Drita islame, Prill 2013

Page 1

Botim i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë | www.kmsh.al

Viti XXII | Nr. 4 (363) | Prill 2013 | Çmimi: 150 Lekë

www.dritaislame.al

PRILL 2013

Di

1


2

Di

PRILL 2013


PRILL 2013

Di

3


www.dritaislame.al DREJTOR Agron Hoxha REDAKTORË Haxhi Lika Ferit Lika DIZAJNI DHE FAQOSJA Bledar Xama KONTAKTE: Për abonime 067 29 47 096 Për reklama 067 20 33 600 Tel/fax 04 223 04 92 E- mail: info@dritaislame.al “Drita Islame” Botim i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Viti XXII i botimit Nr. 4 (363) Prill, 2013

5 7

Njoftojmë lexuesit se shkrimet që vijnë në redaksi dhe botohen në revistë, nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe pikëpamjet e revistës. Materialet e sjella në redaksi, pavarësisht nëse botohen apo jo, nuk i kthehen autorit.

Minaret thërrasin Ejani në shpëtim!

Në fokus Nuredin Nazarko Kush i përngjan një populli ai është prej tyre

10

ISSN 2226-7115 Tirazhi 5000

Editorial

12

Aktualitet - Komuniteti Mysliman i Shqipërisë feston 90 vjetorin e themelimit - Medina shpallet kryeqytet i kulturës botërore islame

Komente & Opinione Rejan Islami Për markën e fundit

14

Forum Ismail Raxhi El-Faruki Lëvizja për rend botëror

18

Eseistikë Edison Çeraj

Për etikën dhe historinë

20

Dossier & Histori Edmond Sharka

Një faqe e re e historisë së Shqipërisë në prag të rënies së Perandorisë

24

Di

PRILL 2013

Hadith Elton Harxhi

Thesare në Falët Profetike

38

Psikologji Altin Torba

Industria e suksesit

40 42

Retrospektivë Liria dhe arsyetimi në fenë Islame

Personalitet Dr. Laurant Bica

46

Bota jonë Ismail Muçej

Funksioni i Profetësisë dhe vlera e saj krahas filozofisë

48

Bota jonë Ajni Sinani

Ai ishte i dërguari i Zotit

50

Familja - Hapat e parë të fëmijës

- Mbani fëmijët larg vitaminave të panevojshme

52

Shëndeti Osman Xhili

Kulturë Namik Selmani

53

Kuriozitete

Kur'an Prim.dr.med.sc. Ali Iljazi

56

Faqja juaj

Kaptina Kehf (shpella) katër sprovat dhe shpëtimi prej tyre

4

- 90 vjet Komuniteti Mysliman i Shqipërisë - Xhamia e Et'hem Beut, Tiranë

Stresi, a mund ta luftojmë?

Gurët e rëndë të xhamisë së Prizrenit

26

33

Foto e muajit

Hasan Tahsini

Komente & Opinione Sali Shasivari

Siria dhe "politika e tokës së djegur"

16

30

- 10 këshilla për ditën e parë të punës - Shprehjet e gabuara që duhen shmangur

- 7 marsi që impresionoi më shumë - Eja edhe ti...


Editorial

Minaret thërrasin

Ejani në shpëtim! Minarja si pjesa më e lartë e xhamisë bart rolin e identifikuesit të këtij objekti religjioz. Teksa e sheh atë e cila larton kah qielli, duket sikur mburret me vetminë e saj, por menjëherë sapo ezani fillon, ajo merr jetë, dhe thyen vetminë kur tingulli i lidhet me simotrat e saj që modernizmi i ka penguar të duken, por që nuk mundet kurrsesi t’i ndalojë ato të thërrasin njerëzit në shpëtim. “Zërat janë të ndryshëm nga njëri-tjetri, por prapë ata përbëjnë një bashkësi brenda tërësisë harmonike të korit. Të paktën kështu e dëgjojmë ne, kështu e ndiejmë dhe kuptojmë ne”. Pas kësaj njerëzit grumbuj-grumbuj nisen drejt xhamive për t’iu përgjigjur kësaj thirrjeje, e atëherë vetmia e minares kthehet në gumëzhitje, në lutje e pendime. Pas këtij rituali njerëzit dalin të paqëtuar shpirtërisht e minarja i pret aty se, pa dyshim, ata do të kthehen sërish, shumë shpejt. “Në çdo kohë i kulluar gurgullin zëri i minareve në botën tonë. Në çdo buçitje të tij ky zë ka rregulluar zemrat e shumë besimtarëve, kurse shumë fole djallëzore i ka shkatërruar.” Në një çast meditimi përpara këtij zëri engjëllor ndihemi sikur të na shkëputeshin këmbët prej toke, ndërkaq, drejt një thellësie të magjishme sikur të mos na kishte mbetur lidhje me kohën dhe vendin ku ndodhemi, sikur hapësira t’i kishte humbur dimensionet e saj. Ai zë na kujton marrëveshjen që kemi bërë me Zotin, alën që i kanë dhënë shpirtrat tanë Atij. Zërin e përmallshëm të muezinit disa herë e dëgjojmë si thirrje për në parajsën që kemi humbur dhe vrapojmë për të gjetur veten në humbjen tonë mijëravjeçare. Foshnjave, të sëmurëve, të gjymtuarve, pleqve e të rinjve, ky zë u ngjall miliona qeliza të vdekura nga helmi i materializmit; shpirtit i jep forcë, sepse ky zë është zëri i palcës sonë; ky gjëmim është gjëmimi i saj i cili e ka një vazhdim, dhe padyshim që e ka edhe një përfundim.

“Një djalosh me zë të këndshëm lartëson kah hapësira e qiellit prej minares së bukur Ezanin, që dëshmon për Njësinë e Zotit. Udhëtari i cili është duke kaluar atypari ndalet njëherë, shtanget dhe qëndron si të ishte i ngrirë kur dëgjon këtë zë gati hyjnor. Duke u dridhur ky zë nëpër rrezet e ajrit, udhëtari tretet në habi dhe kujtimet e hidhura të këtij shekulli në atë çast i largohen nga mendja." Hafiz Ali Kraja

Ne bijve të shekullarizimit, ne të burgosurve të materializmit dhe egos, ne globalistëve të suksesshëm, ky zë na kujton se kemi dështuar, kemi dështuar në premtimin e dhënë, kemi dështuar shpirtërisht. Kemi humbur ndër shekuj në labirintet e botës, rrjedha e lumenjve na ka rrëPRILL 2013

Di

5


mbyer, dallgët e detit na përplasin nga një breg në një tjetër e ne humbasim fillin e ekzistencës e të qenësisë, harrojmë stacionin nga ku jemi nisur dhe domosdo që nuk dimë as destinacionin ku duam të shkojmë. Ngarkimi i vetes me gjëra më tepër sesa i përballon, vrulli i “modernitetit” dhe zhvillmi, na ka zënë veshët dhe nuk dëgjojmë këto minare tek thërrasin : Ejani në shpëtim. Në këtë përhumbje që na ka kapluar, ne kemi harruar që jemi krijuar për të mësuar dhe për t’u treguar të tjerëve ato që kemi mësuar. Por këto melodi qiellore, nisin të qetësojnë dallgët e jetëve tona, këto melodi që “nisin me sinjalet prej drite të agimit të parë dhe vazhdojnë gjer në kohën e rënies për të etur, u ofrojnë zemrave të besimtarëve gotë pas gote eliksir muzikor dhe, kështu intermexo kënaqësie përjetohen një pas një, gjatë tërë një dite.” Ne shqiptarët për gati pesë dhjetëvjeçarë u privuam nga ky zë. Ai ishte molla e ndaluar për regjimin famëkeq të atëhershëm, pasi do të zgjonte ndërgjegjet e “etura” dhe pa dyshim që kjo do të përbënte rrezik për të. Në të vërtetë “terrori i kuq” i bëri minaret të heshtin, por jo zemrat e besimtarëve. Ata edhe pse nën zë, sërish e thirrën fuqishëm ezanin, pasi lidhja me Atë që na ka dhënë frymë, Krijuesin, është aq e madhe sa që s’ka forcë ta ndalojë. Sot Ezani thirret lirisht, minaret buçasin edhe pse më të pakta në numër krahasuar me ato që ishin përpara se komunizmi t’i shkatërronte. “Minaret thonë “Allahu është më i madhi” dhe ne ecim për në faltore sikur të shkonim për në parajsën e pafund. Minaret buçasin me Fjalën e Dëshmisë, edhe ne themi: “Ja, ky është synimi” dhe shkumëzojmë nga zemra. Ato e thonë me zë të lartë atë Dritë të Pasosur, dhe neve na reshon dritë në sy e në zemra. Pas kësaj, minaret rënkojnë: “Ecni drejt horizontit të mëshirës së Zotit, drejt rrebeshit të pendesës së engjëjve!” Dhe ngrihemi peshë plot entuziazëm, ne edhe një herë tjetër ecim për t’u pastruar nga mëkatet. Dhe rrëqethemi nga zërat që thërrasin “ejani në shpëtim”, ndjejmë harenë dhe lehtësimin e pandjerë, vrapojmë për në namazgjah me gëzim si fëmijët…” Ky zë është ura që lidh dy botët tona, botën materiale me atë shpirtërore, me besimin, që është “gurra e cila ia bën të këndshme jetën njeriut dhe i jep atij shpresa për lumturi. Ai që është larg kësaj gurre është fatmjerë dhe sikur t’i zotërojë të gjitha mjetet materiale qe i duhen në këtë jetë; ai është i mjerë se i mungojnë ndjenjat e larta

6

Di

PRILL 2013

morale, të cilat do ta bënin të lumtur. Në këtë jetë ai nuk ndien ndonjë gëzim shpirtëror dhe kur gjatë shtegut të jetës e trondit ndonjë kob, nuk i gjen vetes tjetër ngushëllim ose rrugë shpëtimi...” Duke u çliruar nga prangat e hapësirës, kohës, materies, fizikalitetit dhe interesit vetjak është rruga e pozicionimit të vetes në nivelin e zemrës dhe të shpirtit, në këtë moment njeriu bëhet një trup i vetëm zemër-shpirt-trup fizik dhe me këtë unitet dhe forcë që buron prej tij, kapërcen kufizimet e materialitetit dhe të menduarit e të vepruarit në mënyrë të rëndomtë, pa një qëllim. Të kapërcesh kufirin e kohës, do të thotë të jetosh në nivelin shpirtëror dhe ata që e arrijnë këtë nuk janë kurrë të brengosur nga e kaluara e dhimbshme ose të shqetësuar për të ardhmen. Ata e vështrojnë të nesërmen me buzëqeshje. Dëshpërimi dhe shqetësimi vjen nga të jetuarit e jetës përciptazi dhe në mënyrë të rëndomtë. Ne jemi të gjithë udhëtarë në këtë botë, të gjithë do të largohemi një ditë dhe sot më shumë se kurrë ka ardhur momenti të zgjohemi, të hapim sytë e veshët, por, mbi të gjitha, të hapim zemrën e t’i përgjigjemi thirrjes së këtyre minareve, jehona e të cilave kapërcen çdo kufi. Sot më shumë se kurrë duhet të tregohemi vigjilentë e të kuptojmë të Vërtetën Absolute ashtu siç është, pa të meta. Ky zë vjen në një kohë kur vendosmëria dhe vullneti nuk dinë nga të shkojnë nga tërmetet, stuhitë dhe përmbytjet, dhe shuhen, në një kohë kur njerëzit ndihen të kapluar pas punës, pozitës shoqërore, pasurisë, prosperitetit dhe forcës që ka burgosur zemrat tona. ...Dhe minaret vazhdojnë të thërrasin: Ejani në shpëtim!


Në Fokus

NUREDIN NAZARKO

KUSH I PËRNGJAN NJË POPULLI

AI ËSHTË PREJ TYRE

“Kush i përngjan një populli ai është prej tyre...” Do të ishte fare e panatyrshme të lexoje këtë thënie kaq domethënëse e të mos meditoje rreth kuptimit që ajo përmban në brendësinë e saj. Është një thënie që na vendos pashmangshëm përkundruall qenies sonë duke mbjellë shqetësim, për atë që shqetësohet, se çfarë do të thotë në të vërtetë “përngjasim”? Ç’do të thotë t’i përngjasosh dikujt qoftë ky edhe një popull? Përse ky përngjasim të përjashton nga të qenit i pranishëm në gjirin e një populli dhe të bën të pranishëm në gjirin e një populli tjetër? Sigurisht që këtu bëhet alë për një lëvizje jo brendapërbrenda një populli të caktuar, po për një lëvizje nga njëri popull tek një popull i ndryshëm nga ai prej të cilit lëviz. Kjo ndryshueshmëri nuk përkon me ndryshueshmëri hapësinore apo kohore, por përkon me një ndryshueshmëri, e cila është qenësore në përcaktimin e përkitjes së njëmendtë ndaj një populli të caktuar. Njeriu vazhdimisht është rrekur t’i japë përgjigje dilemave ekzistenciale që zënë vend në qenien e tij, në momentin kur vetëdijësohet se është një qenie njerëzore me një status dhe pozitë të privilegjuar mbi të gjitha qeniet e tjera që ekzistojnë në botë. Statusi dhe pozita e veçantë e qenies njerëzore e ka vendosur atë në tehun e dilemave të zgjedhjes, zgjedhje prej nga origjinon jetësimi i mënyrës së të jetuarit të qenies njerëzore mbi botë. Pavarësisht morisë së formave dhe emrave që shpërfaqin mënyrat e të jetësuarit të ekzistencës, ato boshtohen përreth dhe vetëm dy rrugëve, përreth dhe vetëm dy pamësive botëkuptimore që qëndrojnë në origji-

nën e këtyre rrugëve: përkapja me mish e me thonj pas parimeve të epërme, ku qielli dhe toka kanë vendin e tyre dhe përkapja me mish e me thonj pas njëdimensionalitetit, si qëllim përfundimtar i njeriut mbi botë. Këto dy rrugë i gjejmë të shenjuara edhe me emrat tradicionalizëm dhe modernizëm, që shenjojnë përkatësisht këto dy rrugë dhe mendësinë që mbartin ato. Me tradicionalizëm nuk nënkuptojmë doket dhe zakonet që trashëgohen brez pas brezi në jetën e një populli të caktuar, por referohemi dhe boshtohemi rreth asaj pamësie që nuk njeh “si pjesë të traditës atë çka shfaqet thjesht dhe përjashtimisht e natyrës njerëzore.”1 Ndërkaq me modernizëm referohemi dhe boshtohemi rreth asaj pamësie dhe mendësie që nën pretekstin e rikthimit të dinjitetit të humbur të njeriut, shkoi aq larg saqë duke e prometeizuar këtë të fundit, e vendosi në pozita rebelimi të pakompromistë ndaj gjithësa përbënte traditën e historisë së qenies njerëzore. Këto dy pamësi botëkuptimore që trasojnë dy rrugë të ndryshme të të jetësuarit të asaj që e quajmë modus vivendi, janë dhe do të jenë në antagonizëm e papajtueshmëri të gjithëhershme, për aq sa të ketë jetë mbi këtë tokë. Kësisoj njeriu në jetësimin e modus vivendi, do të jetë pashmangshëm ja nga njëri kah, ja nga kahu tjetër. Nuk mund të ketë pakt në këtë çështje. Në sakrificën e vazhdueshme, për të jetësuar parimet e epërme, me një jetësim të qenësishëm, qenia njerëzore përballet vazhdimisht 1. Guenon. R. (2009) Kriza e botës moderne. Tiranë: Logokron, f. 57

me dramën se cilit rend gjërash duhet t’i përkasë dhe jo rrallëherë ndodh që përskaj pretendimeve që shpërfaqim për përkatësinë tonë, të gjendemi në kahun e përkundërt, duke u përpjekur në jetësimin e parimeve të epërme përputhshmërisht me kahjen e funksionimit të mendësisë moderne. Prandaj është më se e domosdoshme që të njohim logjikën e funksionimit të modernes dhe të veçantat e shpërfaqjes së mendësisë së saj në mënyrë që të mos thëthitemi, ashtu si pa e kuptuar nga kjo kahje e lëvizjes së gjërave, thëthitje që na degdis në kuptime dhe shpjegime të parimeve të epërme, jo më sipas thellësisë dhe kuptimit të tyre të njëmendtë, por sipas logjikës së kuptimit dhe shpjegimit alla modern. Do të mundohemi të rreshtojmë disa prej veçorive themelore të shpërfaqjes së botëkuptimit modern, rreth të cilave duket se mbështillemi jo pak, në sakrificat për jetësimin e modus vivendi në akord me parimet e epërme, por për një analizë të tërësishme të modernes, libri më i pashmangshëm do të mbetet “Kriza e botës moderne”, me autor të mirënjohurin René Guénon, pa mohuar këtu vlerën dhe kontributin e gjithkujt që ka hulumtuar e kritikuar mendësinë moderne dhe shpërfaqjet e saj. Ndër këto veçori të hulumtuara nëpër rreshtat e shkoqitur nga Guénon veçojmë: Veprimi praktik i mbivlerësuar ndaj meditimit, ekzoterizmi ndaj ezoterizmit Deklarimi për përkapje ndaj parimeve të epërme, nuk do të ishte fare i mirëqenë në qoftë se nuk do të jetësohej praktikisht ajo çfarë shprehet deklarativisht, PRILL 2013

Di

7


në e duhur të kuptimit të së vërtetës të të vërtetave të epërme. E ndërkohë që Sokrati, i cili gjithë jetën e vet e vendosi në kërkim të së vërtetës, madje pranoi edhe vdekjen për atë të vërtetë që kërkoi, do të deklaronte se unë di një gjë që nuk di asgjë. Prandaj shtrojmë pyetjen se çfarë do të thotë: unë di një gjë, që nuk di asgjë?

por për përkapjen dhe ngërthimin e qenies njerëzore pas parimeve të epërme, është gjykuar nisur nga disa shpërfaqje përjashtësore, të cilat tek e mbramja nuk është se përbëjnë shtyllën kurrizore të asaj ngrehine të ngritur me sakrificën e jetësimit të parimeve të epërme. Jo pak herë ky shikim përjashtësor i qenies njerëzore është kthyer në burim paragjykimesh e stereotipesh të pavenda, duke shkuar aq larg saqë është vendosur në dyshim edhe ezoterizmi, i kësaj qenieje, që nuk mund të njihet kurrsesi nga domeni i njohjes njerëzore, por vetëm prej Qenies më të Lartë. Përjashtësia është anë e shpërfaqjes së brendësisë, por jo kategori ontologjike e jetësimit të parimeve të epërme, prandaj përjashtësia është përjashtësi dhe brendësia brendësi, por të lidhura ngushtësisht me njëra-tjetrën, të ngërthyera në një tërësi të pazhbëshme dhe simbiozë të përhershme. Qëmtimi i lirë Ky parim që merr jetë nga individualizmi, i jep të drejtën gjithsecilit të hulumtojë mbi natyrën dhe kuptimësinë e parimeve të epërme, madje edhe atëherë kur është fare i pavaditur me dituri. Njerëz të cilët ende nuk janë çapitur drejt shkallares së diturisë, porsa lexojnë rrëmbimthi një apo disa libra, i lëshojnë vend mendësive vetjake për kuptimin dhe interpretimin e parimeve të epërme, lëshim që jo rrallëherë iu krijon bindjen se janë pikërisht në kahjen dhe lartësi-

8

Di

PRILL 2013

Parcelizimi i dijes Qëmtimi i lirë, ishte strehë për parcelizimin e dijes sipas kahjeve dhe prirjeve individualiste, duke shkuar kësisoj deri në një specializim të skajshëm, duke shkuar deri në detajet më të imta brenda një disipline të caktuar. Implementimi i kësaj prirjeje rrjedhoi me shpenzim të energjisë duke u marrë me hollësira dytësore apo tretësore, e duke lënë në hije e mënjanuar vëmendjen nga qenësoret. Kësisoj shkëputja e një disipline të caktuar, nga universaliteti i dijes, dhe përqendrimi i studimit vetëm mbi këtë pjesë të caktuar, solli në jetë gjykime të bazuara mbi fragmentarizime dhe jo mbi kohezionin e tërësores, e duke u bazuar vetëm mbi fragmentarizime nuk mund të ishin tjetër farë përveç fragmentarë dhe të segmentuar, pa na ofruar një gjykim të plotë, të drejtë, bazuar në universalitetin e parimeve të epërme. Fryma mohuese dhe përjashtuese Ky është parimi themelor i mendësisë dhe kahjes moderne, e cila mohon dhe përjashton çdolloj drejtimi tjetër përveç vetvetes, pra çdolloj mendësie që nuk i shkon përshtat kësaj mendësie që e konsideron veten si më të lartën që duhet jetësuar. Individualizmi nxiti rivalitetet dhe konkurencën midis individëve, që janë të barabartë vetëm në sferën e numrave. Kjo konkurencë çon drejt asaj që çdo individ që merret me studimin e parimeve të epërme të mbërthehet ja pas faktit se e ka kuptuar tërësisht të vërtetën e së vërtetës, ja pas ndonjë mendimi të caktuar duke e sakrifikuar vetë të vërtetën në altarin e individualitetit, pa u rrekur të dëgjojë se mos ndoshta edhe të tjerët kanë të drejtë, qoftë ky dhe kundërshtuesi më i madh i qenies njerëzore. E sjellja pikë më pikë sipas kësaj mendësie nuk mund të rrjedhojë tjetër vetëm se me mohimin dhe përjashtimin

e çdolloj mendimi që nuk i përputhet vetjakësisë, e kthyer në të vërtetën e vetme të kuptimit të parimeve të epërme, çka ka rezultuar me trazime ta panevojshme, madje edhe të dëmshme. Gjendje pavetëdijeje mbi domethënien e thellë të fetarisë Kjo është padyshim situata më e rrezikshme, në të cilën jemi pothuajse të implikuar, për të mos thënë që pavetëdija na është kthyer në vetëdije. Kjo situatë është pashmangshmërisht e lidhur me venitjen e vazhdueshme të meditimit, me venitjen e vazhdueshme të kuptimit të njohjes metafizike, duke na çuar shkallëshkallëshëm vetëm drejt kryerjes rutinore të ritualeve të caktuara, e jo vetëm kaq, por çka është dhe më e keqja besojmë se pikërisht kjo rutinë është fetaria e shkallës më të lartë në këtë kohë zullumesh e mujshimesh. Thatëzimi ritualistik, është një goditje e rëndë ndaj fetarisë së njëmendtë, është një gjendje pavetëdije mbi të qenit në botë, e prandaj shtrojmë pyetjen se çdo të thotë të jesh në botë? Diskutimi mbi fetarinë dhe parimet e epërme nisur nga premisa laiciste Është më se natyrshme që laicistët do të diskutojnë madje edhe mbi fetarinë nisur nga gjithë sa përbën kuadrin ideor të tyre, që nuk e transhendon njerëzoren, duke e tkurrur çdo gjë në kufijtë e domenit të tyre të njohjes. Por është për të ardhur keq kur shohim se si ata të cilët kanë marrë përsipër të prezantojnë parimet e epërme, tek qeniet njerëzore në debate me laicistët, i zbresin këto parime në nivele ku jo vetëm që nuk mund të prezantohen në vërtetësinë e tyre, por shpërfytyrohen dhe degradohen keqas. E kjo është pikërisht edhe rrjedhim i pavetëdijes mbi kuptimësinë dhe realitetin e njëmendtë të parimeve të epërme, që na zbulohen nëpërmjet zbulesës. Parimet e epërme nuk mund të jenë alternativë debatesh, ato janë caku i fundëm i çdo përpjekje njerëzore për zbulimin e domethënieve të dilemave ekzistenciale. Prozelitizmi Prozelitizmi që shpërfaqin ata të cilët


kanë vendosur të hapërojnë drejt parimeve të epërme është i lidhur ngushtësisht me arsimimin ekzakt, nën ndikueshmërinë e të cilit, janë përkapur pas një fryme të ethshme shkollarizmi të kuptimit të dijes, shkollarizëm që ka rezultuar më një memorizim dhe mësim përmendësh duke mos i përtypur aspak nën forcën e meditimit parimet e mësuara. Ky magazinim memoristik ka sjellë thjesht një ripërsëritje të asaj çka është regjistruar më herët, pa menduar qoftë dhe një herë të vetme me mendje të kthjellët, mbi atë që është mësuar. Duke mbyllur dyert e meditimit rreth atyre që janë mësuar kanë rënë në dogmatizëm edhe aty ku gjërat jo pa qëllim janë lënë të diskutueshme, dogmatizëm që i nxit medoemos drejt prozelitizmit, e kushdo që nuk vepron kësisoj ka gabuar udhë. Tkurrja e cilësisë në çështje sasie Ky tipar i modernizmit ka zënë jo pak hapësirë në gjykimet, ose më mirë me thënë në paragjykimet e disave përkundrejt disave, të cilët janë ngushtësisht të lidhur edhe me mbivlerësimin e ekzoterikes ndaj ezoterikes. Kësisoj i kushtohet gjithmonë e më tepër vëmendje sasisë së veprimeve të kryera sesa cilësisë së tyre. Devotshmëria e njeriut vlerësohet me sasinë e veprimeve publike, ndërkohë që vendi i saj është në zemër dhe kushdo që merr përsipër të gjykojë mbi devotshmërinë dhe shkallën e saj tek njerëzit vetëm se do të gabojë, pasiqë kjo është çështje metafizike, që i takon fshehtësisë dhe nuk mund të vlerësohet nëpërmjet sasisë së shfaqjeve publike, aq më tepër nga racionaliteti njerëzor. Vlerësohet si i dijshëm ai që zotëron sasi të dijes dhe memorizim të saj, dhe jo ai që shfaq urtësi në dhënien e mendimeve, paçka se nami dhe emri i këtij të fundit mund të mos jetë në një shkallë të lartë prezence tek masat e gjera. Vlerësimi me kriter themelor sasinë, është kthyer në mani aq sa pyetja e vetme që bëjmë në raport me veprimet që duhet të kryejmë është sa kemi kryer, duke harruar të meditojmë se si i kemi kryer. Mania për detaje jetësore të njerëzve të mëdhenj Gjatë procesit shkollaresk, magazinimi i sasisë pa cilësi, është një premi-

së mjaft e rëndësishme që ndokush të përkapet pas ndonjë mendimi të caktuar duke e kthyer në vetë të vërtetën. Sikundër e theksuam edhe më sipër kjo përkapje rrjedhon me përjashtim të mendimit, parcelizim të dijes dhe dogmatizëm aty ku jo pa qëllim gjërat janë lënë të diskutueshme. Kësisoj kushdo që nuk shfaq të njëjtat bindje me kësilloj njerëzish anatemohet dhe kategorizohet sipas kategorive më të terratisura nga e vërteta. Madje këtij tehu nuk i shpëtojnë as ata që janë njerëz të ditur e të mëdhenj. Për të luajtur rolin e subjektit objektiv, kjo kategori njerëzish në emër të hulumtimit të së vërtetës, përdor paanshmërinë si gërshërë shartuese, ja për të na sjellë në vëmendje copëza mendimesh të njerëzve të mëdhenj, të këputura aty-këtu, të ndara nga kohezioni me tërësoren, ja për të vënë në dukje se këta njerëz të mëdhenj kanë gabuar e nuk duhet të studiojmë veprat e tyre, duke rrëzuar kolosët e dijes, për t’iu zënë vendin e lënë bosh nga ky rrëzim. A do të munden dot vallë? Mirëqenia si ideal Njeriu i kohëve moderne është i shqetësuar në vazhdimësi për komoditet dhe komfort material, shqetësim i kthyer në qëllim të të qenit në botë. Kjo mendësi ka lëshuar rrënjë edhe tek një pjesë e caktuar prej asaj pjese njerëzish që mëtojnë të jenë përkapur pas parimeve të epërme. Posedimi materiales iu ngjason me suksesin. Pragmatizmi ka hedhur shtat mbi këto rrënjë aq sa shpeshherë i ka zgërlaqur paq pretendimet e përkapjes pas parimeve të epërme dhe nuk mungojnë rastet kur parimet e epërme janë përdorur si mbulojë e përmbushjes së interesave materialë, çka përbën në të vërtetë mashtrimin më të madh që i bëjnë vetvetes kjo kategori njerëzish. E nuk mund të sakrifikojë ai që ka njohur me një njohje të njëmendtë të vërtetën, vetë të vërtetën për interesa të ngushtë dhe meskinë. Por hapja e dyerve ndaj lakmisë për të grumbulluar dhe kënaqjes me këtë grumbullim e ka sjellë këtë kategori njerëzish në pozitat më të këqija, për qenien e tyre, pasiqë kanë realizuar tregtinë më të keqe që mund të bëhet, shkëmbimin e kënaqësisë që rrjedh nga të qenit në afërsi të Qenies Hyjnore, me

kënaqësinë e posedimit të materies dhe forcës së dobët që buron prej saj. Ndarja mes çështjeve të kësaj dhe asaj bote Fryma moderne është tipike laicistike madje e ka zhvilluar laicizmin deri në përskaj, aq sa e ka kthyer në bosht qëndror rreth të cilit boshtohet gjithë sistemi që ngrihet përmbi frymën moderne. Fryma moderne ka vendosur një perde të hekurt, të pakapërcyeshme mes çështjeve që janë të kësaj bote dhe çështjeve të asaj bote, duke na çuar drejt një mënyrë zgjedhjeje sipas parimit “o për këtë botë, o për botën tjetër”. Të vështruarit e gjërave të ndara sipas logjikës “atë që është e Çezarit jepja Çezarit, atë që është e Zotit jepja Zotit”, po e shohim të shpërfaqet edhe në mes atyre që përçojnë parimet e epërme, duke u shprehur vazhdimisht, gjëra të kësaj bote gjëra të asaj bote, ose duhet sakrifikuar për botën e pasvdekjes jo vetëm për këtë botë. Kjo do të thotë që ende nuk është vënë në peshoren e mendimit, të menduarit për të qenit në botë, apo mos ndoshta ende nuk jemi gati për të menduar mbi të qenit në botë. Njeriu është i lidhur edhe më këtë botë, madje ai as që mund të shkëputet prej saj edhe sikur të dëshirojë këtë gjë, sepse pikërisht mbi truallin e kësaj bote dhe në këtë botë realizohet ndërtimi i banimit në botën tjetër. Ajo që duhet kuptuar është se veprat varen nga qëllimi dhe qëllimi është diçka që nuk i përket domenit të njohjes thjesht dhe përjashtimisht njerëzore për ta zbuluar; qëllimi është vetëm dhe vetëm mes qenies njerëzore dhe Qenies Hyjnore. Çfarë përmendëm më sipër duhet të na shërbejë si pasqyrë në të cilën çdo ditë, çdo orë, çdo çast duhet të këqyrim vetvetet se mos ndoshta gjendemi pa e kuptuar fare të mbështjellë nga vorbulla e frymës dhe mendësisë moderne, mbështjellje që mund të na shkaktojë një përngjasim me këtë frymë jo thjesht dhe vetëm përjashtimisht përjashtësore. E le të shpresojmë se edhe në qoftë se mund të shpërfaqim ndonjë shpërfaqje të tillë, të mos na zhbëhet paq esencialiteti i qenies sonë, si qenie të shqetësuara për jetësimin e parimeve të epërme, esencialitet prej nga ku vaditet vazhdimisht qenia jonë si qenie në botë. PRILL 2013

Di

9


Aktualitet

VENDI

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë feston 90 vjetorin e themelimit Komuniteti Mysliman organizoi më 11 mars 2013 një ceremoni kushtuar 90 vjetorit të themelimit të tij. Të pranishëm në këtë eveniment ishin: Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, Kryeministri Sali Berisha, Kryeparlamentarja Jozefina Topalli, përfaqësues të forcave politike në vend, ambasadorë të akredituar në Tiranë, personalitete të fesë, artit e kulturës, besimtarë e dashamirës. Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Selim Muça, në alën përshëndetëse shprehu kënaqësinë që një ditë e tillë festohet me miq të veçantë. “Sot mbushen plot 90 vjet nga themelimi i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Prandaj është një kënaqësi e veçantë për ne që të festojmë sot këtë përvjetor së bashku me miq të Komunitetit Mysliman, me miq të Shqipërisë, me të gjithë ju që përpiqeni të kontribuoni në të mirë të shoqërisë sonë”, tha z. Muça. Më tej Kryetari Muça foli edhe për rëndësinë, rolin dhe kontributin që myslimanët patën në formimin e shtetit shqiptar. “Myslimanët shqiptarë patën një rol të padiskutueshëm dhe vendimtar në formimin e shtetit shqiptar. Me të njëjtin zell dhe me përgjegjësinë më të madhe ata themeluan Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, në përputhje të plotë me të gjitha parimet e fesë Islame, që ishte përvetësuar në formën e vet më të bukur dhe më të drejtë nga udhëheqësit myslimanë”, nënvizoi z. Muça. Kreu i KMSH-së theksoi gjithashtu se Komuniteti Mysliman i Shqipërisë gjatë gjithë periudhës së aktivitetit e

10

Di

PRILL 2013

tij, ka qenë në shërbim të vlerave më të larta njerëzore; nxitës i paqes, qetësisë, harmonisë dhe dashurisë ndaj Zotit dhe krijesave. “Pas një ndërprerjeje të dhunshme nga regjimi i kaluar, sot Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është përsëri në gjirin e shoqërisë, me qëllim që të rrisë e të zgjojë ndjenjën e dashurisë për fenë, njeriun dhe njerëzoren; të frymëzojë shpresa të reja si dhe të zgjojë e të forcojë tek besimtarët besimin e bukur Islam. Faleminderit edhe një herë që po ndani së bashku me ne këtë gëzim të madh”, përfundoi alën e tij Kryetari Muça. Fjalë përshëndetëse mbajti edhe Presidenti i vendit, z. Bujar Nishani, i cili vlerësoi rolin e Komunitetit Mysliman ndër vite duke e cilësuar si një promotor i zhvillimit dhe përparimit të shoqërisë në aspektin e edukimin fetar, moral, shpirtëror e atdhetar. “Roli i prijësve myslimanë në përhapjen e patriotizmit dhe në gatishmërinë për të kontribuar në formimin e shtetit shqiptar është kryesor dhe i pazëvendësueshëm”, tha presidenti Nishani. Presidenti Nishani vlerësoi gjithashtu rolin dhe kontributin e pazëvendësueshëm të kryetarit të parë të Komunitetit Mysliman, Haxhi Vehbi Dibra si edhe figura të tjera drejtuese të Komunitetit Mysliman si Hafiz Sabri Koçi dhe kryetarin aktual Haxhi Selim Muça. Gjatë pritjes së organizuar u shfaq edhe një dokumentar i shkurtër mbi historikun e KMSH-së dhe kontributit të tij institucional në periudha të ndryshme kohore.


Medina shpallet kryeqytet i kulturës botërore islame Qyteti i Medinës në Arabinë Saudite është shpallur kryeqytet i Kulturës Botërore Islame për vitin 2013, në një ceremoni ku kanë marrë pjesë personalitete të shquara nga të gjitha vendet islame dhe ato botërore. Në këtë veprimtari Komuniteti Mysliman i Shqipërisë përfaqësohej me Myftiun e Tiranës, Ylli Gurra dhe drejtorin e Marrëdhënieve me Jashtë, z. Astrit Zharri. Në hapjen e ceremonisë të pranishmëve iu drejtua me një alë përshëndetëse princi i kurorës Fejsal bin Selman bin Abdul Aziz, i cili, veç të tjerash, përgëzoi e falënderoi organizatën ISESCO për zgjedhjen e Medinës Kryeqytet i Kulturës Botërore Islame për vitin 2013, duke e cilësuar si vendim të qëlluar ngase Medina ka të gjitha parametrat e duhura për të qenë kryeqytet i kulturës islame, sepse, përveç të tjerash, këtu është edhe Xhamia e Pejgamberit

BOTA

a.s. Gjatë qëndrimit në Medinë, Myftiu i Tiranës, z. Gurra u prit në një takim nga Princi i Medinës, të cilin e falënderoi për përkrahjen e Mbretërisë së Arabisë Saudite dhënë Shqipërisë dhe Komunitetit Mysliman në këto dy dekada dhe njëkohësisht kërkoi që ky bashkëpunim i frytshëm të forcohet edhe më shumë në të ardhmen. Myftiu Gurra zhvilloi gjithashtu takime me Kryetarin e Parlamentit, Saleh bin Humejd, zv/rektorin e Universitetit të Medinës, prof. dr. Mahmud Qadah, Myftiun e Jeruzalemit, si dhe me figura të njohura të fesë dhe personalitete të kulturës botërore pjesëmarrës në këtë eveniment të rëndësishëm kulturor. Një pritje e veçantë Myftiut Gurra iu rezervua nga studentët shqiptarë të Universitetit të Medinës.

PRILL 2013

Di

11


Komente & Opinione

REJAN ISLAMI

Për markën e fundit Ti njeri i pakompleksuar ashtu sikurse të pëlqen të identifikosh veten, ke diçka që të mungon; shpirti. Shpirti i arsyes, i veprimit, që t’i e ke mbuluar me ëndrrën për pavdekësinë tënde në këtë semafor kalimthi, ku perëndimi yt ndodhet kaq pranë. Nuk do ta kisha nisur këtë shkrim, sikur mbrëmjen e shkuar në parkun e qytetit, endeshin burra e gra të vetmuar me qentë e tyre përbri. Më tej, një lajmërim jo vdekjeje njerëzish siç jemi mësuar shpesh t’i shohim, por për humbjen e një qeni. Kushdo që do ta gjente dhe t’ia rikthente pronarit, do të kishte shpërblim të majmë. Tani kur kafshët po zënë gjithnjë e më shumë hapësirën e njerëzve, njeriu modern, indiferent në sojin e tij, do ta ketë arritur më në fund, gjithë qëllimin e jetës. Sigurisht, nëse në garazhin prapa shtëpisë, ka edhe markën e fundit të makinës, ndërsa në dorë gjithnjë markën më të fundit të telefonit. Kaq mjafton, dhe arratisja, përpjekja për ta mbushur gjithë këtë zbrazëti kohe, rigjeneron brenda gjithë këto lëvizje të njëjta që nuk të shpien larg. E gjithë çështja rrok për të mbushur sa më mirë të gjithë atë hapësirë të mbetur kohe në këtë sokak të madh ku shpirtrat e lirë të botës sonë të kohës së tashme, manovrojnë gjithnjë për të gjetur kuptimin e vetes në pakuptimësinë e jetës. Dhe jo më kot, kafshët po njerëzohen kaq shumë, ndërsa njerëzit po ikin për të gjetur të “renë”, atë që shoqëria e dyzuar dhe e gjendur në mjegullën e kohës, kërkon shtigje të reja. E kështu, i gjendur në këtë situatë të kapluar lirie, ky njeri, jo vetëm që është i dyzuar për të vijuar rrugën tej, por shpesh gjendet edhe në krizë, në të gjithë atë mund dhe përpjekje brenda vetes për të sfiduar kohën dhe jetën. Sa më shumë qytetet rriten, aq më pak pakësohen anëtarët e familjes, e aq më shumë vetmitarët të shoqëruar nga heshtja e përbetuar e qenve me emra njerëzish, muroset, për të mbetur përgjithmonë aty. Dëshira për mëvetësi dhe për miq të heshtur, po e çon gjithnjë e më shumë shoqërinë jo më në familje si dikur, por me vetëm një person, i cili i ndihmuar nga shkenca, sigurisht nuk do t’ia ketë më nevojën për elementin, madje as për riprodhim. Gjendja natyrore e njeriut është zhdukur një herë e përgjithmonë, ndërsa pasja e fëmijëve në të ardhmen, do të jetë në vijimësi një dëshirë e munguar! Sa më shumë largohet nga kjo gjendje, aq më shumë shkëputet nga thelbi i vet dhe marrëdhënia harmonike, bie ala me pemët! Kjo nuk është vetëm dilemë, por edhe krizë, që mjerisht,

12

Di

PRILL 2013

ose në pamundësi, e pranon duke u dergjur në indiferentizëm. Nuk është kjo e gjitha! Ti njeri i pakompleksuar ashtu sikurse të pëlqen të identifikosh veten, ke diçka që të mungon; shpirti. Shpirti i arsyes, i veprimit, që t’i e ke mbuluar me ëndrrën për pavdekësinë tënde në këtë semafor kalimthi, ku perëndimi yt ndodhet kaq pranë. Dëshira për të mos e menduar këtë, dhe ëndrra jote për “historinë” e re në kundërvënie ndaj së shkuarës, të ka bërë edhe mohues. Madje, të është bërë zakon të shkosh shumë larg, deri në mohimin e ekzistencës së Zotit. Kjo nuk vjen nga gjykimi yt i thellë, por dëshira për të qenë gjithnjë i lidhur me të renë, modernen, të preferuarën, e për pasojë, fenë e shikon si diçka të shkuar. Veglat po ta mundësojnë këtë, si gjithnjë për të kënaqur shijet e tua estetike që nuk kanë të bëjnë fare me shpirtin e artit. Kur humbet esenca, gjithçka që mbetet është skelet dhe asnjë skelet në botë nuk mund të jetë i bukur pa mbështjellën e tij, që kujtojnë madhështinë e Zotit. Kjo madhështi po lihet në një anë, duke harruar se ky njeri po anashkalon njëkohësisht edhe veten. Ikja nga vetja, i shërben këtij qytetari, për të mos u përballur me zbrazëtinë e tij të herëpashershme. Jo më kot, njeriu i kohës sonë ka shpikur kaq shumë mënyra argëtimi, që në të shkuarën nuk ekzistonin. Jo se mendimi njerëzor nuk ishte kaq i zhvilluar, por si gjithnjë në kushtet e mungesës kërkohet “elementi” i ri për ta zëvendësuar. Dhe sa më shumë i hiqet “shpirti”, (domosdoshmërish e lidhur me besimin në Zot), aq më shumë njerëzit kërkojnë forma alternative për të manovruar duke i dhënë nuanca kohës. Një shembull tipik është komunizmi në vendin tonë, ku njerëzit, duke qenë se partia ua kishte siguruar punën, por jo edhe përmbushjen shpirtërore, sajonin vazhdimisht historia të lavdishme për veten, ndërsa kujdeseshin në vijimësi për të ditur gjithçka për tjetrin. Kjo është beteja me kohën, që ashtu sikurse edhe dje, edhe sot, po e robëron njeriun. I gjithë problemi është se si mund ta mbushësh këtë kohë. Besimtarët e vërtetë e kanë zgjidhur problemin, “modernët”, janë në kërkim të zgjidhjeve!


PRILL 2013

Di

13


SALI SHASIVARI

dhe "politika e tokës së djegur" Në mars të vitit 2011, disa nxënës sirianë në qytetin Dera’a, të nxitur nga fëmijëria e tyre e pafajshme si dhe të inspiruar nga ngjarjet e vendeve përreth, në të cilat kishin filluar lëvizjet revolucionare të njohura si “Pranverë Arabe”, në muret e shkollës së tyre shkruan sloganin të cilin e dëgjonin për çdo ditë në lajme: “Populli kërkon rënien e regjimit”. Një veprim i këtillë rezultoi në arrestimin, burgimin dhe torturimin e këtyre nxënësve të mitur nga ana e zyrtarëve të regjimit gjakatar. Madje, në momentin që familjarët e tyre iu drejtuan organeve kompetente me kërkesën për lirimin të fëmijëve të tyre të torturuar padrejtësisht, përgjigja e autoriteteve sadiste ishte si vijon: “Konsiderojini këta fëmijë të vdekur… Shkoni në shtëpi tek gratë tuaja dhe bëni fëmijë të tjerë… E, nëse nuk jeni të aftë për një gjë të tillë, na tregoni neve, se ne e kryejmë atë punë për ju”! Me t’u përhapur një lajm i këtillë, hidhërimi dhe zemërimi kaploi çdo ndërgjegje të pastër siriane, me ç’rast filluan protestat masive paqësore anekënd vendit. Pa një pa dy, protestat e këtilla u ballafaquan me makinerinë vrasëse të një regjimi që për plotë katër dekada nuk ka reshtur së vrari dhe torturuari popullin e vet, duke e shndërruar vendin në një burg masiv, të hekurt dhe gllabërues për çdokënd të cilit i shkon ndër mend të kritikojë apo ngrejë zërin e arsyes. Ishte po i njëjti regjim i cili, në Shkurt të vitit 1982, në një nga qytetet siriane me emrin Hamah, vrau dhe masakroi rreth 35 mijë civilë të pafajshëm, në mesin e të cilëve fëmijë, gra dhe pleq. I vetmi dallim në mes ngjarjeve të vitit 1982 dhe masakrave që po ndodhin në Sirinë e sotme në dy vitet e fundit, është fakti se, masakrat e para ca viteve u ekzekutuan me urdhër të babait (kryetarit të atëhershëm sirian Hafiz el-Esed), ndërsa kësaj radhe ato po ekzekutohen nën urdhrin e të birit (kryetarit aktual Beshar el-Esed). Ndërsa, në të dy rastet, publiku është po i njëjti, gjegjësisht, opinioni botëror dyfytyrësh. Tashmë po mbushen gati dy vite të plota nga fillimi i golgotës më të re të popullit liridashës sirian. Bilanci i deritanishëm, sipas burimeve të opozitës siriane, është si vijon: mbi 100 mijë viktima; mbi 1 milion refugjatë; mbi 3

14

Di

PRILL 2013


milion të zhvendosur; dhe mbi 60% e vendbanimeve dhe infrastrukturës e shkatërruar. E, sa për të arrestuarit, të torturuarit, gratë e përdhunuara dhe fëmijët e traumatizuar, “fol e mos u turpëro”! Nën hijen e këtyre shifrave rrëqethëse si dhe kësaj heshtje makabre të opinionit botëror dhe organizatave ndërkombëtare, e pashmangshme është pyetja se, ku janë gjithë ata që trumbetojnë demokracinë dhe të drejtat e njeriut?! Pse vallë qendrat e vendimmarrjes botërore kanë zgjedhur heshtjen, apo, në rastet më të mira, “dënimin” e dhunës, duke barazuar shpeshherë viktimën me xhelatin?! Madje, para se të parashtrojmë pyetje të këtilla të pafundme habitore në lidhje me atë që po ndodh sot, shtrohet pyetja se, kush e mbajti të gjallë një regjim të këtillë monstër për dekada me radhë, duke tentuar që t’ia zgjasë jetën edhe

sot e kësaj dite?! Përgjigja më e mirë ndaj kësaj si dhe shumë pikëpyetjeve dhe pikëçuditjeve të tjera paradoksale qëndron pikërisht tek ato qarqe, shtete dhe organizata, të cilat, gjithë ekzistencën dhe mirëqenien e tyre e kanë të bazuar në gjakun e njerëzve të pafajshëm si dhe në lotët dhe djersën e të pamundurve. Janë pikërisht ato qendra, të cilat interesat e tyre politike, ekonomike dhe gjeostrategjike i kanë vënë para çdo parimi tjetër human dhe njerëzor, qoftë edhe kur është në pyetje jeta e shumë fëmijëve. Më tragjikja në gjithë këtë është fakti se, organizatat relevante ndërkombëtare, siç janë Kombet e Bashkuara dhe Këshilli i Sigurimit, përpos disa deklaratave të turpshme të shprehjes së “keqardhjes”, nuk e panë të udhës të nxjerrin as një rezolutë të vetme që do të dënonte terrorin shtetëror sirian ndaj popullit të vet; rezoluta këto të cilat si të tilla me siguri se do të hasnin në barrierën e vetos famëkeqe. Ajo që tashmë dihet botërisht është realiteti se, lufta që po zhvillohet në Siri i ka kaluar përmasat e një konflikti të brendshëm në mes të regjimit dhe opozitës, duke u shndërruar në fushëbetejë të një “lufte me autorizim”. Aty zhvillohet ballafaqim i pabarabartë në mes të popullit sirian, në krye me ushtrinë e lirë siriane, si dhe regjimit gjakatar, i cili po furnizohet haptas me të gjitha llojet e armatimit nga shtete të mëdha, siç janë Rusia dhe Irani, e kushedi ç’farë përkrahje tjetër fshehurazi nga shtete të tjera “mike”, të cilat tjetër deklarojnë dhe ndryshe veprojnë. E, përballë kësaj aleance “jo të shenjtë”, qëndron blloku dinak perëndimor, i cili, përpos disa deklaratave të herëpashershme dhe premtimeve boshe, si dhe në mungesë të ndonjë interesi të hëpërhëshëm, i cili do ta nxirrte atë nga recensioni i thellë ekonomik në të cilin gjendet, duket se brenga e tij e vetme mbetet mosrënia e armatimit kimik sirian në “duar të gabuara”. E sa për numrin e viktimave, një gjë e tillë duket se nuk i bën shumë përshtypje! Në një ekuacion të këtillë, humbësi i vetëm mbetet populli sirian, ngase, ashtu sikurse në konfliktet tjera, më në fund, xhelatët do të amnistohen, palët do të detyrohen të ulen dhe të negociojnë, ndërsa për rindërtimin e vendit do të kujdesen kompanitë e huaja, me qëllim të zbutjes së papunësisë që i ka kapluar vendet e tyre. Kështu, fituesi më i madh do të jenë pikërisht fuqitë e mëdha dhe grupet e interesit, edhe atë: fitues në luftë, përmes shitjes së armatimit; fitues në paqe, përmes kompanive të rindërtimit; fitues në politikë, përmes imponimit të kushteve dhe direktivave; dhe fitues në ekonomi, përmes eksploatimit të vazhdueshëm. E, tashmë që regjimi sirian ka filluar të përdorë edhe raketa të llojit “Skud”, të cilat fshijnë nga sipërfaqja e dheut mëhalla të tëra me gjithçka ka në to, duke realizuar në këtë mënyrë “politikën e tokës së djegur”, përkrahja e vetme që po merr populli sirian si mbështetje për kauzën e tij të drejtë vazhdon të jetë ndonjë “like” (pëlqim) në facebook nga ana e atyre në zemrat e të cilëve ka mbetur pak njerëzi. Është ky realiteti i hidhur i kësaj bote “postmoderne”, i cili është shndërruar në një vend të rrezikshëm jetese! PRILL 2013

Di

15


Forum

ISMAIL RAXHI EL- FARUKI

LËVIZJA

PËR REND BOTËROR Standardi që umeti vendos për komunitetin botëror, shtetin botëror, pax mundi-n dhe rendin botëror ndërkombëtar është shumë i lartë, aq sa duket si një ëndërr utopike kur krahasohet me realitetet e zymta të rendeve aktuale botërore. a. Rreziqet e tanishme të asgjësimit Njerëzimi sot qëndron në prag të shkatërrimit të plotë. Në disa pjesë të botës njeriu ka shpikur forma të ndryshme rrënimi, të cilat janë kaq shkretuese, saqë mbarë njerëzit sot janë vazhdimisht të terrorizuar nga vizioni i shkatërrimit. Madhështia e arritjeve njerëzore në zbulimin e shumëllojshmërisë së natyrës dhe nënshtrimin e teknologjisë për t’i shërbyer njeriut, ka qenë proporcionale me fuqinë për të keqen, korrupsionin dhe shkatërrimin. Kaq i bllokuar ka qenë njerëzimi me luftërat e brendshme, nga ndërvarësia mes individëve, saqë elita intelektuale ka mbetur në ngërç, e nuk ka mundur të shpërfaqet. Të gjitha studimet e tyre për natyrën njerëzore, për format e ndryshme të sjelljes së individëve dhe grupeve, zhbirilimet në të pavetëdijshmen, apo dilemat që kanë patur nuk ndihmuan që njeriu të njohë vetveten. Lëvizjet fashiste dhe komuniste, përfundimi tragjik i Jonestown-it dhe shtimi i kulteve që siguroi arratisjen (megjithëse të përkohshme) nga realiteti, janë të gjitha simptoma të së njëjtës sëmundje: pasiguria, ose mosnjohja e vetes. b. Nevoja për një përparim të freskët Kjo sëmundje u përhap në Perëndim

16

Di

PRILL 2013

gjatë tre shekujve të fundit, dhe aty i pati edhe pasojat më të dukshme. Atje janë prodhuar edhe shumë ide të mëdha. Ndoshta një nga më të mëdhatë ishte ideja e krijimit të OKB-së, e cila në 35 vitet e ekzistencës së saj ka punuar vazhdimisht për paqen në botë, ndërkohë që organet dhe programet institucionale të saj kanë ndihmuar të rriten vuajtjet e njerëzve ose parandaluan hapjen zjarr publikisht ndërmjet tyre. Para gjithë këtyre vështirësive, njeriu qëndron i zhytur në frikë, por pa asnjë grimcë hidhërimi dhe zhgënjimi në të ardhmen e tij për t’i garantuar paqe kombeve. Për këtë çështje, mendimi perëndimor qëndron i falimentuar dhe i bllokuar, pasi ka provuar të gjithë mundësitë që i lejon realiteti. Duket sikur ky zhgënjim e ka çuar Perëndimin në dëshpërim për situatën njerëzore. Në një gjendje të tillë njeriu dëgjon vazhdimisht jehonën e tragjedive greke, që nuk ka zgjidhje, dhe fundi tragjik është një vepër fisnike nëpërmjet të cilës njerëzit e bënë veten të vlefshëm. Pikërisht në këtë çast, këndvështrimi i Islamit ridimensionohet dramatikisht i freskët dhe rrënjësisht i ri. Sipas Islamit fillohet nga premisa krejtësisht të reja dhe të ndryshme nga ato të Perëndimit; ato rrjedhin nga një prespektivë e ndryshme për realitetin, botën dhe jetën. Pikëpamja perëndimore ka nevojë të menjëhershme për një rishikim të freskët dhe një vetëvlerësim drejt një tjetër ideologjie botërore, po aq të angazhuar për sigurinë dhe lumturinë e njerëzimit. Mbi të gjitha, gjatë 14 shekujve Islami ka bindur tashmë gjysmën e botës, dhe i ka

ushqyer ata me qëndrueshmëri emocionale dhe intelektuale, ndonëse në linja joparalele. Ai kishte meritën për një numër të konsiderueshëm të vërtetash për historinë njerëzore, të rekordeve për arritje në kulturë dhe qytetërim. Fakti i parë i dukshëm nga këndvështrimi islam është që në çështjet për paqen dhe problemet e botës, mendimi perëndimor e zvogëlon rolin e tij funksional. Perëndimi i mohoi vetes të drejtën për të shkuar në rrënjët e problemit e për ta zgjidhur atë në mendësitë dhe sjelljet e burrave dhe grave, dhe kënaqi veten duke manipuluar marrëdhëniet e shkëmbimit për të shpresuar që një ditë kjo do ndryshonte natyrën njerëzore. Kohë pas kohe Perëndimi u ngushëllua me këto taktika mekanike duke menduar që interesi ekonomik do tregonte peshën e tij karshi paqes. Edhe çarmatosja dhe parandalimi i luftës (për të mos përmendur debatet në shterim ndërmjet kombeve) ishin bërë interesa dhe funksione të maskuara prej të cilave synohej lehtesia që pjesëmarrësit të shkonin drejt paqes dhe pajtimit. Perëndimi nuk ka shprehur asnjëherë një qëndrim lidhur me këtë çështje apo për natyrën dhe sjelljet e individëve të përfshirë në debate ndërkombëtare. Ngushticat nëpër të cilat ka rrugëtuar mendimi perëndimor që nga mesjeta janë zhvilluar në mure solide të rrethuara me baltë, prej të cilave është e pamundur të kapërcehet. Islami dhe qasja e tij mbi rregullin në botë qëndron në anën tjetër të këtyre rrethimeve. c. Këndvështrimi islam


Ashtu siç e theksuam më lart në këtë ese, Islami u rrit në një kontekst shoqëror të bombarduar me padrejtësi, tirani, dhunë dhe shfrytëzim. Kundër këtyre shpikjeve, Islami deklaroi: “Zoti udhëron të mbani drejtësi, të bashkëpunoni dhe të ruani lidhjet farefisnore.” Kundër tiranisë Islami ngriti unitet absolut të Qenies Hyjnore, dhe udhëhoqi për barazi të plotë ndërmjet njerëzve, si ligj i pathyeshëm i Zotit. Me një urdhër të vetëm ai braktisi murgjërinë dhe i shpalli njerëzit e rritur përgjegjës për marrëdhënien e tyre me Zotin dhe me njëri-tjetrin. Shumë njerëz i maskuan interesat, duke kundërshtuar Islamin, por ai ishte i destinuar të triumfonte. Për rreth tridhjetë vite Islami u bë ligji i vetëm nga Atlantiku në Paqësor. Morali i kauzës islame ishte motiv çarmatosës. Vetë Profeti (paqja qoftë mbi të!) ftoi mbretër dhe princa të hynin në marrëveshjen e paqes. Ndjekësit asnjëherë nuk i bezdisën ata që pranuan, dhe marrëveshjet e paqta, respekti reciprok dhe bashkëpunimi kanë qenë për shekuj me radhë marrëdhënia e vazhdueshme midis tyre. Në Lindje dhe Perëndim, për qëllimet e marrëdhënieve ndërkombëtare, njeriu është marrë në konsideratë sipas nevojës ekonomike dhe në bazë të pushtetit që ka. Si rrjedhojë, një boshllëk i tepërt ka mbetur në shpirtin e tij; një hapësirë ankthi dhe shqetësimi që është shpërfillur plotësisht nga mendimi perëndimor. Çdo trajtesë e problemeve ndërkombëtare është e drejtuar vetëm te simptomat, pa cekur asnjëherë sprovën e brendshme për lakmi dhe zotërim. Kjo është arsyeja pse çdo traktat paqeje solli një luftë të re, apo që çdo pajtim u lë partive liri për të zgjedhur rrugë të reja përballjeje dhe konkurrence. Mendimi perëndimor, i cili lindi jashtë sprovës së kombit-shtet për pushtet dhe sundim etnocentrik, nuk pritet të ofrojë kurrfarë rruge për një ndryshim rrënjësor. Duke e marrë për të vërtetë përshkrimin e Hobbes-it për natyrën njerëzore, “bellum omnium contra omnes”, gjithçka që mund të ofrojë është shpresa për të mbartur dhe/ose lehtësuar e paqtuar sprovën. Së këndejmi, ajo që duhet është injektimi i konsideratës së re rrënjësore.

Njeriu duhet të çlirohet nga tirania dhe pikëpamjet reduksioniste. Optimizmi i tij duhet të rifitohet. Ai duhet të riafirmohet në jetën e tij, por brenda displinës që rregullon ligji moral. Ai duhet të mësojë një leksion të ri: jeta e tij nuk mbaron në tokë, por vazhdon në jetën tjetër; ja pse duhet të jetë i përgjegjshëm për çdo gjë që bën në këtë botë. Duhet të asgjësohet armiqësia dhe konkurrenca mes tyre, për shkak të barazisë që ka me të tjerët, më vëllain dhe ndihmësin e tij, në punë dhe jetë. Është e vërtetë që njerëzit nuk qëndrojnë të barazlarguar nga njëritjetri; çdokush qëndron në qendër të rrathëve të cilët shënojnë përparësitë e tij në marrëdhëniet ndërnjerëzore. Por, në cilindo nga rrathët, ekskluzivismi nuk është i legjitimuar. Ecejaket ndër obligime përgjatë jetës, ashtu si lumturia e qetësia, asnjëhere nuk duhet të ndalen brenda kufijve të një rrethi, por të kërkohet para dhe mbrapa këtyre kufijve. Egoizmi dhe lakmia, që ka si pasojë imperializmin, kolonializmin dhe luftërat kombëtare, janë të gjitha kultivime brenda një cikli të brendshëm, me pasoja në një tjetër cikël – në atë të jashtmin. Përparësitë janë patjetër të vlefshme, por pa ekzagjerime që janë të barazvlefshme me ekskluzivizmin dhe etnocentrizmin. Rigjallërimi i umetit në arenën ndërkombëtare është një gjë e shëndetshme për mbarë njerëzimin. Përveç numrit prej bilionash të besimtarëve, sipërfaqes së madhe të zonave në Tokë dhe pjesës më të madhe të burimeve natyrore tokësore, vlera më e mrekullueshme që umeti sjell është vizioni për rend botëror dhe marrëdhënie ndërnjerëzore. Por, përpara se të vilen frytet e këtij vizioni në botë, si Lindja ashtu edhe Perëndimi duhet të heqin presionin ushtarak dhe ekonomik mbi umetin, dhe të heqin dorë nga falsifikimet ndaj Islamit dhe keqparaqitjet e pikëpamjeve të tij. Pastaj, umeti do ta mishërojë në mënyrë perfekte vizionin e Islamit. Më pas, me vullnetin e Zotit, vlerat thelbësore albsolute dhe a priori do ilustrohen konktretisht me umetin si komunitet botëror, shtet botëror dhe rend ndërkombëtar. Këto do udhëheqin zemrat e njerëzve drejt paqes dhe lumturisë. Përktheu: Nejona Kadzadej PRILL 2013

Di

17


Eseistikë

EDISON ÇERAJ

PËR ETIKËN DHE HISTORINË E gjithë ajo që njohim si kulturë dhe që e quajmë të tillë, është rezultat i çështjes së pashmangshme se pse jetoj?; ndërsa qytetërimi është rezultat i shtrimit të vazhdueshëm të pyetjes si të jetoj?, ose si duhet t’i plotësoj nevojat e mia? Njëra është çështje e kuptimit të jetës, kurse tjetra e mënyrës së jetesës. Qytetërimi i shkon me ngulm linjës ngjitëse (kulti i progresit sot) që nga shpikja e zjarrit, e mullirit dhe e hekurit, përmes shkrimit dhe makinës e deri te energjia atomike dhe fluturimet kozmike. E gjitha kultura është në gjurmim e sipër, në një kthim prapa, në një rifillim. Njeriu si subjekt i kulturës, të metat dhe virtytet e tij tipike, dyshimet dhe lajthitjet, pra e gjithë ajo që përbën qenien e tij të brendshme, tregon një qëndrueshmëri të jashtëzakonshme dhe pothuaj një pandryshueshmëri. Të gjitha dilemat dhe pyetjet e sotme etika i ka njohur që para dymijë vjetësh, për të mos thënë që në krye të herës. Konfuci, Sokrati, Jezui, Muhamedi, Kant-i, Tolstoi, Gandi dhe Martin Buber-i, në një distancë kohore që prej shekullit të VI para Krishtit e gjer më sot (Buber-i vdiq më 1965), të gjithë këta edukatorë të mëdhenj të njerëzimit, në thelb predikonin të njëjtin moral.1 Ndryshe nga normat e rregullimit të shoqërisë apo të mënyrës së prodhimit, të vërtetat morale janë të përhershme/amshueshme; sepse këtu enigma është shfaqur që në Krijim, me “prologu në qiell”, te ky akt që i paraprin të gjithë historisë njerëzore. Intelekti, arsimimi dhe përvoja nuk ndihmojnë vetvetiu që t’u afrohemi ose që t’i kuptojmë më mirë. Jezui, të vërteta i kumtonte si i porsalindur, ndërkohë, kur u dënua, ishte afërsisht tridhjetë vjeç. Për të vërteta e mëdha2 e themelore për Zotin dhe për njeriun, nuk i duhej ndonjë njohuri apo një përvojë e caktuar, pasi këto të vërteta nuk rroken dot me njohuri e me përvojë. A nuk “fshihen ato para të urtëve dhe të zgjuarve, kurse të vegjëlve u zbulohen?”3 Kërkesat qenësore morale nuk influencohen prej kohës, vendit apo rrethanave shoqërore. Kundruall dallimeve të mëdha të rregullimeve shoqërore e politike, të shkallës së 1. Izetbegović, A. (2000) “Islami ndërmjet Lindjes e Perëndimit”, f. 201. Përkth.: Eqrem Kryeziu. Shkup: Furkan ISM. 2. Lë të bëjë “punën” e vet ingranazhi dekonstruktues apo zhbërës i të vërtetave të mëdha, se të njëjtën “punë” kanë dashur të bëjnë edhe ingranazhe të tjera në çdo kohë. 3. Bibla, L. 10/21.

18

Di

PRILL 2013

zhvillimit, madje edhe të shumëllojshmërisë së besimeve e të simboleve fetare, qëndron anekënd botës përputhja dhe unikja e mrekullueshme e parimeve morale. “Ndonëse njerëzit flasin në mënyra të ndryshme se kush është Zoti, megjithatë, gjithmonë e kuptojnë njësoj se ç’kërkon Zoti prej tyre”, thoshte Tolstoi. Epikteti dhe Mark Aureli, i pari skllav dhe i dyti mbret, predikuan të njëjtën disiplinë morale, madje pothuajse me të njëjtat alë. Po të vështrojmë më me kujdes, do shohim se ndryshimet e pikëpamjeve rreth mirësisë dhe ligësisë, të lejuarës dhe të ndaluarës, i gjejmë vetëm tek ato çështje që janë më pak të rëndësishme. 4 Shembujt që theksohen për të parë ndryshueshmërinë e normave morale në varësi nga rrethanat historike e të tjera, në fakt, nuk kanë të bëjnë asnjëherë me parimet madhore morale, por me gjëra që i përkasin moralit dhe sjelljes formale. Përkundrazi, çështjet e epërme kanë një përkim dhe një pandryshueshmëri të jashtëzakonshme.5 Le ta verifikojmë këtë qasje te “imperativi kategorik” i Kant-it. Këtë parim, formulimin e parë të të cilit Kant-i e jep te trajtesa Bazat e metafizikës së moralit, duke shkruar: “Vepro vetëm sipas asaj maksime për të cilën, në të njëjtën kohë, mund të dëshirosh të bëhet ligj i përgjithshëm.” Ndërsa më vonë, te Kritika e mendjes praktike, lexojmë: “Vepro në atë mënyrë që maksima e vullnetit tënd të mund të vlejë në çdo kohë si parim i ligjeve të përgjithshme”, gjë të cilën e hasim, së pari në jetën dhe thëniet e profetëve e pastaj edhe te dijetarë e mendimtarë të ndryshëm anembanë botës. Kur e pyetën Talesin, një prej shtatë të urtëve (lindi në vitin 624 para Krishtit), se si mund të jetohet më drejt, ai u përgjigj: “Kur ne vetë nuk bëjmë atë që qortojmë tek të tjerët.” Pitaku i Miletit, gjithashtu një nga shtatë të urtët, ka shfaqur po të njëjtin mendim: “Mos bëj atë për të cilën qorton të afërmin.”

4. Izetbegović, A. Po aty, f. 202. 5. Për shembull, disa syresh janë: thuaj të vërtetën, freno urrejtjen, të jesh i thjeshtë, të tjerët trajtoi si veten, të jesh solidar, syno lirinë, lufto për të drejtën dhe për atë të tjerëve, fitoje bukën me djersën tënde, ndero mundin e tjetrit, ndero prindërit dhe të moshuarit, kryej premtimet dhe detyrat, mbroji të pafuqishmit, shoqërohu me njerëz, mos u kënaq me fatkeqësinë e të tjerëve, të mos ua kesh zili lumturinë dhe suksesin të tjerëve, të mos jesh mendjemadh e i llastuar, mos u përul para të fortit e mos shfrytëzo të dobëtin, të jesh i përmbajtur në kënaqësi, mos bëj dallime sipas ngjyrës së njerëzve/pasurisë/origjinës, krijo mendim të pavarur, mos u bëj egoist etj.


Kurse Ciceroni thotë: “Çdo gjëje që qorton tek tjetri, duhet t’i shmangesh sa më shumë.” Dijetari hebre Hitel, që jetoi përafërsisht në kohën e Jezuit në Palestinë, kur një politeist i kërkoi t’ia thoshte sa më përmbledhtazi thelbin e besimit, ai iu përgjigj në këtë mënyrë: “Atë që nuk ia dëshiron vetes mos ia bëj as të afërmit. Pikërisht kjo është e gjithë Tora; çdo gjë tjetër është vetëm shpjegim.” Të njëjtën dije ka përhapur edhe Konfuci në Kinë, bashkëkohës i Budës dhe i Pitagorës: “Atë që nuk ia dua vetes nuk ia bëj as tjetrit.” Fort mirë e ka shprehur këtë parim edhe Jezui: “...atë që dëshironi t’ju bëjnë ju njerëzit, po ashtu bëni edhe ju ndaj tyre.” (Mateu, 7/2; Luka, 6/31)6 Siç e shohim fare shkoqur, kjo histori/kronologji e imperativit kategorik provon se ky parim themelor etik nuk ka histori; ka vetëm forma të ndryshme shprehjeje, ama thelbi është i njëjtë, i pandryshueshëm. Izetbegović-i sjell edhe Indinë si shembull tipik në këtë kontekst, që njihet si vendi i “kulturës së lartë dhe i qytetërimit të ulët”, që duket sikur ka jetuar jashtë historisë. Përmendoret që ndeshim pas çdo hapi dëshmojnë për një jetë intensive, por të brendshme, pra statike dhe jo-historike. Përmes meditimit “njihen” të fshehtat, por nuk arrihet dot pushteti mbi natyrën dhe as nuk ndryshohet bota. Edhe Hinduizmi nuk është një rend shoqëror, por etik, dhe njeh vetëm ngritjen vetjake, të brendshme dhe morale. “Që nga koha e Upanishadave, India preokupohej vetëm me një çështje të vetme: me vendin e njeriut në gjithësi”, shkruan Mircea Eliade.7 Sistemi indian i kastave, i gurëzuar 6. Izetbegović, A. Po aty, f. 203. 7. Po aty, f. 204.

si një tempull i atjeshëm piramidor, me gjithë madhështinë dhe qëndrueshmërinë mahnitëse, ngërthen mohimin e kohës, shoqërisë, homogjenitetit dhe historisë. Çdo përpjekje historike dhe shoqërore do e rrënonte këtë strukturë magjepsëse, që ia doli të qëndrojë vetëm në botën e kthyer së brendshmi e nga Qielli, pa u bërë aspak merak se çfarë krijohet vetvetiu jashtë, në botën “reale”.8 Një nga ndryshimet më të qenësishme – për të mos thënë më i qenësishmi – ndërmjet historisë dhe letërsisë është pikërisht dimensioni etik me të cilin është i pajisur çdo vepër e madhe letrare. Megjithëse Iliada dhe Odiseja, apo Lufta dhe paqja mund të lexohen edhe si rrëfime historike, asgjë historike nuk na preokupon kur i lexojmë: nga fillimi e gjer në fund të leximit hasemi dhe përkredhemi vetëm në çështje etike. Ç’rëndësi ka nëse Hamlet-i apo Macbeth-i kanë ekzistuar në të vërtetë apo jo; ama, në dimensionin etik ata kanë ekzistuar dhe ekzistojnë më vërtetësisht sesa në dimensionin historik; janë më të gjallë se çdo hero që ka ekzistuar realisht. Mbase vetëm nën këtë qasje mund të shpjegohet “paradoksi” i besimit dhe i pranimit të tyre dhe, nga ana tjetër, problemi i mosbesimit dhe i mospranimit nga shumë njerëz i disa figurave përcaktuese në historinë e njerëzimit si Moisiu, Jezui dhe Muhamedi. Pra, thelbi i etikës nuk varet nga historia, pasi nuk rrjedh prej saj dhe as nuk varet në asnjë rrethanë nga ajo. Etika ka të bëjë me Pafundësinë, e cila ka dhënë në një çast të caktuar fundësinë (botën) si pohim i saj dhe si mundësi që nuk duhet humbur për t’iu rikthyer origjinës, pra Pafundësisë. 8. Po aty, 204. PRILL 2013

Di

19


Dossier & Histori

EDMOND SHARKA

NJË FAQE E RE E HISTORISË SË SHQIPËRISË NË PRAG TË RËNIES SË PERANDORISË EMRAT E “MOHUAR” TË HISTORISË SHQIPTARE Historia e shteteve të mëdha botërore por dhe të vogla, personit apo personave që kanë kontribuar për themelimin apo ngritjen e këtyre shteteve, secilit i ka dhënë rolin që i përket në histori. Ndërkohë që krejt e kundërta ndodh me historinë e Shqipërisë. Nacionalizmi1 na shfaqet gjithandej dhe në çdo kohë. Përmendet më së shumti veprimtaria e Skënderbeut për 25 vjet (1443-1468)2 se sa historia e shqiptarëve nën Perandorinë Osmane për 523 vjet (që nga beteja e Fushë-Kosovës 1389 deri më 28 nëntor 1912), më së shumti flitet për 3 klerikë të krishterë (Marin Barleti, Frank Bardhi, Pjetër Bogdani), si shqiptarë dhe nacionalistë të mëdhenj (gjatë periudhës komuniste iu ishte fshirë dhe përkatësia e besimit të tyre) se sa për dhjetëra e qindra myslimanë të administratës, duke filluar nga vezirë, guvernatorë, komandantë e drejtues ushtarakë, akademikë etj. të niveleve më të larta deri në më të ulëta, që punuan në Perandorinë Osmane. Një pjesë e madhe prej tyre pothuajse nuk përmenden aspak. Një pjesë e konsiderueshme e tyre përmenden vetëm me emër duke mos ditur asgjë tjetër mbi jetën e tyre, madje trillohet mbi të gjithë ata duke i quajtur shpeshherë ‘nacionalistë’ e duke i zhveshur nga petku fetar që ata mbartnin mbi vete e tyre, madje historia jonë e shkruar gjatë viteve 1945-1990, na lë të kuptojmë që pjesa më e madhe e tyre kanë qenë ‘ateistë’ jo fetarë ata personalitete që i kanë interesuar, ndërsa disa të tjerë i ka lënë në harresë totale, apo më keq akoma për disa hoxhallarë-dijetarë (ulema) apo dhe myslimanë të thjeshtë që: …jo vetëm që nuk janë përfillur, por janë përbuzur, janë nënçmuar, madje edhe janë akuzuar si “turkoshak”, “turkofil”, “turkoman” “sulltanistë” …!3 Ne po përmendim vetëm disa nga këta personalitete myslimanë4 të periudhës 1870-1945, çdokush që dëshiron t’i njohë më hollësisht mund të hulumtojë rreth këtyre figurave, ose dhe të ndërmarrë ndonjë studim për ndonjërin prej 1. Ka dy kuptime: 1. Ideologji dhe politikë reaksionare e borgjezisë së një vendi, e cila i vë interesat e veta të ngushta klasore mbi gjithçka, duke i paraqitur si interesa të të gjithë kombit, e quan këtë më epror ndaj kombeve të tjera dhe ndez përçmimin e armiqësinë ndaj tyre. 2. Lëvizje kombëtare kundër pushtimit dhe shtypjes së huaj; ndjenja kombëtare. Nacionalizëm i flaktë (i zjarrtë).http://www.alorshqip.com/ 2. Historia e Popullit Shqiptar -I-, fq. 392-456. 3. Roli i Ulemave në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, Mexhid Yvejsi; 4. Nuk marim përsipër të vlerësojmë nivelin e tyre të besimit, se sa myslimanë ishin në të vërtetë, pra cilës shkallë të besimit i përkisnin, pasi për këtë gjë duhen studime të hollësishme të jetës së secilit prejt tyre, madje disa prej tyre mund t’i përkasin dhe sekteve të ndryshme islame pasi nuk kemi të dhëna të hollësishme për secilin.

20

Di

PRILL 2013

tyre, që të njihet ashtu si vërtet e meriton të njihet. Fillojmë me veprimtarët e Lidhjes së Prizrenit (1878-1881): Ahmed Efendi Korenica, Ismail Efendi Yvejsi, Myderriz Hasan Efendi Shllaku, Myderriz Daut Efendi Boriçi (1825-1896), Hafiz Salih Hylja, Hafiz Tamizi, Myderriz Haxhi Zeka, Myderriz Ymer Efendiu, Myderriz Osman Efendiu, Myderriz Ali Efendiu, Myftiu Zejnel Abedini, Mulla Hasani, Hoxhë Moglica, Myderriz Abdyl Efendiu, Iljaz pashë Dibra(Qoku), Ali pashë Gucia, Abdyl Frashëri, Ymer Prizreni, Sulejman Vokshi, Haxhi Shabani, Ali bej Tirana, Qazim bej Gjirokastra, etj. Drejtuesit dhe organizatorët kryesorë në Lidhjen e Pejës (1899) kishin qenë pjesëmarrës dhe në Lidhjen e Prizrenit si: Myderiz Haxhi Zeka, Myderiz Ismaili, Myderiz Abdullahu, Myfti Salihu, Bajram Curri, Myderiz Mehmet Hamdiu, Mehmet Aqifi, Zenel Beu, Ali pashë Draga nga Rrozhaja, Ismail Haki pashë Tetova, Abdyl Halimi, Mehmet Sherifi, Myderiz Abdyli, Naxhi Mehmet Sulejmani, Mehmet Aqifi, Mehmet Tahiri, Mehmet Murati, Isuf Tabaku, Selim Çoba, Mehmet Beci, Haxhi Alush Dibra, Haxhi Haki Lohja, Halil Mandiqi, Shaqir Shabani, Hysen Dragusha etj. Në Kongresin e Manastirit (1908), Fehim Zavalani, Refik Toptani, Emin bej Shkupi, Hafiz Ibrahim efendiu, Ramiz Daci, Xhemal Beu, etj. Në Kongresin e Dibrës (1909), Vehbi efendi Dibra (Agolli), Hafiz Ali Korça, Abdyl Ypi, Jusuf Karahasani, Haxhi Hafiz Ibrahim Efendiu Murat Aga, etj. Në Kongresin e Elbasanit(1909), Hafiz Ibrahim Dalliu, Refik Toptani, Ahmed Dakli, Jusuf Haxhi Mima etj. Kontribuues në shpalljen e Pavarësisë në Vlorë(1912), Eljas Be’ Vrioni, Hajredin Be’ Cakrani, Sami Be’ Vrioni, Myfti Vehbi Efendiu Dibra, Abas Efendiu, Mustafa Aga, Jahja Efendiu, Shefqet Be’ Daiu, Aziz Efendiu, Veli Efendiu, Elmas Efendiu, Abdi Bej Toptani, Mustafa Asim Efendiu, Kemal Beu, Ferid Vokopola, Dr. Myrtezai e Nuri Efendi Sojli, Hamdi Beu, Mustafa Barotçiu, Xhemal Beu, Ymer Beu, Ibrahim Efendiu, Abdi Be’ Toptani, Murat Be’ Toptani, Ismail Kemal Beu, Zyhdi Efendiu, Qazim Kokoshi, Ekrem Beu, Veli Be’ Klisura Skrapari, Syrja Be’ Vlora, Mehmet Pashë Dërralla, Isa Boletini, Ajdin Be Dranga, Mahmut Efendi Kaziu, Ismail Beu, Sherif Efendiu etj.5 Sami Frashëri, Hasan Tahsini, Hafiz Ali Korça, Hafiz Ismet Dibra, Hafiz Ali Kraja, Hafiz Ibrahim Dalliu, Hafiz Sherif Lengu, apo Hafiz Mustafa Varoshi , Hafiz Derguti, Hafiz Bakalli, Hafiz Myrtezai, Hafiz Muhamet Bek-

5. Përlindja e Shqipërisë; Botim i Bibliotekës së Shqipërisë, Tiranë 2012.


teshi6 e shumë e shumë të tjerë që njihen apo nuk njihen, por ne momentalisht po mjaftohemi me kaq. Shumë flitet për Lidhjen e Prizrenit (10 qershor 1878)7 pasi është veprimtaria e parë mbarëkombëtare e shqiptarëve të mbledhur rreth një qëllimi të përbashkët, ruajtjes së tërësisë territoriale të banuar nga shqiptarët nën Perandorinë Osmane. Ashtu si shumë autorë të huaj theksojnë se: “Një lëvizje kombëtare shqiptare nuk u shfaq deri më 1878 dhe, edhe atëherë ajo erdhi kryesisht si reaksion ndaj kërcënimeve të jashtme. Krerët shqiptarë e ndjenë rrezikun në rritje ndaj pozicionit të tyre kur u shpallën kushtet e Traktatit të Shën Stefanit8 më 3 mars 1878. Territoret kombëtare iu qenë caktuar kështu vendeve sllave ortodokse, asnjëri nga të cilët nuk pritej të sillej butësisht me muslimanët. Ajo që i detyroi shqiptarët të vepronin ishte rreziku nga fqinjët e tyre dhe jo nga qeveria osmane.”9 dhe kështu aktivistët e Lidhjes nxituan që ta realizonin këtë kongres mbarëkombëtar para se të mblidhej Kongresi i Berlinit10 në të cilin do merreshin vendime kundra Perandorisë Osmane veçanërisht ndaj territoreve të saj në Ballkan, kështu që atdhetarët shqiptarë më së shumti myslimanë bënë këtë lëvizje që të mbronin 6. Roli i Ulemave në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, Mexhid Yvejsi. 7. Lidhja e Prizrenit, Historia e Popullit Shqiptar -II-; Akademia e Shkencave; Toena – Tiranë 2002, fq. 146-216. 8. Pasi P. Osmane humbi luftën e Krimesë 1853-1856, Rusia e det roi që të nënshkruante një marrveshje për lëshime territoresh ndaj saj, gjithashtu rreth 80 % të territorit të P. Osmane në Ballk, për më shumë shih Historia e Shqipërisë –II-, Tiranë 2002, fq 146-150. 9. Themelimi i shteteve kombëtare të Ballaknit 1804-1920,; Charles dhe Barbara Jelavuch; Dituria- Tiranë 2006, fq. 206-216 10. U mblodh nga Fuqitë e Mëdha botërore më 13.06.1878 në Berlin, me qëllim që të sfumonin e të mos realizohej Traktati i Shën Stefanit, por të vendosnin të gjithë Fuqitë e Mëdha për ndarjet që do bënin tashmë me një Perandori Osmane në tërheqje.

trojet shqiptare nga rreziku që i kanosej. Në betejën midis Shtetit Osman dhe Rusisë në vitet 1877-1978, është diskutuar për ndarjen e territoreve shqiptare midis Malit të Zi, Serbisë, Greqisë dhe Bullgarisë që pritej të themelohej. Anglia, Franca, Italia dhe Rusia e mbështetën këtë çështje. Ndërsa Greqia donte të zaptonte krahinën e Çamërisë. Për shkak të rezistencës së përbashkët të Qeverisë Osmane dhe Lidhjes shqiptare te Prizrenit, Greqia kishte vetëm një territor të vogël – Artën.11 Si në Lidhjen e Prizrenit po ashtu dhe më pas në Lidhjen e Pejës, trumbetohet me të madhe veprimtaria e kryengritjeve të shek. XIX si veprimtari kundër Perandorisë Osmane (vlerësimi i historisë zyrtare të Shqipërisë), ndërkohë që shqiptarët kurrë nuk kishin kërkuar Pavarësi nga Perandoria Osmane, por kishin kërkuar gjithmonë autonomi, për t’u mbrojtur nga traktatet e hapura dhe të fshehta që po bëheshin nga Fuqitë e Mëdha apo fqinjët e tyre. Sa për vendin që është mbajtur Lidhja, na jepet një ndërtesë e vogël dykatëshe që për çudi si ka shkuar kujt ndërmend deri më sot, se si dhe se ku i ka mbajtur kjo ndërtesë mbi 300 burra (150 prej të cilëve përmenden me emër), që u mblodhën në Kuvendin e Përgjithshëm më 1 korrik 1878, askush nuk mund të japë përgjigje. Sipas historisë së Shqipërisë “Kuvendi i zhvilloi punimet në një nga sallat e medresesë së ndërtuar në shek. XVII nga Mehmet Pasha, kjo ndërtesë ndodhet pranë xhamisë.12 Pra xhamia na jepet thjesht si orientuese, si duket është fshirë nga memoria e 11. Problemet e zhvillimit të arsimit shqip gjatë shtetit Osman në Shq përi; Prof. Dr. Ali Arslan. 12. Lidhja e Prizrenit, Historia e Popullit Shqiptar -II-,; Akademia e Shkencave; Toena – Tiranë 2002, fq.155. PRILL 2013

Di

21


kombit Xhamia e Bajraklisë13 ose e Mehmet Pashës, në të cilën është mbajtur realisht Kuvendi i Lidhjes së Prizrenit, pasi logjikisht duket e pamundur që një objekt i shek. XVII të ketë një sallë aq të madhe sa të mund të mblidhet një Kuvend i madh, ndërsa dimë që struktura e Xhamisë e mundëson këtë gjë. Por ishte e pamundur për komunistët, që një Kongres kaq i madh dhe me një rëndësi të veçantë për shqiptarët të ishte mbajtur në Xhami apo në Medrese në të cilën mësohet feja Islame. Prandaj më mirë për ta ishte fshehja e argumenteve-fakteve se sa pranimi i kësaj gjëje. Madje studiuesja e nacionalizmit shqiptar Nathalie Cleyer thekson se; “nënshkruesit ishin të gjithë muslimanë”. Kërkesat e tyre kryesore do ishin: të konsolidohej gjuha shqipe me qëllim që të sigurohej ekzistenca e tyre kombëtare; të bashkoheshin të gjithë territoret shqiptare nën një administratë të përbashkët, do të thotë në një vilajet (autonomia); të kryheshin reformat e nevojshme.14 Kërkesat nuk do të merreshin parasysh nga Perandoria Osmane, për më tepër kjo Lidhje do të shtypej me forcë e do të përfundonte në vitin 1881. Përpjekjet e Lidhjes së Prizrenit nuk do të përfundonin kaq shpejt, pasi luftën për mbrojtjen e trojeve të tyre shqiptarët do ta vazhdonin, herë të vetorganizuar e herë nën flamurin e Perandorisë, por ajo që ka më shumë rëndësi është se 18 vite pas Lidhjes së parë do të organizohej një tjetër lidhje po aq e madhe. Lidhja e Pejës (23-29 janar 1899)15 me në krye Myderiz Haxhi Zekën, synoi që të merrte fatet e vendin në dorë për të mos u rënë pre e fqinjëve që synonin t’i aneksonin tërësisht këto troje, duke kërkuar autonomi, bashkimin e 4 Vilajeteve të banuar nga shqiptarët në një të vetëm dhe në asnjë moment nuk u kërkua Pavarësia, si në Lidhjen e Prizrenit dhe në Lidhjen e Pejës, për më tepër “Lidhja përcaktoi si detyrë kryesore të dorës së parë mbrojtjen e tërësisë territoriale të ‘Shqipërisë’ kundër orvatjeve 13. Dimensioni Islam dhe kombëtar i Lidhjes së Prizrenit 1878, fq. 41, Nexhat Ibrahimi, Logos-A, Shkup 2008. 14. Në fillimet e nacionalizmit shqiptar, Nathalie Cleyer, B Përpjekja, Tiranë 2009. fq. 230. 15. Lidhja e Pejës, Historia e Popullit Shqiptar -II-, Akademia e Shke cave; Toena – Tiranë 2002. fq. 257-289.

22

Di

PRILL 2013

që Serbia, Bullgaria, Mali i Zi dhe Greqia do të ndërmerrnin për copëtimin e trojeve shqiptare.”16 E njëjta gjë ndodhi dhe në fillimin e shekullit XX (19001908), aktivistë të shumtë e patriotë17 shqiptarë anembanë Perandorisë bënë përpjekje të shumta për autonomi, madje deputetë, politikanë, ushtarakë e shqiptarë të tjerë të administratës Osmane apo intelektualë, si Ismail Qemali, Shahin Kolonja, Hoxhë Kadri Prishtina, Hasan Prishtina, Ibrahim Temo, Jashar Erebara, Mit’hat Frashëri, Mihal Grameno, Njazi Resnja, Ejub Sabriu18 etj., u munduan që çështjen shqiptare ta ngrinin në Parlamentin Osman, dhe ia arritën qëllimit, ata bënë marrëveshje me partinë e Xhonturqve. Mbështetja shqiptare ishte shumë e rëndësishme, po kjo nuk do të thotë që shqiptarët në këtë proces morën pjesë në një formë opozitare të organizuar kundër regjimit. Bashkimi i shqiptarëve me këtë lëvizje u realizua brenda dy viteve të fundit para shpalljes së Kushtetutës së Dytë (28 korrik 1908)19. Pikëpamjet e Xhonturqve, gjetën mbështetjen e shqiptarëve, ata parashikonin dhënien e lirive dhe të drejtave të barabarta politike çdo shtetasi osman pa dallim etnik, gjuhësor dhe fetar. Kjo i bëri shqiptarët të mendonin se më pas do të krijohej kuadri i nevojshëm ligjor që do të përligjte autoritetin e tyre në zonat ku gëzonin influencë.20 Përfundimisht Xhonturqit erdhën në pushtet në vjeshtë të 1908 pas zgjedhjeve që u bënë, dhe, ata nuk morën parasysh asnjë premtim që kishin bërë për Liri-Barazi-Vëllazëri-Drejtësi në mbarë Perandorinë, për më tepër sapo erdhën në pushtet filluan “persekutimet” edhe më të mëdha ndaj aktivistëve për çështjen shqiptare, duke mos lejuar zhvillime të veçanta të nacionaliteteve që kishin ngelur në këtë kohë nën Perandori, pasi Greqia (1830), Serbia (1830), Rumania (1878), Bullgaria (1908) ishin pranuar të pavarura nga Perandoria Osmane gjithashtu dhe nga Fuqitë e Mëdha. Pas këtyre zhvillimeve aktiviteti i shqiptarëve për të drejtat e tyre u shtua akoma më shumë, pothuaj në mbarë territoret ku banonin shqiptarët kishte luftë, kryengritje apo mbrojtje të trojeve të tyre, dhe të gjithë ishin dakord që Perandoria duhej të bënte reforma dhe t’i jepte më shumë të drejta shqiptarëve në të mirë të dy palëve, gjëja që vazhdon të kërkohet që prej 30 vitesh nga shqiptarët, që nga viti 1878 e në vazhdim do të ishte autonomia. Pikërisht mbas reagimit të Xhonturqve shqiptarët u mblodhën shpejt në Kongresin e Manastirit (14-22 nëntor 1908) në të cilin vendosën unanimisht për alfabetin shqip me shkronja latine mjaft i rëndësishëm për vendin, më pas Kongresi i Dibrës (23-29 korrik 1909), i cili theksoi dhe një herë bashkimin e mbarë shqiptarëve për interesat e vendit pa ndasi fetare e krahinore, iniciatorë të së cilit ishin myslimanët, gjë që u vu re në veprimtarinë e Kongresit, ku si kryetar u zgjodh Myftiu 16. Po aty, fq. 277. 17. Ai që do atdheun dhe popullin e vet dhe që u shërben atyre me besnikëri, ai që lufton me vetëmohim për të mbrojtur interesat e vendit e të popullit të vet; atdhetar. Patriot i vërtetë (i ndershëm, i shquar, i flaktë). http://www.alorshqip.com/ 18. Shqipëria dhe nacionalizmi shqiptar në perandorine osmane, N ray Bozbora,Dituria, Tiranë 2002, fq. 242-255 19. Po aty, fq. 242-255 20. Po aty, fq. 242-255


Luftës së Parë Ballkanike duke sulmuar territoret osmane në Shkodër, pasi kishte rënë dakord më parë dhe kishin bërë aleanca me Serbinë, Greqinë dhe Bullgarinë kishin ftuar dhe shqiptarët për një luftë të koordinuar bashkarish kundër Perandorisë Osmane. Mbas këtij veprimi të Malit të Zi, Perandoria do t’i shpallë luftë Serbisë (17 tetor 1912), një ditë më pas Greqia do t’i shpallë luftë Perandorisë23, ndërkohë që shqiptarët ishin në luftë në mbarë trojet e tyre, disa në kryengritje kundër xhonturqve, disa në mbrojte të vendit të tyre ndaj sulmeve të fqinjëve, e kështu Lufta e nisur do të përfshinte mbarë Ballkanin e trazuar e cila do të rezultonte fatale për shqiptarët.

KONKLUZIONE i Dibrës - Vehbi Agolli. Për këtë kongres do të kishte dhe shpie më të mëdha pasi organizatorët do të akuzohen si persona që kishin për qëllim “islamizimin” dhe “osmanizmin” e Kongresit, ndërkohë që shpëtimtarët e kësaj kauze ishin “nacionalistët”!? Kongresi i Elbasanit (shtator 1909) do të ishte dhe kongresi i fundit i shqiptarëve para Pavarësisë. Në të do të viheshin në veprim vendimet e marra nga dy kongreset e mëparshme, duke themeluar për të parën herë shkollën e parë Pedagogjike shqipe, Normalen e Elbasanit, për të nxjerrë mësues që do t’u mësonin shqiptarëve gjuhën shqipe dhe fusha të tjera të shkencës në gjuhën shqipe. Gjatë tre viteve të fundit 1909-1912 shqiptarët nuk do të kishin nevojë më për kongrese, por do të fillonin veprimin, ata do të dilnin kundër vendimeve të marra nga Xhonturqit dhe kudo që jetonin (në trojet e banuara me shqiptarë), do të ngrinin krye për “vetëqeverisje” të nxitur dhe nga fqinjët që i “premtonin” shqiptarëve se mbas dëbimit të Perandorisë Osmane, Ballkani do t’i përkiste vetëm ballkanasve dhe secili popull do të formonte shtet-kombin e tij. Tepër vonë e kuptoi qeveria osmane se krijimi i Shqipërisë autonome(1912) ishte rruga më e sigurt për të fituar përkrahjen e shqiptarëve kundër sulmit nga ana e Serbisë, Greqisë, Malit të Zi e Bullgarisë; dhe që Shqipëria autonome do të krijonte një pengesë kundër ekspansionit të mëtejshëm austro-hungarez apo sllav.21 Kërkesat e bëra nga shqiptarët më 9 gusht 1912 të radhitura në 14 pika iu paraqitën Perandorisë nga Hasan Prishtina, prandaj do të emërtoheshin si “14 pikat e Hasan Prishtinës”, ndër të tjera në to kërkohej: një sistem special i administratës; drejtësi konform nevojave të vendit; shërbimi ushtarak të kryhej në Shqipëri me përjashtim të rasteve të luftës; ruajtjen e adeteve/zakoneve të Islamit; liria për të hapur shkolla, mësimit në gjuhën shqipe në çdo nivel etj.22; pika të cilat do të shqyrtoheshin nga Perandoria Osmane e drejtuar nga xhonturqit, që përfundimisht do të pranonin 11 nga këto pika më 18 gusht 1912. Në 8 tetor 1912 Mali i Zi do të ishte nismëtar i 21. Shqipëria; Ngritja e një mbretërie, Joseph Swire, Dituria, Tiranë 2005, fq. 15-22& 114-148. 22. Zgjimi kombëtar shqiptar; Stavro Skëndi; Phoenix-Sh.L.K, Tiranë 2000, fq.388-390.

Deri më tani historia e Shqipërisë nuk është paraqitur në mënyrë të drejtë, me objektivitet, fillimisht kanë ndodhur devijimi-shpie e trillime me vetëdije gjatë viteve 1945-1990, por mosparaqitja e fakteve dhe moskundërshtimi i këtyre trillimeve do ta përbaltnin historinë dhe në këto dy dekadat e fundit, ku ndryshimet e bëra janë aq të papërfillshme sa s’mund të konsiderohen të mjaftueshme. E veçanta e kësaj periudhe është se vlerësime të reja e të ndryshme me atë të Historisë Zyrtare na vijnë nga studiues të ndryshëm veçanërisht të huaj, por dhe shqiptarë. Gjithandej përmendet që ndër shqiptarë besimi mbizotërues që nga shek. XVII ka qenë besimi Islam, dhe pothuaj për mbi 200 vite statistikat që na jepen janë +/- 70 % myslimanë (ku futen dhe bektashinjtë), 20 % ortodoksë dhe 10 % katolikë. Ndërsa ata që realizuan hapat-veprimtaritëkongreset-kuvendet në të mirë të shqiptarëve e trojeve shqiptare (1876-1912), historia shqiptare ose na i paraqet si të krishterë, ose shekullaristë, ose ateistë, ose besimi i tyre nuk përmendet fare, por vetëm myslimanët nuk përmend gjëkundi historia zyrtare shqiptare, madje ata vetëm përbalten. Realisht ata që kontribuuan për shqiptarët e më pas për Shqipërinë ishin më së shumti myslimanë. Ajo që kërkohet përgjithësisht nga fetarët dhe veçanërisht nga myslimanët është studimi i hollësishëm i çdo qelize të historisë së trojeve shqiptare nën Perandorinë Osmane (1389-1912) dhe Historisë së Shqipërisë (1912-2012), dhe do të shikoni që përgjithësisht fetarët dhe veçanërisht myslimanët e kanë ngritur këtë vend, pasi shekullaristët për 35 vite (1925-39/1991-2013) nuk kanë mundur të bëjnë asgjë pavarësisht përpjekjeve, ata vetëm se kanë sjellë paqëndrueshmëri në vend dhe gjendje të mjerueshme, ndërsa ateistët-komunistë për vetëm 50 vite e dogjën, e shkatërruan dhe e copëtuan totalisht Shqipërinë, saqë akoma sot vazhdojmë t’i vuajmë pasojat në psikologjinë e mbarë kombit shqiptar. Si përfundim, duhet të mësojmë historinë e vërtetë që të kemi një të ardhme të shëndoshë, pasi populli që s’di të shkuarën e tij, s’është i aftë për të patur një të tashme të mirë dhe nuk mund të ndërtojë një të ardhme dhe për më tepër është i destinuar të zhduket. 23. Po aty. PRILL 2013

Di

23


Kulturë

NAMIK SELMANI

Gurët e rëndë të XHAMISË SË PRIZRENIT E kisha për herë të parë që shkoja në Prizren e nën zë këndoja rrugës prej nga vija një këngë të re tërë lirizëm, tërë ngrohtësi “Zambaku i Prizrenit”. E në këtë gjerdan zambakor, më vinin zërat e Nexhimje Pagarushës, që do ta takoja me aq mall vitin e kaluar, bash në shtëpinë e saj të mbushur me lule e me ëndrra apo me nostalgjinë e së kaluarës. M’u kujtua zëri i Liljana Çavollit, i Esat Bicurrit . E besomëni, edhe zemra më ishte bërë si një vazo ku kaherë në dimër e pranverë kisha mbjellë një zambak Prizreni. Rrugët ishin plot me njerëz që nxitonin drejt xhamive. Nuk e kishe të vështirë që të kuptoje se

24

Di

PRILL 2013

shumica e tyre po shkonin të falnin namazin e Bajramit. Të veshur bukur, pastër, secili përshëndeste njerëzisht në rrugë, edhe pse mund të mos i njihnin ata që ua drejtonin. “Vëlla, mirëmëngjes e gëzuar Bajramin - iu drejtova një burri pak a shumë moshatar me mua. - Ju lutem, a më tregoni se cila është xhamia më e madhe e Prizrenit – Kam bërë nijet që ta fal atje bajramin. Prizrenasi i urtë e kuptoi se nuk isha nga ky qytet, se isha nga ata të Shqipërisë, si i thonë ata, e me shumë dashuri ma ktheu: “Po, vëlla, edhe unë atje po shkoj. Hajt ta bajmë rrugën bashkë.” Pasi bëmë njohjet e shkurtra nga ato që njeriu i bën në Di


rrugët rastësore, më tha: “Xhamia që po shkojmë tash ka një histori të veçantë që është përcjellë brez pas brezi e që ka ndodhur në kohën kur ajo ishte në mesin e punimeve të saj.” Më tej ai nisi një rrëfim që po më bënte shumë të vëmendshëm. Natyrisht e kisha të vështirë që të nxirrja një letër e ta shënoja këtë intrigë publicistike e mençurore nga ato që një gazetar apo edhe njeri e gjen rrallë në jetë. Në pozicionin e besimtarit po ma bënte dhe më të mbarë ditën e bekuar të asaj feste popullore të Prizrenit, të mbarë kombit apo edhe të mbarë botës myslimane. Ishte dita kur kombi ynë dhe kombe të tjera luten për mbarësinë e viteve që vijnë dhe për qetësimin e shpirtrave të atyre brezave që lanë pas sa e sa pengje për lirinë, për shkronjën shqipe, për mbarësinë e ugareve të pambjella, për hijet e pyjeve, për djepet që shumë herë na u gjakosën e na mbetën pa fëmijët e së ardhmes. Ishte një rrëfim që të godiste ëmbëlsisht. Dikur, para gati 500 vjetësh, në një ditë të zakonshme pune të 800 punëtorët ishin ndarë në sa e sa fronte pune që një objekt kulti si xhamia i ka të gjithfarshme. Në minaret, në portikë, në mafile, në dysheme, në çati, në mure, në mjedise të shumta, në pikturat e mureve, në ndërtimin e çezmave ku besimtarët do të merrnin avdes, në lulishtoren para saj, etj. Arkitekti i xhamisë, në atë vëzhgim të përditshëm të punëve, këmbët e dërguan në një qoshe muri ku mjeshtër Sabiti po ngrinte murin me gurë që vinin nga një cep pak larg ndërtesës së madhe e të mbushur në të njëjtën kohë me djersën e qindra punëtorëve. Në të kishte mjeshtra të ardhur nga e gjithë krahina e Kosovës, nga Dibra, nga Shkodra. Pranë tij ai kishte edhe një skelë, të ngritur afër qosheve të murit ku kishte përherë gurë të latuar që ai të punonte vazhdimisht. Si duket secili ndërtues e kishte bërë më së miri detyrën e tij. I vendosur mes gurëve që kishin ardhur prej shumë larg e të latuar si jo më mirë, mjeshtër Sabiti ishte shumë i vëmendshëm për atë punë që kishte. Për çudinë e arkitektit e të gjithë atyre që mund ta shihnin, ai e ngriti një gur dhe në vend që ta vinte në qoshen e murit të xhamisë, e hodhi sërish në skelë. Këtë gjë e bëri edhe me një gur tjetër. Diçka po ndodhte. Asopak e zakonshme për një mjeshtër, por edhe për një njeri tjetër…Arkitekti nuk po e kuptonte këtë gjë. -Puna e mbarë, mjeshtër Sabit, - e përshëndeti arkitekti me shumë ngrohtësi. -Mbarë paç, efendi, e mirë se ju solli Zoti. Na qoftë e lehtë mundi dhe djersa që po derdhim për këtë vend ku do ulemi në sexhde për t’iu falur Allahut. -Përse nuk e vure gurin në mur po e hodhe përsëri në skelë? – e pyeti shumë qetësisht arkitekti. Me një fytyrë paksa të skuqur e që nuk i shkonte dhe aq shumë moshës së tij mjeshtri Sabit ia kthen po kaq miqësisht, ndoshta me sinqeritetin më të madh të jetës së tij si njeri e si profesionist i njohur në të gjithë krahinën. - Oh, efendi, jam lodhur shumë e kam drojë se mos gurët e latuar nuk vihen në vendin e duhur. Ishte shumë e qartë si drita e diellit, si këta gurë që mund t’i prekje me dorë, që mund t’i merrje në krah, që mund t’i latojë, që mund t’i përkëdhelje e mes shumë urimesh të

zemrës t’i vije në një mur xhamie, në një mur kulle, në një mur shtëpie ku do të jehonin zërat e fëmijëve dhe zërat urtakë të lokeve dhe bacalokëve të thinjur. Ishte e qartë si ai qiell që ishte kupolë për të gjithë atë ditë shtatori. Kjo xhami po bëhej me njerëz të lodhur. Po e mësonte këtë gjë nga ky mjeshtër. E të bëhej një xhami me njerëz të lodhur nuk ishte punë fort e mirë. Diçka duhet të bënte. Të nesërmen iu dha urdhër të gjithë punëtorëve që të zbrisnin nga muret nga skelat, nga minarja, të linin çdo vegël e çdo gjë. Që atë ditë duhet të shkonin për të ndërtuar një hamam pak më larg xhamisë . E kjo nuk vazhdoi pak po rreth 6 muaj . Pasi “u shlodhën” erdhën prapë në këtë xhami që të ndërtonin me atë zell, me atë dashuri, me atë seriozitet që kishin, me atë djersitje të ndershme e pas shumë kohësh muret, mafilin, minaret , abdes’hanen. Kaluan gati 500 vjet. Janë ndarë nga jeta të gjithë, mjeshtra e arkitektë, të njohur e anonimë, rojtarë e latues gurësh, ngritësit e minares e piktorët e mureve të brendshme, të jashtme, të gjithë. Ka mbetur e lartë kjo xhami. Një xhami që mund të ishte në të njëjtën kohë me disa emra e Suzuit, e Jakup bej Evrenozit, e Kuklibeut, e Mehmet Pashës, e Muderriz Ali Efendisë, e Haxhi Kasemit, e Tabakhanes, e Sinan pashës, e Sejdi Beut, e Terzive, e Emin Pashës, e Mustafa Pashë Prizrenit, e Kalasë, e Ramadanit, e Sinan Qatipit,e Budak Hoxhës. Emra që kanë përpara emrin “Haxhi” që kanë emrat Qatip për kulturën e atyre që kanë qenë ndërtues të tyre, të rrobaqepësve të panumërt të Prizrenit (terzinjtë), të pashallarëve që mbeten në portikët e tyre si të jepnin edhe sot selam për atë që bënë. Janë ndarë nga jeta brezat e myezinëve , të hafizëve, të myderrizëve, të imamëve që ligjëruan, të ushtarëve dhe gjeneralëve, të udhëtarëve dhe turistëve që u falën në to. Kanë mbetur të panjohur edhe varret e atyre që kanë jetuar në këtë qytet. Mund të ishte kjo fabul edhe për teqetë e këtij qyteti, edhe për kishat që formonin kështu rreth 50 objekte kulti me tolerancën më të madhe fetare të Ballkanit. …Prizrenasi u fut në turmën e madhe të heshtur me atë solemnitet të jashtëzakonshëm që e gjeje tek të gjithë . Edhe unë isha mes tyre. Pas namazit u përqafuam si është zakoni me të gjithë ata që kishin ardhur. Shumë pleq kishin vënë në krye plisat e bardhë si bora. Xhamia dukej edhe më e bukur. Mua më vinte ndërmend fytyrëskuqja e mjeshtri Sabit. Ku ta gjej tani mjeshtrin Sabit? Ku? Doja ta falënderoja jo vetëm për djersën e ndershme, për aftësinë që ai kishte ndërtuar qoshet e xhamisë, por sidomos për atë peshë të madhe të mençurisë së tij. Duket se ala e tij ishte po kaq e rëndë sa edhe gurët që ai rreshtonte një nga një në muret e fisme të xhamisë. Edhe sot e kësaj dite edhe unë dua të them se duhet të kesh atë mençuri që të ndërtosh, por edhe të shkruash. Edhe të mendosh. Mbi të gjitha, të ngresh kala bashkimi që e kemi ëndërruar të gjithë edhe më parë kur telaklonet na gjembonin fytyrën, duart, shpirtin, fletën e fletores, por edhe tani kur ai është më afër. E sa herë që mbetem në udhëkryqin e mëdyshjes, them me vete: ”Paske patur të drejtë o Mjeshtër i Gurëve të Fjalës së Mençur! Shumë të drejtë! PRILL 2013

Di

25


Kur’an

PRIM . DR . MED. SC . ALI F. ILJAZI

KAPTINA KEHF (SHPELLA) KATËR SPROVAT DHE SHPËTIMI PREJ TYRE Kaptina Kehf, ka zbritur në Mekë pas kaptinës Gashije dhe ka 110 ajete. Kjo kaptinë e veçantë mekase tregon për misterin e jetës. Së pari tregohet ndodhia e djelmoshave të shpellës të cilët etën një kohë të gjatë, ndërsa besuan që gjithë kjo zgjati vetëm një ditë. Pastaj pason tregimi për kopshtarin mendjemadh dhe besimtarin e varfër. Më tej pason tregimi për mësuesin misterioz, i cili i tregon Musait a.s. që vetë jeta është një parabolë. Kjo jetë është e shkurtër dhe përplot rreziqe. Në kërkim dhe etje për dituri Musai a.s. harroi kufijtë e tij. Dhe në fund tregimi për Dhulkarnejnin e fuqishëm, i cili ndërtoi një pendë të hekurt për t’i mbrojtur të pafuqishmit. Fjalët, shenjat dhe argumentet e mëshirës së Allahut janë në tërë procesin e krijimit dhe asnjëherë nuk mund të përshkruhen tërësisht me alë dhe me gjuhën njerëzore. Deti në këtë alegori ngjan në diturinë e njerëzve në krahasim me alët e Allahut të Madhërishëm që paraqesin dituri të pakufishme, fundin e së cilës njeriu nuk mund ta kuptojë. Kjo sure përmban katër tregime. I pari përmend djelmoshat e shpellës, të cilët ishin besimtarë të sinqert të cilët u sprovuan. Përkujtojmë versetet për ta kuptuar më mirë esencën e kësaj teme.

TREGIMI I PARË – AS’HABUL KEHF “A mos mendove ti se ata të vendosurit e shpellës dhe Rekimit ishin nga mrekullitë Tona më të çuditshme? Kur djelmoshat u strehuan në shpellë e thanë: "O Zoti ynë, na dhuro nga ana Jote mëshirë dhe na përgatit udhëzim të drejtë në tërë çështjen tonë!" Ne u vumë mbulojë mbi veshët e tyre (i vumë në gjumë) në shpellë për disa vite me radhë. Pastaj ata i zgjuam (prej gjumit) për të parë se cili prej atyre dy grupeve është më preciz në njehsimin e kohës sa qëndruan gjatë.

26

Di

PRILL 2013

Ne po të rrëfejmë (o Muhamed) saktë çështjen e tyre. Ata ishin disa djelmosha, kishin besuar Zotin e tyre, e Ne atyre edhe më ua shtuam bindjen. Edhe i forcuam zemrat e tyre (i bëmë të qëndrueshëm) saqë kur u ngritën, thanë: "Zoti ynë është Zot i qiejve e i tokës, nuk adhurojmë ndonjë zot tjetër pos Tij", pse atëherë do të thoshim diçka shumë mizore!" Këta, populli ynë ka besuar zota të tjerë pos Atij, pse pra nuk sjellin ndonjë argument të qartë për ata? A ka më mizor se ai që shpif gënjeshtër ndaj Allahut? Derisa jeni izoluar prej tyre dhe prej asaj që adhurojnë ata, pos Allahut, atëherë strehohuni në shpellë, e Zoti juaj ju dhuron nga mëshira e tij e gjerë dhe ju lehtëson në çështjen tuaj atë që është në dobinë tuaj. Dhe ti e shihje diellin, kur lindte bartej prej shpellës së tyre nga ana e djathtë, e kur perëndonte largohej nga ata nga ana e majtë, e ata ishin në një vend të gjerë të saj. Kjo ishte një nga argumentet e Allahut. Atë që e udhëzon Allahu, ai vërtet është udhëzuar, e atë që e humb, ti nuk do të gjesh për të ndihmës që do ta udhëzonte. Do të mendoje se ata janë të zgjuar, ndërsa ata ishin të etur, e Ne i rrotullonim herë në krahun e djathtë e herë në të majtin. Qeni i tyre i kishte shtrirë këmbët e para pranë hyrjes. Sikur të kishe hasur në ta, do të ishe kthyer duke ikur dhe do të ishe mbushur me frikë prej tyre. Ashtu (sikurse i vumë në gjumë) i zgjuam ata që të pyesin njëri-tjetrin (se sa kanë etur). Njëri prej tyre foli e tha: "Sa keni ndenjur?" Ata thanë: "Kemi ndenjur një ditë ose një pjesë të ditës!" Disa thanë: "Zoti juaj e di më së miri se sa keni ndenjur, prandaj dërgojeni njërin prej jush me këtë argjend (monedhë argjendi) në qytet, e të zgjedhë ushqim më të mirë, e t'ua sjellë atë juve dhe le të ketë shumë kujdes e të mos i japë të kuptojë askujt për ju". Pse, nëse ata (të qytetit) kuptojnë për ju, do t'ju mbysin me gurë, ose do t'ju kthejnë në fenë e tyre, e atëherë kurrë nuk keni për të shpëtuar. Dhe ashtu (sikurse i zgjuam nga gjumi) i zbuluam (t'i shohin njerëzit), e të kuptojnë se premtimi i Allahut (për


ringjallje) është i sigurt dhe se katastrofa e përgjithshme (Kiameti) është e padyshimtë. (I zgjuam) Mu atëherë kur ata (populli) bisedonin për çështjen e tyre dhe thanë: "Ndërtojuni atyre një ndërtesë (të jetë shenjë). Zoti i tyre di më së miri për ta. E ata që ishin me shumicë thanë: "Do të ndërtojmë gjithqysh në hyrjen e tyre një xhami". Ata (që bisedonin për këtë) do të thonë: "Ishin tre, i katërti i tyre ishte qeni i tyre, dhe thonë: "Ishin pesë, e qeni i tyre ishte i gjashti i tyre", kjo ishte hamendje, po edhe thonë: "Ishin shtatë, e qeni i tyre ishte i teti!" Thuaj: "Zoti im di më së miri për numrin e tyre, përveç një pakice nuk di kush për ta, e ti (Muhammed) mos polemizo për numrin e tyre vetëm ashtu në tërësi, dhe askë mos pyet për ta". Dhe mos thuaj kurrsesi për ndonjë çështje: "Unë do ta bëj këtë nesër!" Vetëm (nëse i shton): "Në dashtë Allahu!" E kur të harrosh, përmende Zotin tënd dhe thuaj: "Shpresohet se Zoti im do të më japë udhëzim edhe më të afërt prej këtij (të as-habi kehfit)". (dhe thonin) Ata qëndruan në shpellën e tyre treqind e nëntë vjet. Thuaj: "Allahu e di më së miri sa kanë ndenjur, Atij i takon fshehtësia e qiejve dhe e tokës. Çfarë (i çuditshëm) është të pamurit e Tij dhe çfarë është të dëgjuarit e Tij! Pos Tij ata (njerëzit) nuk kanë ndihmëtarë. Në vendimin e Tij nuk mund t'i përzihet askush.” (Kehf, 9-26)

TREGIMI I DYTË KOPSHTARI MENDJEMADH DHE BESIMTARI I VARFËR E ti sillu atyre (që kërkuan t'i largosh varfanjakët) si shembul dy njerëz; njërit prej tyre i dhamë dy kopshte (vreshta) nga rrushi dhe ato i rrethuam me hurma, e në mes atyre dyjave bimë të tjera. Të dy kopshtet jepnin frutat e veta pa munguar prej tyre asgjë, e në mesin e tyre bëmë të rrjedhë një lumë. Ai kishte edhe pasuri tjetër. E ai atij shokut të vet (që ishte besimtar) i tha: - duke iu krenuar atij - "Unë kam pasuri më shumë se ti e, kam edhe krah më të fortë!" Dhe ai hyri në kopshtin e vet (e me besimtarin për dore), po duke qenë dëmtues i vetes (duke mos besuar dhe duke u krenuar) tha: "Unë nuk mendoj se kjo do zhduket!" Dhe nuk besoj se do të ndodhë Kiameti, (Dita e Gjykimit), por nëse bëhet që të kthehem te Zoti im, pa dyshim do të gjej ardhmëri edhe më të mirë se kjo". Atij ai shoku i vet (besimtari) i tha - duke e polemizuar - "A e mohove Atë që të krijoi ty nga dheu, pastaj nga një pikë uji, pastaj të bëri njeri të plotë?" "Por për mua, Ai Allahu është Zoti im, e Zotit tim unë nuk i bëj shok askënd!" E pse ti kur hyre në kopshtin tënd nuk the: "Ma shaell llah, la kuvvete il-la bil-lah" - (Allahu çka do, bëhet, s'ka fuqi pa ndihmën e Tij). Nëse ti më sheh mua se unë kam më pak prej teje edhe pasuri edhe fëmijë (krahë më të dobët). Po unë shpresoj se Zoti im do të më japë edhe më të mirë nga kopshti yt, e këtij tëndit t'i shkaktojë fatkeqësi

nga qielli e të gdhijë tokë e lëmuar (e zhveshur). Ose të gdhijë uji i saj i shterur, e ti kurrsesi nuk mund ta kërkosh atë!" Dhe vërtet, u shkatërruan frutat e tij, e ai filloi të rrahë shuplakët për atë që kishte shpenzuar në të, e ajo ishte rrënuar në kulmet e saj dhe thoshte: "O i mjeri unë, të mos i kisha bërë Zotit tim askënd shok!" (Kehf, 32-42)

TREGIMI I TRETË MUSAI A.S. DHE HIDRI A.S. “(Përkujto) Kur Musai djaloshit që e shoqëronte i tha: "Nuk do të ndalem së ecuri deri ta arrij vendtakimin e dy deteve, ose do të udhëtoj një kohë të gjatë". Kur arritën ata të dy vendtakimin e atyre deteve, e harruan peshkun e tyre, e ai (peshku) mori rrugën e vet si (strofull) në det. Pasi ata e kaluan atë vend, ai (Musai) i tha djaloshit: "Na jep sillën tonë (ushqimin), meqë nga ky udhëtim jemi lodhur". Ai (djaloshi - Jushaë bin Nun) tha: "A e sheh!? Kur ndaluam te shkëmbi, unë e harrova peshkun dhe përveç djallit nuk më bëri kush të harroj që të ta përkujtoj ty atë, dhe ai në mënyrë të çuditshme mori rrugën e tij për në det!" Ai (Musai) tha: "Ai është (vendi) që ne po e kërkojmë!" Dhe u kthyen që të dy rrugës së tyre prej nga kishin ardhur. Dhe e gjetën një nga robtë Tanë, të cilit i kemi dhuruar mëshirë nga ana Jonë dhe e kemi mësuar me një dituri të posaçme nga Ne. Atij (Hidrit - njeriut të mirë e të dijshëm) Musai i tha: "A pranon të vijë me ty, që të më mësosh nga ajo që je i mësuar (i dhuruar) ti: dituri të drejtë e të vërtetë?" Ai (Hidri) tha: "Sigurisht, ti nuk do të mund të kesh durim me mua! Si do të durosh për atë që nuk je i njoftuar?" (Musai) Tha: "Në dashtë Allahu, do të shohësh se do të jem i durueshëm dhe nuk do të kundërshtoj ty për asgjë!" Ai i tha: "Nëse më shoqëron ti mua, atëherë mos më pyet për asgjë, derisa unë vetë të të tregoj për të". E ata të dy shkuan (duke ecur) deri kur hipën në anije, ai (i dijshmi) e shqeu atë. Ai (Musai) tha: "A e shqeve që t'i fundosësh udhëtarët e saj, vërtet bëre një punë të hatashme?" Tha: "A nuk të thashë se nuk do të mund të kesh durim me mua?" (Musai) Tha: "Mos më qorto përse harrova dhe mos më mundo me vështirësi në këtë shoqërim timin (lehtësoma punën)!" Vazhduan të shkojnë deri kur takuan një djalë të ri, e ai (i dijshmi) e mbyti atë. (Musai) Tha: "A e mbyte njeriun e pastër, pa mbytur ai askënd?! Vërtet ke bërë një punë të shëmtuar!" Ai (i dijshmi) tha: "A nuk të thashë se vërtet ti nuk do të mund të kesh durim me mua?" (Musai) Tha: "Nëse pas kësaj të pyes (të kundërshtoj) PRILL 2013

Di

27


për ndonjë gjë, atëherë mos më lejo të të shoqëroj. Tashmë ndaj meje ke arsyetim (të mos më shoqërosh)!" Vazhduan të shkojnë deri sa arritën te banorët e një qyteti që prej tyre kërkuan t'u japin ushqim, po ata nuk deshën t'i pranojnë si mysafirë (e as t'i ushqejnë), e ata të dy gjetën aty një mur që gati po rrëzohej, e ai e drejtoi atë (murin). (Musai) Tha: "Sikur të kishe dashur do t'u merrje shpërblim për këtë!" Ai (i dijshmi) tha: "Tash ka ardhur koha e ndarjes mes meje dhe mes teje, e unë do të tregoj për domethënien e asaj që nuk munde të kesh durim!" Sa i përket anijes, ajo ishte pronë e disa të varfërve që veprojnë në det, e unë desha ta bëj atë me të meta, ngase para tyre ishte një sundues që grabiste çdo anije. Sa i përket djaloshit, dy prindërit e tij ishin besimtarë, e u frikësuam se ai do t'i shpjerë ata të dy në humbje e në mosbesim. Deshëm që Zoti i tyre t'u japë në vend të tij një më të mirë se ai dhe më të afërt në respekt dhe në mëshirë (ndaj prindërve). Për sa i përket murit, ai ishte i dy djelmoshave jetimë të atij qyteti, e nën të ata kishin një thesar (ari) dhe babai i tyre ka qenë njeri i mirë, e Zoti yt dëshiroi që ata të dy ta arrijnë pjekurinë e vet dhe ta nxjerrin ata vetë thesarin e tyre. Kjo ishte mëshirë e Zotit tënd (ndaj tyre). Dhe unë nuk e punova tërë atë sipas bindjes sime (po sipas udhëzimit të Zotit). Ky, pra, është sqarimi i asaj për të cilën nuk munde të kesh durim!” (Kehf, 60-82)

28

veç gjuhës së vet). Ata thanë: "O Dhulkarnejn, vërtet Jexhuxhi dhe Mexhuxhi janë duke bërë shkatërrime në tokë, a bën që ne të japim ty një kontribut (në formë tagri a tatimi), e që të bësh një pendë mes nesh dhe mes tyre?" Ai (Dhulkarnejni) tha: "Atë që mua ma mundësoi Zoti im është shumë më i mirë (nga ajo që ma ofroni ju), po ju më ndihmoni me fuqi punëtore të bëj një pendë të fortë mes jush dhe mes atyre!" Më sillni copa hekuri! E kur e niveloi ai me dy anët e kodrave, tha: "Ndizni!", e kur e bëri atë (hekurin) zjarr (si zjarr nga të ndezurit) tha: "Më sillni bakër të shkrirë t'ia hedh atij!" E ata as nuk arritën ta kapërcenin atë e as ta shponin. Ai (Dhulkarnejni) tha: "Kjo është një e mirë nga Zoti im, e kur të vjen caktimi i Zotit tim, Ai e bën atë rrafsh, e caktimi i Zotit tim është i sigurt". (Kehf, 83-98) A keni menduar ndonjëherë për lidhshmërinë e këtyre tregimeve? Çfarë lidhje kanë këto tregime dhe përse ndodhen në kaptinën Kehf? Lidhja qëndron në atë që në jetën e njeriut gjenden këto katër sprova të mëdha!

KATËR SPROVAT E KËSAJ BOTE JANË TË PËRMBLEDHURA NË KAPTINËN KEHF

TREGIMI I KATËRT – DHULKARNEJNI A.S.

1. Sprova e parë është sprova fetare. Në tregimin e parë shohim djelmoshat që besuan Allahun, të cilët më pastaj u sprovuan dhe emigruan për hirë të Allahut xh.sh. për t’u ruajtur nga mosbesimi dhe për ta ruajtur besimin e tyre.

“Të pyesin ty për Dhulkarnejnin, thuaju: "Do t'ju rrëfej për punën e tij me Kur'an (me shpallje)". Ne i mundësuam atij forcë në tokë dhe i dhamë mundësi për çdo send që të mund ta arrijë. Ai iu rrek një aso mundësie (dhe mori rrugën nga Perëndimi). Deri kur arriti në vendperëndimin e diellit, e gjeti se po perëndon në njëfarë burimi me lym të zi dhe aty e gjeti një popull. E Ne i thamë: "O Dhulkarnejn, ose do t'i dënosh, ose do t'i marrësh me të mirë e t'i udhëzosh!" Ai (Dhulkarnejni) tha: "Ai që vazhdon edhe më tej të jetë zullumqar, atë do ta dënojmë, pastaj i kthehet Zotit të vet e Ai e dënon atë me një dënim të tmerrshëm". Sa i përket atij që besoi dhe bëri vepra të mira, atij i takon shpërblimi më i mirë (xheneti) dhe atij nga ana Jonë do t'i bëjmë lehtësi (në jetë). Pastaj, ai iu rrek një aso mundësie (mori rrugën e lindjes). Deri kur arriti vendlindjen e diellit, e gjeti se po lind mbi një popull, që nuk i kemi dhënë ndonjë mbulojë prej tij (diellit). Ashtu (bëri edhe me këtë popull), e Ne e kemi ditur gjendjen e tij (mundësitë dhe sundimin e drejtë të tij). Mandej, ai iu rrek përsëri një aso mundësie (një rruge të tretë mes perëndimit e lindjes - nga veriu). Deri kur arriti mes dy kodrave (si penda) dhe prapa tyre gjeti një popull që thuajse nuk kuptonte asnjë gjuhë (për-

2. Sprova e dytë është pasuria. Në tregimin e dytë shohim dy njerëz, njërit Allahu xh.sh. i dha pasuri dhe u bë kryelartë duke mohuar Allahun dhe dyshuar në Ditën e Gjykimit. 3. Sprova e tretë – dituria. Në tregimin e tretë shohim Musain a.s. i cili në atë kohë ishte më i dituri. Allahu i Madhërishëm e mëson që mbi çdo dituri ka dituri më të madhe duke e sprovuar me Hidrin a.s. Ky tregim na mëson që nxënësi duhet ta dëgjojë mësuesin e tij duke mos nxituar me pyetje përderisa nuk i lejohet. 4. Sprova e katërt – pushteti dhe fuqia. Në mesin e kësaj kaptine, është tregimi mbi shejtanin. Çfarë lidhje, në mesin e kësaj kaptine në mes shejtanit dhe këtyre sprovave? Shejtani na I zbukuron këto sprova dhe në realitet ai është lëvizës dhe ndërmarrës në këto sprova. Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kush e lexon kaptinën Kehf do të jetë i shpëtuar nga sprovat (fitnet) e Dexhxhalit. Përse dhe si? Sepse Dexhxhali do të vijë me këto katër sprova. Do të ketë pushtet, dituri, pasuri dhe sprovën e fesë si adutë i tij. Pejgamberi a.s. ka thënë: “Nga krijimi i Ademit e deri në fund të jetës, nuk ka sprovë më të madhe se sprova e Dexhxhalit.” Pra, të katër tregimet e kaptinës Kehf flasin për katër llojet e sprovave, por edhe si të shpëtohet prej tyre. Te sprova e fesë, si mënyrë e shpëtimit, përmendet shoqëria e mirë:

Di

PRILL 2013


“Përkufizoje veten tënde me ata që lusin Zotin e tyre mëngjes e mbrëmje, e që kanë për qëllim kënaqësinë (razinë) e Tij, dhe mos i hiq sytë e tu prej tyre e të kërkosh bukurinë e kësaj bote dhe mos iu bind atij që ia kemi shmangur zemrën e tij prej përkujtimit ndaj Nesh dhe i është dhënë epshit të vet, pse puna e tij ka mbaruar.” (Kehf, 28) Prandaj, mos u largo nga besimtarët e mirë dhe të sinqertë qofshin edhe të varfër në këmbim me njerëzit e pasur mendjemëdhenj, të këqinjë, të vrazhdë të cilët largojnë nga rruga e vërtetë. Ndërsa në vijim përmendet vërejtja: dënimi për ata që janë indiferentë dhe shpërblimi për ata që ruhen nga sprova e fesë: “E ti thuaj: "E vërteta është nga Zoti juaj, e kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë. Ne kemi përgatitur për jobesimtarët zjarr që muret e tij (të flakës) i rrethojnë ata, e nëse kërkojnë shpëtim, ndihmohen me një ujë si katran që përzhit fytyrat. E shëmtuar është ajo pije, e vend i keq është ai". “E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, s'ka dyshim se Ne nuk i humbim shpërblimin atij që është bamirës.” (Kehf, 29-30) Ndërsa te sprova e pasurisë përmendet kuptimi real i dynjasë dhe qëllimet e saj. Si të shmangemi nga sprova e pasurisë? Duke kuptuar dynjanë. Çdo gjë është kaluese dhe atë që kemi ne në realitet është nga Allahu xh.sh. dhe që kryelartësia do të na shkatërrojë. Andaj në begatitë që na ka dhuruar Allahu xh.sh. duhet falënderuar dhe të jemi modest duke i ndarë të varfërve nga kjo. T’i lexojmë versetet në lidhje me qëllimin e dynjasë: “E ti (Muhamed) paraqitju atyre shembullin e kësaj bote që është si një ujë (shi) që Ne e lëshojmë nga qielli, e prej tij bima e tokës zhvillohet e shpeshtohet saqë përzihet mes vete, e pas pak ajo bëhet byk (pas tharjes) që e shpërndajnë erërat. Allahu ka fuqi për çdo send. “Pasuria dhe fëmijët janë stoli e jetës së kësaj bote, kurse veprat e mira (fryti i të cilave është i përjetshëm) janë shpërblimi më i mirë te Zoti yt dhe janë shpresa më e mirë.” (Kehf, 45-46) Ndërsa te sprova e diturisë përmendet modestia dhe durimi. Ke dituri, por mos u bëj kryelartë. Andaj modestia dhe durimi shpëtojnë nga kryelartësia e diturisë. Lexojmë në vijim versetet e Kur’anit Fisnik: “(Musai) Tha: "Në dashtë Allahu, do të shohësh se do të jem i durueshëm dhe nuk do të kundërshtoj ty për asgjë!" “Ai i tha: "Nëse kërkon të më shoqërosh, atëherë mos më pyet për asgjë, derisa unë vetë të të tregoj për të". (Kehf, 69-70) Ndërsa te sprova e pushtetit dhe fuqisë përmendet sinqeriteti i veprave dhe drejtësia në mënjanimin e tiranëve në tokë. Pushtetarët duhet të ndjekin shembullin e Dhulkarnejnit duke kuptuar se pushteti nuk u takon atyre, por janë të

obliguar t’i mbrojnë popujt e shtypur të cilëve u bëhet padrejtësi duke ftuar në fenë e Allahut xh.sh. Lexojmë në vijim versetet kuranore: “Thuaj: "A t'ju tregojmë për më të dëshpëruarit në veprat e tyre?" “Ata janë veprimi i të cilëve u asgjësua në jetën e kësaj bote, e megjithatë ata mendojnë se janë prej atyre që bëjnë mirë.” (Kehf, 103-104) Dijetarët theksojnë se ai i cili dëshiron të shpëtojë nga sprovat e dynjasë dhe shpëton duke bërë vepra të mira, gjithnjë duhet të llogaritë veprën dhe qëllimin e tij. Dhe, Allahu i Madhërishëm vazhdon me ajetet: “S'ka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, vendpritje për ta janë xhenetet e Firdeusit. “Aty do të jenë përgjithmonë, e nuk kërkojnë të largohen nga ai (ose t'u ndryshohet).” (Kehf, 107-108) Ajo që vërehet në këtë kaptinë është se përmendet lëvizja e madhe. Siç shihet nga ajetet, djelmoshat lëvizin drejt shpellës për ta shpëtuar besimin. Musai a.s. lëviz me të madhe për shkak të diturisë. Poashtu lëvizja e madhe e Dhulkarnejnit. Në kaptinë vërehet edhe një fakt, e kjo është thirrja (da’va) në secilin nivel. Shohim si djelmoshat kanë ftuar popullin në fe në mjedisin ku jetonin. Në tregimin e dy kopshteve një mik thirr mikun tjetër tek All-llahu xh.sh. Më pastaj Hidri a.s., fton nxënësin e tij Musain a.s. Allahu i Madhërishëm na porosit që thirrja duhet të jetë e përfaqësuar në të gjitha sferat dhe shtresat e jetës. Të gjithë ne jemi barinj dhe të gjithë jemi përgjegjës për vathën tonë. Derisa e lexojmë këtë kaptinë të Kur’anit Fisnik na duket sikur shpella simbolizon errësirën, vetminë, ftohtësinë, por mendoni që kjo thirrje na drejtohet neve që të strehohemi në gjirin e kaptinës Kehf! Pra, nëse dëshirojmë të shpëtojmë nga këto katër sprova të dynjasë, të strehohemi në flladin dhe instruksionet e kësaj kaptine madhështore – Kehf! Ta lexojmë këtë kaptinë vazhdimisht, çdo të premte (xhuma) duke lutur Allahun e Gjithëmëshirshëm të na ruajë nga këto sprova të dynjasë. Imam Ahmedi shënon nga El Berra’a që ka thënë: “Njeriu përderisa lexonte kaptinën El Kehf, kafsha e tij u frikësua dhe vërejti një re e cila e mbuloi. Këtë ia tregoi Pejgamberit s.a.v.s. dhe ai tha: “Lexo, se kjo është qetësia e cila zbriti për shkak të leximit të Kur’anit”. Imam Ahmedi shënon nga Ebu Derdai e ky nga Pejgamberi a.s. i cili thotë: “Kush i mëson dhjetë ajetet e para të kaptinës el Kehf do të jetë i mbrojtur nga Dexhxhali.” El Hakimi e shënon në Mustedrek, nga Ebu Seid el Hudriu r.a. se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kush e lexon kaptinën el Kehf ditën e xhumasë, do t’i jepet dritë deri në xhumanë tjetër.” Andaj, ta lexojmë kaptinën Kehf duke i këshilluar edhe të tjerët që ta lexojnë dhe të meditojnë për versetet e kësaj kaptine. PRILL 2013

Di

29


30

Di

PRILL 2013

90 VJET KOMUNITETI MYSLIMAN I SHQIPËRISË, ILUSTRIM NGA: GANI ÇEKREZI

Foto e muajit


PRILL 2013

Di

31

XHAMIA E ET'HEM BEUT, TIRANË, SIMBOL I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË


32

Di

PRILL 2013


Hadith

ELTON HARXHI

THESARE NË FJALËT

PROFETIKE

Transmetohet nga Abdullah ibn Umer ibn el-Hattab r.a. se ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. duke thënë: “Tre veta nga gjeneratat para jush u nisën për rrugë, e një ditë i zuri nata para një shpelle në të cilën hynë për të etur. Një shkëmb u rrokullis nga kodra dhe e mbylli plotësisht hyrjen e shpellës. Ata thanë: “Shpëtimi nga ky shkëmb është vetëm që ta lusim Allahun e madhërishëm që ta largojë për hir të veprave tona të mira”. Njëri prej tyre tha: “O Zoti im, unë i kam pasur prindërit pleq të thinjur dhe asnjëherë para tyre nuk ju kam dhënë të hanë e as të pinë fëmijëve të mi e as mallit tim (shërbëtorëve). Një ditë më argëtoi kërkimi i kullosës më të mirë për kopenë time, kështu që nuk erdha në kohë dhe ata kishin etur. Unë e mola qumështin në enë dhe ua solla por i gjeta duke etur. Më erdhi keq t’i trazoj, por edhe që t’i ushqej familjen dhe shërbëtorët, prandaj kam pritur me enë në dorë derisa të zgjohen, e kjo pritje ka zgjatur deri në agim. Fëmijët e mi aty te këmbët e mia klithnin të uritur, por unë u kam dhënë qumësht vetëm pasi janë zgjuar prindërit e mi dhe kanë pirë nga qumështin që u kisha sjellë. O Zoti im! Nëse këtë e kam bërë vetëm për Ty, e për askënd tjetër, atëherë na e largo neve këtë shkëmb nga hyrja e kësaj shpelle në të cilën gjendemi!” Shkëmbi lëvizi pak, por jo aq sa të mund të dilnin! Njeriu i dytë tha: “O Zoti im, kam pasur një grua të cilën e kam dashuruar më tepër se tërë botën, - sipas një transmetimi tjetër - e kam dashur aq fort siç i duan burrat gratë, andaj kërkova prej saj, por ajo nuk më lejoi. Një vit mbretëronte uria e ajo erdhi dhe unë i dhashë 120 dinarë (monedha ari) që të flinte vetëm një natë me mua, dhe kur ajopranoi dhe unë u bëra pronar i saj, - sipas një transmetimi tjetër - kur e përqafova ashtu siç e përqafon burri gruan e tij, ajo (duke qarë) më tha: “Frikësoju Allahut dhe mos ma merr nderin...”. Atëherë u largova prej saj duke u frikësuar nga akti i turpshëm edhe pse e doja më tepër se çdokënd tjetër, e lashë të shkonte duke ia dhuruar të hollat e dhëna. O Zoti im, nëse këtë e kam bërë vetëm për të fituar kënaqësinë Tënde, na e largo këtë dert në të cilën gjendemi!” Shkëmbi lëvizi përsëri nga hyrja e shpellës, por jo aq sa për t’i lejuar që të dilnin. Njeriu i tretë tha: “O Zoti im, unë kam pasur rrogtarë dhe të gjithëve ua kam paguar menjëherë fitimin e merituar përveç një njeriu i cili u largua pa e marrë hakun. Unë ia ruajta këtë vlerë dhe më pas e përdora si duhet duke bërë që pasuria e tij të shumëfishohej. Pas një kohe ai person erdhi e më tha: “O robi i Zotit, m’i jep të hollat që më takojnë!” Unë i thashë: “Krejt çka sheh, pasuria, delet, lopët, devet dhe robërit janë prej hakut tënd që është shtuar”. Ai tha: “O robi i Zotit, mos u tall me mua!” Unë ia ktheva: “Nuk po tallem me ty”, pastaj e mori tërë mallin dhe e çoi, duke mos më lënë asgjë. O Zoti im, nëse unë këtë e kam bërë vetëm për Ty, atëherë na e largo këtë shkëmb nga hyrja e shpellës!” Shkëmbi u rrokullis, kurse udhëtarët dolën dhe vazhduan rrugën e tyre!” [Buhariu dhe Muslimi] PRILL 2013

Di

33


SHPJEGIMI I HADITHIT Ky hadith profetik flet për domosdoshmërinë e nijetit të sinqertë duke e shoqëruar atë me vepra të mira. Ky mësim profetik edukativ na shfaqet nëpërmjet një historie, sepse kështu përfitimi është edhe më i madh. Hadithi ka një synim të qartë që buron nga vizioni largpamës i fesë Islame i bazuar në ndodhitë e vërteta. Ai personifikon konfliktin ndërmjet dy forcave: të mirës dhe të keqes, të cilat ndodhen në brendësi të qenies njerëzore. Siç kuptohet, hadithi nxit për nga e mira nëpërmjet kësaj historie, sikurse sqaron mjaft mirë shpërblimin e çdo personi për punën që ai bën. Kjo histori bën alë për tre personazhe emrat e të cilëve nuk përmenden, po ashtu periudha dhe vendi se kur dhe ku ka ndodhur kjo ngjare nuk është përcaktuar, sepse nijeti i sinqertë dhe kryerja e veprave të mira është qëllimi kryesor nga ky mësim profetik. Ngjarja ka të bëjë tre njerëz të cilët kishin dalë për të kërkuar riskun e tyre, ndërkohë që kur i zuri nata ata nuk gjetën strehim për të etur vetëm se tek një shpellë. Ata hynë brenda, dhe papritur ndodhi ajo që nuk e kishin parashikuar, një gur i madh bie nga mali dhe zë hyrjen e shpellës. Le të meditojmë pak në shprehjen e Profetit (a.s.), i cili thotë: “i zuri nata para një shpelle në të cilën hynë për të etur”. Kjo do të thotë se këta tre persona ishin lodhur aq shumë saqë nuk kishin as kohë për të gjetur një vend për të etur, prandaj nga lodhja e tepërt u detyruan që të hynin brenda në shpellë. Në këtë moment të vështirë, ku vdekja dhe shkatërrimi i tyre ishte i sigurtë, shfaqet besimi i palëkundur i besimtarit që në rastet e vështirësisë i drejtohet vetëm Allahut të Lartësuar. Le të shohim se si u përballën të burgosurit

34

Di

PRILL 2013

e shpellës me këtë fatkeqësi. Ata iu drejtuan me lutje dhe përgjërim Allahut të Lartësuar duke përmendur një vepër të mirë nga arsenali i tyre i adhurimeve. Iu drejtuan me lutje Allahut sepse lutja është ajo për të cilën Allahu i Lartësuar thotë: “E nëse ty të pyesin robërit e Mi për Mua, Unë jam shumë pranë. I përgjigjem lutjes së lutësit kur ai lutet. Prandaj ata le të më luten dhe të më besojnë Mua që të jenë të udhëzuar.”1 Ata thanë: Nëse me të vërtetë duam që të shpëtojmë nga ky shkëmb, atëherë le t’i lutemi Allahut të Lartësuar nëpërmjet ndonjë pune të mirë që kemi vepruar. Kur e hodhën këtë ide, askush prej tyre nuk kundërshtoi, nuk u frikësuan dhe as që i humbën shpresat, sepse ata kishin besim tek mirësia, bujaria dhe mëshira e Krijuesit të tyre. Çfarë kishte kryer personi i parë? Vepra e personit të parë është një ilustrim i pashembullt i respektimit të prindërve. Respekt, bamirësi, kujdes dhe vlerësim i plotë për prindërit. Në darkë, ai nuk pinte qumësht përpara se të pinin prindërit, po ashtu edhe nuk i jepte për të pirë dhe ngrënë pjestarëve të tjerë të familjes pa i ushqyer prindërit. Një natë, për disa rrethana që u krijuan ai u vonua dhe i gjeti prindërit në gjumë. Në këtë gjendje, vendosi që mos të ushqente asnjë prej pjesëtarëve të familjes, përpara prindërve. Ai qëndroi i zgjuar përpara derës së tyre me enë ndër duar derisa ata u zgjuan dhe më pas u dha për të pirë. Duke qenë se nijeti i tij ishte i pastër, Allahu iu përgjigj lutjes së tij. Shkëmbi u spostua nga hyrja e shpellës sa 1/3, por ata nuk mund të dilnin. Po dy të tjerët? Personi i dytë tregon se kishte pasur një grua të cilën e kishte dashur aq fort, ashtu sikurse burrat i duan gratë. Kjo shprehje dëshmon shumë qartë ndjenjën që lind ndërmjet dy të rinjve. Shejtani i mallkuar e nxit më tepër këtë ndenjë dhe e përhumb atë në këtë dëshirë të shfrenuar. Ai tenton që të kryejë aktin e shëmtuar me të, por ajo refuzon që të bjerë në greminën e shejtanit. Ajo refuzon që të bjerë në mëkat dhe që të mashtrohet nga shejtani. Pastaj shejtani lëviz për së dyti në gjakun e këtij të riu saqë më në fund vajza është e pafuqishme që t’i rezistojë forcës së tij, formalisht dorëzohet përpara forcës së tij, por qëllimi i saj është që të mbrojë nderin. Në këtë moment, ajo i drejtohet atij me këto alë: “Frikësoju Allahut dhe mos ma merr nderin”. Pasi djaloshi i dëgjon këto alë i frikësohet Allahut dhe largohet i penduar. Allahu i përgjigjet lutjes së tij, shkëmbi lëviz me lejen e Krijuesit të tij, por ata përsëri nuk mund të dalin nga shpella. Personi i tretë na e tregon se çfarë vepre të mirë kishtë bërë. Ai na parashtron një dukuri sociale e fetare: plotësimin e amanetit, përsosjen e punës dhe ruajtjen e pasurisë së punëtorit, madje shumëfishimin e saj. Në mungesë të tij, ai jo vetëm që pasurinë e tij e ruan, por edhe e shumëfishon. Në momentin kur personi paraqitet për të marrë hakun e vet, ai i dorëzon gjithçka të arritur si rezultat i asaj shume të vogël. Pasi personi i gëzuar mori hakun e tij dhe 1. Sure Bekare:186


u largua, besimtari i drejtë e lut Allahun që t’i çlirojë nga kjo vështirësi nëse nijeti i tij ka qenë i pastër. Më në fund shkëmbi lëvizi dhe ata që të tre dolën nga shpella. Realisht nga kjo ngjarje e mbushur plot me mësime, çdo mysliman ka se çfarë të përfitojë kudo që të jetë dhe në çfarëdo lloj periudhe që të jetë. PËRFITIMET E NXJERRA NGA HADITHI TREGIMI I HISTORIVE Nuk ka dyshim se rrëfimi i historive është një mjet i rëndësishëm i ftesës. Nëpërmjet tyre paraqiten tiparet, karakteristikat, besimi, idetë që kanë mbizotëruar në atë kohë, sjelljet dhe veprimet e personazheve. Historitë më të bukura që lënë gjurmë të thella te njeriu janë historitë e Kur’anit dhe të Profetit (a.s.) Ato janë një përzierje e besimit, ideve, emocioneve e të vërtetës. Allahu i Lartësuar thotë: “Me të vërtetë në tregimet e tyre ka këshilla për ata që janë me mend. Ky (Kur’ani) nuk është tregim i trilluar, por ai është vërtetues i librave që janë shpallur përpara tij.”2 STREHIMI TEK ALLAHU Një gjë të tillë e kuptojmë nga alët me të cilat ata i drejtohen njëri-tjetrit “Shpëtimi nga ky shkëmb është vetëm që ta lusim Allahun e Madhërishëm”. Dhe realisht, që të tre iu drejtuan me lutje Allahut të Lartësuar. Nuk ka asnjë dyshim se myslimani gjithmonë në çdo kohë duhet të drejtohet me lutje tek Allahu i Lartësuar sidomos në çastet e vështirësisë, sepse Allahu i Lartësuar na njofton se Ai është shumë pranë robërve të Tij: “Kur robërit e Mi besimtarë të pyesin për Mua, thuaju: Unë jam afër, i përgjigjem lutjeve të atij që më lutet.”3 Prandaj edhe Profeti (a.s.) i mësoi djalit të xhaxhait, Abdulla ibn Abasit, disa alë: “Ruaje Allahun nëse do që të të ruajë. Ruaje Allahun nëse do ta kesh gjithmonë krah teje. Kur të kërkosh diçka, lutju vetëm Allahut. Kur të kërkosh ndihmë, kërko ndihmë vetëm prej Allahut.”4 VLERA E PUNËVE TË MIRA Imam En Neueuiju thotë: “Ky hadith është argument se është e pëlqyeshme që njeriu në rast vështirësie, në lutjen e namazit të shiut dhe në raste të tjera të kërkojë ndërmjetësim tek Allahu nëpërmjet veprave të mira. Tre shokët e bënë një gjë të tillë, Allahu ia pranoi lutjet dhe Profeti (a.s.) i përmend për mirë në këtë tregim.” Allahu i Lartësuar i ka lavdëruar vepërmirët duke thënë: “Ata të cilët besuan dhe bënë vepra të mira janë banorë të Xhenetit. Ata aty janë përgjithmonë.”5 Profeti (a.s.) na ka njoftuar se gjëja më e mirë për njeriun është se atij i krijohet mundësia për të bërë vepra të mira. Ai thotë: “Në të vërtetë, nëse Allahu e do dikë e përdor atë 2. Sure Jusuf: 111. 3. Sure Bekare:186. 4. Transmeton Et Tirmidhi. Imam Albani e ka saktësuar këtë hadith. 5. Sure El Bekare: 82.

për mirë. Si e përdor Allahu atë për mirë – pyeti dikush? Përpara se të vdesë, Allahu i krijon mundësinë për të bërë vepër të mirë.”6 VLERA E RESPEKTIMIT TË PRINDËRVE Profeti (a.s.) e fillon tregimin e tij me veprën e mirë të atij personi që i kishte respektuar prindërit, çka dëshmon për vlerën dhe rëndësinë e respektimit të tyre. Hadithi flet jo vetëm për respektimin por edhe për vlerën e shërbimit dhe dhënies përparësi atyre para çdokujt tjetër. Në shumë ajete, Zoti na ka këshilluar dhe porositur që të sillemi mirë ndaj prindërve. Në Kur’an thuhet: “Adhurojeni Allahun dhe mos i shoqëroni Atij asgjë në adhurim; silluni mirë ndaj prindërve!”7 Fjala “Ihsan” që do të thotë me u sjellë mirë është përdorur në trajtën e pashquar për të treguar se njeriu duhet të sillet mirë me prindërit e tij me të gjitha format e mirësjelljes prej alëve dhe sjelleve të mira. Njeriu gjithmonë duhet të sillet mirë e duhet t’i respektojë prindërit e tij, sidomos kur ata janë në moshë të thyer, pasi në këtë moshë ata kanë nevojë për më tepër përkujdesje. Falënderimin dhe mirënjohjen ndaj prindërve, Allahu e ka ngritur në gradën e dytë, pas falënderimit dhe mirënjohjes që njeriu duhet të ketë për Allahun, kur thotë: “Më falëndero Mua dhe prindërit e tu. Tek Unë do të jetë e ardhmja juaj.”8 VLERA E NIJETIT TË PASTËR Ky hadith flet shumë qartë për vlerën e madhe që ka 6. Transmeton Ahmedi në musnedin e tij. Zinxhiri i transmetimit është i saktë sipas kushteve të vendosura nga dy imamët. 7. Sure Nisa: 36. 8. Sure Lukman: 14. PRILL 2013

Di

35


Ai person i cili e ruan nderin e tij, në Ditën e Gjykimit do të jetë nën hijen e Arshit të Allahut. Profeti (a.s.) thotë: “Shtatë grupe njerëzish do të jenë nën hijen e Arshit të Allahut, në atë ditë ku nuk do të ketë hije tjetër përveç hijes së Tij; ...personi të cilin një grua me pozitë dhe e pashme e fton për imoralitet, por ai e refuzon duke iu përgjigjur: Unë kam frikë Allahun.”11 Besimi i myslimanit nuk është i plotë nëse ai nuk ka frikë nga ndëshkimi i Allahut për mëkatin që ka kryer. Në të vërtetë, besimtari e gjen veten e tij ndërmjet dy frikave; frikës ndaj një mëkati që e ka kryer dhe realisht nuk e di se çdo të bëhet me të dhe, frikës ndaj exhelit, që nuk e di se kur do t’i vijë dhe në çfarë gjendje të mjerueshme mund të jetë ai. Allahu na ruajtë nga përfundimi i keq.

nijeti i pastër. Çdokush që dëshiron t’i lutet Allahut, le t’i drejtohet Atij nëpërmjet një vepre të mirë që ai mendon se ka qenë e sinqertë. Allahu i Lartësuar ka urdhëruar që veprat e mira duhet të shoqërohen me nijet të pastër kur thotë: “Megjithatë, ata ishin urdhëruar vetëm që të adhuronin Allahun me përkushtim të sinqertë, duke qenë në fenë e pastër.”9 “Kush shpreson në takimin me Zotin e vet, le të bëjë vepra të mira dhe të mos i shoqërojë askënd në adhurim Zotit të vet.”10 Sejid Sabik thotë: “Të përshkruarit e njeriut me cilësinë e nijetit të pastër dhe sinqeritetit në vepra i dhuron atij shpëtimin dhe triumfin. Ajo bashkësi që përbëhet nga individë të sinqertë orientohet për nga rruga e hajrit dhe në mesin e tyre përhapet siguria, paqja dhe qetësia...” RUAJTJA E NDERIT DHE FRIKA NDAJ ALLAHUT Personazhi i dytë i këtij tregimi shprehet kështu: “O Zoti im, kam dashur një grua më tepër se tërë botën... ajo (duke qarë) më tha: “Frikësoju Allahut dhe mos ma merr nderin”. Atëherë u largova prej saj duke e kursyer nga akti i turpshëm edhe pse e doja më tepër se çdokënd tjetër.” Dijetari i shquar Ibnu Uthejmin në lidhje me këtë veprim të personazhit të dytë thotë: “Ky njeri afrohet tek Allahu nëpërmjet ndershmërisë së pastër të papërzier me asgjë. Ky veprim dëshmon qartë për vlerën dhe rëndësinë që ka ruajta e nderit nga imoraliteti. Madje nëse njeriu e ruan nderin e tij nga imoraliteti, ndërkohë që ai ka mundësi ta bëjë një gjë të tillë, kjo pa diskutim është vepra më e mirë.” 9. Sure Bejine: 5. 10. Sure Kehf: 110.

36

Di

PRILL 2013

VLERA E DHËNIES SË HAKUT PUNËTORIT Allahu i Lartësuar i ka krijuar njerëzit që të luajnë role të ndryshme në jetë. Disa njerëz, Allahu i Lartësuar i ka krijuar të pasur dhe, të tjerë të varfër, pavarësisht kësaj secili prej tyre ka nevojë për palën tjetër. Një palë ka nevojë për para që t’i shpenzojë për nevojat e veta, ndërsa pala tjetër ka nevojë për shërbim. Feja Islame i urdhëron dhe porosit të pasurit që të jenë modestë dhe të mos tregohen mendjemëdhenj e arrogantë ndaj punëtorëve. Madje të pasurit kanë të drejta ndaj palës që u shërben. Pra, i pasuri ose punëdhënësi nuk duhet të tregohet mendjemadh e arrogant ndaj punëtorit, sepse nuk është ndonjë çudi e madhe që punëtori mund të jetë më i dashur tek Allahu sesa punëdhënësi. Të qenët më pranë Allahut nuk vlerësohet nga pasuria e madhe apo fiziku i bëshëm, përkundrazi ajo që vlerësohet është devotshmëria. Prandaj, Allahu i Lartësuar thotë në Kur’an: “Me të vërtetë më i miri prej jush tek Allahu është ai që është më i devotshëm.”12 Tregimin të cilin na e tregon Profeti (a.s.) është modeli ideal i zbatimit të së drejtës që punëdhënësi ka ndaj punëtorit. Ja se si i drejtohet Allahut të Lartësuar personi i tretë i kësaj historie: “O Zoti im, unë kam pasur rrogtarë dhe të gjithëve ua kam paguar menjëherë fitimin e merituar përveç një njeriu i cili u largua para se ta merrte hakun.. Ai më tha: O robi i Zotit, m’i jep të hollat për hakun tim të papaguar!” Unë i thashë: “Krejt çka sheh, pasuria, delet, lopët, devet dhe robërit janë prej hakut tënd që është shtuar..” Profeti (a.s.) ka thënë: “Jepjani rrogtarit hakun e tij përpara se t’i thahet djersa”13 Ndërkohë ai që nuk ia jep hakun punëtorit, në Ditën e Gjykimit, ai do të jetë kundërshtari i Profetit (a.s.), i cili thotë: “Allahu i Lartësuar thotë: Në Ditën e Gjykimit, tre persona janë kundërshtarët e Mi; personi i cili e jep besën në emrin Tim, por e thyen atë; personi i cili shet një njeri të lirë dhe i përvetëson për vete paratë e shitjes së tij; personi që merr një punëtor i cili ia kryen deri në fund punën, por ai nuk i jep atij hakun që meriton.”14 11. Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi. 12. Sure Huxhuratë 13. Transmeton Ibnu Maxheh. Imam Albani e ka saktësuar këtë h dith. 14. Transmeton Buhariu.


FUQIA DHE MADHËSHTIA E ALLAHUT TË LARTËSUAR Allahu i Lartësuar ka krijuar qiejt, planetet, Tokën, engjëjt, xhindet, njerëzit, kafshët, pemët, bimët, oqeanet, detrat, lumenjtë, malet, kodrat e gjithçka tjetër që ndodhet mes qiejve dhe Tokës. I gjithë krijimi i Tij, dëshmon qartë për fuqinë dhe madhështinë e Krijuesit. Në këtë univers, Allahu i Lartësuar ka vendosur ligje dhe rregulla që janë të pandryshueshme. Megjithatë, ka raste kur këto ligje dhe rregulla ndryshojnë me fuqinë dhe lejen e Allahut të Lartësuar. Kur deti është i trazuar dhe dallgët janë shumë të mëdha, sidomos kur ato arrijnë lartësinë e një kodre, anijet mbyten, por anija e Nuhut (a.s.) shpëtoi me fuqinë dhe lejen e Allahut të Lartësuar. Vetia e zjarrit është që të djegë, por për Ibrahimin (a.s.) ai ishte i ftohtë dhe shpëtimtar. E gjitha kjo me fuqinë dhe lejen e Allahut. Me anë të shkopit bariu drejton bagëtinë, por ai me fuqinë dhe lejen e Allahut mund të shndërrohet në gjarpër, të ndajë detin më dysh e të çajë gurin nga i cili rrjedh ujë. Të gjithë njerëzit lindin me nënë dhe baba, ndërsa Ademi (a.s.) lindi pa nënë dhe pa baba, Havaja lindi nga brinja e burrit të saj, ndërsa Isai (a.s.) lindi pa baba. Lindja e tij dëshmon për fuqinë dhe madhështinë e Allahut. Po ashtu, shkëmbi i cili u rrokullis dhe e zuri hyrjen e shpellës, ishte e pamundur që tre shokët ta lëviznin. Nuk kishin mjetet e duhura për ta lëvizur atë dhe nuk kishin njerëz nga jashtë shpellës që mund t’i ndihmonin. Lëvizja e tij për të liruar hyrjen e shpellës mund të bëhej vetëm me urdhrin dhe lejen e Allahut të Lartësuar. Dhe me të vërtetë, shkëmbi lëvizi me fuqinë, urdhrin dhe lejen e Allahut të Lartësuar. RUAJTJA E AMANETIT Dijetari i shquar Ibnu Uthejmin (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Ky hadith flet për vlerën e amanetit dhe se njeriu përveçse mundohet që punën e vet ta përsosë, pse jo në të njëjtën mënyrë të kujdeset për punën e tjetrit. Personi i tretë në këtë tregim, shumë mirë mund t’i kishte dhënë ish punëtorit të tij hakun që i takonte dhe mjaftohej me kaq, ndërsa pasurinë e shtuar e mbante për vete. Por duke qenë se ai ishte njeri me vlera; që e ruante amanetin, i dha atij të gjithë pasurinë që ishte shtuar.” ALLAHU NUK E HUMBET VEPRËN E MIRË Allahu i Lartësuar nuk e humbet kurrë veprën e mirë, sado e vogël apo e madhe qoftë ajo, në çfarëdo lloj rrethane e situate që të jetë kryer. Allahu i Lartësuar thotë: “Kush ka bërë ndonjë të mirë, qoftë sa një thërmijë, do ta shohë atë.”15 “Çfarëdo lloj të mire që e bëni, Allahu e di.”16 Profeti (a.s.) thotë: “Mos e përbuz anjë punë të mirë, edhe

15. Sure Zelzele:7. 16. Sure Bekare: 191.

nëse takohesh me fytyrë të qeshur me vëllain tënd.”17 Të tre personazhet e tregimit, në kohë dhe në vende të ndryshme patën kryer nga një vepër të mirë. Dëshmi e qartë e mos humbjes së punëve të mira të tyre, është fakti se Allahu ua pranoi punën e mirë dhe i çliroi nga makthi që i kishte kapluar. MOTIVIMI PËR TË BËRË VEPRA TË MIRA: Nuk ka dyshim se metoda e motivimit për të bërë vepra të mira konsiderohet prej instrumentave të fesë islame, sepse motivimi e shtyn njeriun që të jetë sa më i përkushtuar në adhurim. Metoda e motivimit për të bërë vepra të mira dhe qortimi për t’u ndaluar nga kryerja e vepra të këqija është në përshtatshmëri të plotë me gjendjen shpirtërore të njeriut në rrethana dhe situata nga më të ndryshmet. Ajo është ilaçi kurativ dhe mburojë që shfaqet si përgëzim për ata që bëjnë vepra të mira dhe si qortim për ata që bëjnë vepra të këqija. Ka prej atyre njerëzve, që kanë nevojë për motivim për nga rruga e hajrit, janë të përmalluar për dritën dhe nxitojnë për tek udhëzimi. Metoda e motivimit që përftojmë nga ky hadith e nxit çdo besimtar që të rendë sa më shpejt për të kryer vepra të mira, duke filluar me respektin ndaj prindërve, ruajten e nderit nga imoraliteti, frika ndaj Allahut, frika nga padrejtësia që mund t’i shkaktojë njerëzve qofshin ata punëtorë apo çfarëdolloj qofshin. Duke qenë se këto vepra të mira të shoqëruara me nijetin e pastër janë arsyeja për t’u çliruar nga vështirësitë dhe rreziqet që i kanosen njeriut, atëherë ato janë promotori kryesor që njeriu të afrohet sa më shumë tek Allahu dhe ta meritojë mëshirën e Tij. 17. Transmeton Muslimi. PRILL 2013

Di

37


Psikologji

ALTIN TORBA

INDUSTRIA E SUKSESIT Abdullah Ibn Mes’udi thotë: “Bëjeni zakon mirësinë, pasi që mirësia zakon është. Personaliteti i individit s’është gjë tjetër veçse një grumbull zakonesh”. Njerëzit e suksesshëm posedojnë një katërshe zakonesh të fituar e të rrënjosur përmes ushtrimit të përditshëm dhe të vazhdueshëm. Është pikërisht kjo katërshe zakonesh ajo çfarë përbën energjinë gjigante brenda njerëzve të suksesshëm dhe është po kjo katërshe ajo që i ka bërë disa individë të shquhen në mesin e familjes njerëzore. Që prej periudhës së antikitetit zakoni njihet si “natyrshmëria e dytë”, që do të thotë se ai posedon një forcë të ngjashme me atë të instinkteve natyrore të lindura. Ideologët e suksesit në funksion të zakonit japin këtë procedurë kultivimi: Mbill një ide të korrësh një veprim, mbill një veprim të korrësh një zakon, mbill një zakon të korrësh një personalitet, mbill një personalitet të korrësh një arritje. Pikërisht me njohjen e zakoneve të poseduara fillon përgatitja për startin drejt Suksesit, kjo pasi zakonet janë një energji reaktive e gjendur brenda unit njerëzor, janë bagazhet e domosdoshme që njeriu duhet t’i disponojë në udhëtimin e tij drejt Suksesit.

KATËR ZAKONET E SUKSESIT: ZAKONI I PARË: NJOHURIA E kemi alën për njohjen e vërtetë dhe të drejtë të rrugës tënde, të asaj çfarë synon; për njohjen e aftësive që posedon, për njohjen nga ana jote të realitetit dhe natyrisht edhe për njohuritë e tua në lëmin arsimor dhe shkencor. Kjo e gjitha përbën në vetvete potencialin lëvizës, vizionin e thellë mbi trajektoren e Suksesit; kjo është fuqia e fshehtë që aktivizohet me rendiment atëherë kur sistemohet në trajtën e projekteve të përcaktuara e të orientuara drejt përmbushjes së objektivit të vendosur. Po po, është njohuria jote, ajo që dikton vlerën që ti posedon, e teksa puna përçon vlerat e tua, me vlerë punën njohuria e pasuron. Edhe hierarkinë e mirësisë qëmoti, vetëm tek njohuritë njeriu e bazon, dituria ishte dhe mbetet gjithmonë, stolia që punën e zbukuron. Vlera që ti posedon është ajo çfarë ti di dhe njeh… puna bëhet dhe etiketohet si e mirë apo e bukur vetëm falë njohurisë…

38

Di

PRILL 2013

pikërisht në këto dy konstatime fton qartë Parimi Hyjnor: “Më të mirët prej jush para se të ishin në Islam, janë më të mirët prej jush në Islam, nëse posedojnë njohuri të lartë”. (Hadith, publikuar nga Buhariu dhe Muslimi) ZAKONI I DYTË: AFTËSIA Nuk mjafton të posedosh njohuri mbi diçka dhe kaq, porse në rrugën drejt Suksesit duhet në fakt edhe bagazhi i kompletuar i aftësisë që ka të bëjë me treshen e kompetencave të teknikave të të mësuarit: Së pari: Teknika e të menduarit të shëndoshë: Mendimi apo intelekti i shëndoshë, thënë ndryshe i drejtë dhe i saktë, është edhe startuesja prej sjelljeve të njerëzve të suksesshëm, ashtu siç shprehet lidhur me këtë fakt Markus Aurelius, i cili thotë: “Në fakt jeta që bëjmë është produkt i mendimeve tona”. Të menduarit në jetë përmes një perspektive të ndriçuar dhe mbi principin e teknikës të të menduarit pozitiv, ndihmon të realizohen synimet në një kohë rekord. Të menduarit pozitiv ka rolin e tij të patjetërsueshëm, pasiqë gjurmët e tij skalisin pozitivitetin në sjelljet praktike të individit të ndërgjegjshëm, i cili e di mirë moton “Si të mendosh, ashtu do jesh”. Zanafilla e teknikës së të menduarit të shëndoshë mund të jetë një mendim apo ide që fillimisht e regjistrojmë në ditarin personal dhe më pas duhet të vijojmë ta kultivojmë përmes leximit të vazhdueshëm dhe grumbullimit të informacionit lidhur me të, apo edhe duke e bërë këtë ide objekt të bisedave dhe debateve tona me shokët dhe miqtë tanë. Së Dyti: Teknika e të dëgjuarit të zërit të arsyes: Brenda nesh gjenden zëra të thellë, të ndërfutur sa prej dhimbjeve e sa prej shpresave. Dhimbjet kanë skalitur brenda nesh klithmat e tyre si rezultat i rëndesës, lodhjes dhe vështirësisë, si rezultat i zhurmës së jetës; teksa shpresat kanë gjeneruar brenda nesh jehonat e tyre si rezultat i vizioneve ndriçuese, ambicieve dhe fantazisë pozitive; zëra këto që brenda njeriut tek i cili jetojnë bëjnë një luftë, kushtrimi i së cilës është kumbimi i ndërgjegjes së personit, që filtrohet dhe kullohet sa më shumë që individi relaksohet dhe mediton. Kumbimi i qartë i zërit të ndërgjegjes të tregon se tanimë je kompletuar në një person të sjellshëm dhe të ndërgjegjshëm, gjë e cila të mbron nga rënia në vetëmashtrim, që konsiderohet edhe mashtrimi më i madh në të cilin mund të bjerë individi. Slogani i ndërgjegjësimit vjen përmes rekomandimit profetik: “Merri mendim zemrës (ndërgjegjes) tënde!” [Hadith, publikuar nga Ahmedi]; pra dëgjoje zërin e arsyes tënde, zë të cilin nuk mund ta manipulosh. Vetëm nëse njeriu e dëgjon këtë zë do ecë përpara drejt progresit dhe novacionit.


Këtij fakti i mëshon A. C. Levis në citatin e tij të famshëm ku shprehet: “Nuk duhet të jemi si ata që injoruan t’ia vinin veshin brendive të tyre ndaj dhe e humbën rrugën dhe ndërgjegjet e tyre u verbuan”. Së Treti: Teknika e të fantazuarit novator Në vend që të jetosh përmes kujtimeve, jeto tanimë përmes fantazisë pozitive. Ky lloj pozitiv i fantazisë është një teknikë që presupozon parashikushmërinë e të ardhmes dhe aftësinë për të zgjidhur problemet përmes përqendrimit, unifikimit dhe efektshmërisë; ky soj pozitiv i fantazisë ka të bëjë me atë që me të drejtë quhet dhuntia e vetëperceptimit, që nga ana tjetër dhuron edhe dhuntinë e perceptimit të tjetrit me një sy ndryshe dhe me një panoramë më të mirë nga ajo momentale. Sa në alë të mundëson të shkruash mesazhin apo misionin tënd në jetë dhe ta kryesh atë me eficensë, duke e parë veten nën konturin e ndriçuar “ti mundesh”. I dërguari i Zotit, Muhamedi (a.s.) shpeshherë ua panoramonte të tjerëve të ardhmen e tyre të ndritur. Në një rast të tillë ai i thotë Suraka ibn Malikut: “Si do jetë me ty (o Suraka) kur të veshësh stolitë e Kisras (monarkut persian)?!”; dhe erdhi dita në të cilën stolitë e monarkut të Persisë ia dha Surakës kalifi Omer ibn Hattabi që udhëhiqte asokohe myslimanët. Ky është momenti i lëshimit të frerit të fantazisë duke fantazuar të ardhmen tënde të ndritur, dhe do shohësh që shpresa do vezullojë dhe do karikohesh me energji të reja ditore. Që të planifikosh të ardhmen:  lëshoja frerin fantazisë!  vetmohu larg zhurmave!  lidhi fishat e së ardhmes me realitetin!  bëjë këtë që tani! ZAKONI I TRETË: DËSHIRA Tregohet për Edisonin, shpikësin e famshëm të llambës elektrike, se kish dështuar qindra herë para se të arrinte te kjo shpikje, saqë edhe gazetat asokohe e patën deklaruar për njeri të marrë. E njëjta gjë në fakt ndodhi edhe me Henry Fordin, që patë falimentuar plot pesë herë në rrugën e tij të suksesit për projektimin e makinës. E të njëjtës natyrë është edhe ajo çfarë i ka ndodhur kolonel Sandros, që ishte përzënë nga më se njëmijë restorante para se të lulëzonte restoranti i tij me menynë e tij të famshme “Kentaki”… Ajo çfarë i bashkon personazhet e lartëpërmendur, si dhe shumë e shumë personazhe të tjerë të kalibrit të tyre, është forca e padukshme e “dëshirës” për të përparuar drejt SUKSESIT. Zelli i vepërmirëve të plogështit i gjallon, Zelli i vepërmirëve kombet i frymëzon. Për të poseduar dëshirën e fuqishme për SUKSES nevojiten dy dhunti: Dhuntia e parë: Vullneti Sovran Vullneti sovran posedon brenda tij dhuntinë e transformimit të fantazisë në realitet të prekshëm. Poseduesit e tij e urrejnë plogështinë, paaftësinë dhe qëndrimin në vend numëro; ata e sundojnë vetveten, janë të zellshëm dhe produktivë, pasi posedojnë një vullnet që buron nga brendia e tyre.

Kjo dhunti nuk arrihet vetëm se përmes një vullneti të çeliktë, që angazhon zotimin për të përparuar drejt SUKSESIT dhe mbajtjen e këtij zotimi, pasi një gjë e tillë i kthen njeriut vetëbesimin dhe i shton kapitalin e krenarisë; gjë që pastaj mundëson të shemben nga themelet zakonet e këqija dhe të transformohen në zakone të mira. Zotohu solemnisht se do i realizosh objektivat që e flakërojnë dhe nxisin maksimalisht vullnetin tënd, si dhe përgatit një plan të mirëpërpiluar që lidh midis teje dhe arenës së aplikueshmërisë. Dhuntia e dytë: Vetëkoshienca Maturia apo vetëkoshienca e pajis individin me “lenten” që i mundëson atij të shikojë realitetin e vetvetes dhe të bindet mbi mangësitë që kanë kapluar personin e tij; gjë që për pasojë e bën individin ta ndiejë maksimalisht realitetin që e rrethon dhe i produkton atij zellin drejt përsosjes dhe zhvillimit të aftësive e dhuntive vetjake, drejt evitimit të llumërave të mbetura brenda tij. Posedimi i vullnetit të fuqishëm të ndryshimit ka shanse të realizohet vetëm përmes shqyrtimit të drejtë të realitetit të vetveteve tona të konkluduar nga reflektimi, dëshira dhe pohimi jo i shtirur i principit “Sa e sa gjëra unë nuk i di”. ZAKONI I KATËRT: BINDJA DHE INTELEKTI Vlerat dhe principet e njeriut si dhe vizioni i tij mbi jetën formohen nga nisma e tij serioze e modulimit, modifikimit dhe rregullimit real të personalitetit të tij. Nëse bindja e njeriut ndryshon, nëse përshtypjet e tij ndryshojnë, atëherë edhe zakonet e tij do ndryshojnë. Tek ndryshimi i bindjeve dhe përshypjeve qëndron edhe forca reale që bën ndryshimin e çdo sjellje të gabuar të ngulitur nga vegjëlia në personalitetin e njeriut dhe transformimin e saj në sjellje të drejtë pozitive. Sjelljet tona bazohen mbi ndjenjat tona, ndjenjat tona bazohen mbi mendimet tona, mendimet tona bazohen mbi vlerat, principet dhe bindjet tona. Rrjedhojës së mësipërme i përgjigjet fajkti se si kur bindja zë rrënjë dhe formon mendimin solid, atëherë njeriu di se ku dhe se si ecën. Nëse shikojmë në programin e ndryshimit të profetit Muhamed (a.s.] gjejmë se ai nuk punoi drejtëpërsëdrejti për ndryshimin dhe modifikimin e sjelljeve, si dhe nuk i vendosi në fazën fillestare të ndryshimit dispozitat dhe ligjet, por fillimisht ai mbolli tek njerëzit vlerat, principet, moralet dhe bindjet, ashtu që kur në periudhën e mëvonë zbritën dispozitat dhe ligjet, njerëzit përmes sjelljeve të tyre iu përgjigjën pozitivisht këtyre ligjeve, pasiqë tanimë në funksion të ndryshimit të vlerave, principeve, moraleve dhe bindjeve të tyre edhe sjelljet tek ata njerëz kishin ndryshuar dhe ishin modifikuar. Ky është edhe revolucioni i madh gjithpërfshirës që kreu Islami në zemrat e njerëzve, përmes modifikimit të kësaj pjese jetike aktive, ndërgjegjes së njeriut, pa të cilën të folurit dhe të shprehurit e njeriut përfundojnë në skelete alësh të zbrazura nga fryma dhe shpirti. PRILL 2013

Di

39


Retrospektivë

Liria dhe arsyetimi në fenë Islame Pendat e kohrave të ndryshme të historis, që janë munduar të japin hollsira rreth Islamizmit, të influeneuara nga përvehtësime idesh të kundërta apo nga qëllime tendencioze, më të shumtën e herës kanë ndjekuj drejtime, që nuk kanë përfaqësuar të vërtetën dhe që shpesh herë kanë gabuar edhe mentarët e pa anshëm; me gjithatëher pas here bota ka parë edhe asi shkrimtarësh, që tue mundur t’i shpëtojnë këti gabimi, kanë arritur të kuptojnë të vërtetën, të cilën si të tillë e kandë admiruar deri në kulm. Shohim për shëmbëll disa shkrimtarë, që tue mbëshehur realitetin apo tue u bazuar në fakte historke të shkaktuara kryesisht nga njerës, që nuk kanë ditur apo nuk kanë dashur të kuptojnë se si qëndron realiteti, lëshojnë kritikat e tyre të koklavitura kundrejt Islamit dhe Profetit të tij, ndërsa kohë mbas kohe shohim edhe disa të tjerë, që nuk munguan të shprehin ndjenjat e tyre simpathizonjëse kundrejt kësaj feje të shënjtë. Natyrisht këtu alën e kemi për shkrimtarët jo-myslimanë, disa prej të cilve si Vlotaire-i, Renani etj., kanë mbajtur një qëndrim kritikues, ndërsa disa të tjerë si Carlyle-i, Goethe, John Davenport etj., një qëndrim admironjës dhe simpathizues. Këtu nuk do të dëshërojsha të mjaftojë, tuke zhustifikuar vërtetsin e qëndrimit të të parve apo të të dytve. Keqkuptimi i shkaktuar nga mungesa e hollsive të vërteta apo nga një ambicje pa zhustifikim, korrigjohet vetvetiu nga përhapja e shpejtë apo e vonshme e realitetit. Për fat të keq të tilla keqkuptime vazhdojnë të egzistojnë edhe sot në disa persona, që, tue u bazuar në një spjegim të një personi tjetër, qoftë kler apo civil, që nuk ka pasur njoftime të plota rreth atij spjegimi, apo tue u bazuar në një ndodhi me karakter thjesht personal, mbajnë gjithmonë një qëndrim kritikues kundrejt Islamit, qëndrim ky që sa vjen e pë gjen më shumë fariim në ndërgjegjet njerzore, kryesisht t’qtre që hiqen të mënçur, por që edhe mënçurinë vetë e kanë keqkuptuar. Dhe midis shkaqeve kryesore të këtyre keqkuptimeve të pashoshitura, një vënd të dukshëm e zë fanatizmi, që fatkeqësisht ka dominuar shumë në të kaluarën. Fanatizmi verbonjës, konsekuencat e të cilit vazhdojnë të ndihen edhe, nëpërmjet të organve të tij të pa kursyeshëm dhe ambicjoz, ësht munduar ta përfaqësojë Islamizmin si një fe, që bazohet vetëm në disa të lutura dhe në disa superstisjone, të cilat si gjëra jasht mëndjes ju imponohen besnikëve që t’i besojën qorrazi dhe pa arsyetuar fare. Dhe kjo botë vazhdon të bazojë kritikat, që lëshon pa mëshirë kundrejt kësaj feje, akoma në këtë përfaqësim fantastik dhe krejt të kundërt të fes Islame. Tue u bazuar për shëmbëll

40

Di

PRILL 2013

në një spjegim absurd të një personi apo në një ndodhije një ngjyrë tjetër, që synon t’i karakterizojë këto si karakteristika të realitetit Islam dhe kjo natyrisht nga një konservatorizëm e pa sjeguarshme apo nga një ambicje pa kuptim. Me alë të shkurta disa nuk duan t pranojnë ndryshim, që duhet t’egzistojë midis fes dhe fetarit, që her herë shkojnë d’akord, por her herë edhe nuk pajtojnë. Sistemi mund të jetë i mirë, por pranuesi i këtij sistemi nga njëherë nuk vepron ashtu si e këshillon sistemi i prnuarë e pra është i keq: gjithashtu nga njëherë ndoth e kundërta. Kjo mosmarrëveshje ësht përhapur shumë në botën e sotshme, që më një anë jiqet si e mënçurë dhe më anë tjetër nuk mundohet të gjurmojë të vërtetën. Bije ala shumë veta vazhdojnë të besojnë akoma se feja Islame është një fe fanatizmesh, pranuesi i të cilat ësht i detyruar t’i besojë qorrazi dhe pa arsyetuar fare, d.m.th. me bindje të plotë. Disa të tjerë thellohen edhe më shumë, tue besuar se Islamizmi qysh në fillim e ka imponuar bindjen e plotë, tue përdorur shpatën si mjet përhapjeje të sistemit të vet. Të tilla besime dhe shumë të tjera si këto nuk janë tjetër veçse keqkuptime të shkaktuara nga mosmarrëveshje të një personi a të një grupi, që në raste të tilla jo vetëm që nuk ka kanë përfaqësuar realitetin Islam, por kanë kryer edhe faje, tue vepruar në marrëveshje janë smadhuar dhe egzagjeruar edhe prej armiqve t’Islamit, të cilët, tue dashur ta luftojnë këtë fe, kanë dhënë komente të ndryshme, origjina e të cilave ose ësht e trilluar ose e bazuar në një mosmarrëveshje, që s’ka të bëjë fare me realitetin. Kjo ësht një problemë, që ka rënduar shumë në kurriz t’Islamit, por e vërteta qëndron e pa ndryshuar dhe shpejt a vonë zbulohet. Me këtë rast do t’ishte mirë të jepen disa spjegime të paktën rreth pikave të keqkuptuara, që parashtruam më sipër e këto ishin bindja dhe forca, me të cilat akuzohet Islamizma se i ka përdorur për përhapjen e sistemit të saj. Mirë po, po të studiojmë realitetin Islam, do të shohim se kjo është një fe apo një sistem, që ka për qëllim rregullimin dhe zhvillimin në mbarvajtje të plotë të racës njerzore. Bazat e saj fetare, morale, shoqnore edhe rregulluese të jetës janë të natyrshme dhe të vetkuptueshme. Që të gjitha kanë për qëllim të drejtojnë drejt të vërtetës, harmonis, lumtëris dhe mbarvajtjes. Vërtetsija e tyre e dukshme dhe e provuar si e tillë me arguemnta të ndryshme të parashtruara në Librin e Shenjtë dhe në Fjalët Profetike, që, gjithsaherë që kan këshilluar, kanë parasthruar edhe arsyen përkatse. P.sh. tue predikuar besimin në Zotin, kanë treguar


edhe arsyen pse të besojmë në Të, arsye kjo, që ësht kryesisht objektive, d.mth. që bazohet në krijimin e gjithësis si dhe në harmonin e plotë, që mbretërron në të, fakte këto që të shtyjnë të besoç se ka një Zot. Mandej tue këshilluar moralin, kanë treguar dhe rolin dhe dobin e tij, që qëndsrojnë në harmonizimin e jetës. Veç kësaj, tue treguar detyrat, që kemi kundrejt shoqëris njerzore, kanë spjeguar se këto detyra janë të shënjta, mbasi siugrojnë realizimin e bashkpunimit të përgjithshëm. Dhe së fundit, tue e këshilluar njerzimin të punojë dhe të zhvillohet lëndërisht e mentalisht, kanë treguar se puna dhe përpjekja janë të nevojshme për mbarvajtjen dhe përparimin njerzor. Me alë të shkurta, Islami çdo predikim e ka bazuar në arsye, fakt ky që çdo njëri, që ësht interesuar të marrë vesh të vërteta Islame, e ka konstatuar. E atëherë pse do të nevijitesh bindja dhe forca? A ka nevojë që e vërteta e arsyetuar të imponohet me bindje apo forcë? Natyrisht në asnjë mënyrë sepse drita s’ka nevojë jo të imponohet, por as të reklamophet, mbasi kush dëshëron të drejtohet e kërkon atë e nuk pret as t’a reklamojnë e jo t’ia imponojnë dhe ai që mbyll syt të mos ta shofi do të thotë se nuk do të mirën e tij e pra s’do të gjykojë. Ndofta kjo shprehje do të dukesh absurde, por në të vërtetë nuk formon studim të hollsishëm i predikimeve islame që ta vërtetojë. Kushdo pra e merr me mënd kotsin e përdorimit të bindjes dhe të forcës për përhapjen e sistemit Islamik. Për më tepër ky fakt qartësohet edhe më, kur studjohen principet, që ka dhe që ka përdorur Islamizmi për përhapjen e sistemit të saj. Në Librin e Shenjtë verset 256 thotë teksualisht kështu: “Nuk ka detyrim (shtrëngim) në fe, sepse rruga e drejtë u dallua qartazi prej të shtrëmbtës”. Ky verset jo vetëm që na jep të kuptojmë se Islami ka për princip lirin dhe jo detyrimin me bindje apo forcë, por njëkohsisht spjegon edhe arsyen e liris, që predikon e kjo arsye, si mbas versetit në alë, ishte të dalluarit qartazi të rrugës së drejtë t’Islamit prej rrugës së shtrëmbër, dallim ky që s’ësht gjë tjetër veçse pasoja e parashtrimit të çdo predikimi Islam me arsyetim të plotë. Në një verset tjetër thuhet kështu: “Kush të dojë le të besojë dhe prap kush të dojë le të mos besojë”. E kjo shprehje Kur’anore si edhe shumë të tjera analoge e aprovojnë edhe më qartas përmbajtjen e versetit të mësipërm, që dëshmonte se Islamizmi ka për princip lirin dhe jo detyrimin me bindje apo forcë. Deri këtu shpresojmë se preteza e bindjes dhe e forcës të çpifura se janë principe të Islamit, u rrëxua kryekëput, veçse na mbete akoma diçka për t’u saqruar e kjo ësht se thorija Islame që flet për liri dhe arsye, a u zbatua prej Profetit Muhamed (a.s.) që në disa vite vazhdon akoma të besohet se përdori shpatën për përhapjen e ides së tij! Ësht e vërtetë se disa prej shkrimtarve jomyslimanë në shkrimet e tyre e akuzojnë H. Muhamedin për këtë çështje, tue thënë se ai luftoi pa rreshtur me qëllim që të triumfonte ideja e tij dhe kjo akuzë e shkaktuar, sikurse u tha dhe një herë nga mungesa e hollsive të vërteta apo nga ambicje të kota, në disa pjesë të lëmshit të dheut gjën akoma favorizim. Por nuk dimë se ç’gjë e shtyti Carlyle-in dhe shumë

prej pasardhësve të tij të kohve moderne si G. Bernard Shaë etj,, të pohojnë të kundërtën e kësaj akuze. Këta shkrimtarë të përmendur jo myslimanë, që natyrisht u kanë shpëtuar influencave verbonjëse të sipër treguara, në thjeshtësin e shpirtit të tyre njerzor dhe në bazë të realiteit të mirëkuptuar, kanë pranuar dhe deklaruar se sistemi i përhapjes së Islamizmës ësht sistemi i arsyes dhe i liris i përkrahur mrekullisht prej lartësis së saj supreme si fe dhe si doktrinë. Nashti nuk na mbetet tjetër veçse të pyesim se kush ësht e vërtetë, akuza e parve apo deklarata e të dytve? Logjika pa dyshim do të anonte nga shprehjet e Carlyle-it me shokë, që deklaruan të vërtetën, me gjith se s’ishin pjesëtarët e saj. Për më tepër po të studiojmë faktet historike në thjeshtësin e vërtetsis së tyre si edhe versetet Kuranore, që bëjnë alë për luftën, do të shohim se myslimanët janë lejuar të luftojnë vetëm atëherë kur u është dashur të mbrohen kundra armiqve të tyre, që i luftojshin vetëm e vetëm pse pranojshin të vërtetën të shtytur prej pastërtis së ndërgjegjes së tyredhe nga që shifshin në Islamin mjetin e vetëm të shpëtimit dhe të zhvillimit. “Lufto në rrugë të Zotit ata që të luftojnë”, i thotë Zoti të Dërguarit të Vet në një verset Kuranor. E ky verset si dhe shumë verset të tjerë analogë janë baza të forta, që e rrëxojnë kryekëput akuzën e çpifur dhe favorizojnë përkundrazi shprehjet e zjarrta të Carlyle-it. Veç kësaj historija nuk ka asnjë ngjarje, që të vërtetojë se robët e zënë në luftë nga ana e myslimanve të jenë të detyruar të pranojnë Islamizmin. Ndër se ata e patën pranuar këtë fe, e patën pranuar, mbasi kuptojshin dhe gëzojshin lirin e tyre të plotë. Nga këto spjegime pra rezulton se ësht një absurditet të bazohet njeriu mbi një spjegim apo ndodhi, që nuk përfaqëson të vërtetën, por duhet të gjurmojë realitetin e keqkuptuar. Edhe çpia e trilluar kundra Islamizmit se gjoja ajo predikon bindjen dhe zbaton forcën për përhapjen e sistemit të saj ësht absurde dhe pa themel, sepse u pa dhe u vërtetua se ajo përkundrazi predikon propagandën e ligjshme, që bazohesh në liri dhe arsye e pra si e tillë duhet shqelmuar. Ësht lirija dhe arsyeja, që karakterizojnë Islamin dhe jo bindja dhe forca. E vërteta ësht kjo dhe ata që vazhdojnë të besojnë të kundërtën, tregojnë se s’pranojnë arsye, por ngulin këmbë në një ide të gabuar, sjellje kjo që s’ka se si t’u ketë hije të mënçurve veçse disa të vetquajturve të mënçur. Shaban S. Demiraj “Kultura Islame”, Qershor-Korrik 1942, Nr. 10, fq. 308-311 PRILL 2013

Di

41


Personalitet

HASAN TAHSINI "Nderi i Kombit" për diturinë dhe arsimin Në qoftë se do të jepnim me një alë thelbin e një njeriu si rilindësi Hasan Tahsini, atëherë do të thoshim se kjo është “Dituria”, ai ishte mishërim i dijeve. Pra ai është një personalitet që si shprehet vetë: “e kërkoi diturinë kudo që ishte, prej djepit deri në varr” dhe kurrë nuk reshti për ta gjetur atë. Sipas Sami Frashërit: ‘Libri kurrë nuk i binte nga dora, vendi ku rrinte dhe shtrati ku flinte, ishin rrethuar me libra'. Leximin i ndjeri e linte vetëm përkohësisht, atëherë kur do të mësonte të tjerët… Fjalët e tij ishin leksion i një niveli të lartë dhe bisedat e tij kishin thellësinë e një deti të dijes. Ai ishte një dijetar kalibri të madh dhe për të kish vend ala ALIM, si përdorej në Lindje edhe ala SAVANT në perëndim. Shqip ne do ta thoshim njeri i dijes, diturak i gjithanshëm, një enciklopedist, një erudit në kuptimin e mirëfilltë të kësaj ale, një ‘pus’ i dijeve dhe shkencave. Fjala dituri për këtë figurë të rilindjes sonë kombëtare përbën kuptimin e jetës së tij. Ai mblodhi

42

Di

PRILL 2013

DR . LAURANT BICA

dijet tërë jetën e tij dhe i shpërndau pa kursim. Synimi i tij ishte arsimimi i popullit të vet. Ai ishte një iluminist, që për sa kohë i rrahu zemra, u përpoq të ndriçojë mendjet e njerëzve dhe sidomos të brezit të ri. Ai ishte dhe mbeti një personalitet i përmasave tepër të mëdha në rang perandorie dhe për krejt kombin e vet. Dimensionet e tij ishin europiane e pse jo edhe botërore. Natyrisht të merresh me një rilindës si Hasan Tahsini në dy drejtime si për diturinë dhe arsimin, kjo do të shkonte gjatë. Në kuadrin e një shkrimi të thjeshtë ne u kufizuam të ndriçojmë disa nga problemet dhe idetë që ai ngre në një moment kulmor të jetës së vet, pikërisht në alimin e shkurtër që ai mbajti në çeljen e universitetit të parë osman në Stamboll, alim ky i panjohur deri më sot. Ky moment si rektor i univesitetit të një perandorie të tërë shënon apogjeun e tij si personalitet. Hasan Tahsini sikurse të gjithë rilindësit e tjerë, me anën e arsimit donin të zgjonin popujt e perandorisë në përgjithësi. Kurse për sa i përket rilindësve shqiptarë dëshironin, duke i mësuar gjuhën shqipe, të shpejtonin zgjimin kombëtar, ngritjen e ndërgjegjes politike, ndjenjën etnike, lartësimin kulturor dhe aftësimin e tij për jetën shtetërore të pavarur. Dihet se rilindësit tanë përfshi edhe Hasan Tahsinin s’i ndërprenë kurrë përpjekjet e tyre në fushën e arsimit si në rang perandorie, ashtu edhe në nivel kombëtar. Pas dështimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit rilindësit zgjodhën fushën e arsimit dhe të diturisë, si rrugën që do të siguronte arritjen e pavarësisë kombëtare. Edhe Hasan Tahsini në tërë veprimtarinë e tij u bë një ideolog i popullit të vet, një mësues që i ndriçoi rrugën drejt emancipimit të tij kombëtar e shpirtëror. Me arsimimin e kombit të vet rilindësit tanë, me në krye Prof. Hasan Tahsinin dhe Frashërllinjtë, synonin disa qëllime kryesore: të krijonin njerëz të mirë, qytetarë të mirë, profesionistë të mirë, por edhe atdhe-

tarë të mirë. Ata synonin pavarësimin e kombit shqiptar dhe ndërtimin e një demokracie të re shtetërore si mjet, që do ta çonte atë drejt progresit. Personaliteti i Hasan Tahsinit merr vlerë për faktin, se kulturën dhe diturinë e tij të gjerë e vuri në shërbim të atdheut dhe të njerëzimit. Në shtator të vitit 1869, Hasan Tahsini u emërua si rektor i parë i Universitetit të Stambollit. Ai që në fillim u përpoq dhe në sajë të një pune të shumanshme e vendosi universitetin mbi themele shkencore. Puna e tij e madhe organizative, ligjëratat shkencore që mbajti, veprat që shkroi, bashkëpunëtorët që afroi në universitet, programet bazë që hartoi për këtë tempull të dijes si dhe plani i temave që do të mbaheshin gjatë pushimeve në konferenca diturie për të dhënë njohuritë e reja shkencore perëndimore janë dëshmia më e qartë e nivelit të tij. Ai ishte një drejtues i aftë, një punëtor i palodhur, një përhapës i njohurive shkencore. Si autor i veprave shkencore, letrare, përkthyes e publicist, ai u shqua për vëllimin e madh të botimeve, larminë tematike, thellësinë e njohurive dhe karakterin funksional të tyre. S’ka enciklopedi turke që të mos i kushtojë qoftë edhe disa rreshta këtij kolosi të arsimit. Hasan Tahsini është nga ata heronj të mendimit, që ngjet si dy pika uji me dijetarët arabë të mesjetës si dhe me dijetarët dhe filozofët iluministë francezë të shekullit 18-19. Sa për të ilustruar këtë po bëjmë një krahasim me një dijetar të famshëm të mesjetës arabe. Ebu Hanifeja (699-767), themelues edhe i një shkolle juridike në Bagdad me emrin e tij. Dihet që Hoxha Tahsini ka qenë doktor në jurisprudencën islame dhe me dy doktorata të tjera në Paris në shkencat fizike dhe natyrore. Bashkohësit për Ebu Hanifenë kanë thënë: “Sikur të matej dituria e tij me diturinë e gjithë bashkohësve të tij, do të peshonte më shumë dituria e Ebu Hanifesë." Kjo vlen edhe për Hoxha Tahsinin. Duke bërë këtë krahasim me dije-


tarë të mëdhenj të botës arabe nuk mund të mos na kujtohet cilësimi i Sami Frashërit që e quan Tahsinin tonë një Ibn-Sina shqiptar. Veç të tjerash, Hasan Tahsini në fushën e diturisë ngjet me dy filozofët e famshëm dhe figurat qendrore të kalifatit arab me Ibn Ruzhdiun në perëndim dhe Ibn Sinën në lindje, sidomos për qëndrimin që u mbajt ndaj veprës së tyre. Kështu vepra e Hasan Tahsinit u denigrua dhe u la në harresë për dekada të tëra. Edhe në qoftë se diçka lëvizi nga kjo i takon jointeresimit shtetëror por dashamirësve të tij dhe të veprës së tij. Njësoj u veprua pas vdekjes së Ibn Sinës dhe të Ibn Ruzhdiut. Ata u shpallën ‘mëkatarë’ në të gjallë të tyre e aq më tepër pas vdekjes dhe ajo që e pësoi më tepër ishte vepra e tyre. Sipas H. Koliqit mësimet filozofike të Ruzhdiut për kohën ishin shumë të avancuara, ndaj dhe ato fillimisht i dënoi Universiteti i Parisit (1240) dhe papa Leon (1519). Enciklopedia e madhe filozofike (logjike, fizike, metafizike) e Ibn Sinës me titull “ESH SHIFA”, në 18 vëllime me urdhrin e kalifit të kohës u dogj publikisht në Bagdad pas vdekjes së tij më 1160. Pra qoftë Avicena, qoftë Averroesi të dy filozofë e shkencëtarë të shquar kanë pasur pak a shumë fat të njëjtë me veprën e tyre me dijetarin, filozofin e shkencëtarin Hoxha Hasan Tahsini. -IIDisa dekada më parë na dukej si ëndërr se do të vinte një ditë që në duart tona do të kishim alimin e Hasan Tahsinit në inagurimin e universitetit të parë të Perandorisë Osmane. Po ja që koha bën të vetën. Botimet më të fundit të bëra në Republikën Turke na e bënë të mundur një gjë të tillë dhe sot kemi fatin të shpalosim disa nga problemet dhe idetë që parashtron rilindësi ynë në alën e tij para fidanishtes të arsimit të një shteti të madh që shtrihej asokohe në 3 kontinente. Eshtë në nderin dhe krenarinë tonë si shqiptarë që në krye të universitetit u vu si drejtor një shqiptar i madh si Hoxha Tahsini. Në vite kemi qenë në kërkim të ngjarjeve të universitetit, të cilat në shumicën e burimeve osmane kaloheshin me disa rreshta. As që

mund të mendohej dhe shpresohej më shumë me gjendjen e kërkimeve e studimeve në Republikën e Shqipërisë dhe në Republikën e Turqisë gati gjysmë shekulli më parë. I vetmi informacion në lidhje me inagurimin e universitetit osman ishin disa rreshta nga Mehdi Frashëri. Ai shkruante në një revistë të kohës së Zogut më 1934 se “Sami Frashëri disa vjet më vonë e kujtonte alimin e tij si një alim programatik që dëshmonte për dijenitë e gjera dhe shquhej për rrjedhshmëri mendimi”. Vite më vonë në kërkimet e mia të parreshtura rashë në gjurmë të alimit të ministrit të arsimit të asaj kohe, Safet Pashës që kish folur në çeljen e universitetit, po edhe ky jo i plotë. Do të kalonin vite e vite derisa të binte në duart e mia alimi origjinal i rilindësit tonë Hoxha Tahsini në ceremoninë solemne të kësaj ngjarjeje jo të zakonshme për të gjithë kombet e popujt e perandorisë përfshi edhe shqiptarët. Le t’ia lëmë alën Mehdi Frashërit dhe burimeve nga ndonjë enciklopedi në lidhje me alimin e Hoxhë Tahsinit në Universitet. Shemsedin Sami Frashëri Mehdi Frashërit i pati thënë ditën e çeljes së universitetit: "Hoxha Tahsini me pamjen e vet madhështore që e dallonte, doli në tribunë përballë një ushtrie nxënësish dhe me një gojtari të pashembullt deri asokohe në Stamboll, mbajti një alim të nxehtë me dijeni të gjera, duke përcaktuar kështu boshtin ideo-shkencor dhe ideo-politik të asaj qendre të madhe kulturore. Në alimin e tij ai vuri në dukje se shkaku i prapambetjes së theksuar të popujve islamike ishte mungesa e kulturës moderne.” Ishte një alim “i pashembullt” dhe me pak doreza – shkruan Mehdi Frashëri. Kuptohet s’kish si bënte ndryshe në mjedisin e kohës… Në lidhje me zhvillimin e ngjarjeve që kanë të bëjnë me ceremoninë e inagurimit të universitetit kemi këto të dhëna nga një burim autoritar. Më 21 shkurt të vitit 1870, pranë mauzoleumit të sultan Mahmutit u bë përurimi i godinës së re të universitetit. Në lidhje me këtë rast në një nga enciklopeditë e fundit turke, (Turk An-

siklopedisi vol.12 Ankara 1964 faqe 320-322) lexojmë: “U bë një ceremoni madhështore ku morën pjesë mijëra vetë, kryesisht studentë të medreseve të Stambollit. Gjithashtu edhe personalitetet më të larta qeveritare si kryeministri, ministri i arsimit, personalitete të ndryshme të kulturës, gazetarë, klerikë te rangjeve të ndryshme... Në këtë ceremoni u mbajtën disa alime. E mori alën në fillim ministri i arsimit të asaj kohe Safet Pasha, pastaj foli kryetari i komisionit të lartë të arsimit turk Mynif Efendiu dhe rektori i Universitetit Hoxha Tahsin Efendiu. Këta të tre folën në gjuhën turke. Në miting u mbajtën alime edhe nga pedagogët Xhemaledin Afganiu në gjuhën arabe dhe Aristokli Efendiu në frëngjisht”. Në një botim të fundit për universitetin në Republikën Turke jepet edhe alimi i Hoxha Tahsinit me këtë titull: “Ligjërata e drejtorit të universitetit të përndritshmit Tahsin Efendi”. Duke lexuar këtë alim apo ligjëratë publike njeriu nuk mund të mos ndiejë jehonën e mendimit të lashtë grek, mendimit të mesjetës arabe dhe mendimit iluministi francez, sepse Hasan Tahsin kishte jetuar vetë në Francë. Në alën e vet para universitetit ai u ndal në mënyrë të koncentruar në disa probleme. Së pari: Universiteti që sapo inagurohej ishte një portë, që po i hapej dijes më të përparuar në botë shkencës. Ishte një nivel i lartë i arsimimit që s’ishte arritur ndonjëherë. Së dyti: ishte një mundësi më e madhe që iu jepej popujve që jetonin nën ombrellën e perandorisë osmane e sidomos brezit të ri. Së treti: Ishte një shkallë më lart në rrugën drejt progresit e drejt qytetërimit. Këtu ai iu referua dijetarëve të lashtësisë në lidhje me rolin e dijes për të ngjitur njëra pas tjetrës shkallët e qytetërimit botëror. Së katërti: Ishte një mundësi për të zbuluar kapacitetet mendore që kish perandoria dhe për të përgatitur kuadro të reja. Theksin e vuri në përgatitjen e nëpunësve që do të punonin në aparatin gjigant të kësaj perandorie. Së pesti: Arsimimi deri në universitet krijonte mundësi të reja për të luftuar PRILL 2013

Di

43


me injorancën, me analfabetizmin, për të shëruar një nga plagët e rënda të shoqërisë osmane. Së gjashti: Duke u shtuar dhe shumëfishuar mundësitë e arsimimit i kufizohej terreni i veprimit të krimit, të dhunës, pakësohej sasia e tyre dhe sigurohej ecje përpara me njerëz të kulturuar. Së shtati: I hapej rruga zhvillimit, përparimit, ecej me siguri drejt një të ardhmeje më të mirë. Bëhej e mundur përdorimi gjithnjë e më tepër i arritjeve të shkencës, teknikës e teknologjisë. Së teti: Bëhej i mundur një zhvillim në gjerësi në të gjitha fushat që nga mjekësia e deri tek zhvillimi fizik e mendor i njerëzve. Ngritja e spitaleve e farmacive e kufizonte përhapjen e sëmundjeve. Zhvillimi i arsimit ishte dhe zhvillim i kulturës, çonte në ngritjen e bibliotekave, të muzeve e të tjera të ngjashme me këto. Së nënti: Duke ecur me vendosmëri në rrugën e zhvillimit e përsosjes së arsimit bëhej e mundur edukimi i brezit të ri, i rinisë, për të ecur ajo në rrugën e përvetësimit të shkencës dhe të dijeve, të teorive më të përparuara të kohës. E armatosur me to rinia shkallë-shkallë i ngjitej rrugës së përparimit. Së dhjeti: Hoxha Tahsini i bëri thirrje popullit të perandorisë që shekulli që jetonin ishte shekull i zhvillimit të shpejtë të dijeve. Koha nuk priste e të linte pas prandaj fuqishëm të rinjtë duhet t’u drejtoheshin dyerve të Universitetit të sapohapur. Në këtë drejtim për rrugën që do të ndiqej nuk kish e nuk mund të kishte dilema. Shekulli që po jetonin ishte koha e një zhvillimi të hovshëm e të vrullshëm të shkencave të vjetra e të reja. Shekulli që po jetonin ishte një shekull i dritave jo vetëm në kuptimin e përhapjes së dijes, por ishte qindvjeçari i përhapjes së dritës, në kuptimin e mirëfilltë material që ka kjo alë. Zbulimi i elektricitetit në fund të shekullit të 19-të dhe i telegrafit etj, përhapnin dritën në kuptimin figurativ të arsimit, por dhe dritën reale, dritën e vërtetë. Prandaj kishte të drejtë kur ngrinte fuqishëm e me forcë nga ballkoni i

44

Di

PRILL 2013

universitetit profesori Hoxha Tahsin i armatosur me tre doktorata që duhet të hyjmë sa më parë në universitet në këtë tempull të dijes e të shkencës. Duhet të hyjmë krah për krah të bashkuar si një familje. E donte e mira vetjake, e familjeve, e kombit, e atdheut, e krejt perandorisë. Ndaj i drejtohet turmës prej disa mijëra vetësh që po e dëgjonte në përurimin e universitetit: “Ej mileti osmanije” Ej milet, o populli osman i Perandorisë osmane.” Nuk harron të theksojë profesor Hasan Tahsini jo vetëm nevojën e arsimimit të përgjithshëm po shtron si një nevojë të domosdoshme dhe arsimin profesional në degët e ndryshme për të cilat shteti i madh perandorak kish aq shumë nevojë. Është interesant ta shohim ligjëratën e profesor Hasanit, rilindësit tonë edhe në një pikëpamje tjetër: Çfarë ale përdor ai më shumë në alimin e tij. Këtu duke e nisur nga numri i tyre por dhe nga përmbajtja do të dallojmë tre grupe apo tre kategori alësh. Më shumë nga të gjitha që janë përdorur mbi 10 herë janë alët edukim, arsim, shkencë, përparim. Pastaj janë një grup alësh mbi 5 herë si: moral, qytetërim, universitet, shtet, popull, popullsi, kulturë, shoqëri, trup, zhvillimi fizik i njeriut, milet dhe kategoria e tretë janë alët: lëvizje, rini, rregull, pronë, atdhe, informacion, drejtësi, dritë, ndërtim, qeveri, mendje, dije etj. Edhe nga kjo paraqitje sasiore e alëve që përdoren në ligjëratën e Hoxha Tahsinit njeriu nuk mund të mos konkludojë se tek rreh çekani i rilindësit tonë. Prioritet për të është arsimi, shkenca, përparimi i gjithanshëm e sidomos i rinisë. Së dyti, prioritet ka për të zhvillimi shpirtëror e fizik i individit në veçanti, por dhe i shoqërisë në përgjithësi. Dhe së treti në vëmendjen e tij janë puna që duhet të bëjë shteti, qeveria nëpërmjet ligjit dhe forcës së dijes për të çuar atdheun, vendin përpara, për të përgatitur brezin e ri, filizat e së ardhmes më të mirë. Dhe tani le të ndalemi te disa ide që përshkojnë alimin për të cilat kemi përkthyer ‘mo ta mo’ nga origjinali disa pjesë, fragmente që flasin më së miri për parametrat e rilindësit tonë,

për përkushtimin e tij ndaj diturisë e arsimit. ‘Në një komb (popull, milet) investimi me para me fitimin më të madh është në shkencë dhe dituri dhe në edukimin e popullatës dhe për vendin (atdheun) është pasuria më e madhe. Afërsisht kështu e fillon alimin e tij Hoxha Tahsini. Dihet qoftë për një njeri të vecantë, aq më tepër për një komb, investimi më i mirë me fitim të madh është investimi në dije dhe vlerat si njeri mund t’i rrisësh duke marrë jo thjesht sa më shumë dije, por dije cilësore. Një alë e urtë thotë se ‘boja e penës së dijetarëve peshon më shumë se gjaku i shehidëve (dëshmorëve). Aq e vlefshme është dija sa me të drejtë thuhet ‘Kërkoje diturinë qoftë dhe deri në Kinë.’ Dituria është tipar sidomos i intelektualit. Me të drejtë miku im profesor, Ahmet Osja thotë: ‘Njeriu në radhë të parë prodhon mendim, por mendimi i shkruar është pasuri.’ Do të shtonim që kjo pasuri e madhe janë veprat e dijetarëve, shkencëtarëve e filozofëve etj. Prapë le t’i referohemi ligjërimit të Tahsinit në inaugurimin e universitetit: “Siç del nga shumë vepra që kanë lënë në fushën e politikës Aristoteli dhe Platoni kanë thënë që për përparimin e një shteti, pikëmbështetja më e fortë për këtë është edukimi i mirë. Dihet që Platoni në veprën e tij ‘Republika’ si qeverisje ideale konsideronte atë që në krye të ishin njerëz të dijshëm, filozofët, dijetarët, kurse Aristoteli ka qenë ‘princi’ i dijeve të antikitetit, zotëruesi dhe ‘mendja më universale’, midis grekëve. Platonit i takojnë edhe këto alë që kanë të bëjnë me mënyrën e edukimit. Ushtrimet fizike të bëra me detyrim ndikojnë mirë tek trupi, por dijet e marra me detyrim nuk mbeten në mendje. Një mendje e hapur si profesor Hasan Tahsini nuk mund të mos u referohej dy korifejve të diturisë në lashtësi veprat e të cilëve u rezistuan shekujve dhe erdhën deri në ditët tona në një pjesë të mirë të tyre. Se ç’rëndësi ka edukimi i mirë e jep dhe akademiku rumun me origjinë shqiptare Nikolla Jorga. “Fëmija nuk i detyron prindërve


jetën, por edukatën.” Ecim më tej. Në paragrafin e gjashtë të ligjëratës së tij, Hasan Tahsini më pas shkruan kështu: ‘Ashtu si një gonxhe e freskët në kopshtin e trëndafilave që kur goditet nga ndriçimi i diellit kundërmon erën e këndshme të lëvizjes së bukur, ashtu njësoj dhe pishtari i shkencës dhe i arsimit në shoqërinë e bashkëqytetarëve këtej e tutje (d.m.th. pas hapjes së universitetit L.B), duke ndriçuar zotësitë dhe kapacitetet e mendjes të atdheut tonë, pa pikë dyshimi që do të kundërmojë erë të mirë.’ Në këtë pasazh të shkurtër ke dhe ideologun dhe shkencëtarin dhe letrarin të shkrirë në një. Nuk mund të shprehen më mirë vlerat e një institucioni të lartë të dijeve siç qe hapja e universitetit dhe rrezatimi i tij me to (d.m.th. dijet). Është interesante se sa qartë e shkurt e shpreh vlerën e këtij rrezatimi në disa drejtime. Ja ç’thotë iluministi ynë: ‘Arsimi duke u shumëfishuar, dhuna pakësohet.’ Këto alë të arta të tij, ai i sqaron më përpara e më pas. Me arsimin e njerëzve, bie analfabetizmi, ulen shifrat e krimit etj. Errësira e injorancës ndriçohet me dritën e shkencës. Më poshtë kam dy shprehje që në mënyrë të goditur japin rolin e arsimit në përparimin e vendit. Ai flet për arritjet më të fundit në shkencë e teknikë ‘Është e nevojshme - thotë Hoxha Tahsini - që progresi të bëhet shkallë-shkallë dhe flet për atë që e quan ‘vapori i perparimit’ Hoxha Tahsini me këtë ligjëratë e idetë që përçon në të si rektor i një universiteti perandorak, hyn në radhën më të lartë të llojeve të mësuesve. ‘Mësuesit mediokër tregojnë, mësuesit e mirë shpjegojnë, mësuesit superiorë demonstrojnë, mësuesit gjenialë frymëzojnë’ ka thënë një i ditur. Hasan Tahsini është në radhën e këtyre të fundit. Me figurën e tij u bë burim frymëzimi si në brezat bashkëkohës të tij, ashtu dhe për ata që erdhën më pas deri në ditët tona. Hasan Tahsini mendonte se përhapja e diturisë përbënte një mision të lartë jo vetëm shoqëror, por dhe kombëtar. Ai synonte si rilindësit e tjerë që nëpërmjet dritës së diturisë

e arsimimit, të zgjohej e të forcohej ndërgjegja kombëtare. Çështja e alfabetit unik për të cilën ai punoi me mish e me shpirt, kishte të bënte me interesat shpirtërore të kombit tonë, si të shkruhej mirë gjuha e si të përparonte dituria. Ai kishte njohuri të jashtëzakonshme për alfabetet që nga lashtësia siç thotë albanologu Niko Stillo: ‘Shkronjat këmbët e milingonës janë vërtet të vogla por shumë të fuqishme për përparimin, për përhapjen e diturisë.” “Alfabeti është armë e diturisë dhe e progresit’, thoshte vazhdimisht profesor Tahsini. Do të doja ta mbyllja këtë shkrim me paragrafin e fundit me të cilin e mbylli Profesor Doktor Hasan Tahsini ligjëratën e vet në inaugurimin e Universitetit Osman dhe me dy poezi që shkroi ai me këtë rast. Të duket, ndonëse ka kaluar rreth 150 vjet sikur ai po na drejtohet ne të gjithëve sot. Fjalëve të tij s’mund t’u heqësh asnjë presje. “Ej populli ynë..! Ky shekulli jonë siç po e shihni është kohë e zhvillimeve dhe përmbysjeve të mëdha! Zgjohuni, t’i praktikojmë nevojat tona sipas kohës dhe duke ia përshtatur mësimdhënien profesionale shekullit të arsimimit dhe të mos mbetemi mbrapa nga rruga që preferohet apo ndiqet nga të gjithë! Ej, bijtë e atdheut, vatanit! Botën e lartpërmendur (të zhvilluar) që është dëshirë e të gjithë njerëzve, nënshtetas të denjë të këtij shteti të dashur (ku jetojmë) për të qenë të aftë të banoni dhe që të meritoni shpërblimin (për punën e bërë) si dhe të keni një vend të deklaruar dhe të nderuar, duhet të dini të sillni prova për të argumentuar të vërtetën: Ejani të lidhemi me njëri tjetrin, duke biseduar miqësisht të bashkohemi si një familje! Ejani të bëhemi shtegtarë dhe të ngjitemi me durim (e këmbëngulje) malit shumë të lartë të arsimit dhe të ecim rrugës së drejtë të shkencës. Të ecim, të ecim në shekullin tonë që është shekulli i arsimit dhe të hyjmë (sa më parë) në Universitet!’’ Fill pas këtyre alëve të thëna me solemnitet para mijëra vetëve që po u fliste i vetëdijshëm se po hapte një

periudhë të një epoke të re në fushën e arsimit të lartë për një perandori të tërë Prof.Dr. Hasan Tahsini lexoi dhe të dyja poezitë e krijuara prej tij. E para kish të bënte me datën e inaugurimit të Universitetit ndaj e shkroi si distik (dyvargësh) e cila në bazë të një teknike të caktuar, të ebxhedit jepte datën e çeljes së universitetit. 21 shkurt 1870, atë ditë që foli Tahsini. Kjo u shkrua e gdhendur në një tabelë të mermertë dhe u var tek porta e hyrjes së Universitetit. Distiku ishte ky: ‘’Të lexohet data e ditës së inaugurimit të mësimit. U çel me madhështi, Universiteti Darylfynun-i Osmani’’! 1286 H (1870) Në fakt ky nuk ishte rasti i parë që poezitë e Hasan Tahsinit zbukuronin muret e ndërtesave të Stambollit, por në këtë rast kemi një institucion të rëndësishëm publik. Një autor turk Nexhip Asimi na bën me dije se që në vitin 1874 një nga poezitë e Hoxha Tahsinit, ajo për gjithësinë, strofa e saj e parë në formë tabele e gdhendur, varej në muret e dyqaneve të mijëra zejtarëve të Stambollit. Ndërsa strofa e dytë shprehte entuziazmin e vetë profesor Hasan Tahsinit për çeljen e Universitetit Perandorak, rektor i parë i të cilit ai pati nderin të jetë: ‘’Ej Tahsin, njerëzit e dijes, Në këtë ditë të shënuar kanë pohuar Drita e shkencës së Universitetit Studentët ka për t’i ngazëlluar!’’ Referencat: 1. Mehdi Frashëri ‘Revista Minerva’, Tiranë 1934, Nr.23-24 2. I.M.K Inal ‘Son asir turk sairleri’, Istanbul 1969, vol.2, faqe 1883 3. ‘Universiteti’ Stamboll 2012 faqe 963-964 4. Laurant Bica ‘Prof.Hasan Tahsini’ Ëestprint Tiranë 2009, Vol.2, fq 7-56, 322, 509-520 5. Sami Frashëri ‘Revista Hafta, Hoxha Tahsin’ Stamboll 1881, Nr 5-6 6. ‘Turk Ansiklopedisi’, ‘Darulfunun’ vol.12 Ankara 1964 faqe 320-322 7. Historia e shkollës dhe e mendimit pedagogjik në Shqipëri Tiranë 2008 8. Hajrullah Koliqi ‘Kur perëndia identifikohej me diturinë’Prishtinë 2011

PRILL 2013

Di

45


Bota jonë

ISMAIL MUÇEJ

FUNKSIONI I PROFETËSISË

DHE VLERA E SAJ KRAHAS FILOZOFISË

Zoti i madhnueshëm i dërgoi njerëzimit revelacionin e Tij me anë të profetëve për t’u mësuar detyrat që kanë ndaj vetes, Zotit e shoqërisë. Këto mësime u sjellin njerëzve dobi të ndryshme që mund t’i përmbledhim në tri aspekte: Së pari, revelacioni është një korrigjim i moraleve të shpirtit, duke e detyruar njeriun të respektojë kodin moral, të ushtrojë drejtësinë, bamirësinë, dëlirësinë morale, të vërtetën, kurajën, durimin, butësinë e mëshirën dhe të mënjanojë të kundërtat e këtyre virtyteve. Këto mësime, të dhëna nëpërmjet revelacionit, janë të një rëndësie jetike për njeriun, sepse pa moral ai nuk mund të mbijetojë. Një mendje me logjikë nuk mund të dyshojë se shërimi i sëmundjeve të shpirtit është më i rëndësishëm se shërimi i trupit, pasi shërimi i këtij të fundit vjen si pasojë e të parit. Arsyeja është se një regjim i shëndoshë për shpirtin kërkon parandalimin nga çdo gjë që të shqetëson për procesin e funksionimit të trupit dhe që vepron kundër interesave të njeriut. Një ilaç që mund të shërojë

46

Di

PRILL 2013

shpirtin e trupin së bashku, është prej natyre më i preferueshëm për njeriun se ai që shëron vetëm trupin. Kjo është krejtësisht e qartë e mund të perceptohet lehtësisht. Një shpirt nuk mund të shërohet me asnjë rekomandim filozofik, përveçse me mësime profetike. Vetëm etika morale siguron udhëheqje të shëndoshë, përderisa bindja ndaj Zotit është pjesë e nevojshme e shërimit dhe është e pakrahasueshme me bindjen që ushtrohet ndaj ndokujt tjetër. Nuk ka asnjë pikë konvergimi midis moraliteteve shekullare që thonë se kjo është teoria më e saktë për t’u adoptuar në lidhje me edukimin e trupit e të shpirtit njëherazi. Njerëzit që e perceptojnë forcën dhe pushtetin e hidhërimit e të zemërimit e shpjegojnë çdo gjë me termat e kësaj force. Kjo i referohet teorisë së mbinjeriut të Niçes. Fusha e dytë në të cilën profetët i sollën dobi njerëzimit ishte shpëtimi i tyre nga shkelja e ligjit dhe ndalimi nga agresioni. Kjo tendencë e njeriut nuk mund të korrigjohej me anë të qortimit dhe të kujtuarit verbal të atyre që nuk u kushtojnë rëndësi të vërtetës, kultivimit të moraleve mbrojtëse të të dobëtit dhe të pronës. Kështu pra, profetët u mësojnë njerëzve metodat e largimit dhe të sigurimit nga e keqja. S’ka njeri që të mund të korrigjojë sjelljet e tij pa një udhëheqje të shëndoshë, ngase, siç u cek më lart, çdo fuqi tjetër përveç Zotit, është e pafuqishme për të ndihmuar. Njerëzit nuk arrijnë të mësojnë vetë se cilën rrugë duhet të ndjekin pa udhëheqje nga lart. Zoti është i vetmi autoritet që me anë të profetëve, të dërguar herë pa here, e ka udhëzuar njerëzimin. Rruga e tretë me të cilën profetët i

sjellin dobi njerëzimit, konsiston në faktin se ata ndihmojnë për të kaluar një jetë të mirë në këtë botë dhe për t’u përgatitur për një jetë të lumtur pas vdekjes. Siç është provuar tashmë se nuk ka asnjë rrugë tjetër për të njohur Zotin, Krijuesin e gjithësisë dhe për të arritur përsosmërinë shpirtërore e materiale vetëm me anë të profetëve. Filozofia kurrë nuk i ka sjellë njerëzimit shpëtim. Çdo njeri që pretendon se ajo është një mjet shpëtimi, e ka gabim, sepse nuk ka prova që ta vërtetojë këtë. Edhe filozofët kanë pikëpamje të ndryshme. Njeriu duhet të kërkojë realitetin e gjërave, sepse ai humb kohën duke lexuar dhe vërejtjet rreth çështjeve që kërkon nuk i sjellin dobitë që i sjell feja. Disa thonë se ç’nevojë kishte Zoti për të favorizuar dikë duke e caktuar profet që të udhëhiqte të tjerët? Përse të sillte njerëz të ndryshëm që do të shkaktonin përçarje tek njerëzit? A nuk do të ishte më mirë sikur Ai ta kishte inspiruar krejt popullin dhe t’i frenonte nga gabimet e zakonshme? Ne u përgjigjemi kështu: Zoti është i ditur dhe i mëshirshëm. Kudo në jetë shohim se disa njerëz janë udhëheqës e disa të udhëhequr, disa janë mësues e disa nxënës. Ky proces ekziston në çdo aspekt të jetës dhe nuk ka ndodhur që të gjithë të jenë të një niveli për të perceptuar problemet e jetës. Njerëzit nuk mund të jetojnë të pavarur nga njëri-tjetri. Mësuesit në të gjitha fushat që t’i marrim, janë të nevojshëm për të udhëhequr atë që nuk është në gjendje. Vetëm hipokritët kryeneçë e të drejtuar gabim mund të mendojnë në këtë mënyrë. A mendojnë ata se dinë diçka që nuk e kanë mësuar? Ata i kanë mësuar dituritë e tyre nga mësuesit që kanë


pasur. Nëse ata mendojnë se mund të mësojnë të tjerët nga ju, le të shikojnë përqark tyre se sa larmi natyrash e kapacitetesh ka. Njerëzit kanë nevojë të madhe për profetët e librat e tyre të shenjtë, të inspiruar nga Zoti për të sjellë paqe e bashkim në këtë jetë. Me veprimet tona thjesht materiale, nuk përfitojmë gjë në këtë fushë. Ne nuk arrijmë të kuptojmë urtësinë hyjnore në trajtimin që u bën Zoti problemeve njerëzore. Neoplatonistët myslimanë, IhvanusSafa, e vlerësuan shumë filozofinë dhe u përpoqën ta pajtojnë me fenë. Ata përkthyen shumë tekste greke në atë kohë, në gjuhën arabe. Logjisieni E.S. Mantik i kritikoi ata për mendimet që kishin në lidhje me pajtimin e unifikimin e fesë me filozofinë. Filozofinë ai e konsideronte prodhimin e mendjes njerëzore, ndërsa ligjet hyjnore janë revelata e komunikuar profetëve nga Zoti. Filozofia shtron pyetje, ndërsa feja është e fiksuar dhe e stabilizuar. Profetët u dërguan edhe për filozfoët, ndërsa këta të fundit nuk mund t’u predikojnë profetëve. Teologët, nga të cilët edhe Ibni Hazmi, thonë se Zoti është burimi i të gjitha diturive. Ai e mëson njeriun që të shprehë njohuritë e tij e mënyrën se si të komunikojë me të tjerët dhe njëherazi si të sillet. Njeriu i parë u la aftësitë atyre që pasuan. Profeti Muhamed (a.s.) shkëlqeu në të gjitha aspektet morale të tij, në karakterin e tij gjejmë të gjitha cilësitë e kodet e sjelljeve morale. Morali i tij krahasohet me atë të profetëve të marrë së bashku: bujaria, përulësia që ishin dy veçori të rralla tek qeniet e tyre njerëzore. Ai nuk ndërtoi një shtëpi për vete, denjonte të rrinte e të hante krah për krah me të varfrin, ecte rrugës më këmbë si njeri i përvuajtur, nuk pranonte kurrë bamirësi e lëmoshë, por mund të pranonte ndonjë dhuratë modeste, të cilës i përgjigjej me të njëjtën vlerë. Ai kurrë nuk hante vetëm, por me njerëzit e thjeshtë, të cilët i trajtonte me butësi; pranonte çdo ftesë, pavarësisht nga rangu shoqëror që ishte ftuesi. Kur mori Mekën, kundërshtarët e tij iu

afruan përqark, mes tyre kishte edhe nga ata që i kishin vrarë të afërmit dhe shokët, nga ata që e kishin sharë, përbuzur e persekutuar e, në vend që të hakmerrej, siç veprojnë sistemet e ndryshme politike, edhe të ditëve tona, ai i fali e i përcolli me alët: “Fjalët e mia ndaj jush janë si ato që u tha të vëllezërve të tij vëllai im, Jusufi, prandaj kthehuni e shkoni në shtëpitë tuaja, Zoti është i mëshirshëm ndaj jush dhe ju fal”. Profeti e kalonte kohën më të madhe në heshtje, e nuk fliste pa qenë nevoja. Ai i këshillonte shokët e tij që të flisnin gjëra të vlefshme ose të heshtnin. Sipas nivelit të njerëzve përdorte edhe gjuhën e të folurit e tij. Një herë i erdhi një shok dhe i kërkoi sqarim rreth prikës që donte t’i jepte gruas së tij. Në përgjigje ai përdori disa terma që e çuditën shokun e tij, Ebu Bekrin, i cili i tha Profetit: “Ti ke lindur e je rritur në gjirin e prindërve tanë, ne kemi udhëtuar edhe nëpër ato vende dhe ti s’ke pasur rast të tillë”, duke dashur të thoshte me këto alë me njerëz që flasin dialekte të ndryshme të gjuhës arabe, por ne po shohim se ju po i kuptoni mirë ato gjëra që për ne janë të panjohura. Profeti iu përgjigj se këto ishin mësimet e Zotit, prej të cilave kishte përfituar. Duke i pasur parasysh të gjitha këto virtyte, ne mund të themi se njeriu është një krijesë e Zotit dhe, si e tillë, mund të dallojë të mirën e të keqen. Zoti e ka pajisur njeriun me aftësi e prirje për të kërkuar të mira e virtyte dhe kur Ai e sheh se njeriu priret drejt të mirave, e ndihmon dhe e udhëheq shpirtin në kërkimin e rrugës së drejtë, e ndihmon të bëjë dallimin në mes të drejtës e të shtrembës, të dobishmes e të dëmshmes. Për këtë ndihmë Zoti është angazhuar ndaj njeriut që krijoi me këto alë në Kur’an: “E kur robtë e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua” (2: 186). Njeriu është një qenie intelektuale e morale e nderuar nga Zoti, i Cili e urdhëron të përdorë aftësitë e tij për të bërë të mira në mënyrë që të shpë-

tojë këtë botë e në atë të përjetshmen. Kur njeriu vuan nga një sëmundje, në shpirtin e tij Zoti i jep rekomandime të ndryshme për ta kuruar atë dhe është i gatshëm ta falë, kur e ndien shpirtërisht pendimin për sjelljet e veprat e kryera. Ai krijon gjithfarë mundësish për të kuruar të metat e tij morale, gjë që mund të arrihet me anë të bindjes e të nënshtrimit ndaj vullnetit të Zotit, me të cilin emër janë quajtur edhe ndjekësit e kodit hyjnor, Kur’anit, “myslimanë” nga ala “Islam” (bindje e nënshtrim ndaj urdhrave të Zotit). Korrigjimi e reformimi i shpirtit nuk është i pamundur, një përpjekje për të arritur këtë fazë është jetike për njeriun. Profetët na pajisin me morale të sjelljeve të mira. Këto sjellje të mira morale nuk mund të shkëputen në asnjë mënyrë nga feja e mësimet e saj. Filozofia vetëm nuk mund ta zëvendësojë moralin fetar, i cili ka më shumë se një qëllim e që është përgatitja e njeriut për të fituar një jetë të lumtur në të dy jetët. Prandaj është detyra e njeriut që të kërkojë për të mbajtur me dinjitet këtë emër të krijesës më të përkryer, duke respektuar e zbatuar, me anë të veprimeve të tij të përditshme, mësimet e fesë së reveluar nga Zoti nëpërmjet profetëve të Tij gjatë gjithë historisë, pasi sado që të përpiqet për të gjetur burime të tjera moralizuese, nuk do të arrijë kurrë atë që merr nëpërmjet fesë. Përgatitur sipas Ibni Hasur PRILL 2013

Di

47


AJNI SINANI

AI ISHTE I DËRGUARI I ZOTIT Ka shkrime të shumta nga jomyslimanë që thonë se Muhamedi (a.s.) ishte një njeri i urtë e i mençur, që pohoi në mënyrë të rreme se është i Dërguari i Zotit! Dhe një numër jo i vogël njerëzish sot në botë janë bërë pré e këtyre shkrimeve tendencioze. Për të kuptuar pavërtetësinë e këtij pretendimi le të zgjedhim njeriun më të mençur në botë dhe të bëjmë një marrëveshje me të duke kërkuar që të marrë rolin e këtij “pejgamberi të rremë”. Të shohim se a do të mund ta aktronte këtë rol, larg karakterit të tij të vërtetë prej një njeriu hipokrit, që shtiret për diçka që nuk është. Madje të mos heqë dorë nga aktrimi dhe shtirja deri në vdekje. Le të kthehemi në kohë dhe hapësirë, te Kurejshët në Mekë në shekullin 7-të, kur jetoi Muhamedi (a.s.). Ta vendosim këtë njeri tek ata njerëz që kishin arritur majat në retorikë dhe oratori, dhe të cilët organizonin gara në poezi çdo vit në pazarin Ukadh. Ai të mos ketë një mësues që do t’ia mësonte ngjarjet historike të mëhershme. Një person që s’di shkrim e lexim, sikurse Muhamedi (a.s.), që nuk shquhet as për oratori dhe as që ka dell prej poeti. Një person që do të rritej jetim. Në rininë e hershme do të kujdesej për delet. Të jetojë dyzet vjet në mesin e banorëve të Mekës dhe të njihet nga ata për besnikëri dhe ndershmëri. Të respektojë të afërmit, të flasë të vërtetën, të përkujdeset për të mjerët dhe të varfrit, t’i ndihmojë të dobëtit dhe të përkrahë të drejtën. Të mos adhurojë asnjëherë idhujt që i adhuronte populli i Mekës. Pastaj, befas, në moshën dyzetvjeçare të dalë dhe të deklarojë rrejshëm se është i “dërguari i Zotit" dhe me të folurit e tij t’i sfidojë dhe të ngadhënjejë mbi të gjithë ata poetë. Të sjellë një libër, sikurse Kur’ani Fisnik, që do të ishte i pakrahasueshëm dhe do t’i kalonte të gjithë librat e botës. Dhe jo vetëm kaq, por ai duhet të rrezikojë duke i sfiduar arabët dhe gjithë njerëzimin dhe xhidet, duke kërkuar prej tyre që të sjellin diçka të ngjashme, qoftë edhe sa një kaptinë e shkurtër e Kur’anit. Që populli ta besojë këtë person për të dërguar të Zotit, atij do t’i duhet t’i sfidojë ata me mrekulli të jashtëzakonshme (muxh’ize), që s’mund t’i bëjë njeriu! A thua me çfarë do ta sfidonte ky pejgamber popullin e Mekës të asaj kohe?! A do t’i sfidonte ata në një fushë të cilën nuk e njihnin, si për shembull, astronomi, mjekësi; apo do ta zgjidhte gjënë më të fuqishme të cilën e kishte arritur ai popull dhe me të cilën ata shquheshin e krenoheshin më së shumti?! Pastaj, pse do të duhej që ky njeri gënjeshtar t’i sfidonte kurejshët dhe gjithë arabët në oratori dhe gjuhën arabe, në fushën e tyre më të fortë?! A do të ishte i mundshëm një veprim i tillë dhe sa do të kishte sukses?! Ky njeri gënjeshtar jo vetëm që do t’i sfidonte gjithë arabët dhe gjithë njerëzimin me të shprehurit e tij, por do të duhej të fliste në dy nivele. Një nivel i të folurit të tij duhet të jetë si "Kurani i Shenjtë", me të cilin nuk krahasohet asnjë libër dhe niveli tjetër të jetë si “Hadithi”, me të cilin gjithashtu nuk mund të krahasohet asnjë të folur njerëzor dhe të cilin e tejkalon

48

Di

PRILL 2013

vetëm Kur’ani Fisnik. Ky mashtrues të jetojë 23 vjet mes arabëve duke folur me këto dy mënyra. Që të dy mënyrat më të përsosura dhe më të përkryera se cilado alë tjetër njerëzore. Të folurit e tij të jetë konform ndodhive dhe situatave, duke i këshilluar shokët e tij apo duke ua tërhequr vërejtjen atyre. Të flasë me të folur elokuent për çdo rast e ndodhi, të thotë alë që s’ka në të folurit e njerëzve. Me të folurit e tij të sfidojë gjithë oratorët, poetët dhe mjeshtrit e gjuhës arabe të çdo epoke. Ky gënjeshtar për asnjë çast nuk duhet të jetë spontan dhe as i sinqertë me veten. Të tregohet i durueshëm kur i thonë “i çmendur’, “i marrë”, "poet", apo "magjistar". Të jetë i durueshëm edhe atëherë kur populli i tij ngrihet kundër tij dhe familjes së tij. Të jetë i durueshëm kur ata përpiqen për ta vrarë. A mund t’i durojë gjithë këto një person gënjeshtar?! Kur populli i tij të kërkojë kompromis duke i thënë: “të adhurojmë një vit Zotin tënd dhe një vit zotat tanë” ai të refuzojë. Kur atij t’i thonë “ju ofrojmë çfarëdo pushteti, madje ju bëjmë mbret dhe udhëheqës, me kusht që të lini thirrjen tuaj dhe të mos flisni kundër fesë sonë" ai të refuzojë. Kur t’i thonë "do të heshtim ndaj teje nëse ti hesht ndaj zotave tanë” ai të refuzojë. Nëse i thonë “ne të ofrojmë çfarë të duash nga pasuria dhe gjithçka nga gjërat e kësaj bote” ai të refuzojë. Nëse i thonë se “do ju bëjmë njeriun më të pasur dhe të parin mes nesh” ai të refuzojë, sikurse veproi Muhamedi (a.s.) me parinë e Mekës. A mund t’i refuzojë gjithë këto oferta një njeri gënjeshtar?! Çdo gënjeshtar bën gafa. Por ai duhet të jetë i kujdesshëm. Duhet të mos harrojë alët që i ka thënë më herët, në mënyrë që alët e mëvonshme të mos vijnë në kundërshtim me ato të mëhershme, me qëllim që gënjeshtra e tij të mos dalë në shesh. Ai duhet të mos harrojë gjatë gjithë jetës së tij. Fjalët e tij të mos kundërshtohen dhe të kuptuarit e tij të mos jetë kontradiktor. Ai të flasë me mijëra vargje (të ngjashme me ajetet kur’anore) dhe me mijëra e mijëra thënie, sikurse thëniet e hadithit, e ato të mos jenë kundërthënëse, që të mos kuptohet mashtrimi nga ana e tij. Madje, të jetë i kujdesshëm me shokët dhe me kundërshtarët!!! Ky njeri duhet të hiqet dhe të shtiret duke u paraqitur në nivelin më të lartë të vlerave morale dhe etike, t’ua mësojë njerëzve dispozitat fetare të ligjit islam dhe të mbetet një model i pashoq në të gjitha çështjet e moralit, besimit dhe mënyrës së jetës. Ky gënjeshtar të kërkojë nga besimtarët që të pastrohen para namazit dhe pesë herë në ditë t’i luten Zotit. Ai të jetë i tillë jo vetëm duke u shtirë para të tjerëve, por edhe në shtëpinë e tij, duke u zgjuar nga gjumi çdo natë, duke iu lutur Zotit pas mesnate, me orë të tëra aq sa t’i ënjteshin këmbët. Kur t’i thotë bashkëshortja e tij pse lutesh kaq shu-


më kur je i falur nga Zoti, ai të thotë ‘a nuk duhet të jem rob mirënjohës ndaj Krijuesit?’ Të jetë i sjellshëm në çdo veprim, deri në atë masë sa që gruaja e tij të thotë se ai ishte “Kur’ani i gjallë që ka ecur mes njerëzve”. Kur t’i jepet mundësia për t’u hakmarrë ndaj kundërshtarëve të tij, t’i amnistojë duke ua falur të gjithë mëritë dhe t’u thotë ‘shkoni, jeni të lirë’. Kur të hyjë në Mekë hipur mbi deve, gjatë çlirimit të saj, të jetë modest dhe i përulur, sikurse kur bie në sexhde, duke falënderuar Zotin për atë fitore. Vallë a mund ta bëjë këtë një gënjeshtar?! Ai, ndonëse gënjeshtar, të jetë i ndershëm dhe besnik me veten dhe njerëzit. Kur ai të flasë për tokën, diellin, hënën, planetët dhe yjet, të deklarojë se ato i ka krijuar Zoti. Kur të flasë përdetet, lumenjtë, pemët dhe kafshët, të flasë për to në mënyrë të saktë, që nuk do të mund të hidhej poshtë as pas mijëra vjetësh nga ana shkencore. Të flasë për popujt e mëhershëm dhe për rrëfimet e tyre në mënyrë të saktë, nga aspekti shkencor dhe me ndershmëri, ndonëse ai në esencë është një gënjeshtar!!! Pastaj të heqë dorë nga gënjeshtra edhe atëherë kur rrethanat do të ishin të volitshme për gënjeshtër dhe të flasë, ndonëse heshtja do të ishte më e nevojshme për një gënjeshtar. Qëllon që në vdekjen e fëmijës së tij të zihet dielli dhe njerëzit të thonë se dielli është zënë për shkak të vdekjes së djalit të Pejgamberit, kurse ai të mos heshtë, por të thotë se dielli nuk zihet për vdekjen e askujt, por se zënia e diellit është prej shenjave të Zotit. A mund të veprojë kështu një mashtrues sharlatan?! Kur të pyetet nga njerëzit për kohën e shkatërrimit të botës, të thotë: “Unë nuk di, dija për të i takon Zotit". I duhet të rrezikojë duke treguar për momentin e humbjes së persianëve nga ana e romakëve “në pak vite” sikurse u para tregua nga Kur’ani Fisnik. Sikur të mos ngadhënjenin romakët pas pak vitesh dhe të ndodhte e kundërta, një parashikim i tillë jo i saktë do të nxirrte në shesh gënjeshtrën e tij dhe do të rezultonte me humbjen e besimit nga shokët dhe ithtarët e tij. Të durojë kur ta sulmojnë armiqtë për ta vrarë! Kur armiqtë të jenë jashtë shpellës në kërkim për ta vrarë ta ngushëllojë mikun e tij më të ngushtë duke i thënë: “Mos u mërzit, Allahu është me ne”. A është e thjeshtë kjo?! Po sikur ta vrisnin! Ky mashtrues duhet ta bindë veten e tij rrejshëm dhe kur miqtë e tij vijnë për ta mbrojtur, ai t’u thotë atyre: shkoni sepse unë s’kam nevojë për mbrojtjen dhe ruajtjen tuaj. Zoti më ka zbritur mua këto alë “Allahu do të të mbrojë nga njerëzit"! Ai të qëndrojë i vetëm në betejë kundër një ushtrie të madhe duke thënë: "Unë jam i Dërguari i Zotit, nuk ka gënjeshtër!", sikurse qëndroi Muhamedi (a.s.) në betejën e Tebukut. Cili gënjeshtar do të mund të shtirej dhe të qetësonte veten e tij në situata të tilla fatale për jetë?! Si do të mund ta ngushëllonte veten e tij përballë ofendimeve të armikut duke thënë në mënyrë të rremë se Zoti i ka shpallur: "Vërtet Ju kemi dhënë Keutherin- shumë të mira!" Pastaj të kërkojmë prej këtij mashtruesi të

sillet si dijetar gjenial dhe të sjellë atë që s’do të mund ta sillnin gjenitë e botës për qindra e qindra vjet pas tij. Të flasë për embrionin në shekullin e 7-të. T’i përshkruajë fazat e zhvillimit të embrionit në mënyrë të saktë e precize, faza të cilat do të vërtetohen pas 1400 vjetësh nga zbulimet shkencore! Të flasë për shumë dukuri të ndryshme natyrore, çuditërisht në mënyrë të saktë e precize. T’i kundërshtojë mendimet e atyre që janë rreth tij dhe të mos e çajë kokën për kundërshtimet e tyre! Mund ta bëjë këtë një njeri gënjeshtar?! A është kjo brenda të mundshmes?! Vallë a nuk është ky një absurditet dhe një gjë e paarritshme për cilindo gjeni të botës?! Pyetjet që na nxisin të reflektojmë: Si mundet që një njeri të jetë i ndershëm për dyzet vjet në popullin e tij, e më pas të gënjejë dhe kur të gënjejë, të gënjejë ndaj Zotit?! Si mundet ai që nuk di shkrim e lexim të sjellë një libër, diçka të ngjashme të cilin s’mund ta sjellin edhe njerëzit më të ditur dhe eruditët e gjenitë më të mëdhenj të njerëzimit?! Si mundet që një njeri gënjeshtar të sfidojë gjithë njerëzit dhe xhindet duke kërkuar prej tyre të sjellin diç të ngjashme me një kaptinë të shkurtër kur’anore, qoftë edhe duke bashkëpunuar mes tyre?! Dhe njerëzit të tregohen të paaftë për ta sfiduar atë edhe pas 1400 vjetësh! Si mund të jetë i durueshëm një gënjeshtar që nga fillimi i thirrjes së tij, me gjithë këtë durim?! Si mundet që një gënjeshtar ta sfidojë popullin e tij në atë që ata janë më të fortë: në lëmin e gjuhës dhe retorikës?! Pastaj pse duhet t’i sfidojë pikërisht në këtë sferë?! Si mund që ai të sjellë alët më të përsosura?! Si mundet që një njeri, gënjeshtar apo jo, të flasë në dy mënyra, ku secila prej tyre të jetë më e përsosur se cilido alim tjetër veç tyre?! Si mundet që një gënjeshtar t’u bëjë ballë tundimeve dhe ofertave në këmbim të thirrjes së tij?! Si të jetë që një gënjeshtar, përkundër numrit të madh të alëve, të mos bie në kundërshtim, apo të mos gabojë qoftë edhe një herë gjatë një periudhe 23 vjeçare?! Pse një gënjeshtar të mos shfrytëzojë një mundësi të artë për të promovuar gënjeshtrën e tij, sikurse me rastin e zënies së Diellit?! Si të kërkojë një gënjeshtar largimin e shokëve të tij, kur ata deshën ta ruanin, duke iu thënë se Zoti e ruan? Si ka mundësi që një gënjeshtar ta thotë të drejtën dhe të vërtetën, ndonëse ajo është në kundërshtim me qëndrimin e popullit të tij?! Si ta qetësojë një gënjeshtar vetveten me gënjeshtër edhe në momentet kritike për jetë?! Si mund të ndodhë që një njeri, gënjeshtar apo jo, të flasë për embrionin dhe fazat e tij dhe shumë e shumë dukuri të tjera natyrore dhe kjo të mos bjerë ndesh me zbulimet shkencore, pa pasur mjete të mjaftueshme për këtë?! Madje të mbahen simpoziume shkencore pas qindra e qindra vjetësh që studiojnë fenomenin shkencor në Kur’anin Fisnik dhe në Hadith- Fjalët e Pejgamberit (a.s.)?! Pas gjithë këtyre pyetjeve dhe pas një studimi objektiv, një meditimi të thellë dhe serioz, nuk na mbetet tjetër veçse të themi se, Muhamedi (a.s.) nuk ishte veçse i Dërguar i Zotit dhe ai nuk fliste veçse me inspirim hyjnor: “Ai nuk flet sipas dëshirës së vet, por ajo (që thotë) është Shpallje që i shpallet.” (Kur’ani, Nexhm: 3-4) PRILL 2013

Di

49


Familja

AISA KOKIÇI

HAPAT E PARË TË FËMIJËS... Ngritja në këmbë e fëmijës dhe hedhja e hapave të parë është një nga çastet më emocionuese për çdo nënë dhe baba. Ndërkohë që faza të tjera të zhvillimit si mbajtja e kokës drejt, ulja ndenjur etj nuk mbahen mend mirë prindërit arrijnë ta fiksojnë mjaft mire kohën kur fëmija i tyre ka hedhur hapat e parë. Ndryshimet individuale gjatë fazave të zhvillimit deri në ecje janë të pakta. Nëse një fëmijë 3 muajsh nuk arrin të mbajë kokën, nuk ka filluar të kthehet në moshën 6-7 muajsh apo nuk arrin të qëndrojë ulur në moshën 7-8 muajshe atëherë duhen filluar menjëherë ushtrimet. Por për ecjen nuk kemi një kufi kaq të ngushtë. Fëmijët zakonisht fillojnë të ecin në moshën 12-13 muajshe por ka prej atyre që ecin që 9 muajsh dhe prej atyre që mund të vonojnë deri në 17-18 muajsh. Fazat e zhvillimit pas muajit të 8-9 të fillojnë të tregojnë ndryshimet e para. Ka fëmijë të cilët në fillim ecin këmba dorazi pastaj ngrihen në këmbë duke u mbajtur. Ka prej atyre të cilët vetëm se mbahen nga duart e nënës dhe ecin menjëherë pa qenë nevoja të ecin këmba dorazi. Ka edhe shumë të tjerë që fillojnë menjëherë të ecin pa bërë asnjërën prej gjërave të mësipërme. Struktura gjenetike, mesatarja e gjatësisë dhe peshës, lindja para kohe e të tjerë janë disa nga faktorët që mund të ndikojnë në vonesën e të ecurit. Sigurisht që edhe kontrolli i vazhdueshëm i familjes, moskrijimi i hapësirave për fëmijën, frika e fëmijës janë disa nga shkaqet e vonesës në të ecur. Pra këtu mund të themi se një fëmijët i cili nuk ka paraqitur problem apo mangësi në fazat e zhvillimit dhe paraqitet krejt normal në vizitën neurologjike atëherë mund të presë deri në moshën 18 muajshe për të ecur. Por nëse ekzistojnë probleme në fazat e zhvillimit dhe mjeku ka dyshime për këtë, atëherë duhen bërë të gjitha analizat e nevojshme. Në shumicën e rasteve prindërit pyesin se çfarë duhet të bëjnë për ecjen sa më të hershme të fëmijëve të tyre. Do të ishte më e drejtë të thoshim se nuk ekziston një përgjigje e saktë për këtë pyetje. Krahas kësaj nuk ekziston asnjë argument se rrethorët ndikojnë pozitivisht në lehtësimin e ecjes. Madje ndonjëherë mund të krijojnë dhe efekte negative në fazën e zhvillimit të muskujve të fëmijës. As këpucët ortopedike nuk sjellin ndonjë avantazh, më e mira është që fëmija të ecë zbathur në shtëpi, në këtë mënyrë ai do të ndjejë dyshemenë duke e shtypur me këmbë. Prekja e dyshemesë, pengesave të ndryshme me shputën e këmbës dërgon nxitje shumë pozitive në tru.

MBANI FËMIJËT LARG VITAMINAVE TË PANEVOJSHME Krahas efektit pozitiv në shëndetin dhe zhvillimin e fëmijës, vitaminat luajnë rol të rëndësishëm edhe në zhvillimin e tij mendor dhe fizik. Nevoja e njeriut për vitamina fillon që në barkun e nënës. A, B, C, D, E, K janë 6 vitaminat më të rëndësishme për zhvillimin e shëndetshëm të fëmijës. Specialistët na sugjerojnë të mos u japim fëmijëve vitaminat (ilaçe) pa qenë nevoja. Fëmijët duhet t’i marrin këto vitamina në rrugë natyrale. Vetëm në rast të mungesës së oreksit, mosushqyerjes së mjaftueshme dhe infeksioneve të ndryshme mund të ndihet nevoja e marrjes së vitaminave në trajtë hapi. Grupi më i rëndësishëm i vitaminave është grupi A, D, E, B dhe sigurisht pa harruar dhe vitaminën C përforcuese të sistemit imunitar. Është shumë e gabuar t’u japësh fëmijëve vitamina pa qenë nevoja.

50

Di

PRILL 2013

Fëmijëve mund t’u japim vitaminë D për zhvillimin e kockave apo vitaminat K, C, acid folik. Por, tek fëmijët të cilët ushqehen në mënyrë të shëndetshme nuk mund të shfaqet mungesë vitaminash. Për këtë arsye këtyre fëmijëve nuk u duhen dhënë vitamina shtesë sepse vitaminat të cilat treten në yndyrë si A, D, E, K mblidhen në trup dhe shkaktojnë sëmundje. Disa nga shenjat e mungesës së vitaminave në trup janë mungesa e oreksit, lodhje, vështirësi në konceptimin e mësimit, mungesë përqendrimi, probleme me shikimin, infeksione të përsëritura, plagë të hapura në gojë apo mishrat e dhëmbëve, humbja e shkëlqimit të flokëve e të tjera. Specialistët gjithashtu kanë numëruar vitaminat A,B, C, D, E si të nevojshme për dhëmbë të shëndetshëm.


TELEVIZORI PRISH EKUILIBRIN E FËMIJËVE Specialistët pohojnë se teza në të cilën thuhet se televizori ndikon pozitivisht në zhvillimin e trurit të fëmijës është e gabuar. Përkundrazi ai ndikon negativisht në zhvillimin e trurit të tij. Televizori mund të themi se dëmton të gjithë ekuilibrat në trupin e fëmijës, aftësinë gjuhësore, alorin, komunikimin e tyre me ambientin, aftësitë motorike. Shikimi i televizorit për një kohë të gjatë nga ana e fëmijës shkakton efekte negative në zhvillimin e tij psikologjik, mendor dhe fizik. Ashtu siç është i rëndësishëm zhvillimi i fëmijës deri në moshën 2 vjeç po aq i rëndësishëm është dhe zhvillimi i trurit të tij. Fëmijët kanë nevojë për një komunikim aktiv me fëmijët e tjerë, për lojëra interaktive për një zhvillim të shëndetshëm të trurit. Gjatë muajve të parë të jetës, truri i fëmijës zhvillohet shumë shpejt, në fund të vitit të parë truri është zhvilluar tri herë më shumë në krahasim me gjendjen kur ka lindur. Nxitësit ndaj të cilëve ekspozohet fëmija gjatë kësaj periudhe ndikojnë pozitivisht ose negativisht në varësi të efektit të tyre. Shumë prindër mendojnë se shikimi i televizorit nga fëmija që në moshë të vogël ndikon pozitivisht në zhvillimin e tij mendor. Por në të kundërt të këtij mendimi specialistët pohojnë se shikimi i televizorit shkakton çrregullime të tjera si çrregullime të ushqyerjes, mbipeshë, sëmundje të zemrës, agresivitet, pagjumësi dhe vonesë në të folur. Nisur nga ky fakt familjet duhet të flasin shpesh me fëmijët, të komunikojnë direkt me to, të vishen me rroba shumëngjyrëshe për të ngjallur interesin e fëmijëve dhe rritjen e përqendrimit të tyre. T’i marrin fëmijët në krahë dhe t’i puthin shpesh. Mos t’i lënë fëmijët me orë të tëra para televizorit vetëm me mendimin se kështu nuk bëjnë zhurmë. Për një zhvillim më të shëndetshëm emocional dhe social sugjerohet rritja dhe edukimi i fëmijëve me metodat tradicionale dhe në një mënyrë sa më të hapur. MBAJENI LARG FËMIJËN NGA FILMAT E DHUNSHËM Studimet e realizuara kanë treguar se tek fëmijët të cilët shohin filmat vizatimore me përmbajtje dhune dhe frike, zhvillohen probleme si shikimi i ëndrrave të frikshme, probleme të gjumit, frikë nga qëndrimi vetëm. Prandaj nëse do të shihni televizor të zgjidhen programe të përshtatshme me veçoritë individuale të fëmijës dhe nëse është e mundur prindërit të shohin bashkë me ta. Prindërit këshillohen të mos i lënë fëmijët më shumë se 1-2 orë në ditë para televizorit apo lojërave të kompjuterit dhe kjo këshillë të vlerësohet edhe nga dadot. Studimet tregojnë se fëmijët të cilët shohin shumë televizor kanë më shumë bark,

një nivel më të lartë trigliceridesh në gjak dhe rrezikohen më shumë nga diabeti dhe sëmundjet e zemrës. Në të njëjtën kohë të mos harrojmë se kjo situatë ndikon negativisht në performancën e fëmijës në shkollë. RREZIKU TREDIMENSIONAL NË SHTËPINË TUAJ Televizorët e rinj 3D mund të nxisin krizat epileptike, të vjella, dhimbje koke dhe marrje mendsh. Fëmijët fillojnë të shohin televizor që në moshë të vogël dhe për këtë arsye ndikohen më shumë dhe më lehtë prej tij. Ne kemi lexuar në shumë artikuj dhe studime të mëparshme për efektet negative të televizorit në zhvillimin emocional, fizik dhe shkencor të fëmijëve. Nga këto efekte negative mund të përmendim agresivitetin, frikën, ankthin, problemin e përqendrimit, minimizimin e komunikimit me familjen dhe mangësinë në aftësinë e shoqërimit me të tjerët. Tek fëmijët nën moshën 7 vjeç nuk janë të zhvilluara mirë konceptet e realitetit. Ata nuk mund të kuptojnë ndryshimin mes jetës reale dhe ireales. Shembulli më i bukur i këtij fakti është përpjekja e shumë fëmijëve për t’i përngjarë heronjve të filmave vizatimorë. Konceptimi i realitetit rritet në përpjesëtim të drejtë me zhvillimet teknologjike në fushën e televizorëve. Fëmijët përpiqen të prekin me dorë pamjet e shfaqura në televizorët 3D dhe kjo tregon sa shumë përthithen ata nga ky realitet. PAMJET 3D MUND TË NXISIN KRIZAT EPILEPTIKE Pak më parë folëm për efektet negative të pamjeve 3D, ndër të cilat përmendëm krizat epileptike, të vjella, dhimbje koke, marrje mendsh etj. Veçanërisht duhen paralajmëruar gratë shtatzëna, të moshuarit, fëmijët, personat e diagnostikuar me epilepsi dhe ata me probleme gjumi në mospërdorimin e televizorëve 3D. Fëmijëve gjithmonë duhet t’ua shpjegojmë se ato që shohin në televizor nuk janë të vërteta dhe janë thjesht një film, t’u mundësojmë fusha të tjera zbavitjeje, të diskutojmë me ta për pamjet e papërshtatshme në TV etj . Këto janë më të rëndësishme se përhapja e shpejtë e televizorëve 3D. PRILL 2013

Di

51


Shëndeti

OSMAN XHILI

Stresi, a mund ta luftojmë?

Në një nga mediat televizive dëgjova se afër 25% e shqiptarëve vuajnë nga stresi. Nuk u habita dhe aq, pasi thashë se nuk ka njeri në këtë botë që nuk ka halle e probleme të cilat përbëjnë një stres të përditshëm. Por e rëndësishme është të dimë ta luftojmë atë ose të paktën ta minimizojmë atë sa të jetë e mundur. Stresi, një alë e shkurtër, një humnerë e madhe, një luftë e përditshme, e përjetshme mes tij dhe njeriut. Është ai që na vjedh kohën, energjinë fizike dhe intelektuale, na vjedh ritmin e kohës, gëzimin e jetës, na vret shpresën për të ardhmen e gjithçka të bukur që ne posedojmë. Nuk di pse lufta me të më ngjan me ndërtimin e kalasë së Rozafës. Ajo që ndërtohej nga vëllezërit ditën, çuditërisht prishej natën. Po nëse asaj iu gjet zgjidhja, dhe pse me dhimbje, po problemit të stresit si do t’i bëhet vallë? Termi “stres” është futur në literaturën mjekësore, në vitin 1936 nga psikologu kanadez, Hans Selye. Është një reaksion i organizmit, kur ai i nënshtrohet një agresioni, traumatizëm, goditje emocionale, operacion kirurgjikal të lehtë dhe në përgjithësi detyrimet e jetës së përditshme. Edhe pse një stres i vogël mund të luajë një rol pozitiv, duke përforcuar kapacitetet e përshtatjes së individit; dhimbjet, sëmundjet, shqetësimet e bëjnë atë një rrezik potencial për jetën

52

Di

PRILL 2013

njerëzore. Për stresin kanë folur dijetarë, psikologë, mendimtarë, teologë. Duke qenë një problem i këtillë, është vështirë të shtosh ndonjë gjë të re e të vlefshme për të. Por sidoqoftë le të përpiqemi të vëmë një gur më shumë në murin ndaj të keqes, për t’i hapur njeriut një drite në luftën ndaj stresit. Përgjithësisht çdo sëmundje ka ilaçin e vet. Kështu edhe stresi, megjithë veçoritë e tij, nuk mund të bëjë përjashtim. Ilaçi më i mirë, jo vetëm qetësues por dhe specifik dhe kurues, është besimi i njeriut dhe lidhja me Allahun. E di që shumë mjekë habiten po t’ua thuash një gjë të tillë. Ata do të vrasin mendjen për cdo lloj terapie tjetër dhe vetëm për terapinë e besimit nuk flasin dot. Ne të gjithë kemi konduktorë të energjisë elektrike në shtëpitë tona. Ato përballojnë një ngarkesë normale për një familje, televizorë, frigorifer, dritat, lavatriçe, hekur hekurosje apo diçka tjetër. Kur ne shtojmë një furnelë të madhe, automati bie e dritat fiken. Allahu i ka dhënë njeriut një automat të tillë, trurin. Ai është në gjendje të marrë ngacmimet nga receptorë të ndryshëm, t’i analizojë ata, t’i përpunojë e të reagojë sipas shkallës e fuqisë së këtyre ngacmimeve. Por nëse trurit i vijnë shumë ngarkesa të tilla në njësinë e kohës. Kur ata nuk arrijnë të përpunohen, bllokohen në sistem dhe automati i trupit të njeriut del nga

funksioni. Kësisoj, njeriu e sheh veten të paaftë për të përballuar jetën, lind stresi, depresioni e shpesh njeriu gjen zgjidhje duke vrarë veten e tij. Ajo çdo gjë tjetër mund të jetë vetëm zgjidhje jo, aq me tepër që Allahu e ka ndalur këtë veprim. Por lind pyetja: A ndodhin këto gjëra në mënyrë të vetvetishme, apo kemi dhe ne ndikimin tonë këtu? Natyrisht që po. Kur njeriu ka gjëra të rëndësishme, halle, probleme, dilema, kërkon një njeri të afërt për të diskutuar, një njeri të ditur, një njeri të pasur. Pas kësaj ai ndihet disi i lehtësuar, i çliruar, me më pak brenga. Por a ka për njeriun mik , më të ditur, më të afërt, e më të pasur se sa Allahu ? Unë do thoja që ky është dhe thelbi i problemit, zgjidhja dhe çelësi për çdo gjë. Truri ynë qëndron vazhdimisht i ngarkuar. Probleme të fëmijëve, të shkollës, të punës, probleme ekonomike, probleme shëndetësore etj. Vetë nuk mund t’ia dalim dot, dhe të tjerët pak mund të na ndihmojnë. I madhi Allah mundet. Nuk duhet të turpërohemi para Allahut. Ai i di të gjitha të fshehtat tona, pafuqinë e dobësinë tonë. Le të lutemi me ballë në sexhde, le t’i lutemi me sinqeritet, me duar të ngritura lart. Ta ulim poshtë hundën tonë krenare, nëse ajo nuk na le të bëjmë një gjë të tillë. Ta ulim apo ta shtypim pak në sexhde, para se ajo të përfundojë në dheun e varrit. Allahu (xh.sh.) thotë se: “Mua më vjen zor, që duart e robit tim, të ngritura drejt Meje, t’ia kthej bosh” dhe: “Lutuni se do ju përgjigjem. Unë jam më pranë jush se damari në qafën tuaj.” Nëse i lutemi Allahut çlirohemi nga pesha e halleve tona, qartësohemi e relaksohemi. Problemet që na janë dukur sa një mal gjejnë zgjidhje. Por çështjen e stresit nuk do ta shihja vetëm në prizmin individual por dhe në atë shoqëror. Njeriu normalisht jeton në një shoqëri të caktuar, familje, komunitet, shtet. Sa më shumë që ky shtet të ketë në themel mësimet kuranore, aq më pak varfëri e krime do të ketë, përdorimi i drogës, i alkoolit dhe luajta e kumarit do të ulen ndjeshëm.


Kuriozitete 10 këshilla për ditën e parë të punës Dashuria e parë nuk harrohet kurrë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për ditën e parë të punës. Nëse bëhet alë për një zyrë, një laborator ose një ofiçinë, emocioni është i shumtë Edhe pse ju mund të vini nga eksperienca të mëparshme profesionale ju keni entuziazëm kur filloni një punë të re dhe sulmoheni nga një breshëri pyetjesh: A do të jem në gjendje ta bëjë mirë atë? Si duhet të sillem? çfarë duhet të them që të lë gjithmonë përshtypje të mira? Dhe kështu me radhë. Disa mënyra për të kapërcyer shqetësimet janë: mjafton që në ditën e madhe të arrini të përgatitur. Por si? Ja 10 këshilla. 1 – Mos shkoni të lodhur Të bësh një etje të mirë përpara ditës së parë të punës është padyshim një gjë e mençur. Ju ndihmon të qëndroni zgjuar, të kujdesshëm dhe të përqendruar me të gjithë personat e rinj që duhet të takoni dhe me të gjitha proceset e reja që duhet të mësoni. Problemi është që një natë e vetme gjumi është e pamjaftueshme për të përballuar muaj e muaj zgjime mëngjesore dhe net pa gjumë. Prandaj ideja, siç thonë edhe shkencëtarët, është të siguroni ritme perfekte të gjumit dhe të zgjimit dy javë përpara fillimit të punës në një kompani të re. Çfarë do të thotë kjo? Të flini në një orar të mirë, pa u bërë vonë dhe të zgjoheni natyrshëm në mëngjes, pa alarmin e zgjimit. Duke mbajtur këtë regjim, orari juaj i përgjithshëm rregullohet dhe kështu mund të përballoni me energjinë e duhur muajt e parë të punës. 2 – Testoni paraprakisht rrugën për të arritur në kohë në vendin e punës Nëse shkoni me makinë, me biçikletë, me autobus dhe në këmbë është thelbësore për të testuar paraprakisht rrugën që ju do të bëni nga shtëpia në punën tuaj të re. Kjo ju lejon të dini me precizion se sa kohë ju duhet më të mos arritur me vonesë. Nëse ndodh që në ditën e parë, kjo është një fatkeqësi. Mos shpresoni të llogarisni shumë me ndihmën e internetit. Edhe saitet e lokalizimit më të

besueshme nuk janë në gjendje të llogarisin me saktësi kohën për të arritur në një vend të caktuar. Në fakt, nuk mund t’ju sigurojë apo parashikojë nëse rrugës ka shumë trafik. Të arrini me vonesë dhe të justifikoheni me arsyetimin e trafikut nuk funksionon kurrë, sepse edhe kolegëve të tjerë u është dashur të përballen me të njëjtin problem, por ja kanë arritur gjithsesi të arrijnë në orar. Megjithatë, nëse ju lëvizni me transport publik, duhet të jeni siguruar të mësoni oraret e nisjes dhe të mbërritjes të autobusëve dhe të trenave për të gjitha lëvizjet që duhet të bëni. Në momentin që ju do të merrni transportin publik dhe nuk do të mund të parashikoni se ai është veçanërisht i zënë, përgatitni një plan B për transportin. Edhe kur të dini ekzaktësisht kohën e udhëtimit nga shtëpia juaj deri në zyrë, gjithsesi nisuni 10 minuta përpara. Të arrish më përpara ditën e parë, nuk bën keq. 3 – Zgjidhni veshjen e duhur Edhe në vendet e punës ku veshjes i kushtohet pak vëmendje ekziston një kufi midis të shkujdesjes dhe çrregullsisë. Këtë kufi nuk duhet ta kaloni kurrë. Kështu që, edhe pse shkoni në punë në një agjenci krijuese, evitoni bluzat e pambukut shumë qesharake, xhupat sportivë ose sheshkat. Edhe pse detyra mund të jetë e pëlqyeshme, gjithsesi jeni në një vend pune. Prandaj, rregullohuni me kodin e veshjes së agjencisë që nga intervista: do ta kuptoni nga mënyra se si janë veshur përzgjedhësit. Nëse nuk e kujtoni, telefoni një përgjegjës të personelit përpara ditës së parë dhe i kërkoni nëse ka rregulla për t’u respektuar për mënyrën e veshjes. Edhe pse nuk mund të kenë një kod të saktë, me siguri do t’ju japë disa këshilla të PRILL 2013

Di

53


vlefshme. Specifikja për gratë: evitoni veshje që janë të tejdukshme. Ndër të tjera, ekzistojnë kërkime që e konfirmojnë këtë: gratë që veshin veshje shumë provokuese në vendet e punës kanë më pak promovime dhe ngritje në detyrë. 4 – Mos jini vetja juaj, ose të paktën, jo menjëherë Dita e parë nuk duhet t’ju ikë: është vendimtare. Përmbahuni, frenohuni, edhe pse jeni energjikë, llafazanë dhe me iniciativë. Qëndroni në vendin tuaj pa u vënë shumë re. Në fillim, nevojitet një profil i ulët. Në të kundërt, nëse jeni tipa të heshtur dhe të qetë, jini pak më shumë të gjallë se zakonisht dhe shtoni ndonjë buzëqeshje. Më pas, në javën apo në javët e ardhshme, duke kuptuar në mirë kontekstin për të vepruar, kthehuni te vetja juaj. Me temperamentin dhe karakterin tuaj të zakonshëm. Nëse mund të kufizoni batutat qesharake dhe dëshirën për të shkëlqyer me çdo kusht, në ditët e para është më mirë. Ose, nëse ju caktojnë detyra të mërzitshme mos bëni fytyra të çuditshme dhe mos u ankoni. E gjithë kjo do t’ju ndihmojë që mos të etiketoheni që ditën e parë vetëm mbi bazën e paragjykimeve dhe impresioneve të rrufeshme. Duhet të kuptoni se cilët janë kufijtë që nuk duhen shkelur. Kur t’i dini, mund t’i shënjoni. Por gjithmonë me modernitet. 5 – Mbani shënime Prezantime, takime, shtrëngim duarsh. E sigurt, që nga dita e parë e punës do të njihni shumë njerëz dhe do të merrni instruksione, udhëzime, rregulla. Si të orientoheni në këtë xhungël? Mbani shënime! Në një tabelë ose një smartphone, nëse jeni të shkathtë në të shkruar, ose në një bllok të vogël shënimesh që e mbani në xhep dhe që mund ta nxirrni në momentin e parë të domosdoshëm, ndoshta kur nuk jeni shumë të zënë në prezantime të ndryshme. Veçanërisht shkruani emrat dhe rolet: janë elementet më domethënës për t’u ditur. Çdokush, në një zyrë, do të ndihet mjaftueshëm i rëndësishëm kur di që të tjerët kujtohen për emrin e tyre menjëherë. Ju duhet të luani këtë lojë. 6 – Nuk dini ndonjë gjë? Pyesni Nëse shefat tuaj ju dorëzojnë një detyrë dhe ju nuk e kuptoni menjëherë se çfarë ju takon të bëni, gjendeni para

54

Di

PRILL 2013

dy rrugëve: të bëni një pyetje rrezikoni më shumë të dukeni pak budalla, ose të heshtni dhe të përfundoni detyrën jo të sigurt duke mos i kuptuar mirë informacionet. Këshilla është që të pyesni, që nga detajet e mbledhjes së parë. Edhe pse ndonjëherë ju duket sikur shtroni pyetje idiote, në të vërtetë jepni përshtypjen e kundërt ose: të kujdesshëm, precizë dhe të thellë. Nëse keni dyshime për punën tuaj bëni të njëjtën gjë: ngrijeni kokën dhe pyetni. Mos kini frikë. Sigurisht, mos i bëni çdo 5 minuta. Në këtë rast do të dukeni të papërshtatshëm. Gjithmonë kërkoni që të jeni të dobishëm, qoftë me kolegët, qoftë me eprorët dhe nëse nuk keni asgjë për të bërë në një moment të caktuar të ditës mos u hutoni në rrjetet sociale dhe me e-mail-et personale: nëse do të “zbulonin”, dita e parë do të ishte fatale. 7 – Bëni detyrat në shtëpi Nëse ka një mënyrë për të bërë figurë të mirë me shefin qysh ditën e parë, është ajo që t’i bëni të kuptueshme menjëherë që ju e dini shumë mirë se çfarë bën dhe si funksionon agjencia apo kompania juaj e re. Prandaj, studioni saitin e biznesit që nga fillimi deri në fund dhe lexoni të gjitha artikujt e fundit që flasin për kompaninë. Një lëvizje inteligjente është ajo që të vendosni një alarm në llogarinë e postës tuaj elektronike me emrin e kompanisë të paktën disa javë përpara. Kështu, në fund të ditës do të dini se kush ka folur për punëdhënësin tuaj të ri dhe çfarë ka thënë. Sigurisht, ju nuk duhet të shfaqni menjëherë përgatitjen tuaj për kompaninë. Mbajeni për vete deri në momentin kur do t’ju duhet. Në çdo rast do t’ju ndihmojë që mos të thoni budallallëqe dhe gafa përpara shefave tuaj. Nëse lexoni në internet diçka interesante për shefin tuaj, bëjani të kuptueshme që e dini vetëm në momentet e përshtatshme. Përndryshe, mbi të gjitha nëse bëhet alë për informacione në lidhje me jetën e tij private, rrezikoni të jeni i panevojshëm ose më keq akoma, të bezdisshëm. 8 – Merrni drekë me vete Në çdo vend pune ka mënyra të ndryshme të konceptimit të pushimit të drekës. Duket që pak e përjetojnë si një moment të vërtetë pushimi. Në fakt, janë të shumtë ata që me një dorë vazhdojnë të

dërgojnë e-mail-e dhe me tjetrën mbajnë një sanduiç për ta kafshuar hutueshëm. Derisa nuk dini se cilat janë “ritualet” e punës tuaj të re, arrini atje, që në ditën e parë të punës me një “tas” që mban ushqimin që pëlqeni me shumë për drekë. Të ngrënit e ushqimeve të blera në ditën e parë të punës nuk do të ishte një shenjë e mirë për pjesën tjetër të përvojën tuaj atje. Akoma më keq nëse do të kishte një vend për ta blerë ushqimin, rreziku është që mund të mbesësh pa ngrënë asgjë. Në këtë rast, të jeni të uritur për të gjithë pasditen do të ishte vërtet e trishtueshme. Mos harroni që ditën ta filloni me një mëngjes të pasur me karbohidratet e duhura. Të kalosh një mëngjes me shtrëngim duarsh dhe prezantime kërkon shumë energji. Nëse kolegët tuaj ju ftojnë me ta për një drekë jashtë, përfitoni për t’u shoqëruar dhe lëreni drekën tuaj. 9 – Mos flisni, dëgjoni Ndoshta keni supozuar për të ndryshuar diçka në mënyrën e të punuarit të zyrës tuaj të re apo për të sjellë ide dhe pikëvështrime të reja. Ende, çdo vend pune është “konservator” dhe armiqësor ndaj ndryshimeve. Kështu që, edhe pse mund të keni idetë më të reja të botës dhe jeni pikërisht aty për t’i dhënë një “dorë” ambientit, ditën e parë qëndroni në vendin tuaj. Mënyra më e mirë për të fituar besimin dhe respektin e të tjerëve është ajo që t’i dëgjoni. Në qetësi dhe me vëmendje, duke respektuar opinionet të gjithsecilit dhe sigurohuni që mos të propozoni idetë tuaja të tilla si ato që i gjithë universi po priste gjithmonë. 10 – Flisni qartë Shefat, në shumë raste, nuk mund të lexojnë mendimet e punonjësve të tij. Ose anasjelltas. Prandaj, të komunikoni në mënyrë të qartë është e rëndësishme për të ndërtuar një raport të mirë profesional. Ka menaxher që preferojnë të jenë të informuar për gjithçka: problemet, progresin e projekteve, raportet me klientët. Ndërsa disa të tjerët zgjedhin një pozicion më ndryshe, duke dashur të “bezdisen” vetëm në rastin e të rejave më të rëndësishme. Kuptojeni atëherë gjuhën, pritshmërinë dhe stilin menaxhues të shefit tuaj. Në këtë mënyrë, do të krijoni menjëherë një raport mjaft të mirë me të.


Shprehjet e gabuara që duhen shmangur “Sa shumë paske rënë nga pesha!” Kur shpreheni kështu e bëni personin tjetër të mendojë se dikur nuk është dukur tërheqës në sytë tuaj. Mund të thoni: “Dukesh fantastik” “Kjo nuk është detyra ime.” Mos e përdorni këtë frazë, nëse eprori ju kërkon të bëni diçka, atëherë ajo automatikisht kthehet në punën tuaj “Jam e lumtur që e hoqe qafe, ai kurrë s’ më ka pëlqyer.” Duke thënë kështu, do ta bëni personin tjetër t’ju gjykojë për alët e shtirura që keni thënë kur ata të dy ishin bashkë Fraza e duhur në vendin e duhur mund

het në punën tuaj. Mund ta shprehni me-

kujt që sapo është ndarë. Mos thoni: “Ishe

t’ju nderojë. Mendoni gjithnjë se jeni vetëm

ndimin tuaj duke thënë: “Nuk jam i sigurt

shumë i mirë për të qenë me të”. Në këtë

larg një ale të duhur nga ajo që dëshironi.

nëse ky është prioriteti im për momentin”.

mënyrë ju këshilloni se personi që keni

Ja disa këshilla si të mos përdorni frazën

Më vonë mund të bëni një bisedë me shefin

përballë ka një shije të keqe në të zgje-

e gabuar.

për kompetencat tuaja. Mos thoni: “Mund

dhurit e partnerit. Në vend të kësaj mund

Bisedë

të tingëllojë budallallëk, por…” Kurrë mos i

të thoni: “Ai ose ajo ka humbur shumë që u

Fjalët që nuk duhet t’i thoni në lidhje me

përzini idetë tuaja të punës me zhargonin

nda nga ju”. Mos thoni: “Jam e lumtur që e

e jetës së përditshme, do të tingëllojnë jo

hoqe qafe, kurrë s’më ka pëlqyer”. Personi

Mos i thoni: “Dukesh i lodhur”. Kjo për ar-

profesionale. Në vend të kësaj shprehni

tjetër do të fillojë t’ju gjykojë për alët e

syen se, duke thënë kështu, ju sugjeroni që

mendimin tuaj në një mënyrë më intri-

shtirura që keni thënë kur ata të dy ishin

ai nuk duket mirë. Në vend të kësaj mund

guese, duke i dhënë kështu vlerësimin e

bashkë. Mund të shprehni keqardhjen tuaj

të thoni: “Gjithçka në rregull?”. Duke bërë

duhur. Mos thoni: “Nuk kam kohë të flasim

duke thënë: “Me siguri që do të gjesh dikë

këtë pyetje, ka më shumë mundësi që t’i

tani”. Është një mënyrë shumë e pasjell-

tjetër akoma më të mirë”. Mos thoni: “Si ka

jepni një energji pozitive personit në alë,

shme t’i drejtoheni kështu një personi që

mundësi që një person kaq ideal sa ti të

sepse ai do të mendojë që pyetja juaj ka

ka denjuar të vijë t’ju takojë ose edhe t’ju

jetë beqar?”. Një deklaratë e tillë mund të

karakter mbështetës. Në këtë mënyrë do

marrë në telefon. Në vend të kësaj mund

tingëllojë si një kompliment i fshehur ose

të mundohet të hedhë pas krahëve lodhjen

të thoni: “Për momentin po mbaroj diçka,

njëlloj sikur ta pyesni: “Çfarë nuk shkon

dhe t’i kthehet gjendjes së tij normale. Mos

mund të flasim pasi ta mbaroj?”. Me mirë-

me ty?”. Në vend të kësaj mund të thoni:

i thoni: “Sa shumë paske rënë nga pesha!”

sjellje shpjegoni përse nuk mund të flisni

“Po del me ndonjë për momentin?”. Do të

Kur shpreheni kështu, e bëni personin tje-

në çast ose vëreni celularin në sekretarinë

japë të njëjtin efekt.

tër të mendojë se dikur nuk është dukur

telefonike.

pamjen e dikujt.

tërheqës në sytë tuaj. Mund të thoni: “Dukesh fantastik”. Bëni mirë ta lini me kaq,

Çfarë të mos thoni gjatë një interviste pune.

Çfarë të mos thoni gjatë një zënke më partnerin.

por nëse jeni kurioz të merrni vesh mëny-

Mos thoni: “Shefi im ishte i tmerrshëm”.

Mos thoni: “Ti gjithmonë bën kështu”

rën sesi është dobësuar, mund ta pyesni:

Është një frazë amatore. Intervistuesit tuaj

ose “Ti kurrë nuk më ke thënë” apo “Ti e ke

“Cili është sekreti yt?” Mos thoni: “Dukesh

do të fillojnë të mendojnë se çfarë do të

gabim”. Duke përdorur frazat si gjithmonë,

mirë për moshën që ke”. Askujt nuk i pël-

thoni ju për ata nëse një ditë do t’ju mër-

kurrë, gabim, ju e bëni partnerin të ndihet

qen ky koment, për vetë faktin se duke u

ziten. Mundet edhe të rastisë që ta njohin

i pashpresë dhe në këtë mënyrë ai do të

shprehur kështu ju i lini të nënkuptojë se

shefin tuaj dhe t’ia përcjellin mesazhin.

detyrohet të kalojë në mbrojtje, gjë që do

duket shumë mirë, në krahasim me të mos-

Mund të thoni: “Jam gati për sfida të reja”

ta përkeqësonte zënkën. Fillojini ankesat

huarit. Kjo nuk është mënyra e duhur për

ose shprehje të tjera pozitive. Mos thoni: “A

tuaja me përemrin vetor “unë”, kështu do

të komplimentuar dikë, ndaj bëni kujdes.

mendoni se ju përshtatem?”. Kini parasysh

t’u jepni alëve tuaja një lehtësim dhe për-

Në vend të frazës së mësipërme mund t’i

që jeni të intervistuarit dhe jo intervistuesit.

pjesëtim të ngarkesës emocionale, duke e

thoni: “Dukesh mrekullueshëm”. Mos tho-

Mund të thoni: “Çfarë ju pëlqen nga vendi

bërë situatën më të butë. Mos thoni: “Nëse

ni: “S’do ta kisha veshur kurrë këtë”. Mund

juaj i punës?”. Përgatisni pyetje që kanë

do të më doje me të vërtetë, atëherë do të…”

të tingëllojë sikur veshja e personit tjetër ju

të bëjnë me kompaninë për punëdhënësit

Sa më shumë ta trajtoni partnerin sikur nuk

duket e shëmtuar dhe e papërshtatshme.

e ardhshëm.

ju kënaq, aq më shumë të pakënaqur do

Në vend të kësaj mund t’i thoni: “Të shkuakan shumë këto xhinse të ngushta”, ose “S’do të guxoja t’i vishja, sepse nuk kam këmbë kaq të dobëta”. Fjalët që nuk duhet të thoni në vendin tuaj të punës. Mos thoni: “Kjo nuk është detyra ime”. Kjo, për faktin se, nëse eprori ju kërkon të bëni diçka, atëherë ajo automatikisht kthe-

Çfarë të mos thoni rreth shtatzënisë dhe bebeve.

të jeni. Të impononi partnerin të bëjë diçka për ju, është një mënyrë e gabuar për të

Mos pyesni: “Je shtatzënë?”. Po nëse ajo

marrë atë që dëshironi. Më mirë shprehni

nuk është shtatzënë, por thjesht e shëndo-

mërzinë tuaj për një ngjarje konkrete dhe

shë, si do të dukeshit në sytë e të tjerëve?

kërkojini ndihmë. Vetëm kështu do të arri-

Përdorni çdo alë tjetër gjatë bisedës, për-

ni që ta bëni më të thjeshtë një zënkë, që

veç pyetjes “Je shtatzënë?” Kursejini vetes

mund të shuhet shumë shpejt ose mund

mundin dhe rrezikun e të dukurit keq.

të ndizet duke shkatërruar lidhjen.

Çfarë të mos i thoni një beqari apo di-

(shqip) PRILL 2013

Di

55


Faqja juaj

REZARTA HOXHA

7 marsi

që impresionoi më shumë Me rastin e festës së 7-marsit dhe në kuadër të përkujtimit të hapjes së shkollës së parë shqipe, që hodhi hapin e parë në arsimin shqip, u organizua një program artistik me temë “Vargje për Mësuesin”. Medreseja e Tiranës njihet për programet mbresëlënëse artistiko-kulturore. Të pranishëm në këtë program festiv ishin mësues, drejtues të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të Qarkut dhe Drejtorisë Arsimore Rajonale të Tiranës, inspektorë në fushën e arsimit, si dhe personalitete të larta të kulturës, artit dhe shkencës. Kur udhëton nëpër historinë shqiptare dhe flet për lëvizjet dhe përpjekjet mbarëkombëtare për edukim dhe arsimim, kupton se një rol të rëndësishëm në zhvillimin e arsimit kanë luajtur edhe rilindësit e mëdhenj, të cilët në shumë raste ishin prijës myslimanë me detyra fetare që nga imam xhamish e deri në drejtues të lartë si myfti e kryemyfti. Programi filloi me këndimin e disa ajeteve të sures “Ahlak” nga nxënësi hafiz i medresesë Enes Hyka. Këto ajete shprehnin qartë rëndësinë e dijes dhe shkollimit. Më pas, salla u entuziazmua nga tingujt e këngëve për mësuesit; këndonin me sa fuqi që kishin në nderim të mësuesve dhe njëkohësisht shpërndanin lule për ata që harxhuan shumë energji për dijen e tyre. U kënduan mësuesve në tre gjuhë; në arabisht “Mualim”, në turqisht “Sen Varsën”, kurse në shqip mësuesin e respektuan me dy këngë “O mësues i dashur” dhe “Ti je Det”. Të pranishmit u njohën me një dokumentar që fliste për historikun e arsimit dhe etapat në procesin arsimor. Pra 7 marsi është një festë e shënuar që festohet vit pas viti. Medresistët performuan me shumë emocion dhe ndjenjë për mësuesit e tyre te dashur, si të ishin aktorë të vërtetë. Ata aktruan pjesë nga filmi “Mësonjëtorja” dhe “Udha e Shkronjave”. Më tej, “Historia e Garonit” i mallëngjeu pa masë të gjithë të pranishmit. Mes pikave të lotëve mësuesit kujtuan humanizmin që kanë shprehur; ndihmesën që u kanë dhënë shumë nxënësve nga ana shpirtërore duke u bashkuar me vuajtjen dhe dhimbjen e tyre. Pjesa e quajtur “Gjej kohë...” u dha këshilla nxënësve

56

Di

PRILL 2013

se si duhet të menaxhohet koha sa më mirë dhe me dobi. Koha është gjëja më me vlerë që ka çdo njeri, por kjo vlerë përftohet nga mënyra se si e shfrytëzon njeriu. Në këtë ditë të shënuar u kujtua edhe “figura e nënës”, pasi që mësuesit janë prindër të përkushtuar. Për këtë u ndoq me shumë interes pjesa “Biseda e Foshnjës” ku flitet për rëndësinë e nënës në jetë. Kënga “Mother” e kënduar nga kori i medresesë solli hare në skenë. Më pas u shpërndanë tre çmime për konkursin me temë “Metodat e reja në mësimdhënie” që u zhvillua për mësuesit e shkollave 9-vjeçare. Nxënësit u kishin rezervuar kartolina urimi mësuesve të tyre në programin ku nuk munguan humori dhe batutat. Programi festiv u mbyll me këngën e medresesë që u këndua me shumë entuziazëm nga medresistët; këndonin për shkollën që u jep ngrohtësi, i edukon dhe i rrit me vlera morale e njerëzore. Ky ishte 7 marsi që më impresionoi më shumë. Ishin nxënësit e kësaj shkolle që përveç buqetave me lule shumëngjyrëshe ishin kujtuar të bënin e dhe surpriza. Kur hapa derën, e gjithë klasa ishte zbukuruar në nderim të mësuesit dhe të dukej sikur çdo bankë, karrige dhe tabelë uronin “Gëzuar 7-marsin” mësuese e dashur. Nxënëset kënduan me shumë forcë këngën “O mësues i dashur” dhe secila më përshëndeste dhe më përqafonte me shumë dashuri. Kjo sepse vetëm medresistët kujdesen më tepër për shpirtëroren se për materialen.


AOREL SENJA

Eja dhe ti... Ndërkohë që ti hedh një hap, ndalu për një moment të vështrosh se çka përreth teje. Mundohu të paktën një herë në jetën tënde të largosh nga mendja çdo paragjykim që ke për të tjerët, çdo paragjykim që të tjerët mund të kenë për ty, duke larguar çdo gjë që ndikon negativisht dhe duke shikuar çdo gjë me një sy tjetër. Zemrën bëje të tronditet, hapi portat e dashurisë dhe fillo të duash edhe njëherë ata që i do dhe ata të cilët nuk i ke dashur kurrë. Lëre mendjen tënde të meditojë dhe të zbulojë pafundësi misteresh të ndodhura shumë pranë teje. Kupto se ti je njeri, qenia më e përsosur mbi atë tokë ku hodhe hapin. Kupto se çdo gjë në jetë dhe vetë jeta në tërësi duhet të ndërtohet mbi disa rregulla të arta, në mënyrë që çdo gjëje t`i japësh kuptim, e të mos lejosh të kalojë pa kurrfarë kuptimi. Çdo minutë është e pakthyeshme dhe si e tillë duhet vlerësuar. Të drejtohem ty o njeri, ti që ke në dorë mundësinë për të lexuar këtë copëz të harruar letre. Jemi njësoj unë e ti. Të dy jemi krijesa të mjera, që nuk dimë ku po shkelim. Po kërkoj ndihmën tënde, dorën tënde, që së bashku të vazhdojmë udhën. Je ti ai që bën ndryshimin, ai që ia ndryshon rrjedhën lumenjve të fatit. Në të dyja duart e tua ndodhet e mira dhe e keqja. Mund të fillosh kur të duash të godasësh me njërën prej tyre, ndërkohë që asnjëra sasi nuk mbaron kurrë. Me cilën do që të godasësh ndikimi është përsëri në zemër, ndikim që mund të zgjojë dashuri, por edhe urrejtje. Por ti mundohu që gjithnjë të zgjosh dashuri, mundohu që gjithnjë të mbjellësh gëzim që rritet, edhe prej tij marrin ata që kanë nevojë. Ata gjithnjë do të jenë mirënjohës ty nëse marrin prej atij gëzimi dhe ti gjithnjë do të kujtohesh si njeri i lartë midis të tjerëve. Fillo të ushqesh dashurinë në zemër për këdo, duke shmangur urrejtjen e shëmtuar. Urrejtja ta vret zemrën tënde pak nga pak dhe e bën atë të vdesë duke thirrur për ndihmë. Ajo e shuan dashurinë, ia merr frymën asaj dhe çdo gjë bëhet e errët, pa kurrfarë ngjyre. Ashtu si prej një fare lindin shumë të tjera, ashtu edhe prej saj injektohet një zemër e pafajshme. A nuk dëshiron ti që familja jote të jetë e lumtur? A nuk dëshiron ti që ata të jenë të mbrojtur? A nuk dëshiron ti të fitosh kënaqësinë më të madhe në këtë botë, që është kënaqësia e Allahut? Nëse përgjigjet

e tua janë ‘’jo’’ atëherë të njoftoj se zemra jote ka vdekur kohë më parë dhe ajo thjesht rreh për të zbatuar urdhrin e Krijuesit të saj. Thirri arsyes tënde dhe bashkë me të fluturo larg. Fluturo atje pranë atyre njerëzve që janë të vetëm, pa askënd, pranë atyre që thërrasin, pranë atyre që dinë të falënderojnë e që janë mirënjohës. A e shikon se në ç’gjendje ndodhesh? A e shikon se ku janë shpresat e tyre? Ti nuk mund ta kuptosh lehtë sepse nuk ngjan aspak me ata njerëz. Ti je rritur ndryshe dhe ke jetuar midis mirësive, por ke harruar. Tani bashkoje zemrën tënde me ata, duke u rritur me një frymë tjetër. Kupto se ka shumë gjëra të tjera përpara atyre gjërave që ti kënaqeshe duke i bërë. Mos harro falënderimin, mirënjohjen për çdo gjë që të është dhënë. Ajo s`mund të jetë kurrsesi pak dhe jeta jote nuk mjafton për të kuptuar çdo të fshehtë. Fuqizohu që të përballesh me atë shoqëri ‘’moderne’’, që po mbytet në atë që ata e quajnë ‘’zhvillim’’. Para se të nisesh përsëri, fillo të mendosh rreth atij që të jep frymë dhe ai që i bën kockat e tua të lëvizin. Ai që ta shpërndan gjakun në trup dhe ai që të ushqen me lloj-lloj mirësish. Ai është Zoti yt, që ti ndoshta e kishe harruar për disa kohë ose ndoshta e kishe kujtuar shumë pak herë. Sidoqoftë asgjë s’të pengon ty për të bërë ndryshimin që tani e tutje. Çdo logjikë e shëndoshë, çdo arsye e thellë dhe çdo meditim të çojnë pranë fronit të tij madhështor. Përdore arsyen tënde për të marrë dije, e për të zbuluar të vërteta që kurrë nuk i dije. Ndoshta dëshiron të qëndrosh kryelartë, por nuk mundësh. Je kaq i dobët dhe kaq nevojtar. Mos beso në paaftësi, por në ato që mund të bësh. Shiko njerëzit që kanë ditur të ecin përpara me ndershmëri, e shiko ata që falënderojnë për pasuritë e tyre, e me to ushqejnë nevojtarët. Kujtoje vdekjen, në mënyrë që ta shpejtosh punën dhe të jesh i përgatitur në kohën e ardhjes së saj. Asgjë nuk mund të marrësh përveç veprave të tua. Ato padyshim do të ndjekin gjithnjë nga pas dhe llogaria e tyre me siguri do të kërkohet. Mos harro se ashtu si falënderon çdo njeri, për çdo nder që të bën, ashtu por edhe më shumë duhet falënderuar Allahu (xh.sh.), që të ka dhuruar me qindra mirësi. Gjithnjë drejtoje shikimin drejt Tij dhe vetëm kah Ai drejtoi duart dhe kërko ndihmë. Ai me mëshirën e tij arrin të mbledhë çdo gjë dhe atje në atë mëshirë ka vend edhe për ty ... PRILL 2013

Di

57


Për të parë imazhet 3D, thjesht ngulitini sytë në foto derisa imazhi të fillojë të marrë formë ose ndiqni një nga metodat e mëposhtme. 1. Zgjidhni një pikë në foto (diku në mes) dhe vetëm i ngulitni sytë në të derisa imazhi të qartësohet. 2. Lejoni sytë tuaj të çlodhen, dhe jo vetëm ia ngulitni sytë imazhit, por përpiquni të vështroni nëpërmjet tij. Për disa momente sytë tuaj do të shohin një pamje të turbullt. Kjo është normale deri në shfaqjen e imazhit 3D. 3. Vështrojeni imazhin, mos hiqni dorë, sapo ju të shihni imazhin e parë, pastaj do të jetë shumë e lehtë.

Stereogramet janë imazhe 3D të fshehur brenda një tjetër fotoje 2D të cilat kanë aftësinë ta kthejnë atë në një iluzion 3D.

Argëtim 3D


PRILL 2013

Di

59


60

Di

PRILL 2013


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.