Co-PLAN GAZETTE Publikim Gjashtëmujor i Co-PLAN, Instituti Për Zhvillimin e Habitatit - Gazeta Nr.6
Shkurt 2014
Reforma territoriale
Efiçenca Energjitike
TDW & Arti Urban
Qyteti TROÇ
Rëndësia e dimensioneve që shkojnë përtej aspektit fizik të diskutimit mbi Reformën Territoriale - Administrative në Shqipëri; roli dhe kompetencat e Qarkut pas reformës, etj. (fq. 1-5)
Konkluzione e gjetje me rëndësi nga takimi i organizuar nga CoPLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, në bashkëpunim me disa Shoqatat Mjedisore mbi Efiçencën Energjitike.(fq. 6-7)
Mësime të vlefshme mbi Artin Urban si mjet për ndryshim dhe disa nga ndërhyrjet urbane më të spikatura të Javëve të Dizajnit në Tiranë organizuar në Shtator-Tetor 2013 në Universitetin POLIS. (fq. 8-9)
Episode absurdi, humori, dhe eksperiencash urbane të shkëputura nga jeta e përditshme në shumë nga qytetet tona, të para nga lente të ndryshme. (Suplement)
Reforma Territoriale përtej dimensionit fizik
1998 Viti
1990
2000
-
Për këtë arsye, si pjesë e reformave të decentralizimit të qeverisjes u miratua edhe Ligji për ndarjen Administrative Territoriale të Njësive të Qeverisjes Vendore (8653/2000). Në thelb,
Instituti për Kërkim dhe Zhvillim - IKZH_POLIS
ndarja administrative e vitit 2000, përpiqet të ruajë kufijtë historikë të bashkive, komunave, rretheve apo prefekturave (duke iu referuar fillim shekullit të XX) duke shkrirë kufijtë administrativë të (36) rretheve me ato të qarqeve. Kjo paketë reformash, që përcaktoi kornizën kryesore të decentralizimit të qeverisjes në Shqipëri, u ndërtua mbi supozimin
2005
2004
2003
(nuk mund të themi se u artikulua në formën e objektivit strategjik) se njësitë e qeverisjes vendore, të cilat nuk do të kishin mundësi për të ofruar më vete funksionet dhe përgjegjësitë e transferuara, do të përdornin alternativën e ofruar prej Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë (8417/1998) dhe Ligjit për Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore për t’u bashkuar me njëra tjetrën, apo për t’u angazhuar në bashkëpunime ndërvendore. Mbi këtë supozim u përgatitën edhe ligjet dhe udhëzimet që plotësuan kornizën e decentralizimit fiskal dhe administrativ, e u konceptuan dhe hartuan transfertat ndërqeveritare dhe grantet deri në vitin 2006. Megjithatë,
Burimi: Co-PLAN bazuar në kufinjtë zyrtarë të baseneve ujore.
Vitet 90të - Decentralizimi i qeverisjes në Shqipëri nis në fillim të viteve ‘90të, kur qeveritë vendore për herë të parë u zgjodhën në mënyrë demokratike. Pavarësisht se nuk mund të flasim ende për autonomi administrative apo fiskale, reformat e vitit ’92 vendosën bazën për krijimin e autoriteteve vendore demokratike, të cilat ngadalë u përgatitën për të marrë më tepër përgjegjësi e funksione. Ratifikimi pa kushte i Kartës Europianë të Vetëqeverisjes Vendore (8548/1998) dhe miratimi i Ligjit për Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore (8652/2000) shënojnë momentin e dytë të rëndësishëm në decentralizimin e qeverisjes, duke krijuar kornizën për decentralizimin e plotë administrativ e fiskal. Të dyja këto dokumente përcaktojnë si një prej objektivave kryesore të reformave të decentralizimit në Shqipëri, nevojën që Njësitë e Qeverisjes Vendore duhet të jenë të afta të ofrojnë funksionet e transferuara tek qytetarët.
2000
Si mund të arrihet rajonalizim - Qasja 1 Në këtë qasje të mundshme kufinjtë ‘rajon’ janë shënuar me ngjyrë blu. Sipas kësaj qasjeje, ndarja është në 6 rajone, bazuar në basenet ujore të lumenjve kryesorë në Shqipëri, përkatësisht ai i lumit të Drinit, Matit, Erzen - Ishmit, Shkumbinit, Semanit, e Vjosës.
© Kjo gazetë, përfshirë dhe imazhet nuk mund të riprodhohen, pjesërisht apo tërësisht, pa pëlqimin e autorëve dhe Co-PLAN.