DËGJOJ ‘ARGUMENTIN’ që gjithmonë kanë egzistuar varfanajk, të pastrehë, të uritur dhe njerëz në mjerim të skajshëm dhe do të vazhdojnë të egzistojnë…Unë kundërshtoj rrënjësisht . Unë e pohoj( me fakte dhe pa thonjëza) që dikur tregu i skllavëve dhe pazari i skllavëve po lulëzonin dhe jeta e njeriut numërohej me pak se një disk në garë qitjeje…në një pikë femrat nuk gëzonin asnjë formë barazie me meshkujt dhe ishte e ndaluar që ato të shkolloheshin në të njejtën mënyrë siç ishte për Afrikanët e Amerikës…Mund të përmend edhe shumë e shumë shembuj të tjerë por një gjë është e sigurt, njerëzit e varfër nuk do të egzistonin po tu jepej mundësia të jetonin një jetë të denjë… Çfarë është më thelbësore dhe më madhështore për politikat vërtetë demokratikë? Në mënyrë që ne ta kuptojmë këtë, unë besojë që profesioni i mbyllur hermetikisht i politikanit duhet të hapet me përpjekje të menjëhershme që të mund ta shpëtojmë vetvetën nga bashkimi i të gjithë partive të cilat i vënë interest e tyre përpara interesave të historisë së shtetit të tyre dhe të së ardhmes së njerëzve...

P

ËR FAT TË KEQ, PËRDORIMI I dhunës deri në njëfarë mase është gjerësisht i pranueshëm( po në të njejtën mënyrë që është e pranueshme varfëria), i lejueshëm dhe ndonjëherë i detyruar në shoqërinë tonë që gjoja është demokratike…Pyetje: Udhëheqja e të gjithë kombit drejt dëshpërimit dhe depresionit duke bërë levizje të gabuara politike( nga ana e qeverisë dhe opozitës) përbënë përdorim dhune të kufizuar apo të gjërë? Të lësh mijëra njerëz pa punë, nga gabimet në lëvizjet e tua politike (nga ana e qeverisë dhe opozitës) përbënë përdorim dhune të kufizuar apo të gjërë? Dhe së fundmi, të shkaktuarit e çoftë edhe një vetevrasjeje të vetme me gabimet në lëvizjet tua politike (nga ana e qeverisë dhe opozitës) përbënë përdorim dhune të kufizuar apo të gjërë??? 29


S

I DO TA PËRSHKRUAJE regjimin e një qyteti (që vazhdon në të gjithë shtetin) ku’ varfëria e të pastrehëve, rrugët e djegura, niveli i krimit që është i barabartë me atë të një lufte civil, ndarja e qytetit në të pasur dhe të varfër, të bardhë dhe të zinjë, të shëndetshëm dhe të sëmurë, korrupsioni i përhapur, paniku dhe vdekja e papërmbajtur ‘ zënë vend dhe për to po flitet në librin’ Për qytetet dhe gratë’ nga poetja dhe piktorja e njohur Etel Adnan. Bëhet fjalë për Nju Jorkun e SHBA-ve, simbolin e ‘Lirisë’ dhe’ Demokracisë’ së shteteve perëndimore, i cili sigurisht, nuk është as i lirë e as demokratik… Ne jemi të detyruar të jetojmë në këtë botë të çmendur ku ç’do gjë është’e kundërta e asaj që duhet të jetë…’ Rumi . Më kujtohet rasti i Ferdaus. Ajo ishte një zonjë me të vërtetë e sinçertë dhe dinjitoze, e cila në mënyrë të pajustifikueshme u dënua me vdekje ( për vrasjen e një përkahësi të dhunës). Ajo refuzoi një falje zyrtare nga Sadat, Prestidenti i Egjiptit në atë kohë, që të mos i detyrohej pushtetit me jetë… Çfarë po përpiqem të them? Është koha të zgjohemi dhe të shofim realitetin sy më sy, jo që të vazhdojmë ta pranojmë atë ashtu siç është(siç kemi bërë deri më tani), por që ta ndryshojmë atë paqësisht, hap pas hapi…Do të dëshiroja që çdo pushtet të kishte‘ lavire’ si puna e Ferdaus, sepse me to është e sigurtë që bota jonë do të kishte qenë më e mirë tashmë…

N

Ë TEORI NUK PO SHTROHET PYETJA demokraci apo tirani. Megjithatë, në praktikë, nën kushtet jo njerëzore të imponuara demokracia e kapitalizmit financiar është nxitur dhe transformuar komplet në një tirani ‘parlamentare’…’ Brenda qeverisjes demokratike me fuqi diktatoriale’ siç u përshkrua nga autori me çmim Nobel Naguib Mahfouz në librin e tij therrës’ Përpara fronit’, teksa i drejtohet Anwar er Sadadit… Definicioni i demokracisë i 30


AndrĂŠ Breton 31


dhënë nga Profesori i Filozofisë Karl R. Poper, ‘një shtet është politikisht i lirë,atëherë kur institucionet politike të tij i lejojnë qytetarët të ndërrojnë qeverinë pa gjakderdhje…’ nuk është në asnjë mënyrë i mjaftueshëm. Sepse pa gjakderdhjet ekzistuese, ‘demokracitë’, të cilat nuk respektojnë and i injorojë në mënyrë të vazhdueshme kërkesat popullore dhe nevojat e vërteta të kombit dhe përdorin dhunë, nuk janë demokraci të vërteta. Sipas fjalëve të Konrad Heiden, po jetojmë në’ një epokë të pandershmërisë psiqike dhe etike’ dhe mënyra e vetme për t’u kthyer në një gjendje normale fillestare është duke përqafuar të Vërtetën, Drejtësinë dhe Dialogun kritik dhe duke qëndruar larg nga egoizmi, arroganca, prapaskena, korrupsioni, armatimi, fondet sekrete, dhe nga më e keqja e të gjithave, sekretet dhe diplomacia e çoroditur që është adoptuar nga partitë dhe mentalitetet politike deri më sot…

P

APRITUR, udhëheqësit tanë shpirtërorë janë zgjuar dhe po përballen me çështje si ajo e Evropa-shtet dhe Globalizimi (Nikos Paraskevopoulos), bëjnë të ditur lajme të kqija për Evropën (John Keane) dhe konstatojnë që ka një cënim të Demokracisë në Bashkimin Evropian (Erik O. Eriksen). Papritur, ata po na bëjnë të ditur që demokracia është në rënie(Kostas Thouzinas) dhe që ka një trekëndësh anomali, i cili përfshinë tregjet, Bashkimin Evropian dhe Bllokun e Memorandumit (Stathis Kouvelakis). Papritur ata e gjejnë turpin e politikës (Dimitris Kristopullos),shkurtpamësinë politike të qeverive (Lucino Galino) dhe nxjerrin në pah që demokacia është në zhdukje e sipër (Luke Martell). Krejt papritur ata po vrasin mendjen se kush është udhëheqësi(Guinto Rosi), ata konfirmojnë regresin e Demokracisë (Jean Paul Fitousi), duke pranuar që ka një aligarki në tregun Evropian(Ksenofoni 32


Kondiathis) dhe sigurisht që Greqia është bërë lodra e tyre (Gesine Loetzsch). Papritur , cënimi i demokracisë është shkaktare për ankthin social(Serge Halimi) , ka një regresion, një prapavajtje në demokraci(Giovani Perelli), ata po sqarojnë pse duhet të jemi të inatosur(Rebecca Herms) dhe pse po cënohen të drejtat tona(Judith Butler). Dhe kaq papritur , ata më në fund konfirmojnë kryerjen e krimit të organizuar nga tregjet(Bill Meyer) dhe shumë e shumë gjëra të ngjashme…ne jemi mbërthyer me konkluzione dhe shqyrtime që janë ditur për dekada të tëra, duke përfshirë edhe gjënë më kryesore: sugjerimet e veçanta që të gjithë duhet të bëjmë, secili nga këndvështrimi jonë, për një shoqëri më të mirë, ku ne, fëmijët dhe nipërit e mbesat tona do të donin të jetonin me dinjitet.

S

HUMË E MË SHUMË NJERËZ PRANOJNË faktin që ‘humanizimi’ i famshëm i kapitalizmit, apo kapitalizmi ’popullor’(siç quhej ndryshe) nuk është një propozim alternativ, të paktën jo afatgjatë, për një shoqëri Demoktatike. Prandaj, përdorimi i kooperatave kreditore vet-menagjuese dhe jo fitim prurëse kohëve të fundit, në të cilat depozituesit janë të vetmit aksionerë, kapitali është investuar në programet e zhvillimit të bizneseve të vogla dhe të mesme lokale ose në qytete, njejtë si edhe bankat e të varfërve( Banka Grameen) të krijuara nga Nobelisti i Ekonomisë Prof. Muhamad Yunus të cilat nuk janë të ashpëra, por përkundrazi ato përfaqësojnë një reagim ndaj sistemit të padrejtë ekzistues i cili pavarësisht nga vjetërsia, është akoma në gjendje të shkatërrojë apo asgjësojë,dmth. Të gllabërojë në interesat e kujtdo që konsiderohet si i huaj, në të njejtën mënyrë është vepruar me Bankën Grameen të Prof. Yunus, i cili është akuzuar për parregullsi… 33


N

JË FILLIM I RI MUND TË BËHET I MUNDUR me ndërgjegjësimin që : a) kriza financiare e kapitalizmit është e pakthim dhe b) ne duhet të planifikojmë dhe të ndërtojmë, pa vonesë të mëtejshme, një sistem me njeriun në qendër dhe të drejtë ndaj shoqërisë , një sistem të fokusuar në mbrojtjen e ambientit në këtë periudhë tranzicioni që po kalojmë. Është koha që të kuptojmë që’na duhet të deklarojmë që Demokracia( ku njerëzit janë komandantët) , e cila e shëndërron klasën punëtore në njerëz të përgjegjshëm( shenjë e njerëzve vetdashës) është parakushti themelor ekonomik dhe korigjimi shoqëror, të paktën në shtetet që kanë zgjedhur lirinë politike në vend të( kapitalizmit apo komunizmit) totalizimit (Alain Touraine)...

A

KADEMIKJA JACQUELINE ROMILLY theksoi faktin që ’në politikë, transparenca nuk është e mjaftueshme pa ndihmën e moraleve të forta, dmth. Sinçeriteti i pacënuar i cili do të prijë zgjedhjet politike’ duke ditur me siguri që në politikën moderne mungojnë jo vetëm sinçeriteti dhe morali, por edhe transparenca. Procesi i mendimit tek politikanët është jo vetëm i paqartë dhe i lidhur me partinë, por edhe vetjak. Fjala e tyre është jo vetëm e përafërt dhe kontradiktore, por edhe hipokrite. Dialogu i sinçertë dhe i dobishëm është akoma qëllimi, meqë është ‘mekanizmi’ i vetëm për zgjidhjen e problemeve dhe rruga paqësore për dalje nga kriza. Presidenti dhe ish- kryeministri i PASOKUT vazhdimisht ka pranuar gabimet që ai, qeveria e tij dhe partia e tij kanë bërë. Për të njëqindtën herë gabimet e tij janë përsëritur. Çfarë është më e rëndësishme është fakti që, në vend që të gjobiten ata për gabimet e tyre, paguajmë ne… Deri kur??? Ka ardhur koha që politikanët e të gjitha partive dhe sidomos atyre që janë në pushtet ta kuptojnë që ata duhet 34


Gerald H端ther 35


të ndërshkohen dhe gjobiten për gabimet e tyre, jo duke dhënë dorëheqjen e tyre( gjë të cilën ata se bëjnë kurrë gjithsesi) por me pasurinë e tyre, në të njejtën mënyrë siç ndodhë kur ne nuk arrijmë të paguajmë kreditë tona dhe humbasim shtëpitë tona( për shkak të papunësisë që shkaktojnë ata me gabimet e tyre dhe jo për shkak të një gabimi që bëmë vet)…

K

OHËVE TË FUNDIT KEMI PËRJETUAR (dhe vazhdojmë të përjetojmë) goditje psikologjike të njëpasnjëshme, jo aq shumë për shkak të pasojave të masave të rrepta financiare që janë marrë nga qeveria në korriz të atyre me të ardhura të vogla dhe të mesme, por për shkak të ballafaqimeve të dhunshme mes pjesëtatëve të qeverisë dhe grupit parlamentar në qështje që i përkasin të tashmes dhe të ardhmes së këtij shteti dhe për shkak të çoroditjes së kryeministrit ‘ pa senc vendndodhjeje dhe kohe’, i cili thotë një gjë, nënkupton diçka tjetër dhe bënë një gjë komplet tjetër brenda dhe jashtë vendit, duke i injoruar partnerët e tij, duke përçmuar një komb të tërë dhe duke i çuar ata me dhunë drejtë humnerës. Nëse ky popull po shpreh fyerjen e tij dhe irritimin, ata po kërcënohen, rrifen dhe lahen në kimikate kancerogjene dhe kjo gjë asgjëson logjikën më të thjeshtë dhe vendosjen e Demokracisë, dmth, sistemit i cili është themeluar mbi drejtësi, i cili duke kërkuar të vërtetën zgjidh njëherit edhe çdo mospajtim që shfaqet, NË MËNYRË PAQËSORE…

N

E E DIMË PËRGJIGJEN e pyetjes’ kush erdhi e para pula apo veza’. Në mënyrë të ngjashme e dimë që fundi pa krye i shoqërive e ka origjinën nga fundi pa krye i individëvë që janë pjesë përbërëse e këtyre shoqërive. Prandaj, shoqëritë më të mira kanë nevojë për mendje më të shëndosha që nuk janë të formuara me dhunë, revoltë dhe revolucion por 36


me paqe dhe emocione positive, te cilat e shoqërojnë dëshirën e njeriut për Dituri. E vërteta është e lidhur direkt me Diturinë, gjithsesi. Por, megjithatë, nuk është e lidhur me pushtetin, i cili gjithmonë ka prirje të jetë totalitar dhe synues edhe në ‘Demokracitë’ me kapitalizëm më të përparuar, siç është ajo e Danimarkës…

D

EMOKRACIA NUK ËSHTË as qytetare, as qendrore, aleate, socialiste, as e majtë, e as komuniste. Nuk është as monarkike apo presidenciale. Nuk është as e Krishterë apo Islame, nuk është direkte apo indirekte… Demokracia nuk ka nevojë për një mbiemër për ta përshkruar atë! Demokracia është një sistem vetëqeverisës që bazohet në, siç e kam përmendur edhe më lartë, po e përsëris edhe tani, Drejtësi e cila është në kërkim të së vërtetës dhe zgjidh paqësisht çfarëdo konflikti që mund të ndodhi. Demokracia dhe Kapitalizmi ose Demokracia dhe Komunizmi janë të papërputhshëm sepse ato kanë përdorur dhe vazhdojnë të përdorin DHUNËN. Dhunë të gjërë!!! Nuk është çështja se në cilën botë do të donim dhe në cilën nuk do të donim të jetonim. Demokracia është jetë, dhe në këtë mënyrë kërkon marrëdhënje të vërteta me vetvetën, me fqinjët tanë dhe me shoqërinë tonë… Demokracia është i vetmi Sistem social paqësorë që mund të jetë i interesuar vërtetë në nevojat e të gjithë qytetarëve dhe jo arsyetimet e disave.

P

SIKIATRI DHE AUTORI I MIRËNJOHUR Nawal El Sadawi në intervistën e vitit 2005 pohoj që ‘Njerëzit duhet të vihen në lëvizje… Nuk mund ta ndryshojmë imazhin e botës nëse nuk mund të ndryshojmë sistemet e saj politike…’ Megjithatë, unë vras mendjen për të njëqindtën herë , a është kjo mënyra? Nga revolucioni egjiptian i vitit 1919 kundër 37


okupacionit britanik deri më 1952 kundër monarkisë dhe më 2011 kundër Mubarak, çfarë ka ndryshuar vërtetë përveç faktit që ekupacioni anglez është kthyer në atë egjiptian, fillimisht ushtarak dhe tani me sa duket fetar??? Pas skuadrës së Tahririt në Kairo erdhi radha e skuadrës së Sintagmës në Athinë dhe pyetja është: Tani që ne jemi zgjuar, a mund ta kuptojmë që Demokracia , si një sistem social , mungon tërësisht në të gjithë planetin dhe vetë kjo është edhe çëllimi kryesorë? Demokracia ka strukturat e veta në të gjithë hapat e jetës së përditshme dhe ne duhet t’i përdorim ato, hap pas hapi në shekullin 21duke filluar me ndryshimet në mendjet tona. Ky është revolucioni më i madh nga të gjithë, në fakt i vetmi që do të jetë në gjendje të na nxjerrë nga ky fund i pakrye.

N

Ë PËRFUNDIM, dua të theksojë edhe një herë që: 1)Nuk ka Demokraci! Megjithatë janë bërë shumë përpjekje për ta bërë tregun financiar më njerëzor, të cilat do të jenë të kota, sepse Kapitalizmi, si sistem, është gati në fund të epokës së tij. Është e pamundur të kthehemi në disa dekada më parë, atëherë kur kapitalizmi kishte një dukje më pak barbare seç ka sot. 2) Kapitalizmi i tregut dhe Demokracia kanë domethënie që nuk shkojnë bashkë. 3) Kapitalizmi nuk ka të ardhme dhe ne jemi tashmë në fazën e tranzicionit me destinacion të paditur dhe me njohurinë që ringjallja e një modeli komunist nuk përbënë një zgidhje alternative për shekullin 21. 4) Është më se e dukshme që neve na duhet një shoqëri më e mirë. Një shoqëri civile që është pjesëmarrëse dhe vërtetë demokratike e cila do të rezultojë në mënyrë paqësore nga reformat radikale dhe jo në mënyrë të dhunshme nga kryengritjet(Eric Hobsbaum), duke siguruar kështu me kushtetutë të drejtat dhe nevojat e të gjithë qytetarëve dhe jo lakmitë dhe interesat përfituese të disave… 38


Simon Weil 39


P

ËRGJIGJJA JONË në pyetjen me vend se si mund ta shpëtojmë vetën tonë nga epidemia mbarëbotërore e lakmisë, e cila mbështet kapitalizmin e tregut (e quajtur ‘fundamentalizmi i tregut’ nga ekonomisti më i mirë Prof. Stiglitz) është kjo: si çdo sëmundje, me terapi dhe miqësi të vërtetë (një term jo politik) si ilaç. Miqësia kërkon njohje të vetvetes dhe të çon drejtë pjesëmarrjes përmes vetëdijes dhe ka për qëllim artin e shoqërizimit. Karl Marks na garanton që ’idetë janë zingjirë, askush nuk mund të lirohet nga ato pa iu thyer zemra’ dmth. pa u tronditur thellësisht dhe pa kuptuar qëllimin e tij negativ(egoizmin vetjak) si të gabuar, sipas fjalëve të Hüther. Bëhet fjalë për një trajtim të ri në sferën e Edukimit dhe Kulturës në përgjithësi, i cili si hap të parë ka krijimin e një modeli më njerëzor, më të kujdesshëm ndaj ambientit dhe më social- ekonomik.

N

UK ËSHTË E MUNDUR, nuk është demokratike që fati i një shteti të varet nga ajo nëse udhëheqësit (e të dy partive kryesore të cilët e kanë udhëhequr shtetin për nw humnerë këto 37 vitet e fundit) do të bien dakord apo jo. Zgjedhjet dhe qeveritë me shumë parti nuk mund të jenë zgjidhja e problemit për arsyen më të thjeshtë që problemi është kapitalizmi i tregut, i cili është i mbështetur nga dy partitë kryesore dhe degët e tyre në të gjitha mënyrat e mundshme. E ashtuquajtura e majta tradicionale dhe përparimtare nuk ka ndonjë sygjerim të kompletuar dhe realistik për një shoqëri më të mirë demokratike, e cila më shumë se kohë ka nevojë për pikë së pari Imagjinatë: Mendjet të reja dhe ide të reja që mungojnë plotësisht në të gjithë spektrin e politikës moderne…

P

ËRVEÇ Andre Bretonit i cili po na nxiste t’i shpallim të pavlefshme partitë që nga vitet 1950, është koha të rikujtojmë fjalët e Simon Weilit, të cilat tregojnë që 40


individët të cilët duan t’i ofrojnë politikës shërbimet e tyre me Drejtësi dhe të udhëhequr nga e Vërteta , duhet të mbështeten nga Shokët e tyre dhe jo nga partitë sepse:’ Një parti politike është një makinë për prodhimin e pasioneve kolektive. Një parti politike është një institucion i krijuar për të ushtruar presion kolektiv në të menduarit e çdo personi që është pjesë e saj. Qëllimi i parë dhe i vetëm i çdo partie politike është që ajo të përforcohet pa ndonjë kufizim. Këto tre tipare tregojnë që çdo parti politike është totalitare nga natyra dhe synimi. Partitë politike janë institucione që janë formuar zyrtarisht në publik kështuqë ato mund t’a vrasin kuptimin e së Vërtetës dhe Drejtësisë në shpirtin e dikujt’. Ajo çfarë atëherë është e domosdoshme është që ne si qytetarë taksa pagues t’i kthejmë shpinën totalitarizmit të partive dhe të ndalojmë së paguari për keqbërjet e tyre finaciare, kreditë e tyre dhe të mos bartim barrën finaciare të zgjedhjeve! Derisa të heqim qafe këtë gangrenë politike dhe ekonomike, ata duhet të bartin vet barrën e shpenzimeve të tyre me trasparencë të plotë. Në këtë pikë , ia vlenë të përmendim përkrahjen finaciare që iu dha Presidentit të Shteteve Të Bashkuara Të Amerikës, Barak Obamës në zgjedhjet e kaluara nga votuesit miqësorë përmes webfaqes… Socialistët, social demokratët dhe disa konservatorë dhe neoliberal që janë në dispozicionin e tregjeve finaciare kanë për të përfunduar keq, në të njëjtën mënyrë si njerëzit që janë nostalgjik të modelit social komunist, si ish Bashkimi Sovjetik…

K

OHËVE TË FUNDIT ËSHTË FOLUR SHUMË për ‘egot’ për sa i përket shqetësimit për sjelljen e disa personaliteteve politike, duke përfshirë edhe ata Grekë bashkë me të tjerët… Ndonjë auto-kritikë? S’ma do mendja! Pranim për sjellje shkatërruese që shqetëson të gjithë shtetin? As këtë! Pavarësisht nga kriza e thellë, askush nuk po përvetëson ndërgjegjësim dhe vetëdashje menjëherë. Ky është një proces 41


terapeutik, një procedurë e ndryshimit të mentalitetit që kërkon kohë, pavarësisht sa të sinçerta janë qëllimet e dikujt për të liruar veten nga individualizmi- egoja e pakufi, pa dyshim, një epidemi mbarëbotërore, më e keqja që ka njohur njerëzimi deri më sot…

S

IPAS PROF.JOHN WHEELER (koleg i Albert Ainshtain dhe Niels Bohr ) ‘ne nuk jeni thjeshtë spektatorë që rastisën të gjejnë vetën në një skenë kozmike’. Ne jemi kushtëzuesit dhe krijuesit që jetojnë në një univers pjesëmarrës’. Në fjalët e Bertolt Brechtit :’Njeriu nuk është pika në jetën e lumit, ai është forca që e krijon dhe e lëvizë lumin e jetës’. Si njerëz të vetëdijshëm dhe me vetdashje ne mund të bëhemi një forcë shumë krijuese dhe banorë të një universi pjesëmarrës që s’do të mund të pranojnë dhe do të refuzojnë në mënyrë kategorike çdo lloj dhune dhe tiranie. Ne duhet të kontribojmë me jetën tonë dhe të punojmë për planifikimin dhe konsolidimin e një Demokracie Pjesëmarrëse, një shoqërie për Qytetarët Aktiv, Shtetin e Aristotelit…

S

UMË HERË KAM VRARË MENDJEN, se si është e mundur që gjuha e dhunës dhe lufta (në vend të gjuhës së Paqes dhe Dialogut) zotëron mes partnerëve dhe aleatëve të një Bashkësie njerëzish dhe shtetesh me monedhë të përbashkët. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me ‘betejat e vështira’shpeshherë të luftuara nga governatorët tanë në Bruksel por poashtu edhe me ‘kryengritjet popullore, revolucionet dhe luftërat’ që u sygjerohen qytetarëve nga partitë e krahut të majtë. Këta të fundit e kanë të pamundur të kuptojnë atë që duket shumë qartë. Faktin që zgjedhjet dhe ndryshimi i pritur i korrelacioneve politike që janë duke i mbrojtur në mënyrë kategorike si mënyrën më demokratike për të dalë nga kriza nuk 42


Nawal El Saadawi 43


do të bëjë asnjë ndryshim. Ata duhet ta dinin që të menduarit kreativ nuk është kolektiv. Është një çështje individuale dhe individi nuk përvetëson vetëdijen dhe vetdashjen kaq papritur. Kjo do të thotë që ajo që po ndjekim ne nuk është për hatër të njerëzve, siç pohojnë ata, por për mbajten apo rritjen e përqindjes në pikët të partisë së tij. Ata po injorojnë faktin që e vetmja pyetje e rëndësishme që kërkon përgjigje është se gjatë kësaj periudhe tranzicioni nga një shoqëri në tjetrën, a do të jenë kushtet e jetesës së gjithë kombit, duke folur realisht, më njerëzore dhe dinjitoze, mbrenda apo jashtë Euro zonës…

D

EMOKRACI APO TIRANI? Në Bashkimin Europian apo jashtë tij? Teorikisht, nuk po bëhen pyetje të tilla. Për arsyen e vetme që kushtet sociale brënda Euro zonës në vitet e ardhme të peridhës së tranzicionit nga kapitalizmi çnjerëzorë i tregut tek një shoqëri paqësore e njerëve aktiv do të jetë pa dyshim më mirë brenda Bashkimit Evropian, duke marrë parasysh faktin që kriza nuk është vetëm Greke. Kjo është krizë evropiane dhe mbarëbotërore. Procesi i tranzicionit për Demokraci të vërtetë do të ndodhë në vitet në vazhdim dhe nuk do të jetë nacional. Do të jetë edhe qështje e Evropës dhe e gjithë botës…

P

ROBLEMI THEMELOR i jetës është pasiguria dhe e paparashikueshmja. Ëndrra perëndimore e kapitalizmit të stërngarkuar (e përfaqësuar nga Gjermania, më shumë se ndonjë shtet tjetër në Evropë), dmth, pushimi i botës (Evropiane) është, në tematikën e teorisë së kaosit, një fantazi sepse sistemet kaotike mposhtin çdo mundim, predikim dhe përpjekje që ne mund të bëjmë. Kjo, me fjalë të hapura, do të thotë që ne duhet ta dimë, së paku, që ne nuk jemi modulatorët e natyrës (apo shoqërisë) , por jemi më tepër partnerët e saj 44


kreativ dhe pjesëmarrës( Dr F. David Peat – Prof John Briggs). Më lejoni të sqaroj që sjellja jonë ‘kaotike’ individuale apo kolektive, e cila e ka origjinën nga egoja dhe individualizmi janë i pakufi, dmth. ‘mbeturinat e mendjes sonë’ sipas psikiatrit më të mirë Prof. Irvin Yalom, nuk ka kurrëfarë lidhje me teorinë shkencore të Kaosit…

N

JË VROJTIM : Mendimi i partnerëve tanë të Evropës Veriore që në Greqi (po ashtu edhe Portugali, Itali dhe Spanjë ) nuk ka qytetarë të përgjegjshëm ndërsa ata kanë qytetarë të tillë me shumicë në shtetet e tyre është tmerrësisht i pasaktë sepse ‘përgjegjësia’ e tyre e famshme është plotësisht e kufizuar nga nënshtrimi i pjesës më të madhe në një model çnjerëzorë social dhe politik i cili tashmë është mplakur(Samir Amin). Kjo lloj ‘përgjegjësie’ është një fantazi e rrezikshme që s’ka të bëjë fare me vetdëshirën të cilën duhet ta zhvillojmë nëse duam t’i shmangemi problemeve të mëtejshme dhe të krijojmë një shoqëri më të mirë. E kemi vrarë ndonjëherë mendjen se si është e mundur që shteti i shtatë më i zhvilluar dhe konkurues i denjë në ekonomi (Italia) të jetë afër falimentimit dhe që Portugalia, Irlanda, Spanja, Belgjika dhe Franca të ndjekin hapat e saj???

H

ISTORIA E EVROPËS filloi me një mit të mrekullueshëm Grek që flet për dashurinë e Zeusit, pajtorin e mikëpritjes, betimin, drejtësinë dhe demokracinë. Historia e Evropës moderne të shekullit të 20të është një histori e barbarizmit, dhimbjes dhe mjerimit me dy luftëra botërore, koloni, nazizëm, fashizëm, me burgje të mbushura me të dënuar politik, kampe koncentrimi, torturime, shfrytëzime, vdekje urie, papunësi, skamje dhe viktima të panumërta. Politika barbare koloniale, e cila u përdor në vitet e 45


hershme në emër të civilizimit të kombeve ‘të prapambetura’, kohëve të fundit ka filluar të përdoret në emër të ‘demokratizimit’ të kombeve të’ paedukuara’ politikisht. Ata po bëjnë praktikisht të njejtën gjë…Evropa, këto ditë, po merr fund nga një sistem ekonomik çnjerëzor dhe adhurimi i tregjeve, me Gjermaninë si kampionin e tyre.Është e çartë që Evropa po synon të nënshtrojë financiarisht shtetet ‘e pabindura’ të Jugut (duke iu ndërruar edhe hartat e tyre politike gjatë këtij procesi) dhe të zgjerojë influencën e saj deri në kufinjët e perandorisë së saj, ndërsa iu jep falas ’mësime për Lirinë dhe Demokracinë’ arabëve që janë revoltuar kohëve të fundit… Göbbels,ministri propagandë i Gjermanisë Naziste thoshte:’Fol, fol, diçka do ngjitet’, duke nënkuptuar Hebrenjët ndër të tjerët që ’kutërbojnin’. Në ditët e sotme, ne kemi shtetet e Evropës Jugore (DERRAT), që kutërbojnë si derra të ndyrë…Çfarë është e çuditshme është që përderisa Gjermanët e konsiderojnë fjalën derr(schëein) si sharje, ai është poashtu edhe ushqimi i tyre i preferuar…

K

UR RITMI I JETËS është i paracaktuar nga paraja dhe jo njeriu, diçka nuk shkon… Në ditët e sotme të gjithë e dimë (ekspert dhe jo ekspert) se sa penale ishte pikëpamja e arkitektit të mirënjohur dhe planifikuesit të qyteteve Le Corbusier,që ’qyteti i shpejtësisë është qyteti i kënaqësisë’. Brenda kësaj strukture, shtëpi që duken si makina dhe tregje fastfudesh ishin gati për tu krijuar, duke shkatërruar gjithçka që kishte mbijetuar nga ritmi i harbuar i një ’Profitolopis-i’ çnjerëzor. Prandaj u bë e çartë që nga vitet 1970 që njeriu kishte nevojë për një tjetër model qyteti(Josef Lehmlock & Wend Fisher)…Koha është funksion i mendimit. Në të njejtën mënyrë që e vërtëta është funksion i Dijes. Njohuria emprike që kemi nga ‘Profitopolis-ët’ anë e mbanë botës këshillon që ata po e shkatërrojnë seriozisht dhe në mënyrë të pakthyeshme 46


Friedrich Nietzche 47


(fizikisht, emocionalisht, logjikisht dhe mendërisht) shëndetin njerëzor…Kohëve të fundit, pavarësisht nga vazhdimi i perëndimit me punën e tyre’si qen’(e cila, siç e dimë të gjithë është një sëmundje serioze mendore)atmosfera ka filluar të ndryshojë rrënjësisht me krijimin e një serie restorantesh të ’ushqimit të ngadaltë’ në të gjithë botën perëndimore, si rezultat i një trendi filozofik e humanitar i njohur si ’të jetuarit ngadalë’. Kështuqë teoria që njeriu mëson nga gabimet e tij kur ai i kupton dhe i pranon ato është e provuar dhe është shumë ngushëlluese sepse të qenit i zellshëm është një gjë dhe të punosh si qen (një sëmundje mendore dhe tregues i nënshtrimit të njeriut ndaj pushtetit barbar të tregjeve dhe interesat përfituese të disave…) është një gjë krejt tjetër…

N

DRYSHONI, BËHUNI VETVETJA’, na inkurajon filozofi i mirënjohur Gjerman Friedrich Nietzsche. Ai s’ka mundësi ta ketë ditur mitin që e nisën bashkëvendasit e tij (në mënyrë komplet të pajustifikueshme) për Grekët si të ngadaltë dhe dembel. Quajtja e politikanit dhe sidomos Kryeministrit ‘të dyshimtë’, ishte krejtësisht e arsyetuar. Për ne është bërë edhe një serial televiziv i quajtur (’Bëhu si Grekët’) në televiziorin Britanik… Siç e dimë të gjithë, prapseprap përgjithësimi asnjëherë nuk korrenspondon me realitetin! Mbase duke ia ndërruar titullin në’Bëhu si Karagiozis’(i cili është dembel, servil(gungaç), hajdut(duargjatë) dhe padyshim i ligë)a do të përfaqësonte diçka më reale sa i përket sjelljeve të disa Grekëve dhe sidomos politikanëve??? Edhe sot, figura e Karagiozis (me origjinë Otomane)i cili ka marrë titullin hero kombëtarë i Greqisë moderne, është një objekt me vlera’zbavitëse’ në shkollat fillore dhe vendtakime të tjera në të gjithë shtetin. Kjo figurë teatri që vjen nga lindja nuk mund të mbajë në asnjë mënyrë fajin për gjendjen e vështirë 48


të këtij shteti. Gjithsesi shumë nga ne kemi hequr dorë nga ky mentalitet, kemi rënë në prenë e imitacionit të një konsumatori llupës perëndimor, të cilët vishnin xhinse, pinin Coca Cola dhe kërcenin Rock…Më duket që është koha të kthehemi dhe të bëhemi prap vetvetja.

K

RYEMINISTRI I RI I GREQISË padashje i ka futur në telashe dy partitë në pushtet, miqtë e tyre dhe partitë e krahut të majtë parlamentar, për këtë arsye: frika e dobësimit të tyre për shkak të mundësisë së suksesit të tij në detyrën e tij të vështirë, dmth. Çoftë edhe lehtësim i përkohshëm i një kombi që është i detyruar të mbijetojë pa energji elektrike. Në këtë mënyrë kontributi i mundshëm i kryeministrit të ri si një teknokrat dhe jo politikan tregon: a) fillimin e një shpërbërje graduale të institucionit totalitar partiak dhe b) krijimin e një klime të re, më të mirën e mundshme për trazicion ekonomik në shoqërinë Greke, për planifikimin dhe materializimin, pa dhunë, të një shoqërie njerëzore…

P

ARADOKSALISHT, një ministër dhe pjesëtar ekskluziv i Pasokut po kërkon’vet-reflektim kombëtar’ në parlamentin kombëtar në kohën kur një koleg i tij me më shumë eksperiencë(nga e njejta parti) me të drejtë vuri në dukje në një emision televiziv që në të ardhmen:’do të ketë kërkesa për demokraci në partitë politike’. Ky ishte një fjalim i justifikuar i totalitarizmit të partive politike për aq kohë sa barbarizmi i tregut të kapitalizmit do të jetë dominues…E gjitha kjo sepse sipas fjalëve ekzekutive të një ish ministrit të Nacional Demokratëve, në po të njejtin emision’nuk kishte kulturë dialogu’. Kjo do të thotë që parakushti kryesor për një demokraci funksionale, i cili është dialogu kritik dhe dobisjellës, nuk ka ekzistuar dhe vazhdon të mos ekzistojë…Konkluzioni 49


i vetëm logjik është që ne duhet të fillojmë të punojmë urgjentisht, të kapërcejmë kriticizmin e mbushur me urrejtje dhe mendimet e mira për arritjen e qëllimeve të dëshiruara dhe të planifikojmë( në mënyrë të koordinuar) sistemin e ardhshëm social dhe politik që do t’i shërbejë nevojave të vërteta të të gjithë qytetarëve, dmth.ne duhet të planifikojmë paqësisht dhe të ndërtojmë Demokracinë e Vërtetë të shekullit 21, e cila duke vazhduar të zhvillohet, do të na përcjellë për afërsisht pesë shekujt e ardhshëm, duke pasur parasysh që ‘Mbretëria e Parajsës, është një gjendje e zemrës, jo diçka që vjen në Tokë apo pas vdekjes’ Friedrich Nietzsche.

R

EGULLI I ARTË’ ‘dmth termi Anglez për parimin e mirënjohur të Hillel ‘Atë që e urren për vete, mos ja bëj shokut’, sikurse edhe pikëpamja e Kant për sa i përket respektit për individin dhe opinionin e tij në lidhje me kufizimet e përbashkëta të lirisë nuk janë në asnjë mënyrë të mjaftueshme për të përshkruar një shtet si shtet të lirë politikisht…Unë poashtu besoj që diskutimi i zgjeruar i Popper që’ne jemi të lirë kur të kemi shpëtuar veten pa gjakderdhje nga njerëzit që na qeverisin’ është i pamjaftueshëm. Pavarësisht se sa shumë duam të lavdërojmë demokracinë në botën perëndimore, duke e përshkruar atë si sistemin më të mirë politik, ajo ka pasur dhe vazhdon të ketë elemente dhune, gjakderdhje, vdekje urie, e mjerim të cilat po kthehen në dimensione marramendëse viteve të fundit me krizën mbarëbotërore… Kështuqë, një shtet është politikisht i lirë, në këtë mënyrë edhe demokratik, vetëm kur dhuna, gjakderdhjet, po ashtu edhe shfrytëzimi dhe padrejtësia janë të parandaluara përmes proceseve pjesëmarrëse të shumicës. Më fjalë të tjera, kur shteti të pushojë së shërbyeri disa spekuluesve dhe afaristëve të cilët janë të vendosur në banka dhe tregje finaciare dhe të kthejnë vëmendjen tek nevojat e 50


Karl Marx 51


vërteta të shumicës, dmth. tek qytetarët pa dallim uniforme apo pastërtie… Personalisht, mendoj që çështja edhepse në dukje politike, nuk do të zgjidhet nga politikan profesional të cilët përfaqësojnë apo i dorëzohen interesave të një tregu çnjerëzorë kapital, por nga qytetarët e ndërgjegjshëm, paqedashës, aktiv, të vendosur, dhe nga artistët dhe ashuruesit e artit, numri i të cilëve po rritet çdo ditë…

S

IPAS THUKIDIDIT, Perikliu mbështeti këtë mendim:’ Edhepse vetëm disa na ne janë në gjendje të planifikojnë dhe të zbatojnë një politikë, që të gjithë jemi në gjendje ta gjykojmë atë’. Kjo në asnjë mënyrë nuk sygjeron që njerëzit që përbëhen nga une dhe ti, dmth. individët me vetdëshirë dhe mendime të ndërgjegjshme, nuk mund të kenë ide apo nuk mund të qeverisin. Kjo të sygjeroj që ngaqë disa nga ne nuk mund të konstruktojmë një instrument muzikorë ne do të jemi të pazotë në luajten e instrumentit. Demokracia nuk ka qenë ndonjëherë e vërtetë deri më tani. Unë mbështes mendimin që mund të jetë dhe duhet të jetë! Nuk jam kundër këndvështrimit të Popper, por në fakt është e kundërta. Unë e çmoj thellësisht, përtej besimit tonë të përbashkët në mendjendritjen, racionalizmin dhe dialogun kritik. Unë besoj, gjithsesi, që shumëçka ka ndryshuar në 17 vitet e fundit qëkur ai vdiq dhe ne kemi një obligim ‘të shenjtë’ t’i shofim gjërat nga fillimi duke u bazuar në ndodhitë e fundit. Ai ishte një fans i konceptit të Thales së Miletit . Kështu, kur ishte duke folur me studentët e tij ai thoshte: ‘Kështu mendojë unë që janë gjërat. Kjo është teoria ime. Përpiqu ta përmirësosh atë’. Prandaj, unë po shtoj edhe fjalët e Demokritit:’mjerimi në Demokraci është më i mirë se gjithë pasuritë nën aristokraci apo monarki. Sepse liria është më e mirë se skllavëria’. E theksoj që kjo nuk vlenë më, sepse në të ashtuquajturat demokraci, i varfëri nuk mund as të 52


mbijetoj…Liria është pa dyshim më e mirë se skllavëria. Por, prap mendoj , çfarë mund të bësh me lirinë kur je i papunë, i pashtëpi dhe i uritur??? Në vitet e fundit ‘demokracitë’ janë kthyer në tirani parlamentare të tregjeve financiare duke e bërë të pamundur të dalosh ndryshimin mes Demokracisë dhe Tiranisë. Brenda këtij kuadri të mendimit Demokracia nuk duhet të vazhdojë të fuksionojë në mënyrë reaksionare duke siguruar vetëm, sipas fjalëve të Popper, institucionet ’antidiktatoriale’. Ka ardhur koha që Demokracia të funksionoj në mënyrë kreative duke siguruar Miqësi dhe institucione të cilat do t’i përgjigjen nevojave të shumicës (të të gjithëve) dhe jo interesave të disave. Atëherë dhe vetëm atëherë njerëzit do të dominojnë në Demokraci, ashtu siç duhet të kishte ndodhur që në fillim. Atëherë kriza do të përfundojë dhe njerëzimi do të përparojë…

P

RA, I THEM JO PUSHTETITTË PARTIVE , marrëveshjeve prapa skenave dhe sekreteve diplomatike, synimit jo aq të denjë të ‘interesit kombëtar’, propagandës, justifikimeve për shpenzimet dhe luftës. I them PO Demokracisë, transparencës dhe solidaritetit të popujve, Respektimit të dallimeve, Edukimit dhe Dialogut. I them JO barbarizmit të tregjeve financiare, shfrytëzimit, padrejtësisë, afarizmit, diskutimeve dhe dhunës së qëllimshme. I them PO kulturës, të drejtës civile, dhe mirëqenies së të gjithë qytetarëve, ndërgjegjes dhe Artit. Ka shumë që nuk e miratojnë qëndrimin pasiv të Gandhit. Ata e konsiderojnë dhunën si zgjidhjen e vetme, apo në rastin më të mirë si mëkat të domosdoshëm…Megjithatë, unë e vlerësoj që sot ne jemi në gjendje të refuzojmë dhunën dhe të gjithë emocionet shkatërruese dhe të kultivojmë emocione pozitive (Daniel Goleman) duke i dhënë fund rezistencës pasive dhe duke kuptuar të vërtetën e vetme të vargut të poetit tonë të 53


shkëlqyer Kavafis: ‘Lestrigonët dhe Ciklopët / Poseidoni i egër / të cilët nuk do t’i takosh kurrë / nëse nuk i mbart me vete në shpirt / nëse shpirti yt nuk i krijon përpara teje’…

S

I MUND TË NDALOJË SË shkruari këtë ese kur ka miliona gjëra që po na frikësojnë dhe po na trondisin çdo ditë? Nuk po i referohem të sapoardhurve në podiumin e parlamentit, shumica e të cilëve janë të rinjë dhe mendjecekët (nëse ndonjëri mendon për të ardhmen e këtij shteti)… Unë nuk po i referohem as mbrojtësve ’ulëritës’ të të varfërve të cilët jetojnë në vila luksoze private me pishinë ,as edhe atyre që papritur rritën mjekër dhe mbrojnë të drejtat e ’punëtorëve’… Po e lë mënjanë ministrin Gjerman në Greqi që u vu së fundmi… Po i referohem lajmeve që nxënësve po u bie të fikët në shkolla nga mosushqyerja në kohën kur presidenti i parlamentit po njofton për aprovimin e bonusit për’ arritje qëllimesh’ për personelin e parlamentit dhe zëdhënës presidenti i PASOKUT përdor ‘ Frangjishten’ për t’i quajtur Grekët “koprites’\njërëz të paedukatë, por edhe ‘malakes’\’trapa’… Ne duhet të marrim përgjegjësinë, sipas vlerësimi tim, ne jemi të obliguar ta pranojmë që jemi’trapa’, ashtu siç jduhet ta pranojnë edhe ata që kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë ’markot’ të llojit më të keq, shkatërrues total në këtë periudhë 38 vjeçare!!! Ajo që është me rëndësi të theksojë është që ne të gjithë jemi zgjuar nga gjumi dhe të gjithë të papenduarit do të zhduken jo vetëm nga parlamenti Grek por nga edhe nga ky shtet…Cilët janë më keq? Poilitikanët e korruptuar Grekë apo qenët e punës, mbikqyrësit Gjerman??? E ndjej që së shpejti nuk do ia kemi nevojës asnjërit nga këta të dy!!!

54


Carl Popper 55


S

I PËRMBLEDHJE, MENDOJ QË: shoqëria më e mirë të cilën e dëshirojmë të gjithë nuk do të vijë duke e shkatërruar shoqërinë e vjetër me mjete të forta dhe bombë Molotov, por duke ngritur një shoqëri të re, në themele te reja, PAQËSISHT. Çfarëdo përpjekje për ta rikthyer apo freskuar një shoqëri të shkatërruar është e destinuar të dështojnë dhe është e pashpresë. Fundamentalizmi i tregjeve monetare është i lidhur direkt me individualizmin tonë të tepruar dhe egoizmin ekstrem, të cilët gjenden në anën e kundërt të emocioneve positive të Dashurisë dhe Miqësisë. Ai është i bazuar në konsumimin e verbër dhe imitues që u promovua në statusin e psikoterapisë (Terapia e shopingut)… Studimet e fundit mbi trurin e njeriut dhe neurobiologji përqendrohen në kuptimin e Miqësisë dhe atë të Dashurisë, duke vërtetuar në këtë mënyrë rëndësinë e madhe të intelegjencës emocionale dhe në përgjithësi ndjenjave positive, jo vetëm për shëndetin tonë por edhe për zhvillimin e përgjithshëm të jetës njerëzore. Kapërcimi i krizës ekonomike botërore nuk është një çështje finaciare, as edhe politike apo sociale. Është kryesisht një çështje personale dhe morale, me fjalë të tjera, një problem neurobiologjik. Është çështje Edukimi dhe Kulture. Sepse shoqëria jonë do të ndryshojë në një shoqëri më të mirë deri në atë pikë që ne do të ndryshojmë si individ, duke përvetësuar ndërgjegjësimin dhe vetdëshirën. Tani, ne të gjithë e dimë që kapitalizmi i pamëshirshëm financiar nuk ka të bëjë fare me një Shoqëri Demokratike për Qytetarët, dhe ne jemi të vetëdijshëm poashtu që dëshira jonë për Demokraci të vëretë kërkon individ të rinjë me vetëdije, marrëdhënje shoqërore dhe pjesëmarrës në problemet e përbashkëta. Në këtë përpjekje Arti i ndërgjegjshëm, i afruar dhe i qëllimshëm mund të ofrojë shumë, duke zgjeruar perceptimin njerëzor dhe duke hapur horizonte të reja në kërkim për një 56


shoqëri më të mirë që do të mbështesë nevojat e të gjithë qytetarëve dhe jo interesat përfituese të disave. Prandaj ne ju kthehemi G20tës duke i thënë: Ju jeni 20 nga një botë e dhunshme që shumë shpejtë do të jetë zhdukur. Ne jemi miliona nga një botë paqësore që është në zhvillim e sipër…

M

E PAK FJALË gjëja më e rëndësishme është që të kuptojmë që: Sistemit shoqëror mizor të tregjeve monetare që përjashton Demokracinë dhe na shpie thellë e më thellë drejtë shkatërrimit, po i vie fundi dhe çdo përpjekje për ta vazhduar atë do të jetë e jetëshkurtër dhe kalimtare. Pos kësaj, ne duhet të kuptojmë patjetër që në mënyrë që ta ndryshojmë shoqërinë ne si individ duhet së pari të ndryshojmë mentalitetin tonë. Dhe mentaliteti i ri duhet të jetë ai që do na nxjer nga egoizmi jonë i papërmbajtur dhe të na çojë drejtë Miqësisë e cila kërkon vëtedije dhe përkon me pjesëmarrjen. Do ta mbyll me një pyetje, përgjigjja e së cilës vërteton deklarimin e sipërpërmendur: Çfarë kemi arritur vërtetë në këto 38 vite pasi ‘Demokracia’ u rivendos në shtetin tonë dhe pse në festimet Polytechnio të viteve të fundit ngrejmë të njejtën banderolë si origjinali,’ Bukë- Edukim-Liri’?

57


Takis Alexiou u lind në Alexandri, Egjipt me 5 Janar , 1942. Ai studioi për Arkitekturë në Gjermani (Diplomë në Arkitekturë dhe Planikifim, Universiteti teknik, Drezden, 1964). Më 1967 ai përfundoi studimet Pasuniversitare në Psikologjinë Perceptive dhe më 1968 përfundoi Doktoraturën në Inxhinieri. Ai ka punuar si Arkitekt-Projektues në projekte të ndryshme në Greqi, Gjermani, Zvicër, Shtete të Bashkuara të Amerikës, Kuvait, Zambi dhe Iran. Ai është pjesëtar i Asosacionit për planifikimin arkitekturor dhe teknik dhe projetim qytetesh në Gjermani, Zvicër, Angli, Greqi dhe më gjërë. Ai ka dhënë shumë leksione në Universitetet Evropiane në Gjermani, Zvicër, Austri dhe Greqi dhe ishte profesor i jashtëm në Universitetin Offenbach në Gjermani. Takis dha leksione dhe themeloi punishte për Dialogun, Demokracinë, Dizajnin Arkitekturor dhe Artet tek Universiteti i Hapur në Paraskevi dhe për shumë vite ishte profesor në Universitetin Amerikan në Athinë. Ai ka hapur shumë ekspozita private dhe grupore në Drezden, Basil, Paris, Venecia, Londër, Nju Jork, Tokjo, Stamboll, Aleksandri, Athinë, Rodope dhe shumë vende të tjera. Ai ka qenë kryetar i Qendrës së Arteve 4 Seasons dhe President i Shoqërisë së Historisë Panhelenike dhe asaj Filozofike, dhe ka organizuar Simpoziume Internacionale dhe Konferenca Për Të Drejtat e Njeriut. Ai kompozoi një tetralogji muzikore me katër pjesë: “Nën frymën e dikujt”, “Kënga e zogjëve”, “ Zërat pa fytyrë” dhe “ Era e Kuqe”.Ai është shpërblyer me “Çmimin Internacional Kavafi” dhe është deklaruar si “ Bamirës i madh” për aktivitetet bamirëse për komunitetin Grek në Egjipt . Atij i është dhënë Diploma e parë si Adhurues i Artit Internacional, Stokholm, Suedi. ABI në SHBA e përfshiu atë ndër 5000 personalitetet në Botë dhe e shpërbleu atë me çmimin Internacional të Paqes më 2010 për ushtrimin e paqes në mendime, vepra dhe shembuj në përmasa lokale dhe globale. Dhe së fundmi IBC e Kembrixh(MB) e shpërbleu atë si një ndër 2000 intelektualët e shekullit të 20të dhe Kush është Kush në Zug të Zvicrës e bëri pjesë të botimeve të tij. Emri i tij është përmendur në disa Enciklopedi Greke dhe Internacionale. Ai ka publikuar shumë artikuj dhe libra me përmbajtje arkitekturore, educative dhe sociale. Ndër këto: Psikologjia e Arkitekturës në shembullin e Muzeut të Arteve (1968), I treti i Kavafis(1982), Iaponia – Japonia –Japon (1984), Abdi Ipekçi (1986), Libri i të mësuarit të drejtëpërdrejtë 1-6 ( 1989-1993), Për një lëvizje dhe politikë të përbashkët në Greqi( 1993) , Japoni: Shteti i Zenit(1995), Nazizmi dhe Feja në prag të shekullit 21(1995), Për Gruan me 12 Dizajne nga Takis Alexios( 1995), 40 Vite më Vonë-Nikos Kazantzaqis(1997), Lamtumirë Errësirë- Vizatime dhe Shkrime (2002), Përtej Tiranisë së arkitekturës Bashkëkohore(2004), Koha e Frikës ka kaluar( 2004), Ypatia, Rruga drejtë Lirisë( 2006), I burgosuri I Ndërgjegjes (2006), Estetika e Dashurisë (2008), Rrethi i Harmonisë(2008) dhe 58


Forca e Miqësisë(2012), e cila deri më tani është përkthyer në 12 gjuhë. Në vitin 2009, si kryetar I CA4S-AthensArt(Arti Athinas), ai krijoi dhe vazhdon të menagjoj deri më sot webfaqen www.athensart-2010.ning.com. Më 2012 ai organizoi Festivalin Internacional AthensArt në Teknopolis Të Athinës, me pjesëmarrjen e mbi 300 artistëve nga 5 kontinentet dhe 72 shtete të Botës. Që atëherë ai ka organizuar shumë ekspozita bamirësie në Greqi dhe jashtë saj, duke i dhënë të drejtë për pjesëmarrje çdo artisti dhe adhurues arti, pa ndonjë diskriminim, duke përkrahur kështu “Anën Pozitive të Jetës” dhe besimin e tij të fortë që ”Miqësia përmes Artit mund të ndryshojë Botën” paqësisht. “…Demokracia nuk është borgjeze, as qendrore, aleate, socialiste, as e majtë, e as komuniste. Nuk është as monarkike apo presidenciale. Nuk është as e Krishterë apo Islame, nuk është direkte apo indirekte… Demokracia nuk ka nevojë për një mbiemër për ta përshkruar atë! Demokracia është një sistem vetëqeverisës që bazohet në, siç e kam përmendur edhe më lartë, po e përsëris edhe tani, Drejtësi e cila është në kërkim të së vërtetës zgjidh paqësisht çfarëdo konflikti që mund të ndodhi. Demokracia dhe Kapitalizmi ose Demokracia dhe Komunizmi janë të papërputhshëm sepse ato kanë përdorur dhe vazhdojnë të përdorin DHUNËN. Dhunë të gjërë!!! Nuk është çështja se në cilën botë do të donim dhe në cilën nuk do të donim të jetonim. Demokracia është jetë, dhe në këtë mënyrë kërkon marrëdhënje të vërteta me vetvetën, me fqinjët tanë dhe me shoqërinë tonë… Demokracia është Sistemi i vetëm paqësorë social që mund të jetë i interesuar vërtetë në nevojat e të gjithë qytetarëve dhe jo arsyetimet e disave. Kapërcimi i krizës ekonomike botërore nuk ështe një çështje finaciare, as edhe politike apo sociale. Është kryesisht një çështje personale dhe morale, me fjalë të tjera, një problem neurobiologjik. Është çështje Edukimi dhe Kulture. Sepse shoqëria jonë do të ndryshojë në një shoqëri më të mirë deri në atë pikë që ne do të ndryshojmë si individ, duke përvetësuar ndërgjegjësimin dhe vetdëshirën… Dhe mentaliteti i ri duhet të jetë ai që po na nxjer nga egoizmi jonë i papërmbajtur dhe të na çojë drejtë Miqësisë e cila kërkon vëtedije dhe përkon me pjesëmarrjen…” Takis Alexiou Statement 2012

59


60


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.