Botim i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë | www.kmsh.al
Viti XXII | Nr. 8 (367) | Gusht 2013 | Çmimi: 150 Lekë
www.dritaislame.al
GUSHT 2013
Di
1
2
Di
GUSHT 2013
GUSHT 2013
Di
3
www.dritaislame.al DREJTOR Agron Hoxha REDAKTORË Haxhi Lika Ferit Lika DIZAJNI DHE FAQOSJA Bledar Xama KONTAKTE: Për abonime 067 29 47 096 Për reklama 067 20 33 600 Tel/fax 04 223 04 92 E- mail: info@dritaislame.al “Drita Islame” Botim i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Viti XXII i botimit Nr. 8 (367) Gusht, 2013 ISSN 2226-7115
5
Ditë Bajrami...
6
Fokus
7
Aktualitet
Tirazhi 5000
12 Njoftojmë lexuesit se shkrimet që vijnë në redaksi dhe botohen në revistë, nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe pikëpamjet e revistës. Materialet e sjella në redaksi, pavarësisht nëse botohen apo jo, nuk i kthehen autorit.
Editorial Ali Zaimi
Xhamia e Madhe
- "Me Syrin e Zemrës", 3 vjet me teleshikuesin shqiptar gjatë Ramazanit - IFTARET E RAMAZANIT 2013 - Emisioni “Besimi dhe Jeta”, bashkëpunim i suksesshëm i KMSH-së me TV SKAMPA
Forum Wakil Ebu Mujahid Kalifati
15
Komente & Opinione Nuredin Nazarko Teknika, magjia e civilizimit bashkëkohor
18
Komente & Opinione Sali Shasivari
36
Retrospektivë
38
Personalitet
40
Bota jonë
42
Dossier & Histori Edmond Sharka
44
Intervista
28
Kur'an
30
Foto Arkiv
32
Rasim Vrioni
Ngrehu, o i mbuluar!
Kulla e Sahatit dhe xhamia e Sulejman Pashës
Hadith Elton Harxhi Çështja e besimtarit është e habitshme
4
Di
GUSHT 2013
Në përcjellje të muajit të vlerave
Bota jonë Rejan Islami Bota jonë Sedat Islami Si t'ua prezantojmë Islamin të tjerëve?
46
Psikologji Altin Torba Nëse dëshiron të bëhesh lider
50
Familja Aisa Kokiçi A ekziston formula e rritjes së fëmijëve të lumtur?
51
Familja Irida Vata Arti i edukimit të fëmijëve
Tirana, qyteti i themeluar nga xhamitë
24
Said Najdeni - Hoxhë Voka (Vogli)
Fitoren kurrë të mos e zësh në gojë!
Grusht shteti "demokratik" në Egjipt!
20
Kur'ani dhe morali
52
Shëndeti
54
Kuriozitete
56
- Molla, ja disa nga vlerat ushqyese të saj - Lëngjet më të shëndetshme
- Shkencëtarët zbulojnë nga vjen ari - Mrekullia matematikore e Kur'anit
Faqja juaj Xhynejd Suavi Njeriu që mbante mbi supe xhenetin
Editorial
ALI ZAIMI
DITË BAJRAMI... Ditët e Bajramit janë momente gëzimi dhe feste që Krijuesi i botëve i ka caktuar si të tilla. Ato mbartin në vetvete kënaqësinë e brendshme që buron prej zellit të përmbushjes së adhurimit dhe shpresës së arritjes së kënaqësisë së Krijuesit, që është qëllimi final për besimtarin... Në vetëdijen tonë Bajrami është simbol i paqes, qetësisë shpirtërore dhe mëshirës. Ndërkohë ne jetojmë ditë ku njerëzimi dhe shoqëria jonë, të zgjuar me shpresa të reja, më shumë se kurrë kanë nevojë edhe një herë për qetësi shpirtërore dhe mëshirë. Zemrat kërkojnë ditë feste, kërkojnë bajram, kërkojnë dashuri e mirëkuptim, trokasin në derën e mëshirës dhe faljes, shpresojnë vëllazërinë dhe zemërgjerësinë. Kjo atmosferë që individit dhe shoqërisë mund t'ia mundësojë veçse horizonti i fesë dhe i besimit, është ndoshta bajrami i vërtetë që ne kërkojmë; ndonjëherë të vetëdijshëm dhe ndonjëherë e vendosur në subkoshiencën tonë, kjo është festa për të cilën kemi nevojë. E kështu Bajram i vërtetë për besimtarin është pastrimi prej mëkateve dhe fillimi i një jetë të re. Që Bajrami të ketë kuptim e të mund ta shijojmë atë, ne si besimtarë duhet të reflektojmë mbi përgjegjësitë tona, të trokasim në derën e pendesës, të flakim nga shpirti ynë urrejtjen, xhelozinë, smirën, armiqësinë, të triumfojmë mbi dëshirat e egos dhe me sjelljet dhe veprat tona të fitojmë mëshirën dhe faljen. Në këndvështrimin e atyre që e njohin sadopak, bajrami më i madh për njerëzimin filloi me ardhjen e mëshirës për botët, Hz. Muhamedit a.s. Nuk arrij ta perceptoj një Bajram pa atë që na mësoi Bajramin, nuk mund ta shijoj mëshirën dhe faljen pa atë që na njohu me Zotin e faljes dhe mëshirës. Prandaj besoj fort se shoqëria do ta shijojë me të gjitha thellësitë e veta magjepsëse bajramin dhe
gjithçka në këtë botë, vetëm duke njohur mirë Profetin Muhamed a.s. Bajram do të jetë kur myslimanët të ripërtërijnë me vendosmëri besnikërinë ndaj Kur'anit. Myslimanët kanë mundur të arrijnë unitetin mes tyre vetëm me anë të besimit dhe besnikërisë ndaj Kur'anit , dhe kështu ka për të ndodhur edhe në të ardhmen. Ata që nuk i qëndrojnë besnikë Kur'anit, jo vetëm që s’mund të jenë myslimanë, por as që mund të ngrenë një unitet të qëndrueshëm mes tyre! Kur'ani është manuali më i mrekullueshëm i mesazheve dhe ligjeve hyjnore i lindur në horizontin e njeriut, duke zbritur nga lartësia e lartësive në masën e vlerës së njeriut dhe duke marrë parasysh unitetin trup-mendjeshpirt të tij! Bajram për mbarë botën do të jetë kur njerëzimi, i zhveshur nga paragjykimet do të hedhë shikimin edhe një herë drejt horizontit të fesë. Kjo e fundit është njohja e ekzistencës dhe njësisë së Zotit, arritja e kthjelltësisë shpirtërore duke vepruar në rrugën e Tij, harmonizimi i marrëdhënieve me njerëzit në emër të Tij dhe sipas urdhrave të Tij, shfaqja e një interesimi dhe dashurie të thellë ndaj gjithë ekzistencës! Feja është një burim i pashtershëm që përmban parimet e vërteta të qytetërimit. Në sajë të fesë, njeriu lartësohet në botën e tij ndjesore, arrin në botët tejfizike, në horizontin ku mund të pijë sa të dojë nga burimi i vërtetë i të gjitha dobive, bukurive dhe virtyteve. E kështu, ndërsa jetojmë ditët e bajramit të Ramazanit, urojmë dhe shpresojmë që e nesërmja të jetë bajram për mbarë njerëzimin, ku të kapur dorë për dore e të vëllazëruar, të shijojnë së bashku mirësitë e Zotit që nuk kanë të sosur.
GUSHT 2013
Di
5
Fokus
XHAMIA E MADHE KMSH hap fushatën e donacioneve për Xhaminë e Madhe të Tiranës Komuniteti Mysliman i Shqipërisë hap fushatën e mbledhjes së donacioneve nga e gjithë Shqipëria e më gjerë për ndërtimin e Xhamisë së Madhe të Tiranës. Procesi i ndërtimit të xhamisë është në fazën e tij fillestare, atë të gërmimeve dhe ndihma e besimtarëve është shumë e rëndësishme për vazhdimin e punimeve. Emrat e kontribuuesve me shumat përkatëse, sipas dëshirës, do të shpallen në www.kmsh.al dhe www.tiranagrandmosque.com Kontribuesit me 10.000 Euro e më shumë do të kenë emrin në pllakadën e donatorëve të Xhamisë së Madhe të Namazgjasë. Donacionet mund të bëhen pranë Zyrës së Financës në Komunitetitn Mysliman të Shqipërisë, Myftinitë e rretheve dhe nëpërmjet llogarive bankare të hapura për xhaminë. Ftojmë të gjithë besimtarët dhe qytetarët që të bëhen pjesë e këtij projekti historik për besimtarët myslimanë shqiptarë. Kontakt: 0695264440 E-mail: xhamiaere@kmsh.al Facebook: https://www.facebook.com/TiranaGrandMosque
rkujdesjes “E drejtë e pë tëm ahut është ve ll A të e iv m a së xh t esuar Allahu e atij që i ka b falë brame e që e m ë s s ë it d e h d i zeqatin e nuk namazin, jep ut. kujt pos Allah frikësohet as arit jenë të udhëzu Të tillët do të 18) rejtë)”. (Teube, d e n ë g u rr ë (n
BANKA KOMBETARE TREGETARE MAIN BRANCH TIRANE, ALBANIA KOMUNITETI MYSLIMAN SHQIPTAR XHAMIA E TIRANES NR. LLOG. NE LEK: 110000709CLTJCLALLA8 IBAN: AL7420511014000709CLTJCLALLA SWIFT: NCBAALTX NR. LLOG. NË EURO : 110000709CLTJCFEURBY IBAN: AL1420511014000709CLTJCFEURB SWIFT: NCBAALTX NR. LLOG. NE USD : 110000709CLTJCFUSDVA IBAN: AL0320511014000709CLTJCFUSDV SWIFT: NCBAALTX
6
Di
GUSHT 2013
“Kush ndërto n një xhami për Allahun, Allahu ndërto n një shtëpi për të në xhenet” . (Profeti Muham ed a.s.)
RAIFFEISEN BANK SH A KOMUNITETI MYSLIMAN NR. LLOG. NE LEK : 0100807889 IBAN: AL58202110130000000100807889 SWIFT: SGSBALTX NR. LLOG. NE EURO: 8000807889 IBAN: AL42202110130000008000807889 SWIFT: SGSBALTX NR. LLOG. NE USD : 0002807889 IBAN: AL11202110130000000002807889 SWIFT: SGSBALTX
VENDI
Aktualitet
"Me Syrin e Zemrës", 3 vjet me teleshikuesin shqiptar gjatë Ramazanit Cikli i emisioneve “Me syrin e zemrës”, që Komuniteti Mysliman ka zhvilluar për të tretin vit radhazi në RTV “Ora News”, ka patur një sukses të jashtëzakonshëm që në javën e parë të transmetimeve për të vazhduar gjatë gjithë muajit të begatë të Ramazanit, me një audiencë të gjerë dhe feedback shumë pozitiv. “Me syrin e zemrës”, me regji të regjisorit Agron Hoxha dhe i prezantuar nga gazetari Armand Bora, ka shoqëruar teleshikuesit gjatë Ramazanit duke trajtuar tema të larmishme fetare e sociale dhe duke promovuar kështu të vërtetat e Islamit, si një fe që trajton dhe përfshin jetën e njeriut në të gjitha aspektet. “Me syrin e zemrës” ka ofruar në të njëjtën kohë një mundësi më shumë për të bashkëbiseduar me ndërgjegjen e teleshikuesit për çështje dhe problematika të caktuara, duke bërë që Ramazani të ndihet dhe përjetohet shumë më ndryshe nga vitet e kaluara. Temat e trajtuara në këtë cikël emisionesh ishin: Vlerat e Ramazanit, Shehadeti, Namazi, Haxhi, Zekati dhe Sadakaja, Bota e Përtejme, Kushtet e Besimit, Lutja/duaja, Nata e Kadrit, Fitër Bajrami, etj. Ndërsa të ftuar kanë qenë personalitete të larta të fesë në vend, si: Nënkryetarët e Komunitetit Mysliman Bujar Spahiu e Gazmend Aga, Kancelari Ali Zaimi, Myftiu i Tiranës Ylli Gurra, Myftiu i Durrësit Redin Quku, Elvis Naçi - Drejtor i Thirrjes në KMSH, Dorian Demetja - Drejtor i Burimeve Njerëzore në KMSH, Hamdi Çurri- Përgjegjës i Haxhit në KMSH, teologët Ferid Piku e Nasuf Hoxha, imamët Elton Karaj, Ahmed Kalaja, Lauren Luli e Gazmend Teqja. “Me syrin e zemrës” këtë vit shënoi vitin e tretë të transmetimit të tij Live në RTV Ora News. GUSHT 2013
Di
7
Iftaret e Ram
KMSH shtron iftarin e parë të Ramazanit
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka shtruar më 9 korrik 2013, iftarin e parë të Ramazanit, ku morën pjesë kryeparlamentarja Jozefina Topalli, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama së bashku me bashkëshorten, kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, krerët e komuniteteve fetare në vend, ministrat Aldo Bumçi, Halim Kosova e Arben Imami, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, ambasadorë e diplomatë të akredituar në Tiranë, deputetë e përfaqësues të spektrit politik, drejtues të shoqatave të ndryshme dhe figura të jetës fetare e intelektuale të vendit tonë. Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, pasi ka uruar të pranishmit për këtë muaj të bekuar është
shprehur se kjo është filozofia e iftarit, të hamë, të falim dhe ta mëshirojmë njëri-tjetrin, duke e përjetuar si duhet këtë mirësi të madhe të Zotit të Lartë. “Allahu i Gjithëmëshirshëm e begatoftë popullin, vendin dhe kombin tonë. Paçi mirësi e begati dhe Zoti jua pranoftë agjërimin dhe adhurimet e tjera”, u shpreh z. Muça në mesazhin e urimit drejtuar të ftuarve. Komuniteti Mysliman e ka kthyer në traditë shtrimin e iftarit të parë të Ramazanit. Nëpërmjet kësaj ceremonie, institucioni bashkon krerët e shtetit dhe figura të rëndësishme të jetës publike, të cilët vijnë për të nderuar e respektuar sakrificën e myslimanëve në këtë muaj të rëndësishëm të kalendarit islam.
Kryeparlamentarja Topalli, iftar me Komunitetin Mysliman Kryeparlamentarja Jozefina Topalli shtroi mbrëmjen e 18 korrikut 2013, një iftar në emër të Kuvendit të Shqipërisë me rastin e muajit të Madhërueshëm të Ramazanit. Të ftuarit e znj. Topalli në një prej rezidencave qeveritare ishin Kryetari i Komunitetit Mysliman Haxhi Selim Muça, drejtues të KMSH-së, myftinj e imamë, përfaqësues të komuniteteve fetare në Shqipëri, si dhe personalitete të fushave të ndryshme. Znj. Topalli iu drejtua të ftuarve me urimet më të përzemërta me rastin e këtij muaji të jashtëzakonshëm, duke vlerësuar besimtarët për agjërimin dhe çdo sakrificë të kryer prej tyre në emër dhe për hir të Zotit. Një falënderim të veçantë ajo i adresoi grave të ftuara, të cilat këtë adhurim e shoqërojnë me preokupime më të shumta në shërbim të familjes. Nga ana e tij, Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, pasi falënderoi në emër të institucionit dhe besimtarëve znj. Topalli për iftarin e shtruar, theksoi se kjo tryezë është tregues i vlerësimit që shteti ka ndaj institucioneve fetare dhe punonjësve të tyre për punën e dobishme që bëjnë në edukimin e individit dhe krejt shoqërisë.
8
Di
GUSHT 2013
mazanit 2013 Kreu i PS, Edi Rama, iftar me drejtuesit e KMSH-së dhe besimtarët
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama shtroi një iftar me drejtues të lartë të Komunitetit Mysliman, myftinj, imamë, si dhe besimtarë të kryeqytetit dhe të ardhur nga rrethet. Në alën e tij para të ftuarve z. Rama vlerësoi lart tolerancën dhe bashkëjetesën harmonike të shqiptarëve duke e cilësuar si një trashëgimi unike botërore. “Në Shqipëri feja mbetet sot e gjithë ditën një alë e lidhur me harmoninë jo me ndasinë. Me vlerën e një bashkëjetese ku mëvetësia e një besimi nuk është mur, por urë me besimet e tjera. Kjo trashëgimi unikale kulturore, në botën e sotme të dasive të thella dhe konflikteve të nxehta fetare përbën një vlerë edhe më të jashtëzakonshme”, u shpreh Rama. Në vazhdim të alës së tij kreu i PSsë nënvizoi se, duhen marrë masa për ta ruajtur dhe forcuar këtë trashëgimi, kur u shpreh se: “Qeveria e Shqipërisë ka në dorë që të bëjë më shumë dhe ne do të përpiqemi të bëjmë më shumë, që kjo histori e veçantë shqiptare
të bëhet pjesë e ushqimit shpirtëror për gjeneratën e re dhe e qasjes ndaj një Shqipërie të re me një sy të ri”. Kreu i PS-së shprehu mirënjohje për përfaqësuesit e komuniteteve fetare, të cilët sipas tij, megjithëse u rikthyen në mision pas shkëputjes së gjatë prej komunizmit, e rikthyen fenë me zërin e urtësisë dhe tolerancës. Në përmbyllje të alës së tij z. Rama uroi në emër të Partisë Socialiste
Kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Selim Muçën dhe përmes tij të gjithë myslimanët shqiptarë një Ramazan të bekuar. Në iftarin e shtruar në një nga lokalet në periferi të kryeqytetit ishin të ftuar edhe përfaqësues të komuniteteve të tjera fetare, përfaqësues të spektrit politik, të trupit diplomatik në Tiranë, si dhe personalitete të fushave të ndryshme.
Basha në iftar me drejtues të KMSH-së dhe besimtarë të Tiranës Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka shtruar më 1 gusht 2013, një iftar me rastin e muajit të madhërueshëm të Ramazanit. Të ftuar në këtë iftar ishin përfaqësues Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Selim Muça, drejtues të lartë të institucionit, përfaqësues të komuniteteve fetare tradicionale, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, përfaqësues të trupit diplomatik e personalitete nga fusha të ndryshme, si dhe besimtarë nga të gjitha xhamitë e kryeqytetit. Z. Basha në alën e tij përshëndetëse, pasi uroi besimtarët për këtë sakrificë në emër të Zotit, kërkoi që ky muaj të shërbejë për rritjen dhe forcimin e solidaritetit e të dashurisë ndërmjet njerëzve. “Është kënaqësi që sot për herë të tretë ndodhem këtu mes jush, në këtë iftar të shtruar nga Bashkia e Tiranës. Uroj që sakrifica fisnike dhe hyjnore e GUSHT 2013
Di
9
këtij muaji të shndërrohet në dritë dhe mbarësi për gjithë agjëruesit, familjet tuaja dhe vendin tonë”, tha z. Basha. Ky muaj i madhërueshëm, përmendi më tej z. Basha, e gjen Tiranën më afër bërjes realitet të projektit më të madh të komunitetit dhe besimtarëve myslimanë, ndërtimin e xhamisë së madhe të Tiranës. Ai tha se ky është një lajm i shumëpritur për besimtarët myslimanë. “Ky muaj i sakrificës është po kështu një muaj reflektimi. Ndaj më vjen shumë mirë që jemi mbledhur sot në këtë iftar, ndryshe nga iftari i vitit të kaluar, ndërsa kemi hedhur hapa shumë
të rëndësishëm drejt kthimit në realitet të projektit më të madh të komunitetit dhe besimtarëve myslimanë, ndërtimin e xhamisë së madhe të Tiranës. Ky është një lajm i shumëpritur për besimtarët e qytetit tonë, për besimtarët myslimanë”, tha kreu i Bashkisë së Tiranës. Në emër të Bashkisë dhe qytetarëve të Tiranës, ai uroi të gjithë besimtarët në këtë muaj të bekuar, agjërim të lehtë dhe të pranuar, kurajë, paqe dhe harmoni në çdo familje shqiptare.
Sofra e iftarit mbledh qindra besimtarë përpara Medresesë së Tiranës
Të shumta janë iftaret e organizuar nga Komuniteti Mysliman dhe Medreseja e Tiranës, të kthyera tashmë në një traditë të bukur dhe me një pjesëmarrje mjaft të gjerë. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Medresenë e Tiranës shtruan më 17 Korrik 2013, një iftar për 500 veta në sheshin përpara medresesë. Kanë qenë besimtarët myslimanë, si pjesë e xhemateve të xhamive të ndryshme të qytetit dhe rrethinave, të cilët kanë gëzuar të gjithë së bashku në sofrën tradicionale të iftarit. Ata shprehën kënaqësinë e madhe që u bënë pjesë e kësaj sofre vëllazërore e të begatë. Sofra e iftarit u shoqërua edhe nga një program artistik organizuar nga nxënësit e medresesë, ku u kënduan ilahi dhe u recituan poezi kushtuar muajit të begatë të Ramazanit. Besimtarët myslimanë e presin mjaft gëzueshëm Ramazanin, muaj i cili këtë vit erdhi në mesin e temperaturave të larta që solli stina e nxehtë e verës. E me gjithë këto temperatura të larta, besimtarët myslimanë u
10
Di
GUSHT 2013
bënë edhe më të guximshëm dhe më të durueshëm duke e çuar në vend këtë obligim të shenjtë të agjërimit dedikuar Zotit. Një nga qëllimet kryesore të agjërimit të këtij muaji është edhe forcimi i unitetit, vëllazërisë dhe harmonisë mes njerëzve, e cila shfaqet dukshëm në shtrimin e sofrave të iftareve. Këtij qëllimi i shërben edhe tradita e bukur që ka vijuar prej vitesh në ambientet e Medresesë së Tiranës, ku çdo natë njerëz të shtresave të ndryshme të popullsisë mblidhen në sofrën e iftarit duke shënuar kështu një nga kulmi-
nacionet e këtij muaji të bekuar. Përveç besimtarëve të shumtë në këto iftare kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të institucioneve të qeverisjes qendrore e vendore, drejtues të arsimit, mësues të shkollave të Tiranës, nxënës e prindër, etj, të cilët kanë ndarë së bashku gëzimin dhe kënaqësinë që të jep përfundimi i një sakrifice sublime dedikuar Zotit. “Le të jetë kjo sofër tradicionale një shtysë më tepër për të gjithë ata që kanë mundësi ekonomike të ofrojnë një atmosferë të tillë ku harmonia, vëllazëria, paqja dhe solidariteti bëhen emërues të përbashkët të kësaj tradite të mrekullueshme”, u shpreh imami i xhamisë së Medresesë Lauren Luli. Ditët në vijim ia kanë lënë vendin të tjera iftareve për të tjera shtresa dhe institucione si: besimtarët e xhamive të ndryshme të Tiranës, Shtëpia e Fëmijës, Shtëpia e të Moshuarve, etj. Dyert e Medresesë kanë qenë të hapura , për të pritur të tjerë agjërues dhe miq në sofrën e begatë të iftarit.
KMSH dhe Bashkia Bajram Pasha e Stambollit shtrojnë iftar madhështor në Tiranë Në kuadër të organizimit të iftareve gjatë muajit të Ramazanit dhe nën moton “Vëllazëria pa kufi”, më 18 Korrik 2013, në Tiranë, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë së bashku me Bashkinë Bajram Pasha në Stamboll, shtruan një iftar të hapur për besimtarët dhe qytetarët e kryeqytetit në pedonalen “Murat Toptani”. Sofrat e iftarit janë një organizim i përditshëm i Komunitetit Mysliman gjatë Ramazanit, ku shtresa të ndryshme të shoqërisë çelin iftarin së bashku. Ndërkohë që për çdo vit Bashkia Bajram Pasha nis të ashtuquajturën “autokolona e bereqetit”, në të gjithë Ballkanin, ku shtrohen iftare të tilla masive me rastin e muajit të Ramazanit. Ndalesa e radhës ishte Tirana. Në këtë organizim morën pjesë: nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Bujar Spahiu, myftiu i Tiranës Ylli Gurra, ministri i Shëndetësisë së Shqipërisë Halim Kosova, ministri i Shëndetësisë së Turqisë, Mehmet Müezzinoglu, kryetari i Bashkisë Bajram Pasha të Stambollit, Atila Aydiner, etj. Në alët e tyre ata vlerësuan rolin e këtyre sofrave të iftareve të cilat bashkojnë zemrat dhe afrojnë njerëzit me njëri-tjetrin. Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Bujar Spahiu, u shpreh se Komuniteti Mysliman ka shtruar dhe
do të vazhdojë të shtrojë iftare të shumta në bashkëpunim me partnerë të ndryshëm me synim që muaji i Ramazanit të përjetohet ashtu siç duhet nga të gjithë. Iftari u shoqëria nga një program me lexim Kur’ani dhe ilahi. Muaji Ramazan është muaj në të cilin shtohen sofrat e iftarit, si shenjë e vëllazërisë, harmonisë dhe bashkëpunimit në mesin e myslimanëve dhe pjesëtarëve të shoqërisë ku ata jetojnë.
Emisioni "Besimi dhe Jeta", bashkëpunim i suksesshëm i KMSH-së me TV SKAMPA “Besimi dhe Jeta”, është titulli i programit televiziv i organizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (Drejtoria e Medias) në bashkëpunim me TV SKAMPA në Elbasan gjatë muajit të Ramazanit 2013.
Emisioni i ideuar dhe i drejtuar nga gazetari Ferit Lika, ka nisur më 15 korrik 2013, ku i ftuar në studio ka qenë Myftiu i Tiranës Ylli Gurra me temën “Vlerat e Ramazanit”. Gjatë një muaji programi televiziv “Besimi dhe Jeta” ka trajtuar tema dhe çështje të ndryshme rreth besimit dhe fesë islame, të cilat lidhen drejtpërdrejt me përditshmërinë tonë. Çdo të hënë e të premte, gjatë kohës së iftarit, teleshikuesit e TV SKAMPA kanë pasur mundësi të ndjekin bisedat fetare të zhvilluara nga të ftuar të ndryshëm, si: Ali Zaimi, kancelar i Komunitetit Mysliman; Gazmend Aga, nënkryetar i KMSH-së, Elvis Naçi, drejtor i Thirrjes Islame; Bujar Spahiu, nënkryetar i KMSH-së, Dorian Demetja, drejtor i Burimeve Njerëzore në KMSH; Elton Karaj, profesor në Universitetin Bedër; Lauren Luli, përgjegjës i Sektorit të
Rinisë në KMSH. Larmishmëria e emisionit me tema si: Bukuritë e Besimit, Pendimi, Kur’ani dhe Njeriu, Zekati dhe Sadakaja, Nata e Kadrit, Falënderimi dhe Përmendja e Zotit, Fitër Bajrami; e pasuruar me inserte dhe ilahi në gjuhë të ndryshme, e kanë bërë këtë emision të dashur e tё kёrkuar jo vetëm nga teleshikuesit e qarkut të Elbasanit por edhe të atyre që kanë pasur mundësi ta ndjekin nëpërmjet rrjetit kabllor ABCOM në të gjithë Shqipërinë, si dhe në LIVE STREAM në internet www.elbasani.tv.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë shpreh një falënderim të veçantë për drejtuesit dhe stafin e TV SKAMPA, për kontributin e tyre në realizimin me sukses të emisionit, i cili shoqëroi besimtarët elbasanas nё përjetimin e agjërimit dhe mirësive të tjera të këtij muaji të begatë. GUSHT 2013
Di
11
Forum
WAKIL ABU MUJAHID
SHERIATI DHE E DREJTA (II)
KALIFATI Nuk është në qëllimin e këtij shkrimi të përshkruhet procesi zgjedhor në kalifat, por mjafton të thuhet se shumica e dijetarëve klasikë të Islamit kanë unifikuar qëndrimin që kalifi e merr pushtetin nga pranimi dhe aprovimi i njerëzve. Imam al-Mawardi shënon: “Është e nevojshme që zgjedhësit të bien dakord me imamin e tyre, dhe sapo kjo të arrihet, sjell efektet e veta; sepse imamati është një marrëveshje kontraktore dhe nuk vjen nga pranimi i partnerit kontraktues.”1 Udhëheqësit despotë paskolonialë të botës së myslimanëve nuk janë një normalitet në historinë e tyre. Kalifi i parë i Islamit, Ebu Bekri, në ditën e zgjedhjes së tij ka thënë: “O njerëz, unë u zgjodha nga ju, edhe pse nuk jam më i miri ndër ju. Nëse e bëj mirë këtë detyrë, më ndihmoni; nëse veproj gabim, më korrigjoni... Nëse nuk i bindem Allahut dhe Profetit të Tij, atëherë nuk kam të drejtën të më bindeni.” Kalifi i dytë, Umer ibn al-Khattab, shpalli atributet që i duhen një kalifi: “...vetëm ai që është i fortë, por që nuk ushtron dhunë; ai që është i butë pa qenë i dobët; ai që është kursimtar, por jo koprrac; dhe ai që është bujar, por jo i shkapërderdhur është i denjë për këtë detyrë.”2 Citimet e mësipërme na bëjnë me dije që kalifi (dhe vartësit e tij) duhet të jenë të ndërgjegjshëm për obligimet 1. Imam al-Mawardi, f. 15-16. 2. Po aty, f. 21-22
12
Di
GUSHT 2013
ndaj njerëzve dhe sheriatit. Ata nuk mund të qëndrojnë mbi ligjin, përkundrazi, ata janë të barabartë përpara tij njëlloj si të tjerët. Ja disa nga detyrat që duhet të përmbushë kalifi si pjesë e përgjegjësisë që ka: 1. Të mbikëqyrë dhe të mbrojë Islamin dhe mënyrën e jetesës së tij nga influencat e jashtme dhe të sigurojë që risitë nuk e cenojnë mesazhin e pastër të Islamit. 2. Të vendosë drejtësinë në mënyrë që i forti të mos dominojë ndaj të dobëtit. 3. Të zbatojë ndëshkimet islame (ato penale), në mënyrë që të mos cenohen ndalesat e Islamit. 4. Të posedojë kapacitetin e duhur mbrojtës për të mbrojtur territorin e shteteve islame dhe të qytetarëve të tij nga sulmet e jashtme. 5. Të rregullojë çështjet fiskale të shtetit dhe të mbledhë taksat e përcaktuara në sheriat, si: zekatin, xhizjen etj. 6. Të menaxhojë thesarin, investimet në projekte publike që ai i konsideron të nevojshme dhe t’iu paguajë punonjësve të sektorit publik rrogat nga thesari. 7. Të marrë përgjegjësinë për çështjet e njerëzve dhe të kryejë porositë e umetit pa delegim të autoritetit. Nëse kalifi nuk përmbush detyrat e tij në pajtim me sheriatin, siç e thamë, ai duhet të shkarkohet nga obligimet e tij ndaj njerëzve dhe Allahut.
GJYQTARËT Gjithashtu, kalifi duhet të ketë një gjyqësi të fortë sipas implementimeve të ligjeve të Islamit; jep drejtësinë dhe mban ekzekutivin nën përgjegjësi. Sipas sheriatit të gjithë janë të barabartë përpara ligjit, dhe drejtësia duhet të jepet pa frikë dhe pa favorizime. Në Islam ka tri lloj gjyqtarësh: I. kadiu - që gjykon midis njerëzve për çështje të ligjit civil dhe garanton zbatimin e kodit pena; II. muhtasibi është përgjegjës për marrëveshjet me komunitetet që prekin publikun dhe të gjithë shoqërinë, si, ala vjen, për tregtarët e paskrupullt që dëmtojnë blerësit; III. mazaalimi është përgjegjës për hetimin dhe vë në vijë konfliktet midis sunduesit dhe të sunduarit. Në thelb, ky gjyqtar mban ekzekutivin nën kontroll. Kur Profeti ishte kreu i shtetit në Medinë, iu kërkua të ndërmjetësonte për një zonjë të pasur që kishte kryer vjedhje, por ai tha: “Popujt para nesh u shkatërruan ngaqë nëse një njeri i pushtetshëm vidhte, ata e linin pa ndëshkuar. Ndërsa kur vidhte një i varfër ai duhet të vuante dënimin ligjor. Pasha Allahun, nëse Fatimja, vajza ime, do të kryente vjedhje, Muhamedi do ia priste vetë dorën!”3 Hadithi tregon që edhe nëse vajza e Profetit do të kryente ndonjë krim, pavarësisht pozicionit të tij si kreu i shtetit islam, ai do të zbatonte ndaj saj të njëjtat ndëshkime penale pa asnjë favorizim. Ky është një qëndrim krejt i kundërt me atë të udhëheqësve të sotëm të botës islame. Ata, familjet 3. Buhariu dhe Muslimi.
dhe shoqëria e tyre gëzojnë një favorizim të pakufi, dhe praktikisht janë mbi ligjin. Ky është rezultat i drejtpërdrejtë i mungesës së sheriatit në botën islame. Në Islam ka rregulla të detajuara që i përkasin gjyqtarëve, por nuk do ndalemi në këtë pikë. Gjithsesi, po risjellim alët e kalifit të dytë të Islamit, Umer ibn al-Khattab, kur ravijëzoi atributet që i takojnë gjyqtarit në gjykatën islame. Ai ka thënë: “Detyra e gjyqtarit është obligim i padiskutueshëm dhe sunet për t’u ndjekur. Ai duhet të përfshihet në çështje kur njerëzit kanë nevoje për mbështetje, dhe jo për të predikuar të drejtën, por për ta praktikuar atë. Drejtësia dhe fytyra e saj duhet të jenë të njëjta tek njerëzit, në mënyrë që i forti të mos shpresojë për njëanshmërinë tënde dhe as i dobëti të mos dëshpërohet me drejtësinë tënde...”4 Këto alë të mençura përshkruajnë thelbin e drejtësisë që çdokush mund të presë nga Islami. Kalifi ose gjyqësori nuk kanë ku të fshihen pas këtij kufiri dhe duhet të japin llogari në qoftë se ndonjë shmangie nga e drejta do jetë e dukshme. Po ashtu, Umeri ka thënë: “Zakonisht udhëheqësit ngarkojnë njerëzit të kujdesen për çështjet e tyre. Unë ju ngarkoj ju si mbikëqyrës të vetes dhe sjelljes sime. Nëse gjeni ndonjë faj te alët apo te veprat e mia, më ndaloni dhe më drejtoni.” Gjyqësori është veçanërisht përgjegjës për zyrtarët e shtetit, kalifin dhe bashkëqeverisësit e tij kur veprojnë gabim.5 Fuqia e këtyre gjyqtarëve është e mjaftueshme për 4. Al-Mawardi, f. 108. 5. Kjo është e krahasueshme me të drejtën publike, ku qytetarët p GUSHT 2013
Di
13
t’i shërbyer qëllimit. Imam al-Mawardi thotë që persona të tillë kanë autoritetin për të hetuar për shpërdorimin e detyrës së udhëheqësit, dhe t’i vërë ata para përgjegjësisë për padrejtësinë e bërë. Të tilla kompetenca mund të ushtrohen nga cilido gjyqtar, pavarësisht ankesave apo raportimeve nga qytetarët.6 Gjatë periudhës së sundimit të Umerit ka pasur disa incidente nga drejtimi i keq i disa zyrtarëve ku qytetarët ishin privuar nga gëzimi i të drejtave të tyre. Kjo nuk ishte e tolerueshme në Islam, prandaj kalifi ngriti procedura formale për hetimin e shkeljeve të zyrtarëve, dhe të dëmtuarve iu rikthye ajo që u ishte marrë. Në vëzhgimin e Umerit pjesëtarët e fisit të tij nuk kishin ndryshim nga qytetarët e shtetit islam, të drejtat e të cilëve ishin cenuar. Imam al-Mawardi shkruan: “...ai do refuzonte të gjitha shkeljet dhe do ruante respektin për veprat e mira dhe të drejta, ose do rivendoste të tilla praktika nëse do ishte e nevojshme.”7 Praktika e të mbajturit nën kontroll zyrtarët e shtetit për abuzime me pushtetin do shihej edhe në periudha të tjera, gjatë periudhës së Abasit, Mehdit, Hadit, Me’munit dhe Muhtadit. Historia e Islamit ka mjaft shembuj të hetimeve ndaj zyrtarëve të shtetit dhe ndreqjes nga ana e gjyqtarëve. Një gjyqtar i tillë mund të ndreqë: 1. abuzimin nga zyrtarët e taksave - ala vjen, nëse ata llogarisin gabim taksën e individëve dhe taksojnë më shumë. Në këtë rast, gjyqtari duhet të urdhërojë rikthimin e shumës së tepërt te personi që i është marrë padrejtësisht; 2. deklaratat e deficitit, vonesat ose neglizhencën për pagesën e rrogave nëpunësve të shtetit që e marrin rrogën e tyre nga thesari. Në të tilla rrethana, gjyqtari duhet të hetojë e të ndreqë çdo gabim, dhe të sigurohet që pagesat do të jepen në kohën e caktuar; 3. kthimi i pronës private që është matur gabim nga zyrtarët e shtetit, edhe në qoftë se ai është udhëheqësi. Gjykatësi është i detyruar të hetojë deklaratat e matjes së pronës dhe të urdhërojë restitucionin pas mbarimit të hetimit; 4. matje të paligjshme të pronës private nga një njeri i pushtetshëm nëpërmjet një të dobëti. Pas hetimeve mbi bazën e ankesave, restitucioni do bëhet pas hulumtimeve të gjyqtarit.
E DREJTA E MUNGUAR NË PERËNDIM Në dekadat e fundit Perëndimi i ka dhënë leksione botës për të institucionalizuar demokracinë, të drejtën, drejtësinë dhe barazinë. Gjithsesi, vitet e fundit Amerika dhe Britania janë zbuluar duke mos praktikuar atë që predikojnë. Për shembull, Amerika dhe Britania janë përfshirë sistematikisht në praktika si “interpretim i jashtëzakonshëm”, torturë ndaj të dyshuarve si terroristë, arrestim i paligjshëm pa akuzë, trajtim i pabarabartë i popujve të huaj dhe spiunim rëndimorë padisin autoritetet publike. 6. Al-Mawardi, f. 121. 7. Po aty, f. 118.
14
Di
GUSHT 2013
i ndërfutur ndaj myslimanëve. Një akademik amerikan ka komentuar: “Virtualisht çdo shërbim informativ i një qeverie që fillon të implikojë liritë civile, përfshirë alimin penalizues, profilizimin etnik, përdorimi i masave administrative për të shmangur truprojat e procesit penal dhe paraburgimin e ka pasur origjinën te një masë që i drejtoheshe vetëm joqytetarëve.”8 Kjo mungesë drejtësie nuk kufizohet vetëm me kaq. Në kohën e Bill Clinton-it u falën 140 të dënuar kriminelë dhe të arratisur. Ndër këta ishte edhe bilioneri amerikan Marc Rich, që ishte duke jetuar jashtë për të shmangur persekutimin e autoriteteve amerikane. U pretendua që ai u kishte bërë demokratëve një donacion të kënaqshëm për të siguruar faljen.9 Ky skandal për “çmimin e faljes” hodhi shumë dyshime mbi amerikanët të cilët vunë në dyshim të drejtën në Amerikë. Nuk është e nevojshme të thuhet, por shembujt e abuzimeve janë bërë krejt të zakontë në Perëndimin e ashpër të shekullit XXI.
PËRFUNDIM Diskursi i mësipërm ilustron që sheriati ka zënë vend me të gjithë përbërësit tij për të vendosur të drejtën, e cila është kaq e nevojshme në lidhje me trazirat e sotme të botës myslimane. Historia është testament i faktit që Islami ka themeluar një qytetërim për t’u patur zili nën të drejtën e tij. Nuk ka asnjë arsye që të mos rikthehet. Nga ana tjetër, sugjerimi i lodhur dhe i pabazë që demokracia është e vetmja rrugë për myslimanët, është tashmë vetëm qesharak. Politikanët perëndimorë duhet të zgjohen nën sloganin e Sheshit Tahrir: “Njerëzit duan të rrëzojnë regjimin!” Përktheu: Nejona Kadzadej
8. Bingham, fq 15 9. BBC News, 22 shkurt 2001
Komente & Opinione
NUREDIN NAZARKO
TEKNIKA
MAGJIA E CIVILIZIMIT BASHKËKOHOR Historia njerëzore ka njohur një sërë qytetërimesh qysh nga lashtësia e deri më sot, disa relikte të së shkuarës e disa prezentë, në përpjekje për t’u ringritur apo për të mos pësuar kthimin në relikte. Përgjatë ecurisë së etapave të tyre jetësore, ata janë shoqëruar nga zhvillime të cilat kanë ndikuar në modelimin e tyre dhe në pasurimin e trashëgimisë njerëzore. Njeriu, si qenie e hedhur në botë, e ka të detyrueshme të hyjë në marrëdhënie të ngushtë me tokën, pasi që prej saj siguron jetesën. Në përpjekjet për sigurimin e jetesës ai ka hasur vështirësi qysh nga kohërat më të hershme e deri më sot. Përballja me vështirësitë, ka sfiduar aftësitë dhe potencialet e tij fizike dhe mendore. Dëshira për të shmangur vështirësitë solli në dritë mjete të cilat filluan të shoqëronin jetesën e njerëzve nga një periudhë historike në tjetrën. Pra njeriu filloi të përdorte mënyra, taktika për të sfiduar vështirësitë e jetës. Ky përdorim i mënyrave apo taktikave, që mund ta quajmë teknikë, është po aq i vjetër sa edhe njeriu. Madje përdorimi i saj shtrihet edhe deri tek gjallesat e tjera, por meqenëse ato e realizojnë teknikën në kufijtë e instinktit, interesi ynë qëndron tek mënyra se si njeriu realizon teknikën. “Në qoftë se do të na duhej të kuptonim thelbin e Teknikës nuk duhet të fillojmë nga teknikat e epokës së makinave dhe aq më pak nga nocioni çorientues që formësimi i makinave dhe
veglave është qëllim i teknikës.” (Spengler, O. Njeriu dhe teknika, Tiranë, fq. 20) Në këtë kontekst, teknika nuk është e lidhur domosdoshmërish më erën e mekanikës, por ajo është pjesë e pandashme e njeriut, përgjatë gjithë jetës së tij. Teknika duke qenë taktikë, mënyrë, proces, stil i të vepruarit dhe të jetuarit nuk mund të lidhet dhe as të konsiderohet si e lidhur drejtpërdrejt vetëm me mekanikën dhe makineritë. Tek e fundit qëllimi themelor i teknikës në natyrshmërinë e saj, nuk ka qenë drejtpërdrejt prodhimi dhe përmirësimi i vazhdueshëm i mjeteve mekanike. Qytetërimet e hershme apo më saktë qytetërimet tradicionale, duke qenë më pranë natyrshmërisë njerëzore, nuk janë ndeshur me problemin e teknikës, në atë mënyrë dhe në atë formë me të cilën u ndesh njeriu i kohëve moderne. Thelbi i modernitetit lidhet drejtpërsëdrejti me prometeizimin e njeriut dhe shfrytëzimin e potencialit njerëzor nën moton, këtu dhe tani. Këtu dhe tani u kthye në themelin e qëllimit të veprimtarisë së njeriut modern, i cili materializimin e teknikës në praktikë do ta perceptonte jo si element shërbestar i pandashëm i qenies së tij, por si vetë qëllimin. Industrializimi i prodhimit dhe zgjerimi në rritje i përdorimit të informatikës në jetën e përditshme janë tregues domethënës se deri në ç’shkallë ritmi i të jetuarit po përcaktohet pikërisht nga ky zhvillim. Sikundërse e thekGUSHT 2013
Di
15
16
suam pak më lart, shumë besojnë se qëllimi i teknikës ishte dhe është prodhimi i makinave për të lehtësuar njeriun nga vështirësitë dhe për t’i sjellë një grintë ndryshe nga tradicionalja jetës së tij. Qëllimi i njerëzimit konsiderohej që synonte në lehtësimin e individit nga sa më shumë punë që ishte e mundur dhe hedhjen e barrës mbi makinën. Çlirimi nga “mjerimi i skllavërisë nga paga”, barazia në argëtime dhe komoditete dhe “gëzimi nga arti”, kjo është panem et circenses (bukë dhe amfiteatër) e qytetit gjigant të periudhave të vonshme që ishte duke u prezantuar. Filistini i progresit dylloste me lirizëm çdo nyje që vinte një aparat në lëvizje për të supozuarin kursim të fuqisë punëtore njerëzore. Në vend të besimit të ndershëm të kohëve më të hershme ishte një entuziazëm i cekët për “arritjet e njerëzimit”, me të cilat nuk kuptohej gjë veç progresit në teknikën e kursimit të fuqisë punëtore dhe prodhimit të dëfrimit. Për shpirtin asnjë alë.” (Njeriu dhe teknika:17).
shtigjet, rruginat, për të rritur dhe fuqizuar “pushtetin” e tij mbi botën. “Lëvizjen nëpër këto rrugina ne e quajmë Progres. Kjo ishte motoja e madhe e shekullit të kaluar. Njerëzit e panë historinë para tyre si një rrugë në të cilën marshoi me trimëri dhe gjithmonë përpara “njerëzimi”- në kuptimin e këtij termi të racave të bardha, ose më saktësisht banorët e qyteteve të tyre të mëdha, apo edhe më saktë, “të arsimuarit” midis tyre.” (Njeriu dhe teknika:22). Shumë janë të ngashnjyer nga ky progres i jashtëzakonshëm i qytetërimit modern në raport me qytetërimet e hershme. Ky progres ka instaluar në logjikën e njeriut modern bindjen e patundur se ai mund të realizojë plotësimin e gjithë sa mund të rrokin dëshirat e tij, sepse plotësimi i një dëshire çel oreksin për të plotësuar njëmijë të tjera. Tashmë njeriu modern nuk sheh asgjë si të pamundur. Për të çdo gjë është apo do të jetë e rrokshme, e prekshme, e arritshme, konkrete. Nuk ka forcë që ta ndalë në këtë rru-
Kjo panoramë e zhvillimit dhe progresit është reale vetëm në një drejtim, vetëm në një dimension, atë të rritjes së fuqisë materialistike. Fuqia materiale në rritje e ndihur nga teknikat e industrializimit dhe informatizimit ka ngjizur tek njeriu modern sigurinë e superioritetit dhe fuqinë e dominancës përmbi natyrën, sepse ai nuk njeh autoritet më të lartë sesa mendja e tij në jetën e përditshme. “Vendi i “kjo do të jetë kështu” dhe “duhet të jetë kështu” është zënë nga e papërkulshmja “kjo është kështu”, “kjo do të jetë kështu”. (Njeriu dhe teknika:19). Kjo siguri në qenien e vet ishte pasojë e pashmangshme e konsiderimit të vetvetes si fëmijë i natyrës, qëllimi i të cilit është jo vetëm çlirimi nga prangat e skllavërisë së saj, por edhe përfundja e saj nën peshën e sundimit të tij dhe jo të ndonjë autoriteti tjetër përtejnjerëzor. Dhe natyrisht që në këtë rravgim, forca e mendjes si autoriteti më i lartë për njeriun modern, hulumtoi nëpërmjet ligjeve të cilat as që nuk i vendosi vetë,
gëtim. Kjo siguri në vetvete, kjo bindje e patundur në suksesin e të qenit “i pushtetshëm” mbi natyrën dhe mbi njerëzit që nuk i përkasin kësaj mendësie, ishte një rrjedhim i pashmangshëm i fuqisë së arritur nëpërmjet industrializimit dhe informatizimit. Dhe ishte pikërisht kjo fuqi, kjo dominancë e arritur nga njeriu modern, që magjepsi këtë njeri me vetveten. I magjepsur nga çfarë ai ka arritur, duke harruar se lëndën e parë asnjëherë nuk mund ta krijojë dot vetë, e katapultoi veten në pozitat e një kacagjelosje të pa precendentë. I sigurt në suksesin e tij, në sajë të makinës, produkt i logjikës dhe kalkulimeve po të tij, tashmë e sheh veten si zot të asaj çfarë ka arritur dhe kërkon të arrijë. Kjo është magjepsja më e lartë dhe njëkohësisht më shkatërrimtarja për jetën e njeriut. Dehja nga suksesi njëdimensional e ka verbëruar aq shumë saqë natë e ditë mendon vetëm e vetëm sesi të materializojë teknikën, stilin e tij, në shërbime të cilat, jo vetëm që nuk e lehtësojnë jetesën e
Di
GUSHT 2013
tij, por e korkolepsin gjithmonë e më keq në labirintet e magjepsjes. Mjaft të vërejmë se si kanë vërshuar kudo produktet e aplikimit praktik të teknikës, të reklamuara fuqishëm nëpërmjet mediumeve të komunikimit masiv. Ajo çka e magjeps tashmë njeriun nuk është më funksioni, por zbukurimet spërdredhëse që i bashkëngjiten funksionit, në thelb i pandryshuar. Përjashtësia, forma, shkëlqimi i jashtëm, bojatisja, eksplorimi i larushive të aplikacioneve teknike, ja çfarë e josh dhe e tërheq osh njeriun modern në jetën e përditshme. Natyra me bukuritë e saj, nuk i bën më përshtypje dhe në rastin më të mirë e konsideron si një banalitet që nuk ka patur forcën t’i rezistojë rebelimit dhe ngritjes në pozitat e një sunduesi, të fëmijës së saj. “Një botë artificiale po përshkon dhe po helmon natyroren. Vetë Qytetërimi është bërë një makinë e cila bën, apo përpiqet të bëjë, çdo gjë në mënyrë mekanike. Ne mendojmë tashti vetëm në kuaj fuqi, nuk mund të shikojmë
e tij” të shprehë pushtetin e tij mbi to duke thënë se kjo është ajo çfarë unë kam krijuar. Etja për të dëshmuar fuqinë dhe pushtetin mbi natyrën, ka çuar domosdoshmërisht drejt shprishjes së shumë ekuilibrave jetësorë, për të cilët njeriu modern duket sikur nuk shqetësohet aspak. Pasojat nuk vonuan të duken edhe mbi vetë natyrën dhe botën e gjallë. “Mekanizimi i botës ka hyrë në një fazë të mbitensionit tepër të rrezikshëm. Pamja e tokës, me bimët e saj, kafshët dhe njerëzit, ka ndryshuar. Në disa dhjetëvjeçarë, shumica e pyjeve të mëdhenj janë zhdukur, për t’u shndërruar në letër gazetash dhe ndryshimet klimaterike janë në përgatitje e sipër që të rrezikojnë ekonominë bujqësore të popullsive të tëra. Specie të panumërta kafshësh janë zhdukur, ose pothuaj janë zhdukur, si bizoni apo dhe raca të tëra të njerëzimit janë sjellë pothuajse në pikën e zhdukjes, si indianët amerikanoveriorë dhe australianët.” (Njeriu dhe teknika:90). Edhe pse makina shërbeu si arma
një ujëvarë pa e kthyer atë mendërisht në energji elektrike, nuk mund të sodisim një fshat plot bagëti që kullosin pa menduar për shfrytëzimin e tyre si furnizim për mish, nuk mund të shikojmë një punim të vjetër dore të një populli të virgjër primitiv, pa dëshiruar ta zëvendësojmë me një proces modern teknik.” (Njeriu dhe teknika:90). Pasojat e magjepsjes më të lartë thellohen edhe më kur edhe atë që është natyrore njeriu modern e ka shndërruar përmes eksperimentimit në produkt të tij. Natyra dëshmon Krijuesin e saj, qyteti dëshmon njeriun. Dhe më së shumti në qytet, njeriu ndihet krijues deri edhe i pemëve apo luleve që zbukurojnë qoftë dhe një ambient të caktuar. Natyrorja, edhe pse e pazëvendësueshme, po lëshon pe përditë e më shumë përballë dëshirës së ethshme të njeriut modern, në hedhjen në qarkullim të bimëve, dhe jo vetëm të tyre, me origjinë eksperimentale. E gjithë kjo vetëm e vetëm që ai të ndihet zot në krijimin e tij dhe teksa të vështrojë “krijesat
më finoke dhe idhnake në magjepsjen e njeriut për sundimin dhe shkatërrimin e natyrës, tashmë njeriu modern ndodhet përballë efektit boomerang. Makina po rebelohet kundër krijuesit të saj. “Padroni i botës po bëhet skllav i makinës, e cila po e detyron atë - po na detyron ne të gjithëve, jemi apo nuk jemi të vetëdijshëm për këtë - të ndjekë kursin e saj.” (Njeriu dhe teknika:87). Të magjepsurit dhe të mrekulluarit deri në detaj nga teknika dhe produktet e saj, do të dalin në mbrojtje të saj, pavarësisht pasojave që ka plasuar në jetën e njeriut. Mirëpo “kur kritikohet civilizimi (teknika moderne, N.N.), nuk kërkohet që të flaket. Edhe sikur të donim, civilizimi nuk mund të flaket. Ajo që duhet bërë dhe mund të bëhet është të rrënohet miti mbi të. Rrënimi i këtij miti është kusht për humanizimin (kthimin e njerëzores tek qenia njerëzore, N.N.) e mëtejmë të botës dhe detyra më e madhe e kulturës.” (Izetbegoviç,A. Islami ndërmjet Lindjes e Perëndimit, Shkup 2000, fq. 112) GUSHT 2013
Di
17
GRUSHT SHTETI "DEMOKRATIK" NË
SALI SHASIVARI
Ushtria dhe ushtarakët në Egjipt kanë histori të gjatë shantazhesh e grusht shtetesh. Ata sollën në pushtet dhe mbrojtën regjime totalitare për dekada të tëra, që nga koha e Naserit e deri tek Mubaraku. Madje, ata u munduan deri në frymën e fundit ta mbrojnë ‘fronin’ e Mubarakut dhe bandave të tij. Mirëpo, në momentin që u ndeshën me gjithë popullin, ata bënë tërheqje taktike, duke i mundësuar Mubarakut dhe klanit të tij gjykim formal ‘pesë yjesh’, si dhe duke siguruar vazhdimësinë e frymës së po të njejtit regjim, në formën e ‘nëntokës’. Pas revolucionit të 25 janarit (2011), regjimi autoritar i Mubarakut u zëvendësua me qeverisjen e ushtarakëve. Mirëpo, si rezultat i vazhdimit të lëvizjes dhe protestave mbarëpopullore, ushtarakët u detyruan që të tërhiqen nga skena, qoftë edhe përkohësisht, duke mundësuar kështu që, për herë të parë, Egjipti modern të udhëhiqet nga një qeveri civile, e zgjedhur nga vota e lirë, në zgjedhje fer dhe demokratike, për korrektësinë e të cilave dëshmoi e gjithë bota. Kështu, në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012, presidenti Mursi fitoi 52% të votave. Më pastaj u përpilua dhe miratua kushtetuta me 64% të votave. Në Egjipt filloi një epokë e re. Përreth gjitha shantazheve, komploteve të brendshme dhe të jashtme, si dhe pengesave nga shumë qarqe, udhëheqja e zgjedhur egjiptase ecte me hapa të sigurt drejt krijimit të institucioneve si dhe shtetit të së drejtës, duke shënuar rezultate të dukshme edhe në planin zhvillimor. Mirëpo, një fillim i këtillë i mbarë i këtij shteti bosht në lindjen e mesme nuk ju konvenonte shumë ‘lojtarëve’, qoftë brenda në Egjipt, në rajon si dhe më gjerë.
18
Di
GUSHT 2013
Prandaj, të shumta ishin tentativat për të ndalur hovin zhvillimor të Egjiptit, herë përmes propagandës negative, herë përmes protestave të dhunshme, herë përmes bandave kriminale, e herë përmes bllokimit të institucioneve nga hordhitë e sistemit paraprak. E, në momentin kur të gjitha këto tentative dështuan, atëherë opsion i vetëm mbeti ushtria, në saje të përvojës së saj të gjatë në organizimin e puçeve. Ashtu edhe ndodhi. Protesta e 30 qershorit (2013), e cila ishte orkestruar që mëparë nga disa qarqe ‘liberale’, nën dirigjimin e udhëheqësish ushtarake si dhe shumë agjenturave të huaja, u shfrytëzua si alibi për të realizuar atë që ishte planifikuar shumë më herët, respektivisht grusht shtet ushtarak. Kështu, pas një ultimatumi 48 orësh lëshuar nga kreu i ushtrisë në adresë të presidentit të zgjedhur nga populli, si dhe disa orë para skadimit të afatit të ultimatumit, opinioni ndërkombëtar u shokua nga lajmi ikidnapimit të presidentit të shtetit, mbyllja e disa rrjeteve televizive, arrestimi i dhjetëra përfaqësuesve të partisë në pushtet…etj., duke mundësuar kështu daljen përsëri në skenë të falangës ushtarake si dhe mbeturinave të pushtetit paraprak, duke përfshirë edhe disa pseudo-liberalë. Menjëherë pas përhapjes së lajmit, reagimi i parë dhe mëspektakolar ishte ai i gjakpirësit Bashar al-Asad, edhe atë, për arësye të njohura, ngase qeveria Egjiptase kishte ndërprerë të gjitha lidhjet diplomatike me Sirinë, në shenjë proteste për terrorin që po ushtron regjimi sirian ndaj popullatës së vetë të pafajshme. Poashtu, nuk ishte e befasishme as përshëndetja e këtij grusht shteti nga ana e petro-monarkëve të Gjirit Persik, të cilët, që në momentin kur filloi pranvera arabe, ata nuk vënë
gjumë në sy, nga frika se një rizgjim i këtillë mund të ju jepte fund edhe mbretërive dhe principatave të tyre të kalbura familjare, fisnore dhe klanore. Andaj, ata kishin vënë në dispozicion të gjithë potencialin e tyre ekonomik dhe agjenturial, jo vetëm për shuarjen e këtij procesi rizgjues, por edhe kthimin e gjërave në gjendjen e mëparshme. Kjo gjë u dëshmua qartë me rolin e tyre mjaft destruktiv në rastin e Jemenit si dhe me ofrimin e azilit politik për ish-diktatorin tunizian dhe atë jemenas. Ndërsa rasti më eklatant ishte dhe mbetet përkrahja e tyre e vazhdueshme mediale, logjistike dhe financiare ndaj mbeturinave të ish-sistemit në Egjipt. Në këtë mish-mash reagimesh dhe kundër-reagimesh, ajo qëra më së shumti në sy ishte qëndrimi i atyre shteteve dhe qarqeve të cilat edhe sot e kësaj dite nuk ndalen së‘shituri mend’ gjithë botës për demokraci dhe vlera demokratike. Kështu, me të ndodhur grusht shteti i fundit ushtarak në Egjipt, ata përnjëherë i “harruan” parimet dhe rregullat e demokracisë,dhe filluan të shtiren të“pasigurtë” në lidhje me atë se, a thua vallë, ajo që ndodhi është në të vërtetë grusht shtet apo jo!?Madje, ditë me radhë, nga ana e tyre dëgjonim deklarata shumë kontradiktore, të cilat krijonin mjegulli të qëllimshme në lidhje me atë qëka ndodhur. Nga alët e tyre nuk mund të kuptohej dot se çka në të vërtetë dënonin dhe kë e përkrahnin. Mirëpo, kjo mjegulli nuk zgjati shumë. Në momentin kur mjetet e informimit nxorën në shesh skandalin se, këto qarqe, jo vetëm që e dinë mirëfilli se një veprim i tillë paraqet krim politik dhe njerëzor, por të njëjtat kanë qenë edhe pjesëmarrëse në orkestrimin e këtij puçi shtetëror, atëherë, sakaq, këta “demokratë” dhe “liberalë” të “pafajshëm” e ‘ndërruan gëzofin’, e bashkë me të edhe rregullat dhe parimet e demokracisë, duke pretenduar se demokracia nuk na qenka vetëm kuti votimi por edhe respektim i vullnetit të popullit! Për më tepër, ‘marifeti’ i tyre nuk mbaroi me kaq, porse ata shkuan aq larg sa që, papritmas ‘zbuluan’ se qeveria e presidentit Mursi na paska qenë jodemokratike, ngase, përgjatë një viti të mandatit të saj, ajo nuk i paska përmbushur planet zhvillimore të premtuara! E këtu, s’ka se si të mos parashtrohet pyetja mohuese se, a thua vallë, kush uaka dhënë të drejtën këtyre ‘policëve botërorë’ të gjykojnë për nivelin e demokracisë si dhe realizimin e platformave zhvillimore në një vend tjetër, kur dihet mirëfilli se ata nuk i kanë në dyzen punët ne vendet e veta në të cilat qeverisin!? S’do mend se, deklaratat e këtilla, sa kontradiktore, naive dhe amatore që duken, ato janë po aq edhe qëllimkëqija. Themi se janë kontradiktore, naive dhe amatore, nga fakti se ato bien ndesh me parimet kryesore demokratike, e që janë zgjedhjet e lira dhe respektimi i vullnetit të shumicës. Ndërsa, qëllimi i keq qëndron në atë se, deklaratat e këtilla, përpos që janë të njëanshme, me ç’rast përkrahin njërën palë kundrejt një pale tjetër, ato japin sinjale të cilat lënë të kuptohet se,një grup njerëzish, në krye me udhëheqjen ushtarake, kurdoqoftë, mund të hedhin poshtë të gjitha organet shtetërore të zgjedhura nga ana e shumicës, duke hapur në këtë mënyrë‘dyert e ferrit’ në çdo shtet, ku ‘apetitet’ e brendshme dhe të jashtme janë të mëdha.
Dyfytyrësia e këtyre qarqeve nuk njeh kufij. Ata, në vend se ta dënojnë puçin ushtarak dhe të kthehen e ta dëgjojnë zërin e miliona përkrahësve të legjitimitetit të cilët protestojnë anekënd Egjiptit, ata ftojnë që të shpejtohet “procesi demokratik” dhe të mbahen sa më shpejtë që është e mundur“zgjedhje të lira e demokratike”! E, më këtë rast, e paevitueshme është pyetja çuditëse se, a thua vallë,çfarë“demokracie” kanë për qëllim këta ‘padronë’,dhe çfarë“zgjedhjesh” dëshirojnë?! Kjo, sidomos kur dihet mirëfilli se zgjedhja e presidentit Mursi ndodhi përmes zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Të shpërbësh parlamentin e zgjedhur me vota të lira, të injorosh vullnetin e 52% të votuesve, të anulosh kushtetutën, të kidnaposh presidentin legjitim, të arrestosh figurat politike të një subjekti politik, të mbyllësh mjetet e informimit…etj., e gjithë kjo, sipas tyre, na qenka demokraci. Në anën tjetër, pretendimi se ‘masat e këtilla janë rezultat i kërkesave popullore’, duke injoruar jo vetëm rezultatet e zgjedhjeve dhe referendumeve, por edhe turmat dhe protestat masive paqësore prolegjitimitetit, të cilat tejkalojnë shumëfish numrin e lëvizjeve shkatërruese dhe vrastare, e gjithë kjo, sa jodemokratike që është, ajo është po aq edhe djallëzore. Madje, po të ishte kidnapuar qoftë edhe një përgjegjës i një sektori civil për më se dy javë rresht, pa ndonjë aktakuzë dhe pa mos u ditur vendi i tij i qëndrimit, me siguri se një gjë e tillë do të nxiste reagimin e të gjitha institucioneve ndërkombëtare, të cilat do të ishin ngritur në këmbë për të kërkuar shpjegim se ç’ndodhi me atë person. Ndërsa, në momentin që, në Egjipt,për më se dy javë të tëra mbahet peng kryetari i shtetit, i zgjedhur në mënyrën më demokratike të mundshme, ndaj një skandali dhe krimi të këtillë e gjithë bota “demokratike” qëndron trupërisht indiferente. Kjo, përpos disa zërave të paktë aty-këtu, të cilët kërkojnë lirimin e tij! Ka mbetur edhe pak kohë që shtetet dhe personalitetet të cilat hiqen si demokratë, ta ruajnë kredibilitetin dhe epitetin e tyre prej demokrati, dhe të dalin në mbështetje të legjitimitetit në Egjipt, duke i quajtur ngjarjet me emërtimet e vërteta, duke dënuar grusht shtetin si dhe duke përkrahur vullnetin e popullit egjiptian. Përndryshe, njerëzit do të pushojnë së besuari në parimet dhe rregullat demokratike dhe do të fillojnë ta urrejnë demagogjinë e ‘predikuesve’ të saj (demokracisë). Njëherit, mbështetja e legjitimitetit do t’ua ndërpritte apetitet negative të gjithë atyre të cilët nuk besojnë në demokraci dhe në kutitë e votimit. Përndryshe, historia do të shkruajë se, Unioni Afrikan, i cili e ka ngrirë anëtarësinë e Egjiptit, shkaku i grusht shtetit, e ka njohur dhe respektuar frymën demokratike më mirë se sa shumë‘unione’ dhe vende tjera, të cilat hiqen si bastione të demokracisë. Qeveritë, qofshin ato civile apo ushtarake, shkojnë e vijnë. Ai që mbetet është populli dhe vullneti i tij. Andaj, aleanca dhe të qëndruarit në krahun e popujve është zgjedhje më e mirë dhe më e sigurtë se sa aleanca me çfarëdo qeverie, qoftë ajo edhe qeveri e djallit. Madje, nuk është larg dita kur, ata që mundohen të hapin varre për të tjerët, shumë shpejtë mund të bëhen viktimë e kurtheve të veta. Historia nuk harron dhe popujt nuk falin.
GUSHT 2013
Di
19
Dossier & Histori
EDMOND SHARKA
TIRANA
QYTETI I THEMELUAR NGA XHAMITË Tirana, qendra e mbarë shqiptarëve prej rreth një shekulli, ku sytë e tyre janë drejtuar për të parë ndryshimin për mirë të shqiptarëve kudo që janë, qyteti i cili pësoi një rritje të paparashikuar nga një dekadë në tjetrën gjatë gjithë shekullit XX dhe dekadën e parë të shek. XXI, sa i përket sipërfaqes, popullsisë, teknologjisë, zhvillimit, kulturës, artit, fesë, ndërtimtarisë, etj., gjithashtu dhe qyteti që më parë nga të gjithë qytetet tjera shqiptare ia fshinë memorien historike, më shpejt se çdo qyteti tjetër, dhe në këtë mënyrë vepruan me mbarë Shqipërinë veçanërisht gjatë periudhës së komunizmit, prandaj dhe zhvillimi i këtij qyteti është kaotik, jo i planifikuar. Por më e keqja është se e njëjta gjë vërehet edhe përgjatë 20 viteve të fundit, një tendencë kaotizmi të vazhdueshëm, një fshirje e së kaluarës së saj shekullore të lavdishme, ku myslimanët e ngritën këtë qytet duke e zhvilluar ngadalë, duke i hapur derën gjithsecilit që kërkoi të jetojë në të, duke u bërë Kryeqyteti i vetëm që solli stabilitetin politik të vendit (1912-1920) etj. Ndërkohë këta myslimanë dhe objektet e tyre, vend-faljet, pra xhamitë, gjithmonë janë sulmuar, fillimisht përgjatë disa dekadave nga komunistët dhe tashmë gjatë dy dekadave të fundit nga ‘papagajt’ e mediave, që e quajnë veten ‘intelektualë’, ‘zëri i popullit’, ‘arkitektë’, ‘ambientalistë’, ‘analistë’ etj., ndërkohë përkrahin nisma të shumta degjeneruese për shoqërinë shqiptare. Kur vjen çështja te myslimanët, për të kryer ritet e tyre fetare, pikërisht këtu u prishet terezia, ankohen për minaret e xhamive kudo ku janë në mbarë trojet shqiptare duke iu përkushtuar Zotit me adhurim, se pikërisht këto na qenkan të larta dhe na paskan ndryshuar identitetin real të shqiptarëve. Zëra që dalin kundër ndërtimit të XHAMISË SË MADHE, duke u lemerisur dhe duke u tmerruar se po bëhet hataja "po ndërtohet Xhamia në truallin historik të saj", xhami e cila po ndërtohet për nevojat imediate të myslimanëve, me financat e vetë atyre, madje me konsultim të mbarë shoqërisë
20
Di
GUSHT 2013
që të bëhet një ndërtim sa tradicional aq dhe modern, të ruhet sa më shumë gjelbërimi dhe jo të abuzohet. SI QËNDRON E VËRTETA MBI XHAMITË E TIRANËS?! Në këto pak rreshta po paraqesim fakte për një pjesëz fare të vogël të historisë së fshirë qëllimisht të qytetit të Tiranës. Michel Kiel, shkruan se: Prania e një xhamie dhe një tregu ishin dy tiparet kryesore që e dallonin ligjërisht fshatin osman nga një qytet i vogël.1 Me një vlerësim të çuditshëm për objektet e kultit islam dhe mënyrën se si një vendbanim bëhet qytet flasin dhe studiuesit e periudhës komuniste, edhe pse duken qartazi ngjyrat ideologjike të sulmit ndaj fesë. Po citojmë një paragraf të gjatë të këtij vlerësimi për t’i qëndruar korrekt tekstit dhe kuptimit të qartë të tij: "Ndërtimet e kultit musliman me përhapjen e tyre në tërë territorin musliman përbëjnë një fenomen arkitektural me rëndësi. Ata vazhdojnë dhe japin vlerësim e tyre real se: Gjatë shek. XVI-XVII xhamitë bëhen objekte përcaktuese në ndërtimin e qendrave të qyteteve. Ato ndërtoheshin në pjesën më aktive të qyteteve, pranë tregut dhe ndërtimeve të tjera publike të veçanta, ose në komplekset arkitekturale me objektet e mësipërme apo dhe ndërtime të tjera kulti, madje me kohë dhe me shtimin e tyre, brenda qendrës së qytetit ndërtoheshin edhe mjaft xhami të tjera. Krahas xhamive të mëdha ndërtoheshin të tjera modeste nga përmasat, mesxhidet, kryesisht në lagjet e ndryshme të qytetit të banuara nga popullsi e besimit islam. Në aspektin tipologjik xhamitë që fillojnë të ndërtohen në vendin tonë janë dy llojesh, xhami me sallën mbuluar me kupolë dhe xhami të mbuluara me çati druri."2 Ky ishte vlerësimi i studiuesve, ndërkohë që po në të njëjtat 1. Michel Kiel, Arkitektura Osmane në Shqipëri 1385-1912, AIITC, Tiranë 2012, fq. 316 2. A.Baçe, A.Meksi, E Riza, etj. , Historia e arkitekturës shqi tare nga fillimi deri në 1912, Tiranë 1979, fq. 351-353
studime vlerësimi i Partisë për fenë Islame dhe objektet e kultit ishte se: "Pushtuesit Osmanë sollën në Shqipëri një varg ndryshimesh në sferën idologjike dhe kulturore, si islamizimin me diskriminimin e tij fetar e shoqëroro-politik ndaj masës më të madhe ndaj popullsisë vendase3 dhe se të gjitha faltoret na kujtojnë përpjektjet qindravjeçare që zhvilluan sundimtarët e huaj dhe klasat shfrytëzuese për t’i mbajtur masat popullore në robërinë e tyre politike, në zgjedhën e shfrytëzimit feudal, dhe në hallkat e skllavërisë moderne. Por partia jonë e ka parë luftën kundër fesë si mjet të domosdoshëm për çlirimin shoqëror."4 Ndërkohë vlerësimi për të vetmin objekt kulti të ruajtur nga periudha osmane ishte se: "Për vlerat arkitektonike, urbanistikehistorike dhe artistike, sot këtë xhami (të Et’hem Beu-t) e shohim si monument kulture edhe si një dëshmi e nivelit të lartë ndërtimor të mjeshtrave tanë duarartë popullor."5 Pra duket qartazi që komunistët vërtet i vlerësonin objektet arkitekturore të ndërtuara nga osmanët si vepra me vlera të larta e të mëdha historike dhe arkitekturore, por sulmonin osmanët dhe fenë Islame, duke ia dedikuar këto ndërtime ‘popullit shqiptar’, në emër të të cilit kanë vepruar gjithmonë me krimet e tyre teoriko-ideologjike, por dhe vrasjet reale. Të njëjtën logjikë ndjekin dhe ‘pasardhësit’ e tyre sot, ku në emër të popullit kritikojnë, sulmojnë dhe vjellin vrer për gjithçka që bie ndesh me ideologjinë e tyre, apo interesat e tyre meskine. Shumë pak shqiptarë e dinë që pikërisht Tirana ashtu si shumë qytete të tjera shqiptare, e filluan jetën e tyre urbane nga ndërtimi i Xhamisë. Ishin myslimanët të cilët ngritën faltoret e tyre dhe njëkohësisht nisën jetën e qytetit të Tiranës, më saktë për Tiranën: "Xhamia e Sulejman Pa3. Po aty, fq. 313 4. Gjergj Frashëri, Monumente historike në vendin tonë, Tir -
në 1978, fq. 41 5. Po aty, fq. 110
shës në vitin 1614 shënoi themelimin e qytetit të Tiranës, e quajtur ndryshe dhe si Xhamia e Vjetër, një monument i rrallë i kultit dhe kulturës." 6 Ndërsa arkitektët objektivë japin vlerësimin se: "Për Tiranën xhamitë luajtën rol pozitiv nga pikëpamja urbanistike. Pikërisht, ndërtimi i xhamisë së Sulejman Pashës, së bashku me banjat publike (hamamin), hotelin (hanin) dhe furrën e bukës, simbolizon nga pikëpamja historiko-arkitektonike lindjen e qytetit të Tiranës."7 Po në të njëjtën logjikë vlerësimi dhe argumentimi është dhe historiani i njohur Kristo Frashëri, i cili në studimin e tij për Tiranën si qytet, thotë se: "Ndërtimi i katër objekteve me në qendër xhaminë nga Sulejman Pasha solli dhe kthimin e Tiranës nga fshat në qytet me datën e skalitur në hyrjen e xhamisë së vjetër në vitin 1614."8 Mbështetur në të dhënat historike dhe vlerësuar nga arkitektë të urbanistikës, bërthama e parë e qytetit lindi dhe hodhi shtat së bashku me xhaminë e vjetër të Sulejman Pashës (1614), në qendër të strukturës së sotme të Tiranës, sot Partizani i Panjohur dhe sheshi para e rreth tij. Bërthama e dytë e qytetit u krijua në fillim të shek. XVIII rreth xhamisë së Firës, 600 m në Veri-Perëndim të xhamisë së parë (sot Shkolla J. De Rada). Kjo ndërtesë e amortizuar u rindërtua në themelet e saj në vitin 1859. Bërthama e tretë ndërtohet në verilindje të bërthamës së parë, rreth xhamisë së Zaimit në 1775, e shembur për nevoja urbanistike pas Luftës së Dytë Botërore, fatin e të cilës do ta kishin shumë xhami të tjera. Bërthama e katërt nis me fillimin e ndërtimit të xhamisë së Et’hem Beut (1794-1821), e vendosur aty ku ndodhet edhe sot. Në këtë logjikë në pika të ndryshme, gjithnjë në një distancë të afërt me bërthamën e parë vazh6. Gazmend Bakiu,Tirana në kartolina deri në vitin ’44, Toena, Tiranë 2000. 7. Besnik Aliaj, K. Lulo, G. Myftiu, “TIRANA s ida e zhvillimit u ban”, Tiranë 2003, fq. 16-18. 8. K. Frashëri, Historia e Tiranës si qytet deri në 1920; Toena, Tiranë 2004, fq. 67,78 GUSHT 2013
Di
21
dojnë dhe vendosen me radhë bërthamat e tjera të qytetit gjithmonë me qendër një xhami, si ajo e Stërmasit (1840), e Kokonozit, e Bërxollit të shek. XIX, e Karapicit 1858, e Mujos, e Reçit e kështu me radhë, duke lëvizur në mënyrë centrifugale nga qendra në periferi e përsëri në qendër.9 Evlija Çelebiu që në shek. XVII thotë se: "Tirana bën pjesë në administratën e Ohrit, ndodhet në një fushë shumë të gjerë, ka shumë xhami, hane, hamame, dyqane e kopshte."10 Por të gjithë këto argumente të shumtë pjesërisht janë fshirë nga memoria e Tiranës, janë sfumuar nga kujtesa e shoqërisë, dhe ajo që ka ngelur është vetëm Arkitektura Urbane e skicuar nga italianët gjatë periudhës së Mbretërisë, dhe ndërtimet e shëmtuara të regjimit komunist gjatë viteve 1945-1990. Prandaj "Xhami që mbanin mbi vete copëza të rëndësishme të historisë së Tiranës, u shkatërruan sistematikisht, për të shkëputur lidhjet me të kaluarën dhe t'i përgjigjeshin kushteve dhe rrethanave të reja, të krijuara nga ideologjia komuniste, pranimet e kësaj ideologjie ndoqën dhe arkitektët dhe drejtuesit e urbanistikës duke shkatërruar Pazarin e Vjetër, godinën e Bashkisë, shumë xhami, duke i zhdukur dhe gurët e themelit11 me qëllimin e vetëm për t’i ndryshuar identitetin e vërtetë Tiranës që kishte fillimet e saja si qytet pikërisht nga fetarët, pikërisht nga myslimanët dhe pikërisht me ndërtimin e xhamisë. Tabela e mëposhtme na freskon kujtesën për të gjitha xhamitë që Tirana ka patur që gjatë viteve 1614 - 2013, për 4 dekada me radhë, më pas gjithsecili mund të bëjë vetë vlerësimet se cili është me të drejtën dhe se çfarë meriton Tirana në të vërtetë, nëse e meriton një apo më shumë xhami, të mëdha apo të vogla ska shumë rëndësi, se sa borxhli janë pushtetarët dhe mbarë ata që shkatërruan xhamitë 9. Për më shumë shiko; TIRANA sϔida e zhvillimit urban… 10. Evlija Çelebi, Shqipëria 350 vjet më parë, Horizonti, Tiranë
2000, fq.145 11. Roald Hysa, Xhamitë e Tiranës, Tiranë 2008, fq.26
22
Di
GUSHT 2013
kundrejt këtyre xhamive dhe mbarë myslimanëve.
Nr.
Emërtimi1
Vendndodhja
Viti i ndërtimit
Gjendja Aktuale
1
Kompleksi i Xhamisë së Sulejman Pashës
Partizani i Panjohur
1614 - 1950
Monumentshesh
2
Xhamia e Balit (mesxhid)
Rr. Mihal Grameno
fund shek. XVII - 1967
Banesë private
3
Xhamia e Met Firës (e Beshirëve)
Rr. Barrikadave
1707 - 1960
shkolla Sami Frasheri
4
Xhamia e Mujës (e Sherif) (mesxhid)
Rr. Budi pranë Q. Studenti
1737 - 1970
Banesë shumëkatëshe
5
Xhamia e Kokonozit
Xhamia e Pazarit të Ri
1750/60 -1930 * 1933-
Xhami
6
Xhamia e Zajmit
Rr. Thanas Ziko
1777 - 1967
Banesë shumëkatëshe
7
Xhamia e Stërmasit (e Pazarit)
Rr. Barrikadave
1840 - 1960
Lulishte pranë qendrës
8
Xhamia e Sherif Mëhallës (Tabakëve)
Xhamia e Tabakëve
Shek. XVIII -
Xhami
9
Xhamia e Karapicëve (e Esnafit)
Sheshi Skëderbej VP
shek. XVIII 1930
Muzeu Historik Kombëtar
10
Kompleksi i Xhamisë së Et’hem Beut
Po aty
1821 -
Xhami
11
Xhamia e Vathit (mesxhid)
Rr. Qemal Stafa
gjysma e dytë shek. XIX 1966
Banesë shumëkatëshe
12
Namazgjaja
Po aty
Shek. XIX -
toke e lire
13
Xhamia e Haxhi Jasës
Blv. Zogu i Parë
? - 1930
Materniteti GERALDINE
14
Xhamia e Islam Allës
Rr. Fortuzi
? - 1966
Shkolla ‘Jeronim De Rada’
15
Xhamia e Bamit
Te Varri i Bamit
? - 1967
Banesë 5 katëshe
16
Xhamia e Bërxollit
Rr. Ali Pashë Gucia
? - 1967
Banesë shumëkatëshe
17
Xhamia e Sheh Zelës (mesxhid)
Rr. Shyqyri Bërxolli
? - 1967
Shkolla ‘Kostandin Kristoforidhi’
18
Xhamia me Teneqe (e familjes Sharofi)
Rr. Hoxha Tahsini
? - 1967
Banesë shumëkatëshe
19
Xhamia e Sheh Voglit (mesxhid)
Rr. Vllazën Huta
? - 1967
Banesë shumëkatëshe
20
Xhamia e Merjes
Te Sanatoriumi i Vjetër
Nga të vjetrat (?)
(?)
21
Xhamia e Sheh Muharremit
Nga të vjetrat ( ? )
(?)
22
Xhamia e Toqit
Nga të vjetrat (?)
(?)
23
Xhamia pa emër
Nga të vjetrat (?)
(?)
24
Xhamia ‘Dine Hoxha’ (H.H. Dashit)
Po aty
1933-
Xhami
25
Xhamia e Çullhajve
Kombinat
Mbaroi ndërtimi në1993
Xhami
26
Kompleksi i Xhurës
Ku është dhe sot
Mbaroi ndërtimi në1996
Xhami
27
Xhamia në Bllokun AlMak
Laprakë
Mbaroi ndërtimi në1998
Xhami
28
Kompleksi i Medresesë
Te Medreseja sot
1924 Medreseja / 2001 xhamia
Medrese dhe Xhami
29
Xhamia Manallari
Unaza e Re
Mbaroi ndërtimi në 2007
Xhami
30
Xhamia te Kopshti Zoologjik
Pranë Kopshtit Botanik
Qershor 2013
Xhamia më e re në Tiranë
31
Komuniteti Musliman Shqiptar
Në lagjen ‘Islam Efendi’ Në lagjen Abdullah Bej
godina e sotme e KMSH-s është e treta që nga 1923
KMSH
Nga kjo tabelë e nxjerrë mbas një hulumtimi të gjatë rezulton se: - Nga viti 1614 - 1920, janë ndërtuar dhe kanë funksionuar mbi 24 xhami dhe Namazgjaja. Nuk është prishur për asnjë arsye asnjë xhami, janë rrënuar nga amortizimi disa por që janë rikonstruktuar apo ndërtuar nga e para nga xhemati, fise apo dhe individë, emrin e të cilëve ka marrë xhamia më pas. - Nga viti 1920 - 1939, është ndërtuar vetëm 1 xhami e re, janë rindërtuar jo më shumë se 3 xhami, janë prishur si shkak i planifikimit urban 2 xhami. Kjo qe periudha në të cilën filloi amortizimi i xhamive, moskujdesja nga shteti për to, madje kemi për herë të parë prishjen e xhamive nga vetë shteti me preteksin e planifikimit urban. - Nga viti 1939 - 1970. Gjatë Luftës së Dytë Botërore si shkak i bombardimeve kemi shkatërrimin e plotë apo të pjesshëm të disa xhamive. Partia e Punës e ardhur në pushtet mbas Luftës (1945) gjënë më të mirë që ka bërë gjatë qeverisjes së saj, normalisht për syfaqësi, ishte rindërtimi apo rikonstruktimi i 2-3 xhamive, me iniciativën e myslimanëve apo individëve që kishin reputacion në instancat shtetërore, por kjo do të ishte vetëm fillimi pasi deri në 1967 PPSH që drejtonte Shtetin Shqiptar, prishi e shkatërroi gjithçka nga Tirana e Vjetër, duke ia ndryshuar identitetin fetar dhe fizionominë që e karakterizonte që nga theme-
limi.Rreth 20 xhami u shkatërruan totalisht dhe në to u ndërtuan shkolla, banime të reja, lulishte, etj. Fatin më të mirë e kishin ato xhami që nuk u prishën por iu ndryshua funksioni, si: Xhamia e Et'hem Beut, Xhamia e Tabakëve, Xhamia e Dine Hoxhës, Xhamia e Kokonozit, Namazgjaja dhe Medreseja ku është dhe sot. Nga viti 1990 - 2014. Nga xhamitë e ndërtuara që para Luftës së Dytë Botërore mundën të riktheheshin pas një gjendje të mjerueshme që kishin kaluar vetëm 5 nga mbi 20 xhami që kishin ngelur në Tiranë pas Luftës, ndërsa të gjitha xhamitë e tjera të shkatërruara nga sistemi komunist, rrënojat e të cilave u mbuluan nga pluhuri i harresës. Gjatë dy dekadave të fundit (1990-2013) në Tiranë, janë ndërtuar vetëm 6 xhami të reja. Pra kryeqyteti me një popullsi prej 1 milion banorësh, që gurëthemelin e tij si qytet kishte pikërisht xhaminë, ka sot në total jo më shumë se 10 xhami dhe 2-3 mesxhide (salla të vogla për falje), i përpjestuar në numër popullsie rreth 100.000 banorë kanë vetëm 1 xhami. Ndërkohë sipas Teki Selenicës nga të dhënat e marra në vitin 1927, Rrethi i Tiranës kishte 82 xhami dhe 95 hoxhallarë, 24 xhami ka patur vetëm qyteti i Tiranës, ndërsa popullsia ishte jo më shumë se 35.000 banorë,12 prej të cilëve 33.329 ishin myslimanë, dhe raporti xhami popullsi ishte një xhami për rreth 1.400 banorë. Mbas këtyre rreshtave, mbi këtë çështje gjithkush që dëshiron më shumë informacion të konsultojë literaturën e cituar, dhe se tashmë gjithsecili është i aftë të japë gjykimin e tij; Nëse vërtet Xhamia e Madhe është e dëmshme për Tiranën apo pushtetarët ia kanë borxh mbi 15 xhami kësaj Tirane, dhe se ndërtimi i kësaj xhamie ka 20 vite që pengohet dhe pikërisht penguesit duhet të njohin kontributin e myslimanëve për qytetin e Tiranës, dhe minimalisht t’’i kthejnë apo t’i kompensojnë vendet-sipërfaqet e xhamive. (Footnotes) 1. Për më shumë hollësi dhe detaje shih: S.Mëhilli, Tirana 1920-1944, Tiranë 2012, fq. 118-121, Xhamitë e Tiranës dhe Tirana në kartolina deri në vitin ’44, të cituara më lart. 12. T. Selenica, Shqipëria 1927, Tiranë 1928 GUSHT 2013
Di
23
Intervista Bashkëbisedimi ynë me dr. Rasimin nuk ishte edhe aq i lehtë, sepse të realizosh një intervistë me një person që ka një bagazh të madh njohurish, është e pamundur që gjithçka ta përmbledhësh në disa rreshta. Gjithsesi synimi ynë përmes kësaj interviste ishte të paraqesim Rasimin si besimtar, por pa e shkëputur plotësisht prej profesionit si mjek stomatolog me të cilin ai është bërë i njohur. Në këtë rrëfim për “Drita Islame”, dr. Rasimi sjell detaje nga fëmijëria e tij të hershme, flet për dashurinë e tij për librin dhe dijen në përgjithësi, si dhe tregon vështirësitë e hasura në ndjekjen e studimeve fillimisht në Tiranë e më pas ato për stomatologji në Universitetin e Ankarasë. Ndikimi i familjes ka qenë elementi kryesor në formimin e tij, prandaj me të drejtë thotë se gjithçka që ka arritur ia dedikon asaj, sidomos dy prindërve, pa vizionin, shtytjen dhe mbështetjen e të cilëve nuk do të ishte në këtë pikë ku gjendet sot. Flet me emocion kur kujton vajtjet e para në xhamitë e Beratit, dëgjimin e ligjëratave për Islamin dhe faljen e namazit kushtuar Zotit të Gjithësisë. Ndërsa kur e pyesim për raportin e tij me besimin shprehet: “Besimi për mua është gjëja më e rëndësishme në jetë. Pa besim ne do të ishim makineri pune, më pak njerëzor, më pak të dhembshur, më pak të drejtë në raport me veten dhe të tjerët”. Është i mendimit se një besimtar është ndryshe nga njerëzit e tjerë. Në cilësinë e një intelektuali mysliman porosia e tij për çdo besimtar e besimtare është: kudo që gjendeni, mundohuni ta bëni punën tuaj sa më mirë; të jeni të drejtë dhe t’i jepni hakun gjithkujt pasi jeni pasqyra e Islamit për njerëzit e tjerë.
RASIM VRIONI
PA BESIM DO TË ISHIM THJESHT MAKINERI PUNE
Dr. Vrioni, së pari ju falënderojmë që pranuat të flisni për “Drita Islame”, për lexuesit tanë... Për mua është një kënaqësi e veçantë të jap këtë intervistë për “Drita Islame”, pasi e kam ndjekur që kur isha i vogël në fillimin e viteve ‘90, e më pas në vitet e shkollës së mesme jam munduar dhe unë të dërgoja hera-herës shkrime apo përkthime të ndryshme. Dhe tani, pas 20 vitesh, jam i kënaqur kur shoh ndryshimin rrënjësor pozitiv si dhe përmirësimin në çdo aspekt. Ju falënderoj ju dhe gjithë stafin për punën e mirë. Jeni prej atyre që njerëzit ju njohin për shkak të profesionit tuaj, por megjithatë do ishte me interes po të na bënit një prezantim të shkurtër të vetes... Kam lindur dhe kam kaluar fëmijërinë në qytetin e Be-
24
Di
GUSHT 2013
ratit. Më pas, në vitin 1994 nisa studimet në kolegjin turk “Mehmet Akif Ersoy” në Tiranë, për të vazhduar më pas studimet e larta për stomatologji në Universitetin e Ankarasë, Turqi. Me mbarimin e studimeve në vitin 2003 u ktheva në Shqipëri, ku nisa të ushtroj profesionin e mjekut stomatolog në Tiranë. Prej asaj kohe jam munduar të jap kontributin tim modest në këtë fushë, duke u përpjekur të sjell në Shqipëri teknikat dhe metodat e reja e më të fundit të stomatologjisë. Cila është origjina e familjes suaj? Origjina e familjes Vrioni mund të ndahet në origjinën e largët dhe atë të afërt. Vrionasit e kanë prejardhjen e largët në kohën e perandorisë bizantine nga zona e Qefalonisë. Pas marrjes së Stambollit prej Osmanllinjve, një
GUSHT 2013
Di
25
pjesë e tyre emigroi në Shqipëri, ku më pas u vendosën në zonën e Beratit. Vrionasit e ardhur në Shqipëri përqafuan besimin islam. Kjo vërtetohet nga mbishkrimi në gur mbi një çezmë uji ndërtuar në vitet 1600 nga Islam Vrioni. Në Berat nis dhe origjina e afërt e familjes sonë, nga ku më pas shkëputet një degë për të themeluar dhe qytetin e Fierit rreth viteve 1830. Vrionasit kanë luajtur një rol aktiv si gjatë perandorisë osmane, po ashtu dhe në periudhën e pavarësisë (2 firmëtarë të aktit të pavarësisë), ashtu dhe në vitet në vijim. Të gjithë kemi trashëguar vlera nga familja, sidomos nga prindërit? Po ju çfarë vlerash keni trashëguar nga nëna dhe babai juaj? Nga prindërit çdo fëmijë trashëgon vlera pozitive apo negative, e këtyre vlerave me kalimin e viteve i shtohen ato të fituara nga shkolla, shoqëria, ambienti që na rrethon duke bërë që çdo person të formojë vlerat apo antivlerat personale. Lum ata prindër që mund të transmetojnë te fëmijët e tyre anët dhe vlerat e tyre më të mira pasi kjo është trashëgimia më e vyer që mund t’i lihet fëmijës, e cila kalon nga brezi në brez. Unë personalisht, nga im atë kam trashëguar: Dëshirën për të lexuar dhe dashurinë për librin; dashurinë për punën, duke më ngulitur në mendje alën ‘Çdo gjë që bën, bëj më të mirën që mundesh’; më ka mësuar rëndësinë dhe vlerën e arsimimit dhe dijes. Ndërsa nga nëna: Të jem këmbëngulës në gjërat që dua të realizoj; bujarinë dhe dhembshurinë; drejtësinë në raport me njerëzit që më rrethojnë. Sa ka ndikuar familja në formimin tuaj? Mendoj se ndikimi i familjes ka qenë elementi kryesor në formimin tim. Në vitin ‘94 ishte këmbëngulja e prindërve që të ndiqja të parin kolegj privat të hapur në Shqipëri. Më pas në vitin ‘98, ishte mbështetja dhe shtytja e tyre për vazhdimin e studimeve në Turqi, megjithëse dhe familja ime ishte ndikuar nga ngjarjet e vitit ‘97, prindërit bënë të pamundurën të më
26
Di
GUSHT 2013
mbështesnin. Tani, pas shumë vitesh, duke i rimenduar të gjitha them se, pa vizionin, shtytjen dhe mbështetjen e prindërve nuk do të isha në këtë pikë ku gjendem tani. Është pyetja më e zakonshme, por që është e pashmangshme, si ju lindi pasioni për mjekësinë (stomatologjinë)? Stomatologjia është një fushë e mjekësisë e cila ndërthur informacionin dhe njohuritë mjekësore me aftësitë manuale, pasi nuk mjafton vetëm të kesh njohuri, por dhe aftësinë për të bërë punime estetike dhe funksionale. Nga fëmijëria kam pasur pasion për pikturën dhe gdhendjen në dru, ndërsa në vitet e kolegjit biologjia ishte nga lëndët e mia të preferuara. Them se ndërthurja e këtyre të trejave, më shtyu të zgjedh stomatologjinë e të jem i kënaqur me zgjedhjen time. Për të qenë i suksesshëm në çfarëdolloj gjëje, duhet ta duash atë që bën, në të kundërt kthehet në një torturë të vazhdueshme psikologjike e bëhet burim stresi e mërzie. Në shumë intervista që ju kanë marrë, është këmbëngulur në aftësitë tuaja profesionale. Në këtë mënyrë është “harruar” Rasimi Vrioni si besimtar. Çfarë është besimi për ju dhe ç’vend zë ai në jetën tuaj? Besimi për mua është gjëja kryesore dhe më e rëndësishme në jetë. Jemi krijuar e sjellë në këtë botë për të adhuruar Allahun, për të përmbushur obligimet e Tij, si dhe për të vepruar në çdo aspekt të jetës sipas dispozitave islame. Familja, puna, shkolla, biznesi, marrëdhëniet me njerëzit që na rrethojnë, koha e lirë e argëtimi, janë pjesë e jetës ku ne duhet të veprojmë e të rregullojmë çdo aspekt sipas besimit tonë. Pa besim do të ishim makineri pune, më pak njerëzor, më pak të dhembshur, më egoistë, më pak të drejtë në raport me veten e të tjerët. Rinia shqiptare pati fatin e hidhur të quhej si pjesa që nisi luftën kundër fesë, por kjo qe imponuar dhe këtë e
dëshmon më së miri fakti se xhamitë e Tiranës dhe ato në mbarë vendin sot frekuentohen më shumë nga brezi i ri. Ç'mund të na thoni për këtë? Edhe unë kam përjetuar ndalimin e fesë paçka se isha i vogël, por në fillimet e viteve ’90, me hapjen e xhamive në Berat, ishte një instinkt, një dëshirë e brendshme ajo që na shtyu drejt tyre. Kjo ndodhi në mënyrë spontane, pa na orientuar apo ftuar kush. Dhe sot i kujtoj me kënaqësinë më të madhe vajtjet e para ne xhami, faljen e akshamit e të jacisë dhe dëgjimin e ligjëratave në pushimet e verës. Siç thotë dhe Profeti Muhamed (a.s.) “Njeriu lind i pastër, mysliman, por janë prindërit që e ndryshojnë…”. Mendoj se kjo shpjegon dhe faktin e shtimit të rinisë në xhamitë tona. Njeriu i cili nuk i ka të mbyllura rrugët e zemrës e të mendjes, nëse vjen në kontakt me të vërtetën, nuk i kthen shpinën e nuk largohet prej saj. Siç e përmendëm edhe më lart forca e madhe e fesë Islame qëndron në faktin se ajo ka përfshirë zemrat e brezit të ri në mënyrë të ndërgjegjshme dhe të vetëdijshme dhe po çon në ripërtëritjen e traditave të bukura morale. Në perceptimin tuaj, çfarë e dallon një besimtar nga të rinjtë e tjerë? Një i ri besimtar është shumë ndryshe nga të rinjtë e tjerë. Është larg veseve të këqija si: droga, kumari, alkooli, prostitucioni, të cilat janë kthyer në një gangrenë për shoqërinë e sotme, është larg humbjes së kohës kot, është një nxënës i mirë, një fëmijë i mbarë e i bindur ndaj prindërve, është një pjesëtar i dobishëm për komunitetin ku jeton. Është një punëtor i cili nuk bën hile. Pra një i ri besimtar në çdo ambient apo situatë e tregon veten dhe është një shembull për të gjithë. Gjithashtu mendoj se një i ri apo e re që praktikon besimin e vet, është i prirur drejt suksesit dhe ka vullnet e këmbëngulje pasi në ditët e sotme është paksa e vështirë të jetosh e punosh si një mysliman.
Cilat janë sipas jush disa nga problematikat e shoqërisë së sotme shqiptare? Problematikat janë të shumta, por si më kryesoret do citoja: Largimi nga besimi i ka bërë njerëzit të egër, të fokusuar vetëm tek vetja dhe tek fitimi i parasë, ftohja e lidhjeve farefisnore; Humbja e vlerave morale, shtimi i imoralitetit në të gjitha moshat; Përhapja masive e kumarit, basteve; Dobësimi i institucionit të familjes; Shumë veta arsimohen në universitete, por pak janë të aftë për punë; Dëshira për pasurim të shpejtë, pa punë, që i hap rrugë kriminalitetit, korrupsionit, etj. Në disa qytete të vendit funksionojnë medresetë. Ç’mendim keni për rolin e tyre në përgatitjen dhe edukimin e brezit të ri? Hapja e medreseve dhe rritja e cilësisë së mësimdhënies është pozitive pasi në një të ardhme do të kemi të diplomuar të cilët do të kenë dije të shëndosha si fetare ashtu dhe për lëndët e tjera. Më duket e drejtë thënia “Dija pa besimin është e verbër dhe besimi pa dije është i çalë”. Në vitet ‘90 ekzistonte një mendim i gabuar se kush vazhdonte medresenë do bëhej hoxhë. Fatmirësisht, tashmë kjo ka ndryshuar e kemi plot vajza e djem që ndjekin studimet pranë tyre. Kur këta të rinj të kenë mbaruar dhe studimet e larta e të nisin punë në sektorë të ndryshëm, besoj se do jetë pozitive si për ta po ashtu dhe për punëdhënësit dhe mbarë shoqërinë, pasi do jenë të ndershëm, të drejtë, do bëjnë punën sa më mirë, nuk do korruptohen e do ndihmojnë gjithë komunitetin. Një mesazh për lexuesit… Kudo që gjendeni, mundohuni ta bëni punën tuaj sa më mirë. Përpiquni të jeni të drejtë e korrektë si me veten ashtu dhe me të tjerët, e t’i jepni hakun gjithkujt pasi ne jemi pasqyra e Islamit për njerëzit e tjerë. Intervistoi: Haxhi Lika
GUSHT 2013
Di
27
Kur’an
NGREHU, O I MBULUAR! SHËNIME RRETH KREUT 74, “I MBULUARI” (EL MUDDETHTHIR) PERIUDHA E MEKËS, 56 AJETE
28
Di
Me Emrin e Zotit, Bamirës, Mëshirëplotë. O i mbuluar! / Ngrehu e lajmëro, / Zotin tënd madhëro, / petkat tua i pastro, / të papastrës iu largo; / në bën një të mirë, të përfitosh mos kërko; / për tët Zot duro! (1-7) Kur t’i fryhet borisë, / është një ditë e vështirë, / për mohuesit jo e lehtë. / Lërma Mua kë të vetëm e krijova, / që i bëra mall dhe ia shtova, / me djem pranë, / udhën ia sheshova. / Pastaj lakmon t’ia shtoj. / Jo! Armik i dëshmive Tona. / Rëndë do ta ndëshkoj. (8-17) Mendoi e mori një vendim. / U vraftë, ç’vendim! / Përsëri, u vraftë, ç’vendim! / Pastaj hodhi një vështrim. / U vrenjt e u bë zi. / Pastaj u kthye me krenari. / Dhe tha: “E vjetër magji, / alë e njeriut.”/ Do t’ia vë zjarrit. / Ku e di ti ç’është ky zjarr? / Nuk kursen e lë gjë. / Lëkurëpërzhitës. / Nëntëmbëdhjetë janë mbi të. (18-30) Roja të zjarrit i bëmë engjëjt, numrin e tyre, tundim për mohuesit. Le të binden ata të Librit1 dhe t’u shtohet besimtarëve besimi. Të mos dyshojnë ata të Librit e besimtarët dhe të thonë zemërsëmurët e mohuesit: “Ç’deshi Zoti me këtë shembull?” Kështu, Zoti lë të gabojë atë që do dhe drejton atë që do. Veç Tij, askush s’e di ushtrinë e tët Zoti. Kjo, për njeriun është kujtesë. (31) Jo! Për Hënën! / Për natën kur ikën / dhe agimin kur ndriçon! / Është ndër më të mëdhatë2, / për njeriun, lajmëresë. / Për këdo që dëshiron të shkojë përpara a prapa të mbesë. (32-37) Secili është peng i fitimit të tij. / Por jo të djathtët. / Në kopshte pyesin / nga mëkatarët: / “Ç’ju solli në zjarrin e ferrit?”/ Thonë: “Nuk faleshim, / nuk ushqenim të varfrit, / merreshim me alë të kota, / përgënjeshtronim Ditën e Gjykimit, / derisa na erdhi vdekja3.”/ Nuk u bën dobi e ndërhyrësve ndërhyrja. (38-48) Përse largohen nga Kujtesa? / Si gomerë të trembur / që ikin prej luanit? / Jo! Secili ndër ta dëshiron t’i jepen fletë të hapura4. / Dhe nuk i frikësohen së ardhmes. / Por kjo është një kujtesë. / Kush të dojë e kujton. / E kujtojnë në dashtë Zoti. Zoti i devocionit dhe i faljes. (49-56)
Siç është thënë, kuranologët më të hershëm bashkohen në mendimin se shtatë ajetet e para të këtij kreu, pas ajeteve 1-5 të kreut 96, hapin shpalljen publike të Kur’anit. Ajetet në vazhdim janë shpallur më vonë. Në thelb të kësaj sureje qëndron kontradikta me mohuesit. Sipas shpjegimit të bërë nga Maududi, aty nga viti i tretë i misionit profetik, krerët kurejshitë u mblodhën për të mbajtur qëndrim të përbashkët ndaj Muhamedit, në prag të fillimit të pelegrinazhit, kur haxhinjtë nga anët e Arabisë do të vinin për të kryer ritet dhe do të dëgjonin alët e tij. Ata dërguan te Muhamedi kryetarin e fisit Makhzum, Velid bin al-Mugireh, i cili dallohej si njeri i mençur dhe orator. Ibn Kethir5, në komentin e tij, e përcjell kështu ngjarjen: Velid bin al-Mugireh shkoi së pari në shtëpinë e Ebu Bekr bin Ebi Kuhafes ku dëgjoi t’i recitohej Kur’an. Ndërkohë qenë shpallur një numër suresh të shkurtra. Kur dëgjoi ajetet e Kur’anit, Velidi mbeti i mrekulluar dhe u kthye i bindur. Ebu Xhehli, kryetari i kurejshitëve, i shkoi në shtëpi dhe tha “se fisi po mblidhte lëmoshë për të meqë paskesh ngrënë bukën e Ebu Kuhafes. Velidi u prek në sedër dhe u përpoq t’i bindte krerët se Kur’ani nuk qe ndonjë poezi si ajo që thurnin ata dhe se Muhamedi nuk ishte poet, as i zënë nga xhindet e nuk fliste alë pa kuptim. Krerët i thanë që nuk e kishin dërguar për këtë dhe se arabët nuk do t’i besonin më ata. Përballë tyre, Velidi
1. judenjtë e të krishterët 2. ndër shenjat e tmerrshme 3. Fjalë për alë: e sigurta 4. si dëshmi nga Zoti
5. Ismail Ibn Kethir (1301-1373), kuranolog, biograf, teolog i shquar mesjetar. Komenti i tij i Kur’anit merret për bazë nga shumë orientalistë perëndimorë.
GUSHT 2013
u lëkund, sajoi diçka në mendje dhe tha: “Le të themi se është magjisje (një lloj demagogjie) e lënë nga të parët, alë njeriu.” Zoti i përgjigjet rreptë me ajetet e Kur’anit. Ajeti 17: “Rëndë do ta ndëshkoj”, alë për alë do të shprehej: “Do ta bëj të vuajë një të përpjetë (monopat) të vështirë,” që mbart kuptimin e ndëshkimit. Në shtatë ajetet e para, “e papastra” është simbol i idhujtarisë, me padijen dhe traditat barbare. Krahas çështjes së besimit, Islami ndahej nga padija dhe hapte një epokë të re, në kërkim të dijes dhe civilizimit social. Prandaj Evropa mori nga arabët bazat e humanizmit dhe të rilindjes. Ajo që shohim sot në vendet e prapambetura myslimane, ish-koloniale, nuk është Islami, por tendenca për t’i mbajtur ato të shtypura e të përçara duke përdorur fenë si mjet dhune e vëllavrasjeje. Sepse Kur’ani urdhëron bashkimin e jo përçarjen dhe se Muhamedi (a.s.) i mbajti me çdo kusht myslimanët të bashkuar, qoftë edhe pas betejës së Uhudit kur një pjesë e luftëtarëve e braktisi. Pas humbjes, ai arriti t’i rimobilizonte ata në ndjekje të armikut. Në ajetet 8-10, “ditë e vështirë” është Dita e Gjykimit. Besimtarët e pyetën Profetin se ç’duhej të bënin. U tha: “Thoni: “Na mjafton Allahu, ç’dorëzanës i mirë! Te Zoti mbështetemi.”” (Hasbunall-llahu, ve niëmel vekil. Ala ll-llahi teuek-kelna.) Kjo shprehje, plotësisht e saktë, ka domethënie të gjerë, sipas së cilës besimtari e vë jetën, në të tashmen dhe të ardhmen e tij, në Rrugën e Zotit dhe të mbështetur te Zoti. Nga një tjetër këndvështrim, nëse mesazhet që Muhamedi shpallte ishin alët e tij, ai do të kërkonte një rrugë të ndërmjetme, kompromisi për t’ia arritur qëllimit. Që në fillim, besimi i tij ishte thjesht për Zotin dhe se ai asnjëherë nuk pretendoi të zotëronte ndonjë fuqi në njohjen e së padukshmes e të së ardhmes dhe të kishte në dorë fatin e tij e të të tjerëve. Kur’ani thotë dhe Muhamedi e përsëriste shpesh se ai vetëm po përcillte alët që i komunikoheshin. Numri nëntëmbëdhjetë, që ka ngjallur diskutime mes studiuesve
në kohët tona, është shpjeguar në Kur’an. Sepse Kur’ani është mesazh për të gjithë dhe për çdo kohë dhe se Zoti lë hapësirë në ajetet e tij. Pra, siç kuptohet, numri i engjëjve, besimtarëve ua forcon bindjen sepse Zoti thotë të vërtetën ndërsa për mohuesit është tundim. Për Zotin nuk ka limit e numër. Tek ajetet 32-34 Zoti betohet në Hënën, natën dhe agimin, siç do të shohim më tej që bën be në krijimin dhe dukuritë që Ai ka krijuar. Këto janë mjete poetike me të cilat theksohet subjekti në vazhdim. Këtu nuk përdoret ala e mirëfilltë për betim, por shkronja “( ”وv), e zanuar me “e”, “ve”, që, më shpesh, shërben si lidhëze. Dikush nuk e përkthen në kuptimin e betimit, por thjesht për të tërhequr vëmendjen. “Të djathtët”, në ajetin 39, ndryshe nga koncepti politik e social, nuk janë liberalët; në Kur’an cilësohen të mbarët, të drejtët e të mirët. Ata janë banorët e parajsës. Ndër ta, më pranë Zotit janë “të parët”, paraprijësit, të afërmit, siç përmenden në kreun 56, “Ndodhia”. Ajetet në vazhdim tregojnë se çfarë këshillonte Kur’ani që në ajetet e para: të falurit Zotit (jo adhurimin e idhujve dhe të njëri-tjetrit), ushqimin e të varfrit, mosangazhimin në alë të kota që cenojnë individin, familjen dhe shoqërinë, përgjegjësinë para Zotit etj. Këtu, ala “vdekja”, alë për alë, është “e sigurta”, diçka që përmendet edhe në ajete të tjera. Sepse
njeriu harron që do të vdesë një ditë e të lërë vepra të mira, porse vdekja është e sigurt. Arabët, si edhe në fetë e tjera për profetët e shenjtorët, besonin se idhujt e tyre i ndërmjetësonin te Zoti i Madh. Po kështu besojnë edhe sot e kësaj dite ata që e marrin fenë për besëtytni, se “shenjtorët” nëpër varre do t’i shpëtojnë nga sëmundjet dhe hallet. Islami erdhi kundër kësaj besëtytnie që do të thotë idhujtari e paganizëm. Islami, në parim, e çliron njeriun nga çdo besëtytni e paragjykim dhe e bën të mbështetet te Zoti. Ajeti 52 nënkupton krerët kurejshitë që kërkonin “fletë të hapura” si provë nga Zoti. Edhe izraelitët i kërkonin diçka të tillë Musait a.s., paqja qoftë me të, si dhe çdo profeti tjetër bashkëkombësit e tyre. Ata nuk i frikësohen së ardhmes, pozitës së tyre Ditën e Gjykimit. E ardhmja, Ahireti në Kur’an, është vazhdim i jetës përgatitore në këtë botë. E ngjashme nga këndvështrimi ynë, në të vërtetë, “as syri e ka parë, as veshi e ka dëgjuar,” ka thënë Profeti Muhamed, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin me të. Kjo sure, si edhe Kur’ani, është kujtesë dhe njerëzit janë të lirë ta kujtojnë, me dashjen e Zotit, i Cili është Zoti i devocionit dhe i faljes. _____ (Sipas shqipërimit të Kur’anit nga Salih F. Hoxha) Përgatiti: K.S. Hoxha
GUSHT 2013
Di
29
Foto Arkiv
30
Di
GUSHT 2013
KULLA E SAHATIT DHE XHAMIA E SULEJMAN PASHËS, XHAMI E CILA KA THEMELUAR QYTETIN E TIRANËS
GUSHT 2013
Di
31
Hadith
ELTON HARXHI
- THESARE NË FJALËT PROFETIKE -
ÇËSHTJA E BESIMTARIT ËSHTË E HABITSHME Ebu Jahja Suhejb ibnu Sinan thotë: I Dërguari i Allahut (a.s.) ka thënë: “Çështja e besimtarit është e habitshme dhe, në fakt, e gjithë çështja e tij është mirësi. Kjo nuk i ndodh askujt tjetër përveç besimtarit. Nëse i vjen një e mirë falënderon dhe kjo është mirë për të, e nëse e godet ndonjë e keqe (fatkeqësi) duron dhe kjo është mirë për të. (Muslimi)
SHPJEGIMI I HADITHIT Besimtari përshkruhet me cilësi dhe karakteristika që dëshmojnë për sinqeritetin dhe rrënjosjen thellë në zemër të besimit të tij. Ai nëpërmjet alëve dhe veprave që bën i plotëson kërkesat e besimit. I Dërguari i Allahut në këtë thënie, flet për sjelljen e besimtarit me atë çfarë ai përballet në jetën e përditshme, e mirë apo e keqe qoftë ajo. Kur i vjen ndonjë e mirë falënderon Allahun, e nëse e godet ndonjë e keqe duron. Shpërblimi i tij është mirësia, sepse nuk e mohon mirësinë e Allahut dhe as nuk i humb shpresat përpara fatkeqësive që e godasin. Në këtë botë çdo njeri në momente të caktuara kalon vështirësi e në disa të tjera merr gëzim e kënaqësi. Kjo botë është bota e sprovës, ashtu siç ka thënë Allahu i Lartësuar në Kuran: “Do t’ju sprovojmë në të keqe dhe në të mirë, e pastaj do të ktheheni te Ne.”1 1. Enbija: 35.
32
Di
GUSHT 2013
Zemra e besimtarit është e mbushur me dashurinë për Allahun dhe të Dërguarin e Tij, është e mbushur me besim dhe kënaqësi. Kjo është e mirë, sepse e ruan njeriun nga mendjemadhësia dhe arroganca, kur ai është i mbuluar me të mira. Po ashtu, në rast të ndonjë fatkeqësie, besimi e shmang atë nga dëshpërimi që të shkatërron dhe pesimizmi vrastar. Kështu që besimtari në të dy rastet përfiton një mirësi të madhe. Sa mirë do të ishte jeta sikur të kishte vetëm gëzim, kënaqësi, lumturi, qetësi dhe harmoni. Sa e mirë do të ishte kjo jetë sikur të kishte vetëm njerëz të mirë, që bëjnë mirë, që udhëzojnë për mirë, që nuk bëjnë padrejtësi, njerëz që ua duan të tjerëve të mirën dhe kurrë s’mendojnë për keq! Sa mirë do të ishte kjo jetë sikur të kishte drejtësi, liri, të mos kishte dhunë, të mos kishte imponim, të mos kishte gjak, të kishte vetëm të mira. Por ja që ëndrra jonë ka për të mbetur gjithmonë
ëndërr dhe kurrë nuk do të realizohet, sepse jeta nuk është siç e do njeriu, por siç ka caktuar Allahu (xh.sh.). Jeta është krijesë e Zotit dhe ecën vetëm sipas planit të Zotit. Përkrah gëzimit është edhe hidhërimi, përkrah lehtësimit është vështirësia, përkrah qejfit dhe lumturisë është halli, lodhja, stresi dhe sikleti. E mira dhe e keqja janë sprovë prej Zotit të gjithësisë, por pak njerëz e dinë. Vështirësia është prej Zotit dhe lehtësia është prej Zotit. Pasuria është sprovë prej Allahut (xh.sh.) dhe varfëria është sprovë prej Tij. Në Kur’an thuhet: “Dhe Ne ju zbresim të mira dhe të këqija, për t’ju sprovuar ju, por të gjithë do të ktheheni te Zoti i gjithësisë.” Të gjitha janë prej Zotit. Ne mendojnë se vetëm dhimbja është sprovë, vetëm fatkeqësia është sprovë, por edhe e mira është sprovë, madje ajo është sprova më e madhe, por shumica e njerëzve nuk e dinë këtë.
Zoti i sprovon të gjithë njerëzit, besimtarë dhe jobesimtarë, të mirë dhe të ligj. Çdo njeri ka për të hyrë në provim dhe Zoti e di më mirë se si do të dalë provimi i secilit, por besimtari duron. Për këtë Profeti Muhamed (a.s.) thotë: “Nuk është habi të sprovohesh, është habi të qëndrosh në sprovë”. Besimtari duron, sepse ka besimin me vete. Besimi është burim i qëndresës dhe i durimit. Besimtari si të gjithë njerëzit e tjerë bie në hall, por s’e prish zemrën me Zotin e gjithësisë. Madje, besimtarët janë ata, që sprovohen më shumë? Profeti Muhamed (a.s.) thotë: “Njeriu sprovohet sipas nivelit të besimit të tij. Kush e ka besimin e lartë, e ka sprovën shumë të vështirë, kush e ka besimin e dobët, edhe sprovën e ka të dobët.” Por çfarë ndodh me jobesimtarët? Kur jobesimtarët apo besimtarët me besim të dobët kanë të mira, duken trima, të fortë, euforikë, nuk duan t’ia dinë, sikur gjithçka e kanë nën këmbë, por kur i sprovon Zoti, qoftë edhe pak, bëhen tamam si puna e tullumbaces, kur e shpon me majën e gjilpërës. Ashtu si bora, që shkrihet para diellit, ashtu edhe jobesimtari hutohet dhe nuk di se ç’thotë. Mendon keq për Zotin. Vepron kështu sepse nuk ka besim në zemrën e tij dhe ndihet vetëm e pa përkrahje. Zoti i ka përshkruar këta njerëz që besojnë me interes duke thënë: “Dhe ka prej atyre njerëzve që adhurojnë Zotin me interes. Kur u vjen e mira, qetësohen dhe janë në rregull me Zotin, por kur Zoti i sprovon, mendojnë keq për Zotin.” Ka njerëz që e besojnë Zotin me interes, por besimi është burimi më i fortë dhe këtë e thonë edhe ata që nuk besojnë në Zot. A e dini se në Luftën e Dytë Botërore, komunistët që nuk besojnë në Zot dhe janë armiqtë më të ashpër të fesë, e dinin që njerëzve iu nevojitet besimi. Kështu ata filluan ta lejojnë fenë, sepse vetëm feja mund t`i ndihmonte këta njerëz. Kur Profetit (a.s.) i vdiq djali i fundit Ibrahimi, pasi i kishte vdekur pjesa më e madhe e fëmijëve, filluan t`i rrjedhin lot nga sytë. Njerëzit e pyetën: “Pse edhe ti o profet i Zotit qan”? Profeti (a.s) tha: “Zemra mërzitet, sytë lotojnë, por gjuha thotë vetëm atë që kënaq Allahun”..
falënderon Zotin në rast fatkeqësie, Zoti e shpërblen atë. Profeti (a.s) thotë: “Çdo hall, çdo shqetësim, madje edhe gjembi kur i futet në këmbë besimtarit, nëse duron, Allahu do ta shpërblejë atë person, derisa ai person të dalë nga dynjaja pa asnjë gabim”. Besimi është dhuntia dhe dhurata më e madhe që mund të na japë Allahu. Profeti (a.s.) thotë: “Zoti ia jep këtë dynja atij që e do dhe atij që nuk e do. Ndërsa besimin ia jep vetëm atij që do”. Zoti na e shtoftë besimin!
Besimtarët janë njerëz me ndjenja, por ata rezistojnë në momentet më të vështira, sepse e dinë se gjithçka vjen prej Allahut. Lind pyetja: Ku e marrin forcën besimtarët? Besimtarët kanë disa burime force, të cilat nuk i ka askush tjetër. Besimtari e di se kjo dynja është e shkurtër dhe ajo që vjen pas saj është shumë më e madhe. Prandaj çdo lloj fatkeqësie do të mbetet në kufijtë kohorë. Besimtari e di se Zoti do t`ia kthejë çdo gjë që i ka marrë në këtë dynja, në një vend ku lumturia nuk ka fund. Prandaj beson në jetën tjetër dhe kjo është një forcë shumë e madhe. Si mund ta ngushëllosh dikë që nuk beson në jetën tjetër?! Ç`mund t`i thuash një nëne, që ka humbur fëmijën e saj të vetëm dhe nuk beson në jetën tjetër?! Dijeni se besimi në jetën tjetër është burimi më i madh i forcës, madje edhe nëse nuk e ngushëllojnë të tjerët, besimtari ngushëllon veten e tij. Besimtari duron në fatkeqësi, sepse e di se çdo gjë ndodh me lejen e Zotit. Zoti nuk është i padrejtë e hakmarrës, por Ai çon në vend planin e Tij dhe besimtari kurrë nuk e prish zemrën me planin e Allahut, se ndodh që në kulmin e fatkeqësisë të qëndrojë zgjidhja për të gjitha problemet e veta. Besimtari e di se fatkeqësia më e madhe është ajo që të godet fenë, të bën të harrosh Zotin e gjithësisë dhe Zoti mos e sprovoftë asnjërin prej nesh në fenë e tij. Besimtari e di se nëse ai duron dhe
MËSIMET E NXJERRA NGA HADITHI Falënderimi në mirëqenie Prej fryteve më të mëdha të besimit është falënderimi i Allahut për mirësitë dhe begatitë e dhuruara. Falënderimi vetëm me gojë nuk mjafton. Ajo që kërkohet është falënderimi me vepra që kryhet nëpërmjet shqisave dhe organeve. Falënderimi me zemër dhuron kënaqësi, pëlqim dhe bindje. Frytet dhe të mirat që sjell falënderimi janë të shumta. Prej këtyre po përmendim sa më poshtë: - Falënderimi është një adhurim madhështor, pasi nëpërmjet tij njeriu meriton kënaqësinë e Allahut. Allahu i Lartësuar thotë: “Më kujtoni që t’ju kujtoj dhe më falënderoni e mos i mohoni mirësitë!”2 - Falënderimi e shton, i jep bereqet dhe e ruan mirësinë, ashtu si thotë Allahu i Lartësuar në Kur’an: “Përkujto kur Allahu njoftoi se nëse falënderoni, do t’ua shtoj mirësitë e nëse e përbuzni mirësinë Time, dijeni se ndëshkimi Im është i rreptë.”3 - Falënderimi është një përkujtim i vazhdueshëm i vlerës së mirësisë dhe rëndësisë së saj. Për këtë arsye njeriu është i kujdesshëm ndaj saj, nuk e përdor në haram, ashtu si edhe nuk tregohet koprrac, që t’i ndihmojë të varfrit dhe ata që kanë nevojë, sepse ajo është dhuratë nga Allahu. - Falënderimi rrënjos sigurinë dhe kënaqësinë në zemrën e myslimanit. Ai nuk ka smirë për të tjerët e as nuk lakmon atë që ata posedojnë. Kjo është pasuria e shpirtit. 2. Bekare: 156 3. Ibrahim: 7 GUSHT 2013
Di
33
Ndërsa ata, në zemrën e të cilëve mbizotëron dashuria për para, janë në frikë se mos iu humbasë ajo që e lakmojnë dhe atë që duan t’iu shtohet pa asnjë kufi. Përshkrimin më të bukur të kësaj gjendjeje e ka përmendur Allahu i Lartësuar në Kur’an: “Njeriu është i prirur që të jetë i paduruar. Kur e godet ndonjë e keqe, ai ankohet së tepërmi. Por kur e gjen e mira, ai bëhet tepër koprac. Përveç atyre që falen, të cilët janë të rregullt në faljen e namazit, të cilët nga pasuria ndajnë një pjesë të caktuar për lypësin dhe për nevojtarin që nuk lyp.”4 Çfarë dobie do t’i bëjë ky gëzim i jashtëm i pasurisë së shumtë, kur ai ka frikë e është në tension të madh për pakësimin apo shkatërrimin e saj? Gëzimi i vërtetë për mirësinë është vetëm atëherë kur falënderon Dhuruesin, pa rendur marrëzisht për ta shtuar atë apo të pikëllohesh për atë që ka kaluar. Sa e bukur është ala profetike: “Ai që ka si synim kryesor dynjanë, Allahu do t’ia shpërndajë punën, do ta bëjë të varfër e nga dynjaja do t’i vijë vetëm aq sa i është përcaktuar. Ndërsa kush ka si synim kryesor botën tjetër, Allahu do t’ia mbledhë punët, do ta bëjë të pasur në zemër dhe dynjaja do t’i vijë e detyruar (e nënshtruar).”5 4. Mearixh: 19-25. 5. Transmeton imam Ibnu Maxheh.
34
Di
GUSHT 2013
Prandaj myslimani gjithmonë duhet të jetë i kënaqur e të falënderojë Dhuruesin e Lartësuar. Ai duhet të shërohet nga sëmundja e koprracisë dhe e lakmisë së shpirtit, të ketë kujdes nga dëshira e shfrenuar e lidhjes së fortë që ka me paranë dhe animin e plotë që ka për dynjanë. Le ta dijë se pasuria ikën. Ajo është një borxh që duhet kthyer dhe se konkurrimi për shkak të saj është rruga që të çon drejt shkatërrimit. - Durimi ndaj fatkeqësive Të shumta janë rastet kur njeriun e godasin fatkeqësitë: sëmundje e papritur, vdekje, frika nga armiku, humbja e parave, apo çdo gjë tjetër. Prej këtyre fatkeqësive shpeshherë njerëzit kanë frikë, merakosen e bien në depresion të madh dhe si pasojë e kësaj rrjedhin sëmundjet shpirtërore, që e shkatërrojnë jetën e njeriut. Në këtë rast fatkeqësia shtohet dhe jeta i bëhet sterrë e zezë. Por ai që është i sinqertë në besimin, bindjen tek Allahu e që është i kënaqur me caktimin e Tij, nuk lëkundet e as nuk frikësohet nga fatkeqësitë e vështirësitë. Përkundrazi, ai i dorëzohet urdhrit të Allahut dhe duron, gjë kjo që ia lehtëson fatkeqësinë dhe ndikimin e saj negativ, duke shpresuar shpërblimin tek Allahu. Këtu shtrohet një pyetje: Pse durimi konsiderohet i mirë për besimtarin? - Të durosh, do të thotë që ke zbatuar urdhrin e Allahut, i je dorëzuar dhe je i kënaqur me caktimin e Tij. Allahu i Lartësuar thotë: “O ju të cilët keni besuar, bëni durim, qëndroni të palëkundur përpara armikut dhe kini frikë Allahun që të shpëtoni”.6 Për këtë arsye domethënien e alës “durim” disa dijetarë e kanë përkufizuar: “mbajtje qëndrim të mirë e të edukuar në rastin kur të ndodh ndonjë fatkeqësi”. - Durimi dhuron kënaqësi, qetësi shpirtërore dhe e largon frikën. Mirëpo këtë e kanë vetëm besimtarët e sinqertë. Allahu i Lartësuar thotë: “O ju të cilët keni besuar, kërkoni ndihmë me durim dhe falje. Me të vërtetë Allahu i do durimtarët”.7 Profeti (a.s.) ka thënë: “Kur Allahu e do një popull e sprovon. Ai që është i kënaqur me sprovën, i takon kënaqësia. Ndërsa ai, i cili është i zemë6. Ali Imran: 200. 7. Bekare: 153.
ruar, meriton zemërimin e Allahut”.8 - Durimi ka shpërblim të madh në Ditën e Gjykimit. Allahu i Lartësuar thotë: “Shpërblimi i durimtarëve është pa llogari”.9 Ebu Hurejra transmeton se Profeti (a.s.) ka thënë: “Çfarëdo që ta godasë besimtarin: lodhje, sëmundje, telash, problem, e keqe, brengë, qoftë edhe një gjemb që e shpon, Allahu ia shlyen atij gjynahet.”10 - Durimi është çelësi i lehtësimit dhe shkak i largimit të vështirësisë dhe brengës. Allahu i Lartësuar thotë: “Me të vërtetë pas vështirësisë vjen lehtësimi. Pas vështirësisë vjen lehtësimi.”11 - Ushtrimi i vetes për të bërë durim të shpie në triumfin e shpirtit, rrënjosjen e cilësive të mira dhe largimin e cilësive të këqija. Profeti (a.s.) ka thënë: “Kush bën durim, Allahu e bën të durueshëm.”12 Besimtari bën një jetë të nderuar e të qetë. Ai e di se ekzistenca e tij ka vlerë dhe synim të lartë. Kështu që ai është kënaqur me qetësinë e shpirtit dhe zemrës. Kjo është jeta e mirë që bëjnë besimtarët në dynja për të qenë të lumtur. GJENDJA E MIRË E BESIMTARIT Dijetari i shquar Ibnu Uthejmin thotë: “Për besimtarin sido që të jetë ajo që Allahu ka caktuar për të është e mirë. Nëse e godet ndonjë e keqe bën durim, duron në atë që Allahu ka përcaktuar për të dhe gjithmonë pret ndihmën dhe shpëtimin prej Allahut. Nëse i vjen ndonjë e mirë prej të mirave të fesë, si dituria dhe puna e mirë, ose ndonjë e mirë prej të mirave të dynjasë, si pasuria, fëmijët dhe familja, e falënderon Allahun dhe këtë falënderim e bën me nënshtrim dhe respekt ndaj Allahut. Falënderon Allahun dhe me këtë fiton dy të mira, të mirën e fesë dhe të dynjasë. Të mirën e dynjasë e pret me gëzim, ndërsa të mirën e fesë e pret me falënderim. Kështu pra, është çështja e besimtarit. Ai gjithmonë është në mirësi, pa marrë parasysh nëse goditet nga ndonjë e keqe.
8. Transmeton Et Tirmidhi. 9. Zumer: 10. 10. Transmetojnë Buhari dhe imam Musl mi. 11. Inshirah: 5-6. 12. Transmetojnë Buhari dhe Muslimi.
SHNDËRRIMI I BEGATIVE NË FATKEQËSI Allahu i Lartësuar e krijoi Ademin (a.s.) si mëkëmbës në tokë, po ashtu e krijoi edhe Havanë që ekzistenca e njeriut të jetë e vazhdueshme deri në fund. Përpara se Ademi (a.s.) të zbriste në tokë, Allahu i dha programin hyjnor, të cilin pasardhësit e tij duhet ta ndiqnin dhe ta zbatonin me përpikëri. Nëse njerëzit do ta zbatonin programin hyjnor, atëherë do të jetonin të lumtur në dynja. Por pasardhësit e tij ndryshuan, duke i mohuar begatitë dhe mirësitë e Allahut. Duke i mohuar mirësitë e Allahut, a është e mundur që ata të jenë të qetë e të lumtur?! Absolutisht jo. Allahu i Lartësuar në fillim krijoi të gjitha begatitë dhe mirësitë e më pas krijoi njeriun. Njeriu i gjeti të gjitha gjërat gati për të vazhduar jetën normalisht. Në periudhën e parë të jetës së tij në këtë botë, njeriu u kënaq me mirësitë e Allahut. Ai përpara se të njihte bujqësinë, i kishte gati perimet e frutat me të cilat ushqehej. Përpara se të dinte se si ta kërkonte ujin, e kishte ujin në burime. Allahu i Lartësuar e mësoi atë se si të jetonte. Ia nënshtroi atij kafshët që i japin qumështin dhe mishin. Për të gjitha këto mirësi e shumë të tjera, njeriu duhet ta falënderonte Allahun, por nuk ndodhi kështu. Duke qenë se njeriu ndryshoi, atëherë mirësia iu kthye në fatkeqësi. Shkak i zbritjes së fatkeqësive ishte vetë njeriu, i cili i bëri padrejtësi vetes së vet. Allahu i Lartësuar thotë: “Kështu pra, Allahu nuk e ndryshon mirësinë që ia ka dhënë një populli derisa ata ndryshojnë vevvetet e tyre.”13 Kështu pra, pasardhësit e Ademit (a.s.) mirësinë e besimit e shndërruan me mosbesim, prandaj Allahu i ndëshkoi me tufan, rrufe e shkatërrim, sepse ata ndryshuan vetveten e tyre për nga e mbrapshta. Por nëse ata do ta falënderonin Allahun, atëherë Ai do t’ia kthente mirësitë dhe begatitë për të vazhduar jetën normalisht. Kush e nxori Iblisin nga mbretëria e qiejve dhe meritoi mallkimin e Allahut?! Ai qe pranë por u largua. Allahu e kishte futur në mëshirën e Tij, por pastaj e përzuri atë; ishte në Xhenet, por ai do të 13. Sure El Enfalë: 53.
ndëshkohet përjetësisht në Xhehenem. E meriton të ndëshkohet sepse besimin e zëvendësoi me mosbesim dhe e mohoi mirësinë e Allahut të Lartësuar. Populli i Nuhut u ndëshkua me tufan; populli i Adit u ndëshkua me furtunë; populli i Themudit u ndëshkua me bubullima saqë iu shkulën zemrat nga vendi; populli i Lutit u ndëshkua me përmbysje të të gjithë fshatit; populli i Shuajbit u ndëshkua me retë që zbrisnin shi të zjarrtë mbi kokat e tyre; Faraoni dhe ushtria e tij u mbyt në det; Karuni dhe e gjithë pasuria e tij u fundos në Tokë. E sa e sa popujve u kanë zbritur ndëshkime e fatkeqësi masive?! Shkaku kryesor i të gjitha këtyre fatkeqësive është se ata besimin e zëvendësuan me mosbesim, të mirën me të keqen dhe falënderimin me mohim. EPILOG Kur’ani tregon historinë e Ejubit (a.s). Ai ishte profet i Zotit. Çdokush mund të mendojë se jeta e këtij njeriu do ishte e qetë, me të gjitha kënaqësitë, por ja që Zoti sprovon, madje sprovon profetët e Tij. Deri në moshën 78 vjeçare ishte nga njerëzit më të pasur dhe më të hijshëm. Kishte shumë fëmijë, pasuri e toka shumë. Pas 78 vitesh që kishte jetuar me bollëk, Zoti e sprovoi me fatkeqësi. Ia mori fëmijët një nga një, ia mori pasurinë, ia mori tokat dhe mbi të gjitha e sprovoi në trupin e tij. E sprovoi në shëndetin e tij me një sëmundje, saqë thonë se mishi i binte copë-copë përtokë. Iu larguan njerëzit, e braktisën të afërmit dhe askush nuk i afrohej përveç bashkëshortes. Ajo nuk e la, nuk e braktisi, por punoi e sakrifikoi për të, sepse ishte besimtare. Dilte dhe punonte gjithë ditën për t’i shërbyer burrit të saj. Vetëm dy gjëra nuk i ishin paralizuar Ejubit (a.s), zemra, e cila kurrë nuk mendonte keq për Zotin dhe gjuha, e cila kurrë nuk e harronte Zotin. Thuhet se një ditë bashkëshortja i tha: “Pse nuk i lutesh Zotit të ta heqë këtë siklet që ke?” Ai e pyeti: “Sa vite kemi qenë në të mira? “78 vjet”- tha ajo. Ejubi (a.s) vazhdoi: “A nuk është turp që për 18 vite të ankohemi te Zoti? Të paktën të durojmë 78 vjet, pastaj t’i lutem Zotit”. Nga frika se mos Ejubi (a.s) ua ngjiste sëmundjen të tjerëve, askush nuk i jepte
punë gruas së tij. Kështu ajo u detyrua të shiste gërshetat e saj. Kur e mori vesh Ejubi filloi të qante. Madje sprova më e madhe ishte se njerëzit filluan të pëshpëritnin me njëri-tjetrin e thoshin: “Me siguri ky njeri do të ketë bërë ndonjë gjynah të madh, se Zoti nuk dënon askënd në këtë mënyrë”. Ai e duronte sëmundjen, por ama nuk i duronte dot alët. Nuk duronte që njerëzit të mendonin se kishte bërë ndonjë gjynah të madh. Ejubi vuajti plot 18 vite të gjata e të mundimshme. Pas 18 vitesh, kur dëgjoi këto alë, ai iu lut Zotit, por me etikën e profetëve. Ai bëri një lutje indirekte, që e kuptonte vetëm Zoti i gjithësisë dhe tha: “O Zot, mua më ka rënë një hall, Ti je më i Mëshirshmi i mëshiruesve”. Ejubi (a.s.) e dinte se njeriu sprovohet, madje profetët sprovohen më shumë se të gjithë. Zoti e pa se ky njeri duroi në sprovë. Atëherë ia ktheu sërish bukurinë dhe vitalitetin. E bëri djalë të ri, më të hijshmin e asaj kohe. Bashkëshorten e tij besimtare e bëri të re. Zoti i dha dyfishin e fëmijëve që kishte pasur, i ktheu pasurinë, i ktheu tokat, ia ktheu të gjitha. Zoti tha: “E pamë që ishte nga më durimtarët”. Sprovohet besimtari, sprovohet dhe jobesimtari, por ndryshimi është se besimtari qëndron. Besimtari duron edhe sikur të jetë njeriu më i dobët. GUSHT 2013
Di
35
Retrospektivë
Kurani dhe
morali
Në Kur’an të Shenjtë takojmë në versete qi kanë lidhje të ngushtë me moralin e me rregullat qi udhëzojnë njerëzit në jetë. Kujdesi qi ka Libri i Shenjtë për këtë pikë asht aqë i madh saqi versetet ma të shumtë kuranorë preokupohen para çdo gjaje me moral dhe me edukatë. Muslimanët e periudhës së parë të jetës Islame e kuptuan hollësisht këtë të vërtetë të pamohueshme e të padiskutueshme dhe vepruen simbas saj. Ata e banë nji themel të palëkundshëm e nji ligjë të shëndoshë, rregullues të marrëdhënajeve individuale e shoqnore, rregullues të lidhjeve ndërmjet tyne dhe të shtetit dhe ndërmjet tyne dhe Dritës së Gjithësis, Zotit (xh.xh.). Historija na dëshmon se çdo familje aderonte në urdhënesat e Kur’anit, në ato urdhënesa të shenjta qi rregullojnë lidhjet ndërmjet fëmijëve e prindërve e anasjelltas, ndërmjet grues dhe burrit, ndërmjet besnikëve dhe të afërmve të tyne si edhe ndërmjet qytetarëve dhe Shtetit. Të gjithë vendet, katunde e qytete, aderonin, pa dyshue asnjë grimcë, në moralet dhe virtytet qi forcojnë vëllazërimin e solidarisin shoqnore Islame, aderonin në ato virtyte qi forcojnë marrëdhanijet e gjinis e komshis, në ato morale qi të lidhin me njerëzit e diçëm e të virtytshëm. Çdo individ i dinte mirë detyrat qi i ngarkoheshin kundrejt Zotit të Madh dhe i kryente në çdo kohë e çast me rregull e pa përtim: kryente Faljen, Zeqatin, Peligrinazhin në Mekkë - po të ishte i zoti e i pasun - kryente xhihadin tue shpenzue pasunin në dobi të shoqnis dhe të Kombit dhe tue konsakrue edhe shpirtin po t’a lypte nevoja e shoqnis dhe e Atdheut në të cilin jetonte, punonte në përputhshmëri me dispozitat fetare e kombëtare, sepse kusht e shtynte ndërgjegja dhe
36
Di
GUSHT 2013
urdhrat e Zotit, në mënyrë qi me çdo punë qi bante synonte jo vetëm përmirësimin e jetës shoqnore të kësaj bote,
kështu vetveten dhe fëmijët e tij me mësim, të gëzonte të dy jetët: Tokësoren dhe Tejtokësoren. Kur’ani ish pris dhe udhëheqës i të gjithëve në këtë drejtim, sepse dispozitat e tij e veçanërisht ato qi kanë lidhje me moral e arsim janë aqë të kjarta sa edhe të vetëdukshme. Edhe Tradita Profetike u ngarkue me skjarimin e verseteve ligjore (Ahqam) të Kur’anit. Ky lloj veprimi na ka mbërrijtë me anë suksesioni (Tevaturi) dhe i ngjan Librit të Shenjtë si në kjartësi ashtu edhe në kthjelltësi, në mënyrë që njerëzit s’kanë nevojë të pyesin specialistët veçse për problema të vështira, të cilat nevojisin deduksion e qi s’mund t’i kuptojë me lehtësi fuqia mendore e publikut. Për këtë arsye, të udhzuemit me anën e Kur’anit ishte themeli i edukatës Islame ndër qindvjetëshat e periudhës së artë të Islamit. Kaloi kështu qindvjetshi i parë dhe i dytë dhe Kur’ani s’kishte akoma komenter, sepse muslimanët e hershëm s’kishin nevojë për shpjegime e komenterë për shkak se ishin shumë afër epokës së parë të Islamit. Ata kishin gjithashtu frikë se në shpjegim dhe komentim do t’i çelej dera konfliktit. Ishte kjo arsyeja qi ata u kufizuen vetëm brenda teksteve të Kur’anit dhe u mjaftuen që të udhëhiqen prej tyne e po të ishte se j’u paraqitej ndonji enigmë, ata mbështeteshin në Traditën Profetike për me e spjegue (Shif Ibni Hazmin, libri El-Fasl, f. 78, v. 2).
por edhe fatin qi kishte me i takue në Ditën e Gjyqit dhe pozitën qi kishte me fitue në Ditën e Ringjalljes. Ky asht shpirti i moralit Islam. Këtë shpirt të naltë e këtë edukatë të përsosun myslimanët e fituen prej dëshirës së flaktë pë t’u drejtue në jetë me anë të Kur’anit, versetet e të cilit janë aq të kjartë e të kthjelltë sa qi i kuptonte se i cili sish. Kur’anin e kishin qi të gjithë me vehte, sepse ai ishte ligj’ i jetës së tyne, ligj’ i jetës ë besnikëve të ndershëm, të drejtë, të ndërgjegjshëm e të pastër. Detyra morale kërkon prej çdo njeriu që të njohi ligjet e jetës në mënyrë që të bëhet i aftë për me krye pa të metë detyrat vetjake, shoqnore e kombëtare qi i përkasin. Asht ky kriteri mbi të cilin themelohet morali islam. Në nji Traditë të Shenjtë Profetike vendoset tekstualisht: “Kërkimi i ditunis detyrohet për çdo mysliman e myslimane”. Atëherë, i tanë ligji (Sheriati) kërkon që çdo i përgjegjshëm (muqel-lef) të dijë ato gjana me të cilat ngarkohet dhe t’i kryejë plotësisht e pa të metë. Ashtu ky shkaku qi Islami e detyroj çdo besnik e besnike, çdo musliman e myslimane për me mësue sasin e Ditunisë qi j’u ngarkohen, me alë të tjera për me çue në vend përgjegjësin e tyne. Për këtë arsye, Muslimanët ishin të parët në botë që morën vendim të premë për ta bamë arsimin të detyrshëm. Këtë detyrë e urdhënonte Feja, e zbatonte Shteti pa hezitim dhe çdo njeri i bindej, sepse dëshironte që, tue pajue
Si rrjedhim i natyrshëm, asht e kjartë se çdo musliman kërkonte atëherë ashtu sikundër kërkon edhe sot e kësaj dite të pasojë dispozitat e Kur’anit përpikënisht, sepse Libri i Shenjtë ban në shpirtin e njerëzve atë përshtypje, të cilën s’mund ta bajë asnjë tekst tjetër. Ai jep atë dobi të cilën s’mund ta japë asnji Libër tjetër, sepse Ai asht Libri i Zotit. Në kët Libër s’asht e mundun të takojmë konflikte, kontradiksjone, të meta e harresa, gjana këto të cilat takohen shpesh në veprat njerëzore. Kur’ani përfshin të gjitha dispozitat qi i duhen nji shoqnije përparimdashëse e liridashëse, qi i nevojiten nji shoqnije qi dëshiron me jetue në paqë e në lumtëni. Muslimanët e periudhës së parë Islame e kuptuan mirëfilli kët koncept të natyrshëm dhe ishte ky shaku qi e pasuen Kur’anin me gjith zemër e me gjith shpirt. Kur’ani i udhëzoi në udhë të pastër e të drejtë dhe j’u mësoi dituni e urtësi, dashuni e drejtësi; mëshirë e dhimsuni për njani tjetrin e për krijesat e tjera. Si rrjedhim i natyrshëm, muslimanët ngjallën ato gjana qi ngjalli Kur’ani dhe shembën ato që shembi Kur’ani. Puna qi ban Kur’ani i Shenjtë është e kjartë. Kur’ani i Shenjtë na shtyn pra që t’i kuptojmë mirë ligjet e jetës kjo s’bahet ndryshe veçse tue përhapë arsimin e moralin. Po, me arsim e me moral ecet drejt përparimit dhe lumtëris së kërkueme prej njerëzve. “Kultura Islame”, Nr. 3-4, Prill 1945
GUSHT 2013
Di
37
Personalitet
SAID NAJDENI HOXHË VOKA (VOGLI) (1864-1903) NUK VUAJ PËR PARA E PËR GRADA POR PËR KOMB E ATDHE
Said I. Najdeni, i cili njihet edhe si Hoxhë Voka apo Hoxhë Vogli, rilindës, patriot, atdhetar dhe veprimtar i shquar i çështjes kombëtare, lindi në Dibër të Madhe në vitin 1864. Ishte biri i Islam dhe Esma Najdenit, që rridhnin nga një familje zejtare. Arsimin fillor dhe atë plotësues Saidi i kreu me sukses në vendlindje në vitin 1882, ndërkohë inteligjenca dhe zgjuarsia e tij bënë që babai i tij me dëshirë dhe vullnet të madh për ta shkolluar të birin sa më shumë e dërgoi së pari në Edirne e më pas në Stamboll, ku Saidi me sukses i përfundon studimet teologjike në medresenë e Hajdar Pashës. Gjatë studimeve të tija në Stamboll, edhe pse ishte i ri, Saidi pati fatin që të takohej me Naim e Sami Frashërin dhe Ismail Qemalin, të cilët ia forcuan vendosmërinë për t’iu kushtuar me tërë energjinë dhe potencialin intelektual dhe moralin
38
Di
GUSHT 2013
e karakterin e lartë njerëzor që kishte, idealit të çështjes kombëtare, që edhe popullit të tij sikurse popujve të tjerë t’i mundësohet arsimimi dhe shkollimi në gjuhën amtare. Pas kryerjes së shkollimit në Stamboll në vitin 1888, një vit pasi ishte hapur shkolla e parë shqipe në Korçë, Saidi i urtë dhe i dashur, punëtor, i palodhur dhe trim, i frymëzuar për idealin kombëtar, u kthye në atdhe ku iu përvesh me zell çështjes kombëtare. Saidi mori me vete një sasi të madhe abetaresh të Shoqërisë së Stambollit (1879), dhe ato të Samiut (1886), me dëshirën e flaktë që të hapë në vendlindje shkollën e parë shqipe dhe në të njëjtin vit, më 1888, Saidi arriti që në shtëpinë e tij të hapë shkollën e parë shqipe, e cila punonte në fshehtësi. Asokohe shtypi i kohës për Dibrën shkruante: “Si në vende të tjera, edhe këtu në Dibër zuri me hy dashuria e mëmëdheut bashkë me të gjuhës! Sot në Dibër kemi shumë zotëri pleq të ndershëm që përpiqen për pavarësinë e gjuhës shqipe… i madh e i vogël thërrasin: me gjuhë ruhet mëmëdheu, me shkollë mirësohet kombi!” Mirëpo veprimtaria e kësaj shkolle sa vinte e vështirësohej. Ndërkaq autoritetet qeveritare Hoxhë Vokën filluan ta akuzojnë, si njeri që e largon rininë nga rruga e fesë. Hoxhë Voka i mençur, i vendosur, plot energji dhe guxim, ishte zotuar se asgjë nuk do të mund ta shmangte nga rruga e interesit kombëtar, ndërkaq që ai kishte si udhërrëfyese për besimtarët alët: “Myslimanët e vërtetë duhet të dinë se feja islame urdhënon me e dashtë atdheun”, dhe “Për mëmëdhenë duhet me qenë shërbëtorë. Njeriu sa dashuri të ketë në mëmëdhenë, aq dashuri ka në fenë”. Shkolla u mbyll pas një viti. Autoritetet osmane i ofruan Hoxhë Najdenit punë në administratë, por ai zgjodhi dhe eci në rrugën tjetër, siç kishte thënë edhe vetë: “Nuk vuaj për para e për grada, por për komb
e atdhe. Unë dua të fitoj liri me i mësua këtij populli gjuhën shqipe, që ta njeh veten e tij e të përpiqet për vetvete”. Veprimtarinë dhe aktivitetin ai nuk e pushoi dhe përsëri e rihapi shkollën në vitin 1893, duke i pajisur nxënësit me tekste shkollore libra dhe fletore, të cilat i sillnin tregtarët dibranë dhe patriotët, siç ishin Selim Rusi dhe Kadri Fishta. Me rihapjen e kësaj shkolle, interesimi për mësim në gjuhën shqipe vinte gjithnjë duke u shtuar, kështu që numri i nxënësve prej 9 vetash tashti kishte arritur në 26. Por pas një vit pune për herë të dytë u mbyll më 1894. Shkollat u mbyllën por jo ideja, këshillat dhe frymëzimi i Hoxhës që ndikonte edhe në rrethanat politike. Në këtë mënyrë dhe në këto kushte dhe rrethana, Hoxhë Saidi ndiente nevojën për të kontaktuar drejtpërdrejti me krerët dhe veprimtarët e lëvizjes shqiptare të Stambollit, që t’i njoftojë për gjendjen në Dibër e cila ishte mjaft kritike. Kështu që në vitin 1895, Saidi bashkë me shokun e tij të medresesë Hafiz Ibrahim Mitrovicën marrin rrugën për në Stamboll. Autoritetet e ndoqën lëvizjen e tyre dhe i arrestuan, duke i çuar në burgun e Edirnesë, ku ndodheshin të burgosur patriotë të tjerë shqiptarë si Haxhi Zeka dhe Hamdi Ohri. Saidin dhe H. Ibrahimin i dënuan me nga 15 muaj burgim. Gjatë qëndrimit në burg Saidi kishte qëndisur një flamur të cilin më vonë e nxirrte në dasma. Me t’u kthyer në Dibër nga burgu i Edirnesë, Hoxhë Voka vazhdoi punën. Në Dibër në fushën Qernanica (Kërnanica) me iniciativën e Saidit u organizua një kuvend i ngjashëm me atë të Lidhjes Shqiptare të Pejës të janarit 1899, të kryesuar nga Haxhi Zeka. Ky Kuvend punimet e tij i filloi me një miting të madh dhe të hapur më 27 shkurt 1899 ku morën pjesë 1000-1500 vetë. Në të përveç kadive e myftinjve kishte edhe qytetarë, zanatlinj, tregtarë, fshatarë dhe persona të cilët deri atëherë kishin
qenë të mbyllur nga gjakmarrja. Kuvendi i Dibrës i kishte kaluar edhe caqet lokale të këtij sanxhaku dhe ishte kthyer në një mbledhje të përgjithshme shqiptare, në të cilën kishin marrë pjesë delegatë edhe nga vise të tjera të Shqipërisë së Veriut dhe të Mesme. Në organizimin e këtij kuvendi një ndihmesë të madhe dha edhe Said Hoxha. Meqë në njërën nga vendimet e Kuvendit të Dibrës ishte edhe hapja e shkollave shqipe në territorin e Dibrës, Hoxhë Voka nuk ndenji duarkryq, por menjëherë iu vërsul angazhimit dhe meqenëse në Dibër tani kishte një rreth përkrahësish e sidomos duke pasur mbështetjen e Xhemal Pashës, Sali bej Dohoshishtit dhe të Abdurahman Salihut, hapi në vitin 1900 për herë të tretë një shkollë të vogël për mësimin e gjuhës amtare. Por kjo shkollë sërish shumë shpejt u mbyll nga autoritetet. Sidoqoftë funksionimi i saj për një kohë shumë të shkurtër arriti t’i japë frytet e saja. Lëvizjet dhe angazhimet e mëdha ia kishin përkeqësuar shëndetin, tek i cili tanimë kishin filluar të paraqiten shenjat e para të tuberkulozit dhe prindërit e tij më kot kishin kohë që e këshillonin të kujdesej për veten. Në vitin 1903, Hoxhë Vogli ndërmori një udhëtim të vështirë, por të nevojshëm për çështjen kombëtare në Tripoli, ku do të hartohej programi për një kryengritje shqiptare. Në këtë mbledhje Said Hoxha përfaqësonte Dibrën dhe Kosovën, Refik Toptani Shkodrën, simboli i pavarësisë, Ismail Qemali, përfaqësonte Janinën. Mbledhja kryesohej nga Xhemal Pasha. Lajmi për këtë takim të përfaqësuesve shqiptarë i kishte tronditur autoritetet. Hoxha me ndihmën e shokëve arriti të kthehet në Tiranë. Por ky udhëtim ia kishte përkeqësuar shumë shëndetin dhe sapo kthehet në Dibër, ra në shtrat dhe nuk arriti të çohet më. Për sëmundjen e tij na informon edhe Ismail Qemali në kujtimet e veta kur thotë: “Një nga miqtë e mi më të vjetër shqiptarë, Said Efendi me rastin që shkonte në Tripoli, er-
dhi të konsultohej në Romë, për të patur një marrëveshje me Marshall Rexhep Pashën. U kthye pas pak kohësh nga Tripoli shumë i vrarë, nga një sëmundje që e shqetësonte prej kohësh. U bë një konsultë me mjekët më të mirë të Romës, por ishte një sëmundje e pashërueshme. Arriti të marrë pak forca, dhe shkoi në qytetin e tij të lindjes në Dibër, ku vdiq pak ditë më vonë.” Më 21 nëntor 1903, idealisti dhe punëtori i palodhur për të mirën dhe përparimin e kombit të tij, Hoxhë Said Najdeni, ndërroi jetë në moshë mjaft të re, 39 vjeçare. Në momentet e fundit të jetës, para se t’i pushonte rrahja e zemrës, Hoxhë Saidi kishte lënë këtë porosi: “Pa fituar Shqipëria lirinë, mos më vini gurë mbi varrin tim. Pasi të fitohet liria të m’i vini gurët duke i shkruar shqip. Mbi ta të vini një flamur”. Hoxhë Voka prej gjuhëve të huaja fliste turqisht, arabisht dhe frëngjisht. Me rastin e vdekjes së Said Hoxhës nëpër gazetat e kohës u botuan artikuj nga njerëz që e njohën dhe i çmuan përpjekjet e tij për çështjen kombëtare, ndër të cilat veçojmë: Kristo Luarasi do të shkruajë: “Në fund të motit 1903 vdiq në Dibër shqiptari me zemër e me mend Said Hoxha… Ish njeri i matur, me veti të mira dhe do t’i kish bërë shumë shërbime kombit sikur të kish rrojtur akoma.” Nikolla Naço do të shkruajë: “Me të keqe të madhe mësuam vdekjen e atdhetarit Said Dibrani një shqiptari të vërtetë, një të madhi ushtar të palodhur të Shqipërisë.” Kurse Sotir Kolea duke e portretizuar personalitetin e Hoxhës do të shkruajë: “I butë e i urtë, alë e gojë mjaltë, me zemër të gjerë dhe të thellë. Said efendiu qe atdhetar i rrallë, i pjellë e i lindur për punë propagande së cilës i qe dhënë me mish e me shpirt.” Ndërsa Shahin Kolonja njeriu i cili i ndihmoi hoxhës shumë, gjatë vuajtjes së dënimit me burg në Sta-
mboll do të theksojë: “Said Efendi Dibrani përhapi mendime të pëlqyera e bëri punë të mirë… Said Efendiu ishte shqiptar i vërtetë, i stolisur me veti të mira e me urtësi, me mish e me shpirt për mbarëvajtjen e Atdheut.” Delegatët e Kongresit të Dibrës (1909) në mesin e të cilëve ishin edhe Aqif Pasha, Mytesim Këlliçi, Sadik Pasha, Islam Vrioni, Qenani Abdyli, Prenç Xhelali, Dervish Biçaku, Dervish Hima, dr. Ibrahim Temo, dhe Hafiz Ali Korça e vizituan varrin e tij dhe mbajtën alime. Prej veprave që na kanë mbetur nga ky rilindës janë dy: “Fe rrëfenjësja e myslimanëve”, botuar në shtypshkronjën Mrothëria në Soe në vitin 1900, që ka 64 faqe dhe e dyta është “Abetare e gjuhës shqipe ndë të folë gegënisht”, botuar po në Soe më 1900, por pa emër të autorit, pra anonime me 16 faqe. E para është një vepër fetare e mbështetur në parimet Kur’anore, që janë të detyrueshme për të gjithë besimtarët myslimanë. Ky përfaqëson një manual fetar, por me mjaft të dhëna patriotike dhe filozofike. Ai pranon dy dituri: atë fetare dhe atë të mendjes, të cilat, duke u mbështetur në Kur’an, nuk i kundërvihen njëratjetrës. Ai mendonte se feja luan rol në ndërtimin moralo-etik të njeriut, nuk e pengon njeriun të ketë dashuri ndaj atdheut… dhe nëse shqiptari e pranon alfabetin latin nuk bën kurrfarë mëkati, sepse mund të mbetet përsëri besimtar i devotshëm… Parulla e Hoxhë Najdenit ishte: “Që shqiptarët të shpëtojnë nga rreziku, ka vetëm një rrugë: me u zgjua kombi, me mësue gjuhën e tij, me i dalë zot vetes.” Në shenjë nderi dhe respekti sot në qytetin e Dibrës një shkollë mban emrin e këtij patrioti dhe veprimtari të paharruar. Marrë nga enciklopedia “100 personalitete shqiptare të kulturës islame”
GUSHT 2013
Di
39
Bota jonë
NË PËRC TË MUAJIT T obligim të detyruar, siç e kishin detyrë edhe ata që qenë para jush, ndoshta do të bëheni të devotshëm!” (Kur’ani, 2: 183) Të mendojmë pak në pjesën e fundit me të cilin përfundon urdhri hyjnor. T’i lexojmë edhe një herë alët: “ndoshta do të bëheni të devotshëm” dhe t’i shtrojmë pyetje vetes: A mos vallë, agjërimi na qenka një lloj pushimi për organizmin, rast për rigjenerimin e qelizave, dietë për trupin tonë? Ose mos mendohet se me agjërim arrihet ndonjë leverdi ekonomike, kursim kohe, etj? Nuk e mohojmë se agjërimi nuk do të duhej të kishte gjithë këto funksione, madje edhe shumë tepër, por një gjë duhet ta kemi të qartë: agjërimi i vërtetë nuk do të kishte asnjërën nga këto qëllime të dobishme. Sepse, po e kufizuam vetëm në këto, faktikisht, nuk dëshirojmë asgjë tjetër vetëm si të bëhemi sportistë të mirë, kursimtarë të
Kur Ramazani e lajmëron shkuarjen, ne jemi në gjendje vetëm të themi: Sa shpejt shkoi! Sa shpejt kaluan ditët më të mira, netët më të vlefshme. Po jeta? Ç’është jeta? A mos vallë është e amshueshme në këtë botë?! A nuk i ngjan gjethes së vjeshtës, të cilën e përkund era ngado. Vërtet, jeta i ngjan një ëndrre, ndërsa përjetësia i përket Atij që është i amshueshëm. “Çdo gjë është kalimtare. Mbetet vetëm Zoti yt, i Madhërishmi, i nderuari!” (Kur’ani, 55:26-27) Ku është muaji i Ramazanit? A nuk qe para pak ditësh me ne? Ç’ndryshim i madh, o i bekuar, ndërmjet dy ditëve të tua: ditës së ardhjes tënde dhe ditës së shkuarjes tënde. Të kemi pritur me shpirt e zemër të hapur, me gëzim e shpresë! Kemi dëshiruar pastërtinë tënde! Sa kemi dashur të jemi besnikë, sa kemi shpresuar të jemi të fortë në mirëbërësinë tënde! E tani, pasi jemi përshëndetur me ty, jemi plot keqardhje e pikëllim. Nuk dimë sa të kemi qëndruar besnik. Nuk dimë se kemi realizuar qëllimin tënd. Nuk dimë ç’more nga kujtimet tona. A je i kënaqur me agjërimin e agjëruesve. A të ka pëlqyer namazi i falësve? Le t’i kujtojmë pak alët e Allahut që besimtarëve u thuhen në fillim të Ramazanit: “O besimtarë! Agjërimin e keni
40
Di
GUSHT 2013
CJELLJE TË VLERAVE
“ushtarët”e vet, zemrën dhe organet e tjera; nëse këta “ushtarë” i nënshtrohen pushtetit të tij, kështu që, ai të bëhet udhëheqës i merituar i “armatës” së vet, përkatësisht, të bëhet sundues i mbretërisë së tij të vogël, atëherë arrin t’i ketë tiparet e devotshmërisë, bëhet i denjë të udhëheqë dhe të qeverisë, bëhet i nderuar që përkushtimin e vet t’ia kushtojë Allahut. Ja, kjo do të ishte devotshmëri, e cila, sipas dëshirës dhe vullnetit të Allahut duhet të jetë produkt i agjërimit tënd. Këtë qëllim të përbashkët kanë të gjitha adhurimet, por devotshmëria i jep agjërimit kuptim më të thellë, më të gjerë dhe i shton dimensione të reja. Se agjërimi paraqet thelbin, esencën e devocionit, shihet nga fakti se të gjitha adhurimet paraqesin vetëm njërën anë të devocionit; abstenimin, frenimin, heqjen dorë nga të ndaluarat. Ndërsa agjërimi këtij horizonti ia shton edhe pjesën tjetër, pjesën e re, e cila na mëson, na bën të fortë se si të heqim dorë nga ato gjëra që janë të lejueshme, pastaj si ngandonjëherë mund të abstenojmë, të mbajmë veten nga ajo, e cila, rëndom, paraqet mjetin themelor të jetesës. Kjo do të ishte arsyeja që agjërimi të shpërblehet më së shumti, shumëfish më tepër nga praktikat e tjera. “Çdo vepër e njeriut është e tij, përveç agjërimit. Agjërimi është për Mua dhe Unë do të shpërblej për të” (Hadith Kudsij). Dëshminë e kësaj e gjejmë në Kur’an: “... Vetëm ata që janë të durueshëm, do të shpërblehen pa kufi.” (Zumer, 10) Për të kuptuar se sa kemi marrë leksion nga agjërimi, sa kemi arritur të gëzojmë shpërblimin e Allahut, secili mund t’i japë përgjigje vetes pas Ramazanit.
vyer, një farë mjeku për vetveten që kërkon rrugë më të lehtë shërimi etj. Agjërimi, gjithashtu, nuk ka për qëllim të shkaktojë vuajtje trupore, ndonëse ajo ishte e pranishme. Allahu i Madhërueshëm kur thotë: “agjërimin e keni obligim të detyrueshëm”, nuk e përfundoi ajetin me “që të vuani”, ose “që të shëroheni” apo “që të kurseni”, por Ai tha: “që të bëheni të devotshëm”. Në këtë mënyrë Allahu e bëri agjërimin eksperiment të sprovimit moral e shpirtëror. Ai, qoftë i lavdëruar, deshi që agjërim të jetë mjeti kryesor që do të na radhiste në radhën e të devotshmëve. Ky pra, është qëllimi kryesor i agjërimit dhe nëse gjatë agjërimit të shmanget devotshmëria, atëherë, i gjithë mund të shkon kot. “Kush dëshiron shpërblimin e botës së ardhshme (Ahiretit) do t’ia shtojmë, por kush dëshiron shpërblimin e kësaj bote do t’ia japim, ndërsa në botën tjetër nuk ka pjesë (në shpërblim)” (Shura, 20) Ç’është devoshmëria? Që ta kuptojmë atë që na ofron agjërimi duhet që më parë të kuptojmë pozitën dhe rolin tonë që ushtrojmë si qenie njerëzore në tokë. Në qoftë se njeriu pranon parimet e larta morale nga Allahu dhe sipas tyre udhëzon GUSHT 2013
Di
41
REJAN ISLAMI
FITOREN KURRË TË MOS E ZËSH NË GOJË! Sa herë u gëzuam kur midis ditësh regjistruam sukseset?! Në mos qoftë kjo loja që na i mbajti peng ngjitjet tona të madhërimit, atëherë momenti i reflektimit duhet të vijë si një përmendore përkujtimi për përjetësimin e krejt qëllimit për të cilin jetojmë. Atëherë kur pandehëm se një namaz e kemi falur më së miri, po aq herë i jemi dorëzuar krejt papritur në udhëkryqin e ngritur nga i mallkuari, si për të thënë se mendja jonë nuk është përqendruar aq, e shpirti ynë mbeti i lajkatuar në mburravecërinë e botës! Kur në Mekë hyri ai i princ i bekuar, dhe si çdo gjeneral i fitores shënjon momentin e ngazëllimit me të gjithë ushtarët e tij, aty ndodhi e kundërta. Për të (a.s.), nuk kishte përfunduar triumfi i dëshirës dhe bash aty nisi xhihadi i madh, xhihadi me gjithçka bota ka përbrenda, për ta mundur atë, jo një herë e mirë, por në vijimësi, në krejt betejën e jetës që vazhdon po aq sa fryma ngre trarin e pulseve tona. Në atë moment, kur të gjithë bëheshin gati për fitoren e madhe, dhe ku besimtarët kishin çliruar qytetin e shenjtë, rrethrrotullimin e historisë së feve, dhe pikëorientimin e të gjithë besimtarëve myslimanë të historisë, ai princ i bekuar i etur për përjetësi e shkalafiti tërë entuziazmin, për t’u thënë ndjekësve se në këtë fe nuk ka moment krenarie kur bie ala të punosh për të. Fitoret nuk duhen zënë në gojë, por vetëm si mënyra me të cilat besimtarët garojnë në këtë jetë. Për ne, dita finale e të tëra punëve është Dita e Gjykimit, dhe gjer atëherë, momentet e jetës janë mundësi burimi e angazhimi për të shkuar drejt medaljeve më të arta, por me qëllim për të mos i marrë kurrë ato. Medaljonet i përkasin botës dhe atyre që kanë vendosur të jetojnë për të, ndërsa medaljonet tona, janë lumenjtë e xhenetit, me të cilat freskojmë shpirtrat tanë në përrenjtë e tharë të mërzisë të kësaj bote. Fitorja nuk duhet zënë në gojë, sepse ajo i shkatërron filizat e njomë si i thati i shkretëtirës. Kështu u rrëzua Perandoria Osmane, kur ata pashallarë nuk patën më qëllim më tej për të arritur në këtë botë, kështu u shkatërruan edhe tërë mbretëritë, si shenjë bekimi apo mallkimi nga Zoti. Fitorja jonë nuk është më Kostandinopoja, as Roma, fitorja jonë është përjetësia dhe rruga gjer atje duhet të shërbejë si një punishte për të mbjellë fidanët më të mirë e lulet më të bukura për t’ua çuar në
42
Di
GUSHT 2013
formë selami pasardhësve tanë. Në këtë litar që vazhdon e zgjatet nga brezi në brez e nga shekulli në shekull, të gjithë ata që lidhen pas tij, nuk do të thotë se erdhën për të qëndruar përgjithnjë të qetë. Jo! Beteja nuk ka përfunduar këtu. Ajo vazhdon siç vazhdon jeta. Ne jemi vetë beteja, ku gdhendim shpirtrat për t’u forcuar dhe madhëruar, e për të shijuar krenarinë e ditës së bekuar, ku të mirët do të rrinë veç, në porta të larta do të ecin turma- turma drejt lëndinave ku syri kurrë nuk i ka parë. Ajo është dita e fitores së madhe, sepse të gjitha fitoret e tjera në këtë botë, janë po kaq kalimtare sa edhe e diela e shkuar, nga e cila nuk ka mbetur vetëm se numër në kalendar! Për ne, nuk ka rëndësi thjesht pjesëmarrja në këtë garë, për të motivuar më pas humbjet. Këtu s’ka vend për humbje, por siç pemët e një pylli të dendur, gara duhet të jetë për të kapur dritën, për
ta zgjeruar më tej hapësirën e shpirtrave tanë drejt Zotit. Njësoj si dijetarët e kësaj rruge, që të tëra momentet e tyre i kalojnë duke mbledhur dije nëpër “nektarin” e pasosur të perandorisë së Allahut të Madhëruar. Çdo besimtar duhet të jetë i ndërgjegjshëm në vijimësi rreth qëllimit të ekzistencës së vet, e në këtë mënyrë të ndërtojë fole ku rriten gëzimet e kënaqësisë së Zotit ndaj tyre. Këto janë veprat e mira, për të cilat nuk duhet pasur kursim, e kujtimi i të cilave duhet lënë në banesën e harresës, si shenjë dëshmie se të gjitha ishin dhe janë vetëm dhe vetëm për hir të Zotit. Kjo arrihet vetëm se duke tejkaluar veten, e duke u shndërruar kësisoj në njeri të shërbimit, në njeri që e tërë qenia e tij është vendosur në shinat e së ardhmes, ku në të gjitha rastet duhet të të çojnë te Zoti. Sepse ata janë robërit e Allahut, jeta, gjaku, pasuria dhe fëmijët e të cilëve
janë vetëm të Atij të Madhëruari që qëndron i palodhur në krye të qiejve në vetekzistencë pa fillim dhe pa mbarim. A jemi ne ata që kemi arritur në këtë stad? Të lëkundur midis dyzimit të botës e përpjekjes për bindje ndaj fesë, heronjve të rinj u duhet ende shumë përpjekje gjer sa në mendjet e tyre të qarkullojnë vetëm molekula që adhurojnë Krijuesin e tyre. Kjo është faza që duhet që çdo njeri prej nesh të bëjë përpjekje të vazhdueshme për ta arritur. Për ta nisur këtë ngjitje drejt sublimes, asnjë vepër, asnjë punë, asnjë e mirë nuk duhet zënë në gojë, sepse dashuria dhe punët për Allahun, nuk mund të jenë njëkohësisht edhe si marifete krenarie për botën. Çdo ditë është një sfidë brenda vetes, kuptimësia e së cilës është vetëm Zoti. Nëse nuk shqetësohemi për ditët tona që ikin pa kthim, e pa vepra, atëherë kot sa kemi besuar!
Fitorja jonë nuk është më Kostandinopoja, as Roma, fitorja jonë është përjetësia dhe rruga gjer atje duhet të shërbejë si një punishte për të mbjellë fidanët më të mirë e lulet më të bukura për t’ua çuar në formë selami pasardhësve tanë.
GUSHT 2013
Di
43
SEDAT ISLAMI
Si t'ua prezantojmë
ISLAMIN të tjerëve?
Se përse perëndimorët vazhdojnë të mbajnë qëndrime negative ndaj Islamit dhe myslimanëve janë dhënë teori dhe shpjegime të shumta e të ndryshme, të cilat, në raste të caktuara, nuk përkojnë fare me të vërtetat islame. Konsideroj se defekti qëndron në perceptimet e gabuara të problemit, por edhe të ofrimit të zgjidhjes së duhur. Ikja nga vija e drejtë fetare me pretekste të ndryshme ka bërë që në horizont ende të mos shihen rezultate të duhura. Për mendimin tim, metodologjia e duhur do të ishte dialogu ynë i drejtpërdrejtë me ta. Ata duhet ta dëgjojnë Islamin prej nesh, ashtu siç është në të vërtetë, e jo ashtu siç iu është prezantuar i shtrembër. E kam thënë edhe më parë dhe po e përsëris prapë se në perëndim Islami është përshkruar si një njeri që ka thikën dhe gërshërët në duar, por kurrë nuk iu është thënë se ky njeri është mjek e jo kriminel. Askujt që ia sheh mjekut në duar këto gjëra nuk i shkon ndërmend se ai është kriminel. Përkundrazi, e respektojnë dhe çmojnë për shkak të punës që bën. Metodologjia e prezantimit të Islamit para të tjerëve nga myslimanët është treguar e suksesshme që në vitet e para të Islamit. Do të doja të rikujtoj se qysh atëherë janë regjistruar përpjekje për të ndalur përhapjen e Islamit pikërisht nëpërmjet shtrembërimit të figurës së tij. Imam Ahmedi [Allahu e mëshiroftë!] në Musnedin e tij (3/1801) transmeton nga Ummu Seleme [Allahu qoftë i kënaqur me të!] hadithin e migrimit në Etiopi, në të cilin tentativat e shtrembërimit të Islamit përballë prezantimit të drejtë të tij nëpërmjet vetë myslimanëve, dështojnë. Ja si na përshkruhet gjendja. Kurejshët kishin dërguar Abdullah ibn Rebian ibn Mugire el-Mahzumijjin dhe Amr ibn el-Asin në Etiopi për ta bindur mbretin, Nagusin (ar. Nexhashiun) për kinse arrogancën, vandalizmin, padëgjueshmërinë dhe problemet e shkaktuara nga bijtë dhe bijat e tyre, të cilët ishin strehuar në vendin e tij. Pra, tentuan që t’i paraqisnin të vrazhdë, problematikë, gjë që ndikoi paksa te mbreti. Askush nuk dëshiron probleme, sidomos me të huajt, të cilëve iu kanë ofruar strehim. Por, mbreti ishte më i mençur se të vepronte vetëm sipas alëve të emisarëve kurejshë. Ai vendosi që të dëgjonte edhe myslimanët, për të marrë më pas vend1. Ahmed Shakiri hadithin e vlerëson autentik.
44
Di
GUSHT 2013
imin për ekstradim të tyre ose pranim të tyre në shtetin e tij. Erdhi Xhafer ibn Abdul Muttalibi, kushëriri i Muhamedit [alejhis salatu ves selam!] dhe foli: “Shkëlqesia juaj! Kemi qenë popull injorant (i pafe); adhuronim idhujt, hanim ngordhësirën, bënim amoralitet, shkëpusnim lidhjet familjare, ishin të pasjellshëm me fqinjët, i forti e shtypte të dobëtin...Ishim në këtë gjendje derisa Allahu na dërgoi një të Dërguar (profet), familjen, sinqeritetin, besnikërinë dhe nderin e të cilit i njohim të gjithë, kështu, na ftoi ta njësojmë Zotin dhe ta adhurojmë Atë, duke braktisur gurët dhe idhujt që adhuronim ne dhe baballarët tanë. Na urdhëroi të flisnim të vërtetën, ta çonim në vend amanetin, të mbanim lidhjet familjare, të kultivonim raporte të mira me fqinjët, të distancoheshim nga ndalesat, të mos derdhnim gjak; na ndaloi nga amoraliteti, shpia, ngrënia e pasurisë së jetimit, shpia ndaj grave të ndershme, na urdhëroi që ta adhurojmë vetëm Allahun dhe të mos i bëjmë shok, ta falim namazin, ta japim zekatin, të agjërojmë...
Për këto shkaqe, populli ynë na armiqësoi dhe na persekutoi aq sa na u desh të braktisnim vendin tonë...” Mbreti kërkoi nga Xhaferi që të citonte diçka nga ajo që i ishte shpallur Profetit. Xhaferi citoi ajetet e para nga kaptina Merjem, nga leximi i të cilave mbreti dhe patriarkët e tij u ndikuan aq shumë saqë qanë. Këta të fundit, më parë, i sugjeruan mbretit që t’i kthente myslimanët në vendin e tyre, për shkak të frikës për probleme që mund të shkaktonin në vendin e tyre, por tash kur dëgjuan këto alë, pra mësuan për Islamin nga vetë myslimanët, i ndryshuan qëndrimet e tyre. Nga kjo që përmendëm mund të rezultojnë disa gjëra të rëndësishme: 1) Kryengritja e myslimanëve dhe “arroganca e vandalizmi i tyre” nuk janë kundër vlerave, por kundër antivlerave. Ja një përshkrim i asaj që kanë qenë dhe asaj që tanimë ishin në të:
Periudha paraislame
Islami
Adhuronin idhujt
Adhuronin vetëm një Zot
Hanin ngordhësira
Hanin vetëm gjërat e lejuara dhe të therura në emër të Allahut
Bënin amoralitet
Ruan nderin bashkëshortor
Shkëpusnin lidhjet familjare
I mbanin ato
Ishin të pasjellshëm me fqinjtë
Fqinji tanimë ishte pjesë praktike e besimit
I forti e shtypte të dobëtin
E vërteta triumfon
Ky përshkrim i përgjithshëm i fesë pati ndikimin e vet të madh. 2) Objektivi kryesor i Islamit është jeta e njeriut dhe gjallërimi i saj me besim, e jo vrasja. Xhaferi i tha mbretit se Profeti i ndalonte nga vrasja. Bota duhet ta sjellë ndërmend këtë dialog. Islami nuk është dhunues, është kundër dhunës. Mësojeni këtë nga myslimanët. 3) Nga përgjigja e zgjeruar e Xhaferit mësojmë edhe kriterin se në dialog, krahas zhvlerësimit të shpieve, Islamin duhet t’ua ofrojmë në version të zgjeruar. Duhet të shfrytëzojmë rastin që t’u tregojmë për të vërtetat e Islamit. Xhaferi nuk mjaftoi me përgjigjen për akuzën e ngritur, por tregoi se Profeti është njeri besnik dhe i sinqertë, gjë që na bën të bindemi për vërtetësinë e asaj që pretendon ngase nuk ka gënjyer kurrë, si dhe fton që të mos gënjejmë, të mos shpifim për gratë e ndershme si dhe të mos keqpërdorim pasurinë e jetimit. Janë këto parime humane, që lehtë tërheqin zemrën dhe shpirtin e njeriut. Por, edhe pse qau mbreti dhe priftërinjtë e tij, çështja nuk mbaroi me kaq. Tashmë zemërkëqijtë do të mundohen të fusnin armiqësi për fyerje në baza fetare. Kurejshët shkuan dhe i thanë mbretit se myslimanët ndajnë mendime të këqija për Isanë (a.s.). Këto është e tërë poenta e tregimit dhe është mësimi kryesor, që njëherësh duhet të shërbejë si kriter në dialogun tonë me jomyslimanët. Myslimanët u tubuan dhe duke ditur se sa rëndësi ka Isai për të krishterët diskutuan se ç’përgjigje do t’i ofronin. A do të prezantonin qëndrimin parimor apo do të bënin përshtatje me qëndrimet e krishtera? Natyrisht, vendosën për të parën, të thonë të vërtetën, pavarësisht epilogut. E vërteta duhet të thuhet. Fshehja e saj është vetëm zvarritje e zgjidhjes së problemeve. Është mjegullim dhe zymtësi në kriteret e zgjidhjes së problemeve njëfetare. U ngrit Xhaferi dhe shkoi tek mbreti e tha: Ne themi për Isanë atë që i është shpallur Profetit tonë: “Ai është rob dhe i Dërguar i Zotit, është frymë (shpirt) dhe alë e drejtuar Merjemës së Virgjër!” Mbreti me të dëgjuar këto alë tha se dallimi ndërmjet tyre ishte shumë i vogël. Priftërinjtë që ishin përreth, në shenjë mospajtimi, ofshanë, ndërsa mbreti tha: Me gjithë ofshamën tuaj! Myslimanët vazhduan jetën e tyre të qetë e të sigurt në Etiopi edhe për në kohë të gjatë. Ajo që përfitojmë nga kjo pjesë e dialogut ka të bëjë me dy gjëra të rëndësishme: 1) Në dialog e vërteta nuk duhet të fshihet, nuk duhet të interpretohet për përshtatje, nuk duhet të iket nga domethënia e saj parësore, sepse kështu rezultatet do të ishin vetëm sipërfaqësore. 2) Fanatizmi duhet të mos ketë vend në dialog. Kam përshtypjen se sikur ne t’ia prezantonim botës Islamin me këtë besim monoteist që ka, me këtë humanitet që posedon, me këtë rend shoqëror perfekt, me këtë solidaritet, me këtë besnikëri bashkëshortore, gjëra këto që më së shumti i mungojnë sot shoqërisë perëndimore, atëherë në vend të armiqësisë do të kishte shumë të atillë që do ta përqafonin atë, siç bëri edhe vetë mbreti Nagusi. GUSHT 2013
Di
45
Psikologji
ALTIN TORBA
NËSE DËSHIRON TË BËHESH LIDER Iniciativa, tregues kyç i lidershipit Pjesa e dytë Në trajtesën e mëparshme përmendëm se treguesit që e favorizojnë poseduesin e tyre të bëhet një lider i suksesshëm janë gjashtë: (1) Aftësia analizuese, (2) Iniciativa, (3) Guximi, (4) Serioziteti, (5) Ambicia dhe (6) Ambienti elitar. Pas trajtimit të treguesit të parë - aftësisë analizuese -, në këtë trajtesë do të bëjmë alë për treguesin e dytë të liderit të së ardhmes. INICIATIVA Rëndësia e këtij treguesi del qartë në pah në faktin se si njeriu i nismave dhe iniciativës nuk vepron për inerci, porse e ndërmerr nismën e vet me iniciativën e tij të lirë, duke mos pritur askënd ta stimulojë dhe vërë në lëvizje. Zakonisht nisma e njeriut iniciator vjen si produkt i shtrydhjes së mendimeve dhe përpunimit të eksperiencave të shumta. Janë këto ide dhe këto përsiatje të cilat njeriu me iniciativë të lartë i shndërron në nisma dhe projekte të suksesshme. Gjithashtu, natyra e iniciatorit është e atillë që ai është shumë i vëmendshëm, e kundron dhe monitoron me kujdes gjendjen që e rrethon dhe situatën në të cilën jeton. Ai përmes nismës së tij ose zgjidh një problem, ose zhvillon një punë, ose reformon një institucion, ose shpik diçka të re... po kështu aftësia iniciuese e njeriut, tregon se ai ka kapacitete për të arritur nisma tek të cilat pakkush ose askush nuk ka arritur më parë... Nëse thellohemi sadopak te një individ që është “njeri me iniciativë, nismëtar, aktiv, sfidant, garues”, do vërejmë qartë se si këto karakteristika të tij, nëse pasqyrojnë diçka, janë kapacitetet drejtuese të këtij personi, që e bëjnë atë të jetë në krye të maratonës jetë. Profeti Muhamed (a.s.) e nxiste iniciativën te myslimanët dhe i jepte asaj në tabelën e nderit një vend që s’ia jepte çdolloj tipari. Ai e evidentonte këtë tipar ashtu siç në fakt ky tipar e meriton. Nga Abdullah ibën Abasi (r.a.) transmetohet se i Dërguari i Allahut (a.s.) ka thënë: “M’u ekspozuan të gjitha kombet njerëzore dhe unë pashë prej profetëve kë kishte një numër të vogël ndjekësish; pashë edhe kë kishte një ose dy persona dhe pashë edhe kë nuk kishte askënd. Teksa gjendesha në këtë situatë, m’u pasqyrua një dyndje e madhe njerëzish dhe unë mendova se ata janë kombi [bashkësia] ime, por më thanë: ‘Ky është Musai dhe kombi i tij, ndërsa ti shiko tej në horizont!’ Shikova andej, kur ja, një dyndje e madhe, edhe më e madhe se ajo e mëparshmja. Më thanë: ‘Ky është kombi yt dhe me
46
Di
GUSHT 2013
ta janë shtatëdhjetë mijë që do të hyjnë në Xhenet pa u marrë në llogari dhe pa u ndëshkuar [paraprakisht]’”. Në këto alë e sipër Ukashe (r.a.) u ngrit dhe i tha Profetit (a.s.): “Lute Allahun për mua që të më bëjë prej tyre!” Profeti (a.s.) tha: “Ti je prej tyre”. Ukashe (r.a.) e shfrytëzoi këtë shans dhe e mori iniciativën t’i kërkonte Profetit (a.s.) ta luste Zotin të ishte prej kësaj shtatëdhjetë mijësheje... Pas Ukashes (r.a.), një person i dytë i tha Profetit (a.s.): “Lute Allahun për mua që të më bëjë prej tyre!”, - por Profeti (a.s.) u përgjigj:
të njeriut, të cilat mund të vërehen edhe që në vegjëlinë e njeriut dhe në vijim, ku më të rëndësishmet konsiderohen pesë prej tyre: SHENJA E PARË: SIPËRMARRJET Propozimi i projekteve të reja, inicimi dhe realizimi i tyre, s’ka dyshim se burojnë nga një person i brumosur me personalitetin e një lideri. Shembull referent: Spitali i parë ushtarak, i ngritur nga myslimanët, ishte një çadër-spital, që u bë në Betejën e Ahzabitenkas për t’u ardhur në ndihmë të plagosurve në zhvillimet e kësaj beteje. Kjo çadër-spital gjendej brenda xhamisë së Profetit (a.s.), i cili emëroi në të Rufejda el Eslemijen, medinasen, që shërbeu vullnetarisht për mbarëvajtjen e këtij minispitali ushtarak, të iniciuar nga vetë Profeti (a.s.). Kur Sead ibën Muadhi u plagos rëndë, Profeti (a.s.) tha: “Vendoseni atë tek tenda e Rufejdës [ku shërben ajo], që unëta vizitoj shpesh.” - Kësisoj Rufejda bëhet infermierja e parë ushtarake në Islam. Ky është një projekt i ri që askush nuk e kishte bërë më parë, projekt origjinal, jo imitacion. Kjo është një nismë e dukshme që tregon për frymën e iniciativës që kishte Profeti (a.s.) dhe me të cilën ai i edukonte myslimanët. - Këto gjëra që u përmendën, mjaftojnë për të spikatur sipërmarrjen, si një tregues i personit tek i cili gjallon fryma e novacionit dhe iniciativës...
“Ta mori atë i pari Ukashe-ja”. [Transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi] Në këtë transmetim del në pah pozita favorizuese që gëzon iniciativa në Islam. Gjithashtu të shumta janë rastet në Kur’anin Fisnik kur Allahu i Madhëruar i lavdëron garuesit, iniciatorët dhe prijatarët kah e mira... Lind pyetja: Si të arrijmë ta dallojmë praninë e iniciativës tek individi? Ka disa shenja të cilat nxjerrin në pah kapacitetin iniciues
SHENJA E DYTË: IDETË E REJA Sugjerimi i ideve të reja me siguri që përbën një tjetër shenjë kyçe të njeriut iniciator. Me këtë shenjë nënkuptojmë mendësitë e reja, që lindin përmes meditimit mbi realitetin që dëshirohet të ndryshohet apo zhvillohet; nënkuptojmë aftësinë për të lindur ide pozitive; dialogun produktiv rreth ideve të shtruara, që të gjitha së bashku i përkasin karakterit të liderit. Në fund të fundit lideri nuk është zbatues urdhrash, por tek ai duhet të gjendet një mentalitet i mirëstrukturuar, gjenerues idesh, i gatshëm për të përfituar prej ideve të propozuara, prej risive të importuara... Prania e të gjitha këtyre së bashku tek një person, hedh dritë qartë mbi praninë e kapaciteteve të lidershipit tek ai... Shembull referent: Një tjetër iniciativë, që i merr premisat po në Betejën e Ahzabit, është hapja e hendekut të madh përreth Medinës. Në vazhdën e frymës së novacionit që gjallonte jetën e myslimanëve është edhe projektimi i katapultave, që i përdori Profeti (a.s.) për të goditur muret e Taifit kur e rrethoi atë... Të gjitha këto iniciativa janë risi që ishin të panjohura ndër arabët... SHENJA E TRETË: DREJTIMI I EKIPEVE TË PUNËS Një individ i cili merr nisma të tilla sikurse klasifikimi i njerëzve në grupe, pastaj drejtimi i secilit grup dhe lëvizja e tij drejt arritjes së qëllimit; pa dyshim që i këtilli rrezaton shpirtin e iniciativës dhe shpërfaq premisat e liderit të suksesshëm. GUSHT 2013
Di
47
Shembull referent: Këtë realitet e gjejmë të skalitur në jetëshkrimin profetik në raste të shumta, ndër të cilat edhe në rrethanat më të vështira, konkretisht përgjatë zhvillimeve të Betejës së Ahzabit, në të cilën Profeti (a.s.) i ndau shokët e tij në grupe të ndryshme, ku secili grup kishte një rol të caktuar; fillimisht për hapjen e hendekut i ndan në grupe dhe secilit grup i cakton normën përkatëse qëishte rreth 20 m linear për çdo ekip pune prej dhjetë sahabësh; më pas të gjendur në gatishmëri numër një, i ndan rojet e hendekut në grupe truprojash që ruanin ditë dhe natë çdo pëllëmbë të hendekut dhe qytetit, në mesin e të cilëve ishte edhe grupi i truprojave të Profetit (a.s.) i kryesuar nga Abad ibën Bishër (r.a.); së fundi në situatën e zhvillimeve të Betejës së Ahzabit, Profeti (a.s.) i ndan pasuesit e tij në grupe të ndryshme ndër të cilat më të rëndësishmet ishin grupet e rezistencës që zmbrapsnin çdokënd prej ushtrisë armike që tentonte ta kapërcente hendekun, sikurse ndodhi në rastin kur një grup i kryesuar nga imam Aliu (r.a.) - i cili asokohe ishte rreth të njëzetave - arriti ta zmbrapste grupin e Ikrimës (r.a.) - që asokohe ishte në radhët e ushtrisë armike -... në këtë ditë spikat ndër të tjera edhe iniciativa heroike e Aliut (r.a.), i cili iu përgjigj i vetëm thirrjes së drejtuari rishtazi prej Profetit (a.s.), për të ndaluar turfullimën e Amër ibën AbduUdit, një luftëtari tepër të fuqishëm dhe të sprovuar, që i takonte radhëve të ushtrisë armike, i cili arriti ta kapërcente hendekun. Aliu (r.a.) bën dyluftim me të dhe e lëshon për dhe të vrarë... Shkurtimisht, secilit i ishte bërë tepër i qartë roli i tij, ndaj plani i mbrojtjes dhe rezistencës përballë ushtrisë së stërmadhe armike - falë Zotit - funksionoi shkëlqyeshëm, saqë në raste të caktuara rezistenca kërkoi një angazhim dhe një konfrontim të pandërprerë, që zgjati rreth një ditë të plotë, saqë myslimanët nuk gjetën mundësi as të shkëputeshin për të falur katër namaze rresht, të cilat i shlyen më pas jashtë kohës së tyre përkatëse... Në gjithë këtë spikat roli drejtues i Profetit (a.s.), i cili përveçse u kishte ndarë detyrat vartësve të tij, i nxiste ata dhe ua ngrinte moralin në vazhdimësi, në të gjitha këto momente vendimtare, si në hapjen e hendekut, ashtu edhe në ruajtjen e tij... - Gjithë sa u përmend vjen e shpalos qartë para nesh shpirtin iniciator të Profetit (a.s.) dhe shokëve të tij të ndershëm (r.a.), duke nxjerrë në pah nivelin e tyre të lartë të lidershipit... SHENJA E KATËRT: THEMELIMI I ORGANIZATAVE Artikulim “organizatë” përdoret me një sërë kuptimesh prej të cilave ndoshta më të spikaturat janë: grup, ekip, shoqëri, shoqatë, parti, fondacion, etj. Aftësia për të ngritur të tilla institucione konsiston në kapacitetet e larta drejtuese dhe iniciuese të themeluesit të tyre. Themelimi i organizatave tregon mbi rëndësinë që themeluesi i jep punës në grup dhe interesit publik. Përmes sa në alë, personi spikat karakterin e tij angazhues, aftësitë dhe përvojën e tij vizionare, kapacitetet e tij rekrutuese, drejtuese dhe financuese, inteligjencën e tij monitoruese, kompetencën
48
Di
GUSHT 2013
e tij vendimmarrëse dhe juridike dhe shumë e shumë tregues të tjerë, që në total orientojnë më së miri mbi aftësitë e këtij personi për t’i udhëzuar ndjekësit e tij kah aspiratat e larta të synuara... Shembull referent: Të gjithë ne i kemi parë të kristalizohen qartë të gjithë treguesit e liderit të kompletuar, përfshirë edhe këto që përmendën, në jetëshkrimin e Profetit (a.s.), por një pyetje që do të ndillte kërshërinë do të ishte se: A ka pasur në kohën e Profetit (a.s.) ndonjë person apo grup personash që kanë themeluar një grup apo organizatë të pavarur? Përgjigja është “Po”. Gjatë jetës së Profetit (a.s.) është shfaqur një organizatë islame e cila nuk udhëhiqej nga Profeti (a.s.), por nga një person tjetër... Bëhet alë për historinë e Ebu Basirit (r.a.), i cili i kishte shpëtuar prangave të idhujtarëve mekas dhe vjen në Medinë t’i deklarojë islamizimin e tij Profetit (a.s.), pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Hudejbijes, ku Profeti (a.s.) ndër të tjera kishte rënë dakord të kthente mbrapsht këdo prej mesit të idhujtarëve mekas që do islamizohej dhe do shkonte tek Muhamedi (a.s.) pa lejen e përgjegjësve [kujdestarëve] të tij. Profeti (a.s.), në respektim të Marrëveshjes detyrohet t’ua kthejë Ebu Basirin(r.a.) dy korrierëve të dërguar prej popullit të tij, duke i thënë: “Duro, o Ebu
kësaj Profeti (a.s.) i dërgon një shkresë kësaj organizate myslimane, e cila arriti tek kreu i saj teksa ai po i jepte lamtumirën e fundit kësaj bote... kronistët përmendin se Ebu Basiri (r.a.) ndërroi jetë me shkresën e Profetit (a.s.) në duar. Pas Ebu Basirit, Ebu Xhendel (r.a.), drejtuesi i ri i organizatës, bashkë me organizatën që drejtonte i bashkëngjitet organizatës mëmë, qeverisë islame të drejtuar prej Profetit (a.s.). - Sigurisht që në sa u trajtua më lart kuptohet fakti se ngritja e organizatave dhe drejtimi i tyre konsiston në aftësi të larta iniciuese.
Basir dhe përllogarit se do shpërblehesh. Allahu ka për të bërë për ty dhe për besimtarët e tjerë të vobektë me ty, lehtësim dhe rrugëdalje”. Rrugës Ebu Basiri(r.a.) i bën një rreng njërit prej korrierëve dhe arrin ta vrasë, ndërsa i dyti kthehet i llahtarisur tek Muhamedi (a.s.) në Medinë, teksa pas i ishte qepur për ta vrarë Ebu Basiri (r.a.). Në gjurmët e të llahtarisurit, hyri edhe Ebu Basiri (r.a.) që qëndroi tek i Dërguari i Allahut dhe i tha: “Ti e kreve përgjegjësinë tënde o i Dërguar i Allahut, ndërsa unë u imunizova vetë”. Profeti (a.s.) u përgjigj: “Bishë lufte [është ky person], sikur të kishte me vete të tjerë burra”. - Në të dy rastet, kur Profeti (a.s.) i drejtohet Ebu Basirit (r.a.), del qartë në pah komenti inteligjent orientues i Profetit (a.s.). E gjitha kjo konkretizohet së fundi me faktin që Ebu Basiri (r.a.) vendoset në El Ajra, në një udhëkryq shkëmbor ku kalonte rruga e mekasve për në Sham, të cilëve ai u bënte atentate të herëpashershme. Me të dëgjuar për Ebu Basirin (r.a.), myslimanët e Mekës iu bashkëngjitën atij dhe formuan organizatën e parë të armatosur të pavarur myslimane, e cila me kohë arriti një numër prej rreth 6070 trupash dhe u bë problem tepër serioz për idhujtarët mekas, saqë i detyroi ata ta shfuqizonin nenin e kthimit të myslimanëve të rinj që do largoheshin nga Meka. Pas
SHENJA E PESTË: KREATIVITETI DHE NOVACIONI Novacioni nënkupton një ide të re, një projekt të ri, një nismë, shpikje, metodologji të re menaxhimi apo lidershipi; çdokush që karakterizohet nga këto karakteristika, pa dyshim që hyn te njerëzit iniciatorë, premisat e të cilëve për të qenë liderë të suksesshëm janë të mëdha. Kjo shenjë, sidomos kur vjen në buqetën e shenjave të tjera që u përmendën më herët, na jep një tregues të liderit të së ardhmes... Shembull referent: Qëndrimi i Islamit pro novacionit shfaqet qartë ndër të tjera në Betejën e Ahzabit (që ndodhi në vitin 4 hixhri), që është emërtuar ndryshe si Beteja e Hendekut, dhe kjo pikërisht për arsye të kanalit të madh që ndërtuan myslimanët në zonën e zbuluar veriore të Medinës, për të penguar ofensivën e rrjedhshme të armikut. Nuk ka dyshim se ideja e hapjes së një hendeku të tillë për motive lufte, përbënte një mendim novator dhe konsiderohej një risi në mesin e mbarë arabëve. Propozimi vjen nga Selmani (r.a.), që ishte pers. Selmani (r.a.) ftohet nga Profeti (a.s.) ta qartësonte këtë teknikë të zbatuar në popullin e tij në situata të ngjashme dhe aty për aty kjo risi gjen miratimin e Profetit (a.s.) dhe shokëve të tij. Ky pranim shpalos qartë lidershipin e mençur të Muhamedit (a.s.), që ishte i hapur për idetë e zgjuara që buronin nga pasuesit e tij, dhe sapo konstatonte në to vlera, i adoptonte ato duke u vënë vetë në ballë të zbatimit të këtyre nismave. Profeti (a.s.) punoi krah për krah me shokët e tij në ndërtimin e kësaj risie, e cila e bëri komandantin e idhujtarëve mekas, Ebu Suanin- që asokohe ende s’e kishte pranuar Islamin - dhe ushtrinë e tij që kur u ballafaquan me hendekun, të thoshin: “Ky është një rreng [teknikë] që arabët s’e njohin”. - Një gjë e fundit që lipset ta themi në kuadrin e novacionit, është fakti se novacioni që të merret në konsideratë, jo domosdoshmërish duhet të jetë i një rangu botëror, porse novacioni mbetet novacion edhe nëse ai përbën një risi për punën, shoqërinë, organizatën apo kombin tënd. Po kështu standardet ndërkombëtare e konsiderojnë novacion [pra e patentojnë] çdo zhvillim projekti të mëparshëm, që pasurohet me një masë risie prej 15 %... Vijon... Përgatiti: Altin Torba Bazuar në literatura të dr. Tarik Suejdan GUSHT 2013
Di
49
Familja
AISA KOKIÇI
A EKZISTON FORMULA E RRITJES SË FËMIJËVE TË LUMTUR? Specialistët ndajnë me ne pikat kyçe të rritjes dhe edukimit të fëmijëve të lumtur Lumturia e fëmijëve sigurisht që gëzon dhe prindërit e tyre. Kalimi i një periudhe të lumtur fëmijërie është ndihma më e madhe për prindërit. Rritja e fëmijëve të lumtur është dëshira e përbashkët e të gjithë prindërve. A ekziston formula e rritjes së një fëmije të lumtur? Fëmijë të lumtur quhen ata fëmijë të cilët e shijojnë jetën, janë të ndjeshëm ndaj ngjarjeve dhe krijesave përreth, zotërojnë një komunikim të mirë me bashkëmoshatarët e tyre, mund të ndjejnë empati, shprehin në mënyrë të drejtë mendimet dhe ndjenjat e tyre, janë të suksesshëm në marrëdhëniet me të rriturit, nuk mërziten përballë ngritjeve dhe zbritjeve të jetës, janë të vendosur dhe pasqyrojnë alternativa të ndryshme zgjidhjeje për një çështje. Krahas kësaj rastet e dështimeve të fëmijëve të lumtur nuk përgjithësohen, por specifikohen vetëm në atë rast duke mundësuar motivimin dhe iniciativën për të ribërë diçka. Kjo situate ndikon në suksesin e tyre si në jetën sociale, ashtu dhe në atë akademike. Me ndihmën e saj ato mund të pasqyrojnë aftësitë e tyre në jetë duke i përdorur në mënyrë aktive. Aftësia e të menduarit pozitivisht mësohet që në vogëli. Formula e rritjes së një fëmije të lumtur fillon që në shtatzëni dhe zgjatet deri në periudhën e adoleshencës.
50
Di
GUSHT 2013
Ja disa pika ku mund të mbështeteni për rritjen e fëmijëve të lumtur: - duhet të vendosni një lidhje të forte me fëmijën që në momentin kur lind. Ajo lidhje fillon të formohet kur ju e merrni në krahë, i flisni, e shikoni në sy. Ju mund t’ia tregoni dashurinë tuaj duke e marrë shpesh në krahë. - rruga më e lehtë e lumturimit të një fëmije është të luash me të. Loja nuk është e thënë të ketë një objektiv. E rëndësishme është të kaloni kohën bashkë. Aktivizimi juaj në lojë lehtëson konceptimin e botës së jashtme të fëmijës, zgjeron botën e tij imagjinare dhe mundëson shkarkim të energjisë në vendin e duhur. Nëse ju do t’i mësoni lojëra ku mund të humbë dhe të fitojë në ambientin familjar, fëmija do të jetë më rezistent ndaj uljeve dhe ngritjeve të jetës së përditshme. - dhënia e mundësisë së zgjedhjes në tema të përshtatshme për moshën e tyre do të rrisë vetëbesimin e tyre. - tregohuni të kujdesshëm që lavdërimet t’i bëni në kohën e duhur. - mund t’i servirni alternativa të tjera kur bëni analiza negative. - mund t’i mësoni faljen dhe të falë të tjerët përballë gabimeve. - përpiquni të qëndroni larg përgjithësimeve kur kritikoni fëmijën tuaj, ju mund të bëni një koment në lidhje me atë rast ose atë sjellje. - mos kaloni kohën bashkë vetëm për bërjen e detyrave, por edhe për zbavitje (si p.sh të shihni një film bashkë, të gatuani bashkë, të peshkoni, të shëtisni e të tj).
IRIDA VATA
ARTI I EDUKIMIT TË FËMIJËVE
Etapa e fëmijërisë konsiderohet si më e rëndësishmja dhe vendimtarja për formimin dhe zhvillimin e personalitetit të njeriut. Fëmija karakterizohet nga pavetëdija si pasojë e së cilës tentohen të zbulohen shumë gjëra, që në fakt, mund të jenë në dëm të tij. Kjo është mosha e cila kërkon më së tepërmi vëmendjen dhe përkushtimin e prindit. Fëmija ka nevoja bazike siç janë: ushqimi, veshmbathja, vendbanimi, argëtimi, shkollimi, gjumi, liria, por, gjithashtu, janë të nevojshme edhe nevojat shpirtërore, si: besimi, dashuria, vlerësimi etj. Pothuajse të gjitha nevojat bazike plotësohen, diku më shumë e diku më pak, ndërsa nevojat shpirtërore janë vendimtaret në formimin e karakterit njerëzor. Vlerat kultivohen nga shkolla, shoqëria dhe media, por dukshëm shikohet se këto vlera bazë nuk po përcillen me efikasitet përveçse brez pas brezi në familje. Që fëmijëria të ekzistojë me plot kuptimin e saj duhet të krijohen disa rregulla dhe parime si: - Duhet t’u formojmë atyre ndjesinë e turpit, pasi është hapi kryesor për një karakter stabil. - Duhet të ekzistojë bashkëpunimi prind-fëmijë.
- Prindi duhet ta këshillojë për durim, besnikëri, ndjeshmëri dhe respekt ndaj të tjerëve, kryesisht të moshuarve. - Një kriter mjaft i rëndësishëm duhet të jetë edhe pastërtia. - Duhet t’i parandalohen fëmijëve ndjenjat apo sjelljet e këqija si: agresiviteti, alori i shëmtuar, ironia, urrejtja, zilia dhe inati. - Duhet të kihet shumë kujdes në teprimin e çdo gjëje, pasi teprimi çon në egoizëm. - Babai është personi i cili ndikon dukshëm në formimin e karakterit të fëmijës dhe krijimi i raportit baba-fëmijë, është parimi kryesor për formimin e marrëdhënieve të ngushta midis tyre. - Duhet të preokupohemi për fëmijët, t’u ofrojmë ndihmë herë pas here dhe të mos i nënçmojmë. - Duhet t’i inkurajojmë dhe t’i nxisim në arritjen e synimeve. - Prindi duhet të respektojë intimitetin e fëmijës dhe t’i japi atij shtysën për të ndërtuar jetën me forcat e tij. Atë ditë që ne kemi forcuar familjen, ne kemi forcuar shoqërinë tonë.
GUSHT 2013
Di
51
Shëndeti Molla, ja disa nga vlerat ushqyese të saj Një mollë në ditë mban doktorin larg. Kjo është një nga shprehjet më të njohura angleze nëse do të kujtonim vlerat e mollës. Nëse konsumoni këtë frutë, që ndoshta jo të gjithë e preferojnë për shijen që ka, do të vini re efektet pozitive që jep. Largon dhembjen e kokës, tret shpejt, largon pagjumësinë si dhe na bën më të bukur...
DISA PREJ TYRE Molla është një nga frutat që do të cilësohej për vlerat e saj. Ka një pafundësi vlerash që kurojnë dhe na bëjnë mirë për shëndetin. Duke filluar që me farat e saj të cilat përmbajnë albuminë dhe yndyrë. Molla si frut ka veti freskuese, qetësuese dhe zbutëse. Thonë se lëkura e mollës ka një përqindje të mirë të substancave të nevojshme. Vitamina të tilla si B1, C, E, P, B2, PP ndodhen pikërisht nën lëkurë. Ndaj nëse do të konsumonit mollë, e cila rekomandohet të paktën një në ditë, është më mirë të jetë me lëkurë. SI NA ZBUKURON MOLLA Një mollë e ngrënë në mëngjes ndikon mirë në pastrimin e dhëmbëve duke i forcuar ato dhe duke i bërë më të shëndetshëm. Gjithashtu molla mund të përdoret edhe për maska të ndryshme të fytyrës, duke na e bërë atë më të butë e të lëmuar. Por mënyra më e mirë është ta marrim çdo ditë si në mëngjes ashtu dhe në darkë. Çdo lloj molle ka vlera të caktuara, ndërsa ajo jeshile ka më tepër vitamina, të cilat janë të përqendruara jo vetëm në pjesën e tulit, por dhe nën lëkurë që gjenden me shumicë. DIETA ME MOLLË Për t’u dobësuar shpejt ndonjëherë nuk keni pse mbani dieta të mundimshme. Mjafton të konsumoni tre ose katër
52
Di
GUSHT 2013
mollë në ditë edhe duke ngrënë normalisht. Do të shikoni që kilet do të humbasin shpejt. Por nëse konsumoni një kokërr mollë që në mëngjes, esëll, efekti i dobësimit do të jetë më i shpejtë. Molla ka një efekt të lartë tretjeje ndaj sugjerohet nga dietologët në çdo lloj diete. LUFTON PAGJUMËSINË Lëngu i mollës i përzier me mjaltë dhe ujë të nxehtë pihet si mjet qetësues kundër pagjumësisë. Nëse vuani nga dhembja e kokës në ballë, vendosni fasha të lagura me uthull molle dhe ujë duke e shoqëruar edhe me pak mjaltë. Por ky është një rit që duhet bërë çdo darkë në mënyrë që të japë rezultatin e duhur. ÇAJ ME MOLLË Çaji që përgatitet nga copat e prera të mollës pihet kundër ftohjeve të ndryshme, lehtëson etjen, forcon nervat, mushkëritë dhe zemrën. Gjithashtu, ky çaj është një mjet i mrekullueshëm për rregullimin e tretjes. Ky lloj çaji mund të pihet në çdo stinë jo vetëm në dimër. Meqë molla është një frut që gjendet lehtë edhe në ditët e tjera të vitit, e sidomos në shtator, mund të gjenden lloje të ndryshme të tyre. NË SHTATZËNI Nëse të gjithë duhet ta konsumojnë sa më tepër këtë frutë, gratë shtatzëna janë të parat që nuk duhet ta refuzojnë në mënyrën më absolute. Ato duhet të marrin një lugë lëng molle të paktën çdo mëngjes. Në këtë mënyrë kanë marrë mjaft elemente të nevojshëm natyrorë, prandaj edhe mund të kenë një foshnjë me flokë të dendur, me thonj të fortë, me sistemin e zhvilluar muskulor. Gjithashtu ajo do të ketë mjaft qumësht duke ndikuar dhe në një zhvillim më se të mirë të fëmijës, sidomos në atë psikik dhe shpirtëror.
Lëngjet më të shëndetshme Uji është lëngu më freskues, por kemi dhe alternativa të tjera të cilat do t”ju mbrojnë nga sëmundjet dhe do t”ju bëjnë të ndiheni mirë dhe të përforcojnë sistemin tuaj imunitar. tues i procesit të djegies së yndyrave. Nëse ju ka shkuar mendja për një ëmbëlsirë konsumoni një gotë qumësht me kanellë dhe akull.
ÇAJI JESHIL Çaji jeshil është një bimë e rrallë që përmban antioksidues të fuqishëm si flavonoidet dhe polifenolet. Ndikon në parandalimin e sëmundjeve të ndryshme si osteoporoza, sëmundjet e zemrës, kanceri. Krahas kësaj me ndihmën e florit që përmban mbron dhe shëndetin e dhëmbëve dhe gjallëron metabolizmin. Çajin jeshil mund ta konsumoni me akull, limon, kanellë apo karanfil. DHALLË ME NANEXHIK Nanexhiku është një bimë e dobishme kundër dhimbjeve, ekuilibruese e sistemit tretës dhe efektive në lehtësimin e përzierjeve të stomakut. Kur çaji me nanexhik konsumohet pas ushqimit ndihmon në tretjen më të shpejtë të ushqimit, heq fryrjen dhe ndihmon në dobësim. Një çaj jeshil me nanexhik apo dhalli me nanexhik të bën shumë mirë në muajt e nxehtë të verës.
KAKAO E FTOHTË Kakao ka efekt mbrojtës ndaj sëmundjeve të zemrës. Krahas kësaj është si një qetësues për shkak të rritjes së prodhimit të serotoninës. Mund të konsumoni një qumësht pak të yndyrshëm duke i shtuar pak kakao dhe ëmbëlsues bimor. UJË MINERAL ME DOMATE E pasur me likopen, domatja të mbron përballë shumë llojeve të kancerit. Krahas kësaj ka edhe efekt mbrojtës ndaj sëmundjeve të enëve të gjakut dhe parandalon sëmundjet. Lëngun e domates mund ta konsumoni veçmas ose të përzier me ujë mineral. LIMONATË Limoni është një produkt me dobi të panumërta. E konsumojmë shesh në sallata, ëmbëlsira dhe gjellët më zarzavate. Ndihmon në mbrojtjen e syve, parandalon kancerin dhe forcon sistemin imunitar. Një limonatë me nanexhik do të jetë një freskues i mirë.
QUMËSHT ME KANELLË Qumështi është produkti më ideal për të plotësuar nevojën e trupit tuaj për kalcium. Përmbajtja e vitaminës D përshpejton dhe depozitimin e kalciumit. Edhe kur minimizohet yndyra rritet përthithja e kalciumit. Qumështi është një produkt ekuilibrues i sheqerit në gjak dhe përshpejGUSHT 2013
Di
53
Kuriozitete Kinë, ligj që detyron fëmijët që t'i vizitojnë prindërit e tyre më shpesh Tashmë çdokush që mendon të braktisë prindërit e tij në Kinë për çfarëdolloj arsye duhet ta mendojë mirë, pasi pasojat mund të jenë të rënda. Gjoba marramendëse ose përballje me drejtësinë për ata njerëz që nuk respektojnë dhe braktisin prindërit e tyre. Kjo është risia e fundit që na vjen nga Kina e largët, e cila ka vendosur të vërë rregulla të reja për jetën familjare, duke nisur së pari me respektimin e prindërve. Ligji i ri i qeverisë kineze me titull “Mbrojtja e të drejtave dhe interesave të njerëzve të moshuar” parashikon detyrimin për fëmijët që t’i vizitojnë prindërit e tyre më shpesh. Gjithashtu parashikohet që punëtorëve që jetojnë larg t’u jepet leje deri 20 ditë në vit që të vizitojnë prindërit. “Anëtarët e familjes që jetojnë larg nga prindërit e tyre duhet t’i vizitojnë ata më shpesh ose t’u dërgojnë përshëndetjet e tyre”, thotë ligji kinez për të moshuarit, i cili ka hyrë në fuqi ditën e hënë. Ndër të tjera ligji parandalon aktet e dhunës në familje, për të cilat dënimi mund të jetë më i rëndë, por se si nuk specifikohet. Edhe pse kinezët janë të njohur për devotshmërinë ndaj prindërve të tyre, kjo sa vjen e venitet në një vend që sa vjen dhe përpihet më shumë nga globalizmi. Britanikja “Telegraph” shkruan se vitin e kaluar opinioni kinez u shtang kur një grua rreth 90 vjeç u detyrua nga djali i saj që të jetonte në një stallë derrash. Sipas një sondazhi ndërkombëtar, gati 200 milionë kinezë janë në moshën mbi 60 vjeç, 1/3 prej të cilëve jetojnë në varfëri, shpenzojnë më pak se 3200 juan ose rreth 450 euro në vit. Megjithatë, ligji i ri duket shumë i vështirë për t’u zbatuar dhe më tepër simbolik, pasi nëse e thyen atë nuk specifikohet asnjë dënim.
Shkencëtarët zbulojnë nga vjen ari Ne e vlerësojmë arin për shumë arsye: bukurinë e tij, dobinë e tij si stoli dhe si një gjë të rrallë. Por, ndoshta ne do ta vlerësojmë arin edhe më shumë, tani që shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar se i gjithë ari në Tokë është krijuar pas përplasjes së yjeve të vdekur. Qendra Harvard-Smithsonian për Astrofizikën ka thënë se metali i çmuar është krijuar si rezultat i një shpërthimi rreze-gama, e cila hedh jashtë një sasi të konsiderueshme të elementeve të rënda. Ari është i rrallë në Tokë, sepse është i rrallë edhe në univers, shkruan “Krokodili.com”. Ndryshe nga elementet si karboni ose hekuri, ai nuk mund të krijohet brenda një ylli, por duhet të lindte në një ngjarje kataklizmike, e njohur si një shpërthim rrezegama i shkurtër. Një shpërthim i tillë është regjistruar muajin e kaluar.
54
Di
GUSHT 2013
Mrekullia matematikore e Kur'anit Nga mrekullitë e shumta që përmban Kur’ani është edhe ajo matematikore, si për shembull, e shumëshpjeguara mrekullia e numrit 19. Kurse këtu po japim disa fjalë dhe numrin se sa herë janë përsëritur ato në Kur’an, në një tablo të habitshme:
7 QIEJ KRIJIMI I QIEJVE
- 7 HERË -7
RAHMET (MËSHIRË) HIDAJET (UDHËZIM)
- 79 - 79
IMAN (BESIM) MOSBESIM
- 25 - 25
DËNIM FALJE
- 117 - (117X2) 234
TRADHTI TRADHTAR
- 16 - 16
VERË-NXEHTË DIMËR-FTOHTË
-5 -5
ZEKAT BEREQET
- 32 - 32
VERË (PIJE DEHËSE) DEHJE
-6 -6
VARFËRI PASURI
- 13 - (13X2) 26
DYNJA (KJO BOTË) AHIRET (BOTA TJETËR)
- 115 - 115
ENGJËLL SHEJTAN NJERI DHÉ PIKË UJI GJAK I NGJIZUR MISH I PËRTYPUR KOCKA MISH
- 88 - 88 - 65 - 17 - 12 -6 -3 - 15 - 12
DITË MUAJ DITËT (MUAJ)
- 365 - 12 - 30
THUAJ THANË
- 332 - 332
TË KËQIJTË TË MIRËT
-3 - (3X2) 6
BIMË PEMË
- 26 - 26
JU KRIJOI JUVE - 16 ROBËRIA (NDAJ ALLAHUT) - 16
GUSHT 2013
Di
55
Faqja juaj
XHYNEJD SUAVI
Kur u takova me të moshuarin që e donin më shumë në lagje, bisedova pak me të dhe i thashë: - Bëni dua për mua, gjysh! E gjithë bota sikur është mbi supet e mia. Me duart që i dridheshin, më tërhoqi veshin e më tha: - Në krahasim me ata që mbajnë në supe Xhenetin, s’kanë ç’të thonë ata që mbajnë botën. Si i tha këto alë, më tregoi se ku mund ta gjeja atë njeri që mbante mbi supe Xhenetin. Personi për të cilin më foli plaku, ishte një i ri që banonte në fshatin pranë dhe që vinte të premteve në qytet. Me sa më shpjegoi i moshuari, kohët e fundit vinte shpesh në të njëjtën ndërtesë dhe nuk e lëshonte nga supet ngarkesën e bekuar, qoftë edhe për një çast. Kur erdhi dita e premte, prita në vendin ku më tha plaku, që ishte kati i sipërm i një ndërtese në qendër. Pasi qëndrova një copë herë në korridorin ku ishin dyert e zyrave, dëgjova nëpër shkallë hapat e dikujt. Isha shumë kureshtar. Poshtë shkallëve vura re njeriun që mbante mbi supe Xhenetin. Ishte shumë i dobët. Me të ëmën mbi supe mundo-
56
Di
GUSHT 2013
hej të ngjitej në klinikën e mjekut, e cila ndodhej në katin e pestë të ndërtesës, që si gjithmonë e kishte të prishur ashensorin. E ëma e djaloshit i kishte hedhur në qafën e të birit krahët e saj të pafuqishëm, fytyrën e mbështjellë me shami e kishte kthyer mënjanë dhe e kishte mbështetur në supin e tij. Pata frikë se ngarkesa e shtrenjtë që mbante mbi supe, mund të shqetësohej, prandaj nuk e ndihmova dot atë. Por iu afrova dhe i thashë: - Allahu qoftë i kënaqur prej teje! A e di që po mban mbi supe Xhenetin?! Fytyrën e zbehtë dhe të djersitur të djaloshit e ndriçoi një buzëqeshje e ngrohtë, por nuk nxorri asnjë alë. Por Allahu e di që në atë buzëqeshje kishte një ngrohtësi dhe bukuri që nuk e kam parë te askush tjetër gjatë gjithë jetës sime. Ndoshta ajo ishte lumturia e njerëzve të Xhenetit, të cilët pas ringjalljes, shkonin në vendet e lumturisë së përjetshme. Që prej asaj dite, kur shoh dikë që i shërben nënës apo babait të vet, gjithmonë më kujtohet ai djalë i lumtur, sigurisht së bashku me alët e Pejgamberit tonë që thotë: “Çuditem me ata njerëz të cilët e kanë nënën e babanë të plakur e që nuk e fitojnë Xhenetin”.
REFAT XHINA
Njeriu jeton në shoqëri dhe shoqëria njerëzore nuk do të ekzistonte pa një rregullsi të përgjithshme, pa organizim dhe disiplinë. Sa më i lartë të jetë civilizimi i një shoqërie, aq më kompleks është edhe organizimi i saj. Mbijetesa e shoqërisë njerëzore kushtëzohet në organizimin e saj, në gatishmërinë e pjesëmarrjes së anëtarëve për këtë organizim; në bindjen e zbatimin e urdhrave hyjnore dhe në zbatimin e rregullave të vendosura nga vetë shoqëria. Siguria e shoqërisë njerëzore i detyrohet organizimit, rregullit dhe disiplinës. Disiplina shoqërore çon, në një farë mënyre, në kufizimin e interesave dhe dëshirave të individit. Slogani “kufizim i interesave të individit” duhet kuptuar e trajtuar, pa dyshim, si ruajtje dhe vazhdimësi e shoqërisë njerëzore. Arritja e sigurisë shoqërore do të ishte e pakuptimtë në se nuk do të kishte kufizime të interesave dhe dëshirave vetjake. Këtë koncept themelor të ekzistencës së shoqërisë njerëzore nuk duhet ta konsiderojmë si privim të lirisë së individit. Liria e individit arrihet brenda kuadrit të lirisë shoqërore. Kjo tashmë është e provuar. Vetëm në shoqëritë anarkiste është i papranueshëm koncepti i lirisë shoqërore, pasi aty i jepet prioritet lirisë së pakufizuar të individit. Për pasojë, në anarki sundon ligji i ekzekutimit dhe i eliminimit të kundërshtarit politik, social, ekonomik etj. Në të mbisundon ligji i vrasjes, ligji i ‘turmës pa tru’. Shoqëria jonë përjetoi diktatura të egra, nga më të egrat. Provoi edhe anarkinë e mirëfilltë në kapërcyellin e mijëvjeçarit të dytë në të tretë. Ekzekutimi dhe eliminimi i jetës të njerëzve u bë çështje e rëndomtë. Faqet e shtypit të përditshëm dhe mediat audiovizive tejmbusheshin me lajme ogurzeza. Një terror gjithëpërfshirës sundoi mbarë vendin. Mbijetesa e çdo individi arriti të konsiderohej rastësi. Në ato situata tejet të vështira, shoqëria kërkonte me çdo kusht praninë e rendit, vendosjen e disiplinës së humbur dhe rregullin, kërkonte me padurim të shikonte praninë e uniformave blu si simbol të pranisë së shtetit. U provua më së miri se vetorganizimi ishte i pamundur pa forcën vepruese të ligjit, pa ekzistencën e shtetit… Në një shoqëri të mirorganizuar formulimi dhe zbatimi i rregullit social është parakushti themelor për mbarëvajtje e zhvillim. Përfituesit direkt janë individët dhe, për rrjedhojë, e tërë shoqëria. Organizimin, disiplinën, rregullin funksional të një shoqërie moderne nuk e mbështesin dhe nuk e pranojnë vetëm anarkistët. Teoritë anarkiste të Proudhon, Bakuin e Kropotkin mohojnë domosdoshmërinë e qeverisë e të
administratës shtetërore. Teoria anarkiste pa ligje e rregulla nuk është provuar kurrë, në historinë njërëzore si teori e saktë. Shoqëria njerëzore ka nevojë për organizim, rregull e disiplinë, ndryshe është e destinuar të shfaroset. Koncepti ‘shtet ligjor’ nuk ka asgjë të përafërt apo të përbashkët me format e diktaturave që ka provuar njerëzimi deri më sot. Në diktatura nuk vendos ligji, por ‘uni’. Ligji është formal, i shkruar vetëm nëpër kode penale e civile. Modernizimi i shtetit presupozon zbatueshmërinë e ligjit. “Të hedhësh poshtë apo të lësh pas dore disiplinën dhe organizimin do të thotë të pengosh suksesin. Ti adoptosh ato nuk do të garantohet një sukses i plotë…” Mahathir Mohamad. Propagandimi i suksesshëm i Islamit në botë i ka bazat në organizimin dhe disiplinën e shoqërisë islame. Ritualet e adhurimit në islam janë të mirëorganizuara. Nuk ka asgjë më të organizuar dhe më të disiplinuar se ritualet në islam. Në kryerjen e faljes dhe veçanërisht në faljen e xhumasë miliarda vëllezër myslimanë nga mbarë bota kthehen me fytyrë nga Meka dhe të gjithë ndjekin mësimet e dhëna nga Profeti ynë që katërmbëdhjetë shekuj më parë. Feja islame siguron mirëorganizim, disiplinë dhe ligje e rregulla të posaçme në të gjitha aspektet e jetës së individit dhe të makrokomunitetit. Këto ligje e rregulla janë efektive, kur shoqëria është e interesuar për to dhe u bindet me përkushtim zbatimit të tyre. Civilizimi bashkëkohor, sidomos perëndimi ka siguruar lidhjen e dobishme me materien duke njohur mirë ligjshmërinë e sjelljes me të, kjo ka bërë që njerëzimi të përparojë në majat e zhvillimit material. Bazë e këtij zhvillimi është njohja e ligjshmërisë, organizimi dhe disiplina e ngurtë në zbatimin e përpiktë shkencor. Ky zhvillim mbetet i njëanshëm, për sa kohë që në shoqëri të tilla lidhja e njeriut me njeriun është lidhja e luftës dhe e konfliktit… Shkencat materiale studiojnë të vërteta e realitete që ndodhin në galaktika, studiojnë të vërteta që ka në thellësi të tokës si dhe brenda pjesëve të atomit, por nuk po njeh të vërtetën për vetveten, në është mashkull apo femër. Njerëzimi në planin humanitar ka mbetur në udhëkryq. Dilemën, rrugëdaljen ka për ta gjetur vetëm në parimet islame. Brenda konceptit ‘ndalesë’ të islamit duhet ta përfshijmë emërtimin ‘kufizim i të drejtave dhe lirive të individit’. Kjo është ligjësia në fenë islame e cila siguron vazhdimësinë e jetës njerëzore në këtë botë. Në këtë situatë njeriu duhet të bëjë zgjedhjen e duhur për të mos mbetur në udhëkryq.
GUSHT 2013
Di
57
Për të parë imazhet 3D, thjesht ngulitini sytë në foto derisa imazhi të fillojë të marrë formë ose ndiqni një nga metodat e mëposhtme. 1. Zgjidhni një pikë në foto (diku në mes) dhe vetëm i ngulitni sytë në të derisa imazhi të qartësohet. 2. Lejoni sytë tuaj të çlodhen, dhe jo vetëm ia ngulitni sytë imazhit, por përpiquni të vështroni nëpërmjet tij. Për disa momente sytë tuaj do të shohin një pamje të turbullt. Kjo është normale deri në shfaqjen e imazhit 3D. 3. Vështrojeni imazhin, mos hiqni dorë, sapo ju të shihni imazhin e parë, pastaj do të jetë shumë e lehtë.
Stereogramet janë imazhe 3D të fshehur brenda një tjetër fotoje 2D të cilat kanë aftësinë ta kthejnë atë në një iluzion 3D.
Argëtim 3D
58
Di
GUSHT 2013
GUSHT 2013
Di
59
60
Di
GUSHT 2013