Gazeta elektronike Platforma Financave Vendore

Page 1

GAZETË ELEKTRONIKE

MARS 2017

Struktura e Shpenzimeve në buxhetin e Bashkive, për Janar - Shtator 2016, e shprehur në % ndaj totalit.

PËRFSHIHUNI: JENI ZGJEDHËSIT - Si funksionon bashkia? Cfarë duhet të dini për të drejtat dhe detyrimet e bashkisë dhe tuajat si qytetarë e taksapagues? - Merrni pjesë në përcaktimin e mënyrës së përdorimit të taksave tuaja. REFORMAT DHE POLITIKËBËRJA - A ka pasur sukses reforma administrative territoriale në rritjen e të ardhurave të veta dhe eficientimin e shpenzimeve të qeverisjes vendore? - Një ligj i ri për financat e bashkive. - Ligji nr. 130/2016, “Për Buxhetin e Vitit 2017”.

PËR ZYRTARËT VENDORË & EKSPERTË TË FUSHËS - Kuadri ligjor dhe nënligjor dhe përditësime mbi ndryshimet. - Praktikat më të mira të ofrimit të shërbimeve me eficiencë. PUBLIKIME - Cilat janë disa nga studimet më të fundit në fushën e qeverisjes vendore dhe decentralizimit? www.financatvendore.al

Cila Bashki ka Treguesit më të Mirë Financiarë? Monitoroni Aktivitetin financiar të bashkisë tuaj dhe krahasoni! E dini se Malësia e Madhe ka trefishuar të ardhurat e veta nga taksat dhe tarifat vendore,

ndërkohë që në Bashkinë e Delvinës shpenzimet për personelin janë rritur me 137%? Platforma www.financatvendore.al ju ofron mundësinë të monitoroni aktivitetin financiar të bashkisë tuaj apo të një grupi bashkish, nëpërmjet ndërtimit të thjeshtë dhe të shpejtë të analizave, grafiqeve dhe tabelave me të dhënat reale për llojet e ndryshme të të ardhurave (përfshirë këtu efektin e aplikimit të niveleve të caktuara të taksave apo tarifave); dhe për llojet e ndryshme të shpenzimeve sipas natyrës ekonomike (shpenzimet reale për personelin, të funksionimit dhe mirëmbajtjes, të investimeve) dhe asaj funksionale si p.sh., në cilët sektorë investon më shumë bashkia? Këtu do të mund të krahasoni treguesit prej vitit 2010, duke simuluar edhe efektin e reformës administrative territoriale për më shumë krahasueshmëri. Në këtë platformë tashmë janë publikuar edhe të dhëna me bazë tremujore për periudhën 2010-2016 duke mundësuar kështu analizën, monitorimin dhe krahasimin më të shpeshtë të performancës së të ardhurave dhe shpenzimeve të bashkive. Kjo krijon mundësinë e advokimit të suksesshëm pranë bashkisë për mënyrën e përdorimin të fondeve publike. (vazhdon) 1


GAZETË ELEKTRONIKE

MARS 2017

Për më tepër lexoni raportet mbi gjendjen e financave vendore në vitin 2015 dhe tremujorin e parë, të dytë dhe të tretë të vitit 2016 si viti i parë i plotë i zbatimit të reformës administrative territoriale. Në këto raporte do të gjeni informacion të detajuar mbi të ardhurat vendore dhe mënyrën se si ato përdoren për pagat e personelit, për funksionimin e institucioneve, për investimeve, sektorët ku fokusohen investimet etj. (Vizitoni plaftormën në seksionin Publikime/Raporte)

Cila bashki aplikon taksat dhe tarifat më të larta? Cilat dhe sa janë taksat vendore që kanë paguar qytetarët dhe bizneset në bashkinë tuaj në vitin 2016? A e dini se, Kamza, Shkodra dhe Elbasani kanë nivelin më të ulët të taksave për ndërtesat ndër dhjetë bashkitë më të mëdha të vendit, ndërsa Tirana dhe Durrësi aplikojnë nivelet më të larta? Për më tepër vizitoni platformën www.financatvendore.al për zbuluar paketën fiskale të miratuar nga Bashkia juaj, për të parë nivelin efektiv të taksave dhe tarifave të bashkisë tuaj apo për të bërë krahasime të llojeve dhe nivelit të taksave me bashkitë e tjera. Në javët në vijim, do të publikohen edhe paketat fiskale për vitin 2017. (Vizitoni plaftormën në seksionin Buxhetet e bashkive/Paketa Fiskale).

Si përdoren taksat e tua nga Bashkia? Cila bashki shpenzon më shumë për personelin? Cila bashki shpenzon më shumë për materiale zyre dhe cila bashki investon më shumë? E dini se për periudhën Janar - Shtator 2016, Bashkia e Këlcyrës investoi 42% të fondeve nga buxheti i saj, Bashkia e Durrësit 21% , Bashkia Korçë 10% dhe Bashkia Fushë-Arrëz vetëm 1%? Platforma www.financatvendore.al sjell pranë jush buxhetet e miratuara nga bashkitë për vitin 2016 dhe ju ofron mundësinë të monitoroni zbatimin e këtyre buxheteve të planifikuara kundrejt shpenzimeve të kryera realisht nëpërmjet ndërtimit të thjeshtë dhe të shpejtë të grafikëve dhe tabelave. Në javët në vijim, do të publikohen edhe buxhetet vendore vjetore për vitin 2017 dhe ato afatmesme.(Vizitoni plaftormën në seksionin Buxhetet e Bashkive/Buxheti Vjetor dhe Afatmesëm).

Si funksionon Bashkia? Cfarë duhet të dini për të drejtat dhe detyrimet e bashkisë dhe tuajat si qytetar e taksapagues? Si mund të marr pjesë në vendimmarrjen për paketën fiskale dhe buxhetin vendor? Në këtë seksion do të gjeni të gjithë kuadrin ligjor për mënyrën e organizimit dhe funksionimit të bashkisë, detyrimet e saj ndaj qytetarëve për të ofruar shërbime publike dhe të drejtat tuaja si qytetarë për të marrë pjesë në vendimmarrjen e bashkisë, si duke propozuar nisma ashtu edhe duke marrë pjesë aktivisht në mbledhjet e këshillit bashkiak, në procesin e hartimit dhe miratimit të paketës fiskale (sa taksa do paguani) dhe buxhetit (si do përdoren taksat tuaja); etj.

Një Ligj i ri për Financat e Bashkive Platforma www.financatvendore.al, publikon projektligjin “Për Financat e Vetëqeverisjes Vendore”, i hartuar nga Ministria e Financave me mbështetjen e Programit të USAID për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore (PLGP), dhe Programit Zviceran për Decentralizim dhe Zhvillim Lokal (dldp). Ky projektligj pritet të sjellë ndryshime të rëndësishme mbi mënyrën e vendosjes dhe përdorimit të të ardhurave nga disa taksa dhe tarifa vendore, mënyrën e përcaktimit të transfertave ndërqeveritare të pakushtëzuara, të kushtëzuara dhe ato specifike për funksionet e reja; procesin e hartimit, miratimit, zbatimit dhe auditimit të buxhetit vendor dhe të drejtat e detyrimet e bashkisë për të siguruar një process të hapur ndaj qytetarëve; menaxhimin e situatave të vështirësive financiare, të bashkive të cilat mund të ccojnë deri në shkarkimin e kryetarit të bashkisë; mënyrën dhe procesin e dialogut dhe konsultimit ndërqeveritar. Ky projektligj është tejet i rëndësishëm për qeverisjen vendore dhe për qytetarët. Platforma www.financatvendore.al ju krijon mundësinë të njiheni me këtë projektligj dhe të shprehni edhe ju kënd-

www.financatvendore.al

2


GAZETË ELEKTRONIKE

MARS 2017

vështrimin tuaj. Mund të na shkruani drejtpërdrejtë në mail dhe këndvështrimet tuaja (nëse jeni dakord, do të publikohen në mënyrë anonime pranë faqes tonë dhe do ti vihen në dispozicion Ministrisë së Financave).

Ligji nr. 130/2016, “Për Buxhetin e Vitit 2017” Platforma www.financatvendore.al, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave sjell pranë jush paketën e plotë të buxhetit për vitin 2017, për qeverisjen qendrore, qeverisjen vendore dhe fondet speciale për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Ky ligj përbën bazën e funksionimit të aparatit shtetëror publik dhe sanksionon përdorimin e fondeve publike të krijuara nëpërmjet taksave dhe tarifave, granteve apo huamarrjes publike për vitin 2017 dhe parashikimet për vitin 2018 dhe 2019. Në të njëjtën kohë, ky ligj reflekton edhe kostot financiare të reformave të ndërmarra vitet e mëparshme apo reformave të planifikuara për vitin 2017 e në vijim. Më specifikisht për qeverisjen vendore, në platformë, tek seksioni “Buxhetet e Bashkive” do të gjeni anekset e buxhetit që lidhen me transfertën e pakushtëzuar, transfertat specifike dhe Fondin për Zhvillimin e Rajoneve.

Kuadri ligjor dhe nënligjor dhe ndryshimet e përditësuara mbi detyrat dhe përgjegjësitë e bashkisë Pranë www.financatvendore.al do të gjeni të rejat më të fundit mbi ndryshimet në aktet ligjore dhe nënligjorë që duhet të njohë dhe zbatojë cdo nëpunës publik vendor, në lidhje shërbimet dhe financat vendore. Për më tepër vizitoni seksionin e publikimeve.

Cilat janë studimet më të fundit në fushën e qeverisjes vendore, decentralizimit dhe praktikat më të mira të ofrimit të shërbimeve me eficiencë? Pranë www.financatvendore.al , do të gjeni studimet më të fundit në fushën e qeverisjes vendore, decentralizimit, shërbimeve vendore, financave vendore, por edhe modele dhe informacion mbi praktikat më të mira. Për më tepër vizitoni platformën në seksionin e publikimeve.

Për më shumë na vizitoni në www.financatvendore.al

www.financatvendore.al

3


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.